A. SISTEMET LIGJORË - fint.gov.al FATF Rekomandimet.pdf · Vendet mund të kërkojnë që krimi i...

27
FATF – Dyzetë Rekomandimet (2003) ________________________________________________________________________ A. SISTEMET LIGJORË Fushëveprimi i veprës penale të pastrimit të parave 1. Çdo vend duhet të kriminalizojë pastrimin e parave mbështetur në Konventën e Kombeve të Bashkuara mbi Krimin e Organizuar Ndërkombëtar (Konventa e Palermos) dhe në Konventën e Kombeve të Bashkuara kundër Trafikut të Paligjshëm të Narkotikëve dhe Substancave Psikotrope (Konventa e Vienës) . Çdo vend duhet të shoqërojë me krimin e pastrimit të parave çdo krim të rëndë, me synimin për të përfshirë një gamë sa më të gjerë krimesh kryesore. Krimet kryesore mund të përshkruhen duke iu referuar të gjitha krimeve, ose një pragu të lidhur ose me një kategori krimesh të rënda ose me dënimin me burgim që përdoret për krimet kryesore (metoda e pragut), ose me një listë krimesh kryesore ose një kombinim i këtyre metodave. Kur vendet zbatojnë metodën e pragut, krimet kryesore duhet së paku të përfshijnë të gjitha krimet që janë në kategorinë e krimeve të rënda sipas ligjit të tyre vendas ose duhet të përfshijnë krimet që janë të ndëshkueshme me dënim maksimal mbi një vit burgim ose për vendet që kanë një prag minimal për krimet në sistemin e tyre ligjor, krimet kryesore duhet të përfshijnë të gjitha krimet, që janë të ndëshkueshme me të paktën mbi gjashtë muaj burgim. Çfarëdo metode të përdoret, çdo vend duhet të përfshijë së paku një seri krimesh brenda secilës kategori të përcaktuar krimesh [3]. Krimet kryesore të pastrimit të parave, duhet të zgjerohen për të përshfirë sjellje që kanë ndodhur në një vend tjetër, çka përbën një krim në atë vend, dhe çka do të përbënte një krim kryesor po të kishte ngjarë në vend. Vendet mund të kërkojnë që i vetmi kusht është që sjellja të përbëjë nëj krim kryesor pot ë kishte ndodhur në vend. Vendet mund të kërkojnë që krimi i pastrimit të parave të mos aplikohet për personat që kanë kryer krimin kryesor, në rastet kur kjo kërkohet nga parimet themelore të ligjit vendas. Shënim: [3] Shih përkufizimin e “kategorive të përcaktuara të krimeve” në Fjalorth. Rekomandimi 2 Vendet duhet të arrijnë që: a. Synimi dhe dijenia të nevojshme për të provuar krimin e pastrimit të parave të jenë konsistente me standardet e Konventave të Palermos dhe Vienës, duke përfshirë konceptin se një gjendje e tillë mendore mund të kushtëzohet nga rrethana objektive faktike. 1

Transcript of A. SISTEMET LIGJORË - fint.gov.al FATF Rekomandimet.pdf · Vendet mund të kërkojnë që krimi i...

Page 1: A. SISTEMET LIGJORË - fint.gov.al FATF Rekomandimet.pdf · Vendet mund të kërkojnë që krimi i pastrimit të parave të mos aplikohet ... Institucioni financiar duhet të ketë

FATF – Dyzetë Rekomandimet (2003) ________________________________________________________________________

A. SISTEMET LIGJORË Fushëveprimi i veprës penale të pastrimit të parave 1. Çdo vend duhet të kriminalizojë pastrimin e parave mbështetur në Konventën e Kombeve të Bashkuara mbi Krimin e Organizuar Ndërkombëtar (Konventa e Palermos) dhe në Konventën e Kombeve të Bashkuara kundër Trafikut të Paligjshëm të Narkotikëve dhe Substancave Psikotrope (Konventa e Vienës). Çdo vend duhet të shoqërojë me krimin e pastrimit të parave çdo krim të rëndë, me synimin për të përfshirë një gamë sa më të gjerë krimesh kryesore. Krimet kryesore mund të përshkruhen duke iu referuar të gjitha krimeve, ose një pragu të lidhur ose me një kategori krimesh të rënda ose me dënimin me burgim që përdoret për krimet kryesore (metoda e pragut), ose me një listë krimesh kryesore ose një kombinim i këtyre metodave. Kur vendet zbatojnë metodën e pragut, krimet kryesore duhet së paku të përfshijnë të gjitha krimet që janë në kategorinë e krimeve të rënda sipas ligjit të tyre vendas ose duhet të përfshijnë krimet që janë të ndëshkueshme me dënim maksimal mbi një vit burgim ose për vendet që kanë një prag minimal për krimet në sistemin e tyre ligjor, krimet kryesore duhet të përfshijnë të gjitha krimet, që janë të ndëshkueshme me të paktën mbi gjashtë muaj burgim. Çfarëdo metode të përdoret, çdo vend duhet të përfshijë së paku një seri krimesh brenda secilës kategori të përcaktuar krimesh [3]. Krimet kryesore të pastrimit të parave, duhet të zgjerohen për të përshfirë sjellje që kanë ndodhur në një vend tjetër, çka përbën një krim në atë vend, dhe çka do të përbënte një krim kryesor po të kishte ngjarë në vend. Vendet mund të kërkojnë që i vetmi kusht është që sjellja të përbëjë nëj krim kryesor pot ë kishte ndodhur në vend. Vendet mund të kërkojnë që krimi i pastrimit të parave të mos aplikohet për personat që kanë kryer krimin kryesor, në rastet kur kjo kërkohet nga parimet themelore të ligjit vendas. Shënim: [3] Shih përkufizimin e “kategorive të përcaktuara të krimeve” në Fjalorth. Rekomandimi 2 Vendet duhet të arrijnë që: a. Synimi dhe dijenia të nevojshme për të provuar krimin e pastrimit të parave të jenë konsistente me standardet e Konventave të Palermos dhe Vienës, duke përfshirë konceptin se një gjendje e tillë mendore mund të kushtëzohet nga rrethana objektive faktike.

1

Page 2: A. SISTEMET LIGJORË - fint.gov.al FATF Rekomandimet.pdf · Vendet mund të kërkojnë që krimi i pastrimit të parave të mos aplikohet ... Institucioni financiar duhet të ketë

FATF – Dyzetë Rekomandimet (2003) ________________________________________________________________________

b. Përgjegjësia penale, dhe, kur kjo nuk është e mundur, përgjegjësia civile ose administrative, duhet të zbatohen ndaj personave juridikë. Kjo nuk duhet të përjashtojë procedimin paralel penal, civil ose administrativ lidhur me persona juridikë në vende ku të tilla forma përgjegjësie janë të vlefshme. Personat juridikë duhet të jenë subjekt i sanksioneve të efektshme, proporcionale dhe bindëse. Masa të tilla duhet të jenë pa paragjykim përgjegjësi penale e individëve. Masat të përkohshme dhe konfiskimi Rekomandimi 3 Vendet duhet të adoptojnë masa të ngjashme me ato të parashtruara në Konventat e Vienës dhe të Palermos, duke përfshirë masat legjislative, për t’i dhënë mundësi autoritetit kompetent që të konfiskojë pasuritë e pastruara, të ardhurat nga pastrimi i parave apo krimet kryesore, instrumentet e përdorura ose që synohet të përdoren për kryerjen e këtyre krimeve, ose pasuritë e vlerave korresponduese, pa paragjykuar të drejtën e palëve të treta të ndershme. Masa të tilla duhet të përfshijnë autoritetin për të: (a) identifikuar, gjurmuar dhe vlerësuar pasurinë që është subjekt i konfiskimit; (b) zbatuar masat e përkohshme, të tilla si ngrirja dhe bllokimi, për të parandaluar çdo veprim, transferim ose zhdukje të kësaj pasurie; (c) marrë hapa që do të parandalonin ose anullonin veprime që paragjykojnë aftësinë e shtetit për të rekuperuar pasuritë që janë subjekt i konfiskimit; dhe (d) marrë masat e duhura investiguese. Vendet mund të shikojnë mundësinë për të adoptuar masa që lejojnë konfiskimin e pasurive dhe instrumenteve të tillë pa pasur nevojë për dënim penal, ose nevojën që i akuzuari të provojë origjinën e ligjshme të pasurisë që do të konfiskohet, deri në masën që të tilla kërkesa të jenë konsistente me parimet e ligjit vendas. MASAT QË DUHEN MARRË NGA INSTITUCIONET FINANCIARE DHE JO FINANCIARE DHE PROFESIONET PËR TË PARANDALUAR PASTRIMIN E PARAVE DHE FINANCIMIN E TERRORIZMIT Rekomandimi 4 Vendet duhet të sigurohen që ligjet e institucioneve financiare për sekretin të mos pengojnë zbatimin e rekomandimeve të FATF. Vigjilenca ndaj klientit dhe ruajtja e të dhënave Rekomandimi 5 Institucionet financiare nuk duhet të mbajnë llogari anonime ose llogari me emra fiktivë.

2

Page 3: A. SISTEMET LIGJORË - fint.gov.al FATF Rekomandimet.pdf · Vendet mund të kërkojnë që krimi i pastrimit të parave të mos aplikohet ... Institucioni financiar duhet të ketë

FATF – Dyzetë Rekomandimet (2003) ________________________________________________________________________

Institucionet financiare duhet që të marrin masa për vigjilencën ndaj klientit, duke përfshirë identifikimin dhe verifikimin e identitetit të klientëve të tyre, kur:

• Vendosin marrëdhënie biznesi; • Bëjnë transferta të rastit që janë mbi kufirin e raportimit: (i) mbi kufirin e

përcaktuar me ligj; ose (ii) transferta telegrafike të përcaktuara në Shënimet Shpjeguese të Rekomandimit Special VII.

