ANALIZE E KUADRIT LIGJOR PERforest-al.org/wp-content/uploads/2017/02/LIBER-Analiza-e... · Web...

278
Prof. Dr. Vezir Muharremaj MLL. Erjon Muharremaj Dr. Nehat Çollaku Janaq Male Haki Kola STUDIM MBI KUADRIN LIGJOR PER PYJET DHE KULLOTAT KOMUNALE NE SHQIPERI LOGO E SNV 1

Transcript of ANALIZE E KUADRIT LIGJOR PERforest-al.org/wp-content/uploads/2017/02/LIBER-Analiza-e... · Web...

Prof. Dr. Vezir MuharremajMLL. Erjon Muharremaj

Dr. Nehat ÇollakuJanaq MaleHaki Kola

STUDIM MBI KUADRIN LIGJOR PER PYJET DHE KULLOTAT KOMUNALE

NE SHQIPERI

LOGO E SNV

Janar 2008

1

2

Prof. Dr. Vezir MuharremajMLL. Erjon Muharremaj

Dr. Nehat ÇollakuJanaq MaleHaki Kola

STUDIM MBI KUADRIN LIGJORPER

PYJET DHE KULLOTAT KOMUNALENE SHQIPERI

Kryerja e studimit “Analizë e kuadrit ligjor për pyjet dhe kullotat komunale në Shqipëri” si dhe botimi i këtij libri u mundësuan falë mbështetjes së projektit SNV-SIDA 7300060801 “Forcimi i qëndrueshëm i pyjeve komunale – nxitja e zhvillimit ekonomik nëpërmjet ngritjes së kapaciteteve në menaxhimin e pyjeve të fermerëve”

2009

3

Copyright © SNV dhe AutoretBotuar nga Shtepia Botuese ..............

Disclaimer:..................

4

Falënderim Në punën për kryerjen e studimit “Mbi kuadrin ligjor për pyjet dhe kullotat komunale në Shqipëri” kemi patur mbështetjen dhe inkurajimin e institucioneve si SNV, Shoqata Kombëtare e përdoruesve të Pyjeve e Kullotave Komunale dhe Drejtorisë së Politikave për Pyjet e Kullotat dhe të drejtorive të tjera të Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave, dhe NJMP të Projektit për Zhvillimin e Burimeve Natyrore, si dhe të mjaft konsulentëve, kolegëve dhe punonjësve të institucioneve dhe shoqatave të përmendura më lart.

Me këtë rast, do të dëshironim të shprehnim mirënjohjen dhe falënderimet tona për konsulentët e huaj dhe vendas të SNV, veçanërisht për Arie Kop, për SHKPKK, Federatën Rajonale të Dibrës dhe federatat e tjera, për specialistët me pervojë të NJMP të PZHRN, për te gjithe ata ekspertë dhe kolegë që mbeshtetën me mendimet e vlefshme, me materiale dhe për inkurajimin e dhënë. Në saje të kësaj mbështetjeje dhe inkurajimi u bë e mundur të propozohen ndryshimet e duhura në aktet ligjore ekzistuese, për ecjen më shpejt drejt decentralizimit dhe privatizimit, si pjesë thelbësore e reformës në sektorin e pyjeve dhe kullotave, të cilat, shpresoj, të ndikojnë në ruajtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të këtyre pasurive, si dhe në përmirësimin e jetesës së banorëve në zonat rurale.

Autorët

5

6

TRYEZA E LENDES

1. Permbledhje Faqe 92. Hyrje ........................................................................................................ 133. Objektivat ........................................................................................................

174. Metodologjia e punes ................................................................................ 195. Analize e akteve ligjore qe kane te bejne me pyjet dhe kullotat komunale ....

215.1 Historik i shkurter ……………………………………………………. 21

5.1.1 E drejta mbi pronen pyjore e kullosore te perbashket dhe perdorimin e saj sipas kanunit te Leke Dukagjinit ................................. 21

5.1.2 Edrejta mbi pronen pyjore te perbashket, administrimin dhe perdorimin e saj sipas ligjit turk (deri ne 1922) …………… 22

5.1.3 Pyjet ne perdorim komunal gjate regjimit te Mbretit Zog dhe gjate pushtimit italian ne shqiperi (1923 – 1944) ................................ 23

5.1.4 Ndikimi i regjimit komunist ne marredheniet tradicionale te fshatrave me pyjet .................................................................... 26

5.1.5 Ndikimet ne marredheniet e komunave me pyjet nga viti 1990 e ne vazhdim ................................................................................ 27

5.2 Komente dhe propozime per aktet ligjore lidhur me pyjet dhe kullotat komunale 305.2.1 Aktet ligjore per pronesine dhe te drejtat e perdorimit ........ 315.2.2 Aktet ligjore per te drejtat dhe pergjegjesite per mbareshtrimin,

shfrytezimin dhe ruajtjen e pasurive pyjore e kullosore ........ 715.2.3 Aktet ligjore per perpunimin dhe tregetimin e prodhimeve dhe sherbimeve (te drejtat ekonomike dhe te tregetimit) .................... 1095.2.4 Aktet ligjore per mbledhjen e tarifave dhe taksave, dhe administrimin

e riinvestimin e fondeve publike e private ne kete sektor (te drejtat fiskale e administrative) ........................................................ 112

6. Perfundimet e analizes se akteve ligjore per pyjet dhe kullotat komunale6.1 Zhvillimet pozitive mbeshtetur ne aktet ligjore aktuale per pyjet dhe

kullotat komunale ................................................................................ 1296.2 Disa mangesi te pergjithshme ne kuadrin ligjor per pyjet dhe

kullotat komunale ................................................................................ 1306.3 Mangesite kryesore ne aktet ligjore per pronesine dhe te drejtat e perdorimit ............................................................................................ 1336.4 Mangesite kryesore ne aktet ligjore per te drejtat dhe pergjegjesite per

mbareshtrimin, shfrytezimin dhe ruajtjen e pasurive pyjore e kullosore.... 1356.5 Mangesite kryesore ne aktet ligjore per perpunimin dhe tregetimin e

prodhimeve dhe sherbimeve (te drejtat ekonomike dhe te tregetimit)....... 1386.6 Mangesite kryesore ne aktet ligjore per mbledhjen e tarifave dhe taksave,

dhe administrimin e riinvestimin e fondeve publike e private ne kete sektor(te drejtat fiskale e administrative) ........................................................ 138

6.7 Disa pervoja nga vende te tjera per pylltarine komunale .................... 1407. Keshillime per permiresimet ne kuadrin ligjor per pyjet dhe kullotat komunale

1457.1 Disa parime qe duhen mbajtur parasysh per permiresimin e kuadrit ligjor 1457.2 Permiresimi i akteve ligjore per pronesine dhe te drejtat e perdorimit 148

7

7.3 Permiresimi i akteve ligjore per te drejtat dhe pergjegjesite per mbareshtrimin, shfrytezimin dhe ruajtjen e pasurive pyjore e kullosore 158

7.4 Permiresimi i akteve ligjore per per perpunimin dhe tregetimin e prodhimeve dhe sherbimeve (te drejtat ekonomike dhe te tregetimit) .................... 168

7.5 Permiresimi i akteve ligjore per mbledhjen e tarifave dhe taksave, dhe administrimin e riinvestimin e fondeve publike e private ne kete sektor (te drejtat fiskale e administrative) ........................................................ 170

7.6 Disa detyra dhe te drejta qe duhet te kene organet dhe institucionet perkatese per pyjet dhe kullotat komunale ................................................ 174

Literatura ........................................................................................................ 176Shtojca 1: Lista e akteve ligjore qe kane te bejne me pyjet dhe kullotat komunale 183

8

SHKURTIMET

AKT Agjencia Kombetare e TurizmitBE Bashkimi EvropianDPPK Drejtoria e Pergjithshme e Pyjeve dhe Kullotave

(2005 e pas: Drejtoria e Politikave per Pyjet dhe Kullotat)DSHP Drejtoria e Sherbimit Pyjor KKU Keshilli Kombetar i UjitKM Keshilli i MinistraveKRRTRSH Keshilli i Rregullimit te Territorit te Republikes se ShqiperiseMBUMK Ministria e Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se KonsumatoritMF Ministria e FinancesMMPAU Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te UjraveMQV Ministria e Qeverisjes VendoreNJMP Njesia e Menaxhimit te ProjektitNJQV Njesia e Qeverisjes VendoreOJF Organizata JoFitimpruresePP BB Projekti i Pyjeve i Bankes BoterorePZHPPSH Projekti per Zhvillimin e Pylltarise Private ne Shqiperi (APFDP)PZHBN Projekti per Zhvillimin e Burimeve NatyroreRSH Republika e ShqiperiseSNV Organizata Hollandeze per ZhvillimSHKPPKK Shoqata Kombetare e Perdoruesve te Pyjeve dhe Kullotave KomunaleSHPPKK Shoqata e Perdoruesve te Pyjeve dhe Kullotave KomunaleUSAID Agjencia e Shteteve te Bashkuara per Zhvillimin Nderkombetar VKM Vendim i Keshillit te Ministrave ZRPP Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme

9

10

STUDIM MBI KUADRIN LIGJOR PERPYJET DHE KULLOTAT KOMUNALE NE SHQIPERI

1. PERMBLEDHJE

Ne kuadrin e politikave per decentralizimin e qeverisjes se pasurive natyrore dhe legalizimin e informalitetit te hershem ne posedimin e pyjeve dhe kullotave prane fshatrave, si dhe per integrimin ne BE, procesi i kalimit te pyjeve dhe kullotave ne pronesi ose perdorim te komunave e bashkive eshte bere tashme nje problem qe preokupon qeverine qendrore dhe njesite e qeverisjes vendore, perdoruesit (fshatrat, familjet bujqesore) dhe shoqatat e tyre ne mbare vendin. Aktet ligjore e nenligjore te nxjerre pas viteve ’90, si ligji per pyjet, ligji per kullotat e livadhet, Rregullorja Nr. 308, date 26.01.1996 “Per kalimin e pyjeve dhe kullotave komunale per perdorim dhe administrim”, ligji per qeverisjen vendore (2000), ligji per pronat publike dhe ligji per transferimin e tyre (2001), etj., kane mundesuar kalimin e pyjeve dhe kullotave ne perdorim komunal. Në bashkëpunim me DPPK, me njesite e qeverisjes vendore dhe sherbimin pyjor ne rrethe, procesi i kalimit filloi ne vitin 1996, me mbeshtetjen teknike e financiare te Projektit te Pyjeve te BB, te Programit për Zhvillimin e Pylltarisë Private në Shqipëri (APFDP) i financuar nga USAID, dhe vazhdojne te mbeshtesin kete proces PZHBN, Organizata Hollandeze per Zhvillimin (SNV) dhe organizma te tjere nderkombetare. Ne Drejtorine e Politikave per Pyjet e Kullotat prane Ministrise se Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujrave (MMPAU) tashme funskionon Sektori i Pyjeve dhe Kullotave Komunale.

Deri ne fund te vitit 2006 ishin transferuar 341,000 ha pyje dhe 93,000 ha kullota. Ne proces jane perfshire 138 komuna, me 1,290 fshatra e 160,118 familje. Ne fshatra jane krijuar komisionet e pyjeve dhe kullotave, si dhe shoqatat e perdoruesve te pyjeve e kullotave komunale, federatat rajonale dhe Shoqata Kombetare. Ne kete menyre ka filluar nje nga aspektet me te rendesishme te reformes ne pyje e kullota.

Gjate procesit te kalimit eshte fituar një përvojë e mirë, pasi mjaft familje bujqesore janë të njohura me procesin, megjithese jo plotesisht; perdoruesit janë angazhuar për mbrojtjen dhe qeverisjen e pyjeve dhe kullotave të tyre dhe kudo sheh pyje te permiresuar nga familjet qe i zoterojne; planet e mbarështrimit kanë filluar të zbatohen nga shoqatat, të financuara nga PP i BB, PZHBN dhe SNV; ka filluar te ndryshoje qëndrimi i njesive te qeverisjes vendore dhe i pylltarëve për pyjet e kullotat komunale. Ne linjen e sherbimit pyjor, MMPAU eshte ngarkuar si autoriteti pergjegjes per monitorimin e kalimit dhe mbareshtrimit te pyjeve dhe kullotave komunale; ne rrethe jane DSHP-te. Ne linjen e qeverisjes vendore, ne nje numer komunash jane caktuar pylltaret komunale. Pylltare kounale jane caktuar dhe ne disa SHPPKK.

Me gjithe arritjet, eshte shprehur shqetesimi per ritmet e ngadalta, procesi ne asnje komune nuk mund te quhet i pefunduar pasi ende nuk jane njohur ligjerisht kufijte midis komunave, fshatrave dhe pyjeve e kullotave te perdoruesve, perdoruesit nuk kane asnje dokument qe te vertetoje te drejtat e tyre ekskluzive te perdorimit mbi ate pyll ose kullote dhe keto as jane rregjistruar ne zyrat e regjistrimit te pasurive te paluajtshme, etj. Po ashtu, mjaft probleme qendrojne per te gjitha komunat ku do te behet kalimi i parashikuar per te perfunduar brenda nje kohe te shkurter

11

(gjashtemujori i pare 2008), sipas porosive te Kryeministrit te Shqiperise dhe programit te masave qe ka hartuar Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujrave (MMPAU).

Shqetesimet kane te bejne kryesisht me kuadrin ligjor aktual, i cili nuk eshte i qarte e i plote dhe nuk jep sigurite ligjore, veçanerisht per perdoruesit vendas te pyjeve e kullotave.

Per te patur nje pamje me te qarte te problemeve dhe per te dhene ndihmesen e vet ne kete proces te rendesishem, SNV dhe SHKPKK vendosen te behej nje analize e hollesishme e kuadrit aktual ligjor dhe ndikimeve te tij mbi praktikat e pylltarise komunale ne Shqiperi.

Nga 78 akte te shqyrtuar (pa llogaritur ligjet e ndryshimeve), rreth 25% e tyre permendin pyjet dhe kullotat komunale. Nga analiza e te drejtave te pronesise e te perdorimit per pyjet e kullotat komunale del se ne aktet ligjore ka mangesi, boshlleqe, mbivendosje kompetencash apo kundershti qe frenojne procesin e kalimit dhe vete mbarevajtjen e reformes ne kete sektor. Nder kryesoret mund te permenden:

▪ Perqendrim kompetencash ne organet shteterore edhe per ceshtje qe mund t’i takojne qeverisjes vendore si p.sh. per mbareshtrimin dhe shfrytezimin e pyjeve, per heqjen nga fondi pyjor e kullosor dhe ndryshimin e perdorimit te tokes, per rehabilitimin e ekosistemeve pyjore e kullosore, per dhenien e lejeve dhe gjobave te ndryshme, etj.; perqendrim kompetencash ne Keshillin e Rregullimit te Territorit te Republikes se Shqiperise (RRTRSH), Keshillin e baseneve, Keshillin e ujit, Keshillin e turizmit, etj.

▪ Verehen mosperputhje e mbivendosje kompetencash midis disa ligjeve per administrimin dhe kadastren e pyjeve dhe kullotave komunale, per kundervajtjet, vjeljen e tarifave, lejet mjedisore, gjobat dhe vjeljen e tyre;

▪ Mosperputhje perkufizimesh per gjendje te njejta te pasurive pyjore e kullosore: ‘ne pronesi’ ‘ne pronesi ose ne perdorim’ per pyllin komunal, dhe ‘në administrim’ per kullotat;

▪ Pronesia mbi pyjet dhe kullotat komunale eshte lene e paqarte dhe privatizimi i tyre i pacaktuar.

Po ashtu, privatizimi i pasurive te tjera natyrore ende nuk ka filluar;

▪ Te drejtat e perdorimit mbi pyjet e kullotat nuk jane te plota e te qarta, sidomos per mbareshtrimin e pyjeve qe jepen ne perdorim te fshatit dhe familjeve, si dhe per shoqatat e perdoruesve;

▪ Ne ligje nuk trajtohen plotesisht marredheniet midis qeverise qendrore dhe njesive te qeverisjes vendore lidhur me pyjet e kullotat komunale, midis njesise se qeverisjes vendore dhe perdoruesve (familje bujqesore dhe shoqatat), apo me sherbimin pyjor, si dhe me pronaret private; mjetet nxitese e perfitimet direkte qe do te kene perdoruesit e shoqatat e tyre nga mireqeverisja e pasurive natyrore; kushtet lehtesuese per perdorimin e pyjeve shteterore per zbutjen e varferise;

▪ Nuk trajtohet orientimi dhe kushtet per ecjen drejt privatizimit te pyjeve e kullotave komuna-le, kriteret per kalimin nga perdorimi ne pronesi te perdoruesve kur ata i ruajne dhe i mbare- shtrojne si duhet pyjet dhe kullotat ne eprdorim te tyre (per te cilen ka tradita gjithandej ne vendin tone);

▪ Ligjerohet hartimi i planeve te mbareshtrimit, vjelja e prodhimeve pyjore dhe kryerja e punimeve rehabilituese nga subjekte te licensuara, duke lene menjane shoqaten, fshatin, familjet, pylltarin komunal, te cilet kane potencialet e nevojshme, por kane dhe nevoje per te ardhura per mbijetese;

▪ Ligjerohet krasitja, kullotja e bagetise dhe kositja ne pyjet komunale kundrejt pageses, kur tradicionalisht per to ne mjaft zona nuk eshte paguar ndonjehere per aktivitete te tilla;

12

▪ Perdoruesit dhe shoqatat nuk pefitojne kompensime apo te ardhura nga kufizimet qe u behen nga parqet kombetare dhe zonat e mbrojtura, nga pasurite ujore e minerale, nga zonat turistike dhe zonat ushtarake qe ndodhen ne territorin e tyre;

▪ Mungojne dispozitat ligjore per kriteret dhe rregullat e shfrytezimit te pyjeve dhe te shitjes se materialit drusor e te prodhimeve te tjera jodrusore nga perdoruesit dhe shoqatat per rritjen e te ardhurave te tyre; per furnizimin e fshataresise me lende e dru zjarri apo prodhime te tjera; si dhe dispozitat per te nxitur shtimin e vleres se prodhimeve drusore e jodrusore nga pyjet e kullotat komunale nepermjet perpunimit e tregetimit te tyre.

Me qellim qe procesi kalimit te arrije synimet e caktuara, eshte e nevojshme, sikurse del nga analiza e bere, te permiresohet e plotesohet kuadri ligjor, duke mbajtur parasysh disa parime kryesore:

♦ Sektori i pyjeve dhe kullotave komunale duhet te zere vend ne strategjite kombetare me perparesi. Ne kuadrin e programit kombetar te pyjeve e kullotave, i cili duhet hartuar sa me pare, te perfshihet objektivi per kalimin e pyjeve dhe kullotave komunale, si dhe strategjia e reformave dhe roli i shtetit, i qeverisjes vendore e perdoruesve (fshat, familje e shoqate) ne mbareshtrimin e pyjeve dhe kullotave te veta.

♦ Ne kuadrin e programit te qeverise per thellimin e decentralizimit dhe uljen e informalitetit edhe ne sektorin e pyjeve dhe kullotave, ndryshimet ne aktet ligjore duhet te parashikojne kalimin ne pronesi te komunes ose bashkise te pyjeve e kullotave brenda juridiksionit te tyre, legalizimin - rikthimin dhe njohjen e te drejtes se pronesise tradicionale te pyjeve e kullotave per pretenduesit reale dhe perdoruesit faktike (fshati, fisi, familja, shoqata), si dhe pajisjen e tyre me dokumentat ligjore e regjistrimin ne Zyren per Regjistrimin e Pasurive te Paluajtshme.

♦ Ne aktet ligjore duhet te behet dallimi midis pyjeve e kullotave qe mbareshtrohen nga komuna per plotesimin e funksioneve te veta (pasi te jene plotesuar me pare nevojat e banoreve te vet) dhe pyjeve e kullotave qe mbareshtrohen nga fshati, familjet bujqesore, shoqata. Duhet te rishikohen kriteret per pyjet e kullotat qe kalohen. Fshati te kete pronat e veta mbi pasurite natyrore. Planet e mbareshtrimit duhet te hartohen e zbatohen ne baze fshati dhe permbledheset per komunen.

♦ Permiresimi i akteve ligjore duhet te njohe te drejten e mbareshtrimit nga komuna ose bashkia dhe perdoruesit (fshati, familjet, shoqata), krahas pyllit e kullotes, edhe te kafsheve e shpendeve te egra qe ndodhen ne to, si pjese perberese te ekosistemit unik, si dhe pasurite e tjera natyrore te karakterit vendor (burimet, perrenjte e rezervuaret vendore, guri, rëra e zhavori, peshku, etj.). Po ashtu, duhet te njihet e drejta e perdoruesit (fshati, familjet, shoqata) per shitjen e prodhimeve mbi nevojat e veta, si dhe per te shfrytezuar pyje e kullota shteterore per te nxjere prodhime per shitje dhe sigurim te ardhurash per zbutjen e varferise, sidomos ne zonat malore (pa tarife ose me tarife fare te ulet), krahas krijimit te instrumentave financiare dhe nxites per te mbeshtetur zhvillimin e pyjeve dhe kullotave komunale, si dhe te pasurive te tjera natyrore ne zonat rurale.

♦ Njekohesisht me kalimin e siperfaqeve pyjore e kullosore, duhet te behet dhe kalimi i specialisteve perkates, fondeve, mjeteve e pajisjeve te nevojshme nga sherbimi pyjor ne komuna, si dhe i dokumentacionit kadastral, teknik e hartografik.

♦ Kryerja e studimeve dhe analizave te rezultateve dhe pervojave te kalimit dhe mbareshtrimit te pyjeve e kullotave komunale nga specialiste te sherbimit pyjor, pushteti vendor, Fakulteti i Shkencave Pyjore dhe Agjencite e Mjedisit dhe Pyjeve, evidentimi dhe perhapja e pervojave me te mira nga sherbimi keshillimor, qe duhet te krijohet e funksionoje sa me pare, dhe kualifikimi i punonjesve te qeverisjes vendore, pylltareve komunale e shoqatave.

13

♦ Pjesemarrja e gjere e perfaqesuesve te qeverisjes vendore, e sidomos e perdoruesve dhe shoqatave te tyre ne diskutimet per permiresimet dhe plotesimet qe kerkohen te behen ne aktet ligjore eshte kusht per sukses dhe per zbatimin e tyre.

♦ Gjate permiresimit te akteve ligjore, duhet mbajtur parasysh perafrimi me ligjshmerine evropiane, si dhe tendencat e sotme ne bote per kalimin e pyjeve dhe pronave ne pergjithesi nga perdorimi ne pronesi.

♦ Meqenese, nga analiza e kuadrit ligjor per pyjet e kullotat komunale rezulton se eshte e nevojshme te permiresohen mjaft akte ligjore e nenligjore dhe te behen plotesime te tjera, do te ishte me vend:

(i) te hartohej nje ligj i ri per kalimin ne pronesi dhe mbareshtrimin e pyjeve dhe kullotave komunale;

Ose:

(ii) te hartohet nje ligj i ri per pyjet, me tre krere kryesore: 1. mbareshtrimi i pyjeve ne pronesi te sherbimit pyjor, 2. mbareshtrimi i pyjeve ne pronesi te komunave ose bashkive dhe te perdoruesve tradicionale (fshat, familje bujqesore, shoqate e perdoruesve); dhe 3. mbareshtrimi i pyjeve private.

14

2. HYRJE

Faktor kyç per sukses te vazhdueshem ne realizimin e pylltarise komunale ne Shqiperi eshte nje kuader ligjor i qarte e i plote, i cili te lejoje dhe te mbeshtese te gjitha veprimtarite qe lidhen me mbareshtrimin e qendrueshem te pyjeve e kullotave komunale, perfshire: te drejtat e pronesise e te perdorimit; te drejtat per mbareshtrimin dhe shfrytezimin e pasurive pyjore e kullosore komunale; te drejtat per perpunimin dhe tregetimin e prodhimeve dhe marketimin e sherbimeve; te drejtat per mbledhjen e gjobave dhe taksave, si dhe administrimin dhe riinvestimin e fondeve publike e private ne kete sektor.

Nje varg aktesh ligjore e nenligjore te nxjerre pas viteve ’90 kane mundesuar kalimin e pyjeve dhe kullotave ne perdorim komunal. Vite me pare, Qeveria Shqiptare pati deklaruar në Kuvend si objektiv kalimin në përdorim të komunave/fshatrave të 40% të sipërfaqes së pyjeve dhe 60% të kullotave. Kete objektiv e ka patur dhe ‘Strategjia e Gjelbër’ për zhvillimin e bujqësisë në Shqipëri. Po ashtu, ‘Strategjia për Zhvillimin e Sektorit të Pyjeve e Kullotave në Shqipëri’ parashikonte që procesi i kalimit të realizohej brenda një periudhe 5 vjeçare.

Procesi i kalimit ka filluar ne vitin 1996 nen drejtimin e DPPK ne bashkëpunim me njesite e qeverisjes vendore dhe sherbimin pyjor ne rrethe, si dhe me mbeshtetjen teknike e financiare te Projektit te Pyjeve te Bankes Boterore (PP/BB), te Programit për Zhvillimin e Pylltarisë Private në Shqipëri (APFDP) i financuar nga USAID. Aktualisht vazhdojne te mbeshtesin kete proces PZHBN, SNV dhe organizma te tjere nderkombetare.

Pa dyshim qe kalimi i pyjeve dhe kullotave ne perdorim komunal i realizuar deri tani ka baze ligjore dhe eshte plotesisht i ligjshem, per faktin se:- Bazohet ne akte ligjore, si ne ligjin per pyjet, ligjin per kullotat e livadhet dhe ne Rregulloren

e Ministrise se Bujqesise Nr. 308 date 26.01.1996 “Per kalimin e pyjeve dhe kullotave komunale per perdorim dhe administrim”. Me vone, kalimi u sanksionua dhe u zhvillua edhe ne ligjin per qeverisjen vendore te vitit 2000, ne ligjin per pronat publike dhe ne ligjin per transferimin e pronave te vitit 2001;

- Ne baze te akteve te mesiperme, kalimi i siperfaqeve pyjore e kullosore nga sherbimi pyjor tek komunat e bashkite eshte miratuar nga Drejtori i Pergjithshem i Pyjeve dhe Kullotave, si autoriteti pergjegjes per pronat pyjore e kullosore shteterore;

- Midis çdo komune ose bashkie dhe drejtorise se sherbimit pyjor te rrethit perkates eshte nenshkruar kontrate e rregullt me te drejtat dhe detyrimet e ndersjellta, me fuqi te plote ligjore, e mbeshtetur dhe me nje sere dokumetesh te tjere, si:▪ plani i mbareshtrimit te pyjeve e kullotave te komunes, i miratuar nga keshilli i komunes

dhe DSHP; ▪ hartat me kufijte midis komunave e fshatrave kufitare, te nenshkruara nga komisionet e

perbashketa te caktuara per kete qellim, perfshire dhe kufijte e ngastrave ne perdorim te perbashket te fshatit apo te familjeve, te caktuar nga komisioni i fshatit dhe te miratuar ne keshillin e komunes;

- Procesi i kalimit ka te beje me rritjen e mireqenies shoqerore, e cila eshte konsakruar dhe ne Kushtetuten e Republikes se Shqiperise.

Gjate procesit te kalimit ne keto vite eshte fituar një përvojë e mirë dhe arritjet kryesore mund te permblidhen si vijon:

15

(i) mjaft familje bujqesore janë të njohura me procesin e kalimit të pyjeve e kullotave, megjithese jo plotesisht;

(ii) perdoruesit janë angazhuar për mbrojtjen dhe qeverisjen e pyjeve dhe kullotave të tyre;(iii) planet e mbarështrimit të pyjeve e kullotave komunale kanë filluar të zbatohen nga SHPPK,

të financuara nga PP i BB, PZHBN dhe SNV;(iv) ka filluar te ndryshoje pozitivisht qëndrimi i njesive te qeverisjes vendore dhe i pylltarëve

për pyjet e kullotat komunale.Me synimin e mbeshtetjes per Shqiperine per nje mireqeverisje dhe zbutjen e varferise, SNV eshte perfshire qysh nga viti 1999 ne zhvillimin e veprimtarive per pylltarine komunale ne nivele te ndryshme nderhyrjeje dhe ne bashkepunim me aktore te ndryshem vendore e nderkombetare. Nje nga keta aktore eshte Shoqata Kombetare e Pyjeve dhe Kullotave Komunale (SHKPKK), e cila perfaqeson nje rrjet te gjere te SHPPKK dhe Federatave Rajonale te tyre.

Me gjithe arritjet ne procesin e kalimit te pyjeve e kullotave komunale, ne diskutimet me përfaqësues të qeverisjes vendore, të sherbimit pyjor, te perdoruesve dhe shoqatave te tyre, eshte shprehur shqetesimi per ritmet e ngadalta, procesi ne asnje komune nuk mund te quhet i pefunduar pasi ende nuk jane njohur ligjerisht kufijte midis komunave, fshatrave dhe pyjeve e kullotave te perdoruesve atje ku eshte bere kalimi, perdoruesit nuk kane asnje dokument qe te vertetoje te drejtat e tyre te perdorimit mbi ate pyll ose kullote dhe keto as jane rregjistruar ne zyrat e regjistrimit te pasurive te paluajtshme, nuk jane percaktuar marredheniet midis njesise se qeverisjes vendore, perdoruesve e shoqatave, etj., pervec problemeve qe qendrojne per komunat ku do te behet kalimi i parashikuar brenda nje kohe te shkurter.

Shqetesimi i aktoreve te mesiperm ka te beje kryesisht me kuadrin ligjor aktual, i cili nuk eshte i qarte e i plote dhe nuk jep sigurite ligjore, veçanerisht per perdoruesit vendas te pyjeve e kullotave. Per me teper, porosite e koheve te fundit te Kryeministrit te Shqiperise jane qe procesi i kalimit te shpejtohet dhe te perfundoje brenda gjashtemujorit te pare te vitit 2008. Per kete, MMPAU ka pergatitur dhe nje program me masat per plotesimin e kesaj detyre.

Per te patur nje pamje me te qarte te problemeve te permendura me lart dhe per te dhene ndihmesen e vet ne kete proces te rendesishem, SNV dhe SHKPKK vendosen te behej nje analize e hollesishme e kuadrit aktual ligjor dhe ndikimeve te tij mbi praktikat e pylltarise komunale ne Shqiperi.

Fillimisht, u pergatit dhe u paraqit nje projekt-studim para aktoreve kryesore mbeshtetes me rezultatet kryesore dhe perfundimet e keshillimet paraprake, duke krijuar mundesine per komente, pyetje dhe marjen e reagimeve prej tyre. Bazuar ne keto komente e sugjerime, u pergatit studimi perfundimtar me nje permbledhese, te dyja ne shqip dhe anglisht, si dhe shtojca perkatese.

Studimi me rezultatet e kerkimit e te analizes shtjellohet ne 7 krere si vijon:1. Permbledhese2. Hyrje3. Objektivat4. Metodika e punes5. Analize e akteve ligjore qe kane te bejne me pyjet e kullotat komunale6. Perfundimet e nxjera nga analiza e akteve ligjore per pyjet dhe kullotat komunale7. Keshillime per permiresimet ne kuadrin ligjor per pyjet dhe kullotat komunale

Per kryerjen e analizes se akteve ligjore, ishte e nevojshme te ndermerreshin aktivitetet qe vijojne:a. Nje inventarizim i plote i ligjeve dhe rregulloreve shqiptare qe ndikojne mbi

mbareshtrimin afatgjate te pyjeve e kullotave komunale ne te gjitha aspektet (shtojca 1);

16

b. Nje inventarizim dhe kopjet me tekstin e plote te ligjeve dhe rregulloreve ne fuqi; c. Analize e mangesive, konflikteve, boshlleqeve dhe mbivendosjeve ne kuadrin ligjor si i

tere dhe ne ligje e rregullore te vecanta; d. Keshillime si mund te arrihen zgjidhjet per problemet dhe boshlleqet e verejtura ne

kuadrin ligjor aktual.

U shqyrtuan gjithesej 78 akte (si akte paresore, pa llogaritur aktet ligjore e nenligjore qe ndryshojne aktet paresore), nga te cilet:

35 akte per te drejtat e pronesise e te perdorimit; 23 akte per te drejtat e pergjegjesite per mbareshtrimin, shfrytezimin dhe ruajtjen e

pasurive pyjore e kullosore; 5 akte per te drejtat per perpunimin dhe tregetimin e prodhimeve dhe marketingun e

produkteve, sherbimeve, etj. (te drejtat ekonomike dhe tregtare);16 akte per te drejtat per mbledhjen e gjobave dhe taksave dhe per administrimin dhe

riinvestimin e fondeve publike e private ne kete sektor (te drejtat fiskale dhe administrative).

Nga aktet e shqyrtuar (disa prej tyre perseriten ne dy e me shume kategori te drejtash, sidomos aktet ligjore e nenligjore baze te sektorit), rezultoi se vetem ne 21 prej tyre permenden pyjet dhe kullotat komunale.

Nga shtjellimi i analizes se te drejtave te pronesise e te perdorimit per pyjet e kullotat komunale, sikurse do te shihet ne kete studim, mund te nxirren disa perfundime me vlere zbatuese praktike. Me gjithe perparimet e bera ne kete fushe dhe vullnetin politik te shfaqur sidomos keto kohet e fundit nga qeveria, mbeten ende probleme thelbesore per t’u zgjidhur me mjete ligjore e institucionale, te prejardhura kryesisht nga tre shkaqe: ▪ Centralizmi ende i tepruar qe vazhdon ne qeverisjen e pasurive natyrore, perkatesisht kuader

ligjor me mangesi e boshlleqe; ▪ Mbizoterimi ende i forte i te drejtave zakonore tradicionale ne qeverisjen e pyjeve dhe

kullotave bashkerisht nga fshati ose familjet, nje shfaqje kjo e informalitetit te hershem ne ekonomine e zonave rurale;

▪ Mungesa e politikave dhe kuadrit ligjor per privatizimin e pyjeve dhe kullotave.

Per rrjedhoje, dhe zgjidhjet qe propozohen ne plan konceptual per shpejtimin e procesit te kalimit te pyjeve dhe kullotave komunale (si dhe te krejt reformave ne sektorin e pyjeve dhe kullotave), jane:

● Permiresimi i politikave dhe i akteve ligjore per shpejtimin e decentralizimit te kompetencave nga qeveria qendrore tek njesite e qeverisjes vendore per te qene me afer perdoruesve per mbareshtrimin e qendrueshem te pyjeve dhe kullotave komunale;

● Permiresimi dhe plotesimi i kuadrit ligjor per te lehtesuar e shpejtuar procesin e kalimit te pyjeve e kullotave komunale tek perdoruesit tradicionale (fshati, familjet, shoqatat);

● Formulimi dhe zbatimi i politikave dhe kuadrit ligjor per privatizimin e pyjeve dhe kullotave, duke filluar me ata perdorues qe i mbareshtrojne si duhet dhe ne vazhimesi pyjet dhe kullotat qe i zoterojne prej kohesh.

17

18

3. OBJEKTIVAT

Objektivat per kryerjen e studimit mbi kuadrin ligjor per pyjet dhe kullotat komunale ne Shqiperi, jane:

1. Kryerja e inventarit te plote dhe analiza e ligjeve, vendimeve e rregulloreve qe ndikojne mbi mbareshtrimin e qendrueshem te pyjeve e kullotave komunale (qe kane dale deri ne janar 2008) ne te gjitha aspektet e veta: - te drejtat e pronesise e te perdorimit; - te drejtat e pergjegjesite per mbareshtrimin, shfrytezimin dhe ruajtjen e pasurive pyjore

e kullosore; - te drejtat per perpunimin dhe tregetimin e prodhimeve dhe marketingun e produkteve,

sherbimeve, etj. (te drejtat ekonomike dhe tregtare); - te drejtat per mbledhjen e gjobave dhe taksave, si dhe per administrimin dhe

riinvestimin e fondeve publike e private ne kete sektor (te drejtat fiskale dhe administrative);

2. Identifikimi i mangesive ne aktet dhe rregulloret e vecanta te permendura me lart, mbivendosjet, konfliktet apo boshlleqet midis tyre, duke theksuar vecanerisht ato qe rendojne mbi interesat e perdoruesve vendore te pyjeve (dhe strukturat organizative te tyre);

3. Propozime per rruget qe duhen ndjekur per zgjidhjen e mangesive te verejtura.

19

20

4. METODOLOGJIA PER KRYERJEN E STUDIMIT

Për realizimin e studimit qe prezantohet ne kete liber, u punua ne disa drejtime dhe u perdoren disa metoda:

U evidentuan aktet ligjore te nxjerra nga Kuvendi i Shqiperise, aktet nenligjore te Keshillit te Ministrave, perfshire vendimin e Keshillit te Ministrave per përcaktimin e procedurave dhe të kritereve të administrimit të fondit pyjor në pronësi apo përdorim të njësive të qeverisjes vendore, disa vendime te KM per miratimin e listave paraprake te pronave te paluajtshme publike shteterore qe transferohen ne pronesi ose perdorim te komunes, si dhe udhezimet dhe rregulloret e Ministrise se linjes per pyjet dhe kullotat komunale, te grumbulluara me mjaft veshtiresi, pasi deri tani nuk ekziston nje arkiv i sistemuar per to.

Pervec akteve qe permendin direkt pyjet dhe kullotat komunale, si dhe ata per pyjet e kullotat ne pergjithesi, gjate punes kerkimore u pa e nevojshme qe te shqyrtohen edhe mjaft akte te tjere ligjore qe kane te bejne, qofte direkt me pyjet e kullotat, qofte ne pergjithesi me ekonomine e vendit apo me sektore te caktuar te ekonomise, por qe lidhen apo ndikojne direkt ose indirekt ne mbareshtrimin e pyjeve dhe kullotave komunale, si dhe te pasurive te tjera me karakter e rendesi vendore. Pothuajse shumica e ketyre akteve nuk mban parasysh realitetin e pyjeve dhe kullotave komunale dhe as interesat e perdoruesve dhe shoqatave te tyre, prandaj propozohet permiresimi i tyre. Ne anen tjeter, jane shqyrtuar dhe mjaft akte te tjere, te cilet duhen mbajtur parasysh kur pergatiten akte per pyjet dhe kullotat komunale.

U hulumtuan studimet, artikujt dhe publikimet, megjithese te pakta, per pyjet dhe kullotat komunale, si dhe rezultatet e diskutimeve dhe debateve ne konferencat e Shoqates Kombetare, te federatave te perdoruesve dhe te sherbimit pyjor.

U shqyrtua përvoja e ketyre viteve pune e NJMP te PPBB dhe te PZHBN për kalimin e pyjeve dhe kullotave në përdorim komunal, sidomos përsa i përket dokumentacionit, punës me shoqatat dhe kryerjen e punimeve pyjore prej tyre, ne zbatim te planeve te mbareshtrimit te hartuara. Po ashtu, u shqyrtua dhe pervoja e APFDP për kalimin e pyjeve dhe kullotave shtetërore në përdorim komunal në rreth 28 komuna të vendit, per te cilat ka disa punime te publikuara apo te referuara ne seminare kombetare e rajonale (përvojat në të kaluarën dhe ato ekzistuese për trajtimin e çështjes së kufijve dhe caktimin efektiv të kufijve midis pronave, për qeverisjen e pyjeve dhe kullotave, për ndarjen e pyjeve dhe kullotave sipas përdoruesve, për hartimin e planit të mbarështrimit me pjesemarrjen e komisionit te fshatit dhe te secilit perdorues, krijimin e shoqatave dhe zbatimin e punimeve të parashikuara në planin e mbarështrimit në komunat e përfshira në Program).

Gjatë kesaj periudhe te studimit u zhvilluan takime zyrtare e jozyrtare me personalitete dhe specialiste te MMPAU, perfaqesues te SHKPKK dhe Federatave Rajonale, te Shoqates se Komunave te Shqiperise dhe te Shoqates se Bashkive te Shqiperise, si dhe perfaqesues te disa komunave e shoqatave vendore.

Shume frutdhenese kane qene takimet dhe shkembimi i mendimeve me ekspertet nderkombetare dhe te vendit te SNV, me specialiste me pervoje te PZHBN, me specialiste pyjesh me pervoje ne hartimin dhe zbatimin e planeve te mbareshtrimit te pyjeve e kullotave komunale.

Po ashtu, ka qene me mjaft vlere studimi prej disa vitesh i traditave te fshatrave të ndryshme në disa rrethe të vendit, si në Mirditë, Tropojë, Elbasan, Korcë, Vlorë, Tepelenë e gjetkë për qeverisjen e pasurive natyrore nga banorët e fshatit, si dhe ndikimi i Kanunit të Lekë

21

Dukagjinit apo rregullave tradicionale në të kaluarën dhe sot, opinionet e mbledhura gjate viteve me punonjes te administrates se qeverisjes vendore, perfaqesues te fshatrave (kryetare e anetare kryesie te fshatrave), burra, gra, të rinj e të reja te familjeve bujqesore, por dhe punonjës të profesioneve të ndryshme në fshat, si mësues, tregtarë të vegjël, punonjës artizanati e të shërbimeve komunale, grumbullues bimësh mjeksore, etj., te gjitha keto te pasqyruara ne disa studime e artikuj dhe te prezantuara ne disa seminare kombetare e rajonale nga autoret e ketij studimi.

U shqyrtuan nje per nje nenet e akteve qe kane te bejne direkt me pyjet e kullotat komunale, por dhe ato akte qe lidhen apo ndikojne ne mbareshtrimin e pasurive natyrore. Mbi kete baze, u be e mundur nje analize e thelluar e kuadrit ligjor aktual per pyjet dhe kullotat komunale dhe te jepen keshillime te vlefshme per permiresimin e akteve ekzistues apo nxjerrjen e akteve te reja. Per kete, duhen konsultuar dhe mbajtur me mire parasysh kompetencat dhe interesat e qeverisjes vendore, e sidomos interesat e perdoruesve dhe shoqatave te tyre, te cilet jane realisht ruajtesit dhe perdoruesit me te mire te pasurive natyrore kur ndjehen zoter te tyre.

22

5. ANALIZE E AKTEVE LIGJORE QE KANE TE BEJNE ME PYJET DHE KULLOTAT KOMUNALE

5.1 HISTORIK I SHKURTER

Pershkrimi i shkurter i historikut mbi te drejtat e pronesise e te perdorimit te pyjeve e kullotave ne Shqiperi gjate koheve, behet per te kuptuar me mire disa dukuri e qendrime qe verehen sidomos lidhur me pyjet e kullotat, konceptet qe ekzistojne e shfaqen ne disa zona rurale, si dhe per faktin se disa elemente te tyre ndikojne edhe sot ne mjaft krahina te vendit. Keto elemente duhen mbajtur patjeter parasysh, si gjate punes per hartimin e akteve ligjore, ashtu dhe gjate procesit te kalimit te pyjeve e kullotave ne perdorim komunal, por dhe per zbatimin e kuadrit ligjor e te krejt reformes ne sektorin e pyjeve dhe kullotave.

5.1.1 E drejta mbi pronen pyjore e kullosore te perbashket dhe perdorimin e saj, sipas Kanunit te Leke Dukagjinit

Kanuni i Leke Dukagjinit (greqisht: kanun – ligj) ka ushtruar ndikimin e vet te forte ne rregullimin e marredhenieve midis njerezve gjate nje periudhe shumeshekullore, qysh nga koha e Skenderbeut e deri ne fillimet e shekullit te XX, kryesisht ne malesite e Lezhes, Dukagjinit, Shkodres, Gjakoves, Kosoves, e bile edhe ne popullatat shqiptare te Serbise, Malit te Zi e Maqedonise. Kanuni ne vetvete ishte shprehje e pavaresise nga Turqia dhe de facto i autonomise se fiseve te Shqiperise se Veriut dhe, nder te tjera, ka patur nene e paragrafe te hollesishme mbi te drejten e prones se perbashket te katundeve.

Pervec prones private qe shprehej me thenien ‘Çdo shtepi qe nxjerr tym do te kete pronat e veta’, ekzistonte dhe prona e perbashket me emrin ‘kujrija’ e qe perdorej bashkerisht nga fshati per lende per veglat bujqesore, per drute e zjarrit, per kullote, per gjueti e per nevojat e tjera. Kujrija nuk ndahej, por sa shtepi te kishte fshati, aq kishin te drejte ne te. Demi apo fitimi ishin te te gjithe katundit. Asnje nuk mund te celte are, vreshte apo kopsht ne pronen e perbashket pa miratimin e anetareve te komunitetit. Megjithate, kush mbillte nje dru ne pronen e perbashket, kishte te drejten e lendes se drurit dhe mund ta priste kur te donte. Tjeterkush nuk kishte te drejte ta prekte. Druri ose pema i perkiste atij qe e mbillte, kurse frutat (neqoftese ishte dru frutor), mund t’i hante kushdo, pa u penguar apo ndaluar nga pronari.

Kufij kishte çdo are apo livadh, çdo kopsht apo vreshte, çdo prozhme apo zabel, çdo shkurre apo ograje, dhe katundet me njeri tjetrin. Vendosja e kufijve behej me ceremonine e me solemnitetin me te madh: Ai qe donte te vendoste kufij te rinj apo do te rivendoste kufijte e vjeter te harruar, do te merrte nje gur te madh dhe nje plis dheu mbi supe dhe do t’u printe dy katundeve, sa me shume pleqve dhe sa me shume te rinjve e femijve qe do te memorizonin shenjen e kufirit e qe do te sherbenin me vone, po te lindte nevoja, si deshmitare. Gjate rruges s’kish kush te drejte t’a ndalonte, perkundrazi, duhesh ta uronte me fjalet: ‘prij pra, e mos punojsh me te drejte, kjo peshe tu randofte n’ate jete’. Plaku, mbas nguljes se gurit ne dhé, me lenien e gjysmes se tij mbi siperfaqen e tokes per tu dukur,dhe me groposjen e 6 ose l2 gureve te tjere me te vegjel rreth gurit te madh,vendoste doren mbi gurin e kufirit duke thene: ‘Aj, qi e luejtet ket gur, atij iu randofte ne ate jete’.

Çkulja dhe luajtja e gureve barazohej me hapjen e varreve dhe luajtjen e eshtrave te te vdekurve (Kanuni i Leke Dukagjinit).

23

Nje rast tipik eshte tragjedia e vrasjes per kufijte ne Shengjergj te Tiranes (e fundit per kete zone me 1910), e cila u mbyll me fejesen e dy te rinjve nga familjet e grindura.

Sundimi i Shqiperise nga Turqia mbas shekullit te l5-te solli ndikime qe rodhen nga ‘Sheriati’ (ligji turk). Megjithate, ne veriun e nje katolicizmi fanatik, shprehjet e forces politike te Turqise ishin me pak domethenese se ne pjesen e ulet te vendit, keshtu qe Kanuni vazhdoi te zbatohej si me pare. Ne rajonet qe kufizohen me Dukagjinin, e vecanerisht ne fushat ku Turqia pat vendosur sundimin, u bene kompromise midis Kanunit dhe Sheriatit.

Kanuni eshte nje relikt i se kaluares, megjithate ai ka luajtur nje rol te madh ne organizimin e jetes se banoreve te veriut, e sidomos per te drejtat mbi pyjet e kullotat. Fakti qe regjimi komunist tentoi qysh ne fillim me force te shtype dhe te cduke cdo ligj a zakon te vjeter,si dhe fakti qe sot e kesaj dite fshataret po zbulojne guret e kufijve te vjeter, te vendosur sipas Kanunit te Leke Dukagjinit, deshmojne per ruajtjen e traditave.

5.1.2 E drejta mbi pronen pyjore te perbashket, administrimin dhe perdorimin e saj, sipas ligjit turk (deri ne 1922)

Ligji turk, i mbeshtetur kryesisht ne ligjin francez te pyjeve, i ndante pyjet dhe kullotat e Shqiperise ne tre kategori:

1. Private (Particulier)2. Komune ( te bashkive )3. Shteterore.

Pyjet dhe kullotat komune (te bashkive ) i ishin lene nje katundi ose shume katundeve, me qellim qe katundaret te perfitonin dhe te plotesonin nevojat e tyre per lenden e drurit per ndertimin e shtepive, kasolleve, hambareve, vatheve te bagetise, te qerreve e veglave bujqesore, si dhe per te pergatitur drute e zjarrit, qymyrdrurin dhe per nevoja te tjera.

Ne mbeshtetje te dokumentave zyrtare te respektushme (shkreses se pronesimit – ‘Mylqname’, te dhene sipas vendimeve te Sheriatit, vertetimit te zoterimit - ‘Tapu’, regjistrave kadastrale, etj), pyjet dhe kullotat duhej te kufizoheshin me shenje te posacme. Per pyjet e komunave duhej te shkruheshin germat ‘P.K.’ (Pyje te Komunave).

Kalimi i pyjeve ne pronesi te fshatit behej ne baze te frymeve te katundit. Cdo shtepie i kalohej 20 dynym (afersisht 2 hektare). Kur ne afersi mungonin pyjet, fshatareve u ndahej nje pjese pylli nga pyjet e shtetit ne nje largesi jo me te madhe se 2 ore nga katundi. Banoret e rinj te ardhur mbas caktimit te pyjeve per cdo shtepi nuk kishin te drejte te perfitonin nga pylli i bashkesise. Ata mund te beheshin pjesetare neqoftese blinin gjithe pasurine e ndonje banori vendas.

Shtepite e bujqve, kasollet dhe lagjet e shperndara sa andej ketej nuk mund te quheshin katund. E drejta e ndarjes se pyllit i takonte vetem katundeve qe ishin te mbledhur rreth nje kishe, xhamije apo shkolle. Nuk jepej leje per zgjerimin e metejshem te arave, dhe, ne qofte se toka nuk punohej per tre vjet rrjesht, ajo konfiskohej.

Pyjet e bashkive ruheshin nga rojtaret e zgjedhur nga pleqesia e bashkise dhe i nenshtroheshin ligjit dhe rregullave, njesoj si rojtaret e pyjeve shteterore.

Megjithate, ligji shpesh shkelej nga bejleret dhe agallaret, te cilet, te mbeshtetur edhe nga zyrtaret turq, rrembenin pyjet e ndodhur ne pronesi te katundeve (rasti i fshatit Polene ne rrethin e Korces, qe me vendosmeri fitoi gjyqin ne Stamboll dhe u detyrua te bleje me flori pyjet e veta).

24

Filozofi yne i shquar Sami Frasheri ka shkruar : ‘sa te mundet, qeveria te mos kete te beje drejtperdrejt me vendasit… si edhe pyjet e kopshtet e pergjithshme e arat e vreshtat do te jene nen qyrëri të katundërisë’.

‘Për sa i takon pyjeve në përdorim të fshatrave, - eshte shprehur mendimtari Mehdi Frasheri-, shteti nëpërmjet zyrave të pyjeve me specialistët e vet çdo vit do të shënojë drunjtë që mund të priten pa dëmtuar pyllin dhe do t’i japë leje pleqësisë së fshatit për t’i lënë fshatarët të lirë të presin pa paguar asgjë, gjithmonë sipas rregullave teknike që përshkruhen në ligj ose në rregullat përkatëse, për nevoja vetjake ose shitje ne qytete’. Më vonë Frasheri u kujdes që në projekt-ligjin “Mbi Shoqëritë Bujqësore Katundare”, në nenin 7 të vihej në objektin e shoqërisë “ruajtja dhe përmirësimi i kullotave, trasformimi i tyre në livadhe artificiale, ruajtja e korijeve qe i perkasin katundit, ripyllëzimi i tyre, shfrytëzimi i drurëve ne mënyrë që te mos jepet shkak rrënimit të korijes” (cituar nga A. Mehmeti).

Ndersa A. Baldacci, botanist dhe kerkues italian, mbi 100 vjet para ka permendur: ‘Nje veshtiresi tjeter eshte vertetimi i pronesise se pyjeve te Shqiperise. Duhet stabilizuar, para se gjithash, se cilat jane ne pronesi private, cilat ne perdorim te perbashket, cilat jane shteterore, dhe kjo per te shmangur kundershtimet qe do te lindin me mijëra dhe do te nxjerrin veshtiresi, qe nuk do te jete e lehte te kapercehen nga qeveria’.

Deshmite e shkruara te mesiperme konfirmojne traditen gojore te trasheguar dhe vertetojne se kane ekzistuar pyjet e perbashket, e drejta e zoterimit te tyre nga fshati, fiset e familjet, e drejta per t’i prere e kullotur pa pagese, gje qe eshte trasheguar deri ne ditet tona.

5.1.3 Pyjet ne perdorim komunal gjate regjimit te Mbretit Zog dhe gjate pushtimit italian ne Shqiperi (1923 – 1944)

Ligji turk vazhdoi te zbatohej edhe pas shpalljes se pavaresise se Shqiperise deri ne vitin 1922. Ndersa ne 27 janar 1923 u shpall ‘Ligja e pyjeve e kullosave’. Sipas ketij ligji, pyjet dhe kullotat ndaheshin sipas zoterimit te tyre ne tre kategori:

1) Private (Particulier) 2) Komune (Te bashkive)3) Shteterore.

Pyjet dhe kullotat private, sipas menyres se zoterimit ndaheshin ne kater lloje:1) Toke-prone (Memlyqe)2) Vakefe te verteta (Evkafi sahiha)3) Vakefe tahsisat me qira nje (ixharei-vahide) ose dy (ixhareteju)4) Toke shteterore (erazii mirie I serfe) te lidhme me (ixhare zemin)

Pyjet e kullotat komune (te bashkive) ishin ato qe me kohe ( ab antique - kadimen) i liheshin nje katundi apo qyteti,ose shume katundeve a qyteteve, me qellim qe te perfitonin e te prisnin drute per nevojat e ndryshme te tyre. Pyjet dhe kullotat e komuneve duhej te kufizoheshin sipas dokumentave zyrtare, gjithashtu, me shenjat P.K. Cdo shtepie i ndahej 20 dynym i vjeter (1 dynym = 919 m2).

Siperfaqja e caktuar per katund do te ishte e pandare dhe perfitimi do ishte i pergjithshem midis banoreve. Katundeve qe nuk kishin pyll ne afersi do t’u jepej nje pjese pylli ne afersi rreth 2 ore larg katundit.

25

Kullotat dimerore e verore te ndodhura brenda kufijve te nje katundi, qe deri ne 1923 nuk u ishin lene zyrtarisht, do te kufizoheshin sipas kufijve qe paraqiteshin dhe do te njihej e drejta e kullotes si perpara pa pagese. Ne keto kullota kishin te drejte te kullosnin edhe te jashtem karshi pageses se takses perkatese.

Arat e çelura, te punuara e te mbjella brenda pyjeve e kullotave do te kufizoheshin e do te regjistroheshin ne emer te zoteruesve, porse nuk mund te zgjeroheshin, dhe mbas tre vjeteve mos-punimi binte poshte e drejta e zoterimit dhe toka duhej te pyllezohej.

Ne çdo lloj pylli te kufizuar nuk kishte njeri te drejte te priste asnje dege, as te nxirrte nje flete e asnje grusht dhé pa leje, si dhe nuk duhej te leshonte prej dore shkrepsen, eshken a cigaren pa i fike. Ishte e ndaluar krasitja (epancher-diramare) e degeve, prerja e llastareve te rinj ose xhveshja e levores se drureve per ushqim te kafsheve. Mund te lejohej me autorizim te posacem vetem krasitja e lisave dhe drureve te tjere te shperndare andej-ketej mbi kullotat verore. Ndalohej prerja e degeve te trungjeve apo demtimi i tyre per te perdorur barin e ndonje paraziti (kerpudhe) qe rritet mbi te, si ushqim per kafshet.

Per nxjerrjen e mjaltit nga shpellat e ndodhura brenda pyjeve duhej te merrej leje e vecante nga nepunesi i pyjeve dhe tymosja e guves apo drurit duhej bere ne prani te rojtarit te pyjeve. Per nxjerrjen e kallamave, te zhukes, gjuajtjen e peshqve, e ushujzave, ne kenetat e ndodhura brenda pyjeve, mbledhja e marja e valanidhit, e rreshires se pishes, luleve te pemeve, gjetheve, nxjerrja e lastareve pemëtore te eger per shartime etj., duhej marre leje e posacme.

Ndalohej per 10 vjet futja e bagetise ne pyjet e prere per dru zjarri e qymyr, si dhe kullotja jashte zones se caktuar me leje zyrtare. Bagetia e cdo katundi do te kulloste ne kulloten e vet, sipas zakonit te mocem, kurse ne kullotat shteterore duhej te paguhej taksa kullosore.

Ne pyjet e ndodhur ne afersi te fshatrave, te mbuluar nga drure te rritur, te ndodhur shpesh neper lugina e qe per kete emertoheshin ‘hyje’ nuk lejohej berja e druve te zjarrit dhe qymyri, por perdoreshin vetem per lende ndertimi. Kjo pjese pyjesh perbente normalisht 1/4 e pyjeve te bashkive. Drute e zjarrit dhe kullotja nga vete fshati beheshin ne pjesen tjeter te mbuluar normalisht nga shkurre. Kishte rregulla tradicionale te caktuara me mirekuptim midis banoreve per mbareshtrimin e pyjeve dhe kullotave kolektive. P.sh. nuk lejohej nxjerja e bagetive ne kullotat kolektive verore para nje date te caktuar (dita e Shengjergjit - 5 maj, e caktuar nga fshati Shengjergj ne rrethin e Tiranes). Apo, ‘kuajt mbaheshin te lidhur sa u kalbej litari nga vesa’, ne livadhet e caktuara per kositje. Po te kapej njeri duke prere dru ne vende te ndaluara, bekçiu i fshatit i priste litarin e i merte samarin e kafshes ose i merte pushken dhe nuk kishte turp me te madh per shkelesin e rregullit. Lenda e prere pa leje (per te cilen fajtori gjobitej) sekuestrohej, coptohej dhe iu shperndahej banoreve te fshatit falas.

Druret qe do te priteshin nga katundaret ne pyjet e bashkise, per rregullimin e shtepive, hambareve, vatheve etj., do te shenoheshin nga tekniku i pyjeve dhe do te priteshin nen kontrollin e pleqesise e te rojtareve te pyjeve te bashkise. Prerja behej vetem gjate muajve gusht e shtator. Shpesh per prerjen e drureve, se bashku me te rriturit shkonin dhe te rinj e te vegjel, te cilet mesoheshin se kur, sa e cilet drure duheshin prere (Dardhe e Korçes e gjithandej).

Fshataresia perjashtohej nga cmimi i lendes qe me leje zyrtare nxirrej nga pyjet e shtetit prej katundareve ose qytetareve, nenshtetas shqiptare, per rregullimin dhe rindertimin e shtepive per banim vetjak, te shtepive te rrenuara nga luftrat dhe kryengritjet. Leja per kete jepej nga zyra e pyjeve ne baze te vertetimit te pleqesise.

Per ruajtjen e pyjeve cdo katund ishte i detyruar te vendoste rojtar qe emerohej nga pleqesia e katundit. Ai u neneshtrohej plotesisht ligjeve, detyrave dhe rregullave njesoj si rojtaret e pyjeve shteterore. Ishte rreptesisht e ndaluar qe rojtaret e pyjeve te mirrnin pjese direkt apo indirekt ne

26

veprime shfrytezimi, tregetie te materialeve pyjore e kullosore. Ata duhej menjehere te njoftonin neqoftese te afermit e tyre merreshin me veprime te tilla ne zonen qe ata mbronin.

Gjate kohes se pushtimit italian ne Shqiperi, sherbimi pyjor shqiptar u shkri me sherbimin pyjor italian. Nga 12 legjione te milicise pyjore qe kishte gjithesej Italia, te 11-tin e kishte diku ne Afrike kurse te 12-tin e kishte ne Shqiperi. Legjioni i 12-te i milicise pyjore shqiptare kishte tre komando kohorte pyjore (Tirane, Shkoder, Korce) dhe nga nje komando ne cdo prefekture, (Komando Stacato) qe kishin nga nje teknik shqiptar, i cili sherbente dhe si perkthyes, dhe nje komandant italian me akademi pyjore. Italia,duke mos patur kohe per te revizionuar ligjin e trasheguar nga regjimi i Zogut apo per te formuluar nje te ri, vazhdoi te zbatonte po ate ligj te meparshem (cituar sipas K. Qendros).

*

* *

Pra, ka tradita te qarta e te mira per pronesimin, administrimin dhe perdorimin e pyjeve ne pronesi te fshatrave. Pavaresisht nga pasiguria e shfaqur nga disa se a ka patur apo jo pyje ne administrim te fshatrave, fakti qe qysh nga Kanuni i Leke Dukagjinit e ketej, ka patur e jane zbatuar nenet e paragrafet e tyre mbi kete pike, dhe fakti qe kudo te thone se fshatrat kane pasur ne perdorim toka pyjore e kullosore me emertimet ‘pyll fshati’, ‘zabel’, ‘mera’, ‘ograja’, ‘musha’, ‘bjeshke’,’verri’, ‘xana’, ‘çaire’ etj., kane qene pikerisht keta pyje dhe keto kullota ne pronesi te katundeve.

Ne mjaft fshatra individe te ndryshem ruajne dokumente e harta qe vertetojne pronesine e fshatrave mbi pyjet e kullotat kolektive. Nder te tjere, I. Omuri ka gjetur nje vendim te Gjykates se Kosoves date 28.6.1937 me objekt ‘Bjeshka ne mes dy fshatrave Borje e Novosej te rrethit te Kukesit per 500 dynym kullote kolektive’. Po ashtu, T. Cfarku posedon vendim gjyqesor dhe harte me kufijte e pyllit te fshatit Stebleve te para viteve 1938.

Para 1945, vetem 16,000 ha pyje ishin te njohur ligjerisht si pyje komunale, ose 1.4% e siperfaqes pyjore. Shumica e fshatrave, fiseve dhe familjeve nuk i deklaronin pyjet dhe kullotat qe i kishin trasheguar dhe perdorur per nevojat e veta brez pas brezi, per te shmangur pagesen e taksave, por qe ne fakt ato prona njiheshin dhe respektoheshin nga te gjithe. Te gjithe fshatrat kishin te drejte te perdornin pyjet dhe kullotat e ndodhura prane tyre, bashkerisht ose te ndare sipas fiseve apo familjeve, dhe pa pagese.

Në pasqyrën me poshte jepet gjendja e fondit pyjor sipas pronësisë për vitin 1934 dhe 1944 (Muharremaj, V. Pyjet dhe kullotat, 2003)

Fondi pyjor sipas pronësisë, vitet 1934 dhe 1944

Kategoria 1934( 000 / ha )

1944( 000 / ha )

1944( % )

Pyje Private 63 63 5,6Pyje Shtetërore 927 1.050 93,0

Pyje Komunale - 16 1,4PYJE, gjithësejt 990 1.129 100,0Tokë pyjore 400 250 -FONDI PYJOR, total 1.390 1.379 -

Shënim: Pyll quhet ajo pjese toke ku drurët dhe shkurret mbulojnë mbi 30 % të sipërfaqes se saj. Tokë pyjore quhet kur drurët dhe shkurret mbulojnë 5-30% të sipërfaqes.

27

Nga pasqyra vërehet se midis dy periudhave ka shtim të pyjeve shtetërore dhe paksim të tokave pyjore, gjë që mund të ketë ndodhur për shkak të kalimit të sipërfaqeve nga një kategori në tjetrën. Për kategorinë e pyjeve të vitit 1944, bëhet dallimi:

- pyje (të dendur), ha 800,450- prozhme (pyje të rrallë), ha 250,000

5.1.4 Ndikimi i regjimit komunist ne marredheniet tradicionale te fshatrave me pyjet

Regjimi komunist, si edhe ne vende te tjera qe pas luftes se dyte boterore adoptuan komunizmin, ndryshoi rrjedhen normale te zhvillimit te prones, duke e shnderuar ate nga prone private, fshati apo komune, te kufizuar, te administruar e te mbrojtur me fanatizem, ne prone te te gjitheve ose me mire e thene, ne prone te askujt, duke krijuar keshtu dore te lire per nderhyrje pa pengesa dhe sipas interesit te shtetit, nga njera ane, dhe - nje mbrojtje gjithmone e me te dobet te saj, nga ana tjeter.

Pyjet dhe kullotat u shpallen prone shteterore me ligjin e reformes agrare date 29.8.1945. Administrimi i pyjeve dhe kullotave ne afersi te fshatrave fillimisht behej nga keshillat popullore te lokaliteteve. Sipas nje regjistri zyrtar te vitit 1955, p.sh. ne rrethin e Kukesit figuronin 5,832 ha pyje kolektive, ndersa nga 14,459 ha kullota gjithesej, 9,431 ha ishin kullota kolektive (te kaluara ne administrim te komunave me VKM nr. 700 te vitit 1995) [komunimim nga I. Omuri]. Keshillat hartonin projekt-planet e nevojave te popullsise te cdo fshati, sipas kerkesave per dru zjarri dhe lende punimi, por qe mbeteshin si gjithmone plane, sepse faktikisht fshataresia priste sa te donte e ku te donte. Kooperativat shfrytezonin mesatarisht cdo vit rreth 65,000 m3 lende ndertimi dhe rreth 1 milione m3 dru zjarri. Ne ato periudha pranohej nga vete qeveria dhe administrata se per sasine e druve te zjarrit te prera nga fshataresia apo prodhime te tjera, dhe kjo situate vazhdon ende sot.

Nga krasitjet e pyjeve te lisit fshataresia nxirrte rreth 300,000 mullare gjeth ne vit. Nga keto, vetem 10 % ishin gjethe te thata qe perdoreshin per ushqimin e bagetise, kurse 90 % ishin dege dhe shkarpa. Krasitja duhej te behej ne cdo tre vjet, porse ajo pothuajse shpeshtohej vazhdimisht. Nga 1 ha pyll lisi nga krasitjet merrej rreth 2 kv gjethe te thata.

Hapja e tokave te reja nga viti 1967 e duke vazhduar intensivisht ne vitet e mevonshme ne zonat kodrinore e malore, te karakterizuara ne shumicen e rasteve nga pjerresi te medha, pati pasoja te renda. Ne fakt, brenda pak viteve ato, jo vetem qe nuk dhane rendimentet e pritura, por u gerryen ne shkalle te tille sa qe sot refuzohen te merren nga fshataresia. Per shkak te varferimit gradual te pyjeve, qeveria e atehershme planifikoi ngritjen e pyjeve prane kooperativave bujqesore dhe fshatrave per sigurimin e druve te zjarrit. Mirepo puna vullnetare per ngritjen e ketyre pyjeve nuk dha rezultatet e pritshme. Shpesh mbjelljet beheshin formalisht sa per te qene ‘ne rregull me planin’. Pervec kesaj, mbjelljet me investime nga shteti ne afersi te fshatrave beheshin edhe per te subvencionuar sistemin e deshtuar kooperativist.

Tradicionalisht, siperfaqet pyjore prane fshatrave kane qene perdorur bashkerisht apo te ndara midis familjeve, per plotesimin e nevojave per material drusor, kullotje dhe baze ushqimore per blegtorine. Perveç kesaj, ato kane plotesuar dhe funksionet mbrojtese e shoqerore. Pylli, ka shkruar A. Mehmeti, krahas prodhimit te lendes drusore, prodhon edhe biomase te vlefshme per blegtorine, pa cenuar funksionet e shumefishta mbrojtese-shoqerore kur behet mbareshtrim i qendrueshem i pyjeve, blegtorise e bujqesise (sisteme agro-pyje-blegtorale,sisteme pyjekullosore).

28

Gjate ish-regjimit komunist shume nga keto siperfaqe jane keqtrajtuar ose në to janë hapur toka te reja per bujqesine, per kullota te kultivuara ose blloqe pemesh frutore, madje dhe ne vende te pjerreta. Si pasoje e ketij keqperdorimi erdhi degradimi dhe gerryerja e tokes. Per me teper, njerezit shpesh e quanin kete siperfaqe si prone te perbashket, por pa ndonje kontroll. Si rrjedhoje, shpyllezimi dhe demtimi i rende i pyjeve e kullotave vazhdoi edhe gjate periudhes se tranzicionit drejt ekonomise se tregut.

5.1.5 Ndikimet ne marredheniet e komunave me pyjet nga viti 1990 e ne vazhdim

Pas renies se sistemit te planifikimit te centralizuar, shume nga popullsia rurale e qytetare kane vazhduar prerjet per dru e vjele prodhime te tjera pyjore, nje pjese e mire e tyre krejt ne menyre te parregullt.

Qysh ne vitet e para te tranzicionit, qeveria ndermori disa reforma per decentralizimin dhe privatizimin e ekonomise. Nderkaq, doli ligji nr. 7223, date 23.10.1992 “Per pyjet dhe policine e sherbimit pyjor”, ku perkufizoheshin pyjet shteterore, komunale e private. Sipas ligjit, pyjet komunale jane pyje shteterore qe i jepen ne perdorim nje komune ose fshati. Pjese nga pylli komunal me siperfaqe 0.4-1 hektar mund t’u jepej ne perdorim familjeve me banim ne fshat. Po ashtu, ligji per kullotat nr. 7917, date 13.04.1995 percaktonte kullotat shteterore, ato kolektive dhe private.

Kuadri ligjor u pasurua me ligjin nr. 7722 date 15.06.1993 per mbrojtjen e bimeve mjekesore, eterovajore e tanifere natyrore, dhe me ligjin nr. 7875, datë 23.11.1994 "për mbrojtjen e faunës së egër dhe gjuetinë".

Rregullorja nr. 308, date 26.01.1996 “Per kalimin e pyjeve dhe kullotave komunale per perdorim dhe administrim” pershkruan kriteret per percaktimin e pyjeve per perdorim nga komuna dhe procedurat per mbareshtrimin dhe kujdesimin e tyre. Kjo rregullore sherbeu si dokument baze per procesin e kalimit të pyjeve e kullotave në përdorim të komunave. Sipas nje studimi te DPPK, fillimisht parashikohej qe rreth 200,000 ha pyje dhe 240,000 ha kullota shteterore t’u kalonin per perdorim komunave.

Mbi keto baza ligjore, ne vitin 1996 filloi procesi i kalimit te pyjeve e kullotave ne perdorim komunal, nen drejtimin e Drejtorise se Pergjithshme te Pyjeve e Kullotave dhe me asistencen teknike e financiare te disa donatoreve. Objektivi i Qeverise Shqiptare ka qene kalimi në përdorim të komunave e fshatrave i 40% të sipërfaqes së pyjeve dhe 60% të sipërfaqes së kullotave. Strategjia për Zhvillimin e Sektorit të Pyjeve e Kullotave në Shqipëri parashikonte që procesi i kalimit të realizohej brenda një periudhe 5 vjeçare.

Nderkaq, baza ligjore u pasurua me ligje mjaft te rendesishem, si ligji nr. 8652, datë 31.7.2000 për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore [ndryshuar me ligjin nr.9208, date 18.3.2004], ligji nr.8743, datë 22.2.2001 për pronat e paluajtshme të shtetit dhe ligji nr.8744, datë 22.2.2001 për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore. Gjate kesaj kohe jane bere perpjekje te vazhdueshme nga aktore te ndryshem dhe SHPPKK per hartimin e ligjeve te reja apo permiresimin e ligjeve te meparshme qe kanë te bejne me sektorin, ku te pasqyrohej pervoja mbi 12 vjecare dhe kerkesat e reja lidhur me rolin e shtetit, te njesive te qeverisjes vendore, te shoqatave te pyjeve e kullotave komunale, thellimin e decentralizimit, etj.

Megjithe keto perpjekje, si ligji i ri i pyjeve nr.9385, datë 4.5.2005 [ndryshuar me ligjin nr.9791, datë 23.7.2007] me aktet e nenligjore, ashtu dhe ligji nr. 9219, datë 8.4.2004 per ndryshimet ne

29

ligjin e meparshem te gjuetise, dhe ligji nr. nr.9693, datë 19.3.2007 për fondin kullosor, nuk kane mbajtur parasysh mjaft nga sugjerimet e bera nga aktoret e interesuar apo nga SHPPKK, madje dhe nga vete sherbimi pyjor. Per me teper, ne disa raste verehet nje perqendrim me i madh kompetencash ne organet qendrore, gje qe eshte kunder parimit te decentralizimit te shprehur ne politikat e shtetit dhe te qeverise shqiptare.

Sidoqofte, jane transferuar gjithesej 341,000 ha pyje (perfshire pyje trungishte, cungishte e shkurre dhe siperfaqe me bimesi pyjore), me nje vellim drusor prej 13,118,000 m3, ose perkatesisht 32% dhe 16% te siperfaqes dhe vellimit gjithesej te pyjeve te vendit, si dhe 93,000 ha kullota. Edhe nga keto shifra, kuptohet se pyjet komunale jane te degraduar e me prodhimtari te ulet (sa gjysma e prodhimtarise se pyjeve te vendit).

Per informim, me poshte jepen disa te dhena te pergjitheshme per pyjet e vendit (sipas statistikave te DPPK):

- Mundesia vjetore e prerjes: 864,056 m³/vit;- Prodhimi i përgjithshëm i nxjerre nga pyjet; 2,746,326 m³/vit;

nga kjo:o Lëndë punimi 444,110 m³/vit; o Dru zjarri 2,302,217 m³/ vit o Burime të jashtëme të druve të zjarrit 104,236 m³/ vito Gjithesej dru zjarri 2,544,798 m³/ vit.

Ne kete menyre po zhvillohet nje nga aspektet me te rendesishme te reformes ne pyje e kullota. Deri tani, ne proces jane perfshire 138 komuna, me 1290 fshatra e 160,118 familje. Pra, eshte nje proces gjitheperfshires qe do te shtrihet akoma me shume ne vend dhe do te kete ndikime te rendesishme ne jetesen e banoreve vendes, ne ruajtjen dhe mbareshtrimin e pyjeve dhe kullotave e te mjedisit ne teresi.

Gjate procesit te kalimit jane krijuar komisionet e pyjeve dhe kullotave, shoqatat e perdoruesve te pyjeve e kullotave komunale, federatat rajonale dhe Shoqata Kombetare. Komisionet e fshatrave kane identifikuar ne vend dhe hedhur ne harta kufijte e perdoruesve si fshat e familje (kurse ne Komunen Ungrej Lezhe geshtenjat i kane ndare me rrenje per cdo familje, e jo me siperfaqe). Keto komisione, se bashku me perdoruesit, pas procesit te kthimit jane shnderruar ne shoqata te perdoruesve. Kalimi eshte vleresuar shume nga pushteti vendor dhe fshatrat, e per pasoje, shume pyje te degraduar qe jane mbrojtur e permiresuar nga familjet tradicionale ne mjaft rrethe te vendit (megjithese pa certifikata pronesie), jane perterire dhe zhvilluar me se miri.

Disa shembuj tipike nga nga Rrethi i Dibres: per te siguruar mbrojtjen e pyjeve te veta, fshati Shimçan vendosi te heqe krejtesisht dhite, duke i zevendesuar me dele; ndersa ne Komunen Melan, nga 12 fshatra, 8 prej tyre i hoqen krejtesisht dhite. Ne Kalane e Dodes nga pylli “itifak” lejohet marja vetem e drureve te thare dhe vetem ne rast vdekje jepet leje per te prere lende per arkivol.

Qysh prej hyrjes ne fuqi te ligjit te pyjeve e kullotave te vitit 1923 eshte mbartur termi “pyje e kullota komunale”; por ky term nuk ka zene vend në zonat rurale, teksa eshte i kudonjohur termi ‘pyll ose kullote fshati’, perfshire ketu dhe pyllin ose kulloten e familjes, meqënëse fshati ka qënë në fakt pronari dhe përdoruesi i vërtetë i burimeve natyrore (megjithëse në përgjithësi nuk ka patur dokument pronësie). Nga ana tjetër, ndërmjet fshatrave të rajoneve të ndryshme të vendit, ka ndryshime lidhur me pyjet e kullotat brenda kufijve të tyre, disponueshmërinë e lëndës drusore, të prodhimeve të dyta pyjore e kullotës. Shumë fshatra, sidomos ata në zonat e thella malore, janë

30

shumë të varfër dhe pyjet e kullotat e kaluara në përdorim nuk mund të sigurojnë të ardhura në një kohë të shkurtër, sepse në përgjithësi ato janë mjaft të degraduara.

Besojmë se marrja në konsideratë e fshatit si njësi bazë për kalimin e pyjeve e kullotave, mbarështrimin e tyre dhe krijimin e të ardhurave është një çështje kyç e politikës pyjore.

Eshte per t’u vleresuar fakti qe mjetet financiare për realizimin e nismave ligjore dhe veprimtaritë zbatuese per vazhdimin e procesit te kalimit dhe hartimin e zbatimin e projekteve per pellgjet ujembledhes ne zonat rurale do te mbulohen me financime nga Projekti i Zhvillimit te Burimeve Natyrore (vlera rreth US$ 20 milione, per periudhen 2005-2010) . Ky projekt, qe financohet me huane e Bankes Boterore, te plotesuar nga fondet japoneze PHRD, do te realizoje keta komponente kryesore: rehabilitimin e burimeve natyrore te degraduara; rritjen e te ardhurave rurale; rritjen e rezervave te karbonit; dhe forcimin e struktures institucionale dhe politike (nga ky komponent do te realizohet dhe programi i perafrimit te legjislacionit dhe reformat ne kete sektor).

Me gjithe arritjet ne procesin e kalimit te pyjeve e kullotave komunale te permendura me lart, verehet se ritmet jane te ngadalta, procesi nuk eshte kryer i plote, pasi ende nuk jane njohur ligjerisht kufijte midis komunave, fshatrave dhe pyjeve e kullotave te perdoruesve atje ku eshte bere kalimi, perdoruesi nuk kane asnje dokument qe te vertetoje te drejtat e tij te perdorimit mbi ate pyll ose kullote dhe keto as jane rregjistruar ne zyrat e regjistrimit te pasurive te paluajtshme, nuk jane percaktuar marredheniet midis njesise se qeverisjes vendore, perdoruesve e shoqatave, etj., pervec problemeve qe qendrojne per komunat ku do te behet kalimi. Kuadri ligjor aktual nuk eshte i qarte e i plote dhe nuk jep sigurite ligjore, veçanerisht per perdoruesit vendas te pyjeve e kullotave. Ne fakt, aktet qe permendin direkt pyjet dhe kullotat komunale, dhe vecanerisht perdoruesit vendore, jane fare te pakte, gje qe tregon se nuk njihet realiteti dhe nuk behen perpjekje per njohjen dhe ligjerimin e te drejtave tradicionale ekzistuese.

Gjate punes time kerkimore, pervec shqyrtimit te akteve ligjore te nxjere direkt per pyjet e kullotat komunale, u pa e nevojshme qe te shqyrtohen edhe mjaft akte te tjere ligjore qe kane te bejne qofte ne pergjithesi me ekonomine e vendit apo me sektore te caktuar te ekonomise, por qe lidhen apo ndikojne direkt ose indirekt ne mbareshtrimin e pyjeve dhe kullotave komunale, si dhe aktet qe kane te bejne me pasurite e tjera me karakter e rendesi vendore. Pothuajse shumica derrmuese e ketyre akteve nuk mban parasysh realitetin e pyjeve dhe kullotave komunale dhe as interesat e perdoruesve dhe shoqatave te tyre. Per me teper, deri tani nuk ekziston nje inventarizim, sistemim dhe publikim i ketyre akteve, qofte ne forme elektronike, apo te shtypura ne nje permbledhese.

Per keto aresye, u pa e nevojshme te ndermerej analiza e te gjitha akteve ligjore qe lidhen direkt ose indirekt me procesin e kalimit te pyjeve e kullotave per perdorim komunal dhe te behen propozimet e duhura per permiresimin dhe plotesimin e tyre. Ne anen tjeter, mjaft akte te tjere te shqyrtuar gjate kesaj analize, duhen mbajtur parasysh kur pergatiten akte ligjore per pyjet dhe kullotat komunale.

31

5.2 KOMENTE DHE PROPOZIME PER AKTET LIGJORE LIDHUR ME PYJET DHE KULLOTAT KOMUNALE

Sikurse u permend me lart, kohe pas kohe, mjaft akte ligjore, perfshire ato qe kane te bejne me pyjet e kullotat komunale, jane permiresuar e ndryshuar, ne pershtatje me kerkesat e kohes, por asnjehere nuk eshte realizuar nje proces i plote transparent dhe i gjere konsultimi e pjesemarrje e perdoruesve ne vendim-marrje. Mirepo, pyjet e kullotat komunale dhe shoqatat e perdoruesve te tyre jane tashme nje realitet qe ka te beje dhe vazhdon te perfshije pjesen me te madhe te popullsise qe banon ne zonat rurale dhe qe duhet degjuar me vemendje e konsideruar kerkesat e tyre. Kerkesat dhe sugjerimet e aktoreve te ndryshem dhe te perdoruesve e shoqatave te tyre jane pasqyruar ne kete analize.

