2011 03 31 RBKO.pdf

31
Drejtorati i Mbikëqyrjes Bankare 33 Garibaldi, Prishtinë Republika e Kosovës http://www.bqk-kos.org BANKA QENDRORE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS RAPORTI I EKZAMINIMIT Emri i bankës: Raiffeisen Bank, Kosovo J.S.C Adresa: Rr. UÇK Nr.51, Prishtinë, KOSOVË Të dhënat financiare prej: 30 shtator 2010 Inspektimi ka filluar: 08 nëntor 2010 Ekzaminimi në vend ka përfunduar: Ekipi i Mbikëqyrësve të BQK-së: 24 janar 2011 Ekzaminer Përgjegjës: Nesrin Shileku Shala -Ekzaminer Bankar Senior Udhëheqësi i njësisë së ekzaminimeve në vend: Alban Lufi Ekzaminer Bankar Senior: Nazif Tershnjaku, Gentiana Bashota, Nexhat Miftari Ekzaminer i TI: Safet Haxhijaha Ekzaminer Bankar: Fadil Sallteku, Agbesa Sheqiri dhe Atif Hoxha KY RAPORT I EKZAMINIMIT ËSHTË RREPTËSISHT SEKRET Ky raport i ekzaminimit është përgatitur nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK-së). Është pronë e BQK-së që ta përdorë për përgjegjësitë e mbikëqyrjes. Ky raport i është siguruar bankës për përdorime sekrete. Ky raport është rreptësisht sekret, dhe BQK-ja e ndalon zbulimin e tij në çfarëdo mënyrë pa pëlqim paraprak të shkruar. Në kurrfarë rrethana nuk duhet që banka ose cilido anëtarë i menaxhmentit, drejtorët ose stafi të zbulojnë ose publikojnë në ndonjë mënyrë këtë raport ose ndonjë pjesë të tij. Çdo anëtarë i menaxhmentit dhe Drejtorët e Bordit, në harmoni me detyrat dhe përgjegjësitë e tyre, duhet të jenë të informuar për përmbajtjen e këtij raporti. Juve iu është përkujtuar që ky ekzaminim nuk është auditim dhe ky raport nuk duhet të konsiderohet si raport i auditorit.

description

Kosovo Central Bank

Transcript of 2011 03 31 RBKO.pdf

Page 1: 2011 03 31 RBKO.pdf

Drejtorati i Mbikëqyrjes Bankare 33 Garibaldi, Prishtinë – Republika e Kosovës

http://www.bqk-kos.org

BANKA QENDRORE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

RAPORTI I EKZAMINIMIT

Emri i bankës: Raiffeisen Bank, Kosovo J.S.C

Adresa: Rr. UÇK Nr.51, Prishtinë, KOSOVË

Të dhënat financiare prej: 30 shtator 2010

Inspektimi ka filluar: 08 nëntor 2010

Ekzaminimi në vend ka përfunduar:

Ekipi i Mbikëqyrësve të BQK-së:

24 janar 2011 Ekzaminer Përgjegjës: Nesrin Shileku Shala -Ekzaminer Bankar – Senior Udhëheqësi i njësisë së ekzaminimeve në vend: Alban Lufi Ekzaminer Bankar Senior: Nazif Tershnjaku, Gentiana Bashota, Nexhat Miftari Ekzaminer i TI: Safet Haxhijaha Ekzaminer Bankar: Fadil Sallteku, Agbesa Sheqiri dhe Atif Hoxha

KY RAPORT I EKZAMINIMIT ËSHTË RREPTËSISHT SEKRET Ky raport i ekzaminimit është përgatitur nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës

(BQK-së). Është pronë e BQK-së që ta përdorë për përgjegjësitë e mbikëqyrjes. Ky

raport i është siguruar bankës për përdorime sekrete. Ky raport është rreptësisht sekret,

dhe BQK-ja e ndalon zbulimin e tij në çfarëdo mënyrë pa pëlqim paraprak të shkruar.

Në kurrfarë rrethana nuk duhet që banka ose cilido anëtarë i menaxhmentit, drejtorët

ose stafi të zbulojnë ose publikojnë në ndonjë mënyrë këtë raport ose ndonjë pjesë të tij.

