AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERIgjk-ks.org/wp-content/uploads/2019/03/ki_93_18_av_shq.pdf · nr....

8
REPUBLIKA E KOSOVEs - PEIlYEJlMKA KOCOBO - REPUBLIC OF KOSOVO GJYKATA KUSHTETUESE YCTABHM CY.lI. CONSTITUTIONAL COURT Prishtine, me 7 mars 2019 Nr. ref.:RK 1333/19 AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERI ne rastin nr. KI93/18 Parashtrues DPZ"ELEKTRON" Vleresim i kushtetutshmerise se Aktvendimit te Kolegjit te Apelit te Dhomes se Posa~me, te Gjykates Supreme per ~eshtje qe lidhen me Agjencine Kosovare te Privatizimit, AC-I-17-0401, te 24 majit 2018 GJYKATAKUSHTETUESE E REPUBLlKES SE KOSOvES e perbere nga: Arta Rarna-Hajrizi, kryetare Bajrarn Ljatifi, zevendeskryetar Bekirn Sejdiu, gjyqtar Selvete Gerxhaliu- Krasniqi, gjyqtare Gresa Caka-Nirnani, gjyqtare Safet Hoxha, gjyqtar Radornir Laban, gjyqtar Rernzije Istrefi-Peci, gjyqtare dhe Nexhrni Rexhepi, gjyqtar Parashtruesiikerkeses 1. Kerkesa eshte parashtruar nga DPZ "ELEKTRON", kornpani private nga Prizreni (ne tekstin e rnetejrne: parashtruesja e kerkeses), e cila perfaqesohet nga Yrner Kubati, avokat nga Prizreni. 1

Transcript of AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERIgjk-ks.org/wp-content/uploads/2019/03/ki_93_18_av_shq.pdf · nr....

Page 1: AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERIgjk-ks.org/wp-content/uploads/2019/03/ki_93_18_av_shq.pdf · nr. 29/1978 mbi Marredheniet e Detyrimeve. 11. Me 10 shtator 2010, parashtruesja, kunder Vendimit

REPUBLIKA E KOSOVEs - PEIlYEJlMKA KOCOBO - REPUBLIC OF KOSOVO

GJYKATA KUSHTETUESEYCTABHM CY.lI.

CONSTITUTIONAL COURT

Prishtine, me 7 mars 2019Nr. ref.:RK 1333/19

AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERI

ne

rastin nr. KI93/18

Parashtrues

DPZ"ELEKTRON"

Vleresim i kushtetutshmerise se Aktvendimit te Kolegjit te Apelit teDhomes se Posa~me, te Gjykates Supreme per ~eshtje qe lidhen meAgjencine Kosovare te Privatizimit, AC-I-17-0401, te 24 majit 2018

GJYKATAKUSHTETUESE E REPUBLlKES SE KOSOvES

e perbere nga:

Arta Rarna-Hajrizi, kryetareBajrarn Ljatifi, zevendeskryetarBekirn Sejdiu, gjyqtarSelvete Gerxhaliu- Krasniqi, gjyqtareGresa Caka-Nirnani, gjyqtareSafet Hoxha, gjyqtarRadornir Laban, gjyqtarRernzije Istrefi-Peci, gjyqtare dheNexhrni Rexhepi, gjyqtar

Parashtruesiikerkeses

1. Kerkesa eshte parashtruar nga DPZ "ELEKTRON", kornpani private ngaPrizreni (ne tekstin e rnetejrne: parashtruesja e kerkeses), e cila perfaqesohet ngaYrner Kubati, avokat nga Prizreni.

1

Page 2: AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERIgjk-ks.org/wp-content/uploads/2019/03/ki_93_18_av_shq.pdf · nr. 29/1978 mbi Marredheniet e Detyrimeve. 11. Me 10 shtator 2010, parashtruesja, kunder Vendimit

Vendimi i kontestuar

2. Parashtruesja e kerkeses konteston kushtetutshmerine e Aktvendimit te Kolegjitte Apelit te Dhomes se Posac;mete Gjykates Supreme, AC-I-17-0401, te 24 majit2018 (ne tekstin e metejme: Kolegji i Apelit i DHPGJS-se) per c;eshtje qe lidhenme Agjencine Kosovare te Privatizimit (ne tekstin e metejme: AKP), te cilinparashtruesja e ka pranuar me 28 maj 2018.

