Ardita ceka

18
UNIVERSITETI SHTETËROR I TETOVËS Fakulteti Filozofik Dega e Pedagogjisë Studime Pasdiplomike Master Mentori, Studentja, Prof.Dr. Ardita Ceka Besjana Rexhepi Tetovë, 2015 Lënda: Interkulturalizmi dhe Arsimi Tema: Roli i Shkollës Fillore në Edukimin Demokratik të Nxënësve (Projekt Prezantim)

Transcript of Ardita ceka

Page 1: Ardita ceka

UNIVERSITETI SHTETËROR I TETOVËSFakulteti Filozofik

Dega e PedagogjisëStudime Pasdiplomike

Master

Mentori, Studentja,

Prof.Dr. Ardita Ceka Besjana Rexhepi

Tetovë, 2015

Lënda: Interkulturalizmi dhe ArsimiTema: Roli i Shkollës Fillore në Edukimin Demokratik

të Nxënësve(Projekt Prezantim)

Page 2: Ardita ceka

Hyrje………………………………………………............................3 Parimet thelbësore të zhvillimit të shoqërisë

demokratike…………………………………………………………..4 Mësimdhënësi dhe ndikimi i tij në edukimin demokratik të

nxënësit……………………………………………………………….6 Organizimi i mësimit - parakusht i edukimit demokratik të

nxënësit………………………………………………………………12 Roli i lëndëve mësimore në kultivimin e edukimit demokratik të

nxënësve………….......................................................................13 Përfundimi……………………………………….............................17

Përmbajtja

Page 3: Ardita ceka

Gjatë këtij punimi do të flas për rolin e shkollës fillore në edukimin demokratik të fëmijëve gjithnjë duke u bazuar në kondikta të shoqërisë demokratike por edhe shtrirjes së gjerë në botë që ka roli i shkollimit fillor apo bazë për fëmijët kryesisht në mosha të herëshme të vegjëlisë deri në atë pak me më shumë vite.

Nga kjo edhe më gjerësisht do të flitet edhe për parakushtin e organizimit të mësimit, si parakusht demokratik për edukimin demokratik të nxënësve. Këto ipen në forma të sqarimeve të ndryshme të dhëna përmes rëndësisë së lëndëve të ndryshme mësimore dhe impaktit të tyre mbi edukimin demokratik të nxënësve.

Rëndësi të veçantë gjatë këtij punimi i kam dhënë rolit të teksteve të Edukatë Qytetares mbi edukimin demokratik të nxënësve

Hyrje

Page 4: Ardita ceka

Është vështirë të matet se si është shoqëria demokratike. Megjithatë, është një numër i elementeve kyçe dhe parimeve të cilat konstituojnë bazat e çdo shoqërie demokratike. Për të kuptuar më mirë këto elemente, arsimimi dhe mësimi në të gjitha nivelet luajnë një rol kyç.

• Barazia – parimi i barazisë nënkupton se të gjitha qeniet njerëzore janë të lindura të barabartë, duhet të gëzojnë mundësi të barabarta, pjesëmarrje në jetën politike të bashkësisë si dhe titullim i trajtimit të barabartë përballë ligjit. Kjo përfshin po ashtu barazinë sociale dhe ekonomike në mes femrave dhe meshkujve.

• Pjesëmarrja – demokracia është e pakuptimtë pa pjesëmarrje, pjesëmarrja në bashkësi dhe çështjet e politikave është një parakusht i ndërtimit të sistemit demokratik. Demokracia është një formë e pjesëmarrjes, ndonjëherë pjesëmarrja është një koncept i gjerë dhe nuk përmban vetëm nënkuptime të fuqishme politike, por, po ashtu, ato sociale dhe ekonomike. Por pjesëmarrja vetëm nuk mund të garantojë demokracinë.

• Sundimi i shumicës dhe të drejtat e pakicës- edhe pse demokracia është nga definiconi sundimi nga populli, në fakt është sundimi i shumicës. Kjo po ashtu nënkupton një obligim të shumicës që të marrë parasysh të drejtat dhe nevojat e ndryshme të grupeve të pakicave. Shkalla në të cilën obligimet janë plotësuar janë një indikator i shtimit të mëtutjeshëm i vlerave demokratike në shoqëri.

Parimet thelbësore të zhvillimit të shoqërisë demokratike

Page 5: Ardita ceka

•Sundimi i ligjit dhe gjykimi i paanshëm – demokracia nënkupton mbrojtje të një personi apo grupi të vogël nga sundimi arbitrar. Sundimi i ligjit siguron barazi përpara ligjit, kufizimi të fuqisë apo autoritetit publik dhe ofrimi i qasjes së barabartë në juridiksion të pavarur dhe të paanshëm.

