shtetiweb.org › wp-content › uploads › 2014 › 05 › L2-Raport... · Web view...

44
SHQIPËRIA Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim Raport monitorimi i strategjive sektoriale për arsimin 2011 (përfshin arsimin bazë, të mesëm, profesional dhe të lartë ) 1

Transcript of shtetiweb.org › wp-content › uploads › 2014 › 05 › L2-Raport... · Web view...

Page 1: shtetiweb.org › wp-content › uploads › 2014 › 05 › L2-Raport... · Web view SHQIPËRIASHQIPËRIA Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim Raport monitorimi i strategjive

SHQIPËRIAStrategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim

Raport monitorimi i strategjive sektoriale për arsimin 2011

(përfshin arsimin bazë, të mesëm, profesional dhe të lartë )

1

Page 2: shtetiweb.org › wp-content › uploads › 2014 › 05 › L2-Raport... · Web view SHQIPËRIASHQIPËRIA Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim Raport monitorimi i strategjive

Pasqyra e lëndës

Pasqyra e lëndës 2

Shkurtimet 3

Parathënie 4

1 Vlerësimi i perfomancësObjektivi 1 Arsimi bazë 6Objektivi 2 Arsimi bazë 7Objektivi 3 Arsimi bazë 9Objektivi 4 Arsimi i mesëm 11Objektivi 5 Arsimi profesional 13Arsimi i lartë 17Objektivi 6 Arsimi i lartë 17Objektivi 7 Arsimi i lartë 20Objektivi 8 Arsimi i lartë 21Objektivi 9 Arsimi i lartë 24

2 Shpjegim i sistemit të monitorimit 26Sistemi ekzistues i monitorimit në ministri dhe tek agjencitë nën varësi 26

Aneks – Shpjegim i indikatorëve 28Indikator - Objektivi 1 Arsimi bazë 28Numri i viteve të arsimit të detyrueshëm për arsimin bazë 28Indikator - Objektivi 2 Arsimi bazë 28Indikatori - Objektivi 3 Arsimi Bazë 29Indikatori - Objektivi 4 Arsimi i mesëm 29Indikator (aktual) - Objektivi 5 Arsimi profesional 29Indikator (për të ardhmen) - Objektivi 5 Arsimi profesional 30Indikatori - Objektivi 6 Arsimi i lartë 31Indikatori - Objektivi 7 Arsimi i lartë 31Indikatori - Objektivi 8 Arsimi i lartë 32Indikatori - Objektivi 9 Arsimi i lartë 32

2

Page 3: shtetiweb.org › wp-content › uploads › 2014 › 05 › L2-Raport... · Web view SHQIPËRIASHQIPËRIA Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim Raport monitorimi i strategjive

Shkurtimet

PBA Programi buxhetor afatmesëmPShIP Planifikimi i Shpenzimeve Publike dhe Investimeve RPP Rishikimi i Politikës së Programit

3

Page 4: shtetiweb.org › wp-content › uploads › 2014 › 05 › L2-Raport... · Web view SHQIPËRIASHQIPËRIA Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim Raport monitorimi i strategjive

Parathënie

Edukim cilësor për këdo e kudo në arsimin parauniversitar dhe arritje të standardeve bashkëkohore evropiane në arsimin universitar, ishin objektivat kryesore të vitit 2011 për Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

Në funksion të këtyre objektivave, stafi i MASH punoi për të arritur një nivel të lartë realizimi për të gjitha reformat e nisura në përmbajtje dhe strukturë.

Reformat e thella dhe investimet e mëdha të ndërmarra në sistemin arsimor gjatë vitit 2011, reflektuan rritje dhe përafrim të treguesve përkatës me ato rajonalë dhe europianë. Sistemi ynë arsimor ka arritur tashmë tregues sasiorë të krahasueshëm me ato të vendeve të zhvilluara. Më shumë se gjysma e objekteve arsimore janë ndërtuar dhe rikonstruktuar dhe kanë kushte normale për mësim. Investimet e bëra për infrastrukturën didaktike e laboratorike në shkolla e universitete kanë ndikuar në rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe mësimnxënies.  

Zhvillimi i arsimit privat cilësor ka luajtur një rol pozitiv shumë të rëndësishëm jo vetëm në rritjen e pjesëmarrjes në arsim, por edhe në rritjen e  ndjeshme të mobilizimit të burimeve financiare dhe njerëzore kombëtare për përballimin e kërkesës së madhe të të rinjve për shkollim, në të gjitha nivelet.

Në mbështetje të nismave dhe politikave arsimore, si dhe në zbatim të akteve ligjore/nënligjore përkatëse, MASH ka fuqizuar dimensionin e saj monitorues, duke krijuar kështu premisa për zhvillimin e politikave efiçente vendimmarrëse.

Arsimi shqiptar mbështetet sot në dokumente politike (strategji) dhe në kuadër rregullator thellësisht të përmirësuar, sipas përvojës së vendeve evropiane.

MASH ka objektiv kryesor: përmirësimin e vazhdueshëm të proceseve planifikuese, monitoruese dhe prokuruese, duke synuar një përdorim efektiv dhe efiçent të burimeve financiare në dispozicion, nëpërmjet kryerjes me transparencë dhe ligjishmëri të procedurave të prokurimit, investimeve dhe buxhetimit, duke realizuar shpërndarjen dhe planifikimin e fondeve buxhetore në nivel MASH-i, DAR/ZA, Universitete dhe Njësi të Qeverisjes Vendore dhe optimizuar raportet midis niveleve arsimore duke i dhënë përparësi arsimit të mesëm ( të përgjithshëm dhe atij profesional).

MASH ka realizuar gjatë 2011-tës një bashkëpunim shumë efiçent me ministritë e linjës dhe institucione të tjera joarsimore, duke dëshmuar profesionalizëm dhe përgjegjshmëri në hartimin dhe zbatimin e politikave zhvillimore ndërsektoriale.

Veprimtaria e MASH gjatë vitit 2011 ka synuar dhe realizuar një komunikim të plotë me publikun dhe faktorët e tjerë te arsimit. Risi për këtë vit ishte shtrirja, informimi e diskutimi publik i reformave në të gjithë vendin; nëpërmjet organizimit të konferencave të shumta, revistës “Mësuesi”, programeve të përjavshme televizive në televizionin publik shqiptar si dhe informimit direkt të publikut gjatë kërkesave on-line. Sistemi ynë arsimor ka hyrë tashmë në mënyrë të gjithanshme në një proces bashkëkohor reformues.Ministria e Arsimit dhe Shkencës, e orientuar nga programi qeveritar 2009-2013, Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit, Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim dhe Strategjitë sektoriale ka përgjegjësinë institucionale për të siguruar realizimin e objektivave:Raport monitorimi i strategjive sektoriale për arsimin:viti 2011

MASH Shkurt 20124

Page 5: shtetiweb.org › wp-content › uploads › 2014 › 05 › L2-Raport... · Web view SHQIPËRIASHQIPËRIA Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim Raport monitorimi i strategjive

Objektivat e vitit 2011

1. Arsimi Bazë

a. Përfshirja në rritje e fëmijëve 5-6 vjeçarë në arsimin e detyruar; b. Reduktimi në vazhdimësi i braktisjes shkollore në arsimin bazë;c. Promovimi i nismës kundër varfërisë, për të zvogëluar hendekun në

arsimim ndërmjet shtresave të ndryshme të popullsisë, duke rritur në vazhdimësi raportin e regjistrimit neto (NER);

d. Përmirësimi i cilësisë së shërbimit arsimor nëpërmjet teksteve cilësore, mësuesve të motivuar, përmirësimit të kushteve të mësimit, duke arritur raporte optimale mësues-nxënës, mësues-klasë dhe nxënës-klasë;

e. Sigurimi i teksteve falas për nxënësit romë dhe egjiptian në arsimin bazë dhe rimbursimi 100% i vleftës së tyre për nxënësit e familjeve që përfitojnë ndihmë ekonomike;

f. Aplikimi në një shkollë i projektit pilot për shkollat me ushqim për komunitetin rom;

g. Masa lehtësuese për riintegrimin e fëmijëve që vijnë nga jashtë shtetit.

2. Arsimi i mesëm i përgjithshëm

a. Përmirësimi i kurrikulës shkollore dhe metodave të mësimdhënies, në funksion të rritjes së cilësisë dhe përgatitjes së qytetarëve për t’u përballur me sfidat zhvillimore të vendit;

b. Shtrirja dhe zgjerimi i arsimit të mesëm të përgjithshëm, duke rritur tërheqjen në arsimin e mesëm të nxënësve që përfundojnë arsimin bazë;

c. Përmirësimi i vazhdueshëm i bazës materialo-didaktike në shkollë, në funksion të arritjes së standardeve bashkohore të mësimdhënies dhe mësimnxënies;

d. Standardizimi i Maturës Shtetërore.

3. Arsimi dhe Formimi Profesional

a. Zgjerimi dhe modernizimi i arsimit profesional dhe social-kulturor nëpërmjet hapjes së degëve të reja dhe zhvillimit të atyre tradicionale, për tú përgjigjur zhvillimit ekonomik të vendit dhe kërkesave të tregut kombëtar dhe rajonal të punës;

b. Rritja e tërheqjes së nxënësve që mbarojnë arsimin bazë drejt arsimit të mesëm profesional, përmes zgjerimit të autonomisë së shkollave dhe bashkëpunimit me komunitetin.

4. Arsimi i Lartë

a. Përmirësimi i cilësisë së mësimdhënies dhe i përvetësimit të dijeve në arsimin e lartë, nëpërmjet përmirësimit të kurrikulave, metodave të mësimdhënies dhe integrimit të tyre me shkencën;

b. Sigurimi i cilësisë së Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe programeve të tyre të studimit përmes kontrollit të brendshëm dhe të jashtëm të cilësisë;

c. Zgjerimi i sistemit të arsimit të lartë, përmes rritjes së pranimeve në programet e studimit, sigurimit të shumëllojshmërisë së ofertave të formimit dhe përmirësimit të skemës dhe efektivitetit të mobilitetit të studentëve;

Raport monitorimi i strategjive sektoriale për arsimin:viti 2011MASH Shkurt 2012

5

Page 6: shtetiweb.org › wp-content › uploads › 2014 › 05 › L2-Raport... · Web view SHQIPËRIASHQIPËRIA Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim Raport monitorimi i strategjive

d. Rritja e autonomisë së Institucioneve të Arsimit të Lartë në drejtimet: akademike, strukturore, administrative dhe financiare;

e. Përshtatja e metodave të financimit, në mënyrë që të inkurajohet i tërë sistemi për arritjen e objektivave të përgjithshme dhe të përthithen sa më shumë kapitale në fushën e arsimit të lartë.

1 Vlerësimi i performancës

Arsimi bazë

Objektivi 1

Sigurimi i të paktën një viti përgatitor, para hyrjes në klasën e parë, për të gjithë fëmijët 5-vjeçar.