Objekti i -;eshtjes

3. Objekt i c;eshtjeseshte vleresimi i kushtetutshmerise se Aktvendimit te Kolegjitte Apelit te DHPGJS-se, AC-I-17-0401, te 24 majit 2018, me te cilinparashtruesja e kerkeses pretendon shkeljen e te drejtave te saj te garantuara meKushtetuten e Republikes se Kosoves (ne tekstin e metejme: Kushtetuta).Parashtruesja ne menyre specifike nuk i eshte referuar ndonje dispozite a nenikonkret te Kushtetutes.

Baza juridike

4. Kerkesa bazohet ne nenin 21, paragrafin 4, nenin 113, paragrafin 1 dhe 7 teKushtetutes, ne nenet 22 dhe 47 te Ligjit per Gjykaten Kushtetuese te Republikesse Kosoves, nr. 03jL-121 (ne tekstin e metejme: Ligji) dhe ne rregullin 32 teRregullores se punes se Gjykates Kushtetuese (ne tekstin e metejme:Rregullorja).

Procedura ne Gjykaten Kushtetuese

5. Me 11korrik 2018, parashtruesja e dorezoi kerkesen ne Gjykaten Kushtetuese teRepublikes se Kosoves (ne tekstin e metejme: Gjykata).

6. Me 16 gusht 2018, Kryetarja e Gjykates caktoi gjyqtaren Remzije Istrefi-Pecigjyqtare raportuese dhe Kolegjin shqyrtues, te perbere nga gjyqtaret: ArtaRama-Hajrizi (kryesuese), Gresa Caka-Nimani dhe Safet Hoxha.

7. Me 30 gusht 2018, Gjykata e njoftoi parashtruesen per regjistrimin e kerkesesdhe nga nje kopje e kerkeses iu dergua DHPGJS-se dhe AKP-se.

8. Me 30 janar 2019, Kolegji shqyrtues e shqyrtoi raportin e gjyqtares raportuesedhe njezeri i rekomandoi Gjykates papranueshmerine e kerkeses.

Permbledhja e fakteve te rastit

9. Me 15 mars 2007, parashtruesja parashtroi kerkese ne Agjencine Kosovare tePrivatizimit (ne tekstin e metejme: AKP), nepermjet te ciles kerkoi t'i paguhejnje shume prej 330,00 eurosh, per riparimin e rrjetit elektrik (fatura e 27 gushtit2002) dhe shumen tjeter prej 97,00 eurosh per furnizimin me material elektrik(fatura e 19.10.2001), ndermarrjes shoqerore NSH "TehnoremontjEkoplast", ecila ndodhej ne fazen e likuidimit nga AKP-ja.

2

Page 3: AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERIgjk-ks.org/wp-content/uploads/2019/03/ki_93_18_av_shq.pdf · nr. 29/1978 mbi Marredheniet e Detyrimeve. 11. Me 10 shtator 2010, parashtruesja, kunder Vendimit

10. Me 7 korrik 2010, Autoriteti i Likuidimit e refuzoi kerkesen e parashtrueses, mearsyetimin se borxhi i kerkuar ishte parashkruar ne baze te nenit 374 te Ligjitnr. 29/1978 mbi Marredheniet e Detyrimeve.

11. Me 10 shtator 2010, parashtruesja, kunder Vendimit te 7 korrikut 2010parashtroi kerkese ne Komisionin e Likuidimit per rishqyrtimin e ndermarrjesshoqerore NSH "Tehnoremont/Ekoplast" (ne tekstin e metejme: Komisioni iLikuidimit) .

12. Me 1 nentor 2010, Komisioni i Likuidimit, me Vendi min LRC/10/0016/PZ,refuzoi si te pabazuar kerkesen e parashtrueses.

