AKlVENDIM PER PAPRANUESHMERI -...

12
REI'UKI .IKA E KOSO\ i-:s - l'EIIYIiJII-1KA 1<Ut:0I3Q - Hhl'L HI .I CO KOSOVQ GJYKATA KUSHTETUESE YCfABHl1 CYil CONSTITUTIONAL COURT Prishtine, me 25janar 2018 Nr. ref.: RK 1186/ 18 AKlVENDIM PER PAPRANUESHMERI ne rastin nr. KI42/17 Parash trues Kushtrim Ibraj Vleresim i kushtetutshmerise se Aktgiykimit te Gjykates Supreme te Kosoves , Rev. nr. 324/2016 te 8 dhjetorit 2016 GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKES sit KOSOvES e perbere nga: Arta Rama-Hajrizi, kryetare Ivan Cukalovic, zevendeskryetar Altay Suroy, gjyqtar Almiro Rodrigues, gjyqtar Snezhana Botusharova, gjyqtare Bekim Sejdiu, gjyqtar Selvete Gerxhaliu-Krasniqi, gjyqtare dhe Gresa Caka-Nimani, gjyqtare. Parashtruesiikerkeses 1. Kerkesa eshte dorezuar nga Kushtrim Ibraj, me vendbanim ne Peje (ne tekstin e metejme: parashtruesi i kerkeses), te cilin e perfaqeson Idriz Ibraj, avokat nga Peja.

Transcript of AKlVENDIM PER PAPRANUESHMERI -...

Page 1: AKlVENDIM PER PAPRANUESHMERI - gjk-ks.orggjk-ks.org/wp-content/uploads/2018/01/ki_42_17_av_shq.pdf · Drejta e Punes dhe Ushtrimit te Profesionit] te Kushtetutes. 23. Parashtruesi

RE I'UKI .IKA E KOSO\ i-:s - l'EIIYIiJII-1KA 1<Ut:0I3Q - Hhl'L HI .I CO I· KOSOVQ

GJYKATA KUSHTETUESE YCfABHl1 CYil

CONSTITUTIONAL COURT

Prishtine, me 25janar 2018 Nr. ref.: RK 1186/ 18

AKlVENDIM PER PAPRANUESHMERI

ne

rastin nr. KI42/17

Parash trues

Kushtrim Ibraj

Vleresim i kushtetutshmerise se Aktgiykimit te Gjykates Supreme te Kosoves, Rev. nr. 324/2016

te 8 dhjetorit 2016

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKES sit KOSOvES

e perbere nga:

Arta Rama-Hajrizi, kryetare Ivan Cukalovic, zevendeskryetar Altay Suroy, gjyqtar Almiro Rodrigues, gjyqtar Snezhana Botusharova, gjyqtare Bekim Sejdiu, gjyqtar Selvete Gerxhaliu-Krasniqi, gjyqtare dhe Gresa Caka-Nimani, gjyqtare.

Parashtruesiikerkeses

1. Kerkesa eshte dorezuar nga Kushtrim Ibraj, me vendbanim ne Peje (ne tekstin e metejme: parashtruesi i kerkeses), te cilin e perfaqeson Idriz Ibraj, avokat nga Peja.

Page 2: AKlVENDIM PER PAPRANUESHMERI - gjk-ks.orggjk-ks.org/wp-content/uploads/2018/01/ki_42_17_av_shq.pdf · Drejta e Punes dhe Ushtrimit te Profesionit] te Kushtetutes. 23. Parashtruesi

Vendimi i kontestuar

2. Vendimi i kontestuar eshte Aktgjykimi i Gjykates Supreme [Rev. nr. 324/2016] i 8 dhjetorit 2016, te eilin parashtruesi i kerkeses e kishte pranuar me 18 janar 2017·

Objekti i ~eshtjes

3. Objekt i c;eshtjes eshte vleresimi i kushtetutshmerise se Aktgjykimit te kontestuar, me te eilin pretendohet se parashtruesit te kerkeses i jane shkelur te drejtat e tij te garantuara me nenin 24 [Barazia para Ligjit], nenin 31 [E Drejta per Gjykim te Drejte dhe te Paanshem] te Kushtetutes se Republikes se Kosoves (ne tekstin e metejme: Kushtetuta) Iidhur me nenin 6 (E Drejta per nje proees te rregullt) te Konventes Evropiane per te Drejtat e Njeriut (ne tekstin e metejme: KEDNJ) dhe nenin 49 [E Drejta e Punes dhe Ushtrimit te Profesionit] te Kushtetutes.

Bazajuridike

4. Kerkesa bazohet ne paragrafin 1 dhe 7 te nenit 113 [Juridiksioni dhe Palet e Autorizuara] te Kushtetutes, ne nenet 22 [Procedimi i kerkeses] dhe 47 [Kerkesa Individuale] te Ligjit per Gjykaten Kushtetuese te Republikes se Kosoves, nr. 03/L-121 (ne tekstin e metejme: Ligji) dhe De rregullin 29 [Parashtrimi i kerkesave dhe pergjigjeve] te Rregullores se punes te Gjykates Kushtetuese te Republikes se Kosoves (ne tekstin e metejme: Rregullorja e punes).

Procedura ne Gjykaten Kushtetuese

5. Me 11 prill 2017, parashtruesi nepermjet postes e dorezoi kerkesen ne Gjykaten Kushtetuese te Republikes se Kosoves (ne tekstin e metejme: Gjykata).

6. Me 18 prill 2016, Kryetarja e Gjykates caktoi gjyqtaren Gresa Caka-Nimani gjyqtare raportuese dhe Kolegjin shqyrtues, te perbere nga gjyqtaret: Altay Suroy (kryesues), Bekim Sejdiu dhe Selvete Gerxhaliu-Krasniqi.