I matur nga indikatori

Përfshirja e fëmijëve 5-6 vjeçar në klasat përgatitore u rrit me 31% në vitin 2010-2011 kundrejt 2009-2010.

Arritjet Arsimi parashkollor

Në zbatim të objektivit të MASH për përfshirjen të paktën në një vit përgatitor të fëmijëve 5-vjeçar, në vitin 2010/11 u hapën 164 klasa të reja përgatitore në të gjithë vendin, duke rritur kështu me 3107 numrin e fëmijëve 5-6 vjeçar që ndjekin klasa përgatitore. Të gjithë mësuesit dhe fëmijët 5-vjeçar në këto klasa, u pajisën me paketën metodike (libri i mësuesit, fletoret e punës për fëmijët dhe fletoret e vlerësimit) si dhe u siguruan seanca trajnimi për të gjithë mësuesit, për të siguruar një veprimtari edukative cilësore. Në vitin 2011, afërsisht 83% e fëmijëve të regjistruar në klasën e parë ishin të parapërgatitur të paktën me 1 vit në kopshte apo klasa përgatitore.

Ndikimi i investimeve Gjatë vitit 2011 janë ndërtuar 2 godina kopshti të reja si dhe grupe kopshti pjesë përbërëse e ndërtimeve të reja shkollore të ciklit të ulët, nga të cilat janë përftuar 20 klasa të reja me vlerë 95.5 milionë lekë dhe kapacitet rreth 500 fëmijë të moshës parashkollore.

Janë rikonstruktuar 8 kopshte ekzistuese me 38 klasa, me vlerë 15.6 milionë lekë ( me vazhdim financimi në vitin 2012), të cilat frekuentohen afërsisht nga 800 fëmijë të moshës parashkollore.

Gjatë këtij viti janë kompletuar me pajisje mobilimi nga projekti “Cilësi dhe Barazi në Arsim” rreth 100 klasa përgatitore për arsimin parashkollor , që frekuentohen prej afërsisht 2400 fëmijë të moshës parashkollore.

Faktorët pengues

Miratimi me vonesë i projekteve dhe i planit të investimeve, dhe për pasojë shtyrja e procedurave të prokurimeve në projektet e investimit nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve 2011.

Raport monitorimi i strategjive sektoriale për arsimin:viti 2011MASH Shkurt 2012

6

Page 7: shtetiweb.org › wp-content › uploads › 2014 › 05 › L2-Raport... · Web view SHQIPËRIASHQIPËRIA Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim Raport monitorimi i strategjive

Objektivi 2

Rritja e cilësisë së procesit mësimor edukativ për të zvogëluar diferencat me vendet e OECD-së.

I matur nga indikatorët Përqindja e kalueshmërisë vjetore për të gjitha klasat e Ciklit të Ulët (pra klasat nga 1-5)

në vitin shkollor 2010-2011 arriti në 99.1%. Përqindja e kalueshmërisë vjetore për të gjitha klasat e Arsimit Bazë (pra klasat 1-9) në

vitin shkollor 2010-2011 arriti në 98.7%. Përqindja e nxënësve që morën dëftesë lirimi (klasën e nëntë) të arsimit bazë kundrejt

numrit të të regjistruarve në fillim të vitit shkollor në klasën përkatëse në vitin 2010-2011 arriti në 94.8%.

Përqindja e nxënësve që fillojnë klasën e parë dhe arrijnë pa mbetje në klasën e pestë, u rrit me 3.7% në periudhën 2007 – 2011.

Arritjet Arsimi 9 vjeçar Numri i nxënësve që ndoqën klasën e nëntë të arsimit bazë në vitin shkollor 2010-2011

ishte 54102. Tërheqja në shkollën e mesme e nxënësve që përfunduan arsimin 9-vjeçar arriti në

91.19% për vitin shkollor 2010-2011nga 81% që ishte në vitin shkollor 2006-2007. Përqindja e braktisjes vjetore në arsimin bazë (klasa 1-9) për vitin 2010-2011 ishte 0.43%.

Gjatë vitit 2011, në zbatim të “Planit Kombëtar për reduktimin në zero të braktisjes shkollore”, është konsoliduar sistemi i identifikimit të nxënësve braktisës dhe në rrezik braktisje dhe vazhdon riintegrimi i tyre në sistem nëpërmjet klasave të shansit të dytë dhe mësimeve mbështetëse në shkollë.

Gjatë vitit 2011vazhdoi puna për rishikimin e kurrikulës së arsimit bazë, janë ngritur dhe kanë filluar nga puna Grupi Qendror i punës për hartimin e kurrikulës së re që përbëhet nga specialistë, ekspertë dhe personalitetet të njohura të vendit. Njëkohësisht filloi puna e grupit teknik të rishikimit të kurrikulës, të cilët deri tani kanë prodhuar: studimin krahasues të zhvillimit të arsimit bazë me 14 vende të OECD; draftin e kornizës kurrikulare të arsimit parauniversitar; studimin e kurrikulës ekzistuese (kl 1-9) sipas lëndëve dhe fushave të integrimit.

Vazhdon konsolidimi i reformes së Alterteksit, i cili ka siguruar rritjen e cilësisë së teksteve mësimore, duke ofruar dy ose më shumë alternativa tekstesh për të gjitha lëndët mësimore të arsimit bazë. Përmirësimi i rregullave të konkurrimit ka sjellë përmirësimin e cilësisë së teksteve të përzgjedhura.

Arritje e vitit 2011 është botimi për herë të parë i tekstit “ Të mësojmë gjuhën amtare dhe kulturën shqiptare”. Tekst i integruar me njohuri për gjuhën, kulturën, historinë e Shqipërisë për fëmijët shqiptarë në diasporë. 6000 kopje të këtij teksti janë shpërndarë falas nga MASH nëpërmjet Ministrisë së Jashtme në klasat që mësojnë gjuhën shqipe në diasporë .Gjithashtu për këta fëmijë janë shpërndarë rreth 6000 abetare.

Është konsoliduar tashmë procedura e realizimit të Provimeve të Lirimit, në përfundim të arsimit bazë, sipas standardeve të provimeve të Maturës Shtetërore.

Treguesi i nxënësve që fillojnë klasën e parë dhe arrijnë pa mbetje në klasën e pestë, është rritur nga 93% në vitin 2007 në 96.7% në vitin 2010/11.

98.7 % e nxënësve që ndiqnin klasën e nëntë në vitin 2010-2011 e kanë përfunduar me sukses vitin shkollor si proces mësimor dhe 96.4% e tyre kaluan me sukses provimet e lirimit duke përfunduar studimet e arsimit bazë.

Sigurimi i teksteve për rreth 420.684 mijë nxënës në arsimin 9-vjeçarë publik dhe jopublik për vitin shkollor 2010/11. Subvencioni në vitin 2011 ka qënë 220 milionë lekë dhe kanë përfituar 120.000 nxënës.

Raport monitorimi i strategjive sektoriale për arsimin:viti 2011MASH Shkurt 2012

7

Page 8: shtetiweb.org › wp-content › uploads › 2014 › 05 › L2-Raport... · Web view SHQIPËRIASHQIPËRIA Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim Raport monitorimi i strategjive

Përmirësimi i kushteve të mësimdhënies, nëpërmjet sigurimit të mjeteve didaktike, për rreth 497.073 nxënës në arsimin 9-vjeçarë dhe fëmijë në arsimin parashkollor për 2010/11.

Ndikimi i investimeve

Gjatë vitit 2011 në sistemin e arsimit bazë u financuan rreth 1 miliardë e 802 milionë lekë. U punua në rreth 100 objekte arsimore të financuara nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve,

12 objekte në vazhdim financimi nga viti 2010 dhe 88 objekte të çelura në vitin 2011, me rreth 1215 klasa ku mësojnë rreth 26730 fëmijë të nivelit të arsimit bazë.

U financuan rreth 36 ndërtime objektesh të reja arsimore me një fond total investimi nga buxheti i shtetit prej 386 milionë lekë, për të cilat vazhdon financimi në vitin 2012. Nga përfundimi i tyre përftohen 380 klasa të reja nga ku përfitojne rreth 8360 nxënës.

Nga buxheti i shtetit, u financua rikonstruksioni i rreth 64 objekteve, shkolla 9 vjeçare dhe të bashkuara, me një vlerë financimi prej 237 milionë lekë, për të cilat vazhdon financimi në vitin 2012. Nga përfundimi i tyre rehabilitohen rreth 835 klasa dhe përfitojnë rreth 18370 nxënës.

Për pajisjen me mobileri u financua nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve, fondi prej 24.7 milionë lekë, nga i cili u pajisën me pajisje mobilerie 4 shkollat në vazhdim financimi nga viti 2010-2011.

U realizua fondi prej 46 milionë lekë për biblioteka shkollore në arsimin bazë, duke përmirësuar ndjeshëm fondin e bibliotekave në këto shkolla.

Në kuadër të projektit “Cilësi dhe Barazi në Arsim” u realizua në total fondi prej rreth 1 miliardë lekë.

U realizua fondi prej rreth 455.8 milionë lekë në kuadër të projektit “Cilësi dhe Barazi në Arsim” për 9 objekte të reja shkollore.

U realizua fondi prej rreth 309 milionë lekë në kuadër të projektit “Cilësi dhe Barazi në Arsim”për rehabilitimin e 7 objekteve të shkollore.

U realizua fondi prej rreth 23 milionë lekë në kuadër të projektit “Cilësi dhe Barazi në Arsim” për studim projektim objektesh shkollore.

U realizua fondi prej rreth 33 milionë lekë në kuadër të projektit “Cilësi dhe Barazi në Arsim”për pajisje mobilerie për 7 objektet shkollore të rehabilituara.

U realizua fondi prej rreth 22 milionë lekë në kuadër të projektit “Cilësi dhe Barazi në Arsim” për laboratorë virtualë.

U realizua fondi prej rreth 60.5 milionë lekë në kuadër të projektit “Cilësi dhe Barazi në Arsim” për laboratorë kimie, fizike, biologjie.

U realizuan gjithashtu rreth 30 milionë lekë për pajisje mobilierie për laboratorë kompjuterike.

Faktorët pengues

Miratimi me vonesë i planit të investimeve për ndërtime e rikonstruksione objektesh arsimore nga Komiteti i Zhvillimit të Rajoneve, alokimi me vonesë i fondeve të investimeve me përfitues njësitë e pushtetit vendor, si dhe vonesat në procedurat e prokurimit nga ana e këtyre njësive kanë sjellë mosrealizim e plotë të fondeve;

Mosrealizimi i procedurave të tenderimit për disa aktivitete të parashikuara për vitin 2010;

Miratimi me vonesë i planit të aktiviteteve në kuadër të projektit “Cilësi dhe Barazi në Arsim, zgjatja e procedurave të prokurimit, sollën mosrealizimin në kohë të disa aktiviteteve, të cilat do të realizohen në vitin në vijim.