13. Me 29 nentor 2010, parashtruesja parashtroi ankese ne Kolegjin e Specializuarte DHPGJS-se, kunder Vendimit te 10 shtatorit 2010 te Komisionit te Likuidimitte AKP-se. Nepermjet kesaj ankese parashtruesja kerkoi qe te obligohej AKP-jata beje ekzekutimin e pageses prej 427 euro, se bashku me kamaten ligjore prej8%, duke filluar nga 27 gushti 2002 per shumen prej 330 euro, dhe nga 19 tetori2001 per shumen prej 97 euro.

14. Me 21 gusht 2015, Kolegji i Specializuar i DHPGJS-se, me Aktgjykimin SCL-10-0005, refuzoi, si te pabazuar, ankesen e parashtrueses dhe konfirmoi VendiminLRC/10/0016/PZ te Komisionit te Likuidimit te AKP-se, te 1nentorit 2010.

15. Me 30 shtator 2015, parashtruesja parashtroi ankese ne Kolegjin e Apelit teDHPGJS-se, kunder Aktgjykimit te 21 gushtit 2015 te Kolegjit te Specializuar teDHPGJS-se.

16. Me 6 qershor 2017, Kolegji i Apelit i DHPGJS-se nxjerr Aktgjykimin AC-I-15-0203, nepermjet te cilit refuzoi si te pabazuar ankesen e parashtrueses.

17. Me 10 korrik 2017, parashtruesja parashtroi serish ankese ne Kolegjin e Apelitte DHPGJS-se, kunder Aktgjykimit te 6 qershorit 2017, duke pretenduar neshkelje esenciale te se drejtes materiale.

18. Me 24 maj 2018, Kolegji iApelit i DHPGJS-se nxoriAktvendiminAC-I-17-0401,me te cilin hodhi poshte, si te palejuar, ankesen e parashtrueses, duke arsyetuar:"Ligji per DHPGJS-ne po ashtu sikurse shtojca e tij nuk parashohin asnje mjetligjor per te kundershtuar aktgjykimet apo aktvendimet e Kolegjit te Apelit teDHPGJS-se".

Pretendimet e parashtruesit te kerkeses

19. Parashtruesja e kerkeses pretendon se me vendimet e DHPGJS-se ijane shkelurte drejtat e saj te mbrojtura me Kushtetute dhe ligjet e aplikueshme.

20. Parashtruesja i propozon Gjykates qe ta rishikoj dokumentacionin relevant,bazuar ne normat ligjore te Ligjit nr. 29/1978 mbi Marredheniet e Detyrimeve;te anulohet Aktvendimi AC-I-17-0401 i Kolegjit te Apelit te DHPGJS-se dhe teobligohet AKP-ja, qe shumen prej 427, 00 eurosh ta paguaj ne afat prej 15(pesembedhjete) ditesh, pas plotfuqishmerise se Aktgjykimit te Gjykates, duke

3

Page 4: AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERIgjk-ks.org/wp-content/uploads/2019/03/ki_93_18_av_shq.pdf · nr. 29/1978 mbi Marredheniet e Detyrimeve. 11. Me 10 shtator 2010, parashtruesja, kunder Vendimit

llogaritur dhe kamaten vjetore prej 8%, prej 19 tetorit 2001, respektivisht nga 27gushti 2002.

Pranueshmeria e kerkeses

21. Gjykata shqyrton nese parashtruesja e kerkeses i ka permbushur kriteret epranueshmerise, te percaktuara me Kushtetute dhe te specifikuara me tej meLigj dhe te para para me Rregullore te punes.

22. Ne kete drejtim, Gjykata i referohet nenit 113 [Jurisdiksioni dhe Palet eAutorizuara], paragrafeve 1 dhe 7, ne lidhje me nenin 21.4 te Kushtetutes, qepercaktojne:

Neni 113 iKushtetutes

1. "Gjykata Kushtetuese vendos vetem per rastet e ngritura para gjykatesne menyre ligjore nga pala e autorizuar.

f...J7. Individet jane te autorizuar te ngrene shkeljet nga autoritetet publikete te drejtave dhe lirive te tyre individuale, te garantuara me Kushtetute,mirepo vetem pasi te kene shteruar te gjitha mjetetjuridike te percaktuarame ligj".

