ANALIZË E SHKURTËR E POLITIKËS KUNDËR KONSUMIT TË...
Transcript of ANALIZË E SHKURTËR E POLITIKËS KUNDËR KONSUMIT TË...
Analizë e Shkurtër e Politikës‘TË JETOJMË PA TYM”
1
ANALIZË E SHKURTËR E POLITIKËS KUNDËR KONSUMIT
TË DUHANIT NË KOSOVË, IMPLEMENTIMIN E LIGJIT
KUNDËR DUHANIT DHE REKOMANDIMET
Analizë e Shkurtër e Politikës‘TË JETOJMË PA TYM”
2
Mirënjohje
Analiza e shkurtër është zhvilluar nga grupi i Shkollës Politike të Prishtinës, program kryesor i
Institutit të Prishtinës për Studime Politike, PIPS. Grupi, falenderon z. Skender Syla nga
Organizata Botërore e Shëndetësisë në Kosovë, z. Agron Gashi nga Zyra e UNICEF-it në
Kosovë, si dhe z. Naser Ramadani nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, të cilët e ndihmuan
punën e grupit me materialet e nevojshme për hartimin e kësaj politike.
Analizë e Shkurtër e Politikës‘TË JETOJMË PA TYM”
3
KY AKTIVITET U REALIZUA FALË PËRKRAHJES SË AMBASADËS SË MBRETËRISË SË
NORVEGJISË NË KOSOVË
Në këtë Analizë punoi grupi i Shkollës Politike: Edona ZOGU, Agon KRASNIQI, Agon DULA, Granit TËRNAVA dhe Bekim BYTYQI
Heqje përgjegjësie
Pikëpamjet e shprehura në këtë publikim nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht opinionet zyrtare
të Shkollës Politike të Prishtinës apo donatorëve që financuan këtë aktivitet.
Analizë e Shkurtër e Politikës‘TË JETOJMË PA TYM”
4
Përmbajtja
Hyrje...............................................................................................................................................................5
Analizë e shkurtër e Projektligjit Kundër Duhanit .................................................................................................6
Ligji aktual për duhanin dhe (mos) implementimi i tij, praktika te suksesshme per implementim . Error! Bookmark not defined.
Arsyet kryesore për moszbatimin e ligjit aktual anti-duhan në Kosovë ..............................................................8
Lidhja e politikës me biznesin ..................................................................... Error! Bookmark not defined.
Kultura dhe normat shoqërore .................................................................... Error! Bookmark not defined.
KONKLUZIONET ...........................................................................................................................................10
REKOMANDIMET..........................................................................................................................................11
BIBLIOGRAFIA..............................................................................................................................................13
Analizë e Shkurtër e Politikës‘TË JETOJMË PA TYM”
5
HyrjeDuhanpirja konsiderohet sot si një ndër shkaktarët kryesor për vdekjet e parakohëshme në
botë. Përveç vdekjeve të drejtpërdrejta nga sëmundje të ndryshme të sistemit të frymëmarrjes,
shkenctarët besojnë se edhe një numër i madh i sëmundjeve të tjera ndihmohen nga
duhanpirja. Problemi i duhanpirjes është më prezent tek vendet e pazhvilluara dhe vendet në
zhvillim ku bën pjesë edhe Kosova, pasiqë mekanizmat shtetëror në këto vende janë tejet të
dobëta për të zbatuar politika anti-duhan, mirëpo edhe për shkak se numri i madh i problemeve
jetike me të cilat këto vende duhet të përballen nuk i lë vend kësaj çështjeje në axhendat e
vendimmarrësve.
Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se në botë e konsumojnë duhanin rreth 1.3
miliardë njerëz, prej tyre një miliard janë meshkuj. Kjo prezanton rreth një të tretën e popullsisë
në tërësi, ku rreth 84 përqind prej tyre apo një miliard jetojnë në vende në zhvillim, sikurse është
edhe vendi ynë Kosova (WHO, 2012).