Raport monitorimi i strategjive sektoriale për arsimin:viti 2011MASH Shkurt 2012

8

Page 9: shtetiweb.org › wp-content › uploads › 2014 › 05 › L2-Raport... · Web view SHQIPËRIASHQIPËRIA Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim Raport monitorimi i strategjive

Objektivi 3

Sigurimi i kushteve për përfundimin e arsimit bazë të nxënësve që rrezikojnë të braktisin shkollën (nxënësit romë, egjiptianë dhe nxënës me aftësi të kufizuara)

I matur nga indikatorët Treguesi i braktisjes në arsimin bazë është ulur me 0.44% në periudhën 2007 –2011. Treguesi i regjistrimit të nxënësve romë në arsimin bazë është rritur me 4.5% në

periudhën 2007 –2011.

Indikatorë për të ardhmen

Treguesi i regjistrimit të nxënësve me aftësi të kufizuara në arsimin bazë

Arritjet

Arsimi 9-vjeçar dhe parashkollor Treguesi i braktisjes në arsimin bazë, në vitin shkollor 2010-2011, është 0.43%. Në zbatim të programit të qeverisë për një “arsim cilësor masiv”, është punuar për

arsimimin e nxënësve të shtresave të margjinalizuara dhe fëmijëve me nevoja të veçanta. Trajnimi i mësuesve që punojnë me shtresat e margjinalizuara, me qëllim arsimimin e

nxënësve në rrezik braktisje dhe nxënësve me aftësi të kufizuara. Në vitin 2011vazhdoi zbatimi i “Planit kombëtar për reduktimin në zero të braktisjes

shkollore”. Në vitin shkollor 2010-2011, arsimin parashkollor e kanë ndjekur 516 fëmijë romë, kurse

arsimin bazë 2888 nxënës romë, nga të cilët 1228 janë vajza. DAR/ZA-të ku gjendet komuniteti rom, gjatë vitit 2011, kanë trajnuar 630 mësues për

këshillimin e prindërve romë dhe kanë zhvilluar 257 fushata ndërgjegjësuese me pjesëmarrjen e mbi 1300 prindërve romë.

Shansin e dytë e ndjekin 417 fëmijë romë, e barabartë me 66.6% e gjithë numrit të fëmijëve që ndjekin këtë formë shkollimi.

Gjatë vitit 2011, për mësimdhënien në një ambient ndërkulturor u trajnuan 210 mësues që punojnë në klasa ku janë integruar dhe fëmijët romë.

Për t’u ardhur në ndihmë nxënësve të komunitetit romë që banojnë larg shkollës është siguruar transporti i tyre falas. Është siguruar subvencionimi 100% i teksteve shkollore për fëmijët romë dhe egjiptian, fëmijët jetim, për fëmijët e familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike, për fëmijët e minoritetit grek dhe maqedonas.

Në vitin 2011 u arrit që, rreth 88% e psikologëve në shkolla të jenë me arsim përkatës, kundrejt 30% që ishin në vitin 2007. Roli i psikologut në shkollë ka rritur cilësinë e shërbimit dhe mbështetjes në veçanti ndaj nxënësve në nevojë, duke i siguruar një asistencë të specializuar për probleme specifike.

Për të mënjanuar braktisjen shkollore, në 29 shkolla në të gjithë vendin funksionojnë klasat e projektit “Shansi i dytë”, ku mësojnë 606 fëmijë të moshës së detyrimit shkollor që vijnë nga shtresat e margjinalizuara.

Ndikimi i investimeve

Edhe gjatë vitit 2011 u është dhënë përparësi zonave rurale. Rreth 76% të fondeve për investime ose 1.5 miliardë lekë janë alokuar në objekte shkollore të këtyre zonave, zona në të cilat ka një prani të konsiderueshme edhe të komunitetit romë.

Raport monitorimi i strategjive sektoriale për arsimin:viti 2011MASH Shkurt 2012

9

Page 10: shtetiweb.org › wp-content › uploads › 2014 › 05 › L2-Raport... · Web view SHQIPËRIASHQIPËRIA Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim Raport monitorimi i strategjive

Faktorët pengues Faktorët që kanë ndikuar në mosrealizimin e disa aktiviteteve:

Miratimi me vonesë i planit të investimeve për ndërtime e rikonstruksione objektesh arsimore nga Komiteti i Zhvillimit të Rajoneve, alokimi me vonesë i fondeve të investimeve me përfitues njësitë e pushtetit vendor si dhe vonesat në procedurat e prokurimit nga ana e këtyre njësive kanë sjellë mosrealizim e plotë të fondeve;

Miratimi me vonesë i planit të aktiviteteve në kuadër të projektit “Cilësi dhe Barazi në Arsim, zgjatja e procedurave të prokurimit për realizimin e disa aktiviteteve, të cilat janë realizuar në vitin në vazhdim

Raport monitorimi i strategjive sektoriale për arsimin:viti 2011MASH Shkurt 2012

10

Page 11: shtetiweb.org › wp-content › uploads › 2014 › 05 › L2-Raport... · Web view SHQIPËRIASHQIPËRIA Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim Raport monitorimi i strategjive

Arsimi i mesëm i përgjithshëm

Objektivi 4:

Përmirësimi i cilësisë së arsimit me qëllim që ambienti i nxënies të ndihmojë nxënësit të fitojnë njohuri të krahasueshme me ato të moshatarëve të tyre në Europë.

I matur nga indikatorët Përqindja e nxënësve që kalojnë provimin e letërsisë me nota të larta (8, 9 dhe 10) është

rritur nga 32.50 % që ishte në vitin 2010 në 33.1% në vitin 2011. Përqindja e nxënësve që kalojnë provimin e matematikës me nota të larta (notat 8, 9, 10)

është rritur nga 17.32% që ishte në vitin 2010 në 17.38% në vitin 2011. Rritja e numrit të mësuesve të trajnuar : në vitin 2011 u trajnuan 1050 mësues të

gjimnazeve. Janë gjithsej 9302 mësues të gjimnazeve të trajnuar në tre vitet e fundit, ku një pjesë e konsiderueshme janë trajnuar më shumë se një herë, në përshtatjeve të moduleve që u janë ofruar.

Arritjet

1. Reforma kurrikulare dhe trajnimi

Mësuesit kanë një status dinjitoz në shoqërinë tonë. Pagat e tyre u mbidyfishuan në 6 vjet dhe rritja e tyre do të vazhdojë. Investimet e bëra për trajnimin e vazhduar të mësuesve kanë rritur shkallën e kualifikimit

të personelit mësimor dhe cilësinë e mësimdhënies.

2. Matura shtetërore Matura shtetërore ka këto arritje të qenësishme:

Në arsimin e mesëm u realizua një standard i ri cilësor. Arsimi i mesëm përfundoi me katër provime (dy të detyruara dhe dy me zgjedhje), për rreth 42 000 maturantë.

Maturantët e përfunduan shkollën e mesme me Diplomë të Maturës Shtetërore, të lëshuar nga Agjencia Kombëtare e Provimeve dhe jo nga shkolla e mesme. Ky është një standard i ri cilësor që e përafron shumë Maturën shqiptare me atë të vendeve të tjera, rrit cilësinë e studentëve në hyrje, pra në pranim në shkollën e lartë, ndikon drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë së studimeve universitare dhe lehtëson pranimin e studentëve shqiptarë në shkollat e larta të huaja dhe mobilitetin e studentëve në tërësi

3. Ndikimi i investimeve :Në kuadrin e programit “Cilësi dhe Barazi në Arsim”, gjatë vitit 2011 është investuar në:

Ndërtime të reja - 5 shkolla me 369.6 milion lekë, me realizim për vitin 2011 në vlerë prej 360.7 milion lekë;

Pajisje laboratorike janë 41.6 milion lekë, realizuar 100%, ose 41.6 milion lekë; Mobilieri për laboratorë shkencore 12 milion leke, realizuar 100%, ose 12 milion lekë. Pajisje kompjuterike me vlerë 13.1 milion leke, realizuar 9 milion lekë.. Lidhja me internet - 29.9 milion lekë, realizuar 29.8 milion lekë Pajisje mobilieri per shkollat e ndërtuara me vlere 28.5 milion leke, alokuar pushtetit

vendor për mobilimin e tre shkollave të mesme, realizuar vetëm në një prej tyre 9.4 milion lekë ;

Raport monitorimi i strategjive sektoriale për arsimin:viti 2011MASH Shkurt 2012

11

Page 12: shtetiweb.org › wp-content › uploads › 2014 › 05 › L2-Raport... · Web view SHQIPËRIASHQIPËRIA Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim Raport monitorimi i strategjive

Faktorët pengues Mosrealizimi i procedurave të tenderimit për disa aktivitete të parashikuara për vitin 2011,

për faktin se disa proceduara (si p.sh. specifikimet teknike) janë rikthyer në një periudhë ku ishte i pamundur ritenderimi .

Problematikat e shfaqura në shpërndarjen e laboratorëve të shkencave, veçanërisht në Fizikë, për shkak të tenderimit me vonesë të këtij loti.

Raport monitorimi i strategjive sektoriale për arsimin:viti 2011MASH Shkurt 2012

12

Page 13: shtetiweb.org › wp-content › uploads › 2014 › 05 › L2-Raport... · Web view SHQIPËRIASHQIPËRIA Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim Raport monitorimi i strategjive

Arsimi i mesëm profesional

Objektivi 5

Përmirësimi i kushteve dhe i cilësisë së mësimdhënies në Arsimin Profesional (AP) dhe Socialo-Kulturor (SK). Zgjerimi dhe modernizimi i AP dhe SK nëpërmjet hapjes së degëve të reja për t’iu përgjigjur zhvillimit ekonomik të vendit dhe kërkesave të tregut kombëtar dhe rajonal të punës.

I matur nga indicatorët Përqindja e nxënësve që regjistrohen në Arsimin Profesional dhe Socialo-Kulturor

është rritur me 13% në vitin shkollor 2010-2011 krahasuar me vitin shkollor 2009-2010.

Përqindja e nxënësve që përfundojnë arsimin profesional e socialkulturor dhe gjejnë punë sipas specializimit të tyre brenda një periudhe 6-mujore, është rritur me 4% në vitin 20111.

Numri i profileve të reja të hapura në përputhje me kërkesat e tregut të punës ndaj profileve të ofruara në total në arsimin profesional është rritur me 4% në vitin 2011

Arritjet

1. Baza ligjore

Ligji i Arsimit dhe Formimit Profesional Nr 10434, datë 23.06.2011 i cili konsiston në modernizimin e sistemit të VET në Shqipëri, nëpërmjet sigurimit dhe përmirësimit të cilësisë në institucionet arsimore profesionale.

Rregullorja, Nr. 957, datë 15.02.2011, për zhvillimin e provimeve të nivelit të parë dhe dytë në shkollat e Arsimit Profesional.

