Agjencia e Kosovës për · PDF fileZbatimi i kërkesave ligjore për stafin...

23
AGJENCIA E KOSOVËS PËR AKREDITIM Prishtinë Dhjetor 2016

Transcript of Agjencia e Kosovës për · PDF fileZbatimi i kërkesave ligjore për stafin...

Page 1: Agjencia e Kosovës për · PDF fileZbatimi i kërkesave ligjore për stafin akademik Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) në fund të vitit 2015 ka filluar implementimin e plotë

AGJENCIA E KOSOVËS PËR

AKREDITIM

Prishtinë

Dhjetor 2016

Page 2: Agjencia e Kosovës për · PDF fileZbatimi i kërkesave ligjore për stafin akademik Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) në fund të vitit 2015 ka filluar implementimin e plotë

F a q e |1

Përmbajtja

Për AKA-në .................................................................................................................................................... 2

Procesi i vlerësimit dhe akreditimit .............................................................................................................. 2

Këshilli Shtetërorë i Cilësisë (KSHC) .............................................................................................................. 4

Akreditimi i institucioneve të arsimit të lartë për vitin 2016 ........................................................................ 5

Raportimi dhe pjesëmarrja në ENQA dhe EQAR ........................................................................................... 8

Kontrollimi i cilësisë .................................................................................................................................... 10

Plani i punës për vitin 2017 ......................................................................................................................... 11

Analiza e gjendjes së stafit akademik të IAL-ve publike dhe private .......................................................... 16

Shtojca 1:..................................................................................................................................................... 17

1.1. Stafi akademik në Universitetin e Prishtinës dhe Fakultetet përkatëse ............................................... 17

1.2. Stafi akademik në Universitetet e tjera publike në Kosovë .................................................................. 18

1.3. Stafi akademik në institucionet private të arsimit të lartë në Kosovë ................................................. 20

Shtojca 2 ...................................................................................................................................................... 21

Page 3: Agjencia e Kosovës për · PDF fileZbatimi i kërkesave ligjore për stafin akademik Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) në fund të vitit 2015 ka filluar implementimin e plotë

F a q e |2

Për AKA-në

Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) është agjenci publike e themeluar nga Ministria e Arsimit, Shkencës

dhe Teknologjisë (MASHT) në vitin 2008 në përputhje me Ligjin mbi Arsimin e Lartë Nr. 2003/14. AKA është

autoritet i pavarur si cili bën akreditimin dhe ri/kreditimin e institucioneve publike dhe private të arsimit të

lartë dhe programeve të studimit. Përmes procesit të akreditimit, AKA mbështet zhvillimin e cilësisë në

arsimin e lartë dhe në këtë mënyrë siguron shoqërinë se ofertat për arsim të lartë në Kosovë përkojnë me

standardet e krahasueshme ndërkombëtare.

Baza ligjore për aktivitetin e Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) janë Ligji për Arsimin e Lartë në

Kosovë (Nr. 04/L-037, datë 31.08.2011), Udhëzimi Administrativ për Akreditimin e Institucioneve të Arsimit

të Lartë në Republikën e Kosovës (Nr. 20/16, datë 20.09.2016), Udhëzimi Administrativ për Themelimin e

Agjencisë së Kosovës për Akreditim (Nr. 11/2004, datë 16/02/2004), Udhëzimi Administrativ për Kriteret

dhe Procedurat për Akreditimin e Shkollave të Lartë Profesionale dhe Teknike në Republikën e Kosovës (Nr.

12/2009, datë 05/06/2009).

AKA në përputhje me Standardet dhe Udhëzuesit Evropian të Cilësisë (ESG) ka zhvilluar gjitha standardet

dhe procedurat për akreditim dhe i ka publikuar ato përmes ueb faqes zyrtare të saj. AKA ka përgatitur po

ashtu një sërë dokumentesh të tjera për përdorimin e IAL-ve sikurse Standardet e AKA-së, Udhëzuesit e

AKA-së për Hartimin e Raportit të Vet Vlerësimit (RVV) për vlerësimin e institucioneve të arsimit të lartë

dhe programeve të tyre të studimit (G1 dhe G2), Udhëzuesit e AKA-së për Ekspert (Vlerësim Institucional

dhe i Programeve të studimit). Të gjitha këto dokumente kanë shërbyer si udhëzues për institucionet e

arsimit të lartë për qëllim të procesit të akreditimit dhe menaxhimit të tyre të brendshëm të cilësisë.

Procesi i vlerësimit dhe akreditimit

Vlerësimi institucional dhe i programeve të studimit është një aktivitet periodik i AKA-së. Ky proces bazohet

në vlerësimin e dokumenteve të dorëzuara nga institucioni aplikues (Raporti i Vet Vlerësimit) dhe në bazë

të të gjeturave gjatë vizitës në terren me Ekipin e Ekspertëve Ndërkombëtarë të akreditimit. Bazuar në

procedurat e publikuara të AKA-së, çdo IAL duhet të dëshmojë se plotëson kriteret e akreditimit me qëllim

që të merr akreditimin.

Gjatë tetë viteve të aktivitetit të AKA-së, afërsisht 41 Institucione të Arsimit të Latë kanë qenë subjekt i

vlerësimit të jashtëm të cilësisë. Nga ta 7 universitete publike, 25 Kolegje, 2 Shkolla të Lartë Profesionale

dhe një Akademi kanë marr akreditim nga AKA. Deri më tani 3 institucione kanë qenë subjekt i validimit/

njohjes së akreditimit ku AKA përmes procedurave të verifikimit ka njohur akreditimin e tyre institucional.

Pjesë e vlerësimit të jashtëm të cilësisë kanë qenë edhe një numër i institucioneve të arsimit të lartë, mirëpo

meqenëse nuk kanë dëshmuar se përmbushin kriteret e AKA-së për cilësi nuk kanë arritur të akreditohen.

Page 4: Agjencia e Kosovës për · PDF fileZbatimi i kërkesave ligjore për stafin akademik Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) në fund të vitit 2015 ka filluar implementimin e plotë

F a q e |3

Në vitin 2016 si pasojë e mos përmbushjes së kritereve për akreditim dhe për shkak të tërheqjes nga

procesi, 6 institucione private të arsimit të lartë nuk janë lejuar të regjistrojnë studentë të rinj për vitin

akademik 2016/ 2017.