[ ...J

Nenit 21 iKushtetutes

"[ ...J4. Te drejtat dhe lirite themelore te parashikuara ne Kushtetute, vlejneedhe per personatjuridike, per aq sajane te zbatueshme".

23. Gjykata, gjithashtu i referohet nenit 48 [Saktesimi i kerkeses] te Ligjit, qepercakton:

"Parashtruesi i kerkeses ka per detyre qii ne kerkesen e tij te qartesojsaktesisht se cilat te drejta dhe liri pretendon se ijane cenuar dhe cili eshteakti konkret iautoritetit publik te cilin parashtruesi deshiron ta kontestoje".

24. Perkitazi me permbushjen e ketyre kritereve, Gjykata konstaton separashtruesja e kerkeses eshte pale e autorizuar, ka shterur te gjitha mjetetjuridike ne dispozicion dhe ka specifikuar aktin e autoritetit publikkushtetutshmerine e te cilit e konteston ne Gjykate.

25. Megjithate, Gjykata merr parasysh gjithashtu nenin 49 [Matet] te Ligjit, i ciliparasheh:

"Kerkesa parashtrohet brenda afatit prej kater (4) muajve. Afatifillon tiiece qe nga dita kur parashtruesit ieshte dorezuar vendimi gjyqesor f...]".

4

Page 5: AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERIgjk-ks.org/wp-content/uploads/2019/03/ki_93_18_av_shq.pdf · nr. 29/1978 mbi Marredheniet e Detyrimeve. 11. Me 10 shtator 2010, parashtruesja, kunder Vendimit

26. Pervec;kesaj, Gjykata i referohet edhe rregullit 39 (1) (C) te Rregullores se punes,qe percakton:

"Gjykata mund ta konsideroje nje kerkese te pranueshme nese:

[ ... J(C) kerkesa parashtrohet brenda kater (4) muajsh nga dita kurvendimi i mjetit te fundit efektiv juridik i eshte dorezuar parashtruesit,dhe

[ ...J".

27. Ne vleresimin nese jane permbushur kriteret e nenit 49 te Ligjit ne lidhje merregullin 39 (1) (C) te Rregullores se punes, Gjykata duhet te shqyrtoje nesekriteri per afatin 4 (kater) mujor, i percaktuar me Ligj eshte respektuar ne raportme "vendimin perfundimtar", te nxjerre si rezultat i "mjetitjuridik efektiv", siC;kerkohet me kriteret e pranueshmerise te percaktuara ne rregullore.

28. Perkatesisht, ne vleresimin nese jane permbushur kriteret e pranueshmerise,Gjykata duhet te vleresoje nese vendimi qe kontestohet, perkatesishtAktvendimi i Kolegjit te Apelit te DHPGJS-se, AC-I-17-0401 i 24 majit 2018eshte nxjerre si rezultat i mjetit juridik efektiv, respektivisht, nese ankesa eushtruar nga parashtruesja, kunder Aktgjykimit te Kolegjit te Apelit te DHPGJS-se, AC-I-1S-0203, te 6 qershorit 2017, ishte mjetjuridik i lejueshem i percaktuarme ligj.

29. Lidhur me kete, Gjykata i referohet nenit 10 te Ligjit nr. 04/L-033 te DHPGJS-se, i cili percakton:

[...]"14. Te gjitha aktgjykimet dhe aktvendimet e Kolegjit te Apelit jane te preradhe nuk i nenshtrohen asnje apeli tjeter.