Çdo anëtarë i menaxhmentit dhe Drejtorët e Bordit, në harmoni me detyrat dhe

përgjegjësitë e tyre, duhet të jenë të informuar për përmbajtjen e këtij raporti. Juve iu

është përkujtuar që ky ekzaminim nuk është auditim dhe ky raport nuk duhet të

konsiderohet si raport i auditorit.

Page 2: 2011 03 31 RBKO.pdf

Drejtorati i Mbikëqyrjes Bankare 33 Garibaldi, Prishtinë – Republika e Kosovës

http://www.bqk-kos.org 2

TABELA E PËRMBAJTJES Konkluzionet e Ekzaminimit dhe Komentet ................................................................................. 3

Fushat që kërkojnë vëmendjen e Bordit Mbikëqyrës ..................................................................... 6

Shkeljet e Rregullave dhe Rregulloreve ............................................................................................. 7

Mjaftueshmëria e Kapitalit .................................................................................................................. 8

Kualiteti i Mjeteve ............................................................................................................................. ...9

Menaxhmenti / Administrata dhe menaxhimi i rrezikut ........................................................12

Fitimet .................................................................................................................................................. 14

Menaxhimi i Aktivës dhe Pasivës- Rreziku i Likuiditetit dhe Rreziku i Tregut ........................ 15

Auditimi dhe Kontrollet e Brendshme ........................................................................................... 18

Rreziku Operacional .....................................................................................................................20

Teknologjia Informative ................................................................................................................... 22

Parandalimi i Shpëlarjes së Parave dhe Kundërfinancimi i Terrorizmit .................................... 24

Shtojcat ........................................................................................................................ 25

Bilanci i Gjendjes ............................................................................................................................... 26

Pasqyra e të ardhurave ....................................................................................................................... 27

Klasifikimi i mjeteve dhe Rezervat e Kërkuara ............................................................................. 28

Vlerësimi i performancës .................................................................................................................. 29

Raporti i maturitetit-Bilanci i Gjendjes ........................................................................................... 30

Nënshkrimet e anëtarëve të Bordit Mbikëqyrës ........................................................................... 31

Page 3: 2011 03 31 RBKO.pdf

Drejtorati i Mbikëqyrjes Bankare 33 Garibaldi, Prishtinë – Republika e Kosovës

http://www.bqk-kos.org 3

KONKLUZIONET E EKZAMINIMIT DHE KOMENTET

Ekzaminimi Paraprak Ekzaminimi Aktual

Data e Fillimit të Ekzaminimit 23 mars 2009 08 nëntor 2010

Ekzaminimi deri më 29 prill 2009 24 janar 2011

Përbërja e Klasifikimit 3 3

Përbërësit e Klasifikimit:

Kapitali 2 2

Kualiteti i Mjeteve 3 3

Menaxhmenti 3 3

Fitimet 2 2

Likuiditeti 2 2

SISTEMI I KLASIFIKIMIT CAMEL TË BANKËS

Konkluzionet lidhur me kushtet e përgjithshme te bankës janë të përmbledhura në klasifikimin

përbërës që përfaqëson vlerësimin e përgjithshëm të pesë fushave kryesore të përfshira në

sistemin e klasifikimit CAMEL. Këta faktorë përbërës adresojnë mjaftueshmërinë e kapitalit,

kualitetin e mjeteve, menaxhmentin, kualitetin dhe nivelin e fitimeve, dhe mjaftueshmërinë e

likuiditetit. Vlerësimi i përbërësve ka për konsideratë madhësinë e institucionit dhe sofistikimin,

natyrën dhe kompleksitetin e aktiviteteve të tyre dhe profilin e riskut.

Përbërja dhe komponentët e klasifikimit janë përcaktuar bazuar në shkallë numerike prej 1 deri 5.

Numri 1 tregon klasifikimin më të lartë, përformancat më të forta dhe praktikat e menaxhimit të

rrezikut dhe shkallën më të vogël të brengosjes së mbikëqyrjes, përderisa numri 5 tregon

klasifikimin më të ulët, përformancat më të dobëta, praktika jo të mjaftueshme të menaxhimit të

rrezikut dhe si pasojë shkallën më të lartë të brengosjes së mbikëqyrjes.

