Artikuj Debatues Per Teorine e Tokes Ne Rritje Dhe Zhvillim

70
Artikuj debatues per Teorine e Tokes ne Rritje dhe Zhvillim Ketu peermblidhen: 1) Pergjigja e Thanasit http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=74013 2) Anti-artikulli (-flete-rufe) nga Gezim Shkupi; http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt 3) Artikulli I Thanasit per teorine e Rritjes http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=74235 4) Nje veshtrim nga une dhe komentet per Liberin. Megjithatë, Toka rritet, zoti Shkupi THANAS GJATA 24/02/2012 Ky titull i përket gazetës “Metropol”, që më ka befasuar me dy artikuj, njëri që pohon dhe tjetri që mohon rritjen e Tokës; tamam ballafaqim i të kundërtave në shkencë. Botimi i parë, më 6 shkurt, tregon përkrahjen që kjo gazetë u jap forcave krijuese që janë origjinale dhe të suksesshme në çdo fushë, konkretisht në shkencën që e vështron Tokën si planet dinamikë. Ky hap i admirueshëm, që synonte dialogun konvergjent, katër ditë më vonë stimuloi shfaqjen e një artikulli të dytë, që demonstrativisht, siç thotë vetë autori Gëzim Shkupi, shpreh debat, nënkuptohet divergjent. Ky artikull më sulmon furishëm, gati verbazi, sikur të isha shkelës dhe shpërdorues i një trualli të tjetërkujt të mbrojtur me ligj. Ky kundërartikull më ngjau E konsideroj shumë të domosdoshëm ballafaqimin e të kundërtave në shkencë. Me botimin e artikulit tim kuptohet që redaksia ka synuar që teorinë ta bënte të njohur, që të luante një rol pozitivë në aktivizimin e diskutimeve për të menduarit shkencor; ndërsa me botimin e kundërartikullit të zotit Shkupi, pavarësisht se stimulon diskutimet, vetë autori më detyroi të veproj për të meremetuar atë që mënyra kofliktuale dhe pompoze e tij e prishi. Tani, duke iu përgjigjur me këto reshta, shpresoj ta nxjerrë të vërtetën nga tymnaja e hedhur mbi të dhe të heq lerën që më ka hedhur mua për të ilustruar qëllimin e tij: të shkatërroj ndërtesën vezulluese të teorisë shkencore të paraqitur në artikullin tim. Sot të gjitha faktet që kanë vërtetuar largimin e kontinenteve shpjegohen me hipotezën standarde të Tokës me rreze te pandryshueshme, ndërsa alternativa jostandarde me rreze

Transcript of Artikuj Debatues Per Teorine e Tokes Ne Rritje Dhe Zhvillim

Page 1: Artikuj Debatues Per Teorine e Tokes Ne Rritje Dhe Zhvillim

Artikuj debatues per Teorine e Tokes ne Rritje dhe Zhvillim

Ketu peermblidhen:

1) Pergjigja e Thanasit http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=74013

2) Anti-artikulli (-flete-rufe) nga Gezim Shkupi;http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt

3) Artikulli I Thanasit per teorine e Rritjes http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=74235

4) Nje veshtrim nga une dhe komentet per Liberin.

Megjithatë, Toka rritet, zoti Shkupi

THANAS GJATA24/02/2012 Ky titull i përket gazetës “Metropol”, që më ka befasuar me dy artikuj, njëri që pohon dhe tjetri që mohon rritjen e Tokës; tamam ballafaqim i të kundërtave në shkencë. Botimi i parë, më 6 shkurt, tregon përkrahjen që kjo gazetë u jap forcave krijuese që janë origjinale dhe të suksesshme në çdo fushë, konkretisht në shkencën që e vështron Tokën si planet dinamikë. Ky hap i admirueshëm, që synonte dialogun konvergjent, katër ditë më vonë stimuloi shfaqjen e një artikulli të dytë, që demonstrativisht, siç thotë vetë autori Gëzim Shkupi, shpreh debat, nënkuptohet divergjent. Ky artikull më sulmon furishëm, gati verbazi, sikur të isha shkelës dhe shpërdorues i një trualli të tjetërkujt të mbrojtur me ligj. Ky kundërartikull më ngjau E konsideroj shumë të domosdoshëm ballafaqimin e të kundërtave në shkencë. Me botimin e artikulit tim kuptohet që redaksia ka synuar që teorinë ta bënte të njohur, që të luante një rol pozitivë në aktivizimin e diskutimeve për të menduarit shkencor; ndërsa me botimin e kundërartikullit të zotit Shkupi, pavarësisht se stimulon diskutimet, vetë autori më detyroi të veproj për të meremetuar atë që mënyra kofliktuale dhe pompoze e tij e prishi. Tani, duke iu përgjigjur me këto reshta, shpresoj ta nxjerrë të vërtetën nga tymnaja e hedhur mbi të dhe të heq lerën që më ka hedhur mua për të ilustruar qëllimin e tij: të shkatërroj ndërtesën vezulluese të teorisë shkencore të paraqitur në artikullin tim.

Sot të gjitha faktet që kanë vërtetuar largimin e kontinenteve shpjegohen me hipotezën standarde të Tokës me rreze te pandryshueshme, ndërsa alternativa jostandarde me rreze që rritet, qëndron e mënjanuar. Artikulli im, midis disa variantesh që mbështesin zmadhimin e Tokës, e konsideron shumë mirë të argumentuar teorinë e rritjes së Tokës të shtjelluar në librin “Toka në rritje dhe zhvillim” (2009). Zoti Shkupi, në vend të vështrojë faktet dhe të arsyetojë vërtetësinë argumentimit që e bëjnë këtë teori superiore ndaj interpretimeve të tjera, synon të fyejë artikullin tim, pa gjykuar se sa të argumentuara janë hipotezat e këtij drejtimi gjeotektonik në krahasim me ato të autorit tonë. Tashmë, duke u njohur me këtë përgjigje timen, shpresoj që zoti Shkupi ta konsiderojë të nxituar artikullin e tij përbuzës dhe denigrues për mua më shumë dhe për autorin më pak, sepse të gjithë e njohin zotësinë dhe kapacitetin e tij. Duke e kthyer debatin e tij tepër konfliktual në dialog, shpresoj se do të sqarohet edhe lexuesi dhe më këtë rast do dijë të bëjë vlerësimin se nga anon e vërteta dhe e drejta në këtë konflikt të provokuar. Çështjen shpresoj ta sqaroj duke iu drejtuar fizikanit të prekur dhe të revoltuar nëpërmjet logjikës shkencore, që është përherë gjakftohtë.

I nderuar Gëzim Shkupi, shpresoj se do të pranoni që debatin konfliktual që më keni shpallur ta quajmë keqkuptim i artikullit tim dhe ta kthejmë në dialog konstruktiv dhe po ashtu shpresoj ta hiqni

Page 2: Artikuj Debatues Per Teorine e Tokes Ne Rritje Dhe Zhvillim

qëndrimin prej madhështisë dhe pompozitetit që kujtoni se ua jep titulli i fizikanit dhe libri që keni shkruar për Tokën. Le t’i vështrojmë të grupuara veç e veç disa pretendime tuajat për etikën shkencore, disa opinione dhe citime që ju përdorni për të më ulur mua në sy të opinionit të gjerë publik dhe që diskreditojnë teorinë që unë mbroj në artikullin tim.

Në përputhje me etikën, që gjoja s’e paskam respektuar unë, le ta shohim së bashku si e respektoni ju në qëndrimet dhe etiketimet që përdorni kundër meje dhe teorisë që mbroj unë. Më parë dua t’ju them se në një auditor shkencor të institutit gjeologjik, kur diskutimet në mbrojtje të një studimi kërkimor, që mbështetej nga faktet e reja, po mbyteshin nga presioni i autoritetit të mbrojtësve të standardit dhe kur pritej mosaprovimi i interpretimit të strukturës së një rajoni me interes, Vedat Shehu e vlerësoi punimin dhe e përfundoi diskutimin me fjalët “shkenca s’ duron dot dhunë”. Gjeologët, duke i përsëritur shpesh këto fjalë si moto, më kanë bërë që unë të mos i harroj. Me mënyrën se si ju, për sytë e botës, ushtroni presion psikologjik ndaj meje, që mbroj një ide të re inspiruese për teorinë e tektonikës globale të dalë nga trojet tona, demonstroni vetë një mungesë etike të theksuar, një dhunë kundër një interpretimi të ri në shkencë dhe kundër një studiuesi të përhershëm të dinamizmit dhe zhvillimit të Tokës. Ju e motivoni kundërshtimin kategorik të teorisë në fjalë me atë që jeni prekur, nënkuptohet, në sedër, si autor i një libri për lëvizjet kozmike të Tokës, si fizikan që s’toleroni deformim e teorisë shkencore standarde dhe si përbuzës i gjeologjisë dhe i gjeologëve profesionalisht të shtangur. Se si mund të pranohet nga opinioni ky motivim, vetëm ndërgjegjja juaj e erituer mund ta kuptojë. Kur pashë se si ju kishit nxjerrë citate nga artikulli im, u habita se si i kisha paraqitur aq keq konceptet bazë të librit. I verifikova me artikullin dhe me librin. Ju, në mënyrë të pabesueshme, kishit ndryshuar citatet dhe në komentet interpretonit sikur këto në artikull, respektivisht në libër, t’i kish shkruar ndonjë adoleshent aventurier. Kjo më bëri të mendoj se mbrapa emrit të fizikanit Gëzim Shkupi duhej të fshihej ndonjë smirëzi i pashoq, që për ndonjë arsye personale e tërbonte artikulli im, që nxirja në pah punën dhe teorinë revolucionarizuese të autorit. Në këtë rast ndaj këtij antiartikulli s’duhej kushtuar fare vëmendje. “Po sikur të ishte ndryshe?” – pyeta veten. Mendova se mua, më shume se utorit, më bëhej një e keqe. U lidha menjëherë me një mik, që u përgjigj kështu: “Gëzim Shkupi ka qenë një student imi në kursin 5-vjeçar të fizikës, i rregullt, i talentuar, i zoti, komunikues, është autor i një libri për Tokën, ka punuar në metalurgjik, në informatikë etj., kohët e fundit nuk e kam parë.” Çfarë etike është kjo, zoti Shkupi ? Një sjellje e tillë e mungesës së theksuar të korrektësisë në komunikim më bëri të dyshoj në inekzistencën e personit tuaj. Gëzim i dashur, shpresoj se tani duhet t’i kuptoni si gafa thëniet tuaja gati të pakuptimta. Le ta vështrojmë se bashku këtë që thoni këtu: “Pikësëpari, dua të saktësoj për lexuesin se gjeologjia nuk është shkencë ekzakte, por një inxhinieri ose shkencë e aplikuar, prandaj si disiplinë shkencore gjeologjia parimet bazë i huazon nga fizika, matematika, astronomia, kimia dhe biologjia, që janë shkenca ekzakte.” Mandej këtë mendim e përforconi “Më vjen keq t’i them lexuesit se profesorët e gjeologjisë nuk kanë vërtetuar asgjë...” Që t’i drejtohesh lexuesit me këto fjalë, ju mendoni se respektoni lexuesin dhe etikën profesionale, që ma rekomandoni mua? Megjithatë, i dashur Gëzim, unë mendoj se edhe ju keni mirësi në ndërgjegje dhe bashkë me mirësinë edhe pak sedër për dinjitet, që të kuptoni se një thënie e tillë kategorike nuk mund të thuhet për asnjë shkencëtar të cilësdo fushe qoftë. Thënie të tilla karakterizojnë tipat narcistë dhe snobë. Tipa të till janë etikuar me mungese te theksuar etike dhe të pavullnetshëm për marrëdhënie të rregullta në shoqëri. Ju e dini se unë, edhe sikur të doja të reagoja me të njëjtën mënyrë si ju, nuk do të mundja të fyeja fizikën dhe fizikanët. Vetë gjeologjia është edhe fizikë. Dihet, fizika është vetë natyra dhe, çdo specialist që aplikon metodën shkencore për njohjen e një trupi fizik, studion faktikisht natyrën dhe vë në përdorim fizikën dhe të gjitha shkencat e natyrës. E kuptoni gafën? Ju si fizikan, duke kujtuar se prioriteti i Fizikës është edhe i aftësisë së arsyetimit tuaj, merrni pozicionin prepotent të një mburraveci pa vlerë. Ju reagoni, pa arsye sikur ju kam shkelur në kallo. Megjithatë kam shpresë se do t’a kuptoni që këto fjalë jashtë çdo etike, të mbështetura me ilustrime citatesh të deformuara, nuk ju ndihmojnë që të ruani dinjitetin që i takon fizikës t’ua jap, pa e merituar me abstragimin tuaj shkencor.

Gjeologu përgjithësues është fizikan i tokës dhe jo vetëm fizikan, por edhe njohës i thellë i kimisë së Tokës dhe akoma më shumë njeh evoluconin e shumë anshëm të tokës, evolucionin kimik, evolucionin litologjik dhe sidomos atë biologjik. Me metoda gjeologjike studiohet zhvillimi dinamik shtresë pas shtrese nëpër të gjitha epokat gjeologjike me tërë komponentët që përbëhet shkëmbi, sidomos ngurtëzimet dhe gjurmët vepruesve të atmosferës, hidrosferës dhe biosferës. Çdo gjeolog studiues dhe i vullnetshëm bëhet fare lehtë specialist, me shkollim suplementar, apo në mënyrë autodidakte, në secilën nga këto shkenca, nëse angazhohet për realizimin e ndonjë qëllimi që ia nxjerr praktika

Page 3: Artikuj Debatues Per Teorine e Tokes Ne Rritje Dhe Zhvillim

kërkimore. Charl Darvini nuk do të bëhej themelues i evolucionit të specieve në qoftëse nuk do të ishte bërë njëherësh po aq gjeolog sa edhe biolog. Liu Pastëri, kimist, nuk do të bëhej dot themelues i mikrobiologjisë mjekësore, fusha thelbësore e mjekësisë moderne, po të mos ishte bërë aq njohës i shkakut të sëmundjeve dhe kurimit të tyre sa mjekët e kohës. Nuk mund të jetë rezultativ askush që teorizon fizikën për fizikë, etj. Teoria që mbroj unë nuk është shkencë për shkencë, as gjeologji për gjeologji, është gjeologji për Tokën; teori e dalë nga shkencat që e kanë objekt studimi Tokën. Objekt studimi Tokën, nuk e kanë vetëm shkencat që permendëm, por e ka edhe filozofia dhe, ju e dini që, e ka edhe dogma e krijimit. Këto, unë ju’a vë në dukje që të tregoheni modest, ashtu siç i takon kujtdo që ballafaqohet me studime shkencore. Kështu, ju dukeni sikur nuk arrinit dot ta kuptonit, që autorit të librit nuk mund t’i mungonin dijet e nevojshme të fizikës për t’i aplikuar në teorinë e zhvillimit të Tokës, dhe që mund t’i ketë avancuar me studim individual. Unë di që teorinë e tij në daktiloshkrim ua ka paraqitur për sugjerime, midis të tjerëve, edhe disa fizikanë si Dine Mere, Niko Thomo, Mina Naqo, Kastriot Islami, Agim Bufi, dhe, përveçse ka konspektuar shumë libra të astronomisë dhe fizikës të autorëve të huj ka konspektuar, siç jam dijeni, edhe një libër të fizikanit Rexhep Mejdani. Nga këto konsulta ruaj në kujtesë që ndonjëri ka dhënë vërejtjet me shkrim dhe është shprehur afërsisht kështu “... unë për gravitacionin si materie apo për materien e trajtave të tjera, jashtë asaj të zakonshme, nuk di kaq sa keni arritur ju, ndërsa për mekanizmin e superngjeshur që transformohet në bërthamë e konsideroj rezultat të abstraksionit tuaj shkencor, vetëm kaq, se unë nuk kam lexuar ndonjë material për bërthamën dhe ekspansionin e Tokës, por për këtë marifet, që e kthen hipotezën e ekspansionit në teori shkencore të bazuar, mund të them se është novacion i arsyetuar, shkencor dhe i argumentuar, konform ekspansionit siç e paraqisni ju, por rezultati që do të arrish ka rrezik të vlerësohet shekullin tjetër...” Sigurisht, kjo ka ndodhur para vitit 1988, kur u botua libri. Tani jemi në shekullin tjetër. Ndoshta edhe ndonjëri prej tyre, mund të ketë qenë profesori juaj, sikurse miku që pyeta unë. Secili e ka vlerësuar thelbin energjetik të superngjeshur të bërthamës të bazuar shkencërisht në dobi të rritjes, si alternativ që brenda bërthamës mund të ketë një thelb gjenerues në përputhje me hipotezën e Tokës që zgjerohet apo rritet, si alternativë e ndryshme e standardit të tokës fikse.

Për të hequr keqkuptimin që ju ka shkaktur artikulli im dhe ju ka prekur, nga që unë gjoja kam paraqitur mbrapsht e shtrembër ligjet e natyrës, ndjej obligim t’ua shpiegoj pak më hollësisht bazën teorike të rritjes së Tokës, këtë rradhë vetëm për juve, si mik.

Tani po hyj në shpjegimin e teorisë të errësuar nga tymnaja juaj, mik i dashur. Opinioni i gjerë nuk e di se Toka në Rritje është varianti më funkional i hipotezës së Zgjerimit/Ekspansionit, ndërsa Zgjerimi qëndron si alternativë superiore që të merret parasysh prej Taktonikës së Pllakave.

Edhe njëherë mbi variantin e teorisë që unë përkrah po theksoj se midis varianteve që interpretojnë fenomenin e zgjerimit të tokës, qëndron krejt i pavarur dhe origjinal teoria, së cilës i referohet artikulli im. Që në rreshtat e para të artikullit, unë nxjerr në dukje se çfarë faktori e zhvillon Tokën, me frazën: “Transformimi i materies në thelbin e stërngjeshur të bërthamës është shkaku i rritjes dhe zhvillimit të Tokës qysh nga origjina”. Unë nuk e kuptoj, Zoti Shkupi, ironinë tuaj inkorrekte për këtë përkufizim dinamik, kur unë kam sqaruar se kjo teori nuk del nga hiçi, por nga studimi i vëmendshëm i strukturës së brezit tektonik Mirëdita, i quajtur ofiolitik, i ngjashëm me brezat e kores oqeanike. Oqeani botëror përshkohet nga një çarje mes-oqeanike, që është e formuar kur kontinentet kanë qenë një masë globale. Largimi i kontinenteve nga njëri-tjetri dhe prurjet magmatike që ngurtësohen përgjatë çarjes ndodhin njëkohësisht. Ky proces çoi kontinetet në pozicionet e sotme dhe bëri të mundur formimin gradual të kores oqeanike. Tashmë, është fakt që koria oqeanike zmadhohet. Ky zmadhim, është dëshmi e zmadhimit të të gjithë rruzullit. Tektonika e pllakave, u mat t’a merrte, por njëkohësisht e braktisi përgjithmon, zmadhimin e tabanit oqeanik, si dëshmi të rritjes se krejt Tokës. Në se themeluesit e Tektonikës së Pllakave nuk do t’i ishin nënshtruar shabllonizmit të teorisë së standardit, do t’a quanin të vërtetuar zmadhimin e rrezes së Tokës dhe teorinë e tyre revolucionarizuese do t’a quanin Tektonika e Pllakave të Tokës në Zgjerim/rritje, pavarësisht nga shkaku ende i paidentifikuar. Ja pra opinioni konservator nuk pranoi që “u rritka guri” dhe i imponoi Tektonikës së pllakave cene serioze, dhe paaftësi në intepretimin e disa fakteve dhe shumë çështjeve.

Transformimin i materies në thelbi e bërthamës bazohet në konkluzionet e studimeve shkencore në disa fusha dhe objekte, si ne tokë edhe kozmos. Një nga këto konkluzione është shprehur kështu: grimcat janë materie që formojnë atomet, nukleonet (bërthamat e atomeve) dhe yje të stërngjeshur kuark-neutronik apo kuarkor, ndërsa kur dizintegrohen japin energji dhe rrezatime. Këtej energjia

Page 4: Artikuj Debatues Per Teorine e Tokes Ne Rritje Dhe Zhvillim

është cilësuar materie, përkufizur verbalisht dhe e paraqitur me formulën : E = mc^2 . Nga kjo formulë dhe nga formula të tjera është orientuar studimi i teorisë që e përkrah unë dhe, për të, përpilova artikullin në fjalë. Ju Gëzim, e citoni ndryshe konkluzionin që del nga kjo formulë e famshme duke nënvizuar rëndësinë e emrit të Ajnshtainit, si luks të dijeve tuaja dhe për të përforcuar kritikën e shtrembër ndaj një teorie të drejtë. Kjo teori, për juve e gabuar, qëndron e pavarur dhe vezullon në mesin e varianteve të ndryshme që shpjegojnë rritjen e rrezes. Po e ritheksoj, rritja e rrezes së Tokës quhet Zgjerim/Ekspansion i Tokës. Hipoteza e zgjerimit bazohet në fakte reale por nuk pranohet nga standardi për mungesë të shkakut bindës. Në fakt, për mua, edhe nocioni zgjerim (ekspansion) është diskriminues se ka kuptimin e fryrjes, bymimit apo mufatjes dhe me të drejte është i papranueshëm për Tokën që rritet sipas logjikës shkencore që bazohet shkak-pasojë dhe nga pasoja te shkaku. Shkakun real shumë probabël të zgjerimit e jep pikërisht teoria që shtjellohet në librin “Toka në rritje dhe zhvillim”, nëpërmjet transformimit të materies. Tek teoria që përkrah unë argumentohet se idea që mbahet si kryesore dhe e konsideron zmadhimin si pasojë e tërheqjes së pandërprerë të pluhurit kozmik, është e papranueshme, për dy arsye: a) ritmi i pluhurit kozmik të tërhequr nga Toka është llogaritur që është kaq i paktë sa s’mund të ndikojë fare në këtë proces zmadhimi; b) në krejtë shtresat sedimentare, të formuara që nga momenti i ndarjes së kontinenteve, nuk haset ose haset sporadikisht prania e pluhurit kozmik. Po ashtu idetë e tjera ose janë të parëndësishme ose e lënë të hapët problemin e shkakut, duke e cilësuar si pasojë e ndonjë procesi kozmik, si p.sh. pasqyrim i zgjerimit të universit.

Për t’a bërë edhe më të qartë për ju i dashur mik, po e përsëris. Teoria e librit e gjen shkakun tek struktura e bërthamës. Bëthama e jashtme është e shkrirë, dhe kufizohet me zonë kalimtare, si me bërthamën e brendshme, ashtu dhe me pështjelljen e jashtme (mantelin). Bërthama e brendshme është e ngurët, rrotullohet rreth boshtit të vet me dy të tretat e sekondës më shpejt se krejt rruzulli. Zonat kalimtare janë përzjerje e materialit të shkrirë të vetë bërthamës me atë që është ngurtësuar apo në proces ngurtësimi. Ky fenomen mund të merret si dëshmi që masa e bërthamës, nga një anë kalon në masë të shtangët përjashta duke iu përngjitur mantelit, nga ana tjetër kalon përbrenda dhe i përngjitet bëthamës së brendshme. Në udhën drejt gjeosferave të jashtme lënda e shkrirë, magma, sipas çarjesh, arrin të dalë e të ngurtësohet në sipërfaqe, sidomos në çarjet mesoqeanike. Kështu duhet të arsyetohet zmadhimi i tabanit oqeanik dhe i gjeosferave të tokës, nga një proces i brendshëm. Nga ana tjetër, një fraksion i vogël i materies së shkrirë kalon përbrenda nëpërmjet zonës kalimtare, gurtësohet dhe zmadhon bërthamën e brendshme. Sipas shpjegimi fiksist, pasi është formuar e tërë bërthama prej hekur-nikeli në gjendje të shkrirë, pjesa qëndrore ka filluar të ftohet dhe të ngurtëzohet. Si rezultat i ftohjes masa e shkrirë e bërthamës së jashtme kristalizohet, precipiton dhe rrit bërthamën e brendshme. Në fakt bërthama,

autori i librit Vedat Shehu, vlerësoi në mënyrë të veçantë ndryshimin thelbësor të bërthamës së brendshme nga ajo e jashtme dhe konkludoi se shkaku i këtij ndryshimi nuk mund të jetë thjesht për shkak të kalimit fazor të materies nga e lëngët në të ngurët, por kontakti midis bërthamave duhet të përmbajë një vatër që çliron energji dhe si çdo energji e çliruar kalon në anën e jashtme të vatrës edhe në këtë rast çlirimi i energjisë kalon kryesisht përjashta dhe mban të shkrirë materien që kalon në bërthamën e jashtme. Kjo vatër gjeneruese, që duhet të përbëhet nga një lloj i veçantë materieje ka formën sferike dhe paraqitjen si të një ekrani ndarës midis tyre. Këtë lloj vatre, autori e quan thelb i stërngjeshur i bërthamës, gjenerues rrezatimi dhe plazme që kalon në materie atomo-molekulare. Thelbi gjeosferik i bërthamës duke dizintegruar, humbet vetitë e veta dhe zmadhon rrezen e vetë në harmoni me rritjen e bërthamës së brendshme.