15. Asnje dispozite e ketij ligji nuk do te interpretohet ose zbatohet per tekuJizuar ose per te tentuar per te kuJizuar te drejten kushtetuese te ~dopersoni per te paraqitur kerkese prane Gjykates Kushtetuese te Kosoves, nepajtim me ligjin dhe rregullat procedurale per nje kerkese te ketille, pershqyrtimin e kushtetutshmerise te cilitdo vendim ose aktgjykim te leshuarnga Dhoma e Posa~me ose cilado gjykate tjeter".

[ ...J

30. Ne kete aspekt, Gjykata veren se Kolegji i Apelit i DHPGJS-se, me AktvendiminAC-I-17-0401, te 24 majit 2018, hodhi poshte si te palejuar ankesen eparashtrueses, ushtruar kunder Aktgjykimit AC-J-1S-0203 te Kolegjit te Apelitte DHPGJS-se, te 6 qershorit 2017, duke arsyetuar:

"... ne baze te nenit 10, par. 14 i Ligjit nr. 04/L-033 i Dhomes se Posa~me teGjykates Supreme te Kosoves per (~eshtjet ne Lidhje me Agjencine Kosovare

5

Page 6: AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERIgjk-ks.org/wp-content/uploads/2019/03/ki_93_18_av_shq.pdf · nr. 29/1978 mbi Marredheniet e Detyrimeve. 11. Me 10 shtator 2010, parashtruesja, kunder Vendimit

te Privatizimit, te gjitha aktgjykimet dhe aktvendimet e Kolegjit te Apelitjane te prera dhe nuk inenshtrohen asnje apeli tjeter. Ligji per DHPGJS-nepo ashtu sikurse shtojca e tij nuk parashohin asnje mjet ligjor per tekundershtuar aktgjykimet apo aktvendimet e Kolegjit te Apelit te DHPGJS-

.."se .

31. Rrjedhimisht, Gjykata konstaton se, pervec; Gjykates Kushtetuese, Ligji perDHPGJS-ne nuk mundeson asnje mjet tjeter efektiv juridik per apelimin evendimeve perfundimtare te Kolegjit te Apelit te DHPGJS-se. Ky konstatimeshte konfirmuar edhe ne praktiken gjyqesore te Gjykates, ne rastet: KI02/15,parashtrues Qendra shoqerore, kulturore, sportive dhe ekonomike "Pallati iRinise", Aktvendimi per papranueshmeri i 18 majit 2015, paragrafi 29;KII20/17, parashtrues Haviz Rizahu, Aktvendimi per papranueshmeri i 7dhjetorit 2017, paragrafi 34, KI18/17 parashtrues Isuf Bajrami, Aktvendimi perpapranueshmeri i 19 prillit 2018, paragrafi 33, dhe se fundmi rasti KI41/18parashtrues Gordana Doncie, Aktvendimi per papranueshmeri i 26 shtatorit2018, paragrafi 38), ku Gjykata, theksoi:

"[eshte teresisht e qarte se vendimet e DHPGJS-se nuk mund tejene objekt iasnje lloj procedure te metutjeshme qofte edhe gjyqesore, pervec; objekt itrajtimit ne Gjykaten Kushtetuese".

32. Duke parashtruar "ankese" parashtruesja e kerkeses ne fakt ka shfrytezuar njemjetjuridik qe nuk ishte parapare me Ligjin per DHPGJS-ne. Nje gje e tille eshtekonfirmuar qarte edhe me Aktvendimin e Kolegjit te Apelit te DHPGJS-se, AC-1-17-0401, te 24 majit 2018, kushtetutshmerine e te cilit parashtruesja ekonteston ne Gjykate. Ky i fundit, megjithate, nuk eshte vendim qe nderlidhetme mjetin e fundit efektiv juridik, siC;eshte percaktuar ne rregullin 39 (1) (c) teRregullores se punes ne lidhje me kerkesat e nenit 49 [Matet] te Ligjit.

