Analiza e Pasqyrave Financiare

15
BILANCI I GJENDJES Analiza e Pasqyrave Financiare

description

Analiza e Pasqyrave Financiare. Bilanci I gjendjes. Bilanci i Gjendjes. Analiza horizontale dhe vertikale. Analiza horizontale dhe vertikale. - PowerPoint PPT Presentation

Transcript of Analiza e Pasqyrave Financiare

Page 1: Analiza  e  Pasqyrave Financiare

BILANCI I GJENDJES

Analiza e Pasqyrave Financiare

Page 2: Analiza  e  Pasqyrave Financiare

ANALIZA HORIZONTALE DHE VERTIKALE

Bilanci i Gjendjes

Page 3: Analiza  e  Pasqyrave Financiare

Analiza horizontale dhe vertikale

Analiza horizontale krahason dhe analizon ndryshimet (rritjet ose zbritjet) nga një periudhe kohore në tjetrën të zërave (pasurive dhe detyrimeve) të Bilancit

Analiza vertikale prezenton t’gjithë zërat e Bilancit si përqindje (proporcione) të totalit. Shembull: Paratë e gatshme si përqindje e gjithsej Pasurive, ose Borxhi Afatgjatë si përqinje e gjithsej Detyrimeve, ose Kapitali Aksionar gjithsej si perqindje e gjithsej Detyrimeve

dhe Kapital, Etj.

Shiqo shembullin në Excel

Page 4: Analiza  e  Pasqyrave Financiare

Bilanci i Gjendjes

Bilanci tregon gjendjen ose pozitën financiare të një kompanie në një datë të caktuar, zakonisht në fund të vitit (mirëpo mund të jetë edhe në fund të tremujorit, gjashtëmujorit, etj.)

Bilanci është përmbledhje e asaj çka posedon kompania (pasuritë apo aktivet) dhe asaj çka u detyrohet ajo palëve të treta dhe pronarëve të kompanisë (borxhet apo detyrimet dhe kapitali aksionar).Pasuritë = Detyrimet + Kapitali aksionar

Page 5: Analiza  e  Pasqyrave Financiare

PASURITË (AKTIVET)

Bilanci i Gjendjes

Page 6: Analiza  e  Pasqyrave Financiare

Pasuritë

Pasuritë në Bilanc rradhiten sipas likuiditetit (aftësisë për tu shndërruar në para të gatshme) dhe ndahen në: Pasuritë afatshkurtra (kryesisht me maturitet deri në

1 vit), dhe Pasuritë afatgjata (kryesisht me maturitet mbi 1 vit)

Page 7: Analiza  e  Pasqyrave Financiare

Pasuritë afatshkurtra

Paratë e gatshme (arka) Paratë të cilat kompania i mban në arkat e saj për

t’zhvilluar aktivetet e përditshme Mjetet më likuidi të kompanisë në Bilancin e Gjendjes

Paratë në bankëLetrat me vlerë

Letra me vlerë me afat maturimi deri në 1 vit Përdoren nga kompania për të fituar interes me parate

të cilat nuk i nevojiten për aktivitetet afatshkurtraLlogaritë e arkëtueshme

Detyrimet e klientëve ndaj kompanisë për shitjet me kredi

Page 8: Analiza  e  Pasqyrave Financiare

Pasuritë afatshkurtra

Inventaret Mjetet që mbahen për shitje ose përdoren për

prodhimin e produkteve që do të shiten Tri metoda të vlerësimit kontabël të inventarit:

FIFO (First In First Out) – hyn i pari, del i pari LIFO (Last In First Out) – hyn i fundit, del i pari Kosto mesatare

Shpenzime të parapaguara Shpenzimet paraprake si p.sh. qeraja për tërë vitin,

tatimet dhe shërbimet komunale, sigurimet vjetore të pronës, etj.

Page 9: Analiza  e  Pasqyrave Financiare

Pasuritë afatgjata

Ndërtesat, paisjet, fabrikat Gjenerojnë përfitime ekonomike për kompaninë për më shumë

se një vit Perveç tokës, pasuritë afatgjata amortizohen për një periudhë

të caktuar kohore Në koston fillestare përfshihen edhe të gjitha shpenzimet e

bëra për të përgaditur pasurinë afatgjatë për prodhim/përdorim

Pasuritë tjera Emri i mire (goodwill) Patentat Licensat Të drejtat autoriale Etj.

Page 10: Analiza  e  Pasqyrave Financiare

DETYRIMET (PASIVET) DHE KAPITALI AKSIONAR

Bilanci i Gjendjes

Page 11: Analiza  e  Pasqyrave Financiare

Detyrimet

Detyrimet janë pagesat për tu kryer në të ardhmen në formën e parave apo të shërbimeve që lindin nga kontratat e ndryshme të shitjes e shërbimit apo nga kontrata qe lihën me një shitje. Shërbimet ose dhënia e huave, të kryera nga furnitori, kreditori apo huadhënësi e të njohura nga njësia ekonomike, paraqiten në Bilanc si detyrime të saj

Detyrimet paraqesin të drejtat ose pretendimet ndaj pasurive (aktiveve)

Detyrimet ne Bilanc rradhiten sipas likuiditetit (aftesise per tu shnderruar ne para te gatshme) dhe ndahen ne: Detyrimet afatshkurtra (kryesisht duhen shlyer brenda 1 viti), dhe Detyrimet afatgjata (kryesisht duhen shlyer mbi 1 vit)

Page 12: Analiza  e  Pasqyrave Financiare

Detyrimet afatshkurtra

Llogaritë e pagueshme Rrjedhin nga shitja në kredi nga furnitorët për produktet e

shërbimet e blera Ky detyrim shlyhet kur paguhet fatura

Dëftesa të pagueshme Detyrime në formën e dëftesave premtuese (promissory notes)

për klientët ose institucionet financiare (psh Overdraft ose Linja kreditore)

Kësti vjetor i borxhit afatgjatë Pjesa e borxhit afatgjatë që duhet shlyer gjatë vitit

Detyrime të ardhshme Rrjedhin nga parapagesat nga ana e klientëve të kompanisë për

shërbimët apo produktet që klientët do marrin më vonë (e kundërta e Llogarive të parapaguara)

Page 13: Analiza  e  Pasqyrave Financiare

Detyrimet afatgjata

Detyrimet për tatimet e shtyra Rezulon ngadiferencat e përkohsme në njohjen e të

ardhurave dhe shpenzimeve për qëllime tatimi ndaj të ardhurave të panjohura

Borxhi afatgjatë Detyrimet (borxhet) me maturim mbi një vit (psh

kreditë afatgjata)

Page 14: Analiza  e  Pasqyrave Financiare

Detyrime të tjera

Varësisht prej sdandareve kontabël, ligjeve, dhe standardeve industrialë t’cilave I nënshtrohet njo kompani, ajo mund t’paraqesë në Bilancin e saj edhe “Detyrime të tjera.” Shembull: Shuma e parashikuar për rreziqe e

shpenzime

Page 15: Analiza  e  Pasqyrave Financiare

Kapitali aksionar

Aksionet e zakonshmeKontributi shtesë në kapitalFitimi i pashpëndarë

Është llogari kumulative të cilës cdo vit i shtohet fitimi i pashpëndarë i akumuluar nga vitet paraprake.

Llogari të tjera kapitali Aksionet e preferuara, Efektet e këmbimit valutor, Aksionet e thesarit, Fitimet/humbjet e parealizuara, Etj.