ALBtelecom - Individuale - Prezantim me tabletatnë çfarëdo drejtimi të duhet. Në përgjithësi...

20
Prezantim me tabletat TË GJITHË TË LIDHUR Manual për fillestarët

Transcript of ALBtelecom - Individuale - Prezantim me tabletatnë çfarëdo drejtimi të duhet. Në përgjithësi...

Page 1: ALBtelecom - Individuale - Prezantim me tabletatnë çfarëdo drejtimi të duhet. Në përgjithësi përdoret kur shfl etohet nëpërmjet faqeve (në një libër) ose fi gurave (në

Prezantim me tabletat

TË GJITHË TË LIDHUR

Manual për fillestarët

Page 2: ALBtelecom - Individuale - Prezantim me tabletatnë çfarëdo drejtimi të duhet. Në përgjithësi përdoret kur shfl etohet nëpërmjet faqeve (në një libër) ose fi gurave (në

PREZANTIM ME TABLETAT Faqe 2

TEMA

PËRMBLEDHJE

KUJT I DREJTOHET KY SEMINAR?

CFARË DO T’JU DUHET

CFARË DO TË MËSONI

PREZANTIM PËR TABLETAT

Duke shikuar (dhe duke punuar) shumë si një telefon i zgjuar super i madh, tabletat janë një mënyrë e re revolucionare e hyrjes në internet, lojërave dhe komunikimit. Megjithëse ato mbahen në dorën tuaj dhe janë shumë të lehta për t’i mbajtur, ju mund të bëni me to shumë gjëra që kompjuteri juaj mund t’i bëjë. Ju mund të shfletoni webin, të luani lojëra, të dërgoni dhe të merrni emaile, madje dhe të shtypni letra. Çdo gjë kontrol-lohet duke përdorur ekranin me prekje: që të kryhen gjërat, ju vetëm prekni ekranin.

Të posedosh një tabletë do të thotë që ju mund ta merrni kompjuterin ku të doni, ato janë gjithashtu të përshtatshme kur ju uleni në divan. Ju madje mund të shtriheni në krevat dhe të lexoni një libër që ju e keni ngarkuar në tabletë.

Ju keni parë shokë dhe familje të shohin filma dhe të lexojnë libra në një tabletë dhe kërkojnë më shumë, ose ju dëshironi të lundroni në internet dhe të dërgoni emaile por ju nuk keni nevojë ose nuk doni një kompjuter të plotë. Ose ndoshta ju e pëlqeni kompjuterin tuaj por ju dëshironi të jetë më i lehtë për ta përdorur dhe ta lëvizni nga në vend në një tjetër. Kushdo që ju të jeni, ka shumë arsye për ta dashur një tabletë.

Një Tabletë e lidhur me internetin; ose juaja ose do t j̀u jepet nga organizatorët e seminarit. Ndoshta do ju duhet ndani një kompjuter me të tjerët në seminar.

Në këtë seminar ju do të mësoni si të lundroni në web duke përdorur një aparat tablete. Ju do të mësoni ndryshimet ndërm-jet një PC-je dhe një tablete dhe si këto të dyja mund të punojnë bashkë. Ju gjithashtu do të mësoni si të filloni programet në tabletën tuaj, si të lidheni me wireless në internet dhe si të lun-droni duke përdorur një tastierë virtuale. Vini re që një pjesë e konsiderueshme e këtij sesioni përkon me seminarin e Prezantimit për Telefonat e zgjuar.

Pra telefonat e zgjuar dhe tabletat kanë shumë të përbashkëta

Page 3: ALBtelecom - Individuale - Prezantim me tabletatnë çfarëdo drejtimi të duhet. Në përgjithësi përdoret kur shfl etohet nëpërmjet faqeve (në një libër) ose fi gurave (në

PREZANTIM ME TABLETAT Faqe 3

ORARI

Ky seminar përbëhet nga shtatë seksione, me një pushim ndërmjet. Mos hezitoni të bëni pyetje, dhe mbani mend që kohëzgjatja është vetëm hamendësim. Nëse ju keni eksperiencë me telefonat e zgjuar ju mund të jeni të aftë të kaloni edhe te tableta me anë të gjesteve.

SEKSIONI KOHËZGJATJA

Çfarë është një tabletë, dhe si ndryshon nga një PC?

Një guidë e shkurtër për modelet e ndryshme të tabletave: iPad, Android

dhe Windows

Si funksionon ekrani me prekje dhe të kuptojmë kontrollin e gjesteve

Rregulloni tabletën tuaj për tu lidhur me internetin

Pushimi

Përdorimi i shfletuesit web të tabletës dhe tastiera në ekran

Të shtosh apps dhe media nga dyqanet online

Përmbledhje

TOTALI

Disa programe të tjera të përdorshme

15 minuta

15 minuta

15 minuta

20 minuta

15 minuta

20 minuta

15 minuta

10 minuta

140 minuta

15 minuta

Page 4: ALBtelecom - Individuale - Prezantim me tabletatnë çfarëdo drejtimi të duhet. Në përgjithësi përdoret kur shfl etohet nëpërmjet faqeve (në një libër) ose fi gurave (në

PREZANTIM ME TABLETAT Faqe 4

TEMA

KOHËZGJATJA

PËRMBLEDHJE

SHTATË GJËRA QË DUHET TI DINI PËR TABLETAT

CFARË ËSHTË NJË TABLETË, DHE SI NDRYSHON NGA NJË PC?

