Aktivitete të organizuara në kuadër të100-vjetorit të pavarësisë për periudhën...
Click here to load reader
-
Upload
hoteleri-turizem-albania-albanian-tourism-low-cost -
Category
Entertainment & Humor
-
view
458 -
download
4
Transcript of Aktivitete të organizuara në kuadër të100-vjetorit të pavarësisë për periudhën...
1
Aktivitete të organizuara në kuadër të 100-Vjetorit të Pavarësisë për periudhën
Janar-Tetor 2012
Kuvendi i Shqipërisë, seancë solemne për çeljen e kremtimeve zyrtare për 100
Vjetorin e Pavarësisë. 17 Janar- 2012
Përkujtohet 92-vjetori i Kongresit të Lushnjes. 21 janar 2012
Festime historike në 568-vjetorin e kuvendit të Lezhës, Dita e Besëlidhjes së
Shqiptarëve. 2 mars 2012
92 Vjet, Tirana Kryeqytet, përkujtohet në një Konferencë të posacme historike. 11
shkurt 2012.
Përkujtohet në New York 100-Vjetori i Federatës Panshqiptare, “Vatra” 29 prill
2012
Përurohet në Prizren, Abetarja e Përbashkët e shqiptarëve. 17 Maj 2012
Përkujtohet 100-vjetori i Kuvendit të Junikut. 21 maj 2012
Në kremtimet e 100 Vjetorit të Pavarësisë, festohet 134-vjetori i Lidhjes Shqiptare
të Prizrenit. 10 qershor 2012
Kuvendi i Shqipërisë , Ceremoni nderimi për misionin e Nënë Terezës, në 100
Vjetorin e Pavarësisë. 19 Tetor 2012
2
Konferencë shkencore "Kontributi i Prijësve myslimanë në formësimin e vetëdijes
dhe identitetit kombëtar, me datë 28.09.2012 me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë
organizuar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Bashkësia Islame e Kosovës dhe
Bashkësia Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë
Konference Shkencore në Muzeun Historik kombëtar “Shkollat shqipe në trevat
shqiptare nga shek. XVI deri në gjysmën e shek. XVIII” Tetor 2012
Hapet në Galerinë e Arteve ekspozitë historike e artit pamor, kushtuar familjes
Bogujevci me rastin e ditës së shpalljes të shtetit të Kosovës. Shkurt - Mars 2012
Krijohet për herë të parë database e iso-polifonisë, si pjesë e rëndësishme në
ruajtjen e trashëgimisë shpirtërore. Mars 2012
Ekspozohen punimet e piktorit të shquar shqiptar në artin botëror, “Ibrahim
Kodra” në Galerinë Kombëtare të Arteve. Prill-Maj 2012
''Diaspora shqiptare në Amerikën e Veriut'', ekspozitë mbi kontributin e kolonive
shqiptare të mërgimit. Prill 2012
Statutet e Shkodrës - prezantim i kopjes elektronike, kopje e origjinalit që
ndodhet në Bibliotekën e Muzeut Correr, në Venecia. Qershor 2012
Ekspozite e Ikonave Shqiptare të shekujve XIV - XX, në Galerinë Kombëtare të
Arteve. Tetor 2012
Promovimi i Albumit Historik 100 vjet pavarësi nga studiuesit e njohur,
Aleksandër Meksi, dhe Xhevair Lleshi. Tetor 2012
3
Ekspozitë “ Shqipëri 1912”- organizuar nga ambasada Franceze- Imazhe të
Shqipërisë në vitin 1912, të përmbledhura në një projeksion audiovizual u
shfaqën për herë të parë në Kinema “Millennium” Tetor 2012
KONKURSE
Logo “100-Vjet Pavarësi”
Konkursi mbarëkombëtar mbi realizimin e logos së 100-vjetorit të Pavarësisë
18.12.2011
Posteri Festiv
Konkurs mbarëkombëtar, mbi realizimin e posterit të 100-Vjetorit të Pavarsisë
22.01.2012
Konkurs për realizimin e veprës monumentale “100-vjet Pavarësi” 17.03.2012
Konkurset për Veprat Monumentale kushtuar figurave historike 24.03.2012
Mbreti Zogu I
Hasan Prishtina
Ismail Qemali
Konkurs kombëtar për realizimin e monumentit kushtuar Kongresit të Lushnjës
28.03.2012
4
Realizimi i Konkursit mbarëkombëtar për Dramën Shqipe Mars 2012
Krijimtaria Kombëtare
Konkurs për veprat muzikore të kompozuara në kuadër të festimeve të 100-vjetorit
të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë (1912-2012) 30.03.2012
Sigla Muzikore e 100-vjetorit
Konkurs mbarëkombëtar për realizimin e siglës muzikore për 100-vjetorin e
Pavarësisë 30.07.2012
Spoti i 100-vjetorit të Pavarësisë
Konkurs ndërkombëtar për realizimin e spotit për 100-vjetorin e Pavarësisë
09.08.2012
Realizimi i 8 dokumentarë në kuadër të 100-vjetorit të pavarësisë dhe shfaqja e