7. Me 26 prill 2017, Gjykata njoftoi parashtruesin per regjistrimin e kerkeses dhe i kerkoi te dorezonte formen e plotesuar te kerkeses, autorizimin dhe fletekthesen. Nje kopje e kerkeses iu dergua edhe Gjykates Supreme te Kosoves.

8. Me 12 maj 2017, parashtruesi i kerkeses dorezoi dokumentet e kerkuara nga Gjykata, perfshire edhe fletekthesen e cila deshmon qe parashtruesi vendi min e kontestuar e ka pranuar me 18 janar 2017.

9. Me 5 dhjetor 2017, Kolegji shqyrtues shqyrtoi rapOitin e Gjyqtarit raportues dhe njezeri i rekomandoi Gjykates papranueshmerine e kerkeses.

2

Page 3: AKlVENDIM PER PAPRANUESHMERI - gjk-ks.orggjk-ks.org/wp-content/uploads/2018/01/ki_42_17_av_shq.pdf · Drejta e Punes dhe Ushtrimit te Profesionit] te Kushtetutes. 23. Parashtruesi

Permbledhja e fakteve

10. Me 10 dhjetor 2007, parashtruesi i kerkeses nenshkroi kontraten e punes per periudhe te caktuar me Organizaten Joqeveritare "Finca" (ne tekstin e metejme: punedhenesi).

11. Me 1 mars 2014, parashtruesit te kerkeses iu shqiptua verejtja me shkrim per shkak te rezultateve te pakenaqshme ne pune gjate 6 (gjashte) mujorit te dyte te vitit 2013. Permes verejtjes se shqiptuar, parashtruesi i kerkeses po ashtu u njoftua nga punedhenesi se nese nuk i permireson rezultatet e punes gjate muajve mars, prill dhe maj te vitit 2014, atehere kjo do te rezultonte ne mosvazhdimin e kontrates se punes.

12. Me 3 korrik 2014, Komisioni Disiplinor i punedhenesit nxori vendimin (HR. nr. 2014/124) per mosvazhdimin e kontrates se punes te parashtruesit te kerkeses (ne tekstin e metejme: vendimi i punedhenesit) .

13. Kunder vendimit te punedhenesit, parashtruesi i kerkeses parashtroi ankese ne organin e shkalles se dyte te punedhenesit. Me 1 gusht 2014, punedhenesi refuzoi ankesen e parashtruesit te kerkeses.

14. Me 20 gusht 2014, parashtruesi i kerkeses paraqiti kerkesepadi ne Gjykaten Themelore ne Peje, duke kerkuar anulimin e vendimit te punedhenesit (HR. nr. 2014/124) te 3 korrikut 2014.

15. Me 5 dhjetor 2015, Gjykata Themelore ne Peje permes Aktgjykimit [C. nr. 708/2014], e aprovoi si pjeserisht te bazuar kerkesepadine e parashtruesit te kerkeses, duke anuluar si te kunderligjshem vendi min e punedhenesit dhe duke detyruar ate t'ia paguaje parashtruesit te kerkeses te ardhurat personale per edhe nje muaj, perkatesisht afatin kohore ne te cilin parashtruesi i kerkeses do te duhej te ishte informuar per mosvazhdimin e kontrates se punes. Kerkesa per kthimin ne vendin e punes u refuzua me arsyetimin se parashtruesi i kerkeses kishte lidhur kontrate per kohe te caktuar me punedhenesin dhe afati i kesaj kontrate kishte skaduar.

16. Ne nje date te paspecifikuar, parashtruesi i kerkeses dhe punedhenesi paraqiten ankesat perkatese ne Gjykaten e Apelit kunder Aktgjykimit te Gjykates Themelore ne Peje, per shkak te shkeljeve esenciale te dispozitave te procedures kontestimore, konstatimit te gabuar te gjendjes faktike dhe per shkak te zbatimit te gabuar te se drejtes materiale. Parashtruesi i kerkeses ne ankesen e tij kishte kerkuar kthimin ne vend te punes.

17. Me 11 korrik 2016, Gjykata e Apelit permes Aktgjykimit [AC. nr. 4223/2015], refuzoi si te pabazuar ankesen e punedhenesit lidhur me anulimin si te kunderligjshem te vendimit te tij, ndersa ankesen e parashtruesit te kerkeses e miratoi si pjeserisht e bazuar. Gjykata e Apelit tani vendosi te ktheje ne vend te punes parashtruesin e kerkeses, duke e mbeshtetur arsyetimin e saj ne shkelje procedurale te kryera nga ana e punedhenesit. Pjesa e vendimit te Gjykates Themelore sa i perket kompensimit te te ardhurave personale per nje muaj u kthye ne rigjykim.

3

Page 4: AKlVENDIM PER PAPRANUESHMERI - gjk-ks.orggjk-ks.org/wp-content/uploads/2018/01/ki_42_17_av_shq.pdf · Drejta e Punes dhe Ushtrimit te Profesionit] te Kushtetutes. 23. Parashtruesi

18. Ne nje date te paspecifikuar, kunder Aktgjykimit te Gjykates se Apelit, punedhenesi parashtroi kerkese per revizion ne Gjykaten Supreme, duke pretenduar shkeljen e dispozitave te procedures kontestimore dhe zbatimin e gabuar te se drejtes materiale. Parashtruesi i kerkeses gjithashtu kishte parashtruar pergjigje ne kerkesen per revizion te punedhenesit.