15 minuta

A keni një telefon me ekran me prekje , si telefoni i zgjuar ose Samsung Galaxy dhe aftësinë për të vënë në punë apps? Nëse po, ju keni një fillim të mirë për të kuptuar se çfarë është një tabletë- ju mund ta mendoni atë si një version super i madh i telefonit tuaj të zgjuar.

Nëse jo, atëherë mënyra më e mirë për ta menduar një tabletë është një kompjuter, por në vend që të kontrollohet me një mouse dhe tastierë ju e kontrolloni atë duke prekur elementët në ekran. Të prekësh një ikonë në ekran është si ta klikosh atë ikonë me një mouse në një kompjuter. Nëse do ju duhet të shkruani një tekst, në ekran shfaqet një tastierë.

1. Shumica e tabletave janë projektuar që të mbahen në një çantë dhe të përdoren kur ju jeni në lëvizje. Ato janë më të lehtë se kompjuterët e rregullt, dhe ngaqë ato nuk kanë as mouse as tastierë ju mund t’i përdorni ato kudo. 2. Si me kompjuterët, edhe me ato mund të bëjnë shumë gjëra, si:

3. Ashtu si kompjuterat ju mund të instaloni programe të reja në to në çdo kohë. Në tableta (si në telefona) ato zakonisht quhen apps, shkurt për aplikimet.

4. Shumica e tabletave kanë kamera në të– si telefonat e zgjuar.

5. Ato janë në madhësi të ndryshme dhe zakonisht përshkruhen nga madhësia e ekranit të tyre. Tabletat e zakonshme kanë një ekran prej 7-inch ose 10-inch (matja përfaqëson gjatësinë e diagonales).

6. Tabletat hyjnë në internet duke përdorur rrjetin wireless (WiFi) të shtëpisë suaj. Disa tableta mund të hyjnë në internet duke përdorur një shërbim të dhënash telefoni celular 3G ose 4G, nëse ju keni një plan celulari që suporton aksesin e internetit.

7. Shumë kompani prodhojnë tableta, dhe ka ndryshime (ndonjëherë të lehta) ndërmjet modeleve.

Shfleton webin

Dërgon email dhe futesh në rrjetin social

Luan Lojëra

Shikon filma

Lexon libra elektronikë

Dëgjon muzikë

Kryen biseda me zë dhe me video

Sheh fotografi.

Page 5: ALBtelecom - Individuale - Prezantim me tabletatnë çfarëdo drejtimi të duhet. Në përgjithësi përdoret kur shfl etohet nëpërmjet faqeve (në një libër) ose fi gurave (në

PReZaNTIM Me TaBLeTaT Faqe 5

TEMA

KOHËZGJATJA

TABLETAT IPAD DHE ANDROID

NJË GUIDË E SHKURTËR PËR MODELET E NDRYSHME TË TABLETAVE: IPAD, ANDROID DHE WINDOWS

15 minuta

Si kompjuterët që janë në forma të ndryshme, si

PC Windows dhe Macintosh, edhe tabletat janë në forma të ndryshme.

Ndryshimi kryesor është në atë që quhet sistem operimi. Sistemi i operimit është software-i bazë që kontrollon tabletën. Windows i është një sistem operimi, ashtu është edhe Mac OSX.

Tabletat zakonisht përdorin iOS (në iPad-in Apple) ose Android (në tableta nga shumica e prodhuesve). Disa tableta punojnë me Windows, por ato janë të rralla. iOS dhe Android janë gjithashtu të përdorura në shumicën e telefonave të zgjuar.

iOS dhe Android janë shumë të ngjashme në mënyrën se si si i përdorni. Zakonisht ekrani kryesor ka disa ikona, dhe secila ikonë fi llon një aplikim të ndryshëm. Për shembull, Ekrani i Kryefaqes së iPad-it duket si më poshtë:

Ekrani i Kryefaqes së iPad-it

Ekrani i Kryefaqes së Android-it

Page 6: ALBtelecom - Individuale - Prezantim me tabletatnë çfarëdo drejtimi të duhet. Në përgjithësi përdoret kur shfl etohet nëpërmjet faqeve (në një libër) ose fi gurave (në

PREZANTIM ME TABLETAT Faqe 6

TABLETAIPAD-i DHEANDROID

Vetëm shtypni një ikonë për të filluar aplikimin. Për shembull, në iPAD për të filluar shfletimin e webit ju do të shtypni ikonën Safari (Safari është emri i shfletuesit të webit); në një tabletë Android ju do të shtypni ikonën e shfletuesit Android.

Ngaqë tabletat Android vijnë nga disa prodhues të ndryshëm, ka disa ndryshime ndërmjet tyre. Disa prodhues pëlqejnë t’i ndryshojnë tabletat e tyre dhe mund të ndryshojnë disa elemente të ndërfaqes. Operimi bazë është ende i njëjtë.

Megjithëse versionet e përparshme të Windows nuk ishin vërtet të përshtatshme për tabletat, sistemi i ri i operimit Windows 8 është projektuar për të punuar në tableta. Si rezultat ne shohim më shumë tableta Windows. Tabletat Windows 8 dhe Windows RT do të përdorin të njëjtën ndërfaqe si Windows 8 në PC-n tuaj, por kontrollohet me një ekran me prekje jo me një mouse.

IKONAT (WIDGETS)

Vetëm Android suporton widgets – këto janë kontrolle të vëna direkt në kryefaqe. Për shembull në ekranin Android në faqen 4, ju mund të shikoni një orë dhe në shufër Kërkimi Google dhe linke të shpejta për websitet e preferuara.