Përbërja – 3 Bankat në këtë grup janë relativisht të mira. Ato ekspozojnë një shkallë të interesimit mbikëqyrës në një apo më shumë fusha (lëmi) të komponentëve. Këto banka ekspozojnë një kombinim të mangësive që mund të radhiten prej atyre mesatare në ato të ashpra (mëdha); megjithatë, madhësia e mangësive, zakonisht nuk do të shkaktojë që komponenti të klasifikohet më ashpër (keq) se 4. Menaxhmentit mund t’i mungojë aftësia apo vullneti që në mënyrë efektive t’i adresojë ato dobësi brenda kornizave kohore të përpikta. Bankat në këtë grup janë më pak të afta që t’i përballojnë një fluksi më të madh të biznesit dhe janë më të prekshme (lëndueshme) nga ndikimi i jashtëm se sa ato banka që janë të klasifikuara me kompozitin 1 apo 2. Gjithashtu këto banka mund të mos jenë në harmoni me rregullat dhe rregulloret. Praktikat e menaxhmentit të rrezikut mund të jenë më pak të kënaqshme sa i përket madhësisë së bankës, kompleksitetit dhe profilit të rrezikut. Këto banka kërkojnë më shumë se mbikëqyrje normale, që mund të përfshinë masat korrigjuese formale ose jo formale. Dështimi duket i pangjashëm, si rezultat i fuqisë së përgjithshme dhe kapacitetit financiar të këtyre bankave.

Page 4: 2011 03 31 RBKO.pdf

Drejtorati i Mbikëqyrjes Bankare 33 Garibaldi, Prishtinë – Republika e Kosovës

http://www.bqk-kos.org 4

KONKLUZIONET E EKZAMINIMIT DHE KOMENTET - vazhdim

SHTRIRJA E EKZAMINIMIT Ekzaminimi i plotë në bankën “Raiffeisen Bank, Kosovë” ka filluar me datën 08 nëntor 2010 dhe

ka përfunduar me 24 janar 2011, duke përdorur të dhënat financiare të datës 30 shtator 2010, si

dhe duke përfshirë të gjitha ndryshimet materiale apo trendet (qoftë pozitive apo negative) që

janë paraqitur gjatë periudhës së ekzaminimit në bankë. Ekzaminimi ka përfshirë shqyrtimin e 21

% e shumës së portofolit kreditor të bankës.

Qëllimi i ekzaminimit ishte vlerësimi i gjendjes së përgjithshme të bankës duke vlerësuar

efektshmërinë e funksionimit të kontrolleve të brendshme, pajtueshmërinë me rregullat dhe

rregulloret e BQK-së, vlerësimin e kapitalit të bankës, kualitetin e mjeteve, vlerësimin e politikave

dhe procedurave kreditore, menaxhmentin, fitimet dhe likuiditetin.

Ekzaminimi gjithashtu ka përfshirë vlerësimin dhe zbatimin e politikave dhe procedurave të

bankës në parandalimin e pastrimit të parave si dhe vlerësimin e teknologjisë informative.

KONKLUZIONET E PËRGJITHSHME Nivelet e kapitalit janë të mjaftueshme për të mbështetur operacionet e bankës dhe mbi kërkesat

minimale rregullative të BQK-së. Kapitali i klasit të I-rë dhe totali i kapitalit me datë 30 shtator

2010 është 77,912 mijë Euro dhe 82,315 mijë Euro, i cili paraqet 18.5%, respektivisht 19.6% të

mjeteve të rrezikuara. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, këto raporte kanë

shënuar rritje për 3.60 pikë përqindje. Kjo rritje është si rezultat i rënies së meteve të peshuara

me rrezik (kryesisht kredive për 4.8%) dhe rritjes së kapitalit të klasit të I-rë për 17.8%.

