2014 - Temat e Detyrave Te Kursit Ne Sisteme Multimediale

download 2014 - Temat e Detyrave Te Kursit Ne Sisteme Multimediale

of 1

Transcript of 2014 - Temat e Detyrave Te Kursit Ne Sisteme Multimediale

Temat e Detyrave te kursit ne Sisteme Multimediale 2013-20141. Tabela e shumezimit [17 pike]Ndertoni nje animacion ne Javascript qe shfaq njeri pas tjetrit (cdo 2 sekonda) elementet e tabeles se shumezimit per numrat 1-5. Per cdo element te tabeles duhet te shfaqet shumezimi i numrave me rezultatin perkates si dhe duhet te shfaqet nje imazh (psh nje lule ) i perseritur aq here sa eshte rezultati, ne formen e nje matrice 2-permasore, me permasa perkatesisht sa dy numrat qe shumezohen. Animacioni duhet te shfaqet sa madhesia e ekranit, si nje slide show ne full screen, si dhe duhet te kete dy butona Start dhe Stop per animacionin. Shembull: 2*3=6

2. Kuizi [ 20 + 5 pike bonus] Ndertoni nje kuiz duke perdorur Html, CSS dhe Javascript. Kuizi duhet te plotesoje keto kritere: a. Tematika eshte e lire (Psh: kuiz me pyetje nga Historia)b. Kuizi duhet te kete 10 pyetje ku secila ka vleresimin perkates ne pike.c. 8 nga pyetjet duhet te kene 4-5 mundesi pergjigjesh (me check-box ose butona radio), ndersa ne 2 nga pyetjet, pergjigja duhet te shkruhet ne nje kuti teksti. d. Nga ana vizuale, te gjitha pyetjet duhet te kene te njejtin stil dhe te jene me shkrim te theksuar dhe te gjitha pergjigjet duhet te kene te njejtin stil. e. Ne fund te kuzit duhet te kete nje buton Vlereso, qe kryen vleresimin e kuizit, duke patur parasysh pergjigjet qe ka dhene perdoruesi. Pasi te shtypet ky buton, duhet qe perdoruesit ti shfaqet nje mesazh qe i tregon atij se me sa pike eshte vleresuar, si dhe nje koment ne lidhje me vleresimin (psh: Nese ka marre me shume se 90 pike nga 100 te mundeshmet, atehere duhet te shkruhet Shume mire!)f. Pas vleresimit te pikeve, duhet te hapet nje dritare e re me pyetjet e kuizit, ku te shenohen me ngjyre te gjelber pergjigjet e sakta dhe me te kuqe pergjigjet e gabuara. (Kjo kerkese vleresohet me 5 pike bonus)Shenim: Studenti duhet te zgjedhe per te zhvilluar njerin nga ushtrimet e mesiperme. Kjo detyre praktike duhet te jete nje pune individuale. Afati i fundit i dorezimit te detyres eshte data 30.01.2014