Udhëzimi, Nr. 24, datë 15.07.2011 për pajisjen e nxënësve të AP me materiale mësimdhënëse për arsimin profesional.

Vendimi i Këshillit të Ministrave për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve dhe njësinë sekretarit  në zbatimi të KSHK  Nr. 321, datë 21.04.2011

Vendimi i Këshillit të Ministrave për mënyrën e ushtrimit të funksioneve dhe të kompetencave të Këshillit të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve Nr. 351, datë 21.04.2011

Platforma e promovimit të Arsimit Profesional, Nr.1024, datë 17.02.2011 për rritjen e tërheqjes së nxënësve në AP dhe është implementuar nga shkollat profesionale dhe DAR/ZA me sukses;

Udhëzimi nr. 35, datë 31.08.2011, për strukturën , planin mësimor dhe veprimtaritë mësimore më kohë të pjesshme

2. Përmirësimi i strukturës së arsimit profesional

1 Ky indikator do të matet në përfundim të vitit 2011-2012, sepse niveli i pare (2 vjeçar) i Arsimit Profesional përfundon në qershor 2012

Raport monitorimi i strategjive sektoriale për arsimin:viti 2011MASH Shkurt 2012

13

Page 14: shtetiweb.org › wp-content › uploads › 2014 › 05 › L2-Raport... · Web view SHQIPËRIASHQIPËRIA Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim Raport monitorimi i strategjive

Gjatë vitit shkollor 2010-2011 u zbatuan skeletkurrikulat për nivelin e dytë (klasa 11) të strukturës së re në shkollat profesionale, të cilat u hartuan në bashkëpunim me donatorët. Sipas strukturës së re, në shkollat e arsimit profesional u zbatua kurrikula e re sipas modeleve të shkollave të përparuara europiane.

Në vitin 2011 është ofruar për herë të parë programi me kohë të pjesshëm në arsimin e mesëm profesional për të gjithë ata që janë të punësuar në një profesion të caktuar dhe kërkojnë të formalizojnë kompetencat e tyre.

Është përfshirë lënda Orientimi dhe këshillimi në karrierë në kurrikulën e klasës së 9-të të Arsimit të detyruar.

3. Reforma e kurrikulës

Në shkollat profesionale reforma e kurrikulës, vazhdoi të zbatohej edhe gjatë vitit 2011.

Kurrikula e Arsimit Profesional hartohet në nivel qendror nga Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve dhe në nivel shkolle nga mësuesit e kulturës profesionale. .

Kurrikula është hartuar në bazë të sistemit modular.

4. Infrastruktura Është ofruar programi i Master profesional në fushën pedagogji për mësuesit e arsimit

profesional (si mësuesit e rinj edhe mësuesit aktual), pranë Universitetit të Korçës. Janë trajnuar mësues dhe drejtues të AFP-së në bashkëpunim, me Swiss Contact –

ALBVET, kultur-kontact ALBIZ, GTZ, InWent sipas projekteve përkatës për kurrikulat e reja si dhe për menaxhimin e shkollës

Me fondet e projektit IPA 2008 ka filluar ndërtimi i 5 shkollave të reja profesionale; Janë pajisur shkollat profesionale me laboratorë të rinj në degët elektrikë,

elektroteknikë dhe shërbime mjetesh transporti;

5. Paketat stimuluese të bursave për nxënësit e shkollave profesionale

Reformimin e Arsimit Profesional e kanë mbështetur edhe ndryshimet pozitive në mekanizmin e dhënies së bursave, si më poshtë:

Dhënia e bursave (masa, kriteret) rregullohet me VKM, që aktualizohet çdo vit. Nxënësit që ndjekin studimet në institucionet arsimore publike, mund të përfitojnë

bursë dhe përfitime të tjera të parashikuara me VKM nga buxheti vjetor i miratuar për MASH.

Bursat administrohen nga DAR/ZA në bashkëpunim me njësitë e qeverisjes vendore (Kryetari dhe Këshilli i zgjedhur), duke i dhënë përparësi nxënësve dhe studentëve me aftësi të kufizuara dhe atyre nga shtresat sociale në nevojë.

Bursat jepen duke u bazuar në kritere ekonomike (të ardhura të ulëta të familjes) dhe rezultate të larta në mësime.

Bursa jepen për nxënësit e shkollave profesionale që vijnë nga 16 rrethet më pak të zhvilluara të vendit (zonat Verilindore dhe Juglindore) dhe ata që (pavarësisht nga gjendja ekonomike e familjes) ndjekin mësimet në degët e bujqësisë, blegtorisë, pyjeve dhe ndërtimit.

Raport monitorimi i strategjive sektoriale për arsimin:viti 2011MASH Shkurt 2012

14

Page 15: shtetiweb.org › wp-content › uploads › 2014 › 05 › L2-Raport... · Web view SHQIPËRIASHQIPËRIA Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim Raport monitorimi i strategjive

Veprimtaritë kryesore të vitit 2011 në arsimin profesional:

U hartua lista e kualifikimeve të nivelit parë dhe dytë, duke pasqyruar në të sugjerimet e marra nga tregu shqiptar i punës dhe donatorët;

U zbatua moduli i edukimit për karrierë në arsimin bazë; U zbatua programi i lëndës “Bazat e sipërmarrjes”, për klasën e XII të AP; U pajisën 17 shkolla me laboratorë të IT Në bashkëpunim me SëissContact – ALBVET dhe shkollën “Peter Mahringen”-

Shkodër, u trajnuan mësues të AFP-së të drejtimit “Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit në lidhje me zbatimin e skeletkurrikulave;

Në bashkëpunim me kompaninë PEM – GIZ, u trajnuan mësues të AFP-së të zonës verilindore të vendit për zbatimin e skeletkurrikulave të reja në degën Arsim i kombinuar dhe Administrim Zyre si dhe të edukimit për karrierë në arsimin bazë;

Në bashkëpunim me KulturKontact – ALBIZ, u trajnuan mësues të AFP-së të drejtimit “Ekonomi-biznes” në lidhje me zbatimin e skeletkurrikulave në këto degë;

Në bashkëpunim me kompaninë InËent, u trajnuan mësues të AFP të drejtimit “Elektrik – Mekanik”, për skeletkurrikulat e reja në këtë fushë, si dhe stafet drejtuese të të gjitha shkollave profesionale për menaxhimin e burimeve njerëzore dhe financiare si dhe për zbatimin e kurrikulave të reja;

U realizua vetvlerësimi në 25 shkolla profesionale, me mbështetjen e British Council, në kuadër të sigurimit të cilësisë

Në vitin shkollor 2010-2011, ka një rritje të ndjeshme (rreth 13%) të nxënësve të regjistruar në kl. 10, në krahasim me një vit më parë (nga 5616 nxënës në vitin 2009 në 6322 nxënës në vitin 2010). Gjithashtu në vitin 2011 -2012, vazhdon të ketë rritje të regjistrimeve pre 12% , në vitin 2011 janë regjistruar 7080 nxënës. Pothuaj në të gjitha drejtimet mësimore (me strukturën e re të AFP) ka rritje të pjesëmarrjes, por ndikimin më të madh në këtë rritje e kanë drejtime mësimore të tilla si TIK, Shërbime mjetesh transporti, Ekonomi-biznes, Hoteleri-turizëm, Teknologji ushqimore dhe Elektroteknikë.

Ka filluar për herë të parë programi me kohë të pjesshëm në arsimin e mesëm profesional për të gjithë ata që janë të punësuar në një profesion të caktuar dhe kërkojnë të formalizojnë kompetencat e tyre. Vazhdojnë rreth 500 persona kualifikimin në këtë program.

Janë miratuar 45 përshkrimet të nivelit të dytë dhe të tretë të kompetencës; Janë miratuar 22 skeletkurrikula të nivelit të parë të AP; 16 Skeletkurrikula të reja për

kualifikimet profesionale të nivelit II të AP, 5 Skeletkurrikula të reja për kualifikimet profesionale të nivelit III (2 vjeçare ose bllok, 4 vjeçare) të AP, 4 Skeletkurrikula të reja pilote për kualifikimet profesionale të nivelit III (në bashkëpunim me PEM-Projekti në zonën verilindore të Shqipërisë dhe me ECE-Elbasan Education Center),

Është miratuar programi i lëndës “Mbrojtje mjedisi”, për nivelin III të kualifikimeve profesionale në kuadër të “Zhvillimit të qëndrueshëm” në fushën e mjedisit,

Është hapur programi profesional pas të mesëm (2 vjecar) pilot në Fakultetin e Studimeve Profesionale në Universitetin e Durrësit në bashkëpunim me shkollën profesionale “Beqir Çela” Durrës. Ky program mbështetet nga qeveria zvicerane nëpërmjet projektit ALBVET zbatuar nga kompania zvicerane SëissContact.

Janë hapur programe të tjera të Arsimit pas të mesëm si: “Menaxhim veterinar” pranë filialit të Universitetit Bujqësor në Lushnjë, si dhe programi “ Teknik laborant” në Universitetin e Elbasanit.

Raport monitorimi i strategjive sektoriale për arsimin:viti 2011MASH Shkurt 2012

15

Page 16: shtetiweb.org › wp-content › uploads › 2014 › 05 › L2-Raport... · Web view SHQIPËRIASHQIPËRIA Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim Raport monitorimi i strategjive

Është ofruar programi i Master profesional në fushën pedagogji për mësuesit e arsimit profesional (si mësuesit e rinj edhe mësuesit aktual), pranë Universitetit të Korçës.

Janë hapur dhe janë pajisur 17 degë të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit me laboratorë të teknologjisë së fundit.

Me fondet e projektit IPA 2008 ka filluar ndërtimi i 5 shkollave të reja profesionale; Janë pajisur shkollat profesionale me laboratorë të rinj në degët elektrikë,

elektroteknikë dhe shërbime mjetesh transporti; Është krijuar Databasa me të dhëna të plota dhe të detajuara për të gjitha shkollat

profesionale të vendit (për nxënësit, mësuesit, drejtuesit dhe të dhëna për shkollat); Është hartuar drafti i udhëzimit për funksionimin e bordit të shkollave; Është hartuar drafti VKM për funksionimin e Këshillit Kombëtar të AFP.

Ndikimi i investimeve

Në buxhetin total, fondi i planifikuar për investime kapitale në arsimin profesional ishte 504.6 milionë lekë dhe realizimi i këtij fondi ishte 34 % Gjatë vitit 2011, fondet e alokuara u përdorën kryesisht për:

Rikonstruksione të shkollave ekzistuese; Mobileri shkollore; Kabinete kompjuterike; Pajisje të tjera të shkollave profesionale;

ARSIMI I LARTË DHE KËRKIMI SHKENCOR

Raport monitorimi i strategjive sektoriale për arsimin:viti 2011MASH Shkurt 2012

16

Page 17: shtetiweb.org › wp-content › uploads › 2014 › 05 › L2-Raport... · Web view SHQIPËRIASHQIPËRIA Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim Raport monitorimi i strategjive

Strategjia Kombëtare e Arsimit të Lartë ( SKALA 2008-2013) parashtron synime dhe objektiva afatgjatë për sistemin dhe paraqet politikat dhe prioritetet strategjike për vitet që pasojnë, deri në vitin 2013.