19. Para shpalljes se Aktgjykimit te Gjykates Supreme, duke iu referuar Aktgjykimit te Gjykates se Apelit, parashtruesi i kerkeses kishte iniciuar proceduren permbarimore ne Gjykaten Themelore ne Peje, e cila me 21 nentor 2016, permes Aktvendimit [E. nr. 689/16] e lejoi permbarimin. Kunder ketij Aktvendimi, me 1 dhjetor 2016, punedhenesi paraqet prapesim. Ky prapesim u refuzua me 23 dhjetor 2016 nga Gjykata Themelore ne Peje permes Aktvendimit [E. nr. 689/2016], ndersa kunder ketij Aktvendimi ne nje date te paspecifikuar punedhenesi kishte parashtruar ankese.

20. Perderisa procedura permbarimore ishte duke u shqyrtuar para gjykatave te rregullta, me 8 dhjetor 2016, Gjykata Supreme e Kosoves permes Aktgjykimit [Rev. nr. 324/2016] vendosi te pranoje si pjeserisht te bazuar kerkesen per revizion te punedhenesit dhe e ndryshoi Aktgjykimin e Gjykates se Apelit, duke lene ne fuqi Aktgjykimin e Gjykates Themelore ne Peje, perve~ pjeses ku Gjykata perkatese Themelore kishte anuluar vendimin e punedhenesit si te kunderligjshem, rrjedhimisht, duke e refuzuar ne teresi kerkesepadine e parashtruesit te kerkeses. Gjykata Supreme arsyetoi se nderprerja e marredhenies se punes ishte bere sipas fuqise ligjore me skadimin e kohezgjatjes se kontrates se punes per periudhe te caktuar.

21. Me 29 mars 2017, Gjykata e Apelit pas procedures permbarimore, permes Aktvendimit [Ac. nr. 1063/ 17] e refuzoi si te pabazuar ankesen e punedhenesit, duke arsyetuar se pretendimet e punedhenesit nuk ndikojne ne marrjen e vendimit ndryshe nga vendimi i marre nga gjykata e shkalles se pare.

Pretendimet e parashtruesit te kerkeses

22. Parashtruesi i kerkeses pretendon se me Aktgjykimin e kontestuar te Gjykates Supreme [Rev. nr. 324/2016] i jane shkelur te drejtat e tij te garantuara me nenin 24 [Barazia para Ligjit], nenin 31 [E Drejta per Gjykim te Drejte dhe te Paanshem] te Kushtetutes lidhur me nenin 6 (E Drejta per nje proces te rregullt) te KEDNJ-se dhe nenin 49 [E Drejta e Punes dhe Ushtrimit te Profesionit] te Kushtetutes.

23. Parashtruesi i kerkeses pretendon se ka shkelje te drejtes se tij per gjykim te drejte dhe te paanshem, sepse Gjykata Supreme kishte vepruar ne kundershtim me praktiken e saj gjyqesore. Parashtruesi i kerkeses i referohet Aktgjykimit [Rev. nr. 335/ 2012] te Gjykates Supreme, duke argumentuar se Gjykata Supreme ka vendosur ne menyre te ndryshme ne situata te njejta, dhe ne mbeshtetje te ketij argumenti, parashtruesi i kerkeses i referohet edhe Aktvendimit te Gjykates Kushtetuese nr. KI124/13. (parashtrues i kerkeses NLB Prishtina, S. A. me seli ne Prishtine, Aktvendim per papranueshmeri i 7 tetorit 2013).

4

Page 5: AKlVENDIM PER PAPRANUESHMERI - gjk-ks.orggjk-ks.org/wp-content/uploads/2018/01/ki_42_17_av_shq.pdf · Drejta e Punes dhe Ushtrimit te Profesionit] te Kushtetutes. 23. Parashtruesi

24. Parashtruesi i kerkeses me tej pohon qe i eshte shkelur e drejta e tij per pune dhe ushtrimin e profesionit, duke mos e arsyetuar mjaftueshem kete pretendim.

25. Parashtruesi i kerkeses, ne fund, kerkon nga Gjykata: "[ ...] te konstatoje te pavlejshem Aktgjykimin e Gjykates Supreme te Kosoves Rev. nr. 324/2016 te dates 8.12.2016, ta ktheje te njejtin ne Gjykaten Supreme te Kosoves per rishqyrtim ne pajtim me Aktgjykimin e kesaj Gjykate [.. .]."

Pranueshmeria e kerkeses

26. Gjykata se pari shqyrton nese jane permbushur kriteret e pranueshmerise, te percaktuara me Kushtetute, te parapara me tej me Ligj dhe te specifikuara me Rregullore te punes.

27. Ne kete drejtim, Gjykata i referohet paragrafeve 1 dhe 7 te nenit 113 [Juridiksioni dhe Palet e Autorizuara] te Kushtetutes, i cili percakton:

"1. Gjykata Kushtetuese vendos vetem pel' mstet e ngritura pam gjykates ne menyre ligjore nga pala e atltoriztlQ1·.

[ .. .]

"7. Individetjane te atltoriztlal' te ngrene shkeljet lIga autoritetet ptlbUke te te drejtave dhe U"ive te tyl'e individtlale, te garantuara me Kushtetl.lte, mirepo vetem pasi te kene shtertlar te gjitha mjetetjuridike te pel'caktuara me ligj."

28. Gjykata gjithashtu shqyrton nese parashtruesi i kerkeses ka permbushur kriteret e pranueshmerise, sit; percaktohen me Ligj. Ne Jidhje me kete, Gjykata se pari i referohet nenit 48 [Saktesimi i kerkeses] dhe 49 [Afatet] te Ligjit, te cilet percaktojne:

Neni 48 [Saktesimi i kerkeses]

"Parashtl'tlesi i kel'keses ka per detyre qe ne kerkesen e tlJ te qartesoj saktesisht se cilat te drejta dhe Uri pretendon se ijane centlar dhe cili eshte akti konkl'et i atltoritetit pubUk te dUn parashtruesi deshiron ta kontestoj."