Moduli i gjykimit të paanshëm dhe sundimit të ligjit . • Respekti për të drejtat e njeriut- pranimi se të gjitha qeniet njerëzore

janë të lindura të barabarta dhe të lira në dinjitet dhe të drejta është themeli i funksionimit të bashkësisë demokratike. Një shtet demokratik ka për obligim sigurimin që të sigurojë dhe të respektojë, të mbrojë dhe të përmbush të gjitha të drejtat e njeriut në mënyrë që të sigurojë se të gjithë qytetarët e tij mund të jetojnë të lirë nga frika dhe të lira nga kërkesa. Lidhur me demokracinë, një përqendrim special duhet të shtrihet në ato të drejta të cilat janë kyçe për pjesëmarrje civile, siç është e drejta për grumbullim, liria e të shprehurit, liria e të menduarit, ndërgjegjes dhe religjionit. Ende, të drejtat civile dhe politike nuk mund të garantojnë paqe dhe siguri njerëzore.

Parime tjera

Page 6: Ardita ceka

Pluralizmi dhe Ndarja e Pushteteve

• Pluralizmi politik - trandicionalisht, është detyrë e partive politike që të konsolidojnë diversitetin e ideve dhe opinioneve dhe t’i përfaqësojnë ato në debatin publik. Vetëm pluralizmi politik mund të sigurojë struktura mjaft fleksibile që të përshtat nevojat e ndryshme, por ende mbetet bazë për qeverisje demokratike. Megjithatë, liritë politike mund të keqpërdoren për përhapjen e ideve që nxisin urrejtje, provokojnë dhunë dhe pastaj shkaktojnë kërcënim për rendin shoqëror demokratik. Në fakt është shumë vështirë t’u bëhet ballë tendencave të tilla në mënyrë demokratike pa nëpërkëmbjen e lirisë së të shprehurit, por po ashtu duke mbrojtur interesin e shoqërisë në përgjithësi. Në masë të caktuar, demokracive u duhet ta mbrojnë vetveten, p.sh. kundër terrorizmit. • Zgjedhje të lira dhe të paanshme- zgjedhjet janë karakteristika më themelore e demokracisë. Asnjë lloj i regjimit tjetër nuk lejon vendimin mbi udhëheqjen politike për ata të cilët janë të influencuar nga sistemi qeverisës - populli. Në çdo zgjedhje, ata mund të shprehin dëshirat e tyre për ndryshim si dhe pëlqimi i tyre për politikat e tanishme dhe pjesëmarrjen e vazhdueshme të procesit të evaluimit. Megjithatë, historia ka treguar se nuk është mjaft evidente kush e ka mundësinë e pjesëmarrjes e kush nuk e ka. Për shembull femrat ishin të përjashtuara nga sistemi për një kohë të gjatë. Në Apencell Inehuden, pjesë e Zvicrës, vend mjaft i njohur për struktura të larta demokratike, ato e morën të drejtën votuese në fillim të vitit 1999. Është element i domosdoshëm të sigurohet që e drejta e votës të jetë universale, e lirë, e barabartë, sekrete dhe direkte.

Ndarja e pushteteve – ndarja e pushteteve u

paraqit si koncepti nga Loku (“Dy traktate për qeverisë”. 1690) dhe u përparua nga Montekje (“ Fryma e ligjeve”, 1748). Në luftën e tyre kundër shtetit absolut, është një parim themelor për demokracitë moderne. Sipas parimit të ndarjes së pushtetit shtetëror në trupat ekzekutive, legjislative dhe gjyqësore, ato funksionojnë të pavarura, por i japin përgjegjësi njëri-tjetrit dhe popullit. Sistemi i kontrollit dhe balancit ofron një mekanizëm adekuat të kontrollit dhe si i tillë parandalon keqpërdorimin e pushtetit të shtetit.

Page 7: Ardita ceka

Edhe në arsim dita ditës po ndodhin ndryshime të thella të cilat diktohen nga ndryshimi i sistemeve. Arsimi vazhdimisht iu nënshtrohet ndryshimeve dhe si domosdoshmëri për t’u paraprirë kërkesave gjithnjë në rritje të shoqërisë demokratike. Edhe vendet me demokraci të përparuar, iu nënshtrohen ndryshimeve në arsim. Nuk janë ndryshime thelbësore, por ato duhet bërë.