Gjeologu, si çdo shkencëtar objekti, është shkencëtar i Tokës dhe gjeologjia s’mund të veçohet e të vihet nën nivelin e shkencave të tjera për shkak të objektit. Mandej le të shohim se sa të sakta janë premisat gjeologjike (të zhvlerësuara nga ju) mbi të cilat përpilohen projektet. Mbi bazën e projekteve llogariten rezervat e dobishme, fondet e mjeteve të punës dhe veprimeve për kërkim, identifikim; bëhet bilanci i investimeve dhe fitimeve dhe i investimeve për ruajtjen e mjedisit. Të gjitha këto kërkojnë gjeologji të saktë (jo të pasaktë), punë dhe llogaritje. Asnjë nga shkencat që përmendni ju si parësore, nuk ka vlerë në vetvete, nëse nuk vihet në dispozicion dhe në varësi të specialistit të objektit, konkretisht gjeologut. Gjeologu është si patologu, për të cilin punojnë të tërë mjekët e specialitëve të veçantë dhe specialistët e aparaturave të sofistikuara, përfshirë edhe fizikanët. Patologut i takon t’a thotë fjalën e fundit për objektin, diagnozën e të sëmurit dhe kurimin. Prandaj fjala e fundit për Tokën i takon ta thotë gjeologu kompetent, gjeologu që integron punën e vet,

Page 5: Artikuj Debatues Per Teorine e Tokes Ne Rritje Dhe Zhvillim

studimet e të tjerëve për Tokën dhe njëkohësisht studimet që janë bërë për objektet kufitare, që në këtë rast, janë planetet dhe mjedisi kozmik ku gjendet dhe lëviz sistemi diellor.

Fizika si shkencë, nën këndvështrimin tuaj për dinjitetin superior të fizikanit. Mik i dashur, po t’a përmend prap ju mburreni se jeni fizikant, kur e dini më mirë se kushdo se sa të mëdha janë ndryshimet në destinacionet e fizikës, që nga fiziologjia e trupit të njeriut, metalurgjia e deri tek fizika e stratosferës, e më tej, deri te fizika kuantike. Si fizika, është edhe matematika me të cilën doni të thoni se gjeologjia s’është ekzakte. Kështu, dihet se llogaritjet matemtike janë ekzakte, jo matematika. Pse? Sepse llogaritjet matematike shumë ekzakte mund të nisen nga pramisa logjike të shtrembëra për të arritur rezultatin matematik të shkëlqyer. Në raste të tilla formuluesi i premisave në mënyrë të gabuar mund të thotë, për objektivin e tij, “e vërtetoi matematika që është shkencë egzakte”. Matematika, në këtë rast shërben si maskë gabimesh. Premisat e caktuara, që duhet të jenë egzakte, për të futur llogaritjet matematike, nuk janë të fushës së matematicienit, por të jomatematicienit. Si matematika mund të përdoret edhe fizika. Edhe suksesi i fizikës së aplikuar në gjeologji bazohet në premisat gjeologjike, sepse nuk do të aplikohet fizika për fizike, por do të realizojë objektivin e gjeologjisë.

Dinamizmi i thelbit të bërthamës vihet, pa diskutim, në dis’harmoni me citatet nga fizika teorike, që ju përdorni subjektivisht. Këtë mospërputhje, ju zoti Gëzim e përdorni për të hedhur poshtë teorinë e Tokës në Rritje e Zhvillim. Ju, me sa dëshiroj t’a kuptoj unë, e bëni se e keni keqkuptuar se si në këtë teori janë integruar konceptet dhe teoritë për materien në trajtë fushash dhe rrezatimesh fizike e mandej në trajtë materjeje të zakoshme dhe të jashtëzakonshme, si e super- ngjeshur. Sa për materien e errët, ende e pa-përcaktuar, s’ ka se si të dini më shumë nga ato që shkruhen në librin që ju e kritikoni. Gjithashtu, nuk ka fare rëndësi sa lloj materiesh njihni ju dhe fizika nuk i ka identifikuar. Në qoftëse do t’i përmendnit këto lloje të tjera materiesh për të thënë se thelbi gjenerues i bërthamës mund mos të jetë i superngjeshur por një lloj tjetër mekanizmi që transformon ndonjë nga këto materie që përmendni, unë do t’ju shtërngoja dorën që pranoni vatrën e zjarrtë midis dy bërthmave. Në këtë rast ju do të ndikonit fuqishëm që të pranohej funksioni i thelbit të bërthamës së Tokës si domosdoshmëri e shpjegimit të procesit gjodinamizmit, gjenerimit të magmës, dhe origjinës së shkëmbinjëve të kores së oqeaneve apo të tipit oqeanik brenda kontinenteve, sikurse ata të brezit ofiolitik të Zonës Mirdita me

Vërtetë, gjeologu nuk mund t’a shohi direkt bërthamën, por skanerin e saj mund t’a interpretojë fare mirë. Me që është marrë me studimin e dukurive të proceseve gjeodinamike deri tek origjina, tek veçoritë e bërthamës dallon dinamizmin e saj. Këte zbulim, tashmë, juve si bashkëpunëtor, u takon t’a rivlerësoni dhe të thoni për planetet, më shumë se kushdo, duhet të flasë gjeologu, se sa edhe një fizikan apo astronom që i vështron me dylbi, respektivisht, teleskop. Gjeologu duke studiuar Tokën-planet, në mënyrë të natyrshme merr edhe atributet e një planetologu.

Koncepti i dizintegrimit të thelbit të bërthamës që nga origjina e Tokës e lidh teorinë që del këtej me origjinën e sitemit diellor (dhe të çdo ylli) nga reja gazore-pluhurore dhe me shpërthimet kozmike brënda galaktikës që shkaktojnë rrezatim dhe re të ngjashme. Pra thelbi i bërthamës bëhet i papranushëm për kozmologjinë e çdo varianti që në shpjegimet e veta për sistemin diellor e nis nga reja e tipit të mirënjohur me novacione të mirënjohura. Në teorinë e librit që unë përkrah harmonizohet ky interpretim me shpërthimet e tipit supernova, prej të cilave është marrë modeli i Shpërthimit të Madh. Në konceptin e supernovës nuk gjënden karakteristika të objektit që shpërthen dhe jepen vetëm rrezatimet dhe pluhuri kozmik. Teoria, që ne po shqyrtojmë shton, si domosdoshmëri daljen, bashkë me rrezatimin edhe të bulave apo rruzave të superngjeshura që janë pjesë e resë dhe duke u përngjitur me njëra-tjetrën dhe duke bashkë-vepruar me renë zhvillohet në sistemin planetar. Në këtë shpjegim sqarohet e fshehta që qëndron në debatin e kozmologëve; çfarë faktori shkaktoi shëmbjen gravitative the mundësoi formimin e sistemit diellor me tiparet e njohura. I dashur Gëzim, më duket se ju nuk shikoni këtu ndonjë shtrembërim të ligjeve të natyrës, por vetëm një plotësim në skemën përkatëse që mbahet si e paprekshme. Tani le të vazhdojmë së bashku t’i rishikojmë konceptet e teorisë që lidhen me kozmologjinë dhe ju i konsideroni se në këto sqarime janë shpërdoruar ligjet e natyrës. Ju me pa të drejtë e ironizoni teorinë që mbroj unë që paska shtrëmbëruar kozmologjinë, kur në emër të saj jep arritjet dhe interpretimet që i ka bërë astronomia. Më vjen keq, se këtu duhet të ishit më i kujdesshëm sepse është fjala për një fushë që juve si fizikant ju takon ta dinit tamam dallimin. Nga vetë konstruksionet gjuhësore kuptohet lidhja midis tyre. Në fakt Kozmologjia është fusha e studimeve që integron së bashku shkencat e natyrës, veçanërisht astronominë dhe fizikën me

Page 6: Artikuj Debatues Per Teorine e Tokes Ne Rritje Dhe Zhvillim

qëllim për të kuptuar universin, akualisht sikur të ishte i fundëm. Edhe këtu më jeni adresuar pa asnjë arsye, veç motivit që u përmend në fillim. Sa për vrimën e zezë që ju e konsideroni pikë ku materia zhduket, teoria në fjalë vlerëson masën e saj. Masa është pikërisht thelbi i pranisë së materies, jo pika matematike pa dimensione. Përsa i takon konceptit të zeros qe është inegzistente në natyrë/fizikë, është në përputhje me realitetin që hapësira është e mbushur me materie të super-rralluar, përfshirë rrezatimet, lidhet me mungesën e vakuumit. Autori i librit e di që vakuumi interpretohet (sipas studiuesve të ndryshëm ) herë si prani e domosdoshme e boshllëkut, domethënë e zeros dhe herë si gjenerues i materies, dmth zerua është materie. Mendoj se dhe ju do të jeni dakord me mua që thënie të tilla u takojnë krijimit nga hiçi, që ju s’më duket se jeni ndikuar. Përsa i përket shtrembërimit apo përkuljes së hapësirë-kohës autori në fjalë e shpjegon qartë se këtë nocion e quan matematik. Hapësira perceptohet nga prania e materies, grimcë apo galaktikë, kurse nocioni i kohës nga lëvizja e materies. Për hapësirën njësi ndërkombtare matëse është marrë një e dyzetëmilionta e meridianit (apo e ekuatorit), metri si gjatësi dhe metri kub si hapësire. Për kohën, njësi matëse është numri i rrotullimeve që kryen toka rreth boshtit (i ditëve) gjatë një rrotullimi orbital rreth Diellit (vitit). Të flasësh për përkulje të hapësirë-kohës – do të thotë të flasësh për përkulje të metër-minutës, nocion pa kuptim fizik. Përkulen sipërfaqet reale apo imagjinare që përfshijnë hapësira të caktuara, përkulet flurudha nga arma tek predha, por jo largësia midis tyre, përkulen rrezatimet, kur arrijnë në zonën e ifluencës gravitacionale, por aspak hapësira për rreth saj dhe koha e çdo lloj lëvizjeje. Sigurisht, kur një fluks apo objekt, futet në vrimë të zezë pushon lëvizja, por jo koha që për çdo fluks (valoro-korpuskular), fillon kur emetohet dhe mbaron kur futet në vrimë të zezë. Në teorinë e thelbit të bërthamës, energjinë e kemi shqyrtuar së bashku, që konfirmohet realiteti që është materie apo materie në lëvizje. Sa për njësinë matëse të energjisë dihet, është përcaktuar energjia e dalë nga ngarkesa elektrike e masës së një elektroni që lëviz nëpër një diferencë potenciale një volt. Ky përcaktim tregon qartë përkufizimin e Ajnshtainit. Esenca e masës së Tokës është tërheqia që shprehet si rëndesë apo gravitet, këtë përkufizim e kam mësuar që në shtatëvjeçare dhe jam ndeshur gjithnjë. Ky përkufizim dhe formula e llogaritjes së veprimit të gravitetit si veprimi i ngarkesave elektrike tregojnë se fluksi gravitativ është materie e trajtës së stër-rralluar, ku përfshihen flukset e çdo lloj rrezatimi. Këtu s’vërehet ndonjë shkelje e ligjit të gravitacionit. Po e përfundoj me një frazë nga teoria: “Kur ne zgjidhim një problem shkencor apo tekniko-shkencor, korrim një sukses. Ideologjia mistiko-fetare e doktrinës së krijimit nuk qëndron duar kryq përpara këtij suksesi por përpiqet që të fus aty një frymë agnosticiste, të jap interpretime të shtrëmbëra për të zgjatur sa të mund praninë e vet në krye të udhëve që çojnë në zbulimin e të panjohurave që dalin ... përpara problemeve që shtrohen për zgjidhje”. Mbështetur në këtë përcaktim unë, qysh pas botimit të parë (1988) e kam thënë që kjo “teori do vuaj dhimbjet e lindjes”. Aktualisht (2012) ka arritur moshën e pjekurisë, me botimin në USA, referuar në dy konferenca dhe e botuar për të dytën herë këtu, etj. I dashur Gëzim të shtrij dorën e kolegut për të bashkuar forcat ta konfirmojmë këtë teori duke e vështruar rritjen e Tokës nën këndvështrimin e të gjitha shkencave dhe të llogarisim impulset dhe ritmin e rritjes.

Kështu, besoj se do biem dakord që pasi t’a analizojmë së bashku teorinë, do të konkludojmë që Vedat Shehu ka bërë një punë të tillë në atë masë sa i takon hapit të tij si studiues i Tokës. Ne të dyve e shumë të tjerëve që merremi apo do të merren me Tokën do të na takojë që të saktësojmë sa afër apo larg të vërtetës është kjo teori dhe me siguri do të konkludojmë se kjo teori

2) Anti-artilulli

Ligjet e natyrës dhe teoritë befasuese

GëZIM SHKUPI10/02/2012 Debat shkencor për artikullin “Një teori befasuese për tokën si objekt kozmik”

Duke lexuar artikullin “Një teori befasuese për tokën si objekt kozmik” të botuar në gazetën “Metropol” të datës 6 shkurt, shkruar nga prof. Thanas Gjata, si fizikan dhe autor i librit “12 lëvizjet kozmike të

Page 7: Artikuj Debatues Per Teorine e Tokes Ne Rritje Dhe Zhvillim

Tokës”, u preka nga përdorimi shpërdorues dhe mospërfillës i ligjeve të natyrës, të zbuluara dhe të vërtetuara me eksperimentime të përsëritura në shumë vende të botës së zhvilluar.

Duke e lavdëruar prof. Thanas Gjatën për qëllimin kryesor të artikullit të tij “për të nxjerrë në pah dhe për të lartësuar veprën e prof. Vedat Shehut”, me keqardhje, për hir të saktësisë, do të desha të debatoja për pasaktësinë shkencore ose për nxitimin shoqëror për ta etiketuar me tepri prof. Vedat Shehun. Pikësëpari dua të saktësoj për lexuesin se gjeologjia nuk është shkencë ekzakte, por një inxhinieri ose shkencë e aplikuar, prandaj si disiplinë shkencore gjeologjia parimet bazë i huazon nga fizika, matematika, astronomia, kimia dhe biologjia, që janë shkenca ekzakte. Nisur nga ky shpjegim, edhe dyzimi që bën prof. Thanasi me kozmologjinë (degë e astronomisë) apo me filozofinë është pak i tepërt, sepse kanë rangje të ndryshme në mbretërinë e shkencës dhe të dijes. “Respekto që të respektohesh”, - thonë të vjetrit.

Përpara se të nis debatin shkencor me prof. Thanas Gjatën, dua të theksoj se unë nuk e kam lexuar librin “Toka në zhvillim” apo “Toka në rritje dhe zhvillim” të prof. Vedat Shehut, kështu që do të kufizohem vetëm në shprehjet e prof. Thanas Gjatës, të cilit ia konspektova artikullin e botuar.

Shprehja e parë integruese e prof. Thanasit është: “Esenca e teorisë është: Toka në rritje zhvillohet nëpërmjet procesit të rritjes. Si-në dhe pse-në le ta shohim në vijim.” Kjo shprehje hyrëse na përkufizon një ide sa interesante aq dhe të tepruar: “Toka shëmbëllen me një qenie të gjallë”. Shtjellimi në artikull i “si”-ve dhe “pse”-ve bazohet në dy koncepte të reja të prezantuara nga profesorët e gjeologjisë:

1. Prania e një thelbi gjeosferik të stërngjeshur dhe të transformueshëm në bërthamë, që është burim i pashtershëm materie atomomolekulare, dhe korpuskularoenergjitike.

2. Në formë flurishente (saktësisht duhet shkruar fluorishente, shën. i G.Sh) njëkohësisht.

Pra, gjeologët tanë dalin me idenë se bërthama e Tokës nuk përbëhet kryesisht prej hekuri e nikeli, por nga një grumbull rruzash të superngjeshura të transformueshme dhe me aftësi fluorishente (që studiohen në mjekësi për përcaktimet gjenetike). Pra, “rruzat bërthamore fluoreshente” na qenkan qelizat e krijimit të lëndës planetare (të Tokës) apo kozmike te mjegullnajat yjore.

Në fillimin e shekullit XX, në vitin 1933, Albert Ajnshtajni, që sapo ishte arratisur nga Gjermania dhe ishte vendosur në SHBA, dha një konferencë në Universitetin e Prinstonit me temë “Problemi kozmologjik” (që unë e kam blerë botimin në gjuhën franceze) dhe ku ndër të tjera debaton me profesorët e gjeologjisë për moshën e kores së Tokës. Profesorët e gjeologjisë, sipas abstragimeve me anën e studimeve gjeologjike të tektonikave jepnin sipas rastit nga 2 deri në 20 miliardë vjet jetë për ekzistencën e kores së Tokës, ndërsa fizikani u kujtoi profesorëve se ekzistenca e izotopit të uraniumit 238, që e ka gjysmëjetën 4,47 miliardë vjet, tregon saktësisht jetën e kësaj koreje të Tokës, dhe ky është rezultat i nxjerrë në laborator ose në praktikë dhe jo në imagjinatën njerëzore.

Pra, ligjet e natyrës duhen respektuar jo vetëm se janë zbuluar apo llogaritur nga dijetarë të nderuar, por dhe sepse vërtetohen në praktikën tonë të përditshme.

Përcaktimi i dimensioneve të bërthamës së Tokës: 1200 km rrezja e bërthamës së brendshme, që është e ngurtë, dhe pastaj bërthama e jashtme, që shkon deri te rrezja 3471 km dhe që është e shkrirë, pra e lëngshme, janë përcaktuar nga kushërinjtë profesionalë të gjeologëve: gjeofizikanët dhe sizmologët. Studimi i valëve sizmike të një tërmeti të fortë ka pohuar ekzistencën e një bërthame sferike në qendër të Tokës. Fakti që në një rajon të madh në anën e globit përkundrejt vatrës së tërmetit dhe që valët transversale sizmike nuk transmetohen në një lëng, u dha të drejtën studiuesve të thonë se kemi një bërthamë qendrore të lëngshme, në ndryshim nga pjesa mbështjellëse, e cila është e ngurtë. Së dyti, edhe me mjete të thjeshta laboratorike, siç është peshorja e Pointingut ose një lavjerrës i zakonshëm, mund të matet masa e Tokës. Kur densiteti mesatar i Tokës është llogaritur duke pjesëtuar masën e saj me vëllimin, rezultati na del një çikëz mbi 5,5 g/cm3 (aty nga 5,52 g/cm3), që është dy herë më i dendur se shkëmbi i granitit (2,6 g/cm3) ose të bazaltit (3,0 g/cm3), prej të cilëve përbëhet korja tokësore. Konkluzioni i nxjerrë nga studiuesit tokësorë është se ekziston një bërthamë me densitet të lartë rreth 11 g/cm3. Bërthama është konsideruar si e përbërë prej hekuri, sepse, në qoftë se hekuri ishte presuar në qendër të Tokës nën 2-3 milionë atmosferë presion, duhej të mblidhej në vëllim dhe nga kjo kemi rritjen e densitetit nga 7,88 në 11,0 g/cm3.

Page 8: Artikuj Debatues Per Teorine e Tokes Ne Rritje Dhe Zhvillim

Kjo përvojë shkencore e dijeve tona na bën të dyshojmë tek ideja e ekzistencës së një materiali më të dendur, që prof. Thanasi i quan “rruza të superngjeshura” (pra densiteti do të ishte pa tjetër shumë më i lartë se 11g/cm3). Kjo do të kishte dy zgjidhje: e para, lëre fare si ide; dhe e dyta, kërko ndonjë dimension tjetër të hapësirës, ku bota njerëzore duket si film, por që nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me ne, ose është dora e Zotit, që ne skemi të drejtë ta gjykojmë.

Si ngacmim i dytë për debatin tonë shkencor na shërben paragrafi i mëposhtëm i artikullit të prof. Thanas Gjatës: “Baza teorike e librit qëndron në përkufizimin e trajtave bazë të materies kozmike në të zakonshme atomomolekulare, në të superngjeshur të yjeve kuark-nutronik (termi i saktë vetëm “yje neutronik”, shën. i G. Sh.) dhe vrimave të zeza dhe në të superralluar të fushave fizike dhe të rrezatimit. Këtë përkufizim autori e nxjerr prej fizikës kuantike, që i studion grimcat elementare, ultraelementare të përqendruara në strukturën e atomit apo të stërpërqendruar në të yjet kompaktë dhe në lëvizje të shpërndarë si rrezatim apo fushë fizike. Këtej del edhe nocioni i energjisë si materie në lëvizje apo potencialisht në lëvizje. Me këtë koncept për materien bie nocioni standard se materia është e ngurtë, e lëngët dhe e gaztë, që i takon vetëm trajtës atomomolekulare të materies, gjendjeve fazore të saj.”

Përpara se të nis komentin e këtij paragrafi, do të desha ti kujtoj lexuesit se në praktikën e studimit shkencor përdoret “edukata e mospërjashtimit”, pra kur del një teori e re më e zhvilluar apo më gjithëpërfshirëse, apo më e saktësuar, nuk i zhduk apo nuk i përjashton teoritë e vjetra, por i lë në dimensionin e tyre “më të ngushtë”. Ndërsa prof. Thanas Gjata, nuk di përse, me të prezantuar një ide Shehu (të librit të prof. Vedat Shehut), i quan të pavlefshme dijet dhe të vërtetat tona për objektet apo fenomenet që angazhon idenë e re “Shehu”.