Duke pare aktet ligjore e nenligjore per pyjet e kullotat komunale, verehet se mjaft akte, sidomos ligjet, natyrisht qe i trajtojne ne kompleks te gjitha aspektet qe kane te bejne me fushen perkatese. Ne analizen tone, per nje fare lehtesie studimi, komentet dhe propozimet per ndryshime apo plotesime eventuale te akteve ligjore e nenligjore jane bere duke i grupuar ato ne kater grupe, si vijon:

(i) Akte ligjore per pronesine dhe te drejtat e perdorimit (trajtohen ne piken 5.2.1);

(ii) Akte ligjore per te drejtat dhe pergjegjesite per mbareshtrimin, shfrytezimin dhe ruajtjen e pasurive pyjore e kullosore (5.2.2);

(iii) Akte ligjore per te drejtat per perpunimin dhe tregetimin e prodhimeve dhe sherbimeve (te drejtat ekonomike dhe te tregetimit) (5.2.3); dhe

(iv) Akte ligjore per te drejtat per mbledhjen e tarifave dhe taksave, dhe administrimin e riinvestimin e fondeve publike e private ne kete sektor (te drejtat fiskale e administrative) (5.2.4).

Sidoqofte, analiza e bere sipas kesaj ndarjeje ka mangesi, pasi, per shkak te permbajtjes gjitheperfshirese, disa akte ligjore e nenligjore detyrimisht paraqiten ne te kater grupet apo ne disa prej tyre. Keshtu, me gjithe perpjekjet e bera per t’i minimizuar, nuk ka qene e mundur per te evituar edhe perseritjen e disa pjeseve te tyre apo te komenteve e propozimeve te bera per ndryshime, permiresime e plotesime.

Per shqyrtimin e akteve sipas grupeve te mesiperme eshte vepruar ne kete menyre: nga akti jane zgjedhur ato dispozita (nene e pika) qe lidhen me grupin perkates te te drejtave dhe per ato nene qe eshte gjykuar e nevojshme, jane bere komentet dhe propozimet perkatese.

5.2.1 Aktet ligjore per pronesine dhe te drejtat e perdorimit

1) Ligj nr. 8652, datë 31.7.2000 për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore [ndryshuar me ligjin nr .9208, date 18.3.2004 per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr.8652, date 31.7.2000 "per organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore"]

Neni 5 - Përcaktimi: komunë, bashki, qark dhe nëndarjet1. Njësi bazë të qeverisjes vendore janë komuna dhe bashkia.2. Komuna përfaqëson një unitet administrativo-territorial dhe bashkësi banorësh, si rregull në zona rurale dhe në raste të veçanta edhe në zona urbane. Shtrirja territoriale, emri dhe qendra e

32

komunës përcaktohen me ligj. Nëndarjet e komunës quhen fshatra dhe në raste të veçanta qytete. Përcaktimi i territorit të nëndarjeve bëhet nga këshilli komunal.

Neni 8 - Të drejtat e njësive të qeverisjes vendore1. Njësitë e qeverisjes vendore gëzojnë këto të drejta:

II. E drejta e pronësisë

a) Njësitë e qeverisjes vendore, ushtrojnë të drejtën e pronësisë. Ato fitojnë, shesin dhe japin në përdorim pronën e paluajtshme ose të luajtshme të tyre, si dhe ushtrojnë të drejta të tjera sipas mënyrës së përcaktuar me ligj.b) E drejta e fitimit të pronës nëpërmjet shpronësimeve për interes publik nga ana e njësive të qeverisjes vendore rregullohet me ligj të veçantë.c) E drejta e pronësisë ushtrohet nga këshilli përkatës, i cili nuk mund t'ia delegojë ushtrimin e kësaj të drejte askujt tjetër.

III. E drejta e mbledhjes së të ardhurave dhe e bërjes së shpenzimevea) Krijojnë, mbledhin të ardhura dhe bëjnë shpenzime për përmbushjen e funksioneve të tyre.b) Vendosin taksa e tarifa për shërbimet si dhe nivelin e tyre në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe interesat e bashkësisë.

IV. E drejta e kryerjes së veprimtarive ekonomikea) Për përmbushjen e funksioneve publike në interes të bashkësisë që përfaqësojnë, ushtrojnë veprimtari ekonomike që nuk bie ndesh me orientimet themelore të politikave ekonomike të shtetit.b) Të ardhurat që përfitohen nga veprimtaria ekonomike përdoren, në pjesën më të madhe, për mbështetjen dhe përmbushjen e funksioneve publike.

Neni 10 - Funksionet e veta të komunës dhe bashkisë3. Komunat dhe bashkitë ushtrojnë këto funksione të veta:I. Në fushën e infrastrukturës dhe të shërbimeve publike:g) planifikimi urban, menaxhimi i tokës dhe strehimi sipas mënyrës së përcaktuar me ligj.

III. Zhvillimi ekonomik vendor:dh) ruajtja dhe zhvillimi i pyjeve, kullotave e burimeve natyrore me karakter vendor.

Neni 11 - Funksionet e përbashkëta

3. Komuna dhe bashkia kryejnë këto funksione të përbashkëta për:d) mbrojtjen e mjedisit;

Neni 15 - Parimet e financimit të njësive të qeverisjes vendore

2. Njësitë e qeverisjes vendore financohen nga të ardhurat që sigurohen nga taksat, tarifat dhe të ardhurat e tjera vendore, nga fondet e transferuara nga pushteti qendror dhe fondet që u vijnë drejtpërdrejt atyre nga ndarja e taksave dhe tatimeve kombëtare.

Neni 16 - Të ardhurat e veta të komunës dhe të bashkisë1. Komuna dhe bashkia, krijojnë të ardhura nga:a) taksat dhe tatimet vendore mbi pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme, si dhe mbi transaksio-net e kryera me to;

33

2. Baza e taksave dhe tatimeve vendore, si dhe kufijtë maksimalë dhe/ose minimalë të nivelit të tyre vendosen me ligj të veçantë. Komuna dhe bashkia kanë të drejtë të zbatojnë ose jo një taksë ose tatim vendor të përcaktuar. Kur ato e zbatojnë tatimin ose taksën vendore, ato ushtrojnë të drejtën e vendosjes së nivelit, si dhe të mënyrave të mbledhjes dhe administrimit të tyre brenda kufijve dhe kritereve të përcaktuara në ligjin përkatës.3. Komuna dhe bashkia krijojnë të ardhura nga tarifat vendore për:b) të drejtën e përdorimit të pronave publike vendore;c) dhënien e licencave, të lejeve, autorizimeve dhe për lëshimin e dokumenteve të tjera, për të cilat ato kanë autoritet të plotë.4. Komuna dhe bashkia vendosin vetë për nivelin, mënyrën e mbledhjes dhe të administrimit të tarifave vendore, në përputhje me politikat dhe parimet e përgjithshme kombëtare, të përcaktuara në aktet ligjore të pushtetit qendror.6. Komuna dhe bashkia krijojnë të ardhura nga veprimtaritë e tyre ekonomike, qiratë dhe shitja e pronave, dhuratat, interesat, gjobat, ndihmat ose donacionet.

Neni 32 - Detyrat dhe kompetencat e këshillit komunal ose bashkiakKëshilli komunal ose bashkiak ka këto detyra dhe kompetenca:e) Miraton tjetërsimin ose dhënien në përdorim të pronave të tretëve.f) Vendos për taksat e tarifat vendore, si dhe nivelin e tyre.gj) Vendos për krijimin e institucioneve të përbashkëta me njësi të tjera të qeverisjes vendore, përfshi subjektin e kompetencave të përbashkëta ose me persona të tretë.

Neni 45 - Krijimi i nëndarjeve të komunës1. Fshati drejtohet nga kryetari dhe kryesia e fshatit. Anetaret e kryesise se fshatit zgjidhen ne mbledhjen e fshatit, me shumicen e votave te pjesemarresve, me te drejte vote, ne mbledhje. 7. Kryesia e fshatit merr nisma per probleme te ndryshme per interesin e komunitetit, te cilat ia propozon per shqyrtim keshillit komunal/bashkiak.

Neni 46 - Detyrat dhe të drejtat e kryetarit dhe të kryesisë së fshatit1. Kryetari dhe kryesia e fshatit kryejnë dhe mbështesin funksionet qeverisëse të komunës ose bashkisë në fshatin e tyre, si dhe kujdesen për zhvillimin ekonomik, për përdorimin e burimeve të përbashkëta dhe sigurimin e harmonisë sociale.2. Keshilli komunal/bashkiak, per te realizuar funksionet e veta, mund t'i ngarkoje kryetarit ose kryesise se fshatit detyrat e meposhtme:f) kujdesjen per mbledhjen e taksave dhe te tarifave;i) kujdesjen per ruajtjen e pyjeve, te kullotave dhe te burimeve natyrore;l) venien e gjobave kur verehen shkelje ne perputhje me rastet e percaktuara ne shkronjat "a", "b", "c", "ç", "d", "dh", "e", "ë", "h", "i" te ketij neni.3. Kryetari pajiset me vulë dhe ka autoritetin të lëshojë vërtetime për fakte e të dhëna për banorët ose territorin e fshatit të tij, për të cilat ai është në dijeni, sa herë që kjo kërkohet nga komuna ose bashkia, nga vetë banorët, ose nga çdo institucion tjetër në përputhje me ligjin.

Neni 54 - Detyrat dhe kompetencat e këshillit të qarkutKëshilli i qarkut ushtron këto kompetenca dhe detyra:d) miraton strukturën organizative dhe rregulloret bazë të administratës së qarkut, të njësive e institucioneve buxhetore në varësi të qarkut, si dhe numrin e personelit të tyre, ë) miraton tjetërsimin ose dhënien në përdorim të pronave të tretëve;g) vendos për taksat e tarifat në kompetencë të qarkut, si dhe për nivelin e tyre.

Neni 72 - Funksionimi dhe organizimi i njësive të qeverisjes vendore1. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, këshillat komunale, bashkiake dhe qarqeve ushtrojnë të drejtat dhe kompetencat e tyre të plota për:

34

d) ushtrimin e çdo të drejte ose kompetence tjetër të përcaktuar në këtë ligj dhe ligje të tjera që kanë lidhje me pronësinë dhe kryerjen e funksioneve.2. Komunat, bashkitë dhe qarqet fitojnë pronësinë mbi pronat vendore në përputhje dhe sipas afateve të përcaktuara me ligj të veçantë.4. Duke filluar nga 1 janari 2001, komunat dhe bashkitë janë tërësisht përgjegjëse për kryerjen e funksioneve të veta të mëposhtme:

III. Në fushën e zhvillimit ekonomiko-vendor:dh) ruajtjen dhe zhvillimin e pyjeve, kullotave dhe burimeve natyrore me karakter vendor.

Neni 73 - Kompetencat fiskale të njësive të qeverisjes vendore1. Duke filluar nga 1 janari 2001, komunat, bashkitë dhe qarqet ushtrojnë të drejtën e vendosjes së taksave dhe tarifave vendore, të përcaktuara me ligj të veçantë.2. Duke filluar nga 1 janari 2001, komunat, bashkitë dhe qarqet kanë autonomi të plotë për vendosjen e tarifave vendore për kategoritë e mëposhtme:a) Tarifa për shërbimet publike;b) Tarifa për përdorimin e të mirave publike, me përjashtim të atyre që prodhohen nga pushteti qendror;3. Komunat, bashkitë dhe qarqet ushtrojnë të drejtën e tjetërsimit dhe dhënies në përdorim të pronave dhe përdorimin e të ardhurave që krijohen në përputhje me ligjet përkatëse të pronave vendore.

Koment: Ligji për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore eshte nje ligj baze, i cili duhet zberthyer me tej per aspekte te tjera te decentralizimit.

Propozim: Ky ligj duhet te mbahet me mire parasysh gjate hartimit te akteve te ndryshme ligjore, sidomos lidhur me pyjet e kullotat komunale dhe pasurite e tjera natyrore me karakter e rendesi vendore, per te plotesuar boshlleqet ekzistuese ne disa akte, per te evituar mosperputhjet midis akteve te tjere.

2) Ligj nr.8743, datë 22.2.2001 për pronat e paluajtshme të shtetit

Neni 3 - Prona publike1. I përkasin shtetit dhe bëjnë pjesë në pronat e paluajtshme publike:

a) Vija bregdetare për të hyrë në tokë, ujërat territoriale, shtretërit dhe brigjet e lumenjve, të përrenjve a rrjedhave të tjera ujore, liqeneve, lagunave dhe rezervuarëve natyrorë ose artificialë, ishujt dhe grumbullimet e rërës, të gurëve dhe dherave në shtretër të lumenjëve, të liqeneve e rezervuarëve, ashtu siç është përcaktuar sipas ligjeve në fuqi.

Propozim: Burimet dhe ujerat e perrenjve, shtretërit dhe brigjet e përrenjve, rërat, gurë e dherat në shtretërit e tyre (te cilat shtrihen neper terrenet pyjore e kullosore komunale, por edhe jashte tyre), te karakterit vendor, te jene prone shteterore por jopublike dhe te transferohen ne pronesi te njesive te qeverisjes vendore (duke bere dhe ndryshimet perkatese ne ligjet qe u referohen ketyre pronave).

b) Zonat historike, arkeologjike dhe kulturore, si dhe parqet me rëndësi kombëtare ose vendore.

Propozim: Parqet e karakterit vendor te jene prona të paluajtshme shteterore të komunes ose bashkise dhe te mund te shpallen e mbareshtrohen nga njesite e qeverisjes vendore dhe shoqatat e perdoruesve.

35

c) Zonat, instalimet dhe objekte të tjera të destinuara për qëllime të mbrojtjes kombëtare, të rendit dhe sigurisë publike.ç) Burimet natyrore dhe rezervat minerare e inertet, ashtu siç përcaktohen në legjislacionin në fuqi.

Propozim: Burimet natyrore dhe rezervat minerare e inertet me karakter vendor te jene prona të paluajtshme të komunes ose bashkise dhe te mund te mbareshtrohen nga njesite e qeverisjes vendore dhe shoqatat e perdoruesve (duke bere dhe ndryshimet perkatese ne ligjet qe u referohen ketyre pronave).

2. Janë, gjithashtu, prona të paluajtshme publike, nëse i përkasin shtetit, edhe pyjet, kullotat dhe livadhet, si dhe çdo lloj tjetër prone e paluajtshme e ndërtuar mbi to, që i shërben drejtpërdrejt mbrojtjes dhe zhvillimit të tyre.

Propozim: Pyjet, kullotat dhe livadhet, si dhe çdo lloj tjetër prone e paluajtshme e ndërtuar mbi to, perfshire dhe ato qe parashikohen t’u jepen ne perdorim familjeve bujqesore, duhet te kalojne ne pronesi te komunes ose bashkise dhe fshatit, te jene prone e paluajtshme jopublike e shtetit, sikurse duhet te kalojne dhe bimet mjekesore, eterovajore e tanifere, kafshet dhe shpendet e egra qe gjenden ne to, te gjitha llojet e pasurive me karakter vendor.

3. Janë, gjithashtu, prona të paluajtshme publike, nëse i përkasin shtetit, edhe aktivet e ngurtësuara (ose të trupëzuara), që shërbejnë për kryerjen e shërbimeve publike si:- rrugët dhe urat, hekurudhat dhe sistemet ndihmëse të lidhura më to;- infrastruktura aeroportuale;- sistemet e prodhimit dhe shpërndarjes së energjisë;- sistemet e shërbimit të telekomunikacionit dhe të postës;- sistemet e funizimit me ujë të pijshëm, të derdhjeve të ujërave të zeza të qendrave të banuara;- ndërtimet me interes të njohur historik, arkeologjik dhe kulturor;- parqet, lulishtet, sheshet publike në qytete e qendra të banuara, ndërtesat së bashku me oborret që përdoren për shërbime që ofrohen nga shteti për arsimin, shkencën, kulturën dhe sportet, për shërbimin shëndetësor e shoqëror, për institucionet qendrore dhe vendore, si dhe rezidencat qeveritare së bashku me trojet mbi të cilat ngrihen këto prona.

Propozim: Sistemet e funizimit me ujë të pijshëm, si dhe ndërtimet me interes historik, arkeologjik dhe kulturor me karakter e rendesi vendore te jene prona të paluajtshme shteterore jopublike dhe te mund te shpallen si te tilla nga njesite e qeverisjes vendore.

Neni 4 - Prona jopublike të paluajtshme të shtetit

1. Prona të paluajtshme të shtetit, që nuk janë pronë publike (*) si dhe toka bujqësore, troje, ndërtesa, aktive të ngurtësuara të ndërmarrjeve nën administrimin e shtetit, si dhe prona të tjera të këtij lloji, nëse nuk i nënshtrohen dispozitave ligjore të posaçme, kanë regjim juridik të barabartë me pronën private dhe i nënshtrohen rregullave të parashikuara në Kodin Civil.

(*) Propozim: perfshire shtretërit dhe brigjet e përrenjve a rrjedhave të tjera ujore, lagunave dhe rezervuarëve natyrorë ose artificialë, ishujt dhe grumbullimet e rerës, të gurëve dhe dherave në shtretër të lumenjëve, te gjitha keto kur jane me karakter dhe rendesi vendore.

36

3) Ligj nr.8744, datë 22.2.2001 për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore

Neni 3 - Prona që u transferohen njësive të qeverisjes vendore U transferohen njësive të qeverisjes vendore pronat që përdoren për realizimin e funksioneve dhe/ose shërbimeve për bashkësinë të njohura me ligj, të tilla si:

i) Prona të tilla si pyje, kullota, parqe dhe kopshte publike, që kanë për qëllim të përdoren për interes vendor. Neni 8 - Kufizime mbi të drejtën e pronësisë janë:

c) Kufizimet mbi të drejtën e tjetërsimit dhe të dhënies në përdorim. Për disa prona mund të ndalohet e drejta e tjetërsimit ose e dhënies në përdorim të të tretëve pa miratimin e pushtetit qendror. Ndalohet tjetërsimi ose ndërrimi i destinacionit të pronave publike, për të legalizuar ndërtime pa leje.

Propozim: Komunes ose bashkise t’i kalojne ne pronesi pyjet dhe kullotat qe do te jepen ne perdorim te familjeve bujqesore.

Te drejten e tjetersimit ta kete njesia e qeverisjes vendore.

Neni 13 - E drejta e njësive të qeverisjes vendore mbi pronat e dhëna në përdorim

1. Kur një njësie të qeverisjes vendore i jepet e drejta e përdorimit për një pronë, Këshilli i Ministarve, në aktin e transferimit, përcakton kushtet e përdorimit të saj. 2. Kushtet e përdorimit të çdo prone respektojnë pavarësinë e njësive të qeverisjes vendore për përmbushjen e funksioneve me të cilat lidhet kjo pronë.

Neni 14 - Shfuqizimi i së drejtës së përdorimit të pronësKëshilli i Ministrave vendos për shfuqizimin e së drejtës të përdorimit të një prone nga njësitë e qeverisjes vendore në këto raste: a) Kur funksioni i deleguar, për të cilin prona është transferuar, përfundon ose ndërpritet. b) Në çastin kur Këshilli i Ministrave vëren se prona nuk po përdoret nga njësia e qeverisjes vendore sipas kushteve dhe/ose kufizimeve të përdorimit të pronës në fjalë.

Neni 16 Përgjegjësia financiare mbi pronat që transferohen

1. Në rast se Këshilli i Ministrave do të vendosë një kusht, që i shkakton njësive të qeverisjes vendore kosto për mirëmbajtjen ose për përmirësimin e pronës, ai do t'u sigurojë njësive të qeverisjes vendore fonde financiare për përballimin e këtyre shpenzimeve. 2. Sa herë që Këshilli i Ministrave u jep të drejta përdorimi mbi një pronë njësive të qeverisjes vendore, ai do t'u sigurojë atyre mjete të nevojshme për shfrytëzim dhe mirëmbajtjen e kësaj prone. 3. Kushtet e përdorimit shoqërohen me detyrimet përkatëse financiare të njësive të qeverisjes vendore dhe asaj qendrore për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e pronës.

Propozim: Këshilli i Ministrave duhet qe, njekohesisht dhe perpjestimisht me kalimin e pyjeve, t’u kaloje njësive të qeverisjes vendore dhe investimet e fondet perkatese për mirëmbajtjen ose përmirësimin e pronës pyje e kullota komunale (perfshire personelin teknik, ngrehinat mbi ato prona, pajisjet dhe mjetet e punes).

37

4) Ligj nr.9385, datë 4.5.2005 për pyjet dhe shërbimin pyjor [ndryshuar me ligjin nr.9791, datë 23.7.2007]

Ligji i ri per pyjet, i pergatitur 13 vjet pas ligjit te meparshem, synonte te mbante parasysh kushtet e reja dhe ndryshimet e ndodhura gjate ketyre viteve te tranzicionit ne qeverisjen e pyjeve, sidomos pervojen ne kalimin e pyjeve ne perdorim komunal tek fshati, perdoruesit dhe shoqatat e krijuara tashme ne shume komuna, pakesimin e prerjeve te paligjshme ne pyje, dhenien perparesi rolit mbrojtes e shoqeror te pyjeve, etj. Pa dyshim qe ky ligj ka mjaft permiresime, por megjithate, nuk u jep zgjidhje disa ceshtjeve kyce te politikes dhe strategjise per pyjet, si decentralizimi real i te drejtave te pronesise, dhenien e te drejtave afat-gjata per perdorimin e pasurive pyjore perdoruesve tradicionale te tyre, krijimit te nje sherbimi keshillimor efektiv sidomos per pyjet e kullotat komunale, etj.

Neni 2 Përkufizime dhe fushat e veprimit

19. "Pronë pyjore" është një sipërfaqe e fondit pyjor, me madhësi të ndryshme, bashkë me infrastrukturën përkatëse, e cila është pronë publike (*), që zotërohet nga pushteti qendror apo vendor, ose pronë private.

(*) Propozim te shtohet: ose jopublike (ku te konsiderohet gjithashtu dhe prona e fshatit).

33. “Pyll komunal” është pylli në pronësi apo në përdorim të organeve të qeverisjes vendore”.

Koment : perkufizimi i mesiperm eshte i pergjithshem e i papercaktuar qarte, prandaj eshte e rendesishme te behet dallimi :

- midis termit ‘pyll komunal qe jepet ne perdorim te familjeve bujqesore’, (fshatit per perdorim te perbashket, familjeve per perdorim vetjak) dhe ‘pyllit komunal, qe e disponon komuna ose bashkia, per nevojat e veta’;

po ashtu, dallimi:

- midis te drejtes se komunes ose bashkise per te dhene pyll ne perdorim te familjeve bujqesore, te drejtes per te dhene leje familjeve bujqesore per te shfrytezuar ne kohe te caktuara pyjet e komunes/bashkise ose pyjet qe administrohen nga sherbimi pyjor per nevojat e veta apo per shitje;

- si dhe te drejtes se komunes/bashkise per te shfrytezuar pyje qe jane ne administrim te sherbimit pyjor per interesat vendore, sigurisht, keto te fundit kundrejt detyrimeve financiare perkatese por me kushte lehtesuese per fshatin.

Propozim: Pylli komunal qe jepet ne perdorim te familjeve bujqesore duhet te jete ne pronesi, dhe jo ne perdorim te komunes ose bashkise, pasi ka te beje me nje varg rrjedhojash e marredheniesh.

Neni 15 Pronësia e fondit pyjor kombëtar

1. Fondi pyjor kombëtar, sipas pronësisë, ndahet në:

a) fond pyjor në pronësi publike;b) fond pyjor në pronësi private.

2. Fondi pyjor publik zotërohet e administrohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Pyjor, organet në varësi të saj dhe organet e qeverisjes vendore.

38

3. Fondi pyjor publik ndahet në :a) pyje e toka pyjore në pronësi të shtetit;b) pyje e toka pyjore në përdorim apo në pronësi të organeve të qeverisjes vendore.

Koment: Shih komentin me siper per nenin 2, pika 33.

4. Fondi pyjor privat përbëhet nga:a) pyje dhe toka pyjore në pronësi private;b) drurë dhe grupe drurësh, që ndodhen brenda kufijve të tokave në pronësi private, pyje të

reja, të cilat krijohen në këto toka, dhe pjesët e fondit pyjor pronësi private.

Neni 16 Kadastra Kombëtare e Fondit Pyjor1. Të dhënat e kadastrës së fondit pyjor pasqyrohen çdo vit nga strukturat në varësi të

Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Pyjor, (*) nëpërmjet programeve e sistemeve kompjuterike, duke krijuar bazën e të dhënave në shkallë vendi, qarku dhe sipas ekonomive pyjore apo pellgjeve ujëmbledhëse.

Propozim: (*) dhe strukturat e pyjeve komunale, duke koordinuar me strukturat per mbrojtjen e tokes ne komune ose bashki dhe ne qark.

Neni 17 Heqja e sipërfaqeve (tokave) nga fondi pyjor kombëtar

“1. Pjesë të fondit pyjor kombëtar, që kërkohen nga subjekte juridike ose fizike apo nga organet e qeverisjes vendore, për t’u kthyer në truall, për zgjerimin e vijës kufizuese të ndërtimit dhe të shtrirjes territoriale të periferisë së qytetit dhe të qendrave të banuara në zonat rurale, për ndërtimin e strukturave turistike, të qendrave të pushimit apo shëndetësore, ose për qëllime të tjera publike, për rrugë automobilistike apo hekurudhore, për shpim dhe shfrytëzim të puseve të naftës e të gazit, për veprimtari minerare e gjeologjike, për aeroporte dhe struktura të telekomunikacionit, për qëllime të strukturave ushtarake e qendrave industriale, si dhe për qëllime bujqësore, hiqen nga fondi pyjor dhe nga Kadastra Kombëtare e Pyjeve, si më poshtë:

a) pyjet dhe tokat me bimësi pyjore, me sipërfaqe deri në 1 ha (*), me miratimin e ministrit;b) pyjet dhe tokat me bimësi pyjore, me sipërfaqe mbi 1 ha e deri në 100 ha, me vendim të Këshillit të Ministrave;c) pyjet dhe tokat me bimësi pyjore, me sipërfaqe mbi 100 ha, me ligj të veçantë.”

Koment: Ketu verehet nje centralizim kompetencash i tepert qe pengon zhvillimin, si dhe (*) me dykuptimesi persa i perket kufirit te siperfaqes deri ne 1 ha, pasi me copera nga 1 ha mund te shpyllezohen me dhjetra hektare ne te njejtin pyll.

Propozim: - Te ndryshojne kompetencat per heqjen nga fondi pyjor, duke u dhene me shume kompetenca instancave me te ulta, perfshire komunen ose bashkine.- Te saktesohet e drejta per heqje nga fondi pyjor per pjese pylli te shkeputura me siperfaqe deri 1 ha, por jo nga masivi.Per heqjen nga fondi pyjor te pyjeve komunale te meret miratimi edhe nga keshilli i bashkise ose komunes dhe SHPPKK. - Tokat me bimesi pyjore komunale te hiqen nga fondi pyjor me vendim te keshillit te bashkise ose komunes dhe te konfirmuar nga Prefekti.- Per siperfaqet e pyjeve qe kerkohen te hiqen nga fondi pyjor, njekohesisht me siperfaqen per shpyllezim, nga vendim-marresi duhet te caktohet dhe vendi qe do te pyllezohet per kompensim nga subjekti perkates, se bashku me shpenzimet e nevojshme, duke i bashkengjitur projektin e plote te pyllezimit, me hartat perkatese, si dhe me kushtin qe punimet e pyllezimit te kryhen nga banoret vendas; po ashtu, te llogariten humbjet ne rritjen vjetore per vitet qe nevojiten per

39

zevendesimin e siperfaqes qe shpyllezohet, humbjet ne furnizimin me material drusor te banoreve vendas, si dhe humbjet qe rezultojne nga ndalimi i kullotjes se bagetise ne ate siperfaqe, duke kompensuar keshtu sherbimin pyjor, komunen ose bashkine per pyjet e veta dhe fshatin per pyjet ne perdorim te vet.

Neni 18 Ndryshime në Kadastrën Kombëtare të Fondit Pyjor

1. Pronari duhet të marrë miratimin e organeve të shërbimit pyjor përpara ndryshimeve (rritjen ose zvogëlimin e sipërfaqes dhe të vëllimit, ripyllëzimin) në fondin pyjor dhe në tokën pyjore që zotëron.

Propozim: Komuna ose bashkia i pasqyron vete ndryshimet ne fondin pyjor dhe evidencen ja percjell MB dhe per dijeni drejtorise se sherbimit pyjor.

2. Kur në fondin pyjor ose tokën pyjore, nga KRRTRSH-ja miratohen studime urbanistike për zhvillime turistike, Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave, pasi merr dijeni, bën shënimin përkatës në kadastrën e pyjeve (*).

Propozim: KRRTRSH-ja, para se te miratoje studimet urbanistike ne fondin pyjor komunal, duhet te mare me pare pelqimin e keshillit te bashkise ose komunes dhe te perdoruesve e shoqatave te tij.(*) duke koordinuar me strukturat per mbrojtjen e tokes ne komune ose bashki dhe ne qark.

E njejta gje duhet thene dhe per kullotat komunale.

3. Pronarët e fondit pyjor dhe të tokës pyjore, brenda 6 muajve nga data e konstatimit, kanë detyrimin që, për ndryshimet e bëra në fondin pyjor të njoftojnë drejtorinë rajonale të shërbimit pyjor dhe kjo e fundit zyrën kadastrale të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Pyjor, për të bërë përditësimin në Kadastrën Kombëtare të Pyjeve, ndërsa për ndryshimet e ndodhura para hyrjes në fuqi të këtij ligji dhe të papërditësuara, brenda 6 muajve nga data e hyrjes në fuqi të ligjit.

Ministria e Rregullimit të Territorit dhe Turizmit njofton Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Pyjor për miratimin e veprimtarive në fushën e turizmit, të cilat zhvillohen në fondin pyjor, në përputhje me ligjin “Për zhvillimin e zonave që kanë përparësi turizmin”.

Propozim: Ministria e Rregullimit të Territorit dhe Turizmit, para se te miratoje veprimtarite në fushën e turizmit, per ato qe zhvillohen në fondin pyjor komunal, duhet te mare me pare pelqimin e keshillit te komunes ose bashkise dhe perdoruesve ose shoqatave te tyre.

Neni 19 Dhënia në përdorim e fondit pyjor kombëtar“1. Pjesë të fondit pyjor kombëtar dhe të pyjeve e tokave pyjore mund të jepen në përdorim

për punë kërkimore e studimore, për mbarështim të florës dhe faunës së egër e për gjueti, për baza didaktike apo eksperimentale, për qëllime pushimi, argëtimi, shëndetësore, shoqërore dhe për veprimtari turistike (*).

Pjesë jopyjore të fondit pyjor kombëtar mund të jepen në përdorim për veprimtari biznesi dhe për kryerjen e operacioneve hidrokarbure, gjeologjike e minerare, për gurore e kariera, pa cenuar vlerat dhe funksionet e tyre. Organet e shërbimit pyjor miratojnë, në fondin pyjor publik, vendet ose sheshet, ku mund të ushtrohen këto veprimtari; para se ato të licencohen, të pajisen me leje mjedisore e të miratohet ndërtimi i tyre nga KRRT-të.

40

2. Plotësimi i nevojave të banorëve të komunave me lëndë dhe dru zjarri, për sigurimin e bazës ushqimore për blegtorinë e për kullotje, si dhe për grumbullimin e prodhimeve drusore e jodrusore bëhet nga pyjet komunale. Për komunat, që nuk kanë pyje komunale (**), këto nevoja mund të plotësohen nga pyjet shtetërore, sipas rregullave dhe procedurave të udhëzimit, të miratuar nga Këshilli i Ministrave.

Propozim: (*) Per pyjet komunale duhet mare me pare pelqimi i keshillit te komunes ose bashkise dhe perdoruesve ose shoqatave te tyre.

(**) si dhe komunat qe nuk i plotesojne dot nevojat nga pyjet e veta,

3. Dhënia në përdorim e pjesëve të fondit pyjor publik bëhet në bazë të kontratave, të nënshkruara nga drejtori i drejtorisë rajonale të shërbimit pyjor, pasi është marrë më parë miratimi i ministrit (*). Kontratat përfundojnë në çastin kur KRRTRSH-ja miraton, për sipërfaqen e fondit pyjor, objekt kontrate, studime urbanistike. Rregullat, procedurat e kërkimit, të shqyrtimit e të miratimit të kërkesave për dhënie në përdorim të fondit pyjor kombëtar caktohen me udhëzim të ministrit.”.Propozim: - (*) Per tokat pyjore nuk ka pse te meret miratimi i ministrit.

-Dhënia në përdorim e pjesëve të fondit pyjor komunal bëhet në bazë të kontratave të nënshkruara nga kryetari i komunes ose bashkise, pasi te jete marrë vendimi i keshillit te komunes ose bashkise dhe pelqimi i perdoruesve te tij.

- Kontratat përfundojnë në çastin kur KRRTRSH-ja miraton, për sipërfaqen e fondit pyjor, objekt kontrate, studime urbanistike, per te cilat eshte mare me pare miratimi nga keshilli i komunes ose bashkise.

Perdoruesit e pyjeve dhe tokave pyjore duhet te detyrohen qe, brenda 6 muajve nga perfundimi i procesit te kalimit, te rregjistrojne pyjet dhe tokat pyjore te mara ne perdorim tek Zyrat e Rregjistrimit te Pasurive te Patundeshme.

4. Kur në sipërfaqet e fondit pyjor ose toka pyjore realizohen studime urbanistike për zhvillime turistike, me miratimin e studimit urbanistik nga KRRTRSH-ja, në këto sipërfaqe zbatohen dispozitat e ligjit “Për zhvillimin e zonave që kanë përparësi turizmin”.

Propozim: per pyjet komunale duhet mare me pare pelqimi i keshillit te komunes ose bashkise dhe perdoruesve ose shoqatave te tyre.

5) Vendim i Keshillit te Ministrave Nr.396, datë 21.6.2006 Për kriteret e transferimit dhe të përdorimit të pyjeve nga njësitë e qeverisjes vendore

Vendimi trajton rrugen qe duhet ndjekur për marrjen, në pronësi ose në përdorim të pyjeve duke paraqitur kërkesën me dokumentet perkatese ne ministri, disa kritere per siperfaqet pyjore qe u jepen ne perdorim, administrimi i pyjeve mbështetur në traditën e komunitetit, detyra per regjistrimin e sipërfaqes pyjore në zyrën e regjistrimit të pasurive të paluajtshme; jepet perkufizimi i pyllit komunal dhe kriteret e perdorimit nga njësitë e qeverisjes vendore; identifikimi i përdoruesve të pyjeve komunale në nivel përdoruesi, grup përdoruesish apo fshati dhe pajisja e tyre me kartela përdorimi; ndihma për ngritjen dhe funksionimin e shoqatave të përdoruesve të pyjeve; hartimi, miratimi dhe zbatimi i planit të menaxhimit të pyjeve komunale; sigurimi i pjesëmarrjes aktive të komunitetit në përdorimin, ruajtjen dhe menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve komunale; bashkëpunimi me strukturat rajonale të Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, me shoqatat e pyjeve e ato mjedisore; krijimi i fondeve për investime dhe mirëmbajtje të këtyre sipërfaqeve pyjore, në bazë të të ardhurave nga tarifat e lëndës drusore, bimëve medicinale, gjuetisë, kullotjes dhe gjobat; shërbimi këshillimor për

41

përdoruesit e pyjeve komunale nga strukturat rajonale të pyjeve në rrethe; kushtet per shfuqizimin e së drejtës së përdorimit të pyllit.

Rregullat e përcaktuara në këtë vendim zbatohen edhe kur njësitë e qeverisjes vendore marrin, në përdorim ose në pronësi, kullota, pronë publike të paluajtshme shtetërore.

Koment: Persa i perket ceshtjeve te pronesise dhe kalimit (pasi ceshtjet e mbareshtrimit dhe perdorimit apo te sigurimit te te ardhurave do te trajtohen perkatesisht ne pikat 4.2.2, 4.2.3 dhe 4.2.4), mendoj se vendimi ka disa boshlleqe lidhur me tipin e pyjeve qe mund te kalohen, procedurat dhe hapat e kalimit nga njesia e qeverisjes vendore tek perdoruesit fshat dhe familje bujqesore.

Propozim: Ne vendim nevojiten disa plotesime e saktesime si me poshte: - kriteret se cilet pyje e toka pyjore mund te kalohen: ata ne afersi te fshatit te

perdorur tradicionalisht per lende e dru zjarri, per krasitje e kullotje, por edhe pyje te larte, te ulet e shkurre shteterore, per te cilet nuk kane pretendime por qe pjeserisht i kane perdorur me pare, vecse qe mund te arrihen me mjetet qe kane ne dispozicion, ne varesi nga terreni, pyje qe kane mundesi t’i mbareshtrojne, jo vetem per plotesimin e nevojave te veta, por dhe per shitje per sigurim te ardhurash dhe uljen e nivelit te varferise;

- procedurat e kalimit dhe hapat per kalimin nga njesia e qeverisjes vendore deri tek perdoruesit (specifikisht per familjet bujqesore), rregjistrimi në zyrën e regjistrimit të pasurive të paluajtshme dhe marja e certifikates se perdorimit nga perdoruesi fshat ose familje, veprimet e perbashketa te njesise se qeverisjes vendore me sherbimin pyjor.

- Duhet saktesuar se kur quhet shkelje e kritereve dhe kërkesave për përdorimin e pyllit komunal nga perdoruesit,qe behet shkak per shfuqizimin e të drejtës së përdorimit të tij.

6) Ligji nr. 7875, datë 23.11.1994 "për mbrojtjen e faunës së egër dhe gjuetinë", ndryshuar me ligjin nr. 9219, datë 8.4.2004 për disa shtesa e ndryshime në ligjin nr. 7875, datë 23.11.1994 "për mbrojtjen e faunës së egër dhe gjuetinë"

Neni 1- Fauna e egër e Republikës së Shqipërisë përbën një pasuri kombëtare, që administrohet dhe mbrohet nga shteti nëpërmjet ligjit në interes të gjithë vendit dhe në përputhje me gjithëmarrëveshjet ndërkombëtare, ku aderon Republika e Shqipërisë.

Neni 5 - Pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Pyjeve dhe Kullotave ngrihet Këshilli Kombëtar për Faunën e Egër dhe Gjuetinë, për të lehtësuar zbatimin e dispozitave të këtij ligji dhe të akteve të tjera nënligjore.Këshilli Kombëtar për Faunën e Egër dhe Gjuetinë ka për detyrë:a) miratimin e programeve për zhvillimin e faunës së egër dhe të veprimtarisë së gjuetisë;b) miratimin e planeve vjetore të mbarështimit të faunës së egër; c) miratimin e projekteve për zhvillimin e faunës së egër;ç) miratimin e kalendarit të gjuetisë;d) kontrollin e kryerjes së detyrave nga Drejtoria e Shërbimit Pyjor për ruajtjen e faunës së egër dhe realizimin e veprimtarisë së gjuetisë.Përbërja dhe funksionimi i Këshillit Kombëtar për Faunën e Egër dhe Gjuetinë përcaktohen me urdhër të Ministrit të Bujqësisë dhe të Ushqimit.

Propozim: territoret brenda juridiksionit te komunes ose bashkise te konsiderohen zona gjuetie kompetence e tyre; ne Keshill duhet te marin pjese edhe perfaqesues te

42

njesive te qeverisjes vendore dhe te shoqatave te perdoruesve. Pra, edhe shoqatat e perdoruesve te kene te drejta per mbareshtimin e gjuetise ne territorin ku shtrihen.

Neni 6 - Fondi i gjuetisë përbëhet nga:a) kafshët dhe shpendët e egra; b) sipërfaqja e fondit të gjuetisë.

Neni 7 - Në sipërfaqen e fondit të gjuetisë, pavarësisht nga pronësia publike ose private, përfshihen territoret e populluara me kafshë e shpendë të egra si vijon: a) fondi pyjor, kullosor dhe livadhet; b) tokat bujqësore; c) sipërfaqet ujore të brendshme (lagunat që lidhen me detin, kënetat, liqenet natyrore e artificiale, përrenjtë dhe ujëmbledhësit); ç) shkëmbinjtë, rrëpirat, humnerat, ranishtet. Neni 9 - Zonat e ripopullimit dhe të hapjes, zonat e rezervuara për gjueti, ato faunistike dhe rezervatet natyrore mund të krijohen në sipërfaqe që i përkasin shtetit, me propozim të institucionit që i ka ne administrim ose në toka private, në marrëveshje me personat fizikë e juridikë përkatës.

Miratimi i këtyre zonave bëhet me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Pyjeve dhe Kullotave

Propozim: Miratimi i këtyre zonave ne territorin e juridiksionit te komunes ose bashkise bëhet pasi te jete mare me pare mendimi i perdoruesve dhe shoqates se tyre.

Neni 10 - Me propozim të Drejtorisë së Përgjithshme të Pyjeve dhe Kullotave, Këshilli i Ministrave miraton krijimin e rezervateve faunistike dhe të rezervave natyrore. Ministri i Bujqësisë dhe i Ushqimit miraton krijimin e rezervateve të gjuetisë e të zonave të ripopullimit e të kapjes së gjahut (*). Territoret private mund të përfshihen në sipërfaqen e rezervateve të gjuetisë dhe të atyre faunistike pasi merret pëlqimi i pronarit.

Propozim: (*) Per krijimin e rezervateve faunistike dhe të rezervave natyrore ne toka komunale duhet te meret me pare pelqimi i njesise se qeverisjes vendore dhe perdoruesve apo shoqatave te tyre.

Neni 18 - Bretkosat, kërminjtë, breshkat, reptilet dhe çdo qënie e gjallë që rriten e zhvillohen në fondin pyjor e të gjuetisë janë pronë e shtetit, me përjashtim të rasteve kur krijohen mjedise në toka private. Grumbullimi i tyre bëhet pasi të jetë marrë leja në organet pyjore të rrethit, duke marrë masat për ruajtjen dhe shfrytëzimin mbi baza biologjike e teknike.Propozim: Grumbullimi i produkteve te mesiperme ne territoret e juridiksionit te vet, behet

pasi te jete marre leja ne njesine e qeverisjes vendore.

Neni 31 - Drejtoria e shërbimit pyjor në rreth drejton, organizon, kontrollon dhe përgjigjet për mbrojtjen e faunës së egër e për miradministrimin e saj në të gjithë fondin e gjuetisë.Personat juridikë dhe fizikë, që kanë në pronësi pjesë të sipërfaqeve që ndodhen brenda fondit të gjuetisë, mund t'i administrojnë dhe përdorin këto sipërfaqe vetëm sipas kërkesave të planit të mbarështimit të faunës së egër dhe në rastet kur rritja e kafshëve dhe e shpendëve të egra bëhet prej tyre. Ata nuk kanë të drejtë të ushtrojnë veprimtarinë e gjuetisë ose të lejojnë kryerjen e kësaj veprimtarie (në pronat e tyre private) nga personat e tjerë, pa lejen e organeve të shërbimit pyjor.

43

Propozim: Zonat e gjuetise brenda teritorit ne juridiksion te komunes ose bashkise duhet te administrohen nga njesia e qeverisjes vendore dhe ato te pergjgjen per mbrojtjen e faunës së egër e për miradministrimin e saj; njesia e qeverisjes vendore te kete te drejte te lejoje ushtrimin e veprimtarise se gjuetise nga banoret e zones apo persona te tjere. Drejtoria e shërbimit pyjor në rreth duhet te mbikqyre zbatimin e rregullave te gjuetise dhe te kete rol keshillimor.

7) Udhezim i MMPAU nr. 5, date 24.9.2007 Per dhenien ne perdorim te fondit te gjuetise per mbareshtrimin e faunes se eger

II Kerkesa - Kerkesa shoqerohet me dokumentacionin si me poshte:g. dokumente qe provojne se organet e qeverisjes vendore dhe komuniteti perreth jane dakord me zbatimin e projektit ne siperfaqen e kerkuar.Udhezimi nr. 3, date 7.6.2006 per dhenien ne perdorim te fondit te gjuetise per mbareshtrimin e faunes se eger shfuqizohet

Koment: Eshte nder te rrallet akte nenligjore qe kerkon miratimin e komunitetit per veprimtarine qe do te zhvillohet. Por, komuniteti nuk perfiton asgje nga ai projekt, kurse duhet te perfitoje.

8) Projekt – ligj për mbrojtjen dhe trajtimin e fondit të bimëve mjekësore, eterovajore e tanifere natyrore (konfidencial nga DPPK)

Neni 2- Perberja e pronesia e fondit te bimëve mjekësore, eterovajore e tanifere natyrore.1. Fondi i bimëve mjekësore, eterovajore e tanifere natyrore, që rriten e zhvillohen në territorin e Republikës së Shqipërisë, është pjese perberese e fondit pyjor kombëtar. Ai organizohet dhe trajtohet sipas ekonomive te bimëve mjekësore, eterovajore e tanifere natyrore. 2. Pronësia dhe administrimi i tyre njësohet me sipërfaqen e tokës ku ato rriten e zhvillohen.3. Bimet mjekesore, eterovajore e tanifere te kultivuara si dhe nenproduktet qe rezultojne nga perpunimi i tyre, nuk jane objekt i ketij ligji.4. Ndryshimet e siperfaqes, ne fondin publik te bimeve mjekesore eterovajore dhe tanifere natyrore, kur jane te kadastruara si te tilla, behen me urdher të ministrit Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave.

Shenim: meqenese mund te behen propozime per pothuaj shumicen e neneve, propozimet po i bej te permbledhura me poshte.

Komente: Keto bime ndodhen edhe ne fondin kullosor e gjetke. Eshte veshtire te ndash dafinen natyrore, p.sh. nga ajo e kultivuar.

Propozim: - Organizimi e trajtimi i bimeve duhet bere jo vetem sipas ekonomive, por edhe sipas territoreve ku gjenden;

- per siperfaqet me bime te tilla ne fondin pyjor e kullosor komunal te gjitha kompetencat dhe detyrimet i perkasin komunes ose bashkise; sherbimi pyjor ka rol keshillues e kontrollues;

- ndryshimi i siperfaqes, kur bimet ndodhen brenda fondit pyjor ose kullosor, behet sipas kompetencave te ligjeve perkatese, me propozimet e bera per permiresime ne kete raport; kur ato ndodhen ne toka te pafryteshme, ndryshimi eshte kompetence e komunes ose bashkise.

44

9) Ligj nr.9693, datë 19.3.2007 për fondin kullosor

Neni 1 - Qëllimi i ligjitQëllimi i këtij ligji është të sigurojë trajtimin bashkëkohor të kullotave dhe livadheve, përcaktimin e aftësisë mbajtëse dhe ruajtjen e ekuilibrit ekologjik të fondit kullosor, nëpërmjet unifikimit të kërkesave dhe rregullave, që kanë të bëjnë me marrëdhëniet, detyrat, të drejtat dhe përgjegjësitë e institucioneve shtetërore, qendrore dhe vendore, të organeve të specializuara kërkimore-shkencore, pronarëve privatë dhe të biznesit.

Neni 2 - Fusha e zbatimit1. Dispozitat e këtij ligji zbatohen për të gjitha kullotat e livadhet dhe për sipërfaqet me drurë

e shkurre, që përdoren për kullotë, pavarësisht nga lloji dhe format e pronësisë së tyre.

Neni 3 - PërkufizimeNë këtë ligj, termat e mposhtëm kanë këto kuptime:1. “Kullotë” është sipërfaqe toke, më e madhe se 0,5 ha, me bimësi barishtore natyrore të dendur, në formë të qëndrueshme ose me bimësi tjetër, që plotëson kërkesat për kullotje, së bashku me infrastrukturën përkatëse.2. “Livadh” është sipërfaqe toke, homogjene, e mbuluar me bar, i cili mund të kositet për t'u përdorur për blegtorinë, ose që përdoret për kullotje e që nuk i përket fondit të tokës bujqësore.3. “Ekonomi kullosore” është territori i ndarë në ngastra e nënngastra, që shërben si element bazë për organizimin, planifikimin dhe monitorimin e objektivave të mbarështimit të kullotës.4. “Ngastër” e “nënngastër” janë pjesë të sipërfaqes së ekonomisë kullosore, që shërbejnë si njësi bazë për planifikimin e aftësive mbajtëse të saj, për vlerësimin e kullotës dhe mënyrën e trajtimit, në përputhje me objektivat e mbarështimit të kullotës.

Propozim: Ngaster quhet dhe nje pjese kullote komunale e dhene ne perdorim te nje perdoruesi.

5. “Burime kullosore” është tërësia e elementeve natyrore të sipërfaqes së kullotës, të vlerësueshme e të përdorshme për kullotë. Në fondin kullosor, si burime natyrore përfshihen toka, uji, bimësia barishtore, bimësia pyjore e jopyjore.

6. “Fond kullosor” është sipërfaqja e kullotave dhe e livadheve natyrore, shtetërore, komunale dhe private, infrastrukturat e tyre, sipërfaqet e fondit pyjor me drurë e shkurre, që përdoren si kullota, përfshirë edhe sipërfaqet e zhveshura shkëmbore në brendësi të tyre.

Neni 5 - Pronësia1. Fondi kullosor, sipas pronësisë, ndahet në:a) fond kullosor shtetëror, që përmbledh kullotat dhe livadhet në pronësi publike;b) fond kullosor privat, që përmbledh kullotat dhe livadhet në pronësi private.

2. Në fondin kullosor shtetëror bëjnë pjesë:a) kullotat dhe livadhet në administrim të ministrisë;b) kullotat dhe livadhet në administrim të organeve të qeverisjes vendore dhe atyre kolektive.Propozim: - jo ‘ne administrim’ por ‘ne pronesi;

- duhet sqaruar se cfare kuptohet me ‘organe kolektive’ (ndoshta fshati apo shoqata e perdoruesve);

- duhet bere dallimi: kullota qe i jep me qira komuna, dhe kullota qe jepen ‘ne perdorim te perdoruesve si lagje, fis e familje, te ndara sipas tradites ose rindarje sipas nevojave te familjeve;

45

- se bashku me pronen qe transferohet, njesive te qeverisjes vendore i jepet i gjithe dokumentacioni per kete prone (kadastra ,hartat etj ato ekzistuese).

Neni 8 – Regjistrimi

1. Kullotat dhe livadhet shtetërore, së bashku me infrastrukturën e tyre, regjistrohen në zyrën e regjistrimit të pasurive të paluajtshme.

2. Ngarkohen ministria dhe organet përkatëse të qeverisjes vendore që, brenda dy vjetëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të përfundojnë regjistrimin e kullotave e të livadheve, që kanë në zotërim, në përputhje me dispozitat e ligjit nr. 8743, datë 22.2.2001 “Për pronat e paluajtshme të shtetit” .

Koment: ne fakt, kalimi i kullotave ne njesite e qeverisjes vendore po behet njekohesisht me kalimin e pyjeve, keshtu qe nuk mund te flitej per perfundim te rregjistrimit te tyre.

Propozim: Po ashtu, perdoruesit e kullotave - fshati dhe familjet bujqesore,duhet te detyrohen qe, brenda 6 muajve nga perfundimi i procesit te kalimit, te regjistrojne kullotat dhe livadhet e mara ne perdorim tek Zyrat e Rregjistrimit te Pasurive te Patundeshme.

Neni 10 - Ndryshimi i destinacionit

1. Heqja e një kullote apo livadhi nga fondi kullosor ose ndryshimi i destinacionit për një sipërfaqe kullote bëhet:

a) për sipërfaqe deri në 1 ha, me miratimin e ministrit;b) për sipërfaqe mbi 1 ha, me vendim të Këshillit të Ministrave.

Propozim: ndryshimi i destinacionit per kullotat komunale te jete kompetence eNJQV, e konfirmuar nga Prefekti.

Neni 15 - Përdorimi për kullotje1. Kullotat dhe livadhet shtetërore jepen në përdorim për kullotjen e bagëtive ose për kositje të barit, përkundrejt tarifave të miratuara me vendim të Këshillit të Ministrave.

Koment: per kullotat rreth fshatit dhe te perdorura tradicionalisht bashkerisht prej fshatit ose prej familjeve bujqesore ne ngastrat e pretenduara si te tyre, asnjehere nuk eshte paguar dhe as qe mund ta pranojne kete gje tani.

Propozim: Per kullotat qe disponon komuna ose bashkia per nevojat e veta (pasi te jene plotesuar nevojat e banoreve te vet) e qe u jepen ne perdorim te tjereve, mund te kerkohet te paguajne tarife favorizuese.

2. Për përdorim të përkohshëm kullosor, ato u jepen personave fizikë e juridikë për një periudhë kohe deri në 3 vjet. Kur personi fizik ose juridik synon të bëjë investime për përmirësimin e kullotës apo të infrastrukturës së saj, sipas një plani mbarështimi të miratuar nga drejtoria që mbulon kullotat, marrja në përdorim mund të zgjatet deri në 10 vjet, me kusht që investimet e planifikuara të realizohen.

Koment: Per fshatin ose familjen bujqesore qe mer ne perdorim kullote, koha deri 3 vjet nuk e nxit per mirembajtje dhe rritjen e prodhimit dhe as te ndjehet zot i saj.

46

Propozim: Periudha fillestare e kontrates duhet te jete 10 vjet, dhe pas kesaj, kontrata te zgjatet per 50 vjet, me mundesi privatizimi kur mbareshtrohet si duhet nga perdoruesi.

3. Dhënia në përdorim për kullotje bëhet në përputhje me aftësitë mbajtëse kullosore, të përcaktuara në planin e mbarështimit për çdo ngastër ose nënngastër.

4. Dhënia për kullotje e kullotave dhe e livadheve bëhet në bazë të një kontrate, që lidhet ndërmjet drejtorisë rajonale përkatëse të shërbimit pyjor dhe kërkuesit.

Propozim: per kullotat komunale qe jepen ne perdorim te fshatit e familjeve bujqesore, kontrata lidhet ndermjet kryetarit te komunes ose bashkise dhe perdoruesit.

5. Personi fizik ose juridik, që ka marrë kullotë apo livadh për kullotje ose kositje, nuk mund ta japë atë apo pjesë të saj tek të tretë me nënkontratë.

Propozim: - Duhet specifikuar se ky rast ka te beje me kullotat shteterore qe administrohen nga sherbimi pyjor dhe me kullotat komunale qe disponon komuna ose bashkia per nevojat e veta (pasi te kete plotesuar nevojat e perdoruesve fshat e familje bujqesore).

- Per kullotat ose pyjet qe mer ne perdorim fshati ose familjet, kur rezultojne rezerva mbi nevojat e veta, ata te kene te drejte te kontraktojne me te trete per te siguruar te ardhura per zbutjen e varferise.

6. Rregullat e hollësishme për dhënien në përdorim të kullotave apo livadheve për kullotje ose kositje miratohen nga ministri.

Propozim: Per kullotat per perdorim nga fshati dhe familjet bujqesore, me vendim qeverie duhet te percaktohen procedurat e kalimit, rregullat e mbareshtrimit dhe shfrytezimit, te drejtat dhe detyrimet, dhenien e sherbimit keshillimor, si dhe mjetet nxitese per mbareshtrimin e qendrueshem te kullotave e livadheve nga keta perdorues dhe shoqatat e tyre. Per kullotat e dhena ne perdorim te familjeve bujqesore, ne ligj duhet te percaktohen kushtet dhe afatet kur keto kullota mund te jepen ne pronesi private.

Neni 17 - Përdorimi i sipërfaqes dhe i tokës1. Dhënia në përdorim e sipërfaqes së kullotave dhe livadheve, në radhë të parë, lejohet për ndërtime të përkohshme, si depo e qendra të staneve, qendra të përpunimit të bulmetit, për mullinj, për shtëpi të përkohshme verimi për blegtorët, gjithnjë në përputhje me funksionin themelor të saj si kullotë.

2. Personi fizik apo juridik, që merr kullotën për kullotje, sipas nenit 15 të këtij ligji, merr për objektet, që do të ndërtojë në sipërfaqen e marrë, edhe miratimin nga drejtoria rajonale përkatëse e shërbimit pyjor (*). Për kullotat komunale miratimi jepet nga komuna.

Propozim: - (*) per kullotat komunale nuk ka pse te meret miratimi nga drejtoria rajonale përkatëse e shërbimit pyjor

- per kullotat ne perdorim te fshatit e te familjeve bujqesore meret pelqimi i perdoruesve apo shoqatave te tyre.

3. Sipërfaqe të caktuara dhe toka të fondit kullosor, pronë shtetërore, mund të jepen në përdorim, për të zhvilluar në to veprimtari shoqërore, shëndetësore, sportive e turistike, vetëm kur:

47

a) veprimtaria është parashikuar në planin e mbarështimit të kullotës apo livadhit, ose kur nuk bie në kundërshtim me synimet e kërkesat e këtij plani;b) ushtrimi i veprimtarisë nuk e dëmton mjedisin rrethues dhe nuk ka pasoja të vazhdueshme negative mbi të;c) subjekti realizon, në vijimësi dhe përfundimisht, rehabilitimin e sipërfaqes së marrë në përdorim, në përputhje me planin e rehabilitimit, të hartuar prej tij e të miratuar nga drejtoria rajonale përkatëse e shërbimit pyjor.

Propozim: Rehabilitimi quhet i realizuar pas verifikimit ne vend dhe hartimit te relacionit perkates nga drejtoria e sherbimit pyjor per kullotat publike dhe nga komuna ose bashkia per ato komunale.

4. Procedurat e dhënies në përdorim të sipërfaqes së kullotës, sipas pikës 2 të këtij neni, miratohen nga ministri.

6. Kur veprimtaritë, që kërkojnë të ushtrohen, sipas pikës 3 të këtij neni, janë të përhershme apo afatgjata, si poligone ushtarake, miniera, pika të përhershme turistike, llixha e pika kurative, pista e stacione skish, subjekti kërkues zbaton procedurat për heqjen e kësaj sipërfaqeje nga fondi kullosor.Propozim: Shih propozimet per nenin 17.

10) VKM nr 700, datë 23.10.1995 për caktimin e kufijve te kullotave e livadheve shteterore ne administrim te Drejtorise se Pergjithshme te Pyjeve e kullotave dhe organeve te pushtetit lokal per perdorim te pergjithshem"

1. b) Organeve te pushtetit lokal u vihen ne administrim 241,986 ha kullota, nga te cilat 78,827 ka dimerore dhe 163,159 ha verore.Ndarja ne nivel rrethesh, me ekonomi kullosore e parcela eshte sipas lidhjes qe i bashkengjitet ketij vendimi. 2. DPPK me organet e saj vartese ne rrethe, brenda 31.3.1996, te dorezoje ne seksionet (zyrat) e kadastres te keshillit te rrethit dokumentacionin teknik te kadastres kullosore per pjesen e kullotave qe do te administrohet nga organet e pushtetit lokal per perdorim te pergjithshem. 3. Per shqyrtimin dhe propozimin ne KM te kufijve te kullotave e livadheve midis rretheve sipas nivelit te administrimit te ngrihet Komisioni Qendror. 4. Per caktimin e kufijve te kullotave e livadheve ne komuna e bashki te ngrihen komisionet e rretheve. 5. ndarja e kufijve te kullotave e livadheve midis fshatrave behet me vendim te keshillit te komunes ose bashkise perkatese.

Koment: Ne fakt, problemi u reduktua ne dergimin e dokumentacionit te kadastres se kullotave te quajtura kolektive per pushtetin vendor nga drejtorite e sherbimit pyjor tek zyrat e kadastres se rrethit, dhe as nje punim ne terren apo me harta per verifikime e saktesime kufijsh.Me rastin e kalimit te pyjeve ne perdorim te komunave, po behet dhe kalimi i kullotave.

11) Udhezim i MMPAU nr. 619 prot., date 03.10.2006 per procedurat dhe dokumentacionin ligjor për dhënien në përdorim të fondit pyjor dhe kullosor

Ne plotesimin e kerkesave qe persona fizik apo juridik kane paraqitur per te marre ne perdorimsiperfaqe nga fondi pyjor e kullosor, verehet se:

48

1. Nga DSHP-te e rretheve dokumentacioni nuk eshte plotesuar ne perputhje me kerkesatligjore, ka paqartesi sidomos ne interpretimin dhe zbatimin e neneve 17 dhe 19 te ligjitnr.9385 date 04.05.2006 “Per pyjet dhe sherbimin pyjor”.2. Vecanerisht formulari tip i raportit teknik qe plotesohet prej tyre, rezulton i formuluarndryshe nga nje drejtori ne tjetren.Per te unifikuar menyren e veprimit dhe dokumentacionin qe kerkohet, ne perputhje me kerkesatligjore, te zbatohet kjo proçedure.c. Si administrues e mbrojtes te fondit pyjor e kullosor, drejtorite e sherbimit pyjor, fillimishtkujdesen qe cdo kerkese per marrjen ne perdorim te siperfaqeve te ketij fondi, te jete brendahapsirave qe ka krijuar ligji i ri per veprimtarite qe mund te zhvillohen ne kete fond dhe te sqarojne fillimisht kerkuesin ne se kerkesa e tij eshte e mbeshtetur ose jo ne ligj.

Koment: per pyjet e kullotat komunale, administrues e mbrojtes jane njesite e qeverisjes vendore, gje qe duhet korregjuar.

d. Ne rastet qe kerkesa eshte ligjerisht e mbeshtetur, kalohet ne fazen e shqyrtimit te perputhshmerise se saj me kerkesat e planit te mbareshtrimit te zones ku kerkohet te merret njesiperfaqe ne perdorim, duke zbatuar rigorozisht:2. Kriteret e dhënies në përdorim.Mundësohet dhënia në përdorim e pjesëve të fondit pyjor sipas planeve të mbarështrimit, kurky plan:a) është i miratuar në përputhje me nenin 5, pika 4, të ligjit nr. 9385, datë 04.05.2005 “Përpyjet dhe shërbimin pyjor” nga komisioni teknik i ngritur pranë Ministrisë së Mjedisit,Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, ose, para daljes së këtij ligji, nga një komision me tënjëjtën përgjegjësi ligjore dhe administrative.

Koment: nje plan mbareshtrimi pa tjeter qe duhet te jete i miratuar sipas kompetencave ligjore; po ashtu, plani miratohet nga keshilli i njesise se qeverisjes vendore;

b) siguron në përputhje me nenin 5, pika 2, të ligjit të lartpërmendur masat për (i) zhvillimin eqëndrueshem të fondit pyjor kombëtar, (ii) ruajtjen dhe krijimin e kushteve natyrore për gjallesat pyjore dhe komunitetet e tyre, (iii) mbrojtjen, trajtimin dhe kryerjen e punimeve silvikulturore e të punimeve të tjera të cilat kanë për qëllim sigurimin e funksioneve ekologjike dhe shoqerore, dhe (iv) ndërtimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës pyjore, vjeljen e prodhimeve pyjore dhe përdorimin e fondit pyjor kombëtar duke siguruar vazhdimësinë e prodhimeve pyjore, të burimeve të tjera dhe të gjeneratës së re të masivit;c) siguron, në përputhje me nenin 13 të ligjit të lartpërmendur, funksionet (i) ekonomike, që ka të bëjë me prodhimin e materialit drusor dhe jodrusor, të bimeve mjeksore, aromatike e etero-vajore, si dhe me habitatet e shpendeve dhe të kafshëve të egra apo me prodhime të tjera natyrore të fondit pyjor kombëtar, dhe (ii) ekologjike, që ka të bëjë me mbrojtjen e florës dhe faunës së egër, të ruajtjes së burimeve gjenetike e biotopeve, hidrologjike, kundër gërryerjes;d) kur territori qe kerkohet është përcaktuar sipas kadastrës pyjore dhe kullosore në një nga kategoritë e mëposhtëme: pyll, sipërfaqe me bimësi pyjore, kullotë/livadh, djerrë, jo prodhuese, sipërfaqe ujore, kënetë/moçal, bujqësore dhe urbane.Kur kerkesa nuk eshte parashikuar ne hapsirat qe ka krijuar ligji (nenet 17, 19 dhe 21) dhe nukeshte ne perputhje me nje nga kerkesat e Planit te Mbareshtrimit, ajo refuzohet, duke argumentuar ligjerisht refuzimin.Kur kerkesa i ploteson kushtet ligjore, subjekti porositet te plotesoje dokumentat si me poshte:3. Dokumentacioni që duhet plotësuar.Personi fizik apo juridik, vendas apo i huaj, që synon të realizojë një projekt për veprimtari në fondin pyjor apo kullosor paraqet në Drejtorinë e Shërbimit Pyjor të rrethit që administron sipërfaqen e kërkuar këto dokumenta:

49

a) kërkesën, që përmban (i) gjeneralitetet e kërkuesit dhe të subjektit që ai perfaqëson, si emri, adresa e saktë, telefoni, etj., (ii) një parashtrim të shkurtër të veprimtarisë që do të ushtrojë, (iii) investimet që kërkon të bëjë, dhe (iv) kohëzgjatjen e zbatimit të projektit;b) fotokopje e noterizuar e vendimit të gjykatës që e ka regjistruar si person fizik apo juridik;c) liçensën për ushtrimin e aktivitetit që kërkohet të kryhet;d) çertifikatën tatimore dhe vërtetimin nga zyra e tatimeve për shlyerjen e kontributeve;e) planimetrinë e sipërfaqes së kërkuar në shkallën 1 : 10000, ku të jenë evidentuar elementëtkryesorë si kufijtë natyrorë, relievi, numri i parcelës apo n/parcelës së kërkuar dhe atyre me të cilët kufizohet dhe pozicioni i objekteve në rast se do të ketë;f) lejen mjedisore;g) vërtetim nga Agjensia e Kthimit e Kompensimit te Pronave, që sipërfaqja e kërkuar nuk është në proces për rikthim ne prone private;h) pëlqimin e organeve të qeverisjes vendore dhe komunitetit për zbatimin e projektit në sipërfa-qen e kërkuar.Aplikuesi mban pergjegjësi për vertetësinë e dokumentacionit të paraqitur, në të kundërt kërkesanuk shqyrtohet ose anullohet leja po qe se është dhënë.4. Shqyrtimi i kërkesës dhe procedurat e miratimit.a. DSHP e rrethit përkatës merr në dorëzim dhe regjistron dosjen e paraqitur. Në rastet kur dosja nuk është e plotë, ja kthen kërkuesit për plotësim. Afatet proceduriale fillojnë nga dita e pranimit dhe regjistrimit të dosjes.b. DSHP shqyrton kërkesën dhe harton raportin teknik sipas modelit bashkëlidhur. Raporti përpilohet nga përgjegjësi i sektorit pyjor, inspektori i kadastrës dhe përgjegjësi i seksionit të administrim – menaxhimit dhe miratohet nga drejtori I DSHP përkatëse. Ai shoqërohet me të dhënat e kërkuara në shtojcën 1- përshkrimi i territorit, shtojcën 2 – përshkrimi i vegjetacionit, dhe shtojcën 3 – kullota dhe gjahu.c. DSHP përcjell dosjen për shqyrtim dhe miratim në Ministrinë e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave brënda 30 ditëve nga data e regjistrimit të saj.d. Në Ministri dosja shqyrtohet nga Drejtoria e Politikave te Pyjeve dhe Kullotave (DPPK), brënda 15 ditëve nga data e marrjes ne dorëzim.e. Kur DPPK gjen mangesi ne dosje apo mosperputhje me kerkesat ligjore, e kthen ate me shkrese zyrtare ku argumenton arsyet pse e kthen.f. Kur DPPK bindet se kerkesa duhet miratuar, ja percjell Ministrit, i cili, në rast miratimi, nenshkruan urdherin perkates.g. Nje kopje te urdherit DPPK e arshivon, nje ja percjell DSHP-se perkatese dhe nje ja dergon kerkuesit, duke i kerkuar lidhjen e kontratës e fillimin e veprimtarise.

Propozim: ne udhezim duhej sqaruar se:- ky udhezim ka te beje me persona fizike apo juridike, por jo me fshatin apo familjet

bujqesore qe marin ne perdorim pjese nga pylli e kullota komunale;- te gjitha procedurat dhe kompetencat e mesiperme per kerkesat e personave fizike apo

juridike per te marre ne perdorim siperfaqe nga territori brenda komunes ose bashkise jane kompetence e ketyre te fundit;

- nevojitet nje udhezim tjeter per procedurat dhe dokumentacionin ligjor për dhënien në përdorim të fondit pyjor dhe kullosor per fshatin dhe familjet perdoruese tradicionale.

12) Ligj nr.7512, date 10.8.1991 per sanksionimin dhe mbrojtjen e prones private , te nismes se lire, te veprimtarive private te pavarur dhe privatizimit, me ndryshimet e mevonshme

Neni 1 - Ne Republiken e Shqiperise sanksionohen dhe mbrohen prova private, nisma e lire, veprimtarite private te pavarura, afarizmi, investimet e huaja, e drejta per te marre e per te dhene

50

kredi, e drejta per te punesuar e per tu punesuar, privatizimi i prones shteterore dhe gjithe procesi i kalimit te ekonomise se Republikes se Shqiperise nga nje ekonomi e planifikuar dhe e kontrolluar nga shteti, ne nje ekonomi te tregut te lire. Neni 3 - Gjithe sektoret e ekonomise jane te lire te privatizohen dhe te ushtrojne veprimtari private, perfshire ndermarrjet, institucionet dhe njesite e tjera shteterore, duke kaluar ne prone private ne te gjitha fushat e veprimtarise se prodhimitindustrial, artizanal, te bujqesise, te ndertimit, te transportit, te sherbimeve bankare, te tregtise se brendshme e te jashteme, te komunales, te sherbimeve jetesore, shkencore, te kerkimeve kulturore e artistike, te avokatise, te bamiresise, te fondacioneve e te fushave te tjera te mundshme. Neni 23 - Kalimi i pronës shtetërore në pronë private bëhet nëpërmjet formave të ndryshme të privatizimit si, shitjes së saj me anakand, transferimit masiv të aksioneve, transferimit të një pakete të akioneve personave fizikë a juridikë si dhe në çdo mënyrë tjetër të përshtatshme.

Koment: Ky eshte nje ligj baze, i cili duhet zberthyer me tej per aspekte te tjera te privatizimit. Po ashtu, duhet te mbahet parasysh gjate hartimit te akteve te ndryshme ligjore, sidomos lidhur me perspektiven e pyjeve dhe kullotave komunale dhe pasurite e tjera natyrore me karakter e rendesi vendore, per te ecur drejt privatizimit te tyre me arritjen e mbareshtrimit te qendrueshem te tyre.

13) Ligj Nr. 8337, datë 30.4.1998 Per kalimin ne pronesi te tokes bujqesore, pyjore, livadheve dhe kullotave

Neni 1 - Ky ligj synon rregullimin juridik të kalimit të pronësisë mbi tokën bujqësore, pyjore, livadheve dhe kullotave për personat fizikë dhe juridikë shqiptarë.Kalimi i pronësisë së tokës bujqësore, pyjore, livadheve dhe kullotave bëhet me akt noterial, sipas dispozitave të Kodit Civil.

Neni 2 - Në kuptim të këtij ligji:

‘Tokë pyjore’ është ajo tokë, që në çastin e kalimit të pronësisë plotëson kriteret e ligjit nr.7623, datë 13.10.1992 "Për pyjet dhe policinë e shërbimit pyjor" dhe të ligjit nr.8118, datë 9.7.1996 " Për miratimin e dekretit nr. 1489, datë 16.5.1996 " Për një shtesë në ligjin nr. 8084, datë 7.3.1996 "Për miratimin me shtesa e ndryshime të dekretit nr. 1359, datë 5.2.1996 "Për disa ndryshime në dekretin nr. 1254, datë 19.10.1995 "Për kompensimin e ish-pronarëve të tokës bujqësore, jobujqësore dhe të trojeve të zëna, me troje në zonat turistike dhe në qendrat banuara", ndryshuar me ligjin nr.8024, datë 2.11.1995""", si dhe të akteve të tjera nënligjore. ‘Tokë livadh dhe kullote’ janë tokat që në çastin e kalimit të pronësisë plotësojnë kriteret e ligjit nr.7917, datë 13.4.1995 "Për livadhet dhe kullotat" dhe të akteve të tjera nënligjore.

Neni 3 - Toka bujqësore, pyjore, livadhet dhe kullotat, pronë e shtetit, nuk mund të tjetërsohen deri në kompensimin e ish-pronareve, përveç rasteve kur parashikohet ndryshe me ligj.

Koment: Ky nen, ku nuk caktohet ndonje afat per kompensimin dhe mund te zgjatet pa kufi, e frenon procesin e tjetersimit dhe pengon zhvillimin e aspekteve te ekonomise se tregut.

Propozim: Te lejohet tjetersimi, duke caktuar kushtet dhe procedurat perkatese.

Përjashtim bëhet vetëm në rastet e kalimit të pronësisë për efekt të zbatimit të ligjit nr.7698, datë 15.4.1993 "Për kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronareve".

51

Neni 4 - Kalimi i së drejtës së pronësisë të tokës bujqësore, pyjore, livadheve dhe kullotave nuk iu njihet personave fizikë dhe juridikë të huaj. Personat fizikë dhe juridikë të huaj gëzojnë të drejtën e marrjes së saj me qira deri në 99 vjet. Dhënia me qira e tokës bujqësore, pyjore, livadheve dhe kullotave bëhet sipas dispozitave të Kodit Civil.

Neni 5 - Familja bujqësore që i kalon pronësinë e saj mbi tokën bujqesore, pyjore, livadhet, kullotat çdo shtetasi, personi fizik dhe juridik vendas në përputhje me kërkesat ligjore për kalimin e pasurisë së paluajtshme, paraqet në zyrën e regjistrimit të pasurisë së paluajtshme dokumentet e caktuara.

Neni 7 - Veprimet për kalimin e pronësisë për pronat që nuk janë të regjistruara në bazë të ligjit nr,7843, datë 19.7.1994 "Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme", mund të behen vetëm pasi të zbatohen rregullat e regjistrimit fillestar të pasurisë së paluajtshme.

Propozim: Duhet programuar, organizuar dhe zbatuar procesi i rregjistrimit fillestar te pyjeve e kullotave komunale si nga shteti tek njesia e qeverisjes vendore, ashtu dhe nga njesia e qeverisjes vendore tek perdoruesi - fshat e familje bujqesore (si etape e fundit e procesit te kalimit ne perdorim).

14) Ligj Nr. 8053, datë 21.12.1995 Per kalimin ne pronesi pa shperblim te tokes bujqesore

Neni 1 - Ky ligj ka për qëllim rregullimin ligjor të kalimit në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore familjeve bujqësore ose individëve që e kanë atë në përdorim.

Neni 2 - Përjashtohen nga dhënia në pronësi:

1. Tokat bujqësore që në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji ndodhen brenda vijës kufizuese të qyteteve, fshatrave ose qendrave të banuara.

2. Tokat bujqësore të përfshira në zonat me përparësi turizmin, sipas vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 88, datë 1.3.1993 “Për miratimin e zonave që kanë përparësi turizmin”.

Në pikën 1 dhe 2 nuk përfshihen familjet ose individët që i kanë fituar këto toka bujqësore si bashkëthemelues të ish-kooperativave bujqësore apo të ndërmarrjeve bujqësore.

3. Tokat bujqësore të përfshira në veprimtarinë eksperimentale-shkencore të instituteve kombëtare shkencore.

Neni 3 - Tokat bujqësore që nuk kalojnë në pronësi private në rastet e parashikuara në nenin e mësipërm, mbeten pronë shtetërore.Koment: Sot familja bujqesore ka ne pronesi vetem token bujqesore, ndersa ne fakt, zoteron

dhe toke pyjore dhe kullosore, duke i perdorur ato sipas kodeve zakonore gjeresisht te pranuara.

Propozim: Ne pergjasim me ligjin per kalimin ne pronesi pa shperblim te tokes bujqesore, te pergatitet nje ligj per kalimin ne pronesi pa shperblim te tokes pyjore e kullosore, sipas kritereve te caktuara dhe kushteve qe sigurojne mbrojtjen dhe mbareshtrimin e tyre ne vazhdimesi.

52

15) Ligj nr. 8318, datë 1.4.1998 per dhenien me qira te tokes bujqesore e pyjore, te livadheve dhe kullotave qe jane pasuri shteterore [ndryshuar me ligjin nr.8406, datë 17.9.1998]

Neni 2* - Përcaktimet e këtij ligji janë:“Tokë” nënkupton tokën që është pasuri shtetërore, klasifikuar në fondin e tokës bujqësore, pyjore, me bimësi pyjore, livadh dhe kullotë."Me "Qiradhënës" nënkuptohet shteti, i përfaqësuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit dhe nga organizmat në varësi të saj, të cilat kanë të drejtë të lidhin kontratë qiraje për tokën bujqësore e pyjore, livadhet e kullotat që janë pasuri shtetërore me miratim të Ministrit të Bujqësisë".“Qiramarrës”: nënkupton çdo person fizik a juridik, vendas a të huaj, që merr me qira tokën shtetërore në zbatim të kërkesave të këtij ligji.Propozim: te behet ndryshim ne ligj qe per token pyjore, kullotat e livadhet prone e komunave

ose bashkive e fshatrave, qiradhenes te jete komuna ose bashkia dhe fshati, te cilet te kene te drejte te lidhin kontrate qiraje.Edhe ne rast se parashikohet vetem dhenia ne perdorim e pyllit dhe kullotes nga shteti tek komuna ose bashkia, ne kontraten e dhenies ne perdorim nga komuna per fshatin ose familjen duhet te njihet e drejta e dhenies me qira prej fshatit ose familjes.

Neni 7 - Kohëzgjatja e kontratës së qirasë vendoset në varësi të përdorimit të tokës dhe shkallës së investimeve që do të kryhen në të.

Kohëzgjatja e qirasë për pyjet, tokën me bimësi pyjore, kullotat dhe livadhet do të bëhet sipas dispozitave përkatëse të ligjeve “Për pyjet dhe policinë pyjore” dhe” Për kullotat dhe livadhet”.Neni 8 - Afatet e dhënies me qira për tokën-pasuri shtetërore janë:

1. Deri në 10 vjet për kontratat e qirasë afatshkurtër, ku përfshihen veprimtaritë për prodhimin e bimëve të arave dhe eterovajore.

2. Deri në 30 vjet për kontratat e qirasë afatmesëm, ku përfshihen veprimtaritë për prodhimin blegtoral, për prodhimin e fidanëve, mjediset e mbrojtura dhe pyjet e ulëta (cungishte).

3. Deri në 99 vjet për kontratat e qirasë afatgjatë, ku përfshihen veprimtaritë për turizëm, rekreacion, pyll i lartë dhe pemët frutore.

Kur veprimtaria sipas pikave 1 dhe 2 të këtij neni shoqërohet me investime për përpunimin e tyre, ato do të trajtohen si kontratë qiraje afatgjatë.

Propozim: Afatet e kontratave për kullotat komunale qe jepen ne perdorim te fshatit ose familjeve bujqesore te jene te pakten 10 vjet, me mundesi zgjatjeje per 50 vjet, me perspektive privatizimin e tyre, kur realizohet mbareshtrimi i qendrueshem i tyre nga perdoruesit (ne ngjajshmeri si propozimi per pyjet dhe token pyjore)

Neni 11 - Sipërfaqja e tokës pyjore, livadhet dhe kullotat që jepen me qira, nuk duhet të jetë më e vogël se kufiri minimal i një nënparcele.Për tokën pyjore nënparcela pyjore nuk mund të ndahet.

Propozim: per pyjet e kullotat komunale sipërfaqja që jepet me qira nuk duhet të jetë më e vogël se kufiri minimal i një ngastre sipas ndarjes ne planin e mbareshtrimit.

Neni 12 - Kriteret e sipërfaqes minimale sipas nenit 11 nuk zbatohen kur për qëllime të zhvillimit të turizmit, agroturizmit ose ruajtjes së biodiversitetit të zonës kërkohet me qira një sipërfaqe toke që përbëhet nga lloje të ndryshme toke.

53

Neni 13 - Organizmi shtetëror që do të japë tokë me qira, krijon një bord me specialistë të bujqësisë, pyjeve, urbanistikës, mjedisit dhe juristë, të cilët zgjidhin kërkesat teknike të dhënies së tokës me qira të parashikuara nga ky ligj.

Bordi përcakton parcelën e tokës që do të japë me qira sipas këtyre kritereve:1. Sipërfaqja e tokës që do të jepet me qira të mos jetë objekt pretendimi në zbatim të

ligjeve për rikthimin e pronës ish-pronarëve të saj.2. Zona të mos jetë objekt investimesh publike në një afat kohor prej 10 vjetësh.

Organizmi shtetëror shqyrton kërkesat në bord për dhënien me qira të parcelave të tokës dhe ia paraqet për miratim ministrit të Bujqësisë dhe Ushqimit.