Banka vazhdon të ketë kualitet jo të kënaqshëm të mjeteve edhe pse krahasuar me ekzaminimin e

kaluar vlerësimi i rrezikut kreditor nga ana e RBKO-së është më i përafërt me standardet e BQK-

së për klasifikim dhe provizionim. Kreditë jo-performuese (dyshimtë dhe humbje në raport me

totalin e kredive) me datë të ekzaminimit kanë shënuar rritje krahasuar me ekzaminimin e kaluar

nga 6.2% në 8.1%. Kreditë jo-performuese të RBKO-së janë dukshëm më të larta se mesatarja e

bankave të grupit të njëjtë prej 5.7% dhe e tërë kjo rrjedh si pasojë e përkeqësimit të disa kredive

të vjetra, zvogëlimit të portofolit kreditor dhe shlyerjes së kredive në përqindje shumë të vogël.

Bordi mbikëqyrës dhe menaxhmenti i bankës duhet të përmirësojnë dobësitë e evidentuara në funksionimin e kontrolleve të brendshme për vlerësimin dhe provizionimin e kredive, të siguroj politikë të shëndoshë të përllogaritjes të interesit për kreditë jo-performuese si dhe të eliminoj të gjitha shkeljet e rregullave dhe rregulloreve të BQK-së të shpalosura nё kёtё raport. Fitimi neto i raportuar nga banka me datë të ekzaminimit në shumë prej 8,952 mijë Euro është

mbivlerësuara për 1,028 mijë Euro apo 11.48% për shkak të nënvlerësimit të shpenzimeve të

provizionit për humbje nga kreditë.

Page 5: 2011 03 31 RBKO.pdf

Drejtorati i Mbikëqyrjes Bankare 33 Garibaldi, Prishtinë – Republika e Kosovës

http://www.bqk-kos.org 5

KONKLUZIONET E EKZAMINIMIT DHE KOMENTET - vazhdim

Megjithatë, fitimet e bankës janë të mjaftueshme për të mbështetur operacionet e tanishme dhe

të ardhme të bankës, për të mbuluar humbjet dhe për të siguruar kapital të mjaftueshëm.

Me datë të ekzaminimit raporti i mjeteve likuide1 me totalin e mjeteve është 37.4% që është pak

më e lartë se mesatarja e bankave të grupit të njëjtë prej 36.6%. Totali i depozitave dhe kredive,

gjatë periudhës njëvjeçare shtator 2009-2010, kanë pësuar rënie për 4.9% respektivisht 4.8%

përderisa raporti kredi depozita prej 75.1% ka mbetur i njëjtë. Nivelet e likuiditetit të bankës dhe

praktikat e menaxhimit të likuiditetit janë të kënaqshme.

1 Paratë në bankë, mjetet në BQK, plasmanët dhe letrat me vlerë

Page 6: 2011 03 31 RBKO.pdf

Drejtorati i Mbikëqyrjes Bankare 33 Garibaldi, Prishtinë – Republika e Kosovës

http://www.bqk-kos.org 6

FUSHAT QË KËRKOJNË VËMENDJEN E BORDIT MBIKËQYRËS

Bordi mbikëqyrës duhet që:

Të siguroj sistem adekuat të klasifikimit dhe provizionimit të kredive në pajtueshmëri me

rregullën IX mbi Klasifikimin e mjeteve, Rezervën për humbje nga huatë Trajtimi i

interesit të përllogaritur dhe Trajtimi i riprogramimit të ekspozimeve kreditore.

Të rishikoj strategjinë kreditore dhe të krijoj një plan për përmirësimin e kualitetit të

mjeteve.

Të siguroj funksion të pavarur të auditimit të brendshëm në pajtueshmëri me rregullën e

XXX të BQK-së mbi Sistemin e kontrollit të brendshëm.

Të rishikoj dhe të aprovoj periodikisht politikat e menaxhimit të rrezikut të likuiditetit,

tregut dhe operacional dhe të siguroj implementimin e tyre.

Të sigurohet pajtueshmëria me rregullën e X-të të BQK-së për kategorizimin e të gjithë

klientëve sipas shkallës së rrezikshmërisë së pastrimit të parasë dhe financimit të

terrorizmit.