Kjo Strategji është zhvilluar në pajtueshmëri me prirjet e përgjithëshme të zhvillimit të arsimit të lartë në Europë dhe në botë dhe në veçanti, me procesin e Bolonjës; qëllimi i saj është që Arsimi i Lartë (AL) shqiptar të inkuadrohet në Hapësirës Europiane të Arsimit të Lartë (HEAL).

Objektivat kryesore të SKALA të cilat harmonizohen me ato të Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim janë:

Zhvillimi i shoqërisë dhe promovimi i standardeve të demokracisë nëpërmjet edukimit të studentëve për një jetë qytetare aktive;

Zhvillimi ekonomik i vendit në përgjithësi dhe atij rajonal në veçanti nëpërmjet formimit të një force pune të kualifikuar;

Përmbushja e aspiratave të brezit të ri për zhvillim; Zhvillimi dhe konsolidimi i një baze të gjerë e të përshtatshme dijesh në shërbim të vendit.

OBJEKTIVI 6

Përmirësimi i cilësisë së formimit në sistemin e AL, nëpërmjet përmirësimit cilësor të kurrikulave në të tre ciklet e studimit sipas standardeve europiane, metodave të mësimdhënies, rritjes së vazhdueshme të kapaciteteve njerëzore, si dhe integrimit të mësimdhënies me shkencën përmes përmirësimit të mëtejshëm të infrastrukturës kërkimore-didaktike në IAL.

I matur nga indikatorët

1. Numri i pedagogëve me tituj dhe grada shkencore në IAL-të publike është rritur me 347, nga të cilët 155 janë punësuar si pedagogë me kohë të plotë, ndërkohë që pjesa tjetër është staf akademik aktual që ka përfituar tituj shkencorë (Doktor, Asistent Profesor e Profesor)

2. Numri i përfituesve nga fondi i ekselencës në vitin 2011 është 67 studentë apo kërkues të rinj;

3. Numri projekteve/aplikimeve të miratuara nga projektet Tempus dhe Erasmus   Mundus në vitin 2011: Tempus 5 projekte, Erasmus Mundus 18 studentë për mastera dhe Phd të përbashkëta dhe 84 mobilitete afatshkurtra që na niveli “Bachelor” deri në nivelin e “Post Doktoratës".

Arritjet

1. Rritja e numrit të pedagogëve dhe futja e metodave të reja të mësimdhënies

Në instutucionet e Arsimit të Lartë, rekrutohet vazhdimisht personel akademik i angazhuar me kohë të plotë ose të pjesshme në mësimdhënie.

Raport monitorimi i strategjive sektoriale për arsimin:viti 2011MASH Shkurt 2012

17

Page 18: shtetiweb.org › wp-content › uploads › 2014 › 05 › L2-Raport... · Web view SHQIPËRIASHQIPËRIA Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim Raport monitorimi i strategjive

Rritja e nivelit akademik të stafeve pedagogjike është përmirësuar ndjeshëm, e shprehur kjo nga indikatori 1. Përmirësimi i nivelit akademik ndikon gjithashtu edhe në cilësinë dhe metodikën e mësimdhënies.

Numri i pedagogëve me gradën “Doktor” dhe tituj shkencorë (Asistent Profesor e Profesor) është rritur nga 1856 që ishte në vitin 2010, në afro 2300 në vitin 2011. Ndërkohë vetëm për vitin akademik 2010-2011 janë pranuar 1320    studentë në ciklin e tretë të doktoratës, dhe për vitin akademik 2011-2012 janë pranuar 1266 doktorantë të rinj, ose 54 më shumë se një vit më parë, pjesë e madhe e të cilëve është edhe staf akademik në universitete.                                Për vitin 2011 ka vazhduar trajnimi i stafeve akademike të universiteteve brenda dhe jashtë vendit për implementimin e metodave të reja të mësimdhënies dhe futjen e përdorimin e teknologjive të reja të mësimdhënies. Ndihmesë të veçantë në këtë drejtim luan mobiliteti i pedagogëve dhe studentëve përmes programeve të ndryshme evropiane apo edhe programeve e bashkëpunimeve midis IAL-ve tona me ato evropiane e më tej. Konferencat Kombëtare dhe Ndërkombëtare Shkencore kanë qenë të shumta dhe kanë luajtur rol të rëndësishëm në shkëmbimin e ideve dhe përvojave midis kërkuesve dhe pedagogëve tanë me ato të vendeve të tjera.

Marrja në punë e 155 pedagogëve të rinj për vitin 2011 në IAL publike, sidomos atyre me eksperiencë jashtë vendit, është një nga faktorët e rëndësishëm për përmirësimin dhe modernizimin e metodave të mësimdhënies. Përthithja dhe integrimi i tyre në jetën akademike të vendit është bërë si nëpërmjet hartimit të politikave nxitëse për rekrutimin e këtyre pedagogëve, por edhe përmes programit “Brain gain”, që nxit kthimin e këtyre kapaciteteve në Shqipëri.

2. Rritja e numrit të përfituesve nga fondi i ekselencës

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në bazë të Vendimit Nr.554, datë 7.7.2010 “Për fondin e ekselencës, për mbështetje financiare të studentëve dhe shkencëtarëve të rinj, të shkëlqyer”, i ndryshuar, ka mbështetur studentët e shkëlqyer me bursa të posaçme për vazhdimin e studimeve të doktoraturës, postdoktoratës në të gjitha universitet e huaja, si dhe bursa të posaçme për studentë, që ndjekin jashtë shtetit studimet bachelor ose master në 15 universitetet më të mira të botës. Fondi i alokuar për këtë qëllim në 2011 ishte 100.000.000 lekë. Në vitin 2011 u mundësua financimi i 67 aplikantëve të rinj. Ndërkohë që numri i aplikantëve, interesimi dhe kërkesat për mbështetje financiare nga ky fond kanë ardhur në rritje. Kontigjenti i studentëve ose pedagogëve të rinj që përfitojnë nga ky fond, pas përfundimit të studimeve jep kontributin në vend për një periudhe 3-vjeçare.

3. Pjesëmarrja në projektet Tempus, Erasmus Mundus.

Numri projekteve apo aplikimeve të miratuara nga projektet Tempus dhe Erasmus   Mundus në vitin 2011 është 5 projekte Tempus, ndërkohë që për programin Erasmus Mundus janë shpallur fitues 18 studentë për mastera dhe Phd të përbashkëta, si dhe 84 mobilitete afatshkurtra, kërkuesish shkencorë e pedagogësh, që nga niveli bachelor deri në nivelin postdoktoratë.

Projektet Tempus dhe Erasmus Mundus kane qenë një nga faktorët që ka ndikuar në rritjen e bashkëpunimit shkencor dhe akademik me institucione arsimore e shkencore të vendeve të tjera. Pjesëmarrja në programe të tilla ka shkuar në rritje, duke ndihmuar në forcimin e dimensionit evropian të arsimit të lartë dhe të kërkimit shkencor.

4. Zgjerimi i kërkimit shkencor

Raport monitorimi i strategjive sektoriale për arsimin:viti 2011MASH Shkurt 2012

18

Page 19: shtetiweb.org › wp-content › uploads › 2014 › 05 › L2-Raport... · Web view SHQIPËRIASHQIPËRIA Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim Raport monitorimi i strategjive

Është nxitur puna e pavarur dhe inovacioni tek studentët e doktoraturës përmes ngritjes së laboratorëve kërkimorë–didaktikë dhe mbështetjes me pajisje të atyre ekzistues në ndihmë të integrimit të kërkimit shkencor në mësimdhënie. Në vitin 2011 janë miratuar 32 projekte në nivelin e arsimit të lartë, për pajisje laboratorësh kërkimorë e didaktikë, vetëm për universitetet publike, të cilat kapin vlerën e afro 2.700.000 dollarë.

Ky është një tjetër tregues i qartë se janë përmirësuar ndjeshëm kapacitetet fizike dhe humane të IAL Publike, duke mos lënë pas edhe teknologjinë e informacionit, me laboratorë shkencorë e didaktikë të sipërpërmendur që janë financuar këtë vit për IAL Publike, gjithmonë në funksion të zhvillimit modern të mësimdhënies dhe të përgatitjes së studentëve.

5. Ndikimi i investimeve U rrit cilësia e stafeve akademike të IAL-ve me rreth 347 pedagogë të rinj me tituj dhe

grada shkencore; U akomoduan në ndërmarrjet “Trajtimi i studentëve” 14500 studentë me kosto për njësi

26.2 mijë lekë; Nga Fondi për Zhvillimin e Rajoneve 2011:

U financuan për ndërtime të reja 184 milion leke, në të cilat përmendim: Godinë e re për Universitetin e Durrësit; Ndërtimi i godinës së Filialit të Peshkopisë, Universiteti i Durrësit; Ndërtim godine e re Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Shkodrës; përfundimi i objektit C, Fakulteti i Shkencave te Natyres ,Universiteti i Tiranës; U financuan rehabilitime 1.5 milion lekë,si Rikonstruksion i rrejtit hidrik të godinave në UBT; U financuan për studim-projektim 19.9 milion leke, si Studim projektim kampusin e Universitetit të Tiranës;

U realizua financimi prej 165.7 milion lekë për pajisje laboratorësh kërkimorë e shkencorë për 25 laboratorë në kuadër të projektit ”Cilësi dhe Barazi në Arsim”, ndërkohë që 7 laboratorë të tjerë janë në përfundim të praktikave të tenderimit dhe së shpejti do të marrin financimin e miratuar.

6. Faktorët pengues

Faktorët pengues janë subjektivë; në disa raste për mungesë të konkurencës, mosrealizim në afat sipas grafikut të shërbimeve apo realizimit të kontratave dhe dorëzimit në kohë të mallrave, shërbimeve apo ndërtimeve.

OBJEKTIVI 7

Raport monitorimi i strategjive sektoriale për arsimin:viti 2011MASH Shkurt 2012

19

Page 20: shtetiweb.org › wp-content › uploads › 2014 › 05 › L2-Raport... · Web view SHQIPËRIASHQIPËRIA Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim Raport monitorimi i strategjive

Të sigurohet cilësi e krahasueshme e institucioneve të arsimit të lartë dhe e programeve të tyre të studimit nëpërmjet vlerësimit të brendshëm të cilësisë dhe proceseve të vlerësimit të jashtëm të cilësisë.

I matur nga indikatorët

1. Numri i vlerësimeve të brendshme të programeve të studimit (publik dhe privat) ka shënuar rritje për vitin 2011, pasi në 2010, nga 4 IAL që kanë aplikuar, janë vlerësuar dhe akredituar 18 programe, ndërsa në 2011 nga 7 IAL që kanë aplikuar, janë vlerësuar dhe akredituar 61 programe.