Neni 49 [Afatet]

"Kerkesa pal'ashtrohet brenda ajatit prej kater (4) mtlajsh. Ajati filion te ece nga dita kw' pamshtrtlesit i eshte doreztlar vendimi gjyqesol' ...".

29. Per sa i perket permbushjes se ketyre kerkesave, Gjykata konstaton se parashtruesi i kerkeses eshte pale e autorizuar, i cili konteston nje akt te nje autoriteti publik, perkatesisht Aktgjykimin e Gjykates Supreme [Rev. nr. 324/2016] te 8 dhjetorit 2016, pasi i ka shteruar te gjitha mjetet juridike te percaktuara me ligj. Parashtruesi i kerkeses gjithashtu ka sqaruar te drejtat

5

Page 6: AKlVENDIM PER PAPRANUESHMERI - gjk-ks.orggjk-ks.org/wp-content/uploads/2018/01/ki_42_17_av_shq.pdf · Drejta e Punes dhe Ushtrimit te Profesionit] te Kushtetutes. 23. Parashtruesi

dhe lirite qe ai pretendon se i jane shkelur, ne pajtim me kerkesat e nenit 48 te Ligjit, dhe ka dorezuar kerkesen ne pajtim me afatet e percaktuara ne nenin 49 te Ligjit.

30. Perve~ kesaj, Gjykata shqyrton nese parashtruesi i kerkeses ka permbushur kriteret e pranueshmerise te percaktuara ne rregullin 36 [Kriteret e pranueshmerise] te Rregullores se punes. Rregulli 36 percakton kriteret ne baze te se cilave Gjykata mund te shqyrtoj kerkesen, duke perfshire kriterin qe kerkesa te mos jete qartazi e pabazuar. Specifikisht, rregulli 36 percakton qe:

(1) Gjykata mund ta shqyrtoje nje kerkese nese:

[. ..]

(d) kerkesa arsyetohet prima facie ose nuk eshte qartazi e pabazuar.

(2) Gjykata do te deklaroje nje kerkese si qartazi te pabazuar, nese bindet se:

[. ..]

(b) faktet e paraqitura ne asnje menyre nuk e ar'syetojne pretendimin per shkeljen e nje te drejte kushtetuese, [. ..J

(d) parashtruesi nuk deshmon ne menyre te mjaftueshme pretendimin e tij."

31. Gjykata rikujton se parashtruesi i kerkeses pretendon shkeljen e te drejtes se tij per gjykim te drejte dhe te paanshem te garantuar me nenin 31 te Kushtetutes, sepse, sipas tij, Aktgjykimi i Gjykates Supreme eshte nxjerre ne kundershtim me praktiken e saj gjyqesore. Te njejtin argument, parashtruesi i kerkeses perdore edhe ne mbeshtetje te pretendimit per shkelje te se drejtes se tij per barazi para ligjit te garantuar me nenin 24 te Kushtetutes. Parashtruesi i kerkeses gjithashtu pretendon qe i eshte shkelur e drejta e tij ne pune dhe ushtrim te profesionit e garantuar me nenin 49 te Kushtetutes, duke mos e arsyetuar mjaftueshem kete pretendim.

32. Ne adresimin e pretendimeve te parashtruesit te kerkeses, Gjykata i referohet praktikes gjyqesore te Gjykates Evropiane per te Drejtat e Njeriut (ne tekstin e metejme: GJEDNJ), ne harmoni me te cilen Gjykata, sipas nenit 53 [Interpretimi i Dispozitave te te Drejtave te Njeriut] te Kushtetutes, duhet te bej interpretimin e te drejtave dhe lirive themelore te garantuara me Kushtetute.

33. Geshtja e kunderthenieve brenda praktikes gjyqesore te gjykatave, i eshte nenshtruar interpretimit ne disa raste te GJEDNJ-se, e cila ne parim ka nderlidhur rendesine e perpuethshmerise se praktikes gjyqesore me parimin e sigurise juridike dhe besimit te publikut ne sistemin gjyqesor. (Shih mutatis mutandis Aktgjykimin e GJEDNJ-se te 28 tetorit 1999, Brumarescu kundel' Rumanise, nr. 28342/95, paragrafi 61; shih Aktgjykimin e GJEDNJ-se te 1 dhjetorit 2005, Paduraru kunder Rumanise, nr. 63252/00, paragrafi 98; shih

6

Page 7: AKlVENDIM PER PAPRANUESHMERI - gjk-ks.orggjk-ks.org/wp-content/uploads/2018/01/ki_42_17_av_shq.pdf · Drejta e Punes dhe Ushtrimit te Profesionit] te Kushtetutes. 23. Parashtruesi

Aktgjykimin e GJEDNJ-se te 1 dhjetorit 2009, VinCic dhe te tjeret kunder Serbise, nr. 44698/06 dhe te tjeret, paragrafi 56; dhe shih Aktgjykimin e GJEDNJ-se te 2 nentorit 2010, $tejiJ.niciJ. dhe te tjeret kunder Rumanise, nr. 38155/02, paragrafi 38; shih Aktgjykimin e GJEDNJ-se te 25 prillit 2013, Balazoski dhe te tjeriit ktmder Ish-Republikes Jugosllave te Maqedonise, nr. 45117/08 paragrafi 29; shih Aktgjykimin e GJEDNJ-se te 20 tetorit 2011, Nejdet Shahin dhe Perihan $ahin kunder Turqise, nr. 13279/05, paragrafi 52 dhe shih gjithashtu Aktgjykimin e GJEDNJ-se te 10 majit 2012, Albu dhe te tjeret kunder Rwnanise, nr. 34796/09 dhe 63 kerkesa te tjera, paragrafi 34).