Merdian Kukleci Nesrin Shileku Shala Drejtor i Mbikëqyrjes Bankare Ekzaminer Përgjegjës _________________________ ___________________________

Page 7: 2011 03 31 RBKO.pdf

Drejtorati i Mbikëqyrjes Bankare 33 Garibaldi, Prishtinë – Republika e Kosovës

http://www.bqk-kos.org 7

SHKELJET E RREGULLAVE DHE RREGULLOREVE Rregullat BQK-së me të cilat banka nuk ka qenë në pajtueshmëri:

Rregulla e IX mbi klasifikimin e mjeteve, Rezervën për humbje nga huat, Trajtimi i interesit të përllogaritur dhe Trajtimi i riprogramimit të ekspozimeve kreditore.

“Klasifikimet e brendshme të ekspozimeve kreditore të bankave duhet të jenë subjekt i shqyrtimit si dhe ri-klasifikimit të mundshëm nga BQK-ja gjatë ekzaminimeve rutinore. Diferencat në mes të klasifikimit të BQK-së dhe të klasifikimit të bankës duhet të diskutohen gjatë ekzaminimit në vend; pas këtyre diskutimeve,

vendimi klasifikues i BQK-së do të jetë përfundimtar për të gjitha qëllimet.”

- Nga rishikimi i mostrës së kredive janë evidentuar njëzetë e tetë (28) kredi të cilat nuk kanë qenë të klasifikuara sipas standardeve të BQK-së të përshkruara në rregullën IX.

Rregulla e X mbi parandalimin e pastrimit të parasë dhe financimin e terrorizmit

6.4 “Bankat dhe institucionet financiare duhet të krijojnë dhe mirëmbajnë profilin për secilin konsumatorë. Niveli i detajeve të cilat përshihen në profil duhet të jetë në përputhje me nivelin e rrezikut të pritur

nga ana e konsumatorit.”

- Banka nuk ka profilizuar dhe kategorizuar të gjithë klientët sipas shkallës së rrezikshmërisë nga pastrimi i parasë dhe financimi i terrorizmit.

Rregulla XXX mbi Sistemin e Kontrollit të Brendshëm

7.3 “Funksioni i auditimit të brendshëm duhet të jetë i pavarur nga aktivitetet e audituara dhe nga proceset ditore të kontrollit të brendshëm. Udhëheqësi i departamentit të auditimit të brendshëm duhet të këtë autoritetin të komunikoj drejtpërdrejt dhe me iniciativën e tij/saj, me Bordin Drejtues, ose përmes Komitetit të Auditimit, i cili gjithashtu do të vendos për kompensimin e tij ose të saj;” 7.7 “Udhëheqësi i departamentit të auditimit të brendshëm duhet të përgatis një plan të auditimit për caktimin

dhe kryerjen e detyrave, i cili do të aprovohet nga Bordi Drejtues ose Komiteti i Auditimit.”

- Kompensimi i udhëheqësit te auditimit te brendshëm dhe plani i auditimit janë aprovuar nga bordi menaxhues gjë që cenon pavarësinë e tij

Page 8: 2011 03 31 RBKO.pdf

Drejtorati i Mbikëqyrjes Bankare 33 Garibaldi, Prishtinë – Republika e Kosovës

http://www.bqk-kos.org 8

MJAFTUESHMЁRIA E KAPITALIT ___ Mjaftueshmëria e kapitalit është e vlerësuar në relacion me kërkesat e BQK-së për mjaftueshmëria të kapitalit; gjendjen e përgjithshme financiare të bankës; natyrën, trendin dhe vëllimin e mjeteve të klasifikuara; aktivitetet jashtë-bilancor dhe fitimet; përbërjen e bilancit të gjendjes; rrezikun e normës së interesit; rrezikun e ekspozimeve të mëdha; rrezikun nga aktivitet jotradicionale; përvojat e rritjes dhe perspektiva; dhe fuqia e menaxhmentit. Veç kësaj, konsideratë i është dhënë ruajtjes së të hyrave nga aspekti i nevojave të kapitalit; rrezikut të përgjithshëm të normës së interesit nga aspekti i nevojave të kapitalit; arsyeshmerisë së dividentes; qasjes në burimet shtesë të kapitalit dhe burime tjera potenciale të asistencës financiare; dhe planet për mirëmbajtjen ose përmirësimin e kapitalit dhe korrigjimin e mungesave të kapitalit.