Një përshkrim më i detajuar për programet e akredituara të studimit, mund të shihet tek Tabela 1:

Sektori Niveli V BA MA PhD

Privat 4 111 67 0

Publik 0 130 99 23

Sub Total 4 241 166 23

TOTAL 434

Tabela 1: Numri dhe shpërndarja e programeve te studimeve te akredituara

Page 5: Agjencia e Kosovës për · PDF fileZbatimi i kërkesave ligjore për stafin akademik Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) në fund të vitit 2015 ka filluar implementimin e plotë

F a q e |4

Këshilli Shtetërorë i Cilësisë (KSHC)

Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) sipas Ligjit mbi Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës është organ

qeverisës i Agjencisë së Kosovës për Akreditim dhe është përgjegjës për marrjen e vendimeve për

akreditimin e institucioneve të arsimit të lartë dhe programeve të tyre të studimit.

Aktualisht KSHC ka në përbërje katër anëtarë vendor dhe dy ndërkombëtarë të emëruar nga Ministria e

Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ekspertë të fushave të ndryshme sikurse shkencat teknike, mjekësia,

drejtësia, sigurimi i cilësisë, etj.

Më 9 Tetor të vitit 2015, Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka mbajtur mbledhjen për zgjedhjen e Kryetarit dhe

Zëvendës Kryetarit të KSHC-së. Në këtë mbledhje, me vota unanime Kryetar i Bordit të KSHC u zgjodh Prof.

Asoc. Dr. Blerim Rexha, profesor i rregullt në Fakultetin e Inxhinierisë Elektronike dhe Kompjuterike të

Universitetit të Prishtinës. Zëvendës Kryetar i KSHC-së me vota unanime u zgjodh Prof. Ass. Dr. Lul Raka,

profesor në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës.

Aktualisht, KSHC ka këtë përbërje:

Dr. Blerim Rexha

Dr. Lul Raka

Dr. Mirlinda Batalli

Dr. Guy Huag

Dr. Herbert Amato

z. Ylber Hysa

Page 6: Agjencia e Kosovës për · PDF fileZbatimi i kërkesave ligjore për stafin akademik Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) në fund të vitit 2015 ka filluar implementimin e plotë

F a q e |5

Akreditimi i institucioneve të arsimit të lartë për vitin 2016

Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) gjatë vitit 2016 ka bërë vlerësimin, akreditimin si dhe monitorimin

e institucioneve publike dhe private të arsimit të lartë në Kosovë. Aktivitete të tjera të AKA-së kanë përfshirë

aktivitete ndërkombëtare si pjesëmarrja në seminare dhe grupe punuese, vizita studimore, etj.

Zbatimi i kërkesave ligjore për stafin akademik

Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) në fund të vitit 2015 ka filluar implementimin e plotë të Udhëzimit

Administrativ për Akreditimin e IAL-ve në Kosovë. Në përputhje me kërkesat e këtij Udhëzimi, Këshilli

Shtetëror i Cilësisë (KSHC) ka trajtuar aplikacionet e institucioneve të arsimit të lartë dhe vetëm IAL-të të

cilat kanë plotësuar këto kritere janë lejuar të futen në proces të vlerësimit dhe akreditimit. Institucionet e

arsimit të lartë të cilat kanë pasur mungesë të stafit akademik, përkatësisht 3 PhD për çdo program të

studimit si dhe të cilat kanë paraqitur staf akademik të cilët nuk kanë përmbushur kriteret formale sikurse

Nostrifikimi apo Leja e Qëndrimit për stafin me nënshtetësi të huaj nuk janë lejuar të futen të proces të

vlerësimit dhe akreditimit.

Deri në Korrik të vitit 2016, kanë qenë gjithsejtë 468 programe të akredituara të studimit në institucionet

publike dhe private të arsimit të lartë, përkatësisht 262 në publik dhe 206 në sektorin privat, të ofruara nga

gjithsejtë 38 IAL. Megjithatë, me zbatimin e plotë të UA për akreditim (kërkesën për 3 PhD për program të

studimit) ka pasur një zbritje domethënëse të programeve të akredituara të studimit për shkak se disa

institucione kanë dështuar që të plotësojnë këto kritere. Për më tepër, 6 institucione private të arsimit të

lartë nuk janë lejuar të regjistrojnë studentë të rinj për shkak se nuk kanë arritur të marrin ri/akreditimin

institucional.

Sistemi për Menaxhimin e të Dhënave

AKA në vitin 2016 ka funksionalizuar plotësisht Sistemin për Menaxhimin e të Dhënave (MIS) përmes të cilit

ka bërë regjistrimin dhe verifikimin e listave të stafit akademik të dorëzuara nga IAL-të. Përmes këtij sistemi,

AKA ka arritur që të bëjë verifikimin e saktë të stafit akademik dhe të mënjanojë paqartësitë posaçërisht sa

i përket stafit akademik të deklaruar dy e më shumë herë si i rregullt për institucione të ndryshme të arsimit

të lartë. Me Sistemin për Menaxhimin e të Dhënave AKA ka arritur që të gjenerojë të dhëna dhe statistika

të sakta për gjendjen e stafit akademik të IAL-ve dhe raporte të tjera me rëndësi për procesin e vlerësimit

dhe akreditimit.

Vlerësimi dhe akreditimi

AKA në vitin 2016 ka kryer vlerësimin dhe akreditimin/ri-akreditimin institucional dhe të programeve të

studimit, në institucione publike dhe private.

Janë pranuar aplikacione nga institucionet publike dhe private për ri/akreditimin e gjithsejtë 305

programeve të studimit në nivelin BA, MA dhe PhD. AKA ka realizuar procesin e akreditimit në përputhje

me UA për Akreditim, me ekspertë ndërkombëtarë në IAL-të publike dhe private, të cilat kanë rezultuar në

hartimin e raporteve të vlerësimit, në bazë të së cilës Bordi i AKA-së ka marr vendimet për akreditim.

Page 7: Agjencia e Kosovës për · PDF fileZbatimi i kërkesave ligjore për stafin akademik Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) në fund të vitit 2015 ka filluar implementimin e plotë

F a q e |6

Mbledhjet e Bordit të AKA-së, përkatësisht Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC), janë mbajtur në muajin

Janar, Mars, Prill, Maj, Korrik, Gusht, Shtator, Tetor, Dhjetor. Këto mbledhje kanë qenë mbledhje të rregullta

fizike si dhe mbledhje të tjera të jashtëzakonshme, apo mbledhje të mbajtura përmes Skype, në varësi të

nevojave të AKA-së. Në këto mbledhje janë trajtuar aplikacionet e IAL-ve për aprovim formal si dhe në bazë

të raporteve të vlerësimit të hartuara nga ekspertët ndërkombëtarë të vlerësimit, KSHC ka vendosur si në

vijim:

Për institucionet publike të arsimit të lartë për vitin 2016, KSHC ka vendosur si në vijim:

Nr. Institucioni Nr. i

aplikacioneve

Aprovim formal

i aplikacioneve

Refuzim formal i

aplikacioneve

Vendimi për

akreditim

Vendimi për

mosakreditim

1 Universiteti i Prishtinës

Fakulteti Filozofik 5 5 0 5 0

Fakulteti Filologji 16 16 0 13 2

Fakulteti i Arteve 17 17 0 17 0

Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë 2 2 0 2 0

Fakulteti i Edukimit 12 12 0 12 0

Fakulteti i Edukimit Fizik dhe i Sportit 2 2 0 2 0

Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike 10 10 0 8 2

Fakulteti i Mjekësisë 11 11 0 10 1

Fakulteti i Shkencave Matematike

Natyrore 16 16 0 15 1

2 Universiteti i Prizrenit 19 11 8 11 0

3 Universiteti i Pejës 11 4 7 3 1

4 Universiteti i Gjakovës 5 4 1 4 0

5 Universiteti i Gjilanit 5 5 0 5 0

6 Universiteti i Mitrovicës 2 0 2 0 0

7 Universiteti i Shkencave të Aplikuara

Ferizaj 5 4 1 4 0

8 Akademia e Kosovës për Siguri Publike 0 0 0 0 0

9 Fakulteti i Studimeve Islame 0 0 0 0 0

TOTAL 138 119 19 111 7

Page 8: Agjencia e Kosovës për · PDF fileZbatimi i kërkesave ligjore për stafin akademik Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) në fund të vitit 2015 ka filluar implementimin e plotë

F a q e |7

Për institucionet private të arsimit të lartë për vitin 2016, KSHC ka vendosur si në vijim:

Nr. Institucioni Nr. i

aplikacioneve Aprovim formal i

aplikacioneve Refuzim formal i

aplikacioneve Vendimi për

akreditim Vendimi për

mosakreditim

1 Akademia Evolucion 6 6 0 6 0

2 Kolegji AAB 21 21 0 20 1

3 Kolegji Biznesi 4 3 1 3 0

4 Kolegji Dardania 17 6 11 5 1

5 Kolegji Dukagjini 2 2 0 0 2

6 Kolegji ESLG 5 3 2 1 0

7 Kolegji FAMA 18 10 8 9 0

8 Kolegji Gjilani 5 1 4 0 0

9 Kolegji Globus 3 3 0 2 1

10 Kolegji Humanistica 7 0 7 0 0

11 Kolegji Iliria 21 8 13 8 0

12 Kolegji Internacional I Prizrenit

2 0 2 0 0

13 Kolegji ISPE 5 5 0 4 1

14 Kolegji Juridica 1 1 0 1 0

15 Kolegji Pjeter Budi 5 3 2 3 0

16 Kolegji QEAP Heimerer 3 1 2 1 0

17 Kolegji UBT 20 15 5 13 2

18 Kolegji Universi 3 3 0 2 1

19 Kolegji Universum 10 7 3 5 0

20 Kolegji VPA 6 2 4 0 2

21 Kosovo Art Academy 3 3 0 0 3

TOTAL 167 101 66 83 12

Vendimi për programet e studimit të ofruara në gjuhët minoritare

Këshilli Shtetërorë i Cilësisë (KSHC), në mbledhjen e 45-të, të mbajtur më 22 Shtator 2016, ka marr vendim

që programet e studimit në gjuhën minoritare (Boshnjake dhe Turke) në Universitetet Publike të Republikës

së Kosovës të ofruara deri me tani, të cilat kanë mungesë të stafit akademik me gradën Dr.sc., ashtu siç

është përcaktuar më Udhëzimin Administrativ për Akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë në

Republikën e Kosovës (Nr.20/2016), neni 11, pika 3.2.), lejohen të ofrohen paralelisht me programet e

akredituara në gjuhën shqipe, me kusht që brenda periudhës kalimtare prej pesë (5) viteve, këto

institucione të ngrisin kapacitete vetanake të cilat sigurojnë qëndrueshmërinë e ofrimit të programit të

studimit, sipas kërkesave të përcaktuara më Udhëzimin Administrativ për Akreditimin e Institucioneve të

Arsimit të Lartë në Republikën e Kosovës (Nr.20/2016), neni 11, pika 3.2.). Me anë të këtij vendimi AKA ka

Page 9: Agjencia e Kosovës për · PDF fileZbatimi i kërkesave ligjore për stafin akademik Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) në fund të vitit 2015 ka filluar implementimin e plotë

F a q e |8

mundësuar që këto dy universitete të bëjnë regjistrimin e studentëve të rinj në vitin akademik 2016/ 2017

për programet në Edukim Fillor, Edukim Parafillor, Teknologji Informative si dhe Menaxhment në Turizëm.

Raportimi dhe pjesëmarrja në ENQA dhe EQAR

Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) me rastin e pranimit në Rrjetin Evropian të Agjencive të Sigurimit

të Cilësisë për Arsim të Lartë (ENQA) dhe Regjistrin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë

(EQAR) ka pranuar disa rekomandime të cilat duhet të plotësohen përgjatë 5 viteve të anëtarësisë së plotë

saj në këto dy rrjete. Në këtë drejtim, AKA në baza të rregullta është duke hartuar raporte dhe plane të

zbatimit të rekomandimeve me qëllim që të dëshmojë se është në proces e sipër të implementimit në tërësi

të këtyre rekomandimeve.

Si pjesë të përmbushjes së rekomandimeve nga ENQA, AKA në këtë vit ka ndërmarrë projektin “Zhvillimi i

sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë në Kosovë – qasjet sistematike dhe institucionale”, qëllimet e të cilit

janë:

Të identifikohen karakteristikat e sistemit kombëtarë të sigurimit të cilësisë që kontribuojnë në

përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies, e që në të njëjtën kohë i përgjigjen nevojave të institucioneve

të arsimit të lartë

Të përcaktohet nëse sistemi kombëtarë i sigurimit të cilësisë i përshtatet qëllimit (is fit for purpose) dhe

i përgjigjet nevojave të sektorit të arsimit të lartë në Kosovë

Të mblidhen dhe të analizohen perceptimet e institucioneve të arsimit të lartë dhe akterëve të tjerë

relevant në lidhje me proceset e jashtme të sigurimit të cilësisë dhe praktikave të brendshme të

sigurimit të cilësisë

Të identifikohen shembuj të praktikave më të mira nga rastet studimore ndërkombëtare të Zonës

Evropiane të Arsimit të Lartë për sa i përket sistemeve të sigurimit të cilësisë, mekanizmave dhe

instrumenteve të cilësisë

Të përputhet modeli i sigurimit të cilësisë së Kosovës me Standardet dhe Udhëzuesit për Sigurimin e

Cilësisë në Zonën Evropiane të Arsimit të Lartë (ESG-të e rishikuara në vitin 2015)

Të rishikohen standardet dhe procedurat e AKA-së bazuar në shënimet/ të dhënat e mbledhura

Rezultatet përfundimtare të këtij projekti kërkimor do të mbështesin AKA-në në procesin e rishikimit të

procedurave, standardeve dhe udhëzuesve, bazuar në të dhënat dhe kontributet e marra nga pjesëtarët e

komunitetit akademik, ekspertët e arsimit të lartë, shoqëria civile dhe praktikat e mira ndërkombëtare.