• Ka dyshim për pastrim parash ose për financim të terrorizmit; ose • Institucioni financiar ka dyshime për vërtetësinë apo kompetencën e

informacionit të marrë për identifikimin e klientit. Masat që duhen marrë për vigjilencën ndaj klientit janë si vijon:

a) Identifikimi i klientit dhe verifikimi i identitetit të klientit duke përdorur dokumente, të dhëna apo informacion1 nga burime të pavarura dhe të besueshme Institucionet financiare nuk duhet të mbajnë llogari anonime apo llogari me emër fiktiv.

b) Identifikimi i përfituesit, dhe marrja e masave për verifikimin e identitetit të përfituesit deri sa institucioni financiar është i bindur se e njeh përfituesin;

c) Marrja e informacionit për qëllimin dhe natyrën e marrëdhënies së biznesit. d) Vigjilenca e vazhdueshme gjatë marrëdhënies dhe ekzaminimi i transaksioneve të

kryera gjatë marrëdhënies për t’u siguruar se ato janë në përputhje me atë çka di institucioni për klientin, biznesin e tij, profilin e rrezikut, duke përfshirë kur është e mundur edhe burimin e fondeve. Kjo vigjilencë dhe ky ekzaminim duhet bërë në bazë të rrezikut.

Institucionet financiare duhet të zbatojnë të gjitha masat për vigjilencën ndaj klientit sipas (a) dhe (d) por ato mund të vendosin deri në ç’masë t’i zbatojnë këto masa mbështetur në shkallën e rrezikut që mbartin llojë të caktuar klientësh, marrëdhëniesh biznesi dhe transaksionesh. Masat që merren duhet të jenë konsistente me udhëzimet e nxjerra nga autoritetet kompetente. Për kategoritë me rrezik të lartë, institucionet financiare duhet të kenë një vigjilencë më të fortë. Në rrethana të caktuara kur rreziqet janë të pakta, vendet mund të vendosin që institucionet financiare të zbatojnë masa të reduktuara ose të thjeshtuara. Vendet mund t’i lejojnë institucionet financiare që të kryejnë verifikimin sa më shpejt që të jetë e mundur pas vendosjes së marrëdhënies së biznesit, kur kjo duhet vendosur për të mos ndërprerë rrjedhën normale të biznesit dhe ku rreziqet për pastrimin e parave manaxhohen në mënyrë të efektshme. Kur insititucioni financiar nuk është në gjendje të zbatojë paragrafët (a) dhe (c), ai nuk duhet të hapë llogari, të fillojë marrëdhënie biznesi apo të kryejë transaksione; ose duhet të ndërpresë marrëdhënien e biznesit; dhe duhet të bëjë një raport të transaksionit të dyshimtë lidhur me klientin. 1 Dokumente, të dhëna ose informacion nga burime të besueshme do t’i referohemi gjatë dokumentit si “të dhëna identifikuese”.

3

Page 4: A. SISTEMET LIGJORË - fint.gov.al FATF Rekomandimet.pdf · Vendet mund të kërkojnë që krimi i pastrimit të parave të mos aplikohet ... Institucioni financiar duhet të ketë

FATF – Dyzetë Rekomandimet (2003) ________________________________________________________________________

Këto kërkesa duhet të zbatohen për të gjithë klientët e rinj, megjithëse institucionet financiare duhet ta zbatojnë këtë rekomandim edhe për klientët ekzistues mbështetur në fakte dhe në rreziqet, dhe duhet të jenë vigjilentë ndaj marrëdhënieve ekzistuese në kohën e duhur. (Shih Shënimet Shpjeguese: Rekomandimi 5 dhe Rekomandimet 5,12 dhe 16) Rekomandimi 6 Institucionet financiare duhet që lidhur me personat e ekzpozuar politikisht përveç masave normale të vigjilencës të bëjnë edhe:

a) të kenë sisteme të manaxhimit të rrezikut për të [përcaktuar nëse klientët janë PEP] dhe [t’i identifikojnë ata]

b) të marrin miratimin e manaxherëve të nivelit të lartë për të vendosur marrëdhënie me të tillë klientë.

c) Të marrin masa të arsyeshme për të përcaktuar burimin e pasurisë dhe të fondeve.

d) Të kryejnë monitorim të fortë dhe të vazhdueshëm të marrëdhënies së biznesit.

(Shih shënimet shpjeguese) Rekomandimi 7 Institucionet financiare duhet që lidhur me bankat korresponduese përtej bregut , krahas masave normale të vigjilencës të:

a) të mbledhë informacion të mjaftueshëm për institucionin që korresponduese për të kuptuar plotësisht natyrën e biznesit të atij që përgjigjet dhe për të përcaktuar nga informacioni publik, reputacionin e institucionit dhe cilësinë e mbikqyrjes, duke përfshirë edhe nëse ka qënë subjekt kontrollesh për pastrim parash apo financim të terrorizmt;

b) të shihen kontrollet e institucionit korrespondues lidhur me pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit

c) të merret miratimi nga manaxhimi përpara se të vendosen marrëdhënie të reja korresponduese

d) të dokumentohen përgjegjësitë respektive të secilit institucion e) lidhur me “e pagueshme përmes llogarish” të jetë i kënaqur kur banka

korresponduese ka verifikuar identitetin dhe kryen vigjilencë të vazhdueshme ndaj klientëve duke pasur qasje direkte në llogaritë e korresponduesit dhe kur jep të dhënat e duhura për identifikimin e klientit bankës korresponduese.

4

Page 5: A. SISTEMET LIGJORË - fint.gov.al FATF Rekomandimet.pdf · Vendet mund të kërkojnë që krimi i pastrimit të parave të mos aplikohet ... Institucioni financiar duhet të ketë

FATF – Dyzetë Rekomandimet (2003) ________________________________________________________________________

Rekomandimi 8 Institucionet financiare duhet të tregojnë vëmendje të posaçme ndaj kërcënimit të pastrimit të parave që sjell përdorimi i teknologjive të reja apo në zhvillim, të cilat mund të favorizojnë anonimitetin, dhe të marrin masat, nëse është e nevojshme, të parandalojnë përdorimin e tyre në skemat e pastrimit të parave. Në veçanti, institucioneve financiare duhet t’u kërkohet që të kenë politika dhe procedura për të trajtuar rreziqet kur mungon marrëdhënia ose transaksioni ballë-ballë. Rekomandimi 9 Vendet mund t’i lejojnë institucionet financiare që të mbështeten në palë të treta për të plotësuar elementët (a) – (c) të procesit të vigjilencës ose të prezantojnë biznesin, në rastin kur përmbushen kriteret e paraqitura më poshtë. Kur lejohet një gjë e tillë, përgjegjësia përfundimtare për identifikimin dhe verifikimin e identitetit të klientit i mbetet institucionit financiar që është mbështetur në palë të treta. Kriteret që duhen plotësuar janë:

a) Institucioni financiar që hyn në marrëdhënie me klientin duhet që të marrë menjëherë informacionin e nevojshëm lidhur me elementët (a) - (c) të procesit të vigjilencës. Institucionet financiare duhet që të marrin hapat e duhur për të siguruar se kopjet e të dhënave identifikuese dhe dokumentacioni që lidhet me kërkesat e vigjilencës ndaj klientit do t’i vihet pa vonesë në dispozicion nga pala e tretë.

b) Institucioni financiar duhet të ketë sigurinë se pala e tretë është i rregulluar dhe i mbikqyrur dhe ka masat e duhura në dispozicion për të përmbushur kërkesat e vigjilencës ndaj klientit sipas Rekomandimeve 5 dhe 10.

Çdo juridiksioni i është lënë mundësia për të përcaktuar se në ç’vend dhe në ç’juridiksion mund të vendoset pala e tretë, që plotëson kriteret, duke pasur kujdes vendet që zbatojnë pak ose aspak rekomandimet e FATF. Rekomandimi 10 Institucionet financiare duhet të kërkojnë të mbajnë, për të paktën pesë vjet, të gjithë regjistrat e nevojshëm të transaksioneve, si brenda vendit dhe ndërkombëtare, për t’i lejuar ato që t’u përgjigjen shpejt kërkesave për informacion nga autoritetet kompetente. Këta regjistra duhet të jenë të mjaftueshëm për të lejuar rindërtimin e transaksioneve të individit (duke përfshirë sasinë, llojin e valutës) në mënyrë që të sigurojë, kur është e nevojshme, evidencë për përndjekjen e aktivitetit kriminal. Institucioneve financiarë duhet që të ruajnë regjistra për të dhënat identifikuese të siguruara përmes procesit të vigjilencës ndaj klientit (p.sh. kopje të dokumenteve zyrtarë të identifikimit si pasaportat, karta identiteti, patentë shoferi apo dokumente të ngjashme),

5

Page 6: A. SISTEMET LIGJORË - fint.gov.al FATF Rekomandimet.pdf · Vendet mund të kërkojnë që krimi i pastrimit të parave të mos aplikohet ... Institucioni financiar duhet të ketë