Kapitali i bankës është i mjaftueshëm në raport me profilin e rrezikut të bankës(2). Banka gjatë vitit 2010 ka realizuar fitime të mjaftueshme për të mbështetur rritjen e vazhdueshme

të kapitalit të klasit të I-rë.

Kapitali i klasit të I-rë dhe totali i kapitalit me datë 30 shtator 2010 është 77,912 mijë Euro dhe

82,315 mijë Euro, i cili paraqet 18.5%, respektivisht 19.6% të mjeteve të rrezikuara. Krahasuar

me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, këto raporte kanë shënuar rritje për 3.60 pikë përqindje.

Kjo rritje është si rezultat i rënies së kredi dhënies për 4.8%, dhe rritjes së kapitalit të klasit të I-

rë për 17.8%.

Banka vazhdon të ketë kualitet jo të kënaqshëm të mjeteve mirëpo vlerësimi i kualitetit të

mjeteve nga ana e RBKO-së krahasuar me ekzaminimin e kaluar ka qenë më i përafërt me

standardet e BQK-së për klasifikim dhe provizionim. Pas ekzaminimit të mostrës së përzgjedhur

të kredive kërkohet provizion shtesë për humbje nga kreditë në shumë prej 1,028 mijë Euro që

ka ndikuar në zvogëlimin e neto fitimit për 11.5% dhe të kapitalit të klasit të I-rë 1.3%.

Përkundër nivelit të lartë të mjeteve të klasifikuara nivelet e kapitalit mbeten të mjaftueshme për

të mbështetur operacionet e bankës dhe mbi kërkesat minimale rregullative të BQK-së.

Pjesa më e madhe e mjeteve të bankës përbëhet nga kreditë, të cilat paraqesin 60% të totalit të

mjeteve. Totali i mjeteve të rrezikuara të bankës në zërat bilancor dhe jashtë-bilancor me datë të

ekzaminimit janë 415,839 mijë Euro prej të cilave kreditë paraqesin 81.8%, zërat jashtë bilancor

4.9% ndërsa pjesa tjetër përbëhet kryesisht nga plasmanët.

Zërat jashtë-bilancor të bankës, me datë ekzaminimi, ishin në shumë prej 91,333 mijë Euro dhe

kanë pasur rritje prej 25.3%, krahasuar me shtatorin 2009. Rreth 70 % të zërave jashtë-bilancor

kanë faktor të riskut prej 0%. Zërat jashtë-bilancor kryesisht përbëhen nga zëvendësuesit direkt

të kredive, në shumë prej 31,642 mijë Euro apo 34.6 % si dhe zotimet e pashfrytëzuara, në

shumën prej 44,991 mijë Euro apo 49.3% të totalit të zërave jashtë-bilancor.

Pas përfundimit të ekzaminimit, me datë 9 shkurt BQK ka aprovuar kërkesën e RBKO për shpërndarje të dividendës në shumë prej 5,000 mijë Euro. Nivelet e kapitalit do të mbeten të mjaftueshme edhe pas shpërndarjes së dividendës.

Page 9: 2011 03 31 RBKO.pdf

Drejtorati i Mbikëqyrjes Bankare 33 Garibaldi, Prishtinë – Republika e Kosovës

http://www.bqk-kos.org 9

KUALITETI I MJETEVE

Kualiteti i mjeteve është vlerësuar në relacion me nivelin, distribuimin, drejtimin, ashpërsinë e klasifikimit të pafavorshëm; nivelin, drejtimin, dhe ashpërsinë e mjeteve jo-performuese; mjaftueshmërinë e provizioneve; dhe aftësive e treguar të menaxhmentit të identifikojë, monitorojë, administrojë, dhe arkëtojë kredi problematike, paradhënie dhe mjete tjera të tilla. Përveç kësaj, janë vlerësuar edhe kualiteti i mjeteve tjera dukë përfshirë investimet dhe kualiteti i zërave jashtë-bilancor. Poashtu është marrë në konsideratë ndonjë koncentrim i tepërt i kredive, investimeve dhe mjeteve të tjera, niveli dhe kualiteti i kredive të lejuara personave të brendshme dhe efikasiteti i politikave të huadhënies dhe procedurat e administrimit të kredisë.