AKA në këtë drejtim ka organizuar një proces konsultativ i cili ka përfshirë:

Zhvillimin e një sondazhi kombëtar për institucionet e arsimit të lartë. AKA ka dërguar një pyetësor

tek të gjitha institucionet e arsimit të lartë në Kosovë për të mbledhur pikëpamjet e përgjithshme

Page 10: Agjencia e Kosovës për · PDF fileZbatimi i kërkesave ligjore për stafin akademik Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) në fund të vitit 2015 ka filluar implementimin e plotë

F a q e |9

të akterëve të AL si dhe përfaqësuesve të studentëve për sa i përket proceseve të sigurimit të

cilësisë

Mbajtjen e një punëtorie dhe një konference më datë 30 Nëntor dhe 1 Dhjetor 2016 ku janë

mbledhur gjithë akterët relevant të cilët kanë vlerësuar zhvillimet në arsimin e lartë viteve të fundit

si dhe është debatuar për të ardhmen e kornizës së sigurimit të cilësisë dhe hartimit të politikave

të sigurimit të cilësisë.

Bazuar në këtë proces konsultativ, AKA ka filluar të përpunojë një metodologji të re për sigurimin e jashtëm

të cilësisë në pajtim me ESG 2015 dhe pas finalizimit do ta bëjë atë publike me qëllim që ti japë mundësi

gjitha palëve të kontribuojnë në kornizën e ardhshme të sigurimit të cilësisë në IAL në Kosovë.

Page 11: Agjencia e Kosovës për · PDF fileZbatimi i kërkesave ligjore për stafin akademik Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) në fund të vitit 2015 ka filluar implementimin e plotë

F a q e |10

Kontrollimi i cilësisë

Një nga përgjegjësitë e AKA-së është vazhdimi i sigurimit të cilësisë në institucionet e akredituara të arsimit

të lartë dhe programeve të tyre. AKA gradualisht ka përmirësuar procedurat e saj dhe sistemin për

verifikimin e kushteve të akreditimit në IAL-të e akredituara. AKA ka filluar të zbatojë me më përpikëri

procedurat e përshkruara në UA 02/2013, dhe ka krijuar baza elektronike të shënimeve të cilat lehtësojnë

punën e agjencisë dhe kontribuojnë në rritjen e transparencës së punës së agjencisë.

AKA me kohën ka fituar përvojë solide në kontrollimin e cilësisë të programeve të studimit dhe kështu ka

arritur në përfundim se disa fusha të cilësisë në mesin e IAL-ve mbesin mjaft të pazhvilluara. AKA ka arritur

në përfundimin se disa nene të Udhëzimit Administrativ për Akreditimin e IAL-ve në Kosovë nuk janë

implementuar plotësisht, në veçanti neni për stafin akademik. Prandaj ka ndërmarrë një proces të

kontrollimit të vlefshmërisë së të dhënave të dorëzuara nga IAL-të për sa i përket situatës së stafit të tyre

akademik i cili proces ka vazhduar edhe në vitin 2016.

Page 12: Agjencia e Kosovës për · PDF fileZbatimi i kërkesave ligjore për stafin akademik Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) në fund të vitit 2015 ka filluar implementimin e plotë

F a q e |11

Plani i punës për vitin 2017

Veprimet e AKA-së për vitin 2017, disa prej të cilave veçse kanë filluar të planifikohen dhe shqyrtohen janë

si në vijim:

Vlerësimi dhe akreditimi për vitin 2017 me zbatimin e plotë të UA për Akreditim, si dhe kërkesave

të reja nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC)

Projekti “Zhvillimi i sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë në Kosovë – qasjet sistematike dhe

institucionale”

Monitorimi dhe procedurat follow up

Digjitalizimi i proceseve të vlerësimit dhe akreditimit (E-Akreditimi)

Funksionalizimi i Komisionit të Ankesave të AKA-së

Rritja e transparencës së Institucioneve të Arsimit të Lartë në Kosovë përmes bërjes publike të të

gjitha të dhënave të aktiviteteve akademike dhe shkencore

Këto veprimet dhe aktivitete përpos përcaktimit sipas dispozitave ligjore në fuqi, janë planifikuar me qëllim

që AKA të bëjë implementimin e rekomandimeve të dhëna nga ENQA, implementimin e Udhëzuesve dhe

Standardëve Evropian 2015 si dhe me qëllim të përmirësimit të cilësisë dhe performancës së punës së AKA-

së.

Aktiviteti 1

Vlerësimi dhe akreditimi par vitin 2017 me zbatimin e plotë të UA për Akreditim, si dhe kërkesave të reja

nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC)

Vlerësimi dhe akreditimi

Agjencia e Kosovës për Akreditim sipas afateve ligjore të përcaktuara me UA për Akreditim ka filluar të bëjë

trajtimin e aplikacioneve të institucioneve të arsimit të lartë për vitin akademik 2017/ 2018. Fillimisht ka

pranuar deklarimet e stafit akademik të të gjitha IAL-ve përmes të cilave do të bëjë aprovimin formal të

aplikacioneve. Pas aprovimit formal të aplikacioneve, AKA nga muaji Shkurt 2017 deri në muajin Maj 2017

do të fillojë me procesin e akreditimit, përkatësisht organizimin e vizitave me ekspertët ndërkombëtarë në

mënyrë që vendimet për akreditim të merren në muajin Qershor 2017.