Unë, si fizikan, njoh gjashtë gjendje të materies: tri të parat, me të cilat jetojmë përditë, lëndë e ngurtë, lëng dhe gaz, pastaj kemi plazmën, nga e cila përbëhet Dielli, kondensatin Boze-Ajnshtajn, që është materie bozonesh pranë zeros absolute dhe e gjashta, që është zbuluar vitet e fundit, kondensati fermionik, që është materie fermionesh, po pranë zeros absolute. Një gjendje e shtatë, e quajtur “plazma kuark-gluon, që është një gjendje lënde në temperatura trillona gradë dhe presione miliarda atmosferë, që është studiuar si në CERN të Zvicrës, ashtu dhe në laboratorin e Long-Ajlend të Nju-Jorkut, por akoma nuk është konkluduar. Listën e gjendjeve të materies ndoshta ose jo do të mbyllej me “materien e errët”, për të cilën astronomët thonë se është 5 herë më shumë se materia e vrojtuar me metodat e njohura fizike dhe njerëzore dhe mbush universin dhe ndikon në gjendjen reale të pozicionimeve dhe të lëvizjeve të trupave kozmikë, bile kjo “materie e errët” mbush edhe ato hapësira të “materies të superralluar të fushave fizike dhe rrezatimit të prezantuara nga gjeologët”. Dhe këtë e pohojnë vrojtimet e sotme astronomike. Materia e errët merret në konsideratë si rrjedhojë e pasojave të saj, si lëvizja apo përqendrimi i objekteve kozmike në kozmos. Vjet (në vitin 2011) në shpellat e Gran Sasos (Itali) u zhvillua eksperimenti “XENON 100” me pjesëmarrjen e shumë fizikanëve dhe astrofizikanëve nga universiteti i Kalifornisë deri tek universiteti i Shangait dhe ai i Kiotos, por i organizuar nga Instituti i Fizikës Bërthamore të Italisë dhe ai i Francës, sipas projektit të dy fizikaneve: prof. Elena Aprile (me origjinë napolitane) e Universitetit “Kolumbia” të Nju-Jorkut dhe prof. Laura Baudis (me origjinë rumune nga Timishoara) e Institutit të Fizikës të Universitetit të Zyrihut. Eksperimenti 6-mujor, që kushtoi 200 milionë dollarë dhe u financua 90% nga Agjencia Amerikane e Shkencës, konstante në detektimin e rrezatimit të dobët kozmik, që studiueset e supozojnë se e rrezaton kjo tip “materie e errët”, që mbush mbi 80% të universit dhe së cilës i diktohen pasojat, por jo objeksionet. Kurse prof. Thanasi, nisur nga libri i Shehut, na prezanton trajtat bazë të materies kozmike, që na qenkan: materia e zakonshme atomomolekulare, e superngjeshura e yjeve neutronike, vrimat e zeza dhe e superralluara e fushave fizike dhe e rrezatimit.

Ne nuk do të komentojmë mënyrën e specifikimit të llojeve të materies nga gjeologët, por do të tregojmë se vrimat e zeza nuk i studion fizika kuantike, por fizika relativiste e Albert Ajnshtajnit, dhe vrimat e zeza nuk janë gjendje materie, por pika të hapësirë-kohës, që shkojnë drejt infinitit negativ, sepse aty hyn pa pushim materia kozmike dhe duket sikur nuk del (prandaj janë quajtur “vrima të zeza”). Pra, këtu kemi një kontradiktë shtesë, sepse prof. Thanasi diku nga fundi i artikullit shkruan (kur komenton zeron absolute): “Në këtë kuptim, teoria Shehu e konsideron të pakuptimtë termin përkulje e hapësirë-kohës” Atëherë, në qoftë se është i pakuptimtë termi “përkulje e hapësirë-kohës”, si mund të ekzistojnë vrimat e zeza? Sepse vrimat e zeza nuk janë gjendje lënde, por superpërkulje të hapësirë-kohës!!

Në vijim të artikullit të prof. Thanasit gjejmë perifrazimin që përsëritet disa herë: “Një koncept thelbësor i ri që argumenton origjinalisht autori shqiptar është ai i pranisë së rruzave apo bërthamave

Page 9: Artikuj Debatues Per Teorine e Tokes Ne Rritje Dhe Zhvillim

të superngjeshura të transformueshme në mjegullnajat yjeformuese. Në procesin e formimit dhe konsolidimit të sistemit tonë diellor, në një mjegullnajë të tillë, u arrit që bërthama e Tokës me thelbin e saj gjeosferik të superngjeshur të bëhet një diell në miniaturë. Ky minidiell qëndron i izoluar brenda pështjelljes silikate të gjeneruar prej vetvetes, ndërsa Dielli u kushtëzua prej të qenit yll të mbetet bërthamë supergjigant me thelb heliosferik të superngjeshur, në pamundësi për tu bllokuar nga materia atomomolekulare.”

Sipas ligjeve të njohura dhe të pranuara të natyrës, ne fizikanët dimë se zhvillimi i një reaksioni termobërthamor (që është jeta e një dielli) kërkon disa dhjetëra milionë gradë nxehtësi dhe disa dhjetëra milionë atmosferë presion. Prandaj bomba me hidrogjen (një imitim i reaksionit termobërthamor diellor) ka si kapsollë plasëse një bombë atomike me uranium, e cila plas e para dhe krijon temperaturën miliona gradë dhe presionin miliona atmosferë, që ti japë mundësi sintezës së hidrogjenit, pra bombës me hidrogjen, të shpërthejë.

E thënë e gjithë kjo për ti kujtuar lexuesit se ideja “Shehu”, e prezantuar nga prof. Thanasi, për ekzistencën e një minidielli të veshur me silikate në qendër të Tokës na duket e tepruar thjesht për faktin se nuk kemi masën kritike për të pasur një diell. Për shembull, Dielli ynë ka një masë 330.000 herë më të madhe se masa e Tokës, prandaj në qendrën e tij temperatura arrin 50 milionë gradë dhe presioni me miliona atmosferë. Pastaj, siç dihet, me shkencën zyrtare është hidrogjeni elementi karburant për prodhimin e energjisë diellore, atëherë çfarë elementi na paska ky minidiell në qendër të Tokës? Sepse vetëm termi “rruza të superngjeshura” nuk mjafton pa dhënë një analogji tokësore, pa thënë se janë një element i ri kimik apo një gjendje lënde e ngjashme me A- dhe B- dhe C-material. Ne e dimë nga historia se beratasit e lashtë, kur krijuan figurën e Zeusit, (Ze-Ushtues, që e vodhën grekët) vizatuan një burrë shtatlartë me shumë flokë kaçurrela, dhe u tha se “ky është Zoti i Zotave i malit Tomorr” (ndërsa grekët thanë se banon në malin Olimp, por emër grek nuk gjetën). Prandaj, kur shijojmë një ushqim, themi “është i ëmbël si sheqeri” apo “i kripur si kripa. Njeriu jeton dhe gjykon vetëm me krahasime, me mostra apo modele, dhe nuk është e lehtë ta imagjinojmë një “rruzë Shehu” të superngjeshur, që vetë prodhon dhe vetë krijon, vetëm nëse shtojmë se ka dorën e Zotit.

Në shpjegimin e gjendjes së lëndës që përbën yjet kompakt neutronik, po japim për lexuesin shkurtimisht ciklin e jetës së një ylli (si dielli ynë). Retë e hidrogjenit, elementi më popullues i universit, na mblidhet e mblidhet derisa krijohet masa kritike për të lindur një yll. Sipas astronomisë, është masa e yllit që përcakton ngjyrën e tij (temperatura e sipërfaqes, që Dielli ynë si i verdhë e ka 5.8000C). Kështu ylli, një lëmsh hidrogjeni nga masa e madhe ngjeshet e ngjeshet derisa arrihet presioni dhe pastaj temperatura për të nisur reaksionet termobërthamore, pra bombat me hidrogjen, domethënë hidrogjeni kthehet në helium (siç ndodh akoma sot), pastaj mbarohet hidrogjeni, (d.m.th. u kthye i gjithi në helium) dhe fillon sinteza e heliumit, pra bomba me helium, dhe kështu vijon cikli i sintezave, duke prodhuar elemente më të rënda e më të rënda si karbon, oksigjen, azot, neon, etj., etj., deri te hekuri 56. Këtu kemi kurthin e hekurit dhe ylli shpërthen, dhe na del një supernova (yll i ri super), që bën edhe një eveniment astronomik. Mbas shpërthimit ndodh kolapsi gravitacional dhe e gjithë masa e yllit do të mblidhet sa një lagje qyteti, për shembull, i gjithë dielli ynë nga Skënderbeu nuk do të arrinte as në Vorë, sepse do të kishte një diametër prej 12 km. Ky është ylli neutron ose neutronik, siç e kemi quajtur më parë. Pra, ka ndodhur ajo që quhet “densifikim i materies”, ose dalja në pension e një ylli ose dielli.

Prof. Thanasi shkruan: “Këtej del edhe nocioni i energjisë si materie në lëvizje apo potencialisht në lëvizje. Me këtë koncept për materien bie nocioni standard se materia është e ngurtë, e lëngët dhe e gaztë, që i takon vetëm trajtës atomomolekulare të materies, gjendjeve fazore të saj.”

Duket se profesorët e gjeologjisë nuk e kanë lexuar me vëmendje fizikën kuantike. Një nga kapitujt kryesorë që titullohet “Shuarja (anihlimi) e materies” dhe kemi formulën e famshme të Ajnshtajnit E = mc2, pra energjia e prodhuar nga shuarja e një materieje me masë “m” është e barabartë me produktin e masës me shpejtësinë e dritës në katror (c – shpejtësia e dritës në boshllëk e barabartë me 300.000 km/sek), dhe A. Ajnshtajni edhe për këtë formulë ka marrë çmimin “Nobel” në fizikë më 1921. Pra, materia është edhe energji. Lëviz apo nuk lëviz një trup material, është edhe energji. Ia vlen të theksojmë se astronomët pikërisht këtë fenomen, shuarjen e materies për tu kthyer në energji, e konsiderojnë një burim të konsiderueshëm të energjisë diellore.

Një tjetër perifrazim i prof. Thanasit: “Këtej argumentohet se gravitacioni është pasojë procesi dhe objektet kozmike aktive emetojnë gravitone dhe gravitizojnë objektet inaktive.”

Page 10: Artikuj Debatues Per Teorine e Tokes Ne Rritje Dhe Zhvillim

Pra, gjithmonë sipas prof. Thanasit, gravitacioni është cilësi e veçantë e “objekteve kozmikë aktivë”, që e përdorin si sëmundje ngjitëse për objektet inaktive, që i gravitizojnë. Çudi! Deri tani e dinim se kur i ra molla në kokë Isak Njutonit ai mendoi dhe formuloi ligjin universal të gravitacionit. Ligj i cili thotë se dy trupa me masë m1 dhe m2 tërhiqen me një forcë F = G•m1•m2/d2, G është një konstante dhe d largësia midis dy qendrave të dy masave që tërhiqen. Gravitacionin tokësor ne e quajmë “peshë” dhe është P = m•g (ku P pesha e trupit, m masa e trupit dhe g konstantja gravitacionale në sipërfaqen e Tokës). Pikërisht konstantja gravitacionale g ndryshon vlerë në varësi nga largësia nga qendra e Tokës dhe zvogëlohet kur largohet prej saj, prandaj austronatët i shohim të fluturojnë në kabinat e raketave për shkak të mungesës së peshës (më saktë të zvogëlimit të saj). Prandaj ta kuptojmë mirë se gravitacioni është një forcë bashkëvepruese, sipas Njutonit, dhe jo një sëmundje ngjitëse. Në vijim shpjegojmë se Albert Ajnshtajni me teorinë e relativitetit të përgjithshëm propozon si interpretim të gravitacionit “përkuljen e hapësirë-kohës”. Pra, sipas Ajnshtajnit hapësira-kohë (ose hapësira me katër dimensione) përkulet sa më e madhe të jetë masa e trupit të pranishëm. Atëherë vijat e drejta, ose drejtëzat, që në gjeometrinë e Rimanit (aparati matematik i teorisë së relativitetit të përgjithshëm) quhen gjeodezika, fillojnë e përkulen sipas deformimit që i bën hapësirë-kohës masa e trupit kozmik. Dhe pikërisht për matjen e kësaj përkulje fizikani anglez Edington në vitin 1919 shfrytëzoi eklipsin e plotë të Diellit, që atë vit shihej i plotë në Guine. Metoda e matjes është e thjeshtë në parim: fotografohet natën ajo pjesë e qiellit ku do të ndodhë të nesërmen eklipsi i plotë i Diellit nga disku i Hënës dhe pastaj fotografohet po ajo pjesë kur ndodh eklipsi i plotë, gjë që bën të mundur fikjen e dritës diellore, pra duket sikur është terr nate. Superpozimi i të dyja fotove nxjerr devijimet e pozicioneve të yjeve, devijime që llogariten si me formulat klasike të Njutonit, pra Dielli tërheq grimcat (ose kuantet) e dritës së yjeve dhe sipas formulës së Ajnshtajnit, që na jep përkuljen e hapësirë-kohës ose të gjeodezikave të saj. Dhe rezultati i dha të drejtë 98% Ajnshtajnit dhe 68% Njutonit. Pra, më i saktë del Ajnshtajni. Ky eksperiment u përsërit në vitin 1964 me ndihmën e sondës kozmike “Mariner VI”, që u nis për vrojtimin e planetit Mars. Metoda e përdorur në parim është e thjeshtë: kur sonda “Mariner VI” ishte në anën tjetër të orbitës së Tokës rreth Diellit, pra mbi 300 milionë km larg Tokës, nga antena e NASA-s në Goldstone të Afrikës së Jugut u lëshua një rreze e fuqishme lazer drejt sondës “Mariner VI”, ndërkohë një pasqyrë e Marinerit kthen mbrapsht rrezen lazer, që llogaritet (meqë Toka rrotullohet rreth vetes) të kapet në stacionin e Sidneit në Australi mbas 34 minutash. Këtu llogaritet vonesa e rrezes lazer me zgjatjen e rrugës nga përkulja e gjeodezikës, që është e rendit të disa milionë të sekondës dhe arrihet të matet vetëm me orë atomike. Përsëri përkulja e hapësirë-kohës të propozuar nga Ajshtajni doli me sukses. Në mbyllje të këtyre tip provave, do të prezantojmë edhe provat e 2005-2010 të sondës hapësinore “Gravity Probe B”, përgatitur nga NASA dhe universiteti “Standford” në Palo-Alto të Kalifornisë. Sonda u lëshua nga baza ajrore “Vanderberg” të Kalifornisë më 20 prill 2004 dhe për 17 muaj rresht mblodhi të dhëna ndërsa orbitonte Tokën në lartësinë 642 km mbi sipërfaqen tokësore. Në këtë sondë hapësinore u vendosën 4 giroskopë me sfera kuarci shumë precize për të matur efektin gjeodetik, pra përkuljen e hapësirë-kohës që shkakton rruzulli tokësor, dhe më 8 dhjetor 2010, ora 10 e 23 min sipas orës së Kalifornisë, eksperimenti u mbyll me sukses, duke konfirmuar përkuljen e parashikuar nga teoria relativiste e gravitacionit. Këta miliona dollarë të shpenzuar për një konfirmim tashmë 90-vjeçar është e vështirë ta kundërshtosh.

Në plotësim të temës së gravitacionit, nga shkrimi i prof. Thanasit kuptojmë se profesorët e gjeologjisë e bëjnë shëmbëlltyrë të fushës elektrostatike, por me nuanca magnetike. Pra, profesorët e gjeologjisë pretendojnë se gravitacioni transmetohet me grimcat e tija, gravitonet, dhe gravitizon objektet inaktive, siç magnetizon një magnet një copë hekuri. Pra, profesorët tanë pretendojnë se gravitacioni nuk është një forcë ndërvepruese, siç na i shpjegon fizika e Njutonit, por një forcë imponuese. Mungesa e këtij lloj arsyetimi fillon me ngarkesën e kundërt. Pra, fushën elektrostatike mund ta krijojë qoftë një trup me ngarkesë elektrike negative (katoda për shembull), qoftë një trup me ngarkesë elektrike pozitive (ose anoda), ndërsa sipas arsyetimit të profesorëve gjeologë na prezantohet vetëm gravitacioni dhe mungon antigravitacioni, i cili do të duhej për të ruajtur pamjen e ekuilibruar që na prezanton natyra, sepse në natyrë çdo gjë është në ekuilibër ose tenton drejt ekuilibrit.

Në vazhdim do të donim të sqaronim rolin e agjentit të transmetimit të gravitacionit që profesorët i japin gravitonit, ose grimcës së fushës gravitacionale. Tani të shpjegojmë elementet. Termi “graviton” përdoret për analogji me fushat e tjera fizike sipas fenomenit të dualitetit të fizikës kuantike të zbuluar nga fizikani francez Lyi de Brojl, i cili kuantet (ose grimcat elementare të atomit) i prezanton edhe si valë ose fusha. Kështu lindi mekanika valore si binjake siameze e mekanikës kuantike. Pra, çdo grimcë elementare shfaq natyrë grimcore ose natyrë valore sipas kushteve fizike. Por gravitoni nuk është arritur të zbulohet eksperimentalisht, por përdoret në fizikën kuantike si një grimcë pa masë, që transmeton fushën gravitacionale, që klasifikohet te bashkëveprimet e dobëta të materies atomike.

Page 11: Artikuj Debatues Per Teorine e Tokes Ne Rritje Dhe Zhvillim

Një tjetër perifrazim i prof. Thanasit për tu debatuar është i mëposhtmi: “Nuk mund të lë pa përmendur kuptimin matematik dhe filozofik të numrit zero... Në kuptimin fizik zeroja nuk ekziston, dhe kemi të bëjmë me një përcaktim filozofik të ekzistencës së materies në lëvizje. Në analogji me zeron analizohet koha dhe hapësira, që janë parametra për të përcaktuar ngjarjet e bashkëveprimit të materies në lëvizje, janë plotësim i njëra-tjetrës. Parametrat janë tregues për të përcaktuar gjendjen apo cilësitë e materies.”

Si redaktor i vjetër (edhe shkencor), fillimisht mund të them se prof. Thanasi e bën lëmsh terminologjinë. Zeroja është një numër, ndërsa entiteti i zeros absolute është një gjendje, një situatë. Po kështu parametrat janë numra, ndërsa hapësira dhe koha janë gjendje, bile koha shpesh quhet thjesht një dimension i hapësirës, siç përdoret rëndom në fizikë hapësirë-koha është një hapësirë me katër dimensione, ku zhvillohen ngjarjet, në ndryshim ka hapësira me tri dimensione (gjatësi-gjerësi-lartësi), ku sodisim apo flemë gjumë ne. Bile, sipas torisë “String” të gjendjes së universit (ku çuditërisht nga 10 dimensionet e hapësirës përfshihet edhe dimensioni i krijuesit si rruzat Shehu) mund ti ndryshojmë tipat e dimensioneve sipas vrojtimit. Duket se profesorët tanë nuk i kanë lexuar me vëmendje iluministët francezë të shekullit XIX, të cilët shpjegojnë se simbolika shërben për tu marrë vesh me njëri-tjetrin, si gjuha e folur apo e shkruar, dhe nuk ka vlerë detyruese. Fakti i caktimit të zeros absolute si pikë e fundit të poshtëm të temperaturës, ndërsa nuk kemi dëgjuar për një kufi të sipërm të temperaturës, ka të bëjë me simbolikën dhe nuk është një ligj i natyrës. Pra, themi “zero absolute” si gjendje fizike, ku ndalet çdo lëvizje, por nga ana tjetër kemi energjinë e pikës zero, që dhe matet. Pra, nesër ndoshta ndonjë profesor apo student, apo laborant, mund të gjejë një gjendje me temperaturë nën zeron absolute. Nuk njihet asnjë ligj i fizikës që e ndalon këtë situatë. Pastaj, zeroja njihet në kuptimin fizik si pikë e vendosjes së një ekuilibri dhe ska pse humbet të drejtën e ekzistencës.

Së fundi kemi perifrazimin e mëposhtëm:

“Nëpërmjet studimit të të dhënave të fundit mbi gjithësinë autori ka vërtetuar se Toka është ndër objektet e gjalla të gjithësisë me energjinë e vetë të brendshme, që buron nga një materie në trajtë të stërngjeshur e pozicionuar si një gjeosferë e stërhollë në zonën qendrore të rruzullit.”

Pra, baza teorike e profesor Shehut na qenka ekzistenca e një pike në qendër të rruzullit tokësor, që na qenka e stërngjeshur dhe prodhuese, si elementët 10-dimensional të teorisë “String”, që po mundohet të prezantojë historinë dhe gjendjen e universit (ose gjithësisë). Më vjen keq ti them lexuesit se profesorët e gjeologjisë nuk kanë vërtetuar asgjë, bile këtë nuk e kanë arritur as shumë profesorë të astrofizikës, astronomisë, të kozmologjisë, të astrobiologjisë në shumë universitete me emër të botës, nga ku na kanë dhënë botime rreth Teorisë së stringeve, botës me dimensione të fshehta, si rruza e stërngjeshur dhe e stërhollë “Shehu”, e fshehur në qendër të Tokës.

Më duket se prof. Thanasi nuk e ka dëgjuar deri në fund prof. Vedat Shehun, i cili do ti ketë thënë se po lodron diku me teorinë e stringeve (ose sferave të superngjeshura dhe të superholla). Ndërsa unë personalisht pata lexuar kur isha student te “Science et Vie” (“Shkenca dhe jeta” franceze) një shkrim të një koloneli ish-legjionar mbi sferat teny (ténu = e superimët).

Megjithatë, nuk ka asgjë të keqe të parashtrohet apo të studiohet çfarëdo teorie mbi universin dhe jetën e Tokës, por nuk është askund e pranueshme të mohohen ligjet e natyrës, që janë gjetur, vërtetuar dhe përdoren çdo ditë nga ne në prodhimtarinë tonë.

3)

Një teori befasuese për tokën si objekt kozmikTHANAS GJATA 06/02/2012 Thanas Gjata për teorinë e “tokës në zhvillim” paraqitur nga Vedat Shehu

Kjo teori e jashtëzakonshme ka për bosht këtë formulim: “Transformimi i materies në thelbin e stërngjeshur të bërthamës është shkaku i rritjes dhe zhvillimit të Tokës qysh nga origjina”.

Page 12: Artikuj Debatues Per Teorine e Tokes Ne Rritje Dhe Zhvillim

Edhe unë, konsulenti dhe recenzenti i kësaj teorie, e konsideroj këtë formulim befasim dhe teorinë e shtjelluar në librin e inxhinierit gjeolog profesor Vedat Shehut të pazakontë. Këtë libër me vlera të jashtëzakonshme teorike dhe praktike na e ofron për herë të dytë pas 22 vjetësh shtëpia botuese “Dudaj”, jo më me titullin e atëhershëm “Toka në zhvillim”, por “Toka në rritje dhe zhvillim”. Pavarësisht se teoria e shtjelluar në libër është po ajo e botimit të vitit 1988, në titull dhe në brendi autori ka pasqyruar një analizë më të thellë dhe një integrim të ri të diktuar prej të dhënave, zbulimeve dhe interpretimeve epokale, të përfshira edhe në publikimin anglisht në SHBA (2005). Esenca e teorisë është: “Toka zhvillohet nëpërmjet procesit të rritjes”. Si-në dhe pse-në le ta shohim në vijim.

Një libër i tillë për Tokën, që ka integruar një mori analizash, të dhënash dhe interpretimesh të avancuara të praktikës dhe teorisë si gjeologjike, ashtu dhe kozmologjike, më duket se është tepër i rrallë dhe nuk besoj se ka ekzistuar në repertorin e bibliografisë shkencore në shqip. Kur njihesh me problemet që autori shtron, integron dhe nxjerrë përfundime me vlerë praktike dhe teorike, të lindin ndijime sikur mendimet e autorit dalin nga trojet tona dhe interferojnë me rrezatimet e Tokës dhe të Diellit; sikur dëgjon gjëmimin dhe oshtimën e tyre të përplaset kontinent më kontinent, nga toka në planetë dhe tretet në pafundësi. Për faktin se në këtë aspekt dëgjojmë zërin origjinal të një shkencëtari që na flet shqip, ribotimi i kësaj vepre, përbën një eveniment të veçantë në historinë e kulturës kombëtare, sepse është një kontribut bashkëkohor në teorinë e njohjes, kuptimit dhe interpretimit shkencor të natyrës dhe mjedisit ku shtrihet veprimtaria njerëzore, jo vetëm në Shqipëri dhe jo vetëm në gjeologji, jo vetëm në shkencat e natyrës, por edhe në filozofi.

Libri paraqet një sintezë të shkencave të Tokës, ku vend parësor zë origjina e shkëmbinjve magmatikë të kores tokësore, që në bashkëveprim me ujin dhe ajrin transformohen e zhvillohen duke formuar sedimentosferën, shtresën pedologjike dhe biosferën. Mbulesa pedologjike e kores shkëmbore përfaqëson rrënjët e evolucionit biologjik dhe del në pah kuptimi filozofik i formave të transformimit të materies në Tokën tonë, që autori e vështron si “një objekt të universit, që e kemi mostër në duart tona”.