Kualiteti i mjeteve dhe praktikat e administrimit të kredive janë më pak se të kënaqshme (3)

Portofoli kreditor me datë të ekzaminimit 30 shtator 2010 është në shumë prej 380,711 mijë

Euro që krahasuar me ekzaminimin e kaluar ka pësuar rrënje për 12.5%. Përkundër strategjisë së

bankës për rritje të portofolit kreditor gjatë vitit 2010 për 10%, RBKO nga janari deri në shtator

2010 ka shënuar rritje vetëm për 1.4%. Portofoli kreditor është shpërndarë në këto segmente si:

Segmentet Shuma (000 Euro)

Përqindja në total kreditë

Shërbimi Bankar Premium 11,846 3.1%

Kreditë individuale 93,697 24.6%

Kreditë mikro 64,588 17.0%

Kreditë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme

94,346 24.8%

Kreditë për korporata 116,234 30.5%

Totali 380,711 100.0%

Totali i rezervave për humbje nga kreditë sipas Raiffeisen Bank Kosovo me 30 shtator 2010

është 36 mijë Euro apo 9.4% të kredive bruto ka shënuar rritje krahasuar me ekzaminimin e

kaluar, ku rezervat për humbje nga kreditë ishin 6.13% të kredive bruto.

Edhe pse krahasuar me ekzaminimin e kaluar vlerësimi i rrezikut kreditor ka qenë më i përafërt

me standardet e BQK-së për klasifikim dhe provizionim, megjithatë banka nuk ka qenë në

përputhjet të plotë me rregullën IX të BQK-së mbi klasifikimin e mjeteve. Nga rishikimi i

mostrës së kredive janë evidentuar 28 kredi të cilat nuk kanë qenë të klasifikuara sipas

standardeve të BQK-së të përshkruara në rregullën IX.

Për ekzaminim është përzgjedhur mostra prej 151 kredive në shumë prej 77,381 mijë Euro apo

20.3% totalit të portofolit kreditor. Data e ekzaminimit është 30 shtator 2010 dhe sipas kësaj date

banka duhet të ndajë provizion shtesë për humbjet nga kreditë në shumë prej 2,360 mijë Euro,

mirëpo duke pas parasysh se banka ka klasifikuar dhe ka provizionuar gjatë ekzaminimit një pjesë

të kredive që janë zgjedhur për rishikim, provizionet shtesë për humbje nga kreditë janë në

shumë prej 1.028 mijë Euro. Kërkesa e BQK-së për provizione shtesë ka ndikuar në rritjen e

provizioneve për humbje nga kreditë për 44.7% dhe të rezervave për humbje nga kreditë për

2.9% .

Page 10: 2011 03 31 RBKO.pdf

Drejtorati i Mbikëqyrjes Bankare 33 Garibaldi, Prishtinë – Republika e Kosovës

http://www.bqk-kos.org 10

KUALITETI I MJETEVE-vazhdim

Kreditë jo-performuese (dyshimtë dhe humbje në raport me totalin e kredive) me datë të

ekzaminimit kanë shënuar rritje krahasuar me ekzaminimin e kaluar nga 6.2% në 8.1%. Kreditë

jo-performuese të RBKO-së janë dukshëm më të larta se mesatarja e bankave të grupit të njëjtë

që është 5.7%. dhe e tërë kjo rrjedh si pasojë e përkeqësimit të disa kredive të vjetra, zvogëlimit

të portofolit kreditor dhe shlyerjes së kredive në përqindje shumë të vogël.

Riprogramimi dhe ristrukturimi i kredive në ekzaminimin e kaluar ka qenë si praktikë e

mbështetur në strategjinë e bankës për zvogëlimin e mbitërheqjeve, mirëpo gjatë këtij

ekzaminimi është vërejtur se kjo praktikë ka vazhduar jo vetëm për mbitërheqjet por edhe për

kredi. Është shqetësues fakti se me rastin e riprogramimit dhe ristrukturimit të kredive nuk bëhen

analiza të mirëfillta të biznesit të huamarrësit dhe se planet e pagesës përpilohen në baza të

paarsyeshme. Dobësi tjetër në rastin e riprogramimit të kredive jo-performuese është praktika e

bankës në rritjen e kryegjës nga e cila shumë paguhen këstet dhe interesi në vonesa, gjë që ka

ndikuar në mbivlerësimin e neto te hyrave të interesit dhe të neto fitimit në përgjithësi.