Trajtimi i programeve të studimit të cilat nuk janë në proces të ri/akreditimit

Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka vendosur që në mbledhjen e mbajtur në Dhjetor 2016 të trajtohen edhe listat

e stafit akademik të të gjitha institucioneve, pavarësisht programeve të cilat janë apo nuk janë të proces të

ri/akreditimit. Programet e studimit të ofruara në kampusin kryesor, programet e studimit të ofruara në

degë, programet e validuara me akreditim ndërkombëtarë, pavarësisht skadimit të periudhës së akreditimit

duhet të mbulohen me 3 Doktorë të Shkencës sipas legjislacionit në fuqi. Në rast të mos përmbushjes së

Page 13: Agjencia e Kosovës për · PDF fileZbatimi i kërkesave ligjore për stafin akademik Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) në fund të vitit 2015 ka filluar implementimin e plotë

F a q e |12

këtyre kritereve nga IAL-të, KSHC ka vendosur që në mbledhjen e radhës së muajit Qershor 2017 do të

procedoj sipas dispozitave ligjore në fuqi, deri tek tërheqja e akreditimit

Trajtimi i programeve të studimit të ofruara në degë

Përpos vlerësimit të programeve të studimit të IAL-ve në kampuset kryesore, AKA do të ketë fokus të

veçantë trajtimin e programeve të ofruara në degë. Përmes vendimit të datës 27.07.2016 nr. 688/16, KSHC

ka vendosur që të gjitha Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Kosovës të cilat ofrojnë programe

të studimit në degë, përveç kampusit kryesor, janë të obliguara që më së largu deri më 30 shtator 2017 të

plotësojnë të gjitha kriteret dhe kërkesat e parapara në Udhëzimin Administrativ Nr. 02/2013 për

Akreditimin e IAL-ve në Kosovë. Kjo nënkupton që edhe degët e IAL-ve duhet të plotësojnë kriterin prej 3

PhD të rregullt për program të studimit mirëpo edhe kërkesat e tjera të UA për Akreditim posaçërisht

kërkesat për sa i përket infrastrukturës.

Trajtimi i profesorëve të cilët nuk janë shtetas të Kosovës

Meqenëse institucionet e arsimit të lartë në Kosovë kanë kapacitete të limituara për sa i përket

përmbushjes së kriterit ligjor për 3 PhD për një program të studimit, shumë nga IAL-të kanë kontraktuar

profesorë nga rajoni dhe më gjerë të cilët janë paraqitur si të rregullt në Kosovë. IAL-të kanë paraqitur këta

individë si të rregullt në Kosovë pasi kanë nënshkruar kontratë për marrëdhënie të rregullt të punës, kanë

arritur të bëjnë nostrifikimin e diplomave si dhe kanë arritur të marrin leje qëndrimin në Kosovë të lëshuar

nga Ministria e Punëve të Brendshme. Megjithatë, për shkak se shumica e këtyre individëve kanë

marrëdhënie të rregullt të punës edhe në shtetin e tyre amë, AKA si dhe ekspertët ndërkombëtarë të

vlerësimit kanë vënë në dyshim angazhimin e vërtetë të tyre ta deklaruara në institucionet e Kosovës. Për

këtë qëllim, AKA ka kërkuar nga gjitha IAL-të në Kosovë që për stafin me nënshtetësi të huaj, të cilët

paraqiten si të rregullt në Kosovë, të sjellin një vërtetim apo konfirmim nga autoriteti përkatës në shtetin e

tyre që nuk kanë marrëdhënie të rregullt të punës në shtetin e tyre amë. Në këtë mënyrë AKA do të sigurojë

se për qëllime të akreditimit do të lejohen të angazhohet vetëm stafi akademik i cili përmbush detyrat dhe

obligimet në IAL-të në përputhje me Ligjin e Punës në Kosovë, UA-në për Akreditim mirëpo edhe në

përputhje me Standardet Evropiane të Sigurimit të Cilësisë.

Aktiviteti 2

Projekti “Zhvillimi i sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë në Kosovë – qasjet sistematike dhe institucionale”

Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) është në proces të një konsultimi të gjerë për rishikimin e

standardeve dhe udhëzuesve aktual të AKA-së si pjesë e projektit “Zhvillimi i sigurimit të cilësisë në arsimin

e lartë në Kosovë – qasjet sistematike dhe institucionale”, me mbështetjen e Helvetas Swiss

Intercooperation, projekti “EYE”. Ky proces konsultativ ka përfshirë:

Zhvillimin e një sondazhi kombëtar për institucionet e arsimit të lartë. AKA në fillim të muajit Nëntor

2016, ka dërguar një pyetësor tek të gjitha institucionet e arsimit të lartë në Kosovë për të mbledhur

pikëpamjet e përgjithshme të pjesëtarëve të AL si dhe përfaqësuesve të studentëve për sa i përket

proceseve të sigurimit të cilësisë

Mbajtjen e një konference dhe punëtorie në datat 30 Nëntor dhe 1 Dhjetor 2016 ku janë mbledhur

gjithë akterët relevant në mënyrë që të vlerësohen zhvillimet e viteve të fundit në arsimin e lartë si dhe

Page 14: Agjencia e Kosovës për · PDF fileZbatimi i kërkesave ligjore për stafin akademik Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) në fund të vitit 2015 ka filluar implementimin e plotë

F a q e |13

të debatohet për të ardhmen e kornizës së sigurimit të cilësisë dhe hartimit të politikave të sigurimit të

cilësisë.

Rezultatet përfundimtare të këtij projekti kërkimor do të mbështesin AKA-në në procesin e rishikimit të

procedurave, bazuar në të dhënat dhe kontributet e marra nga pjesëtarët e komunitetit akademik,

ekspertët e arsimit të lartë, shoqëria civile dhe praktikat e mira ndërkombëtare. AKA shpreson se ky projekt

do të i suksesshëm në angazhimin e gjithë komunitetit akademik në Kosovë në atë mënyrë që korniza e re

ti kontribuojë zhvillimit dhe përmirësimit të cilësisë në arsimin e lartë. Sipas planeve të AKA-së, ky projekt

pritet të përfundojë në muajin Mars 2016 në mënyrë që Udhëzuesit, Standardet dhe dokumentet e tjera

të AKA-së të jenë të gatshme për fillim të implementimit për procesin e vlerësimit dhe akreditimit të vitit

2017.

Aktiviteti 3

Monitorimi dhe procedurat follow up

Agjencia e Kosovës për Akreditim në përputhje me nenin 7, pika 2 e Ligjit mbi Arsimin e Lartë në Republikën

e Kosovës Nr. 04/L- 037, dhe Nenin 27, pika 1 e Udhëzimit Administrativ për Akreditimin e IAL-ve në Kosovë

Nr. 02/2013 është e mandatuar të bëjë monitorimin dhe inspektimin e institucioneve të arsimit të lartë.

Deri në vitin 2016, AKA ka bërë monitorimin e IAL-ve përmes ekspertëve të jashtëm me rastin e vlerësimit

dhe akreditimit të cilët kanë vlerësuar nëse IAL-të pas marrjes së akreditimit a kanë përmbushur

rekomandimet e dhëna nga raportet paraprake të vlerësimit dhe akreditimit.