FATF – Dyzetë Rekomandimet (2003) ________________________________________________________________________

dosje të llogarisë, korrespondencën e biznesit për të paktën pesë vjet pas mbylljes së marrëdhënies së biznesit. Të dhënat identifikuese dhe regjistrat e transaksionit duhet t’i vihen në dispozicion autoriteteve kompetente vendase nga autoriteti përkatës. (Shih Shënimin Shpjegues) Rekomandimi 11 Institucioneve financiare duhet që t’i kushtojnë kujdes të veçantë të gjitha transaksioneve komplekse, dhe të mëdha, dhe të gjitha formave të pazakonshme të transaksioneve që nuk kanë qëllim të qartë ekonomik apo nuk duken të ligjshme. Duhet ekzaminuar çfarë qëndron prapa këtyre transaksioneve dhe ç’qëllim kanë ato, gjetjet duhet të shkruhen dhe të jenë në dispozicion të autoriteteve kompetente dhe të auditorëve. (Shih Shënimin Shpjegues) Rekomandimi 12 Kërkesat për vigjilencë dhe mbajtjen e të dhënave të paraqitura në Rekomandimet 5, 6 dhe 8-11 gjejnë zbatim për bizneset dhe profesionet jo- financiare të listuara në situatat e mëposhtme:

a) Kazinotë – kur klientët përfshihen në transaksione financiare që arrijnë ose

kalojnë kufirin e përcaktuar; b) Agjentët e pasurive të paluajtshme – kur përfshihen në transaksione për

klientët e tyre që lidhen me blerje ose shitje të pasurive të paluajtshme. c) Tregtarët e metaleve të çmueshme dhe tregtarët e gurëve të çmuar – kur

përfshihen në transaksione me para në dorë me një klient për sasi të barabarta ose më të mëdha se kufiri i përcaktuar;

d) Juristët, noterët dhe profesionet ligjore të pavarura dhe kontabilistët kur ata përgatisin ose kryejnë transaksione për klientët e tyre që lidhen me: • Blerje ose shitje të pasurive të paluajtshme; • Manaxhimin e parave, letrave me vlerë ose zotërimeve të tjera të

klientit; • Manaxhimin e llogarive bankare, të kursimeve ose të letrave me vlerë; • Organizimin e kontributeve për krijimin, operimin ose manaxhimin e

kompanive; • Krijimin, operimin ose manaxhimin e personave ligjorë ose të

marrëveshjeve dhe shitja ose blerja e njësive të biznesit. e) Ofruesit e shërbimeve për trustet ose kompanitë kur ata përgatiten ose

kryejnë transaksione për një klient lidhur me aktivitetet e numëruara në përkufizimin e dhënë në Fjalorth.

(Shih Shënimet Shpjeguese)

6

Page 7: A. SISTEMET LIGJORË - fint.gov.al FATF Rekomandimet.pdf · Vendet mund të kërkojnë që krimi i pastrimit të parave të mos aplikohet ... Institucioni financiar duhet të ketë

FATF – Dyzetë Rekomandimet (2003) ________________________________________________________________________

Raportimi i transaksioneve të dyshimta dhe zbatimi i ligjit Rekomandimi 13

Nëse institucioni financiar ka dyshime ose ka arsye të dyshojë se fondet burojnë nga aktivitet kriminal, ose lidhen me financimin e terrorizmit, atij duhet t’i kërkohet, direkt nga ligji ose nga rregullorja, që të raportojë menjëherë dyshimet e veta tek Njësia e Inteligjencës Financiare (NIF). (Shih Shënimet Shpjeguese)

Rekomandimi 14

Institucionet financiare, drejtorët e tyre, zyrtarët dhe punonjësit e tyre duhet: a. Të jenë të mbrojtur nga dispozitat ligjore prej përgjegjësisë penale dhe civile

në rast se shkelin ndonjë kufizim lidhur me dhënien e informacionit të imponuar me kontratë ose me ndonjë dispozitë tjetër ligjore, rregullatore ose administrative, nëse ata raportojnë dyshimet e tyre në mirëbesim tek NIF, edhe sikur të mos dinë saktësisht se çfarë aktiviteti kriminal fshihej pas tij, dhe pavarësisht nëse aktiviteti i paligjshëm është kryer ose jo.

b. Institucionet financiare, drejtorët e tyre, oficerët, punonjësit ose agjentët duhet të ndalohen me ligj që të nxjerrin informacionin për raportimin tek NIF të një raporti të transaksionit të dyshimte (RTD) ose të informacionit të lidhur me të.

(Shih Shënimet Shpjeguese)

Rekomandimi 15

Institucioneve financiare duhet t’u kërkohet që të zhvillojnë programe kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Këto programe duhet të përfshijnë: a) zhvillimin e politikave, procedurave dhe të kontrolleve të brendshme, duke përfshirë caktimin e punonjësve përgjegjës për zbatimin e ligjit, nga niveli i manaxhimit, si dhe procedura të përshtatshme të përzgjedhjes për të siguruar standarde të larta gjatë punësimit të punonjësve; b) program i pandërprerë trajnimi për punonjësit; c) funksionin e auditit për të testuar sistemin. (Shih Shënimet Shpjeguese)

Rekomandimi 16 Kërkesat e parashtruara në Rekomandimet 13 deri 15, dhe 21 vlejnë për të gjitha bizneset dhe profesionet jo-financiare, që janë subjekt i cilësimeve të mëposhtme:

a. Juristët, noterët, dhe profesione të tjera ligjore të pavarura dhe financierët duhet t’u kërkohet që të raportojnë transaksionet e dyshimta kur, në emër të klientit ose

7

Page 8: A. SISTEMET LIGJORË - fint.gov.al FATF Rekomandimet.pdf · Vendet mund të kërkojnë që krimi i pastrimit të parave të mos aplikohet ... Institucioni financiar duhet të ketë

FATF – Dyzetë Rekomandimet (2003) ________________________________________________________________________

për klientin, ata përfshihen në një transaksion financiar që lidhet me aktivitetet e përshkruara në Rekomandimin 12 (d). Vendet nxiten që t’i shtrijnë kërkesat për raportim edhe për pjesën tjetër të aktiviteteve profesionale të financierëve, duke përfshirë auditin.

b. Tregtarët e metaleve të çmuara dhe tregtarët e gurëve të çmuar duhet t’u kërkohet që të raportojnë transaksionet e dyshimta kur ata përfshihen në ndonjë transaksion me para në dorë me një klient për vlera të barabarta ose më të larta nga kufiri i përcaktuar me ligj.

c. Ofruesve të shërbimeve për kompanitë dhe trustet duhet t’u kërkohet që të raportojnë transaksionet e dyshimta për një klient, kur në emër të klientit ose për klientin, ata angazhohen në një transaksion që lidhet me aktivitetet e përmendura në Rekomandimin 12 (e).

Juristët, noterët, dhe profesionet e tjera ligjore të pavarura, dhe financierët që punojnë si profesionistë ligjorë të pavarur, nuk u kërkohet të raportojnë dyshimiet e tyre në rastet kur informacioni në fjalë është marrë në rrethana në të cilat ata janë subjekt i sekretit professional ose i privilegjit professional juridik. (shih Shënimet Shpjeguese: Rekomandimi 16 dhe Rekomandimet 5, 12 dhe 16) Masa të tjera për parandalimin e pastrimit të parave dhe të financimit të terrorizmit Rekomandimi 17 Vendet duhet të vënë në dispozicion sanksione efektive, proporcionale dhe penguese qofshin penale, civile apo administrative për të trajtuar personat fizikë ose ligjorë të mbuluar nga këto Rekomandime, të cilët dështojnë në respektimin e kërkesave kundër pastrimit të parave ose të financimit të terrorizmit. Rekomandimi 18 Vendet nuk duhet të miratojnë ngritjen ose të pranojnë veprimtarinë e bankave guackë. Institucionet finaniare duhet të refuzojnë që të hyjnë në marrëdhënie, ose që të vazhdojnë marrëdhënien bankare korresponduese me bankat guackë. Institucionet financiare duhet të jenë gjithashtu vigjilente kur vendsoin marrëdhënie me institucione financiare të huaja që lejojnë që llogaritë e tyre të përdoren nga bankat guackë. Rekomandimi 19 Vendet duhet të shqyrtojnë:

a. Zbatimin e masave praktike për zbulimin ose për monitorimin e transportimit fizik ndërkufitar të të hollave dhe të instrumenteve të negociueshme nga mbajtësi, që janë subjekt i ruajtjes strikte për të siguruar përdorimin si duhet të informacionit dhe pa penguar në asnjë mënyrë lëvizjen e lirë të kapitalit.

8

Page 9: A. SISTEMET LIGJORË - fint.gov.al FATF Rekomandimet.pdf · Vendet mund të kërkojnë që krimi i pastrimit të parave të mos aplikohet ... Institucioni financiar duhet të ketë

FATF – Dyzetë Rekomandimet (2003) ________________________________________________________________________

b. Vendet duhet të marrin në konsideratë prakticitetin dhe përdorueshmërinë e një sistemi ku bankat, institucionet dhe ndërmjetësit e tjerë financiarë duhet të raportojnë të gjitha transaksionet valutore vendase dhe të huaja që kalojnë një kufi të caktuar, tek një agjenci kombëtare qëndrore e pajisur me një bazë të kompjuterizuar të dhënash, në dispozicion të autoriteteve kompetente për t’u përdorur në rastet e pastrimit të parave ose të financimit të terrorizmit, që është subjekt i ruajtjes shumë strikte për të siguruar përdorimin si duhet të informacionit.

Rekomandimi 20 Vendet duhet të marrin në konsideratë zbatimin e Rekomandimeve të FATF për bizneset dhe profesionet, përveç bizneseve dhe profesioneve jo-financiare të listës, që paraqesin rrezik për pastrim parash ose financim të terrorizmit. Vendet duhet që të inkurajojnë zhvillimin e teknikave moderne dhe të sigurta për manaxhimin e parave, që janë më pak të rrezikuara nga pastrimi i parave.

Masa ndaj vendeve që zbatojnë dobët ose aspak rekomandimet e FATF

Rekomandimi 21 Institucionet financiare duhet t’i kushtojnë vëmendje të posaçme marrëdhënieve të biznesit dhe transaksioneve me persona duke përfshirë kompanitë dhe institucionet financiare, nga vendet të cilat zbatojnë pak ose aspak rekomandimet e FATF. Kurdoherë që këto transaksione nuk kanë qëllim të qartë ekonomik ose qëllim të dukshëm të ligjshëm, duhet ekzaminuar çfarë qëndron prapa tyre, dhe duhen evidentuar me shkrim gjetjet e këtij ekzaminimi, dhe t’i vihen në dispozicion autoritetit kompetent. Kur një vend i tillë vazhdon të zbatojë pak ose aspak rekomandimet e FATF, vendet duhet të zbatojnë kundërmasa të përshtatshme. Rekomandimi 22 Institucionet financiare duhet të garantojnë që parimet e përmendura më lart të gjejnë zbatim gjithashtu për degët dhe zyrat e tyre që ndodhen në shtete të tjera, veçanërisht në ato vende ku rekomandimet e FATF zbatohen pak ose aspak. Kur ligjet dhe rregulloret e këtyre vendeve ndalojnë zbatimin e rekomandimeve, autoritetet kompetente në vendin ku është qendra e institucionit duhet të informohen nga institucionet financiare se ato nuk mund t’i zbatojnë Rekomandimet e FATF. Rregullimi dhe mbikqyrja Rekomandimi 23 Vendet duhet të garantojnë që institucionet financiare të jenë subjekt i rregullimit dhe i mbikqyrjes efektive dhe të jenë duke zbatuar efektivisht rekomandimet e FATF.