Në një publikim tjetër theksohet se '[…] duhani, vret më shumë persona sesa që vret AIDS-i,
përdorimi legal apo ilegal i drogave, aksidentet rrugore, vrasjet apo vetvrasjet në botë' (ASH
Report). Rreth 5 milionë persona në të gjithë botën, çdo vit, vdesin nga shkaktarët që lidhen me
duhanin, përderisa AIDS-i është përgjegjës për vetëm tre milionë vdekje në vit. Ndërkaq deri në
vitin 2030, pritet që duhani të jetë shkaktari i vetëm më i madhi në botë, ku vlerësohet se rreth
dhjetë milionë persona të vdesin nga shkaqe që lidhen me duhanin. Prej tyre, tre milionë do të
vdesin në vendet e zhvilluara, përderisa shtatë milionë në vendet në zhvillim (ASH report).
Ndërkaq studimi i parë global i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i kryer në 192 vende në
mbarë botën tregon disa fakte të reja rrënqethëse për sa i përket duhanpirjes pasive. Në këtë
studim, thuhet se vetëm duhanpirja pasive vret çdo vit 600,000 njerëz. Një e treta e viktimave
apo 165 mijë prej tyre janë fëmijë, që janë të ekspozuar ndaj tymit të duhanit nëpër shtëpitë e
tyre, ndërsa 281 mijë janë gra. (WHO, 2012). Në anën tjetër, Instituti Kombëtar i Shëndetit
Publik, vlerëson se në vendin tonë rreth 500,000 persona konsumojnë duhanin rregullisht.
Organizata Botërore e Shëndetësisë në Kosovë në hulumtimin mbi konsumin e duhanit nxjerrë
të dhëna se në vendin tonë 20 përqind e grave shtatëzëna konsumojnë duhan në mënyrë të
aktive, përderisa 60 përqind e tyre e konsumojnë në mënyrë pasive. Ndërsa Zyra e UNICEF-it
Analizë e Shkurtër e Politikës‘TË JETOJMË PA TYM”
6
në Kosovë, vlerëson se rreth 46% e fëmijëve në Kosovë rriten në ambiente me tym, ku njëri nga
prindërit, vëllezërit apo motrat tymosin në prezencën e tyre (Youth in Kosovo, 2004).
Ligji aktual kundër duhanit vs Politikës së propozuar Ligji në fuqi kundër duhanit është miratuar nga Kuvendi i Kosovës më 3 tetor 2005, ndërsa
implantimi dhe vendosja e masave strikte të veprimit janë bërë shumë vite më vonë. Në këtë ligj
parashihen një mori dënimesh për palët që nuk respektojnë ndalesat e vëna në shitjen dhe
përdorimin e duhanit në vendet publike. Në këtë ligj, për herë të parë përcaktohet sasia
maksimale e përbërësve të dëmshëm që duhet të përbajë secila cigare. Këto standarde janë:
Më shumë se 10 mg katran për një cigare;
Më shumë se 1 mg nikotin për një cigare;
Më shumë se 10 mg monoksid të karbonit për një cigare.
Poashtu, në të parashihen ndalesat e pirjes së duhanit në institucionet publike, ndalesa për
shitjen e duhanit për fëmijë nën moshën 18 vje� si dhe përcaktohet që brenda një lokali
(hapësire publike) vetëm në 30% të tij mund të lejohet pirja e duhanit. Këto provizione ligjore në
masë të madhe mbesin pa u zbatuar në praktikë.
Projektligji i propozuar fillon me ndryshime substanciale në Nenin 1 të ketij propozimi, i cili
dallon nga versioni aktual ku thuhet ”Qëllimi i këtij ligji është të mbështesë përpjekjet e
shoqërisë për të zbutur dhe reaguar kundrejt nivelit të lartë të konsumimit të duhanit”. Ligji
përcakton masat për ndalim dhe kufizim të përdorimit.
Në këtë propozim përgjegjësitë për implementimin e Ligjit barten tek Ministria e Shëndetësisë
e cila me Ligjin që akoma është në fuqi ka autoritetin vetëm për testim dhe kontroll (neni 4
,paragrafi 4.5 , 4.6 dhe 4.7) ndërsa autoritetin për ndalimin e përdorimit e ka Qeveria e Kosovës
(neni 4 paragrafi 4.1). Ky ndryshim i propozuar do të krijonte mundësinë e reagimit më efikas
në mbrojtjen e shëndetit publik duke bartur autoritetin për ndalim tek Ministria e Shëndetësisë
(PL neni 4 paragrafi 1).