33. Andaj, Gjykata konsideron se "vendimi perfundimtar" sipas kuptimit te rregullit39 (1) (c) dhe praktikes gjyqesore te Gjykates, per rastin e parashtrueses, ne tevertete eshte Aktgjykimi i Kolegjit te Apelit te DHPGJS-se, AC-I-15-0203, i 6qershorit 2017, nga pranimi i te cilit, e deri te parashtrimi i kerkeses ne Gjykate,kane kaluar me teper se 4 (kater) muaj. (Shih, Paul dheAudrey Edwards kunderMbreterise seBashkuar, nr. 46477/99, GJEDNJ, Vendim i 14 marsit 2002; shihgjithashtu Gjykata Kushtetuese, rasti KII20/17, me parashtrues Hafiz Rizahu,Aktvendimi per papranueshmeri i 7 dhjetorit 2017, paragrafi 36; gjithashtuAktvendimin per papranueshmeri ne rastin KI18/17 me parashtrues IsufBajrami, i 19 prillit 2018, paragrafi 33, dhe se fundmi rasti KI41/18 meparashtrues Gordana DonCie,Aktvendimi per papranueshmeri i 26 shtatorit2018, paragrafi 40).

34. Gjykata gjithashtu thekson qe nje qendrim i tille eshte ne perputhje mepraktiken gjyqesore te Gjykates Evropiane per te Drejtat e Njeriut (ne tekstin emetejme: GJEDNJ), ne harmoni me te cilen, ne baze te nenit 53 [Interpretimi iDispozitave per te Drejtat e Njeriut] te Kushtetutes, Gjykata interpreton tedrejtat dhe lirite themelore te garantuara me kete Kushtetute. Ne lidhje merastin konkret, GJEDNJ ka percaktuar se veprimet e parashtruesve te kerkesavenuk mund te arsyetohen nese ata jane perpjekur qe te ushtrojne mjete juridikeprane institucioneve a gjykatave te cilat, sipas ligjit, nuk kane kompetence qe te

6

Page 7: AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERIgjk-ks.org/wp-content/uploads/2019/03/ki_93_18_av_shq.pdf · nr. 29/1978 mbi Marredheniet e Detyrimeve. 11. Me 10 shtator 2010, parashtruesja, kunder Vendimit

ofrojne mbrojtje te te drejtave per te cilat ata ankohen. (Shih, mutatis mutandis,rastin e GJEDNJ-se, Fernie kunder Mbreterise se Bashkuar, nr. 14881/04,Vendim i 5 janarit 2006).

35. Gjykata rikujton po ashtu se parashtruesit e kerkesave duhet t'i shterojne tegjitha mjetet juridike te cilat pritet te jene, nder te tjera, efektive. Vetem mjetetefektive mund te merren parasysh nga Gjykata, pasi parashtruesit e kerkesave,nuk mund te zgjasin afatet kohore strikte te para para me Ligj dhe Rregullore tepunes, duke u perpjekur te perdorin mjete juri dike ne institucionet te cilat nukkane kompetence qe te ofrojne mbrojtje te te drejtave per te cilat ata ankohen.(shih, mutatis mutandis, rastin e GJEDNJ-se, Fernie kunder Mbreterise seBashkuar, nr. 14881/04, Vendim i janarit 2006; shih gjithashtu GjykataKushtetuese, rasti KII20/17, me parashtrues Hafiz Rizahu, Aktvendimi perpapranueshmeri, i 7 dhjetorit 2017, paragrafi 31, rasti KI18/17 me parashtruesIsui Bajrami, Aktvendimi per papranueshmeri, i 19 prillit 2018, paragrafi 37,dhe se fundmi rasti KI41/18 me parashtrues Gordana Doncic, Aktvendimi perpapranueshmeri i 26 shtatorit 2018, paragrafi 42).