Ikona Safari e shfletuesit të

webit

Ikona Chrome e shfletuesit të

web it

Page 7: ALBtelecom - Individuale - Prezantim me tabletatnë çfarëdo drejtimi të duhet. Në përgjithësi përdoret kur shfl etohet nëpërmjet faqeve (në një libër) ose fi gurave (në

PReZaNTIM Me TaBLeTaT Faqe 7

TEMA

KOHËZGJATJA

PËRDORIMI I GJESTEVE

SI FUNKSIONON EKRANI ME PREKJE DHE TË KUPTO-JMË KONTROLLIN E GJESTEVE

15 minuta

Shumica e tabletave nuk kanë tastierë dhe mouse- megjithatë ju mund të lidhni një tastierë dhe mouse të veçantë në disa modele tabletash nëse ju nevojitet. Në vend të kësaj ato besojnë në prekje. Prekja punon si klikimet e mousit në PC-në tuaj. Kur juve ju nevojitet të shtypni diçka, një tastierë do të shfaqet në ekran dhe ju mund të shtypni butonat për ti shtypur ato. Gjithashtu është një lloj ‘gjuhe’ gjestesh e veçantë që ju lejon juve të kontrolloni tabletën në mënyra të reja. Një shtypje e dyfi shtë do të zmadhojë një faqe webi, ose duke mbajtur gishtin në ekran tableta mund të nxjerrë një menu të veçantë.

Megjithëse janë disa lloje gjestesh që tabletat mund të përdorin (disa duke përfshirë deri në tre gishta njëherësh) janë vetëm gjashtë gjeste që juve ju duhet t’i dini:

1. SHTYPJA

Kjo është vetëm një prekje e shpejtë e ekranit.

Është gjesti më i lehtë.

Përdoret për të futur një apps, për të selektuar elementët, për të ndjekur linket e webit dhe kështu me radhë.

Është baras me një klikim majtas në PC-in tuaj.

2. SHTYPNI DHE MBANI (DHE TËRHIQNI)

Prekni një pjesë të ekranit dhe mbani gishtin tuaj në kontakt me ekranin tuaj.

Efekti i kësaj ndryshon, sipas aplikimit.

Në përgjithësi është e barasvlershme me një klikim djathtas të mausit në PC tuaj, duke nxjerrë një menu konteksti. Në një shfl etues webi të një tablet, për shembull, duhet të përdoret në Open Link in New Tab dhe opsionet e tjera.

Në Ekranin e Kryefaqjes, mund të përdoret për të lëvizur ikonat dhe mjetet përreth. Shtypni dhe mbani në mënyrë që ikonat të shfaqen që të ‘ndajnë’, pastaj tërhiqeni atë ku e doni. Ai mund të përdoret për veprime të ngjashme tërheqje dhe hedhje në aplikime të tjera.

3. ROTULLO

Thjesht prekni një pjesë të ekranit që nuk ka një buton ose një link. Mbajeni gishtin tuaj në kontakt me ekranin dhe lëvizeni atë sipër ose poshtë, majtas ose djathtas.

Kjo është në përgjithësi më e përdorura për rotullim. Nëse vizitoni një faqe websitë është shumë e gjatë për tu parë në ekran, për shembull, prekni një pjesë të faqes që nuk është një link afër fundit të ekranit pastaj shtyni gishtin tuaj sipër në ekran, sikur të jeni duke shtypur faqen web sipër për të treguar pjesën e mbetur. Kjo do të shkaktojë që faqja web të rrotullohet.

Natyrisht, ju mund të bëni të njëjtën gjë në të kundërt- ose në të djathtë ose në të majtë nëse faqja ose fi gura është shumë e gjerë.

Komandimi me Gjeste

Prekje dy herë

Prek dhe qëndro (dhe tërhiq)

Page 8: ALBtelecom - Individuale - Prezantim me tabletatnë çfarëdo drejtimi të duhet. Në përgjithësi përdoret kur shfl etohet nëpërmjet faqeve (në një libër) ose fi gurave (në

PReZaNTIM Me TaBLeTaT Faqe 8

PËRDORIMI I GJESTEVE

4. GODITNI Kjo është një prerje e shpejtë nëpër ekran. Kjo mund të jetë në çfarëdo drejtimi të duhet.

Në përgjithësi përdoret kur shfl etohet nëpërmjet faqeve (në një libër) ose fi gurave (në një slideshow). Goditja është si shfl etimi i faqes aktuale ose fi gurës mënjanë që të shfaqet faqja ose fi gura vijuese. Në një program fi gure, për shembull, godisni nga e djathta në të majtë për të lëvizur tek fi gura tjetër.

Goditja është përdorur gjithashtu në Kryefaqja e tabletës suaj: nëse ju keni shumë aplikime të instaluara (shumë për ti vënë në një ekran), ju mund të keni disa Kryefaqe. Godisni majtas ose djathtas për të kaluar mes tyre.

Goditja mund të përdoret për rrotullim të shpejtë-ju mund të shfl etoni një faqe webi sipër ose poshtë. Shpejtësia e goditjes aktualisht përcakton sa shumë rrotullohet.

5. KAP-PËR TË- ZMADHUAR

Ky gjest në përgjithësi kërkon më shumë se një gisht. Vendosni dy gishta (në përgjithësi gishti i madh dhe gishti tregues, por nuk ka rëndësi) rreth një pjese të ekranit që ju doni ta zmadhoni ose tz zvogëloni. Pastaj lëvizni dy gishtat veçmas për të zmadhuar në (zmadhoj atë pjesë të ekranit), ose t’i kapni ato duke I afruar për të zvogëluar.