9

Page 10: A. SISTEMET LIGJORË - fint.gov.al FATF Rekomandimet.pdf · Vendet mund të kërkojnë që krimi i pastrimit të parave të mos aplikohet ... Institucioni financiar duhet të ketë

FATF – Dyzetë Rekomandimet (2003) ________________________________________________________________________

Autoritetet kompetente duhet të marrin masat e nevojshme ligjore dhe rregullatore për të parandaluar kriminelët apo ndihmësit e tyre që të mbajnë ose të jenë përfituesit e interesave të mëdha ose kontrolluese të investimeve ose të mbajnë një funksion manaxhues në një institucion financiar. Për institucionet financiare që janë subjekt i Parimeve Themelore, masat rregullatore dhe mbikqyrëse që zbatohen për qëllime kujdesi dhe që janë domethënëse edhe për pastrimin e parave, duhet të zbatohen në mënyrë të ngjashme për qëllime të luftës kundër pastrimit të parave dhe të financimit të terrorizmit. Institucione të tjera financiare duhet të licensohen ose të regjistrohen dhe të regullohen ashtu si duhet dhe t’i nënshtrohen mbikqyrjes dhe vrojtimit për qëllime të luftës kundër pastrimit të parave, duke pasur parasysh rrezikun e pastrimit të parave dhe të financimit të terrorizmit në këtë sektor. Bizneset që ofrojnë shërbime të transferimit të parave ose të vlerave, ose të shkëmbimit të parave ose të valutës duhet që së paku të jenë të licensuar ose të regjistruar, dhe të jenë subjekt i sistemeve efektive për monitorimin dhe sigurimin e zbatimit të të gjitha kërkesave për të luftuar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit. (Shih Shënimet Shpjeguese) Rekomandimi 24 Bizneset dhe profesionet jo-financiare duhet t’i nënshtrohen masave rregulluese dhe mbikqyrëse të paraqitura më poshtë:

a. Kazinotë duhet t’i nënshtrohen një regjimi të plotë rregullues dhe mbikqyrës që garanton zbatimin efektiv nga ana e tyre të masave të nevojshme kundër pastrimit të parave dhe të financimit të terrorizmit. Minimalisht duhet që:

• Kazinotë të licensohen • Autoritetet kompetente të marrin masat e nevojshme ligjore dhe

rregullatore për të parandaluar kriminelët apo bashkëpunëtorët e tyre që të mbajnë ose të jenë përfituesit e interesave të mëdha ose kontrolluese, të kene funksione manaxhimi ose të jenë operator kazinosh

• Autoritetet kompetente duhet që të sigurojnë se kazinotë mbikqyren efektivisht lidhur me zbatimin e kërkesave për të luftuar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit.

b. Vendet duhet të garantojnë që kategoritë e tjera të bizneseve dhe profesioneve jo-

financiare t’i nënshtrohen sistemeve efektive për monitorimin dhe të sigurojnë zbatimin nga këto të fundit të kërkesave ëpr të luftuar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit. Kjo duhet bërë mbi bazën e vlerësimit të rrezikut. Kjo mund të kryet nga një autoritet qeveritar ose nga një organizatë vetë-rregulluese, në rast se kjo organizatë mund të garantojë që anëtarët e saj zbatojnë detyrimet e tyre për të luftuar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit.

Rekomandimi 25

10

Page 11: A. SISTEMET LIGJORË - fint.gov.al FATF Rekomandimet.pdf · Vendet mund të kërkojnë që krimi i pastrimit të parave të mos aplikohet ... Institucioni financiar duhet të ketë

FATF – Dyzetë Rekomandimet (2003) ________________________________________________________________________

Autoriteti kompetent duhet të hartojë udhëzues të cilat do të ndihmojnë institucionet financiare si dhe bizneset dhe profesionet jo financiare, për zbatimin e masave kombëtare kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, dhe në veçanti, për zbulimin dhe raportimin e transaksioneve të dyshimta. (shih shënimet shpjeguese). MASA INSTITUCIONALE DHE MASA TË TJERA TË NEVOJSHME NË SISTEMET E LUFTËS KUNDËR PASTRIMIT TË PARAVE DHE KUNDËR FINANCIMIT TË TERRORIZMIT Autoritetet kompetente, pushteti dhe burimet e tyre Rekomandimi 26 Vendet duhet të ngrenë një njësi të inteligjencës financiare (NIF) që shërben si një qëndër kombëtare për të marrë (dhe kur lejohet për të kërkuar), analizuar dhe shpërndarë raporte të transaksioneve të dyshimta dhe informacion tjetër që lidhet me pastrim parash ose financim të terrorizmit. NIF duhet të ketë mundësi që të hyjë, direkt ose indirekt, kohë pas kohe, në informacionin financiar, administrativ dhe të autoriteteve të ligjit çka kërkohet për të ndërmarrë funksionet e veta ashtu si duhet, duke përfshirë analizën e raporteve të transaksioneve të dyshimta. (Shih Shënimet Shpjeguese) Rekomandimi 27 Vendet duhet të sigurojnë që autoritetet e forcimit të ligjit të kenë përgjegjësinë për investigimet për pastrim parash dhe financim të terrorizmit. Vendet janë të nxitura që të mbështesin dhe të zhvillojnë, sa të jetë e mundur, teknikat speciale të investigimit të përshtatshme për investigimin e pastrimit të parave, si p.sh., operacionet e dërgimit ose të penetrimit dhe teknika të tjera që lidhen me këtë. Vendet janë gjithashtu të inkurajuara që të përdorin mekanizma të tjerë efektivë si psh. përdorimi i grupeve të përhershme ose të përkohshme të specializuara në investigimin e pasurive, dhe investigimet e përbashkëta me autoritetet kompetente përkatëse në vendet e tjera. (Shih Shënimet Shpjeguese) Rekomandimi 28 Kur bëhen investigime për pastrim parash dhe krime kryesore që qëndrojnë pas tij, autoritetet kompetente duhet të jenë në gjendje të sigurojnë dokumente dhe informacion për t’u përdorur gjatë hetimeve, përndjekjeve dhe veprimeve të tjera të lidhura me të. Kjo duhet të përfshijë pushtet për të vendosur masa detyruese për prodhimin e regjistrave të mbajtur nga institucionet financiare dhe persona të tjerë, për të kërkuar personat dhe vendet, dhe për të bllokuar dhe mbledhur evidencë. Rekomandimi 29

11

Page 12: A. SISTEMET LIGJORË - fint.gov.al FATF Rekomandimet.pdf · Vendet mund të kërkojnë që krimi i pastrimit të parave të mos aplikohet ... Institucioni financiar duhet të ketë

FATF – Dyzetë Rekomandimet (2003) ________________________________________________________________________

Mbikqyrësit duhet të kenë pushtetin e nevojshëm për të monitoruar dhe për të garantuar zbatimin nga ana e institucioneve financiare të kërkesave të luftës kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, duke përfshirë autoritetin për të kryer inspektime. Ata duhet të kenë autoritetin që të detyrojnë prodhimin e informacionit nga institucionet financiare që lidhet me monitorimin e zbatimit të ligjit, dhe të imponojnë sanksionet e duhura administrative për moszbatim të këtyre kërkesave. Rekomandimi 30 Vendet duhet t’u venë në dispozicion autoriteteve të veta kompetente të përfshira në luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit burimet e përshtatshme financiare, njerëzore dhe teknike. Vendet duhet të kenë procese për të siguruar që stafi i këtyre autoriteteve ka ndershmëri të lartë. Rekomandimi 31 Vendet duhet të sigurojnë që politikë-bërësit, NIF, autoritetet e forcimit të ligjit, dhe ato të mbikqyrjes financiare të kenë mekanizma efektivë që i lejojnë ato të bashkëpunojnë, dhe kur duhet të koordinojnë me njëra tjetrën brenda vendit lidhur me zhvillimin ose zbatimin e politikave dhe të aktiviteteve kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Rekomandimi 32 Vendet duhet të garantojnë se autoritetet e tyre kompetente mund të rishikojnë efektivitetin e sistemeve të tyre kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit përmes mbajtjes së statistikave lidhur me çështje të efektivitetit dhe efikasitetit të këtyre sistemeve. Kjo duhet të përfshijë statistikat për RAD e mbledhura dhe të shpërndara; për hetimet për pastrim parash dhe financimin e terrorizmit, për përndjekjet dhe dënimet e dhëna; për pasuritë e ngrira, të kontrolluara dhe të konfiskuara; dhe për ndihmën dyanëshe ligjore apo kërkesat ndërkombëtare për bashkëpunim. Transparenca e personave dhe e marrëveshjeve ligjore Rekomandimi 33 Vendet duhet të marrin masa për të parandaluar përdorimin e paligjshëm të personave ligjorë nga pastruesit e parave. Ato duhet të garantojnë se ka informacion të mjaftueshëm, të saktë dhe në kohë për përfituesin dhe kontrollin mbi personat ligjorë dhe se ky informacion mund t’i vihet menjëherë në dispozicion autoriteteve kompetente. Në veçanti, vendet që kanë persona juridikë që mund të lëshojnë aksione të mbajtësit duhet të marrin masat e nevojshme për të penguar shpërdorimin e tyre nga pastruesit e parave dhe të jenë në gjendje të tregojnë vlefshmërinë e këtyre masave. Vendet duhet të marrin në konsideratë masat për t’ua lehtësuar institucioneve financiare që plotësojnë kërkesat e parashtruara në Rekomandimin 5, vënien në dispozicion të informacionit mbi pronësinë dhe kontrollin.