Brez pas brezi njeriu është bërë kureshtar të dijë se si funksionon bota: në mënyrë të vetvetishme apo sipas ndonjë kurdisjeje të paracaktuar që drejton edhe ndodhitë historike? Një pjesë e madhe njerëzish ndikohen për të vënë në dyshim bashkëveprimin dhe shndërrimin e materies që ka formuar dhe zhvilluar Diellin dhe Tokën; botën e gjallë dhe evolucionin që përsosi organizmat drejt gjinive, grupeve dhe llojeve që shohim sot, prej të cilave gradualisht u zhvilluan dallimet anatomike dhe fiziologjike drejt paraardhësit të njeriut, i cili ruante gjendjen natyrore gjersa rrethanat i imponuan të bëjë dhe të përdor vegla të thjeshta dhe të evoluojë drejt qytetërimit. Ne këtë fushë teoritë spekulative nuk kanë munguar dhe hipotezat shkencore kanë zëvendësuar njëra-tjetrën, pa pretenduar se është thënë e vërteta e fundit. Stacionet orbitale dhe anijet kozmike të këtyre 50 vjrtve kanë sqaruar shumë anë pro dhe kundër hipotezës mbi prejardhjen e universit dhe kanë ndriçuar mirë ndërtimin e kozmosit që na rrethon. Shtetet e fuqishme kanë vënë në dispozicion të satelitëve artificialë dhe të pajisjeve për studimin e hapësirës kozmike, fonde marramendëse, çka nuk bëhet vetëm për dituri, por edhe si kërkesë e dalë nga fusha e zbatimit praktik të shkencës dhe teknologjisë, që i shërben zhvillimit modern dhe shfrytëzimit tërësor të burimeve që janë ende të fshehura thellë në tokë dhe në gjirin e planetëve. Mjetet e sofistikuara të ndërlidhjes, të transportit, të fushës mjekësore, të hartografisë, të fotografimit, të fushës ushtarake që gëzojmë sot kanë lidhje të drejtpërdrejtë me satelitët artificialë dhe stacionet orbitale. Pa këto zbulime nuk do të kishim as telefona celularë, as aviacion, as kompjutera dhe as mjete diagnostike të sëmundjeve; nuk do të kishim mjete të parashikimit të motit

Page 13: Artikuj Debatues Per Teorine e Tokes Ne Rritje Dhe Zhvillim

dhe perspektivën e afërt të parashikimit të tërmeteve e të vullkaneve. Zbulimet në këto fusha, që e kanë munduar me shekuj njerëzimin, kanë vënë në dispozicion të shkencëtarëve të Tokës dhe të hapësirës dëshmi bindëse për ta njohur Tokën ashtu siç është: objekt kozmik në një skutë të universit, siç e perceptojmë prej veprës që na ka dhënë gjeologu ynë Vedat Shehu. Kjo njohje na orienton për të formuar koncepte më të kthjellëta për ligjet universale që veprojnë në kushtet e veçorive të Tokës. Libri i Vedat Shehut u është drejtuar 98 referencave burimore të jashtme dhe të vendit dhe është vlerësuar me nota maksimale nga 13 shkencëtarë brenda dhe jashtë Shqipërisë. Shumë prej tyre janë të njohur në shkencën e Tokës si planet apo të objekteve kozmike të universit. Njeri prej tyre është Klif Ollier, pedagog në universitetin e Sidneit në Australi, i cili është njohur me veprën dhe me realitetin gjeologjik të Shqipërisë. Ky personalitet shkruan për veprën që po analizojmë: “Vedat Shehu ka përpiluar një libër të shquar, që unë do t’ua rekomandoj gjithë shkencëtarëve të Tokës. [...] 50 vjet më parë shkenca kishte pikëpamje krejt të ndryshme nga këto të sotmet. [...] Shehu merr për bazë një truall për të cilin njerëzit nuk janë familjarizuar.” Me këtë përcaktim na bëhet e ditur se vepra e profesor Shehut ka mbështetjen e zbulimeve më të fundit të shkencës dhe autori është bërë një zë origjinal në zhvillimet e sotme për studimin e Tokës si një objekt i universit.

Aty nga viti 1964 s’kisha shumë kohë që punoja si inxhinier gjeolog në studim-kërkimin e strukturave naftëmbajtëse në brezin e rrudhosur adriatiko- jonik, kur më tërhoqi vëmendjen përmendja e emrit të Vedat Shehut, si shkaktari që shpimet kërkimore të sapofilluara në depresionin e Korçës ishin ndalur, tërhequr dhe duhej t’u gjendej një tjetër front pune. Midis gjeologëve të vjetër u zhvilluan diskutime spontane, pro dhe kundër ndërhyrjes së një gjeologu të largët, jashtë problemeve të kërkimit të naftës. Këto diskutime tërhoqën vëmendjen time dhe krijuan tek unë dëshirën për të kuptuar pse-në e kësaj ndërhyrjeje. Profesori i sotëm, gjeologu i ri i atëhershëm, në një shërbim kishte takuar në terren gjeologët e naftës dhe qe habitur kur kish marrë vesh se ata kishin filluar shpimet kërkimore bazuar vetëm në një shprehje të një autoriteti, që pati rekomanduar kërkimin e naftës edhe në Gropën e Korçës. Kjo ide e hershme qe përcjell tek të tjerët pa u verifikuar, pa bërë një kartogarafim gjeologjik të orientuar. Pasi nuk i kish bindur gjeologët fushorë se po bënin punë boshe duke iu nënshtruar një projekti burokratik, inxhinier Vedati u detyrua të njoftonte vetë dikasterin me anën e një njoftimi me titull: “A është naftëmbartës depresioni i Korçës?”, ku nënvizonte absurditetin e kërkimit të naftës në një zonë me një histori të zhvillimit gjeologjik dhe paleogjeografik, që dëshmonte se zona nuk kish kushte as për formimin e naftës, as shtresa apo struktura kolektore të naftës, por edhe nëse do të ishin formuar shtresat dhe strukturat naftëmbajtëse, ato do të ishin shkatërruar totalisht gjatë epokave pasardhëse. E solla këtë episod për të treguar esencën e individualitetit të gjeologut Vedat Shehu si gjeolog praktik, i palodhur, i vëmendshëm, me fantazi, logjik të fortë dhe me iniciativë. Imazhi që formova për këtë gjeolog u përforcua kur u njoha me faktet e reja dhe interpretimet e tij origjinale në disa publikime dhe më vonë në bisedime të drejtpërdrejta. Nga interpretimet e tij, që kanë ndryshuar konformizmin e pabazuar në realitetin gjeologjik, më duhet të përmend: 1) interpretimi që mohon rolin e së ashtuquajturës transversale Shkodër-Pejë për ndarjen artificiale të albanideve në veriore dhe jugore, në mospërputhje me ndarjen funksionale në të brendshme dhe të jashtme; 2) argumentimi se struktura e gëlqerorëve të Vaut të Dejës dhe e graniteve të Fierzës janë përkatësisht autoktone dhe jo aloktone, siç paraqiteshin nga autoritet shkencore të kohës; 3) kuptimi i stratigrafisë së zonës së Cukalit me përkufizimin hapësinor të triasikut gëlqeror në 13 metra trashësi në prerjen e Komanit; 4) argumentimi me fakte i mungesës së vullakanizmit jurasik me të cilët lidhet gjeneza e bakrit dhe e polimetaleve; 4)kuptimi i relativitetit të mbihipjeve tektonike dhe i mbizhvendosjes së zonës tektonike të Mirditës. Por abstraksioni i kolegut dhe shokut tim Vedat Shehu ka arritur kulmin e arsyetimit shkencor pikërisht me vështrimin e tij që prej shkëmbinjve të

Page 14: Artikuj Debatues Per Teorine e Tokes Ne Rritje Dhe Zhvillim

sipërfaqes vështrimin e tij e ngul deri në bërthame të Tokës dhe e integron me transformimin universal të materies në hapësirat me pamasë kozmike.

Me këto argumentime del në pah fare qartë se interpretimet teorike të profesor Shehut janë të bazuara në njohjen e thellë të fenomeneve dhe proceseve gjeologjike prej punës kërkimore këmbëngulëse dhe të zgjatur në kohë. Këtej kuptohet se “Toka në rritje dhe zhvillim” është produkt i një veprimtarie të gjatë dhe të mundimshme, që përmbledh një punë skrupuloze në studimin e punimeve shkencore dhe një punë të mirëfilltë fushore për studimin e vetive dhe përmbajtjen e shkëmbinjve të formuar në faza të njëpasnjëshme të zhvillimit të trojeve tona, të strukturave të albanideve. Në këtë kuptim, kemi një autor sa botëror aq dhe kombëtar. Tezat, interpretimet dhe konkluzionet teorike që shtrohen dhe argumentohen në libër i shërbejnë njëherazi praktikës studimore gjeologjike, orientimit të kërkimeve planetare dhe zhvillimit të mëtejshëm të shkencës së yjeve. Libri që kemi në dorë nuk është produkt i një frymëzimi sporadik, as adaptim përmbledhës studimesh të mëparshme, por vepër origjinale e pazakontë, për të cilën autorit i janë dashur me shumë se tri dekada për të na e prurë në versionin e përsosur që e kemi tani në duart tona. Konceptet teknike dhe filozofike te gjeologut Vedat Shehu për universin dhe Tokën u paraqitën për publikim në formë artikulli qysh në vitin 1978. Këto koncepte, pasi u shqyrtuara nga redaksia e kohës, e mbytur nga ngarkesat politike, u shmangën nga botimi me etiketën “në to ka shtrembërime ideore dhe shkëputje nga praktika kërkimore”. Akulli i refuzuar dhjetë vjet më vonë u kthye në libër, kur u botua versioni i parë me titull “Toka në zhvillim”. Opinioni tekniko-shkencor i kohës e vlerësoi pozitivisht këtë vepër, që ishte e vetmja e llojit të vet në gjuhën shqipe. Libri u përpi nga lexuesit dhe brenda javëve të para s’gjendej më nëpër librari. Autori nuk rreshti se kërkuari, ballafaquari, studiuari dhe analizuari, informacionet dhe publikimet e reja tekniko shkencore si në fushën e strukturës së brendshme të Tokës, ashtu dhe të hapësirës së universit. Në të dyja drejtimet të dhënat dhe interpretimet këta 50 vjetët e fundit janë rritur në mënyrë të pakrahasueshme me fazat historike që nisin qysh kur njihet evolucioni natyror si shkencë. Këtë informacion të saktë dhe të besueshëm autori nuk mund ta linte pa ia servirur lexuesit të vet pa ia nënshtruar arsyetimit konsekuent shkencor. Ishte një sukses i madh fakti që progresivisht informacioni shkencor përputhej me hipotezat e parashtruara në botimin e vitit 1988. Ky fakt është sa inkurajues aq dhe kartë krediti për botimin e veprës në gjuhën angleze (Tiranë, 2004 dhe USA 2005). Ribotimet janë plotësuar derisa teoria më e plotësuar paraqitet në versionit te sotëm që nxori shtëpia botuese “Dudaj”.

Baza teorike e librit qëndron në përkufizimin e trajtave bazë të materies kozmike në të zakonshme atomo-molekulare; në të superngjeshur të yjeve kuark-nutronik dhe vrimave të zeza dhe në të superrrelluar të fushave fizike dhe rrezatimit. Këtë përkufizim autori e nxjerrë prej fizikës kuantike, që i studion grimcat elementare, ultraelementare të përqendruara në strukturën e atomit apo të stërpërqendruara në të yjet kompaktë dhe në lëvizje të shpërndarë si rrezatim apo fushë fizike. Këtej del edhe nocioni i energjisë si materie në lëvizje apo potencialisht në lëvizje. Me këtë koncept për materien bije nocioni standard se majerja është e ngurtë, e lëngët dhe e gaztë, që i takon vetëm trajtës atomomolekulare të materies, gjendjeve fazore të saj.

Libri i autorit Shehu na jep analizën e proceseve shndërruese në univers. Gjejmë në vepër se universi shtrihet tej rrezes së universit të vrojtuar. Ky univers nuk mund të jetë i mbyllur nga një kupë qiellore kozmike me Tokën në qendër, përkundrazi, Toka ndodhet në një skutë të tij. Universi fillon kudo dhe nuk mbaron kurrkund. Këtë e kanë vërtetuar vrojtimet e sofistifikuara astrofizike dhe astrokimike, sondazhet nëpërmjet anijeve kozmike përmbajtja e gurëve të analizuar, nga meteoritët dhe mostrat e prura nga ekspeditat kozmike.

Page 15: Artikuj Debatues Per Teorine e Tokes Ne Rritje Dhe Zhvillim

Galaktikat, yjet, sistemet diellore, planetët, materiali gazoropluhuror copëzore në hapësirat kozmike, fushat fizike, rrezatimet, të gjitha janë pasoja të bashkëveprimit dhe transformimit të materies kozmike në kushte të veçanta të presionit, të temperaturës dhe të rëndesës. Toka jonë, ashtu si ngjasorët e grupit të vet, përbën veçse një planet silikat me gjallëri të brendshme dhe me fushë magnetike shumë më aktive. E veçanta e teorisë qëndron në argumentimin e pranisë së një thelbi gjeosferik të stërngjeshur, të transformueshëm në bërthamë, që është burim i pashtershëm materieje atomomolekulare dhe korpuskularo-energjetike dhe në formë flurishente njëkohësisht. Është ky proces transformimi i pashtershëm që e ka bërë Tokën planet të gjallë jo vetëm me dinamikën e zhvillimit gjeologjik, por dhe me fillimin e jetës së mikroorganizmave të zhvilluara shkallë-shkallë deri kur merr hov dukuria jetësore e fotosintezës. Kjo dukuri është e vetmja që e bën të dallueshme Tokën nga planetët e grupit të vet. Evolucioni biologjik nëpërmjet seleksionimit natyror dhe mutacioneve të natyrshme ka ecur paralelisht me evolucionin e gjeosferave të Tokës. Sigurisht që proceset e natyrshme të bashkëveprimeve do të kenë arritur në shfaqjen e formave të ulëta të jetës edhe në planetë të tjerë.

Një koncept thelbësor i ri, që argumenton origjinalisht autori shqiptar është ai i pranisë së rruzave apo bërthamave të superngjeshura të transformueshme në mjegullnajat yjeformuese. Në procesin e formimit dhe konsolidimit të sistemit tonë diellor, në një mjegullnajë të tillë, u arrit që bërthama e Tokës me thelbin e saj gjeosferik të superngjeshur të bëhet një diell në miniaturë. Ky mini dell qëndron i izoluar brenda pështjelljes silikate të gjeneruar prej vetvetes, ndërsa Dielli u kushtëzua prej të qenit yll të mbetet bërthamë supergjigant me thelb heliosferik të superngjeshur, në pamundësi për t’u bllokuar nga majerja atomomolekulare që ai prodhon vetë. Proceset e transformimit të heliosferës së superngjeshur në diell nxjerrin, së bashku me fushat fizike dhe rrezatimet, edhe materie atomomolekulare. Të njëjtat procese transformuese ndodhin edhe në gjeosferën e superngjeshur të thelbit të bërthamës së Tokës, por të pakrahasueshme për nga përmasat.

Rritja dhe zhvillimi i Tokës është i nxitur nga vetitë e bërthamës më saktë thelbit të saj, që është analog në tërë objektet kozmike aktive që rrotullohen mbi bazën e ligjit universal të rëndesës apo gravitacionit. Vetë formula e kësaj force si formulë identike me atë të llogaritjes të forcës elektrostatike konfirmon se trasmentues i kësaj force është gravitoni, analog me elektronin, por i një sistemi tjetër. Këtej argumentohet se gravitacioni është pasojë procesi dhe objektet kozmike aktive emetojnë gravitone dhe gravitizojnë objektet inaktive. Këta të fundit mbartin gravitacion të induktuar. Kjo tregon se rëndesa është forme specifike e shfaqjes së materies në trajtën e fushës si pasojë e transformimit të trajtës së tejngjeshur. Ne bërthamën e Tokës dhe në bërthamat e trupave kozmikë dinamikë proceset që japin fushë magnetike me energji flurishente, rrezatime, materie atomomolekulare janë të ngjashme me ato që ndodhin në transformimin e bërthamave të atomeve të disa elementeve kimike të mirënjohur. Kjo ngjashmëri nuk është rastësore. Ajo është bazë e mikro dhe makro kozmosit dhe lidhjes së tyre, jo vetëm logjike, por dhe eksizstentciale. Analogjia e bërthamës së planetëve dhe të vetë sistemeve yjore, me bërthamën atomike përbën një dëshmi më shumë për vërtetësinë e teorisë së rritjes dhe zhvillimit të planetëve prej proceseve të njëjta që ndodhin në yje.

Bërthamat e trupave qiellorë do ta ruajnë me xhelozi fytyrën e tyre nga publiku, si pjesa më misterioze e ekzistencës dhe dinamizmit të universit. Këtë bërthamë kemi fatin ta njohim nëpërmjet abstragimit shkencor të dhënë në veprën e Vedat Shehut, i cili meriton falënderimet dhe mirënjohjen e lexuesve jo vetëm shqiptarë.

Pak më shumë se rreth 4.6 miliardë vjet më parë ka nis formimi i sistemit tonë planetar. Përpara kësaj ngjarjeje në hapësirën e galaktikës tonë

Page 16: Artikuj Debatues Per Teorine e Tokes Ne Rritje Dhe Zhvillim

vazhdonin proceset transformuese dhe shpërthimet gjigante kozmike. Një nga këto shpërthime formoi nebulozën apo mjegullnajën me rruzat e superngjeshura në transformim. Nga rruzat e stërngjeshura të kësaj mjegullnaje gjigante, në kushte të caktuara u ndanë ato të sistemit tonë diellor; ku rruza gjigante formoi protodiellin dhe përqark tij rruzat e vogla, duke u transformuar formuan, protoplanetët, të cilët u diferencuan sipas kushteve të brendshme dhe atyre orbitale dhe secili ndoqi rrugën e vet. Me këtë shpërthim u kalua në një formë tjetër të ekzistencës dhe transformimit të materies, që në Tokë shkakton rritjen e rruzullit dhe zhvillimin e kores shkëmbore, evolucionin e biosferës, botës sonë.

Një problem i diskutueshëm në rrethet shkencore nëpër botë ka qenë shtjellimi i procesit të formimit të diferencuar të kores kontinentale më të vjetër dhe asaj oqeanike më të re. Që nga gjysma e dytë e shekullit të kaluar teori me më shumë autoritet u bë dhe vazhdon të jetë ajo e pllakave. Sipas saj koria e tokës përbëhet prej pllakash masive të lëvizshme të ndara nga çarje gjigante. Lëvizja e tyre sjell pasoja; së pari, kur ato largohen nga njëra-tjetra zhvendosen të mbartura prej rrymave vorbulluese të masës së rrjedhshme të nënkores, njëkohësisht me largimin bëhet futja e lëndës së gjeneruar rishtas, që konsolidohet në kore të re oqeanike; së dyti, kur pllakat ndeshen me njëra-tjetrën në vendin e shtrëngimit njëra pllakë deformohet, duke formuar vargmale, kurse tjetra zhytet drejtë thellësisë, duke u bërë pjesë e rrymave vorbulluese. Për teorinë e gjenerimit të materies prej proceseve në bërthamë është e papranueshme kjo hipotezë, sepse teoria e pllakave me mënyrën e vet të interpretimit bie në kundërthënie, sepse mohon atë që dëshmon vetë, që koria oqeanike shtohet progresivisht me masë shkëmbore magmatike; mohon argumentin që demonstron se rritja e kores oqeanike është dëshmi për rritjen e tërë rruzullit. Sikur teoricienët e tektonikës së pllakave të kuptonin se fundi oqeanik nuk nderet, por zgjerohet, sepse tërë rruzulli zmadhohet do të konkludonin se shkaku i këtij fenomeni do të gjendej në bërthamë mbase duke supozuar ndonjë mekanizëm tjetër gjenerimi. Përballë varianteve të tektonikës së pllakave qëndrojnë faktet e integruara me logjikë të forte shkencore që demonstrojnë se koria tokësore shtohet progresivisht. Kjo kore e formuar rishtas është derivat final i kombinimeve të elementeve kimikë që i emeton bërthama prej shndërrimit të thelbit të saj të tejngjeshur. Autori Shehu dhe shumë përkrahës nuk e zhvlerësojnë tërësisht teorinë e pllakave. Ata njohin bazën fakteve që vërtetojnë largimin e kontinenteve si dhe vet dukurinë e mbështetjes së saj në një veprim dinamik të prekshëm, që në rastin konkret janë pllakat e lëvizshme. Të dyja teoritë pranojnë përbërjen strukturore të planetëve, Diellit dhe të yjeve, por ndahen në pjesën funksionale të mekanizmit gjenerues të magmës shkëmbformuese. Teoria “Shehu”, ndryshe nga ajo e pllakave, arsyeton zhvillimin dhe ndërtimin sferocentrik të krejt Tokës, duke përfshirë edhe bërthamën e brendshme me strukturë dhe sjellje krejt të ndryshme nga bërthama e jashtme. Këto interpretime janë të bazuara në rezultatet e fizikës së grimcave dhe atë kuantike, në arritjet e fundit gjeokimike e gjeofizike, kozmokimike e astrofizike. Teoria është përllogaritur matematikisht dhe është shume afër parafytyrimit real të lexuesit.

Autori strukturën e Tokës e krahason me atë të një kokrre pjeshke, kurse procesin e rritjes me atë të një kokrre portokalli në proces rritjeje, ku gjurmët e padukshme të të prerave me një teh brisku të lëna në lëvozhgë, hapen dhe bëhen brazda kur kokra rritet dhe arrin të piqet. Kjo të kujton çarjen e stërkontinentit, largimin e blloqeve kontinental dhe formimin e oqeaneve midis tyre. Në rastin e pjeshkës lidhja e rritjes me bërthamën është më pak e dallueshme, por më funksionale. Ashtu si bërthama, më saktë thelbi i saj e bënë pjeshkën pjeshkë, edhe Tokën e ka bërë tokë bërthama, më saktë thelbi i saj.

Në pajtim me ekuilibrin gravitativ të trajtës sferoidale të tokës, korja

Page 17: Artikuj Debatues Per Teorine e Tokes Ne Rritje Dhe Zhvillim

oqeanike, si më e rëndë, krijon depresionet dhe honet globale midis copave kontinentale më të lehta të larguara dhe në pozicione të ngritura. Kjo strukturë globale ka kushtëzuar mbushjen me ujë të ultësirave oqeanike. Ka një shkencë, që quhet “oqeanografi” dhe një të dytë, që studion fundin shkëmbor të oqeaneve. Kjo është e justifikueshme derisa oqeanet përbëjnë 2/3 e rruzullit. Shkencat oqeanike janë në një linje me konkluzionet gjeologjike të platformës “Shehu”.

Për të bërë të njohur teorinë e vet të rritjes planetare, të rolit aktiv te bërthamave dhe atë të shkakut të formimit të diferencuar të kores të oqeaneve nga e kontinenteve, shkencëtari Shehu ka zhvilluar një korrespodencë të gjerë me studiues të interesuar në të tërë botën. Nuk ka qenë e lehtë as të pranohej dhe as të injorohej teoria “Shehu”. Një pjesë të debateve që janë zhvilluar në intermet për këtë problem autori na i ka dhënë të shkruara në fund të librit në fjalë. Në këtë kuptim, nuk kemi të bëjmë vetëm me zhvillimin e Tokës, por dhe të vete teorisë së zhvillimit të saj që aktualisht nuk është teori e vetme në shkencën konteporane të yjeve. Vetë lexuesi duhet të krijojë bindjen në vërtetësinë e secilës nga teoritë, që autori na i ka sqaruar pa paragjykim ne librin e vet.