Gjitha IAL-të e akredituara janë të obliguara të dorëzojnë në AKA në fund të çdo viti akademik një Plan të

Zbatimit të Rekomandimeve të dhëna nga ekipi i ekspertëve me rastin e vlerësimit. Ky plan është njëri ndër

mekanizmat të cilin AKA përdor për monitorim, megjithatë stafi i AKA-së nuk ka kryer monitorimin në terren

në baza të rregullta tek IAL-të për shkak të mungesës së kapaciteteve humane. Në mbledhjen e KSHC-së të

mbajtur më 06.07.2016, KSHC ka marr vendim për ndërmarrjen e gjitha veprimeve nga AKA për

monitorimin e IAL-ve të akredituara në përputhje me legjislacionin në fuqi. Sipas këtij vendimi, monitorimi

do të filloj nga viti akademik 2016/17 dhe do të organizohet dy herë brenda vitit akademik.

AKA ka përgatitur planin e monitorimit për fundin e vitit 2016, dhe për vitin 2017 dhe pritet të zbatojë

vendimin e KSHC-së nga muaji Dhjetor 2016. Në vitin 2017, AKA do të ndërmerr gjitha veprimet që të

hartojë Udhëzuesit dhe Standardet e Monitorimit, meqenëse aktualisht nuk ka asnjë procedurë të

monitorimit, në mënyrë që plani i monitorimit për vitin 2017 të realizohet plotësisht.

Aktiviteti 4

Digjitalizimi i proceseve të vlerësimit dhe akreditimit (e-Akreditimi)

Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) aktualisht ka një Sistem të Menaxhimit të Informatave (desktop

aplikacion), për futjen dhe menaxhimin e të dhënave për procesin e akreditimit. Meqenëse ky sistem nuk

ofron mundësinë e qasjes së Institucioneve të Arsimit të Lartë, Stafit Akademik dhe Studentëve nga

ambientet e jashtme te AKA-se (online), AKA ka hartuar një projekt të Digjitalizimit të proceseve te

vlerësimit dhe akreditimit (e-Akreditimit) i cili do të avancojë performancën e AKA-së. AKA konsideron se

me digjitalizimin e proceseve të akreditimit (e-Akreditimi), do të:

Page 15: Agjencia e Kosovës për · PDF fileZbatimi i kërkesave ligjore për stafin akademik Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) në fund të vitit 2015 ka filluar implementimin e plotë

F a q e |14

Përmirësojë cilësinë e punës dhe do të rris performancën e AKA-së;

Rris transparencën në procesin e vlerësimit dhe akreditimit;

Mundëson menaxhimin e të dhënave në arsimin e lartë;

Avancon komunikimin në mes të vlerësuesve të jashtëm (ekspertëve), AKA-së dhe IAL-ve.

Mundëson qasjen online të Institucioneve të Arsimit të lartë, Studentëve dhe Stafit Akademik në

proceset që lidhen me procesin e vlerësimit dhe akreditimit;

Mundëson qasjen online për vendosjen e të dhënave për angazhimin e Stafit Akademik në baza

vjetore;

Mundëson aplikimin online për Akreditim, ndryshe nga mënyra tradicionale e aplikuar deri më tani;

Mundëson qasjen e publikut në kohë reale për ofrimin e informacioneve për programet e

akredituara në Kosovë, sidomos të prindërve dhe studentëve;

Përpilon raporte dhe statistika lidhur me procesin e akreditimit, stafin akademik të angazhuar në

Kosovë, numrin dhe fushat e programeve të akredituara në Kosovë, raporte financiare të AKA-së,

si dhe shumë statistika për nevoja të ndryshme të AKA-së dhe palëve të treta.

AKA ka planifikuar që të njoftoj institucionet e arsimit të lartë për zhvillimin e këtij sistemi, kohën e

funksionalizimit të tij dhe mënyrën e përdorimit. Meqenëse mos arritja e trajnimit të mjaftueshëm për

kalimin nga forma tradicionale e vlerësimit dhe akreditimit në atë digjitale mund të prolongoj

funksionalizimin e plotë të sistemit në kohën e planifikuar, AKA ka planifikuar një plan të detajuar për

mbajtjen e trajnimeve për shfrytëzuesit e këtij sistemi. Po ashtu, AKA do të jetë e gatshme në çdo kohë të

mbështesë shfrytëzuesit e sistemit. AKA planifikon që të fillojë me aplikimin e digjitalizimit nga Shtatori

2017.

Aktiviteti 5

Funksionalizimi i Komisionit të Ankesave të AKA-së

Rregulli bazë në Zonën Evropiane të Arsimit të Lartë është që agjencitë e sigurimit të cilësisë dhe agjencitë

e akreditimit të cilat janë anëtare të rrjetit ENQA dhe/ apo EQAR duhet të kenë një procedurë të brendshme

me të cilën trajtojnë ankesat të cilat parashtruesit mund ti përdorin përpara se ata ti drejtohen një

procedure të jashtme gjyqësore. Po ashtu AKA me rastin e pranimit si anëtare e plotë në ENQA, ka pranuar

një raport të vlerësimit i cili rekomandon që AKA të rishikojë procedurat e ankesave në përputhje me

standardet evropiane.

Në këtë drejtim, AKA ka hartuar një Rregullore për trajtimin e ankesave e cila është adoptuar nga Këshilli

Shtetëror i Cilësisë (KSHC) në muajin Maj 2016 në përputhje me Ligjin mbi Procedurën Administrative të

Kosovës. Kjo Rregullore përcakton mënyrën e trajtimit të ankesave, përkatësisht kërkesat për rishqyrtim të

institucioneve të arsimit të lartë të cilat janë të pakënaqura me një vendim të KSHC. Kjo Rregullore parasheh

që këto kërkesa të trajtohen nga një Komision i jashtëm i AKA-së me qëllim të sigurimit të eksternalitetit

gjatë shqyrtimit të këtyre kërkesave. Ky Komision i jashtëm duhet të ketë në përbërje individë të kualifikuar

dhe ekspertë ndërkombëtarë të cilët nuk kanë qenë pjesë e AKA-së për 7 vitet e fundit.

Page 16: Agjencia e Kosovës për · PDF fileZbatimi i kërkesave ligjore për stafin akademik Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) në fund të vitit 2015 ka filluar implementimin e plotë

F a q e |15

Meqenëse UA për Akreditimin e IAL-ve në Kosovë nuk parasheh krijimin e një komisioni të tillë, apo një

Rregullore të AKA-së për këtë qëllim, AKA ka bërë kërkesë në Kabinetin e Ministrit për rishikimin dhe

plotësimin e UA për Akreditim për sa i përket çështjes së ankimimit. Me plotësimin e bazës ligjore për

çështjen e ankimimit, AKA do të ketë mundësinë të funksionalizojë Komisionin e Jashtëm të Ankesave dhe

në këtë mënyrë të përmbushë plotësisht rekomandimin e ENQA, si standard evropian të Agjencive të

Akreditimit për trajtimin e ankesave nga IAL-të. Puna e këtij komisioni pritet të fillojë nga muaji Janar 2017.