Ju mund të mendoni për të sikur të ngushtoni ose të zgjeroni ekranin.

Në përgjithësi është përdorur në shfl etimet e webit, duke ju lejuar ju të zmadhoni në një pjesë të faqes që nuk mund të jetë e qartë (ose mund të ketë një link që është e vështirë të shtypet. Përdoret gjithashtu në programet e fi gurave për të zmadhuar dhe zvogëluar një foto.

6. SHTYPJE E DYFISHTË

Ky gjest përbën vetëm shtypjen dy herë në ekran me shpejtësi.Ai në përgjithësi shërben një funksion të ngjashëm si kap- për të- zmadhuar: në shfl etuesin tuaj të webit, shtypni dy herë në një pjesë të faqes ju dëshironi të zmadhoni (I cili e bënë më të lehtë të shtypni hyperlinket); shtypni përsëri dy herë për ta zvogëluar.

Tërheqja

Rrëshkitja

Afrim i gishtave për të zmadhuar/ zvogëluar

Prekje dy herë

Page 9: ALBtelecom - Individuale - Prezantim me tabletatnë çfarëdo drejtimi të duhet. Në përgjithësi përdoret kur shfl etohet nëpërmjet faqeve (në një libër) ose fi gurave (në

PREZANTIM ME TABLETAT Faqe 9

TEMA

KOHËZGJATJA

PËRDORIMI I GJESTEVE

NDIZE ATË

RREGULLONI TABLETËN TUAJ PËR TU LIDHUR ME INTERNETIN

20 minuta

Tabletat nuk kanë nevojë për një lidhje me internet për të funksionuar, megjithatë ju nuk mund të aksesoni shumë prej funksionet e tyre nëse nuk i keni të lidhura (si kompjuterët). Të gjitha tabletat mund të përdorin një rrjet wireless shtëpie për të aksesuar në lidhjen tuaj të internetit të bandës së gjerë. Disa modele tabletash mund të përdorin gjithashtu një llogari wireless celulari 3G ose 4G.

Me sa duket, gjëja e parë që juve ju nevojitet të bëni me një tabletë është ta ndizni atë. Ju do të gjeni një buton ndezjeje anash, sipër ose prapa tabletës. Në disa modele, ju do ju duhet ta mbani atë për një sekondë ose dy.

Në përgjithësi, si edhe tek telefonat e zgjuar ju nuk keni nevojë ta fikni atë. Kur ajo nuk është në përdorim, ekrani fiket dhe shkon në energji të ulët/modë gjumi. Për ta hequr nga moda e gjumit, vetëm jepini një shtypje të shpejtë butonit të ndezjes.

Kur tableta të ndizet, ju duhet ta hapni atë:

Në një iPad, ju vetëm shtypeni dhe mbajeni shigjetën nga e majta në të djathtë në shinën e tij.

Në një tabletë Android metoda standard është të kapësh rrethin dhe ta kapësh atë sipër ikonës së kyçit. Disa tableta kanë metoda të ndryshme, si njohja e fytyrës (ju drejtoni kamerën në fytyrën tuaj).

Vini re se ju mund ta mbani një tabletë në një orientim: të gjerë (landscape) ose të gjatë (portret) – shfaqja në të vërtetë do të rrotullohet që të qëndrojë gjithmonë sipër. (Kjo është, vetëm nëse ju mbyllni orientimin e ekranit i cili është i nevojshëm kur ju dëshironi të shtriheni dhe të lexoni).

Tani që tableta është hapur na duhet të lidhemi me një rrjet wireless.

SI PUNON EKRANI

Afërsisht të gjitha tabletat dhe telefonat me ekran me prekje tani përdorin atë që quhet një ekran kapacitiv me prekje. Ajo nuk reagon ndaj presionit por reagon ndaj ngarkesës elektrike brenda trupit tuaj. Për këtë shkak, atyre i duhet prekja më e lehtë për të punuar– ato do të regjistrojnë kontaktin më të lehtë. Kjo gjithashtu do të thotë që një prkje e lehtë ndaj tabletës është e njëjtë me një prekje të rëndë – nëse diçka nuk punon nuk ndryshon asnjë gjë nëse e shtyp më fort!

Page 10: ALBtelecom - Individuale - Prezantim me tabletatnë çfarëdo drejtimi të duhet. Në përgjithësi përdoret kur shfl etohet nëpërmjet faqeve (në një libër) ose fi gurave (në

PReZaNTIM Me TaBLeTaT Faqe 10

RRJETI WIRELESSI SHTËPISË SUAJ

TË LIDHËSH NJË IPAD APPLE

A keni një rrjet wireless (WiFi) në shtëpinë tuaj? Kjo është pyetja e parë. Nëse ju keni një llogariADSL, bandë të gjerë kablli ose fi bre ka shumë mundësi që ruteri i modemit (aparati që ju përdorni për tu lidhur me internetin) ka kapacitet wireless.

Afërsisht të gjitha këto lloj aparatesh të shitura sot kanë wireless.

Gjatë instalimit fi llestar të ruterit të modemit, ju do të pyeteni nëse ju dëshironi të instaloni wireless.

Kjo përfshin zgjedhjen e një emri rrjeti (të quajtur SSID) dhe një fj alëkalimi (kështu që njerëzit që ecin në rrugë të mos të munden të hyjnë në të).

A e dini si është emri dhe fj alëkalimi për atë rrjet? Ju duhet ti dini ato në mënyrë që tableta juaj të lidhet me të.