Rëndësia e këtij procesi qëndron në atë se rezultatet pasqyrohen ngadalë dhe ato duhet të jenë në koherencë të plotë me ato që kërkon shoqëria pas dhjetë, njëzet e më shumë vjetësh. Në këto pak vjet të vendosjes së demokracisë, si rrjedhim edhe i hapjes me botën, gjithnjë edhe më tepër po grumbullojmë një përvojë e cila na ndihmon që këto ndryshime t’i bëjmë të matura në mënyrë që ato të jenë efikase. Në këtë proces reformimi, shkolla jonë duhet të ketë për mision përgatitjen e qytetarit të ardhshëm, anëtar i familjes së madhe evropiane me individualitet kombëtar. Kjo përgatitje është bazuar në parimin themelor demokratik: “Mundësi të njëjta për të gjithë individët” Rolin kryesor në këtë shëndërrim e ka padyshim mësimdhënësi i cili përmes roleve të tij si:

Drejtues Ndërmjetësues Vëzhgues

MËSIMDHËNËSI DHE NDIKIMI I TIJ NË EDUKIMIN DEMOKRATIK TË NXËNËSIT

Page 8: Ardita ceka

Disa prej roleve dhe përparësive që i sjell një mësimdhënës edukimit demokratik të nxënësit në epokën moderne janë:

1. Përmirëson disiplinën Vërejtja e parë e përfshirjes të palëve të interesuara në vendimmarrje, siç janë

nxënësit, rëndom i referohet disiplinës. Nëse nxënësit nuk u binden madje edhe rregullave të thjeshta dhe të caktuara me ndëshkime të qarta, nëse nuk respektohen ato rregulla, si mund të presim që ata të sjellin vendime të pjekura dhe të përgjegjshme? Por, përvoja dhe hulumtimet kanë treguar se nxënësve të cilëve u kushtohet më shumë kujdes, bëhen më të përgjegjshëm. Rregullat janë të domosdoshme, por udhëheqja që bazohet në besim/bindje është shumë më e qëndrueshme se sa udhëheqja me kërcënime. Kjo funksionon edhe më mirë nëse nuk vëzhgohet por ndoshta mbikëqyret.

2. Përmirëson të nxënit Të nxënit është diçka individuale. Mësimdhënësi mund të ketë një ide të caktuar për

atë se si duhet mësuar, por stili i të nxënit ndryshon prej një personi në tjetrin. Në një mjedis demokratik, nxënësve u jepet liri më e madhe në zgjedhjen e mënyrës së të nxënit, por gjithashtu, të paktën në një farë mase, edhe se çka duhet të mësojnë. Problemet e suksesit të dobët dhe mungesës së motivimit shpesh zvogëlohen nëse nxënësit i mundësohet liri më e madhe në zgjedhjen se çka dhe si do ta mësojë, dhe, nëse është e mundur, edhe për mënyrën e vlerësimit.

3. Zvogëlon konfliktet

Rolet e mësimdhënësve

Page 9: Ardita ceka

4. E bënë shkollën më konkuruese Decentralizimi i qeverisjes së shkollës dhe konkurrenca

ndërmjet shkollave janë vërtetë fenomene të reja në shumë vende të Evropës. Veçanërisht, në mjediset urbane konkurrenca mund të jetë e ashpër/fortë.

Qytetarët bashkëkohor evropian janë të informuar mirë dhe të arsimuar, prandaj dhe të drejtat qytetare i konsiderojnë si të natyrshme. Presin që shoqëria të respektojë dëshirat dhe nevojat e tyre që kanë të bëjnë me fëmijët e tyre, si dhe nevojat dhe dëshirat e vetë fëmijëve të tyre. Fëmijët nuk edukohen që vetëm t’i dëgjojnë autoritetet/mësuesit/ pa diskutim. Shkollat duhet që t’u përshtaten pikëpamjeve të tilla.

5. Siguron demokraci të qëndrueshme në të ardhmen

Vazhdim

Page 10: Ardita ceka

Si është arsimi, ashtu është dhe Popullata

Page 11: Ardita ceka

Sa më shumë t’i kushtohet rëndësi edukimit, aq më shumë do të ketë demokraci në mes njerëzve

Page 12: Ardita ceka

Organizimi i mësimit - parakusht i edukimit demokratik të nxënësit

Si parakushte kyqe të ekzistimit të një demokracie mbrenda një vendi apo një shkolle në rastin tonë siç e kemi shkollën fillore është edhe organizimi i mësimit apo procesi i mësimdhënies dhe ai i mësimnxënies nga ana e nxënësve.Por çka nënkuptojmë me mësimdhënie?- Udhëheqja e mësimit nga ana e mësimdhënësit njihet me emërtimin mësimdhënie, kurse aktivizimi i nxënësit për vetëzhvillim dhe vetafirmim përkatësisht për të fituar njohuri, zhvilluar shkathtësi dhe formuar shprehi, njihet me emërtimin mësimnxënie. Mësimdhënia dhe mësimnxënia janë veprimtari bipolare që përbëjnë esencën e veprimtarisë mësimore si veprimtari shoqërore specifike me interes të veçantë njerëzor.

Organizimi i mësimit si parakusht i edukimit demokratik ka për bazë këto parime të mësimdhënësve, për të cilat edukimi konsiderohet i efektshëm dhe ato janë:Udhëheq të mësuarit, u ofron nxënësve rrugët për kërkimin e informacionit.Në vend të zgjidhjeve të gatshme u krijon mundësi nxënësve të gjejnë shumëllojllojshmëri zgjidhjesh për të njëjtin problem.