12

Page 13: A. SISTEMET LIGJORË - fint.gov.al FATF Rekomandimet.pdf · Vendet mund të kërkojnë që krimi i pastrimit të parave të mos aplikohet ... Institucioni financiar duhet të ketë

FATF – Dyzetë Rekomandimet (2003) ________________________________________________________________________

Rekomandimi 34 Vendet duhet të marrin masat për të parandaluar përdorimin e paligjshëm nga pastruesit e parave të marrëveshjeve të ligjshme. Në veçanti, vendet duhet të sigurojnë ekzistencën e informacionit të përshtatshëm, të saktë dhe kur nevojitet, për trustet ekspres, duke përfshirë informacion për dhuruesin, firmën e besimit dhe përfituesit, i cili mund të merret menjëherë kur duhet nga autoritetet kompetente. Vendet mund të marrin në konsideratë masat për të lehtësuar përdorimin e informacionit mbi pronësinë dhe kontrollin nga ana e institucioneve financiare që marrin përsipër kërkesat e Rekomandimit 5. BASHKËPUNIMI NDËRKOMBËTAR Rekomandimi 35 Vendet duhet të marrin hapa të menjëhershëm për t’u bërë palë dhe për të zbatuar plotësisht Konventën e Vjenës, të Palermos dhe Konventën Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara për Shtypjen e Financimit të Terrorizmit të vitit 1999. Vendet janë gjithashtu të inkurajuara që të ratifikojnë dhe të zbatojnë konventa të tjera ndërkombëtare, si Konventa e Këshillit të Evropës për Pastrimin, Kërkimin, Kontrollin dhe Konfiskimin e të Ardhurave nga Krimi si dhe Konventën Ndër-Amerikane kundër Terrorizmit të vitit 2002. Ndihma reciproke ligjore dhe ekstradimi Rekomandimi 36 Vendet duhet që në mënyrë të menjëhershme, konstruktive dhe efektive të sigurojnë gamën më të gjerë të ndihmës reciproke ligjore lidhur me hetimet, përndjekjen dhe procedurat që lidhen me të për pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit. Në veçanti, vendet duhet që:

a. Të mos pengojnë apo të venë kushte të paarsyeshme ose tejet shtrënguese për dhënien e asistencës ligjore reciproke

b. Të garantojnë procese të qarta dhe efikase për ekzekutimin e kërkesave të ndihmës ligjore reciproke

c. Të mos refuzojnë që të ekzekutojnë një kërkesë për ndihmë ligjore reciproke vetëm pse krimi përfshin edhe çështje fiskale

d. Të mos refuzojnë që të ekzekutojnë një kërkesë për ndihmë ligjore reciproke për shkak se ligjet kërkojnë që institucionet financiare të ruajnë sekretin ose konfidencialitetin.

13

Page 14: A. SISTEMET LIGJORË - fint.gov.al FATF Rekomandimet.pdf · Vendet mund të kërkojnë që krimi i pastrimit të parave të mos aplikohet ... Institucioni financiar duhet të ketë

FATF – Dyzetë Rekomandimet (2003) ________________________________________________________________________

Vendet duhet që të bëjnë që pushteti i autoriteteteve kompetente i kërkuar nga Rekomandimi 28 të jetë në gjendje t’u përgjigjet kërkesave për ndihmë reciproke ligjore, dhe nëse nuk bie në kundërshtim me kornizën e brendshme, t’i drejtojë kërkesat nga autoritetet e huaja ligjore ose ato të forcimit të ligjit tek homologët e tyre vendas. Për të shmangur konfliktet e juridiksionit, duhet të shihet mundësia pëer të krijuar dhe vënë në zbatim mekanizma për përcaktimin e vendit më të përshtatshëm për përndjekjen e të akuzuarve në interes të drejtësisë në rastet kur ata janë subjekt i përndjekjes në më shumë se një vend. Rekomandimi 37 Vendet duhet që, sa më shumë të jetë e mundur, të ofrojnë asistencë ligjore reciproke pavarësisht mungesës së kriminalitetit të dyfishtë. Kur kriminalitetit i dyfishtë është kusht për ndihmën ligjore reciproke ose ekstradimin, kjo kërkesë duhet që të rikonsiderohet në mënyrë që ky kusht të plotësohet pavarësisht faktit nëse të dyja vendet e vendosin krimin në të njëjtën kategori krimi apo e quajnë atë me të njëjtën terminologji, duke marrë si të dhënë që të dyja vendet kriminalizojnë sjelljen që qëndron pas krimit. Rekomandimi 38 Duhet të ekzistojë autoriteti për të marrë veprime urgjente në përgjigje të kërkesave të bëra nga vende të huaja për të identifikuar, ngrirë, kontrolluar dhe konfiskuar pasuritë e pastruara, të ardhurat nga pastrimi i parave ose krimet kryesore, instrumentet e përdorura ose që janë synuar të përdoren në kryerjen e këtyre krimeve, ose pasuritë e vlerës korresponduese. Është gjithashtu e nevojshme që të bëhen marrëveshje për të koordinuar kontrollin dhe konfiskimin e të ardhurave, çka mund të përfshijë edhe ndarjen e pasurive të konfiskuara. (Shih Shënimet Shpjeguese) Rekomandimi 39 Çdo vend duhet të njohë pastrimin e parave si një krim të ekstradueshëm. Çdo vend duhet ose t’i ekstradojë nënshtetasit e vet, ose kur vendi nuk e bën këtë mbi bazë të kombësisë, ai vend duhet që me kërkesë të vendit që kërkon ekstradimin, t’ia japë rastin pa vonesë autoritetetve kompetente me qëllim përndjekjen e krimit të përshkruar në kërkesë. Këto autoritete duhet që të marrin vendim dhe të kryejnë procedurat në të njëjtën mënyrë, si dhe për çdo krim tjetër të rëndë, sipas ligjit vendas. Vendet e përfshira duhet të bashkëveprojnë me njëri-tjetrin, në veçanti në aspektet proceduriale dhe evidentuese, për të siguruar efektshmërinë e përndjekjes. Brenda kufijve të tyre ligjorë, vendet duhet të konsiderojnë thjeshtimin e ekstradimit duke lejuar transmetim direkt të kërkesave për ekstradim ndërmjet ministrive përkatëse, personave ekstradues mbështetur vetëm në urdhëra arresti ose gjykimesh, dhe/ose duke

14

Page 15: A. SISTEMET LIGJORË - fint.gov.al FATF Rekomandimet.pdf · Vendet mund të kërkojnë që krimi i pastrimit të parave të mos aplikohet ... Institucioni financiar duhet të ketë

FATF – Dyzetë Rekomandimet (2003) ________________________________________________________________________

futur ekstradimin e thjeshtuar të personave aprovues që heqin dorë nga procedurat zyrtare të ekstradimit. Forma të tjera të bashkëveprimit Rekomandimi 40

Vendet duhet të sigurojnë që autoritetet e tyre kompetente t’u ofrojnë një gamë sa më të gjerë të bashkëveprimit ndërkombëtar homologëve të tyre të huaj. Duhet të ketë rrugë të qarta dhe të efektshme për të lehtësuar shkëmbimin e menjëhershëm dhe konstruktiv midis homologëve, spontanisht ose mbështetur në kërkesë, të informacionit që lidhet si me pastrimin e parave edhe me krimet kryesore që qëndrojnë pas tij. Në veçanti:

a. Autoritetet kompetente nuk duhet të refuzojnë një kërkesë për ndihmë vetëm për arsye që kërkesa konsiderohet se përfshin çështje fiskale

b. Vendet duhet të përmendin ligjet që kërkojnë nga institucionet financiare të ruajnë sekretin ose besueshmërinë si bazë për të refuzuar bashkëveprimin

c. Autoritetet kompetente duhet të jenë në gjendje që të bëjnë pyetje, dhe kur është e mundur hetime në emër të homologëve të huaj.

Në rastet kur informacioni i kërkuar nga një autoritet competent i huaj është jashtë mandatit të homologut të tij, vendet inkurajohen që të lejojnë shkëmbimin e menjëhershëm dhe konstruktiv të informacionit me autoritetet jo-homologe. Bashkëpunimi me autoritetet e huaja, jo-homologe mund të bëhet direkt ose indirekt. Në rast të pasigurisë për rrugën që duhet ndjekur, autoritetet kompetente duhet të kontaktojnë së pari homologët e tyre të huaj për asistencë.

Vendet duhet që të vendosin kontrolle dhe ruajtje në mënyrë që informacioni i shkëmbyer nga autoritetet kompetente të përdoret vetëm në mënyrë të autorizuar, në përputhje me detyrimet e tyre për të ruajtur sekretin dhe të dhënat. (shih Shënimet Shpjeguese)

15

Page 16: A. SISTEMET LIGJORË - fint.gov.al FATF Rekomandimet.pdf · Vendet mund të kërkojnë që krimi i pastrimit të parave të mos aplikohet ... Institucioni financiar duhet të ketë

FATF – Dyzetë Rekomandimet (2003) ________________________________________________________________________

FJALORTH

Në këto rekomandime janë përdorur shkurtimet dhe referimet e mëposhtme:

“Përfituesi” i referohet personit fizik që zotëron ose kontrollon një klient dhe/ose personin për llogari të të cilit kryet një transaksion. Ajo gjithashtu përshin ata persona që ushtrojnë kontroll efektiv mbi personin ose marrëveshjen ligjore.

“Parimet bazë” u referohen parimeve bazë për Mbikqyrjen efektive të bankave të nxjerrë nga Komiteti i Bazelit për Mbikqyrjen e Bankave, Objektivat dhe Parimet për Rregullimin e Letrave me Vlerë të nxjerra nga Organizata Ndërkombëtare e Komisioneve të letrave me vlerë dhe Parimet e Mbikqyrjes së Sigurimeve të nxjerra nga Shoqata Ndërkombëtare e Mbikqyrësve të Sigurimeve.