Neni 14 - Për tokat që shtrihen në zonën turistike, parqet kombëtare dhe zonat rreptësisht të mbrojtura, miratimi përkatës bëhet nga Këshilli i Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë (*).

Propozim: (*) pasi te kete mare mendimin e njesise se qeverisjes vendore dhe te perdoruesve fshat e familje bujqesore apo te shoqatave te tyre.

16) VKM nr.831, datë 28.12.1998 për mënyrën e dhënies me qira të tokës bujqësore, pyjore dhe me bimësi pyjore, pasuri shtetërore, ndryshuar me VKM Nr. 152 datë 22.3 .2001 dhe VKM NR.831, date 28.12.1998

I. Përcaktimi, vlerësimi dhe përparësia e sipërfaqes së tokës bujqësore, pasuri shtetërore, që jepet me qira dhe miratimi i studimeve.

1. Drejtoria e Bujqësisë dhe Ushqimit ose Drejtoria e Shërbimit Pyjor, në rreth, bën studimin për tokat bujqësore ose pyjore e me bimesi pyjore, të regjistruara në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, si pasuri shtetërore dhe që jepen me qira, në rrethin ku ajo shtrin juridiksionin.

Në studim përfshihen:a) Sipërfaqja e tokës bujqësore, pyjore dhe me bimësi pyjore pasuri shtetërore, që jepet me

qira.b) Treguesit teknik për sipërfaqet e tokës bujqësore, pyjore dhe me bimësi pyjore.c) Treguesit për prodhimin dhe të ardhurat për njësi sipërfaqe në mesataren e zonës, që

parashikohet të jepet tokë bujqësore, pyjore dhe me bimësi pyjore pasuri shtetërore, me qira.ç) Propozimet për vlerën fillestare të ankandit.d) Propozimet për afatin kohor të dhënies me qira të tokës bujqësore, pyjore dhe me

bimësi pyjore pasuri shtetërore, për zona të caktuara.e) Propozimet për qëllimet e qiradhënies.2. Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit shqyrton dhe miraton studimet e paraqitura nga

Drejtoria e Bujqësisë dhe Ushqimit, në rreth, ndërsa Drejtoria e Përgjithshme e Pyjeve dhe, Kullotave ato të paraqitura nga Drejtoria e Shërbimit Pyjor, në rreth.

II. Ngritja dhe funksionimi i bordit të dhënies me qira të tokës bujqësore, pyjore dhe me bimësi pyjore pasuri shtetërore.

3/1. Bordi i dhënies me qira të tokës pyjore e me bimësi pyjore, përbëhet nga nëntë anëtarë, të cilët janë drejtori i Sherbimit Pyjor, në rreth, specialist pyjesh, ekonomist, agronom, specialist blegtorie, specialist i mjedisit, specialist i kadastrës, topograf dhe jurist. Kryetar i bordit është drejtori i Shërbimit Pyjor, ne rreth. Krijimi i bordit bëhet me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Pyjeve dhe Kullotave.".

4. Bordi për dhënien me qira të tokës bujqësore, pyjore dhe me bimësi pyjore, pasuri shtetërore, zbaton udhëzimin “Për procedurën e zhvillimit të dhënies me qira të tokës bujqësore, pasuri shtetërore”.

5. Bordi i dhënies me qira të tokës bujqësore, pyjore dhe me bimësi pyjore përcakton fituesin e ankandit dhe ia paraqet atë për miratim ministrit të Bujqësisë dhe Ushqimit. Pas miratimit, bordi shpall fituesin dhe Drejtoria e Bujqësisë dhe Ushqimit ose Drejtoria e Shërbimit

54

Pyjor, në rreth, lidhin kontratat përkatëse.6. Vlera e qirasë e përcaktuar në kontratë, për çdo vit indeksohet në përputhje me të dhënat

e fillimit të vitit, të treguesve makroekonomik, të publikuar nga organi shtetëtor i autorizuar (INSTAT).

III. Mënyra e pagesës së vlerës së qirasë1. Të ardhurat financiare, që sigurohen nga dhënia me qira e tokës bujqësore, pasuri

shtetërore, arkëtohen për llogari të buxhetit të shtetit.2. Vjelja e të ardhurave financiare bëhet, 25 për qind të vlerës vjetore, në fund të çdo tremujori.

Propozim: - duhej saktesuar qe ky vendim ka te beje me pyjet dhe token pyjore prone shteterore qe administrohet nga sherbimi pyjor;

- nje vendim i ngjajshem duhet te meret edhe per mënyrën e dhënies me qira të kullotave, pervec atyre qe jepen ne perdorim te fshatit apo familjes bujqesore;

- per pyjet dhe kullotat komunale qe administron komuna (pervec atyre te dhena ne perdorim te fshatit ose familjes), dhenia me qira eshte kompetence e njesise se qeverisjes vendore.

17) Ligj Nr.9793, datë 23.7.2007 Për heqjen nga fondi pyjor kombëtar të parcelave në ekonomitë pyjore Krastë - Krujë dhe Shëmri - Brret, që do të përdoren për ndërtimin e fabrikës së çimentos e për kariera nga “Antea cement” sha

Neni 1 - Parcelat pyjore, që do të përdoren nga “Antea Cement” sha për ndërtimin e fabrikës së çimentos, me sipërfaqe 65,75 ha, për karierë flyshi, me sipërfaqe prej 58,95 ha dhe karierë gëlqerorësh, me sipërfaqe prej 99,76 ha, të cilët ndodhen në ekonomitë pyjore Kastë – Krujë dhe Shëmri - Brret, gjithsej 224,46 ha, të hiqen nga fondi pyjor kombëtar dhe të çregjistrohen nga kadastra kombëtare e pyjeve, sipas tabelave 1 e 3 dhe hartave, që i bashkëlidhen këtij ligji.

Neni 2 - Të përcaktohen në terren dhe në harta kufijtë e rinj të fondit pyjor kombëtar, që përftohen nga heqja e sipërfaqeve të këtyre parcelave, sipas nenit 1 të këtij ligji, si dhe të përfundojnë procedurat e pagesave, sipas tabelës 2 dhe hartave, që i bashkëlidhen këtij ligji.

Neni 3 - Brenda 5 vjetëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji “Antea Cement”, sha do të pyllëzojë 250 ha pyje në parcelat e degraduara pyjore sipas përcaktimit të drejtorisë përkatëse të shërbimit pyjor.

Koment: Ligji ka boshlleqe pasi nuk jep te dhena te plota per gjendjen e ngastrave pyjore me vellimin ne lende apo dru zjarri, kapacitetin kullosor dhe sa krere bageti kullotin ne te apo baza ushqimore qe sigurohet prej tij.

- Ne realitet, nje shpyllezim i tille ka perfitim per subjektin, por ka humbje ekonomike per komunitetin: ne lenden drusore e drute e zjarrit kur ka te tilla ne te, ne rritjen vjetore ne material drusor, per kohen nga shpyllezimi deri ne pyllezimin e nje siperfaqeje te re te njejte, e cila varet nga madhesia e siperfaqes vjetore qe mbillet dhe nga numri i viteve per pyllezimin e ri; keto duhet llogaritur sipas rastit;

- Po ashtu, humbje tjeter eshte se me shpyllezimin e miratuar, komunitetit i hiqet pergjithenje mundesia e kullotjes se bagetise ne kete siperfaqe, si dhe ndalimi i kullotjes ne siperfaqen e re ku do te behet pyllezimi zevendesues per nje numer vitesh te nevojshem sa te rriten fidanet dhe te kaloje rreziku i demtimit nga bagetia.

Propozim: Ligji per te qene i plote, per raste te ngjajshme (perfshire pyjet, tokat pyjore dhe ato kullosore komunale) duhet te permbaje edhe sa vijon:

- Njekohesisht me siperfaqen per shpyllezim, ne ligj duhet te caktohet dhe vendi qe

55

do te pyllezohet per kompensim nga kompania perkatese, me shpenzimet e nevojshme, duke i bashkengjitur projektin e plote te pyllezimit, me hartat perkatese, si dhe me kushtin qe punimet e pyllezimit te kryhen nga banoret vendas e Brenda kohes se caktuar;

- Per lenden dhe drute e zjarrit qe priten, si dhe per humbjet ne rritjen vjetore dhe kufizimin e kullotjes, kompania perfituese nga shpyllezimi (si dhe cdo kompani apo ent tjeter qe perfiton shpyllezim) duhet te kompensoje fshatrat perkates, pa llogaritur ketu humbjet e ndjeshme mjedisore qe rezultojne nga shpyllezimi i nje siperfaqeje pyjore.

- Ky propozim duhet shtuar ne ligjin per pyjet (nje klauzole per ripeyllezimin e nje siperfaqeje te njejte me ate qe shpyllezohet, ka qene ne ligjin e meparshem, por qe nuk u zbatua asnjehere, dhe nuk u pasqyrua me ne ligjin aktual).

18) Ligj nr. 8312, datë 26.3.1998 per tokat bujqesore te pandara

Neni 2 - Toka bujqësore të pandara konsiderohen sipërfaqet e kadastruara në zërin tokë bujqësore më 1.8.1991, brenda kufijve të një njësie të caktuar administrative (fshat, komunë ose bashki që ka toka bujqësore jashtë vijave kufizuese), të cilat nuk janë ndarë nga komisionet e tokave ose që janë refuzuar të merren nga familjet apo individë të ndryshëm dhe që nuk kanë ndryshuar zërin kadastral deri në ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji.

Neni 5 - Sipërfaqet e tokave bujqësore të pandara administrohen nga këshilli i komunës ose bashkisë, që kontrollon komisionet e tokave të fshatrave për rindarjen e tyre, sipas kritereve ligjore.

Propozim: - Keshilli i bashkise ose komunes te kete te drejte qe tokat e pandara apo te refuzuara t’ua jape ne perdorim familjeve bujqesore qe pranojne t’i mbjellin me vresht ose kultura dru – frutore, pyjore apo kullosore dhe per to familjet te mos paguajne qira ose takse mbi token deri sa te futen ne prodhim; kur te futen ne prodhim, mund te paguajne nje tarife te caktuar; ne te njejten kohe te kete sanksione per ata qe nuk i kultivojne qysh ne vitin e pare;

- Ne rast suksesi, behet dhe ndryshimi ne zerin kadastral dhe ne ZRPP;

- Te mos nderpritet asistenca per fermeret qe pranojne te marin ne pronesi tokat e refuzuara, deri ne nje fare afati kohor.

19) Vendim nr. 176 datë 30.3.2001 per disa shtesa dhe ndryshime ne vendimin nr.531, date 21.8.1998, te Keshillit te Ministrave, "Per tokat bujqesore te pandara”

1. Në pikën 4, pas fjalisë "Sipërfaqet e tokave të pandara të evidentohen më vete", shtohet fjalia, me këtë përmbajtje: "Sipërfaqet e evidentuara si të tilla, më 1.3.2001, nga Komisioni i Tokës në komunë apo në bashki dhe të vërtetuara nga përgjegjësi i zyrës së kadastrës, jepen me qira nga organet e qeverisjes vendore për personat, fizik e juridik, vendas apo të huaj.".

Procedurat për dhënien me qira të sipërfaqeve të tokës të pandara përcaktohen me udhëzim të KM.

56

2. Pas pikës 4 shtohet pika 4/1, me këtë përmbajtje: "4/1. Siperfaqen me toka të pandara, organet e qeverisjes vendore mund ta paracaktojnë për t'u shfrytëzuar edhe për livadhe, kullota ose pyje".

Ndryshimi i zërit kadastral, nga tokë bujqësore në livadh, kullotë ose pyll, bëhet me miratimin e ministrit të Bujqësisë dhe Ushqimit, me propozimin e Këshillit të komunës.

Propozim: - Tokat e pandara ose te refuzuara qe ende nuk jane pranuar per t’u mare ne pronesi apo perdorim nga familjet bujqesore, duhet te hiqen nga fondi i tokes bujqesore me vendim te keshillit te komunes (pasi ato rritin fiktivisht siperfaqen e tokes bujqesore. Ato nuk po i marin pa para, e jo me qira).

- Ndryshimi i zërit kadastral, nga tokë bujqësore e pandare ose e refuzuar në livadh, kullotë ose pyll, te bëhet me miratimin e këshillit të komunës ose bashkise.

- Ndryshimi i zërit kadastral, nga tokë bujqësore e kategorise se ulet në livadh, kullotë ose pyll duhet te bëhet me miratimin e këshillit të komunës ose bashkise.

20) VKM per miratimin: Strategjia e decentralizimit te qeverisjes vendore

Sot Shqiperia perbehet nga: Komuna 308, Bashki 69, Qarqe 12Strategjia, nder te tjera, permend:

Transferimi i pyjeve, kullotave dhe burimeve natyrore, ne pronesi te pushtetit vendorPerfundimi i procesit te inventarizimit te pyjeve dhe kullotave vendore i filluar ne vitin 2003 i cili ka mundesuar transferimin e tyre dhe te burimeve natyrore me karakter vendor ne pushtetin vendor. Miratimi i ligjit "Per pyjet dhe kullotat”, i strategjise "Per zhvillimin e pyjeve dhe kullotave" dhe "Refoma institucionale e sektorit te pyjeve dhe kullotave" kane percaktuar qarte pronesine e pyjeve dhe kullotave vendore, si prona te njesive te qeverisjes vendore, mbeshtetjen me shpenzime operative dhe investime. Kompetenca per caktimin e tarifave, perdorimin e te ardhurave te realizuara nga pyjet dhe kullotat vendore etj.

Procesi i inventarizimit dhe transferimit te pronave i parashikuar nga ligjet e mara per te perfunduar brenda 2 vjeteve, ne fakt ende i paperfunduar, eshte zvarritur per shkaqe te ndryshme.

Per komunat ku toka nuk eshte regjistruar ende, dokumentacion tjeter i pronesise do te sherbeje perkohesisht per te dokumentuar pronesine ndaj tokes (si p.sh. tapia, vendimi i komisionit te kthmit te pronave, aktet e privatizimit) derisa rregjistrimi i prones te behet i plote.Ne kete fushe qeverisja vendore e ushtron aktivitetin e saj nepermjet:- Rolit rregullator: duke vendosur rregulla dhe standarte, dhe monitoruar zbatimin e tyre;- duke nxjere ose leshuar licensa dhe autorizime dhe, kur eshte e domosdoshme, - duke rregulluar perdorimin e burirneve natyrore dhe mjedisit.

Te ardhura te tjera: Qeverisja vendore ka te drejte te shfrytezoje burime te tjera te ardhurash, si veprimtaria ekonomike, qerate dhe shitja e pronave, etj.

B4. Transferimi i pronave ne njesite e qeverisjes vendoreNe procesin e transferimit te pronave ne NJQV-te dhe pas kryerjes se tij, GED-I, KND-ja dhe Ministria e Brendeshme duhet te hartojne nje plan veprimi per mireadministrimin dhe miremenaxhimin e pronave publike vendore, per rritjen e te ardhurave dhe perdorimin e tyre per kredi koletarale.

57

Rritja e ndjeshmerise se komuniteteve vendore dhe e pjesemarjes se tyre drejtperdrejt ne qeverisjen vendore do te perbeje nje objektiv te rendesishem, per kete do te synohet te nxitet roli i OJQ-ve nepermjet aktiviteteve, mediave dhe debatit publik, rritja e pjesemarrjes se komuniteteve ne vendimmarrje, etj.

Tarifa vendore: Leje peshkimi, leje gjuetije.

Koment: Ne paraqitjen tabelare te funksioneve te qeverisjes vendore nuk thuhet asgje per pyjet dhe kullotat komunale. Duket se nuk njihet problemi i kalimit dhe hartimi i strategjise nuk eshte bere nepermjet nje procesi pjesemarres te perdoruesve familje bujqesore apo shoqatave te tyre.

- Strategjite, ne parim, duhen miratuar nga organi ligjvenes, perndryshe, kerkohet ligfjerimi i mjaft aspekteve te decentralizimit qe permenden ne strategji e per te cilat ka ligje (p.sh. sipas strategjise me siper, per lejen e gjuetise vendoset tarife vendore - kompetence e njesise se qeverisjes vendore, ndersa sipas ligjit per gjuetine, tarfifat jane shteterore dhe vilen nga sherbimi pyjor.

21) Ligj nr.8306, date 14.3.1998 per strategjine e privatizimit te sektoreve me rendesi te veçante

Neni 4 - Sektorë me rëndësi të veçantë të ekonomisë kuptohen: industria e energjitikës dhe e mineraleve, e naftës dhe e gazit, postat, telekomunikacionet, pyjet dhe ujërat, rrugët automobilistike e hekurudhore, portet detare, aeroportet, transporti ajror e hekurudhor, si dhe sektori i bankave të nivelit të dytë me kapital tërësisht shtetëror e shoqëritë e sigurimeve me kapital tërësisht shtetëror.

Neni 5 - Përcaktimi i formës dhe i strukturës së formulës të privatizimit të shoqërive me kapital shtetëror në sektorët me rëndësi të veçantë bëhet me ligj.

Propozim: Eshte e domosdoshme qe te ligjerohet privatizimi i tokes pyjore dhe pyllit.

Se pari, duhet bere dallimi midis kategorive te ndryshme te fondit pyjor; per token pyjore dhe pyjet e degraduar e pa perspektive rimekembje, privatizimi duhet bere pa procedura te komplikuara.

Se dyti, edhe per pyjet duhet te ligjerohet privatizimi me kushte te caktuara, pervec masiveve te medha te njohura, zonave te mbrojtura, pyjeve mbrojtes dhe brezit pyjor bregdetar, te cilat duhet te mbeten shteterore dhe ne administrim te sherbimit pyjor.

Privatizimi duhet te filloje nga pyjet dhe kullotat ne perdorim tradicional te familjeve bujqesore, te cilat i ruajne dhe i mbareshtrojne me kujdes te vazhdueshem.

22) VKM nr 247, datë 23.4.2004 Strategjia per zhvillimin e sektorit te pyjeve dhe kullotave ne Shqiperi

• Vazhdimi i procesit te transferimit te pyjeve dhe kullotave tek organet e qeverisjes vendore drejt kalimit tek komunitetet te te drejtave te plota mbi pronesine.• Të nisë proçesi i zgjidhjes së çështjeve të pronësisë në zonat e mbrojtura, të cilat duhet të shqyrtohen rast pas rasti me përfshirjen e autoriteteve vendore dhe personave të interesuar.• Vjelja e nje takse per sherbimin qe pyjet kryejne ne mbrojtje te baseneve ujembledhese te hidrocentraleve dhe ujit te pijshem per luften kunder erozionit dhe permiresimin e pyjeve ekzistues.

58

• Përfundimi i kalimit të 40 % të fondit pyjor dhe 60% te fondit kullosor në përdorim/ administrim të komunave.• Krijimi i strukturave menaxhuese te pyjeve dhe kullotave ne komuna.• Vazhdimi i transferimit te se drejtes se perdorimit/pronesise te pyjeve dhe kullotave tek pushteti vendor per plotesimin e nevojave per dru zjarri e kullote.• Nxjerja e rregulloreve të mbështetura shkencërisht dhe ligjërisht për trajtimin dhe qeverisjen e pyjeve komunale.• Organizimi i struktures se sherbimit keshillimor pyjor veçanerisht per pylltarine komunale dhe private.• Planifikimi i nje sasie fondesh (200.000 – 500.000 leke/vit) per kualifikimin e punonjesve te sherbimit pyjor, veçanerisht per personelin qe kryen funksione keshillimore.• Krijimi në çdo komunë i një njësie të vogël tekniko-administrative që do të merret me administrimin dhe regullimin e shfrytëzimit të pyjeve dhe kullotave të dhëna në përdorim, me vartësi direkte nga komuna, mbi të cilat DPPK të ketë të drejtën e kontrollit dhe mbështetjesteknike.• Nxjerja e regulloreve për funksionimin e këtyre njësive duke përcaktuar statusin, sferën e veprimtarisë, përgjegjësitë, të drejtat dhe detyrat.• Planifikimi dhe qeverisja e territoreve si nje e tere, nepermjet organizimit, trajnimit, edukimit dhe sensibilizimit te gjithe aktoreve.• Ndermarrja e politikave te kompensimit te veshtiresive ekonomike qe rrjedhin nga sakrificat kufizuese ne perdorimin e pyjeve dhe kullotave, ne bashkepunim te ngushte me pushtetin vendor dhe donatoret nderkombetare, me qellim krijimin e mundesive te fitimit per komunitetet e prekura.• Dhënia në përdorim vetëm për qëllime pyllëzimi te tokave te refuzuara dhe te eroduara (për periudha të gjata kohe (p.sh. 50 vjet) ose në pronësi (me çmime modeste) i sipërfaqeve që në bilancin e përgjithshëm të Republikës emërtohen-toka të tjera-(e që rezultojnë pasi zbriten pyjet, kullotat, dhe tokat bujqësore) të cilat duhet të mbillen brenda limitesh kohore të caktuara, personave apo shoqërive private të vëndit ose të huaja. Veprimet :• Caktim i sipërfaqeve që mund të trajtohen si të tilla pa prekur interesat e komunave për kullotë.• Pregatitja e kuadrit ligjor për këtë lloj përdorimi afatgjatë me synimin e largët të privatizimit të plotë.• Dhënia në përdorim e këtyre sipërfaqeve dhe kontrolli i zbatimit të qëllimit për të cilin janë dhënë.• Strategjia parashikon qe procesi i kalimit te realizohet brenda nje periudhe 5 vjecare (miratuar ne prill 2004).

Komente: Me gjithe perparimet ne procesin e kalimit, ende ritmet jane te ngadalta dhe procesi jo i plote. Per me teper, disa ceshtje thelbesore politike e juridike, si kalimi tek komunitetet i te drejtave te plota mbi pronesine, procesi i zgjidhjes së çështjeve të pronësisë në zonat e mbrojtura dhe ato turistike, pergatitja e kuadrit ligjor për përdorimin afatgjatë te tokave te pandara e te refuzuara me synim privatizimin e plotë, e ndonje tjeter, sikurse shprehen ne strategji, ende nuk jane trajtuar. Po ashtu, nuk ka nje program te plote e me afate kohore per ecurine dhe perfundimin e procesit te kalimit.

Propozime: - Eshte e nevojshme qe organet ligjvenese dhe ekzekutive te shpallin politika te qarta per keto probleme, t’i mbeshtesin me akte ligjore dhe te programojne zbatimin e tyre hap pas hapi.

- Privatizimi i pyjeve e kullotave duhet te ligjerohet si nje orientim politik e strategjik dhe te programohet e mbeshtetet me aktet e nevojshme ligjore.

59

23) VKM Nr 290 datë 30.4.2004 Për miratimin e strategjise kombetare te mbrojtjes nga zjarret ne pyje dhe kullota

Nepermjet kesaj Strategjie synohet nje mbrojtje me e mire e zonave pyjore duke shmangur ne maksimum ngjarjet shkaterruese ( katastrofat e shkaktuara nga renia e zjarrit) duke parashikuar marrjen e masave per permiresimin e mundesive dhe eficences se Sherbimit Pyjor dhe Agjencive te tjera qeveritare ne parandalimin dhe kontrollin e zjarreve ne pyje.Kuadri ligjor “Per mbrojtjen e pyjeve kunder zjarrit” eshte rregulluar nga nje rregullore e re ne vitin 2004 dhe konsiston ne Rregullat e Parandalimit te Renies se Zjarreve ne Pyje.

Koment: Detyrat per mbrojtjen nga zjarri perfshijne dhe njesite e qeverisjes vendore, perdoruesit e shoqatat e tyre per pyjet e kullotat komunale.

24) Ligj nr. 9734, datë 14.5.2007 për turizmin

Neni 5 – Parimi i zhvillimit te qendrueshem te turizmit sigurohet nepermjet:- Perfshirjes se popullsise vendase ne hartimin e programeve te perbashketa per zhvillimin e

turizmit.

Neni 7 – Komiteti nderministror per turizmin

Neni 15 – Njesite e qeverisjes vendore detyrohen:

- Te krijojne inventaret e burimeve kryesore turistike dhe inventaret e bizneseve;- Te japin asistence teknike per krijimin dhe zhvillimin e biznesit te turizmit;- Te mbikqyrin zbatimin e dispozitave ligjore dhe rregulloreve nga subjektet private;

Nnei 21 – Propozimet per caktimin e nje fshati turistik paraqitet nga njesia e qeverisjes vendore, AKT dhe/ose nga persona juridike ose private te ministri pergjegjes per turizmin;

Neni 47 – te ardhurat e krijuara nga vendosja e gjobave kalojne 40% ne buxhetin e shtetit dhe 60% ne buxhetin e pushtetit vendor ku ato realizohen.

Koment: Ne kete ligj nuk kerkohet mendimi i njesive te qeverisjes vendore apo perdoruesve e shoqatave te tyre, ne territorin e te cileve mund te krijohen fshatra turistike apo te zhvillohen veprimtari turistike, dhe qe ndikohen nga veprimtarite ne keto zona. Pra nuk ka kush te shprehe interesat e komunitetit qe zoteron pyje e kullota komunale. Pervoja tregon se kur nuk meret pelqimi i banoreve, krijohen konflikte me pasoja sociale.

Propozim:- Per te gjitha propozimet per krijimin e fshatrave turistike apo veprimtari turistike qe shtrihen ne toka pyjore, pyje e kullota komunale, te meret pelqimi i NJQV, i perdoruesve dhe shoqatave te tyre;

- Pervec NJQV, edhe perdoruesit e shoqatat duhet te kene perfitime nga veprimtarite turistike; po ashtu, te caktohen e zbatohen masa konkrete per kompensimin e humbjeve qe kane komunitetet vendore nga kufizimet ne keto zona.

- Ne Komitetin Nderministror per Turizmin duhet te kete perfaqesues te qeverisjes vendore.

60

25) Vendim nr. 395, datë 21.6.2006 për miratimin e strategjisë dhe të planit të veprimit për zhvillimin e turizmit, kulturor dhe mjedisor - dhjetor 2005

Elementet kyçe të përdorura në strategji janë: Sfidat për ruajtjen e biodiversitetit dhe të trashëgimisë kulturore, si dhe rritja ekonomike.

- Hapja e vendeve të reja të punës dhe përftimi i të ardhurave në komunitetet lokale nga turizmi kulturor dhe ekoturizmi;

- Banorët lokalë do të marrin të ardhura nga produktet lokale;Në Shqipëri, për një menaxhim të burimeve natyrore dhe kulturore, janë esenciale dy

elemente. Së pari, menaxhimi i zonave të mbrojtura duhet të inkludojë benefite për njerëzit që jetojnë rreth tyre dhe së dyti mekanizmat financiarë dhe të insentivave duhet të zhvillohen për të mbështetur si aktivitetet e ruajtjes, ashtu dhe përmirësime në burimet e të ardhurave në zonat rurale.

Theksimi i turizmit natyror e kulturor në Shqipëri, do të mbajë në një fokus të rëndësishëm përfitimin nga komunitetet lokale e provinciale që aktualisht ballafaqohen me mundësi të kufizuara ekonomike.

Vizioni i përcaktuar nga Ministria artikulon këto angazhime: Ekoturizmi është një alternativë reale për përmirësimin e të ardhurave në komunitetet rurale.

- Pa përfshirjen e komuniteteve lokale dhe pa sigurimin e mundësive reale për të marrë pjesë në procesin e zhvillimit dhe të përfitojnë prej tij, atraksionet do të vazhdojnë të degradohen, apo do të konvertohen në përdorime të tjera ekonomike — gati të gjitha, ofrojnë shumë më pak potencial afatgjatë zhvillimi sesa turizmi.

Nënaksioni 3.1.3 Pagesa e shërbimeve të mjedisit. Ekosistemet (në veçanti pyjet dhe ligatinat) sigurojnë shërbime jashtëzakonisht të vlerësueshme për ekonominë, që nuk janë mallra tregu tradicionale (p.sh. ato nuk kanë çmim).

B. Çështjet institucionale - Suksesi i Shqipërisë në tregjet ndërkombëtare të turizmit do të kërkojë një nivel të lartë kooperimi dhe lirshmëri ndërmjet ministrive, ndërmjet pushtetit lokal dhe pushtetit qendror dhe ndërmjet privatëve dhe pushtetit qendror e shoqatave të shoqërisë civile.

3) Ministria e Brendshme është ministri mbështetëse, që do të ndihmojë dhe do të mbështesë me grante bashkitë dhe komunat e përfshira në itineraret e turizmit të kulturës dhe të natyrës.

4) Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave është përgjegjëse për politikat mjedisore dhe qeverisjen e qëndrueshme të burimeve natyrore, që ofron mundësi për zhvillimin e turizmit në zonat e mbrojtura, për përdorimin e qëndrueshëm të burimeve, për rregullat e aksesit, skemat e pagesës, si dhe për vlerësimin e impaktit mjedisor të turizmit.

3. Pushteti vendor do të kërkojë asistence dhe mbështetjeje në çështjet procedurale dhe në problemet që kërkojnë ekspertizë. Prioriteti më i lartë për Ministrinë dhe për ministritë e tjera është që të bëhen aleatë, mbështetës dhe lehtësues të procesit të zhvillimit të turizmit nga qeverisja vendore.

3) Dhënia direkte e fondeve të disponueshme për asistencë (të bazuara në projekte) për pushtetin vendor dhe nëpërmjet programeve të OJF-ve që asistojnë pushtetin vendor.

Komente: Strategjia percakton drejt rolin dhe përfitimin nga komunitetet lokale apo te qeverisjes vendore (perfshire territoret pyjore e kullosore komunale), benefitet nga zonat e mbrojtura, por duhet te kete dispozita te qarta se kur, si dhe sa perfitojne komunitetet, perdoruesit dhe shoqatat e tyre, njesite e qeverisjes vendore.

26) Ligj nr. 7501, datë 19.7.1991 per token, me ndryshimet

Neni 1* - Në Republikën e Shqipërisë toka ndahet në:

61

a) Toka bujqësore të zëna me bimët e arave, pemishtet, vreshtat dhe ullishtet, kudo që ndodhen, në fshatra, qytete e në qendra të tjera të banuara, pavarësisht nga madhësia e tyre;

b) toka të zëna me pyje, kullota e livadhe;

c) toka jobujqësore: ato të zëna nga ndërtimet ekonomike, socialkulturore, repartet ushtarake dhe oborret e tyre, tokat e zëna nga ndërtimet e banimit dhe oborret (avllitë) e tyre, tokat në përdorim të përgjithshëm (rrugët, autostradat, aerodromet, hekurudhat, sheshet, parqet, lulishtet, fushat sportive, varrezat; vendet shkëmbore, rërat bregdetare, plazhet; tokat me ujë (liqenet, rezervuarët, hauzet), kanalet e ndryshme, lumenjtë, përrenjtë, zallishtet, kënetat; sheshet e ndërtesave e të monumenteve me interes historik e arkeologjik si dhe të gjitha tokat e tjera që nuk përfshihen në pikat “a” dhe “b” të këtij neni.

Neni 2* - Shteti u jep tokë personave fizikë a juridikë. Këta gëzojnë të drejtën e pronësisë mbi sipërfaqen e tokës dhe të gjitha të drejtat që përmbahen në këtë ligj.

Neni 3 - Toka bujqësore u jepet në pronësi ose në përdorim personave juridikë a fizikë vendas pa shpërblim.

Neni 3a* - Pronarët e tokës bujqësore mund t’ua japin atë me qira personave fizikë ose juridikë vendas a të huaj.

Për dhënien me qira të tokës bujqësore, zbatohen dispozitat e Kodit Civil që rregullojnë kontratën e qirasë.

Neni 4* - Personave juridikë a fizikë të huaj u jepet në përdorim me qira tokë për ndërtime dhe veprimtari të tjera ekonomike. Qëllimi dhe koha e përdorimit përcaktohet me kontratë të veçantë.

Qiraja e tokës caktohet në bazë të përdorimit, vendodhjes dhe kushteve të tjera ekonomike, sipas kritereve të përcaktuara nga Këshilli i Ministrave.

Neni 18 - Me miratimin e projektideve dhe të shesheve të ndërtimit nga organet përkatëse, kalon edhe toka në pronësi ose në përdorim të atij për të cilin bëhet ndërtimi, por jo më parë se tre muaj nga fillimi i punimeve. Ndryshimi në zërin kadastral bëhet kur fillojnë punimet.

Neni 19* - Toka bujqësore hiqet nga pronësia ose përdorimi i personave juridikë a fizikë, kur për nevoja të domosdoshme shtetërore bëhen ndërtime të ndryshme dhe veprimtari të tjera ekonomike, sipas miratimit të organit përkatës. Kur për këto nevoja zihen toka që janë në pronësi të personave juridikë a fizikë, shteti është i detyruar t’i zëvendësojë me tokë tjetër të barasvlerë-shme dhe në pamundësi, të shpërblehen investimet që janë bërë dhe vlera reale e tokës. Mosmarrëveshjet për masën e shpërblimit zgjidhen nga gjykata.

Komente: Ligji per token ka shkaktuar dhe vazhdon te shkaktoje konflikte pronesie dhe mospajtime edhe midis grupimeve politike.

Propozime: Pyjet, tokat pyjore dhe ato kullosore duhet te trajtohen ne politikat dhe aktet ligjore ne perputhje me perdorimet tradicionale dhe nevojat jetike e shoqerore te familjeve bujqesore.

27) VKM nr.66 11.2.1997 per disa ndryshime ne VKM nr.560 date 16.10.1995 "per masat per zbatimin e ligjit nr.7699, date 21.4.1993 "Per kompensimin ne vlere te ish-pronareve te tokes bujqesore

Ne vendimin e Keshillit te Ministrave nr.560, date 16.10.1995, ndryshuar me vendimin nr.438, date 17.6.1996, pika 5/1 ndryshohet me kete permbajtje :

"Pretendentet ish-pronare te kullotave, livadheve, tokave pyjore e pyjeve, ne zbatim te neneve 4, 7/1, 7/2 dhe 7/3 te ligjit nr.7699, date 21.4.1993, duhet te hapin dosje te vecante, e cila krahas

62

dokumenteve te percaktuara ne shkronjat "b", "c" dhe "d" te pikes 5, te permbaje edhe keto dokumente :

a) Aktet e pronesise se leshuar nga zyrat e hipotekes ose te kadastres, me te cilat vertetohet se kane qene pronare deri ne momentin e daljes se ligjit nr.108, date 29.8.1945.

Ne mungese te tyre pronesia do te vertetohet me vendim te gjykates se rrethit perkates.

b) Planvendosjen e bere nga kadastra, me kufizimet sipas dokumentacionit te pronesise.

c) Vertetimin e leshuar nga drejtorite sherbimit pyjor ose kadastral ne daten 1.8.1991 per siperfaqen e pretenduar".

Koment: Vertetimi i pronesise me vendim te gjykates se rrethit perkates ka sjelle pasoja katastrofike per pyje mjaft te vlefshem te privatizuar padrejtesisht me dokumente fiktive, sic ka ndodhur ne rrethin e Kolonjes, Korces e gjetke. Kjo ka krijuar dhe konflikte kur eshte zbatuar ne pyje te perdorur bashkerisht nga fshati (pyje komunale).

Propozim: Pika a) paragrafi i dyte te ndryshohet si vijon: Ne mungese te tyre, pronesia do te vertetohet me vendim te gjykates se rrethit perkates, vetem mbi bazen e nje prove shkresore ku te tregohet nje lidhje ekzistuese midis kufijve ose siperfaqes se tokes qe ka poseduesi i proves shkresore dhe kufijve ose siperfaqes se pyllit apo tokes pyjore qe pretendon pretenduesi.

28) LIGJ Nr.8653, datë 31.7.2000 Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë

Neni 1 - Ndarja administrativo-territoriale e njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë është si më poshtë:

1. Qarqe…………………… 12 - Nënndarja e qarqeve, rrethe 36, sipas pasqyrës, që i bashkëlidhet këtij ligji.2. Komuna…………………. 3093. Bashki………………. …… 65 - Bashkia e Tiranës ka 11 njësi bashkiake.

Neni 2 - Shtrirja, emri dhe qendra e çdo njësie të qeverisjes vendore është sipas pasqyrës, që i bashkëlidhet këtij ligji.

 Koment: Ne fakt, shtrirja e njësive te qeverisjes vendore dhe kufijte e tyre nuk jane caktuar

ne vend, nuk jane te hedhur ne harta dhe, te konfirmuara nga keshillat e njesive te qeverisjes vendore, te miratoheshin nga Kuvendi. Kjo gjendje, ne mjaft raste ka sjelle probleme dhe konflikte midis njesive te qeverisjes vendore, fshatrave dhe perdoruesve te pyjeve e kullotave komunale, ndonjehere dhe me pasoja sociale. Keto konflikte dhe pretendime shfaqen sidomos gjate procesit te kalimit te pyjeve e kullotave komunale dhe hartimit te planit te mabreshtimit per keto pasuri natyrore. P.sh. konflikte te mprehte kane ndodhur mes fshatrave Brekij e Novosej dhe mes Letaj e Çajë te rrethit Kukes ne vitet 1994-1995.

Propozim: Duhet ndermarre sa me pare nje projekt per caktimin ne vend dhe hedhjen ne harta te kufijve midis NJQV-ve, me pjesemarrjen e dretperdrejte te banoreve te zonave kufitare dhe te shppkk, konfirmimin nga keshillat e NJQV-ve dhe miratimin e tyre nga Kuvendi. Kufijte midis fshatrave jane kompetence e njesise se qeverisjes vendore. Ndersa kufijte midis perdoruesve te pyjeve e kullotave komunale caktohen

63

gjate procesit te kalimit dhe hartimit te planit te mbareshtrimit per pyjet e kullotat komunale ose te fshatit dhe miratohen nga keshilli i komunes ose bashkise dhe konfirmohen nga Qarku.

29) Ligj nr. 8093, datë 21.3.1996 për rezervat ujore [ndryshuar me ligjin nr.8605, datë 20.4.2000]

Neni 2 – Përkufizime. Në kuptim të këtij ligji: 1. “Rezervat ujore” janë të gjitha ujërat e brendshme detare, sipërfaqësore e nëntokësore, së bashku me shtresat ujëmbajtëse dhe reshjet atmosferike nën juridiksionin dhe kontrollin e Republikës së Shqipërisë.

Neni 3 Pronësia shtetërore1. Janë pronë shtetërore:a) Të gjitha rezervat ujore të RSH, të përcaktuara në nenin 2, paragrafi 1, të këtij ligji.b) Gjithë shtretërit dhe brigjet e lumenjve, përrenjve a rrjedhjeve të tjera ujore, të përhershme a të përkohshme, kanaleve, liqeneve, hauzeve, lagunave dhe rezervuareve, natyrorë apo artificialë, ishujt dhe grumbullimet e rërës, gurëve dhe dherave në shtretër të lumenjve, liqeneve dhe rezervuareve, si dhe formacionet gjeologjike të ujërave nëntokësorë. b) Gjithë shtretërit dhe brigjet e lumenjve, përrenjve a rrjedhjeve të tjera ujore, të përhershme a të përkohshme, kanaleve, liqeneve, hauzeve, lagunave dhe rezervuareve, natyrorë apo artificialë, ishujt dhe grumbullimet e rërës, gurëve dhe dherave në shtretër të lumenjve, liqeneve dhe rezervuareve, si dhe formacionet gjeologjike të ujërave nëntokësorë.Koment: Ne fakt, burimet e ujit, perrenjte, brigjet e tyre, guret, rera e dherat rreth tyre

tradicionalisht jane zoteruar dhe perdorur nga banoret vendore.Propozim: Burimet e ujit, perrenjte, brigjet e tyre, guret, rera e dherat rreth tyre qe jane me

karakter e rendesi vendore, te jene ne pronesi te komunes ose bashkise e fshatit. Familjet bujqesore te shfrytezojne keto pasuri per nevojat e veta pa pagese.

Ndersa per te gjitha prodhimet e permendura me lart per shitje, te paguajne nje perqindje mbi cmimin e shitjes.

Neni 14 Përdorimi me leje i ujit

1. Veprimtaritë e mëposhtme do të kryhen brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, mbi bazën e një leje administrative të lëshuar nga autoritetet e ujit.a) Përdorimi i ujit, kur ky realizohet me instalime të përhershme.b) Ujitja.c) Blegtoria.ç) Akuakultura.d) Përdorime industriale të ujit, duke përfshirë minierat.dh) Shfrytëzimi i ujërave nëntokësorë për qëllime të ndryshme, duke përfshirë edhe ato shtëpiake.e) Mbjellja e pemëve ose e bimëve në brigjet e lumenjve e përrenjve, kur ato përbëjnë një pengesë për rrjedhjen natyrore të ujit.ë) Nxjerrja e inerteve nga shtretërit dhe brigjet e lumenjve, përrenjve dhe rezervuareve, qofshin me ose pa ujë.

Propozim: Me synim decentralizimin e kompetencave per qeverisjen e pasurive natyrore me karaker e rendesi vendore, per te qene me afer perdoruesit, propozohet qe lejet administrative per veprimtari te tilla si ujitja duke perdorur ujrat e burimeve dhe perrenjve me rendesi vendore, mbjellja e pemëve ose e bimëve në brigjet e lumenjve e përrenjve kur ato nuk përbëjnë një pengesë për rrjedhjen natyrore të

64

ujit dhe nxjerrja e inerteve nga shtretërit dhe brigjet e lumenjve, përrenjve dhe rezervuareve me karakter e rendesi vendore, per nevojat e perdoruesve dhe shoqatave te tyre te leshohen nga NJQV.

Neni 37 Dispozita të përgjithshmeKëshilli Kombëtar i Ujit, në bashkëpunim me organet përkatëse, harton projektet dhe programet, duke përfshirë planet e ujitjes dhe praktikat e kultivimit të bimëve, kullimin, mbrojtjen e brigjeve të lumenjve dhe ripy1lëzimet për mënjanimin e efekteve të dëmshme të ujit.

Propozim: Projektet dhe programet e tilla, kur kryhen ne brigjet e perrenjve me karakter vendor brenda tokave pyjore e kullosore komunale, te hartohen dhe zbatohen nen pergjegjesine e njesise se qeverisjes vendore.

Me tej, ne ligj vazhdojne disa nene me shkeljet dhe gjobat perkatese.

Propozim: Per ujerat me rendesi vendore ne pronesi te NJQV ose fshatit dhe ne perdorim te banoreve, kompetencat t’i kete kjo njesi.

Neni 73 - Në ligjin minerar shqiptar nr. 7796, datë 17. 2. 1994, neni 3 dhe neni 75, hiqen fjalët “rërën, zhavorrin” dhe në grupin e katërt të tabelës “A” të grupit të mineraleve hiqen fjalët “rërat, zhavorret dhe zhuret”.

Propozim: shih propozimin per Ligjin minerar Nr. 7796, datë 17.2.1994

30) Ligj Nr. 7796, datë 17.2.1994 Minerar i Shqipërisë

Neni 3 - Në këtë ligj, në se nuk thuhet ndryshe në kontekst :“mineral” nenkupton: çdo substancë në gjendje të ngurtë, të lëngët ose të gaztë, që ndodhet në trajtë natyrale mbi ose nën tokë, në ose nën ujë, në sterile dhe që është formuar prej proçeseve gjeologjike, duke përjashtuar këtu naftën, që është në gjendje të lëngët, gazin natyror, që është në gjendje të gaztë dhe ujin, por duke përfshirë rërën, gurët, shkëmbinjtë, zhavorin dhe argjilat;

Neni 10 - Kur ministri ose i autorizuari prej tij, gjykon që dhënia e të drejtave minerare në përputhje me këtë ligj mund të ndikojë seriozisht dhe të ketë kontradikta me banorët e rajonit përkatës, përpara se të japë ndonjë të drejtë të tillë duhet të konsultohet me autoritetet përkatëse lokale.

Propozim: per dhenien e te drejtes minerare duhet te meret me pare edhe pelqimi i njesise se qeverisjes vendore ne juridiksionin e te ciles kerkohet e drejta minerare, si dhe i perdoruesve ose shoqates se tyre per terrenet e dhene ne perdorim te ketyre te fundit.

Neni 75 - Ministri ka të drejtë që me një akt të veçantë t’ju japë për administrim organeve të pushtetit lokal materialet e ndërtimit të grupit të katërt (rërën, zhavorrin, dheun mbushës).

65

Shenim: Ligji nr. 8093, datë 21.3.1996 Per rezervat ujore, neni 73, percakton: ‘Në ligjin minerar shqiptar nr. 7796, datë 17. 2. 1994, neni 3 dhe neni 75, hiqen fjalët “rërën, zhavorrin” dhe në grupin e katërt të tabelës “A” të grupit të mineraleve hiqen fjalët “rërat, zhavorret dhe zhuret”.

Koment: Ligji per rezervat ujore kalon ne perqendrimin e kompetencave, gje qe eshte ne kundershtim me parimin e decentralizimit.

Propozim: Me transferimin e pyjeve dhe kullotave komunale ne pronesi te njesive te qeverisjes vendore, keto te fundit te kene automatikisht te drejte te leshojne leje per kerkimin dhe shfrytezimin e materialeve te ndërtimit të grupit të katërt (gurë, rërë, zhavor, dheu mbushës) per nevojat e banoreve te vet (te organizuar ne shoqata ose jo) me kushte lehtesuese, si dhe per persona te tjere qe kerkojne leje kerkimi e shfrytezimi per kariera te rendesise vendore, pervec karierave ekzistuese apo lejeve te dhena para ndryshimit te bere ne kete ligj (bile dhe karierat me karakter vendor te kalojne ne administrim te qeverisjes vendore).

Zoteruesit e karierave per shfrytezimin e materialeve te ndërtimit të grupit të katërt te detyrohen, vec te tjerave, te paguajne dhe nje takse tek njesia e qeverisjes vendore, ne juridiksionin e te cilit gjendet kariera.

31) Vendim i Këshillit Kombëtar te Ujit nr. 1, datë 21.6.2006 për reduktimin e shfrytëzimit të zhavoreve dhe rërave në shtretërit e lumenjve

1. Shfrytëzimi i zhavorreve dhe i rërave në shtretërit e lumenjve lejohet vetëm kur, nga institucionet e specializuara, studimore dhe projektuese, në fushat e hidraulikës, hidroteknikës, hidrologjisë, gjeologjisë, tokave, pyjeve, mjedisit etj, si dhe në monitorimin e autoriteteve të ujit, janë realizuar studimet e projektet e nevojshme për shfrytëzimin e zhavorreve e rërave dhe për rehabilitimin e zonave, që do të shfrytëzohen.

2. Shfrytëzimi i zhavorreve dhe rërave në shtretërit e lumenjve lejohet vetëm kur, sipas studimeve të kryera nga institutet e specializuara, ka depozitime të mjaftueshme, dhe vetëm në segmentet e mëposhtme ... [vazhdojne zonat].

Propozim: Per studimet e projektet e zonave ne pyjet e kullotat komunale te dhena ne perdorim familjeve bujqesore duhet te meret miratimi i njesise se qeverisjes vendore dhe perdoruesve ose SHPPKK. Kur nga shfrytezimi i zhavoreve rezulton gerryerje dhe prishje e tokes bujqesore, pyjore e kullosore, shkaktari detyrohet ta restauroje ate ne gjendjen e meparshme ose t’i paguaje pronarit/ perdoruesit te tokes (perfshire token ne pronesi/perdorim komunal) vleften e punes per restaurimin e tokes se demtuar, si dhe gjoben perkatese.

32) Ligj nr. 8906, datë 6.6.2002 për zonat e mbrojtura

Neni 13 - Shpallja dhe menaxhimi i zonave të mbrojtura1. Shpallja e një zone të mbrojtur dhe e zonës së saj buferike bëhen me vendim të Këshillit

të Ministrave, me propozimin e Ministrit të Mjedisit, pas marrjes së mendimit nga organet e qeverisjes vendore, nga institucionet e specializuara, nga organizatat jofitimprurëse dhe nga pronarët privatë, kur në zonën e mbrojtur do të përfshihen edhe pronat e tyre.

2. Këshilli i Ministrave miraton procedurat për propozimin dhe shpalljen e zonave të mbrojtura dhe buferike. Ato përgatiten nga Ministria e Mjedisit në mbështetje të kritereve të konventës së biodiversitetit, të udhëzimeve përkatëse të Bashkimit Europian dhe të planeve e strategjive mjedisore kombëtare.

66

3. Çdo person fizik a juridik ka të drejtë t’i kërkojë ministrisë që territori i vet privat ose pjesë e objekteve natyrore të veta, të shpallen ose të përfshihen në njërën nga kategoritë e zonave të mbrojtura.

Propozim: Njesite e qeverisjes vendore te kene kompetence te shpallin vete monumente natyre, kulturore dhe historike te karakterit e rendesise vendore.

Neni 18 Pronësia në zonat e mbrojtura

1. Zonat e mbrojtura shpallen ato territore që janë pronë publike, bashkiake, komunale dhe në raste të veçanta pronë private.

2. Për interesa të veçantë të mbrojtjes së natyrës e biodiversitetit, në përbërje të zonave të mbrojtura përfshihen edhe toka, pyje, kullota, etj., private, duke marrë, në çdo rast, pëlqimin e pronarit.

Propozim: komuniteti apo dhe shoqatat e tyre duhet te kompensohen per humbjet qe pesojne nga masat kufizuese ne zonat e mbojtura prane tyre, si dhe te perfitojne nga te ardhurat qe hyjne per keto zona.

33) Vendim i Keshillit te Ministrave nr.267, datë 24.4.2003 për procedurat e propozimit dhe shpalljen e zonave të mbrojtura dhe buferike

1. Miratimi i procedurave për propozimin dhe shpalljen e zonave të mbrojtura dhe buferike:

a) Ministria e Mjedisit përgatit planin e shpalljes së zonave të mbrojtura, ku përcaktohen zonat që synohen të shpallen të tilla, statusi, kufijtë dhe shkalla e mbrojtjes së secilës prej tyre.

b) Plani hartohet në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe të Ushqimit, Ministrinë e Rregullimit të Territorit dhe të Turizmit, me organet e qeverisjes vendore, me institutet kërkimore-shkencore përkatëse dhe me shoqatat mjedisore.

c) Çdo organ e institucion shtetëror, qendror ose vendor, person juridik ose fizik, shoqatë jofitimprurëse ose komunitet, ka të drejtë të paraqesë në Ministrinë e Mjedisit propozime për shpalljen e zonave të mbrojtura, për ndryshimin ose heqjen e statusit të çdo zone të mbrojtur, për zgjerimin ose zvogëlimin e kufijve të zonës dhe për zonimin e brendshëm të tyre.

ç) Për shpalljen e zonave të mbrojtura merret parasysh rrjeti i zonave të mbrojtura, i paraqitur në strategjinë dhe planin e veprimit për biodiversitetin.

d) Në publikimin e planit të zonave të mbrojtura jepet edhe afati njëmujor, brenda të cilit mund të bëhen vërejtje e sugjerime, të cilat paraqiten në Ministrinë e Mjedisit.

dh) Me kalimin e këtij afati dhe, nëse nuk ka pasur vërejtje e kundërshtime, plani quhet i vlefshëm dhe në bazë të tij, Ministria e Mjedisit fillon procedurat për përgatitjen dhe paraqitjen e projektvendimit për shpalljen e zonave të mbrojtura.

2. Për shpalljen e një zone të mbrojtur përcaktohen, paraprakisht, statusi i saj, kufijtë dhe zonimi i brendshëm, zona buferike rreth saj, administrata e ruajtjes së zonës dhe varësia e saj, mundësitë e përpunimit e të shfrytëzimit të zonës, të ardhurat që mund të krijohen dhe përdorimi i tyre në dobi të zonës, në bazë të studimeve rajonale.

Propozim: kur zonat mbrojtese qe propozohen ndodhen ne tokat pyjore e kullosore komunale, duhet te meret pelqimi i komunes ose bashkise dhe i perdoruesve e shoqatave te tyre.

34) Plani Kombëtar për Përafrimin e Legjislacionit me atë të Bashkimit Europian dhe Zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit 2005

Masa afatmesme 2007-2008

67

Objektivat: Menaxhimi i qendrueshem dhe pasurimi i burimeve natyrore ekzistuese ne sektoret e bujqesise, pyjeve dhe fusha te tjera te lidhura me to.Menaxhimi i qendrueshem te tokes bujqesore si nje nga resurset kombetare me ndikim te drejtperdrejte ne shtimin e prodhimit bujqesor e blektoral do te realizohet nepermjet realizimit te disa nen-objektivave:- kosolidimi i strukturave shteterore dhe krijimi i sistemit te administrimit te tokes- krijimi i strukturave dhe hartimi i politikave per mbrojtjen e tokes- inventarizimi, regjistrimi dhe tranferimi i pronave te paluajtshme te shtetit.

Kuadri ligjor - PyjetAkte nenligjore ne zbatim te ligjit per pyjet jane:VKM Nr. 247, dt. 23. 4.2004 “Per miratimin e Strategjise kombetare te zhvillimit dhe te reformes institucionale ne Sektorin e Pyjeve dhe Kullotave ne Republiken e Shqiperise”. Kjo strategji synon sigurimin e menaxhimit dhe zhvillimit te qendrueshem e shumefunk-sional te burimeve pyjore dhe kullosore ne perputhje me politikat qeveritare te synuara ne kete sektor; percakton linjat kryesore te sektorit te pyjeve ne 25 vitet e ardhshem dhe perben nje programe per kete sektor si dhe nje pakete veprimesh qe do te zbatohen per 10 vitet e ardhshme ne bashkepunim me partneret.

VKM Nr. 290, dt.30.4. 2004 “Per miratimin e Strategjise Kombetare te Menaxhimit te Zjarreve ne Pyje dhe Kullota”. Nepermjet kesaj Strategjie synohet nje mbrojtje me e mire e zonave pyjore duke shmangur ne maksimum ngjarjet shkaterruese ( katastrofat e shkaktuara nga renia e zjarrit) duke pa-rashikuar marrjen e masave per permiresimin e mundesive dhe eficences se Sherbimit Pyjor dhe Agjencive te tjera qeveritare ne parandalimin dhe kontrollin e zjarreve ne pyje.Kuadri ligjor “Per mbrojtjen e pyjeve kunder zjarrit” eshte rregulluar nga nje rregullore te re ne vitin 2004 dhe konsiston ne Rregullat e Parandalimit e Renies se Zjarrit ne Pyje.

Projekti i Menaxhimit te Burimeve Natyrore dhe Mjedisore ($10 m, caktuar per periudhen 2005-10). Nga ky projekt, qe do te financohet me Huan e Bankes Boterore, te plotesuar nga fondet japoneze PHRD per assitence teknike, do te mbeshtetet:Rehabilitimi i Burimeve Natyrore te Degraduara: duke perfshire rigjenerimin e tokes pyjore dhe rehabilitimin e kullotave. Kjo perfshin masat ne :(i) Pylltari per nje pyllezim me drure dhe peme shume perdorimshe; korije shkurresh dhe toke zabeli; gardhe dhe mbrojtja nga kulljet mbi bimesine e degraduar te pyjeve; pastrimi dhe rrallisja nga te mbjellat pas fazes se pare te rehabilitimin; burime uji dhe ndertimi i infrastrastruktures dhe rehabilitimi ne kullota; permiresimi i bimesise ne kullota nepermjet pleherimit dhe mbjelljes dhe masave per kontrollin e erozionit; dhe (ii) Rehabilitimi i tokes marginale bujqesore, duke perfshire rritjen e ndergjegjesimit te fermereve per efektin demtues te rritjes se rendimenteve ne toka te varfera e te pjerreta. “Tokat e refuzuara” te ekspozuara mjaft ndaj erozionit, perkrahja e adaptimit te me shume teknikave te pershtatshme per nje toke te tille, zevendesimi i kulturave dritherash vjetore me kultura foragjere shumevjecare per te mbeshtetur prodhimin blegtoral, pemet frutore dhe shkurret me potencial tregtimi; dhe rehabilitimi i brigjeve te lumenjve qe do te kete nevoje per ndalimin e erozionit te brigjeve, qe sjell permbytje dhe shkaterrim te tokes bujqesore prane tyre;

Rritja e te ardhurave rurale: Duke perfshire mbeshtetjen per zhvillimin dhe tregtimin e produkteve jo-fermere dhe sherbimeve si sherbimet turistike, artizanatit, bimeve medicinale dhe aromatike dhe bimeve farmaceutike, kepurdhat dhe erezat; mundesite afat shkurtra te punesimit ne administrimin shteteror te pyjeve; dhe lehtesimin e aksesit te komunitetit objektiv ne skemat ekzistuese te mikro-kredive ne Shqiperi.

Forcimi i Struktures Institucionale dhe Politike: Duke perfshire

68

- harmonizimin e ligjeve per decentralizimin dhe menaxhimin e integruar te pellgjeve ujembledhes;

- plotesimi i ristrukturimit te DPPK dhe procesit te decentralizimit; - menaxhimin e pyjeve dhe kullotave (sherbimin e inspetimit te pyjeve dhe kullotave,sherbimin

keshillimor te pyjeve dhe kullotave.

Prioritetet afatmesme 2007-2008- Aktet- nenligjore ne zbatim te ligjit “Per Pyjet dhe Sherbimin Pyjor Shqiptar”;- Pergatitja e akteve nen-ligjore per decentralizimin e pronesise publike fond pyjor kullosor

qe kerkon nje bashkepunim me te mire institucional sidomos me Ministrine e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit.

Nderkohe qe gjate periudhes 2005 -2008 do te vazhdojne te merren nje sere masash ne zbatim te Strategjise se Zhvillimit te Sektorit te Pyjeve dhe Kullotave dhe Reformes Institucionale si dhe Strategjise se Menaxhimit te Zjarreve ne Shqiperi, masa nder te cilat permendim: - Zbatimi i planit te veprimit te Strategjise Kombetare per menaxhimin e zjarreve ne pyje;- Pergatitja dhe zbatimi i planit te veprimit te strategjise kombetare te Pyjeve dhe Kullotave;- Pergatitja e kuadrit te nevojshem ligjor per organizimin e njesise kombetare te

mbareshtrimit dhe projektimeve pyjore, - Krijimi i sherbimit keshillimor ne sektorin e pyjeve si dhe nje sere trajnimesh , seminaresh

dhe vizitash studimore.

Prioritetet afagjata 2009-2014- Plotesimi i bazes se informacionit te tokes ne te gjtha komunat dhe bashkite parashikohet

te perfundoje ne vitin 2009;- Perfundimi i projektit “mbi politikat e perdorimit te tokes”, i cili ka si qellim plotesimin e

informacionit te tokes ne te gjtha komunat dhe bashkite; - Parashikohen disa masa kombetare si Zbatimi I Planit te veprimit te strategjise kombetare

te Pyjeve dhe Kullotave qe eshte vazhdimesi e masave te marra gjate periudhes 2005 -2008 dhe sipas percaktimeve te dokumentit te Strategjise Kombetare te Zhvillimit te Pyjeve dhe Kullotave.

Pervec zbatimit te planit te veprimit te Strategjise del si nevojshmeri edhe:- Hartimi dhe Zbatimi i programit kombetar per menaxhimin e qendrueshem te sektorit te

pyjeve dhe kullotave.- Krijimi i sherbimit keshillimor ne sektorin e pyjeve - Projekti i BB “Zhvillimi i burimeve natyrore”- Pergatitja e kuadrit te nevojshem ligjor per organizimin e njesise kombetare te

mbareshtrimit dhe projektimeve pyjore

Koment: Ne te gjitha aspektet e mesiperme jane pjese dhe perfshihen aktivitetet ne pyjet e kullotat komunale, e per rrjedhoje, dhe shoqatat e perdoruesve te pyjeve e kullotave komunale. Permendet pergatitja e kuadrit te nevojshem ligjor per organizimin e njesise kombetare te mbareshtrimit dhe projektimeve pyjore. Kjo, me sa duket, nuk eshte mbajtur parasysh kur Instituti i Kerkimeve Pyjore me pervoje disa dekada u bashkua ne Agjencine e Mjedisit dhe Pyjeve vetem pak kohe me pare;

Propozim: Gjate rishikimit qe u behet here pas here akteve ligjore ne kuadrin e Planit Kombëtar për Përafrimin e Legjislacionit me atë të Bashkimit Europian dhe Zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit 2005, eshte e nevojshme qe te zhvillohen konsultime te gjera me specialistet dhe grupet e interesuara, si dhe te meret mendimi i njesive te qeverisjes vendore dhe SHPPKK per ndryshimet qe kerkohen, e sidomos per perparesite e veprimtarive te caktuara, per te patur efektivitet me te madh dhe fitim kohe.

69

35) Plani i veprimeve per zbatimin e strategjise se transferimit dhe menaxhimit te qendrueshem te pyjeve dhe kullotave ne perdorim/pronesi te komunave

Me nje shkrese te dates 29.10.2007, drejtuar Menaxherit Vendor te Zyres se BB ne Tirane, Kryeministri i shqiperise, nder te tjera e konsideron Projektin per Zhvillimin e Burimeve Natyrore si pjese thelbesore per realizimin e reformave ne fushen e decentralizimit dhe zhvillimit te zonave rurale, permend masat per shpejtimin e procesit te transferimit te te drejtave te perdorimit ose pronesise te pyjeve e kullotave tek komunat dhe shpreh mbeshtetjen e qeverise dhe te strukturave perkatese. Shkreses i bashkengjitet plani i veprimeve i miratuar nga ministri i MPAU.Miratimi i Planit te Veprimit per zbatimin e strategjise per transferimin dhe mbareshtrimin e qendrueshem te pyjeve dhe kullotave ne perdorim ose pronesi te komunave eshte bere nga Ministri i MPAU me nje urdher te dates 29 tetor 2007. Ky plan veprimi hartohet ne mbeshtetje te strategjise se Qeverise Shqiptare dhe te porosive te Kryeministrit per pershpejtimin e ritmeve te transferimit te pyjeve dhe kullotave ne Njesite e Qeverisjes Vendore(NJQV). Plani i veprimit synon gjithashtu plotesimin e sugjerimeve te Bankes Boterore per kete problem. Objektivat kryesore per transferimin e pyjeve dhe kullotave prane NJQV jane si me poshte:

Te zgjerohet dhe pershpejtohet programi qeveritar per dhenien ne perdorim/pronesi te pyjeve dhe kullotave komunave me qellim qe te arrihen synimet per transferimin e pyjeve dhe kullotave brenda 6 mujorit te pare te vitit 2008 ne te gjitha komunat e vendit;

Ne zbatim te ligjeve te pyjeve, kullotave, gjuetise e bimeve mjekesore te pergatiten aktet nenligjore per shfrytezimin nga komunat te pyjeve e kullotave komunale;

Te sistematizohet, forcohet dhe thjeshtohet procesi i kalimit te pyjeve dhe kullotave nga shteti te komunat;

Te riskicohet Sherbimi Keshillimor ne vartesi te Ministrise se Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave per te riorientuar rolin e pylltareve ne mbareshtimin dhe mbrojtjen e pyjeve

Te nxiten NJQV ne ngritjen e strukturave vendore (zyrat e administrimit te tokes) si dhe te personelit per administrimin e pyjeve dhe kullotave komunale.

MMPAU dhe Drejtorite e Sherbimit Pyjor (DSHP) ne rrethe, ne bashkepunim me Agjencine e Mjedisit dhe Pyjeve, dhe Projektin per Zhvillimin e Burimeve Natyrore, sipas afateve te percaktuara ne planin bashkengjitur, do te punojne ngushtesisht me administratat e komunave dhe shoqatat e perdoruesve te pyjeve e kullotave komunale per te percaktuar saktesisht ngastrat pyjore dhe kullosore qe transferohen tek NJQV.

Nje grup i perbashket i administrates se MMPAU dhe agjencise kombetare per Transferimin e pronave te paluajtshme do te koordinoje grafikun per zbatimin e programit te parashikuar ne planin e veprimeve te permendur me lart.

Nje grup pune i MMPAU dhe i Agjencise Kombetare per Transferimin e Pasurive te Paluajteshme (AKTPP) do te koordinoje realizimin e programit te parashikuar ne kete plan veprimesh.Sherbimi pyjor i Shqiperise do te kryeje tashme rolin e sherbimit keshillimor ne funksion te keshillimit te NJQV per nje transferim te pyjeve dhe kullotave ne menyre me te shpejte dhe me te koordinuar. Per te nxitur dhe mireorganizuar kete sherbim keshillimor, do te ngrihet nje Grup Pune i kryesuar nga Zevendesministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave. Grupi i punes do te hartoje rekomandimet dhe programin e punes per kete qellim.

70

Komente: Kjo shprehje e vullnetit politik nga ana e qeverise per shpejtimin e procesit te kalimit te pyjeve e kullotave komunale eshte nje mbeshtetje teper e rendesishme per sektorin per shpejtimin e krejt reformes. Dhe ky moment duhet shfrytezuar e mbeshtetur me masa te gjithaneshme, nder te tjera, per te kaperxyer dy momente te veshtira:

(i) Afatin mjaft te shkurter per plotesimin detyres; dhe (ii) Faktin qe kjo detyre vjen nga lart poshte e, per rrjedhoje, duhet punuar shume per krijimin e

bindjeve tek njesite e qeverisjes vendore, tek sherbimi pyjor dhe perdoruesit per rendesine e procesit dhe angazhimin e plote te tyre.

Por, verehen edhe mangesi, te cilat mund te cenojne afatin e caktuar apo cilesine e procesit: (i) para se te nxirej urdheri, duhej bere nje analize e hollesishme e ecurise se procesit te kalimit,

shoqeruar me diskutime me pjesemarrje te gjere te te gjithe aktoreve dhe shoqatave te perdoruesve, ku te evidentoheshin pervojat dhe mangesite, si dhe te percaktoheshin masat konkrete e te hollesishme per realizimin e ketij procesi;

(ii) realizimi i ketij procesi kerkon nje fature financiare jo te vogel, por qe nuk i eshte bashkelidhur ketij urdheri.

Nga pervoja ime personale ne punen per procesin e kalimit te pyjeve e kullotave ne perdorim komunal ne gati 30 komuna te vendit, verej se ne teresine e veprimeve qe jane parashikuar ne Planin e Veprimeve, percaktimi i kufijve te fondit pyjor e kullosor qe perfshihen brenda kufijve te fshatrave eshte procesi me i veshtire e me i komplikuar, qe kerkon:

- Pergatitje paraprake mjaft intensive e te kujdeseshme nga sherbimi pyjor dhe NJQV ne qender e ne baze dhe programim te sakte te detyrave te cdo pjesemarresi ne proces, ne nivel fshati, komune e qarku;

- Krijimin dhe funksionimin e komisioneve nga cdo fshat e komune, si dhe te perfaqesuesve te NJQV e te sherbimit pyjor, duke organizuar mire dhe zgjidhjen e konflikteve eventuale midis fshatrave e komunave per kufijte, pergjithesisht te trasheguara nga e kaluara;

- Kualifikimin e komisioneve dhe grupeve te punes;- Harta per cdo fshat dhe komune, instrumente GPS per saktesimin e koordinatave te kufijve

ne terren, logjistike, si dhe mjete te tjera pune;- Fonde te konsiderueshme per te perballuar koston e punimeve ne terren e ne zyre;- Ndjekjen dhe kontrollin e punes ne cdo hap, per te evituar lenien jashte te siperfaqeve apo

mbivendosjen e tyre midis fshatrave e komunave; - Duhet patur parasysh se ne mjaft zona malore nuk mund te punohet gjate muajve te dimrit per

shkak te kushteve te veshtira te motit e te terrenit.● Ne planin e veprimeve parashikohet vetem transferimi nga qeveria qendrore tek ajo vendore. - Procesi duhet te vazhdoje me tej me ndarjen e pyjeve dhe kullotave sipas perdoruesve,

hartimin e planit te mbareshtrimit, kalimin nga komuna tek perdouresit (fshat, familje) dhe regjistrimin ne ZRPP, gje qe mbetet per nje faze te metejshme.

5.2.2 Aktet ligjore per te drejtat dhe pergjegjesite per mbareshtrimin, shfrytezimin dhe ruajtjen e pasurive pyjore e kullosore

1) Ligj nr.9385, datë 4.5.2005 për pyjet dhe shërbimin pyjor [ndryshuar me ligjin nr.9791, datë 23.7.2007]

71

Neni 2, pika 17. "Plan mbarështimi" është një dokument bazë për mbarështimin e pyjeve, i hartuar sipas njësive të ekonomisë pyjore, me punime terreni e zyre, për njohjen dhe marrjen e të dhënave për tokën, klimën, faunën, biodiversitetin, grumbullin pyjor etj., si dhe masat që parashikohen për administrimin dhe qeverisjen e qëndrueshme të fondit pyjor, organizimin e prodhimit dhe planifikimin e punimeve të ndërthurura, të nevojshme silvikulturore.

Propozim: Plani i mbareshtrimit per pyjet komunale duhet te hartohet jo per ekonomi pyjore, por per siperfaqet pyjore te dhena ne pronesi te komunes/fshatit.

Neni 3, pika 2. Për hartimin e politikave dhe të strategjive të zhvillimit të sektorit të pyjeve dhe të kullotave në Republikën e Shqipërisë ngrihet Këshilli i Politikave të Zhvillimit të Sektorit të Pyjeve dhe Kullotave, i cili funksionon si organ ndërministror.

Përbërja, funksionet, përgjegjësitë, të drejtat dhe organizimi i brendshëm i këtij këshilli caktohen me urdhër të Kryeministrit.

Koment: Ne perberje te Keshillit nuk ka asnje perfaqesues te shoqatave te perdoruesve te pyjeve e kullotave komunale (SHPPKK).

Propozim: Ne perberje te Keshillit duhet te kete edhe perfaqesues te SHPPKK.

Neni 4 – 4. Shërbimi Pyjor Shqiptar harton dhe përpunon programin e zhvillimit të sektorit të pyjeve dhe kullotave, i cili miratohet nga Ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit.

Propozim: Per pyjet e kullotat komunale programet e zhvillimit duhet te hartohen nga NJQV-te dhe SHPPKK me asistencen e sherbimit pyjor. Miratimi duhet bere nga Ministri i Brendshem.

Neni 5 – pika 5. Planet e mbarështimit të pyjeve komunale dhe private hartohen nga subjekte të licencuara dhe miratohen, sipas rastit, nga këshilli i komunës/bashkisë, në bashkëpunim me drejtorinë përkatëse të shërbimit pyjor. 6. Mënyra e hartimit të planeve të mbarështimit të pyjeve, e cila zbatohet për të gjitha format e pronësisë së pyllit, caktohet me udhëzim të ministrit.”.Koment: Hartimi i planeve te mbareshtrimit pa ose me pjesemarrje te kufizuar te

perdoruesve apo te pylltarit komunal, sikurse ka ndodhur deri me sot, i ben perdoruesit te mos ndjehen familjare dhe te zotet e pyllit qe u jepet ne perdorim, e per rrjedhoje, jo te interesuar sa duhet per ruajtjen dhe mireqeverisjen e tij.

Propozim: Per pyjet e dhene ne perdorim te fshatit ose familjeve, plani i mbareshtrimit duhet te hartohet per cdo fshat, si dhe nje permbledhese per cdo komune ose bashki.Planet e mbarështrimit te pyjeve komunale/fshatit hartohen me grup pune te perbere nga specialiste pyjesh te caktuar nga komuna ose bashkia, nga SHPPKK dhe drejtoria e sherbimit pyjor te rrethit, si dhe perfaqesues te komunes, fshatit dhe perdorues. Cdo perdorues duhet te mare pjese per studimin dhe percaktimin e masave per pyllin qe mer ne perdorim.Plani i mbarështimit të pyjeve komunale/fshatit, para se t’i percillet keshillit per miratim, shqyrtohet nga nje grup pune i perbere nga perfaqesues te drejtorise se sherbimit pyjor, perfaqesues te bashkise ose komunes dhe te shoqates ose perdorues. Plani miratohet nga keshilli i bashkise/ komunes ne bashkepunim me drejtorine e sherbimit pyjor perkates. Duhet te kete sanksione konkrete ne rast moszbatimi te planit te mbareshtrimit.

72

Neni 7 – pika 3. Strukturat dhe organikat e shërbimit pyjor, ato menaxhuese dhe të Policisë Pyjore miratohen me urdhër të Kryeministrit, me propozimin e ministrit .

Propozim: Njekohesisht me kalimin e siperfaqes pyjore e kullosore tek njesite e qeverisjes vendore duhet te kaloje dhe numri i specialisteve te pyjeve perkates, pagat, inventari, ngrehinat dhe pajisjet e nevojshme te punes.

NJQV-te krijojne strukturat e veta per qeverisjen e pyjeve dhe kullotave komunale ose, ne pamundesi, ua delegojne keto kompetenca NJQV-ve fqinje, dhe caktojne detyrat dhe te drejtat e tyre.

Pylltaret komunale (sikurse dhe ata te sherbimit pyjor, perfshire drejtoret e DSHP-ve) duhet te jene detyrimisht me aresim profesional pyjor, sipas rastit, te larte ose te mesem.

Neni 12 Funksioni dhe detyrat e Policisë Pyjore Propozim: Si strukture mbikqyrese policia pyjore duhet te jete e pavarur dhe e organizuar

jashte maredhenieve me strukturat e pronesise e te mbareshtrimit

Neni 20 - Ruajtja e fondit pyjor kombëtar10. Në zonat pyjore, të caktuara për çlodhje, argëtim, turizëm dhe për pritjen e publikut,

organet e shërbimit pyjor caktojnë vendqëndrimet dhe rrugët e lëvizjes, si dhe vendet ku mund të lejohet ndezja e zjarreve.

Propozim: Ne zonat pyjore komunale ato caktohen nga komuna ose bashkia.

Neni 21 - Rehabilitimi dhe përdorimi i fondit pyjor kombëtar4. Rehabilitimi i ekosistemeve pyjore, kullosore, i tokave pyjore të degraduara e të braktisura,

i peizazhit pyjor, i habitateve të florës e faunës së egër, kryhet nën drejtimin e strukturave të organeve të shërbimit pyjor.

Propozim: per pyjet e kullotat komunale dhe tokat e braktisura rehabilitimi behet nen drejtimin e komunes ose bashkise.

9. Krasitja për gjethe, kullotja e bagëtisë dhe kositja apo grumbullimi i barit në fondin pyjor publik bëhen me leje të organeve të shërbimit pyjor, ndërsa për pyjet në përdorim të njësive të qeverisjes vendore nga administrata e saj, kundrejt pagesës përkatëse.

Propozim: “ne perdorim”, te behet “ne pronesi”

11. Gërmimet në fondin pyjor, publik e privat, dhe në rrjetin e përrenjve për të nxjerrë humus, gurë, rërë, zhavorr, plisa bari ose të tjera si këto, vendosja e kaminave të qymyrit të drurit dhe e eshkës së kovaçit, të furrave të gëlqeres apo hapja e guroreve bëhen me leje të organeve të shërbimit pyjor dhe të institucioneve të tjera, të ngarkuara me ligj të veçantë, në kohën dhe vendin e caktuar, kundrejt pagesës.

Propozim: per pyjet e kullotat komunale aktivitetet e mesiperme behen me leje te komunes ose bashkise.

14. Lejimi i ndërtimeve të thjeshta, jo me karakter tregtar, i ngrehinave, i gardhimeve dhe kufizimi i lëvizjeve të vizitorëve, brenda territoreve të rrethuara të pjesëve të fondit pyjor publik dhe të atyre të deklaruara me funksion mbrojtës e të veçantë, kryhet në përputhje me rregullat e përcaktuara nga Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Pyjor.

73

Propozim: per pyjet e kullotat komunale kryhet në përputhje me rregullat e caktuara nga komuna ose bashkia.

15. Vendosja në fondin pyjor publik e kampingjeve, e çadrave dhe e strehimeve të lëvizshme (rulotat) ose e objekteve të tjera të kësaj natyre bëhet në vendet e caktuara nga organet e shërbimit pyjor.

Propozim: per pyjet e kullotat komunale bëhet në vendet e caktuara nga komuna ose bashkia

20. Kryerja e manovrave ushtarake në fondin pyjor publik bëhet pas vlerësimit të ndikimit në mjedis të këtyre manovrave, me leje të organeve të shërbimit pyjor dhe të agjencive rajonale të mjedisit, në të cilën përcaktohen kushtet për zvogëlimin e efekteve të dëmshme në mjedisin pyjor.

Propozim: ne pyjet e kullotat komunale behet me leje te komunes ose bashkise.

Neni 22 - Administrimi dhe zhvillimi i fondit pyjor kombëtar

7. Krijimi i pyjeve të reja, ngritja e zonave të reja apo zgjerimi i zonave ekzistuese pyjore kryhen në mbështetje të projekteve dhe me leje të organeve të shërbimit pyjor.

Propozim: ne pyjet e kullotat komunale kryhen me leje te komunes ose bashkise.

Neni 23 - Administrimi dhe zhvillimi i fondit pyjor në pronësi të njësive të qeverisjes vendore

1. Administrimi dhe zhvillimi i pyjeve vendore apo i pjesëve të tyre, bëhen nga njesite e qeverisjes vendore, sipas planeve të mbarështrimit dhe të dispozitave të këtij ligji.

2. Për një administrim të qëndrueshëm e shumëfunksional të fondit pyjor vendor, për rregullimin e përdorimit e të shfrytëzimit të pyjeve, të kullotave dhe të burimeve të tjera pyjore e jopyjore, për mbrojtjen nga zjarri, dëmtuesit etj., brenda territorit administrativ të njësive të qeverisjes vendore, krijohen njësitë tekniko-administrative, në varësi të drejtpërdrejtë të organeve të qeverisjes vendore. Strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Pyjor ndihmojnë, kontrollojnë, këshillojnë dhe sigurojnë mbështetjen teknike për këto njësi dhe për shoqatat e përdoruesve të pyjeve.

3. Organet e qeverisjes vendore kanë për detyrë të marrin masa dhe të planifikojnë fonde për investimet në pyjet, në territorin që ata mbulojnë, për përmirësimin dhe planifikimin e mbledhjes e të promovimit të pajisjeve të reja të përpunimit dhe të tregtimit të prodhimeve pyjore, si dhe për krijimin e sektorit të agropylltarisë.

4. Shteti mbështet nismat individuale a kolektive të njësive të qeverisjes vendore për shtimin e sipërfaqes së pyjeve, për ripyllëzimin e tokave të braktisura, të zhveshura, të shpyllëzuara dhe të gërryera, në pronësi të tyre, nëpërmjet sistemit të kredive me kushte lehtësuese.

5. Njësia e qeverisjes vendore, çdo vit, nga të ardhurat e realizuara planifikon fonde për ruajtjen, mirëmbajtjen, kryerjen e punimeve silvikulturore dhe përgjigjet për trajtimin shkencor të tyre.

6. Vjelja e materialit drusor dhe e prodhimeve të tjera nga pyjet vendore bëhet në përputhje me këtë ligj.

7. Kriteret e transferimit dhe përdorimit të pyjeve nga njësitë e qeverisjes vendore përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Koment : Ky nen me 7 pika per fondin pyjor në pronësi të njësive të qeverisjes vendore, neni 27/7 per shoqatat e perdoruesve te pyjeve dhe disa aspekte te shperndara neper ligj, jane shume pak per te perfshire teresine e problemeve qe mbart kalimi ne pronesi te ketyre njesive i ndoshta me shume se gjysmes se siperfaqes se fondit pyjor (sikurse shihet dhe nga komentet dhe propozimet e bera per nene te ndryshme te ketij ligji) dhe shumices se siperfaqes te fondit kullosor.

74

Propozim : Do te duhej nje kre i vecante e i plote ku te trajtoheshin dhe detyrimet qe ka qeveria qendrore ndaj njesive te qeverisjes vendore lidhur me pyjet komunale, vecanerisht ndaj perdoruesve familje bujqesore, marredheniet midis njesise se qeverisjes vendore dhe perdoruesve e shoqatave te tyre, si dhe me privatet; mjetet nxitese e perfitimet direkte qe do te kene njesite e qeverisjes vendore dhe perdoruesit e shoqatat e tyre nga mireqeverisja e pasurive natyrore; kushtet lehtesusese per perdorimin e pyjeve shteterore nga perdoruesit dhe shoqatat e tyre kur nuk mjaftojne pyjet ne perdorim per nevojat e veta apo per zbutjen e varferise; detyrat e njesise se qeverisjes vendore per pjesemarrje aktive gjate gjithë procesit te kalimit të pyjeve dhe hartimit te planit të mbarështrimit në bazë fshati e komune, per miratimin e perdoruesve dhe lidhjen e kontratave te përdorimit me ta brenda afateve te caktuara, lidhjen e marrëveshjes me Shoqatën e Përdoruesve të Pyjeve Komunalë për zbatimin e planit të mbarështrimit; te trajtohej orientimi drejt privatizimit te pyjeve e kullotave komunale, kriteret per kalimin nga perdorimi ne pronesi te perdoruesve kur ata e ruajne dhe e mbareshtrojne si duhet (per te cilen ka tradita gjithandej ne vendin tone).

