5 Zgjedhja Optimale

3
Ushtrime nga lënda: EKONOMIKSI MENAXHERIAL Tema: ZGJEDHJA OPTIMALE 1. Paraqitni grafikisht dhe shpjegoni optimumin e brendshëm. 2. Paraqitni grafikisht dhe shpjegoni zgjedhjen optimale për kurbat e indiferencës me kënd, kur vija e buxhetit është një diagonale. 3. Paraqitni grafikisht dhe shpjegoni Optimumin kufi. 4. A është kushti i tangjencialitetit një kusht i nevojshëm dhe i mjaftueshëm për optimalitetin? 5. Parqitni grafikisht zgjedhjen optimale për preferenca jokonvekse (me më shumë se një zgjedhje optimale). 6. Nëse MRS është e ndryshme nga raporti i çmimeve, konsumatori : a. nuk mund të jenë në zgjedhjen e tij optimale b. është në zgjedhjen e tij optimale 7. Paraqitni grafikisht dhe shpjegoni Zgjedhjen optimale me preferenca konkave. 8. Funksioni që lidh zgjedhjen optimale, sasitë e kërkuara, me vlera të ndryshme çmimesh dhe të ardhurash, paraqet _____________________. 9. Shkruani funksionin e kërkesës për X 1 dhe X 2 në varësi të çmimeve dhe të ardhurave: __________________________________________________________________ _

Transcript of 5 Zgjedhja Optimale

Page 1: 5 Zgjedhja Optimale

Ushtrime nga lënda: EKONOMIKSI MENAXHERIAL

Tema: ZGJEDHJA OPTIMALE

1. Paraqitni grafikisht dhe shpjegoni optimumin e brendshëm.

2. Paraqitni grafikisht dhe shpjegoni zgjedhjen optimale për kurbat e indiferencës me kënd, kur vija e buxhetit është një diagonale.

3. Paraqitni grafikisht dhe shpjegoni Optimumin kufi.

4. A është kushti i tangjencialitetit një kusht i nevojshëm dhe i mjaftueshëm për optimalitetin?

5. Parqitni grafikisht zgjedhjen optimale për preferenca jokonvekse (me më shumë se një zgjedhje optimale).

6. Nëse MRS është e ndryshme nga raporti i çmimeve, konsumatori :a. nuk mund të jenë në zgjedhjen e tij optimaleb. është në zgjedhjen e tij optimale

7. Paraqitni grafikisht dhe shpjegoni Zgjedhjen optimale me preferenca konkave.

8. Funksioni që lidh zgjedhjen optimale, sasitë e kërkuara, me vlera të ndryshme çmimesh dhe të ardhurash, paraqet _____________________.

9. Shkruani funksionin e kërkesës për X 1 dhe X2 në varësi të çmimeve dhe të ardhurave: ___________________________________________________________________

10. Paraqitni grafikisht dhe shpjegoni zgjedhjen optimale te zëvendësuesuesit e plotë per te miren x1, kur p1>p2, p1=p2 dhe p1<p2.

11. Nëse dy të mira janë zëvendësues të plotë, cili është funksioni i kërkesës për të mirën 1, dhe shporta optimale (x1* x2

* )?

12. Paraqitni grafikisht dhe shpjegoni zgjedhjen optimale me bashkëplotësues të plotë

13. Nëse dy të mira janë bashkëplotësues të plotë, si do të jetë funksioni i kërkesës ?

Page 2: 5 Zgjedhja Optimale

14. Si do të jetë funksioni i kërkesës për të mirat asnjëanëse dhe mallrat e padëshiruara?

15. Nëse kemi funksionin e dobisë Cobb-Douglas u(x1 x2 ) = x1 x23 , sa do të jetë pjesa e të

ardhurave që konsumatori e shpenzon për të mirën 1?

16. Nëse kemi funksionin e dobisë Cobb-Douglas u(x1 x2 ) = x1 x 24 , sa do të jetë pjesa e të

ardhurave që konsumatori e shpenzon për të mirën 2?

17. Nëse qeveria do të medonte të vendos një sistem taksash i cili do të bënte që ky konsumator të përballonte çmimet (2,3) duke patur një të ardhur 200, atëherë çfarë do të ishte shporta e kërkuar (X1 dhe X2) për këto çmime dhe dobia e vlerësuar për këtë shport konsumi?

18. Paraqitni grafikisht taksën e të ardhurave përballë një takse sasie. Shpjegoni se a do të jetë konsumatori më mire në kushtet e taksës në të ardhura apo në kushtet e një takse sasie.

19. Nëse themi se konsumatori do të jetë më mirë në kushtet e taksës së të ardhurave përballë një taksë sasie, atëherë cilat janë kufizimet?

20. Për çfarë lloj preferencash konsumatori do të jet po aq mirë, si duke u përballur me një taksë sasie ashtu edhe me taksë të ardhurash?