Nuk mund të lë pa përmendur kuptimin matematik dhe filozofik të numrit zero. Matematikisht thotë autori, zeroja ekziston si kufi ndarës i numrave pozitivë me ata negativë. Shkenca e fizikës e ka përcaktuar zeron absolute të ngrirjes të bashkëveprimeve të materies atomomolekulare, por nuk ka mundur të vendos një cak të sipërm të temperaturës, cak që nuk mund të tejkalohej nga asnjë rrezatim nga bashkëveprimet kozmike shpërthyese. Në kuptimin fizik zeroja nuk ekziston dhe kemi të bëjmë me një përcaktim filozofik të ekzistencës së materies në lëvizje. Në analogji me zeron analizohet koha dhe hapësira, që janë parametra për të përcaktuar ngjarjet e bashkëveprimit të materies në lëvizje, janë plotësim i njëra tjetrës. Parametrat janë tregues për të përcaktuar gjendjen apo cilësitë e materies. Në këtë kuptim teoria Shehu e konsideron të pakuptimtë termin përkulje e hapësirë-kohës. Shtjellimi i këtyre nocioneve filozofike na është dhënë në libër për të krijuar bindjen e vërtetësisë së teorisë së rritjes dhe zhvillimit të Tokës ku ne jetojmë dhe kryejmë veprimtari transformuese me të gjitha format e materies atomomolekulare dhe rrezatuese. Kurse trajta e materies së superngjeshur është jashtë mundësive për të qenë në fushën e veprimtarisë tone, sepse u takon objekteve astrale të kozmosit dhe bërthamës së Tokës.

Libri i profesor Vedat Shehut përbën një ndihmesë të veçantë në serinë e botimeve shkencore në shqip. Nëpërmjet studimit të të dhënave të fundit mbi gjithësinë autori ka vërtetuar se Toka është ndër objektet e gjallë të gjithësisë me energjinë e vetë të brendshme, që buron nga një materie në trajtë të stërngjeshur e pozicionuar si një gjeosferë e stërhollë në zonën qendrore të rruzuzullit.

Mbi bazën e kësaj teoreme shtjellohen terë proceset e pajetë dhe jetësore që zhvillohen në gjithësi dhe në Tokë. Zëri i shkencëtarit Shehu është origjinal dhe ka siguruar përkrahjen e shumë autoriteteve shkencore botërore. Vepra e tij krahas rëndësisë astronomike na njeh me analiza të thella në fushën e shkencave ekzakte si dhe në fushën e filozofisë, biologjisë, mjedisit dhe të shkencave të zbatueshme në sferën e veprimtarive në mjedisin tokësor. Nuk mund të quhesh njeri i plotësuar në fushën arsimore nëse nuk njeh mjedisin ku jeton dhe punon. Mund të jesh inxhinier, që harton e zbërthen projekte, mund të jesh gjeolog apo pedolog, mund të jesh gjuhëtar, që vepron me shumë gjuhë, mund të jesh jurist klasi a specialist bujqësie, ashtu siç mund të jesh ushtarak apo filozof, nëse nuk ke përvetësuar teorinë e mjedisit, vlerat intelektuale janë të kufizuara.

Profesor Shehu vjen nga një e kaluar profesionale shumë vepruese. Ka

Page 18: Artikuj Debatues Per Teorine e Tokes Ne Rritje Dhe Zhvillim

punuar në ekspeditat gjeologjike dhe shumicën e jetës e ka kaluar në mes të shkëmbinjve dhe analizave të mostrave të shkëmbinjve, të Alpeve. Korabit, Malit të Thatë dhe të tërë Atdheut. Përbën shembull frymëzimi për gjeologët e rinj, në shërbim të zbulimeve të tjera gjeologjike. Si komb jetojmë në një pjesë rruzulli ku nëntoka vazhdon të ruaj thesare të njohura dhe të pa njohura. Del detyrë që këto pasuri të zbuluara të rivlerësohen dhe të zgjerohen në bazë të arritjeve shkencore botërore, integrimin më të lartë të të cilave e gjejmë tek teoria e bujshme e Tokës në rritje dhe zhvillim. Dhe mbi këtë bazë teorike të vështrohen kërkimet dhe zbulimet e ardhshme në gjeomjedisin tonë. Prapambetja në prodhimin e mjeteve të sofistikuara të teknologjisë së lartë te ne nuk ndikon fare në kapacitet dhe arritjet e njerëzve tanë në progresin shkencor dhe zotërimin e manipulimin e teknologjisë së sofistikuar që gjendet në tregun global.

Shkencëtarët tanë kanë rastin dhe mundësitë të japin ndihmesë krejt të veçantë për kombin. Bashkërendimi i forcave shkencore të tëra trevave shqiptare përbënte një ëndërr të rilindësit tonë të madh Sami Frashëri.

Me këtë rast më ka lindë dëshira që të gjithë bashkëkombësve të mi që arsyetojnë në mënyrë të pavarur dhe që janë të prirur për të mos lejuar mangësi në formimin e plotë ideor t’u rekomandoj: “Mos rrini pa lexuar këtë libër shumëvlerësh, që revolucionarizon mënyrën e të arsyetuarit objektiv”

1) Nje veshtrim nga une dhe komentet per Liberin.

4)

Vedat Shehu: Toka në Rritje dhe ZhvillimE Diel, 27-02-2011, 07:59pm (GMT)

Një Teori e pazakontë për Tokën në Rritje dhe Zhvillim

Toka në Rritje dhe Zhvillim

(Vështrim gjeoteorik mbi materjen në transformim)Tiranë 2009USA 2005

Page 19: Artikuj Debatues Per Teorine e Tokes Ne Rritje Dhe Zhvillim

Nga Vedat Shehu

Prof. Vedat Shehu është me origjinë nga Borshi i Vjetër; lindur në Delvinë 1935; diplomuar inxhinier gjeolog (në VSB, Çeki 1959); dekoruar me tre Urdhëra Pune dhe Çmim Republike. Fillimisht ka punuar në kerkimin e mineraleve të dobishme (1959-1962), me pas, deri me tani, në kerkimet dhe studimet inxhiniero-gjeologjike. Ka marre pjesë në shumë veprimtari shkencore: bashkëpunetore në perpilimin e hartës gjeologjike të Shqipërisë, pjesëmarrës në Seminarin Nderkombetar të Urbinos në Itali “Konceptet e Reja në Tektonikën Globale” (29 Gusht – 01 Shtator 2004). Puna e tij është përqëndruar në studime gjeologjike e inxhiniero-gjeologjike të lumenjëve, zonave industriale, urbane, si dhe për problemet e proceseve gjeodinamike: rreshqitjet, tërmetet, ujërat nënëtokesor, etj. Nëpër artikujt shkencor ka nxjerrë në pah një kuptim real hapsinoro-kohor të strukturave gjeologjike, të magmatizmit dhe relativitetin e mbihipjve të zonave të veçanta dhe të krejt Albanideve. Integrimin më të lartë shkencor të tij e gjejmë tek libri “Toka në Zhvillim” (Tiranë 1988), “The Growing and Developing Earth” (USA 2005) dhe në këtë botim të zgjeruar.

Dy fjalë per konceptimin e Teorise: Grafinë e skanerit të bërthamës se Tokës na e kane paraqitur edhe me tekst shkenctarët seismologjisë ne bazë të përshkueshmërisë së valëve gjatësore të dridhjeve nga tërmetet. Ashtu, siç kemi mësuar, falë përvojës, të lexojmë midis rradhëve, dmth per ato që nuk janë shkruar dhe del e nevojshme si rrjedhshmeri e mendimit logjik, të thuhen, po ashtu mund te lexojmë grafinë e paraqitur për bërthamën e Tokës. Kontakti i berthamës se jashtme me berthamen e brendshme, të shtanget dhe me shpejtësi rrotullimi rreth bushtit të diferencuar, deshifrohet me prani të një cipe apo diafragme active ndarese që funksionon si vatër transformimi të një trajte materjeje në një tjetër duke emetuar plazmë dhe rrezatim. Nga ky transformim çlirohet energjia, e cila, si në çdo vatër kalon kryesisht në anënën e jashtme. Po ashtu çlirohen thërmija që riorganizohen ne lëndë atomo—molekulare. Në ketë rast energjia e çliruar, duke dalë jashtë vatrës mban ne gjendje të shkrire bërthamën e jashtme, ndërsa fragmenti fare i vogël i energjisë së çliruar mban në gjendje kalimtare lënden para se të ngurtezohet dhe t’i bashkangjitet bërthamës se brendshme. Në këtë mënyrë rritet berthama e brendshme dhe tërë Toka.

Esenca e teorisë: “Ç’mund të thoshnim për bërthamën e pjeshkës, sikur të njihnim vetëm cipën e saj dhe diçka nga tuli?...

Edhe për planetin tonë mund të themi se nuk e ka bërë

Page 20: Artikuj Debatues Per Teorine e Tokes Ne Rritje Dhe Zhvillim

ai bërthamën, por bërthama, më saktë thelbi i saj, e ka bërë tokën Tokë”

V ë s h t r i m mbi teorinë e “T o k ë s n ë R r i t j e d h e Z h v i l l i m”

Formulimi i teorisë: ”Transformimi i materjes në thelbin e stërngjeshur të ’’ bërthamës është shkaku i rritjes dhe zhvillimit të Tokës qysh nga origjina” ’Në këtë formulim janë ngjizur konceptet origjinale që e bëjnë teorinë e Tokës në Rritje dhe Zhvillim teori të pazakontë. Këto konceptime janë: - për trajtat bazë të materjes në transformim;- për konceptimin e energjisë si materje në lëvizje që rezulton në procesin e bashkëveprimit dhe transformimit të trajtave të materjes. - për thelbin energjitik të bërthamës së Tokës si objekt kozmik aktiv; - për modifikimin e origjinës së Tokës në suazën e sistemit planetar; - për rritjen (resp. ekspansionin) e Tokës prej procesit transformues të thelbit të stërngjeshur të bërthamës; - për shkakun e zhvillimit gjeologjik të kores tokësore.

Në se do të arrihej të pranohej formulimi i mësipërm, do të krijohej një bazë e re teorike për të orientuar më mire si kërkimet gjeologjike, ashtu dhe ato kozmike. Transformimi i materjes është në bazën e çdo zhvillimi, çdo procesi, por të veçantën e kësaj teorie e shohim tek transformimi i një materjeje të stërngjeshur që shkakton procesin e rritjes dhe zhvillimit të Tokës që nga origjina, si një objekt në një skutë të universit të pafund.Teoria e sotme standarde dhe dominuese e zhvillimit të rruzullit, Tektonika e Pllakave, e ka mohuar alternativën e zmadhimit të tokës, sepse ky koncept, i formuluar së pari nga Montavani, u pat konsideruar absurditet prej teorisë së zhvendosjes së kontinenteve të Vegenerit. Sipas kësaj teorie i vetmi kontinent global i dikurshëm, “Pangea”, i rrethuar nga oqeani botëror “Panthallasa”, u coptua dhe mandej pjesët u larguan nga njëra tjetëra, në një rruzull tokësor me rreze fikse. Kjo teori e zhvendosjes së kontinenteve, për mungesë të gjetjes të një shkaku të pranueshëm, pat mbetur në haresë për gjysëm shekulli, gjersa, nga e braktisur, u përtërit dhe u përforcua me të dhënat nga koria shkëmbore oqeanike, kur doli në pah se edhe tabani oqeanik është i ndarë në copa (pllaka) që, ndërsa reciprokisht largohen, në anën tjetër afrohen dhe përplasen me njëra tjetrën. Të gjithë oqeanet i përshkon kreshta mesoqeanike globale që përshkohet, në tërë gjatsinë e saj, nga një thellim apo çarje. Koria në këtë thellim

Page 21: Artikuj Debatues Per Teorine e Tokes Ne Rritje Dhe Zhvillim

dhe në të dy anët e çarjes është fare e re dhe vjetërohet progresivisht drejtë kontinenteve. Me këto të dhëna të reja, megjithëse revolucionarizuese për kohën, nuk u arrit të pranohej fenomeni i zmadhimit. Një fenomen i tillë kerkonte të thyhej korniza e skemave klasike të hipotezave bazë të planetformimit, gjë që ishte jashtë mundësive të studjuesve të tokës. Nga ana tjetër, kozmologët as që kujtoheshin që të dhënat e bujshme e të papritura, të përftuara rishtas nga Toka, t’i integronin me zbulime, edhe më befasuese, nga kozmosi. Pikërisht kjo ngathësi në bashkërenditjen e arritjeve në studimin e dinamikës së kores tokësore, të bërthamës së tokës dhe të objekteve të hapësirës kozmike, ka imponuar pranimin e mekanizmit të sajuar të tetonikës së pllakave edhe në kozmologji (planetarologji). Me anën e këtij mekanizmi, zmadhimi i kores oqeanike konsiderohet, jo si demonstrim i zmadhimit të të gjithë rruzullit, por vetëm si hapje apo nderje e fundit oqeanik në vetvete. Mandej që të justifikohet rrezja konstante është hamëndsuar se në të njëjtën masë që koria shtohet, po në atë masë është sajuar pakësimi i saj; pllakat mbarten nga rymat e nënkores dhe zhvendosen gjersa, në vëndet e përplasjes, njëra pllakë kalon nën tjetrëen dhe zhytet në brendinë e nxehët e të rrjedhëshme të mantelit dhe, pasi rishkrihet, merrë pjesë në qarkullimin e lëndës shkëmbore viskoze duke përfunduar përsëri tek çarja e origjinës, ku ngjitet për në sipërfaqe dhe përfundon qarkullimin e vet, duke u kthyer përsëri në kore shkëmbore të shtangët.Mjafton të kuptohet se kjo ide e qarkullimit të kores shkëmbore nuk mund të ndodh, menjëherë kalohet pa mëdyshje në alternativën e zmadhimit të tokës. Që toka është një sferë me rreze që zmadhohet progresivisht vërtetohet edhe me faktin që kontinentet puqen gati plotësisht në një sferë me rreze më të vogël, pak më shumë se gjysma e aktuales (0.575R), që përftohet pa sipërfaqen e oqeaneve dhe të vëllimit përkatës. Nga teoricienët themelues të rritjes së rrezes së tokës, si dhe nga shumica e pasuesve të tyre, ky fenomen është quajtur zgjerim apo ekspansion i tokës. Megjithëse prej tyre jepen shumë fakte, nxirren shumë argumenta dhe bëhen disa interpretime si në drejtim të vërtetimit të zmadhimit, ashtu dhe në drjtim pamundësisë së pranisë së mekanizmit të pretenduar nga Tektonika e Pllakave, prej tyre nuk është arritur tek ndonjë interpretim i pranushëm për shkakun e zmadhimit, dmth për mekanizmin që gjeneron procesin. Pikërisht, për atë arsye që dikur qe lënë mënjëanë mobilizmi fillestar i Vegenerit, aktualisht vështrohet shtrembër Ekspansionizmi, që pa u mbështetur në një shkak të pranueshëm të vetin, pretendon të shmang mekanizmin e sajuar të Tektonikës së Pllakave. Në disa variante, ekspansioni paraqitet si një zmadhim spontan në një faze të caktuar të historisë së tokës, mirëpo një nisje e beftë e procesit të zmadhimit të Tokës nuk mund të jetë në pajtim me ligjësitë që

Page 22: Artikuj Debatues Per Teorine e Tokes Ne Rritje Dhe Zhvillim

drejtojnë zhvillimiin e rruzullit. Në variante të tjera ekspansioni aplikohet si refleks i zvogëlimit të konstantes gravitacionale, bazuar tek hipoteza e ekspansionit të universit; edhe në këtë rast vërehet një teorizim i shkëputur prej faktorit

të brendshëm të domosdoshëm.Edhe interpretimet që e konsiderojnë zmadhimin si pasojë e tërheqjes gravitacionale të pluhurit kozmik, nuk e justifikohen dot me një mekanizëm të tillë të jashtëm, për më tepër materiali kozmik, i depozituar në shtresat sedimentare, është dukuri e rrallë.Pikërisht nevoja për të shpieguar të vërtetën e madhe, që rritja progresive e kores oqeanike, eshtë pasqyrim i rritjes së krejtë rruzullit, krijon obligimin që kjo dukuri të interpretohet si pasojë e një procesi të natyrshëm të brendshëm. Në pamundësi, që me

teknologjinë aktuale të arrihet të identifikohet mekanizmi i këtij procesi, duhet që të vërtetohet nëpërmjet abstrakcionit shkencor. Kjo mënyrë të arsyetuari është një shtysë për një ndryshim rrënjësor të teorisë standarde të gjenerimit të energjisë së brendshme të tokës. Në përpjekjet për të argumentuar procesin e brendshëm, që shkakton zmadhimin e tokës, është shtjelluar përmbajtja e libërit. Në këtë shtjellim është arritur në një konkluzion fare normal, se procesi, duke mos qenë spontan, por i vijueshëm dhe veti e planetit, vepron që nga origjina.Në libër janë analizuar dhe përgjithësuar të dhënat faktike të Tektonikës së Pllakave, të Ekspansionit të Tokës dhe të teorive të tjera, me ato të nxjerra prej përvojës së autorit, mandej është bërë ballafaqimi me të dhënat nga kozmosi dhe është arritur në përfundim se proceset që gjenerojne koren oqeanike fillojnë në bërthamë. Të njëjtat procese në bërthama të ngjashme, qoftë me apo pa pështjellje silikate, formojnë materje gurore kudo në univers. Kjo do të thotë që bërthama e tokës duhet vështruar si një objekt kozmik dinamik dhe të dhënat nga toka dhe kozmosi duhet integruar me proceset që ndodhin në bërthamë. Nën këtë këndvështrimi Toka në Rritje dhe Zhvillim është bërë gjeo-teori që nxjerrë në pah rolin e bërthamës, e thënë më saktë, të thelbit të saj, në historinë e zhvillimit të planetit. Domosdoshmëria e makanizmit për të shpieguar shkakun dukurisë së rritjes së tokëës, e ka obliguar autorin që të të integrojë dëshmitë nga kozmosi dhe toka me veprimtarinë e bërthamës së tokës nën formulimin kyç të mësipërm, mandej duke u përpjekur për të argumentuar dhe shprehur esencën e shkakut, rritja e tokës u bë teori mbi rolin

Page 23: Artikuj Debatues Per Teorine e Tokes Ne Rritje Dhe Zhvillim

e bërthamës, më saktë thelbit të saj në procesin e rritjes dhe zhvillimit të Tokës, tema ime e përhershme. Në këtë komentim synohet vetëm të nënvizohet boshti i kësaj teorie dhe përvijëzohet vetëm kuptimi universal i transformimit të materjes brenda bërthamës. Edhe studjues të tjerë e kanë kërkuar shkakun e ekspansionit të tokës tek bërthama (fig. 49) si një e tërë (49 majtas) apo vetëm tek ajo e brendshme (49 djathtas). Por bërthama, as si një e tërë dhe as veçmas si bërthamë e jashtme apo e brendëshme, nuk mund të veprojë si mekanizëm gjenerues, përshkak të structures së saj sferocentrike dhe heterogjene. Veçanrisht diferencimi i strukturës dhe sjelljes së bërthamës së brendshme kërkon shpiegim të veçantë, që e jep thelbi gjeosferik i sterngjeshur i pozicionuar midis të dy bërthamave, Kuptimi i rolit aktiv të bërthamës, më sakt i thelbit të transformueshëm të saj, në gjenerimin e energjisë së brendshme dhe të kores oqeanike bënë që të lihet mënjëanë termi ekspansion dhe teoria e zmadhimit të rruzullit tokësor të marrë emërin e vërtetë Toka në Rritje dhe Zhvillim. Kështu bëhet i pranueshëm koncepti se bërthama është formuar, rritur dhe zhvilluar së bashku me Tokën.Nga ky interpretim del konkluzioni që rritja e Tokës shkaktohet prej procesit të shëmbformimit dhe pasoja e këtij procei shfaqet në brëndësi, përqark kufirit të jashtëm të bërthamëse dhe në periferi të rruzullit, në sipërfaqen e kores shkëmbore. Historikisht dukuria e procesit të shtesës së kores shkëmbore është shfaqur së pari në brezat e lashtë të lëvizshëm brënda kores kontinentale dhe mandej midis kontineteve të mirënjohur përfshi brezin e lëvizshëm Alpin. Procesi u pat stabilizuar përgjatë çarjes globale që përshkon kreshtat mesoqeanike. Në të dy anët e çajes mesoqeanike shkëmbinjtë e kores janë të epokës më të re gjeologjike kurse përgjatë çarjes shtesa e kores është në process formimi me intruzione dhe ekstruzione prej magme të formuar dhe të ngurtëzuar rishtas. Në disa çarje brazdash përqark apo edhe Brenda Oqeanit Paqësor, rritja nuk shfaqet me anën e hapjes, por prej mbihipjes, që rezulton prej shtrëngimit dhe zhvendosjes që shkaktohet kur rivendost ekuilibri gravitacional i prishur nga shtesa e materjes së re që pozicionohet nën koren e krahut të mbizhvendosur. Ky process, në kreshtat mes-oqeanike ka filluar që me ndarjen e kontinenteve dhe dëshmohet me atë që shkëmbinjtë e kores oqeanike vjetërohen drejtë buzëve të kontinenteve me shtresa të së njëjtës moshë. Këtej del në pah fare qartë se tabani oqeanik nuk nderet por zmadhohet, rritet përhershmërisht me shtesë masse shkëmbore, sepse tërë masa shkëmbore e rruzullit shtohet dhe shkakton rritjen e rrezes së tij. Toka rritet si pasoj e shtesës së masës silikate që pështjell bërthamën.Vihet re se në arsyetimet gjeotektonike nuk arrihet që, të

Page 24: Artikuj Debatues Per Teorine e Tokes Ne Rritje Dhe Zhvillim

dhënat befasuese nga toka, të bashkërenditen direkt me zbulimet më të reja kozmike, por i përshtaten kornizës teorike standarde, ndërsa nga ana tjetër në interpretimet kozmologjike duket sikur shpërfillen të dhënat e reja nga toka, sikur ajo të mos ishte po ashtu një objekt kozmik nën themelet e observatorëve të hapësirave kozmike.Fizika, gjeofizika dhe sidomos astrofizika aktualisht i’u ofrojnë, atyre që studjojmë tokën, rastin që të lenë më njëanë konceptet e vjetëruara për materjen dhe të krijojnë një kuptim të ri të bazuar në pjesët përbërëse dinamike të structures së atomit, dmth në grimëcat dhe subgrimëcat elementare. Nëpërmjet koncentrimit dhe disintegrimit të tyre, ato formojnë tri trajtat bazë të materjes; trajën e zakonshme atomo-molekulare, trajtën e stërngjeshur të yjeve kuark-nutronik apo të vrimave të zeza dhe trajtën e stër-rralluar të fushave fizike dhe rrezatimit, po ashtu formojnë edhe plazmën, si një gjëndje të paqëndrueshme kalimtare e materjes që shndrohet në elemente kimike dhe në rrezatime. Koncepti standard ende nuk po merr parasysh konceptin valor grimcor të fizikës kuantike dhe konsideron materje tri gjëndjet fizike vetëm të një trajte të materjes, asaj atomo-molekulare në tri fazat e saj: e ngurët, e lëngët dhe e gaztë, ndërsa plazmën e mere si gjëndje të tjnxehur të kësja materjeje në formë gazi. Ky është një concept i vjetëruar, sepse nuk përfshin pjesët përbërëse të atomit, kalimin e tyre në tri gjendjet e përmëndura me sipër. Një rruzull tokësor aglomeratik i ngjashëm me kometat nuk do të mundte të bënte një bërthamë dinamike; as gazet, pluhuri dhe çakëlli guror nuk mund të formonin sistemin planetar.Duke u kuptuar roli i bërthamës në historinë e zhvillimit të planetit, nuk është zor të arrihet në përfundimin se Toka e ka prejardhjen brenda resë gazore-pluhurore, si një bërthamë e tej-ngjeshur midis një morie rruzash apo bërthamash të tej-ngjeshura, të flakura me shpejtësi kolosale prej ndonjë objekti supermasivë të tejngjeshur që ka pas shpërthyer (i tipit supernova apo ultra-suprnova). Bashkë me shpërthimin është bërë shkrepja dhe ndezja e rruzave të stërngjeshura, të cilat me njëherë kanë filluar të transformohen dhe të rrethohen nga një kurorë plazme, Një bërthamë e tillë përbëhej nga brendia e sterngjeshur dhe kurora plazmore rrezatues. Kështu u formuan bërthamat e fillestare dinamike brenda nebulozës. Bërthama më e madhe pat tërhequr dhe mbajtur në vërtitje orbitale rreth vetes bërthamat e vogla. Përngjitja apo shkrirja e rruzave me njëra tjetrën çoi në zmadhimin e mëtejeshëm të bërthamës qëndrore dhe bërthamat e shumta orbitale u bashkuan në pak bërthama më të mëdha. Të gjitha bërthamat ishin qëndra të rrezatimit the të nuklosintezës së elementeve kimike. Vetëm të tilla rruza-bërthama të stërngjeshura mund të kishin afinitet të përngjiteshin me anën e përplasjes. Në një faze të caktuar bërthamat orbitale filluan gradualisht të