Periudha fillestare e kontrates midis komunes ose bashkise me perdoruesit familje bujqesore te pyjeve dhe tokave pyjore (perfshire kullotat) duhet te jete 10 vjet, dhe pas kesaj, kontrata te zgjatet per 50 vjet, me synim privatizimin, dhenien ne pronesi kur ato mbareshtrohen si duhet ne vazhdimesi.

Neni 26 - Trajtimi dhe shfrytëzimi i fondit pyjor kombëtar

2. Personat fizikë dhe juridikë mund ta trajtojne dhe shfrytezojne fondin pyjor kombëtar vetëm me lejen përkatëse, të lëshuar në përputhje me dispozitat e këtij ligji. Kushtet dhe kriteret për dhënien e lejes për trajtimin dhe shfrytëzimin e fondit pyjor kombëtar përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Të drejtat, që sigurohen nga leja e trajtimit dhe shfrytëzimit të fondit pyjor kombëtar, nuk mund t’u transferohen apo t’u jepen të tretëve.

Subjektet, që pajisen me leje, mund të ndërtojnë ose të vendosin instalime të përkohshme, sipas skemave teknologjike, të miratuara nga drejtoria përkatëse e shërbimit pyjor.

Propozim: per pyjet komunale leja jepet nga komuna ose bashkia.

3. Materiali drusor, që shfrytëzohet çdo vit nga fondi pyjor kombëtar, caktohet brenda mundësive vjetore të trajtimit dhe shfrytëzimit të pyjeve, të përcaktuara në planet e mbarështimit, ndërsa në pyjet, me funksion mbrojtës e të veçantë, lejohet vetëm në rastet kur kryhen punimet e përkujdesjes dhe të prerjeve sanitare.”

4. Shfrytëzimi i ngastrave dhe i nënngastrave lejohet vetëm kur kërkohet teknikisht, në rastet e prerjeve farore, dritësuese, përfundimtare apo prerjet në pyjet e dëmtuara nga katastrofat natyrore apo zjarret (*), nën kontrollin e organeve të shërbimit pyjor (**).

Propozim: (*) edhe per pyjet komunale radha e perparesive te jete: pyjet e demtuar nga zjarret, ata te demtuar nga katastrofat natyrore, dhe per pyjet e larte (farore) radha eshte per pyjet per prerje perfundimtare, ata te fazes dritesuese dhe pastaj prerjet farore.

(**) Per pyjet komunale : nen kontrollin e njesise tekniko-administrative te komunes ose bashkise.

6. Vjelja e prodhimeve pyjore organizohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Pyjor dhe njësitë e qeverisjes vendore. Ajo kryhet nga subjekte private të specializuara, të cilat paguhen për punën e kryer, ndërsa për shitjen e tyre organizohet ankand në anë të rrugës.

75

Propozim: per pyjet komunale vjelja e prodhimeve pyjore organizohet nga komuna ose bashkia, perdoruesit dhe shoqatat e tyre

9. Drejtoritë rajonale të shërbimit pyjor çdo vit hartojnë dhe dërgojnë për miratim në Ministrine e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave planin e shfrytëzimit të pyjeve dhe të prodhimeve të dyta pyjore e jopyjore. Drejtoria e Përgjithshme kontrollon zbatimin e këtij plani.

Propozim: per pyjet komunale, komuna ose bashkia çdo vit harton planin e shfrytëzimit të pyjeve dhe të prodhimeve të dyta pyjore e jopyjore dhe e dërgon për miratim në Ministrine e Brendeshme, dhe per njoftim drejtorise se sherbimit pyjor ne rreth dhe MMPAU.

11. Prerja e drurëve pyjorë në fondin pyjor kombëtar bëhet pas shënimit të tyre me damkë të veçantë nga organet e shërbimit pyjor. Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Pyjor, me udhëzim të veçantë, përcakton mënyrën e përdorimit, madhësinë dhe formën e çekiç-damkës.

Propozim: per pyjet komunale, shenimi i drureve behet nga pylltari komunal.

14. Grumbullimi i prodhimeve të dyta pyjore, si rrënjë shqope, mareje, bushi etj., i thuprave të shelgut, frashërit, vërrit etj., i rrëshirës së pishës, i halave e gjetheve, i rrënjëve e lëvores, i luleve, frutave pyjore e sythave, i bimëve mjekësore, eterovajore e tanifere, i kërpudhave dhe i nënprodhimeve të tjera pyjore e jopyjore, u lejohet personave juridikë e fizikë, të pajisur me lejen përkatëse, të lëshuar nga organet e shërbimit pyjor dhe në mbështetje të kritereve dhe të kontingjenteve të caktuara nga DPPK.

Propozim: per pyjet komunale, leja leshohet nga komuna ose bashkia

Neni 27/1- Monitorimi i pyjeve, që përfshin monitorimin e treguesve cilësorë dhe sasiorë të tyre, të biodiversitetit në pyje, të dukurive natyrore dhe të ndotjes e të dëmtimit të tyre, është proces i përhershëm dhe i detyrueshëm.

Neni 27/3 - Sistemi i të dhënave1. Për të siguruar grumbullimin, përpunimin dhe botimin e të dhënave për pyjet, Agjencia e

Mjedisit dhe Pyjeve, në bashkëpunim me strukturat menaxhuese të pyjeve, me Policinë Pyjore, me qeverisjen vendore, me Fakultetin e Shkencave Pyjore e me shoqatat e përdoruesve të pyjeve, krijon sistemin e të dhënave, të domosdoshme për monitorimin e pyjeve.

Neni 27/5 Informimi dhe botimi i të dhënave3. Publiku dhe organizatat jofitimprurëse informohen për gjendjen e pyjeve, nëpërmjet

botimit të të dhënave nga strukturat menaxhuese të pyjeve, nga Agjencia e Mjedisit dhe Pyjeve, nga organet e qeverisjes vendore, si dhe duke kërkuar të dhëna pranë këtyre organeve.

Neni 27/6 - Tërheqja në vendimmarrje 1. Gjatë procesit të vendimmarrjes për pyjet, organet shtetërore, qendrore dhe vendore,

sigurojnë pjesëmarrje dhe rol aktiv të komunitetit, të shoqatave të përdoruesve të pyjeve dhe të organizatave jofitimprurëse.

2. Ministri miraton rregullat e procedurat, që realizojnë pjesëmarrjen e publikut në vendimmarrjet e strukturave menaxhuese.

Neni 27/7 Shoqatat e përdoruesve të pyjeve1. Në procesin e zbatimit të këtij ligji, strukturat e menaxhimit të pyjeve dhe organet e

qeverisjes vendore përfshijnë edhe shoqatat e përdoruesve të pyjeve.2. Ministri përcakton rregullat dhe procedurat për përfshirjen e shoqatave, sidomos në

hartimin, miratimin dhe zbatimin e:

a) strategjive, të planeve të veprimit dhe të programeve të zhvillimit të pyjeve;b) planeve të mbarështimit e të programeve të monitorimit të pyjeve;

76

c) projektakteve ligjore për pyjet.

3. Përfaqësues të shoqatave të përdoruesve të pyjeve marrin pjesë në borde e komisione, që krijohen për administrimin dhe mbrojtjen e pyjeve, në nivel vendor dhe qendror.

Propozim: Lidhur me shoqatat dhe perdoruesit familje bujqesore, duhen percaktuar detyra per pjesemarrjen e tyre pergjate gjithe procesit te kalimit dhe hartimit te planit te mbareshtrimit, si dhe per zbatimin e tij; te kete dispozita edhe per marredheniet e tyre me komunen ose bashkine, te drejtat per shfrytezimin e pasurive natyrore vendore (pyjet, kullotat, materialet inerte, ujrat me rendesi vendore, gjuetine dhe peshkimin, etj.) dhe perfitimet direkte prej tyre, mbeshtetja dhe mjetet nxitese nga shteti, si dhe detyrimet per ruajtjen dhe mbareshtrimin e qendrueshem te pasurive natyrore. Nje forme nxitese do te ishte konkursi i pervitshem per “perdoruesin apo shoqaten e pyjeve dhe kullotave komunale me te mire te vitit”

SHPPK merr pjesë në të gjithë procesin e transferimit të pyjeve dhe në hartimin e planit të mbarështrimit, përgjigjet për qeverisjen e burimeve pyjore të komunës në përputhje me planin e mbarështrimit, zbaton punimet për shtimin e sipërfaqes pyjore.

2) Vendim i Keshillit te Ministrave Nr.396, datë 21.6.2006 Për kriteret e transferimit dhe të përdorimit të pyjeve nga njësitë e qeverisjes vendore

5. Pyjet e marra, në përdorim ose pronësi, quhen pyje komunale dhe përdoren nga njësitë e qeverisjes vendore sipas kritereve të mëposhtme:

a) Respektimi i destinacionit dhe moszvogëlimi i sipërfaqes së pyllit komunal;

b) Identifikimi i përdoruesve të pyjeve komunale në nivel përdoruesi, grup përdoruesish apo fshati dhe pajisja e tyre me kartela përdorimi;

c) Ndihma për ngritjen dhe funksionimin e shoqatave të përdoruesve të pyjeve, në përputhje me ligjet në fuqi;

ç) Hartimi, miratimi dhe zbatimi i planit të menaxhimit të pyjeve komunale, në përputhje me Strategjinë Kombëtare të Pyjeve dhe me kërkesën e parimit të zhvillimit të tyre të qëndrueshëm dhe në bashkëpunim me këto shoqata;

d) Sigurimi i pjesëmarrjes aktive të komunitetit në përdorimin, ruajtjen dhe menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve komunale;

dh) Bashkëpunimi me strukturat rajonale të MMPAU me shoqatat e pyjeve e ato mjedisore;

e) Krijimi i fondeve për investime dhe mirëmbajtje të këtyre sipërfaqeve pyjore, në bazë të të ardhurave nga tarifat e lëndës drusore, bimëve medicinale, gjuetisë, kullotjes dhe gjobat.

7. Strukturat rajonale të pyjeve në rrethe ofrojnë shërbim këshillimor për përdoruesit e pyjeve komunale.

9. Kur një NJQV nuk zbaton kriteret dhe kërkesat për përdorimin e pyllit komunal, ministri i MMPAU i propozon Këshillit të Ministrave shfuqizimin e së drejtës së përdorimit të tij.

10. Rregullat e përcaktuara në këtë vendim zbatohen edhe kur NJQV-te marrin, në përdorim ose në pronësi, kullota, pronë publike të paluajtshme shtetërore.

Koment: Persa i perket ceshtjeve te mbareshtrimit, perdorimit dhe ruajtjes se pyjeve komunale (pasi ceshtjet e pronesise dhe kalimit apo te sigurimit te te ardhurave

77

trajtohen perkatesisht ne pikat 4.2.1, 4.2.3 dhe 4.2.4), mendoj se vendimi ka disa boshlleqe qe duhen plotesuar.

Propozim: Ne vendim nevojiten disa plotesime e saktesime si me poshte: -Kriteret dhe rregullat e perdorimit te pyjeve komunale per lende e dru zjarri, per krasitje e kullotje, per vjeljen e prodhimeve jodrusore (vec per pyjet per perdorim nga komuna dhe vec per pyjet per perdorim nga fshati apo familjet) por edhe per shitjen e materialit drusor e te prodhimeve te tjera nga pasurite natyrore vendore kur rezultojne mbi nevojat e veta apo i jepen pyje e kullota nga shteti per zonat rurale ne nevoje per prodhim e shitje per rritjen e te ardhurave te tyre dhe uljen e nivelit te varferise.

- Pika 5b: duhet sqaruar se cfare jane kartelat e perdorimit?- Pika 5c) duhet konkretizuar se ku konsiston ndihma per shoqatat;- Pika 5 ç): duhet bere dallimi ne hartimin, miratimin dhe zbatimin e planit të - mbareshtrimit të pyjeve e kullotave per perdorim nga komuna dhe te planit per

pyjet per perdorim nga fshati apo familjet.

3) Vendim i Keshillit te Ministrave nr.394, date21.6.2006 Per kriteret dhe rregullat e shfrytezimit te pyjeve dhe te shitjes se materialit drusor dhe te prodhimeve te tjera, pyjore e jopyjore

Vendimi trajton kriteret e shfrytezimit te pyjeve, planifikimin vjetor te shfrytezimeve ne baze te planeve te mbareshtrimit per pyjet prodhues dhe ne baze te projekteve te vecanta per pyjet mbrojtes; kushtet teknike kur lejohet shfrytezimi, miratimin me urdher te Ministrit te mundesise vjetore te shfrytezimit te prodhimeve pyjore e jopyjore; lidhjen e kontratave me subjektet e licensuara per shfrytezimin, periudha e lejueshme per prerje dhe kerkesat teknike e metodike sipas udhezimit te Ministrit; mbledhjen e prodhimeve te dyta nga persona fizike e juridike te pajisur me lehe nga sherbimi pyjor, kundrejt tarifave; shfrytezimi nga subjektet private te specializuara te perzgjedhur nepermjet tenderave te organizuar nga sherbimi pyjor per ngastrat me projektet teknike-ekonomike perkatese, planifikimi i fondeve te nevojshme per prodhimin e material it drusor, te magazinuar ne ane te rruges apo ne sheshet e depozitimit; caktimi dhe dorezimi per shfrytezim i ngastrave dhe nenngastrave pyjore subjektit privat; rregullat e shfrytezimit per subjektin, kontrolli i ngastrave dhe marja ne dorezim nga sherbimi pyjor; kriteret dhe rregullat e shitjes se materialit drusor dhe te prodhimeve te tjera, pyjore e jopyjore me ankand te hapur, te organizuar nga drejtorite rajonale te sherbimit pyjor, kushtet e ankandit sipas udhezimit te Ministrit. Koment: Megjithese nuk shprehet, kuptohet se ky vendim eshte vetem per pyjet shteterore qe

administrohen nga sherbimi pyjor.

Propozim: Nje VKM i ngjajshem duhet nxjere dhe per pyjet ne perdorim komunal (me specifikat perkatese per pyjet qe perdor komuna per nevojat e veta dhe pyjet qe perdorin perdoruesit familje bujqesore e shoqatat e tyre).Mundesia vjetore per nje periudhe 10 vjecare duhet te tregoje sasine maksimale qe mund te vilet gjate 10 vjeteve, por duhet te kete epshmeri per rregullimin e vellimeve vjetore sipas nevojave dhe kerkesave te tregut brenda sasise 10 vjecare. Si mundesi teknike, ajo percaktohet ne planet e mbareshtrimit dhe nuk ka pse te miratohet me urdher te ministrit.

Nje VKM i ngjajshem duhet nxjere dhe per kullotat ne perdorim komunal.

78

4. Vendim i Keshillit te Ministrave Nr.22, datë 9.1.2008 “Për përcaktimin e procedurave dhe të kritereve të administrimit të pyllit komunal”

3. Administrimi i pyllit komunal, objekti i këtij vendimi, përfshin këto veprimtari:a) trajtimin rehabilitues të pyllit;b) prerjen dhe mbledhjen e lëndës drusore, mbledhjen dhe vjeljen e bimëve mjekësore e të

prodhimeve të tjera dytësore, pyjore, si dhe kullotjen e bagëtive për nevojat e banorëve;c) shfrytëzimin ekonomik të pyllit (të lëndës drusore, bimëve mjekësore e prodhimeve të

tjera dytësore, pyjore);ç) dhënien në përdorim të sipërfaqeve të pyllit komunal, në përputhje me legjislacionin në

fuqi.4. Administrimi i pyllit realizohet nga njësitë e qeverisjes vendore, në përputhje me:

a) ligjin e aktet nënligjore, në fuqi;b) kushtet dhe kufizimet e përcaktuara në aktin e transferimit të pyllit, në pronësi apo në

përdorim të njësisë së qeverisjes vendore; c) rregullat dhe kërkesat teknike të rehabilitimit, trajtimit, përdorimit e të shfrytëzimit të

pyllit, të cilat sistemohen në manualin, që miratohet nga ministri përkatës;ç) aktet kombëtare të planifikimit të shfrytëzimit të pyjeve, të parashikuara nga legjislacioni

në fuqi;d) planin e mbarështimit të pyllit komunal, të miratuar nga këshilli i njësisë së qeverisjes

vendore.5. Njësia e qeverisjes vendore siguron trajtimin e përvitshëm rehabilitues të pyllit, nëpërmjet

strukturave të krijuara posaçërisht prej saj apo nëpërmjet prokurimit të shërbimit, në përputhje me ligjin e prokurimit publik, të subjekteve të licencuara apo shoqatave vendore të përdoruesve të pyllit.

6. Njësia e qeverisjes vendore mund të japë në përdorim pjesë të ekonomisë pyjore, për punë kërkimore e studimore, për mbarështimin e florës dhe të faunës së egër, për baza didaktike apo eksperimentale, për qëllime pushimi, argëtimi, shëndetësore, shoqërore, për veprimtari turistike, në përputhje me procedurat e parashikuara në legjislacionin në fuqi. Ndërsa pjesë jopyjore të fondit pyjor, mund të jepen në përdorim për veprimtari biznesi dhe për kryerjen e operacioneve hidrokarbure, gjeologjike e minerare, për gurore e karriera, pa cenuar vlerat dhe funksionet e tyre. Për dhënien në përdorim, sipas llojit të veprimtarisë dhe sipërfaqes së ekonomisë pyjore, zbatohen tarifat e miratuara me vendimin nr.391, datë 21.6.2006 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e tarifave në sektorin e pyjeve dhe kullotave”. Për pyjet, në përdorim të njësisë së qeverisjes vendore, merret miratimi paraprak i drejtorisë përkatëse të shërbimit pyjor.

7. Prerja e lëndës drusore, mbledhja e bimëve mjekësore dhe e prodhimeve të tjera dytësore, pyjore, për nevoja të banorëve dhe për qëllime ekonomike, bëhen në përputhje me planin vjetor të shfrytëzimit, që hartohet në zbatim të mundësisë vjetore të pyllit, të parashikuar në planin e mbarështimit.

8. Projektplani i shfrytëzimit hartohet nga strukturat e specializuara të njësisë së qeverisjes vendore, brenda datës 31 janar të çdo viti, dhe përmban sasinë, llojin dhe asortimentet e materialit drusor, të bimëve mjekësore dhe të prodhimeve të tjera dytësore, pyjore, që do të vilen apo mblidhen gjatë atij viti.

9. Projektplani i shfrytëzimit dërgohet për mendim në drejtorinë përkatëse të shërbimit pyjor, e cila, brenda 30 ditëve kalendarike nga marrja e projektit, jep mendimin e vet. Mendimi idrejtorisë përkatëse të shërbimit pyjor është këshillimor dhe, në rast se ajo nuk përgjigjet brenda 10 ditëve pune nga kalimi i afatit 30-ditor, vlerësohet se është shprehur dakord me projektplanin.

10. Në rast se drejtoria përkatëse e shërbimit pyjor vëren se projektplani i paraqitur është nëkundërshtim me njërën nga rregullat e detyrueshme, sipas parashikimit të pikës 4 të këtij vendimi, ajo njofton, me shkrim, prefektin përkatës.

79

11. Plani vjetor i shfrytëzimit shqyrtohet nga këshilli i njësisë së qeverisjes vendore dhe miratohet brenda datës 30 prill. Nëse plani nuk është miratuar brenda kësaj date, pylli komunal, mund të administrohet vetëm për trajtimin e përvitshëm dhe për nevojat e banorëve për lëndë drusore, bimë mjekësore dhe prodhime të tjera dytësore, pyjore, sipas sasive të përcaktuara në vitin pararendës, në përputhje me pikën 15 të këtij vendimi.

12. Brenda periudhës 1 maj - 30 qershor të çdo viti, me kërkesë të kryetarit të njësisë së qeverisjes vendore, drejtoria përkatëse e shërbimit pyjor kryen damkimin e drurëve, ndërsastruktura e specializuar e njësisë së qeverisjes vendore përcakton, për bimët mjekësore dhe përprodhimet e tjera dytësore, pyjore, kontingjentët, që do të mblidhen.

13. Prerja e materialit drusor, mbledhja e bimëve mjekësore dhe e prodhimeve të tjera dytësore të pyllit, përveçse për rehabilitim apo trajtimin e përvitshëm, bëhen për plotësimin e nevojave të familjeve të njësive të qeverisjes vendore me lëndë drusore, për ndërtim e dru zjarri, për sigurimin e bazës ushqimore për blegtorinë dhe për nevojat për bimë mjekësore dhe produkte të tjera dytësore të pyllit. Vetëm në rast se pas plotësimit të këtyre nevojave dhe në përputhje me planin vjetor të shfrytëzimit rezultojnë kapacitete të tepërta, prerja apo mbledhja bëhet për shfrytëzimin ekonomik të pyllit.

14. Plotësimi i nevojave të familjeve të njësisë së qeverisjes vendore përfshin:a) prerjen dhe mbledhjen e lëndës drusore, për ndërtim e dru zjarri;b) vjeljen e bimëve mjekësore dhe të prodhimeve të tjera dytësore, pyjore;c) krasitjen e gjetheve dhe kositjen apo grumbullimin e barit për ushqim dhe kullotje të

bagëtisë.15. Këshilli i njësisë së qeverisjes vendore, në bazë të mundësisë së shfrytëzimit dhe të

kërkesave të paraqitura nga banorët, përcakton sasinë, që përfiton çdo familje, dhe tarifën për njësi për secilën nga veprimtaritë e përcaktuara në shkronjat “a” e “b” të pikës 14 të këtij vendimi.

16. Këshilli i njësisë së qeverisjes vendore mund të vendosë dhënien në përdorim të ngastrave të ekonomisë pyjore fshatrave apo familjeve bujqësore të njësisë përkatëse, për plotësimin e nevojave të tyre. Vendimi bazohet në traditën e zonës për përdorimin e mëparshëm të pyllit nga fshatrat apo familjet përkatëse dhe në mundësitë e pyllit komunal. Vendimi merret në këshillim edhe me banorët e njësisë përkatëse, duke ruajtur pjesë të mjaftueshme të pyllit komunal të padhëna në përdorim, me qëllim plotësimin e nevojave të banorëve të tjerë dhe të nevojave të zhvillimit të njësisë së qeverisjes vendore. Dhënia në përdorim e ngastrave të ekonomisë pyjore bëhet në bazë të kontratës së lidhur ndërmjet personit, fizik ose juridik, familjes/ve bujqësore dhe kryetarit të njësisë së qeverisjes vendore.

17. Fshatrat apo familjet, që marrin në përdorim ngastra të ekonomisë pyjore, sipas pikës 16të këtij vendimi, janë të detyruara të kryejnë punimet e trajtimit rehabilitues, të përvitshëm, të pyllit dhe të plotësojnë nevojat e tyre për lëndë drusore, për ndërtim e dru zjarri, për sigurimin e bazës ushqimore për blegtorinë dhe për bimë mjekësore e produkte të tjera dytësore të pyllit nga ngastra përkatëse dhe vetëm brenda sasive të përcaktuara, sipas pikës 15 të këtij vendimi.

18. Fshatrat dhe familjet, që nuk marrin në përdorim ngastra të ekonomisë pyjore, i plotësojnë nevojat brenda mundësive të shfrytëzimit nga pyjet komunale, të padhëna në përdorim, sipas pikave 19 e 20 të këtij vendimi.

19. Nevojat e banorëve plotësohen, së pari, nga veprimtaritë e rehabilitimit apo të trajtimit. Për nevojat e paplotësuara, njësia e qeverisjes vendore lejon kryerjen e veprimtarive, të përcaktuara në shkronjat “a” e “b” të pikës 14 të këtij vendimi, sipas zgjedhjes së saj, drejtpërdrejt nga banorët e njësisë përkatëse të qeverisjes vendore, nga një strukturë e krijuar posaçërisht për këtë qëllim nga njësia e qeverisjes vendore apo nga një shoqatë e përdoruesve të pyllit e nga një subjekt i licencuar, i përzgjedhur sipas pikës 23 të këtij vendimi.

20. Kryerja e veprimtarisë së përcaktuar në shkronjën “c” të pikës 14 të këtij vendimi, bëhetdrejtpërdrejt nga banorët e njësisë përkatëse të qeverisjes vendore, ndërsa për kryerjen, drejtpërdrejt të veprimtarisë së parashikuar në shkronjën “b” të pikës 14 të këtij vendimi, banorët pajisen me lejen përkatëse, sipas legjislacionit në fuqi.

80

21. Prerja e drurëve, mbledhja e drejtpërdrejtë nga banorët e bimëve mjekësore dhe e prodhimeve të tjera dytësore, kullotja e bagëtisë apo tërheqja nga vendet e caktuara të depozitimit bëhen bazë të një autorizimi, të dhënë nga njësia e qeverisjes vendore, kundrejt pagesës paraprake të tarifës, ku përcaktohen, për çdo familje, sasia dhe koha për përfitimin e secilës prej veprimtarive, të parashikuara në shkronjat “a” e “b” të pikës 14 të këtij vendimi apo për tërheqjen e prodhimeve.

22. Shfrytëzimi ekonomik i pyjeve kryhet nga njësia përkatëse e qeverisjes vendore nëpërmjet strukturës së krijuar posaçërisht për shfrytëzimin apo nëpërmjet kontraktimit të shërbimit me shoqatat e përdoruesve të pyllit a me subjektet e licencuara.

23. Shoqata e përdoruesve të pyllit apo subjekti i licencuar përzgjidhet nga njësia përkatëse e qeverisjes vendore, në përputhje me ligjin për prokurimin publik, dhe kontrata e shërbimit përfshin vjeljen e materialit drusor, të prodhimeve të dyta pyjore dhe të bimëve mjekësore, prodhimin e asortimenteve të materialit drusor dhe transportin “në anë të rrugës apo në shesh”, të depozitimeve të caktuara dhe, nëse është nevoja, ruajtjen e tyre në këto pika apo në pika magazinimi, të administruara nga vetë subjekti apo edhe shpërndarjen e tyre banorëve. Transporti në vendet përkatëse shoqërohet me lejen e transportit, të lëshuar në përputhje me ligjet në fuqi.

24. Shitja e lëndës drusore, e bimëve mjekësore dhe e prodhimeve të tjera dytësore, pyjore,të përfituara nga shfrytëzimi ekonomik i pyllit komunal apo nga veprimtaritë e rehabilitimit e të trajtimit, bëhet nga njësia e qeverisjes vendore, nëpërmjet procedurave të ankandit, sipas legjislacionit në fuqi.

Koment: - Megjithese ne kete vendim jane pasqyruar nje varg verejtjesh e sugjerimesh te bera ne konsultat e organizuara nga MMPAU per diskutimin e projektvendimit, ende verehen mangesi e pasaktesi ne vendim. Per permiresimin e tyre, lidhur me te drejtat dhe pergjegjesite per mbareshtrimin, shfrytezimin dhe ruajtjen e pasurive pyjore e kullosore, behen propozimet ne vijim.

Propozim: - Pika 4: termi ‘aktet kombetare te planifikimit te shfrytezimit te pyjeve’ nuk ekziston ne ligjin per pyjet apo akte te tjera;duhet pershtatur;

- Pika 5: mendojme se eshte ne interes te komunitetit qe punimet te kryhen, me perparesi, nga shoqata e perdoruesve te pyjeve apo grup perdoruesish te fshatit/fshatrave me kontrate, nen drejtimin e pylltarit komunal dhe per punime te specializuara te kontraktojne drejtues punimesh; vetem ne rast pamundesie nga shoqata, punimet mund t’u ofrohen shoqatave fqinje apo subjekteve te licensuara; fshatari duhet te perdore fondet e projektit per punime, ne radhe te pare ne pyllin e vet, ku ai siguron mbrojtjen nga demtimet;

- Pika 6, 16 dhe 17: termi ‘ekonomi pyjore’ nuk mund te perdoret per pyjet komunale, pasi nuk ekzistojne te tilla, sipas perkufizimit te njohur; por mund te thuhet thjesht ‘pyll’;

- Pika 8: propozojme qe ketu duhej te perfshiheshin dhe guret, zhavori, rera,legusha nga pylli, dheu, e te tjera te ngjajshme me karakter e rendesi vendore;

- Pika 12: damkimi i drureve nga drejtoria e sherbimit pyjor eshte nje centralizim kompetence; kete proces mund t’a kryeje fare mire pylltari komual me pervoje,

ndersa DSHP te ushtroje kontroll.

- Pika 17: sipas kesaj pike, fshati apo familja qe mer pyll ne perdorim, nuk ka asnje nxitje apo interes per ruajtjen dhe mireperdorimin e pyllit, pasi ai nuk ka asnje perparesi ne krahasim me ata qe nuk kane pyll ne perdorim. Po ashtu, nuk percaktohet afati i dhenies ne perdorim, si dhe te drejtat dhe perfitimet e perdoruesit. Keto mungesa mund te cojne ne efekt te kundert, ne shkaterrimin e pyllit, pasi interesi i tyre duhet te jete i garantuar dhe afatgjate.

81

- Pika 19: mendojme se vendimi duhej te parshikonte rastin kur nuk mjafton pylli i tyre per nevojat e veta, atyre duhet t’u planifikohet nga pyjet e fshatrave apo

komunave fqinje, ose nga pyjet shteterore ne afersi, ne marreveshje me sherbimin pyjor per kete te fundit, si per nevojat e veta, ashtu dhe per shitje per sigurim te ardhurash, sipas rregullave te caktuara, por me kushte te favorshme;

- Po ashtu, duhej shprehur qe per ngastrat e dhena ne perdorim te fshatit/familjeve, vetem ato mund te shfrytezojne per nevojat e veta, dhe kur u teprojne produktet, te mund t’i shesin, sipas rregullave te caktuara;

- Pika 19 dhe 23: mendojme se do te ishte e nevojshme qe te theksohej perparesia e shoqates se perdoruesve te pyllit komunal, si ne kryerjen e punimeve rehabilituese, ashtu dhe ne shfrytezimin e materialit drusor e te prodhimeve jodrusore.

- Ne kete vendim nuk pasqyrohen marredheniet lidhur me pyllin komunal qe mund te vendosen midis njesive te qeverisjes vendore, midis ketyre dhe sherbimit pyjor, midis perdoruesve apo shoqatave te tyre dhe njesive te qeverisjes vendore e privateve, gje qe mendojme se duhet plotesuar;

- Ne kete vendim nuk permendet asgjekundi pylltari komunal,i cili, per ngjajshmeri, duhet te ngarkohet per pyjet komunale me detyrat dhe kompetencat qe perkatesisht kryen sherbimi pyjor per pyjet ne administrim te DSHP, pasi keto detyra e kompetenca nuk mund t’i kryeje nje agronom, veteriner apo cilido specialist i nje profili te ndryshem nga ai pyjor, sikurse ndodh ne disa komuna te vendit. Ne rast pamundesie personeli, keto detyra i delegohen komunes fqinje.

- Zbatimi i nje vendimi te tille paraqet veshtiresi, pasi nuk eshte plotesuar procesi i kalimit ne asnje komune te vendit, nuk jane saktesuar kufijte midis fshatrave e perdoruesve, perdoruesit nuk kane ende kontrate me kryetarin e komunes qe te vertetoje te drejten e perdorimit, nuk jane krijuar ende strukturat per qeverijen e pyjeve dhe kullotave komunale ne NJQV apo ne njesite e adminsitrimit te tokes qe do te merren dhe me pyjet, nuk jane caktuar kudo pylltaret komunale, etj.; nuk ka dispozita ligjore qe te lejojne shitjen e prodhimeve drusore e jodrusore nga familjet bujqesore, etj.

5. Udhezim nr. 3, datë 22.6.2007 mbi proceduren e miratimit te planeve te mbareshtimit te pyjeve dhe kullotave komunale[MMPAU]

1. Për miratimin e Planeve të Mbarështimit të Pyjeve dhe Kullotave Komunale në Njësitë e Qeverisjes Vendore ngrihet një komision prej 7 anëtaresh me përbërje: Dy anëtarë përfaqësues të Njësisë Qeverisjes Vendore (nga sektori që mbulon pyjet dhe

bujqësinë, kadastrën apo urbanistikën). Tre anëtarë nga Shërbimi Pyjor i rrethit (shefi i menaxhimit të pyjeve, inspektori i

kadastrës pyjore, inspektori i zonës pyjore që mbulon pyllin komunal) Një përfaqësues i Shoqatës së Përdoruesve të Pyjeve dhe Kullotave Komunale. Një inspektor rajonal i mjedisit

2. Komisioni ngrihet me urdhër të Kryetarit të Njësisë Vendore, pasi ka marrë konfirmimin me shkrim për personat e caktuar nga Drejtoria e Shërbimit Pyjor jo më vonë se tre ditë nga dorëzimi zyrtarisht i planit të mbarështimit, nga ana e konsulentit të kontraktuar, në tre kopje të shkruara dhe elektronike.

3. Komisioni, me marrjen në dorëzim të materialeve do të vlerësojë punën e bërë nga konsulenti, duke i patur ato në dispozicion për një periudhë dhjetë ditore.

4. Mbledhjen për diskutimin e Planit të Mbarështimit e drejton Kryetari i Komisionit.

82

5. Komisioni ngarkon dy anëtarë që të studjojnë dhe përgatisin një relacion të hollësishem mbi përputhshmërine e planit të mbarështimit me :a. Udhëzuesin për hartimin/rishikimin e Planeve të Mbarështimit.b. Termat e references për hartimin/rishikimin e Planeve të Mbarështimit për pyjet dhe

kullotat e Njësive të Qeverisjes Vendore.c. Kushtet e marrëveshjes ndërmjet Ministrisë Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave

dhe Njësisë së Qeverisjes Vendored. Metodologjinë që konsulenti ka paraqitur për hartimin/rishikimin e Planit të Mbarështimit.e. Ligjin Nr. 9385 datë 04.05.2005 “Për Pyjet dhe Shërbimin Pyjor”f. V.K.M. Nr.396 dt. 21.06.2006 “Për Kriteret e Transferimit dhe të Përdorimit të Pyjeve nga

Njësitë e Qeverisjes Vendore”.6. Drejtuesi teknik i konsulencës që ka hartuar planin e mbarështimit, paraqet një raport përpara

komisionit, në ditën dhe orën e vendosur nga Komisioni.7. Mbledhja për miratimin e Planit të Mbarështimit bëhët e hapur dhe në të mund te marrin pjesë,

anëtarët e Këshillit dhe përfaqësues të administratës se Njësisë se Qeverisjes Vendore, Kryetarët dhe anëtarët e kryesive të fshatrave, banorë, përfaqësues të Shërbimit Pyjor; përfaqësues të Shoqatës së Përdoruesve të pyjeve dhe kullotave, organizata të tjera mjedisore etj. Kjo mbledhje zhvillohet jo më vonë se 15 ditë nga marrja në dorëzim e planit të mbarështimit.

8. Konsulenti ju përgjigjet pyetjeve që mund të bëhen nga anëtaret e komisionit apo ekspertët e përzgjedhur si dhe pjesmarrësit në mbledhje, jep sqarimet përkatëse dhe bën përmirësimin e vërejtjeve dhe sugjerimeve të bëra (nëse këto të fundit janë në përputhje me paketën e dokumenteve që rregullojnë proçesin apo kanë lidhje me të).

9. E gjithë proçeduara e ndjekur gjatë diskutimit dhe miratimit të Planit të Mbarështimit protokollohet. Në fund të protokollit firmosin rregullisht të gjithë anëtarët e komisionit.

10. Miratimi ose jo i Planit të Mbarështimit, pasqyrohet në një proçes verbal të hollësishëm, kopje të të cilit komisioni ja paraqet Kryetarit të Njësisë Vendore; Shërbimit Pyjor të rrethit, Njësisë së Zbatimit të Projektit Zhvillimit të Burimeve Natyrore dhe konsulentit.

11. Kur Komisioni vendos që konsulenti duhet të plotësojë materialin e paraqitur, caktohet një datë tjetër mbledhje, duke i lënë në dispozicion kohën e mjaftueshme konsulentit, për përmirësimin e çeshtjeve të evidentuara në mbledhjen e parë (në përputhje me afatet e kontratës për shërbimin e konsulencës).

12. Në mbledhjen e dytë, komisioni vlerëson nëse në materialin e paraqitur nga konsulenti, janë pasqyruar saktë vërejtjet apo sygjerimet që kanë rezultuar nga mbledhja e parë.

13. Komisioni, ashtu si në mbledhjen e parë, vendos për miratimin ose jo të Planit të Mbarështimit, duke shpjeguar arsyet përkatëse.

14. Në rast të mos miratimit të Planit të Mbarështimit nga komisioni, Njësia e Qeverisjes Vendore dhe Projektit të Zhvillimit Burimeve Natyrore, ndërhyjnë për zgjidhjen e problemit. Pas miratimit të Planit të Mbarështimit nga komisioni, Këshilli i Njësisë Qeverisjes Vendore merr vendimin përkatës i cili konfirmohet sipas ligjit tek Prefekti i Qarkut.

15. Me mbarimin e proçedurave, Njësia e Qeverisjes Vendore, bën njoftimin zyrtar për Njësinë e Zbatimit të Projektit pranë Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave.

16. Me miratimin e Planit te Mbarështimit, konsulenti është i detyruar të dërgojë kopjet përkatëse pranë Shërbimit Pyjor, Njësisë Vendore dhe Projektit të Zhvillimit Burimeve Natyrore. Dokumentacioni duhet të dorëzohet me proçes verbal.

17. Proçesi konsiderohet i mbyllur pasi të dhënat janë regjistruar në mënyre digjitale në Sektorin e Mbarështimit dhe Kadastrës pranë Drejtorisë Politikave Pyjore në Ministrinë e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave.

18. Udhëzimi zbatohet dhe në rastin e miratimit të Planeve të Mbarështimit të Mikro Baseneve19. Për zbatimin e udhëzimit ngarkohen Drejtoria e Politikave Pyjore dhe Kullosore, Drejtoritë

Shërbimit Pyjor në rrethe si dhe Njësitë e Qeverisjes Vendore.

83

Koment : - Komisioni nuk ka te drejte miratimin e planeve të mbarështimit, pasi kjo eshte kompetence e keshillit te komunes ose bashkise.

- Shprehja se “mbledhja për miratimin e Planit të Mbarështimit bëhet e hapur dhe në të mund te marrin pjesë, anëtarët e Këshillit...” eshte e gabuar, pasi komisioni eshte ne sherbim te keshillit, dhe jo e kunderta.

- Udhezimi nuk mban parasysh faktin se ekzistojne dy kategori per pyjet komunale: pyjet ne perdorim te komunes per qellimet e funksionet e veta dhe pyjet ne perdorim te fshatit ose familjeve, shpesh me objektiva te ndryshme nga njeri tjetri, por dhe me procedura krejt te ndryshme perdorimi.

- Propozim: Udhezimi te permiresohet, duke patur parasysh komentet e mesiperme dhe

propozimin:- Plani i mbareshtrimit te pyjeve e kullotave komunale te hartohet me grup pune ku te

marin pjese: specialisti i sherbimit pyjor, pylltari komunal, specialist nga komuna ose bashkia dhe perdoruesit tradicionale te pyjeve e kullotave;

- Komisioni i krijuar ngarkohet me detyre jo te miratoje, por te shqyrtoje planin e mbareshtrimit te pergatitur dhe te raportoje para keshillit vlefshmerine e tij. Nder te tjera, komisioni duhet te shqyrtoje edhe perputhshmerine me ligjin per kullotat, si dhe te beje vleresimin per te dy kategorite e pyjve dhe kullotave komunale: pyjet dhe kullotat ne perdorim te komunes per qellimet e funksionet e veta dhe pyjet ne perdorim te fshatit ose familjeve, sipas objektivave te caktuara; - Me qe miratimi i planit te mbareshtrimit behet nga keshilli i komunes ne mbledhjen e te cilit mund te marin pjese perfaqesues nga drejtoria e sherbimit pyjor rajonal dhe ajo e rrethit, nga shoqata dhe perdorues.

6. Ligji nr. 7875, datë 23.11.1994 "Për mbrojtjen e faunës së egër dhe gjuetinë", ndryshuar me ligjin nr. 9219, datë 8.4.2004 për disa shtesa e ndryshime në ligjin nr. 7875, datë 23.11.1994 "Për mbrojtjen e faunës së egër dhe gjuetinë"

Neni 5 - Pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Pyjeve dhe Kullotave ngrihet Këshilli Kombëtar për Faunën e Egër dhe Gjuetinë, për të lehtësuar zbatimin e dispozitave të këtij ligji dhe të akteve të tjera nënligjore.Këshilli Kombëtar për Faunën e Egër dhe Gjuetinë ka për detyrë:

a) miratimin e programeve për zhvillimin e faunës së egër dhe të veprimtarisë së gjuetisë;b) miratimin e planeve vjetore të mbarështimit të faunës së egër; c) miratimin e projekteve për zhvillimin e faunës së egër;ç) miratimin e kalendarit të gjuetisë;d) kontrollin e kryerjes së detyrave nga Drejtoria e Shërbimit Pyjor për ruajtjen e faunës së

egër dhe realizimin e veprimtarisë së gjuetisë.Përbërja dhe funksionimi i Këshillit Kombëtar për Faunën e Egër dhe Gjuetinë përcaktohen me urdhër të Ministrit të Bujqësisë dhe të Ushqimit.

Propozim: Ne keshill propozohet te marin pjese dhe perfaqesues te qeverisjes vendore dhe te SHPPKK

Neni 12 - Keshilli Kombetar per Faunen e Eger dhe Gjuetine, para hapjes së sezonit të gjuetisë, miraton programin e vjeljes së gjahut dhe përcakton limitet e vrasjes ditore për secilin lloj gjahu nga një gjuetar, si dhe ditët e ushtrimit të gjuetisë, të cilat janë detyrimisht të zbatueshme.

84

Propozim: Ne tokat komunale keto detyra kryhen nga njesia e qeverisjes vendore ne bashkepunim me sherbimin pyjor te rrethit.

Neni 13 - Peshkimi tradicional dhe ai sportiv, në brendësi të territoreve të rezervateve të gjuetisë, kryhet vetëm me miratim të Drejtorisë së Përgjithshme të Pyjeve dhe Kullotave dhe të Departamentit të Resurseve Natyrore.

Propozim: Ne tokat komunale kryhet me miratim te komunes ose bashkise dhe shoqates se perdoruesve.

Neni 14 - Per ruajtjen, administrimin dhe rritjen e faunes se eger, shteti nxit investimet private ne pjese te fondit kombetar te gjuetise, ne pronesi publike e private, per mbareshtrimin e faunes se eger, per argetim, clodhje, gjueti dhe per veprimtari biznesi, pa cenuar vlerat dhe funksionet e tyre.Dhenia ne perdorim e pjeseve te fondit publik te gjuetise, per qellimet e caktuara ne paragrafin e pare te ketij neni, behet vetem ne baze te rregullave dhe procedurave te caktuara nga Ministri i Bujqesise dhe i Ushqimit.

Propozim: Ne tokat komunale kryhet me miratim te komunes ose bashkise dhe shoqates se perdoruesve.

Neni 18 - Bretkosat, kërminjtë, breshkat, reptilet dhe çdo qënie e gjallë që rriten e zhvillohen në fondin pyjor e të gjuetisë janë pronë e shtetit, me përjashtim të rasteve kur krijohen mjedise në toka private. Grumbullimi i tyre bëhet pasi të jetë marrë leja në organet pyjore të rrethit, duke marrë masat për ruajtjen dhe shfrytëzimin mbi baza biologjike e teknike.- Propozim: Grumbullimi i produkteve te mesiperme ne territoret e juridiksionit te vet, behet

pasi te jete marre leja ne njesine e qeverisjes vendore.

- Neni 19 - Shteti mbështet me fonde buxhetore mbrojtjen, zhvillimin dhe mbarështimin e faunës së egër, të ekosistemeve natyrore ku jeton fauna dhe përballon situatat emergjente në rastet e fatkeqësive të mëdha natyrore.

- Neni 20 - Gjuetia zhvillohet në përputhje me dispozitat e këtij ligji, si dhe në bazë të akteve të tjera nënligjore në gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, që përfshihet në fondin e gjuetisë.

Neni 23 - Personat, juridike a fizike, nuk mund te ushtrojne veprimtarine e mbareshtrimit te faunes se eger ose dhe te gjuetise sportive e turistike, perveç atyre qe zoterojne te drejtat e siguruara nga ky ligj dhe te pajisur me lejet perkatese.

Te drejtat qe sigurohen nga leja e ushtrimit te veprimtarise nuk mund te transferohen ose t’u jepen te tjereve.

Pronaret e tokes private lejojne ushtrimin e gjuetise sportive e turistike ne perputhje me dispozitat e ketij ligji dhe te akteve te tjera nenligjore. Marredheniet dhe rregullat e ushtrimit te veprimtarise se gjuetise ne pronen private caktohen me rregullore te vecante te Ministrit te Bujqesise dhe Ushqimit.Drejtoria e Pergjithshme e Pyjeve dhe e Kullotave eshte autoriteti qe leshon lejet vjetore te gjuetise

Propozim: Per territoret e juridiksionit te vet, njesia e qeverisjes vendore jep lejet perkatese.

Neni 29 - Drejtoria e Shërbimit Pyjor në rrethe cakton zona gjuetie, të cilat do të përdoren nga gjuetarët për stërvitjen e zagarëve të gjuetisë (*). Stërvitësit janë të detyruar të respektojnë kufinjtë e zonave dhe rregullat e vendosura.

85

Propozim: (*) Per zonat e tilla te gjuetise brenda territoreve te juridiksionit te vet, Drejtoria e Shërbimit Pyjor mer me pare pelqimin e njesise se qeverisjes vendore dhe te perdoruesve apo shoqatave te tyre.

Neni 30 - Mbrojtja e faunës së egër dhe zbatimi i dispozitave ligjore të këtij ligji e të akteve të tjera nënligjore është detyrë e Drejtorisë së Shërbimit Pyjor, e organeve të ruajtjes së rendit publik, e organeve të pushtetit lokal, e shoqatës së gjuetarëve dhe peshkatarëve sportivë, si dhe e çdo personi tjetër juridik a fizik, shtetëror ose privat, vendas a i huaj, që lidhen me këtë aktivitet.

Neni 31 - Drejtoria e shërbimit pyjor në rreth drejton, organizon, kontrollon dhe përgjigjet për mbrojtjen e faunës së egër e për miradministrimin e saj në të gjithë fondin e gjuetisë.

Personat juridikë dhe fizikë, që kanë në pronësi pjesë të sipërfaqeve që ndodhen brenda fondit të gjuetisë, mund t'i administrojnë dhe përdorin këto sipërfaqe vetëm sipas kërkesave të planit të mbarështimit të faunës së egër dhe në rastet kur rritja e kafshëve dhe e shpendëve të egra bëhet prej tyre. Ata nuk kanë të drejtë të ushtrojnë veprimtarinë e gjuetisë ose të lejojnë kryerjen e kësaj veprimtarie (në pronat e tyre private) nga personat e tjerë, pa lejen e organeve të shërbimit pyjor.".

Propozim: Zonat e gjuetise brenda teritorit ne juridiksion te komunes ose bashkise te administrohen nga njesia e qeverisjes vendore dhe ato te pergjigjen per mbrojtjen e faunës së egër e për miradministrimin e saj; njesia e qeverisjes vendore te kete te drejte te lejoje ushtrimin e veprimtarise se gjuetise nga banoret e zones apo persona te tjere. Edhe shoqatat e perdoruesve te kene te drejta per mbareshtimin e gjuetise ne territorin ku shtrihen.

Drejtoria e shërbimit pyjor në rreth te mbikqyre zbatimin e rregullave te gjuetise dhe te kete rol keshillimor.

Neni 35 - Për mbrojtjen e faunës së egër ndalohet:

20- Kapja, grumbullimi dhe tregtimi pa leje të organeve pyjore i kërminjve, reptilëve, breshkave e të bretkosave mbi sasitë e caktuara dhe jashtë sezonit të grumbullimit.

Propozim: Per territoret e juridiksionit te vet, njesia e qeverisjes vendore jep lejet perkatese.

7. Projekt – ligj për mbrojtjen e trajtimin e fondit të bimëve mjekësore, eterovajore e tanifere natyrore (konfidencial DPPK)

Neni 2- Perberja e pronesia e fondit te bimëve mjekësore, eterovajore e tanifere natyrore.

1. Fondi i bimëve mjekësore, eterovajore e tanifere natyrore, që rriten e zhvillohen në territorin e Republikës së Shqipërisë, është pjese perberese e fondit pyjor kombëtar. Ai organizohet dhe trajtohet sipas ekonomive te bimëve mjekësore, eterovajore e tanifere natyrore.

2. Pronësia dhe administrimi i tyre njësohet me sipërfaqen e tokës ku ato rriten e zhvillohen.

3. Bimet mjekesore, eterovajore e tanifere te kultivuara si dhe nenproduktet qe rezultojne nga perpunimi i tyre, nuk jane objekt i ketij ligji.

4. Ndryshimet e siperfaqes, ne fondin publik te bimeve mjekesore eterovajore dhe tanifere natyrore, kur jane te kadastruara si te tilla, behen me urdher të ministrit Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave.

Neni 3 - Administrimi i fondit te bimëve mjekësore, eterovajore e tanifere natyrore,

3. Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave, mund tu japin subjekteve juridike pjese te fondit te bimëve mjekësore, eterovajore e tanifere natyrore, per mbareshtrimin e

86

qendrueshem te flores natyrore. Procedurat, kriteret dhe afatet percaktohen me vendim te Keshillit te Ministrave

Shenim: Meqenese mund te behen propozime per pothuaj shumicen e neneve, propozimet po i bej te permbledhura me poshte.

Komente: Keto bime ndodhen edhe ne fondin kullosor e gjetke. Eshte veshtire te ndash dafinen natyrore,p.sh. nga ajo e kultivuar.

Propozim: - Organizimi e trajtimi i bimeve duhet bere jo vetem sipas ekonomive, por edhe sipas territoreve ku gjenden;

- per siperfaqet me bime te tilla ne fondin pyjor e kullosor komunal te gjitha kompetencat dhe detyrimet i perkasin komunes ose bashkise; sherbimi pyjor ka rol keshillues e kontrollues;

- per shpalljen e listes se llojeve te rrezikuara duhet mare dhe mendimi i komunes ose bashkise dhe shoqates se perdoruesve;

- per nxjerjen e akteve nenligjore duhet ngarkuar dhe Ministria e Brendeshme;

- projekt ligji do te ishte me i plote duke perfshire dhe bimet e kultivuara, si dhe perpunimin, tregtimin dhe eksportimin e bimeve natyrore e te kultivuara (me perjashtim te atyre qe kane natyre bujqesore).

8. Ligj nr.9693, datë 19.3.2007 Për fondin kullosor

Neni 3 Përkufizime - Në këtë ligj, termat e mposhtëm kanë këto kuptime:4. “Ngastër” e “nënngastër” janë pjesë të sipërfaqes së ekonomisë kullosore, që shërbejnë si njësi bazë për planifikimin e aftësive mbajtëse të saj, për vlerësimin e kullotës dhe mënyrën e trajtimit, në përputhje me objektivat e mbarështimit të kullotës.

Propozim: Ngaster quhet dhe nje pjese kullote komunale e dhene ne perdorim te nje perdoruesi.

12. “Mbarështim kullote” është mënyra e drejtimit dhe e planifikimit, në nivel ekonomie (*), që siguron përmbushjen e kërkesave për administrimin teknik të kullotave, duke ruajtur integritetin ekologjik, ekonomik e shoqëror për çdo njësi mbarështimi.

Propozim: (*) te shtohet edhe ne nivel komune, fshati ose perdoruesi,

13. “Mbrojtje e kullotave” janë veprimtaritë, që parandalojnë degradimin e tokës e të mbulesës bimore, ruajnë dhe përmirësojnë kullotat dhe infrastrukturën e tyre nga ndikimet negative të faktorëve njerëzorë e natyrorë.

14. “Plan mbarështimi” është dokumenti themelor për menaxhimin e kullotave, i cili përmban njësitë e ekonomisë, (*), që shërbejnë për marrjen e të dhënave për tokën, zonalitetin klimatik, faunën, biodiversitetin, mbulesën barishtore etj., si dhe masat që parashikohen për administrimin dhe trajtimin e qëndrueshëm të ekonomisë kullosore, organizimin, planifikimin e punimeve dhe përcaktimin e kapaciteteve kullosore.

Propozim: (*) te kullotes se fshatit apo perdoruesit familje bujqesore,

Neni 12 Strategjia dhe plani i veprimit

87

1. Strategjia dhe plani i veprimit për kullotat e livadhet janë dokumente shtetërore, që shprehin politikën e shtetit shqiptar për të sotmen dhe ardhmërinë e kullotave, ku mbështeten të gjitha veprimtaritë për ruajtjen, trajtimin dhe përdorimin e fondit kullosor.

2. Strategjia hartohet për një periudhë 10-vjeçare. Planet e veprimit, në zbatim të kërkesave të strategjisë, hartohen e zbatohen për periudha deri 3-vjeçare.

3. Strategjia e fondit kullosor pasqyron:a) politikat për ruajtjen e mjedisit natyror të kullotave;b) masat për rritjen e aftësive e të kapaciteteve kullosore;c) zgjerimin e mundësive për rritjen e investimeve publike e private në kullota e livadhe dhe angazhimin e bizneseve në to; ç) promovimin e zgjidhjeve e të rrugëve të reja, për një trajtim bashkëkohor të kullotave dhe për përdorimin racional të tyre.

Neni 13 Hartimi dhe miratimi i strategjisë dhe i planit të veprimitStrategjia dhe plani i veprimit hartohen nga ministria, në bashkëpunim me ministritë e linjës dhe me organet e qeverisjes vendore (*) dhe miratohen nga Këshilli i Ministrave.

Propozim: (*) te shtohet: dhe perdoruesit e shoqatat e tyre,

Neni 14 Planet e mbarështimit 1. Kullotat dhe livadhet trajtohen dhe përdoren në përputhje me planet e mbarështimit dhe të inventarizimit.

2. Planet e mbarështimit hartohen nga strukturat përkatëse të pyjeve dhe kullotave, njësitë e qeverisjes vendore, pronarët privatë dhe miratohen nga drejtoria që mbulon kullotat në ministri.

Koment: Hartimi i planeve te mbareshtrimit pa, ose me pjesemarrje te kufizuar te perdoruesve - familje bujqesore e te pylltarit komunal, sikurse ka ndodhur shpesh deri tani, i ben perdoruesit te mos ndjehen familjare dhe te zotet e kullotes qe u jepet ne perdorim, e per rrjedhoje, jo te interesuar per ruajtjen dhe mbareshtrimin e mire te asaj kullote.

Duhet bere dallimi midis dy kategorive te kullotave komunale: kullota ne dispozicion te komunes ose bashkise per nevojat e veta (pasi te jene plotesuar nevojat e komunitetit te vet), dhe kullota te dhena ne perdorim te fshatit e familjeve.

Propozim: Planet e mbarështrimit te kullotave komunale/fshatit duhet te hartohen per siperfaqet kullosore te dhena ne pronesi te komunes/fshatit; ato hartohen duke mbajtur parasysh vecorite per kulloten e komunes dhe vecorite per kulloten e dhene ne perdorim te fshatit e familjeve, me grup pune te perbere nga specialiste pyjesh te caktuar nga komuna ose bashkia dhe drejtoria e sherbimit pyjor te rrethit, te SHPPKK, si dhe perfaqesues te komunes, fshatit ose perdorues. Cdo perdorues duhet te mare pjese ne studimin dhe percaktimin e masave per kulloten qe mer ne perdorim gjate hartimit te planit te mbareshtrimit.

Si rregull, duhet te hartohet nje plan i perbashket, si per pyjet, ashtu dhe per kullotat komunale. Ne rast se hartohet plan i vecante per kullotat, atehere, ne ngjajshmeri me miratimin e planeve te mbareshtrimit te pyjeve komunale, edhe plani i mbarështimit të kullotave komunale/fshatit, para se t’i percillet keshillit te komunes ose bashkise per miratim, duhet te shqyrtohet nga nje grup pune i perbere nga perfaqesues te drejtorise se sherbimit pyjor,

88

perfaqesues te bashkise ose komunes dhe te shoqates ose perdorues. Plani miratohet nga keshilli i bashkise/ komunes ne bashkepunim me drejtorine e sherbimit pyjor perkates.

4. Planet e mbarështimit hartohen për një periudhë 10-vjeçare.

5. Planet e mbarështimit të kullotave, para se të miratohen, shqyrtohen nga një komision teknik i përhershëm, në përbërje të të cilit është edhe një përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit e Mbrojtjes së Konsumatorit. Komisioni ngrihet me urdhër të ministrit dhe funksionon pranë drejtorisë që mbulon edhe kullotat.

Propozim:per kullotat komunale, kjo pike u ezaurua ne piken 2 te nenit 14.

Neni 16 - Përjashtimi nga kullotja1. Përjashtohen përkohësisht nga kullotja:a) ngastrat eksperimentale të kullotave dhe livadheve;b) ngastrat, ku kryhen punime përmirësuese;c) ngastrat e degraduara.

2. Përjashtimi bëhet me urdhër të ministrit, ku specifikohen ngastrat, sipas të dhënave të regjistrit të fondit kullosor, si dhe shënohet periudha e përjashtimit.

Propozim: per kullotat komunale te behet nga kryetari i njesise se qeverisjes vendore.

Neni 18 Miratimi i veprimtarive në fondin kullosor1. Subjektet, që kërkojnë të ushtrojnë veprimtari në fondin kullosor, sipas pikës 3 të nenit 17 të këtij ligji, pajisen me leje, që miraton ushtrimin e saj dhe përcakton kërkesat e kushtet që duhen zbatuar gjatë ndërtimit e ushtrimit të veprimtarisë, për shmangien ose zbutjen e ndikimeve negative në mjedis.

2. Për t'u pajisur me leje, personi fizik ose juridik harton dhe paraqet në drejtorinë rajonale të shërbimit pyjor të qarkut, ku do të ushtrojë veprimtarinë, dokumentet e mëposhtme:

a) kërkesën;b) dokumentacionin teknik të projektit;c) raportin e vlerësimit të ndikimit në mjedis; ç) planin e rehabilitimit;d) programin e monitorimit të ndikimeve negative;dh) planin e përballimit të aksidenteve që mund të ndodhin.

Propozim: per kullotat komunale leja jepet nga njesia e qeverisjes vendore.

3. Procedurat, rregullat, afatet e kërkimit, të miratimit apo refuzimit të lejes, miratohen me udhëzim të ministrit.

Neni 19 Rehabilitimi1. Subjektet, që ushtrojnë veprimtari në fondin kullosor, kanë detyrimin të rehabilitojnë sipërfaqen e përdorur, sipas një plani rehabilitues të hartuar nga subjekti e të miratuar nga drejtoria rajonale përkatëse e shërbimit pyjor.

2. Ministri miraton udhëzimin për rehabilitimin e sipërfaqeve kullosore.Propozim: Per rehabilitimin, shih propozimin per nenin 17, pika 3.

89

Neni 22 - Djegia1. Djegia e kullotave dhe livadheve nga pronari, nga përdoruesi apo nga persona të tjerë është e ndaluar dhe ndëshkohet, sipas rastit, nëse është kundërvajtje administrative, në përputhje me dispozitat e këtij ligji ose, nëse përbën vepër penale, në përputhje me dispozitat përkatëse të Kodit Penal.

2. Djegia e kullotës apo livadhit mund të lejohet vetëm në raste të veçanta dhe me miratimin e drejtorisë rajonale të shërbimit pyjor, në territorin e së cilës ndodhet.

3. Drejtoria rajonale e shërbimit pyjor, për djegien e kullotës, jep miratim me shkrim, në përputhje me udhëzimin e ministrit, ku përcaktohen rregullat dhe procedurat e këtij veprimi.

Propozim: per kullotat komunale miratimi jepet nga komuna ose bashkia.

4. Në rast zjarri në kullota dhe livadhe, drejtoria që mbulon kullotat në ministri, organet e qeverisjes vendore, pronarët privatë, Forcat e Armatosura e çdo shtetas, që ndodhet në afërsi, njoftojnë organet e mbrojtjes nga zjarri (MNZ), organet e shërbimit pyjor e të pushtetit vendor, si dhe marrin pjesë për shuarjen e tij. Shpenzimet për shuarjen e tij i ngarkohen personit që ka vënë zjarrin ose përballohen nga pronari, kur zjarri ka ndodhur për shkaqe natyrore.

Neni 232. Mund të ushtrohen me miratim paraprak të organeve përkatëse dhe nën kontrollin e tyre:a) ndërhyrjet për pasurimin dhe përmirësimin e bimësisë dhe të kapacitetit të kullotave e livadheve;b) ndërhyrjet për pasurimin dhe përmirësimin e infrastrukturës në tërësi apo të veprave të veçanta të saj;c) përdorimi i plehrave kimike dhe i pesticideve; ç) prerja e pemëve, e drurëve dhe e shkurreve;d) pastrimi i kullotave dhe i livadheve.

Propozim: Nuk ka pse te meret miratim, po qe se keto punime jane parashikuar ne planin e miratuar te mbareshtrimit.

Neni 24 - Detyrat e ministrisë Ministria është organi qendror përgjegjës për mbrojtjen dhe miradministrimin e fondit kullosor. Ajo drejton dhe organizon:

a) hartimin e politikave, të strategjive, planeve të veprimit e të mbarështimit në nivel kombëtar, rajonal e vendor, për zhvillimin dhe menaxhimin e integruar të kullotave e livadheve, ruajtjen e mjedisit, të ekuilibrit biologjik dhe të biodiversitetit në fondin kullosor;b) sigurimin e zbatimit të kërkesave të këtij ligji e të akteve nënligjore, të dala në zbatim të tij;c) formatimin dhe administrimin e të gjithë dokumentacionit, që nevojitet për ruajtjen dhe përdorimin e kullotave;ç) hartimin dhe zbatimin e programeve studimore dhe kryerjen e veprimtarive kërkimore-shkencore, në bashkëpunim me organet e specializuara kërkimore-shkencore e me departamentet e Universitetit Bujqësor;d) planifikimin dhe përdorimin e fondeve për studime në ekonomitë kullosore, për vlerësimin dhe rritjen e aftësisë mbajtëse të kullotave dhe livadheve, si dhe për kryerjen e punimeve e të ndërtimeve në to, sipas projekteve, në nivel qendror, rajonal dhe vendor;dh) punën për përcaktimin e ekonomive kullosore dhe ndarjen e tyre në ngastra e nënngastra;e) punën për përcaktimin e parcelave eksperimentale e të ngastrave, ku kryhen punime përmirësuese e të atyre të degraduara;

90

ë) zgjerimin e mundësive për rritjen e investimeve private në kullota e livadhe dhe angazhimin e bizneseve në to;f) promovimin e zgjidhjeve e të rrugëve të reja, për trajtim bashkëkohor të kullotave, për rritjen e përdorimit racional të tyre.

Neni 25 - Certifikimi i ekspertëve1. Për të siguruar asistencë teknike të kualifikuar për hartimin e planeve të mbarështimit, të ekspertizave, të projekteve operacionale dhe zbatimin e tyre në kullotat shtetërore dhe private, ministri licencon ekspertë të certifikuar në fushën e kullotave dhe të livadheve.

Koment: Cilido specialist qe ka mbaruar Fakultetin e Shkencave Pyjore ne UBT di te hartoje e zbatoje projekte mbareshtrimi; eshte tjeter gje ekspertiza.

Propozim: Projekte mbareshtrimi mund te hartoje e zbatoje cdo specialist i larte pyjesh apo qe eshte specializuar nderkohe.

2. Këshilli i Ministrave miraton kriteret, rregullat dhe procedurat për licencimin e ekspertëve të certifikuar në fushën e kullotave dhe të livadheve.

Neni 26 - Kompetencat e organeve të qeverisjes vendore e të pronarëve privatë

l. Organet e qeverisjes vendore dhe pronarët privatë, që zotërojnë kullota dhe livadhe, kanë këto kompetenca:

a) ruajnë, administrojnë dhe i përdorin kullotat dhe livadhet, në përputhje me kërkesat e këtij ligji e të akteve nënligjore, të dala në zbatim të tij;

b) hartojnë, me shpenzimet e veta, planet e mbarështimit të kullotës apo livadhit, të cilat miratohen nga drejtoria rajonale e shërbimit pyjor.

Propozim: Shih propozimin ne nenin 14, pika 2.

Planet e mbarështimit përmbajnë veprimet e masat, që do të ndërmerren për të mundësuar mbrojtjen, përmirësimin dhe përdorimin e kullotës e të livadhit si të tilla, si dhe veprimtaritë, që do të ushtrohen në të, sipas interesave privatë të pronarit, në përputhje me mundësitë që krijon ky ligj;

c) marrin masa për parandalimin e zjarreve dhe për shuarjen e tyre;ç) raportojnë në drejtorinë rajonale përkatëse të shërbimit pyjor të dhënat, që u kërkohen për inventarizimin dhe regjistrimin në regjistrin e fondit kullosor të kullotave dhe livadheve, në përputhje me formularët tip;

d) njoftojnë drejtorinë rajonale përkatëse të shërbimit pyjor për infeksionet dhe dëmtuesit, që shfaqen në kullota e livadhe dhe kërkojnë asistencë.

2. Organet e qeverisjes vendore, për ndërhyrjet që do të kryejnë në kullotat e livadhet, sipas pikës 2 të nenit 23 të këtij ligji, (*) marrin miratimin paraprak të drejtorisë rajonale përkatëse të shërbimit pyjor.

Propozim: (*) kur keto punime jane parashikuar ne planin e mbareshtrimit te miratuar, nuk ka pse te meret ndonje miratim tjeter, vecse asistence teknike po te jete e nevojshme.

Neni 28 - Monitorimi

2. Kontrolli i kullotave dhe i livadheve në pronësi/përdorim të organeve të qeverisjes vendore bëhet nga vetë këto organe.

91

9. Ligj nr.9244, datë 17.6.2004 për mbrojtjen e tokës bujqësore

Ligji trajton vetem problemet per mbrojtjen e tokes bujqesore (pa permendur tokat pyjore e ato kullosore).

Propozim: Meqenese ne njesite e qeverisjes vendore po kalon nje siperfaqe e konsiderueshme e pyjeve dhe kullotave komunale, eshte e nevojshme qe ne kete ligj te trajtohen dhe keto pasuri natyrore, pasi njesia vendore eshte direkt pergjegjese per ruajtjen dhe zhvillimin e qendrueshem te ketyre pasurive.

10. Ligj nr.8752, datë 26.3.2001 për krijimin dhe funksionimin e strukturave për administrimin dhe mbrojtjen e tokës

Neni 7 - Seksioni i Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës në qark dhe zyrat e menaxhimit dhe mbrojtjes së tokës në bashki dhe/ose komunë kanë varësi teknike nga Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit.

Ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit (*) nxjerr akte nënligjore në zbatim të këtij ligji për drejtimin metodik dhe teknik të administrimit dhe menaxhimit të tokës, si dhe kontrollon zbatimin e tyre.

Propozim: duhet te perfshihet dhe Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujrave, meqenese administron pyjet dhe kullotat, perfshire pyjet dhe kullotat komunale.

Neni 11 - Seksioni i Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës në Qark dhe zyra e menaxhimit dhe mbrojtjes së tokës në komunë dhe/ose bashki kanë në administrim:

a. tokat bujqësore shtetërore, që me ligj i vihen në administrim qarkut, komunës dhe/ose bashkisë;

b. tokat bujqësore private;c. pyjet komunale dhe private;ç) kullotat komunale dhe private;d. tokat pyjore shtetërore, që me ligj i vihen në administrim qarkut, komunës dhe/ose

bashkisë;dh) brigjet e lumenjve, që me ligj i vihen në administrim qarkut, komunës dhe/ose bashkisë;e. tokat urbane të fshatit;ë. tokat e pafrytshme.

Koment: Lidhur me piken dh) duhej saktesuar qe keto brigje lumenjsh te perfshiheshin ne inventarin qe njesite e qeverisjes vendore i dergojne per kalim ne Agjencine e Transferimit te Pronave prane MB.

Neni 12 - Seksioni i Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës të Qarkut për tokat që ka nën administrim, si kadastër shumëqëllimshme, kryen këto funksione:a) Bën planifikimin e përdorimit të tokës, ndryshimin ndërmjet zërave kadastralë dhe drejton hartimin e planeve të zhvillimit.b) Në bashkëpunim me institucionet e specializuara përgatit, ruan dhe azhurnon informacionin gjeografik në format e hartave, të dhënave përshkruese dhe GIS.c) Organizon dhe merr masa në bashkëpunim me komunat dhe bashkitë për zbatimin e programeve dhe masave mbrojtëse për ruajtjen fizike dhe të pjellorisë së tokës, nga erozioni, ndotja dhe degradimi, (*).ç) Zbaton detyrimet që rrjedhin nga konventat ndërkombëtare dhe marrëveshjet për mbrojtjen e tokës, në të cilat vendi ynë është palë.d) Mban arkivin dhe regjistrat themeltarë, jep të dhëna dhe kryen veprime në shërbim të personave fizikë dhe juridikë.

92

dh) Bën vlerësimin e tokës bujqësore, pyjore, pyjeve, livadheve dhe kullotave që do të shërbejë për qëllime shpronësimi, taksa e tatime.Mënyrat e ushtrimit të funksioneve të parashikuara në këtë nen përcaktohen me akte nënligjore të Këshillit të Ministrave.

Propozim: (*) e ne vecanti nga zjarret, duke hartuar programe te perbashketa me organet e mbrojtjes civile, ato pyjore, njesite e qeverisjes vendore dhe SHPPKK. Strukturat e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës per problemet e kadastres se pyjeve e kullotave komunale koordinojne punen me sherbimin pyjor.

Neni 13 - Seksioni ose zyra e menaxhimit dhe mbrojtjes së tokës kryen këto funksione:

a) Përgatit procedurën dhe ia paraqet për miratim këshillit të komunës dhe/ose bashkisë për qiradhënien, dhënien me koncension, lejeve të shfrytëzimit ose formave të tjera të transferimit të të drejtave të parashikuara me akte ligjore e nënligjore të pyjeve dhe kullotave komunale, të tokave bujqësore shtetërore, tokave pyjore, brigjeve të lumenjëve, që me ligj i kalojnë në pronësi ose administrim qarkut, komunës dhe/ose bashkisë.

b) Grumbullon informacionin gjeografik dhe ruan hartat dhe dokumentacionin që ka në varësi, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

c) Merr masa mbrojtëse për ruajtjen fizike dhe të pjellorisë së tokës nga erozioni, ndotja dhe degradimi.

Propozim: Meqenese siperfaqja e pyjeve dhe kullotave komunale qe transferohet tek njesite e qeverisjes vendore eshte e konsiderueshme, ne strukturat e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës në qark dhe zyrat e menaxhimit dhe mbrojtjes së tokës në bashki dhe/ose komunë duhet te kete specialiste pyjesh.

11. Vendim nr. 532, datë 31.10.2002 për mënyrat e ushtrimit të funksioneve nga seksionet e administrimit dhe të mbrojtjes së tokës në qark dhe zyrat e menaxhimit dhe të mbrojtjes së tokës në komunë ose bashki

I. Funksionet dhe detyrat e seksionit të administrimit dhe mbrojtjes së tokës. 3. Seksioni i administrimit dhe mbrojtjes së tokës në qark për resurset në juridiksion të qarkut, komunës dhe/ose bashkisë, mban regjistra dhe harta kadastrale për: a) kategorizimin e resurseve; b) pronësinë e tyre; c) përdorimin e tyre; ç) vendndodhjen (pozicionin, kufijtë, koordinatat, madhësinë, pjerrësinë etj); d) treguesit, fizikë e kimikë; dh) vlerën; e) zonat e dëmtuara ose të rrezikuara nga dëmtimet fizike, erozioni, shkretëtirëzimi, degradimi e

ndotja (*).

Propozim: (*) te shtohet dhe per zjarret.

9. Kategorizimi i resurseve të jetë: tokë bujqësore, tokë urbane e fshatit (truall), tokë pyjore, pyll, kullotë, livadh, breg lumi, tokë e pafrytshme.

Propozim: te ndahet me vete kategoria tokë komunale (pyjore, pyll, kullotë e livadh).

93

15. Seksioni i administrimit dhe mbrojtjes së tokës në qark kryen procedurat për zbatimin e vendimeve të organeve shtetërore përgjegjëse për kalimet dhe ndryshimet në gjendjen e tokave dhe bën pasqyrimet përkatëse. 17. Seksioni i administrimit dhe mbrojtes së tokës në qark, në bazë të dokumentacionit që merr nga zyra e menaxhimit dhe mbrojtjes së tokës në komunë dhe/ose bashki pasqyron çdo 6 muaj të dhënat e fondit të tokës bujqësore, të tokave pyjore e pyjeve, kullotave, livadheve, trojeve, brigjeve të lumenjve dhe tokave të pafrytshme; dhe përmbledhëset e fondit, në shkallë qarku, paraqiten në Ministrinë e Bujqësisë dhe të Ushqimit. Ministria e Bujqësisë dhe e Ushqimit bën përmbledhësen në shkallë republike.19. Seksioni i administrimit dhe mbrojtjes së tokës në qark dhe zyra e menaxhimit dhe mbrojtjes së tokës në komunë dhe/ose bashki pasqyrojnë, çdo vit, ndryshimet në përdorimin e tokës dhe bëjnë përmbledhëset në shkallë komune dhe qarku. Ministria e Bujqësisë dhe e Ushqimit bën përmbledhësen në shkallë republike. 22. Seksioni i administrimit dhe mbrojtjes së tokës në qark dhe zyra e menaxhimit dhe mbrojtjtes së tokës në komunë dhe/ose bashki, në bashkëpunim me institucionet e specializuara kryejnë procedurat për vlerësimin e tokave, për përcaktimin e vlerës, të shpronësimit e taksimit, në bazë të metodikave të miratuara për këtë qëllim nga Ministri i Bujqësisë dhe i Ushqimit. 25. Seksioni i administrimit dhe mbrojtjes së tokës në qark bashkërendon punën me zyrën e menaxhimit dhe mbrojtjes së tokës në komunë dhe/ose bashki dhe me institucionet e specializuara shtetërore për përcaktimin e zonave të dëmtuara ose të rrezikuara nga dëmtimet, si rezultat i erozionit, (*), shkretëtirëzimit, degradimit e ndotjeve.

Propozim: (*) te shtohen dhe siperfaqet e demtuara nga zjarret ne pyjet e kullotat komunale (si dhe ne toka te tjera)

II. FUNKSIONET DHE DETYRAT E ZYRËS SË MENAXHIMIT DHE MBROJTJES SË TOKËS

1. Zyra e menaxhimit dhe mbrojtjes së tokës në komunë dhe/ose bashki ka për detyrë grumbullimin e të dhënave dhe kryen procedurat për shfrytëzimin e resurseve, që me ligj i kalojnë komunës dhe/ose bashkisë. 2. Zyra e menaxhimit dhe mbrojtjes së tokës në komunë dhe/ose bashki kryen studime për përdorimin e resurseve, që me ligj i kalojnë komunës dhe/ose bashkisë. Studimet miratohen nga këshilli i komunës dhe/ose i bashkisë. 3. Zyra e menaxhimit dhe mbrojtjes së tokës në komunë dhe/ose bashki ndjek procedurat për dhënien me qira të tokës bujqësore, pyjeve, kullotave, livadheve, tokave pyjore e brigjeve të lumenjve, (*) që me ligj i kalojnë në përdorim komunës dhe/ose bashkisë.

Propozim: (*) që me ligj i kalojnë ne pronesi komunës ose bashkisë.

III. PROCEDURAT PËR NDRYSHIMIN E KATEGORIZIMIT TË RESURSEVE1. Ndryshimi i kategorisë së tokave pyjore, kullotave, livadheve dhe pyjeve në tokë bujqësore, për efekt të zbatimit të normave ligjore përkatëse, në përputhje me udhëzimin e Ministrit të Bujqësisë dhe të Ushqimit, me propozimin e këshillit të komunës dhe/ose bashkisë dhe këshillit të qarkut, miratohet nga Ministri i Bujqësisë dhe i Ushqimit.

Propozim: Ndryshimi i kategorisë së tokave pyjore, kullotave e livadheve komunale në tokë bujqësore, për efekt të zbatimit të normave ligjore përkatëse, miratohet nga këshilli i komunës ose bashkisë.

Ndryshimi i kategorisë së pyjeve komunale në tokë bujqësore ose cdo perdorim tjeter te behet sipas propozimit per nenin 17 te ligjit per pyjet.

94

2. Ndryshimi i kategorisë së tokave pyjore, kullotave, livadheve e pyjeve shtetërore në toka bujqësore (*), me propozimin e këshillit të komunës dhe/ose bashkisë dhe këshillit të qarkut, miratohet nga Ministri i Bujqësisë dhe i Ushqimit.

Propozim: shih propozimin me siper per piken 1.

3. Ndryshimi i kategorisë së tokave bujqësore, pyjore, kullotave, livadheve e pyjeve në tokë truall bëhet sipas procedurave të përcaktuara në ligjin nr. 8405, datë 17.9.1998, "Për urbanistikën".

Propozim: shih propozimin me siper per piken 1.

4. Ndryshimi i kategorisë nga tokë e pafrytshme në tokë bujqësore, tokë pyjore, pyll, livadh dhe kullotë bëhet me propozimin e këshillit të komunës, dhe/ose bashkisë dhe të këshillit të qarkut dhe miratohet nga Ministri i Bujqësisë dhe i Ushqimit.

Propozim: Ndryshimi i kategorisë nga tokë e pafrytshme në tokë bujqësore, tokë pyjore, pyll, livadh dhe kullotë miratohet nga këshilli i komunës ose bashkisë.

5. Ndryshimi i kategorisë nga tokë bujqësore në tokë të pafrytshme, në livadh, kullotë, tokë pyjore dhe pyll bëhet me propozimin e këshillit të komunës dhe/ose bashkisë dhe të qarkut dhe miratohet nga Ministri i Bujqësisë dhe i Ushqimit.(*)

Propozim: (*) Ndryshimi i kategorisë nga tokë bujqësore e kategorise se dobet në livadh, kullotë, tokë pyjore dhe pyll behet nga këshilli i komunës ose bashkisë.

IV. PËR MBROJTJEN DHE RIAFTËSIMIN E TOKAVE

1. Institucionet shtetërore, që japin licenca shfrytëzimi për resurset, për qëllime jobujqësore, të cilat, me ligj, janë vënë në përdorim të qarkut, të komunës dhe/ose bashkisë, janë të detyruara të marrin mendimin e këshillit të qarkut, të këshillit të komunës dhe/ose bashkisë (*) dhe miratimin e Ministrit të Bujqësisë dhe të Ushqimit. Propozim: (*) si dhe mendimin e perdoruesve dhe shoqatave te tyre,

12. Vendim nr. 80, datë 28.1.2005 për përbërjen, mënyrat e funksionimit, detyrat dhe përgjegjësitë e strukturave shtetërore të mbrojtjes së tokës bujqësore

KREU I KOMITETI SHTETËROR I MBROJTJES SË TOKËS (KSHMT)A.1. Komiteti Shtetëror i Mbrojtjes së Tokës, si organ ndërministror, ka këtë përbërje:- Ministri i Bujqësisë dhe i Ushqimit kryetar;- Zëvendësministri i Mjedisit zëvendëskryetar;- Një përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë anëtar;- Një përfaqësues nga Ministria e Pushtetit Vendor dhe e Decentralizimit anëtar;- Një përfaqësues nga Ministria e Financave anëtar;- Një përfaqësues nga Ministria e Rregullimit të Territorit dhe e Turizmit anëtar;- Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit anëtar;- Një përfaqësues nga Ministria e Ekonomisë anëtar;- Një përfaqësues nga Ministria e Industrisë dhe e Energjetikës anëtar;- Një përfaqësues nga Ministria e Transportit dhe e Telekomunikacionit anëtar;- Drejtori i Menaxhimit të Tokave, në Ministrinë e Bujqësisë dhe të Ushqimit anëtar;- Drejtori i Mbrojtjes së Natyrës, në Ministrinë e Mjedisit anëtar; - Kryeinspektori i Inspektoratit Shtetëror të Mbrojtjes së Tokës në Ministrinë e Bujqësisë dhe të Ushqimit anëtar.

95

Propozim: Meqenese mbi 50% e territorit te vendit mbulohet nga pyjet e kullotat (dhe mbi gjysma e kesaj siperfaqeje mbulohet nga pyje e kullota komunale) dhe problemet e mbrojtjes se tyre jane te shumta, eshte e nevojshme qe ne Komitet te kete nje specialist pyjesh.