34. Megjithate, GJEDNJ, permes praktikes gjyqesore te saj , ka pohuar gjithashtu se kerkesat e sigurise juridike dhe mbrojtja iegjitime e besimit te publikut nuk japin dhe as nuk garantojne nje te drejte te fituar per perpuethshmeri te praktikes gjyqesore. (shih Aktgjykimin e GJEDNJ-se te 18 dhjetorit 2008, Unedic kunder Frances, nr. 20153/ 04, paragrafi 74; shih Aktgjykimin e GJEDNJ-se te 20 tetorit 2011, Nejdet Shahin dhe Perihan $ahin kunder Tw'qise, cituar me iart, paragrafi 58; Albu dhe te tjeT'et kunder Rumanise, permendur me iart, paragrafi 34; dhe shih gjithashtu rastin e Gjykates Kushtetuese, Kl142/15, Habib Makiqi, Aktvendim per papranueshmeri te 27 tetorit 2016, paragrafi 38).

35. Sipas GJEDNJ-se, mundesia e vendimeve gjyqesore kontradiktore eshte nje tipar i pandare i "do sistemi gjyqesor, i ciii ndertohet mbi nje rrjet gjykatash te fakteve dhe te apeiit me autoritet mbi fushen e juridiksionit te tyre territorial. Kunderthenie te tilla mund te iindin edhe ne te njejten gjykate. Kjo, ne vetvete, nuk mund te konsiderohet ne kundershtim me KEDNJ-ne. (shih Aktgjykimin e GJEDNJ-se te 20 majit 2008, Santos Pinto kunder Portugalise, nr. 39005/ 04, paragrafi 41 dhe shih vendimin e GJEDNJ-se te 24 marsit 2009, Tudor Tudor' kunder Rumanise, nr. 21911/ 03, paragrafi 29; gjithashtu Aktgjykimin e GJEDNJ-se i 18 shkurtit 2014, Dajbukat dhe Szilagyi- Palko kunder Rumanise, nr. 4901/ 07, paragrafi 27).

36. Rrjedhimisht, zhvillimi i praktikes gjyqesore nuk eshte ne vetvete ne kundershtim me administrimin e duhur te drejtesise pasi qe deshtimi per te mbajtur nje qasje dinamike dhe evoiutive do te rrezikonte te pengonte reformen apo permiresimin perkates. (shih Aktgjykimin e GJEDNJ-se te 14 janarit 2010, Atanasovski kunder "Ish-Republikes Jugosllave te Maqedonise", nr. 36815/03, paragrafi 38, dhe shih gjithashtu rastin e Gjykates Kushtetuese, Kl142/15, Habib Makiqi, cituar me iart, paragrafi 38).

37. Perve" kesaj, GJEDNJ vazhdimisht ka perseritur se nuk eshte funksioni i saj "te merret me gabimet e jakteve apo ligjit qe supozohet te jene bere nga nje gjykate vendore nese dhe per aq sa ato mund te kene shkehlr te drejtat dhe /idte e mbrojtura me Konvente". (shih Aktgjykimin e GJEDNJ -se te 21 janarit 1999, Garcia Ruiz kunder Spanjes, GJEDNJ, nr 30544/ 96, paragrafi 28; shih gjithashtu rastin Dajbukat dhe Szilagyi-Palko kundeT' Rumanise, cituar me iart, paragrafi 23; shih gjithashtu Aktgjykimin e GJEDNJ -se te 10 majit 2012, Albu dhe te tjeret kunder Rumanise, cituar me iart, paragrafi 34). Ajo gjithashtu ka perseritur vazhdimisht se "kryesisht autoritetet kom beta re, sidomos gjykatat, duhet te zgjidhin problemet e interpretimit te legjislacionit vendas, me qellim qe te verifikojne nese ejektet e njii interpretimi te tille jane

7

Page 8: AKlVENDIM PER PAPRANUESHMERI - gjk-ks.orggjk-ks.org/wp-content/uploads/2018/01/ki_42_17_av_shq.pdf · Drejta e Punes dhe Ushtrimit te Profesionit] te Kushtetutes. 23. Parashtruesi

ne perputhje me Konventen, perve~ ne rast te arbitraritetit te dukshem, kur Gjykata mund te ve ne pikepyetje interpreti11lin e ligjit te brendshem nga gjykatat k011lbetare". (shih Aktgjykimin e GJEDNJ-se te 20 tetorit 2011, Nejdet Shahin dhe Perihan $ahin kunder Turqise, nr. 13279/05, cituar me iart, paragrafet 49-50; shih gjithashtu rasti Tajbukat dhe Szilagyi-Palko ktmder Rumanise, cituar me iart, paragrafi 23).

38. Prandaj, GJEDNJ-ja, permes praktikes se saj gjyqesore, posaqerisht konstaton se perve~ kur ekziston "arbitraritet i dukshem", nuk eshte roli i Gjykates te ve ne pikepyetje interpretimin e iigjit vendor nga gjykatat kombetare. (Shih Aktgjykimin e GJEDNJ-se te 24 qershorit 2008, Adamsons kunder Letonise, numer 3669/03, paragrafi 118). Ne menyre te ngjashme, ne rastin e praktikes gjyqesore kunderthenese, ne parim, nuk eshte funksioni i saj te krahasoje vendimet e ndryshme te gjykatave, edhe nese nxirren ne procedura dukshem te ngjashme; ajo duhet te respektoje pavaresine e ketyre gjykatave [ ...J. (Shih rastin Adamsons kunder Letonise, cituar me iart, paragrafi 118 dhe Nejdet Shahin dhe Perihan $ahin kunder Turqise, cituar me iart, paragrafi 50 dhe shih gjithashtu rastin e Gjykates Kushtetuese, KI29/17, Adem Zhegrova, Aktvendim per papranueshmeri i 2 tetorit 2017, paragrafi 47).