Analizë e Shkurtër e Politikës‘TË JETOJMË PA TYM”
7
Projektligjit i është shtuar edhe Neni 7 si i ve�antë , i cili ka për qëllim ndalimin e mashtrimit apo
krijimin e përshtypjes së gabuar se një produkt i duhanit është më pak i dëmshëm se produkti
tjetër. Ky nen mund të ketë edhe efekt negativ duke pasur parasysh se produktet e ndryshme
kanë edhe përmbajtje të ndryshme të nikotinës, katranit dhe monoksidit të karbonit. Me këtë
sanksionim konsumuesi e ka më të lehtë të ekspozohet konsumimit më të madh të nikotinës,
katranit dhe monoksidit të karbonit. Ky nen i ve�antë në Ligjin aktual ka qenë pjesë e Nenit 5
paragrafi 5.3.
Duke pasur parasysh se duhani shkakton vartësi, prodhuesit shpesh herë kanë dhuruar
produktet e veta. Me projektligjin e ri (Neni 8 paragrafi 4) parashihet që kjo të jetë e ndaluar. Ky
nen gjithashtu është më sanksionues për reklamimin dhe promovimin e produkteve të duhanit.
Projektligjit i është shtuar si kapitull i ve�antë KREU IV – Ndalimi i reklamimit, promovimit dhe
sponzorimit të produkteve të duhanit, duke eliminuar promovomin e produkteve të duhanit edhe
në mënyrë të tërthortë.
Neni 9 paragrafi 5 ndalon shitjen përmes internetit apo e-mailit, duke paraqitur kështu edhe një
komponent që nuk është e saknsionuar në ligjin aktual. Duke pasur parasysh se gjeneratat e
reja janë përdorues me tendenca të keqpërdorimit të internetit, mund të thuhet se ky ndryshim
është mjaft i qëlluar.
Neni 13 – Masat preventive. Për dallim nga Ligji aktual, propozimet e reja definojnë qartë
përgjegjësitë e secilës Ministri si dhe kryesuesin e Këshillit ndërministror për kontroll të duhanit
me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik. Gjithashtu ky nen në paragrafin 4.1 obligon Radio
Televizionin Publik që �do muaj së paku 60 minuta të emetojë program edukativ pa pagesë.
Vlen të përmendet se në projektligj është përfshirë edhe Policia e Kosovës, Kreu IX Neni19 -
paragrafi1.8.
Neni 19, paragrafi 9 - Policia e Kosovës zbaton nenin 11 paragrafi 1.4,11.3,11 paragrafi
3.3,paragrafi 3.4,11 paragrafi 3.6 që nënkupton se policia mund të ndëshkoj njëjtë sikur
inspektorët sanitar, shëndetësor, të punës etj. sic eshte e përcaktuar në Kreu VI - Mjediset pa
tym.
Duhet të theksohet se industria e duhanit është një ndër më profitabilet në vend dhe pala e
interesit e ndikuar nga këto vendime (importuesit dhe shitësit e duhanit) është mjaft e fuqishme.
Analizë e Shkurtër e Politikës‘TË JETOJMË PA TYM”
8
Në lidhje me këtë, duhet të merren përvojat nga vendet e tjera të rajonit për zbatimin e
ndalesave për konsum të duhanit. Importi i duhanit në vit sillet në rreth 3 miliardë cigare (rreth 3
mijë tonë duhan në vit, Doganat e Kosovës, 2010, 2011) duke e bërë këtë sektor si kontribuesin
më të madh të tatimeve në vend dhe më profitabilin gjithashtu.
Praktika të suksesshme për implementim të ligjit anti-duhan Kroacia përbën shembullin e mirë se si ka ndjekur modelin që në faza të ndryshme të shtojë
ndalesat për shitjen, reklamimin dhe pirjen e duhanit në vendet publike. Kroacia ka filluar
ndalesat e para për pirjen e duhanit në vendet publike në vitin 2008, për të vijuar më pas me
kufizimin e hapësirave për pirjen e duhanit në bare dhe restaurante më 2009 dhe për të
përfunduar me futjen në fuqi më 2010 ndalesën 100% për pirjen e duhanit në këto lokale. Një
element i rëndësishëm që ka ndihmuar për vendosjen e kësaj ndalese ka qenë edhe opinioni
publik (mediat, shoqëria civile, mjekët, sociologët, etj) të cilët përmes fushatave të ndryshme por
edhe kritikës për qeverinë dhe grupet e interesit ka bërë që të rritet presioni për futjen në fuqi të
këtij ligji.