Page 25: Artikuj Debatues Per Teorine e Tokes Ne Rritje Dhe Zhvillim

tërhiqnin materjen e gjeneruar dhe të flakur prej tyre, apo të ndodhur në zonën e ndikimit të tyre. Në këtë mënyrë bërthamat u mbuluan me pështjellje silikate; u bënë objekte silikateë planetoide dhe planete, ndërsa thelbi i bërthamave vazhdonte të transformohej. Planetet e zones orbitale të largët u mbuluan edhe me gazet e lehtë të emetuar dhe të larguar nga planetet e zones së brendshme orbitale. Edhe në zonën qëndrore të këtyre planeteve ndodhet bërthama me thelbin e tejngjeshur të transformueshëm.Në token e fazës gjeologjike të zhvillimit, ky thelb duhet të paraqitet si një gjeosferë e tej-ngjeshur dhe e tej-hollë; i pozicionuar midis dy bërthamave, diku mbi zonën kalimtare për në bërthamë të brendshme (fig 78) dhe vazhdon të transformohet në plazmë, elemente kimike dhe fusha fizike. Këtej del si konkluzion se materja atomo-molekulare e gjeneruar nga thelbi i bërthamës shkakton rritje duke kaluar, nga një anë drejtë gjeosferave të jashtme për në sipërfaqe, nga ana tjetër drejtë gjeosferave të brendshme për në qendër. Në këtë mënyrë thelbi gjeosferik i sterngjeshur e ka bërë bërthamën një diell në miniature brenda pështjelljes silikate, ndërsa Dielli ka mbetur jashtë mundësisë për t’u bllokuar nga materja e flakur nga ai vetë, sigurisht as nga ajo e tërhequr nga hapësira rrotull.Zhvillimi i planeteve dhe planetoidëve, sipas madhësisë së thelbit të bërthamës dhe pozicionit orbital, vazhdoi në mënyrë të diferencuar. Në këtë zhvillim Toka u shqua me hidrosferën dhe atmosferën optimale. Këto të dyja, në bashkëveprim me masën shkëmbore, formuan sedimentosferën dhe biosferën dhe, nëpër shtresat sedimentare, u bë i mundur stampimi i evolucionit të organizmave dhe regjistrimi i ngjarjeve që shkaktuan zhvillimin gjeologjik të kores tokësore. Në këtë kuadër u zhvillua njeriu, transformuesi i natyrës që aktualisht po i drejtohet zotrimit të objekteve të hapësirës kozmike.Rritja e Tokës dëshmohet më së miri edhe me pozicionin strukturor që ka zënë bashkësia e shkëmbinjëve magmatikë të zonës ofiolitike “Mirdita” në Albanide, si në një segment të ngushtë të orogjenit Alpin (fig 75)Shembuj të mirë që dëshmojnë fenomenin e procesit të rritjes së Tokës është pozicioni strukturor i brezave ofiolitikë me me shkëmbinj shumë të përngjashëm me ata të kreshtave mesoqeanike. Autori i “Tokës në Rritje dhe Zhvillim” sjell si shembull të veçantë pozicionin strukturor të zenë nga brezi i

Page 26: Artikuj Debatues Per Teorine e Tokes Ne Rritje Dhe Zhvillim

ngusht ofiolitik (fig 78), në Albanide (Dinaridet Qëndror) si në një fragment i fare i vogël i orogjenit Alpin- Himalaj i vendosur midis Eurazisë dhe Gondvanës. Aplikimi I kësaj teorie pikërisht në këtë brez orogjenik mund të përmirësoj në mënyrë të konsiderueshme orientimin e punimeve kërkimore për vëndburimet xeherore në zonat ofiolitike dhe për kërkimin e naftë-gazit në zonat e depozitimeve sedimentare.Pranimi i këtij koncepti krejt të ri për origjinën dhe rolin berthamës së tokës dhe thelbit të saj do të mundte të përmirësonte orientimin e kërkimeve në tokë dhe në kozmos.

Fig.78 Skemë e idealizuar e rritjes së rruzullit tokësor që rritet nga jashtë dhe nga brenda thelbit të stërngjeshur të transformueshëm (4). Formimi i brezave magmatic të rinj në kreshtën mesoqeanike korrespondon në kohë me formimin e zonës të sipërme kalimtare (6) nga bërthama e jashtme (5) për në mantel. Brezat bazaltik të njëpasnjëshëm që ndërtojnë progrsivisht fundin oqeanik (14) prej kreshtës deri te kontinentet (13) kronologjikisht janë ekuivalentë me gjeosferat e nëpasnjëshme të mantelit(7, 8, 9 10,11) deri në kore(12). Rritja Brenda thelbit gjeosferik të stërhollë prej materje të stërngjeshur të transformueshme realizohet duke

Page 27: Artikuj Debatues Per Teorine e Tokes Ne Rritje Dhe Zhvillim

kaluar lënda e formuar rishtas nëpër zonën kalimtare të poshtme(3) për në bërthamë të brendshme (2); up to the inner-inner core(1). (Author)

Fig 49 Dy variantet krzesor të zmadhimit të Tokës (Scalera 2003)Majtas: Left: Planeti fillon si një bërthamë prej materjeje të tej-ngjeshur që pëson ndryshim fazor gradual duke kaluartërësisht në materie me densitet më të ulët të pështjelljeve silikate. Djathtas: Në planetin e formuarbërthama e brendshme me densitet të lartë së bashku me bërthamën e jashtme dhe pështjellat silicate rriten së bashku pandërprerje dhe ekspansioninuk ndalet. Planeti kalon nëpër faza të njëpasnjëshme: planet xhuxh, planet silikat, Jupiter, zll xhuxh, ylliii tipit diell. Pesë moment të zhvillimi gjeologjik të Albanideve sipas Vedat Shehut në librin “Toka në Rritje dhe Zhvillim”

Page 28: Artikuj Debatues Per Teorine e Tokes Ne Rritje Dhe Zhvillim

Fig 75 Paraqitje skematike e pozicionit strukturor e brezit ofiolitik (3, 4) në Albanide ( Dinaridet Qendror) ndërmjet kores platformike prej blloqesh litosferik (1, 2, ) të formuar si rezultat i rritjes së tokë gjatë orogjenezës Alpine. (Autori)

____________

Parathëniet, vlerësimet, falnderimet

Dy fjalë

(Shkurtuar)

Ky libër “Toka në Rritje dhe Zhvillim” është po ai i

Page 29: Artikuj Debatues Per Teorine e Tokes Ne Rritje Dhe Zhvillim

botuar, nën titullin “Toka në zhvillim”, 20 vjet më parë dhe, me titullin e tanishëm, i ribotuar në anglisht në vitin 2004 në Tiranë dhe në 2005-ën në USA, “The Growing and Developing Earth”. Sigurisht në këtë ribotim, sikurse në të mëparshmet, është pasqyruar edhe progresi i zhvillimeve nga zbulimet epokale., në përpjekjet për të nxjerrë më mirë në pah psenë dhe sinë e rritjes dhe zhvillimit të Tokës, më është dashur ta shqyrtoj rruzullin tokësor tamam siç është: një mostër e gjithësisë në duart tona. Në bazë të këtij nocioni interpretimet dhe shpjegimet teorike kërkonin një integrim të ri të rolit dinamik të grimcave subatomike, elementare dhe stërelementare. Këto mund të përqendrohen dhe të shpërqendrohen duke dhënë trajtat bazë të shfaqjes së materies: trajtën e zakonshme atomo-molekulare të shqyrtuar nga kimia; trajtën e stërngjeshur në kozmos, të shqyrtuar nga astrofizika dhe trajtën e stër-rralluar të fushave fizike dhe rrezatimit, të shqyrtuar nga mekanika e kuanteve. Mekanizmi, që gjeneron magmën dhe, paralelisht me të, energjinë e brendshme të Tokës apo fushat fizike: nxehtësinë, elektromagnetizmin dhe gravitacionin, siç më konkludon mua, gjendet te transformimi i një trajte të stërngjeshur të materies që përbën esencën e bërthamës së planetit, qysh prej formimit të sistemit diellor nga ndonjë shpërthim, ...................... .................................... pak më shumë se 4.6 miliardë vjet më parë. Me këtë transformim ndodh edhe formimi i trajtës atomike të lëndës duke kaluar nëpër gjendjen e plazmës. Kështu krijohet një koncept i ri për nukleosintezën në yje dhe planetë, mandej për formimin e magmës potenciale, për forcën lëvizëse të zhvillimit gjeologjik të Tokës nëpërmjet rritjes, si proces i bashkëveprimit dhe transformimit universal të materies. Po të vështrohet zhvillimi, me këtë sy, do të arrihet në një hop cilësor për kërkime dhe studime si “poshtë” në Tokë edhe “lart” në Kozmos.

Autori

Parathënia e botimit anglisht në SHBA (2005)

Nga Prof. Cliff Ollier

Vedat Shehu ka përpiluar një libër të shquar, që unë do t’ua rekomandoja gjithë shkencëtarëve të Tokës. Ai përfaqëson një pikëpamje të pazakontë, shpesh të ilustruar me shembuj të panjohur, që kanë për të futur

Page 30: Artikuj Debatues Per Teorine e Tokes Ne Rritje Dhe Zhvillim

një frymë me ajër të freskët në shumë debate gjeologjike.

Pesëdhjetë vjet më parë, shkencëtarët e Tokës kishin pikëpamje krejt të ndryshme nga ato të sotmet. Është shumë e mundshme që pas pesëdhjetë vjetësh të tjera, pikëpamjet e sotme të ndryshojnë përsëri. Mund të themi pothuajse me siguri se kushdo, që sot u përmbahet ideve të mirëqena, në tëardhmen do të vërtetojë që janë të gabuara. Problemi për cilindo që kërkon të vërtetën, është që të arrijë të dijë se cili nga konceptet e sotme do të mbetet i vlefshëm dhe cili prej tyre do të ndryshojë rrënjësisht. Koncepti i Shehut për një Tokë në rritje, apo që është në ekspansion, nuk është i ri – ky koncept ka qenë rrotull për më shumë se një shekull, por për shumë lexues do të duket i ri. Unë e marr me mend se ju këtë hipotezë do ta quani si një rrëfenjë të këndshme. Sigurisht, unë tani mbase jam duke folur me mendjet e ndryshuara apo të çiltra, viganët ndërmjet gjeologëve janë të prirë të mos i lexojnë fare ato që nuk u përshtaten interpretimeve të tyre ekzistuese, artikujve të tyre të besës. Në konferencën për Tokën në ekspansion, të mbajtur në Sydney, më 1981, Peter Smith, bëri një sondazh, duke marrë në pyetje njerëz të ndryshëm: të gjashtëdhjetë të pyeturit shprehën mosbesim për këtë hipotezë, por asnjëri prej tyre nuk e kishte lexuar librin e Keri-t (Carey) kushtuar kësaj çështjeje dhe vetëm pak prej tyre kishin lexuar miniartikuj.

Ouen-i (Hugh Owen), shkruante se për gjeologët në përgjithësi, koncepti i Tokës në ekspansion zgjon emocione që renditen që nga humori i këndshëm me tingëllimë zemërgjerësie, deri te refuzimi kategorik. Për disa prej nesh, mjaft të moshuar, qëndrojnë të freskëta në kujtesë përpjekjet e bëra për mbështetjen e hipotezës së zhvendosjes së kontinenteve (driftit), e cila tani, në kuadrin e tektonikës së pllakave, është bërë teori mbizotëruese. Ç’ka ndodhur me oratorët e mëdhenj të kundërshtimit? Disa heshtën, disa vdiqën dhe disa janë tashmë me ne. Rekomandimi im është të jemi shumë tolerantë me atë që ecën ndryshe, sepse fantazia e këtyre viteve do të mund të bëhej e vërteta ungjillore e gjeneratës pasardhëse, E takova Vedat Shehun në mbledhjen e mrekullueshme të Urbinos, organizuar nga Professor Forese Wezel, për Konceptet e Reja në Tektonikën Globale. Njerëz me hipoteza dhe sfonde shumë të ndryshme u bënë së bashku për të shkëmbyer

Page 31: Artikuj Debatues Per Teorine e Tokes Ne Rritje Dhe Zhvillim

informacione dhe ide dhe jo për të përbuzur qëndrimet e kundërta: Kjo është udha për të bërë progres!

Të gjithë shkencëtarët e Tokës, janë të prirë të ndikohen fuqimisht prej trevave të vendit të tyre për të shtjelluar konceptet e tyre për shkencat e Tokës. Gjeologjia stratigrafike nuk do të kishte mundur të zhvillohej në Finlandë, ku gjeologjia kalon nga Prekambriani deri në Kuaternar pa asgjë tjetër midis tyre. Unë dikur jepja një cikël leksionesh gjeologjie në Universitetin e Pacifikut të Jugut. Pas disa javësh, një student nga Tuvaluja m’u avit e më tha “Ju e dini, zotëri, me mua çdo gjë shkon kot. Ishulli im përbëhet prej rëre.” Përveç përvojës tonë personale, ne i fitojmë njohuritë për Tokën prej librash dhe duke u nisur që nga tekstet amerikane, të shumta në numër, në krahasim me të tjerat, shumica e njerëzve janë mësuar e familjarizuar me të dhënat dhe argumentet përreth modeleve amerikane, si me Apalaçet, Pellgun, dhe Ujëndarësin e Provincës dhe me Kanionin e Madh. Një nga gjërat e shquara të librit të Shehu-t është se ai merr si bazë dhe truall prove një trevë, me të cilën shumë njerëz nuk janë familjarizuar fare. Gjeologjia e Shqipërisë është pak e njohur për pjesën tjetër të botës, kështu që lexuesi do të këtë të bëjë me një përvojë të pazakontë për të lexuar një seri të tërë faktesh, sikurse edhe koncepte të reja tektonike. Ideja që bazamenti paleozoik do të mund të çahej dhe blloqet e ndarë do të mund të largoheshin prej oftioliteve në të njëjtën mënyrë siç largohen kontinentet prej ndarjes së fundit oqeanike, është një risi tipike. Të lexuarit, duke u futur në ide të reja, në një vend ku gjeologjia nuk na është bërë familjare dhe bile edhe emrat e vendeve duhen mësuar rishtas, është një punë e vështirë, por unë besoj se kjo do të shkojë mbarë për të gjithë ata shkencëtarë, që kanë mjaft guxim për të hyrë në zona të reja të të mësuarit.

Prof. Cliff Ollier

School of Earth and Geographical Science

Universiy of West Australia Nedlands, W.A. 6009

Nga Parathënia e autorit në botimin Anglisht

“The Growing and Developing Earth” (USA 2005)

Page 32: Artikuj Debatues Per Teorine e Tokes Ne Rritje Dhe Zhvillim

Duke punuar si gjeolog fushor në fillimet e dekadës së gjashtë të shekullit që lamë pas, u ndodha përballë disa realiteteve që binin në kundërshtim me disa të dhëna e interpretime që ishin pasqyruar në studimet, raportet apo artikujt e autorëve të mëparshëm. Kjo ishte arsyeja që fillova të ngre raportet e punës në nivelet e kërkimit shkencor dhe të vështroja për interpretime të tjera. Mbetesha i habitur përpara interpretimeve tepër interesante të komplekseve të strukturave gjeologjike dhe të marrëdhënieve të tyre, të bëra nga autoritetet e mëparshme, qoftë prej vetë gjeologëve tanë apo dijetarëve të huaj, në mënyrë të ndryshme nga gjendja e shfaqjes në terren. Fillimisht përpiqesha të vështroja brenda vetes dhe mandej të ndreqja gabimet dhe gafat e pararendësve dhe të nxirrja në pah natyrën e vërtetë të realitetit gjeologjik. Kështu fillova të shoshit dhe peshoj në mënyrë shkencore çdo interpretim gjeologjik, nëpërmjet zgjerimit të njohurive të mia; mandej duke vazhduar e duke arritur të futem e të rrëmoj thellë në udhën e marrëdhënieve ndërmjet forcës lëvizëse të zhvillimit gjeologjik të kores tokësore dhe origjinës së transformimit të lëndës prej një gjëndje të panjohur paramagmatike, tek një tjetër trajtë e njohur mirë, që këtu përfshin dukuritë e strukturave gjeologjike dhe proçeset e formimit dhe të shpërbërjes që ndodhin në formacionet shkëmbore në rruzullin tokësor, në trupat kozmikë, e kështu me radhë. Tërë forcat u përqëndruan në drejtim të kuptimit e të përcaktimit të ligjeve që veprojnë si faktorë të përhershëm dhe shkaktojnë ngjarjet gjeologjike në krejt historinë e Tokës.Pyetja e parë që i bëra vetes ishte: “Ne e shohim qartë atë që shkëmbinjtë sedimentarë krijohen nga shndërrimi fiziko-kimik i shkëmbinjve magmatikë, dhe shkëmbinjtë magmatikë nga ndryshimi fizik i magmës; atëherë, a është e vërtetë se magma formohet prej lëndës së fortë të shtangët (reja pluhurore-gazore ndëryjore) siç është pranuar?”Pyetja tjetër: “Nëse rrethi vicioz, lëndë e parë pluhuroro-gazore – magmë - shkëmbinj të kores, është interpretim i pavërtetë i ngelur nga tradita, atëherë, a mund të ekzistojë një lëndë tjetër paramagmatike në trajtë të panjohur?... Pse jo?”Me këto mendime isha lidhur shumë fort dhe akumuloja energji potenciale, me gatishmëri për ta shpërthyer një

Page 33: Artikuj Debatues Per Teorine e Tokes Ne Rritje Dhe Zhvillim

ditë. Një pasdreke vere (1973), i shtrirë mbi divan, i përgatitur me fiksizmin e Bellousovit dhe Vinogradovit dhe të shumë të tjerëve, qëndroja në anën e kundërt të zhvendosjes së kontinenteve të Vegenerit, kur papritur i bashkova në një përfytyrim të vetëm, kontinentet e veçuar nga njëri-tjetri; një kokërr portokalli fare të vogël dhe të papjekur në degë, me një gjurmë të padukshme të një vije të lënë nga prerja me një brisk rroje dhe brazdën e formuar tamam përgjatë prerjes së padukshme, tashmë e hapur prej proçesit të rritjes, deri sa ajo portokalle ishte pjekur; mandej në këtë përfytyrim, bashkova edhe një prerje të njëjtë në një kërcell fidani, që me kalimin e kohës, kish qënë shndërruar po ashtu në një brazdë, prej proçesit të rritjes së pemës.Këto përngjasime u shtrinë përmbi anët skajore të zonës ofiolitike (Mirdita) të Albanideve. Atëherë arrita në përfundimin që kontinentet janë larguar nga njëri-tjetri në të njëjtën mënyrë, të shkaktuar prej rritjes dhe, hapësira e çarjes së formuar ndërmjet llokmave të shkëputura, që iknin nga njëra-tjetra, do të duhej të mbushej me lëndë të gjeneruar rishtas.Fillova të sistemoj idetë për veprimtarinë e ardhshme në formë të një plani pune, kur problematika e shtruar kishte arritur në 28 pika. Pika e parafundit ishte që graviteti, si pasojë proçesi, duhet të jetë i ndryshueshëm; kurse pika e fundit përcaktonte se një hipotezë e tillë, duhet të jetë parashtruar më parë nga të tjerë.………Më parë, të dhënat dhe interpretimet e reja që dilnin nga puna fushore më botoheshin nga redaksia. Por para publikimit, redaksia (për të hedhur poshtë miopinë dhe skepticizmin) organizonte verifikim dhe diskutime “in situ”, direkt në vend. Por një qëndrim i tillë i redaksisë nuk vazhdoi, kur më vonë (1978) ajo më ktheu mbrapsht, dy artikuj me temë “Nga Albanidet te Rruzulli Tokësor”, duke pretenduar se ishin të papërshtatshëm nga ana teorike. Mua m’u duk se refuzimi bëhej se nuk ekzistonte mundësia që interpretimet të verifikoheshin “in situ” në terren.Kështu vendosa t’a shprehja idenë nëpërmjet një libri. Aty nga fundi i viteve ’70, shtiva në dorë një libër të veçantë “The Expanding Earth” nga studiuesi i jashtëzakonshëm Samual Warren Carey, nëpërmjet bibliotekës së Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, që e solli dhe para se ta kthenin, e fotokopjuan dhe e arshivuan me kërkesën time këmbëngulëse. Të dhënat

Page 34: Artikuj Debatues Per Teorine e Tokes Ne Rritje Dhe Zhvillim

dhe interpretimet e Kerit, hapën përpara meje një horizont të gjerë në krahasim me idenë time fillestare. Kështu, më në fund më 1981, libri im “Toka në Zhvillim”, i’u dorëzua me protokoll, redaksisë së filozofisë të Shtëpisë Botuese “8 Nëntori”.Libri mundi të botohej më 1988, falë redaktores përparimtare Karmen Pashaj, e cila organizoi një mbledhje vlerësimi, me qëllim për të rrëzuar diskriminimin e bërë më parë kundër interpretimeve të reja, nën pretekstin se përmbante edhe qëndrimin filozofik të shtrembër.Pas një kohë të gjatë, vendosa ta botoja librin në anglisht, për të arritur lidhje me studiues dhe kërkues nëpërmjet medias. ……………………………………..Në thelb të çdo zhvillimi qëndron bashkëveprimi dhe transformimi. Në këtë parim mbështetet botkuptimi im për botën. Në këtë formulim mbështetet pikëpamja ime që ekspansioni i Tokës, thënë më mirë, rritja e Tokës, ndodh si një pasojë në transformimin universal të materies. Duke arsyetuar në këtë mënyrë, ekspansioni nganjëherë mund të përmbajë rritjen, por jo përherë. Ekspansioni qëndron më afër konceptit të zmadhimit apo edhe fryrjes, ndërsa rritja kurrësesi. Por sidoqoftë, argumentat e mia, tregojnë që bashkëveprimi çon edhe në zmadhim. Atëherë Toka nëpërmjet proçesit të rritjes, zgjerohet dhe zhvillohet dhe, në këtë rast, ekspansioni duhet të përfshijë rritjen dhe zhvillimin. Kjo është arsyeja përse interpretimit tim i u desh titulli “Toka në Zhvillim” dhe tani për të qëndruar pranë konceptit “Toka në ekspansion”, preferoj që të flitet për “Tokën në rritje dhe zhvillim".

........