39. Per me teper, GJEDNJ ka vendosur kriteret per te percaktuar nese ekziston "arbitraritet i tille i dukshem" dhe qe do te mund te rezultonte ne shkeije te se drejtes per gjykim te drejte dhe te paanshem. Ajo ka shpjeguar kriteret qe e udheheqin vieresimin e saj ne kete aspekt e qe konsistojne ne percaktimin nese: a) ekzistojne "dallime te thelia dhe afatgjata" ne praktiken gjyqesore te nje gjykate supreme; b) iigji i brendshem parasheh nje mekanizem per te tejkaiuar keto kunderthenie, dhe c) nese ky mekanizem eshte zbatuar, dhe nese po, ne ~fare mase. (shih, mutatis mutandis, Aktgjykimi i GJEDNJ-se i 2

korrikut 2009, Jordan [ol'danov dhe te tjeret kunder Bullgarise, nr. 23530/02, paragrafet 48-50; dhe rasti Nejdet Shahin dhe Perihan $ahin kunder Turqise, cituar me iart, paragrafi 53; Aktgjykimi i GJEDNJ-se i 6 dhjetorit 2007, Beian kundel' Rwnanise nr. 30658/05 paragrafet 34-40; shih Aktgjykimin e GJEDNJ-se te 27 janarit 2009, Stefan dhe Stef kunder RU11lanise, nr. 24428/03 dhe 26977/03, paragrafet 33-36; Vendimi i GJEDNJ­se i 2 dhjetorit 2008, Schwarzkopf dhe Taussik kunder Republikes geke, paragrafet 34-40; shih Aktgjykimin e GJEDNJ-se te 24 marsit 2009, Tudor Tudor kunder Rumanise, cituar me iart, paragrafi 31; shih $tefonicii dhe te tjeret kunder RU11lanise, cituar me ialt, paragrafi 36; shih Balazoski dhe te tjeret kunder ish Republikes Jugosllave te Maqedonise te cituar me siper, paragrafi 30; Albu dhe te tjeret kunder Rumanise, cituar me iart, paragrafi 34; shih gjithashtu rastin e Gjykates Kushtetuese, KI29/17, Adem Zhegl'ova, Aktvendim per papranueshmeri i 2 tetorit 2017, paragrafi 51).

40. Ne percaktimin nese ekziston "arbitrariteti i dukshem" dhe per te vieresuar kushtet mbi te cilat vendimet kunderthenese te gjykatave te ne shkallen e fundit jane ne kundershtim me kerkesat e gjykimit te drejte te mbrojtuara ne nenin 6 te KEDNJ-se, Gjykata se pari shqyrton nese ekzistojne "dalJimet e thelia dhe afatgjata" ne praktiken gjyqesore te gjykatave perkatese. (shih, Albu dhe te tjeret kunder Rumanise, cituar me iar1;, paragrafi 34 dhe rasti i Dajbukat dhe Szilagyi-Palko kunder Rumanise, cituar me iart, paragrafi 24,

8

Page 9: AKlVENDIM PER PAPRANUESHMERI - gjk-ks.orggjk-ks.org/wp-content/uploads/2018/01/ki_42_17_av_shq.pdf · Drejta e Punes dhe Ushtrimit te Profesionit] te Kushtetutes. 23. Parashtruesi

10 maj 2012). Pasi dhe nese vertetohet ekzistenca e "dallimeve te thelia dhe afatgjata", zbatohen edhe dy kriteret tjera.

41. Prandaj, duke analizuar pretendimet e parashtruesit te kerkeses se jane shkelur te drejtat e tij per gjykim te drejte dhe te paanshem si pasoje e Aktgjykimit te Gjykates Supreme, qe pretendohet se eshte nxjerre ne kundershtim me praktiken e vet gjyqesore, Gjykata fillimisht do te shqyrtoje nese ne rastin e parashtruesit te kerkeses mund te vertetohet ekzistenca e "dallimeve te thella dhe afatgjata" ne praktiken gjyqesore te Gjykates Supreme.

42. Ne kete drejtim, Gjykata fillimisht veren se parashtruesi i kerkeses, ne ndertimin e pretendimeve per shkelje te se drejtes se tij ne gjykim te drejte dhe te paanshem si rezultat i kunderthenieve te pretenduara ne praktiken e Gjykates Supreme, ne menYl'e specifike i referohet Aktgjykimit te Gjykates Supreme [Rev. nr. nr. 335/2012 te 2 majit 2013], te cilin nuk e ka dorezuar ne Gjykate. Sipas parashtruesit te kerkeses, Gjykata Supreme permes ketij Aktgjykimi kishte pranuar si te themelte khkesen per revizion te nje ish­punonjesit te nje punedhenesi tjeter. Ky Aktgjykim ishte edhe subjekt i vleresimit te Gjykates Kushtetuese (Shih rastin K1124/13).