Nëse ju nuk e dini, ju duhet të kontaktoni personin ose kompaninë që ka instaluar lidhjen tuaj të internetit, ose të konsultohuni me manualin e ruterit të modemit.

Kur ju ta dini se cili është emri dhe fj alëkalimi i rrjetit tuaj wireless, ju vetëm duhet të konfi guroni tabletën tuaj që të lidheni me të.

Shtypni ikonë Settings.

Do të shfaqet paneli Settings.

Shtypni në Wi-Fi në të majtë.

Sigurohuni që Wi-Fi është shtypur tek On (nëse është Off , shtypni tek çelësi).

Në të djathtë, poshtë Choose a Network, shtypni emrin e rrjetit wireless të shtëpisë suaj.

Juve do ju kërkohet të fusni një fj alëkalim.

Do të dalë tastiera në ekran. Përdore atë për të shtypur fj alëkalimin e rrjetit dhe dhe shtypni Enter.

Nëse fj alëkalimi është i saktë ju duhet të lidheni.

Ju mund të shtypni butonin Home në iPad-in tuaj (ky është butoni hardware poshtë iPad-it, poshtë ekranit) për tu kthyer në faqen e Kryefaqes.

Ikona Settings e iPad-it

Page 11: ALBtelecom - Individuale - Prezantim me tabletatnë çfarëdo drejtimi të duhet. Në përgjithësi përdoret kur shfl etohet nëpërmjet faqeve (në një libër) ose fi gurave (në

PReZaNTIM Me TaBLeTaT Faqe 11

TË LIDHËSH NJË TABLET ANDROID

TË LIDHESH ME NJË SHËRBIM 3G

Ky proces ndryshon paksa nga pajisja në pajisje, bazuar në versionin e Androidit që po përdoret dhe përshtatjen që i ka bërë prodhuesi.

Në faqen kryesore, prekni butonin Settings.

Te Wireless and Networks në të majtë, prekni Wi-Fi.

Sigurohuni që Wi-Fi është On (nëse është Off , prekni çelësin On).

Nga lista e rrjeteve wireless, në të djathtë prekni emrin e rrjetit tuaj wireless.

Do t`ju kërkoj të fusni password (fj alëkalimin).

Do t`ju shfaqet tastiera në ekran. Përdoreni për të shkruar fj alëkalimin e rrjetit dhe shtypni Enter.

Nëse fj alëkalimi është i saktë, ju do të lidheni; poshtë emrit të rrjetit do t` ju shfaqet një shënim i vogël që ju thotë se jeni lidhur.

Shtypni butonin Home ose Back që të ktheheni në ekranin Home. Në pjesën më të madhe të tabletave Android këto nuk janë butona fi zik, por një seksion i ekranit që duket si imazhi i mëposhtëm.

(Shigjeta me majë nga e majta është Back (kthehu pas); trapezi është Home; butoni i tretë shkëmben aplikacionet e fundit).

Disa tableta operojnë dhe me shërbimet me bandë të gjerë për celular 3G/4G. Në këtë rast ato funksionojnë si telefona të zgjuar – ju duhet të vendosini një SIM kartë në vendin për SIM të tabletës. Manuali i tabletit tuaj do t`ju tregoj se ku ndodhet vendi.

Karta SIM duhet të përmbaj një shërbim të internetit. Kontaktoni ofruesin tuaj të telekomunikacionit për ta pyetur për planet e internetit 3G dhe 4G.

Një tabletë me 3G/4G do të përdor rrjetin tuaj Wi-Fi dhe lidhjet e rregullta ADSL/kabllor/fi bër kur jeni në shtëpi dhe do të kaloj në internetin e celularit kur të jeni jashtë rrezes së rrjetit të shtëpisë suaj.

Ikona AndroidSettings

LIDHJA NËPËRMJET WI-FI

LIDHJA NËPËRMJET RRJETIT TË CELULARIT

ISP (Ofruesi i Shërbimit të Internetit

Modem/router Wireless (WiFi)

Wireless TabletaKarta SIMMSP (Ofruesi i Shërbimit Celular)

Page 12: ALBtelecom - Individuale - Prezantim me tabletatnë çfarëdo drejtimi të duhet. Në përgjithësi përdoret kur shfl etohet nëpërmjet faqeve (në një libër) ose fi gurave (në

PReZaNTIM Me TaBLeTaT Faqe 12

TEMA

KOHA

SHFLETIMI I WEB

PËRDORIMI I SHFLETUESIT WEB DHE TASTIERA NË EKRAN

15 minuta

Keni lidhur tabletën me internetin dhe keni mësuar si funksionojnë gjestet.

Tani është momenti që ta përdorni tabletën.

Le të fi llojmë me shfl etuesin. Tableta juaj ka një shfl etues web, të ngjashme me atë që keni në PC. Mund ta përdorni për të shfl etuar të njëjtat faqe web si në PC tuaj. Prekni ikonën Browser. Në iPad, ka një pamje të tillë: Në pjesën më të madhe të tabletave Android, ka një pamje të tillë:

Po ashtu si shfl etuesi i kompjuterit tuaj, ka një tab (shirit) në pjesën e sipërme të ekranit që ju mundëson të hapni më shumë se një faqe web në të njëjtën kohë.

Për të hapur një faqe web, prekni shiritin e adresësAddress që ndodhet pranë pjesës së sipërme të ekranit.

Do t`ju shfaqet tastiera e ekranit, duke ju mundësuar të prekni adresën e web në site-in që dëshironi të vizitoni.