2.      Numri i programeve të reja të  hapura është rritur nga 270 programe që ishte në vitin 2010, në 283 programe për vitin 2011.

3.      Numri i vlerësimeve paraprake në 2011 për hapjen e programeve të reja të studimit (publik dhe privat) arriti 283 vlerësime pozitive nga 417 aplikime.

Arritjet

1. Vlerësimet e brendshme dhe të jashtme të cilësisë

Pas miratimit të ligjit të Arsimit të Lartë në 2007 dhe ndryshimeve të miratuara në vitin 2011 për  akreditimin e IAL-ve, kërkesat për akreditimin e programeve kanë shënuar rritje. Në vitin 2011 numri i përgjithshëm i aplikimeve për programe të reja nga IAL private dhe publike ka qenë 417, nga të cilat 174 nga IAL private dhe 273 nga IAL publike. U vlerësuan 104 programe të reja të  IAL-ve private  dhe 179 të IAL-ve publike. Për këto programe aplikuan 12 Institucione të Arsimit të Lartë Privat dhe 13 Institucione Publike.

Ndikimi i Investimeve

MASH në bashkëpunim me partnerë të huaj filloi qysh në vitin 2010 procesin e vlerësimit dhe renditjes sipas cilësisë të të gjitha universiteteve publike dhe jopublike. Vlerësimi i cili u fokusua në katër drejtime kryesore: Infermieri, Juridik, Ekonomi dhe Shkenca Sociale, krijoi renditjen e parë të IAL-ve në vend. Kjo renditje ndikoi në rritjen e garës për përmirësimin e cilësisë, si dhe në rritjen e performancës akademike apo investimeve për kërkim shkencor në të gjitha IAL-të. Gjithashtu gjatë vitit 2011 përfundoi raporti mbi implemenimin e planit të veprimit për Procesin e Bolonjës në universitetet shqiptare.

Faktorët pengues

Në vlerësimin dhe akreditimin e IAL-ve shpesh ndikojnë faktorë subjektivë, të cilët pengojnë këtë proces. Në programet që kërkohen për vlerësim, shumë herë IAL-të fokusohen më shumë tek përmbajtja dhe qëllimi final i programit, duke anashkaluar procedura apo mangësi dokumentacionale, të cilat për t’u plotësuar, shtojnë kohën burokratike të vlerësimit final.

Raport monitorimi i strategjive sektoriale për arsimin:viti 2011MASH Shkurt 2012

20

Page 21: shtetiweb.org › wp-content › uploads › 2014 › 05 › L2-Raport... · Web view SHQIPËRIASHQIPËRIA Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim Raport monitorimi i strategjive

OBJEKTIVI 8

Zgjerimi i sistemit të AL nëpërmjet rritjes së pranimeve, rritjes së ofertave të formimeve dhe përmirësimit të skemës së mobilitetit të studentëve. Zgjerimi dhe forcimi i elementit të të mësuarit gjatë gjithë jetës dhe rritja e ofertës së formimit part-time dhe formës on line.

I matur nga indikatorët :

Pranimet nga shkollat e mesme në IAL publike u rritën me 1497 studentë, nga 26 143 studentë që ishin në vitin akademik 2010-2011, në 27 640 studentë në vitin akademik 2011/2012;

Numri i programeve të reja të hapura në institucionet e arsimit të lartë publik është rritur me 173 gjithsej, ndërkohë që të tjerë programe janë në fazën përfundimtare të vlerësimit.

Përqindja e maturantëve që regjistrohen brenda vitit në IAL është e njëjtë me atë të vitit të kaluar akademik, pra konfirmohet stabiliteti i përqindjes së një viti më parë.

Arritjet

1. Rritja e kuotave të pranimit

Gjatë vitit 2011-2012 vazhdoi zgjerimi i dukshëm i Arsimit të Lartë, i matur ky me rritjen e kuotave të pranimit në ciklet e ndryshme të studimit në universitetet publike dhe private. U regjistruan për herë të parë në vitin e parë të studimeve 7,5 % më shumë studentë, se një vit më parë si në IAL publike dhe në IAL private. Kjo rritje i detyrohet edhe regjistrimit të mjaft studentëve në programet e ciklit të parë me kohë të pjesshme dhe të edukimit në distancë.

Ndërkohë që edhe rritja e ndjeshme e kuotave në ciklin e dytë dhe të tretë përkoi edhe me hapjen e një numri të konsiderueshëm programesh studimi në këto cikle.

2. Ofrimi i programeve të reja të studimit

Në vitin 2011 u hapën 28 programe të reja studimi për ciklin e parë, 126 programe të reja për ciklin e dytë, master profesional dhe master shkencor, si dhe 19 për ciklin e tretë (specializime aftgjata dhe doktoratura). Hapja e këtyre programeve të reja studimi erdhi si rrjedhojë e kërkesave gjithnjë e në rritje të tregjeve rajonale të punës. Përmirësimi i cilësisë së programeve ekzistuese dhe hartimi i programeve të reja të studimit, riorganizimi dhe reformimi i programeve të studimeve në tre cikle sipas standarteve të procesit të Bolonjës me konsulencë të huaj kanë qenë synimi i punës tonë.

Në të gjitha institucionet publike të arsimit të lartë vitet e fundit akademikë, këtë vit akademik janë hapur 173 programe të të tre cikleve të studimit në IAL Publike, ndërkohë që programe të tjerë janë në fazë vlerësimi përfundimtar.

3. Rritja e dimensionit social

Raport monitorimi i strategjive sektoriale për arsimin:viti 2011MASH Shkurt 2012

21

Page 22: shtetiweb.org › wp-content › uploads › 2014 › 05 › L2-Raport... · Web view SHQIPËRIASHQIPËRIA Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim Raport monitorimi i strategjive

Stimulimi i studentëve nëpërmjet bursave për kategori të ndryshme sociale dhe në nevojë dhe përmirësimi i akomodimit të studentëve. Për ciklin e parë të studimeve bachelor, me kohë të plotë, në institucionet publike të arsimit të lartë në vitin akademik 2011 – 2012, janë përjashtuat totalisht nga tarifa vjetore e shkollimit ata studentë që vijnë nga këto shtresa sociale si: të verbër/të shurdhër, invalidë, invalidë paraplegjikë dhe tetraplegjikë, jetimët, fëmijët romë, ballkano-egjiptianë, fëmijët nga prindër të dënuar politikë me heqje lirie, fëmijë të policëve e të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të rënë ose të plagosur për shkak të detyrës.

Ndërkohë që studentëve që vijnë po nga këto shtresa sociale për ciklin e parë të studimeve me kohë të pjesshme, si dhe për ciklin e dytë të studimeve, master profesional dhe master shkencor, tarifat e shkollimit janë reduktuar në masën 50%.

4. Rritja e mobilitetit të studentëve

Kuotat e miratuara për vitin 2011-2012 për pranimin e studentëve nga trojet për ciklin e parë ishin 1264, pra u rritën mbi 3 herë në krahasim me vitin 2007. Kuotat e realizuara për ciklin e parë janë pothuaj të njëjta me ato të miratuara, ndërkohë që kërkesat për të studiuar në vendin tonë nga kandidatët e trojeve jashtë kufijve të vendit shkojnë në rritje.

Për vitin akademik 2011-2012, për ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë u miratuan 23584   kuota të reja pranimesh në Institucionet e Arsimit të lartë publik, ose 1779 kuota më shumë se viti paraardhës duke realizuar kështu një shtesë prej 9 % më shumë kuotash se një vit më parë.

Në të gjitha IAL-të publike shtimi i programeve të studimit është shoqëruar me shtimin e numri të studentëve në të gjitha ciklet e studimit dhe bëhet fjalë për rreth 5500 studentë më shumë, ose 7.5% më shumë se viti i kaluar akademik. Fenomeni i kthimit të të rriturve në auditorët e IAL-ve në programet e studimit part time, është në rritje dhe përbën faktor të rëndësishëm në rritjen e numrit të kuotave, njëkohësisht edhe të performancës personale dhe profesionale të qytetarëve, të cilët studjojnë njëkohësisht dhe punojnë.

5. Fondi i Ekselencës

Nëpërmjet Fondit të Ekselencës u janë dhënë bursa 67 studentëve, vetëm në vitin 2011. Interesi për aplikime ka ardhur duke u rritur.Lëvrimi i kuotave për studentët nga trojet shqiptare dhe financimi me anë të fondit të ekselencës për studime jashtë vendit, ka përmirësuar në mënyrë të ndjeshme mobilitetin e studentëve në të dyja drejtimet.

6. Ndikimi i investimeve

Gjatë vitit 2011 vazhdoi me përparësi realizimi i Reformës së Procesit të Bolonjës, në strukturë dhe përmbajtje, në përshtatje edhe me prioritetet e zhvillimit ekonomik e social të vendit, kërkesat e tregut të punës, duke mundësuar hapjen e programeve të reja të studimit, me përparësi ato për Teknologjinë e Informacionit, Bioteknologjinë, etj.

Gjithmonë në kuadër të politikave të qeverisë është parë me prioritet hapja e programeve të formimit profesional 2 vjeçar, sidomos në zonat rurale, duke mbajtur parasysh problematikën e zhvillimit rajonal si dhe ndikimin në zhvillimin e ekonomisë shqiptare.

Dy programe të reja studimi , 2 vjeçare, të profilit profesional, jouniversitar, janë hapur përkatësisht në Elbasan dhe Universitetin Bujqësor në Filialin e Lushnjës, pa llogaritur programet simotra të

Raport monitorimi i strategjive sektoriale për arsimin:viti 2011MASH Shkurt 2012

22

Page 23: shtetiweb.org › wp-content › uploads › 2014 › 05 › L2-Raport... · Web view SHQIPËRIASHQIPËRIA Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim Raport monitorimi i strategjive

Universitetit të Durrësit dhe Filialit të tij të Peshkopisë, që edhe këtë vit rezultuan të mirë preferuara dhe populluara nga studentët..

Është punuar me përparësi edhe për zgjerimin dhe përmirësimin e formave të studimit me kohë të pjesshme, si një formë e të mësuarit gjatë gjithë jetës, nëpërmjet asistimit për hapjen e programeve të reja, shtimin e pranimeve, sidomos në institucionet publike të AL që aplikuan për herë të parë, siç është rasti i Universitetit Politeknik të Tiranës.

7. Faktorët pengues

Si faktor pengues në realizimin e disa objektivave përmendim pjesërisht: mos aprovimi për hapjen e disa programeve nga Këshilli i Akreditimit për shkak të mangësive që kishin disa aplikime.