C. Detyrat dhe përgjegjësitë 1. KSHMT-ja ka për detyrë bashkërendimin e punëve ndërmjet Ministrisë së Bujqësisë dhe të Ushqimit, Ministrisë së Mjedisit, institucioneve të tjera dhe organeve të qeverisjes vendore, për të gjitha veprimtaritë, që kryhen mbi tokën bujqësore (*), lidhen me të dhe ndikojnë në mbrojtjen e saj.2. Veprimtaritë që shqyrtohen dhe bashkërendohen nga KSHMT-ja janë programet dhe projektet afatgjata, afatmesme dhe vjetore, të cilat paraqiten në muajin gusht të çdo viti dhe kanë si objekt:a) përmirësimin e sistemit të kullimit dhe të ujitjes në hapësirën e tokës bujqësore dhe që përfshihen në territorin e dy ose më shumë qarqeve;b) përmirësimin e masave antierozive, nëpërmjet ndërtimit ose ngritjes së disa veprave të veçanta antierozive, brenda një territori të caktuar, si pyllëzime, kanale të ujërave të larta, prita malore etj.;c) përmirësimin e masave mbrojtëse të brigjeve të lumenjve, rrjedha e të cilave përshkon territoret e dy ose më shumë qarqeve;

Propozim: (*) token pyjore, pyjet dhe kullotat (perfshire ato komunale). Ne problematike eshte e nevojshme qe te trajtohet edhe problemi i mbrojtjes se pyjeve e kullotave nga zjarret.

13. Udhezim nr. 3, datë 17. 05. 2006 për planet e rehabilitimit të sipërfaqeve të demtuara nga guroret (MMPAU)

1. Personat fizike e juridike që çelin gurore për shfrytëzim inertesh apo mineralesh, janë të detyruar të rehabilitojne habitatet që dëmtojnë me veprimtarinë e tyre.

2. Rehabilitimi i siperfaqeve (habitateve) të dëmtuara nga guroret është pjesë e pandarë e veprimtarisë shfrytezuese te tyre. Ai parashikohet, planëzohet e zhvillohet njëkohësisht dhe krahas veprimtarisë shfrytëzuese dhe vazhdon pas përfundimit të saj, deri sa habitati të jetë rehabilituar plotësisht.

3. Rehabilitimi i habitateve të dëmtuara nga guroret kryhet sipas planeve të rehabilitimit të tyre, të cilët paraqiten nga subjektet e këtyre aktiviteteve në agjensinë rajonale të mjedisit te qarkut ku do të hapi guroren, si pjesë e dokumentacionit për t’u pajisur me leje mjedisore

4. Për subjektet që janë duke shfrytëzuar guroret, por nuk kanë plan rehabilitimi dhe nuk kanë kryer veprime për të rehabilituar habitatin, plani i rehabilitimit paraqitet në agjensinë rajonale të mjedisit të qarkut përkatës, brenda dy muajsh nga data e hyrjes në fuqi të këtij udhëzimi. Kur kjo kërkesë nuk zbatohet, Inspektorati i Mjedisit pezullon punimet deri në dorëzimin e planit te rehabilitimit.

5. Personat fizike e juridike që kanë përfunduar aktivitetin e shfrytëzimit te gurores dhe nuk e kanë rehabilituar habitatin që kanë dëmtuar, mbeten të detyruar për ta rehabilituar atë ose duke zbatuar kërkesat e këtij udhëzimi ose do të detyrohen gjyqësisht.

6. Inspektorati i Mjedisit evidenton sipas qarqeve subjektet juridike e fizike të cilet nuk kanë planin e rehabilitimit të sipërfaqeve rreth dhe në brendësi të guroreve dhe u kerkon hartimin dhe zbatimin e tij, gjatë gjithë fazave të operacioneve të punimeve. Subjektet që nuk i përgjigjen kësaj kërkese, paditen në gjykatë për shpërblimin e dëmeve që i kanë shkaktuar mjedisit.

7. Plani i rehabilitimit është dokumenti që përmban projektin e rehabilitimit dhe afatet kohore për kryerjen e punimeve rehabilituese. Projekti shoqërohet me përshkrimet përkatëse dhe me fotografi që qartësojne gjendjen e habitatit para përdorimit për gurore.

96

8. Plani i rehabilitimit shqyrtohet dhe miratohet në procesin e dhënies të lejes mjedisore. Personi fizik apo juridik që ka paraqitur planin, mund të ankohet me shkrim te Ministri për aspekte te planit të miratuar që i vlerëson të padrejta, brenda 20 ditëve nga marrja e tij. Ministri i përgjigjet ankeses brenda 30 ditëve nga regjistrimi i saj në protokollin e Ministrisë. Ndaj përgjigjes së Ministrit apo kur ky nuk ështe pergjigjur ne afat, ankuesi mund ti drejtohet gjykatës, brenda 30 ditëve nga marrja e përgjigjes apo nga skadimi i afatit.

9. Plani i rehabilitimit trajton detyrimisht masat dhe veprimet per sistemimin dhe përgatitjen e vendit, për parandalimin e erozionit, për gjelbërimin dhe rigjelbërimin, si dhe ndërhyrjet e vazhdueshme që sigurojnë mirëmbajtjen e habitatit.

10. Masat rehabilituese në planet e rehabilitimit identifikohen në përputhje me karakteristikat e vlerat e habitatit. Ato jepen të detajuara, duke u grupuar ne:

a.punime inxhinierike; b.punime biologjike.

11. Rigjelberimi i habitatit me bimësi kryhet, duke i dhene perparesi bimëve autoktone, te përshtatshme me zonën, që kanë ekzistuar para hapjes së gurores si dhe bimësisë tjeter që është në përputhje me tipin e tokës.

12. Llojet pyjore që përdoren për ripyllëzimin e siperfaqes rreth dhe në brendësi të gurores rekomandohen, duke patur parasysh :

a. për mbrojtjen e tokave nga erozioni  të përdoren llojet fletore përherë të blerta ; b. për veshjen e terreneve shkëmbore të përdoren llojet pyjore të cilët kanë sistem

rrënjor të fuqishëm, e mbajnë të mbuluar tokën edhe gjate stinëve me rreshje të bollshme dhe e lidhin mirë atë.

c. për terrene me shfaqje të erozionit duhet të përdoren dhe llojet që lidhin mirë terrenin dhe ndihmojnë parandalimin e erozionit

d. për terrene te eroduara, krahas fidanave, të perdoret edhe mbjellja me farë 13. Pyllëzimet e ripyllëzimet e terreneve të degraduara, pasi perfundojnë, i dorezohen me

dokumenta të rregullta Drejtorise së Shërbimit Pyjor, e cila i vë në ruajtje dhe i mbron për një periudhë 20 vjecare për të bërë të mundur rimëkëmbjen e tyre.

14. Kriteret per vlerësimin e rehabilitimit të habitatit te dëmtuar nga guroret përfshijnë: a. zona e rehabilituar të rikthehet në një gjendje të qëndrueshme dhe jo ndotëse; b. zona të jetë kthyer në gjëndje të përshtatshme për përdorimin e mëtejshëm të planifikuar; c. zona nuk duhet të preket nga erozioni; d. rigjelberimi të jetë efektiv në të gjithë siperfaqen e habitatit, duke vlerësuar densitetin e

fidanëve, larminë e llojeve dhe mbulesën bimore, sic është parashikuar në planin e miratuar të rehabilitimit;

15. Në raportimet periodike që bëjnë subjektet për rezultatet që u dalin nga vetmonitorimi i veprimtarisë që zhvillojnë, punët dhe veprimet që kanë bërë për rehabilitimin e habitatit të raportohen si zë i vecantë.

16. Inspektorati i Mjedisit, në kontrollet që ushtron mbi guroret, ndjek zbatimin e planit të rehabilitimit, duke marrë masa e duke lëne detyra qe garantojne zbatimin e tij.

17. Pas mbarimit të të gjitha operacioneve rehabilituese, subjekti mund të kërkojë nga Agjensia Rajonale e Mjedisit dhe Drejtoria e Shërbimit Pyjor dokumentin që vërteton se rehabilitimi i habitatit ka përfunduar në mënyrë të kënaqshme dhe në përputhje me kërkesat e planit te rehabilitimit.

Propozim: Ky udhezim te kete fuqi edhe per rehabilitimin e siperfaqeve (habitateve) të dëmtuara nga guroret qe gjenden brenda juridiksionit te bashkive/komunave dhe jane dhene me kontarte nga keto te fundit (gurore me rendesi vendore). Subjekti perkates do te kontrollohet e pergjigjet para komunes, ndersa Agjensia Rajonale e Mjedisit dhe Pyjeve ndihmon dhe verifikon gjendjen.

97

Ne rast se subjekti shkel afatet e caktuara ne planin e rehabilitimit, atehere ai detyrohet te paguaje vleften e humbjes se shkaktuar pronarit/perdoruesit (te rritjes vjetore te pyllit, prodhimin e barit per kulloten, etj.) per vitet e tejkaluara.

14. Urdhër i MMPAU nr.146, datë 8.5.2007 për miratimin e listës së kuqe të florës dhe faunës

Në mbështetje të pikës 4 të nenit 102 të Kushtetutës dhe në zbatim të pikës 5 të nenit 22 të ligjit nr.587, datë 20.7.2006 “Për mbrojtjen e biodiversitetit”, URDHËROJ:

1. Miratimin e listës së kuqe të florës dhe faunës shqiptare, përkatësisht sipas shtojcës 1 dhe shtojcës 2 që i bashkëlidhen këtij urdhri si pjesë e tij.

2. Statusi i kërcënimit për llojet e florës dhe faunës mbështetet në kategorizimin e IUCN-së, që jepet në shtojcën 3, që i bashkëlidhet këtij urdhri si pjesë e tij.

3. Drejtoria e Politikave të Mbrojtjes së Natyrës ndjek përfshirjen e listës së kuqe të florës dhe faunës në publikimin e ri të librit të kuq.

4. Për zbatimin e këtij urdheri ngarkohen Drejtoria e Politikave të Mbrojtjes së Natyrës, Drejtoria e Politikave të Pyjeve dhe Kullotave dhe Drejtoria e Koordinimit të Kontrollit. [Fletorja Zyrtare: Viti 2007, Nr 56 , Faqe 1442]

Koment: Perdoruesit e pyjeve dhe kullotave komunale grumbullojne sherbele, dellinje te kuqe e te zeze, megjithese jane cilesuar ne listen e kuqe. Por grumbullimi i tyre ka mbi 10 vjet qe eshte pakesuar per shkak se nuk terhiqen sa duhet nga eksporti. Po ashtu, ilqja, boshtra, vjeshtulla dhe arra kane perhapje qe veshtire se rrezikohen, per perhapjen qe kane aktualisht neper vendin tone.

Propozim: Mendoj se keto lloje duhen hequr nga lista e kuqe.

Emri latinisht Emri shqip

Statusi i kercenimit

Pershkrimi i statusit

Salvia officinalis Sherbelë VU A1b Rënie e shpejtë >50% për 20 vjet, rënie/zvogëlim i përhapjes, ose zonës së zënë nga lloji në fjalë, dhe/ose i cilësisë së habitatit

Juniperus communis

Dëllinjë e zezë

VU A1b Rënie e shpejtë >50% për 20 vjet, rënie/zvogëlim i përhapjes, ose zonës së zënë nga lloji në fjalë, dhe/ose i cilësisë së habitatit

Juniperus oxycedrus

Dëllinjë e kuqe

VU A1b Rënie e shpejtë >50% për 20 vjet, rënie/ zvogëlim i përhapjes, ose zonës së zënë nga lloji në fjalë, dhe/ose i cilësisë së habitatit

Quercus ilex Ilqe EN A1b Rënie e shpejtë >50% për 10 vjet. Rënie/zvogëlim i përhapjes, ose zonës së zënë nga lloji në fjalë, dhe/ose i cilësisë së habitatit

Forsythia europaea Boshtër NE Jo i vlerësuarViscum album Veshtull VU A1c Rënie e shpejtë >50% për 20 vjet, niveli aktual ose

potencial i shfrytëzimitJuglans regia Arrë EN A1b Rënie e shpejtë >50% për 10 vjet. Rënie/zvogëlim i

përhapjes, ose zonës së zënë nga lloji në fjalë, dhe/ose i cilësisë së habitatit

98

15. Urdhër i përbashkët i ministrit te pushtetit vendor dhe decentralizimit dhe ministrit te rendit publik për miratimin e rregullores së brendshme “tip” të policisë bashkiake e të komunës

Neni 13 - Detyrat e punonjësve të policisë bashkiake e të komunës

1. Të garantojë zbatimin efektiv të akteve të nxjerra nga organet e qeverisjes vendore sipas kompetencave të parashikuara në ligjin nr.8652, datë 31.7.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”.

2. Të marrë masa për ruajtjen e pasurisë së bashkisë ose komunës, si dhe të atyre që administrohen nga ato.

3. Të sigurojë zbatimin e akteve të nxjerra nga kryetari i bashkisë ose komunës në lidhje me personat fizikë dhe juridikë, që nuk plotësojnë, konform ligjit, detyrimet financiare e fiskale ndaj bashkisë ose komunës, si dhe çdo detyrim tjetër pasuror ndaj tyre.

4. Të mbikëqyrë nëse shtetasit në administrim të pasurisë së tyre, zbatojnë ose plotësojnë kërkesat sipas akteve të bashkisë ose komunës.

5. Të konstatojë, parandalojë e ndëshkojë ndotjet e mjedisit, hedhjen e mbeturinave të ndryshme, si dhe të sinjalizojë kryetarin e bashkisë ose komunës për shfaqjet e parazitëve të dëmshëm e të rrezikshëm, si dhe për rastet e shfaqjes së epidemive.

14. Policia bashkiake ose e komunës kryen dhe detyra që i ngarkohen nga organet e qeverisjes vendore për ushtrimin e funksioneve e kompetencave të caktuara nga ligji nr.8652, datë 31.7.2000 “Për policinë bashkiake e të komunës”.

Punonjësit e policisë bashkiake e të komunës vendosin gjobë në vend për shkelje të parashikuara në ligjet e në aktet që nxjerrin organet e pushtetit vendor.

Neni 23 - Veprimet në rast të kryerjes së një vepre penale - Për veprat penale njoftohet menjëherë policia gjyqësore (komisariati i policisë) dhe në varësi të rasteve të bëhet: me marrjen dijeni dhe pa vonesë.

Neni 24 - Veprimet në rastet e shkeljeve administrative - Pas marrjes së njoftimit për shkelje administrative veprohet menjëherë me kontrollin e identitetit të autorit dhe kryhen veprimet administrative (proces ose gjobë).

Koment: Ne ligjin Nr.9385, datë 4.5.2005 për pyjet dhe shërbimin pyjor [Ndryshuar me ligjin Nr.9791, datë 23.7.2007], nder te tjera, percaktohen funksionet dhe detyrat e strukturës menaxhuese të shërbimit pyjor, funksioni dhe detyrat e Policisë Pyjore, detyrat per ruajtjen e fondit pyjor kombëtar, përgjegjësitë për moszbatimin e ligjit dhe per keto, ngarkohen sipas rastit, strukturat menaxhuese të shërbimit pyjor dhe Policia Pyjore. Por nuk permenden detyrat analoge qe kane strukturat administrative te komunes ose bashkise dhe policia e komunes ose bashkise per pyjet dhe kullotat komunale.

Propozim: Krahas ndryshimeve perkatese qe duhen bere ne ligjin per pyjet, propozohet qe edhe ne urdherin e perbashket per rregulloren e brendeshme tip te policise bashkiake e te komunes te behen shtesat perkatese, duke pershtatur detyrat e ligjit per pyjet, dhe konkretisht:

- Detyrat e nenit 12 Funksioni dhe detyrat e Policisë Pyjore, te pershtaten ne rregulloren tip per policine bashkiake e te komunes;

- Po ashtu, sipas detyrave te ligjit per pyjet, neni 20, te pershtaten detyrat per ruajtjen e fondit pyjor komunal, si dhe ato te nenit 37 përgjegjësitë për moszbatimin e ligjit.

99

16. VKM Nr 247, datë 23.4.2004 Për Miratimin e Strategjise Kombetare te Zhvillimit te Pyjeve dhe Kullotave

[Pjese qe kane te bejne ose kane lidhje me pyjet e kullotat komunale]

• Organizimi i punes nga DSHP ne menyre te tille qe e gjithe siperfaqia e pyjeve te larte te pershkohen nga prerje kulturale sipas fazes se zhvillimit ne te cilen gjendet dhe kerkesave te silvikultures per fazen perkatese.• Gjetja e sponsoreve per ripyllezimin e siperfaqeve te pa riperterira brenda pyjeve te larte me qellim perdorimin e gjithe siperfaqes nga pylli prodhues.• Gjetja e sponsoreve dhe pyllezimi i siperfaqeve te çveshura me lloje pioneer per te rritur kapacitetin e sekuestrimit te karbonit nga siperfaqia e territorit te republikes.• Rehabilitimi i kullotave me mbjellje foragjere e drusore sipas shkalles se pjellorise ne te cilen gjenden.• Të pregatitet e miratohet një vendim për riorganizimin e kadastrës pyjore mbi baza bashkëkohore e cila të dokumentoj e azhurnoj pasurinë pyjore jo vetëm si sipërfaqe e volum por edhe si vlerë e pronësi në të gjitha nivelet e administrimit.• Ngritja e administratave te zonave te mbrojtura dhe trajnimi i tyre, me perparesi ne parqet kombetare dhe zonat natyrore te menaxhuara si dhe pejsazheve te mbrojtura, meqëllim zhvillimin dhe zbatimin e planeve te menaxhimit te ZM-ve permes nje pjesmarrje sa me te gjere te komuniteteve vendase në to.• Zbatimi i planeve të menaxhimit per zonat e mbrojtura.• Te behet ne menyre me profesionale puna per promovimin e turizmit dhe ekoturizmit brenda dhe ne afersi te zonave te mbrojtura, si nje burim I rendesishem i sigurimit te te ardhurave per komunitetet qe jetojne prane ose brenda zonave te mbrojtura.• Nxitja dhe Mbeshtetja e Menaxhimit te Qendrueshme te Burimeve Pyjore e Kullosore• Hartimi i planeve të mbarështrimit të pyjeve prodhues, të pyjeve komunalë, kullotave si dhe te pyjeve private ne funksion te pageses, qe mund te jete e njejte per njesi siperfaqe me ate te pyjeve shteteror.• Hartimi i një udhëzuesi për mbarështrimin e pyjeve e kullotave të destinuara për perdorim (shfrytëzim) silvopastoral.• Studimi dhe promovimi i potencialeve prodhuese te pyjeve dhe kullotave ne bime mjeksore dhe tanifere.• Studimi i popullatave te kafsheve te egra objekt gjuetije per promovimin e nje gjuetije racionale per qellime sportive dhe turistike.• Studimi i mundesive te peshkimit ne ujrat brenda fondit pyjore.• Studimi i mundesive mbajtese te fondit pyjor dhe kullosor per nxitjen e zhvillimit te sektorit te bletarise.• Studimi i gjendjes dhe kapaciteteve mbajtese te masiveve kullosore publike dhe komunale, pa cenuar nevojat e kafsheve te egra barngrenese.• Studimi dhe percaktimi i sistemeve te perdorimit te kullotave natyrore dhe mbi kete baze i menyres se qeverisjes.• Qeverisja e qendrueshme, e integruar dhe shumefunksionale e tyre mbi bazen e nje plani qeverisje, sipas udhezuesve te hartuar nga specialiste dhe te miratuar nga DPPK.• Ndalimi i aktivitetit tradicional te djegjes se kullotave me piksynim “rigjallerimin” e bimesise barishtore.• Rishikim e percaktimi i tarifave te diferencuara sipas zonave, vlerave ekonomike e gjendjes vegjetacionale.• Sigurimi i vendeve te punes per popullsine e vendosur ne afersi te ketyre kullotave.• Stimulimi i inisiativave kolektive apo individuale per permiresimin e gjendjes se kullotave.• Rritja e investimeve per permiresimin e gjendjes ekologjike dhe prodhuese te kullotave.• Nxitja e nismave qe sigurojne burime alternative per ngrohje dhe gatim ne zonat rurale si dhe ato qe sigurojne vende pune jashte sektorit te pyjeve kullotave.

100

• Llogaritja dhe nxitja e zhvillimit të insustrisë së drurit si aktivitet privat në ato drejtime që e lejon ekonomia e tregut sidomos ne zonat rurale .• Dhënia në përdorim e tokave me bimesi pyjore, pyje të degraduar, për afate të gjata kohe (p.sh. 30 vjet) për qëllim ngritje rezervatesh gjuetie, qëndra të rritjes së kafshëve të egra ose kombinim I tyre, personave dhe shoqërive private të vëndit ose të huaja, për vlerësimin e këtyre terreneve margjinale dhe zënien me punë.• Caktimi i sipërfaqeve boshe e me pyje të degraduara, etj. për ngritjen e rezervateve të gjuetisë, pa prekur interesat e të tjerëve.• Dhënia në përdorim afatgjatë e në perspektivë në pronësi i këtyre sipërfaqeve personave ose shoqërive private të vëndit apo të huaja• Dhënia në përdorim (ose shitja ) e qëndrave egzistuese (tashmë të shkatëruara) të rritjes së fazanëve për qëllime ripopullimi, konsumi dhe eksporti.• Pregatitja e kuadrit ligjor për këto kalime.• Dhënia në përdorim vetëm për qëllime pyllëzimi te tokave te refuzuara dhe te eroduara (për periudha të gjata kohe (p.sh. 50 vjet) ose në pronësi (me çmime modeste) i sipërfaqeve që në bilancin e përgjithshëm të republikës emërtohen-toka të tjera-(e që rezultojnë pasi zbriten pyjet, kullotat, dhe tokat bujqësore) të cilat duhet të mbillen brenda limitesh kohore të caktuara, personave apo shoqërive private të vëndit ose të huaja.• Caktim i sipërfaqeve që mund të trajtohen si të tilla pa prekur interesat e komunave për kullotë.• Pregatitja e kuadrit ligjor për këtë lloj përdorimi afatgjatë me synimin e largët të privatizimit të plotë.• Dhënia në përdorim e këtyre sipërfaqeve dhe kontrolli i zbatimit të qëllimit për të cilin janë dhënë.• Nxitja e nismave individuale ose kolektive per ripyllezimin e tokave te abandonuara, veçanerisht atyre te shpyllezuara ose kullotave te pluguara ne te kaluaren.(Te kthyera ne toke are)• Nxitja e nismave individuale e kolektive qe kane si qellim uljen e nivelit te erozionit i cili ne shkalle te gjere kercenon te ardhmen e komuniteteve malore dhe i shkakton nje dem shume te madh cilesise se ujit te rezervuarve infrastruktures se ujitjes si dhe ndotjes se tokave bujqesore te ultesires.• Perfshirja e aktoreve dhe perdoruesve lokal ne ruajtjen dhe zhvillimin e pylltarise.Drejtimi strategjik. Vazhdimi i transferimit te se drejtes se perdorimit/pronesise te pyjeve dhe kullotave tek pushteti vendor per plotesimin e nevojave per dru zjarri e kullote.• Plotësimi i nevojave të popullsisë rurale me dru zjari e lëndë ndërtimi.• Në bazë të politikës demografike të shtetit, pushteti vendor dhe DPPK të përcaktojnë dinamikën e nevojave për dru zjari e lëndë ndërtimi për zonat rurale si dhe mënyrën e plotësimit të tyre.• Depistimi i potencialit të pyjeve komunale prodhuese për dru zjari dhe lëndë ndërtimi.• Krijimi i cungishteve të regullta brenda territoreve të pyjeve komunalë me madhesi të tillë që të plotësojnë nevojat e komunave për dru zjari e lëndë ndërtimi dhe bashkimi i tyre në ekonomi pyjore cungishtesh të regullta përmbledhëse për qëllime mbarështrimi me turne të shkurtëra.• Hartimi i planeve të mbarështrimit të ekonomive përbashketa komunale në hapësirën e një ose më shumë komunave dhe zbatimi i tyre nga ana e administratës së komunave.• Nxitjes se nismave qe sigurojne burime alternative per ngrohje dhe gatim ne zonat rurale si dhe ato qe sigurojne vende pune jashte sektorit te pyjeve e kullotave.• Përcaktimi i kapacitetit mbajtës në blegtori i pyjeve komunalë (300.000 ha) dhe organizimi i ekonomive pyjore për qëllime kullotjeje dhe prodhim gjethi.• Pas veçimit të pyjeve për prodhim dru zjari e lëndë ndërtimi (cungishte të rregullta ) ndarja e fondit që mbetet ( pyjor ose edhe kullosor të komunave së bashku ) në ekonomi silvopastorale me bazë komune, fisi, familjesh etj.• Mbarështrimi i këtyre ekonomive për qëllime kullotjeje mbi bazën e përcaktimit të potencialit prodhues në biomasë të gjelbërt dhe llogaritja mbi këtë bazë e kapacitetit mbajtës të tyre.• Administrimi dhe planifikimi i prodhimit dhe kullotjes nga administrata e komunave (ose nga fiset, familjet ).

101

• Nxjerja e regulloreve të mbështetura shkencërisht dhe ligjërisht për trajtimin dhe qeverisjen e pyjeve komunale.• Zhvillimi i programeve te sherbimit keshillimor dhe te ngritjes se kapaciteteve, permes te kuptuarit te vlerave komplekse te pyjeve dhe kullotave, zhvillimit te programeve te ndergjegjesimit per aktoret dhe komunitetet lokale, dhe forcimit te kapaciteteve te organeve vendore per menaxhimin e pyjeve dhe kullotave.• Organizimi i struktures se sherbimit keshillimor pyjor veçanerisht per pylltarine komunale dhe private.• Planifikimi i nje sasie fondesh ( 200.000 – 500.000 leke/vit) per kualifikimin e punonjesve te sherbimit pyjor, veçanerisht per personelin qe kryen funksione keshillimore.• Krijimi i administrates se pyjeve komunale. Krijimi në çdo komunë i një njësie të vogël tekniko-administrative që do të merret me admini-strimin dhe regullimin e shfrytëzimit të pyjeve dhe kullotave të dhëna në përdorim, me vartësi direkte nga komuna, mbi të cilat DPPK të ketë të drejtën e kontrollit dhe mbështetjes teknike.• Nxjerja e regulloreve për funksjonimin e këtyre njësive duke përcaktuar statusin, sferën e veprimtarisë, përgjegjësitë, të drejtat dhe detyrat.• Planifikimi dhe qeverisja e territoreve si nje e tere, nepermjet organizimit, trajnimit, edukimit dhe sensibilizimit te gjithe aktoreve.• Ndermarrja e politikave te kompensimit te veshtiresive ekonomike qe rrjedhin nga sakrificat kufizuese ne perdorimin e pyjeve dhe kullotave, ne bashkepunim te ngushte me pushtetin vendor dhe donatoret nderkombetare, me qellim krijimin e mundesive te fitimit per komunitetet e prekura.• Vazhdimi i reformes institucionale me qellim krijimin e strukturave sa me efektive dhe te pershtateshme ne qender dhe ne baze.• Ndarja e funskioneve kontrolluese nga ato menaxhuese ne pyje. Legjislacioni i pershtatshem, sa me i plote, i harmonizuar dhe koherent dhe forcimi e respektimi i ligjit i shoqeruar me lehtesi ekonomike jane linjat kryesore per garantimin e suksesit. Harmonizimi i ligjit mbi pyjet me ligjet e tjera sektoriale do beje me te lehte arritjen e objektivave strategjike.• Hartimi i kuadrit ligjor e nenligjor qe do te sherbej per zgjidhjen e çeshtjeve te administrimit te fondit pyjor e kullosor te dhene ne perdorim/pronesi komunave si dhe sqaroj mbivendosjet me ligjet e tjera.• Hartimi i statusit dhe rregullores se sherbimit keshillimor duke percaktuar detyrat, te drejtat dhe pergjegjesite.• Permiresimi i akteve ligjore e nenligjore per pyjet dhe kullotat shteterore.• Hartimi i akteve ligjore e nenligjore per perdorimin e pyjeve private.• Hartimi i ligjit te ri te pyjeve si sinteze e ndryshimeve te krijuara pas decentralizimit te pronesise shteterore, duke theksuar te drejten e kontrollit nga sherbimi pyjor mbi te gjitha kategorite e pronesise mbi pyjet dhe kullotat.

Koment: Duhet te kete nje plan te hollesishem veprimtarish per zbatimin e strategjise me tregues konkrete, afatet, institucionet pergjegjese dhe ato bashkepunuese, si dhe monitorimin periodik te zbatimit te tyre.

17. Ligj nr. 8906, datë 6.6.2002 për zonat e mbrojturaNeni 15 Planet e menaxhimit të zonës së mbrojtur

1. MMPAU, organet e tjera shtetërore dhe NJQV-te ose në bashkëpunim me të tretët, hartojnë për secilën zonë të mbrojtur planet e menaxhimit të kësaj zone.

102

2. Të gjitha planet e menaxhimit të zonës së mbrojtur, që nuk janë hartuar nga Ministria e Mjedisit, duhet të miratohen nga kjo Ministri, për të siguruar përputhshmërinë me objektivat e këtij ligji ose të ligjeve të tjera që lidhen me të.

Propozim: Ne hartimin e planeve te menaxhimit te zonës së mbrojtur duhet te marin pjese dhe perfaqesuesit e komunitetit ose te shoqatave te tyre.

18. Vendim nr. 676, date 20.12.2002 per shpalljen zone e mbrojtur te monumenteve te natyres shqiptare

1. Keshilli i Ministrave vendosi: 1. Shpalljen zone e mbrojtur te monumenteve te natyres shqiptare, sipas lidhjes nr.1, qe i bashkelidhet ketij vendimi.

Propozim: Njesite e qeverisjes vendore te kene te drejte te shpallin monumente natyre te karakterit dhe rendesise vendore.

19. Ligj nr.8405, date 17.9.1998 per urbanistiken

NENI 49 - Drejtoria e urbanistikës në Bashkinë e Tiranës dhe seksionet e urbanistikës në rrethet dhe qytetet e kategorisë së pare shqyrtojnë kërkesat për leje ndërtimi për: ... [vijojne disa kategori]

Leja për prerje drurësh është kompetencë e KRRT-së.

NENI 63 - Kërkesa për të bërë prerje apo shkulje drurësh bëhet sipas formularit nr.6, që i bashkangjitet këtij ligji. Kjo kërkesë shqyrtohet nga KRRT në juridiksion të të cilit ndodhet zona ku do të priten ose do të shkulen pemët. Në rast se KRRT vendos miratimin e kësaj kërkese, ai jep lejen e ndërtimit, e cila lëshohet vetëm pasi është bërë pagesa për çdo prerje apo dëmtim tjetër. Pagesa bëhet pranë ndërmarrjes në varësi të bashkisë, komunës apo rrethit që administron territoret e gjelbërta.

Personi fizik e juridik, para se t'i jepet leja për prerje drurësh, ështe i detyruar të bëjë mbjellje pemësh me trefishin e drurëve që do të priten, në një zonë ku do ta caktojë ndërmarrja e gjelbërimit ose pyjeve.Leja për prerje drurësh është e vlefshme vetem për një periudhë 3-mujore.

Koment: Fjalet ‘prerje apo shkulje druresh’ mund te kuptohen si drure te vecuar por edhe si drure qe perbejne nje siperfaqe pyjore, e cila mund te jete dhe pjese e pyllit komunal te qytetit apo fshatit. Po ashtu, nuk behet dallimi ne se behet fjale per drure qe ndodhen brenda apo jashte vijes kufizuese te ndertimit.

Propozim: Duhet te behet dallim i qarte kur behet fjale per drure te vecuar dhe kur behet fjale per siperfaqe pyjore, brenda apo jashte vijes kufizuese te ndertimit. Kompetence direkte e KRRT-së duhet te jene druret qe ndodhen brenda vijes kufizuese te ndertimit. Ne rast se keta drure e siperfaqe pyjore jane ne pronesi te komunes ose bashkise dhe ne perdorim komunal, atehere per prerjen e tyre duhet marre me pare miratimi me shkrim i njesise vendore perkatese (pasi te jete mare pelqimi i perdoruesve te tyre dhe shppkk) dhe me tej, miratimi sipas kompetencave perkatese. Ne rast se rimbjellja zgjat me shume se nje vit, personi fizik e juridik perkates duhet te paguaje dhe nje shume te barabarte me vleren e rritjeve vjetore te humbura, plus gjoben perkatese.

103

20. Ligj nr. 9430, datë 13.10.2005 për ratifikimin e “marrëveshjes së kredisë për zhvillim ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA) për Projektin e Zhvillimit të Burimeve Natyrore”

SKEDULI I TËRHEQJA E KREDISË2. Për qëllimet e këtij skeduli:c) Termi “planifikim i menaxhimit” nënkupton shpenzimet për kostot për përgatitjet dhe

përditësimin e planeve të menaxhimit për pyjet dhe kullotat komunale dhe përgatitjen e planeve të menaxhimit të burimeve në mikrobasene (MB), duke përfshirë dietat dhe shpenzimet e udhëtimit për stafin e DSHP, si dhe stafit rajonal të mikrobaseneve, kur janë të lidhura direkt me zbatimin e projektit.

SKEDULI 2 PËRSHKRIMI I PROJEKTITObjektivi i projektit është që të vendosë menaxhimin e qëndrueshëm me bazë komuniteti

të burimeve natyrore në rreth 218 komuna të zonave të larta malore objekt erozioni.Projekti përbëhet nga pjesët që vijojnë, subjekt i të tilla modifikimeve që këtej e tutje

Huamarrësi dhe Shoqata mund të bien dakord kohë pas kohe për të arritur këtë objektiv:

Pjesa A: Menaxhimi dhe qeverisja e pyjeve dhe kullotave1. Forcimi i menaxhimit pjesëmarrës të pyjeve dhe kullotave në komunat e mbështetura nga AFP nëpërmjet:

a) përditësimit të planeve të menaxhimit të pyjeve dhe kullotave komunale të përgatitura gjatë PSHP;

b) zbatimit të planeve të përditësuara të menaxhimit të pyjeve dhe kullotave të hartuara gjatë AFP. Projekti do të afrojë mbështetje për zbatimin e planit të menaxhimit përmes investimeve të vogla dhe

c) mbështetjes së ripërtëritjes natyrore për të sekuestruar karbonin me qëllim kapjen e burimeve financiare të karbonit, nëpërmjet financimit të investimeve të vogla në rreth 30 komuna.2. Aplikimi i menaxhimit pjesëmarrës së pyjeve dhe kullotave në rreth 73 komuna të reja nëpërmjet:

a) përgatitjes së planeve të menaxhimit për pyjet dhe kullotat komunale; b) zbatimit të planeve të menaxhimit për pyjet dhe kullotat komunale.

3. Forcimi i qeverisjes për menaxhimin e pyjeve dhe kullotave nëpërmjet:a) ndërtimit te kapacitetit të shoqatave ekzistuese dhe të reja të përdorimit të pyjeve dhe

kullotave (SHPPK), nëpërmjet vlerësimit të kapaciteteve dhe nevojave për trajnim të SHPPK dhe zbatimin e një skeduli të gjerë për të forcuar kompetencat menaxhuese e qeverisëse të SHPPK;

b) trajnimit të stafit kyç të DPPK në nivel kombëtar dhe në drejtoritë rajonale të DPPK, dhe stafin kyç të DSHP që të bëhen këshilltarë për ekstensionin në pyje dhe kullota;

c) zbatimin e veprimeve prioritare të parashikuara në strategjinë kombëtare për zhvillimin e pyjeve dhe kullotave, duke përfshirë: (i) mbështetjen e reformës institucionale dhe zhvillimit brenda DPPK dhe DSHP-ve; (ii) sensibilizimin për strategjinë kombëtare për zhvillimin e pyjeve dhe kullotave brenda DPPK dhe DSHP-ve; (iii) forcimin dhe përmirësimin e kuadrit ligjor dhe rregullator për menaxhimin e pyjeve dhe kullotave; (iv) zhvillimin e regjistrave për pyjet dhe kullotat; (v) zhvillimin dhe zbatimin e një plani veprimesh për të adresuar prerjet ilegale në zonat e projektit; dhe (vi) menaxhimin e përmirësuar të zjarreve në pyje në nivel komune.

Pjesa B: Menaxhimi dhe qeverisja e baseneve1. Aplikimi i menaxhimit të integruar të resurseve në rreth 30 mikrobasene që përfshijnë

një territor prej rreth 190 000 ha, nëpërmjet:a) përgatitjes së rreth 30 planeve të menaxhimit të pyjeve dhe kullotave dhe planeve të

104

menaxhimit të burimeve në mikrobasene (MB) dheb) zbatimit të këtyre planeve të pyjeve dhe kullotave komunale dhe planit të menaxhimit të

burimeve natyrore të mikrobaseneve (MB) nëpërmjet financimit të investimeve në shkallë të vogël dhe sigurimit të mbështetjes teknike të, përveç të tjerash, menaxhimit të pyjeve dhe kullotave komunale, rehabilitimit të pyjeve shtetërore, si dhe zhvillimeve në buqësi dhe blegtori.

2. Forcimi i qeverisjes për menaxhimin e basenit nëpërmjet: a) trajnimit të drejtorive bujqësore rajonale, bordeve të kullimit, stafin e DSHP-ve dhe komunave në nivel rrethi, rajonal dhe kombëtar në trajtën e shërbimit këshillimor në kontekstin e menaxhimit të mikrobaseneve; (b) forcimit të zyrave të mbrojtjes dhe administrimit të tokës (ZMAT); c) të sigurojë këshilla juridike, si dhe seminare për konsultime publike në ligjet në lidhje me administrimin dhe pronësinë mbi tokën.

Pjesa C: Menaxhimi dhe monitorimi i projektit1. Ngritja e ndërgjegjësimit publik te përfituesit dhe pjesëmarrësit e tjerë në nivel

kombëtar, rajonal dhe komunal, për nevojen dhe mundësitë që krijohen nga menaxhimi i burimeve i bazuar te komuniteti, si dhe çështjeve të lidhura me të, si menaxhimi i zjarreve dhe kontrolli i prerjeve ilegale.

2. Menaxhimi, monitorimi dhe vlerësimi i projektit.3. Zbatimi i kuadrit menaxhues mjedisor.4. Verifikimi dhe monitorimi i sekuestrimit të karbonit siç kërkohet nga protokolli i

Kiotos.Projekti pritet të përfundojë brenda 1 majit 2010.

SKEDULI 4 PROGRAMI I ZBATIMIT1. Huamarrësi do të zbatojë projektin sipas mekanizmave të mëposhtëm të koordinuar:

a) Në nivel kombëtar:i) Ministria e Bujqësisë dhe e Ushqimit, nëpërmjet DPFK, do të jetë përgjegjëse për

zbatimin e projektit. Një komitet teknik i projektit (FTC), i vendosur në MBU, do të ofrojë mbikëqyrje teknike dhe udhëzime teknike për zbatimin e projektit. Komiteti do të kryesohet nga drejtori i zyrës së skeduleve bujqësore brenda MBU-së dhe do të ketë pjesëmarrjen e Drejtorit të Përgjithshëm të DPPK dhe të disa seksioneve të MBU-së: zyrën e skeduleve bujqësore, Drejtorinë e Zhvillimit Rural, Drejtorinë e Administrimit dhe të Menaxhimit të Tokës dhe Departamentin e Ligjeve dhe të Financës. Gjithashtu do të ketë përfaqësues të Federatës Kombëtare të Shoqatave të Përdoruesve të Pyjeve dhe Kullotave Komunale, Sekretariatit Kombëtar për Menaxhimin e Baseneve Ujëmbledhëse në Ministrinë e Turizmit dhe organizatat joqeveritare.

ii) Njësia e projektit do të jetë përgjegjëse për menaxhimin e projektit, duke përfshirë përgatitjen e zbatimin e planeve të punës, prokurimet, menaxhimin financiar, raportimin dhe monitorim vlerësimin e projektit. Në njësinë e projektit do të përfshihet stafi i emëruar në DPPK dhe menaxher projekti i kontraktuar. Drejtori i Pyjeve dhe Kullotave Komunale dhe i Shërbimit të Ekstensionit do të caktohet si koordinator i projektit. Njësia e projektit do të mbështetet nga një staf i kontraktuar prej pesë vetash, si dhe një staf i emëruar për monitorimin e vlerësimin e projektit, ashtu siç përshkruhet në detaje në manualin e zbatimit të projektit

iii) Komiteti mbikëqyrës i projektit do të sigurojë koordinimin ndërministerial dhe do të mbikëqyrë projektin.

b) Në nivel rajonal: i) Për mbikëqyrjen e përgjithshme dhe zbatimin e projektit, menaxherët rajonalë do të

emërohen nga DSHP në secilin nga 12 rajonet administrative të Huamarrësit.ii) Për mbikëqyrjen rajonale dhe zbatimin e pjesës B të projektit, koordinatorët rajonalë do

të kontraktohen për zyrat e DSHP-ve në rrethet Dibër, Kukës, Lezhë, Korçë dhe Drejtoria Rajonale e Pyjeve Elbasan do të asistojë menaxherët rajonalë. Njësitë mbështetëse rajonale të baseneve (RVST) do të krijohen dhe mirëmbahen në Dibër, Kukës, Lezhë, Elbasan e Korçë për të lehtësuar dhe koordinuar planifikimin dhe zbatimin në mikrobasene.RVST do të përfshinë

105

manaxherët rajonalë, koordinatorët rajonalë dhe staf të emëruar prej DSHP dhe drejtorive rajonale të bujqësisë.

c) Në nivele komune, këshilli i komunës dhe shoqatat e përdoruesve të pyjeve dhe kullotave janë përgjegjëse për zbatimin e projektit.

2. Huamarrësi duhet të sigurojë që gjatë gjithë jetës së projektit, komiteti mbikëqyrës i projektit, komiteti teknik i projektit, njësia e menaxhimit të projektit, njësitë mbështetëse rajonale të baseneve të jenë operative, të pajisura me stafin e duhur dhe do të funksionojnë sipas termave të referencës të pranueshëm nga Shoqata.

3. Huamarrësi:a) do të ndjekë politika dhe procedura të përshtatme për të bërë të mundur monitorimin

dhe vlerësimin në vazhdimësi në përputhje me indikatorë të pëlqyeshëm për Shoqatën, për zbatimin e projektit dhe realizimin e objektivave të tij.

b) do të përgatisë sipas termave të referencës të pëlqyeshëm për Shoqatën dhe t’ia paraqesë Shoqatës, në ose rreth 1 majit 2008, një raport që integron rezultatet e aktiviteteve të monitorimit dhe të vlerësimit, të bëra në përputhje me paragrafin (a) të këtij seksioni për progresin e arritur në zbatimin e projektit gjatë periudhës që ka operuar deri në ditën e raportimit dhe masat e rekomanduara për të siguruar zbatimin me efiçencë të projektit dhe për arritjen e objektivave gjatë periudhës pas kësaj date;

c) do të rishikojë me Shoqatën nga data 30 korrik 2008 ose në një datë të mëvonshme, siç mund ta kërkojë Shoqata, raportin e përmendur në paragrafin (b) të këtij seksioni dhe të marrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar përfundimin efikas të projektit dhe arritjen e objektivave të tij, bazuar në konkluzionet dhe rekomandimet e raportit dhe pikëpamjet e Shoqatës mbi të.

4. Huamarrësi përgatit dhe i paraqet Shoqatës, jo më vonë se data 30 shtator të çdo viti, për rishikim dhe komente, buxhetin për DPPK dhe MBU për çdo vit kalendarik.

5. Huamarrësi duhet të marrë të gjitha masat e domosdoshme që të garantojë se projekti do të zbatohet në përputhje të plotë me parashikimin e kuadrit të menaxhimit mjedisor dhe manualin e zbatimit të projektit në afate kohore.

Koment: Ky projekt eshte mjaft i rendesishem per pyjet dhe kullotat komunale per faktin se do te aplikohet menaxhimi pjesëmarrës i pyjeve dhe kullotave në rreth 73 komuna të reja.

Pervoja e ketij projekti duhet te sherbeje per t’u shtrire ne krejt komunat e tjera te vendit, duke synuar plotesimin e kalimit te pyjeve e kullotave komunale sa me pare te jete e mundur.

21. Plani i veprimeve per zbatimin e strategjise se transferimit dhe menaxhimit te qendrueshem te pyjeve dhe kullotave ne perdorim/pronesi te komunave

Me nje shkrese te dates 29.10.2007, drejtuar Menaxherit Vendor te Zyres se BB ne Tirane, Kryeministri i Shqiperise, nder te tjera e konsideron Projektin per Zhvillimin e Burimeve Natyrore si pjese thelbesore per realizimin e reformave ne fushen e decentralizimit dhe zhvillimit te zonave rurale, permend masat per shpejtimin e procesit te transferimit te te drejtave te perdorimit ose pronesise te pyjeve e kullotave tek komunat dhe shpreh mbeshtetjen e qeverise dhe te strukturave perkatese. Bashkengjitet plani i veprimeve i miratuar nga ministri i MPAU.

Miratimi i Planit te Veprimit per zbatimin e strategjise per transferimin dhe mbareshtrimin e qendrueshem te pyjeve dhe kullotave ne perdorim ose pronesi te komunave eshte bere nga Ministri i MPAU me nje urdher te dates 29 tetor 2007.

106

Ky plan veprimi hartohet ne mbeshtetje te strategjise se Qeverise Shqiptare dhe te porosive te Kryeministrit per pershpejtimin e ritmeve te transferimit te pyjeve dhe kullotave ne Njesite e Qeverisjes Vendore(NJQV). Plani i veprimit synon gjithashtu plotesimin e sugjerimeve te Bankes Boterore per kete problem. Objektivat kryesore per transferimin e pyjeve dhe kullotave prane NJQV jane si me poshte:

Te zgjerohet dhe pershpejtohet programi qeveritar per dhenien ne perdorim/pronesi te pyjeve dhe kullotave komunave me qellim qe te arrihen synimet per transferimin e pyjeve dhe kullotave brenda 6 mujorit te pare te vitit 2008 ne te gjitha komunat e vendit;

Ne zbatim te ligjeve te pyjeve, kullotave, gjuetise e bimeve mjekesore te pergatiten aktet nenligjore per shfrytezimin nga komunat te pyjeve e kullotave komunale;

Te sistematizohet, forcohet dhe thjeshtohet procesi i kalimit te pyjeve dhe kullotave nga shteti te komunat;

Te riskicohet Sherbimi Keshillimor ne vartesi te Ministrise se Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave per te riorientuar rolin e pylltareve ne mbareshtimin dhe mbrojtjen e pyjeve

Te nxiten NJQV ne ngritjen e strukturave vendore (zyrat e administrimit te tokes) si dhe te personelit per administrimin e pyjeve dhe kullotave komunale.

MMPAU dhe Drejtorite e Sherbimit Pyjor (DSHP) ne rrethe, ne bashkepunim me Agjencine e Mjedisit dhe Pyjeve, dhe Projektin per Zhvillimin e Burimeve Natyrore, sipas afateve te percaktuara ne planin bashkengjitur, do te punojne ngushtesisht me administratat e komunave dhe shoqatat e perdoruesev te pyjeve e kullotave komunale per te percaktuar saktesisht ngastrat pyjore dhe kullosore qe transferohen tek NJQV.

Nje grup i perbashket i administrates se MMPAU dhe agjencise kombetare per Transferimin e pronave te paluajtshme do te koordinoje grafikun per zbatimin e programit te parashikuar ne planin e veprimeve te permendur me lart.

Nje grup pune i MMPAU dhe i Agjencise Kombetare per Transferimin e Pasurive te Paluajteshme (AKTPP) do te koordinoje realizimin e programit te parashikuar ne kete plan veprimesh.Sherbimi pyjor i Shqiperise do te kryeje tashme rolin e sherbimit keshillimor ne funksion te keshillimit te NJQV per nje transferim te pyjeve dhe kullotave ne menyre me te shpejte dhe me te koordinuar. Per te nxitur dhe mireorganizuar kete sherbim keshillimor, do te ngrihet nje Grup Pune i kryesuar nga Zevendesministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave. Grupi i punes do te hartoje rekomandimet dhe programin e punes per kete qellim.

Komente lidhur me Planin e Veprimeve, persa i perket aspekteve te mbareshtrimit:● Ne planin e veprimeve parashikohet vetem transferimi nga qeveria qendrore tek

ajo vendore, por nuk çohet me tej procesi per kalimin nga komuna tek perdoruesit.Propozim: ● Duhen planifikuar mjetet e burimet njerezore, materiale e financiare te nevojshme

per:- ndarjen ne terren dhe ne harta te pyjeve dhe kullotave sipas perdoruesve

(fshat, familje);- hartimin e planit te mbareshtrimit me pjesemarrjen e perdoruesve;- Plotesimin e dokumentacionit per perdoruesin (kontraten me kryetarin e

komunes, bashkengjitur dhe planin e mbareshtrimit te ngastres se perdoruesit);- Plotesimin e dokumentave dhe regjistrimin e pronave nga perdoruesit ne

ZRPP.

107

22. Strategjia Kombëtare për Zhillimin Rural në Shqipëri, 2007-2013

Kjo strategji permend dhe parimet e strategjise per zhvillimin e pyjeve dhe kullotave. Me tej, permendet se theks i vecante duhet te vihet drejt nje metode me pjesemarrje ne procesin e menaxhimit te pyjeve dhe kullotave shteterore nga komunitetet lokale.

Zgjidhja e problemeve kryesore do te shoqerohet me... parandalimin e braktisjes se kullotave dhe lendinave ne zonat malore, jane qellimet kryesore te qeverise.

Per te ruajtur qendrueshmeri ne perdorimin e burimeve natyrore, qeveria duhet te: (a) zhvilloje dhe implementoje politika qe synojne menaxhim me te mire te pellgjeve ujembledhes nepermjet lehtesimit te menaxhimit ne nivel fshati te kullotave malore dhe pyjeve.

Toka per kullota dhe pyjet nuk kane qene ne pjesen me te madhe pjese e procesit te privatizimit. Vetem se fundmi, pronesia shteterore eshte transferuar ne komunitete dhe persona private. Legjislacioni aktualisht ne fuqi ofron nje kuader te pershtatshem ligjor dhe rregullator mbeshtetes per funksionimin e tregut te tokes.

Menaxheret e pyjeve kane shume pak rol ne Aksin I dhe do te mbeshteten per investime per permiresimin e vleres ekonomike te pyjeve, te infrastruktures se pyjeve dhe makinerive per lende drusore. Kjo mbeshtetje do te permiresoje rendimentin ne pune dhe kompentencat teknike.

Aktivitetet do të kontribojne në rritjen e kopetencave profesionale të fermerëve dhe shoqatave private te pyjeve si dhe te te punesuarve në industrisë e përpunimit të ushqimit.

Pyjet ne Shqiperi menaxhohen gjeresisht dhe jane pergjithesisht të shendetshme. Per rrjedhoje, nuk eshte e nevojshme te percaktohen fonde te vecanta per pyjet nen aksin 2. Ne aksin 1 do te planifikohet nje lloj mbeshtetje per pyjet e cila do te menaxhohet ne menyre qe modernizimi te mos demtoje mjedisin.

Komente: Krahas vlerave te medha te strategjise, duhen vene ne dukje edhe disa mangesi: - Deri tani, ne kuadrin e procesit te privatizimit, pronesia shteterore per pyjet e

kullotat ende nuk eshte transferuar ne persona private; - Legjislacioni aktualisht ne fuqi ofron nje kuader te pershtatshem ligjor dhe

rregullator mbeshtetes per funksionimin e tregut te tokes bujqesore, por nuk ekziston aspak per pyjet, token pyjore dhe ate kullosore ne perdorim komunal;

- Vleresimi ne strategji se ”Menaxheret e pyjeve kane shume pak rol ne Aksin 1 (konkurueshmëria e sektorit bujqesor, agrobiznesit dhe pyjeve)”, apo se ” Pyjet ne Shqiperi menaxhohen gjeresisht dhe jane pergjithesisht të shendetshme; per rrjedhoje, nuk eshte e nevojshme te percaktohen fonde te vecanta per pyjet nen aksin 2”, tregon se nuk njihet gjendja reale ne terren, ose zbukurohet ajo, gje qe mund te sjelle pasoja negative ne zhvillimin e sektorit;

- Lidhur me shoqatat, permendet vetem se aktivitetet do të kontribojne ne rritjen e kompetencave profesionale te shoqatave private te pyjeve.

- Shihet se strategjia nuk permban asnje fjale per pyjet e kullotat komunale. Duket se ajo eshte hartuar pa pjesemarrjen e aktoreve te interesuar dhe as te shoqatave te perdoruesve te pyjeve e kullotave komunale, keshtu qe roli i saj ne zonat rurale ka mundesi te mos jete ai qe deshirohet e pritet.

108

5.2.3 Aktet ligjore per perpunimin dhe tregetimin e prodhimeve dhe sherbimeve (te drejtat ekonomike dhe te tregetimit)

1) Ligj nr.9385, datë 4.5.2005 për pyjet dhe shërbimin pyjor [ndryshuar me ligjin nr.9791, datë 23.7.2007]

Neni 27 Shitja e materialit drusor dhe e prodhimeve pyjore e jopyjore

1. Shitja e materialit drusor në pyjet publike bëhet nga organet e shërbimit pyjor, me ankand, në dy mënyra:

a) në formën e asortimenteve të gatshme, në anë të rrugës ose në sheshet e depozitimit;b) në këmbë (të paprera).2. Ankandet për shitjen e asortimenteve të gatshme në anë të rrugës, të prodhuara nga

subjektet private, për llogari të shërbimit pyjor, zhvillohen vetëm për pyjet e reja kur trajtohen me prerje kulturale, me rallime, të tipit I e II, si dhe për zonat e mbrojtura, në varësi të nevojave të trajtimit të ngastrave e nënngastrave pyjore, të fondeve të planifikuara për këtë qëllim dhe të kërkesave të tregut.

3. Shfrytëzimi dhe prodhimi i asortimenteve të gatshme dhe magazinimi i tyre në anë të rrugës apo në sheshe depozitimi realizohen nga subjekte private, të përzgjedhura, nëpërmjet tenderave, të organizuara nga organet e shërbimit pyjor, në përputhje me rregullat dhe procedurat e legjislacionit në fuqi. Tenderat zhvillohen për ngastrat dhe nënngastrat, për të cilat janë përgatitur projektet tekniko-ekonomike të trajtimit apo të shfrytëzimit dhe vetëm në rastet kur garantohen efektiviteti ekonomik, miradministrimi dhe ruajtja e asortimenteve deri në shitjen e tyre.

4. Ankandet për shitjen e lëndës drusore në këmbë zhvillohen për pyjet e larta trungishte, pyjet e ulëta cungishte, si dhe për shkurret, që kanë arritur moshën e shfrytëzueshmërisë, sipas fazave të prerjes, të përcaktuara në planet e mbarështimit.

5. Këshilli i Ministrave cakton kriteret dhe rregullat e shfrytëzimit të pyjeve dhe të shitjes me ankand të materialit drusor e të prodhimeve të tjera, pyjore e jopyjore.

6. Materialet drusore dhe çdo prodhim tjetër me origjinë pyjore, të sekuestruara në qendrat e përpunimit apo në sheshet e depozitimit dhe të tregtimit, ruhen nga subjektet, të cilave u janë sekuestruar, deri në shitjen e tyre nga organet e shërbimit pyjor.

7. Materiali drusor, i përpunuar ose i papërpunuar, si dhe prodhimet e tjera pyjore e jopyjore transportohen nga pikat e grumbullimit dhe qendrat e përpunimit, deri në destinacionin përfundimtar, të shoqëruara me lejen e transportit, të lëshuar nga organet e shërbimit pyjor ose nga pronari privat, të nënshkruar nga organi përkatës i shërbimit pyjor, e cila vërteton prodhimin e tyre në përputhje me dispozitat e këtij ligji. Modeli i lejes së transportit miratohet nga ministri.”.

Propozim: Prodhimi dhe shitja e materialit drusor dhe e prodhimeve pyjore e jopyjore per pyjet komunale nga komuna ose bashkia, nga shoqatat apo perdoruesit familje bujqesore (per prodhimet qe vjelin nga pyjet qe kane ne perdorim apo nga pyjet publike qe u jepen nga sherbimi pyjor per mbeshtetje ekonomike zonave te varfera), behen me vendim te vecante te Keshillit te Ministrave

2. Vendim i Keshillit te Ministrave Nr.22, datë 9.1.2008 “Për përcaktimin e procedurave dhe të kritereve të administrimit të pyllit komunal”

6. Njësia e qeverisjes vendore mund të japë në përdorim pjesë të ekonomisë pyjore, për punë kërkimore e studimore, për mbarështimin e florës dhe të faunës së egër, për baza didaktike apo

109

eksperimentale, për qëllime pushimi, argëtimi, shëndetësore, shoqërore, për veprimtari turistike, në përputhje me procedurat e parashikuara në legjislacionin në fuqi. Ndërsa pjesë jopyjore të fondit pyjor, mund të jepen në përdorim për veprimtari biznesi dhe për kryerjen e operacioneve hidrokarbure, gjeologjike e minerare, për gurore e karriera, pa cenuar vlerat dhe funksionet e tyre.

24. Shitja e lëndës drusore, e bimëve mjekësore dhe e prodhimeve të tjera dytësore, pyjore,

të përfituara nga shfrytëzimi ekonomik i pyllit komunal apo nga veprimtaritë e rehabilitimit e të trajtimit, bëhet nga njësia e qeverisjes vendore, nëpërmjet procedurave të ankandit, sipas legjislacionit në fuqi.

Propozim: - Ne kete vendim mendojme se duhej te pasqyroheshin gjeresisht te drejtat e perdoruesve fshat/familje per perpunimin dhe tregetimin e prodhimeve drusore e jodrusore dhe sherbimeve (te drejtat ekonomike dhe te tregetimit), perfshire te drejten e perdoruesve per perpunimin dhe shitjen e produkteve mbi nevojat e veta apo per sigurim te ardhurash, si dhe marredheniet lidhur me pyllin komunal qe mund te vendosen midis njesive te qeverisjes vendore, midis ketyre dhe sherbimit pyjor, midis perdoruesve apo shoqatave te tyre dhe njesive te qeverisjes vendore e privateve.

2) Ligji nr. 7875, datë 23.11.1994 "për mbrojtjen e faunës së egër dhe gjuetinë", ndryshuar me ligjin nr. 9219, datë 8.4.2004 për disa shtesa e ndryshime në ligjin nr. 7875, datë 23.11.1994 "për mbrojtjen e faunës së egër dhe gjuetinë"

Neni 17 - Tregtimi i lëkurëve të kafshëve të egra, si dhe i kafshëve e shpendëve të egra të gjalla, të balsamosura, trofe, të vrara nga personat juridikë e fizikë, shtetërore dhe private, vendas a të huaj, duhet të shoqërohet me leje të organeve pyjore (*), të cilat vërtetojnë vrasjen ose kapjen sipas dispozitave të këtij ligji.

Propozim: (*) dhe te komunes ose bashkise, sipas zones ne pronesi apo perdorim,

Neni 35 - Për mbrojtjen e faunës së egër ndalohet:20- Kapja, grumbullimi dhe tregtimi pa leje të organeve pyjore i kërminjve, reptilëve, breshkave e të bretkosave mbi sasitë e caktuara dhe jashtë sezonit të grumbullimit.

Propozim: per territoret nen juridiksionin e vet, njesia e qeverisjes vendore jep lejet perkatese.

3) Projekt – ligj për mbrojtjen dhe trajtimin e fondit të bimëve mjekësore, eterovajore e tanifere natyrore (konfidencial nga DPPK)

Neni 2- Perberja e pronesia e fondit te bimëve mjekësore, eterovajore e tanifere natyrore.3. Bimet mjekesore, eterovajore e tanifere te kultivuara si dhe nenproduktet qe rezultojne nga perpunimi i tyre, nuk jane objekt i ketij ligji.

Neni 3 - Administrimi i fondit te bimëve mjekësore, eterovajore e tanifere natyrore,2. Në sipërfaqet që janë pronë publike ajo cakton: zonat, afatet, llojet, sasite dhe jep lejen e ushtrimit te veprimtarise per vjeljen, grumbullimin, perpunimin dhe eksportin e tyre.

110

Neni 4 - Grumbullimi dhe transporti

1. Personat fizikë apo juridikë, që do të vjelin, grumbullojne, perpunojne dhe eksportojne bimë mjekësore, eterovajore e tanifere natyrore, janë të detyruar të pajisen me leje profesionale te ushtrimit te veprimtarise leshuar nga Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave.

2. Subjektet e interesuara, praqesin kerkesat vjetore, per ushtrim te veprimtarise ne drejtorite e shërbimit pyjor para fillimit te sezionit. Ne perputhje me llojet dhe sasite e miratuara, subjekti paguan tarifat, lidh kontratat, merr ne dorzim siperfaqen perkatese te bimeve mjekesore, etreovajore e tanifere, ku do te zhvilloje veprimtarine e grumbullimit dhe perpunimit. Subjekti eshte pergjegjes per organizimin e vjeljes se bimeve, instruktimin teknik te grumbulluesve. Ai mban pergjegjesi per keto siperfaqe deri ne rikthim te tyre tek organet pyjore.

3. Transporti nga pikat e grumbullimit ne fshatra e komuna, per ne pikat e perpunimit dhe per eksport, i bimeve mjekësore, eterovajore e tanifere natyrore behet i shoqeruar me dokumentacionin tip, te percaktuar nga Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave me udhezim te vecante.

4. Ndalohet eksporti i bimeve mjekesore eterovajore, tanifere natyrore dhe nenprodukteve te tyre pa certifikate eksporti, e cila percakton se keto produkte jane vjele, transportuar e perpunuar sipas ligjeve dhe rregulloreve ne fuqi.

Komente: - Mendoj se mosperfshirja e bimeve te kultivuara eshte nje mangesi. Poa mshtu, ka perqendrim kompetencash ne sherbimn pyjor.

Propozim: - Projekt-ligji duhet te perfshinte dhe bimet e kultivuara, si dhe perpunimin, tregtimin dhe eksportimin e bimeve natyrore e te kultivuara (me perjashtim te atyre qe kane natyre bujqesore).

- Per siperfaqet me bime mjekesore ne fondin pyjor e kullosor komunal te gjitha kompetencat dhe detyrimet i perkasin komunes ose bashkise; sherbimi pyjor ka rol keshillues e kontrollues;

- Per bimet qe ndodhen ne pyjet e kullotat ne perdorim te fshatit e familjeve duhet te kete rregulla qe favorizojne keta perdorues;

4) VKM nr 247, datë 23.4.2004 për miratimin e strategjise kombetare te zhvillimit te pyjeve dhe kullotave

• Zhvillimi ne perspektive i industrisë së drurit në Shqipëri. Mbi këtë bazë llogaritja dhe nxitja e zhvillimit të insustrisë së drurit si aktivitet privat në ato drejtime që e lejon ekonomia e tregut sidomos ne zonat rurale .

Propozim: Strategjia duhej te permbante disa orientime konkrete, si dhe mjete mbeshtetese e nxitese per perpunimin dhe tregetimin e prodhimeve drusore e jodrusore, sidomos nga pyjet e kullotat komunale prej perdoruesve dhe shoqatave te tyre, te cilat do te kishin ndikim direkt ne shtimin e te adrhurave dhe ngritjen e mireqenies ne zonat e varfera malore.

5.2.4 Aktet ligjore per mbledhjen e tarifave dhe taksave, dhe administrimin e riinvestimin e fondeve publike e private ne kete sektor (te drejtat fiskale e administrative)

111

1) Ligj nr.9385, datë 4.5.2005 për pyjet dhe shërbimin pyjor [ndryshuar me ligjin nr.9791, datë 23.7.2007]

Neni 28 - Shërbimi pyjor funksionon në përputhje me ligjin organik të Buxhetit të Shtetit dhe është përgjegjës për administrimin e pasurisë dhe të të ardhurave të realizuara nga veprimtaria ekonomike në sektorin e pyjeve e të kullotave, në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe të akteve të tjera ligjore e nënligjore në fuqi.

Neni 29 - Burimet financiare të shërbimit pyjor sigurohen nga:

a) Buxheti i Shtetit; b) burime të brendshme; c) donacione e grante të ndryshme.

Neni 30 - Burimet financiare të krijuara sipas nenit 32 përdoren për:

a) investime në sektorin e pyjeve dhe të kullotave;b) mbrojtjen e faunës dhe të biodiversitetit të pyjeve dhe të kullotave;

c) parandalimin e sëmundjeve, të dëmtuesve dhe të zjarreve në pyje dhe kullota;

ç) kërkime shkencore në pyje dhe kullota;d) krijimin e kushteve për kryerjen e veprimeve turistike dhe çlodhëse;

dh) shpërblimin e punonjësve për gjobat dhe sekuestrot e vendosura dhe të vjela sipas kritereve të caktuara nga Këshilli i Ministrave.

Neni 31 - Ndarja e burimeve financiare - burimet financiare të krijuara sipas nenit 32, ndahen: 70 për qind për Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Pyjor, të cilat mbahen në një llogari të veçantë në bankë, dhe 30 për qind derdhen në Buxhetin e Shtetit.

Neni 33 Të ardhurat e siguruara nga pyjet vendoreTë ardhurat që sigurohen nga veprimtaritë në pyjet e kullotat vendore, përdoren nga organet e qeverisjes vendore, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.

Propozim: - Ne pergjasim me burimet financiare të shërbimit pyjor, duhen pasqyruar dhe burimet financiare e perdorimi i tyre per mbulimin e shpenzimeve ne pyjet e kullotat komunale (si: te ardhurat nga taksat, tarifat, gjobat, te ardhurat e krijuara nga shitja e prodhimeve pyjore e jopyjore, nga punimet dhe aktivitetet e ndryshme, nga sherbimet, finacimet nga shteti per mbrojtjen e pyjeve dhe kullotave nga demtuesit e zjarret, financimet e punimeve nga projekte e donatore, kuotat e anetareve te shoqates;

- Tarifat per pyjet komunale caktohen nga keshilli bashkiak dhe vjelja e tyre, si dhe e gjobave behet nga komuna ose bashkia dhe kryetari i fshatit apo shoqata e ngarkuar nga njesia e qeverisjes vendore;

- Rregullat dhe procedurat për përdorimin e këtyre të ardhurave te përcaktohen me një udhëzim të përbashkët të Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave, Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Brendëshme

Neni 37 Përgjegjësitë për moszbatimin e ligjit

1.Shkeljet e dispozitave ligjore sjellin, sipas rastit, përgjegjësi administrative dhe penale.2.Punonjësit e shërbimit pyjor, kur vërejnë shkeljen e këtyre dispozitave, mbajnë

procesverbal, i cili nënshkruhet nga hartuesi, i proceduari dhe dëshmitarët e pranishëm dhe, kur nuk ka të tillë, procesverbali është i vlefshëm vetëm me nënshkrimin e proceduesit.

3.Të drejtën e vendosjes së gjobës për kundërvajtjet administrative, të parashikuara në nenin 38 të këtij ligji, e kanë inspektorët e Policisë Pyjore.

Propozim: Te drejtat e mesiperme per pyjet komunale i perkasin punonjesve te ngarkuar nga komuna ose bashkia dhe policise se komunes ose bashkise.

112

Neni 38 Kundërvajtjet administrative

1. Shkeljet e mëposhtme, kur nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje administrative dhe dënohen me gjobë (jepen raste te dnryshme kundervajtjesh dhe gjobat perkatese).2. Kur shkeljet e këtij ligji kanë sjellë pasoja të rënda, Policia Pyjore bën kallëzim penal.

Kriteret për ndarjen e shkeljeve me pasoja të lehta apo me pasoja të rënda caktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Propozim: Per pyjet komunale kompetencat e mesiperme i takojne keshillit te komunes ose bashkise.

Persa i perket kundervajtjeve penale, nisur nga demtimet e medha te shkaktuara ne pyje, sidomos nga zjarret e veres 2007 pergjithesisht te qelllimshme ne pyje e kullota, propozohet te behen ndryshime ne Kodin penal per te forcuar masat ndeshkuese kur ka shkaterrime masive te pyjeve e kullotave.

Ne kriteret qe do te caktohen nga Këshilli i Ministrave, pervec kundervajtjeve penale ne pyje, duhet te perfshihen dhe kundervajtjet penale per demet ne kullota, ne floren dhe faunen e eger dhe mjedisin pyjor (te vlefshme dhe per pyjet e kullotat komunale).

Neni 39 Sekuestrimet - Mjetet dhe gjithçka tjetër, që shërben për kryerjen e kundërvajtjes administrative dhe çdo përfitim pasuror, i vënë nëpërmjet kundërvajtjes administrative, sekuestrohen dhe kalojnë në llogari të organeve të shërbimit pyjor.

Propozim: per pyjet komunale kalojne ne llogari te komunes ose bashkise apo fshatit.

Neni 40 Vendimi për kundërvajtjet administrative1. Vendimi për kundërvajtjet administrative merret nga strukturat përkatëse të shërbimit

pyjor, që mbulojnë territorin ku ndodh kundërvajtja, brenda 15 ditëve nga data e dorëzimit të procesverbalit.

Propozim: per pyjet komunale vendimi meret nga komuna ose bashkia.

2. Personi, ndaj të cilit është vendosur gjoba, brenda 15 ditëve nga data e marrjes së njoftimit ose e vënies në dijeni, ka të drejtën e ankimit te Ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujrave, i cili duhet t’i përgjigjet brenda 30 ditëve nga data e depozitimit të ankimit.

3. Vendimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Pyjor përbën titull ekzekutiv.

Kundër vendimit të Drejtorit të Përgjithshëm ose kur ky i fundit nuk përgjigjet brenda afatit 30-ditor, bëhet ankim brenda 30 ditëve në gjykatën e rrethit gjyqësor perkates.

Propozim: per pyjet komunale veprohet sipas ligjit per qeverisjen vendore dhe dispozitat e tjera perkatese.

Neni 40/1 Vlerësimi i dëmit1. Për çdo rast të kryerjes së kundërvajtjes administrative apo të veprës penale në pyje,

vlerësohet edhe dëmi që është shkaktuar dhe kërkohet shpërblimi i tij nga personi përgjegjës. 2. Kriteret dhe mënyra e caktimit të vlerës së dëmit të shkaktuar miratohen me vendim të

Këshillit të Ministrave.

Neni 40/2 Likuidimi i gjobës - Gjobat për kundërvajtjet administrative, të vëna në përputhje me këtë ligj, shlyhen brenda 30 ditëve nga data që vendimi ka marrë formën e prerë. Pas këtij afati, gjoba vilet nga organet e përmbarimit.

113

Neni 40/3 - Lidhja e kontratës - Personat juridikë e fizikë, që kanë bërë instalime, ndërtime dhe ushtrojnë veprimtari në fondin pyjor publik, pa lidhur kontrata me drejtorinë përkatëse të shërbimit pyjor, duhet t’i lidhin ato brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji. Pas këtij afati, Policia Pyjore bën mbylljen e përhershme të veprimtarive dhe çmontimin e instalimeve.

Propozim: per pyjet komunale veprohet sipas ligjit per qeverisjen vendore dhe dispozitat e tjera perkatese.

2) Vendim i Keshillit te Ministrave Nr.396, datë 21.6.2006 Për kriteret e transferimit dhe të përdorimit të pyjeve nga njësitë e qeverisjes vendore

5. Pyjet e marra, në përdorim ose pronësi, quhen pyje komunale dhe përdoren nga njësitë e qeverisjes vendore sipas kritereve të mëposhtme:

e) Krijimi i fondeve për investime dhe mirëmbajtje të këtyre sipërfaqeve pyjore, në bazë të të ardhurave nga tarifat e lëndës drusore, bimëve medicinale, gjuetisë, kullotjes dhe gjobat.

6. Jo më pak se 70 për qind e fondit të krijuar sipas shkronjës “e” të pikës 5 të këtij vendimi, përdoret për përmirësimin e pyllit komunal.

10. Rregullat e përcaktuara në këtë vendim zbatohen edhe kur njësitë e qeverisjes vendore marrin, në përdorim ose në pronësi, kullota, pronë publike të paluajtshme shtetërore.

Propozim: Per te qene vendimi me i plote do te duhej te jepen: - Kriteret dhe rregullat per sigurimin e te ardhurave nga shitja e materialit drusor

dhe e prodhimeve te tjera nga pasurite natyrore vendore kur rezultojne mbi nevojat e veta apo nga shfrytezimi i pyjeve e kullotave shteterore te dhena per zonat rurale ne nevoje per rritjen e te ardhurave te tyre, te drejtat e shoqatave per sigurim te ardhurash, etj.

- Pika 5e) sigurisht qe tarifat per pyjet e kullotat konunale vendosen nga komuna ose bashkia dhe perdoren prej saj, por duhen shfuqizuar nenet perkatese ne ligjet per pyjet, kullotat, gjuetine dhe bimet mjekesore, pasi keto ligje i japin te drejten e mbledhjes se tarifave vetem sherbimit pyjor.

3) Vendim i Keshillit te Ministrave nr.394, date 21.6.2006 Per kriteret dhe rregullat e shfrytezimit te pyjeve dhe te shitjes materialit drusor dhe te prodhimeve te tjera, pyjore e jopyjore

Koment: Ky vendim eshte vetem per pyjet shteterorePropozim: Nje VKM duhet nxjere dhe per pyjet komunale.

4. Vendim i Keshillit te Ministrave Nr.22, datë 9.1.2008 “Për përcaktimin e procedurave dhe të kritereve të administrimit të pyllit komunal”

21. Prerja e drurëve, mbledhja e drejtpërdrejtë nga banorët e bimëve mjekësore dhe e prodhimeve të tjera dytësore, kullotja e bagëtisë apo tërheqja nga vendet e caktuara të depozitimit bëhen bazë të një autorizimi, të dhënë nga njësia e qeverisjes vendore, kundrejt pagesës paraprake të tarifës, ku përcaktohen, për çdo familje, sasia dhe koha për përfitimin e secilës prej veprimtarive, të parashikuara në shkronjat “a” e “b” të pikës 14 të këtij vendimi apo për tërheqjen e prodhimeve.

114

24. Shitja e lëndës drusore, e bimëve mjekësore dhe e prodhimeve të tjera dytësore, pyjore,të përfituara nga shfrytëzimi ekonomik i pyllit komunal apo nga veprimtaritë e rehabilitimit e të trajtimit, bëhet nga njësia e qeverisjes vendore, nëpërmjet procedurave të ankandit, sipas legjislacionit në fuqi.

Propozim: - meqenese nuk ka dispozite sqaruese per mbledhjen e tarifave dhe taksave, per administrimin e riinvestimin e fondeve publike e private perpyjet e dhene ne perdorim (te drejtat fiskale e administrative), eshte e nevojshme qe vendimi te pasurohet me keto te drejta, duke perfshire te drejten e shoqates se perdorimit te pyjeve komunale te mbledhe gjobat per kundervajtjet ne pyjet komunale,kriteret per riinvestimin e fondeve publike e private ne pyjet komunale, me perparesi ne pyjet e dhene ne perdorim te familjeve e fshatrave.

4) VKM Nr. 391, date 21.6.2006 Per percaktimin e tarifave ne sektorin e pyjeve dhe te kullotave

Me vendimin e mesiperm jane caktuar nje sere tarifash si me poshte:

- Tarifat e materialit drusor te asortuar, qe shitet ne ane te rruges, percaktohen sipas cmimeve te tregut, por jo nen cmimin e kostos se prodhimit, e cila perllogaritet mbi tarifat baze te lendes drusore ne kembe, qe jepen ne lidhjet 1/a e 1/b te shtojces, qe i bashkelidhet ketij vendimi;

- Per perdorim siperfaqesh te fondit pujor e kullosor publik, zbatohen tarifat e percaktuara ne lidhjen 2 te shtojces;

- Per ngritje kampingjesh, qendrash clodhese dhe objektesh te tjera te levizeshme, zbatohen tarifat e percaktuara ne lidhjen 3 te shtojces;

- Per heqjen e miratuar te siperfaqeve nga fondi pyjor publikzbatohen perllogaritjet sipas lidhjes 4 te shtojces;

- Per grumbullimin dhe nxjerjen e prodhimeve te dyta ne fondin pyjor ekulloaor publik, zbatohen tarifat e percaktuara ne lidhjen 5 te shtojces;

- Per shitjen e pemeve te Krishtlindjeve dhete Vitit te Ri zbatohen tarifat e percaktuara ne lidhjen 6 te shtojces;

- Per shitje fidanesh nga riperteritja natyrore, te shpatullave dhe te kalemave, zbatohen tarifat e percaktuara ne lidhjen 7 te shtojces;

- Per shperblimin e demeve te shkaktuara ne fondin pyjor, zbatohen tarifat e percaktuara ne lidhjen 8 te shtojces;

- Vendimi nr. 449, date 26.6.2003 i KM “Per tarifat ne sektorin e pyjeve dhe te kullotave” dhe vendimi nr. 236, date 21.4.2005 i KM “Per disa ndryhsime e shtesa ne Vendimin nr. 449, date 26.6.2003 i KM “Per tarifat ne sektorin e pyjeve dhe te kullotave”, shfuqizohen.

- Ngarkohet MMPAU per zbatimin e ketij vendimi.

Propozim: Duke patur si orientuese kategorite e mesiperme te tarifave te ndryshme, sipas kompetencave qe kane, keshillat e komunave ose bashkive duhet te vendosin tarifat perkatese.

5) Ligji nr. 7875, datë 23.11.1994 "për mbrojtjen e faunës së egër dhe gjuetinë",

115

ndryshuar me ligjin nr. 9219, datë 8.4.2004 për disa shtesa e ndryshime në ligjin nr. 7875, datë 23.11.1994 "për mbrojtjen e faunës së egër dhe gjuetinë"

Neni 16 - Tarifat për vjeljen e gjahut dhe ushtrimin e gjuetisë, për hyrjet në rezervatet e gjuetisë, ato faunistike dhe rezervat natyrore, caktohen nga DPPK dhe Ministria e Financave.

Propozim: per territoret e juridiksionit te vet, njesia e qeverisjes vendore cakton tarifatper vjeljen e gjahut dhe ushtrimin e gjuetisë.

Neni 36 - Policia e Shërbimit Pyjor ka të drejtë që personit, i cili ndodhet në zonat e gjuetisë me mjete e pajisje gjuetie, si dhe në rastet kur vërehen shkelje të tjera të këtij ligji ose të akteve nënligjore, t'i kërkojnë dokumentin e identitetit, të armës, të mjeteve të tjera dhe t'i kontrollojë gjahun e vrarë ose peshkun e kapur në çdo kohë dhe vend.

Propozim: per territoret e juridiksionit te vet, kete te drejte ta kete punonjesi i ngarkuar nga njesia e qeverisjes vendore, policia komunale ose bashkiake dhe shoqata e perdoruesve.

Neni 37 - Për çdo rast të shkeljes së dispozitave të këtij ligji dhe të akteve nënligjore, punonjësit e organeve të shërbimit pyjor, ata të ruajtjes së rendit dhe të pushtetit lokal mbajnë procesverbal i cili nënshkruhet nga hartuesi, i proceduari dhe dëshmitari i pranishëm dhe, kur nuk ka të tillë, është i vlefshëm vetëm me firmën e proceduesit.

Për armët mbahet procesverbal i veçantë dhe i dërgohet organit kompetent. Gjahu i vrarë ose i kapur konfiskohet, ndërsa armët e mjetet e gjahut sekuestrohen nga organet e shërbimit pyjor.

Neni 38 - Shkeljet e mëposhtme, kur nuk përbëjnë vepër penale, dënohen si kundërvajtje administrative me gjobë si vijon (jepen raste te ndryshme shkeljesh dhe gjobat perkatese).

Propozim: kundervajtjet administrative brenda territorit te komunes ose bashkise denohen me gjobe te vendosur nga komuna ose bashkia.

Neni 39 - Vendimi për kundërvajtjet administrative merret në Drejtorinë e Shërbimit Pyjor, brenda 15 ditëve nga data e dorëzimit të procesverbalit.

Kundërvajtësi ka të drejtën e ankimimit, brenda 15 ditëve nga marrja e njoftimit, te Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Pyjeve dhe i Kullotave dhe më pas ka të drejtën t'i drejtohet gjykatës, sipas procedurave të parashikuara në ligjin "Për kundërvajtjet administrative".".

Propozim: Per kundërvajtjet administrative te ndodhura ne territorin e komunes ose bashkise, shqyrtimi i kundërvajtjeve administrative në gjueti bëhet nga një komision i caktuar nga bashkia.

Derdhja e tarifave per gjuetine dhe e detyrimeve financiare per kundravajtjet administrative behet ne komunen ose bashkine perkatese.

Neni 40 - Shkelja e dispozitave të këtij ligji, kur pasojat materiale janë të rënda dhe përbëjnë rrezik ekologjik për mjedisin rrethues dhe jetën e kafshëve e të shpendëve të egra, përbën vepër penale dhe dënohet sipas dispozitave të Kodit Penal.

Mjetet dhe gjithçka tjetër, që shërbejnë për kryerjen e kundërvajtjeve administrative ose të veprës penale dhe çdo përfitim pasuror, i arritur nëpërmjet kundërvajtjes administrative, sekuestrohen dhe kalojnë për llogari të organeve të shërbimit pyjor.".