Do të vini re se tastiera do të shfaq vetëm shkronja dhe një pjesë të shenjave të kufi zimit. Nëse dëshironi të shkruani numrat, shtypni butonin ?123. Ky buton e kalon në tastierë numerike. (Prekja e butonit ABC e kalon në tastiere me shkronja).

Nëse dëshironi të shtypni shkronjat kapitale, prekni çelësin Shift, që është një shigjetë me majën e drejtuar sipër. Ka të njëjtin funksion si çelësi Shift në një tastierë PC (nëse prekni vetëm Shift do të funksionojë vetëm për një shkronjë dhe do të mbyllet automatikisht. Për të punuar me “caps-lock” në një tablet mbani shtypur çelësin shift).

Tastiera do të shfaqet sa here të keni nevojë të shkruani. Nëse prekni në një fushë teksti në një faqe web (si psh. në shiritin Google Search), do të shfaqet tastiera. Gjithashtu do të shfaqet në çdo aplikacion tjetër ku ju keni nevojë të shkruani.

Ju mund të kryeni një kërkim. Në iPad, shkruani në shiritin Search sipër në të djathtë. Në Android ju mund të shkruani kur jeni duke kërkuar në shiritin Address – shfl etuesi do të zbuloj se kjo nuk është një adresë web dhe do të bëj një Google Search (kërkim në google).

Page 13: ALBtelecom - Individuale - Prezantim me tabletatnë çfarëdo drejtimi të duhet. Në përgjithësi përdoret kur shfl etohet nëpërmjet faqeve (në një libër) ose fi gurave (në

PReZaNTIM Me TaBLeTaT Faqe 13

AKTIVITETI:SHFLETIMI IWEB

Tashmë tableta do të ngarkoj faqen web.

A i mbani mend gjestet?

Prekni një herë në link për ta ndjekur atë;

Mbajeni prekur dhe lëvizni gishtin sipër dhe poshtë për të kaluar faqen sipër dhe poshtë;

Godisni lehtë mbi ekran për të lëvizur sa më shpejt;

Afroni gishtat për të zmadhuar dhe zvogëluar. Kjo e bën më të lehtë të përzgjidhen link-et;

Prekeni dy herë për të bërë të njëjtën gjë.

Prekni X sipër faqes tab për ta mbyllur atë.

Prekni në të djathtë dhe në të majtë të shigjetës sipër ekranit për të shkuar Back (pas) dhe Forward (para), si në shfl etuesin tuaj të PC (në Android, funksionon gjithashtu butoni Back në fund të ekranit).

Kur të mbaroni shfl etimin, nuk do të keni nevojë të mbyllni shfl etuesin. Ndryshe nga PC, në një tablet nuk keni nevojë të mbyllni aplikacionet. Thjesht, prekni butonin Home (të cilën e shpjeguam në seksionin se si të përgatisni tabletën tuaj për ta lidhur me wireless) që të ktheheni në faqen kryesore.

Page 14: ALBtelecom - Individuale - Prezantim me tabletatnë çfarëdo drejtimi të duhet. Në përgjithësi përdoret kur shfl etohet nëpërmjet faqeve (në një libër) ose fi gurave (në

PREZANTIM ME TABLETAT Faqe 14

TEMA

KOHA

APLIKACIONET E INSTALUARA PARAPRAKISHT

TË LUANI ME APLIKACIONE TË TJERA

DISA PROGRAME TË TJERA TË NEVOJSHME

15 minuta

Pra luajtëm pak me shfletuesin web, por tableta juaj ju ofron dhe aplikacione të tjera të dobishme. Kthehuni në faqen kryesore dhe shikoni ikonat e tjera.

Do të vini re gjithashtu:

Një aplikacion për kalendar;

Një orë;

iTunes ose media player (aplikacion për të parë video dhe dëgjuar muzikë) (iTunes është media player në iPad)

Një aplikacion aparati/ kamera dhe shikuesi i fotove;

Një lexues librash (i quajtur iBooks në iPad);

Një aplikacion YouTube;

Harta (nëse tableta juaj ka të instaluar një GPS)

Një notepad (bllok shënimesh);

E-mail;

Një ikonë për motin;

Lojëra;

Video chat (në Apple iPad, kjo quhet FaceTime).

Cilët ju interesojnë juve?

Eksperimentoni me aplikacione të instaluara paraprakisht në tabletën tuaj;

Hapeni aplikacionin duke prekur mbi ikonën;

Kthehuni në faqen kryesore sa herë të shtypnin butonin Home.

Page 15: ALBtelecom - Individuale - Prezantim me tabletatnë çfarëdo drejtimi të duhet. Në përgjithësi përdoret kur shfl etohet nëpërmjet faqeve (në një libër) ose fi gurave (në

PReZaNTIM Me TaBLeTaT Faqe 15

TEMA

KOHA

APLIKACIONET E INSTALUARA PARAPRAKISHT

SHKARKO AP-LIKACIONE TË REJA

TË SHTOSH APLIKACIONE DHE MEDIA NGA MAGAZINAT ONLINE

15 minuta

Nuk keni pse të mjaftoheni vetëm me aplikacionet që përmban tableti juaj. Pak a shumë si PC juaj, ju mund të shkarkoni aplikacione të reja dhe ti instaloni në tabletë. Realisht ka me qindra mijëra aplikacione të disponueshme, përfshirë:

Lojërat;

Programe rendimenti si word processors;

Shikues Media;

Njoftime lajmesh;

E-mail dhe aplikacione të rrjetit social;

Mjete të tjera argëtuese dhe të dobishme;

Dhe shumë e shumë të tjera.