“Kategoritë e përcaktuara të krimeve” do të thotë:

• Pjesëmarrja në një grup kriminal të organizuar dhe aktiviteti i paligjshëm

• Terrorizmi, përfshirë edhe financimin e terrorizmit

• Trafiku i qenieve njerëzore dhe kontrabanda e migrantëve

• Shfrytëzimi i seksit, duke përfshirë shfrytëzimin seksual të fëmijëve

• Trafiku i paligjshëm i narkotikëve dhe i lëndëve psikotrope

• Trafiku i paligjshëm i armëve

• Trafiku i paligjshëm i mallrave të vjedhur dhe i mallrave të tjerë

• Korrupsioni dhe bakshishet

• Mashtrimi

• Valuta e falsifikuar

• Falsifikimi dhe pirateria e prodhimeve

• Krimet e mjedisit

• Vrasjet dhe dëmtimet e rënda të trupit

• Marrja rob, ushtrimi i kontrollit të paligjshëm

• Grabitja ose vjedhja

16

Page 17: A. SISTEMET LIGJORË - fint.gov.al FATF Rekomandimet.pdf · Vendet mund të kërkojnë që krimi i pastrimit të parave të mos aplikohet ... Institucioni financiar duhet të ketë

FATF – Dyzetë Rekomandimet (2003) ________________________________________________________________________

• Kontrabanda

• marrja me presion e parave

• mashtrimi

• pirateria

• tregtim nga një person i brendshëm dhe manipulim i tregut

Kur vendoset për serinë e shkeljeve që duhet të konsiderohen si krime kryesore të secilës prej kategorive të numëruara më lart, çdo vend mund të vendosë mbështetur edhe në ligjet vendase, sesi do t’i përkufizojë këto shkelje dhe natyrën e ndonjë elementi të veçantë të këtyre shkeljeve që i bën ato shkelje të rënda.

“Biznese dhe profesione të dizenjuara jo-financiare” do të thotë:

a. Kazinotë (ku përfshihen kazinotë internet)

b. Agjentët e pasurive të paluajtshme

c. Tregtarët e metaleve të çmuara

d. Tregtarët e gurëve të çmuar

e. Juristët, noterët dhe profesionistët ligjorë të pavarur dhe kontabilistët – i referohet kontabilistëve që ushtrojne funksionet si profesionistë, partnerë ose kontabilistë të punësuar në firmat profesionale të kontabistëve. Nuk i referoshet kontabilistëve ‘të brendshëm” që janë të punësuar nga biznese të tjera, dhe as kontabilistëve që punojnë për agjencitë qeveritare, të cilët mund të jenë subjekt i masave që luftojnë pastrimin e parave.

f. Trustet dhe punonjësit që ofrojnë shërbime për Kompani u referohet të gjithë personave ose bizneseve që nuk janë mbuluar nga ndonjë pjesë tjetër e këtyre rekomandimeve të cilët për biznes japin ndonjërën nga shërbimet e përmendura më poshtë për palë të treta:

• veprojnë si agjentë për krijimin e personave juridikë;

• që veprojnë si (ose që i mundësojnë një personi tjetër të veprojë si) drejtor ose sekretar i një kompanie ose si partner i një partneriteti, apo një pozicion i ngjashëm në lidhje me persona të tjerë ligjorë;

• që sigurojnë një zyrë të regjistruar; adresë për zyrën ose strehim, adresë për korrespondencën ose për administratën për një kompani, një partneritet ose një person apo marrëveshje tjetër ligjore;

17

Page 18: A. SISTEMET LIGJORË - fint.gov.al FATF Rekomandimet.pdf · Vendet mund të kërkojnë që krimi i pastrimit të parave të mos aplikohet ... Institucioni financiar duhet të ketë

FATF – Dyzetë Rekomandimet (2003) ________________________________________________________________________

• që vepron si (ose që i mundëson dikujt tjetër të veprojë si) një pjesëmarrës trusti në një trust ekspres

• të veprojë si (ose që i mundëson dikujt tjetër të veprojë si) aksioner i emëruar për një person tjetër.

“Kufiri i përcaktuar” i referohet sasisë së përcaktuar në Shënimet Shpjeguese

“Institucione Financiare” do të thotë çdo person ose njësi që kryen si biznes një ose më shumë nga aktivitetet e mëposhtme për ose në emër të një klienti:

1. pranim depozitash dhe fondesh të tjera të ripagueshme nga publiku[5]

2. Huadhënia[6]

3. huadhënia financiare [7]

4. transferimi i parave ose i vlerave [8]

5. nxjerrja dhe manaxhimi i mjeteve të pagesës (p.sh. kartat e kreditit dhe të debitit, çeqet, çeqet e udhëtarit, dërgesat postare dhe draftet bankare, paratë elektronike).

6. garancitë dhe angazhimet financiare

7. Tregtimi I:

(a) instrumenteve të tregut të parasë (çeqe, bono, CD, derivate etj)

(b) shkëmbimi valutor

(c) shkëmbimi, norma e interesit dhe instrumentet e indeksimit;

(d) letra me vlerë të transmetueshme

(e) tregtimi i ardhshëm i mallrave

8. pjesëmarrja në nxjerrjen e letrave me vlerë dhe dhënia e shërbimeve financiare të lidhura me këtë nxjerrje

9. manaxhimi i portofolit individual dhe kolektiv

10. ruajtja dhe administrimi i letrave me vlerë në të holla ose likuide në emër të personave të tjerë

11. çdo investim, administrim apo manaxhim fondesh ose parash në emër të personave të tjerë

18

Page 19: A. SISTEMET LIGJORË - fint.gov.al FATF Rekomandimet.pdf · Vendet mund të kërkojnë që krimi i pastrimit të parave të mos aplikohet ... Institucioni financiar duhet të ketë

FATF – Dyzetë Rekomandimet (2003) ________________________________________________________________________

12. nënshkrimi dhe hedhje parash për sigurimin e jetës dhe të tjera sigurime të lidhura me investimin. [9]

13. Ndryshimi i parave dhe valutës

Kur një aktivitet financiar kryet nga një person ose njësi rastësisht ose në mënyrë të kufizuar (duke pasur parasysh kriteret saisore dhe absolute) e tillë që ka pak rrezik për pastrim parash, një juridiksion mund të vendosë që zbatimi i masave kundër pastrimit të parave nuk është i nevojshëm.

Në rrethana tejet të kufizuara dhe të justifikuara, dhe mbështetur në rrezikun e provuar të ulët të pastrimit të parave, juridiksionet mund të vendosin që të mos zbatojnë disa ose të gjitha nga 40 Rekomandimet për disa aktivitetet financiare të përmendura më lart.

Shpjegime:

[5] KJo përfshin edhe bankat private

[6] kjo përfshin veç të tjerash: kreditin e konsumatorit, kreditin e hipotekës, faktorimin me ose pa rekurse, dhe financimin e transaksioneve tregtare (përfshirë faktorimin)

[7] KJo nuk shtrihet deri tek marrëveshjet për huadhënie financiare lidhur me

prodhimet e konsumatorit

[8] KJo zbatohet për aktivitetin financiar si në sektorin zyrtar dhe atë jo zyrtar p.sh. aktviteti i dërgesës alternative. Shih Shënimet Shpejguese për Rekomandimin Special VI. Nuk zbatohet për ndonjë person fizik ose juridik që u siguron institucioneve financiare vetëm mesazhe ose sisteme të tjera ndihmëse për transmetimin e fondeve. Shih Shënimet SHpjeguese të Rekomandimit special VII.

[9] Kjo zbatohet si për ndërmarrjet e sigurimeve dhe për ndërmjetësit e sigurimeve (agjentët dhe ndërmjetësit).

“NIF” do të thotë Njësia e Inteligjencës Financiare

“Marrëveshje Ligjore” i referohet trusteve ekspres ose marrëveshjeve të tjera të ngjashme ligjore

“Personat Ligjorë” u referohet korporatave, fondacioneve, partneriteteve ose shoqatave ose ndonjë organi tjetër të ngjashëm [që mund të vendosë një marrëdhënie të përhershme midis klientit dhe institucionit financiar ose me pronën e vet]

“E pagueshme përmes llogarive” i referohet llogarive korresponduese që përdoren direkt nga palë të treta për të kryer biznes për llogari të tyre.

19

Page 20: A. SISTEMET LIGJORË - fint.gov.al FATF Rekomandimet.pdf · Vendet mund të kërkojnë që krimi i pastrimit të parave të mos aplikohet ... Institucioni financiar duhet të ketë

FATF – Dyzetë Rekomandimet (2003) ________________________________________________________________________

“Persona të Ekspozuar Politikisht” (PEP) do të thotë Persona të Ekspozuar Politikisht dhe janë individë që janë ose kanë qënë besuar me funksione të shquara publike, psh kryetarë shtetesh ose qeverish, politikanë me përvojë, funksione të lartë në qeveri, pushtet juridik ose ushtarak, drejtorë ekzekutivë të ndërmarrjeve shtetërore, zyrtarë të rëndësishëm partish politike. Marrëdhënie biznesi me familjarë ose ndihmës të afërt të PEP përfshijnë rreziqe të ngjashme që mbartin marrëdhëniet me vetë PEP. Përkufizimi nuk synon të mbulojë individë që kanë nivele të mesme ose më të ulëta nga kategoritë e përmendura më lart.

“banka guackë” do të thotë një banëj e inkorporuar në një juridiksion ku nuk ka prani fizike dhe që nuk ka anëtarësi në asnjë grup financiar rregullator.

“RAD” i referohet raporteve të aktivitetit të dyshimtë

“Mbikqyrësit” u referohet autoriteteve kompetente të dizenjuara përgjegjës për sigurimin e zbatimit të ligjit nga institucionet financiare të kërkesave kombëtare për luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

“Rekomandimet e FATF” u referohen këtyre Rekomandimeve dhe Rekomandimeve Speciale të FATF për Financimin e Terrorizmit.