43. Gjykata se pari veren, se parashtruesi i kerkeses nuk shpjegon dhe nuk argumenton se si rasti i tij eshte i ngjashem me rastin tjeter te Gjykates Supreme, te cilit ai i referohet. Per me teper, parashtruesi i kerkeses nuk argumenton nese procedurat qe rezultuan ne nxjerrjen e ketyre dy vendimeve perkatese ishin dukshem te ngjashme, dhe si keto dy vendime te Gjykates Supreme jane kunderthenese. Parashtruesi vetem konkludon se: "[. . .] e njejta Gjykate [Supreme] vendos ndl'yshe per mste identike pm edhe ne kete mst kemi te bejme me analist te kredive [. ..]".

44. Gjykata, ne driten e praktikes gjyqesore te GJEDNJ-se, perserit qe kriteri kryesor per te vleresuar nese vendimet kunderthenese jane "dukshem arbitrare", eshte ekzistimi i "dallimeve te thella dhe te vazhdueshme" ne praktiken gjyqesore perkatese. Lidhur me kete, Gjykata konstaton se ne baze te vetem nje Aktgjykimi te Gjykates Supreme, i cili pretendohet te jete nxjerre per raste "identike", te nxjerre gati para 4 (kater) viteve, nuk eshte e mundur te kuptohet dhe as te konstatohet se ka "dallime te thelia dhe te vazhdueshme" ne praktiken gjyqesore te Gjykates Supreme, e qe do te mund te rrezikonte parimin e sigurise juridike, dhe me kete, te rezultonte ne shkelje te se drejtes per gjykim te drejte dhe te paanshem. (shih rastin e Gjykates Kushtetuese, Kl29/17, Adem Zhegrova, cituar me lart, paragrafi 53).

45. Parashtruesi i kerkeses me tej i referohet edhe Aktvendimit per papranueshmeri ne rastin Kl124/13, te cilin Gjykata e ka shpallur te papranueshem si qartazi te pabazuar ne baza kushtetuese, dhe rrjedhimisht, nuk ka interpretuar meritat e tij .

46. Prandaj, parashtruesi i kerkeses thjesht i referohet nje rasti te meparshem te Gjykates Supreme, duke pretenduar se rasti eshte "identik", por nuk e mbeshtet pretendimin e tij ne prova dhe argumente bindese. Ne Jidhje me kete, dhe sipas arsyetimit, Gjykata konsideron se ne rrethana te tilla nuk mund te thuhet se ka pasur "dallime te thelia dhe afatgjata" ne praktiken perkatese

9

Page 10: AKlVENDIM PER PAPRANUESHMERI - gjk-ks.orggjk-ks.org/wp-content/uploads/2018/01/ki_42_17_av_shq.pdf · Drejta e Punes dhe Ushtrimit te Profesionit] te Kushtetutes. 23. Parashtruesi

gjyqesore. (shih Albu dhe te tjeret kunder Rlimanise, cituar me lart, paragrafi 34 dhe rasti i Dajbllkat dhe Szilagyi- Palko kunder' Rumanise, cituar me lart, paragrafi 26).

47. Gjykata veren me tej se as numri i aktgjykimeve qe pretendohen kontradiktore, dhe as periudha brenda te ciles jane nxjerre keto aktgjykime, e as menyra ne te cilen Gjykata Supreme ka shqyrtuar dhe arsyetuar rastin e parashtruesit te kerkeses, nuk krijon baze te mjaftueshme per te justifikuar pretendimin per shkelje te se drejtes se parashtruesit te kerkeses per gjykim te drejte dhe te paanshem (shih gjithashtu rastin e Gjykates Kushtetuese, Kl29/17, Adem Zhegmva, cituar me lart, paragrafi 58).

48. Gjykata me tej konsideron se parashtruesi i kerkeses nuk ka paraqitur fakte dhe nuk e ka mbeshtetur mjaftueshem pretendimin e tij per shkelje te te drejtave ne gjykim te drejte dhe te paanshem apo te barazise para ligjit, te garantuara me nenet 24 dhe 31, respektivisht. Kur pretendohen shkelje te tilla kushtetuese, parashtruesi i kerkeses duhet te paraqese nje pretendim te arsyetuar mire dhe nje argument bindes. (Shih rastin e Gjykates Kushtetuese, Kl45/15, Elizabeta Arifi, Aktvendim per papranueshmeri i 7 prill it 2016, paragrafi 49).

49. Ne kete drejtim, Gjykata gjithashtu thekson se nuk eshte detyre e saj qe te merret me gabimet e ligjit qe pretendohet te jene bere nga gjykatat e rregullta (ligjshmerise), perver; dhe per aq sa gabimet e tilla mund te kene shkelur te drejtat dhe lirite themelore te mbrojtura me Kushtetute (kushtetutshmerine). Ajo vete nuk mund te vleresoje ligjin qe ka bere qe nje gjykate e rregullt te miratoje nje vendim ne vend te nje vendimi tjeter. Nese do te ishte ndryshe, Gjykata do te vepronte si gjykate e "shkalles se katert", qe do te rezultonte ne tejkalimin e kufijve te vendosur ne juridiksionin e saj. Ne te vertete, eshte roli i gjykatave te rregullta t'i interpretojne dhe zbatojne rregullat perkatese te se drejtes procedurale dhe materiale. (Shih, rasti Garcia Rlliz ktmder Spa,.yes, cituar me lart, paragrafi 28 dhe shih, gjithashtu rastin Kl70/11, parashtrues te kerkeses Faik Rima, Magbllie Rima dhe Bestar Rima, Aktvendim per papranueshmeri, i 16 dhjetorit 2011).