Aktiviteti 6

Rritja e transparencës së Institucioneve të Arsimit të Lartë në Kosovë përmes bërjes publike të të gjitha të

dhënave të aktiviteteve akademike dhe shkencore

Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) në mbledhjen e mbajtur më 06.07.2016 ka marrë vendim me të cilin ka

obliguar gjitha IAL-të në Kosovë që në ueb faqet e tyre zyrtare të bëjnë publike të gjitha të dhënat për stafin

akademik, programet e studimit, syllabuset, studentët dhe të diplomuarit e tyre (Alumni), në përputhje me

Pjesën 1 të Standardeve dhe Udhëzuesve Evropian 2015. Publikimi i të dhënave nga institucionet e arsimit

të lartë rrit transparencën e punës së tyre si dhe iu shërben studentëve dhe palëve të tjera të interesuara

për marrjen e informatave për aktivitetet e institucionit. Shumica e institucioneve kanë ndërmarrë veprime

solide për zbatimin e këtij vendimi dhe kanë bërë publikimin e të dhënave për programet e studimit,

megjithatë AKA ka për qëllim që nga viti 2017 të monitorojë publikimet e IAL-ve dhe të sigurojë

zbatueshmërinë e plotë të vendimit të KSHC-së.

Page 17: Agjencia e Kosovës për · PDF fileZbatimi i kërkesave ligjore për stafin akademik Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) në fund të vitit 2015 ka filluar implementimin e plotë

F a q e |16

Analiza e gjendjes së stafit akademik të IAL-ve publike dhe private

Me qëllim të mbështetjes së procesit të zhvillimit të stafit akademik, AKA ka bërë analizën e situatës së

stafit në Kosovë bazuar në Ligjin mbi Arsimin e Lartë dhe bazuar në Udhëzimin Administrativ për Akreditimin

e IAL-ve në Kosovë. AKA ka bërë verifikimin e çdo personi PhD të paraqitur nga institucionet bazuar në filtrat

e mëposhtëm:

1. Mosha

2. Nostrifikimi i diplomës

3. Diploma

4. Leje qëndrimi dhe leja e punës për stafin e huaj

5. Verifikimi nga Administrata Tatimore e Kosovës

6. Verifikimi nga Administrata Tatimore e shtetit amë për personat me shtetësi të huaj

7. Dokumente të tjera që i mungojnë dosjes

Page 18: Agjencia e Kosovës për · PDF fileZbatimi i kërkesave ligjore për stafin akademik Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) në fund të vitit 2015 ka filluar implementimin e plotë

F a q e |17

Shtojca 1:

1.1. Stafi akademik në Universitetin e Prishtinës dhe Fakultetet përkatëse

Figura 1: Raporti i stafit te duhur ndaj atij aktual

1

2

24

12

37

23

25

60

27

99

41

32

11

2

33

0

30

48

48

30

36

57

30

30

51

48

6

0

0 20 40 60 80 100 120

Faculty of Agriculture and Veterinary

Faculty of Arts

Faculty of Civil Engineering and Architecture

Faculty of Economics

Faculty of Education

Faculty of Electrical and Computer Engineering

Faculty of Law

Faculty of Mathematics and Natural sciences

Faculty of Mechanical Engineering

Faculty of Medicine

Faculty of Philology

Faculty of Philosophy

Faculty of Sport Sciences

N/A (No Faculty Declared)

UNIVERSITETI I PRISHTINES "HASAN PRISHTINA"

Stafi i kërkuar sipas UA Stafi i pranur nga AKA

Page 19: Agjencia e Kosovës për · PDF fileZbatimi i kërkesave ligjore për stafin akademik Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) në fund të vitit 2015 ka filluar implementimin e plotë

F a q e |18

Të dhënat tek Figura 1 tregojnë numrin e kërkuar të stafit akademik sipas Udhëzimit Administrativ për Akreditim, dhe numrin aktual, përkatësisht numrin e pranuar të stafit akademik nga AKA të cilët plotësojnë kriteret formale sipas ligjeve në fuqi.

1.2. Stafi akademik në Universitetet e tjera publike në Kosovë

Figura 2: Raporti i stafit te kërkuar dhe atij aktual ne institucione publike

Figura 3: Raporti i stafit te kërkuar dhe atij aktual ne institucione publike

5

21 18

51

31 28

12 12

21

69

45

66

0

10

20

30

40

50

60

70

80

University ofApplied Sciences

Ferizaj

University ofGjakova "Fehmi

Agani"

University ofGjilan "Kadri

Zeka"

University ofMitrovica "Isa

Boletini"

University of Peja"Haxhi Zeka"

University ofPrizren "Ukshin

Hoti"

UNIVERSITETET E TJERA PUBLIKE

Stafi i pranur nga AKA Stafi i kërkuar sipas UA

3

6

0

1

0

1

2

3

4

5

6

7

Kosovo Academy for Public Safety Faculty of Islamic Studies

IAL-TE TE TJERA PUBLIKE

Stafi i pranur nga AKA Stafi i kërkuar sipas UA

Page 20: Agjencia e Kosovës për · PDF fileZbatimi i kërkesave ligjore për stafin akademik Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) në fund të vitit 2015 ka filluar implementimin e plotë

F a q e |19

Të dhënat tek Figura 2 dhe 3, tregojnë numrin e kërkuar të stafit akademik sipas Udhëzimit Administrativ për Akreditim, dhe numrin aktual, përkatësisht numrin e pranuar të stafit akademik nga AKA të cilët plotësojnë kriteret formale sipas ligjeve në fuqi.

Figura 4: Institucionet e arsimit të lartë të cilat ofrojnë programe të studimit në fushën e arteve, legjislacioni në fuqi kërkon

personel të mjaftueshëm artistik i cili duhet të jetë i kualifikuar ose të jetë dëshmuar në arte, përkatësisht të ketë kualifikimin më

të lartë artistik.

8

52

4 3 210 9

1

29

69

1421

8

35

21 21

3 3 3 6 6 9 6

54

3 3 612

0

10

20

30

40

50

60

70

80

IAL-TE TE CILAT OFROJNE PROGRAME TE STUDIMIT PER FUSHAT NE TE CILAT NUK KERKOHEN 3 DOKTOR TE SHKENCES

Stafi i pranur nga AKA Stafi i kërkuar sipas UA

Page 21: Agjencia e Kosovës për · PDF fileZbatimi i kërkesave ligjore për stafin akademik Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) në fund të vitit 2015 ka filluar implementimin e plotë

F a q e |20

1.3. Stafi akademik në institucionet private të arsimit të lartë në Kosovë

Të dhënat tek Figura 3 tregojnë numrin e kërkuar të stafit akademik sipas Udhëzimit Administrativ për Akreditim, dhe numrin aktual, përkatësisht numrin e pranuar të stafit akademik nga AKA të cilët plotësojnë kriteret formale sipas ligjeve në fuqi.