Raport monitorimi i strategjive sektoriale për arsimin:viti 2011MASH Shkurt 2012

23

Page 24: shtetiweb.org › wp-content › uploads › 2014 › 05 › L2-Raport... · Web view SHQIPËRIASHQIPËRIA Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim Raport monitorimi i strategjive

OBJEKTIVI 9

Rritja e autonomisë financiare dhe akademike të Institucioneve të Arsimit të Lartë (IAL). Rritja e efikasitetit në realizimin e buxhetit të IAL.

I matur nga indikatorët

1. Përqindja e shpenzimeve për Arsimin e Lartë në GDP-në (PPB) arriti për vitin 2011 në 0.68% , nga 0.60% që ishte në vitin 2010.

2. Përqindja e Arsimit të Lartë në Buxhetin e Shtetit arriti në 2.3% për vitin 2011, nga 1.8% që ishte në vitin 2010.

3. Kosto për student arriti në vitin akademik 2011-2012 në 83 340 lekë, nga 82 040 lekë që ka qenë në vitin 2007.

Arritjet

1. Rritja e autonomisë financiare dhe akademike të IAL

Duke filluar nga janari i vitit 2008, buxheti vjetor i IAL-ve publike u kalohet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës në buxhetin e tyre në formën e transfertës së pakushtëzuar, që do të thotë: këto institucione kanë të gjitha mundësitë t’i përdorin fondet sipas projektbuxhetit të përgatitur nga ato vetë. Kjo rrit vendimmarrjen nga ana e tyre dhe lehtëson të gjitha operacionet financiare që ato ndërmarrin. Nga ana tjetër, IAL-të kanë mundësinë që të gjitha të ardhurat që përfitojnë me shërbime ndaj palëve të treta, t’i investojnë brenda institucioneve. Rritja e kompetencave vendimmarrëse brenda IAL-ve rrit nga njëra anë edhe përgjegjësinë e tyre në të gjitha strukturat e tyre organizative.

Rritja e vazhdueshme e përqindjes që zënë shpenzimet për arsimin në përgjithësi dhe ato të arsimit të lartë në veçanti, në GDP, është një tregues me rëndësi në drejtim të shprehjes së prioritetit që i ka dhënë qeveria arsimit dhe rritjes së autonomisë akademike dhe financiare të tyre. Kjo, së bashku me treguesit për sigurimin e rritjes së të ardhurave nga tarifat dhe shërbimet, çon në rritjen e shkallës së plotësimit të nevojave financiare dhe të autonomisë institucionale e financiare të IAL-ve.

Amendimet e fundit në Ligjin e Arsimit të Lartë e rrisin akoma më shumë pavarësinë akademike në vendimmarrjen e IAL-ve në drejtim të përdorimit të fondeve në dispozicion. Ato tanimë e kanë më të lehtë përfshirjen e akademikëve të rinj të talentuar në stafet e tyre akademike. Lehtësohet mobiliteti i stafeve akademike si brenda vendit ndërmjet universiteteve publike dhe atyre private, ashtu edhe jashtë vendit, duke rritur ndjeshëm bashkëpunimin ndërmjet tyre.

Hapja e programeve të reja në universitetet publike është lehtësuar, duke ulur shkallën e vendimmarrjes nga ana e MASH. Në këtë mënyrë rritet fleksibiliteti i tyre në përshtatje sa më të shpejtë me kërkesat e tregut të punës.Universitetet mund të ftojnë apo kontraktojnë personel akademik për periudha deri 1-vjeçare, të rinovueshme, sipas vendimeve të senatit akademik, në bazë të propozimeve të njësive kryesore të institucionit.

2. Rritja e efikasitetit në realizimin e Buxhetit të IAL

Të ardhurat e krijuara nga institucionet e arsimit të lartë përdoren tërësisht prej tyre dhe pjesa e papërdorur mbartet në vitin pasardhës. Ky përcaktim ligjor pas vitit 2008 ka sjellë

Raport monitorimi i strategjive sektoriale për arsimin: viti 2011MASH Shkurt 2012

24

Page 25: shtetiweb.org › wp-content › uploads › 2014 › 05 › L2-Raport... · Web view SHQIPËRIASHQIPËRIA Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim Raport monitorimi i strategjive

që IAL-të të përdorin me kursim fondet në synim të objektivave të tyre dhe jo të realizojnë pa kriter buxhetin vjetor për të evituar “djegien e fondeve buxhetore të akorduara”.

Ndikimi i investimeve

Është rritur përqindja e GDP për Arsimin e Lartë: nga 0.60% në 0.68% në vitin 2010. Kjo ka ndihmuar plotësimin e nevojave në rritje për fonde të Arsimit të Lartë.

Shpenzimet e buxhetit të arsimit të lartë për vitin 2010 zinin 18.4% të shpenzimeve të buxhetit të MASH  (së bashku me të ardhurat e IAL, 2.8 miliard leke, buxheti i IAL shkoi në 21.8 % për vitin 2011).

Kosto për student është në rritje: nga 82 040 lekë që ishte në vitin 2007 në 83 340 lekë në vitin 2011.

Faktorët pengues

Pjesërisht në disa raste kanë ardhur vonesa subjektive për mungesë të konkurencës, mosrealizim në afat sipas grafikut të shërbimeve apo realizimit të kontratave dhe dorëzimit në kohë të mallrave, shërbimeve apo ndërtimeve, gjëra të cilat nuk kanë pasur peshë në mos realizim të mundshëm të objektivit.

Raport monitorimi i strategjive sektoriale për arsimin: viti 2011MASH Shkurt 2012

25

Page 26: shtetiweb.org › wp-content › uploads › 2014 › 05 › L2-Raport... · Web view SHQIPËRIASHQIPËRIA Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim Raport monitorimi i strategjive

2 Shpjegim i sistemit të monitorimit

Sistemi ekzistues i monitorimit në ministri dhe tek agjencitë nën varësi Në vitet e fundit, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka fuqizuar dhe përmirësuar sistemin e menaxhimit të informacionit, duke arritur mbledhjen, përpunimin dhe raportimin e të dhënave dhe informacionit, me saktësi dhe në afate optimale.

Informacioni statistikor ka mundësuar përllogaritjen e indikatorëve monitorues të sistemit arsimor dhe ka realizuar mbështetjen e duhur për vendimmarrjen

Në vitin 2010 u ngrit Inspektorati Kombëtar i Arsimit Parauniversitar (IKAP), që ka mision përmirësimin e cilësisë së shërbimit arsimor për të gjithë nxënësit në arsimin parauniversitar, nëpërmjet inspektimit të institucioneve arsimore dhe njësive arsimore vendore (DAR/ZA).  Kalimi i funksionit të inspektimit, nga një sektor brenda MASh-it në një njësi jashtë Ministrisë por e varur drejtpërdrejtë nga Ministri, fuqizoi ndjeshëm rolin monitorues në sistemin arsimor parauniversitar për sa i përket cilësisë së mësimdhënie-nxënies dhe menaxhimit të institucioneve arsimore (kopshte, shkolla) dhe DAR/ZA-ve.

Me ristrukturimin e DAR/ZA-ve dhe hyrjen në fuqi në vitin 2010 të Rregullores së tyre Funskionale, është theksuar funksioni i tyre monitorues dhe vlerësues. Sipas kësaj Rregulloreje:

a)      Ministri vlerëson punën vjetore të drejtorit të DAR-it;b)      Drejtori i DAR-it vlerëson punën vjetore të përgjegjësit të ZA-së;c)      Drejtori i DAR-it/përgjegjësi i ZA-së vlerëson punën vjetore të drejtorëve të

institucioneve arsimore përkatëse;d)      DAR-i dhe ZA-ja rendisin shkollat sipas një bashkësie treguesish të përcaktuar

nga Ministria dhe të plotësuar nga DAR-i, sipas politikave të saj.Renditja e shkollave shpallet publikisht për komunitetin shkollor.

Agjencia Kombëtare e Provimeve e ngritur në fund të vitit 2010, realizon disa instrumente shumë të rëndësishëm të monitorimit të cilësisë së shërbimit arsimor në nivel kombëtar, lokal dhe shkollor. Këto janë:

a)      Matura shtetërore dhe provimet kombëtare të arsimit bazë;b)      Provimet sistematike me kamione nxënësish;c) Provimet e shtetit për profesionet e rregullura.

Sistemi ekzistues i monitorimit të realizimit të buxhetit drejtohet nga Sektori i Planifikimit Buxhetor në MASH dhe funksionon në nivelin e ekipeve të menaxhimit të programeve buxhetore. Monitorimi bëhet periodikisht çdo 3 muaj dhe përfshin informacion mbi arritjet në terma sasiorë dhe të vlerës së produkteve të realizuara.Në këtë kuadër, organizohen takime mujore të drejtuesve të ekipeve të programeve buxhetore me Sekretarin e Përgjithshëm, për raportimin dhe marrjen e masave për realizimin e objektivave dhe të projekteve të miratuara.

Duke filluar nga viti 2006, MASH dhe institucionet e saj të varësisë punojnë për realizimin e programit “Cilësi dhe Barazi në Arsim”, i cili mbështet realizimin e fazës së parë të Strategjisë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar. Në kuadrin e këtij programi, MASH ka organizuar një sistem monitorimi të performancës, mbi bazën e indikatorëve të përcaktuar sipas prioriteteve të programit. Në mënyrë periodike, duke filluar nga viti 2007, çdo 6 muaj bëhet matja e progresit në realizimin e programit, përmes përditësimit të listës së këtyre indikatorëve.

Fuqizimi i sistemit ekzistues të monitorimit dhe gjetja e mekanizmave të rinj monitorues, mbetet përparësi e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Aktualisht punohet për forcimin e monitorimit përmes sistemit EMIS, me njësi në DAR/ZA, institucione në varësi dhe me qendër në MASH.

Plani i punës përfshin:

Raport monitorimi i strategjive sektoriale për arsimin: viti 2011MASH Shkurt 2012

26

Page 27: shtetiweb.org › wp-content › uploads › 2014 › 05 › L2-Raport... · Web view SHQIPËRIASHQIPËRIA Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim Raport monitorimi i strategjive

Zhvillimin dhe shtrirjen e EMIS-it në arsimin parauniversitar dhe në arsimin e lartë; Përmirësimin e monitorimit të realizimit të buxhetit vjetor;

Shtrirjen në çdo hallkë të sistemit arsimor, të monitorimit mbi bazën e indikatorëve të përformancës.

Raport monitorimi i strategjive sektoriale për arsimin: viti 2011MASH Shkurt 2012

27

Page 28: shtetiweb.org › wp-content › uploads › 2014 › 05 › L2-Raport... · Web view SHQIPËRIASHQIPËRIA Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim Raport monitorimi i strategjive

Aneks – Shpjegim i indikatorëve

Indikator - Objektivi 1 - Arsimi bazë

Numri i viteve të arsimit të detyrueshëm për arsimin bazë:

Arsimi bazë i detyruar zgjat jo më pak se 9 vjet.