Koment: Ky nen nuk mund te zbatohet per faktin se ne kodin penal nuk ka dispozite per veper penale per gjuetine.

Propozim: Ne kodin penal te shtohet nje nen per veprat penale per demtimin e faunes se eger dhe ne gjueti. Mjetet dhe gjithçka tjetër, që shërbejnë për kryerjen e kundërvajtje- ve administrative ose të veprës penale dhe çdo përfitim pasuror, i arritur

116

nëpërmjet kundërvajtjes administrative, ne territorin ne juridiksion te komunes ose bashkise, sekuestrohen dhe kalojnë për llogari të saj.

6) Projekt – ligj për mbrojtjen e trajtimin e fondit të bimëve mjekësore, eterovajore e tanifere natyrore (konfidencial nga DPPK)

Neni 3 - Administrimi i fondit te bimëve mjekësore, eterovajore e tanifere natyrore,Nga te ardhurat qe krijohen nga vjelja e bimeve mjekësore, eterovajore e tanifere natyrore deri ne 70%, kjo vlere mund te perdoren per marrjen e masave tekniko-organizative, keshilluese, per mbrojtje, rritje te prodhimtarise, per nje zhvillim te qendrueshem te tyre. Per kete hartohen dhe miratohen projektet perkatese.

Neni 4 - Grumbullimi dhe transporti6. Tarifat e vjeljes dhe grumbullimit te bimëve mjekësore, eterovajore e tanifere natyrore, miratohen me Vendim te Keshillit te Ministrave.

Neni 6 - Pergjegjesite per mos zbatim ligji – jepen gjoba te ndryshme deri ne heqjen e licenses me urdher te ministrit.

Neni 7- Shqyrtimi i kundravajtjeve administrative1. Vendimi për kundërvajtjet administrative merret nga strukturat përkatëse të shërbimit pyjor dhe te mjedisit që mbulojnë territorin ku ndodh kundërvajtja, brenda 15 ditëve nga data e dorëzimit të procesverbalit.2. Personi, ndaj të cilit është vendosur gjoba, brenda 15 ditëve nga data e marrjes së njoftimit ose e vënies në dijeni, ka të drejtën e ankimit te ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave. Vendimi i ministrit te Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave, përbën titull ekzekutiv.

Propozim: - Per siperfaqet me bime te tilla ne fondin pyjor e kullosor komunal te gjitha kompetencat dhe detyrimet i perkasin komunes ose bashkise; sherbimi pyjor ka rol keshillues e kontrollues;

- Ne territorin ne administrim te tyre, tarifat dhe masa e gjobave vendosen nga keshilli i njesise se qeverisjes vendore. Mbledhja e gjobave behet nga personat e ngarkuar nga komuna ose bashkia (perfshire kryetarin e fshatit dhe shoqaten);

- Taksen per grumbullimin nuk duhet t’a paguaje ai qe mbledh bimet, por firma grumbulluese (gje qe i takon dhe eshte me e lehte per t’u zbatuar);

- Po ashtu, urdheri per ndalimin e grumbullimit te disa lloje bimesh duhet nxjere sa here qe del e nevojshme, duke mare mendimin e qeverisjes vendore dhe te shoqatave te perdoruesve.

7) Ligj nr.9693, datë 19.3.2007 për fondin kullosor

Neni 15 - Përdorimi për kullotje1. Kullotat dhe livadhet shtetërore jepen në përdorim për kullotjen e bagëtive ose për kositje të barit, përkundrejt tarifave të miratuara me vendim të Këshillit të Ministrave.

Koment: per kullotat rreth fshatit dhe te perdorura tradicionalisht bashkerisht prej fshatit ose prej familjeve bujqesore ne ngastrat e pretenduara si te tyre, asnjehere nuk eshte paguar dhe as qe mund ta pranojne kete gje tani.

117

Propozim: Per kullotat qe disponon komuna ose bashkia per nevojat e veta (pasi te jene plotesuar nevojat e banoreve te vet) e qe u jepen ne perdorim te tjereve, mund te kerkohet te paguajne nje tarife.

Neni 17, pika 5. Personi fizik apo juridik paguan për sipërfaqen që merr në përdorim tarifën vjetore të përdorimit. Vlera e tarifave përllogaritet sipas llojit të veprimtarisë, kohëzgjatjes së saj dhe sipërfaqes së zënë. Tarifat miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Neni 27 Investimet. 1. Ministria dhe organet e qeverisjes vendore, që zotërojnë kullota e livadhe, sigurojnë fonde dhe mbështetje financiare nga Buxheti i Shtetit e nga donacione të ndryshme, për ruajtjen dhe përmirësimin e fondit kullosor.2. Fondet e siguruara për investime në kullota e livadhe përdoren për:a) hartimin e planeve të mbarështimit;b) punimet e pastrimit, të mirëmbajtjes e të përmirësimit rrënjësor të tyre;c) ndërtimin e veprave për shfrytëzimin racional të tyre dhe për përmirësimin e infrastrukturës;ç) mbrojtjen e mjedisit dhe të biodiversitetit;d) parandalimin dhe shuarjen e zjarreve; dh) studime e kërkime shkencore.

Neni 29 – Organet e kontrollit: 2. Kontrolli i kullotave dhe livadheve ne pronesi/perdorim te organeve te qeverisjes vendore behet nga vete keto organe

Neni 30 - Dokumentimi1. Çdo shkelje e dispozitave të këtij ligji, me qëllim që të provohet e të ndëshkohet, pasqyrohet në dokumente të standardizuara e të miratuara nga ministri, si procesverbale, akte kontrolli, fletë gjoba.2. Dokumentet plotësohen nga organet e kontrollit, të përcaktuara në nenin 29 të këtij ligji, të cilat, kur vërejnë shkeljen e këtyre dispozitave, mbajnë procesverbal, që nënshkruhet nga hartuesi, i proceduari dhe dëshmitarët e pranishëm dhe, kur nuk ka të tillë, procesverbali është i vlefshëm vetëm nëse mban nënshkrimin e proceduesit.3. Të drejtën e vendosjes së gjobës për kundërvajtjet administrative, të parashikuara në nenin 34 të këtij ligji, e kanë organet e kontrollit, të përcaktuara në nenin 29 të këtij ligji.

Neni 31 Shqyrtimi1. Shqyrtimi i kundërvajtjeve administrative në kullota e livadhe bëhet nga një komision prej jo më pak se 3 veta, i ngritur pranë drejtorive rajonale ose njësive të qeverisjes vendore (komunë ose bashki), përbërja e të cilit caktohet, sipas rastit, nga drejtori i drejtorisë rajonale ose nga kryetari i komunës/bashkisë.2. Vendimi për kundërvajtjet administrative merret nga komisionet përkatëse, që mbulojnë territorin ku ndodh kundërvajtja, brenda 15 ditëve nga data e dorëzimit të procesverbalit. 3. Gjoba paguhet brenda 5 ditëve nga data e njoftimit të vendimit të formës së prerë. Pas kalimit të këtij afati zbatohen dispozitat e ligjit nr.7697, datë 7.4.1993 “Për kundërvajtjet administrative”, të ndryshuar.

Neni 32 Ankimi1. Personi, ndaj të cilit është vendosur gjoba, ka të drejtë që, brenda 30 ditëve nga data e marrjes së njoftimit ose e vënies në dijeni, të ankohet, sipas rastit, te ministri ose te kryetari i njësisë së qeverisjes vendore, i cili përgjigjet brenda 30 ditëve nga data e depozitimit të ankimit.2. Kundër vendimit, kundërvajtësi mund të ankohet në gjykatë brenda 30 ditëve nga data e shpalljes së vendimit.

118

3. Ankimi nuk e pezullon zbatimin e vendimit. Gjykata mund të vendosë për një pezullim të plotë ose të pjesshëm të masave administrative që përmban vendimi.

Neni 33 Vlerësimi i dëmit1. Për çdo rast kundërvajtjeje administrative apo vepre penale vlerësohet edhe dëmi që është shkaktuar dhe kërkohet zhdëmtimi i tij nga personi përgjegjës.2. Kriteret për përcaktimin e vlerës së dëmit caktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Neni 34 Kundërvajtjet administrative: Shkeljet e mëposhtme, kur nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje administrative dhe dënohen sipas rastit (jepen raste te ndryshme shkeljesh dhe gjobat perkatese).Neni 35 – Sekuestrimi: Mjetet dhe pajisjet, që kanë shërbyer për kryerjen e kundërvajtjes dhe çdo përfitim pasuror i siguruar prej saj, sekuestrohen dhe kalojnë në llogari të administruesit të kullotës.

Koment: Ne kete pjese te ligjit verehet nje progres ne krahasim me pjeset e tjera dhe ligjet e meparshem per pyjet e kullotat, pasi shprehen kompetencat qe i takojne njesive te qeverisjes vendore.

8) Ligj nr.8302, date 12.3.1998 per administrimin e te ardhurave qe krijohen ne pyje dhe kullota - pasuri shteterore

Neni 1 - Të ardhurat e pyjeve dhe kullotave - pasuri shtetërore, që përfitohen nga shitja e lëndës drusore, tarifat e kullotjes, bimëve eterovajore-tanifere, gjuetisë dhe të ardhurat nga veprimtaritë e tjera që do të përcaktohen me ligj, administrohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Pyjeve dhe Kullotave. Neni 3 - Të ardhurat, siç përcaktohen në nenin 1, ndahen ndërmjet buxhetit të shtetit dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Pyjeve dhe Kullotave, sipas lidhjes nr.1 që i bashkëngjitet këtij ligji. Ato mbahen në llogari rrjedhëse të veçantë në bankë.

Neni 4 - Kriteret për administrimin e të ardhurave që mbeten në Drejtorinë e Përgjithshme të Pyjeve dhe Kullotave, përcaktohen nga bordi këshillimor i Drejtorisë së Përgjithshme të Pyjeve dhe Kullotave. Drejtori i Përgjithshëm i Pyjeve dhe Kullotave përcakton kriteret e ndërtimit, të drejtat, detyrat dhe përbërjen e këtij bordi.

Neni 5 - Të ardhurat që krijohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Pyjeve dhe Kullotave, do të përdoren për: - punime pyjore (përmirësime pyjore, pyllëzime, fidanishte); - sistemime malore dhe mbrojtjen e tokës nga erozioni; - mbrojtjen e faunës e të biodiversitetit të pyjeve dhe kullotave; - ndërtimin, riparimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve pyjore; - parandalimin e sëmundjeve, dëmtuesve dhe zjarreve në pyje e kullota; - mbarështimin e pyjeve dhe kullotave; - kërkime shkencore në pyje; - krijimin e kushteve për kryerjen e veprimtarive turistike dhe çlodhëse.

Propozim: Ky ligj duhet ndryshuar duke mbajtur parasysh:- Krijimin e MMPAU;- Ligjin e ri te pyjeve dhe ate te kullotave;

119

- Kalimin e nje siperfaqeje te konsiderueshme te pyjeve e kullotave ne perdorim komunal (pyjet e kullotat ne perdorim per nevojat e vete komunes, pasi te kete plotesuar nevojat e perdoruesve te vet, si dhe pyjet e kullotat e dhena ne perdorim te fshatit e familjeve);

- Krijimin dhe funksionimin e shoqatave te perdoruesve te pyjeve e kullotave komunale

- Sigurimin e te ardhurave nga burime te ndryshme ligjore, perfshire te ardhurat qe mund te sigurojne perdoruesit fshat, familje e shoqate nga shitja e prodhimeve qe rezultojne mbi nevojat e tyre apo nga prodhimet e pyjeve dhe kullotave shtetore te dhena per shfrytezim fshatit, familjeve, shoqates per rritjen e te ardhurave dhe zbutjen e varferise.

9) Ligj nr.9632, datë 30.10.2006, Për sistemin e taksave vendore

Neni 9 - Llojet e taksave vendoreNë taksat vendore përfshihen:2. taksa mbi pasuritë e paluajtshme, në të cilën përfshihen taksa mbi ndërtesat dhe taksa mbi

tokën bujqësore;5. taksa mbi kalimin e të drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme;

Neni 23 - Taksa mbi tokën bujqësore

1. Baza e taksës mbi tokën bujqësore është sipërfaqja e tokës bujqësore, në hektar, në pronësi të taksapaguesit. Sipërfaqja e tokës në pronësi përcaktohet sipas dokumenteve që e vërtetojnë atë. Kategoritë minimale të tokave bujqësore jepen në aneksin 2, që i bashkëlidhet këtij ligji. Për çdo kategori minimale të tokës bujqësore, këshilli bashkiak ose komunal mund të miratojë nënkategorizime.

2. Niveli i taksës caktohet në lekë për hektar. Detyrimi i taksës llogaritet si shumëzim i nivelit të taksës me bazën e tatueshme. Nivelet treguese të taksës, për çdo kategori minimale të bazës së taksës, jepen në aneksin 2 të këtij ligji.

3. Përjashtohen nga taksa tokat bujqësore, që mbillen me kultura drufrutore dhe vreshtari për pesë vitet e para nga çasti i mbjelljes.

4. Taksa e mbledhur në mbështetje të këtij ligji paguhet në buxhetin e bashkisë ose komunës, në territorin e së cilës ndodhet prona e taksueshme.

Propozim: - Per pyllin komunal qe kalon ne pronesi/perdorim te fshatit, familjes apo shoqates, kur pylli eshte i degraduar, perdoruesi qe investon vete per t’a permiresuar apo rimbjelle te perjashtohet nga taksa per aq vjet sa pylli te behet per t’u prere teknikisht apo kullota per t’u shfrytezuar. Per pyllin ne prodhim per nevojat e veta, perdoruesi te paguaje nje takse minimale, ndersa per prodhimin qe mund t’a shese, te paguaje nje perqindje te caktuar, e cila te jete nxitese per shtimin e prodhimit drusor.

- Po ashtu, per pyllin dhe kulloten qe jepet me nenqira te kete nje takse te aresyeshme;

10) Ligj nr. 9587, datë 20.7.2006 për mbrojtjen e biodiversitetit

120

Neni 52 Ndarja e burimeve financiare - institucionet qendrore dhe organet e qeverisjes vendore, në bashkëpunim me ministrinë, planifikojnë një fond në buxhetin vjetor, i cili do të përdoret për të mbështetur zbatimin e detyrave që u ngarkon ky ligj.

Propozohet: Qeveria, ne bashkepunim me organet e qeverisjes vendore te planifikojne cdo vit fonde per te kompensuar humbjet e perdoruesve te pyjeve e kullotave komunale nga ndalimi i veprimtarive ekonomike te banoreve ne zonat e caktuara per mbrojtjen e diversitetit biologjik brenda territorit ne juridiksion te tyre.

11) Ligj nr.8934, datë 5. 9.2002 për mbrojtjen e mjedisit

KREU XI SANKSIONETNeni 83

1. Për kundërvajtjet administrative të parashikuara në nenin 82 të këtij ligji, jepen dënime me gjobë (jepen raste denimesh dhe gjobat perkatese)..

2. Krahas dënimit me gjobë, vendoset edhe sekuestrimi i mjeteve e lëndëve që shkaktojnë ndotje dhe dëmtim të mjedisit dhe, në varësi nga ndotja dhe dëmtimi i shkaktuar, vendoset edhe heqja e përhershme ose e përkohshme e lejes mjedisore. Në çdo rast kundërshtimi për zbatimin e masave të mësipërme, Inspektorati i Mjedisit bashkëpunon me Policinë e Shtetit.

Neni 84 - 1. Të drejtën e gjobës për kundërvajtjet administrative, të parashikuara në nenin 83 të këtij ligji, e ka Inspektorati i Mjedisit.

2. Kundër vendimit të dënimit mund të bëhet ankim, brenda 10 ditëve nga njoftimi i tij, te Ministri i Mjedisit, i cili duhet t’i përgjigjet ankimit brenda 15 ditëve nga depozitimi i tij.

3. Kundër vendimit të Ministrit të Mjedisit ose kur ky i fundit nuk përgjigjet brenda afatit 15-ditor, mund të bëhet ankim, brenda 30 ditëve, në Gjykatën e Rrethit të Tiranës.

Propozim: Të drejtën e gjobës per kundërvajtjet administrative per aktivitetet me leje te dhene nga komuna ose bashkia e ka komuna ose bashkia.

Neni 85 - Gjobat për kundërvajtjet administrative, sipas këtij ligji, derdhen në llogarinë e të ardhurave të Buxhetit të Shtetit dhe likuidohen brenda 30 ditëve nga dita e vendimit të formës së prerë. Për çdo ditë vonesë, pas plotësimit të këtij afati dhe deri në një afat prej 30 ditësh, kundërvajtësi detyrohet të paguajë, përveç gjobës, një shumë të barabartë me 10 për qind të gjobës.

Propozim: Gjobat për kundërvajtjet administrative te dhena nga komuna ose bashkia derdhen në llogarinë e të ardhurave të komunes ose bashkise.

Neni 86- 1. Ndaj subjektit që nuk zbaton tërësisht dhe në afatet ligjore masat dhe sanksionet e vendosura nga Inspektorati i Mjedisit, si dhe ndaj subjektit që, brenda vitit kalendarik, përsërit të njëjtën shkelje, Kryeinspektori ose Ministri i Mjedisit urdhëron pezullimin ose mbylljen e përhershme të veprimtarisë, në varësi të rrezikshmërisë që paraqet për mjedisin dhe shëndetin.

2. Kundër vendimeve për pezullimin dhe mbylljen e veprimtarisë nga Kryeinspektori ose nga Ministri i Mjedisit, mund të bëhet ankim në gjykatën e rrethit brenda 30 ditëve nga data e marrjes së njoftimit.

Propozim: per aktivitetet me leje te dhene nga komuna ose bashkia, kompetenca e mesiperme i takon kryetarit te komunes ose bashkise.

121

12) Ligj nr.7895, datë 27.1.1995 Kodi Penal i Republikes se Shqiperise Neni 150 - Shkatërrimi i pronës - Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje i pronës, kur pasojat materiale nuk janë të lehta, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Neni 151- Shkatërrimi i pronës me zjarr - Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje i pronës me zjarr dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet. Kur nga vepra penale janë shkaktuar pasoja të rënda materiale, dënohet me burgim gjer në dhjetë vjet. Kur janë shkaktuar pasoja të rënda për jetën e shëndetin e njerëzve, dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

Neni 205 Prerja e paligjshme e pyjeve

Prerja apo dëmtimi i pyjeve pa leje apo në kohë dhe vende të ndaluara, kur vepra nuk përbën kundërvajtje administrative, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

Propozim: Vetem ky nen per pyjet dhe asnje per kullotat, floren dhe faunen e eger, krijon pershtypjen tek njerezit per nje nenvleftesim te ketyre pasurive. Ndodhite e viteve te fundit, vecanerisht te veres 2007, kur u dogjen me mijra hektare pyje nga me te miret e vendit, dhe mijra hektare kullota, perfshire ketu pyje e kullota komunale, pa u denuar njeri - edhe disa qe u kapen duke vene zjarr u liruan, apo kur ne Bari te Italise u kapen dhe u sekuestruan 50 krere shpende te vrare ne Shqiperi nga gjuetare italiane, duhet te na detyrojne te rishikohet kodi penal per te dhene denime ne perputhje me demin qe shkaktohet ne pyje, kullota apo kafshet dhe shpendet e egra, krahas rritjes se punes ndergejgjesuese me publikun.

-Ne Kodin Penal duhet te shtohen dispozitat per ndeshkimin e demtimeve masive ne pyje, kullota, floren dhe faunen, jo vetem me zjarr por dhe me mjete te tjera.

- [Kushtetuta e Turqise nuk lejon amnisti per kundervajtjet penale te shkaktuara ne pyje.]

13) Ligj nr. 7697, datë 7.4.1993 per kundervajtjet administrative [i ndryshuar]

Neni 3 - Kanë të drejtë të nxjerrin akte që parashikojnë kundërvajtje administrative edhe këshillat e bashkive dhe të komunave, për shkelje që kanë lidhje me fushat, ku sipas ligjit ushtrojnë funksionet e veta e të përbashkëta në njësitë territoriale përkatëse dhe që nuk janë parashikuar si të tilla në ligje të veçanta.

Neni 5 - Niveli i dënimit me gjobë dhe gjoba në vend në rastet e shkeljeve të një rëndësie të vogël, për kundërvajtjet e parashikuara në aktet e bashkisë dhe të komunës, përcaktohen me vendim të këshillit përkatës.

Neni 10 - Për konstatimin e kundërvajtjes administrative, përveç rasteve kur parashikohet marrja e gjobës në vend, mbahet procesverbal nga personat e ngarkuar me ligj ose me akte të organeve të pushtetit lokal.

Neni 19 – Gjoba, të ardhurat që merren sipas neneve 6, 7 e 8 të këtij ligji dhe shpërblimi i dëmit paguhet nga kundërvajtësi brenda 5 ditëve, nga dita që vendimi ka marrë formë të prerë. Pas kalimit të këtij afati, për çdo ditë vonesë, paguhet kamatë 2% deri në një muaj. Kur edhe pas këtij afati nuk paguhet, zbatimi bëhet nëpërmjet qëndrës së punës së kundërvajtësit, duke përfshirë edhe punëdhënësit privatë.

122

Gjithë gjobat e tjera të vendosura në zbatim të akteve ligjore e nënligjore në fuqi, që nuk paguhen sipas përcaktimit në nenin 19, u dërgohen zyrtarisht bashkisë ose komunës ku kundërvajtësi ka vendbanimin ose kryen veprimtarinë kryesore,për vjeljen e gjobës sipas dispozitave të këtij ligji.

Neni 19/a - Për gjobat e vëna mbi bazën e akteve të këshillave të bashkive ose komunave dhe për gjobat e vëna nga organet e tjera shtetërore të miratuara me ligj që veprojnë brenda territorit të tyre, titulli ekzekutiv vihet në zbatim me urdhër të titullarit të organit përkatës të pushtetit lokal nga punonjësit e seksionit të financës të ngarkuara posaçërisht për këtë qëllim.

Neni 20* - Gjobat dhe të ardhurat e vjela sipas neneve 6 e 7 të këtij ligji kalojnë në buxhetin e shtetit, përveç rasteve kur rrjedhin nga:

b) kundërvajtje të miratuara nga organet kolegjiale të pushtetit lokal, nga të cilat 85% kalojnë në favor të buxhetit lokal dhe 15% në favor të buxhetit të shtetit.Gjithë gjobat që vilen nga bashkia ose komuna në rolin e agjentit, kalojnë 80 përqind në buxhetin e bashkisë ose komunës dhe 20 përqind në buxhetin e shtetit,

Shumat që i kalojnë bashkisë ose komunës, të përdoren:

a) deri në 30përqind për shpërblimin e punonjësve që realizojnë nxjerrjen e gjobës ose detyrirnit, për vështirësi pune, në mason deri 4 paga mujore në vitpër çdo person;

b) 70 përqind sipas kritereve që përcakton Këshilli i Ministrave për administrimin e të ardhurave që realizojnë organet e pushtetit lokal. "

Koment: Ketu eshte lene menjane fshati dhe shoqata, qe jane me te inetresuarit per ruajtjen e pronave dhe konstatimin e kundervajtjeve. Ne kete menyre ulet inetresi i fshatit dhe shoqates per ruajtjen e pyllit dhe kullotes.

Propozim: Duhet te kete dispozita qe pervec kryetarit te fshatit, edhe shoqatat e perdoruesve te kene te drejte te konstatojne, te mbajne proces verbal per kundervajtjet, e te vjelin gjobat. Nje pjese e vleftes se gjobave te shkoje ne favor te fshatit ose shoqates qe konstaton keto kundervajtje.

Procedurat per konstatimin dhe gjykimin te jene te thjeshtuara.

14) VKM Nr 247, datë 23.4.2004 Për Miratimin e Strategjise Kombetare te Zhvillimit te Pyjeve dhe Kullotave

Zhvillimi i qendrueshem eshte ai zhvillim, i cili shperndan ne menyre te njejte dhe te barabarte perfitimet qe rrjedhin prej ketij zhvillimi sipas shtresave social-ekonomike dhe gjinise;• Ndarja e drejte e perfitimeve dhe dobive qe vijne nga mbrojtja dhe perdorimi i burimeve natyrore, pyjore e kullosore.• Rishikim e percaktimi i tarifave te diferencuara sipas zonave, vlerave ekonomike e gjendjes vegjetacionale.• Persosja dhe forcimi i lidhjeve me ekonomine e tregut• Të liberalizohen tarifat e shitjes së lëndës industriale të drurit dhe te druve te zjarrit që rezultojne nga pyjet prodhues shteterore. Ato t’i binden ligjeve tëkërkesë-ofertës. • Dhenia e kredive te buta dhe masa te tjera nxitese per mbeshtetjen e aktiviteteve dhe sherbimeve ne pyje dhe kullota.• Vjelja e nje takse per sherbimin qe pyjet kryejne ne mbrojtje te baseneve ujembledhese te hidrocentraleve dhe ujit te pijshem per luften kunder erozionit dhe permiresimin e pyjeve ekzistues.

123

• Dhënia në përdorim e tokave me bimesi pyjore, pyje të degraduar, për afate të gjata kohe (p.sh. 30 vjet) për qëllim ngritje rezervatesh gjuetie, qëndra të rritjes së kafshëve të egra ose kombinim I tyre, personave dhe shoqërive private të vëndit ose të huaja, për vlerësimin e këtyre terreneve margjinale dhe zënien me punë. Thithja e investimeve nga buxheti i shtetit dhe donatore te tjere.• Shtimi i fondit te ri-investimit nga te ardhurat e vet DPPK.Koment: Ka nje plan veprimi per strategjine e pyjeve dhe kullotave te vitit 2000, por qe fare

pak eshte vene ne zbatim.Propozim: Per strategjine ne fuqi, duhet bere nje plan i sakte e i hollesishem me veprimet sipas

perparesive e te caktuara ne kohe, me pergjegjesit e ngarkuar, dhe zbatimi i tyre te mbeshtetet me akte ligjore te niveleve te ndryshme, si dhe te monitorohet periodikisht zbatimi i tyre.

15) Ligj nr. 9430, datë 13.10.2005 për ratifikimin e “Marrëveshjes së kredisë për zhvillim ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA) për projektin e zhvillimit të burimeve natyrore”

SKEDULI I TËRHEQJA E KREDISË2. Për qëllimet e këtij skeduli:c) Termi “planifikim i menaxhimit” nënkupton shpenzimet për kostot për përgatitjet dhe

përditësimin e planeve të menaxhimit për pyjet dhe kullotat komunale dhe përgatitjen e planeve të menaxhimit të burimeve në mikrobasene (MB), duke përfshirë dietat dhe shpenzimet e udhëtimit për stafin e DSHP, si dhe stafit rajonal të mikrobaseneve, kur janë të lidhura direkt me zbatimin e projektit.

SKEDULI 2 PËRSHKRIMI I PROJEKTITObjektivi i projektit është që të vendosë menaxhimin e qëndrueshëm me bazë komuniteti

të burimeve natyrore në rreth 218 komuna të zonave të larta malore objekt erozioni.Projekti përbëhet nga pjesët që vijojnë, subjekt i të tilla modifikimeve që këtej e tutje

Huamarrësi dhe Shoqata mund të bien dakord kohë pas kohe për të arritur këtë objektiv:

Pjesa A: Menaxhimi dhe qeverisja e pyjeve dhe kullotave1. Forcimi i menaxhimit pjesëmarrës të pyjeve dhe kullotave në komunat e mbështetura nga AFP nëpërmjet:

a) përditësimit të planeve të menaxhimit të pyjeve dhe kullotave komunale të përgatitura gjatë PSHP;

b) zbatimit të planeve të përditësuara të menaxhimit të pyjeve dhe kullotave të hartuara gjatë AFP. Projekti do të afrojë mbështetje për zbatimin e planit të menaxhimit përmes investimeve të vogla dhe

c) mbështetjes së ripërtëritjes natyrore për të sekuestruar karbonin me qëllim kapjen e burimeve financiare të karbonit, nëpërmjet financimit të investimeve të vogla në rreth 30 komuna.2. Aplikimi i menaxhimit pjesëmarrës së pyjeve dhe kullotave në rreth 73 komuna të reja nëpërmjet:

a) përgatitjes së planeve të menaxhimit për pyjet dhe kullotat komunale; b) zbatimit të planeve të menaxhimit për pyjet dhe kullotat komunale.

3. Forcimi i qeverisjes për menaxhimin e pyjeve dhe kullotave nëpërmjet:a) ndërtimit te kapacitetit të shoqatave ekzistuese dhe të reja të përdorimit të pyjeve dhe

kullotave (SHPPK), nëpërmjet vlerësimit të kapaciteteve dhe nevojave për trajnim të SHPPK dhe zbatimin e një skeduli të gjerë për të forcuar kompetencat menaxhuese e qeverisëse të SHPPK;

b) trajnimit të stafit kyç të DPPK në nivel kombëtar dhe në drejtoritë rajonale të DPPK,

124

dhe stafin kyç të DSHP që të bëhen këshilltarë për ekstensionin në pyje dhe kullota;c) zbatimin e veprimeve prioritare të parashikuara në strategjinë kombëtare për zhvillimin

e pyjeve dhe kullotave, duke përfshirë: (i) mbështetjen e reformës institucionale dhe zhvillimit brenda DPPK dhe DSHP-ve; (ii) sensibilizimin për strategjinë kombëtare për zhvillimin e pyjeve dhe kullotave brenda DPPK dhe DSHP-ve; (iii) forcimin dhe përmirësimin e kuadrit ligjor dhe rregullator për menaxhimin e pyjeve dhe kullotave; (iv) zhvillimin e regjistrave për pyjet dhe kullotat; (v) zhvillimin dhe zbatimin e një plani veprimesh për të adresuar prerjet ilegale në zonat e projektit; dhe (vi) menaxhimin e përmirësuar të zjarreve në pyje në nivel komune.

Pjesa B: Menaxhimi dhe qeverisja e baseneve1. Aplikimi i menaxhimitt të integruar të resurseve në rreth 30 mikrobasene që përfshijnë

një territor prej rreth 190 000 ha, nëpërmjet:a) përgatitjes së rreth 30 planeve të menaxhimit të pyjeve dhe kullotave dhe planeve të

menaxhimit të burimeve në mikrobasene (MB) dheb) zbatimit të këtyre planeve të pyjeve dhe kullotave komunale dhe planit të menaxhimit të

burimeve natyrore të mikrobaseneve (MB) nëpërmjet financimit të investimeve në shkallë të vogël dhe sigurimit të mbështetjes teknike të, përveç të tjerash, menaxhimit të pyjeve dhe kullotave komunale, rehabilitimit të pyjeve shtetërore, si dhe zhvillimeve në buqësi dhe blegtori.

2. Forcimi i qeverisjes për menaxhimin e basenit nëpërmjet: a) trajnimit të drejtorive bujqësore rajonale, bordeve të kullimit, stafin e DSHP-ve dhe komunave në nivel rrethi, rajonal dhe kombëtar në trajtën e shërbimit këshillimor në kontekstin e menaxhimit të mikrobaseneve; (b) forcimit të zyrave të mbrojtjes dhe administrimit të tokës (ZMAT); c) të sigurojë këshilla juridike dhe seminare për konsultime publike në ligjet për administrimin dhe pronësinë mbi tokën.

Pjesa C: Menaxhimi dhe monitorimi i projektit1. Ngritja e ndërgjegjësimit publik te përfituesit dhe pjesëmarrësit e tjerë në nivel

kombëtar, rajonal dhe komunal, për nevojen dhe mundësitë që krijohen nga menaxhimi i burimeve i bazuar te komuniteti, si dhe çështjeve të lidhura me të, si menaxhimi i zjarreve dhe kontrolli i prerjeve ilegale.

2. Menaxhimi, monitorimi dhe vlerësimi i projektit.3. Zbatimi i kuadrit menaxhues mjedisor.4. Verifikimi dhe monitorimi i sekuestrimit të karbonit siç kërkohet nga protokolli i

Kiotos.Projekti pritet të përfundojë brenda 1 majit 2010.

SKEDULI 4 PROGRAMI I ZBATIMIT1. Huamarrësi do të zbatojë projektin sipas mekanizmave të mëposhtëm të koordinuar:

a) Në nivel kombëtar:i) Ministria e Bujqësisë dhe e Ushqimit, nëpërmjet DPFK, do të jetë përgjegjëse për

zbatimin e projektit. Një komitet teknik i projektit (FTC), i vendosur në MBU, do të ofrojë mbikëqyrje teknike dhe udhëzime teknike për zbatimin e projektit. Komiteti do të kryesohet nga drejtori i zyrës së skeduleve bujqësore brenda MBU-së dhe do të ketë pjesëmarrjen e Drejtorit të Përgjithshëm të DPPK dhe të disa seksioneve të MBU-së: zyrën e skeduleve bujqësore, Drejtorinë e Zhvillimit Rural, Drejtorinë e Administrimit dhe të Menaxhimit të Tokës dhe Departamentin e Ligjeve dhe të Financës. Gjithashtu do të ketë përfaqësues të Federatës Kombëtare të Shoqatave të Përdoruesve të Pyjeve dhe Kullotave Komunale, Sekretariatit Kombëtar për Menaxhimin e Baseneve Ujëmbledhëse në Ministrinë e Turizmit dhe organizatat joqeveritare.

ii) Njësia e projektit do të jetë përgjegjëse për menaxhimin e projektit, duke përfshirë përgatitjen e zbatimin e planeve të punës, prokurimet, menaxhimin financiar, raportimin dhe monitorim vlerësimin e projektit. Në njësinë e projektit do të përfshihet stafi i emëruar në DPPK dhe menaxher projekti i kontraktuar. Drejtori i Pyjeve dhe Kullotave Komunale dhe i Shërbimit të Ekstensionit do të caktohet si koordinator i projektit. Njësia e projektit do të mbështetet nga një staf i kontraktuar prej pesë vetash, si dhe një staf i emëruar për monitorimin e vlerësimin e

125

projektit, ashtu siç përshkruhet në detaje në manualin e zbatimit të projektitiii) Komiteti mbikëqyrës i projektit do të sigurojë koordinimin ndërministerial dhe do të

mbikëqyrë projektin.

b) Në nivel rajonal: i) Për mbikëqyrjen e përgjithshme dhe zbatimin e projektit, menaxherët rajonalë do të

emërohen nga DSHP në secilin nga 12 rajonet administrative të Huamarrësit.ii) Për mbikëqyrjen rajonale dhe zbatimin e pjesës B të projektit, koordinatorët rajonalë do

të kontraktohen për zyrat e DSHP-ve në rrethet Dibër, Kukës, Lezhë, Korçë dhe Drejtoria Rajonale e Pyjeve Elbasan do të asistojë menaxherët rajonalë. Njësitë mbështetëse rajonale të baseneve (RVST) do të krijohen dhe mirëmbahen në Dibër, Kukës, Lezhë, Elbasan e Korçë për të lehtësuar dhe koordinuar planifikimin dhe zbatimin në mikrobasene.RVST do të përfshinë manaxherët rajonalë, koordinatorët rajonalë dhe staf të emëruar prej DSHP dhe drejtorive rajonale të bujqësisë.

c) Në nivele komune, këshilli i komunës dhe shoqatat e përdoruesve të pyjeve dhe kullotave janë përgjegjëse për zbatimin e projektit.

2. Huamarrësi duhet të sigurojë që gjatë gjithë jetës së projektit, komiteti mbikëqyrës i projektit, komiteti teknik i projektit, njësia e menaxhimit të projektit, njësitë mbështetëse rajonale të baseneve të jenë operative, të pajisura me stafin e duhur dhe do të funksionojnë sipas termave të referencës të pranueshëm nga Shoqata.

3. Huamarrësi:a) do të ndjekë politika dhe procedura të përshtatme për të bërë të mundur monitorimin

dhe vlerësimin në vazhdimësi në përputhje me indikatorë të pëlqyeshëm për Shoqatën, për zbatimin e projektit dhe realizimin e objektivave të tij.

b) do të përgatisë sipas termave të referencës të pëlqyeshëm për Shoqatën dhe t’ia paraqesë Shoqatës, në ose rreth 1 majit 2008, një raport që integron rezultatet e aktiviteteve të monitorimit dhe të vlerësimit, të bëra në përputhje me paragrafin (a) të këtij seksioni për progresin e arritur në zbatimin e projektit gjatë periudhës që ka operuar deri në ditën e raportimit dhe masat e rekomanduara për të siguruar zbatimin me efiçencë të projektit dhe për arritjen e objektivave gjatë periudhës pas kësaj date;

c) do të rishikojë me Shoqatën nga data 30 korrik 2008 ose në një datë të mëvonshme, siç mund ta kërkojë Shoqata, raportin e përmendur në paragrafin (b) të këtij seksioni dhe të marrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar përfundimin efikas të projektit dhe arritjen e objektivave të tij, bazuar në konkluzionet dhe rekomandimet e raportit dhe pikëpamjet e Shoqatës mbi të.

4. Huamarrësi përgatit dhe i paraqet Shoqatës, jo më vonë se data 30 shtator të çdo viti, për rishikim dhe komente, buxhetin për DPPK dhe MBU për çdo vit kalendarik.

5. Huamarrësi duhet të marrë të gjitha masat e domosdoshme që të garantojë se projekti do të zbatohet në përputhje të plotë me parashikimin e kuadrit të menaxhimit mjedisor dhe manualin e zbatimit të projektit në afate kohore.

Propozim: Pervoja e ketij projekti duhet te sherbeje per t’u shtrire ne krejt komunat e tjera te vendit, duke synuar plotesimin e kalimit te pyjeve e kullotave komunale sa me pare te jete e mundur dhe mbareshtrimin e qendrueshem te tyre.

16) Plani Kombëtar për Përafrimin e Legjislacionit me atë të Bashkimit Europian dhe Zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit 2005

Masa afatmesme 2007-2008

126

Objektivat: Menaxhimi i qendrueshem dhe pasurimi i burimeve natyrore ekzistuese ne sektoret e bujqesise, pyjeve dhe fusha te tjera te lidhura me to.

Menaxhimi i qendrueshem te tokes bujqesore si nje nga resurset kombetare me ndikim te drejtperdrejte ne shtimin e prodhimit bujqesor e blektoral do te realizohet nepermjet realizimit te disa nen-objektivave:

- kosolidimi i strukturave shteterore dhe krijimi i sistemit te administrimit te tokes

- krijimi i strukturave dhe hartimi i politikave per mbrojtjen e tokes- inventarizimi, regjistrimi dhe tranferimi i pronave te paluajtshme te shtetit.

Kuadri ligjor Pyjet Akte nenligjore ne zbatim te ligjit per pyjet jane:VKM Nr. 247, dt. 23. 4.2004 “Per miratimin e Strategjise kombetare te zhvillimit dhe te reformesinstitucionale ne Sektorin e Pyjeve dhe Kullotave ne Republiken e Shqiperise”. Kjo strategji synon sigurimin e menaxhimit dhe zhvillimit te qendrueshem e shumefunksional te burimeve pyjore dhe kullosore ne perputhje me politikat qeveritare te synuara ne kete sector; percakton linjat kryesore te sektorit te pyjeve ne 25 vitet e ardhshem dhe perben nje program kombetar per kete sektor si dhe nje pakete veprimesh qe do te zbatohen per 10 vitet e ardhshme ne bashkpunim me partneret.

VKM Nr. 290, dt.30.4. 2004 “Per miratimin e Strategjise Kombetare te Menaxhimit te Zjarreve ne Pyje dhe Kullota”. Nepermjet kesaj Strategjie synohet nje mbrojtje me e mire e zonave pyjore duke shmangur ne maksimum ngjarjet shkaterruese ( katastrofat e shkaktuara nga renia e zjarrit) duke pa-rashikuar marrjen e masave per permiresimin e mundesive dhe eficences se Sherbimit Pyjor dhe Agjencive te tjera qeveritare ne parandalimin dhe kontrollin e zjarreve ne pyje.Kuadri ligjor “Per mbrojtjen e pyjeve kunder zjarrit” eshte rregulluar nga nje rregullore te re ne vitin 2004 dhe konsiston ne Rregullat e Parandalimit e Renies se Zjarrit ne Pyje.

Projekti i Menaxhimit te Burimeve Natyrore dhe Mjedisore ($10 m, caktuar per periudhen 2005-10). Nga ky projekt, qe do te financohet me Huane e Bankes Boterore, te plotesuar nga fondet japoneze PHRD per assitence teknike do te mbeshtetet:

Rehabilitimi i Burimeve Natyrore te Degraduara: duke perfshire rigjenerimin e tokes pyjore dhe rehabilitimin e kullotave. Kjo perfshin masat ne :(i) Pylltari per nje pyllezim me drure dhe peme shume perdorimshe; korije shkurresh dhe toke zabeli; gardhe dhe mbrojtja nga kulljet mbi bimesine e degraduar te pyjeve; pastrimi dhe rrallisja nga te mbjellat pas fazes se pare te rehabilitimin; burime uji dhe ndertimi i infrastrastruktures dhe rehabilitimi ne kullota; permiresimi i bimesise ne kullota nepermjet pleherimit dhe mbjelljes dhe masave per kontrollin e erozionit; dhe (ii) Rehabilitimi i tokes marginale bujqesore, duke perfshire rritjen e ndergjegjesimit te fermereve per efektin demtues te rritjes se rendimenteve ne toka te varfera e te pjerreta. “Tokat e refuzuara” te ekspozuara mjaft ndaj erozionit, perkrahja e adaptimit te me shume teknikave te pershtatshme per nje toke te tille, zevendesimi i kulturave dritherash vjetore me kultura foragjere shumevjecare per te mbeshtetur prodhimin blegtoral, pemet frutore dhe shkurret me potencial tregtimi; dhe rehabilitimi i brigjeve te lumenjve qe do te kete nevoje per ndalimin e erozionit te brigjeve, qe sjell permbytje dhe shkaterrim te tokes bujqesore prane tyre;Rritja e te ardhurave rurale: Duke perfshire mbeshtetjen per zhvillimin dhe tregtimin e produkteve jo-fermere dhe sherbimeve si sherbimet turistike, artizanatit, bimeve medicinale dhe aromatike dhe bimeve farmaceutike, kepurdhat dhe erezat; mundesite afat shkurtra te punesimit ne administrimin shteteror te pyjeve; dhe lehtesimin e aksesit te komunitetit objektiv ne skemat ekzistuese te mikro-kredive ne Shqiperi.

127

Forcimi i Struktures Institucionale dhe Politike: Duke perfshire - harmonizimin e ligjeve per decentralizimin dhe menaxhimin e integruar te ujenadeses;- plotesimi i ristrukturimit te Drejtorise se Pergjithshme te Pyjeve dhe Kullotave dhe

procesit te decentralizimit; - menaxhimin e pyjeve dhe kullotave (sherbimin e inspetimit te pyjeve dhe kullotave,

sherbimin keshillimor te pyjeve dhe kullotave.

Prioritetet afatmesme 2007-2008- Aktet- nenligjore ne zbatim te ligjit “Per Pyjet dhe Sherbimin Pyjor

Shqiptar”;- Pergatitja e akteve nen-ligjore per decentralizimin e pronesise publike fond

pyjor kullosor qe kerkon nje bashkepunim me te mire institucional sidomos me Ministrine e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit.

Nderkohe qe gjate periudhes 2005 -2008 do te vazhdojne te merren nje sere masash ne zabtim te Strategjise se Zhvillimit te Sektorit te Pyjeve dhe Kullotave dhe Reformes Institucionale si dhe Strategjise se Menaxhimit te Zjarreve ne Shqiperi, masa nder te cilat permendim:

- Zbatimi i planit te veprimit te Strategjise Kombetare per menaxhimin e zjarreve ne pyje;

- Pergatitja dhe zbatimi i planit te veprimit te strategjise kombetare te Pyjeve dhe Kullotave;

- Pergatitja e kuadrit te nevojshem ligjor per organizimin e njesise kombetare te mbareshtrimit dhe projektimeve pyjore,

- Krijimi i sherbimit keshillimor ne sektorin e pyjeve si dhe nje sere trajnimesh , seminaresh dhe vizitash studimore.

Prioritetet afagjata 2009-2014- Plotesimi i bazes se informacionit te tokes ne te gjtha komunat dhe bashkite

parashikohet te perfundoje ne vitin 2009;- Perfundimi i projektit “mbi politikat e perdorimit te tokes”, i cili ka si qellim

plotesimin e informacionit te tokes ne te gjtha komunat dhe bashkite; - Parashikohen disa masa kombetare si Zbatimi I Planit te veprimit te

strategjise kombetare te Pyjeve dhe Kullotave qe eshte vazhdimesi e masave te marra gjate periudhes 2005 -2008 dhe sipas percaktimeve te dokumentit te Strategjise Kombetare te Zhvillimit te Pyjeve dhe Kullotave.

Pervec zbatimit te planit te veprimit te Strategjise del si nevojshmeri edhe:- Hartimi dhe Zbatimi i programit kombetar per menaxhimin e qendrueshem

te sektorit te pyjeve dhe kullotave.- Krijimi i sherbimit keshillimor ne sektorin e pyjeve - Projekti i BB “Zhvillimi i burimeve natyrore”- Pergatitja e kuadrit te nevojshem ligjor per organizimin e njesise kombetare

te mbareshtrimit dhe projektimeve pyjore

Per komente dhe propozime shih 4.2.1, pika 33)

128

6. PERFUNDIMET E NXJERA NGA ANALIZA E AKTEVE LIGJORE PER PYJET DHE KULLOTAT KOMUNALE

6.1 ZHVILLIMET POZITIVE MBESHTETUR NE AKTET LIGJORE AKTUALE PER PYJET DHE KULLOTAT KOMUNALE

Duke pare rrjedhen e hartimit dhe zbatimit te akteve ligjore e nenligjore per pyjet e kullotat komunale, verehet se sigurisht qe ka ecuri. Procesi i kalimit te pyjeve e kullotave komunale eshte drejtuar nga DPPK dhe zbatuar nga sherbimi pyjor ne rrethe me pjesemarrjen, por jo fort aktive, te njesive te qeverisjes vendore. Procesi ka patur kryesisht mbeshtetjen teknike e financiare te disa projekteve si: Projekti i Pyjeve i Bankes Boterore, Projekti per Zhvillimin e Pylltarise Private ne Shqiperi i finacuar nga USAID, dhe tani se fundi Projekti per Zhvillimin e Resurseve Natyrore i financuar nga Banka Boterore, si dhe SNV e donatore te tjere.

Nje sere ligjesh baze, si ligji per pyjet (1992), ligji per bimet mjekesore, eterovajore dhe tanifere natyrore (1993), ligji per mbrojtjen e faunes se eger dhe gjuetine (1994), ligji per kullotat (1995) si dhe aktet nenligjore perkatese, Rregullorja e Ministrise se Bujqesise nr. 308 e janarit 1996 me asistencen teknike te Projektit te Bankes Boterore, etj., percaktuan disa piketa themelore per procesin e kalimit te pyjeve e kullotave komunale, ndersa projektet pilot hapen udhen per zhvillimin e procesit. Ligjet e nxjera per qeverisjen vendore (2000), per pronat publike dhe transferimin e tyre tek njesite e qeverisjes vendore (2001), dhe me vone permiresimet ne ligje apo dhe akte te reja per pyjet, kullotat, gjuetine, etj., zgjeruan bazen ligjore per shtrirjen e metejshme te procesit te kalimit. Nderkaq, u krijuan shoqatat e perdoruesve te pyjeve e kullotave komunale (SHPPKK) ne cdo komune te perfshire ne procesin e kalimit, te cilat me vone krijuan federata rajonale dhe Shoqaten Kombetare. Shoqatat kane meriten per pjesemarrje ne hartimin e planeve te mbareshtrimit te hartuar gjate procesit te kalimit dhe zbatimin e tyre, duke u mbeshtetur me fonde nga projekti i BB, duke kontribuar ne permiresimin e gjendjes se pyjeve dhe ne zbutjen e varferise per zonat rurale.

Deri ne fund te vitit 2006 procesi i kalimit ishte kryer ne 138 komuna, ku jane perfshire 1,290 fshatra me 160,118 familje. Eshte bere kalimi i 341,000 ha pyje dhe 93,000 ha kullota. Mund te thuhet se ne shumicen e komunave rezultatet jane mjaft te mira e inkurajuese persa i perket ndryshimit te bindjeve te perdoruesve, venies ne ruajtje me te forte te pyjeve e kullotave, te cilat edhe me pare i konsideronin ne zoterim te tyre, per here te pare perdoruesit u bashkuan ne shoqata per te mundesuar thithjen e fondeve per investime ne pyjet e kullotat komunale, por edhe per te forcuar solidaritetin midis tyre. Ne mjaft rrethe, ne vend te pyjeve te degraduar te meparshem, sheh pyje te veselitur qe gjelberojne mjedisin, duke siguruar dhe lende e dru zjarri e baze ushqimore per blegtorine, pervec rolit mbrojtes te tokes. Projekti per Zhvillimin e Burimeve Natyrore po perfshin edhe mjaft komuna te tjera ne procesin e kalimit, hartimin e planeve te mbareshtrimit dhe planeve te mikrobaseneve, si dhe zbatimin e ketyre planeve me ndihmen e shoqatave.

Pervoja tregon se mbareshtrimi i pyjeve dhe kullotave nga popullsia vendore eshte e sukseseshme per disa aresye:

- aresye ekonomike - shpenzimet per qeverisjen nga fshati jane me te vogla se ato te shtetit, mundesite per ruajtjen jane me te medha, pasi te gjithe fshataret jane te interesuar per ruajtjen e tyre;

- aresye sociale - fshataret kane qene tradicionalisht zoteruesit e pyjeve dhe kullotave prane fshatit te tyre, te cilat tashme i kalojne zyrtarisht ne pronesi/perdorim, teksa gjate kohes se

129

ekonomise se centralizuar shpesh ato pyje priteshin per shtylla miniere apo per furrat e bukes te kooperativave te tjera, pa i pyetur kush;

- aresye mjedisore – kur fshataret jane te bindur se pylli e kullota u perket atyre vete, dhe kjo e sanksionuar me dokumente, ata behen me te ndjeshem per mbrojtjen e pyjeve dhe pasurive te tjera natyrore, per te patur edhe perfitime direkte.

Duhet patur parasysh se popullsia rurale përbën rreth 54 % të popullsisë totale dhe 71% e popullsisë rurale është e punësuar në aktivitetin bujqësor, perfshire pyjet dhe kullotat.

Megjithe arritjet, mendimi i mjaft aktoreve eshte se procesi i kalimit ka ecur ngadale dhe, per me teper, nuk eshte perfunduar plotesisht ne asnje komune te vendit, per faktin se familjet bujqesore nuk kane mare ndonje dokument qe te vertetoje te drejtat e perdorimit te tyre mbi pyjet dhe kullotat e mara ne perdorim. Kjo ka ndodhur per nje varg aresyesh, por nder me kryesoret jane:

- mangesite ne aktet ligjore per pyjet dhe kullotat komunale dhe moszbatimi si duhet i tyre;

- kapacitete te pamjaftueshme te njesive te qeverisjes vendore per te asimiluar procesin;

- mangesite e sherbimit pyjor per te mbeshtetur si duhet kete proces;

- mosnjohja e procesit nga vete perdoruesit dhe mosbesimi qe kane ndaj veprimeve te qeverise,

etj.

Ne kete studim do te analizojme vetem ceshtjet qe lidhen me kuadrin ligjor.

6.2 DISA MANGESI TE PERGJITHSHME NE KUADRIN LIGJOR PER PYJET DHE KULLOTAT KOMUNALE

Duke pare kuadrin ligjor mbi te cilin eshte mbeshtetur procesi i kalimit te pyjeve e kullotave komunale dhe pervojen mbi 10 vjecare te ketij procesi, verehet se, krahas arritjeve te njohura tashme, ka dhe mangesi, boshlleqe, mbivendosje kompetencash apo kundershti qe frenojne procesin e kalimit dhe vete mbarevajtjen e reformes ne kete sektor. Vete fakti i rishikimit te shpeshte te disa akteve tregon se nuk behet pune e thelluar e bazuar ne analiza te gjendjes e shkaqeve te moszbatimit te tyre, nuk meret mendimi i qeverisjes vendore dhe perdoruesve e shoqatave te tyre, etj. Me poshte do te permendim ato me kryesoret te karakterit te pergjithshem, per te vazhduar me tej me secilin nga grupet e akteve dhe te drejtave te permendura me lart.

▪ Ka pak akte ligjore qe permendin shprehimisht pyjet dhe kullotat komunale (vetem 20 akte ligjore e nenligjore) ndaj 79 akteve gjithesej, dhe ca me pak akoma qe te permendin perdoruesit kryesore: familjet bujqesore, shoqatat e tyre apo fshatin. Edhe kur eshte bere rishikimi i disa ligjeve baze per sektorin, nuk eshte mare sa duhet mendimi i qeverisjes vendore, shoqatave te perdoruesve e bile te vete sherbimit pyjor. Kjo tregon se nuk njihet dhe nuk vleresohet si duhet nje problem kompleks, qe eshte jetik per shumicen e banoreve ne zonat rurale. Po ashtu, nuk jane caktuar kritere se kur behet kalimi ne pronesi dhe kur ne perdorim (disa komuna e bashki kane kerkuar pyje e kullota ne pronesi e disa te tjera ne perdorim, pa asnje kriter). Ndersa Bashkia e Shkodres ka kerkuar ne pronesi brigjet e lumenjve e te liqenit, gje qe ligji per rezervat ujore nuk i lejon.

▪ Sipas akteve ne fuqi, perdoruesit dhe shoqatat nuk pefitojne kompensime apo te ardhura nga kufizimet qe u behen nga parqet kombetare dhe zonat e mbrojtura, nga pasurite ujore e minerale, nga zonat turistike dhe zonat ushtarake qe ndodhen ne territorin e tyre.

130

▪ Në legjislacionin aktual, Shoqata e Përdoruesve të Pyjeve dhe Kullotave është klasifikuar si një organizate jofitimprurese dhe si e tillë nuk i lejohet të gjeneroje fitime.

▪ Ka me teper akte qe kane te bejne me te drejtat per pronen dhe perdorimin (34 akte), dhe kjo eshte e spjegueshme, por ka fare pak per perpunimin dhe tregetimin e prodhimeve pyjore e jopyjore dhe te sherbimeve (vetem 4 akte), gje qe tregon se nuk ka mbeshtetjen e duhur aspekti teper i rendesishem i ekonomise se tregut per qarkullimin e te mirave materiale e monetare dhe gjenerimin e te ardhurave nga pasuria pyjore e kullosore qe eshte ne perdorim te perditshem te familjeve fshatare. Po ashtu, te pakte jane dhe aktet per mbledhjen e tarifave dhe taksave, si dhe administrimin e riinvestimin e fondeve publike e private.▪ Vazhdon te mbahet perqendrim i tepruar kompetencash ne duart e organeve qendrore (ministrive) apo te institucioneve shteterore edhe per ceshtje qe i takojne qeverisjes vendore, ne te kunderten e parimeve te decentralizimit dhe orientimeve evropiane ne kete aspekt per kalimin e kompetencave sa me afer qeverisjes vendore, publikut, perdoruesve, dhe kjo duket si ne ligjet kryesore te sektorit te pyjeve e kullotave, ashtu dhe ne ligjet e tjere qe lidhen me kete sektor, si.p.sh.:- ligji per pyjet, lidhur me kompetencat per heqjen nga fondi pyjor; per hartimin e programit te

zhvillimit të sektorit të pyjeve dhe kullotave nga sherbimi pyjor (edhe per pyjet komunale), per dhenien e lejeve dhe gjobave te ndryshme, etj., te gjitha keto ne kompetence te sherbimit pyjor ose dhe me miratim te ministrit;

- ligji per gjuetine, lidhur me dhenien e lejeve te gjuetise dhe taksat e gjuetise nga sherbimi pyjor;

- ligji per kullotat, lidhur me kompetencat per kullotat komunale, per heqjen nga fondi kullosor, per ndryshimin e destinacionit, miratimin e planeve te mbareshtrimit, kryerjen e disa punimeve (për ndërhyrjet që do të kryhen në kullotat e livadhet, ku kerkohet miratimi paraprak i drejtorisë rajonale përkatëse të shërbimit pyjor, megjithese keto punime mund te jene parashikuar ne planin e mbareshtrimit te miratuar); etj., ne kompetence apo me miratim te ministrit ose te sherbimit pyjor;

- ligji per bimet mjekesore, per ndryshimin e perdorimit, caktimin e zonave, afateve, llojeve, sasive dhe dhenien e lejeve per ushtrimin e veprimtarise per vjeljen, grumbullimin, perpunimin dhe eksportin e tyre;

- ligji për rezervat ujore, lidhur me veprimtaritë per perdorimin e ujit dhe dhenien e lejeve perkatese, pervec qe, ndryshon dhe perqendron kompetencat edhe per ligjin minerar per rërën, zhavorrin;

- VKM 532 per strukturat e menaxhimit te tokes, lidhur me ndryshimin e kategorisë nga tokë e pafrytshme në tokë bujqësore, tokë pyjore, pyll, livadh dhe kullotë bëhet me propozimin e këshillit të komunës, dhe/ose bashkisë dhe të këshillit të qarkut dhe miratohet nga Ministri i Bujqësisë dhe i Ushqimit;

- KKRRTRSH, Keshilli i bazeneve, Keshilli i ujit, Keshilli i turizmit po ashtu, kane perqendruar kompetenca qe mendoj se duhej te ishin ne kompetence te ministrive te linjes apo njesive te qeverisjes vendore persa i perket heqjes nga fondi pyjor, heqjes nga fondi kullosor e cdo terren tjeter, per nderrimin e destinacionit te tokes, etj.

▪ Verehen mosperputhje e mbivendosje kompetencash midis disa ligjeve, si: - ligji per pyjet dhe ai per kullotat me ligjin per strukturat per administrimin dhe mbrojtjen e

tokes lidhur me administrimin dhe kadastren e pyjeve dhe kullotave komunale; - ligji per gjuetine me kodin penal lidhur me kundervajtjet penale;- ligji per rezervat ujore me ligjin per strukturat per administrimin dhe mbrojtjen e tokes lidhur

me administrimin e brigjeve te lumenjve;

- VKM per strategjine e decentralizimit te qeverisjes vendore (ku permendet transferimi i pyjeve, kullotave dhe burimeve natyrore ne pronesi te pushtetit vendor), me ligjin per pyjet dhe VKM per transferimin e pyjeve ne pronesi ose perdorim te njesive te qeverisjes vendore;

131

- VKM per strategjine e decentralizimit te qeverisjes vendore, ku permendet tarifa vendore per leje gjuetije, me ligjin per gjuetine, ku tarifa eshte e caktuar nga shteti dhe e vjel sherbimi pyjor.

- Ligji per mjedisin me ligjin per qeverisjen vendore lidhur me lejet mjedisore, kundervajtjet, gjobat dhe vjeljen e tyre;

- Mosperputhje te tjera midis ligjeve:

(i) Ligji per qeverisjen vendore - Neni 72, pika 4 - komunat dhe bashkitë janë tërësisht përgjegjëse për kryerjen e funksioneve të veta të mëposhtme: III. Në fushën e zhvillimit ekonomiko-vendor: dh) ruajtjen dhe zhvillimin e pyjeve, kullotave dhe burimeve natyrore me karakter vendor;

Mirepo, ne ligjet e meposhtme lexojme:

(ii) ne Ligjin nr.8743, datë 22.2.2001 për pronat e paluajtshme të shtetit, Neni 3 – Prona publike, 1. I përkasin shtetit dhe bëjnë pjesë në pronat e paluajteshme publike: shtretërit dhe brigjet e lumenjve, të përrenjve a rrjedhave të tjera ujore, dhe rezervuarëve natyrorë ose artificialë, ishujt dhe grumbullimet e rerës, të gurëve dhe dherave në shtretër të lumenjëve, të liqeneve e rezervuarëve;

(iii) E njejta gje si ne (ii) theksohet dhe ne ligjin per rezervat ujore; (iv) Ne ligjin per rezervat ujore, Neni 14, veprimtaritë per perdorimin e ujit per ujitje, blegtori,

mbjellja e pemëve ose e bimëve në brigjet e lumenjve e përrenjve, kur ato përbëjnë një pengesë për rrjedhjen natyrore të ujit, nxjerrja e inerteve nga shtretërit dhe brigjet e lumenjve, përrenjve dhe rezervuareve, qofshin me ose pa ujë do të kryhen mbi bazën e një leje administrative të lëshuar nga autoritetet e ujit.

Duke pare kete perqendrim kompetencash, del pyetja: cilat jane burimet natyrore me karakter vendor, per te cilat ben fjale ligji per qeverisjen vendore?

(v) Ne ligjin per administrimin e tokes bujqesore, neni 11, theksohet qe Seksioni i Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës në Qark dhe zyra e menaxhimit dhe mbrojtjes së tokës në komunë ose bashki kanë në administrim brigjet e lumenjve, që me ligj i vihen në administrim qarkut, komunës ose bashkisë. Por, a ekziston ndonje ligj i tille drei tani? Nuk e dime.

▪ Mosperputhje perkufizimesh per gjendje te njejta te pasurive pyjore e kullosore:- perkufizimi ‘në administrim’ - per kullotat dhe livadhet në administrim të organeve të

qeverisjes vendore dhe atyre kolektive - ne ligjin per kullotat;- perkufizimi ‘ne pronesi’ - per transferimin e pyjeve, kullotave dhe burimeve natyrore ne

pronesi te njesive te qeverisjes vendore - ne VKM per strategjine e decentralizimit te qeverisjes vendore;

- perkufizimi ‘ne pronesi apo ne perdorim’ – pyll komunal eshte pylli ne pronesi apo ne perdorim: ne ligjin per pyjet 2005, neni 2; administrimi dhe zhvillimi i fondit pyjor në pronësi të njësive të qeverisjes vendore : eshte titulli i nenit 23.

▪ Mbivendosje kompetencash:- brenda ligjit per pyjet midis KKRRTRSH dhe MMPAU lidhur me procesin e heqjes nga

fondi pyjor;- ne ligjin per pyjet dhe ate per turizmin lidhur me te drejten per lejimin e veprimtarive ne zonat

me perparesi zhvillimin e turizmit;- ne ligjin per pyjet dhe ligjin per urbanistiken lidhur me kompetencen per lejimin e prerjes

se drureve.

▪ Percaktime me dykuptimesi:- kalimi ne pronesi apo perdorim te njesive te qeverisjes vendore, pa percaktuar kritere dalluese

– ne ligjin per pyjet dhe VKM per transferimin;

132

- kufiri i siperfaqes per heqje nga fondi pyjor – tek ligji per pyjet;

▪ Perkufizime e terma te pergjithshme ose jo te qarta :- perkufizimi ‘pyll komunal’ - tek ligji per pyjet; - termi ‘kullotat dhe livadhet kolektive’ - tek ligji per kullotat;- termat ‘prerje apo shkulje druresh’ - tek ligji per urbanistiken; - termi ‘kartela perdorimi’ - tek VKM për kriteret e transferimit dhe të përdorimit të pyjeve nga

njësitë e qeverisjes vendore, etj.

▪ Disa ligje, si ai per pyjet, per kullotat apo bimet mjeksore jane te ngarkuar me hollesi teknike, nderkohe qe ato mund te perfshiheshin ne aktet nenligjore.

▪ Terma te papershtatshem, si:- termat ‘ekonomi pyjore’ ose ‘ekonomi kullosore’ ne aktet per pyjet e kullotat komunale jane

fare te papershtatshem, pasi keto terma perdoren per pyjet e kullotat shteterore mbi kritere thjesht teknike dhe nuk mund te gjejne zbatim per siperfaqet e pyjeve dhe kullotave komunale, ndersa sakte do te thuhej ‘pyje ose kullota komunale’, pyll ose kullote fshati apo e familjes;

- termi ‘transferim’ mire eshte te zevendesohet me ‘kalim’ dhe termi ‘menaxhim’ me ‘mbareshtrim’;

- termi ‘resurse’ ose ‘burime’ duhet zevendesuar me ‘pasuri’.Ketyre mangesive e boshlleqeve u shtohen edhe:

• Mungesa e pervojes e shoqatave per mbareshtrimin e qednrueshem, organizimi dhe funksionimi i tyre, etj.;

• Angazhimi i pakte i njesive te qeverisjes vendore ne procesin e kalimit dhe ne zbatimin e planeve te mbareshtrimit;

• Prodhimtaria mjaft e ulet e pyjeve komunale, nga te cilet nuk mund te sigurohen te ardhura per vitet e para;

• Mungese kapacitetesh per dhenien e sherbimit keshillimor per pyjet e kullotat komunale, etj. • Pervec gazetes “Kurora e Gjelber”, organ i SHPPKK ku, nder te tjera, pasqyrohen edhe

veprimtarite dhe sugjerimet e Shoqates per permiresimin e kuadrit ligjor, nuk ekziston asnje organ tjeter per perhapjen e njohurive, perfshire njohjen e akteve ligjore, aq te nevojshme ne kete faze per pyjet dhe kullotat komunale, boshllek ky qe duhet te plotesohet sa me pare nga organet kompetente.

6.3 MANGESITE KRYESORE NE AKTET LIGJORE PER PRONESINE DHE TE DREJTAT E PERDORIMIT

Ne teresine e akteve ligjore te shqyrtuar, aktet per te drejtat e pronesise dhe perdorimit jane me te shumtet ne numer, por jane te pakte ata qe permendin direkt pyjet e kullotat komunale, ndersa ne pjesen tjeter, nepermjet akteve kryesore per fushat e sektorit dhe te prones ne teresi, kane rezultuar dhe norma qe prekin edhe pyjet e kullotat komunale ose nenkuptohen keto te drejta per ngjajshmeri. Me gjithe mbeshtetjen qe kane dhene keto akte ligjore per zhvillimin e sektorit te pyjeve e kullotave ne pergjithesi, dhe fillimin e procesit te kalimit te pyjeve e kullotave komunale ne vecanti, per kete te fundit mjaft prej ketyre akteve paraqesin mangesi dhe boshlleqe qe kerkojne patjeter permiresime e plotesime, sikurse analizohet me poshte.

1) Pronesia mbi pyjet dhe kullotat komunale eshte lene e paqarte dhe privatizimi i tyre i pacaktuar. Qysh ne diskutimet per ligjin 7501 ne vitin 1991 per token ka patur debate per privatizimin ose jo te pyjeve e kullotave (gazeta ‘Standard’ 19 e 20 dhjetor 2007), dhe perfundimisht nuk u pranua privatizimi. Ne keto debate u sollen dhe fakte ‘per pyjet qe kane qene dikur prone e fshatareve’ dhe se ka ‘mendime nga vete fshataret qe t’u jepet ne pronesi toka, duke

133

njohur kufijte ne baze fshati, pyjet qe ka pasur fshati’. Ligji 8743 per pronat e paluajtshme percakton se pyjet dhe kullotat jane prona te paluajtshme publike nese i perkasin shtetit. Ndersa tokat bujqesore prona te paluajtshme te shtetit qe nuk jane prone publike, kane regjim juridik te barabarte me pronen private. Ligji 8337 per kalimin ne pronesi te tokes bujqesore, pyjore e kullotave percakton se keto nuk mund te tjetersohen deri ne kompensimin e ish pronareve, gje qe eshte nje pengese e pacaktuar ne kohe. Ligji 8306 per strategjine e privatizimit te sektoreve me rendesi te veçante, ku perfshihen dhe pyjet, thote se përcaktimi i formës dhe i strukturës së formulës të privatizimit bëhet me ligj, por deri tani nuk kemi gjetur ndonje ligj te tille. Del pyetja: mire pyjet qenkan me rendesi te vecante (megjithese si mund te cilesohen me rendesi te vecante tokat pyjore, shkurret dhe pyjet e degraduar?), po kullotat, pse nuk po fillon privatizimi? Me sa duket, ende nuk po zbatohet gjeresisht decentralizimi dhe nuk po fillon ende privatizimi i pasurive natyrore.

Keshtu, ende nuk ka orientime dhe kondita per te ecur drejt privatizimit te pyjeve dhe kullotave komunale , as kritere per kalimin nga perdorimi ne pronesi kur perdoruesit e mbrojne dhe perdorin si duhet ate (per te cilen ka trdaita kudo ne vendin tone).

Pasojat e mangesive te permendura me lart duken ne konceptin e krijuar ne popull gjate kohes se ekonomise se centralizuar: “ mall pa zot” per pronen e shtetit, qe do te thote se eshte e askujt dhe cilido mund te beje cfare te doje me te. Keto pasoja qene vecanerisht katastrofike gjate veres 2007 kur u dogjen masive pyjesh nga me te vlefshmit e vendit (sipas njoftimit te MMPAU, deri më 29 gusht 2007 siperfaqja e djegur ishte: pyje te larte 1,100 ha, pyje te ulet - shkurre 3,050 ha, kullota 56 ha; sipas gazetes ‘Panorama’ date 14.10.2007 jane djegur 12,000 ha pyje dhe vlera e lendes se djegur llogaritet ne 3 miliarde leke, ndersa sipas gazetes Ekolevizja date 7 nentor 2007 jane djegur mbi 100,000 ha pyje), si dhe masive kullotash, perfshire pyje e kullota komunale ne afersi te fshatrave.

Prej ketej del domosdoshmeria qe “pylli e kullota duhet te kene zot”, te saktesohet ajo cka eshte e shtetit dhe ajo cka eshte ne pronesi te fshatit, familjes, shoqates, te sanksionuara keto me akte ligjore dhe dokumente zyrtare ne dore te ketyre perdoruesve faktike e tradicionale dhe te zbatuara realisht ne praktike.

2) Te drejtat e perdorimit mbi pyjet e kullotat nuk jane te plota e te qarta. Fare pak akte ligjore permendin perdoruesit, por gjithesesi nuk i perfshijne si duhet ata qe jane perdoruesit reale: fshati, familjet, shoqatat e perdoruesve. Me kalimin e pyjeve dhe kullotave ne pronesi ose perdorim komunal (gje qe eshte nje dykuptimesi e paqarte, pasi nuk ka kritere per te bere dallimin midis tyre) procesi trajton procedurat nga sherbimi pyjor deri tek komuna ose bashkia, por nuk perfundon deri tek perdoruesi kryesor qe eshte fshati, fisi apo familjet e shoqatat.

Po ashtu, ne aktet ligjore nuk shprehen kushtet lehtesuese qe duhet te kene perdoruesit vendas per perdorimin e pyjeve dhe kullotave shteterore ne aftersi, qofte per sigurimin e nevojave te veta, apo per shitje per te siguruar te ardhura per zbutjen e varferise, si dhe per t’u krijuar mundesi atyre banoreve te mos braktisin ato zona ku kane jetuar nder shekuj paraardhesit e tyre.

3) Privatizimi i pasurive te tjera natyrore ende nuk ka filluar dhe as ka ndonje afat te caktuar per kete qellim. Krahas pyjeve e kullotave, edhe per pasurite e tjera natyrore nuk ka akte qe te lejojne privatizimin apo dhe disponimin e lire te njesive te qeverisjes vendore dhe percjelljen e te drejtave te perdorimit te tyre tek banoret dhe fshati ne territorin e te cileve gjenden.

4) Verehet nje diferencim i theksuar ne te drejtat e njeriut persa i perket qendrimit ndaj te njejtes prone, pyllit. P.sh. ne rastin e shpyllezimeve, me ligj te Kuvendit apo me urdher te ministrit hiqen nga fondi pyjor pyje, bile dhe nga brezi pyjor mbrojtes bregdetar, i cili eshte me

134

rendesi strategjike e turistike, per nevojat e firmave private, dhe nuk po ligjerohet ende zoterimi dhe perdorimi tradicional i pyjeve dhe kullotave nga fshati apo familjet, qe i kane perdorur dhe vazhdojne t’i perdorin me kujdes per nevojat jetike te tyre dhe per mbijetese ne kushtet e veshtira te zonave rurale, e sidomos ne ato malore.

5) Po ashtu, verehet nje diferencim i pakuptimte persa i perket te drejtes se pronesise mbi tokat bujqesore dhe te drejtes se pronesise mbi pyjet e kullotat. Tokat bujqesore u privatizuan me te drejte pa shperblim, duke qene baze per jetesen e familjeve bujqesore, por edhe pylli e kullota kane qene dhe vazhdojne te jene po aq jetesore per jetesen e familjeve, qe ne mjaft zona malore ato duhen quajtur familje pyjore.

Dhe nuk duhet harruar se mali, pylli dhe uji formojne nje sistem natyror kompleks. “Ne regull mali, ne rregull lumi” thote nje fjale e urte kineze.

6.4 MANGESITE KRYESORE NE AKTET LIGJORE PER TE DREJTAT DHE PERGJEGJESITE PER MBARESHTRIMIN, SHFRYTEZIMIN DHE RUAJTJEN E PASURIVE PYJORE E KULLOSORE

Megjithese per kete kategori te drejtash shprehen direkt ose indirekt 25 akte, ato nuk zgjidhin gjithe problemet qe shfaqen per mbareshtrimin, shfrytezimin dhe ruajtjen e pasurive pyjore e kullosore; perkundrazi edhe ketu ka mangesi, paqartesi, boshlleqe, etj., te cilat kane ndikuar ne keqperdorimin dhe degradimin e ketyre pasurive natyrore.

Nenet per pyjet dhe kullotat komunale jane shume te pakte ne ligjet baze te sektorit (ligji per pyjet, kafshet e shpendet e egra dhe gjuetine, bimet mjekesore, kullotat) dhe aktet nenligjore perkatese per te perfshire teresine e problemeve qe mbart per mbareshtrimi dhe mbrojtja e ndoshta me shume se gjysmen e siperfaqes se fondit pyjor dhe shumicen e siperfaqes se fondit kullosor, dhe shume me pak jane per pyjet dhe kullotat ne perdorim te fshatit, familjes dhe shoqates.

● Ne keto ligje ka nje perqendrim te tepruar te kompetencave ne duart e shtetit persa i perket te drejtave dhe pergjegjesive per mbareshtrimin, shfrytezimin dhe ruajtjen e pyjeve, si p.sh.:

- Kompetenca te perqendruara tek sherbimi pyjor per hartimin e programeve te zhvillimit; percaktimin e mundesise vjetore te shfrytezimit; per drejtimin, organizimin, kontrollin dhe mbrojtjen e kafsheve dhe shpendeve te egra dhe mire-adminsitrimin e tyre ne krejt fondin e gjuetise nga sherbimi pyjor (perfshire grumbullimin e bretkosave, kërminjve, breshkave, reptileve dhe çdo qënie e gjallë që rriten e zhvillohen në fondin pyjor e të gjuetisë me leje te organeve pyjore); dhenia subjekteve juridike e pjeseve te fondit te bimëve mjekësore per mbareshtrim nga Ministria pa bere dallimin per territoret e komunes; per shpalljen e listes se llojeve te rrezikuara nuk parashikohet marja e mendimit te komunes ose bashkise dhe shoqates se perdoruesve; po ashtu, nxjerja e akteve nenligjore behet nga ministria e linjes, ndersa per bimet qe gjenden ne pyjet e kullotat komunale, duhet perfshire dhe ministria qe mbulon qeverisjen vendore;

- Per miratimin e ndryshimeve nga kategorite e tokave pyjore, kullotave, livadheve dhe pyjeve në tokë bujqësore, per ndryshimin e kategorisë nga tokë e pafrytshme në tokë bujqësore, tokë pyjore, pyll, livadh dhe kullotë; per ndryshimin e kategorisë nga tokë bujqësore (qofte dhe me pjellori te ulet) në tokë të pafrytshme, në livadh, kullotë, tokë pyjore dhe pyll;

- Per caktimin e zonave per argetim e turizem apo per stervitjen e qenve te gjuetise, per rehabilitimin e ekosistemeve pyjore, kullosore, habitateve te flores e faunes, germimet ne

135

fondin pyjor per gure e zhavor e per furra gelqere, vendosja e kampingjeve, leja per kryerjen e manovrave ushtarake ne fondin pyjor, per krijimin e pyjeve te reja, lejet per shfrytëzimin e ngastrave, plani i shfrytezimit te pyjeve dhe prodhimeve te dyta pyjore e jopyjore, kuota e mundesise teknike vjetore te shfrytezimit te pyjeve (me miratim te ministrit), shenimi i drureve me damke para prerjes, leja per grumbullimin e bimeve mjekesore;

- Per përjashtimin e ngastrave nga kullotja per periudha te perkohshme, per dhenien e lejeve subjekteve per veprimtari ne fondin kullosor dhe rehabilitimin e siperfaqeve kullosore, per lejimin e djegies se kullotës në raste të veçanta; për ndërhyrjet që do të kryejnë organet e qeverisjes vendore në kullota;

- Keshilli Kombetar per Faunen e Eger dhe Gjuetine mban kompetencen edhe per limitet e vrasjes ditore për secilin lloj gjahu nga një gjuetar, si dhe ditët e ushtrimit të gjuetisë;

● Mungesa ne legjislacion:

- Nuk ka ritere dhe rregulla per shfrytezimin e pyjeve per dru zjarri e lende dhe prodhime jodrusore, per krasitje e kullotje, si dhe per kullotat ne perdorim komunal; per shitjen e materialit drusor e te prodhimeve te tjera kur rezultojne mbi nevojat e veta (ku duhen theksuar vecorite perkatese per pyjet ne perdorim nga komuna per nevojat e saj, dhe per pyjet ne perdorim te perdoruesve - fshati, familjet bujqesore apo shoqatat e tyre), apo kur jepen pyje e kullota nga shteti per zonat rurale ne nevoje per prodhim e shitje per rritjen e te ardhurave te tyre dhe uljen e nivelit te varferise.

- Nuk ka dispozita ligjore per detyrimet e qeverise qendrore ndaj njesive te qeverisjes vendore lidhur me pyjet komunale, vecanerisht ndaj perdoruesve familje bujqesore dhe shoqatave; per marredheniet midis njesise se qeverisjes vendore dhe perdoruesve e shoqatave te tyre, si dhe me privatet; mjetet nxitese e perfitimet direkte qe do te kene njesite e qeverisjes vendore dhe perdoruesit e shoqatat e tyre nga mireqeverisja e pasurive natyrore; kushtet lehtesuese per perdorimin e pyjeve shteterore nga perdoruesit dhe shoqatat e tyre kur nuk mjaftojne pyjet ne perdorim per nevojat e veta apo per zbutjen e varferise;

- Nuk ka dispozita per detyrat e NJQV per pjesemarrje aktive gjate gjithë procesit te kalimit të pyjeve dhe hartimit te planit të mbarështrimit në bazë fshati e komune, per miratimin e perdoruesve dhe lidhjen e kontratave afat-gjata te përdorimit me ta me afate te caktuara, lidhjen e marrëveshjes me SHPPKU për zbatimin e planit të mbarështrimit;

- Ne ligjin e ri per pyjet nuk figuron nje dispozite qe ishte tek ligji i meparshem, sipas se ciles, subjektet qe perfitonin siperfaqe pylli per shpyllezim detyroheshin te pyllezonin nje siperfaqe te barabarte me te (megjithese edhe me kete subjekti nuk kompensonte plotesisht humbjet qe shkaktonte, pavaresisht se ajo dispozite nuk eshte zbatuar asnjehere). Per siperfaqe qe miratohen me ligj eshte vendosur detyrimi per mbjelljen e nje siperfaqeje te barabarte me ate qe shpyllezohet, por edhe me kete nuk kompensohen humbjet e ndryshme qe pesojne komunitetet nga shpyllezimi.

- Ende mungon nje akt ligjor per furnizimin e fshataresise me lende e dru zjarri apo prodhime te tjera.