30

2

6

1

0

2

3

21

15

1

4

0

0

0

5

3

12

5

2

5

3

0

25

3

7

75

3

24

27

9

15

6

0

39

12

6

0

0

9

42

21

12

18

12

24

18

18

63

3

15

0 10 20 30 40 50 60 70 80

AAB College

AUK College

Biznesi College

Dardania College

Dukagjini College

ESLG College

European College of Kosovo

Evolucion Academy

FAMA College

Gjilani College

Globus College

HPS Design Factory

Humanistica College

IBCM College

Iliria College

ISPE College

Juridica College

Pjeter Budi College

QEAP Heimerer College

Rezonanca College

Riinvest College

Tempulli College

UBT College

Universi College

Universum College

INSTITUCIONET PRIVATE TE ARSIMIT TE LARTE

Stafi i kërkuar sipas UA Stafi i pranur nga AKA

Page 22: Agjencia e Kosovës për · PDF fileZbatimi i kërkesave ligjore për stafin akademik Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) në fund të vitit 2015 ka filluar implementimin e plotë

F a q e |21

Shtojca 2 IAL-të në Kosovë në bazë të numrit të numrit te PhD-ve me orar të plotë

Nr. Institucionet PhD

(Decl) PhD OK

N LQ D Dekl. >65 F ATK ID

1 Kolegji AAB 94 30 16 1 5 1 0 23 0 2

2 Kolegji AUK 10 2 5 1 3 0 0 6 0 0

3 Kolegji Biznesi 29 6 8 0 0 0 0 14 4 1

4 Kolegji Dardania 35 1 6 0 0 1 9 22 3 3

5 Kolegji Dukagjini 10 0 5 6 4 0 0 8 0 6

6 Kolegji ESLG 15 2 6 2 0 0 2 8 5 2

7 Kolegji Evropian i Kosovës 8 3 2 0 0 0 0 4 4 1

8 Akademia Evolucion 1 0 0 0 1 0 0 0 0 0

9 Kolegji FAMA 50 15 14 0 1 0 1 3 16 0

10 Kolegji Gjilani 12 1 2 0 1 0 0 4 3 5

11 Kolegji Globus 8 4 0 0 0 0 1 0 3 0

12 SHLP Design Factory 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0

13 Kolegji Humanistica 1 0 0 0 1 0 0 0 0 0

14 Kolegji IBCM 2 0 2 0 0 0 0 0 0 0

15 Kolegji Iliria 54 5 16 6 2 1 1 45 0 3

16 Kolegji ISPE 27 3 10 3 2 15 1 10 2 9

17 Kolegji Juridica 14 12 0 0 0 0 0 1 2 0

18 Kolegji Pjeter Budi 18 5 3 1 1 0 0 4 7 0

19 Kolegji QEAP Heimerer 16 2 9 7 3 1 2 9 2 4

20 Kolegji Rezonanca 24 5 8 0 0 0 5 2 6 0

21 Kolegji Riinvest 10 3 4 0 0 0 1 0 2 0

22 Kolegji Tempulli 4 0 2 0 0 0 1 3 12 0

23 Kolegji UBT 84 25 16 7 2 1 2 12 0 37

24 Kolegji Universi 5 3 0 0 0 0 0 0 2 0

25 Kolegji Universum 23 7 3 0 0 8 0 9 2 2

26 Akademia e Kosovës për Siguri Publike* 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0

27 Fakulteti i Studimeve Islame 7 1 6 0 0 0 0 0 0 0

28 Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj

10 5 3 0 0 0 1 0 0 2

29 Universiteti i Gjakovës "Fehmi Agani" 22 21 0 0 0 0 0 0 1 0

30 Universiteti i Gjilanit "Kadri Zeka" 22 18 1 0 1 0 2 1 1 0

31 Universiteti i Mitrovicës "Isa Boletini" 64 51 1 1 1 1 3 1 4 4

32 Universiteti i Pejës "Haxhi Zeka" 38 31 2 0 1 0 1 0 3 0

33 Universiteti i Prizrenit "Ukshin Hoti" 36 28 4 0 1 1 0 0 1 3

Page 23: Agjencia e Kosovës për · PDF fileZbatimi i kërkesave ligjore për stafin akademik Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) në fund të vitit 2015 ka filluar implementimin e plotë

F a q e |22

34 Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina" 0 0 0 0 0 0 0

1 Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë* 3 1 0 0 0 0 0 0 1 0

2 Fakulteti i Arteve 4 2 0 0 0 0 1 0 0 1

3 Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës 25 24 0 0 0 0 1 0 0 0

4 Fakulteti Ekonomik* 12 12 1 0 0 0 0 0 0 0

5 Fakulteti i Edukimit 39 37 1 0 0 1 0 0 0 0

6 Fakulteti i Inxhinierisë Elektronike dhe Kompjuterike

24 23 1 0 2 0 1 0 0 0

7 Fakulteti Juridik 35 25 1 0 2 0 6 0 0 0

8 Fakulteti i Shkencave Matematike Natyrore 68 60 4 0 3 0 0 0 4 0

9 Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike 27 27 0 0 0 0 0 0 0 0

10 Fakulteti i Mjekësisë 130 99 19 2 14 0 1 0 5 4

11 Fakulteti i Filologjisë 48 41 1 0 1 0 4 1 1 1

12 Fakulteti i Filozofisë 38 32 3 0 3 0 2 1 1 1

13 Fakulteti i Shkencave Sportive 12 11 1 0 0 0 0 0 0 0

14 N/A (nuk është deklaruar asnjë fakultet) 7 2 1 0 1 0 3 0 0 1

TOTAL 1225 685 187 37 56 31 52 191 97 92

Legjendë:

PhD (Decl) Numri i doktorëve të shkencës të deklaruar nga institucioni

PhD OK Numri i doktorëve të shkencës të pranuar nga AKA pas verifikimit të tyre

N Mungon Nostrifikimi

LQ Mungon Leje Qëndrimi

D Mungon Diploma

Dekl. Mungon deklarata nën betim

>65 Individi është në moshën e pensionimit

F Shtetasit e huaj nuk e kanë dëshmuar statusin e tyre si të rregullt në Kosovë

ATK Vërtetimi nga Administratat Tatimore e Kosovës

ID Mungon letërnjoftimi

*Institucioni nuk ka dorëzuar dosjen e stafit akademik në afatin e kërkuar nga AKA.