tyre në Festivalin Mbarkombëtar të Filmit Nëntor 2012
Dokumentarët sjellin për publikun fakte dhe ngjarje historike të personaliteteve më
të shquar në historinë e kombit tonë
Skënderbeu
Martirët (Krimet e Komunizmit ndaj Elitës Shqiptare)
Shërbestari i Kombit (Jeta vepra dhe kontributi i Mit’hat Frashërit)
100-vjet me Himnin e Flamurit (Si lindi Himni i Flamurit, në kushtet e
përpjekjeve për Pavarësi)
Anija ( Çaste nga eksodi shqiptar i viteve 90)
5
Nënë Tereza
Unë jam Ismail Qemali
Ëndrra e Çamërisë (Vërtetësia e fakteve dhe rrënjëve historike të kësaj
popullate shqiptare)
Premierë në Tiranë dhe Shkup nga TOB, Opera Historike “Skënderbeu”
Muzika: Prenk Jakova; Regjia: Carlo Saletti, Dirigjent: Zhani Ciko
Në kuadër të aktiviteteve me rastin e 100-vjetorit të, në Teatrin Kombëtar të Operës
dhe Baletit u vu në skenë premiera e operës “Skënderbeu” e kompozitorit të shquar
Prenk Jakova. Qershor-Tetor 2012
Balet Prelocaj “ Ajo qe une e quaj harrese”
Angjelin Preljocaj sjell në skenë premierën e spektaklit koreografik Koreograf
2012
Një vepër e frymëzuar nga realiteti dhe letërsia, një art i impenjuar drejt shkartisjes
ekstreme të trupit dhe mendjes. Një botë e përkthyer në kërcim nga Angjelin
Preljocaj, në një shfaqje të titulluar “Ajo që unë e quaj harresë”. Tetor 2012
Baleti “Plaga e dhjetë e Gjergj Elez Alisë”
Muzika: Feim Ibrahimi, Koreograf: Agron Aliaj,
Libreti: Ismail Kadare
Rikthehet pas 25 vjetësh në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletet një nga
veprat më të rëndësishme të repertorit historik , një legjendë shqiptare e vlerësuar si
një nga krijimet më të bukura të epikës historike. Mars - Prill 2012
Opera “ Lulja e Kujtimit “
Muzika: Kristo Kono; Regjia Mehmet Xhelili ; Libreti Andon Mara dhe Aleko
Skali; Skenografia Platon BArdhi; Ilustrimi Koreografik :Arian Sukniqi
6
Kjo vepër është ruajtur në kujtesën historiko – kulturore si një nga veprat më të
rëndësishme të Kristo Konos. Në kuadrin e 100 vjetorit të Pavarësisë kjo vepër rivjen
në Skenën e Teatrit KOmbëtar të Operas dhe BAletit në Tiranë pas 50’ vjetësh. Mars
2012
Etnomuzikal “Rituali i jetës”
Koreograf dhe regjisor: Arian Sukniqi; Muzika: Klodian Qafoku
“Rituali i jetës” mbetet një krijim koreografik dhe muzikor i suksesshëm me frymë
kombëtare. Kjo shfaqje, është një krijim i veçantë, i pari në llojin e vet, i vënë në
skenën e Teatrit të Operës. Vepra sjell në skenë ritualin e jetës shqiptare nëpërmjet
një gjetjeje të re në mënyrën e të krijuarit të spektakleve kulturore që janë vënë në
skenë vitet e fundit. Qershor 2012
“ Nje komb, nje Kulture” me pjesmarrjen e Teatrove Profesioniste
Mbarekombetare. Shkurt 2012
Teatri Kombëtar i Shqipërisë në kuadrin e festimeve të 100 Vjetorit vë me sukses
në skenën e Globus Theater, Londër trilogjinë “Henri VI” Maj 2012
7
Organizohen në Shqipëri në kuadër të Presidencës së KiE-së dhe 100 Vjetorit të
Pavarësisë aktivitetet :
Seminare mbi Infrastrukturën Sportive. Qershor 2012
Konferencë për Tolerancen Fetare me temë; Roli i të rinjve në
dimensionin fetar të dialogut ndërkulturor. Shtator 2012
Konference « Në kujtim të Holokaustit dhe parandalimit të krimeve
kundër njerëzimit», Shtator 2012
Zhvillohet për herë të parë në Shqipëri “ Kampi Rinor i Paqes - Të rinjtë
nga rajoni sëbashku për dialog dhe paqe » . Shtator 2012
“Trashëgimia e pasur kulturore me Ikona dhe Kodikë të Shqipërisë”,
ekspozohet për herë të parë në selinë e Këshillit të Evropës, Strasburg,
Qershor 2012
Simpoziumi për Politikat Rinore në Evropën Juglindore. Tetor 2012
Takimet e Vjeshtës së Asamblesë së OSBE-së, Tiranë. Tetor 2012
8
Veprimtari Sportive
“EVEREST 2012”
Për herë të parë një grup me alpinistësh ngjiten në majën më të lartë të botës,
Everest. Maj 2012
“Kompeticioni Albania Open” - Takim ndërkombëtar i fluturimeve të lira , Maj
2012
Maratona e parë Ndërkombëtare e Tiranës , Tetor 2012