Disa aplikacione mund të shkarkohen falas; të tjera me para (megjithëse jo shumë para).

Kur vjen puna për të instaluar aplikacione të reja, tabletat janë të fortë dhe nuk ka rrezik që të bëni ndonjë ngatërresë duke instaluar këto aplikacione.

Ju mund të shkarkoni gjithashtu fi lma, muzikë dhe programe TV drejtpërsëdrejti në tabletën tuaj nga magazinat online media. Këto media mund të hapen në tabletën tuaj duke përdorur media player-in e instaluar.

Në iPad Apple

Për të shkarkuar aplikacione të reja, prekni mbi logon App Store.

Për të shkarkuar media, prekni logon iTunes .

iTunes është edhe media player dhe shkarkuesi i media-s.

Ju mund të kërkoni për aplikacione ose media duke shkruar atë që po kërkoni në shiritin Search.

Ju mund të shikoni gjithashtu kategoritë ose të shikoni zgjedhjet më të mira dhe shkarkimet më popullore.

Page 16: ALBtelecom - Individuale - Prezantim me tabletatnë çfarëdo drejtimi të duhet. Në përgjithësi përdoret kur shfl etohet nëpërmjet faqeve (në një libër) ose fi gurave (në

PReZaNTIM Me TaBLeTaT Faqe 16

DOWNLOAD NEW APPS

Prekni emrin e një aplikacioni për të parë përshkrimin e plotë.

Kur të gjeni një aplikacion ose media që e pëlqeni prekni opsionin për ta shkarkuar.

Për tabletat Android

Prekni Google Play.

Google Play është një treg si për media dhe për aplikacione.

Sipër në të djathtë, prekni llojin e asaj që po kërkoni: Aplikacione, Libra, Filma.

Në mënyrë të ngjashme, prekni lupën në pjesën e sipërme të ekranit. Kjo do të hap dritaren Search. Më pas thjesht shkruani atë që jeni duke kërkuar.

Nëse dëshironi të shfl etoni aplikacione, prekni Staff Picks, Lojëra, Zgjedhja e Editorit, ose të shfl etoni me Kategori ose me Veçori. Lundroni në Google Play me prekje të thjeshta.

Shtypni butonin Back (shigjetën e drejtuar nga e majta)

në fund të ekranit për tu kthyer në faqen e mëparshme.

Nëse gjeni një aplikacion që ju intereson, prekni emrin dhe do t` ju shfaqet një përshkrim. Duke prekur Install do ta shkarkoni në tabletën tuaj.

Përpiquni të shkarkoni disa aplikacione pa pagesë që do ti gjeni në iTunes App Store ose Google Play. Do të shikoni se kur ti shkarkoni do t` ju shfaqen ikona të reja në faqen Home ose App të tabletit. Këto mund të përdoren për të hapur aplikacione të reja. Ju mund ti fshini aplikacionet duke përdorur magazinën Google Play ose iTunes App.

SI TË MERRNI MEDIA NGA PC JUAJ

Ju mund të kopjoni (sync) foto, video dhe muzikë nga PC në tabletë. Tableta juaj është e shoqëruar dhe me një kabull që ju mundëson ta lidhni në portën të kompjuterit.

Pajisjet Apple duhet të kenë iTunes të instaluara në PC, që do të mundësojnë transferimin e media nga dhe prej tabletës. Ju mund të shkarkoni gjithashtu aplikacione për tabletin tuaj dhe ti sync duke përdorur PC. iTunes mund të shkarkohet nga www.apple.com/itunes. Kjo gjendet në tabletë.

Me pajisjet Android duhet të konsultoheni me manualin e tabletës për udhëzimet se si të kopjoni media në tablet. Disa modele përdorin software speciale; ndonjëherë tableta shfaqet si një pajisje ruajtjeje (e tillë si një USB hard drive ose fl ash drive), duke ju mundësuar të merrni dhe të hidhni fi le në të, njësoj sikur do ti hidhnit në PC.

Page 17: ALBtelecom - Individuale - Prezantim me tabletatnë çfarëdo drejtimi të duhet. Në përgjithësi përdoret kur shfl etohet nëpërmjet faqeve (në një libër) ose fi gurave (në

PREZANTIM ME TABLETAT Faqe 17

PËRMBLEDHJE

Tashmë e morët eksperiencën tuaj të parë me tabletat. Nuk ndryshon shumë nga një PC, dhe shumë e ngjashme me një telefon të zgjuar. Në fund të këtij seminari do të jeni në gjendje të:

KOHA

REZUME

FAQE INTERNETI TË DOBISHME

10 minuta

Të hapni një tabletë

Ta lidhni me internetin

Ta zhbllokoni

Të filloni aplikacionet

Shfletoni web-in

Të përdorni gjeste të thjeshta

Të instaloni aplikacione të reja.

Nëse keni një tabletë të tuajën, ndihuni të lirë të eksperimentoni. Ne kemi përmendur aftësitë e tabletës në këtë seminar dhe duke luajtur me të ju do të kuptoni së është një lexues i shkëlqyer për librat, shikues fotosh, mjet për e-maile, administrator kontaktesh dhe kohe, dhe shumë më tepër.

Faqja kryesore e Android: www.android.com (nëse ju nevojitet mbështetje, më mirë vizitoni faqen e prodhuesit të pajisjes).