50. Perver; kesaj, Gjykata konsideron se parashtruesi i kerkeses nuk ka deshmuar se procedurat ne Gjykaten Supreme kane qene te padrejta apo arbitrare, apo qe te drejtat dhe lirite themelore te tij te mbrojtura me Kushtetute jane shkelur si rrjedhoje e pretendimeve per interpretimin e gabuar te ligjit perkates. Gjykata rithekson se interpretimi i ligjit eshte detyre e gjykatave te rregullta dhe eshte r;eshtje e ligjshmerise. Asnje r;eshtje kushtetuese nuk eshte deshmuar nga parashtruesi i kerkeses. (Shih, rasti i Gjykates Kushtetuese Kl63/16, parashtrues i kerkeses Astr'it Pira, Aktvendim per papranueshmeri, i 8 gushtit 2016, paragrafi 44; shih gjithashtu rastin KI150/15; Kl161/15; Kl162/15; Kl14/16; Kl19/ 16 ; Kl60/ 16 dhe Kl64/16, parashtrues te kerkeses Arben Gjllkaj, Rysni Hoxha, Dr'iton Pruthi, Milazim Lushtaku, Esat Tahiri, Azem Duraku dhe Sami Llishtaku, Aktvendim per papranueshmeri, i 15 nentorit 2016, paragrafi 62).

51. Gjykata vlereson se Gjykata Supreme, detajisht ka arsyetuar dhe ne menyre specifike ka adresuar te gjitha pretendimet e parashtruesit te kerkeses. Ne

10

Page 11: AKlVENDIM PER PAPRANUESHMERI - gjk-ks.orggjk-ks.org/wp-content/uploads/2018/01/ki_42_17_av_shq.pdf · Drejta e Punes dhe Ushtrimit te Profesionit] te Kushtetutes. 23. Parashtruesi

adresimin e pretendimeve te parashtruesit te kerkeses, Gjykata Supreme kishte arsyetuar se nderprerja e marredhenies se punes ne rastin e tij, ishte rezultat i skadimit te kohezgjatjes se kontrates se punes per periudhe te caktuar, sir; eshte percaktuar ne Ligjin e Punes nr. 03/L-212. Me specifkisht, Gjykata Supreme, nder te tjera, kishte arsyetuar:

nNe nenin 67.1.3 te Ligjit te Punes parashihet qe kontrata e punes sipas fuqise ligjore, nderpritet me skadimin e kohezgjatjes se kontrates se punes. Andaj, meqe kontrata e fundit te punes pel' paditesin ka perfunduar me date 30.6.2014, e paditura ne pajtim me kete dispozite ligjore i ka nderprere marredhenien e punes paditesit, e Gila sipas vleresimit te kesaj gjykate, i eshte nderprere sipas fuqise ligjore, ashtu sir; e para*sheh kjo dispozite ligjore. "

52. Gjykata veren se parashtruesi i kerkeses nuk pajtohet me konkluzionin e vendimeve te gjykatave te rregullta. Megjithate, fakti i thjeshte se parashtruesi i kerkeses nuk pajtohet me rezultatin e procedurave te kryera ne gjykatat e rregullta, nuk mund te ngreje vetvetiu nje kerkese te argumentueshme per shkelje te nenit 31 te garantuar me Kushtetute. (Shih, mutatis mutandis, Aktgjykimi i GJEDNJ-se i26 korrikut 2005, rasti Mezotur Tiszazugi Tarsulat kunder Hungarise, Nr. 5503/02).

53. Ne fund, perkitazi me pretendimin e parashtruesit per shkelje te nenit 49 [E Drejta e Punes dhe Ushtrimit te Profesionit] te Kushtetutes, Gjykata konsideron se Aktgjykimi i kontestuar i Gjykates Supreme ne asnje menyre nuk e ndalon parashtruesin e kerkeses te punoje ose te ushtroje profesionin. Si rrjedhoje, nuk ekziston asgje ne pretendimin e parashtruesit te kerkeses qe do te arsyetonte konkludimin se eshte shkelur e drejta e tij kushtetuese ne pune dhe aftesim profesional. (Shih, mutatis mutandis rastin e Gjykates Kushtetuese, KI136/14, Abdullah Bajqinca, Aktvendim per papranueshmeri i 10 shkurtit 2015, paragrafi 34).

54. Nga arsyet e mesiperme, Gjykata perfundon se faktet e paraqitura nga parashtruesi ne asnje menyre nuk e arsyetojne pretendimin e tij per shkelje te neneve 24, 31 dhe 49 te Kushtetutes, dhe se parashtruesi i kerkeses nuk ka deshmuar ne menyre te mjaftueshme pretendimet e tij.

55. Prandaj, ne pajtim me nenin 48 te Ligjit dhe rregullin 36 (1) (d) dhe (2) (b) dhe (d), kerkesa eshte qartazi e pabazuar ne baza kushtetuese dhe, rrjedhimisht, e papranueshme.

11

Page 12: AKlVENDIM PER PAPRANUESHMERI - gjk-ks.orggjk-ks.org/wp-content/uploads/2018/01/ki_42_17_av_shq.pdf · Drejta e Punes dhe Ushtrimit te Profesionit] te Kushtetutes. 23. Parashtruesi

PER KETO ARSYE

Gjykata Kushtetuese e Kosoves, ne pajtim me nenin 113.7 te Kushtetutes, ne nenin 48 te Ligjit dhe rregullin 36 (1) (d) dhe (2) (b) (d) te Rregullores se punes, ne seancen e mbajtur me 5 dhjetor 2017, njezeri

VENDOS

I. TA DEKLAROJE kerkesen te papranueshme;

II. T'UA KUMTOJE kete vendim paleve;

III. TA PUBLIKOJE kete vendim ne Gazeten Zyrtare, ne pajtim me nenin 2004 te Ligjit;

IV. Ky vendim hyn ne fuqi menjehere.

ates Kushtetuese

a Rama-Hajrizi

12