Përkufizim i termave Përkufizo arsimin bazë në Shqipëri Arsimi bazë i detyruar fillon në moshën 6 vjeç. Nxënësi është i detyruar të ndjekë arsimin bazë

deri në moshën 16 vjeç. Arsimi bazë përbëhet nga dy cikle: Cikli i ulët (klasa I-V) dhe cikli i mesëm (klasa VI-IX).

Përkufizo termin ‘i detyrueshëm’ duke u bazuar në cilin ligjArsimi i detyruar publik është arsimi bazë i njehsuar dhe i përgjithshëm (Ligji Nr. 7952, dt. 21.06.1995 “Për Sistemin Arsimor Parauniversitar”).

Përkufizo ‘vit shkollor’, ditën e fillimit dhe mbarimit Vit shkollor quhet kohëzgjatja e procesit mësimor dhe edukativ për një cikël të caktuar arsimor.

Përkufizo ‘numrin minimum të orëve të mësimit’ për një vit shkollor Numri minimal i orëve është sasia e orëve mësimore të përcaktuara në planin mësimor të një cikli të caktuar.

Përkufizo ‘vitin e parë shkollor’Viti i parë shkollor është viti në të cilin nxënësi fillon procesin mësimor edukativ pranë një shkolle publike ose private në ciklin fillor.

Burimi i të dhënave

Drejtoria e Edukimit Parauniversitar Në përgjithësi Drejtoria është përgjegjëse për matjen e të dhënave dhe/ose mbledhjen e tyre nga ofruesit direkt të shërbimeve, dmth shkollat.

Zyrtari përgjegjës Pranvera Kamani, Përgjegjëse e Sektorit të Politikave Kurrikulare dhe Teksteve [email protected]

Indikator - Objektivi 2 - Arsimi bazë

Numri i nxënësve që braktisin arsimin bazë

Raport monitorimi i strategjive sektoriale për arsimin: viti 2011MASH Shkurt 2012

28

Page 29: shtetiweb.org › wp-content › uploads › 2014 › 05 › L2-Raport... · Web view SHQIPËRIASHQIPËRIA Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim Raport monitorimi i strategjive

Përkufizim i termaveNumri i nxënësve që braktisin arsimin bazë përfaqëson ata nxënës që regjistrohen në shtator (në të gjithë ciklin 9-vjeçar) dhe që në fund të vitit shkollor dalin të paklasifikuar për shkak të mungesave.

Burimi i të dhënave

Drejtoritë Arsimore Rajonale dhe Zyrat Arsimore (DAR/ZA)Në përgjithësi Drejtoria është përgjegjëse për matjen e të dhënave dhe/ose mbledhjen e tyre nga ofruesit direkt të shërbimeve, dmth. shkollat.

Zyrtari përgjegjës Pranvera Kamani, Përgjegjëse e Sektorit të Politikave Kurrikulare dhe Teksteve [email protected]

Objektivi 3 - Arsimi Bazë

Numri i nxënësve që braktisin arsimin bazë ( shiko shpjegimin më sipër); Regjistrimi i nxënësve romë në arsimin bazë: Raporti i nxënësve romë të regjistruar në arsimin

bazë me numrin total të fëmijëve romë të grupmoshës përkatëse.

Indikatorë për të ardhmen

Treguesi i regjistrimit të nxënësve me aftësi të kufizuara në arsimin bazë

Raporti i nxënësve me aftësi të kufizuara të regjistruar në arsimin bazë me numrin total të fëmijëve më aftësi të kufizuara të grupmoshës respektive.

Burimi i të dhënave

Drejtoritë Arsimore Rajonale dhe Zyrat Arsimore Në përgjithësi Drejtoria është përgjegjëse për matjen e të dhënave dhe/ose mbledhjen e tyre nga ofruesit direkt të shërbimeve, dmth. shkollat.

Zyrtari përgjegjës Pranvera Kamani, Përgjegjëse e Sektorit të Politikave Kurrikulare dhe Teksteve [email protected]

Indikatori - Objektivi 4 - Arsimi i mesëm i përgjithshëm

Përqindja e studentëve që kalojnë provimet e maturës me nota të larta (përfshihen notat 8, 9 dhe 10)

Raport monitorimi i strategjive sektoriale për arsimin: viti 2011MASH Shkurt 2012

29

Page 30: shtetiweb.org › wp-content › uploads › 2014 › 05 › L2-Raport... · Web view SHQIPËRIASHQIPËRIA Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim Raport monitorimi i strategjive

Përkufizim i termave Përkufizo provimin e maturës dhe vlerësimin e tij; Përkufizo ‘viti bazë’ në lidhje me numrin e nxënësve që kanë marrë provimet në një periudhë të

caktuar.

Provimi i Maturës Shtetërore është një standard i njehsuar dhe i përgjithshëm provimesh, të detyruara dhe me zgjedhje, që vërtetojnë mbarimin e shkollës së mesme dhe japin të drejtën për të hyrë në shkollat e larta, në përputhje me procedurat përkatëse të pranimit.

Për çdo nxënës/kandidat vlerësimi i përgjigjeve të dhëna në provimet e detyruara dhe me zgjedhje bëhet nëpërmjet pikëve, të cilat kthehen në notë sipas një skeme të përgatitur nga hartuesit e testeve.

Burimi i të dhënave Drejtoria e Edukimit Parauniversitar

Zyrtari përgjegjës Ndriçim Mehmeti, Përgjegjës i Sektorit të Vlerësimit të Cilësisë, [email protected]

Indikatori - Objektivi 5 - Arsimi profesional (AP)

Përqindja e studentëve që hyjnë në arsimin e mesëm dhe zgjedhin arsimin profesional, krahasuar me numrin total të nxënësve të arsimit të mesëm.

Përkufizim i termave

Arsimi profesional ka tre nivele, në të cilat nxënësi mund të marrë dëftesë shkollore dhe një çertifikatë për në tregun e punës dhe vetëm pas nivelit të tretë ai merr diplomën e maturës shtetërore, e cila lejon kalimin edhe në arsimin pas të mesëm, edhe në arsimin e lartë. Ndryshimi ndërmjet shkollave të mesme socialo-kulturore dhe atyre profesionale qëndron në përmbajtje dhe strukturë. Në përmbajtje shkollat socialo-kulturore kanë të bëjnë me degët e muzikës, koreografisë, artit figurativ, gjuhëve të huaja, pedagogjike dhe sportive, të cilat janë specifike. Këto degë nuk punojnë me skeletkurrikula në nivel qendror, por me programe të lëndëve njësoj si në gjimnaz. Ndërsa në strukturë ndryshojnë pasi nuk janë me sistemin 2+1+1 ose 2+2, 4 vjet, por zgjasin 3 ose 4 vjet dhe kjo varet nga koha kur nxënësi e fillon mësimin në atë degë. Nëse ai e fillon mësimin në këtë degë që në klasë të parë ose të katërt ose të pestë, atëherë e mesmja zgjat 3 vjet; nëse nxënësi e fillon këtë degë në klasën e dhjetë, atëherë e mesmja zgjat 4 vjet.

Burimi i të dhënave Drejtoria e Edukimit Parauniversitar

Raport monitorimi i strategjive sektoriale për arsimin: viti 2011MASH Shkurt 2012

30

Page 31: shtetiweb.org › wp-content › uploads › 2014 › 05 › L2-Raport... · Web view SHQIPËRIASHQIPËRIA Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim Raport monitorimi i strategjive

Zyrtari përgjegjës Dorina Rapti, Përgjegjese e Sektorit të Zhvillimit të Arsimit Profesional [email protected]

Indikator - Objektivi 6 - Arsimi i Lartë

Përkufizim i termave

Raporti student/ pedagog tregon numrin e studentëve për një pedagog efektiv ( të brendshëm) në Institucionet e Arsimit të Lartë. Raporti sipërfaqe/student tregon sa sipërfaqe ( metër katror) i takon një studenti në Institucionet e Arsimit të Lartë.

Burimi i të dhënave Drejtoria e Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor

Drejtoria e Programeve të Zhvillimit

Zyra TEMPUS

Zyrtari përgjegjës Linda Pustina, Drejtor i Drejtorisë së Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor [email protected]

Mirela Bimo, Drejtor i Drejtorisë së Programeve të Zhvillimit

Mirela. [email protected]

Edit Dibra, Drejtor i Zyrës Tempus

[email protected]

Indikator - Objektivi 7 - Arsimi i Lartë

Përkufizim i termave Numri i vlerësimeve të brendshme (publik/privat). Institucionet e arsimit të lartë duke qenë përgjegjëse për sigurimin e brendshëm të cilësisë, ngrenë njësinë përkatëse, e cila vlerëson periodikisht efikasitetin e veprimtarive mësimore, kërkimore apo artistike, si dhe të veprimtarive administrative e financiare të institucionit.

Numri i programeve të akredituara

Numri i përfituesve nga Fondi i Ekselencës Përqindja e aplikimeve të miratuara

Burimi i të dhënaveAPAAL (Agjensia e Pranimit dhe Akreditimit të Arsimit të Lartë)

Zyrtari përgjegjësAvni Meshi, Drejtor i Agjensisë APAAL

Raport monitorimi i strategjive sektoriale për arsimin: viti 2011MASH Shkurt 2012

31

Page 32: shtetiweb.org › wp-content › uploads › 2014 › 05 › L2-Raport... · Web view SHQIPËRIASHQIPËRIA Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim Raport monitorimi i strategjive

Indikator - Objektivi 8 - Arsimi i Lartë

Përkufizim i termave Kuotat e pranimeve nga shkollat e mesme në universitete: Numri i maturantëve që pranohen në IAL publike, cikli i parë, me kohë të plotë dhe të pjesshme.

Numri i programeve të hapura në IALPërqindja e maturantëve që regjistrohen në IAL. Raporti i numrit të nxënësve që regjistrohen në IAL me numrin e pergjithshem të nxënësve që marrin dëftesë pjekurie.

Burimi i të dhënave Drejtoria e Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor

Drejtoria e Programeve të Zhvillimit

Zyrtari përgjegjës Linda Pustina, Drejtor i Drejtorisë së Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor [email protected]

Mirela Bimo, Drejtor i Drejtorisë së Programeve të Zhvillimit

Mirela. [email protected]

Indikator - Objektivi 9 - Arsimi i Lartë

Përkufizim i termave Përqindja që zënë shpenzimet për Arsimin e Lartë në GDP (PPB) e vendit.

Përqindja e Arsimit të Lartë në Buxhetin e Shtetit/ për Arsimin.

Kosto për student është shuma e buxhetit e pjestuar për numrin e studentëve.

Burimi i të dhënave Drejtoria e Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor

Drejtoria e Programeve të Zhvillimit

Zyrtari përgjegjës Linda Pustina, Drejtor i Drejtorisë së Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor [email protected]

Mirela Bimo, Drejtor i Drejtorisë së Programeve të Zhvillimit

Mirela. [email protected]

Raport monitorimi i strategjive sektoriale për arsimin: viti 2011MASH Shkurt 2012

32