Faqja e iPad Apple: www.apple.com/au/ipad/

Suporti iPad Apple: www.apple.com/support/ipad/

Faqja e tabletës Motorola: www.motorola.com/ consumers/au-en/consumer-products-and-services/ android-tablets

Faqja e tabletës Samsung: www.samsung.com/au/ consumer/mobile-phone/mobile-phone/tablet

Faqja e tabletes ALBtelecom Novo: http://www.ainoldigital.com/ainol_support.html

Faqja e tabletes ALBtelecom Novo: http://www.ainovo.com/support.html

Page 18: ALBtelecom - Individuale - Prezantim me tabletatnë çfarëdo drejtimi të duhet. Në përgjithësi përdoret kur shfl etohet nëpërmjet faqeve (në një libër) ose fi gurave (në

PREZANTIM ME TABLETAT Faqe 18

FJALOR TERMI SHPJEGIMI

3G/4G

ANDROID

APP (APLIKACION)

EKRAN ME PREKJE ME KAPACITET

PAKETA INTERNETI

GESTURE (Gjest)

GOOGLE PLAY

iOS

ITUNES

MEGABYTE/GIGABYTE (MB/GB)

SISTEM OPERIMI

EKRANI ME PREKJE RESISTIVEt

WINDOWS PHONE

WI-FI (WIRELESS PHONE)

Një lloj shërbimi celular që gjithashtu ofron akses interneti.

Një sistem operimi për celularët dhe tabletat.

Një program software për tabletat dhe telefonat.

Një lloj ekrani me prekje që i përgjigjet kapacitetit elektrik të trupit tuaj.

Një kuotë shkarkimi në lidhje me një llogari celulare 3G/4G.

Një lloj lëvizjeje e veçantë që kontrollon touchscreen (ekranin me prekje).

Një treg online për filma, libra dhe aplikacione në aparatet Android.

Një sistem operimi i përdorur në iPhone-in Apple dhe në iPad.

Një media player dhe treg online për muzikë, video dhe libra.

Një lloj shërbimi celular që gjithashtu ofron akses interneti.

Software “bërthamë” i një kompjuteri ose aparati kompjuterik

Një lloj ekrani me prekje që i përgjigjet shtypjes në ekran.

Një sistem operimi për celularët.

Një lloj rrjeti i shkurtër pa kabull, zakonisht që mbulon vetëm një shtëpi, që lë aparatet wireless të aksesojnë një lidhje të bandës së gjerë.

Page 19: ALBtelecom - Individuale - Prezantim me tabletatnë çfarëdo drejtimi të duhet. Në përgjithësi përdoret kur shfl etohet nëpërmjet faqeve (në një libër) ose fi gurave (në

DEKLARTË PËR KUFIZIM PËRGJEGJËSIE Faqe 19

DEKLARTË PËR KUFIZIM PËRGJEGJËSIE

Informacioni që është në këtë publikim dhe materialet shoqëruese janë vetëm për

qëllime edukimi dhe informimi. Publikimi dhe ndonjë material shoqëruese nuk

përmbajnë promovimin, miratimin ose aprovimin e ndonjë produkti ose shërbimi

referuar në publikim ose në ndonjë materiali shoqërues të treguar ose të demostruar.

Publikimi dhe ndonjë material shoqërues janë hartuar të përdoren vetëm si një

referencë fillestare. Ato nuk janë konsideruar të jenë një udhërrëfyes gjithëpërfshirës

ose të aplikohen në të gjitha situatat.

Janë bërë përpjekje të arsyeshme për të siguruar që informacioni që do të shfaqet

në këtë publikim ose në ndonjë material shoqërues të ishte i saktë në kohën e

prodhimit. Megjithatë, autorët, prodhuesit dhe prezantuesit e këtij publikimi ose të

ndonjë materiali shoqërues (Personat përkatës)*nuk prezantojnë ose japin garanci për

saktësinë, besueshmërinë, plotësinë ose për kursin valutor të informacionit në këtë

publikim dhe në ndonjë material shoqërues.

Informacioni dhe ndonjë këshillë e mundësuar në këtë publikim dhe ndonjë material

shoqërues është dhënë vetëm që audienca të jetë përgjegjëse për të bërë vlerësimin

e vet për çështjet e diskutuara këtu dhe janë këshilluar të verifikojnë prezantimet,

deklaratat dhe informacionet përkatëse.

* Personat Përkatës:

• nuk përfshijnë maksimalisht në mënyrën e lejuar nga ligji, garancinë e lejuar ose

të nënkuptuar në lidhje me ndonjë informacion të këtij publikimi dhe të një materiali

shoqërues.

1. Nuk kanë obligim të përditësojnë ndonjë informacion të këtij publikimi dhe të

një materiali shoqërues ose të korrigjojnë ndonjë pasaktësi në këtë publikim dhe në një

materiali shoqërues të cilat mund të bëhen të dukshme më vonë, dhe

2. Të ruajnë të drejtën, në maturinë e tyre për të fshirë, për të ndryshuar ose për

të lëvizur publikimin (dhe ndonjë material shoqërues) dhe ndonjë element këtu (duke

përfshirë edhe kushtet e kësaj deklarate) në çdo kohë pa njoftuar.

* Personat Përkatës përfshijnë çdo individ, kompani, ortakëri ose departament qeveritar

të përfshirë në kryerjen e këtij publikimi dhe zyrtarët e tyre përkatës, punonjësit dhe

agjentët.

Page 20: ALBtelecom - Individuale - Prezantim me tabletatnë çfarëdo drejtimi të duhet. Në përgjithësi përdoret kur shfl etohet nëpërmjet faqeve (në një libër) ose fi gurave (në