Në argumentimin e tyre, ata kanë paraqitur më së shumti fakte rreth dëmit që shkaktohet nga
duhanpirja pasive (për njerëzit që s’janë konsumues direkt të duhanit) dhe për nxitjen që
shkakton kjo formë tek njerëzit që edhe ata të fillojnë pirjen e duhanit. Duke përdorur këtë
element të rëndësishëm, ata kanë argumentuar se sa e dëmshme dhe e padrejtë është për ata
që nuk konsumojnë duhanin të qëndrojnë në vende ku pihet duhani. Gjatë një periudhe, është
diskutuar shumë mundësia që lokalet të vendosin vetë nëse duan të deklarohen si vende ku
mund të pihet duhani apo jo (e që ndodh në disa shtete) por është larguar si mundësi për shkak
të abuzimeve që mund të ndodhin. Të gjitha këto elemente mund të përdoren nga akterët
politikë në vend (parlamenti dhe qeveria) në mënyrë që të ketë një impelementim sa më të
drejtë të ligjit për duhanin që pritet të miratohet.
Grupi punues në këtë Analizë të Politikës së Shkurtër poashtu ka vlerësuar që një prej masave
më të mira për parandalimin dhe luftimin e pirjes së duhanit në shkallën që është tash të jetë
edhe ngritja e akcizës për duhanin. Grupi ka propozuar që akciza bazë për paketim cigare
(pako prej 16 shtegëve) të rritet nga shuma 250€ në 330€ , duke ndikuar që çmimi i një pakoje
cigare të rritet për 0.50 cent. Kjo rritje do të ndikonte më shumë në xhepin e qytetarëve dhe do
Analizë e Shkurtër e Politikës‘TË JETOJMË PA TYM”
9
të ndikonte në uljen e pirjes së duhanit. Kjo rritje e akcizës do të siguronte të hyra për buxhetin
e Kosovës përafërsisht në shumën 75 milionë euro. Grupi vlerëson që do të ishte e drejtë sikur
këto para të mbledhura nga rritja e akcizës të përdoreshin kryesisht në shëndetësi dhe me
theks të veqantë në klinikat që shërojnë sëmundjet që shkaktohen nga duhan-pirja.
Arsyet kryesore për mos zbatimin e ligjit aktual anti-duhan në KosovëFunksionimi i dobët i shtetit dhe institucioneve të saj dhe mosvendosja e kësaj çështje lartë në
agjendat e veprimit të menjëhershëm janë faktorë kyq për mosimplementimin efektiv të politikës
anti-duhan. Kjo vjen si pasojë e vendosjes (shpesh edhe të padrejtë) të problematikave politike
si kyqe në agjendat institucionale të vendit. Është e rëndësishme të kuptohet që kjo politikë anti-
duhan përveq që ka ndikim të drejtëpërdrejtë në mirëqenien e qytetarëve dhe në shëndetin e
tyre, është edhe një prej standardeve për zhvillim dhe ecje në agjendën e integrimeve
europiane.
Duke qenë se ligji i tanishëm anti-duhan nuk është respektuar në masë të madhe për shkak rë
shumë faktorëve, përfshirë edhe elementimin e mos ndëshkimit të mjaftueshëm të lokaleve dhe
përsonave që kanë thyer këtë ligj, është e nevojshme që karshi impelementimit të këtij ligji të
shtohen edhe inspektimet për të. Mangësia më e madhe e paraqitur nga Inspektoriati Sanitar i
Kosovës ka qenë gjithmonë mungesa e stafit të mjaftueshëm për të mbuluar të gjithë territorin e
Kosovës dhe për të kontrolluar shkallën e respektimit të ligjit. Rritja e numrit të punonjësve në
këtë inspektoriat do të mund të bëhej permes punësimit të stafit të rregullt prej 50 personave e
që do fillonin punë menjëherë pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri për duhanin (e që mund të
përdoren edhe për sfera tjera të inspektimit) e që do paguheshin me një pagë mesatare prej
320 euro, ku do ti kushtonte buxhetit vjetor jo më shumë se 192.000 euro në vit. Bazuar në
parallogaritjet, del se një pjesë e madhe e buxhetit të nevojshëm për pagat e punëtorëve shtesë
do të inkasoheshin nga pagesa e dënimeve për shkeljen e këtij ligji sepse shkeljet e tij janë të
mëdha dhe janë të shtrira në të gjithë territorin e Kosovës.