V L E R Ë S I M E

“Pasi lexova librin e fundit të Prof. Dr Vedat Shehut “The growing and developing Earth”, një botim që i ka rezistuar kohës dhe tashmë është i kërkuar nga lexuesi në shqip, përjetoj teoritë e zhvillimit të planetit Tokë, rritjes dhe evolucionit të saj. Vedat Shehu me pasion, si gjatë gjithë veprimtarisë së tij kërkimore-shkencore, ka shtjelluar sipas këndvështrimit të tij, teorinë e formimit dhe evolucionit të Tokës, duke shfrytëzuar erudicionin e

Page 35: Artikuj Debatues Per Teorine e Tokes Ne Rritje Dhe Zhvillim

vet shumvjeçar, nisur nga ndërtimi dhe zhvillimi gjeologjik i Albanideve. Hulumtimet e tij në shkencat e tokës në përgjithësi e ato mbi zhvillimin e ofioliteve të Albanideve në veçanti, që janë çelësi i ndërtimit e evolucionit gjeologjik të Shqipërisë e më gjërë, i dhanë Prof. Vedatit argumentat bazë për interpretimet globale të trajtuara aq me pasion në këtë libër; gjetjet dhe interpretimet e fakteve të ndërtimit gjeologjik krahinor e më gjerë i krijuan pavarësinë e mendimit që shkon shumë larg, nga Toka në brendësi të saj, thellë në bërthamë e nga sipërfaqja në hapësirat… Me këtë interpretim origjinal mbi zhvillimin e rruzullit tokësor, në unitet dinamik me proceset fiziko-kimike të shndërrimit të trajtave të materies në gjithësi, Vedat Shehu del si një pararendës i guximshëm në hapjen e një dritareje të re për t’i vështruar ndryshe dukuritë e Tokës, të ndodhura në një skutë të universit. Do të më pëlqente ta konsideroja Vedat Shehun evolucionistin e shkencës së sotme. Interpretimet e tij shpresoj të bëhen bazë diskutimesh për çuarjen përpara të mendimit paraprirës përshpjegimin e proceseve universale që ndodhin në Tokë sikurse në kozmos.

Prof. Dr Salvatore BUSHATI

Akademia e Shkencave e Shqipërisë

344

* * *

Artikull nga Thanas Gjata (1990)

në Bul. i Shk. Gjeologjike Nr. 3, f. 131-13 v.

Vështrim për problemet bashkëkohore gjeotektonike

- Të para në dritën e librit “Toka në Zhvillim” të autorit Vedat Shehu -

(me shkurtime)

Vitet shtatëdhjetë të këtij shekulli janë quajtur, me të drejtë nga studjuesit e shkencave të tokës, “Vite të triumfit të Tektonikës së Re Globale” apo të… “Tektonikës së Pllakave”. Të dhënat e reja nga fundi i oqeaneve që flasin në dobi të ndarjes dhe largimit të kontinenteve u përvetësuan nga teoria e “Drejfit” e

Page 36: Artikuj Debatues Per Teorine e Tokes Ne Rritje Dhe Zhvillim

Vegenerit (1910 – 1912) e flakur nga shumica dërrmuese e gjeologëve. Duke u njohur me librin “Toka në Zhvillim”, teoria e paraqitur të duket sikur është fiksiste dhe s’është mobiliste, nga ana tjetër të duket sikur është mobiliste dhe s’ështe fiksiste. Fiksizmi dhe mobilizmi këtu formojnë një unitet të kundërtash. ....... . Nuk mund të pranohet një gjithësi e mbyllur dhe e fundme, historia e së cilës nis me një shpërthim të madh të një pike materiale (Silk, 1982), apo me kondensimin e një materieje rrezatuese të shpërndarë (Zeldoviç, 1971). Uniformiteti i përbërjes materiale që gjoja paska ekzistuar në një gjithësi të mbyllur, para se të fillojë formimi i elementeve kimike dhe i proceseve të tjera kozmologjike, të çon në pranimin e “fillimit” të paqenë. Po në qoftë se të dhënat në gjeologji tregojnë se hipotezat gjeoteknike duhen ndryshuar, kurse nga ana e tyre hipotezat e origjinës së tokës bëhen pengesë për këtë, atëherë a duhet të preken dhe të korigjohen edhe këto të fundit nga të dhënat që jep Toka mëmë? ............

Thelbi i teorise ketu qendron te formulimet qe jane disa : - Bërthama e Tokës nuk mund të qëndrojë inaktive (mosvepruese) në proceset që shndërrojnë dhe zhvillojnë Tokën-planet.

- Në zonën qendrore të Tokës në thelbin e bërthamës mendohet prania e një materieje stërgrimcore e stërngjeshur;

- Në mënyrë të vetvetishme, ndoshta edhe nga ndonjë veprues i jashtëm kozmik, trajta e stërngjeshur shpërbëhet progresivisht doradorës;

- Kalimi i materies së stërngjeshur të bërthamës në lëndë elementësh kimikë bën që stërgrimcat në strukturat e reja të zënë një vëllim shumë më të madh nga vëllimi i mëparshëm, duke hyrë në proceset e magmatizmit, shkëmbformimit dhe tektonikës, rrit nga brenda pështjellën e bërthamës, kushtëzon çarjen e kores dhe largimin e plisave nga njëri-tjetri, mbushjen e hapësirës së formuar me lëndën e re që ngurtësohet.

Këto procese përfundojnë me rritjen e rrezes dhe zhvillimin gjeologjik të rruzullit. Po të pranohet kjo skemë e ndërtimit të brendshëm të Tokës me proceset përkatëse, atëherë duhen ndryshuar përfundimisht koncepte të tilla, si ato të përheshmërisë së madhësisë së

Page 37: Artikuj Debatues Per Teorine e Tokes Ne Rritje Dhe Zhvillim

tokës dhe gravitacionit, për natyrën jo korpuskularo-valore të gravitacionit, për energjinë e brendshme të Tokës prej zbërthimesh radioaktive, për natyrën e shpërthimit të vullkaneve dhe rënies së tërmeteve, për evolucionin e litosferës hidro- dhe atmosferës.

...

Libri “Toka në Zhvillim” ka për strumbullar materien e stërngjeshur në thelbin e bërthamës së Tokës. Nga shpërthimi u formuan shumë truptha me lëndë të stërngjeshur, të cilët u shpërndan e u përqendruan në qendra gravitative, që formuan yjet dhe sistemet e tyre, sikurse sistemin tonë diellor. Në këtë moment ndodh shpërbërja e trupthave dhe bashkimi i tyre në planete që vërtiten rreth trupit më të madh, Diellit fillestar. Nën këtë këndvështrim trajtohen jo vetëm prejardhja e Tokës por edhe zhvillimi i saj gjeologjik i mëtejshëm. Kështu, shpjegohet zhvillimigjeologjik i Albanideve si pjesë përbërëse e gjeosinklinalit Tetis me kore oqeanike. Mbi këtë kore oqeanike dhe mbi rrënojat e Kaledonid-Hercenideve zhvillohen formimet e sistemit alpin. Në bazë të kësaj skeme ofiolitet e Albanideve dalin jo më të rinj se të Triasikut të Mesëm dhe jo më të vjetër se mosha e series “Luma” me moshë permo-triasike dhe mungesa e vullkanizmit Jurasik në krejt Albanidet. Në Jurasikun e Mesëm – të Sipërm e në faza të ndryshme të tektogjenezës alpine ndodh, sipas tij, edhe depërtimi në formë protruzionesh apo diapirësh i disa masiveve ultrabazike ......................................................................... Sipas “Tokës në Zhvillim” këto struktura janë autoktone dhe në vullkanitet e këtij bazamenti duhet pritur gjetja e përqendrimeve industriale të bakrit dhe polimetaleve.

Libri i Vedat Shehut në fillimet e tij do të vuajë “dhimbjet e lindjes”. Teoria e zhvilluar te libri “Toka në Zhvillim” do të jetë një shtysë për të çuar më përpara e në një mënyrë të re debatin në gjeologji e në shkencat e tjera, që kanë për objekt studimi Tokën. Nga debatet ballafaqimi i materialit do të dalë se me cilën nga teoritë e mësipërme shpjegohen më mirë dukuritë gjeologjike në Albanide që nga origjina e tyre.

Shënim: Duke konfirmuar këtë vlerësim për botimin e parë, theksoj se botimi i tanishëm i “Tokës në Rritje dhe Zhvillim” i përgjigjet kërkesave të progresit shkencor në

Page 38: Artikuj Debatues Per Teorine e Tokes Ne Rritje Dhe Zhvillim

studimin e Tokës dhe universit.

Prof. As Thanas Gjata, d.v. Tiranë, Qershor 2009

“Si përfundim, studimi monografik i Vedat Shehut për Tokën që zhvillohet nëpërmjet rritjes më duket se shpreh qartë sintezën e anëve të qëndrueshme të dy drejtimeve dominuese në gjeoteknikë: neofiksizmit dhe neomobilizmit, si dhe drejtimit aktualisht të nënvlerësuar, ekspansionizmit, por problemet ai i shqyrton nën një këndvështrim tjetër, që ndryshon rrënjësisht mënyrën e të menduarit nëpërmjet një konceptimi krejt të ri të rolit të bërthamës në zhvillimin gjeologjik të planetit, që nga origjina”.

Inxh. Savet Ohri nga recenza për botimin e vitit 1988

* * *

“Libri Toka në Rritje dhe Zhvillim pararend revolucionin bashkëkohor që po përgatitet për të kuptuar thellë format e shfaqjes dhe të bashkëveprimit të materies, përfshi interpretimin e thjeshtë, por për mua shumë të qartë, rolin e një trajte të stërngjeshur që transformohet në zonën qendrore të planetit, duke e bërë atë trup kozmik të gjallë… Botimi i librit nderon autorin dhe kolegët e tij, neve të gjithëve, sepse kështu mposhtet një ndjenjë mosbesimi në forcat tona dhe një qëndrim përulës ndaj të huajës dhe tradicionales konservatore që pasqyrohet edhe këtu ndërmjet diskutimeve tona.”

Prof. dr. Bajram Hysa, pedagog i ekonomisë politike, nga diskutimi për botimin e vitit 1988

* * *

“Nëpërmjet teorisë së Tokës në Rritje dhe Zhvillim del më së miri në pah lidhja dhe varësia e përgjithshme e gjërave edhe në Albanide, të konsideruar si mostër e rruzullit tokësor. Kuptohet pandashmëria e lëvizjeve gjeologjike nga procest kozmike që çuan në formimin e planetit dhe që veprojnë për modelimin e tij sot, bashkë edhe me transformuesin më të madh të natyrës, njeriun. Revolucionarizohet metoda e kërkimeve gjeologjike, sikurse për kërkime kozmike”.

Dr. Paqëor Shehu, pedagog fillozofije, nga diskutimi për botimin e vitit 1988

Page 39: Artikuj Debatues Per Teorine e Tokes Ne Rritje Dhe Zhvillim

* * *

“Faleminderit për librin, Dr Shehu. Më duket se keni shkruar një libër shkencor të peshuar mirë. Mirë u pafshim në konferencën e Urbinos”.

Prof. Giacarlo Scalera

Nga Mesazhi për pjesëmarrje në Koferencë “Konceptet e Reja në Tektonikën Globale” 28 – 31 Gusht, Urbino, Itali

* * *

Vedat Shehu ka përpiluar një libër të shquar që unë do t’ua rekomandoj gjithë shkencëtarëve të Tokës. Ai përfaqëson një pikëpamje të pazakontë, shpesh të ilustruar me shembuj të panjohur,që kanë për të futur një frymë me ajër të freskët në shumë debate gjeologjike.

Prof. Cliff Ollier

School of Earth and Geographical Sciences

University of Western Australia

Nedlands, W.A. 6009

* * *

“Si reçezent i botimit të parë dhe redaktor i anës gjeologjike të ketij botimi kam formuar pershtypjen se te “Toka në Rrritje dhe Zhvillim”, autori pasqyron arritjet e kohës në kozmologji në një sintezë të avancuar të praktikës kërkimore studimore të arritur në Albanide, të integruar me tri drejtime fundamentale: tektonikën globale, shkëmbformimin si proces universal, nocionin unik dhe universal të materies në bashkëveprim dhe shndërrim të përhershëm të pakufizuar në kohë dhe hapësirë. Shpresoj shumë se ky libër do të ketë jehonë, veçanërisht tek studjuesit e rinj të shkencave të natyrës, sidomos tek ata që do të kenë objekt studimi Tokën”.

Prof. Aleks Vranai, autor i gjeologjisë së Shqipërisë

* * *

“Ndër veprat shkencore për Tokën, planetin tonë të gjallë dhe të begatë, që rron, zhvillohet dhe evolon me nxehtësinë e vet tëbrendshme, zë vend të merituar edhe

Page 40: Artikuj Debatues Per Teorine e Tokes Ne Rritje Dhe Zhvillim

libri i gjeologut pasionant Vedat Shehu “The growing and developing Earth”, që tashmë, pas rreth dy dekadash, po e shohim përsëri të rinovuar në shqip. Në këtë libër pasqyrohet edhe dinamika e zhvillimit të Albanideve, duke shprehur edhe kontributin shqiptar në gjeoshkencat bashkëkohore”.

Prof. Dr. Alfred Frasheri

Fakulteti Gjeologji Miniera Universiteti Politeknik i Tiranës

* * *

“Megjithëse kam bindje se në shkallë globale “Tektonika e Pllakave” shpjegon qartë proceset dhe fenomenet gjeologjike dhe në shkallë lokale vërtetohet plotësisht, veçanërisht në Shqipëri, mendoj se botimi i ri i librit të Vedat Shehut “Toka në Zhvillim”, me një orientim ndryshe, mbështetet në përvojën shumëvjeçare të autorit dhe në studimin dhe interpretimin e një literature të gjerë. Uroj që kjo teori e pazakontë të zërë vend në debate të nxehta, jo vetëm në gjeologji”.

Prof. Dr. Inxh Lirim Hoxha

* * *

“Vedat Shehu, pas studimeve të rëndësishme që e çuan në formulimin e koncepteve origjinale për magmatizmin ofiolitik, relativitetin e mbihipjeve dhe për elementet e përbashkëta në zhvillimin e zonave tektonike, po na jep ribotimin e rikonstruktuar te librit “Toka ne Rritje dhe Zhvillim”, ku del në pah një vështrim i ri shkencor për origjinën e energjisë së brendshme të Tokës, për shkakun e thellë të levizjeve gjeologjike; mekanizmin që largon kontinentet nëpërmjet procesit të rritjës, faktorin që ka formuar, shkallë-shkallë, edhe koren tokësore të Albanideve me formacione shumë të larmishme në përmbajtje dhe në veti fiziko-mekanike.”

Prof. As. Kujtim Onuzi

Shef i departamentit të gjeologjisë së Shqipërisë

* * *

“Më duket se në librin Toka në Rritje dhe Zhvillim” Vedat Shehu, perveçse jep një kuptim të ri të gjenerimit të

Page 41: Artikuj Debatues Per Teorine e Tokes Ne Rritje Dhe Zhvillim

energjisë së brendshme të Tokës, na ka hapur shtigje te reja për te rivlerësuar moshën e ofioliteve, marredhënieve ndërmjet zonave tektonike dhe orientimin e kerkimeve gjeologjike ne Albanide”

Dr. Inxh. Hasan Bakia

Ekspert në ekspediten e naftes në Ohajo (USA)

* * *

Komenti Vepër e një Jete në Fushën e Teorisë së Rritjes së Tokës 1, Janar 2008

Ky libër është fryt i punës së autorit për një jetë të tërë. Ai është thjesht një gjeolog fushor. Ndryshe nga shumë kolegë të tij, ai e vëzhgon të vërtetën dhe nuk pajtohet me atë që gëzon popullaritet, por me faktet gjeologjike. Fakti është ky, toka po rritet dhe ne na duhet të fillojmë të kërkojmë shkakun përse. Shehu hidhet nga shembujt praktikë gjeologjikë të vendit të vet në Shqipëri dhe të maleve të atjeshme, te formimi i planeteve, sistemit diellor dhe galaktikave, mandej drejt udhës zbritëse kalon te grimcat e nivelit atomik dhe subatomik. Ai kapërcen, nga mikro në makro-botë, me lehtësi, duke u mbështetur gjithënjë te gjeologjia, që e njëh mire dhe që e do. Këtu nuk është rasti që ju të bini dakort edhe me disa interpretime të tij te veçanta, për atë se pse toka është në rritje dhe zhvillim. idea është që ai këtu po provon të vërtetojë konceptimin e rritjes, ndërsa, vepra e tij është nxitëse dhe e miratueshme. Në këtë udhëtim, ai jep një permbledhje te madhe të historisë dhe fakteve të mendimit që toka është në rritje – një teori kjo që po fillon të fitojë pranim gjithnjë e më të gjerë, pavarësisht nga përpjekjet e rrymës kryesore për ta ndrydhur atë. Toka rritet dhe është dikush që ka konsumuar gjashtë dekada duke e studjuar këtë fushë. Libëri jo vetëm që duhet të lexohet nga ata që janë të interesuar për hipotezën e tokës në rritje, por duhet theksuar se është, një ndër pak libra, që veçohet për këtë temë – një punëmonumentale nga një udhetim i jashtëzakonshëm prej një studiusi të patrembur, të zhdërvjellët, pëkushtuar botës dhe veprës për tërë një jetë. Kjo temë një ditë do të bëhet rryma kryesore e shkencës dhe Shehu do të shikohet si një pionier i saj. Në këtë fushë tashmë janë disa libra që duhen lexuar patjetër. Së pari kjo është një rrymë shkencore kryesore dhe do të jetë

Page 42: Artikuj Debatues Per Teorine e Tokes Ne Rritje Dhe Zhvillim

fusha e shkencës që do t’i shtrije temat e veta që nga grimcat sub-atomike deri te krijimi i galaktikave.

nga David de Hilster, matematicien. fizikant; Long Beach, CA USA; Publikuar ne www.amazon.com

. . .

F A L Ë N D E R I M E

E ndjej për obligim të veçantë të theksoj këtu se shumë të afërm, kolegë, shokë dhe miq që janë njohur me idetë dhe përmbajtjen e librit, që gjatë punës për botimin e parë e deri më tani, më kanë nxitur apo edhe ndihmuar konkretisht për përpilimin dhe botimin e parë dhe në plotësimet që pasqyrohen në botimin anglisht dhe në këtë botim. Prandaj dua t’i falënderoj nga thellësia e zemës; së pari redaktoren e shquar Karmen Pashai; botuesen e devotshme amerikane Melissa Mills; gjeologët – kolegë prof. Aleks Vranai, prof. Inxh. Lirim Hoxha, prof. As. Thanas Gjata, inxh. Nail Demi; profesorin e filozofisë Paqësor Shehu, profesorin e ekonomisë politike prof. dr. Bajram Hysa, profesorin e kimisë fizike Dine Mere, profesorin e fizikës Agim Bufi, profesorin e matematikës Mina Naqo; meteorologun e pluhurit kozmik Lawrence S. Myers – amerikan; prof. Giacarlo Scalera – italian; prof. Cliff Ollier – australian. Po ashtu, falënderoj shumë të tjerë: të afërm, miq e kolegë që kanë shfaqur përgëzime dhe entusiazëm për përkushtimin tim teorik ndaj Tokës – planet.

AUTORI Artikull i Illos tek Fjala e Lirë:

Illo Foto: Të njohim teorinë e Vedat Shehut te libri “Toka në Rritje dhe Zhvillim”. (Vështrim gjeoteorik mbi materjen në transformim)

TEORI E PA ZAKONTË E RRITJES DHE ZHVILLIMIT TE PLANETIT TOKË

Illo Foto 26/10/2010 08:12:00; publikuar tek Fjala e Lirë

.

Artikull për teorinë e “Tokës në Rritje dhe Zhvillim” nga Illo Foto

Page 43: Artikuj Debatues Per Teorine e Tokes Ne Rritje Dhe Zhvillim

Illo FotoAutor Librash Bujqesore

New York City

Kohët e fundit, shtëpia botuese “Dudaj “ vuri në qarkullim librin “Toka në Rritje dhe Zhvillim”, vepër e Prof. Dr. Vedat Shehu. Ky është versioni shqip i botimit, ndersa pak vite më parë, kjo vepër u vu në qarkullim në gjuhën angleze në Tiranë dhe u ribotua në USA (2005). Bibliotekat dhe libraritë shqiptare janë të paisura me veprën, në të dyja gjuhët. Një libër i tillë, me përmbajtje dhe analiza të plota shkencore, nuk ka ekzistuar në repertorin e bibliografisë shqiptare. Për problemet që trajton dhe për faktin se në këtë aspekt degjojmë zërin origjinal të një shkencetari shqiptar, botimi i kësaj vepre shkencore, përbën një eveniment në historinë e zhvillimit të shkencës shqipetare, kryesisht në shkencat gjeologjike përfshi pedologjinë, po edhe në shkencat e natyrës dhe në filozofi. Libri paraqet një sintezë të shkencave të tokës, ku mbulesa pedologjike përfaqeson rrënjët e evolucionit biologjik dhe del në pah kuptimi filozofik i materies në formimin e Tokës, që autori e veshtron si “ një mostër të universit në duart tona”. Gjithë jetën njeriu ndeshet me pyetjen se cila ëhtë origjine e sistemit Dielllor dhe e Tokes, ku kanë jetuar brezat dhe do te vazhdojne te jetojnë pasardhesit. Ne kete fushë, teorite spekullative nuk kane munguar dhe hipotezat shkencore kanë zevendesuar njëra tjatrën, pa mëtuar se është thënë e vërteta e fundit. Stacionet orbitale dhe anijet kozmike të ketyre 50 viteve, kanë ndriçuar hipotezën mbi prejardhjen dhe ndërtimin e Universit, që na rrethon. Shtetet e fuqishme kanë vene në dispozicion të sateliteve artificiale dhe të paisjeve për studimin e hapësirës kozmike, fonde marramendëse, çka nuk bëhet për kurreshtje por është fusha që i shërben zhvilllimit modern të shoqerisë dhe shfrytezimit tërësor të burimeve, që janë ende të fshehura në gjirin e planeteve. Gëzojmë mjetet e sofistikuara të ndërlidhjes, të fushës mjekesore, të hartografise, të fotografimit, të fushës ushtarake; këto kanë lidhje të drejt përdrejtë me satelitët artificiale dhe stacionet orbitale. Pa këto zbulime, nuk do të kishim as telefona celularë, as aviacion, as kompiutera dhe as mjete diagnostike të sëmundjeve; nuk do të kishim mjete të parashikimit të motit dhe perspektivën e afërt të parashikimit të termeteve e të vullkaneve.