SHTOJCË

SHËNIMET SHPJEGUESE PËR DYZETË REKOMANDIMET

20

Page 21: A. SISTEMET LIGJORË - fint.gov.al FATF Rekomandimet.pdf · Vendet mund të kërkojnë që krimi i pastrimit të parave të mos aplikohet ... Institucioni financiar duhet të ketë

FATF – Dyzetë Rekomandimet (2003) ________________________________________________________________________

SHËNIMET SHPJEGUESE

Kur rekomandimet ose shënimet shpjeguese i referohen ndonjë sasie në USD/EUR, kjo duhet kuptuar edhe për çdo sasi ekuivalente në ndonjë valutë tjetër, duke pasur parasysh kurset e shkëmbimit ndërkombëtar.

Rekomandim (zyrat e këmbimit)

Shuar

Rekomandimet 6 dhe 13

Kufiri i përcaktuar për transaksionet (sipas Rekomandimit 6 dhe 13) është:

• Institucionet financiare (për klientë të rastësishëm sipas rekomandimit 6) është USD/EUR

• Kazinotë, duke përfshirë kazinotë e internetit (sipas Rekomandimit 13) është USD/EUR………

• [Agjentët e pasurive të paluajtshme (Rekomandimi 13) është USD/EUR………..

• Tregtarët e metaleve të çmuara dhe ata të gurëve të çmuar kur përfshihen në ndonjë transaksion [në të holla] (sipas Rekomandimit 13) është USD/EUR……

Transaksionet financiare mbi kufirin e përcaktuar përfshijnë situate kur transaksioni kryet në një veprim të vetëm ose në disa operacione që duket të kenë lidhje me njëri tjetrin.

[[Rekomandimi 6

Vigjilenca ndaj klientit [draft-për t’u rishikuar menjëherë pasi të bihet dakord për Rekomandimin]

Vigjilenca ndaj klientit dhe njoftimi

1. Nëse gjatë vendosjes ose rrjedhës së marrëdhënies me klientin, [ose kur kryejmë transaksione të rastësishme], [institucioni financiar] dyshon që transaksionet lidhen me pastrim parash ose financim të terrorizmit, atëherë [institucioni] duhet:

a) Normalisht të kërkojë identifikimin dhe ferifikimin e identitetit të klientit dhe të pronarit përfitues, qoftë i përhershëm apo i rastësishëm, dhe pavarësishtë ndonjë përjashtimi ose kufiri të përcaktuar që mund të aplikohej.

21

Page 22: A. SISTEMET LIGJORË - fint.gov.al FATF Rekomandimet.pdf · Vendet mund të kërkojnë që krimi i pastrimit të parave të mos aplikohet ... Institucioni financiar duhet të ketë

FATF – Dyzetë Rekomandimet (2003) ________________________________________________________________________

b) Të bëjë një raport të transaksionit të dyshimtë NIF sipas Rekomandimit 14 dhe 15.

2. Rekomandimi 17 ndalon [institucionet financiare], drejtorët e tyre, zyrtarët dhe punonjësit [dhe agjentët] që të paralajmërojnë klientët e tyre kur informacioni që lidhet me ta është raportuar tek NIF. Ekziston rreziku që klienti të paralajmërohet pa dashje gjatë kohës që institucioni financiar kërkon që të realizojë detyrimet për vigjilencën ndaj klientit. Ndërgjegja e klientit për një RTV apo investigim mund të kompromentojë përpjekjet për të investiguar pastrimin e dyshuar të parava apo veprimet për financimin e terrorizmit.

3. kështu që, nëse [institucioni financiar] krijon dyshimin se transaksionet lidhen me pastrim parash apo financim të terrorizmit, ata duhet që të marrin parasysh rrezikun për të paralajmëruar klientin gjatë procesit të vigjilencës ndaj klientit. Nëse institucioni ka arsye të besojë se procesi i vigjilencës mund të paralajmërojë klienit, ajo mund të vendosë të mos e kryejë këtë process, dhe duhet të depozitojë një RTV. Institucionet duhet të sigurojnë se punonjësit e tyre janë të ndërgjegjshëm dhe të ndjeshëm ndaj këtyre çështjeve kur bëjnë vigjilencën ndaj klientit.

Besueshmëria e identifikimit dhe e verifikimit të kryer

4. Masat për Vigjilencën ndaj klientit të përshkruara në Rekomandimin 6 nuk nënkuptojnë që [institucionet financiare] të kryejnë në mënyrë të përsëritur identifikimin dhe verifikimin e identitetit të çdo klienti sa herë që ai vjen të kryejë një transaksion. Institucioni ka të drejtën të mbështetet në identifikimin dhe verifikimin që ka kryer për aq kohë sa s’ka dyshime për vërtetësinë e informacionit. Shembuj situatash që mund t’i shkaktojnë dyshime institucionit mund të jetë kur bëhet një RTV lidhur me klientin, [ose kur ka ndryshime materiale në mënyrën sesi operohet llogaria e klientit çka mund të mos jetë konsistente me profilin e biznesit të klientit].

5. në kushte normale, [institucionet financiare] duhet të verifikojnë identitetin e klientit dhe pronarin përfitues përpara se të vendosin marrëdhënie biznesi apo të kryejnë transaksione për klientë të rastësishëm. Sidoqoftë, për disa lloje [institucionesh financiare] ka situate kur verifikimi i identitetit përpara vendosjes së marrëdhënies së biznesit nuk do të jetë i mundur duke pasur parasysh rrugën normale në të cilën kryet biznesi në atë sector ose për lloje të veçanta marrëdhënies biznesi. Lidhur me këtë, janë identifikuar shembujt e mëposhtëm.

• Në rastet e veprimeve jo ballë për ballë, marrëdhënia e biznesit mund të konsiderohet e vendosur pa verifikim të identitetit të klientit për aq kohë sa verifikimi do të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur pas këtij kontakti.

22

Page 23: A. SISTEMET LIGJORË - fint.gov.al FATF Rekomandimet.pdf · Vendet mund të kërkojnë që krimi i pastrimit të parave të mos aplikohet ... Institucioni financiar duhet të ketë

FATF – Dyzetë Rekomandimet (2003) ________________________________________________________________________

• Në industrinë e letrave me vlerë, kompanive dhe ndërmjetësve mund t’u kërkohet që të kryejnë transaksione shumë shpejt, sipas kushteve të tregut në kohën që klienti i kontakton ata dhe përpara se të kryet verifikimi. Me t’u kryer transaksioni, bëhet verifikimi i informacionit identifikues brenda një kohe relativisht të shkurtër.

[shembuj të tjerë situatash kur është e rëndësishme që të mos ndërpritet biznesi normal dhe të shtohen instrumente për manaxhimin e rrezikut]

Mjete të thjeshtuara ose të reduktuara të vigjilencës ndaj klientit

6. Rregulli i përgjithshëm është që klientët duhet të jenë subjekt i një serie të plotë masash për vigjilencën ndaj klientit, duke përfshirë kërkesat e pikave (a) dhe (b) të Rekomandimit 6. megjithatë ka situate kur rreziku për pastrim parash [ose financim të terrorizmit] është [tejet] i ulët, kur informacioni për identitetin e klientit dhe pronarin përfitues të një klienti është në dispozicion të publikut, ose kur ekzistojnë kontrolle të përshtatshme në sistemet kombëtare. Në të tilla rrethana mund të jetë e arsyeshme për një vend që të lejojë institucionet e veta financiare që të zbatojnë masa të thjeshtuara ose të reduktuara të vigjilencës ndaj klientit kur identifikojnë dhe verifikojnë identitetin e klientit dhe të pronarit efektiv.

Masat e thjeshtuara dhe të reduktuara të vigjilencës ndaj klientit mund të zbatohen për tipe të caktuar klientësh, si vijon:

• Institucionet financiare - [janë subjektet të REkomandimeve të FATF dhe kështu që ato duhet të identifikojnë klientët e tyre, që janë persona për të cilët institucionet duhet që të veprojnë në çdo transaksion. Në mënyrë të ngjashme, sipas Rekomandimit 26, duhen marrë masa për të parandaluar kriminelët dhe bashkëpunëtorët e tyre që të zotërojnë ose të kontrollojnë një institucion financiar.]

• Kompanitë [e mëdha] publike të listuara në një bursë [apo në tregun OTC]

• Administratat apo ndërmarrjet qeveritare

• [[ndërmjetësuesit profesionistë që kanë llogari në emër të klientëve të tyre. Masat të thjeshtuara duhet të merren në rast se kërkesat e paraqitura në seksionin 2.2.4 të letrës së Bazelit janë plotësuar]]

masa të thjeshtuara ose të reduktuara të vigjilencës ndaj klientit mund të jenë gjithashtu të pranueshme për lloje të ndryshme transaksionesh si (vetëm shembuj):

23

Page 24: A. SISTEMET LIGJORË - fint.gov.al FATF Rekomandimet.pdf · Vendet mund të kërkojnë që krimi i pastrimit të parave të mos aplikohet ... Institucioni financiar duhet të ketë

FATF – Dyzetë Rekomandimet (2003) ________________________________________________________________________

• policat e sigurimit të jetës kur premiumi vjetor nuk është më shumë se USD/EUR 1000 ose një premium i vetëm jo më shumë se USD/EUR 2500.

• Policat e sigurimeve për skemat e pensionit në rastet kur nuk nuk ka klauzolë të dorëzimit dhe polica nuk mund të përdoret si kolateral

[mund të shtohen shembuj të tjerë]

7. çdo vend mund të vendosë nëse institucionet financiare mund të aplikojnë mast e thjeshtuara vetëm për klientët në juridiksionin e tyre ose t’i lejojnë ata që t’i zbatojnë këto masa për klientë që vijnë nga juridiksione ku rekomandimet e FATF zbatohen me efektivitet dhe në mënyrë të kënaqshme.

Masat e thjeshtuara të vigjilencës ndaj klientit nuk janë të pranueshme kur ka dyshime për pastrim parash apo financim të terrorizmit apo kur ka raste specifike të rrezikut të lartë (p.sh. PEP, llogari në banka korresponduese).