Një aspekt tjetër i moszbatimit të ligjit anti-duhan është kultura, normat shoqërore dhe opinioni
për duhanpirjen. Kultura e respektimit të ligjit nga vetë përpiluesit e tij, dhe përgjithsisht në
shoqëri, është në parametrat më të ulët. Vetë deputetët e Kuvendit të Kosovës, të cilët kanë
votuar ligjin për ndalimin e pirjes së duhanit në ambiente të mbylluara publike, në shumë raste e
Analizë e Shkurtër e Politikës‘TË JETOJMË PA TYM”
10
shkelin këtë ligj duke konsumuar duhan madje edhe në ambientet e brendshme të vetë
Kuvendit të Kosovës.
Poashtu në raste jo të rralla rastisë që, punonjësit shëndetësorë të pinë duhan në ambientet e
spitaleve, mësuesit në oborret e shkollave, prindi në makinë me fëmijën etj. Të gjitha këto
aspekte të vetëdijes kolektive për dëmet që duhani shkakton në shëndetin e njerëzve, kanë
mbetur të paadresuara dhe nevoja për të punuar në këtë drejtim është evidente. Prandaj,
analiza lerëson lartë rëndësinë që ka edukimi jo-formal dhe fushatat e ndryshme vetëdijësuese
dhe informuese kundër duhanit. Autorët mbështesin fuqishëm nenin 13 të draftligjit për duhanin,
më saktësisht paragrafin 4.1 ku i kërkohet televizionit publik (RTK-së) që brenda muajit të
emetojë program edukativ kundër duhanit së paku 1 orë.
KONKLUZIONET Trendet historike si dhe dëshmitë e mbledhura për këtë analizë, tregojnë se përdorimi i duhanit
është shumë i përhapur dhe se kontrolli i konsumimit të duhanit në vendet publike, sidomos në
një vend si� është Kosova, është mjaft i vështirë. Shifrat zyrtare të importit të duhanit në vend
( pa llogaritur dhe atë që hyn përmes ekonomisë informale ) janë në nivele të larta. 1/3 e
popullatës së vendit janë konsumues të duhanit dhe për ta importohen përafërsisht 3 miliardë
cigare në vit ( mesatarisht një duhan-pirës në Kosovë konsumon 11 cigare në ditë).
Një prej shkaktarëve për këtë nivel të lartë të duhan-pirjes në Kosovë është edhe çmimi i lirë i
cigares në vend. Akciza për duhanin është ndër më të lirat ( 250 euro për një paketim prej 16
shtegësh ) dhe kjo mundëson që çmimi i shitjes së pakos së cigares të jetë i lirë. Është
dëshmuar që ngritja e çmimit është një prej mënyrave më efektive për të zvogëluar duhan-
pirjen dhe kjo praktikë është ndjekur nga shumë vende.
Inspektimi i ulët i respektimit të ligjit anti-duhan ka ndikuar që hapësira ku ndalohet pirja e
duhanit të mos respektohet në shumicën e vendeve ku është e sanksionuar. Prandaj, rritja e
numrit të inspektimeve mbetet një prej mundësive më të mira për të mbikëqyrur respektimin e
tij. Kjo do të mund të arrihet përmes rritjes së numrit të të punësuarve në Inspektoriatin Sanitar
por edhe përmes involvimit të Policisë së Kosovës në inspektim të kësaj ndalese.
Analizë e Shkurtër e Politikës‘TË JETOJMË PA TYM”
11
Vullneti i ulët politik për tu marrë me politikën anti-duhan është një prej elementeve vendimtare
për atë se pse kjo politikë nuk është implementuar deri më tash. Vendosja e kësaj çështje si
prioritet do të mundësonte një qasje të re përballë këtij problemi dhe do të sillte rezultate të reja
në politikën anti-duhan.
Vëmendje dhe kujdes i ve�antë duhet kushtuar mbrojtjes nga konsumi i duhanit, sidomos tek
gratë shtatëzëna, fëmijët si duhanpirës pasiv dhe të rinjtë, duke ju ofruar shërbime dhe këshilla
cilësore me kohë. Tejkalimi i kësaj sfide, do të kursente shumë jetë dhe ky do të duhej të
konsiderohej si sukses ky� i zhvillimit të vendit.