Page 44: Artikuj Debatues Per Teorine e Tokes Ne Rritje Dhe Zhvillim

Zbulimet në këto fusha, që e kanë munduar me shekuj njerëzimin, kanë vënë në dispozicion të shkencetarëve te tokës dhe të hapesirës, dëshmi bindëse për të njohur rrugët e universit, siç është edhe rasti i veprës që na ka dhënë profesori shqiptar i gjeologjisë, Vedat Shehu. Libri i Vedat Shehut u është drejtuar 98 burimeve reference dhe është vlerësuar me nota maximale nga 13 shkencetarë të cilët jetojnë brenda dhe jashtë Shqiperise; secili është një firmë e njohur në shkencën e universit. Njeri prej tyre është Cliff Ollier, pedagog ne universitetin e Sydneit, ne Austrauli, i cili është njohur me vepren dhe me realitetin gjeologjik te Shqiperise. Ky personalitet shkruan per vepren qe po analizojme: ”Vedat Shehu ka perpiluar nje liber te shquar ..... 50 vite me pare, shkenca kishte pikpamje krejt te ndryshme nga keto te sotmet. Shehu merr për bazë një truall, për të cilin njerëzit nuk janë familiarizuar “. Nga ky vleresim nxjerr dy perfundime: Vepra e prof. Shehut ka mbështëtjen e zbulimeve me të fundit të shkences dhe autori është berë një zë origjinal në zhvillimet e sotme për studimin e Tokës dhe të Universit.“Toka në rritje dhe zhvillim”, është produkt i një veprimtarie të gjatë dhe të mundimshme, që përmbledh një punë skrupuloze të studimeve shkencore dhe të analizës së mirëfilltë të punëve në teren për studimin e shkembinjve të trojeve tona, të strukturave të Albanideve. Në këtë kuptim, kemi një autor sa boteror aq dhe kombëtar. Tezat, interpretimet dhe konkluzionet teorike, që shtrohen dhe argumentohen në libër, i sherbejnë njëherazi praktikës studimore gjeologjike, orientimit të kërkimeve planetare dhe zhvillimit të mëtejshëm të shkencës së yjeve. Libri, që kemi në dore, nuk është produkt i një frymëzimi sporadik, as adaptim përmbledhës studimesh të mëparshme, por vepër origjinale e pazakontë që i janë dashur me shumë se tre dekada, për të na ardhur në versionin e përsosur që e kemi tani në duart tona. Konceptet teknike dhe filozofike te gjeollogut Vedat Shehu, për universin dhe tokën, u paraqitën për publikim në formë artikulli qysh në vitin 1978. Këto koncepte u kundërshtuan nga opinioni zyrtar i kohës, i mbytur nga ngarkesat politike. Akulli u kthye në libër dhjetë vjet me vonë, kur u botua versioni i parë me titull “Toka në Zhvillim”. Opinioni tekniko-shkencor i kohës e vlerësoi pozitivisht këtë vepër, që ishte e vetmja e llojit të vet në gjuhen shqipe. Libëri u përpi nga lexuesit dhe brënda javëve të para s’gjendej më nëpër

Page 45: Artikuj Debatues Per Teorine e Tokes Ne Rritje Dhe Zhvillim

librari. Autori nuk rreshti se kërkuari, ballafaquari, studiuari dhe analizuari, prurjet e reja tekniko shkencore si në fushën e structures së brendshme të Tokës edhe të hapësirës së universit që, 50 vjetët e fundit, janë rritur në mënyrë të pa krahasueshme me periudhat historike qysh kur njihet evolucioni natyror si shkencë. Këtë informacion të saktë dhe të besueshem, autori nuk mund ta linte pa i’a servirur lexuesit të vet pa ia nenshtruar arsyetimit konsguente shkencore. Ishte një sukses i madh fakti që progresivisht informacioni shkencor perputhej me hipotezat e parashtruara në botimin e vitit 1988. Ky fakt është sa inkurajus aq dhe kartë-krediti per botimin e veprës në gjuhën angleze (Tiranë 2004 dhe USA 2005). Ribotimet janë plotësuar deri sa teoria më e plotësuar paraqitet në versionin e sotëm, qe nxori Shtepia botuese “Dudaj”.Baza teorike e librit qëndron në përkufizimin e trajtave bazë të materjes kozmike në të zakonshme atomo-molekulare; në të superngjeshur të yjeve kuark-nutronik dhe vrimave të zeza dhe në të super-rrelluar të fushave fizike dhe rrezatimit. Këtej del edhe nocioni i energjisë si materje në lëvizje apo potencialisht në lëvizje.Libri i autorit Shehu na jep analizën e proceseve shndërruese në univers, që të shqyrtuara në pajtim me shkencat e kimise, fizikes, matematikes, filozofise; na shpien në përfundime logjike të të kuptimarit të energjisë universale si hallkë e shndërriimit të trajtave bazë të materies në shumëllojshmëri kombinimesh në objekte aktive kozmike dhe në pafundësinë e hapësirës materiale. Gjejmë në vepër, se universi shtrihet tej rrezes së universit të vrojtuar. Ky univers nuk mund të mbyllet me një kupë qiellore kozmike me Tokën në qendër, përkundrazi Toka ndodhet në një skutë të tij. Mund të mëtosh se universi fillon kudo dhe nuk mbaron kurrkund. Këtë e kanë vërtetuar vrojtimet e sofistifikuara astrofizike dhe astrokimike, sondazhet nëpërmjet anijeve kozmike përmbajtja e gurëve të analizuar, nga meteoritet dhe mostrat e prura nga ekspeditat kozmike.Galaktikat, yjet sistemet diellore, planetet, materiali gazoro-pluhuror-copëzore, fushat fizike, rrezatimet, të gjitha janë pasoja të të bashkëveprimit dhe transformimit të materjes kozmike në kushte të veçanta të presionit, te temperatures dhe te rëndesës. Toka jonë ashtu si edhe homologet e saj kozmike, përbën vecse nje trup manjetik me te dy polet; por e vçanta e teorisë qëndron në argumentimin e pranisë së një thelbi gjeosferik të

Page 46: Artikuj Debatues Per Teorine e Tokes Ne Rritje Dhe Zhvillim

stërngjeshur të transformueshëm në berthamë që është burim i pashtershem materjeje atomo-molekulare dhe energjie, ne forme flurishente dhe korpuskulare, njëkohësisht. Është ky process transformimi i pa shtershëm, që e ka bërë tokën planet të gjallë, jo vetëm me dinamikën e zhvillimit gjeologjik, por edhe me fillimin e jetës së mikroorganizmave dhe shkalle shkalle deri në organizmat, ku merr hov dukuria jetesore e fotosintezes. Kjo dukuri është e vetmja, që e bëne të dallueshme Tokën nga homologet e vet planetare dhe nuk përjashton mundesinë e ekzistencës së formave të ulëta të jetës edhe në planete të tjerë. Evolucioni biologjik, nëpërmjet seleksionimit dhe mutacioneve, ka ecur paralelisht me evolucionin e gjeosferave të Tokës.Koncepti i ri që argumenton origjinalisht autori shqiptar, është ai i pranisë së rruzave apo bërthamave të superngjeshura të transformueshme në mjegullnajat yje-formuese. Në procesin e formimit dhe konsolidimit të sistemit tonë diellor, në një mjegullnajë të tillë, u arritë që bërthama e Tokës, me thelbin e saj të superngjeshur, të bëhet një diell në miniature, i izoluar brenda pështjelljes silikate të gjeneruar prej vetvetes, ndërsa Dielli u kushtëzua prej të qenurit yll, të mbetet bërthamë supergjigante në pamundësi për t’u bllokuar nga materja atomo-molekulare që ai prodhon vetë. Proceset e transformimit të heliosferës së superngjeshur në diell nxjerrin, së bashku me fushat fizike dhe rrezatimet, edhe materje atomo-molekulare. Të njëjtat procese transformuese ndodhin edhe në gjeosferën e superngjeshur të thelbit të bërthamës së tokës, por të pakrahasueshm me Diellin, për nga përmasat. Rritja dhe zhvilllimi i Tokës është pasojë e aktivitetit të berthamës, më saktë thelbit të saj, që është analog në tërë objektet kozmike aktive që rrotullohen mbi bazën e ligjit universal të rëndesës. Vetë formula e kësaj force si formilë identike me atë të llogaritjes të forces elektrostatike konfirmon se trasmentues i kësaj fiorce është gravitoni, analog me elektronin, por i një sistemi tjetër. Kjo tregon se rëndesa është shfaqje e një forme specifike të materies si pasojë e transformimit të asaj të tejngjeshur. Ne bërthamën e Tokës dhe të trupave qiellore dinamikë, proceset që japin fushë manjetike me energji flurishente, rrezatime, materie atomo-molekulare, janë të ngjashme me ato që ndodhin në transformimin e bërthamave të atomeve të disa elementeve kimike të mirënjohur. Kjo ngjashmeri nuk është rastësore. Ajo

Page 47: Artikuj Debatues Per Teorine e Tokes Ne Rritje Dhe Zhvillim

është bazë e mikro dhe makro kozmosit dhe lidhjes së tyre, jo vetem logjike por edhe eksizstentciale. Nëpërmjet kësaj njohjeje, njerëzit arriten te hyjnë në brendi të berthames së atomit dhe të bejnë pronë të tyre energjnë e bërthamës, që është e mirënjohurr si energji nukleare. Bërthama e Tokes, megjithse e ngjashme me diellin për nga proceset, në fakt nuk ka per t’u njohur tërësisht dhe konkretisht nga breza shkencëtaresh të së ardhmes. Bërthamat e trupave qiellore, do ta ruajnë me xhelozi fytyrën e tyre nga publiku, si pjesa më misterioze e ekzistencës dhe dinamizmit të universit. Këtë bërthamë kemi fatin ta njohim nëpërmjet abstragimit shkencor të dhënë në veprën e Vedat Shehut i cili meriton falenderimet dhe mirenjohjen e lexuesve, jo vetem shqiptare. Analogjia e berthamës se planeteve dhe të vetë sistemeve yjore, me berthamen atomike, përbën nje dëshmi më shumë per vertetesine e teorise se rritjes dhe zhvillimit të planeteve dhe të yjeve. Pak më shumë se rreth 4.6 miliard vjet më parë ka nis formimi i sistemit tone planetar. Përpara kësaj ngjarjeje, ne hapesirën e galaktikës tone, vazhdonin proceset transformuese dhe shpërthimet gjigante kozmike. Një nga këto shpërthime formoi nebulozën apo mjgullnajën me rruzat e superngjeshura në transformim. Nga kjo mjegullnajë gjigante, në kushte të caktuara, u nda sistemi ynë diellor; ku secili planet ndoqi rrugen e vet. Me këtë shpërthim u kalua në një forme tjeter të ekzistencës dhe transformimit të materjes, që në tokë shkakton rritjen dhe zhvillimin e kores shkëmbore, shtresës pedologjike, evolucionin e biospheres, botës tonë.Nje problem i diskutueshem në rrethet shkencore nëpër bote, ka qene shtjellimi i procesit formues te kontinenteve dhe oqeaneve. Që nga gjysma e dytë e shekullit të kaluar, teori me më shumë autoritet u bë dhe vazhdon të jetë, ajo e pllakave. Simbas saj, koria e tokës përbëhet prej pllakash massive të lëvizshme të ndara nga çarje gjigante. Lëvizja e tyre sjell pasoja; së pari, kur ato largohen nga njëra tjetera zhvendosen të mbartura prej rymave vorbulluese të masës së rrjedhshme të nënkores, boshllëku potencial midis tyre mbushet me kore të re oqeanike; së dyti kur ndeshen me njera tjetërën, në vëndin e shterngimit njëra pllakë deformohet duke formuar vargmale, kurse tjetëra zhytet drejtë thellësisë duke u bërë pjesë e rymave vorbulluese. Autori Shehu

Page 48: Artikuj Debatues Per Teorine e Tokes Ne Rritje Dhe Zhvillim

nuk pajtohet me kete hipoteze, sepse, me këtë mënyrë interpretimi, teoria e pllakave mohon atë që, rritja e kores oqeanike, është dëshmi për rritjen e tërë rruzullit. Perballë kësaj teorie qëndrojnë faktet e integruara në veprën që po diskutojme, në teorinë e rritjes dhe zhvillimit të Tokës, ku del mire në pah se koria shkëmbore gjenerohet vijueshmërisht në çarjet mes-oqeanike. Kjo kore e formuar rishta është derivat final I kombinimeve të elementeve kimikë që i emeton berthama e Tokes prej shndrimit të thelbit të saj të tejngjeshur. Autori Shehu dhe perkrahesit e shumtë nuk e zhvleresojne teresisht teorinë e pllakave. Ajo ka bazën fakteve që vërtetojnë largimin e kontineteve, ndërsa vet dukurinë e mbështet në një veprim të prekshem të një materie të caktuar, që në rastin konkret janë pllakat e lëvizshme. Te dy teoritë pranojnë perbërjen strukturore të planeteve dhe të diejve, por ndahen në pjesën funksionale të mekanizmit formues. Teoria Shehu, ndryshe nga ajo e pllakave, arsyeton ndërtimin sferocentrik të krejtë tokës dhe sidomos të bërthamës së brendshme me strukturë dhe sjellje krejtë të ndryshme nga bërthama e jashtme; është e perllogaritur matematikisht dhe është shume afër parafytyrimit real të lexuesit. Autori strukturën e tokës e krahason me atë të një kokrre pjeshke, kurse procesin e rritjes me atë të një kokërre portokalli në process rritjeje, ku gjurmët e padukshme të të prerave me një teh brisku të lëna në lëvozhgë, hapen dhe bëhen brazda kur kokëra rritet dhe arrin të piqet. Kjo të kujton çarjen e stërkontinentit, largimin e bloqeve continental dhe formimin e oqeaneve midis tyre. Në rastin e pjeshkës lidhja e rritjes me bërthamën është më pak e dallueshme por më funksionale. Ashtu si bërthama, më saktë thelbi i saj e bënë pjeshken pjeshkë, edhe tokën e ka bërë tokë berthama, më saktë thelbi i saj. Në pajtim me ekuilibrin gravitativ të trajtës sferoidale të tokës, koria oqeanike, si më e rëndë krijon depresionet dhe honet globale midis copave kontinentale më të lehta të larguara dhe në pozicione të gritura. Kjo struturë globale ka kushtëzuar mbushjen me ujë të ultësirave oqeanike. Ka një shkencë që quhet oqeanografi dhe një të dytë, që studjon fundin shkëmbor të oqeaneve. Kjo është e justifikushme deri sa oqeanet përbëjnë 2/3 e rruzullit. Shkencat oqeanike janë në një linje me konkluzionet gjeollogjike të platformës Shehu .Për të bërë të njohur teorinë e vet të rritjes planetare, të

Page 49: Artikuj Debatues Per Teorine e Tokes Ne Rritje Dhe Zhvillim

rolit aktiv te bërthamave dhe atë të shkakut të formimit të diferencuar të kores të oqeaneve nga e kontinenteve, shkencetari Shehu ka zhvilluar nje korespodencë të gjerë me studjues të interesuar, në të tërë botën. Nuk ka qenë e lehtë as të pranohej dhe as të injorohej teoria Shehu. Fraza të debateve, që janë zhvilluar edhe në interrmet, për këtë problem, autori na i ka dhenë të shkruara në fund të librit në fjalë. Në këtë kuptim, nuk kemi të bëjmë vetëm me zhvillimin e Tokës, por dhe të vete teorisë të zhvillimit të saj, që aktualisht, nuk është teori e vetme ne shkencen kontaporane te yjeve. Vet lexusi duhet te krijoi bindjen, ne vertetesine e sejcilës nga teoritë, që autori na i ka sqaruar pa paragjykim ne librin e vet. Nuk mund të lë pa përmendur kuptimin matematik dhe filozofik te numurit zero. Matematikisht, thotë autori, zerua ekziston, si kufi ndarës i numrave pozitivë me ata negativë. Shkenca e fizikës ka përcaktuar zeron apsolute të ngrirjes të bashkëveprimeve të materies atomo-molekulare, por nuk ka mundur të vendos një cak të sipërm të temperatures, që të trgonte se bashkëveprimet e materjes nuk mund të krijonin një nxhtësi më të madhe për të matur një temperature më tëlartë. Në kuptimin fizik zero-ja nuk ekziston dhe kemi të bëjmë me një përcaktim filozofik të ekzistences së materies në lëvizje. Ne kufij të caktuar të temperaturës, materia atomo-molekulare ekziston në te tria gjendjet, e ngurtë, e lengët dhe e gastë, duke ruajtur rigorozisht të njëjtën peshë. Në anallogji me zeron analizohet koha dhe hapësira, që janë vazhdim i njëra tjetrës. Shtjellimi i ketyre nocioneve filozofike na janë dhënë në libër, për të krijuar bindjen e vertetesisë së teorise të rritjes dhe zhvillimit të tokës, ku ne jetojmë dhe kryejmë veprimtari transformuse me të gjitha format e materies atomo-molekulare dhe rrezatuese. Kurse trajta e materjes së superngjeshur është jashtë mundësive për të qenë në fushën e veprimtarisë tonë.Vepra përbën një ndihmesë të vlefshme edhe në fushën e zhvillimit teorik të bujqësisë, si zeje dhe si shkencë. Studimet e hollësishme të planetit dhe të energjisë së berthamës, pohojnë se zhvillimi i kores productive vegjetale, mbështëtet në katër makroelementet që krijojne mijra lidhje dhe në bashkëveprim me elementet e rrallë, mbështësin vazhdimesinë e fotosintezës, nën ndikimin e energjisë diellore. Fotosinteza mbetet procesi i thjështë, për vazhdimesinë e një jete organike të ndërlikuar. Në qoftëse përmëndëm se zerua, s’ka vlerë

Page 50: Artikuj Debatues Per Teorine e Tokes Ne Rritje Dhe Zhvillim

fizike dhe filozofike, në rastin e jetës së gjallë kjo zero mund te parafytyrohet se ka ekzistuar, pikerisht 2.5 miliard vjet me pare, kur fillon periudha e intensifikimit të pasurimit të atmosferës me oksigjenin e përftuar nga fotosinteza. Ne koren e Tokës, pikërisht në thellësine rreth 50 cm, shpërthen një energji tjetër. Është energjia specifike, që rrit dhe zhvillon bimët e gjelbëra dhe tërë gjallesat që kanë aftesinë e metabolizmit, shkembimit të lëndëve. Duke vrojtuar bashkëveprimet e komponentëve të kores shkëmbore me komponentët e hidro-biospheres në kryerjen e proceseve jetesore, njeriu arriti të nxjerrë konkluzione shkencore se si mund të veprojë për të rritur aftesinë energjitike të koresbujqësore. Këto arritje sot përbëjnë bazën e fuqishme të bujqesisë moderne dhe të industrisë kimike, që është ngritur për plotësimin e mungesave të elementeve kimike në truallin e kultivueshëm të mbulesës së shkrifët të kores. Njeriu, që kur bëri hullimën e parë të ugarit, zbuloi energjinë kinetike të fshehur në nëntokë. Ndërkohë u bë e njohur se janë kombinacionet kimike të elementeve kimike kryesore, ata që shndërrojnë këtë energji kinetike në energji potenciale të akumuluar në lëndët ushqimore të prodhuara nga bimët. Industria kimike e prodhimit të plehrave, ka ndjekur parabolën e zbulimeve të rëndësishme të përbërjes kimke të kores, ku bëhet hullima e ugarit. Tani kjo industri nuk prodhon vetem komponente me elementët kryesorë, por me tërë elementet përbërës të ushqimit bimor, që emërtohen mikro plehra. Nëpërmjet njohjes së spektrit përbërës të kores në thellësi të hullimës, bujku ka depërtuar në të fshehtat e zbulimit të thellesisë së domosdoshme të punimit, proces pune që ka qenë shumë i ndryshueshëm në dhjetëvjeçarët e fundit. Një gjë mbetet e qëndrueshme: shume elemente të punimit qilizëm janë zevendësuar me kimizimin e bujqësisë. Në kuptimin teknik astronomik, korja e Tokës, vazhdon në thellesi të rruzullit, me qindra kilometra. Pjesa pranë-sipërfaqësore e kores tokësore ku shtrihet veprimtaria praktike e njeriut është ajo ku gjejnë zbatim interpretimet që dalin nga teoria Shehu. Këtej konkludohet se duhet të korrektohen disa praktika të pasuksesshme të bazuara në disa koncepte standard të trashëguara si në kërkimin e disa mineraleve xeherore, ashtu edhe të hidrokarbureve. Një perspektive të veçantë do të kenë interpretimet për aplikimin e bashkëveprimeve

Page 51: Artikuj Debatues Per Teorine e Tokes Ne Rritje Dhe Zhvillim

shndrimevenë që ndodhin në mjedis, ekologjinë e mjedisit; në mjedisinë bujqësor. Korja e dobishme për bujqesinë përqëndrohet deri ne 50 cm. Pikërisht këtë shtresë të koeres tokesore, do ta emertojme korja bujqesore e tokës, që po t’i përmbahem termologjisë së gjeosferave do ta quaja agrosfera. Sistemi rrënjor i bimëve shkon në thellësi të tjera, gjë që varet nga veçorite biologjike të bimës, por në çdo rast, sistemi rrenjor mbetet me i shkurter se kurora ajrore. Këtu fillon bujqësia, pikërisht në koren bujqesore, ku kryhen operacionet e punimit, të tokës, të përkujdesjeve ndaj bimëve dhe të kimizimit. Shkenctarët e tokës e konsideruan të pa mjaftueshëm kimizimin, prandaj në dhjetëvjeçarin e fundit, u vu në zbatim përdorimi i nxitësve hormonorë. Nga studimi i vëmëndshëm i interpretimeve shkencore të librit, mesojmë se korja bujqesore është objekt i gjalle, që rritet dhe zhvillohet. Vetë bujqesia është zeja që harmonizon veprimet, me rritjen dhe zhvillimin tërësor të Tokës, si trup i gjallë. Gjithëçka varet sa do të perfitojmë nga energjia që çliron materja e stërngjeshur e bërthamës dhe ajo e diellit. Kjo energji praktikisht është pothuajse konstante në të tëra pikat e rruzullit që kanë raporte të njëjta me diellin, por rendimentet bujqesore janë të ndryshme, çka e bënë bujqesinë një lloj industrie të gjallë, që çdo ditë gjen mënyra të reja, për t’u shkëputur nga rastësia dhe të papriturat e kushteve natyrore.Libri i profesor V. Shehu përbën një ndihmesë të veçantë në serinë e botimeve shkencore të shqipes. Nëpërmjet studimit të të dhënave të fundit mbi gjithësinë, autori ka vërtetuar se Toka është ndër objektet e gjallë të gjithësisë dhe energjia e Tokës buron nga zona e saj qendrore që përmban thelbin e sterngjeshur. Mbi bazën e kësaj teoreme, shtjellohen terë proceset jetësore që zhvillohen në gjithësi dhe në Tokë. Zëri i shkencetarit Shehu është origjinal dhe ka siguruar perkrahjen e shume autoriteteve shkencore boterore. Vepra e tij, krahas rëndësisë astronomike, na njeh me analiza të thella në fushën e shkencave ekzakte, si edhe në fushën e filozofisë, biologjisë, mjedisit dhe bujqesisë. Nuk mund të quhesh njeri i plotësuar në fushen arsimore, në se nuk njeh mjedisin ku jeton dhe punon. Mund të jesh inxhinjer që harton e zbërthen projekte, mund të jesh gjuhëtar që vepron me shumë gjuhë, mund të jesh jurist klasi a specialist bujqesie, ashtu siç mund të jesh ushtarak apo

Page 52: Artikuj Debatues Per Teorine e Tokes Ne Rritje Dhe Zhvillim

filozof; në se nuk ke përvetësuar teorinë e mjedisit, vlerat intelektuale janë të kufizuara. Profesor Shehu vjen nga një e kaluar profesionale shumë vepruese. Ka punur në ekspeditat gjeologjike dhe shumicën e jetes e ka kaluar në mes të shkëmbinjëve dhe analizave të mostrave të shkëmbinjëve, të Alpeve. Korabit, Malit të Thatë dhe të tërë Atdheut. Pérbën shembull frymezimi për gjeologët e rinj, në sherbim të zbulimeve të tjera gjeologjike. Si komb, jetojmë në një pjesë rruzulli, ku nëntoka vazhdon të ruaj thesare të njohura dhe të pa njohura. Del detyrë që këto pasuri, të zbuluara, të rivlerësohen dhe të zgjerohen në bazë të arritjeve shkencore botërore, integrimin më të lartë të të cilave e gjejmë tek teoria e bujshme e Tokës në Rritje dhe Zhvillim. Dhe mbi këtë bazë teorike të vështrohen kërkimet dhe zbulimet e ardhëshme në gjeomjedisin tonë. Prapambetja në prodhimin e mjeteve të sofistikuara të teknologjisë së lartë tek ne, nuk ndikon fare në kapacitet dhe arritjet e njerëzve tanë në progresin shkencor dhe zotrimin e manipulimin e teknologjisë së sofistikuar që gjëndet në tregun global. Shkencetarët tanë kanë rastin dhe mundësitë të japin ndihmesë krejt të veçantë për kombin. Bashkerendimi i forcave shkencore të tëra trevave shqiptare përbënte një ëndërr të Rilindasit tonë të madh, Samiut. Me këtë rast dua të shfaq dëshirën që, bashkatdhetarëve të mi të arsimuar, për të mos patur mangësi në formimin e plotë intelektual, t’iu rekomandoj të gjithëve: “Mbani në bibliotekat tuaja edhe këtë libër shumëvlerësh që shqyrtuam”.Illo Foto New York Tetor 2010