8. Masat e thjeshtuara apo të reduktuara që duhen marrë lidhen kryesisht me kërkesat për identifikimin dhe verifikimin të klientit dhe përfituesit efektiv dhe institucionet financiare nuk duhet të përjashtohen sistematikisht nga kryerja e masave të tjera të vigjilencës ndaj klientit. Vendet duhet të vendosin vetë nëse duhen plotësuar kërkesat e tjera të vigjilencës]].

Rekomandimi 6

[Një bankë ose ndonjë institucion tjetër financiar duhet të njohë identitetin e klientëve të vet, edhe kur ata përfaqësohen nga juristë, në mënyrë që të zbulojë dhe të parandalojë transaksionet e dyshimta sikurse dhe t’u mundësojë atyre t’u përgjigjen shpejt kërkesave për informacion apo për bllokim të bëra nga autoritetet kompetente. Rekomandimi 6 zbatohet po ashtu në rastin kur një jurist vepron si ndërmjetës për shërbime financiare.]

[Rekomandimi 6

(a) Fjala “transaksion” duhet të kuptohet si vetë produkti i sigurimit, pagesa e premiumit dhe përfitimet.]

Rekomandimi 14&15

[kur përmendet [“aktivitet kriminal”][“pastrim parash”] do të kuptojmë minimalisht të gjitha aktet kriminale [që do të përbënin një krim kryesor të pastrimit të parave në juridiksion] [e përfshirë në kategorinë e përcaktuar të krimeve, siç referohet në Rekomandimin 1] [kjo do të përbënte një krim kryesor siç kërkohet nga Rekomandimi 1]. Të gjitha [transaksionet][aktivitetet] duhet të raportohen pavarësishtë madhësisë së transaksionit.

24

Page 25: A. SISTEMET LIGJORË - fint.gov.al FATF Rekomandimet.pdf · Vendet mund të kërkojnë që krimi i pastrimit të parave të mos aplikohet ... Institucioni financiar duhet të ketë

FATF – Dyzetë Rekomandimet (2003) ________________________________________________________________________

Në zbatimin e Rekomandimit 15, [transaksionet] e dyshimta duhet të raportohen nga institucionet financiare pavarësisht nëse ato mendohen se përfshijnë edhe çështje që lidhen me taksat. Vendet duhet që të marrin parasysh se në pastruesit e parave mund të përpiqen ndër të tjera t’i paraqisin transaksionet e tyre si të lidhura me taksat për t’i penguar institucionet financiare që të raportojnë [një transaksion] të dyshimtë.

Është në varësi të çdo juridiksioni që të përcaktojë çështjet që duhet të konsiderohen privilegj i profesionit ligjor ose i sekretit professional. Kjo duhet të mbulojë normalisht informacionin e marrë nga juristët, noterët ose përmes klientëve të tyre: (a) gjatë sigurimit të pozicionit ligjor të klientit të tyre dhe (b) gjatë ushtrimit të detyrës së tyre si mbrojtës ose përfaqësues të klientit gjatë proceseve juridike. Kur kontabilistët janë subjekt i detyrimeve të njëjta atëherë edhe atyre nuk u kërkohet që të raportojnë transaksionet e dyshimta.

Vendet mund t’i lejojnë juristët dhe financierët që të dërgojnë RTV e tyre në organizatat përkatëse vetë-rregulluese, në rastet kur të gjitha raportet nisen menjëherë nga këto organizata tek NIF[[me përjashtim të rasteve kur ajo vendos që informacioni që nënvizon RTV është marrë in rerthana kur juristi ose financieri ishin subjekt të sekretit professional ose të privilegjit professional ligjor.]]

Rekomandimi 17

[Për qëllime të këtij Rekomandimi, juristët [noterët, profesionistët ligjorë të pavarur dhe financierët që punojnë si profesionistë të pavarur ligjorë duhet që të kenë të drejtën të kërkojnë që të bindin një klient të heqë dorë nga një aktivitet i paligjshëm, dhe [financierët që kryejnë një funksion auditi duhet të kenë të drejtën që të kërkojnë të sqarojnë me [manaxherët e lartë][bordin e drejtorëve] të një kompanie natyrën dhe qëllimin e transaksioneve ose të aktiviteteve që ata mendojnë se janë të dyshimta]].

Rekomandimi 23

[(a) për të lehtësuar zbulimin dhe monitorimin e transaksioneve në të holla, pa penguar në asnjë mënyrë, lirinë e lëvizjes së kapitalit, anëtarët duhet që të marrin në konsideratë mundësinë për t’i bërë të gjitha transfertat ndërkufitare, që kalojnë një limit të caktuar, subjekt të verifikimit, monitorimit administrative, deklarimit apo të kërkesave për regjistrimin e tyre.]

(b) Nëse një vend zbulon një dërgesë të jashtëzakonshme ndërkombëtare të hollash, instrumentesh ndërkombëtarë, metalesh të çmuara, gurësh të çmuar etj ajo duhet të njoftojë, Shërbimin Doganor ose Autoritetet kompetente të vendeve nga vjen ngarkesa dhe/ose të vendeve ku destinohet dërgesa, dhe duhet të bashkëveprojë me qëllim përcaktimin e burimit, destinacionit, dhe qëllimit ët kësaj dërgese si dhe për marrjen e masave të duhura.

Rekomandimi 25

Fshirë

25

Page 26: A. SISTEMET LIGJORË - fint.gov.al FATF Rekomandimet.pdf · Vendet mund të kërkojnë që krimi i pastrimit të parave të mos aplikohet ... Institucioni financiar duhet të ketë

FATF – Dyzetë Rekomandimet (2003) ________________________________________________________________________

Rekomandimi 26

Rekomandimi 26 nuk duhet kuptuar sikur kërkon vendosjen e një sistemi që bën rishikimin e rregullt të licensimit të interesave kontrolluese në institucionet financiare vetëm për qëllime të parandalimit të pastrimit të parave por edhe për të theksuar vlerën e rishikimit të aksionerëve kontrollues në institucionet financiare (bankat dhe jo bankat në veçanti) nga pikëpamja e FATF. Kështu që kur ekzistojnë testimet për korrektësinë (ose “të të qënit për së mbari”) të aksionerëve, vëmendja e mbikqyrësve duhet tërhequr në vlerën e këtyre testimeve për qëllime të parandalimit të pastrimit të parave.

[Rekomandimi 31

Vendet duhet të marrin masa, duke përfshirë edhe ato administrative, në nivel kombëtar, për t’i lejuar autoritetet e tyre kompetente që hetojnë rastet e pastrimit të parave që shtyjnë në kohë ose të lënë mënjanë arrestimin e personave të dyshuar dhe/ose bllokimin e parave me qëllim identifikimin e personave të përfshirë në aktivitete të tilla. Pa masa të tilla do të ishte i pamundur përdorimi i procedurave të tilla si dërgesat e kontrolluara apo operacionet e fshehta.]

Rekomandimi 32 (Dërgesat e kontrolluara)

Fshirë

Rekomandimi 38

Fshirë

Rekomandimi 42

(a) çdo vend do të marrë parasysh kur është e mundur, hapjen e fondit për pasuritë e konfiskuara, ku do të depozitohen të gjitha ose pjesë të pasurive të konfiskuara për qëllime të forcimit të ligjit, shëndetësore, arsimore, apo për qëllime të tjera.

(b) çdo vend duhet të marrë në konsideratë, kur është e mundur, se mund të dalë e nevojshme që pasuritë e konfiskuara të ndahen midis vendeve të ndryshme, në veçanti kur konfiskimi është rezultat direkt ose jo i veprimeve të koordinuara të forcimit të ligjit.

Rekomandimi 45

[Ky rekomandim gjen zbatim në bashkëveprimin ndërkombëtar më shumë sesa në ndihmën ligjore reciproke dhe ekstradimin. Me homologë kuptojnë ato autoritete që kanë përgjegjësi ose funksione të ngjashme [lidhur me pastrimin e parave dhe/ose financimin e terrorizmit].

[ka një numër rrugësh përmes të cilave mund të shkëmbehet efektivisht informacioni, duke përfshirë marrëveshjet dypalëshe, memorandumet e mirëkuptimit, dhe shkëmbimi mbi bazën e reciprocitetit. Detyrimi ndaj autoritetit competent për të shkëmbyer informacion, duke përfshirë “ifnormacionin për zbatimin e ligjit” do të kërkojë

26

Page 27: A. SISTEMET LIGJORË - fint.gov.al FATF Rekomandimet.pdf · Vendet mund të kërkojnë që krimi i pastrimit të parave të mos aplikohet ... Institucioni financiar duhet të ketë

FATF – Dyzetë Rekomandimet (2003) ________________________________________________________________________

normalisht që shkëmbimi të jetë konsistent me mandatin e këtij autoriteti. Sidoqoftë, vendet duhet të bëjnë që një ose më shumë nga autoritetet e tyre kompetente të kenë mandat që është mjaftueshmërisht i gjerë për të siguruar rrugë të qarta dhe të efektshme për të shkëmbyer informacionin për çështje që lidhen me pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit.]

NIF duhet të jenë në gjendje që të bëjnë kërkesa në emër të homologëve të tyre të huaj në rastet kur kjo mund të ketë rëndësi për analizën e transaksioneve financiare. Minimalisht, kërkesat për informacion duhet të përfshijnë:

• kontroll në bazën e tyre të të dhënave, e cila ka informacion lidhur me raportet për transaksionet e dyshimta

• të kërkojnë në baza të tjera të dhënash ku ata mund të kenë qasje, të tilla si:

- baza e të dhënave të autoriteteve të forcimit të ligjit

- baza e të dhënave publike

- [baza e të dhënave administrative]

- baza të dhënash ku mund të futesh me pagesë

Kur është e lejuar, NIF duhet të kontaktojë autoritete të tjera kompetente dhe institucione financiare në mënyrë që të marrë informacionin që i duhet.

27