- Mungojne dispozitat per kompetencat e strukturave organizative ne nivele te ndryshme (komune, qark, ministri) per mbareshtrimin e pyjeve dhe kullotave komunale;

● Plani i mbarështimit perkufizohet si nje dokument bazë i hartuar sipas njësive të ekonomisë pyjore, kur, ne fakt, kriteret per ekonomi pyjore ne pyjet e kullotat komunale nuk afrohen kurresesi; po ashtu termat ‘rregullat teknike kombetare te shfrytezimit e aktet kombetare te planifikimit te shfrytezimit te pyjeve’ nuk perdoren ne praktiken pyjore e kullosore kur behet fjale per zbatime teknike;

● Ligjerohet hartimi i planeve te mbareshtrimit dhe vjelja e prodhimeve pyjore nga subjekte te licensuara, si dhe parashikohet kryerja e punimeve rehabilituese nepermjet koncesioneve,

136

duke lene menjane shoqaten, fshatin, familjet, pylltarin komunal, te cilet kane potencialet e nevojshme, por kane dhe nevoje per te ardhura per mbijetese;

● Per nevojat e paplotesuara NJQV lejon vjeljen e lendes dhe druve te zjarrit, si dhe grumbullimin e bimeve mjeksore sipas zgjedhjes se saj drejperdrejt nga banoret e Njesise perkatese vendore, nga nje njesi posacerisht e krijuar nga NJQV per kete qellim apo nga nje subjekt i licensuar, qe te gjitha keto jane kunder interesave te shoqates dhe banoreve te fshatit;

● Sipas nje projekt-vendimi, familja bujqesore duhet te paguaje tarifa per vjeljen e lendes dhe druve te zjarrit, bimeve mjeksore (per kete duhet dhe leje), krasitjen per gjeth dhe kullotjen e bagetise, gje qe eshte kunder tradites se derisotme; ne pergjithesi, fshatari nuk ka paguar per prodhimet e mara ne territorin e fshatit te vet;

● Ligjerohet krasitja, kullotja e bagetise dhe kositja ne pyjet komunale kundrejt pageses, kur tradicionalisht per to nuk eshte paguar ndonjehere

● Ne dispozitat ligjore nuk behet dallimi midis procedurave per administrimin e fondit pyjor, per hartimin, miratimin dhe zbatimin e masave qe parashikohen ne planin e mbareshtimit, si dhe per prerjen dhe shitjen e materialit drusor, midis: (i) atyre qe zbatohen për pyjet e kullotat per perdorim nga komuna per nevojat e veta (pasi te jene plotesuar nevojat e banoreve te saj), dhe (ii) atyre qe zbatohen per pyjet e kullotat ne perdorim te fshatit dhe familjeve bujqesore per nevojat e tyre, ku synimet dhe perdorimet jane krejt te ndryshme;

● Ne dispozitat ligjore nuk shprehet e drejta ekskluzive e familjeve per ngastrat e dhena ne perdorim te tyre per t’i shfrytezuar vetem ato per nevojat e veta, dhe kur u tepron, te mund t’a shesin; po ashtu, ne rast se nuk mjafton pylli i tyre per nevojat e veta, atyre t’u planifikohet nga pylli i perbashket i fshatit ose komunes, ose nga pyjet e fshatrave/komunave fqinje, ose nga pyjet shteterore ne afersi, ne marreveshje me sherbimin pyjor, si per nevojat e veta, ashtu dhe per shitje per sigurim te ardhurash, sipas rregullave te caktuara;

● Zbatimi i procedurave per administrimin e pyjeve dhe kullotave komunale nuk eshte i mundur, pasi nuk eshte plotesuar procesi i kalimit ne asnje komune te vendit, nuk jane saktesuar kufijte midis fshatrave e perdoruesve, perdoruesit nuk kane ende kontrate me kryetarin e komunes qe te vertetoje te drejten e perdorimit, nuk jane krijuar ende strukturat per qeverisjen e pyjeve dhe kullotave komunale ne NJQV apo ne njesite e administrimit te tokes qe do te meren dhe me pyjet, nuk jane caktuar kudo pylltaret komunale, nuk ka dispozita ligjore qe te lejojne shitjen e prodhimeve drusore e jodrusore nga familjet bujqesore, etj.;

● Seksioni i Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës në qark dhe zyrat e menaxhimit dhe mbrojtjes së tokës në bashki dhe/ose komunë kanë varësi teknike nga MBUMK, teksa duhet te kene varesi edhe nga ministria e linjes se qeverisjes vendore; po ashtu, ne keto struktura duhet te punesohen dhe pylltare;

● Ne urdherin e Ministrit per miratimin e listes se kuqe te flores dhe faunes nuk eshte mbajtur parasysh fakti qe perdoruesit e pyjeve dhe kullotave komunale grumbullojne sherbele, dellinje te kuqe e te zeze, megjithese jane cilesuar ne listen e kuqe; po ashtu, disa lloje si ilqja, boshtra, vjeshtulla dhe arra kane perhapje qe veshtire se rrezikohen, per siperfaqet qe mbulojne aktualisht ne vendin tone. Mendoj se keto lloje duhen hequr nga lista e kuqe;

● Ne urdhërin e përbashkët te ministrit te pushtetit vendor dhe decentralizimit dhe ministrit te rendit publik për miratimin e rregullores së brendshme “tip” të policisë bashkiake e të komunës nuk permenden detyrat qe duhet te kete policia per pyjet dhe kullotat komunale, per analogji me detyrat qe ka policia pyjore.

137

6.5 MANGESITE KRYESORE NE AKTET LIGJORE PER PERPUNIMIN DHE TREGETIMIN E PRODHIMEVE DHE SHERBIMEVE (TE DREJTAT EKONOMIKE DHE TE TREGETIMIT)

Fakti qe aktet ligjore ku permendet perpunimi dhe tregetimi i prodhimeve dhe sherbimeve jane vetem 4, tregon se te drejtat ekonomike dhe te tregetimit nuk njihen, ato mbahen ende te perqend-ruara ne duart e shtetit dhe u jepen vetem subjekteve private te licensuara. Ne kete menyre, lihet shteg per tregeti te jashteligjshme, kontrabande dhe korrupsion. Nderkaq, nuk behen perpjekje per te nxitur shtimin e vleres se prodhimeve nepermjet perpunimit e tregetimit te tyre, pra jemi ende larg thellimit ne ekonomine e tregut ne sektorin e pyjeve dhe kullotave, vecanerisht lidhur me prodhimet e gjeneruara nga pyjet e kullotat komunale .

● Ka ende perqendrim kompetencash ne ministri apo ne sherbimin pyjor, si p.sh.:

- Per caktimin e zonave, afateve, llojeve, sasive dhe dhenien e lejeve per ushtrimin e veprimtarise per vjeljen, grumbullimin, perpunimin dhe eksportin e bimeve mjekesore;

- Per leshimin e lejeve profesionale te ushtrimit te veprimtarise nga MMPAU, bile dhe per grumbullimin e bimeve mjekesore nga perdoruesit

● Mungesat kruesore ne aktet ligjore te kesaj kategorie te drejtash jane si vijon:

- Nuk permenden kompetencat qe duhet te kene perdoruesit (fshati, familjet, shoqatat) per bimet qe ndodhen ne pyjet e kullotat ne perdorim te tyre;

- Nuk ka dispozita ligjore per prodhimin dhe tregetimin e prodhimeve drusore e jodrusore, perfshire ato nga gjuetia, nga pyjet komunale prej komunes, perdoruesve - fshatit, shoqates apo familjeve bujqesore (per prodhimet e vjele nga pyjet ne perdorim te tyre ose nga pyjet e kullotat publike te dhene nga sherbimi pyjor) per sigurimin e te ardhurave dhe permiresimin e nivelit te jeteses mjaft te ulet qe kane aktualisht sidomos zonat malore;

- Nuk ka dispozita ligjore per perpunimin dhe tregtimin e prodhimeve foragjere nga pyjet e kullotat komunale, per bimet mjekesore te kultivuara dhe nenproduktet e rezultuara nga perpunimi i tyre;

- Nuk ka dispozita ligjore per perpunimin dhe eksportin e bimeve mjekesore;- Nuk ka mjete nxitese, me anen e te cilave te mbeshteten SHPPKK per perpunimin me te

thelle te prodhimeve drusore e jodrusore, perfshire ato te gjuetise, dhe marketimin e tyre me perfitim me te madh.

6.6 MANGESITE KRYESORE NE AKTET LIGJORE PER MBLEDHJEN E TARIFAVE DHE TAKSAVE, DHE ADMINISTRIMIN E RIINVESTIMIN E FONDEVE PUBLIKE E PRIVATE NE KETE SEKTOR (TE DREJTAT FISKALE E ADMINISTRATIVE)

Te drejtat fiskale e administrative per pyjet e kullotat komunale, sidomos persa u perket perdoruesve dhe shoqatave te tyre, pothuajse mungojne krejtesisht.

Nder mungesat kryesore te akteve ekzistuese mund te permendim:

● Perqendrim kompetencash ne ministri apo ne sherbimin pyjor, nder te tjera per:

- tarifat për vjeljen e gjahut dhe ushtrimin e gjuetisë, për hyrjet në rezervatet e gjuetisë, ato faunistike dhe rezervat natyrore; per konfiskimin e gjahut te vrare dhe sekuestrimin e armeve dhe mjeteve te gjahut; per vendosjen, marjen e vendimit dhe vjeljen e gjobave;

138

- caktimi i tarifave per vjeljen dhe grumbullimin e bimëve mjekësore; per marjen e vendimit për kundërvajtjet administrative (ne projekt ligjin per bimet mjekesore);

- për kundërvajtjet administrative per ndotjen e mjedisit të drejtën e gjobës e ka Inspektorati i Mjedisit dhe gjobat derdhen në llogarinë e të ardhurave të Buxhetit të Shtetit; ndersa të drejtën e gjobës per kundërvajtjet administrative per aktivitetet me leje te dhene nga komuna ose bashkia e kane keto te fundit dhe ne llogarine e tyre duhet te derdhen gjobat.

● Nuk ka rregulla, kritere dhe procedura per shitjen e prodhimeve drusore e jodrusore, te bimeve mjekesore dhe prodhimeve te gjuetise, si dhe prodhimeve te tjera nga pyjet e kullotat komunale e pasurite natyrore vendore, kur rezultojne mbi nevojat e veta, per sigurimin dhe perdorimin e te ardhurave (nga komunat prej pyjeve e kullotave qe i perdorin per funksionet e veta, dhe nga perdoruesit e shoqatat prej pyjeve e kullotave ne perdorim te tyre, apo nga shfrytezimi i pyjeve e kullotave shteterore te dhena per zonat rurale ne nevoje per rritjen e te ardhurave, te drejtat e shoqatave per sigurim te ardhurash, etj.);

● Mungojne tarifat per sektorin e pyjeve dhe kullotave komunale qe duhen caktuar nga NJQV-te (qe jane ne kompetence te tyre), sipas kushteve e rrethanave vendore;

● Ligji për mbrojtjen e faunës së egër dhe gjuetinë shprehet se shkelja e dispozitave të këtij ligji, kur pasojat materiale janë të rënda dhe përbëjnë rrezik ekologjik për mjedisin rrethues dhe jetën e kafshëve e të shpendëve të egra, përbën vepër penale dhe dënohet sipas dispozitave të Kodit Penal, ne nje kohe kur ne Kodin Penal nuk ka dispozite per veper penale per gjuetine.

● Mungojne te drejtat qe duhet te kene fshati, perdoruesit, shoqatat e perdoruesve per sigurim te ardhurash nga aktivitetet ne pyje e kullota, nga gjuetia, bimet mjekesore, si dhe mjetet nxitese per mbareshtrimin e qendrueshem te tyre, per administrimin e riinvestimin e te ardhurave dhe te fondeve publike e private te caktuara per pyjet dhe kullotat komunale;

● Po ashtu, mungojne masat mbeshtetese kur perdoruesi investon vete per t’a permiresuar nje pyll apo kullote komunale te degraduar apo rimbjelle, ose ne tokat e pardara e ato bujqesore me prodhimtari te ulet, dhe te perjashtohen nga taksat deri sa te hyjne ne prodhim, per ngjajshmeri me kulturat drufrutore dhe vreshtarine, sipas kushteve te caktuara;

● Mungojne detyrat qe duhet te kene instutucionet qendrore dhe autoritetet e qeverisjes vendore per te planifikuar cdo vit fonde per kompensimin e humbjeve te perdoruesve te pyjeve e kullotave komunale nga kufizimet e veprimtarive ekonomike te banoreve ne zonat e caktuara per mbrojtjen e diversitetit biologjik brenda territorit ne juridiksion te tyre;

● Shoqata e perdoruesve eshte lene menjane per mbledhjen e gjobave. Ne kete menyre ulet interesi i tyre per ruajtjen e pyllit dhe kullotes.

● Kodi Penal ka dy nene per shkatërrimin apo dëmtimin me dashje te pronës, vetem nje nen per pyjet dhe asnje nen per kullotat, floren dhe faunen e eger, duke krijuar keshtu pershtypjen tek njerezit per nje nenvleftesim te ketyre pasurive; Kodi Penal duhet te rishikohet per te dhene denime ne perputhje me rendesine e demit te shkaktuar ne pyje, kullota apo kafshet dhe shpendet e egra, krahas rritjes se punes ndergjegjesuese me publikun.

● Lidhur me zbatimin konkret te Marreveshjes së kredisë për zhvillim ndërmjet KM të RSH dhe Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA) për PZHBN, ndoshta do te ishte me e dobishme te diskutohej dhe vendosej per perparesite me efektive te veprimtarive te ndryshme dhe fondet perkatese sipas viteve, duke synuar perdorimin me efektivitet sa me te larte te fondeve te dhena dhe rritjen e besueshmerise se qeverisjes vendore dhe te perdoruesve e shoqatave ndaj procesit te kalimit.

139

6.7 DISA PERVOJA NGA VENDE TE TJERA PER PYLLTARINE KOMUNALE

Sipas koncepteve perendimore, ‘te drejtat’ mbi pronen mund te ndahen ne: te drejta ‘pronesie’ dhe te drejta ‘perdorimi’. Persa i perket pronesise, sot ne bote perdoren dy kategori baze pronesie: publike dhe private. Prona publike ndahet me tej ne dy nenkategori: toka te administruara nga entet shteterore dhe toka te dhena komuniteteve per periudha kohe te perhereshme ose te perkoheshme. Ne nenkategorine e fundit, shteti ruan pronesine dhe te drejten per te hequr ne menyre te njeaneshme te drejten e grupeve vendore mbi krejt token e dhene. Sipas kesaj menyre, komunitetet vendore nuk mund ta shesin apo tjetersojne token.

Ne faqen e internetit te FAOs (www.fao.org/forestry/site/12507/en), prona publike perkufizohet si “nje toke ne pronesi te shtetit (te qeverise qendrore, rajonale e vendore) ose te institucioneve apo enteve shteterore ose organeve te tjera publike si qytetet, bashkite, komunat e fshatrat”. Pra, fshati duhet te kete pronat e veta brenda kufijve te caktuar, te njohur nga fqinjet, sikurse i ka patur tradicionalisht kohe me pare ne vendin tone, megjithese fare pak prej tyre kane patur certifikata pronesie (per aresye te ndryshme, kryesisht per te shmangur taksat).

Pervoja ne pylltarine private e komunale te Europes Qendrore dhe Lindore tregon se, si rezultat i kthimit ose privatizimit te pyjeve qe nga 1990, struktura e pronesise ne pyje ka ndryshuar ndjeshem. Rritja e numrit te pronareve private te pyjeve perfaqeson nje sfide per sherbimet pyjore, sidomos kur pronaret nuk jane te organizuar dhe kuadri institucional e ligjor nuk eshte pershtatur plotesisht ndaj kerkesave te reja. Struktura e re e pronesise kerkon qe sherbimet pyjore te perqendrohen shume me teper tek pronaret private, per t’ju pergjigjur me mire nevojave te sektorit te pylltarise dhe per te siguruar zhvillimin e tij. Synohet mbeshtetja dhe organizimi i mire i sektorit te pyjeve komunale e private, me qellim qe te perfitojne perdoruesit e pronaret dhe te kontribuohet ne zhvillimin ekonomik, si dhe ne mbrojtjen dhe zhvillimin e pasurive pyjore e te ekosistemeve per perfitime afat-gjata te njerezve.

Sipas kushtetutes rumune, per projekte te interesit te pergjithshem, autoritetet publike ngarkohen te perdorin nentoken e nje pasurie te patundeshme me detyrimin qe t’i paguaje kompensimin pronarit per demet e shkaktuara tokes, pyjeve ose ndertesave. Per kompensimet duhet te bihet dakord me pronarin, ose caktohet me vendim gjyqi kur nuk arrihet marreveshje.

Vleresohet se nga 1996, kur u mbyll faza 2, ne Hungari u privatizuan rreth 200.000 ha pyje shtete-rore. Ne dokumentet e BE theksohet se asistenca e BE duhet te vazhdoje te lehtesoje dhe nxite blerjen dhe pyllezimet e tokave bujqesore te paperdorshme nga bashkite dhe entet e tjera vendore.

Sipas te dhenave (Brussels, 23 September 2003 P(03)105F11), zhvillimi i siperfaqes pyjore ne Evrope eshte pozitiv, duke u rritur çdo vit me 0,1%, edhe ne saje te pergjegjesise se afro 15 milione familjeve pronare te pyjeve, te cilet mbareshtrojne 60% te siperfaqes pyjore te Evropes. Nder shtetet e BE (15), perqindja e pronesise familje te pyjeve leviz nga 15% in Greqi deri ne 80% ne Austri. Madhesia mesatare e nje prone pyjore eshte rreth 13 ha, por shume pyje private kane siperfaqe me te vogel se 3 ha.

Ne çdo rajon te Evropes gjen tradita dhe vlera te ndryshme per pronesine e familjeve ne pyje. “Strategjia e BE duhet te mbaje parasysh faktin qe shumica e pyjeve te Evropes jane ne pronesi te miliona pronare pyjesh, te cilet sigurojne mbareshtrimin shumefunksional te pyjeve, duke siguruar vazhdueshmerine e potencialit te pasurive natyrore qe lidhen me to; te drejtat e pronesise te ketyre pronareve te pyjeve duhet te respektohen” [Thomas Report adopted 18/12/1996 European Parliament].

140

Ndersa Deklarata e Konferences se Vjenes, Prill 2003 thekson se “Ne, si politike-beres, jemi pergjegjes per arritjen, ne sektorin e pyjeve si dhe ne sektoret e tjere, te ekuilibrit midis rolit ekonomik, ekologjik, shoqeror dhe kulturor te pyjeve ne kontekstin e zhvillimit te qendrueshem. Ndyshimet e reja kane te bejne me zhvillimin dhe institucionalizimin e sitemeve te mbareshtrimit me pjesemarrje, si dhe njohjen e te drejtave te komuniteteve vendore mbi resurset pyjore”.

Kjo duhet te jete rruga qe duhet te ndjeke dhe vendi yne, qyshse aspiron te integrohet ne Evrope.

Edhe ne vendet e kontinenteve te tjera ka nje zhvillim te madh te pylltarise komunale ne forma nga me te ndryshmet. Me tej, po permendim disa pervoja nga kontinenti aziatik. Sipas ‘Asia Pacific Viewpoint, Vol. 45, No. 3, December 2004’, lidhur me pronen e komunitetit, theksohet se kuadri ligjor duhet te njohe pronesine, duke pasqyruar normat tradicionale, dhe te lere hapesire per te vendosur regjime te caktuara vendore brenda asaj pronesie. Po ashtu, eshte e rendesishme qe kuadri ligjor t’i jape mbeshtetje te njejte, si te drejtave private te komunitetit, ashtu dhe prones private individuale. Fatkeqesisht, ne shume vende kuadri ligjor nuk mbeshtet pronen komunitare dhe kur kuadri ligjor injoron traditat dhe te drejtat vendore te pronesise – si ne rastin e aktit Dawes te 1887 ne SHBA – pasojat zakonisht jane katastrofike (per ngjajshmeri, le te kujtojme masakren e prerjeve te pyjeve ne Parkun Kombetar te Lures ne 1998 kur banoret kujtuan se vuri dore shteti ne te; apo venia e 102 vatrave zjarri gjate muajve korrik-gusht 2007 vetem ne zonen e Karaburunit, duke djegur rreth 60% te krejt siperfaqes, len te mendohet se ky mund te jete nje reagim i banoreve te fshatit ndaj problemeve te pazgjidhura te pronesise).Vemendje i kushtohet dhe maksimizimit te te ardhurave per perdoruesit e pyjeve, ne formen e te ardhurave pará ne dore, aktiviteteve te reja dhe prodhimeve per nevojat e veta. Komuniteti duhet te kete nje program, i cili te sherbeje:

1) per te shpejtuar kalimin nga perdorimi i pyjeve publike ne pronesine e komunitetit, atje ku komunitetet kane pretendime pronesie;

2) atje ku pronesia private mund te mos jete me e peshtatshme, t’u jepen me shume te drejta perdorimi komuniteteve vendore ne keto pyje publike;

3) te gjenden e zhvillohen me ngulm mekanizma qe sigurojne mbrojtjen e te drejtave te komunitetit ne tregje per sherbime mjedisore dhe materiale gjenetike; dhe

4) zhvillimi e mbeshtetja e mekanizmave shtrengues efektive per mbrojtjen e prones se komunitetit.

Juristet e orientuar nga interesat publike kane luajtur rol kyç ne veprimet per t’u siguruar komuni-teteve te drejten e pronesise ne Australi, Kanada, SHBA dhe Filipine. Ne te gjitha keto raste, ko-munitetet ne fjale kane qene vendas, por te drejtat e tyre tradicionale u ishin mohuar, kufizuar ose shfuqizuar nga qeverite, deri sa u gjeten perkrahes qe i ndihmuan per te luftuar per kauzen e tyre ne gjykata.

Sipas nje perkufizimi (M. Nurse and Y. Malla, Advances in Community Forestry in Asia Bangkok, Thailand 2005) pylltaria komunale perfshin qeverisjen dhe mbareshtrimin e pasurive pyjore nga komunitetet per qellime tregetimi e jotregetimi, perfshire mjetet per jetese, prodhimin e lendes drusore, prodhimet jodrusore, gjahun, mbrojtjen e natyres dhe te mjedisit. Ne shumicen e vendeve te Azise pylltaria komunale shfaqet ne dy aspekte, sidomos persa i perket kontekstit politik:

• Njohja e te drejtave te komuniteteve rurale qe jetojne prane pyjeve per te nxjere prodhimet dhe mbareshtruar pyjet per nevojat kryesore jetike;

• Njohja e rolit klasik te pylltareve ne mbrojtjen dhe mbareshtrimin e pyjeve shteterore, por qe duhet te ndryshoje nga punonjes per mbrojtjen dhe marjen e masave shtrenguese, ne rolin e ri si punonjes i sherbimit keshillimor.

141

Vezhgimet tregojne se mbrojtja me e mire e pyjeve arrihet ne vendet ku te drejtat e pronesise u jane kaluar popullsise vendore si pronare. Diku njihet dhe e drejta e perdoruesit te dyte.

Sipas Forestry Briefing Number 1, April 2002, me daljen e ligjit te Pyjeve (1993) siperfaqe te konsiderueshme pyjesh ne rajonin e Kodrave ne Nepal u dhane per mbareshtrim nga Grupet e Perdoruesve te Pyllit (GPP). Qe nga 1993, jane rregjistruar afersisht 10,000 GPP me rreth nje milione familje. Ne kete rajon, tashme pylltaria komunale eshte vendosur dhe mbizoteron si forme zyrtare e sanksionuar e mbareshtrimit te pyjeve. Ligji per pyjet 1993 eshte rezultat i tre perplasjeve historike te mara se bashku:

- fshataret kishin ndjenje te fuqishme se pylli ishte i tyre dhe deshironin t’i shikonin t’u kthehej atyre;

- pylltaret kishin interesa te pakta ne rajon per shkak se vlera e lendes ishte e ulet; - donatoret shihnin se forcimi i te drejtave te fshatareve mbi pyllin do te permiresonte

mbulesen pyjore dhe jetesen e tyre.

Kalimi i te drejtave mbi pasurite natyrore eshte me rendesi per t’i dhene qytetarine ‘pjesemarr-jes’. Pylltaria komunale ne Nepal faktikisht ka kontribuar ndjeshem ne mbrojtjen dhe perteritjen e pyjeve dhe ne permiresimin e nivelit te jeteses te banoreve vendas. Sipas Takako Wakiyama - Community Forestry in Nepal, se pari, u vendos rikthimi komunitetit i te drejtave dhe kompetencave mbi pasurite natyrore, si pjese e procesit te decentralizimit. Praktikisht, komu-nitetet kane percaktuar norma e rregulla me marreveshje midis tyre per te mare vendime dhe per te kryer veprime per mbareshtrimin e pyjeve dhe sigurimin e te ardhurave, atje ku sistemi shteteror ka deshtuar. Rigjallerimi i traditave per mbareshtrimin nga komunitetet erdhi pasi rifituan te drejtat per pronesine dhe perdorimin e pyjeve dhe formuan grupet e perdoruesve te pyllit. Pervoja e Nepalit tregon se, per deri sa njerezve nuk u jepen te drejta perdorimi e pronesie, ataa e humbin interesin per qeverisjen e pyjeve ose shkaktohen konflikte.

Ne Afrike, sipas J. Odera (Lessons learnt on community forest management in Africa 2004), eshte verejtur se ne disa vende toka komunale ligjerisht ishte ne pronesi te shtetit, ndersa ne fakt ishte ne pronesi te grupit (fis, fshat ose familje). Disa vende kane dhene te drejta te perhershme per token ose certificate pronesie. Te tjere, si Lesotho, Mozambik, Kamerun, Benin, Gambia dhe Gana, kane arritur fazen e dhenies se certifikates se perhershme te pronesise mbi pasurite pyjore. Ne mjaft raste, dhenia e certifikates se pronesise mbi token kerkon, gjithashtu, nje plan mbare-shtrimi per te siguruar mbareshtrimin e qendrueshem te pasurive natyrore. Ne Tanzani, pronesia mbi token i eshte dhene keshillave te fshatit, te cilet tani kane status ligjor te pavarur. Politika e re per token (1995) dhe Ligji per token (1999) e kane decentralizuar dhe kaluar qeverisjen ne nivel fshati. Ligji ngarkon keshillin e fshatit si organ qeverises dhe mbareshtrues i tokes. Po ashtu, ligji u jep te drejte ligjore komuniteteve vendore te shpallin nje toke pyjore si pyll brenda siperfaqeve te fshatit dhe si prone e perbashket per qeverisje ose per t’ja dhene ne pronesi nje grupi te caktuar. Dhenia ne pronesi e tokes u jep fshatareve te drejten ligjore te mbrojne pyjet e dhene. Ne te kunderten, ne pyjet ku nuk ka pronesi, qe qeverisen nga departamentet pyjore ose te gjuetise, ka probleme ne rritje per shkaterrimin e pasurive pyjore.

Qendra Nderkombetare per Ligjin Mjedisor (Center for International Environmental Law - CIEL) ka shprehur se “njohja e te drejtave te pronesise me baze komuniteti do te ishte nje hap pozitiv dhe vendimtar per te garantuar kerkesen e Kushtetutes per mbrojtjen dhe mireqenien e te gjithe qytetareve” (CIEL, 2002). Sipas kerkimeve te bera nga CIEL, ka tradita te ndryshme persa i perket fshatrave, komuniteteve vendore dhe te drejtave pronesore me baze komuniteti, dhe shumica e tyre ekzistojne e funksionojne jashte strukturave shteterore. Kur te drejtat pronesore me baze komuniteti veprojne ne nje zone, shteti mundet dhe duhet t’i njohe keto te drejta. Por me e rendesishme eshte qe qeveria te permbushe detyrimin e vet per te ndihmuar komunitetet, jetesa e te cileve varet nga pasurite natyrore, te mbrojne keto pasuri dhe te perfitojne prej mbareshtrimit te qendrueshem te tyre, qofshin keto publike apo private. Sidoqofte, rruga me e mire qe duhet

142

ndjekur nga qeverite per te vendosur drejtesi mjedisore, perfshire mjete nxitese vendore per ruajtjen dhe mbareshtrimin e qendrueshem, do te ishte njohja e te drejtave pronesore ekzistuese me baze komuniteti. Megjithate, kjo nuk eshte e mjaftueshme; duhet dhe asistence teknike e te tjera forma per forcimin e aftesive te organizatave vendore dhe mbeshtetje per ruajtjen dhe mbareshtrimin e qendrueshem, si dhe programe kreditimi te pershtateshme qe ofrojne alternativa ekonomike per shitjen e prodhimeve.

Per rajonin e Amerikes se Jugut, rasti i Bolivise perfaqeson procesin me tipik te decentralizimit (sipas Pacheco P., dhe Pacheco D. : Decentralization and community forestry). Ligji i ri per pyjet permbante dy mekanizma per nxitjen e demokratizimit me te gjere te perdorimit te pasurive pyjore: (i) te drejta ekskluzive te banoreve vendas per perdorimin e pasurive pyjore brenda territorit te tyre; sipas ketij ligji, pretendimet e vendasve mbi token u pranuan per t’u dhene certifikata pronesie pas plotesimit te nje procesi regularizimi te tokes; (ii) grupet vendore te perdoruesve te pyjeve mund te perfitojne nga koncesionet pyjore brenda siperfaqeve te shpallura si rezerva pyjore bashkiake, te cilat perfaqesojne deri ne 20% te pyllit publik brenda juridiksionit te cdo bashkie. Shumica e grupeve vendase te ndodhur ne pjesen e ultesires boliviane kane te drejte te pretendojne toka, te cilat ata i konsiderojne si te nevojshme per te siguruar mbijetesen e tyre. Fermeret e vegjel dhe territoret vendore jane perjashtuar nga pagesa e takses per token, ndersa fermeret e mesem dhe te pasur e paguajne kete takse. Legalizimi i regjimeve te pronesise se perbashket per komunitetet vendore, duke u njohur atyre te drejtat e pronesise mbi pasurite natyrore te perteriteshme brenda territoreve te veta, si dhe e te drejtave zakonore per shfrytezimin e ketyre pasurive, krijon kushtet per zhvillimin e premisave per vetqeverisje rrenjesore.

John W. Bruce and Robin Mearn ne “Natural Resource Management and Land Policy in Developing Countries: Lessons learned and new challenges for the World Bank” shprehen se atje ku nje pasuri e administruar dhe e perdorur direkt nga shteti ka deshtuar, duhet qe mbareshtrimi dhe eventualisht pronesia e asaj pasurie t’u kaloje njesive me te vogla shoqerore, familjeve dhe komuniteteve. Komuniteti duhet te kete kompetence te mbareshtroje pasurine, dhe kjo sjell si kompetencen per te kontrolluar perdorimin nga pjesetaret, ashtu dhe kompetencen per te mos lejuar apo kufizuar pjesemarrjen e atyre qe nuk bejne pjese ne komunitet. Shteti dhe institucionet e tij qe i qeverisin, jane te prirur per te mos besuar stimujt qe rezultojne nga te drejtat e pronesise per te siguruar perdorim te qendrueshem, dhe kerkojne te mbajne nje te drejte te tepruar dhe kontroll te konsiderueshem mbi perdorimin e tokes. Perdoruesit private, si ata individuale, ashtu dhe ata si grup, shpesh nuk kane besim ne nje kontroll te tille.

Pervoja e mjaft vendeve tregon se sektori pyjor eshte ne gjendje te mbeshtese nje sere strategjish per permiresimin e kushteve te te varferve per zhvillim social. Per shembull, jane provuar me sukses nisma per kompensimin e te varferve per rolin e tyre ne mbrojtjen e vlerave te sherbimeve mjedisore qe ofrojne pyjet. Ne Kosta Rika fermeret qe banojne lart ne pellgjet ujembledhes dhe me veprimet e tyre ndikojne ne furnizimin me uje dhe prodhimin e energjise elektrike ne zona me te ulta, kompensohen per ruajtjen e pyjeve nepermjet taksave per hidrocentralet. Brazili po eksperimenton taksat ekologjike. Ne parkun Kombetar Bwindi ne Uganda, banoret vendas kompensohen per mbrojtjen e specieve te kafsheve vendore nepermjet te ardhurave nga nje Fond i Kartelit. Tregjet e druve te zjarrit ne Afriken Perendimore Saheliane po synojne qe te vene e t’i terheqin drute e zjarrit ne vendin e prodhimit nga prodhuesit e varfer dhe t’i paguajne po atje, ne vend qe keta prodhues t’i sjellin vete drute e zjarrit ne qytet per t’i shitur.

Vleresimi per pyjet pothuajse ne cdo vend te botes dhe tendenca per decentralizim, duke u kaluar te drejta pronesie e perdorimi komuniteteve vendore, vjen nga rendesia qe kane pyjet per prodhimet drusore e jodrusore qe japin, te cilat jane jetike per mjaft zona, per ndikimet mbrojtese e shoqerore, qe çmohen ne vlere 3-20 here me te madhe se vlera e prodhimeve drusore vjetore; si sisteme bioenergjetike, ekosistemet pyjore paraqesin ‘uzina’ te verteta prodhuese energjie. Dhe se

143

fundi, ne se lenda drusore mund te sillet nga vende te tjera, pyjet nuk mund te importohen; ato duhen ruajtur ose krijuar ne çdo vend e qeverisur racionalisht per kryerjen e funksioneve te shumellojshme te tyre.

Ne ngjajshmeri, por dhe ne dallim nga pervoja evropiane dhe boterore, tek ne shtrohet legalizimi, njohja e zoterimit tradicional te te drejtave te pronesise e te perdorimit te pyjeve e kullotave, pra t’u rikthehen keto te drejta perdoruesve te njohur historikisht (fshatit, fisit, familjeve, shoqatave te tyre) dhe te ecet drejt privatizimit te ketyre pasurive mbi kritere te caktuara ne baze te mbareshtrimit te mire te tyre.

144

7. KESHILLIME PER PERMIRESIMET NE KUADRIN LIGJOR PER PYJET DHE KULLOTAT KOMUNALE

7.1 DISA PARIME QE DUHEN MBAJTUR PARASYSH PER PERMIRESIMIN E KUADRIT LIGJOR

Duke e pare çeshtjen ne pikepamje historike, familja bujqesore shqiptare tradicionalisht e ka siguruar jetesen me ushqime bimore e blegtorale dhe strehimin duke perdorur token bujqesore, token pyjore dhe token kullosore. Jetesa e tyre nuk mund te kuptohej pa keto tre kategori tokash. Perdorimi i pyjeve dhe kullotave prane fshatrave ne formen tradicionale, pa i patur te rregjistruar e pa asnje detyrim ndaj shtetit eshte nje lloj informaliteti i trasheguar prej shekujsh per shkak te rrethanave historike e kushteve shoqerore dhe konomike te fshataresise, sidomos ne zonat malore.Sot kjo familje ka mare ne pronesi vetem token bujqesore, ndersa pretendon pronesi mbi token pyjore dhe ate kullosore, duke i perdorur ato sipas kodeve zakonore gjeresisht te pranuara, por jo te ligjeruara, duke perbere prej kohesh nje sektor informal mjaft te gjere.

Procesi i kalimit të pyjeve shtetërorë në përdorim dhe pronësi të komunave është një proces që synon:

1. decentralizimin e qeverisjes së pasurive natyrore (pyje dhe kullota) dhe kalimin e përgjegjësive dhe të drejtave për qeverisjen e tyre në njësitë e qeverisjes vendore dhe komunitetet lokale;

2. frenimin e degradimit dhe shkretëtirëzimit të mëtejshëm të pasurive pyjore e kullosore dhe rimëkëmbjen e tyre pa ndërhyrje të forta nga komunitetet rurale që i marrin në përdorim;

3. lehtësimin dhe zbutjen e varfërisë në zonat rurale nëpërmjet sigurimit të të ardhurave nga qeverisja e qëndrueshme e pasurive pyjore e kullotave;

4. demokratizimin e jetës në komunitetet rurale nëpërmjet pjesëmarrjes aktive në procesin e vendim-marrjes për qeverisjen e pasurive natyrore, etj.

Procesi i kalimit eshte organizuar nga qeveria ne tre faza: inventarizimi, transferimi dhe regjistrimi. Aktualisht, mjaft nga komunat e bashkite kane realizuar fazen e pare qe lidhet me inventarizimin e pyjeve dhe kullotave. Shume pak komuna dhe bashki jane duke plotesuar procesin e transferimit. Ne fakt, tani per tani transferimi po realizohet nga qeveria qendrore per tek njesite e qeverisjes vendore, por jo nga NJQV tek perdoruesi - fshat e familje bujqesore. Objektiv kryesor i kalimit duhet te jete krijimi i besimit tek përdoruesit nepermjet dokumenteve zyrtare se ngastra e pyllit dhe kullotës i përket atij, dhe po kështu edhe përfitimet që vijnë prej tyre.

Me qellim qe ky proces te arrije synimet e caktuara, eshte e nevojshme, sikurse del nga analiza e bere me siper, te permiresohet e plotesohet kuadri ligjor, duke mbajtur parasysh disa parime kryesore:

♦ Krahas sektorit te pyjeve e kullotave shteterore, tashme ka mare forme e po zgjerohet se tepermi sektori i pyjeve dhe kullotave komunale, si aspekti me i rendesishem i reformes ne pyje e kullota. Eshte mjaft e rendesishme qe pylltaria komunale te zere vend ne strategjite kombetare me perparesi te veçante. Po ashtu, duhet te krijohen strukturat per administrimin e saj ne te gjitha nivelet (komune ose bashki, qark, ministri).

145

♦ Ne kuadrin e programit te qeverise per thellimin e decentralizimit te te drejtave dhe pergjegjesive per mbareshtrimin e pasurive natyrore (parimi i subsidiaritetit – i kryerjes se funksioneve dhe ushtrimit te kompetencave ne nivel qeverisjeje sa me afer shtetasve), si dhe per uljen e informalitetit ne ekonomi, ndryshimet ne aktet ligjore duhet te parashikojne kalimin ne pronesi te komunes ose bashkise te pyjeve e kullotave brenda juridiksionit te tyre. “Kompetencat e dhena autoriteteve vendore normalisht duhet te jene te plota dhe ekskluzive” theksohet ne Karten Evropiane te Vetqeverisjes Vendore”. Po ashtu, aktet ligjore duhet te ligjerojne dhe legalizimin - rikthimin dhe njohjen e te drejtes se pronesise tradicionale te pyjeve e kullotave brenda kufijve te fshatrave per pretenduesit reale dhe perdoruesit faktike (fshati, fisi, familja, shoqata). Bile dhe ligji romak pranonte se perdoruesi i pare i nje pasurie kishte te drejte mbi te per meriten si perdorues i pare; sa me i gjate perdorimi, aq me e forte dhe e drejta. Eshte e nevojshme te caktohen kritere per kalimin e pronave ne pronesi apo perdorim per te menjanuar konfuzionin qe ekziston sot per kete çeshtje.

♦ Ne aktet ligjore per kalimin duhet te behet dallimi midis pyjeve e kullotave qe mbareshtrohen nga komuna per plotesimin e funksioneve te veta (pasi te jene plotesuar me pare nevojat e banoreve te vet) dhe pyjeve e kullotave qe mbareshtrohen nga fshati, familjet bujqesore, shoqata. Duhet te rishikohen kriteret per pyjet e kullotat qe kalohen.

♦ Permiresimi i akteve ligjore duhet te njohe te drejten e mbareshtrimit nga komuna ose bashkia dhe perdoruesit (fshati, familjet, shoqata), krahas pyllit e kullotes, edhe kafshet e shpendet e egra dhe bimet mjekesore qe ndodhen ne to, si pjese perberese te ekosistemit unik, si dhe pasurite e tjera natyrore te karakterit vendor (burimet, perrenjte e rezervuaret vendore, guri, rëra e zhavori, peshku, etj.). Po ashtu, duhet te njihet e drejta e perdoruesit (fshati, familjet, shoqata) per shitjen e prodhimeve mbi nevojat e veta, si dhe per t’u dhene nga shteti pyje e kullota per te nxjere prodhime per shitje dhe sigurim te ardhurash per zbutjen e varferise, sidomos ne zonat malore (pa tarife ose me tarife fare te ulet).

♦ Gjate permiresimit te akteve ligjore, duhet mbajtur parasysh perafrimi me ligjshmerine evropiane, si dhe tendencat e sotme ne bote per kalimin e pyjeve dhe pronave ne pergjithesi nga perdorimi ne pronesi. Pervoja te vlefshme per pylltarine komunale kane mjaft vende te ndryshme; disa shembuj jepen ne piken 5.7 me siper te ketij studimi.

♦ Pjesemarrja e gjere e perfaqesuesve te qeverisjes vendore, e sidomos e perdoruesve dhe shoqatave te tyre ne diskutimet per permiresimet dhe plotesimet qe behen ne aktet ligjore eshte kusht per sukses dhe per zbatimin e tyre.

♦ Ndoshta rruga me efektive per hartimin e akteve ligjore do te ishte pergatitja e materialeve me problematikat per permiresime apo akte te reja nga specialistet e fushes, pas konsultimeve te gjera me te gjitha palet e inetresuara, ndersa juristet t’i formulojne e harmonizojne ato me ligjet e tjera.

♦ Meqenese, sipas mendimit tim, del e nevojshme te permiresohen mjaft akte ligjore e nenligjore dhe te behen plotesime te tjera, do te ishte me vend qe:

7.1 te hartohet nje ligj i ri per kalimin ne pronesi dhe mbareshtrimin e pyjeve dhe kullotave komunale; ose

7.2 te hartohet nje ligj i ri per pyjet me tre krere kryesore: (i) mbareshtrimi i pyjeve ne pronesi te sherbimit pyjor; (ii) mbareshtrimi i pyjeve ne pronesi te komunave ose bashkive dhe perdoruesve tradicionale; dhe (iii) pyjet private.

Nderkaq, eshte me vend te trajtojme dhe disa aspekte te politikave qe nderthuren me procesin e kalimit. Duhet kuptuar se procesi i transferimit eshte afatgjate; ai nuk eshte thjesht kalim i nje

146

siperfaqeje pyjore e kullosore ne perdorim te fshatrave e familjeve, por eshte kalim i kompetencave dhe pergjegjesive nga shteti (sherbimi pyjor) ne pushtetin vendor (komune) dhe ne komunitetin (fshataret). Ai nuk mbaron me kalimin zyrtarisht te pyjeve e kullotave ne perdorim komunal; perkundrazi, kalimi eshte vetem baza per fillimin e zbatimit te planeve te mbareshtrimit, domethene te vete decentralizimit dhe qeverisjes se ketyre pasurive natyrore me pjesemarrjen e popullsise vendore (Muharremaj, V., Nezha, A. 2003).

Eshte e nevojshme te hartohet nje program per zhvillimin e pyjeve dhe kullotave komunale, ne kuadrin e nje programi te pergjithshem per zhvillimin e pyjeve dhe kullotave te Shqiperise, sikurse keshillohet ne strategjine evropiane per zhvillimin e pyjeve. Nder komponentet e ketij programi do te permendnim (Muharremaj, V.; Lako, Th.; Dragoti, N.; 2004):

- Permiresimi i politikave dhe dispozitave ligjore per kalimin dhe qeverisjen e pyjeve dhe kullotave komunale dhe me tej privatizimin e tyre, sipas kushteve te caktuara. Garantimi ligjor i te drejtave te perdoruesve dhe pajisja e tyre me dokumentacionin ligjor te kalimit.

- Shpejtimi dhe thellimi i procesit te kalimit, duke perfshire me gjere perdoruesit ne hartimin dhe zbatimin e planeve te mbareshtrimit te pyjeve e kullotave te veta.

- Keshillohet te mos kete limite per perqindjen e siperfaqes se pyjeve dhe kullotave per kalim ne shkalle kombetare, komune apo perdoruesi dhe as limite kohore (mund te kete objektiva minimale per t’u arritur brenda limitesh kohore te caktuara). Siperfaqet te caktohen me mareveshje midis pushtetit vendor, sherbimit pyjor dhe perdoruesve, ne varesi me kushtet, traditen dhe interesat kombetare, duke mbajtur parasysh plotesimin e nevojave te perdoruesve me prodhime e sherbime, ndersa afati kohor te jete i pakufizuar. Procesi i kalimit nuk duhet te quhet krejtesisht i perfunduar, por hera heres, kur del e nevojshme, mund te rishikohen e te behen shtesa me siperfaqe te reja pyjesh e kullotash edhe per komunat ku eshte realizuar procesi i kalimit.

- Keshillohet qe planet e mbareshtrimit te pyjeve e kullotave komunale te hartohen e zbatohen ne baze fshati, si njesia me kompakte e homogjene e komunitetit vendor, me lidhje fisnore e tradita ne qeverisjen se bashku te pasurive natyrore, dhe qe perben nje zone kadastrale, brenda se ciles rregjistrohen te gjitha pasurite natyrore.

- Njekohesisht me kalimin e siperfaqeve pyjore e kullosore, te behet dhe kalimi i specialisteve perkates, fondeve, mjeteve e pajisjeve te nevojshme nga sherbimi pyjor ne komuna.

- Pergatitja e programeve per mbrojtjen dhe zhvillimin e pyjeve, kullotave dhe pasurive natyrore me karakter vendor, ne kuadrin e zhvillimit ekonomik vendor, nga komunat dhe bashkite, si funksione te rendesishme te tyre.

- Krijimi i instrumentave financiare dhe nxites per te mbeshtetur zhvillimin e pyjeve dhe kullotave komunale, si dhe te pasurive te tjera natyrore ne zonat rurale.

- Ngritja e kapaciteteve dhe kualifikimi i drejtuesve dhe specialisteve te pushtetit vendor e DSHP-ve per procesin e kalimit, per kompetencat, rolin dhe pergjegjesite persa i perket qeverisjes se pyjeve e kullotave komunale, si dhe pasurive te tjera natyrore.

- Kryerja e studimeve dhe analizave te rezultateve dhe pervojave te kalimit dhe mbareshtrimit te pyjeve e kullotave komunale nga specialiste te sherbimit pyjor, pushteti vendor, Fakulteti i Shkencave Pyjore dhe Agjencite e Mjedisit dhe Pyjeve, si dhe dhenia e keshillimeve te nevojshme.

- Zhvillimi i proceseve pjesemarrese, ndergjegjesimi i perdoruesve dhe shkembimi i informacionit ne vazhdimesi jane pjese e komponentit per forcimin institucional. Kerkohet organizimi me i mire dhe shtrirja e sherbimit keshillimor tek fshataret per te njohur dhe perhapur praktikat me te mira per mbareshtrimin e qendrueshem te pasurive natyrore komunale, kualifikimi i pylltareve komunale dhe i shoqatave te perdoruesve te pyjeve e kullotave komunale.

147

- Perfshirja e procesit te kalimit dhe mbareshtrimit te pyjeve e kullotave komunale ne programet mesimore te Fakultetit te Shkencave Pyjore dhe te Shkolles se Mesme Pyjore te Shkodres.

- Studimi dhe percaktimi i rrugeve e mjeteve per sigurimin e vazhdimesise se Shoqatave te Perdoruesve te Pyjeve e Kullotave Komunale, berja e tyre te interesuar per qeverisjen e ketyre pasurive natyrore, duke rritur te ardhurat dhe efektivitetin nga mbareshtrimi i qendrueshem i pyjeve dhe kullotave komunale.

7.2 PERMIRESIMI I AKTEVE LIGJORE PER TE DREJTAT E PRONESISE DHE TE PERDORIMIT

1. Ligji nr.8652, datë 31.7.2000 për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore [ndryshuar me ligjin nr .9208, date 18.3.2004]

Ky ligj eshte baze dhe duhet te mbahet me mire parasysh gjate hartimit te akteve te ndryshme ligjore, sidomos lidhur me pyjet e kullotat komunale dhe pasurite e tjera natyrore me karakter e rendesi vendore, per te plotesuar boshlleqet ekzistuese ne disa akte, si dhe per te evituar mosperputhjet midis akteve te ndryshem.

2. Ligji nr.8743, datë 22.2.2001 për pronat e paluajtshme të shtetit

Duke shikuar ne teresi pasurite natyrore, propozohet qe edhe burimet dhe ujerat e perrenjve, shtretërit dhe brigjet e përrenjve, rërat, gurë e dherat në shtretërit e tyre (te cilat shtrihen neper terrenet pyjore e kullosore komunale, por edhe jashte tyre), te karakterit vendor, te transferohen ne pronesi te njesive te qeverisjes vendore (duke bere dhe ndryshimet perkatese ne ligjet qe u referohen ketyre pronave).

Po ashtu, parqet e karakterit vendor te jene prona të paluajtshme shteterore të komunes ose bashkise dhe te mund te shpallen e mbareshtrohen nga njesite e qeverisjes vendore.

Pyjet, kullotat dhe livadhet, si dhe çdo lloj tjetër prone e paluajtshme e ndërtuar mbi to, qe parashikohet t’u jepen ne perdorim familjeve bujqesore e shoqates, duhet te kalojne ne pronesi te komunes ose bashkise dhe fshatit, si dhe bimet mjeksore, kafshet dhe shpendet e egra qe gjenden ne to, te gjitha llojet e pasurive me karakter vendor.

Po ashtu, shtretërit dhe brigjet e përrenjve a rrjedhave të tjera ujore, lagunave dhe rezervuarëve natyrorë ose artificialë, kur jane me karakter e rendesi vendore te kalojne ne pronesi te komunes ose bashkise dhe fshatit.

3. Ligj nr.8744, datë 22.2.2001 për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore

Ne pergatitjen e listave nga komunat e bashkite per pronat qe duhet t’u kalojne, detyrimisht duhet te perfshihen te gjitha ato prona qe nuk paraqesin rendesi kombetare. Ne rastin e pyjeve dhe kullotave, jane caktuar disa kritere per siperfaqet qe duhen kaluar, megjithese duhen rishikuar per te patur me mire parasysh nevojat e fshatrave e te familjeve bujqesore, si dhe nevojat e vete komunave per funksionet e veta. Duhet te kalojne ne pronesi te NJQV te gjitha ato prona-pasuri natyrore te karakterit vendor. Po ashtu, detyrimisht duhet te kalojne te gjitha tokat e pafrytshme (te cilat perbejne afro 35% te territorit) dhe tokat e pandara apo te refuzuara, te cilat perbejne nje

148

rezerve mjaft te vlefshme per shtimin e fondit te pyjeve e kullotave komunale dhe per nxitjen e nismave personale per krijim pyjesh e kullotash ne keto toka, me perspektive privatizimin e tyre.

Komunes ose bashkise t’i kalojne ne pronesi pyjet dhe kullotat qe do te jepen ne perdorim te familjeve bujqesore.Te drejten e tjetersimit ta kete njesia e qeverisjes vendore.

Propozohet qe Këshilli i Ministrave, njekohesisht dhe perpjestimisht me kalimin e pyjeve t’u kaloje njësive të qeverisjes vendore dhe investimet e fondet perkatese për mirëmbajtjen ose përmirësimin e pronës pyje e kullota komunale per vitin ne vazhdim (perfshire personelin teknik, ngrehinat mbi ato prona, pajisjet dhe mjetet e punes).

4. Ligj nr.9385, datë 4.5.2005 për pyjet dhe shërbimin pyjor [ndryshuar me ligjin nr.9791, datë 23.7.2007]

Perkufizimi i pyllit komunal eshte i pergjithshem e i papercaktuar qarte, prandaj eshte e rendesishme te behet dallimi :

- midis termit ‘pyll komunal qe jepet ne perdorim te familjeve bujqesore’, (fshatit per perdorim te perbashket, familjeve per perdorim vetjak) dhe ‘pyllit komunal, qe e disponon komuna ose bashkia, per nevojat e veta’; po ashtu, dallimi

- midis te drejtes se komunes ose bashkise per te dhene pyll ne perdorim te familjeve bujqesore, te drejtes per te dhene leje familjeve bujqesore per te shfrytezuar ne kohe te caktuara pyjet e komunes/bashkise ose pyjet qe administrohen nga sherbimi pyjor per nevojat e veta apo per shitje;

- si dhe te drejtes se komunes/bashkise per te shfrytezuar pyje qe jane ne administrim te sherbimit pyjor per interesat vendore, sigurisht, keto te fundit kundrejt detyrimeve financiare perkatese por lehtesuese per fshatin.

- Lidhur me kompetencat per heqjen nga fondi pyjor: te saktesohet per pjese pylli te shkeputura me siperfaqe deri 1 ha, por jo nga masivi.

- Per heqjen nga fondi pyjor te pyjeve komunale te meret miratimi edhe nga keshilli i bashkise ose komunes dhe SHPPKK.

- Tokat me bimesi pyjore komunale te hiqen nga fondi pyjor me vendim te keshillit te bashkise ose komunes dhe te konfirmuar nga Prefekti.

- Per siperfaqet e pyjeve qe kerkohen te hiqen nga fondi pyjor, njekohesisht me siperfaqen per shpyllezim, nga vendim-marresi duhet te caktohet dhe vendi qe do te pyllezohet per kompensim nga subjekti perkates,se bashku me shpenzimet e nevojshme, duke i bashkengjitur projektin e plote te pyllezimit, me hartat perkatese, si dhe me kushtin qe punimet e pyllezimit te kryhen nga banoret vendas; po ashtu, te llogariten humbjet ne rritjen vjetore per vitet qe nevojiten per zevendesimin e siperfaqes qe shpyllezohet, humbjet ne furnizimin me material drusor te banoreve vendas, si dhe humbjet qe rezultojne nga ndalimi i kullotjes se bagetise ne ate siperfaqe, duke kompensuar keshtu sherbimin pyjor apo komunen ose bashkine per pyjet e veta dhe fshatin per pyjet ne perdorim te vet.

- Lidhur me studimet urbanistike për zhvillime turistike, KRRTRSH-ja, para se te miratoje studimet urbanistike ne fondin pyjor komunal, duhet te mare me pare pelqimin e keshillit te bashkise ose komunes dhe te perdoruesve e shoqatave te tij.E njejta gje duhet thene dhe per kullotat komunale.

149

- Ministria e Rregullimit të Territorit dhe Turizmit, para se te miratoje veprimtarite në fushën e turizmit, të cilat zhvillohen në fondin pyjor komunal, duhet te mare me pare pelqimin e keshillit te komunes ose bashkise dhe perdoruesve ose shoqatave te tyre.

- Per dhenien në përdorim pjese te fondit pyjor, per pyjet komunale duhet mare me pare pelqimi i keshillit te komunes ose bashkise dhe perdoruesve ose shoqatave te tyre.Per tokat pyjore nuk ka pse te meret miratimi i ministrit.

- Dhënia në përdorim e pjesëve të fondit pyjor komunal bëhet në bazë të kontratave të nënshkruara nga kryetari i komunes ose bashkise, pasi te jete marrë vendimi i keshillit te komunes ose bashkise dhe pelqimi i perdoruesve te tij.

- Kontratat përfundojnë në çastin kur KRRTRSH-ja miraton, për sipërfaqen e fondit pyjor, objekt kontrate, studime urbanistike, per te cilat eshte mare me pare miratimi nga keshilli i komunes ose bashkise.

- Perdoruesit e pyjeve dhe tokave pyjore detyrohen qe, brenda 6 muajve nga perfundimi i procesit te kalimit, te rregjistrojne pyjet dhe tokat pyjore te mara ne perdorim tek Zyrat e Rregjistrimit te Pasurive te Patundeshme.

5. Vendim i Keshillit te Ministrave Nr.396, datë 21.6.2006 Për kriteret e transferimit dhe të përdorimit të pyjeve nga njësitë e qeverisjes vendore

Persa i perket ceshtjeve te pronesise dhe kalimit (pasi ceshtjet e mbareshtrimit dhe perdorimit apo te sigurimit te te ardhurave do te trajtohen perkatesisht ne pikat 4.2.2, 4.2.3 dhe 4.2.4), mendoj se ne vendim nevojiten disa plotesime e saktesime si me poshte: - kriteret se cilet pyje e toka pyjore mund te kalohen, ata ne afersi te fshatit te perdorur

tradicionalisht per lende e dru zjarri, per krasitje e kullotje, por edhe pyje te larte, te ulet e shkurre shteterore, per te cilet nuk kane pretendime por qe pjeserisht i kane perdorur me pare, vecse qe mund te arrihen me mjetet qe kane ne dispozicion, ne varesi nga terreni, pyje qe kane mundesi t’i mbareshtrojne, jo vetem per plotesimin e nevojave te veta, por dhe per shitje per sigurim te ardhurash dhe uljen e nivelit te varferise;

- perfshirja ne fondin pyjor e kullosor komunal edhe e atyre siperfaqeve qe u lane jashte gjate inventarizimit te pyjeve te vitit 1984-1985 qe ishin parashikuar per t’u hapur toka buke, por qe sipas ligjit per pyjet perbejne fond pyjor;

- procedurat e kalimit dhe hapat per kalimin nga njesia e qeverisjes vendore deri tek perdoruesit (specifikisht per familjet bujqesore), rregjistrimi në zyrën e regjistrimit të pasurive të paluajtshme dhe marja e certifikates se perdorimit nga perdoruesi fshat ose familje, veprimet e perbashketa te njesise se qeverisjes vendore me sherbimin pyjor.

- Dokumentet qe duhet te kete perdoruesi, per t’u plotesuar si ne komunat ku eshte bere kalimi, ashtu dhe ne te tjerat ne vazhdimesi: (i) kontrata me kryetarin e komunes ose bashkise, se ciles i bashkengjitet plani i

mbareshtrimit i pyllit te dhene ne perdorim, i firmosur nga kryetari i fshatit, specialisti i mbareshtrimit dhe kryetari i shoqates; ne kontrate duhet te shenohet se ne pyllin e fshatit apo familjes nuk ka te drejte tjeterkush, as shteti te nderhyje, me perjashtim te rasteve kur keqperdoren dhe degradohen;

(ii) certifikata e regjistrimit ne ZRPP;

- Duhet saktesuar se ne cilet raste quhet shkelje e kritereve dhe kërkesave për përdorimin e pyllit komunal nga perdoruesit,qe behet shkak per shfuqizimin e të drejtës së përdorimit të tij.

150

6. Ligji nr. 7875, datë 23.11.1994 "për mbrojtjen e faunës së egër dhe gjuetinë", ndryshuar me ligjin nr. 9219, datë 8.4.2004 për disa shtesa e ndryshime në ligjin nr. 7875, datë 23.11.1994 "për mbrojtjen e faunës së egër dhe gjuetinë"

Territoret brenda juridiksionit te komunes ose bashkise duhet te konsiderohen zona gjuetie kompetence e tyre; ne Keshillin per gjuetine duhet te marin pjese edhe perfaqesues te njesive te qeverisjes vendore dhe te shoqatave te perdoruesve. Pra, edhe shoqatat e perdoruesve te kene te drejta per mbareshtimin e gjuetise ne territorin ku shtrihen.

Miratimi i zonave te ripopullimit me gjah ne territorin e juridiksionit te komunes ose bashkise bëhet pasi te jete mare me pare mendimi i perdoruesve dhe shoqates se tyre.

Per krijimin e rezervateve faunistike dhe të rezervave natyrore ne toka komunale duhet te meret me pare pelqimi i njesise se qeverisjes vendore dhe perdoruesve apo shoqatave te tyre.

Zonat e gjuetise brenda teritorit ne juridiksion te komunes ose bashkise te administrohen nga njesia e qeverisjes vendore dhe ato te pergjgjen per mbrojtjen e faunës së egër e për miradministrimin e saj; njesia e qeverisjes vendore te kete te drejte te lejoje ushtrimin e veprimtarise se gjuetise nga banoret e zones apo persona te tjere.

Drejtoria e shërbimit pyjor në rreth te mbikqyre zbatimin e rregullave te gjuetise dhe te kete rol keshillimor.

7. Projekt – ligj për mbrojtjen dhe trajtimin e fondit të bimëve mjekësore, eterovajore e tanifere natyrore (konfidencial nga DPPK)

Organizimi e trajtimi i bimeve mjekesore duhet bere jo vetem sipas ekonomive, por edhe sipas territoreve ku gjenden;

- per siperfaqet me bime te tilla ne fondin pyjor e kullosor komunal te gjitha kompetencat dhe detyrimet i perkasin komunes ose bashkise; sherbimi pyjor ka rol keshillues e kontrollues;

- ndryshimi i siperfaqes, kur bimet ndodhen brenda fondit pyjor ose kullosor, behet sipas kompetencave te ligjeve perkatese, me propozimet e bera per permiresime ne kete raport; kur ato ndodhen ne toka te pafryteshme, ndryshimi te jete kompetence e komunes ose bashkise;

- projekt ligji do te ishte me i plote duke perfshire dhe bimet e kultivuara, si dhe perpunimin, tregtimin dhe eksportimin e bimeve natyrore e te kultivuara (me perjashtim te atyre qe kane natyre bujqesore).

8. Ligj nr.9693, datë 19.3.2007 për fondin kullosor

Kullotat e livadhet te kalojne jo ‘ne administrim’ por ‘ne pronesi; - duhet sqaruar se cfare kuptohet me ‘organe kolektive’ (ndoshta fshati apo shoqata e

perdoruesve);- duhet bere dallimi: kullota qe i jep me qira komuna, dhe kullota qe jepen ‘ne perdorim te

perdoruesve si fshat, lagje, fis e familje, te ndara sipas tradites ose rindarje sipas nevojave te familjeve;

- se bashku me pronen qe transferohet, njesive te qeverisjes vendore t’i jepet i gjithe dokumentacioni per kete prone (kadastra ,hartat etj ato ekzistuese).

151

Perdoruesit e kullotave - fshati dhe familjet bujqesore detyrohen qe, brenda 6 muajve nga perfundimi i procesit te kalimit, te rregjistrojne kullotat dhe livadhet e mara ne perdorim tek Zyrat e Rregjistrimit te Pasurive te Patundeshme.

Ndryshimi i destinacionit per kullotat komunale te jete kompetence e njesise se qeverisjes vendore, e konfirmuar nga Prefekti.

Per kullotat rreth fshatit dhe te perdorura tradicionalisht bashkerisht prej fshatit ose prej familjeve bujqesore ne ngastrat e pretenduara si te tyre, asnjehere nuk eshte paguar dhe as qe mund ta pranojne kete gje tani.

Per kullotat qe disponon komuna ose bashkia per nevojat e veta (pasi te jene plotesuar nevojat e banoreve te vet) e qe u jepen ne perdorim te tjereve, mund te kerkohet te paguajne tarife te bute.

Per fshatin ose familjen bujqesore qe mer ne perdorim kullote, koha deri 3 vjet nuk e nxit per mirembajtje dhe rritjen e prodhimit dhe as te ndjehet zot i saj. Periudha fillestare e kontrates ndermjet kryetarit te komunes ose bashkise dhe perdoruesit duhet te jete 10 vjet, dhe pas kesaj, kontrata te zgjatet per 50 vjet, me mundesi privatizimi kur mbareshtrohet si duhet nga perdoruesi.

Per kullotat ose pyjet qe mer ne perdorim/pronesi fshati ose familjet, kur rezultojne rezerva mbi nevojat e veta, ata te kene te drejte te kontraktojne me te trete per te siguruar te ardhura per zbutjen e varferise.

Me vendim qeverie duhet te percaktohen procedurat e kalimit, rregullat e mbareshtrimit dhe shfrytezimit, te drejtat dhe detyrimet, dhenien e sherbimit keshillimor, si dhe mjetet nxitese per mbareshtrimin e qendrueshem te kullotave e livadheve nga keta perdorues dhe shoqatat e tyre.

Po ashtu, me ligj duhet te percaktohen kushtet dhe afatet kur keto kullota mund te jepen ne pronesi private per familjet bujqesore.

Per dhënien në përdorim te kullotave komunale per te trete nuk ka pse te meret miratimi nga drejtoria rajonale e shërbimit pyjor, por vendos komuna; ndersa per kullotat ne perdorim te fshatit e te familjeve bujqesore meret pelqimi i perdoruesve apo shoqatave te tyre.

Rehabilitimi i kullotave quhet i realizuar pas verifikimit ne vend dhe hartimit te relacionit perkates nga drejtoria e sherbimit pyjor per kullotat publike dhe nga komuna ose bashkia per ato komunale.

9. VKM nr 700, datë 23.10.1995 për caktimin e kufijve te kullotave e livadheve shteterore ne administrim te Drejtorise se Pergjithshme te Pyjeve e kullotave dhe organeve te pushtetit lokal per perdorim te pergjithshem

Me anen e ketij vendimi, ne fakt, problemi u reduktua ne dergimin e dokumentacionit te kadastres se kullotave te quajtura kolektive per pushtetin vendor, nga drejtorite e sherbimit pyjor tek zyrat e kadastres se rrethit, dhe as nje punim ne terren apo me harta per verifikime e saktesime kufijsh.Me rastin e kalimit te pyjeve ne perdorim te komunave, po behet dhe kalimi i kullotave.

10. Udhezim i MMPAU nr. 619 prot. date 03.10.2006 per procedurat dhe dokumentacionin ligjor për dhënien në përdorim të fondit pyjor dhe kullosor

Ne udhezim duhej sqaruar se:- ky udhezim ka te beje me persona fizike apo juridike, por jo me fshatin apo familjet bujqesore

qe marin ne perdorim pjese nga pylli e kullota komunale;

152

- te gjitha procedurat dhe kompetencat per kerkesat e personave fizike apo juridike per te marre ne perdorim siperfaqe nga territori brenda komunes ose bashkise jane kompetence e ketyre te fundit;

- nevojitet nje udhezim tjeter per procedurat dhe dokumentacionin ligjor për dhënien në përdorim të fondit pyjor dhe kullosor per fshatin dhe familjet perdoruese tradicionale.

11. Ligj nr.7512, date 10.8.1991 per sanksionimin dhe mbrojtjen e prones private , te nismes se lire, te veprimtarive private te pavarur dhe privatizimit, me ndryshimet e mevonshme

Ky eshte nje ligj baze, i cili duhet zberthyer me tej per aspekte te tjera te privatizimit. Po ashtu, duhet te mbahet parasysh gjate hartimit te akteve te ndryshme ligjore, sidomos lidhur me perspektiven e pyjeve dhe kullotave komunale dhe pasurite e tjera natyrore me karakter e rendesi vendore, per te ecur drejt privatizimit te tyre me arritjen e mbareshtrimit te qendrueshem te tyre.

12. Ligj Nr. 8337, datë 30.4.1998 Per kalimin ne pronesi te tokes bujqesore, pyjore, livadheve dhe kullotave

Neni ku nuk caktohet ndonje afat per kompensimin dhe mund te zgjatet pa kufi, e frenon procesin e tjetersimit dhe pengon zhvillimin e aspekteve te ekonomise se tregut. Propozohet te lejohet tjetersimi, duke caktuar kushtet dhe procedurat perkatese.Duhet programuar, organizuar dhe zbatuar procesi i rregjistrimit fillestar te pyjeve e kullotave komunale si nga shteti tek njesia e qeverisjes vendore, ashtu dhe nga njesia e qeverisjes vendore tek perdoruesi fshat e familje bujqesore (si etape e fundit e procesit te kalimit ne perdorim).

13. Ligj Nr. 8053, datë 21.12.1995 Per kalimin ne pronesi pa shperblim te tokes bujqesore

Ne pergjasim me ligjin per kalimin ne pronesi pa shperblim te tokes bujqesore, duhet te pergatitet nje ligj per kalimin ne pronesi pa shperblim te tokes pyjore e kullosore, sipas kritereve te caktuara dhe kushteve qe sigurojne mbrojtjen dhe mbareshtrimin e tyre ne vazhdimesi.

14. Ligj nr. 8318, datë 1.4.1998 per dhenien me qira te tokes bujqesore e pyjore, te livadheve dhe kullotave qe jane pasuri shteterore [ndryshuar me ligjin nr.8406, datë 17.9.1998]

Per token pyjore, kullotat e livadhet prone e komunave ose bashkive e fshatrave, qiradhenes te jete komuna ose bashkia dhe fshati, te cilet te kene te drejte te lidhin kontrate qiraje.Edhe ne rast se parashikohet vetem dhenia ne perdorim e pyllit dhe kullotes nga shteti tek komuna ose bashkia, ne kontraten e dhenies ne perdorim nga komuna per fshatin ose familjen duhet te njihet e drejta e dhenies me nenqira prej fshatit ose familjes. Afatet e kontratave për kullotat komunale qe jepen ne perdorim te fshatit ose familjeve bujqesore te jene te pakten 10 vjet, me mundesi zgjatjeje deri 50 vjet, me perspektive (si dhe per pyjet e token pyjore) privatizimin e tyre, kur realizohet mbareshtrimi i qendrueshem i tyre nga perdoruesit. Sipërfaqja që jepet me qira nuk duhet të jetë më e vogël se kufiri minimal i një ngastre sipas ndarjes ne planin e mbareshtrimit.

153

15. Vendim nr.831, datë 28.12.1998 për mënyrën e dhënies me qira të tokës bujqësore, pyjore dhe me bimësi pyjore, pasuri shtetërore, ndryshuar me VKM Nr. 152 datë 22.3.2001 dhe VKM NR.831, date 28.12.1998

Ky vendim ka te beje me pyjet dhe token pyjore prone shteterore qe administrohet nga sherbimi pyjor; - nje vendim i ngjajshem duhet te meret edhe per mënyrën e dhënies me qira të kullotave,

pervec atyre qe jepen ne perdorim te fshatit apo familjes bujqesore;- per pyjet dhe kullotat komunale qe administron komuna (pervec atyre te dhena ne perdorim te

fshatit ose familjes), dhenia me qira eshte kompetence e njesise se qeverisjes vendore.

16. Ligj Nr.9793, datë 23.7.2007 Për heqjen nga fondi pyjor kombëtar të parcelave në ekonomitë pyjore Krastë - Krujë dhe Shëmri - Brret, që do të përdoren për ndërtimin e fabrikës së çimentos e për kariera nga “Antea cement” sha

Ligji per te qene i plote, per raste te ngjajshme (perfshire pyjet, tokat pyjore dhe ato kullosore komunale) duhet te permbaje edhe sa vijon:

- Njekohesisht me siperfaqen per shpyllezim, ne ligj duhet te caktohet dhe vendi qe do te pyllezohet per kompensim nga kompania perkatese, me shpenzimet e nevojshme, duke i bashkengjitur projektin e plote te pyllezimit, me hartat perkatese, si dhe me kushtin qe punimet e pyllezimit te kryhen nga banoret vendas e brenda kohes se caktuar;

- Per lenden dhe drute e zjarrit qe priten, si dhe per humbjet ne rritjen vjetore dhe kufizimin e kullotjes, kompania perfituese nga shpyllezimi (si dhe cdo kompani apo ent tjeter qe perfiton shpyllezim) duhet te kompensoje fshatrat perkates, pa llogaritur ketu humbjet e ndjeshme mjedisore qe rezultojne nga shpyllezimi i nje siperfaqeje pyjore.

- Ky propozim duhet shtuar ne ligjin per pyjet (nje klauzole per ripeyllezimin e nje siperfaqeje te njejte me ate qe shpyllezohet, ka qene ne ligjin e meparshem, por qe nuk u zbatua asnjehere, dhe nuk u vendos ne ligjin aktual).

17. Ligj nr. 8312, datë 26.3.1998 per tokat bujqesore te pandara dhe VKM nr. 176 datë 30.3.2001 per disa shtesa dhe ndryshime ne VKM nr.531, date 21.8.1998, Per tokat bujqesore te pandara

Tokat e pandara ose te refuzuara qe ende nuk jane pranuar per t’u mare ne pronesi apo perdorim nga familjet bujqesore, te hiqen nga fondi i tokes bujqesore me vendim te keshillit te komunes (pasi ato rritin fiktivisht siperfaqen e tokes bujqesore. Ato nuk po i marin pa para, e jo me qira). - Keshilli i bashkise ose komunes te kete te drejte qe tokat e pandara apo te refuzuara t’ua jape

ne perdorim familjeve bujqesore qe pranojne t’i mbjellin me vresht ose kultura dru – frutore, pyjore apo kullosore dhe per to familjet te mos paguajne qira ose takse mbi token deri sa te futen ne prodhim; kur te futen ne prodhim, mund te paguajne nje tarife te caktuar; ne te njejten kohe te kete sanksione per ata qe nuk i kultivojne qysh ne vitin e pare;

- Ne rast suksesi, behet dhe ndryshimi ne zerin kadastral dhe ne ZRPP;

- Te mos nderpritet asistenca per fermeret qe pranojne te marin ne pronesi tokat e refuzuara, deri ne nje fare afati kohor.

- Ndryshimi i zërit kadastral, nga tokë bujqësore e pandare ose e refuzuar në livadh, kullotë ose pyll, te bëhet me miratimin e këshillit të komunës ose bashkise.

154

- Ndryshimi i zërit kadastral, nga tokë bujqësore e kategorise se ulet në livadh, kullotë ose pyll te bëhet me miratimin e këshillit të komunës ose bashkise.

18. VKM per miratimin: Strategjia e decentralizimit te qeverisjes vendore

Ne paraqitjen tabelare te funksioneve te qeverisjes vendore nuk thuhet asgje per pyjet dhe kullotat komunale. Duket se nuk njihet problemi i kalimit dhe hartimi i strategjise nuk eshte bere nepermjet nje procesi pjesemarres te perdoruesve familje bujqesore apo shoqatave te tyre.

Strategjite, ne parim, duhen miratuar nga organi ligjvenes, perndryshe, kerkohet ligjerimi i mjaft aspekteve te decentralizimit qe permenden ne strategji e per te cilat ka ligje (p.sh. sipas strategjise me siper, per lejen e gjuetise vendoset tarife vendore - kompetence e njesise se qeverisjes vendore, ndersa sipas ligjit per gjuetine, tarifat jane shteterore dhe vilen nga sherbimi pyjor.

19. Ligj nr.8306 date 14.3.1998 per strategjine e privatizimit te sektoreve me rendesi te veçante

Eshte e domosdoshme qe te ligjerohet privatizimi i tokes pyjore dhe pyllit.

Se pari, duhet bere dallimi midis kategorive te ndryshme te fondit pyjor; per token pyjore dhe pyjet e degraduar e pa perspektive rimekembje, privatizimi duhet bere pa procedura te komplikuara.

Se dyti, edhe per pyjet duhet te ligjerohet privatizimi me kushte te caktuara, pervec masiveve te medha te njohura, zonave te mbrojtura, pyjeve mbrojtes dhe brezit pyjor mbrojtes bregdetar, te cilat duhet te mbeten shteterore dhe ne administrim te sherbimit pyjor.

Privatizimi duhet te filloje nga pyjet dhe kullotat ne perdorim tradicional te familjeve bujqesore, te cilat i ruajne dhe i mbareshtrojne me kujdes te vazhdueshem.

20. VKM nr 247, datë 23.4.2004 Strategjia per zhvillimin e sektorit te pyjeve dhe kullotave ne Shqiperi

Me gjithe perparimet ne procesin e kalimit, ende ritmet jane te ngadalta dhe procesi jo i plote. Per me teper, disa ceshtje thelbesore politike e juridike, si kalimi tek komunitetet i te drejtave te plota mbi pronesine, procesi i zgjidhjes së çështjeve të pronësisë në zonat e mbrojtura dhe ato turistike, pergatitja e kuadrit ligjor për përdorimin afatgjatë te tokave te pandara e te refuzuara me synim privatizimin e plotë, e ndonje tjeter, sikurse shprehen ne strategji, ende nuk jane trajtuar. Po ashtu, nuk ka nje program te plote e me afate kohore per ecurine dhe perfundimin e procesit te kalimit.- Eshte e nevojshme qe organet ligjvenese dhe ekzekutive te shpallin politika te qarta per keto

probleme, t’i mbeshtesin me akte ligjore dhe te programojne zbatimin e tyre hap pas hapi.- Privatizimi i pyjeve e kullotave duhet te ligjerohet si nje orientim politik e strategjik dhe te

programohet e mbeshtetet me aktet e nevojshme ligjore.

21. VKM Nr 290 datë 30.4.2004 Për miratimin e strategjise kombetare te mbrojtjes nga zjarret ne pyje dhe kullota

Detyrat per mbrojtjen nga zjarri perfshijne dhe njesite e qeverisjes vendore, perdoruesit e shoqatat e tyre per pyjet e kullotat komunale.

155

22. Ligj nr. 9734, datë 14.5.2007 për turizmin

- Ne kete ligj nuk kerkohet mendimi i njesive te qeverisjes vendore apo perdoruesve e shoqatave te tyre, ne territorin e te cileve mund te krijohen fshatra turistike apo te zhvillohen veprimtari turistike, dhe qe ndikohen nga veprimtarite ne keto zona. Pra nuk ka kush te shprehe interesat e komunitetit qe zoteron pyje e kullota komunale. Pervoja tregon se kur nuk meret pelqimi i banoreve, krijohen konflikte me pasoja sociale.

- Per te gjitha propozimet per krijimin e fshatrave turistike apo veprimtari turistike qe shtrihen ne toka pyjore, pyje e kullota komunale, te meret pelqimi i NJQV, i perdoruesve dhe shoqatave te tyre;

- Pervec NJQV, edhe perdoruesit e shoqatat duhet te kene perfitime nga veprimtarite turistike; po ashtu, te caktohen e zbatohen masa konkrete per kompensimin e humbjeve qe kane komunitetet vendore nga kufizimet ne keto zona.

- Ne Komitetin Nderministror per Turizmin duhet te kete perfaqesues te qeverisjes vendore.

23. Vendim nr. 395, datë 21.6.2006 për miratimin e strategjisë dhe të planit të veprimit për zhvillimin e turizmit, kulturor dhe mjedisor - dhjetor 2005

Strategjia percakton drejt rolin dhe përfitimin nga komunitetet lokale apo te qeverisjes vendore (perfshire territoret pyjore e kullosore komunale), benefitet nga zonat e mbrojtura, por duhet te kete dispozita te qarta se kur, si dhe sa perfitojne komunitetet, perdoruesit dhe shoqatat e tyre, njesite e qeverisjes vendore.

24. Ligj nr. 7501, datë 19.7.1991 per token, me ndryshimet

Ligji per token ka shkaktuar dhe vazhdon te shkaktoje konflikte pronesie dhe mospajtime edhe midis grupimeve politike.

Pyjet, tokat pyjore dhe ato kullosore te trajtohen ne politikat dhe aktet ligjore ne perputhje me perdorimet tradicionale dhe nevojat jetike e shoqerore te familjeve bujqesore.

25. VKM nr.66 11.2.1997 per disa ndryshime ne VKM nr.560 date 16.10.1995 "per masat per zbatimin e ligjit nr.7699, date 21.4.1993 "Per kompensimin ne vlere te ish-pronareve te tokes bujqesore

Vertetimi i pronesise me vendim te gjykates se rrethit perkates ka sjelle pasoja katastrofike per pyje mjaft te vlefshem te privatizuar padrejtesisht me dokumente fiktive, sic ka ndodhur ne rrethin e Kolonjes, Korces e gjetke. Kjo ka krijuar dhe konflikte kur eshte zbatuar ne pyje te perdorur bashkerisht nga fshati (pyje komunale).

Prandaj, ne mungese te dokumenteve te pronesise, pronesia do te vertetohet me vendim te gjykates se rrethit perkates, vetem mbi bazen e nje prove shkresore ku te tregohet nje lidhje ekzistuese midis kufijve ose siperfaqes se tokes qe ka poseduesi i proves shkresore dhe kufijve ose siperfaqes se pyllit apo tokes pyjore qe pretendon pretenduesi.

156

26. Ligj Nr.8653, datë 31.7.2000 Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë

Propozohet te ndermeret sa me pare nje projekt per caktimin ne vend dhe hedhjen ne harta te kufijve midis njesive te qeverisjes vendore, me pjesemarrjen e dretperdrejte te banoreve te zonave kufitare dhe te shppkk, konfirmimin nga keshillat e njesive te qeverisjes vendore dhe miratimin e tyre nga Kuvendi. Kufijte midis fshatrave jane kompetence e njesise se qeverisjes vendore. Ndersa kufijte midis perdoruesve te pyjeve e kullotave komunale caktohen gjate procesit te kalimit dhe hartimit te planit te mbareshtrimit per pyjet e kullotat komunale ose te fshatit dhe miratohen nga keshilli i komunes ose bashkise dhe konfirmohen nga Qarku.

27. Ligj nr. 8093, datë 21.3.1996 për rezervat ujore [ndryshuar me ligjin nr.8605, datë 20.4.2000]

Me synim decentralizimin e kompetencave per qeverisjen e pasurive natyrore me karaker e rendesi vendore, per te qene me afer perdoruesit, propozohet qe lejet administrative per veprimtari te tilla si ujitja duke perdorur ujrat e burimeve dhe perrenjve me rendesi vendore, mbjellja e pemëve ose e bimëve në brigjet e lumenjve e përrenjve kur ato nuk përbëjnë një pengesë për rrjedhjen natyrore të ujit dhe nxjerrja e inerteve nga shtretërit dhe brigjet e lumenjve, përrenjve dhe rezervuareve me karakter e rendesi vendore, per nevojat e perdoruesve dhe shoqatave te tyre te leshohen nga njesia e qeverisjes vendore.

Projektet dhe programet e tilla kur kryhen ne brigjet e perrenjve me karakter vendor brenda tokave pyjore e kullosore komunale te hartohen dhe zbatohen nen pergjegjesine e njesise se qeverisjes vendore.

Per ujerat me rendesi vendore ne pronesi te njesise se qeverisjes vendore ose fshatit dhe ne perdorim te banoreve, kompetencat t’i kete kjo njesi.

SHPKK mund te shkrihet me ate te ujrave, atje ku ekzistojne te dyja, per te mbuluar veprimtarite ekonomike me pasurite natyrore.