Page 13: Ardita ceka

Mësimdhënësi që ecën me kohën dhe me metoda bashkëkohore përdor lavdata të ndryshme duke i nxitur nxënësit për të arritur lartë në jetërat e tyre. Ai duke i thënë nxënësve “Do të arrini shumë në jetë”, “ Do të bëheni shumë të suksesshëm në çfarëdo profesioni që zgjidhni” mbjell një motivim të madh te secili nxënës dhe prej tyre në të ardhmen dalin talente të papara

Karakteristika të mësimdhënësit të mirë

Page 14: Ardita ceka

Roli i lëndëve mësimore në kultivimin e edukimit demokratik të nxënësve

Roli i lëndëve shkencore natyrore- lëndët shkencore- natyrore u japin njohuri të ndryshme nxënësve rreth fenomeve të ndryshme natyrore dhe ekzakte të cilat duhet ditur çdo fëmijë dhe nxënës i shkollës fillore dhe në to nxënësit kanë mundësi të përvetësojnë një mori informatash sajpërket krijimit të njeriut dhe llojeve të ndryshme të fenomeneve ekzakte që ndodhin në hapësirën tokësore. Nga këto njohuri ata do mbjellin një edukim mjaftë të qëndrueshëm që do ndikoj në edukimin sa më demokratik të tyre në të ardhmen e afërt. Nga matematika ata mësojnë kalkulime të ndryshme të cilat bëjnë që nxënësit të jenë sa më të saktë dhe logjik në të ardhmen e tyre si në jetën e përditshme, ashtu edhe në profesionet e tyre që mund t’i zgjedhin në jetërat e tyre.

Page 15: Ardita ceka

Roli i lëndëve shkencore- shoqërore

Roli i lëndëve shkencore- shoqërore- në dallim prej lëndëve shkencore natyrore nxënësit e shkollës fillore në këto lëndë shoqërore siç është “Historia”, “Edukata Qytetare”, “Arti Figurativ” dhe lëndë të tjera kanë mundësi të mësojnë forma të ndryshme edukative nëpërmjet të cilave përqohen mesazhe të ndryshme të kulturave të sjelljes dhe edukatës në përgjithësi.Në lëndën e Historisë, nxënësit kanë mundësi të mësojnë për historinë e krijimit të shoqërive njerëzore, më pastaj për origjinën e të parëve, më pastaj për historitë e kulturave të ndryshme botërore dhe shfaqjen e konlfikteve dhe luftërave në mes shteteve të ndryshme të botës dhe më gjerë.

Page 16: Ardita ceka

Vazhdim

Në lëndën e Artit Figurativ aty ku nxënësit kanë mundësi të shprehin unin e tyre dhe preferencat apo ëndërrat në letër pa i menduar gjerësisht, sigurisht se ka impakt në zhvillimin e kreativitetit të tyre, kreativitet i cili do të ndikonte në një masë të madhe pozitivisht në zhvillimin e shoqërive demokratike.Në lëndën e Edukatë Qytetares nxënësit mësojnë kultura të ndryshme të sjelljeve dhe të edukatës në përgjithësi dhe më shumë kanë të bëjnë me mirësjellje dhe mësime të sjelljeve të lejueshme apo të palejueshmë në jetën reale.

Page 17: Ardita ceka

Në shkollat demokratike nxënësi merret si faktor kyq që do të thotë është në qendër të vëmendjes për dallim nga e kaluara, kur nxënësi konsiderohej si objekt në mësim ndërsa sot roli i tij kyq është “Subjekt i Mësimnxënies” kurse roli i mësimdhënësit pikërisht në këto shoqëri demokratike ka rolin e “Drejtuesit”, “Vëzhguesit” dhe “Ndihmuesit” të procesit mësimor, si dhe “Lehtësues i procesit të mësimnxënies për të gjithë nxënësit pavarsisht ciklit të ulët apo të lartë fillor.

Impakt të rëndësishëm përveç mësimdhënësve në shoqëritë demokratike pamë se luan rol edhe bashkëpunimi trepalësh “Shkollë- Familje- Komunitet” si tre faktorë me rol tejet të madh në edukimin e nxënësve sidomos të atyre në shkollat fillore.

Përfundimi

Page 18: Ardita ceka

Revista , For you, Emisionet Edukative për Nxënës, Prishtinë, 2008

  Dizdari Islam, Parimet e Edukatës Familjare,

Prishtinë 2003   Neko Duniku, Psikologjia, Libri shkollor, Prishtinë,

2006, fq. 110   Musai Bardhyl, Psikologji Edukimi, Tiranë, 1999, fq.

98  

Literatura