36. Per me teper, Gjykata thekson se, pas pranimit te Aktgjykimit te Kolegjit teApelit te DHPGJS-se, AC-I-15-0203, te 6 qershorit 2017, asgje nuk e ka penguarparashtruesen e kerkeses per t'iu drejtuar Gjykates me kerkese per vleresimin ekushtetutshmerise se aktgjykimit ne fjale. Megjithate, parashtruesja nuk e kabere kete dhe duke shfrytezuar nje mjet juridik te palejuar me ligj, dherrjedhimisht joefektiv, ajo ka humbur afatin prej 4 (kater) muajsh, per t'iudrejtuar me kerkese Gjykates. (shih, Gjykata Kushtetuese, rasti KII20/17,parashtrues Hafiz Rizahu, Aktvendimi per papranueshmeri, i 7 dhjetorit 2017,paragrafi 35, rasti KII8/17, me parashtrues Isui Bajrami, Aktvendimi perpapranueshmeri, i 19prillit 2018, paragrafi 38, dhe se fundmi rasti KI41/18, meparashtrues Gordana Doncic, Aktvendimi per papranueshmeri i 26 shtatorit2018, paragrafi 43).

37. Afati fillon te llogaritet nga vendimi i plotfuqishem, si rezultat i shterjes semjeteve adekuate dhe efektive per te siguruar korrigjimin e <;eshtjes, qe eshteobjekt i ankeses. (shih, Norkin kunder Rusise, Kerkesa 21056/11, GJEDNJ,Vendimi i 5 shkurtit 2013 dhe shih gjithashtu Moya Alvarez kunder Spanjes,Nr. 44677/98, GJEDNJ, Vendimi i 23 nentorit 1999).

38. Gjykata rikujton se qellimi i afatit ligjor prej 4 (kater) muajsh, sipas nenit 49 teLigjit dhe sipas rregullit 39 (1) (c) te Rregullores se punes, eshte qe te promovojesiguri juridike, duke siguruar qe rastet qe kane te bejne me <;eshtjekushtetuesete trajtohen brenda nje periudhe te arsyeshme dhe se vendimet e meparshmenukjane vazhdimisht te hapura per t'i kontestuar. (Shih, rastin O'Loughlin dhete tjeret kunder Mbreterise se Bashkuar, Kerkesa nr. 23274/04, GJEDNJ,Aktvendimi i 25 gushtit 2005; shih gjithashtu Gjykata Kushtetuese, rastiKII40/13, me parashtrues Ramadan Cakiqi, Aktvendimi per papranueshmeri i17 marsit 2014, paragrafi 24, dhe rasti KII20/17, parashtrues Hafiz Rizahu,Aktvendimi per papranueshmeri, i 7 dhjetorit 2017, paragrafi 39, rasti KI18/17me parashtrues Isui Bajrami, Aktvendimi per papranueshmeri i 19 prillit 2018,paragrafi 40, dhe se fundmi rasti KI41/18, me parashtrues Gordana Doncic,Aktvendimi per papranueshmeri i 26 shtatorit 2018, paragrafi 45).

7

Page 8: AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERIgjk-ks.org/wp-content/uploads/2019/03/ki_93_18_av_shq.pdf · nr. 29/1978 mbi Marredheniet e Detyrimeve. 11. Me 10 shtator 2010, parashtruesja, kunder Vendimit

39. Si perfundim, nga arsyet e shtjelluara si me siper, Gjykata konkludon se kerkesanuk eshte dorezuar brenda afatit ligjor te percaktuar me nenin 49 te Ligjit dherregullit 39 (1) (c) te Rregullores se punes dhe rrjedhimisht, Gjykata nuk mundte shqyrtoje meritat e rastit, perkatesisht, pretendimet per shkelje kushtetuesete parashtrueses.

40. Rrjedhimisht, kerkesa duhet te deklarohet e papranueshme si e paafatshme.

PER KETO ARSYE

Gjykata Kushtetuese, ne mbeshtetje te nenit 21.4 dhe 113.7 te Kushtetutes, te nenit 20te Ligjit dhe te rregullave 39 (1) (c) dhe 59 (b) te Rregullores se punes, me 30 janar2019, njezeri

VENDOS

I. TE DEKLAROJE kerkesen te papranueshme;

II. T'UA KUMTOJE kete vendim paleve;

III. TE PUBLIKOJE kete vendim ne Gazeten Zyrtare, ne pajtim me nenin20.4 te Ligjit;

IV. Kyvendim hyn ne fuqi menjehere.

8