REKOMANDIMET Për të pasur një zbatim më efektiv të ligjit anti-duhan, analiza ofron elemente të besueshme që
mund të merren në konsideratë për ti aplikuar disa prej masave si në vijim:
1. Rritja dhe fryerja e �mimeve të duhanit, duke e rritur mundësinë e mos-përballimit,
përmes rritjes së �mimeve, duke rritur taksat për duhanin. Një rekomandim i tillë jepet
edhe nga Sutton Borren i cili në publikimin e tij për këtë temë “Are increases in cigarette
taxation regressive?” të publikuar në revistën Health Economics, thekson pikërisht këtë
argument (Borren, 1992). Marrë parasysh nivelin e ulët të zhvillimit ekonomik në
Kosovë, kjo masë do të mund të ishte mjaft efektive.
2. Përforcimi i legjislacionit ekzistues, duke krijuar hapësira publike 100 përqind pa duhan,
si dhe inspektimet e rregullta, për t´u siguruar se Ligji Kundër Duhanit po zbatohet nga të
gjithë. Në këtë drejtim duhet të theksohet se me numrin aktual të inspektorëve, kjo gjë
nuk është e mundshme. Andaj, në rast se vendim-marrësit kosovar synojnë me të
vërtetë zvogëlimin e konsumit të duhanit në shoqëri, ky aspekt duhet të merret parasysh.
3. Rritja e mundësive ndaj shërbimeve për trajtimin e vartësisë nga duhani. Një aspekt ky�
për zbatimin efektiv të ligjit anti-duhan është edhe ofrimi i alternativave për duhanpirës
që synojnë të ndërpresin këtë vartësi.
Analizë e Shkurtër e Politikës‘TË JETOJMË PA TYM”
12
4. Të investohet në ngritjen e vetëdijes së njerëzve e sidomos të fëmijëve për pasojat e
duhanpirjes, duke përdorur këtu edhe materiale vizuale me përmbajtje grafike dhe
eksplicite. Pasqyrimi i mushkërive të nxira, apo organeve të tjera të duhan-pirësve, janë
treguar mjaft efektive për të ndikuar qëndrimet e njerëzve ndaj duhan-pirjes.
5. Krijimi i mundësive për të raportuar shkeljet e ligjit kundër duhanit, si platforma online
apo numra telefoni për thirrje pa pagesë. Lajmërimi i rasteve të shkeljeve do të ishte
aspekt ky� për përfshirjen e njerëzve të vullnetit të mire në zbatimin e kësaj politike dhe
do të ndikonte drejtëpëdrejtë në ngritjen e nivelit të respektimit të këtij ligji.
Analizë e Shkurtër e Politikës‘TË JETOJMË PA TYM”
13
BIBLIOGRAFIA
ASH Insitute `Action on Smoking and Health` report (2007), 'Tobacco: Global Trends'
Borren P, Sutton M (1992). Are increases in cigarette taxation regressive? Health Economics,
pp. 245-253.
Projektligji kunder duhanit (2012)
U.S. DEPARTMENT OF HEALTH AND HUMAN SERVICES - National Cacncer Institute
(2008). 'Tobacco Control Policies'
UNICEF (2004), 'Youth in Kosovo'
WHO (2012), 'Technical Resource for Country Implementation of ËHO Framework Convention
on Tobacco Control Article 5.3' - on the protection of public health policies with respect to
tobacco control from commercial and other vested interests of the tobacco industry,
Ligji per duhanin, i miratuar nga Kuvendi i Kosovës më 3 tetor 2005.
http:// /hostednews/afp/article/ALeqM5iPecmYGJecXRVYr62Tzo2sëO4ËDA
http://www.no-smoke.org/goingsmokefree.php?id=643
http://www.mvep.hr/zakoni/pdf/466.pdf
Analizë e Shkurtër e Politikës‘TË JETOJMË PA TYM”
14
Instituti i Prishtinës për Studime Politike, PIPS
ADRESA Shkolla Politike e Prishtinës, Rruga Rexhep Luci, 15/1
Tel: + 381 (0) 38 224 577
Mob: + 377 (0) 44 290 837
E-mail: [email protected] / [email protected]
Web: www.pips-ks.org