28. Ligj Nr. 7796, datë 17.2.1994 Minerar i Shqipërisë

Per dhenien e te drejtes minerare duhet te meret me pare edhe pelqimi i njesise se qeverisjes vendore ne juridiksionin e te ciles kerkohet e drejta minerare, si dhe i perdoruesve ose shoqates se tyre per terrenet e dhene ne perdorim te ketyre te fundit. Propozohet qe me transferimin e pyjeve dhe kullotave komunale ne pronesi te njesive te qeverisjes vendore, keto te fundit te kene automatikisht te drejte te leshojne leje per kerkimin dhe shfrytezimin e materialeve te ndërtimit të grupit të katërt (gurë, rërë, zhavor, dheu mbushës) per nevojat e banoreve te vet (te organizuar ne shoqata ose jo) me kushte lehtesuese, si dhe per persona te tjere qe kerkojne leje kerkimi e shfrytezimi per kariera te rendesise vendore, pervec karierave ekzistuese apo lejeve te dhena para ndryshimit te bere ne kete ligj (bile dhe karierat me karakter vendor te kalojne ne administrim te qeverisjes vendore). Zoteruesit e karierave per shfrytezimin e materialeve te ndërtimit të grupit të katërt te detyrohen, vec te tjerave, te paguajne dhe nje takse tek NJQV, ne juridiksionin e te ciles gjendet kariera.

29. Vendim i Këshillit Kombëtar te Ujit nr. 1, datë 21.6.2006 për reduktimin e shfrytëzimit të zhavoreve dhe rërave në shtretërit e lumenjve

Per studimet e projektet e zonave ne pyjet e kullotat komunale te dhena ne perdorim familjeve bujqesore duhet te meret miratimi i njesise se qeverisjes vendore dhe perdoruesve ose SHPPKK.

157

Kur nga shfrytezimi i zhavoreve rezulton gerryerje dhe prishje e tokes bujqesore, pyjore e kullosore, shkaktari detyrohet ta restauroje ate ne gjendjen e meparshme ose t’i paguaje pronarit/ perdoruesit te tokes (perfshire token ne pronesi/perdorim komunal)vleften e punes per restaurimin e tokes se demtuar, si dhe gjoben perkatese.

30. Ligj nr. 8906, datë 6.6.2002 për zonat e mbrojtura

Njesite e qeverisjes vendore te kene kompetence te shpallin vete monumente natyre, kulturore dhe historike te karakterit e rendesise vendore.

Komuniteti apo dhe shoqatat e tyre duhet te kompensohen per humbjet qe pesojne nga masat kufizuese ne zonat e mbojtura prane tyre, si dhe te perfitojne nga te ardhurat qe hyjne per keto zona.

31. Vendim i Keshillit te Ministrave nr.267, datë 24.4.2003 për procedurat e propozimit dhe shpalljen e zonave të mbrojtura dhe buferike

Kur zonat mbrojtese qe propozohen ndodhen ne tokat pyjore e kullosore komunale, duhet te meret pelqimi i komunes ose bashkise dhe i perdoruesve e shoqatave te tyre.

32. Plani Kombëtar për Përafrimin e Legjislacionit me atë të Bashkimit Europian dhe Zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit 2005

Gjate rishikimit qe u behet here pas here akteve ligjore ne kuadrin e Planit Kombëtar për Përafrimin e Legjislacionit me atë të Bashkimit Europian dhe Zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit 2005, eshte e nevojshme qe te zhvillohen konsultime te gjera me specialistet dhe grupet e interesuara, si dhe te meret mendimi i njesive te qeverisjes vendore dhe SHPPKK per ndryshimet qe kerkohen, e sidomos per perparesite e veprimtarive te caktuara, per te patur efektivitet me te madh dhe fitim kohe.Njekohesisht me kalimin e siperfaqes pyjore e kullosore tek njesite e qeverisjes vendore duhet te kaloje dhe:

- pasuria e bimeve mjeksore, gjahu, peshkimi, materialet inerte, te gjitha pasurite natyrore me karakter e rendesi vendore;

- numri i specialisteve te pyjeve perkates, pagat, inventari, ngrehinat dhe pajisjet e nevojshme te punes.

7.3 PERMIRESIMI I AKTEVE LIGJORE PER TE DREJTAT E PERGJEGJESITE PER MBARESHTRIMIN, SHFRYTEZIMIN DHE RUAJTJEN E PASURIVE PYJORE E KULLOSORE

1. Ligj nr.9385, datë 4.5.2005 për pyjet dhe shërbimin pyjor [ndryshuar me ligjin nr.9791, datë 23.7.2007]

Ne perberje te Keshillit duhet te kete edhe perfaqesues te SHPPKK.

Per pyjet e kullotat komunale programet e zhvillimit te hartohen nga njesite e qeverisjes vendore dhe SHPPKK me asistencen e sherbimit pyjor.

158

Per pyjet e dhene ne perdorim te fshatit ose familjeve, plani i mbareshtrimit duhet te hartohet per cdo fshat, si dhe nje permbledhese per cdo komune ose bashki.

Planet duhet te hartohen me grup pune te perbere nga specialiste pyjesh te caktuar nga komuna ose bashkia, nga SHPPKK dhe drejtoria e sherbimit pyjor te rrethit, si dhe perfaqesues te komunes, fshatit dhe perdorues. Cdo perdorues duhet te mare pjese per studimin dhe percaktimin e masave per pyllin qe mer ne perdorim.

Para se t’i percillet keshillit per miratim, plani te shqyrtohet nga nje grup pune i perbere nga perfaqesues te drejtorise se sherbimit pyjor, perfaqesues te bashkise ose komunes dhe te shoqates ose perdorues. Plani miratohet nga keshilli i bashkise/ komunes ne bashkepunim me drejtorine e sherbimit pyjor perkates.

Duhet te kete sanksione konkrete ne rast moszbatimi te planit te mbareshtrimit.

Njekohesisht me kalimin e siperfaqes pyjore e kullosore tek njesite e qeverisjes vendore duhet te kaloje dhe numri i specialisteve te pyjeve perkates, pagat, inventari, ngrehinat dhe pajisjet e nevojshme te punes.

Njesite e qeverisjes vendore krijojne strukturat e veta per qeverisjen e pyjeve dhe kullotave komunale ose, ne pamundesi, ua delegojne keto kompetenca strukturave te njesive fqinje, dhe caktojne detyrat dhe te drejtat e tyre.

Pylltaret komunale (sikurse dhe ata te sherbimit pyjor, perfshire drejtoret e DSHP-ve) duhet te jene detyrimisht me aresim profesional pyjor, sipas rastit, te larte ose te mesem.

Si strukture mbikqyrese policia pyjore duhet te jete e pavarur dhe e organizuar jashte maredhenieve me strukturat e pronesise e te mbareshtrimit

Zonat pyjore, të caktuara për çlodhje, argëtim, turizëm ne pyjet komunale, caktohen nga komuna ose bashkia.

Per pyjet e kullotat komunale dhe tokat e braktisura rehabilitimi te behet nen drejtimin e komunes ose bashkise, po ashtu dhe aktivitetet e ndryshme te behen me leje te komunes ose bashkise.

Do te duhej nje kre i vecante e i plote ku te trajtoheshin dhe detyrimet qe duhet te kete qeveria qendrore ndaj njesive te qeverisjes vendore lidhur me pyjet komunale, vecanerisht ndaj perdoruesve familje bujqesore, marredheniet midis njesise se qeverisjes vendore dhe perdoruesve e shoqatave te tyre, si dhe me privatet; mjetet nxitese e perfitimet direkte qe do te kene njesite e qeverisjes vendore dhe perdoruesit e shoqatat e tyre nga mireqeverisja e pasurive natyrore, perfshire projekte per sherbime mjedisore; kushtet lehtesusese per perdorimin e pyjeve shteterore nga perdoruesit dhe shoqatat e tyre kur nuk mjaftojne pyjet ne perdorim per nevojat e veta apo per zbutjen e varferise; detyrat e njesise se qeverisjes vendore per pjesemarrje aktive gjate gjithë procesit te kalimit të pyjeve dhe hartimit te planit të mbarështrimit në bazë fshati e komune, per miratimin e perdoruesve dhe lidhjen e kontratave afat-gjata te përdorimit me ta, lidhjen e marrëveshjes me Shoqatën e Përdoruesve të Pyjeve Komunalë për zbatimin e planit të mbarështrimit; te trajtohej orientimi drejt privatizimit te pyjeve e kullotave komunale, kriteret per kalimin nga perdorimi ne pronesi te perdoruesve kur ata e ruajne dhe e mbareshtrojne si duhet (per te cilen ka tradita gjithandej ne vendin tone).

Periudha fillestare e kontrates midis komunes ose bashkise me perdoruesit familje bujqesore te pyjeve dhe tokave pyjore (perfshire kullotat) duhet te jete 10 vjet, dhe pas kesaj, kontrata te zgjatet per 50 vjet, me synim privatizimin, dhenien ne pronesi kur ato mbareshtrohen si duhet ne vazhdimesi.

Edhe per pyjet komunale radha e perparesive te jete: pyjet e demtuar nga zjarret, ata te demtuar nga katastrofat natyrore, dhe per pyjet e larte (farore) radha eshte per pyjet per prerje perfundimtare, ata te fazes dritesuese dhe pastaj prerjet farore.

159

Vjelja e prodhimeve pyjore organizohet nga komuna ose bashkia, perdoruesit dhe shoqatat e tyre.

Planin e shfrytëzimit të pyjeve dhe të prodhimeve të dyta pyjore e jopyjore çdo vit e harton komuna ose bashkia dhe e dërgon për miratim në Ministrine e Brendeshme, dhe per njoftim drejtorise se sherbimit pyjor ne rreth dhe MMPAU.

Lidhur me shoqatat dhe perdoruesit familje bujqesore, duhen percaktuar detyra per pjesemarrjen e tyre pergjate gjithe procesit te kalimit dhe hartimit te planit te mbareshtrimit, si dhe per zbatimin e tij; te kete dispozita edhe per marredheniet e tyre me komunen ose bashkine, te drejtat per shfrytezimin e pasurive natyrore vendore (pyjet, kullotat, materialet inerte, ujrat me rendesi vendore, gjuetine dhe peshkimin, etj.) dhe perfitimet direkte prej tyre, mbeshtetja dhe mjetet nxitese nga shteti, si dhe detyrimet per ruajtjen dhe mbareshtrimin e qendrueshem te pasurive natyrore.

Per shtimin e pyjeve dhe te prodhimit drusor nga komuniteti ne tokat dhe pyjet e tyre, perfshire krijimin e brezave mbrojtes, mbrojtjen e tokes nga gerryerjet dhe rehabilitimin e terreneve te degraduara, ligji ose aktet nenligjore duhet te parashikojne mjete nxitese, si dhenia e fidaneve falas, kredi pa interes ose shume te ulet, perdoruesit te kene te drejte te mbjellin ne tokat e pafryteshme apo te pandara e te refuzuara (sigurisht me leje e miratim) dhe prodhimi drusor ose kullosor te mos tatohet deri ne hyrjen ne prodhim, si dhe sherbim keshillimor falas.

2. Vendim i Keshillit te Ministrave Nr.396, datë 21.6.2006 Për kriteret e transferimit dhe të përdorimit të pyjeve nga njësitë e qeverisjes vendore

Persa i perket ceshtjeve te mbareshtrimit, perdorimit dhe ruajtjes se pyjeve komunale, ne vendim nevojiten disa plotesime e saktesime si me poshte:

- Kriteret dhe rregullat e perdorimit te pyjeve komunale per per lende e dru zjarri, per krasitje e kullotje, per vjeljen e prodhimeve jodrusore (vec per pyjet per perdorim nga komuna dhe vec per pyjet per perdorim nga fshati apo familjet) por edhe per shitjen e materialit drusor e te prodhimeve te tjera nga pasurite natyrore vendore kur rezultojne mbi nevojat e veta apo i jepen pyje e kullota nga shteti per zonat rurale ne nevoje per prodhim e shitje per rritjen e te ardhurave te tyre dhe uljen e nivelit te varferise;

- Del detyre regjistrimi ne evidenca te rregullta i lendes dhe druve te zjarrit, i prodhimeve te tjera drusore e jodrusore, si dhe i prodhimeve foragjere qe nxiren cdo vit nga pylli e kullota komunale;

- Duhet sqaruar se cfare jane kartelat e perdorimit;

-Duhet konkretizuar se ku konsiston ndihma per shoqatat;

- Duhet bere dallimi ne hartimin, miratimin dhe zbatimin e planit të mbareshtrimit të pyjeve e kullotave per perdorim nga komuna dhe te planit per pyjet per perdorim nga fshati apo familjet.

3. Vendim i Keshillit te Ministrave nr.394, date 21.6.2006 Per kriteret dhe rregullat e shfrytezimit te pyjeve dhe te shitjes se materialit drusor dhe te prodhimeve te tjera, pyjore e jopyjore

Nje VKM i ngjajshem duhet nxjere dhe per pyjet ne perdorim komunal ( me specifikat perkatese per pyjet qe perdor komuna per nevojat e veta dhe pyjet qe perdorin perdoruesit familje bujqesore e shoqatat e tyre).

Mundesia vjetore per nje periudhe 10 vjecare duhet te tregoje sasine maksimale qe mund te vilet gjate 10 vjeteve, por duhet te kete epshmeri per rregullimin e vellimeve vjetore sipas nevojave

160

dhe kerkesave te tregut brenda sasise 10 vjecare. Si mundesi teknike, ajo percaktohet ne planet e mbareshtrimit dhe nuk ka pse te miratohet me urdher te ministrit.

Nje VKM i ngjajshem duhet nxjere dhe per kullotat ne perdorim komunal.

4. Vendim i Keshillit te Ministrave Nr.22, datë 9.1.2008 “Për përcaktimin e procedurave dhe të kritereve të administrimit të pyllit komunal”

- Qysh ne fillim, projekt vendimi duhet te trajtoje vec procedurat per pyjet qe perdor komuna per nevojat e veta (pasi te jene plotesuar nevojat e banoreve), dhe vec procedurat per pyjet e dhene ne perdorim te fshatit dhe familjeve bujqesore per nevojat e tyre.

- Pika 4: me qe termi ‘aktet kombetare te planifikimit te shfrytezimit te pyjeve’ nuk gjendet ne ligjin apo ne akte te tjera per pyjet, ai duhet pershtatur; po ashtu, termi ‘ekonomi pyjore’ ne pikat 6, 16 dhe 17 duhet zevendesuar me temin ‘pyll’;

- Pika 5: mendojme se eshte ne interes te komunitetit qe punimet te kryhen, me perparesi, nga shoqata e perdoruesve te pyjeve apo grup perdoruesish te fshatit/fshatrave me kontrate, nen drejtimin e pylltarit komunal dhe per punime te specializuara te kontraktojne drejtues punimesh; vetem ne rast pamundesie nga shoqata, punimet mund t’u ofrohen shoqatave fqinje apo subjekteve te licensuara; fshatari duhet te perdore fondet e projektit per punime, ne radhe te pare ne pyllin e vet, ku ai siguron mbrojtjen nga demtimet;

- Pika 8: brenda fondit pyjor komunal, perdoruesit te kene te drejte te shfrytezojne edhe guret, zhavoret, reren,legushen nga pylli, dheun, e te tjera te ngjajshme me karakter e rendesi vendore;

- Pika 12: damkimi i drureve te kryhet nga pylltari komual me pervoje, ndersa DSHP te ushtroje kontroll.

- Pika 17: per fshatin dhe familjen qe mer pyll ne perdorim, te kete mjete nxitese per te rritur interesin e tij per ruajtjen dhe mireperdorimin e pyllit; po ashtu, duhet te percaktohet afati i dhenies ne perdorim, si dhe te drejtat dhe perfitimet e perdoruesit;

- Pika 19: vendimi duhet plotesuar me rastin kur nuk mjafton pylli i tyre per nevojat e veta, t’u planifikohet nga pyjet e fshatrave apo komunave fqinje, ose nga pyjet shteterore ne afersi, ne marreveshje me sherbimin pyjor per kete te fundit, si per nevojat e veta, ashtu dhe per shitje per sigurim te ardhurash, sipas rregullave te caktuara, por me kushte te favorshme;

- Po ashtu, duhet bere plotesimi qe per ngastrat e dhena ne perdorim te fshatit/familjeve, vetem ato mund te shfrytezojne per nevojat e veta, dhe kur u teprojne produktet, te mund t’i shesin sipas rregullave te caktuara;

- Pika 19 dhe 23: mendojme se do te ishte e nevojshme te theksohej perparesia e shoqates se perdoruesve te pyllit komunal, si ne kryerjen e punimeve rehabilituese, ashtu dhe ne shfrytezimin e materialit drusor e te prodhimeve jodrusore.

- Ky vendim duhet te plotesohet me marredheniet lidhur me pyllin komunal qe mund te vendosen midis njesive te qeverisjes vendore, midis ketyre dhe sherbimit pyjor, midis perdoruesve apo shoqatave te tyre dhe njesive te qeverisjes vendore e privateve;

- Po ashtu, vendimi duhet plotesuar me detyrat dhe kompetencat e pylltarit komunal, ne ngjajshmeri me ato te sherbimit pyjor per pyjet ne administrim te DSHP (pylltari komunal duhet te jete detyrimisht specialist pyjesh); ne rast pamundesie personeli, keto detyra i delegohen komunes fqinje.

161

- Per zbatimin e plote te ketij vendimi, eshte e nevojshme te plotesohet procesi i kalimit ne te gjitha komunat te vendit, te saktesohen kufijte midis fshatrave e perdoruesve, perdoruesit te kene kontrate me kryetarin e komunes qe te vertetoje te drejten e perdorimit afatgjate, te krijohen sa me pare strukturat per qeverisjen e pyjeve dhe kullotave komunale ne NJQV dhe ne njesite e administrimit te tokes qe do te merren dhe me pyjet, te caktohen pylltaret komunale, etj.; eshte e nevojshme te dalin dispozita ligjore qe te lejojne shitjen e prodhimeve drusore e jodrusore nga familjet bujqesore, etj.

5. Udhezim nr. 3, datë 22.6.2007 mbi proceduren e miratimit te planeve te mbareshtimit te pyjeve dhe kullotave komunale[DREJTORIA E POLITIKAVE PYJORE E KULLOTAVE NE MMPAU]

Udhezimi nuk mban parasysh si duhet dy aspekte : (i) percaktimin ne ligjin nr. Për pyjet se plani i mbarështrimit të pyjeve komunale miratohet, sipas rastit, nga këshilli i komunës ose bashkisë, në bashkëpunim me drejtorinë përkatëse të shërbimit pyjor; (ii) faktin se ekzistojne dy kategori per pyjet komunale: pyjet ne perdorim te komunes per qellimet e funksionet e veta dhe pyjet ne perdorim te fshatit ose familjeve, shpesh me objektiva te ndryshme nga njeri tjetri, por dhe me procedura krejt te ndryshme perdorimi.

Udhezimi duhet te rishikohet, duke patur parasysh komentet e mesiperme dhe propozimin qe plani i mbareshtrimit te pyjeve komunale te hartohet me grup pune ku te marin pjese:specialisti i sherbimit pyjor, pylltari komunal, specialist nga komuna ose bashkia dhe perdoruesit tradicionale te pyjeve e kullotave.

Persa i perket miratimit te planit te mbareshtrimit, kam mendimin qe para se t’i percillet keshillit per miratim, plani te shqyrtohet nga nje grup pune i perbere nga perfaqesues te drejtorise se sherbimit pyjor, perfaqesues te bashkise ose komunes (nje anetar i keshillit dhe pylltari komunal prane komunes ose bashkise, te dy te ngarkar nga keshilli per kete qellim) dhe perfaqesues te shoqates ose perdorues. Plani miratohet nga keshilli i komunes ose bashkise ne bashkepunim me drejtorine e sherbimit pyjor perkates, ne mbledhjen e te cilit mund te marin pjese perfaqesues nga drejtoria e sherbimit pyjor rajonal dhe ajo e rrethit, nga shoqata dhe perdorues.

Propozohen kritere per plotesimin e planeve te mbareshtrimit per pyjet e kullotat komunaleMe qellim qe te realizohet zbatimi i planeve te mbareshtrimit dhe perdorimi i fondeve me efektivitet sa me te madh, eshte e nevojshme te percaktohen kritere per plotesimin e planeve te mbareshtrimit per pyjet e kullotat komunale, ku te perfshihen: qellimi i punimeve, pjesemarresit ne kryerjen e punimeve ne objekte te ndryshme, detyrat dhe pergjegjesite e tyre per punimet qe do te kryhen dhe, sipas rastit, vendosin bashkerisht per objektet, afatin e fillimit dhe mbarimit te punimeve, burimet e nevojshme, kontratat per realizimin e programit te investimeve, propozime per caktimin e objekteve dhe llojin e punimeve, miratimi mga keshilli i komunes, perdorimi i fondeve te dhena, drejtimi i punimeve, marrja ne dorezim, mirembajtja.

6. Ligji nr. 7875, datë 23.11.1994 "Për mbrojtjen e faunës së egër dhe gjuetinë", ndryshuar me ligjin nr. 9219, datë 8.4.2004 për disa shtesa e ndryshime në ligjin nr. 7875, datë 23.11.1994 "Për mbrojtjen e faunës së egër dhe gjuetinë"

Ne keshill propozohet te marin pjese dhe perfaqesues te qeverisjes vendore dhe te SHPPKK.

Miratimi i programit per vjeljen e gjahut te behet nga njesia e qeverisjes vendore ne bashkepunim me sherbimin pyjor te rrethit.

Peshkimi te kryhet me miratim te komunes ose bashkise dhe shoqates se perdoruesve.

162

Dhenia ne perdorim e pjeseve te fondit publik te gjuetise te kryhet me miratim te komunes ose bashkise dhe shoqates se perdoruesve.

Grumbullimi i bretkosave, kerminjve, etj., ne territoret e juridiksionit te vet, te behet pasi te jete marre leja ne njesine e qeverisjes vendore.

Lejet per gjuetinet’i jape njesia e qeverisjes vendore.

Zonat per stervitjen e zagareve te gjuetise brenda territoreve te juridiksionit te vet, Drejtoria e Shërbimit Pyjor te marre me pare pelqimin e njesise se qeverisjes vendore dhe te perdoruesve apo shoqatave te tyre.

Zonat e gjuetise brenda teritorit ne juridiksion te komunes ose bashkise te administrohen nga njesia e qeverisjes vendore dhe ato te pergjgjen per mbrojtjen e faunës së egër e për miradministrimin e saj; njesia e qeverisjes vendore te kete te drejte te lejoje ushtrimin e veprimtarise se gjuetise nga banoret e zones apo persona te tjere. Edhe shoqatat e perdoruesve te kene te drejta per mbareshtimin e gjuetise ne territorin ku shtrihen.

Drejtoria e shërbimit pyjor në rreth te mbikqyre zbatimin e rregullave te gjuetise dhe te kete rol keshillimor.

7. Projekt – ligj për mbrojtjen e trajtimin e fondit të bimëve mjekësore, eterovajore e tanifere natyrore (konfidencial DPPK)

- Organizimi e trajtimi i bimeve duhet bere jo vetem sipas ekonomive, por edhe sipas territoreve ku gjenden;

- per siperfaqet me bime te tilla ne fondin pyjor e kullosor komunal te gjitha kompetencat dhe detyrimet i perkasin komunes ose bashkise; sherbimi pyjor ka rol keshillues e kontrollues;

- per shpalljen e listes se llojeve te rrezikuara duhet mare dhe mendimi i komunes ose bashkise dhe shoqates se perdoruesve;

- per nxjerjen e akteve nenligjore duhet ngarkuar dhe Ministria e Brendeshme;- Projekt ligji do te ishte me i plote duke perfshire dhe bimet e kultivuara, si dhe

perpunimin, tregtimin dhe eksportimin e bimeve natyrore e te kultivuara (me perjashtim te atyre qe kane natyre bujqesore).

8. Urdhër nr.5, datë 24.10.1993 per ndalimin e grumbullimit te disa bimeve [Ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit]

Per shpalljen e listes se llojeve te rrezikuara duhet mare dhe mendimi i komunes ose bashkise dhe shoqates se perdoruesve, ne territorin e te cilave gjenden llojet perkatese.

9. Ligj nr.9693, datë 19.3.2007 Për fondin kullosor

Hartimi i planeve te mbareshtrimit pa ose me pjesemarrje te kufizuar te perdoruesve familje bujqesore e te pylltarit komunal, sikurse ka ndodhur shpesh deri tani, i ben perdoruesit te mos ndjehen familjare dhe te zotet e kullotes qe u jepet ne perdorim, e per rrjedhoje, jo te interesuar per ruajtjen dhe mbareshtrimin e mire te tij.

Duhet bere dallimi midis dy kategorive te kullotave komunale: kullota ne dispozicion te komunes ose bashkise per nevojat e veta (pasi et jene plotesuar nevojat e komunitetit te vet), dhe kullota te dhena ne perdorim te fshatit e familjeve.

163

Planet e mbarështrimit te kullotave komunale/fshatit hartohen per siperfaqet kullosore te dhena ne pronesi te komunes/fshatit; ato hartohen vec per kulloten e komunes dhe vec per kulloten e dhene ne perdorim te fshatit e familjeve, me grup pune te perbere nga specialiste pyjesh te caktuar nga komuna ose bashkia dhe drejtoria e sherbimit pyjor te rrethit, te SHPPKK, si dhe perfaqesues te komunes, fshatit ose perdorues.

Cdo perdorues duhet te mare pjese ne studimin dhe percaktimin e masave per kulloten qe mer ne perdorim gjate hartimit te planit te mbareshtrimit.

Ne ngjajshmeri me miratimin e planeve te mbareshtrimit te pyjeve komunale, edhe plani i mbarështimit të kullotave komunale/fshatit, para se t’i percillet keshillit te komunes ose bashkise per miratim, duhet te shqyrtohet nga nje grup pune i perbere nga perfaqesues te drejtorise se sherbimit pyjor, perfaqesues te bashkise ose komunes dhe te shoqates ose perdorues. Plani miratohet nga keshilli i bashkise/ komunes ne bashkepunim me drejtorine e sherbimit pyjor perkates.

Per kullotat komunale leja per personat fizike te jepet nga njesia e qeverisjes vendore.

Per djegien e kullotave komunale ne raste te vecanta miratimi jepet nga komuna ose bashkia.

Per nderhyrjet ne kullota nuk ka pse te meret miratim, po qe se keto punime jane parashikuar ne planin e miratuar te mbareshtrimit.

Certifikimi i specialisteve per hartimin dhe zbatimin e planeve te mbareshtrimit zhvlefteson diplomat e universitetit. Projekte mbareshtrimi mund te hartoje e zbatoje cdo specialist i larte pyjesh apo qe eshte specializuar nderkohe.

Planet e mbareshtrimit te hartohen me grup pune te perbere nga specialist i drejtorise se sherbimit pyjor, pylltari komunal, specialist pyjesh ose kullotash i shoqates dhe perfaqesues te perdoruesve te familjeve apo shoqates se tyre dhe miratohen ne keshillin e komunes ose bashkise.

10. Ligj nr.9244, datë 17.6.2004 për mbrojtjen e tokës bujqësore

Meqenese ne njesite e qeverisjes vendore po kalon nje siperfaqe e konsiderueshme e pyjeve dhe kullotave komunale, eshte e nevojshme qe ne kete ligj te trajtohen dhe keto pasuri natyrore, pasi njesia vendore eshte direkt pergjegjese per ruajtjen dhe zhvillimin e qendrueshem te ketyre pasurive.

Pervec MBUMK, per nxjerjen e akteve nenligjore duhet te perfshihet dhe MMPAU, meqenese administron pyjet dhe kullotat, perfshire pyjet dhe kullotat komunale.

11. Ligj nr.8752, datë 26.3.2001 për krijimin dhe funksionimin e strukturave për administrimin dhe mbrojtjen e tokës

Duhet saktesuar qe brigjet e lumenjve te perfshiheshin ne inventarin qe njesite e qeverisjes vendore i dergojne per kalim ne Agjencine e Transferimit te Pronave prane MB.

Organizon dhe merr masa në bashkëpunim me komunat dhe bashkitë për zbatimin e programeve e ne vecanti nga zjarret, duke hartuar programe te perbashketa me organet e mbrojtjes civile, ato pyjore, njesite e qeverisjes vendore dhe SHPPKK.

Strukturat e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës per problemet e kadastres se pyjeve e kullotave komunale koordinojne punen me sherbimin pyjor.

Meqenese siperfaqja e pyjeve dhe kullotave komunale qe transferohet tek njesite e qeverisjes vendore eshte e konsiderueshme, ne strukturat e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës në qark

164

dhe zyrat e menaxhimit dhe mbrojtjes së tokës në bashki dhe/ose komunë duhet te kete specialiste pyjesh.

12. Vendim nr. 532, datë 31.10.2002 për mënyrat e ushtrimit të funksioneve nga seksionet e administrimit dhe të mbrojtjes së tokës në qark dhe zyrat e menaxhimit dhe të mbrojtjes së tokës në komunë ose bashki

Ne kategorizimin e resurseve, te ndahet me vete kategoria tokë komunale (pyjore, pyll, kullotë e livadh).

Ne kategorite e siperfaqeve te demtuara te shtohen dhe siperfaqet e demtuara nga zjarret ne pyjet e kullotat komunale (si dhe ne toka te tjera)

Ndryshimi i kategorisë së tokave pyjore, kullotave e livadheve komunale në tokë bujqësore, për efekt të zbatimit të normave ligjore përkatëse, miratohet nga këshilli i komunës ose bashkisë.

Ndryshimi i kategorisë së pyjeve komunale në tokë bujqësore ose cdo perdorim tjeter te behet sipas propozimit per nenin 17 te ligjit per pyjet.

Ndryshimi i kategorisë nga tokë e pafrytshme në tokë bujqësore, tokë pyjore, pyll, livadh dhe kullotë miratohet nga këshilli i komunës ose bashkisë.

Ndryshimi i kategorisë nga tokë bujqësore e kategorise se dobet në livadh, kullotë, tokë pyjore dhe pyll behet nga këshilli i komunës ose bashkisë.

13. Vendim nr.80, datë 28.1.2005 për përbërjen, mënyrat e funksionimit, detyrat dhe përgjegjësitë e strukturave shtetërore të mbrojtjes së tokës bujqësore

Meqenese mbi 50% e teritorit te vendit mbulohet nga pyjet e kullotat (dhe mbi gjysma e kesaj siperfaqeje - pyje e kullota komunale) dhe problemet e mbrojtjes se tyre jane te shumta, eshte e nevojshme qe ne Komitet te kete nje specialist pyjesh.

14. Udhezim nr. 3, datë 17. 05. 2006 për planet e rehabilitimit të sipërfaqeve të demtuara nga guroret (MMPAU)

Ky udhezim te kete fuqi edhe per rehabilitimin e siperfaqeve (habitateve) të dëmtuara nga guroret qe gjenden brenda juridiksionit te bashkive/komunave dhe jane dhene me kontarte nga keto te fundit (gurore me rendesi vendore). Subjekti perkates do te kontrollohet e pergjigjet para komunes, ndersa Agjensia Rajonale e Mjedisit dhe Pyjeve ndihmon dhe verifikon gjendjen.

Ne rast se subjekti shkel afatet e caktuara ne planin e rehabilitimit, atehere ai detyrohet te paguaje vleften e humbjes se shkaktuar pronarit/perdoruesit (te rritjes vjetore te pyllit, prodhimin e barit per kulloten, etj.) per vitet e tejkaluara.

15. Urdhër i MMPAU nr.146, datë 8.5.2007 për miratimin e listës së kuqe të florës dhe faunës

Perdoruesit e pyjeve dhe kullotave komunale grumbullojne sherbele, dellinje te kuqe e te zeze, megjithese jane cilesuar ne listen e kuqe. Por grumbullimi i tyre ka mbi 10 vjet qe eshte pakesuar per shkak se nuk terhiqen sa duhet nga eksporti. Po ashtu, ilqja, boshtra, vjeshtulla dhe arra kane perhapje qe veshtire se rrezikohen, per hapjen qe kane aktualisht neper vendin tone.

165

Mendoj se keto lloje duhen hequr nga lista e kuqe.

16. Urdhër i përbashkët i ministrit te pushtetit vendor dhe decentralizimit dhe ministrit te rendit publik për miratimin e rregullores së brendshme “tip” të policisë bashkiake e të komunës

Ne ligjin Nr.9385për pyjet nder te tjera, percaktohen funksionet dhe detyrat e strukturës menaxhuese të shërbimit pyjor, funksioni dhe detyrat e Policisë Pyjore, detyrat per ruajtjen e fondit pyjor kombëtar, përgjegjësitë për moszbatimin e ligjit dhe per keto, ngarkohen sipas rastit, strukturat menaxhuese të shërbimit pyjor dhe Policia Pyjore. Por nuk permenden detyrat analoge qe kane strukturat administrative te komunes ose bashkise dhe policia e komunes ose bashkise per pyjet dhe kullotat komunale.

Krahas ndryshimeve perkatese qe duhen bere ne ligjin per pyjet, propozohet qe edhe ne urdherin e perbashket per rregulloren e brendeshme tip te policise bashkiake e te komunes te behen shtesat perkatese, duke pershtatur detyrat e ligjit per pyjet, dhe konkretisht:

- Detyrat e nenit 12 Funksioni dhe detyrat e Policisë Pyjore, te pershtaten ne rregulloren tip per policine bashkiake e te komunes;

- Po ashtu, sipas detyrave te ligjit per pyjet, neni 20, te pershtaten detyrat per ruajtjen e fondit yjor komunal, si dhe ato te nenit 37 përgjegjësitë për moszbatimin e ligjit.

17. VKM Nr 247, datë 23.4.2004 Për Miratimin e Strategjise Kombetare te Zhvillimit te Pyjeve dhe Kullotave

Duhet te kete nje plan te hollesishem veprimtarish per zbatimin e strategjise me tregues konkrete, afatet, institucionet pergjegjese dhe ato bashkepunuese, si dhe monitorimin periodik te zbatimit te tyre.

18. Ligj nr. 8906, datë 6.6.2002 për zonat e mbrojtura

Ne hartimin e planeve te menaxhimit te zonës së mbrojtur duhet te marin pjese dhe perfaqesuesit e komunitetit ose te shoqatave te tyre.

19. Vendim nr. 676, date 20.12.2002 per shpalljen zone e mbrojtur te monumenteve te natyres shqiptare

Njesite e qeverisjes vendore te kene te drejte te shpallin monumente natyre te karakterit dhe rendesise vendore.

20. Ligj nr.8405, date 17.9.1998 per urbanistiken

Duhet te behet dallim i qarte kur behet fjale per drure te vecuar dhe kur behet fjale per siperfaqe pyjore, brenda apo jashte vijes kufizuese te ndertimit. Kompetence direkte e KRRT-së duhet te jene druret qe ndodhen brenda vijes kufizuese te ndertimit. Ne rast se keta drure e siperfaqe pyjore jane ne pronesi te komunes ose bashkise dhe ne perdorim komunal, atehere per prerjen e tyre duhet marre me pare miratimi me shkrim i njesise vendore perkatese (pasi te jete mare pelqimi i perdoruesve te tyre dhe shppkk) dhe me tej, miratimi sipas kompetencave perkatese. Ne rast se rimbjellja zgjat me shume se nje vit, personi fizik e juridik perkates duhet te paguaje dhe nje shume te barabarte me vleren e rritjeve vjetore te humbura, plus gjoben perkatese.

166

21. Ligj nr. 8653, datë 31.7.2000 për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë

Duhet ndermarre sa me pare nje projekt per caktimin ne vend dhe hedhjen ne harta te kufijve midis njesive te qeverisjes vendore, me pjesemarrjen e dretperdrejte te banoreve te zonave kufitare dhe te shppkk, konfirmimin nga keshillat e njesive te qeverisjes vendore dhe miratimin e tyre nga Kuvendi. Kufijte e fshatrave miratohen nga keshilli i komunes ose bashkise.

Ndersa kufijte midis perdoruesve te pyjeve e kullotave komunale caktohen gjate procesit te kalimit dhe hartimit te planit te mbareshtrimit per pyjet e kullotat komunale ose te fshatit dhe miratohen nga keshilli i komunes ose bashkise.

22. Ligj nr. 9430, datë 13.10.2005 për ratifikimin e “marrëveshjes së kredisë për zhvillim ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA) për Projektin e Zhvillimit të Burimeve Natyrore”

Ky projekt eshte mjaft i rendesishem per pyjet dhe kullotat komunale per faktin se do te aplikohet menaxhimi pjesëmarrës i pyjeve dhe kullotave në rreth 73 komuna të reja. Pervoja e ketij projekti duhet te sherbeje per t’u shtrire ne krejt komunat e tjera te vendit, duke synuar plotesimin e kalimit te pyjeve e kullotave komunale sa me pare te jete e mundur.

23. Plani i veprimeve per zbatimin e strategjise se transferimit dhe menaxhimit teqendrueshem te pyjeve dhe kullotave ne perdorim/pronesi te komunave

Kjo shprehje e vullnetit politik nga ana e qeverise per shpejtimin e procesit te kalimit te pyjeve e kullotave komunale eshte nje mbeshtetje teper e rendesishme per sektorin per shpejtimin e krejt reformes. Dhe ky moment duhet shfrytezuar e mbeshtetur me masa te gjithaneshme, nder te tjera, per te kaperxyer dy momente te veshtira:

a. Afatin mjaft te shkurter per plotesimin detyres; dhe b. Faktin qe kjo detyre vjen nga lart poshte e, per rrjedhoje, duhet punuar shume per krijimin

e bindjeve tek njesite e qeverisjes vendore, tek sherbimi pyjor dhe perdoruesit per rendesine e procesit dhe angazhimin e plote te tyre.

Por verehen edhe mangesi te cilat mund te cenojne afatin e caktuar apo cilesine e procesit, si:

(i) para se te nxirej urdheri, duhej bere nje analize e hollesishme e ecurise se procesit te kalimit, shoqeruar me diskutime me pjesemarrje te gjere te te gjithe aktoreve dhe shoqatave te perdoruesve, ku te evidentoheshin pervojat dhe mangesite, si dhe te percaktoheshin masat konkrete e te hollesishme per realizimin e ketij procesi;

(ii) realizimi i ketij procesi kerkon nje fature financiare jo te vogel, por qe i mungon ketij urdheri.

Nga pervoja ime personale ne punen per procesin e kalimit te pyjeve e kullotave ne perdorim komunal ne gati 30 komuna te vendit, verej se ne teresine e veprimeve qe jane parashikuar ne Planin e Veprimeve, percaktimi i kufijve te fondit pyjor e kullosor qe perfshihen brenda kufijve te fshatrave eshte procesi me i veshtire e me i komplikuar, qe kerkon:

- Pergatitje paraprake mjaft intensive e te kujdeseshme nga sherbimi pyjor dhe NJQV ne qender e ne baze dhe programim te sakte te detyrave te cdo pjesemarresi ne process, ne nivel fshati, komune, rrethi e qarku;

167

- Krijimin dhe funksionimin e komisioneve nga cdo fshat e komune, si dhe te perfaqesuesve te NJQV e te sherbimit pyjor, duke organizuar mire dhe zgjidhjen e konflikteve eventuale midis fshatrave e komunave per kufijte, pergjithesisht te trasheguara nga e kaluara;

- Kualifikimin e komisioneve dhe grupeve te punes;

- Harta per cdo fshat dhe komune, instrumente GPS per saktesimin e koordinatave te kufijve ne terren, logjistike, si dhe mjete te tjera pune;

- Fonde te konsiderueshme per te perballuar koston e punimeve ne terren e ne zyre;

- Ndjekjen dhe kontrollin e punes ne cdo hap, per te evituar lenien jashte te siperfaqeve apo mbivendosjen e tyre midis fshatrave e komunave;

- Duhet patur parasysh se ne mjaft zona malore nuk mund te punohet gjate muajve te dimrit per shkak te kushteve te veshtira te motit e te terrenit.

Disa detyra te tjera qe dalin lidhur me mbareshtrimin e pyjeve dhe kullotave komunale

- T’u ridergohet NJQV-ve dhe DSHP-ve udhezimi per caktimin e kufijve midis fshatrave, komunave e rretheve, si dhe udhezuesi per rregjistrimin fillestar te pyjeve e kullotave komunale, perfshire rregjistrimin nga perdoruesit fshat e familje bujqesore;

- Te nxirret udhezim per mbajtjen e kadastres se pyjeve e kullotave komunale;- Rregullore per krasitjen dhe kullotjen ne pyjet e kullotat komunale;- Rregullore per prodhimin e qymyrdrurit;- Rregullore per djegien e kaminave te gelqeres;- Ne Fakultetin e Shkencave Pyjore dhe ne Shkollen e Mesme Pyjore Shkoder te jepen

njohuri te mjaftueshme per pyjet e kullotat komunale dhe sherbimin keshillimor, si dhe te mbrohen diploma e te ndermeren studime nga pedagoget dhe studentet.

7.4 PERMIRESIMI I AKTEVE LIGJORE PER TE DREJTAT PER PERPUNIMIN DHE TREGETIMIN E PRODHIMEVE DHE MARKETINGUN E PRODUKTEVE, SHERBIMEVE, ETJ. (TE DREJTAT EKONOMIKE DHE TREGTARE)

1) Ligj nr.9385, datë 4.5.2005 për pyjet dhe shërbimin pyjor [ndryshuar me ligjin nr.9791, datë 23.7.2007]

Prodhimi dhe shitja e materialit drusor dhe e prodhimeve pyjore e jopyjore per pyjet komunale nga komuna ose bashkia, nga shoqatat apo perdoruesit familje bujqesore (per prodhimet qe vjelin nga pyjet qe kane ne perdorim apo nga pyjet publike qe u jepen nga sherbimi pyjor per mbeshtetje ekonomike zonave te varfera), te rregullohen me vendim te vecante te Keshillit te Ministrave

2) Vendim i Keshillit te Ministrave Nr.22, datë 9.1.2008 “Për përcaktimin e procedurave dhe të kritereve të administrimit të pyllit komunal”

Mendojme se ky vendim duhet te pasurohet me dispozita ku te parshikohen te drejtat e perdoruesve per perpunimin dhe tregetimin e prodhimeve dhe marketingun e produkteve,

168

sherbimeve, etj. (te drejtat ekonomike dhe tregtare), si nga pyjet qe kane ne perdorim, ashtu dhe nga pyjet e fshatrave apo komunave fqinje, ose nga pyjet shteterore ne afersi, qe mund t’u jepen ne marreveshje me sherbimin pyjor, per shitje per sigurim te ardhurash, sipas rregullave te caktuara, por me kushte te favorshme.

3) Ligji nr. 7875, datë 23.11.1994 "për mbrojtjen e faunës së egër dhe gjuetinë", ndryshuar me ligjin nr. 9219, datë 8.4.2004 për disa shtesa e ndryshime në ligjin nr. 7875, datë 23.11.1994 "për mbrojtjen e faunës së egër dhe gjuetinë"

Per kapjen, grumbullimin dhe tregtimin e kërminjve, reptilëve etj., per territoret nen juridiksionin e vet, njesia e qeverisjes vendore te jape lejet perkatese.

4) Projekt – ligj për mbrojtjen dhe trajtimin e fondit të bimëve mjekësore, eterovajore e tanifere natyrore (konfidencial nga DPPK)

- Per siperfaqet me bime mjekesore ne fondin pyjor e kullosor komunal te gjitha kompetencat dhe detyrimet i perkasin komunes ose bashkise; sherbimi pyjor ka rol keshillues e kontrollues;

- per bimet qe ndodhen ne pyjet e kullotat ne perdorim te fshatit e familjeve duhet te kete rregulla qe favorizojne keta perdorues;

- projekt ligji do te ishte me i plote po te perfshinte dhe bimet e kultivuara, si dhe perpunimin, tregtimin dhe eksportimin e bimeve natyrore e te kultivuara (me perjashtim te atyre qe kane natyre bujqesore).

5) VKM nr 247, datë 23.4.2004 për miratimin e strategjise kombetare te zhvillimit te pyjeve dhe kullotave

Strategjia duhej te permbante disa masa konkrete per nxitjen e perpunimit te prodhimeve drusore e jodrusore per rritjen e vleres se tyre, masa per tregetimin e prodhimeve dhe sherbimeve per plotesimin me te mire te nevojave dhe rritjen e te ardhurave.

Per te plotesuar sadopak kuadrin ligjor per kete kategori te drejtash, sugjerojme:

▪ Qeveria të zhvillojë një program për të mbledhur, botuar dhe shpërndarë rregullisht informacion për tregun, lidhur me çmimet e prodhimeve drusore dhe jo drusore mbi bazën e sasisë, cilësisë dhe zonave të ndryshme; të mbështesë pjesëmarrjen e SHPPKK dhe të firmave prodhuese në panaire që zhvillohen në vende me mundësi tregjesh; te hartoje nje program për marketingun e produkteve pyjore e vecanerisht nxitjen e eksportit; të vlerësojë Lëvizjen e Gjelbër dhe efektet e mëdha që ka kjo lëvizje në sigurimin e tregjeve për produktet pyjore shqiptare, të përcaktojë kriteret dhe procedurën e certifikimit, si dhe të ndihmojë komunat dhe shoqatat në procesin e certifikimit kur del e nevojshme;

▪ Te studjohet mundesia dhe te mbeshtetet me programe e kredi lehtesuese zhvillimi i industrisë së vogël të prodhimeve të drurit, ngritjen e punishteve te vogla per mobilje, magazina te perpunimit te bimeve mjeksesore e prodhimeve te dyta;

▪ SHPPKK të kete te drejte të shesë produktet shtesë mbi nevojat e anëtarëve të saj për të siguruar fonde për mbështetjen e shoqatës, si dhe për të bërë investime për mbarështrimin.

169

7.5 PERMIRESIMI I AKTEVE LIGJORE PER TE DREJTAT PER MBLEDHJEN E GJOBAVE DHE TAKSAVE DHE PER ADMINISTRIMIN DHE RIINVESTIMIN E FONDEVE PUBLIKE E PRIVATE NE KETE SEKTOR (TE DREJTAT FISKALE DHE ADMINISTRATIVE)

1) Ligj nr.9385, datë 4.5.2005 për pyjet dhe shërbimin pyjor [ndryshuar me ligjin nr.9791, datë 23.7.2007]

- Ne pergjasim me burimet financiare të shërbimit pyjor, duhen pasqyruar dhe burimet financiare e perdorimi i tyre per mbulimin e shpenzimeve ne pyjet e kullotat komunale (si: te ardhurat nga taksat, tarifat, gjobat, te ardhurat e krijuara nga shitja e prodhimeve pyjore e jopyjore, nga punimet dhe aktivitetet e ndryshme, nga sherbimet, finacimet nga shteti per mbrojtjen e pyjeve dhe kullotave nga demtuesit e zjarret, financimet e punimeve nga projekte e donatore, kuotat e anetareve te shoqates;

- Tarifat per pyjet komunale caktohen nga keshilli bashkiak dhe vjelja e tyre, si dhe e gjobave behet nga komuna ose bashkia dhe kryetari i fshatit apo shoqata e ngarkuar nga njesia e qeverisjes vendore;

- Rregullat dhe procedurat për përdorimin e këtyre të ardhurave te përcaktohen me një udhëzim të përbashkët të Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave, Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Brendëshme.

- Te drejtat per mbajtje proces verbali dhe gjobitje per pyjet komunale i perkasin punonjesve te ngarkuar nga komuna ose bashkia dhe policise se komunes ose bashkise;

- Persa i perket kundervajtjeve penale, nisur nga demtimet e medha te shkaktuara ne pyje, sidomos nga zjarret e veres 2007 pergjithesisht te qelllimshme ne pyje e kullota, propozohet te behen ndryshime ne Kodin penal per te forcuar masat ndeshkuese kur ka shkaterrime masive te pyjeve e kullotave.

- Ne kriteret qe do te caktohen nga Këshilli i Ministrave, pervec kundervajtjeve penale ne pyje, duhet te perfshihen dhe kundervajtjet penale per demet ne kullota, ne floren dhe faunen e eger dhe mjedisin pyjor (te vlefshme dhe per pyjet e kullotat komunale).

- Mjetet qe sekuestrohen per pyjet komunale kalojne ne llogari te komunes ose bashkise apo fshatit.

- Vendimi për kundërvajtjet administrative meret nga komuna ose bashkia

2) Vendim i Keshillit te Ministrave Nr.396, datë 21.6.2006 Për kriteret e transferimit dhe të përdorimit të pyjeve nga njësitë e qeverisjes vendore

Per te qene vendimi me i plote do te duhej te jepen:

- kriteret dhe rregullat per sigurimin e te ardhurave nga shitja e materialit drusor dhe e prodhimeve te tjera nga pasurite natyrore vendore kur rezultojne mbi nevojat e veta apo nga shfrytezimi i pyjeve e kullotave shteterore te dhena per zonat rurale ne nevoje per rritjen e te ardhurave te tyre, te drejtat e shoqatave per sigurim te ardhurash, etj.

- Pika 5e) sigurisht qe tarifat per pyjet e kullotat konunale vendosen nga komuna ose bashkia dhe perdoren prej saj, por duhen shfuqizuar nenet perkatese ne ligjet per pyjet, kullotat, gjuetine dhe bimet mjekesore, pasi keto ligje i japin te drejten e mbledhjes se tarifave vetem sherbimit pyjor.

170

3) Vendim i Keshillit te Ministrave nr.394, date21.6.2006 Per kriteret dhe rregullat e shfrytezimit te pyjeve dhe te shitjes materialit drusor dhe te prodhimeve te tjera, pyjore e jopyjore

Ky vendim eshte vetem per pyjet shteterore. Por nje VKM duhet nxjere dhe per pyjet komunale.

4) VKM Nr. 391, date 21.6.2006 Per percaktimin e tarifave ne sektorin e pyjeve dhe te kullotave

Me vendimin e mesiperm jane caktuar nje sere tarifash si: tarifat e materialit drusor te asortuar, qe shitet ne ane te rruges; per perdorim siperfaqesh te fondit pujor e kullosor publik; per ngritje kampingjesh, qendrash clodhese dhe objektesh te tjera te levizeshme; per heqjen e miratuar te siperfaqeve nga fondi pyjor publik; per grumbullimin dhe nxjerjen e prodhimeve te dyta ne fondin pyjor e kullosor publik; per shitjen e pemeve te Krishtlindjeve dhete Vitit te Ri; per shitje fidanesh nga riperteritja natyrore, te shpatullave dhe te kalemave; per shperblimin e demeve te shkaktuara ne fondin pyjor.Duke patur si orientuese kategorite e mesiperme te tarifave te ndryshme, sipas kompetencave qe kane, komunat ose bashkite duhet te vendosin tarifat perkatese.

5) Ligji nr. 7875, datë 23.11.1994 "për mbrojtjen e faunës së egër dhe gjuetinë", ndryshuar me ligjin nr. 9219, datë 8.4.2004 për disa shtesa e ndryshime në ligjin nr. 7875, datë 23.11.1994 "për mbrojtjen e faunës së egër dhe gjuetinë"

Per territoret e juridiksionit te vet, njesia e qeverisjes vendore cakton tarifat per vjeljen e gjahut dhe ushtrimin e gjuetisë, ngarkon punonjes ose policine komunale per kontrollin e gjahut te vrare.

Kundervajtjet administrative brenda territorit te komunes ose bashkise denohen me gjobe te vendosur nga komuna ose bashkia; shqyrtimi i tyre bëhet nga një komision i caktuar nga bashkia.

Derdhja e tarifave per gjuetine dhe e detyrimeve financiare per kundravajtjet administrative behet ne komunen ose bashkine perkatese.

Neni per shkelje me pasojat materiale të rënda dhe qe përbëjnë rrezik ekologjik për mjedisin rrethues dhe jetën e kafshëve e të shpendëve të egra, përbën vepër penale dhe dënohet sipas dispozitave të Kodit Penal, nuk mund te zbatohet per faktin se ne kodin penal nuk ka dispozite per veper penale per gjuetine.

Ne kodin penal propozohet te shtohet nje nen per veprat penale per demtimin e faunes se eger dhe ne gjueti.

Mjetet dhe gjithçka tjetër, që shërbejnë për kryerjen e kundërvajtjeve administrative ose të veprës penale dhe çdo përfitim pasuror, i arritur nëpërmjet kundërvajtjes administrative, ne territorin ne juridiksion te komunes ose bashkise, sekuestrohen dhe kalojnë për llogari të saj.

6) Projekt – ligj për mbrojtjen e trajtimin e fondit të bimëve mjekësore, eterovajore e tanifere natyrore (konfidencial nga DPPK)

Per siperfaqet me bime te tilla ne fondin pyjor e kullosor komunal te gjitha kompetencat dhe detyrimet i perkasin komunes ose bashkise; sherbimi pyjor ka rol keshillues e kontrollues;

Ne territorin ne administrim te tyre, tarifat dhe masa e gjobave vendosen nga keshilli i njesise se qeverisjes vendore. Mbledhja e gjobave behet nga personat e ngarkuar nga komuna ose bashkia (perfshire kryetarin e fshatit dhe shoqaten);

171

Banoret qe mbledhin bime, nuk duhet te paguajne takse; taksen per grumbullimin t’a paguaje firma grumbulluese (gje qe i takon dhe eshte me e lehte per t’u zbatuar);Po ashtu, urdheri per ndalimin e grumbullimit te disa lloje bimesh duhet nxjere sa here qe del e nevojshme, duke mare mendimin e qeverisjes vendore dhe te shoqatave te perdoruesve.

7) Ligj nr.9693, datë 19.3.2007 për fondin kullosor Ne nje pjese te ligjit verehet nje progres ne krahasim me pjeset e tjera dhe ligjet e meparshem per pyjet e kullotat, pasi shprehen kompetencat qe i takojne njesive te qeverisjes vendore.

8) Ligj nr.8302, date 12.3.1998 per administrimin e te ardhurave qe krijohen ne pyje dhe kullota - pasuri shteterore

Ky ligj, me qe ka te beje me administrimin e te ardhurave qe krijohen ne pyje dhe kullota - pasuri shteterore qe administron sherbimi pyjor, duhet:

(i) Te ndryshoje, duke mbajtur parasysh:

- Krijimin e MMPAU;

- Ligjin e ri te pyjeve dhe ate te kullotave;

- Kalimin e nje siperfaqeje te konsiderueshme te pyjeve e kullotave ne perdorim komunal (pyjet e kullotat ne perdorim per nevojat e vete komunes, pasi te kete plotesuar nevojat e perdoruesve te vet, si dhe pyjet e kullotat e dhena ne perdorim te fshatit e familjeve);

- Krijimin dhe funksionimin e shoqatave te perdoruesve te pyjeve e kullotave komunale;

- Sigurimin e te ardhurave nga burime te ndryshme ligjore, perfshire te ardhurat qe mund te sigurojne perdoruesit fshat, familje e shoqate nga shitja e prodhimeve qe rezultojne mbi nevojat e tyre apo nga prodhimet e pyjeve dhe kullotave shtetore te dhena per shfrytezim fshatit, familjeve, shoqates per rritjen e te ardhurave dhe zbutjen e varferise.

9) Ligj Nr.8982, datë 12.12.2002 Për sistemin e taksave vendore

Per pyllin komunal qe kalon ne pronesi/perdorim te fshatit, familjes apo shoqates, kur pylli eshte i degraduar, perdoruesi qe investon vete per t’a permiresuar apo rimbjelle te perjashtohet nga taksa per aq vjet sa pylli te behet per t’u prere teknikisht apo kullota per t’u shfrytezuar.

Po ashtu, per pyllin dhe kulloten qe jepet me nenqira te kete nje takse te aresyeshme;

Per pyllin ne prodhim per nevojat e veta, pronari paguan nje takse minimale, ndersa per prodhimin qe mund t’a shese, te paguaje nje perqindje te caktuar, e cila te jete nxitese per shtimin e prodhimit drusor.

10) Ligj nr. 9587, datë 20.7.2006 për mbrojtjen e biodiversitetit

Qeveria, ne bashkepunim me organet e qeverisjes vendore duhet te planifikojne cdo vit fonde per te kompensuar humbjet e perdoruesve te pyjeve e kullotave komunale nga ndalimi i veprimtarive ekonomike te banoreve ne zonat e caktuara per mbrojtjen e diversitetit biologjik brenda territorit ne juridiksion te tyre.

172

11) Ligj nr.8934, datë 5. 9.2002 për mbrojtjen e mjedisit

Të drejtën e gjobës per kundërvajtjet administrative per aktivitetet me leje te dhene nga komuna ose bashkia e ka komuna ose bashkia.

Gjobat për kundërvajtjet administrative te dhena nga komuna ose bashkia derdhen në llogarinë e të ardhurave të komunes ose bashkise.

Per aktivitetet me leje te dhene nga komuna ose bashkia, kompetenca e mesiperme i takon kryetarit te komunes ose bashkise.

12) Ligj nr.7895, datë 27.1.1995 Kodi Penal i Republikes se Shqiperise Ne Kodin Penal duhet te shtohen dispozitat per ndeshkimin e demtimeve masive ne pyje, kullota, floren dhe faunen, jo vetem me zjarr por dhe me mjete te tjera.[Kushtetuta e Turqise nuk lejon amnisti per kundervajtjet penale te shkaktuara ne pyje.]

13) Ligj nr. 7697, datë 7.4.1993 per kundervajtjet administrative [i ndryshuar]

Duhet te kete dispozita ku, pervec kryetarit te fshatit, edhe shoqatat e perdoruesve te kene te drejte te konstatojne, te mbajne proces verbal per kundervajtjet, e te vjelin gjobat. Nje pjese e mire e vleftes se gjobave te shkoje ne favor te fshatit ose shoqates qe konstaton keto kundervajtje. Procedurat per konstatimin dhe gjykimin te jene te thjeshtuara.

14) VKM Nr 247, datë 23.4.2004 Për Miratimin e Strategjise Kombetare te Zhvillimit te Pyjeve dhe Kullotave

Ka nje plan veprimi per strategjine e pyjeve dhe kullotave te vitit 2000 por qe fare pak eshte vene ne zbatim.

Per strategjine ne fuqi, duhet bere nje plan i sakte e i hollesishem me veprimet sipas perparesive e te caktuara ne kohe, me pergjegjesit e ngarkuar, dhe zbatimi i tyre te mbeshtetet me akte ligjore te niveleve te ndryshme, si dhe te monitorohet periodikisht zbatimi i tyre.

15) Ligj nr. 9430, datë 13.10.2005 për ratifikimin e “Marrëveshjes së kredisë për zhvillim ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA) për projektin e zhvillimit të burimeve natyrore”

Per zbatimin e projektit te burimeve natyrore do te sugjeroja perparesite qe vijojne:

- Rishikimi dhe plotesimi i procesit te kalimit ne komunat ku pretendohet se eshte realizuar kalimi, por qe ka mbetur ne mes te rruges, pasi perdoruesit nuk kane asnje dokument ne dore per te drejtat afatgjata te perdorimit; per sigurimin e te ardhurave dhe perfitimeve vetjake; per nxitjen e zhvillimit te pyjeve e kullotave qe kane ne perdorim dhe perspektivan per privatizimin e tyre;

- Perfundimi i procesit te kalimit te pyjeve dhe kullotave ne te gjitha komunat dhe bashkite e vendit;

- Hartimi i planeve te mbareshtrimit per pyjet e kullotat qe kalojne rishtas ne pronesi komunale,

173

dhe pastaj rimbareshtrimi ne komunat ku eshte bere kalimi;

- Perparesi te kete permiresimi i pyjeve te degraduar te lisit dhe fletoreve te tjere ku riperteritja eshte e sigurte dhe e shpejte, ne krahasim me pyllezimet;

- Lidhur me pyllezimet, duhen harmonizuar interesat ekonomike (per te mbjelle me perparesi fidane frutore si arra, geshtenja e lajthia, ne pershtatje me kushtet klimatike e tokesore), me interesat per mbrojtjen nga gerryerjet (duke mbjelle fidane pyjore ne dendesine e duhur, e jo te mbillen 500-600 fidane akacje per hektar, sikurse ndodh).

Duke zbatuar keto perparesi, mendoj se mund te arrihet nje perdorim me efektiv i fondeve te dhena e me vlere ekonomike e shoqerore, si dhe te rritet efektiviteti dhe besueshmeria e qeverisjes vendore dhe perdoruesve e shoqatave ndaj procesit te kalimit.

16) Plani Kombëtar për Përafrimin e Legjislacionit me atë të Bashkimit Europian dhe Zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit 2005

Ne te gjitha aspektet qe permend plani, jane pjese dhe perfshihen aktivitetet ne pyjet e kullotat komunale, e per rrjedhoje, dhe shoqatat e perdoruesve te pyjeve e kullota.Gjate rishikimit qe u behet here pas here akteve ligjore ne kuadrin e Planit Kombëtar për Përafrimin e Legjislacionit me atë të Bashkimit Europian dhe Zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit 2005, eshte e nevojshme qe te zhvillohen konsultime te gjera me specialistet dhe grupet e interesuara, si dhe te meret mendimi i njesive te qeverisjes vendore dhe SHPPKK per ndryshimet qe kerkohen, e sidomos per perparesite e veprimtarive te caktuara, per te patur efektivitet me te madh dhe fitim kohe.

174

7.6 DISA DETYRA DHE TE DREJTA QE DUHET TE KENE ORGANET DHE INSTITUCIONET PERKATESE PER PYJET DHE KULLOTAT KOMUNALE

Eshte e nevojshme te percaktohen qarte te drejtat dhe pergjegjesite e organeve qendrore, te njesise se qeverisjes vendore, sherbimit pyjor, perdoruesve e shoqates dhe marredheniet midis tyre. Me poshte jepen disa nga keto detyra:

▪ Institucionet qendrore ligjvenese dhe ekzekutive

- Të permiresojne e plotesojne kuadrin ligjor per pyjet e kullotat komunale, pas konsultimesh me palet e interesuara, qeverisjen vendore, sherbimin pyjor, shoqatat e perdoruesve te pyjeve e kullotave komunale dhe shoqata te tjera mjedisore; te vendosin pylltarine komunale nder perparesite e politikave te tyre;

- Të mbështesë zhvillimin e pylltarise komunale, duke legalizuar te drejten e pronesise te fshatit e familjeve tradicionale mbi pyjet e kullotat komunale, sipas kritereve qe sigurojne mbareshtrimin e qendrueshem te pasurive natyrore;

- Te nxite perpunimin, tregetimin dhe eksportimin e prodhimeve drusore e jodrusore nga komunitetet e shoqatat;

- Të mbështesë dhe të financojë shërbimin keshillimor per pyjet e kullotat ne pergjithesi, dhe ato komunale ne vecanti (perfshire qeverisjen vendore, strukturat per pyjet ekullotat komunale ne NJQV e pylltaret komunale, shoqatat e perdoruesve;

- Te mbeshtese shoqatat e perdoruesve ne pergjegjesite dhe te drejtat e tyre per ruajtjen, mbareshtrimin dhe shfrytezimin e pyjeve dhe kullotave komunale, te pasurive te tjera natyrore qe ndodhen ne territorin e komunes ose bashkise, si dhe te pyjeve e kullotave shteterore me kushte lehtesuese per zbutjen e varferise, sidomos ne zonat malore;

▪ Komuna (ose bashkia)

- Të organizoje struktura efektive per ruajtjen dhe mbareshtrimin e pyjeve dhe kullotave komunale, ose t’ua delegojne keto kompetenca komunave fqinje;

- Të percjelle per ne organet qendrore problemet dhe shqetesimet e ngritura nga perdoruesit e shoqatat, sidomos per te drejtat e pronesise e te perdorimit, dhe t’i mbeshtesin ato lidhur me mbareshtrimin e pyjeve dhe kullotave komunale, si dhe te ndjekin zgjidhjen e tyre;

- T’u jape te drejta e kompetenca perdoruesve e shoqatave per perdorimin e pasurive natyrore brenda territorit te komunes, per ndjekjen e kundervajtjeve dhe gjobave ne baze fshati dhe shperblimin perkates, te mbeshtese perdoruesit dhe shoqatat e tyre ne perpjekjet per zhvillimin e pyjeve dhe kullotave dhe sigurimin e te ardhurave;

- Të ndihmoje me perparesi fshatrat dhe shoqatat në përcaktimin dhe vlerësimin e projekteve, ne kryerjen e punimeve per zbatimin e planeve te mbareshtrimit;

- Të sigurojë lehtësira dhe të financojë seminare për mbarështrimin e pyjeve dhe kullotave, si dhe mbi tema të tjera me interes për komunitetin; te organizoje ne bashkepunim me shoqaten fushata ndergjegjesimi per komunitetin per mbareshtrimin e qendrueshem te pasurive natyrore.

▪ Sherbimi pyjor

- Te mbeshtese aktivisht procesin e kalimit te pyjeve e kullotave ne pronesi te komunave ose bashkive, duke mbajtur ekuiliber midis inetresave te komunitetit dhe ato te shtetit persa i perket siperfaqeve pyjore e kullosore per kalim;

- Te ndihmoje teknikisht ne hartimin dhe zbatimin e planeve te mbareshtrimit;

175

- Te kontrolloje zbatimin e rregullave per ruajtjen dhe perdorimin e pyjeve dhe kullotave sipas planeve te mbareshtrimit;

- Te ndihmoje e kontribuoje per mbrojtjen epyjeve nga zjarret, semundjet e insektet dhe demtues te tjere;

- Te organizoje sherbimin keshillimor per kualifikimin e punonjesve te komunes, te shoqates dhe perdoruesve per mbareshtrimin dhe zhvillimin e qendrueshem te pyjeve e kullotave komunale dhe qeverisjen e integruar te pasurive me karakter vendor, ne kuadrin e pellgjeve ujembledhes;

- Te mbeshtese fushatat afatgjata per ndergjegjesimin e komuniteteve per ruatjen dhe mbareshtrimin e qendrueshem te pasurive natyrore.

-

▪ Shoqata e perdoruesve te pyjeve e kullotave komunale

- Të vjelë dhe të përpunojë prodhimet drusore e jodrusore në pyjet e kullotat komunale sipas planit të mbarështrimit, si dhe prodhime nga pasurite e tjera natyrore;

- Të mare pjese ne hartimin e planeve te mbareshtrimit dhe zbatimin e tij, kryerjen e punimeve te ndryshme ne pyje e kullota, si dhe shërbime të tjera në tokat shtetërore duke marrë ndërkaq pjesën që i takon në formën e taksës së administrimit;

- Te jete pale ne përcaktimin, vlerësimin dhe dhënien e perparesive të projekteve të investimeve në pyjet dhe kullotat, si dhe të ketë përgjegjësinë për zbatimin e projekteve të miratuara;

- Të bashkëpunojë dhe të lidhe kontrata me shoqata dhe komuna të tjera për përdorimin e pyjeve dhe kullotave të tyre në bazë të një pagese të caktuar;

- Të vendosë dhe të mbledhë gjobat dhe zhëmtimet, e autorizuar nga komuna; - Shoqatat dhe prodhuesit e prodhimeve pyjore duhet të mbajnë parasysh Lëvizjen e Gjelbër

në Evropë dhe në SHBA dhe të kenë kujdes të shmangin ato prodhime pyjore të cilat nuk janë vjelë sipas standarteve që sigurojnë qëndrueshmëri.

- Nuk duhet harruar asnjehere roli i madh e i veçante i grave shqiptare ne perdorimin e pyjeve dhe kullotave komunale, pergatitjen dhe transportimin e druve te zjarrit, grumbullimin e bimeve mjekesore dhe prodhimeve te dyta pyjore, me shume rendesi per familjen fshatare.

176

LITERATURA

* * * Akte ligjore mjedisore ne Shqiperi, Vol. I, II, III, IV. QRM, Tirane, 2000-2007* * * Asia Pacific Viewpoint, Vol. 45, No. 3, December 2004Baldacci, A. Rrugetime Shqiptare (1892-1902)CIEL Issue Brief - For the World Summit on Sustainable Development 26 August-4 Sept 2002* * * Debati mbi ndarjen apo jo te pyjeve dhe kullotave fshatareve, ne Gazeten

‘Standard’ 20 dhjetor 2007* * * European Charter of Local Self-Government, Strasbourg, 15.X.1985* * * Forestry Briefing Number 1, April 2002Frashëri, S, 1980. Shqipëria, ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet?* * * Kanuni i Leke Dukagjinit, New YorkGabor Peter. 2003. From usage to ownership – Transfer of public property to local governments

in Central EuropeJohn W. Bruce and Robin Mearn. 2001. Natural Resource Management and Land Policy in

Developing Countries: Lessons learned and new challenges for the World Bank. Washington D.C.

Mehmeti, A. 2005. Biomasa e pyjeve dhe sistemet pyjekullosore. Tirane M. Nurse and Y. Malla. 2005. Advances in Community Forestry in Asia Bangkok, Thailand Odera, J. 2004. Lessons learnt on community forest management in Africa Pacheco P., dhe Pacheco D. : Decentralization and community forestry: Main approaches and

their implications in the Lowlands of Bolivia* * * Pasuri e paluajtshme, Libri I dhe II. Tirane, 1996Takako Wakiyama - Community Forestry in Nepal.

177

SHTOJCA 1: LISTA E AKTEVE LIGJORE QE KANE TE BEJNE ME PYJET DHE KULLOTAT KOMUNALE

N. R. LLOJI I AKTIT

NR. & DATA E AKTIT EMERTIMI

  I. Aktet ligjore per pronesine dhe te drejtat e perdorimit

1 Ligj nr. 8652, datë 1.7.2000 Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore, i ndryshuar

2 Ligj nr. 8743, datë 2.2.2001 Për pronat e paluajtshme të shtetit

3 Ligj nr. 8744, datë 2.2.2001 Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore

4 Ligj nr. 9385, datë 4.5.2005 Për pyjet dhe shërbimin pyjor, i ndryshuar

5 Vendim KM nr. 396, datë 21.6.2006 Për kriteret e transferimit dhe të përdorimit të pyjeve nga njësitë e qeverisjes vendore

6 Ligj nr. 7875, date 3.11.1994 Për mbrojtjen e faunës së egër dhe gjuetinë", i ndryshuar

7 Udhezim i MMPAU nr. 5, date 24.9.2007 Per dhenien ne perdorim te fondit te gjuetise per mbareshtrimin e faunes se eger

8 Projekt – ligj Ver ligjin Për mbrojtjen dhe trajtimin e fondit të bimëve mjekësore, eterovajore e tanifere natyrore

9 Ligj nr. 9693, datë 19.3.2007 Për fondin kullosor

10 VKM nr 700, datë 23.10.1995 Për caktimin e kufijve te kullotave e livadheve shteterore ne administrim te Drejtorise se Pergjithshme te Pyjeve e kullotave dhe organeve te pushtetit lokal per perdorim te pergjithshem

11 Udhezim i MMPAU

nr. 619 prot. dt 03.10.2006

Per procedurat dhe dokumentacionin ligjor për dhënien në përdorim të fondit pyjor dhe kullosor

12 Ligj nr.7512, date 10.8.1991 Per sanksionimin dhe mbrojtjen e prones private , te nismes se lire, te veprimtarive private te pavarur dhe privatizimit, me ndryshimet e mevonshme

178

13 Ligj nr. 8337, datë 30.4.1998 Per kalimin ne pronesi te tokes bujqesore, pyjore, livadheve dhe kullotave

14 Ligj nr. 8053, datë 1.12.1995 Per kalimin ne pronesi pa shperblim te tokes bujqesore

15 Ligj nr. 8318, datë 1.4.1998 Per dhenien me qira te tokes bujqesore e pyjore, te livadheve dhe kullotave qe jane pasuri shteterore, i ndryshuar

16 VKM nr. 831, datë 28.12.1998 Për mënyrën e dhënies me qira të tokës bujqësore, pyjore dhe me bimësi pyjore, pasuri shtetërore, ndryshuar

17 Ligj nr.9793, datë 23.7.2007 Për heqjen nga fondi pyjor kombëtar të parcelave në ekonomitë pyjore Krastë - Krujë dhe Shëmri - Brret

18 Ligj nr. 8312, datë 26.3.1998 Per tokat bujqesore te pandara

19 VKM nr. 176, datë 30.3.2001 Per disa shtesa dhe ndryshime ne vendimin nr.531, date 21.8.1998, te Keshillit te Ministrave, "Per tokat bujqesore te pandara”

20 VKM dhjetor 2006 Per miratimin e strategjise per decentralizimin e qeverisjes vendore

21 Ligj nr.8306, date 14.3.1998 Per miratimin e strategjise se privatizimit te sektoreve me rendesi te veçante

22 VKM nr 247, datë 23.4.2004 Per miratimin e strategjise per zhvillimin e sektorit te pyjeve dhe kullotave ne Shqiperi

23 VKM nr 290, datë 30.4.2004 Për miratimin e strategjise kombetare te mbrojtjes nga zjarret ne pyje dhe kullota

24 Ligj nr. 9734, datë 14.5.2007 Për turizmin

25 VKM nr. 395, datë 21.6.2006 Për miratimin e strategjisë dhe të planit të veprimit për zhvillimin e turizmit, kulturor dhe mjedisor - dhjetor 2005

26 Ligj nr. 7501, datë 19.7.1991 Per token, me ndryshimet

27 VKM nr.66, date 11.2.1997 Per disa ndryshime ne VKM nr.560 date 16.10.1995 "per masat per zbatimin e ligjit nr.7699, date 21.4.1993 "Per kompensimin ne vlere te ish-pronareve te tokes bujqesore

28 Ligj nr.8653, datë 31.7.2000 Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë

179

29 Ligj nr. 8093, datë 21.3.1996 Për rezervat ujore, i ndryshuar

30 Ligj nr. 7796, datë 17.2.1994 Ligji Minerar i Shqipërisë

31 Vendim i KK te Ujit nr. 1, datë 21.6.2006 Për reduktimin e shfrytëzimit të zhavoreve dhe rërave në shtretërit e lumenjve

32 Ligj nr. 8906, datë 6.6.2002 Për zonat e mbrojtura

33 VKM nr. 267, datë 24.4.2003 Për procedurat e propozimit dhe shpalljen e zonave të mbrojtura dhe buferike

34 Plani Kombëtar Plani Kombëtar Plani Kombëtar për Përafrimin e Legjislacionit me atë të Bashkimit Europian dhe

Zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit 2005

35 Shkrese nga Kryeministri date 29.10.2007 Plani i veprimeve per zbatimin e strategjise se transferimit dhe menaxhimit te

qendrueshem te pyjeve dhe kullotave ne perdorim/pronesi te komunave

  II. Aktet ligjore per te drejtat dhe pergjegjesite per mbareshtrimin, shfrytezimin dhe ruajtjen e pasurive pyjore e kullosore

1 Ligj nr.9385, datë 4.5.2005 Për pyjet dhe shërbimin pyjor, i ndryshuar

2 Vendim KM nr.396, datë 21.6.2006 Për kriteret e transferimit dhe të përdorimit të pyjeve nga njësitë e qeverisjes vendore

3 VKM nr.394, date 21.6.2006 Per kriteret dhe rregullat e shfrytezimit te pyjeve dhe te shitjes se materialit drusor dhe te prodhimeve te tjera, pyjore e jopyjore

4 VKM nr.22, datë 9.1.2008 Për përcaktimin e procedurave dhe të kritereve të administrimit të pyllit komunal

5

6 Udhezim i MMPAU nr. 3, datë 22.6.2007 Mbi proceduren e miratimit te planeve te mbareshtimit te pyjeve dhe kullotave komunale

7 Ligj nr. 7875, datë 23.11.1994 Për mbrojtjen e faunës së egër dhe gjuetinë", i ndryshuar

8 Projekt – ligj Projekt – ligj Për mbrojtjen dhe trajtimin e fondit të bimëve mjekësore, eterovajore e tanifere natyrore

9 Ligj nr.9693, datë 19.3.2007 Për fondin kullosor

180

10 Ligj nr.9244, datë 17.6.2004 Për mbrojtjen e tokës bujqësore

11 Ligj nr.8752, datë 26.3.2001 Për krijimin dhe funksionimin e strukturave për administrimin dhe mbrojtjen e tokës

12 VKM nr. 532, datë 31.10.2002 Për mënyrat e ushtrimit të funksioneve nga seksionet e administrimit dhe të mbrojtjes së tokës në qark dhe zyrat e menaxhimit dhe të mbrojtjes së tokës në komunë ose bashki

13 VKM nr. 80, datë 28.1.2005 Për përbërjen, mënyrat e funksionimit, detyrat dhe përgjegjësitë e strukturave shtetërore të mbrojtjes së tokës bujqësore

14 Udhezim i MMPAU nr. 3, datë 17. 05. 2006 Për planet e rehabilitimit të sipërfaqeve të demtuara nga guroret

15 Urdhër i MMPAU nr.146, datë 8.5.2007 Për miratimin e listës së kuqe të florës dhe faunës

16 Urdhër i përbashkët Urdhër i përbashkët

Urdhër i përbashkët i ministrit te pushtetit vendor dhe decentralizimit dhe ministrit te rendit publik për miratimin e rregullores së brendshme “tip” të policisë bashkiake e të komunës

17 VKM nr 247, datë 23.4.2004 Per miratimin e strategjise per zhvillimin e sektorit te pyjeve dhe kullotave ne Shqiperi

18 Ligj nr. 8906, datë 6.6.2002 Për zonat e mbrojtura

19 VKM nr. 676, date 20.12.2002 Per shpalljen zone e mbrojtur te monumenteve te natyres shqiptare

20 Ligj nr.8405, date 17.9.1998 per urbanistiken

21 Ligj nr. 9430, datë 13.10.2005

Për ratifikimin e “marrëveshjes së kredisë për zhvillim ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA) për Projektin e Zhvillimit të Burimeve Natyrore”

22 Shkrese nga Kryeministri date 29.10.2007 Plani i veprimeve per zbatimin e strategjise se transferimit dhe menaxhimit te

qendrueshem te pyjeve dhe kullotave ne perdorim/pronesi te komunave

23 Strategji 2007 Strategjia Kombëtare për Zhillimin Rural në Shqipëri, 2007-2013

  III. Aktet ligjore per perpunimin dhe tregetimin e prodhimeve dhe sherbimeve (te drejtat ekonomike dhe te tregetimit)

1 Ligj nr.9385, datë 4.5.2005 Për pyjet dhe shërbimin pyjor, i ndryshuar

181

2 Ligj nr. 7875, datë 23.11.1994 Për mbrojtjen e faunës së egër dhe gjuetinë", i ndryshuar

3 Projekt – ligj Projekt – ligj Për mbrojtjen dhe trajtimin e fondit të bimëve mjekësore, eterovajore e tanifere natyrore

4 VKM nr 247, date 23.4.2004 Strategjia per zhvillimin e sektorit te pyjeve dhe kullotave ne Shqiperi

  IV. Aktet ligjore per mbledhjen e tarifave dhe taksave, dhe administrimin e riinvestimin e fondeve publike e private ne kete sektor (te drejtat fiskale e administrative)

1 Ligj nr. 9385, datë 4.5.2005 Për pyjet dhe shërbimin pyjor, i ndryshuar

2 VKM nr. 396, datë 21.6.2006 Për kriteret e transferimit dhe të përdorimit të pyjeve nga njësitë e qeverisjes vendore

3 VKM nr. 394, date 21.6.2006

Per kriteret dhe rregullat e shfrytezimit te pyjeve dhe te shitjes se materialit drusor dhe te prodhimeve te tjera, pyjore e jopyjore

4 VKM nr. 391, datë 1.6.2006 Per percaktimin e tarifave ne sektorin e pyjeve dhe te kullotave, i ndryshuar

5 Ligj nr. 7875, datë 3.11.1994 Për mbrojtjen e faunës së egër dhe gjuetinë", i ndryshuar

6 Projekt – ligj Projekt – ligj Për mbrojtjen dhe trajtimin e fondit të bimëve mjekësore, eterovajore e tanifere natyrore

7 Ligj nr. 9693, datë 19.3.2007 Për fondin kullosor

8 Ligj nr. 8302, date 12.3.1998 Per administrimin e te ardhurave qe krijohen ne pyje dhe kullota - pasuri shteterore

9 Ligj nr. 9632, datë 30.10.2006 Për sistemin e taksave vendore

10 Ligj nr. 9587, datë 20.7.2006 Për mbrojtjen e biodiversitetit

11 Ligj nr. 8934, datë 5. 9.2002 Për mbrojtjen e mjedisit

182

12 Ligj nr.7895, datë 27.1.1995 Kodi Penal i Republikes se Shqiperise

13 Ligj nr. 7697, datë 7.4.1993 Per kundervajtjet administrative, i ndryshuar

14 VKM nr 247, datë 23.4.2004 Per miratimin e strategjise per zhvillimin e sektorit te pyjeve dhe kullotave ne Shqiperi

15 Ligj nr. 9430, datë 13.10.2005

Për ratifikimin e “marrëveshjes së kredisë për zhvillim ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA) për Projektin e Zhvillimit të Burimeve Natyrore”

16 Plani Kombëtar Plani Kombëtar Plani Kombëtar për Përafrimin e Legjislacionit me atë të Bashkimit Europian dhe Zbatimit

të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit 2005

183