Banka ka filluar aplikimin e sistemit të paralajmërimit të hershëm (EWS). Ky sistem do t’i

mundësoj bankës identifikimin e mëhershëm të faktorëve që do të ndikonin në përkeqësimin e

përformancës së kredive. Vlerësimi i funksionimit të këtij sistemi do të bëhet vetëm pas testimit

të efektit të tij në të ardhmen.

Politikat e bankës për segmente të kredive janë aprovuar nga Bordi Mbikëqyrës ndërsa politikat

në kuadër të segmenteve si ato të ristrukturimit të kredive, të shlyerjeve, të provizionimit, të

sistemit te paralajmërimit të hershëm janë aprovuar nga Bordi Menaxhues.

Banka ka plotësuar politikat dhe procedurat kreditore që janë kërkuar në ekzaminimin e kaluar

me limitet e kredive për analistët kreditor dhe me ndalimin e kapitalizmit të interesit.

RBKO ka eliminuar disa nga dobësitë e cekura në ekzaminimin e kaluar në administrimin dhe në

procesin e dhënies së kredive, por nga ato që vazhdojnë ende janë:

Në dosje mungojnë planet e amortizimit të kredisë, të nënshkruara nga ana e huamarrësit,

si dhe planet e vjetra të amortizimit pasi që sistemi nuk e jep mundësinë e gjenerimit të të

dhënave për kredive te vjetra.

Mungon monitorimi i kredive, apo edhe në rastet kur bëhet, forma e monitorimit të

kredive nuk jep informacione për gjendjen e huamarrësit dhe aftësinë e tij paguese sipas

të cilës përpilohet plani i pagesës.

Page 11: 2011 03 31 RBKO.pdf

Drejtorati i Mbikëqyrjes Bankare 33 Garibaldi, Prishtinë – Republika e Kosovës

http://www.bqk-kos.org 11

KUALITETI I MJETEVE-vazhdim

Plasmanët në banka Plasmanët në banka janë në shumë prej 164,120 mijë Euro dhe janë të investuara në banka me

rejting kreditor afatshkurtër të kënaqshëm nga agjencionet e njohura ndërkombëtarisht të

rejtingut. Të gjitha plasmanët janë të investuara me afat të maturimit 30 deri në 90 ditë.

Investimet në letra me vlere Investimet në letra me vlerë janë në shumë prej 39,674 mije Euro, prej të cilave 99% janë letra

me vlerë të qeverive të vendeve të OECD-së. Vetëm një pjese e vogël prej 308 mije është

klasifikuar si e mbajtur për shitje ndërsa pjesa tjetër si e mbajtur deri në maturitet. Nga shuma

totale e letrave me vlerë, 39,779 mijë Euro kanë maturitet më të gjatë së një vit, ndërsa pjesa

tjetër prej 2,875 mijë Euro kanë maturitet prej 6 deri ne 12 muaj.

Page 12: 2011 03 31 RBKO.pdf

Drejtorati i Mbikëqyrjes Bankare 33 Garibaldi, Prishtinë – Republika e Kosovës

http://www.bqk-kos.org 12

MENAXHMENTI/ADMINISTRATA DHE MENAXHIMI I RREZIKUT

Menaxhmenti dhe bordi i drejtorëve është vlerësuar përkundrejt të gjithë faktorëve të nevojshëm të udhëheqin bankën në mënyrë të sigurte dhe të shëndoshë dhe në pajtueshmëri me praktikat e pranueshme. Është marrë në konsiderim niveli dhe kualiteti i mbikëqyrjes nga menaxhmenti dhe bordi;pajtueshmëria me rregullat dhe rregulloret; aftësisë për të planifikuar dhe për të ju përgjigjur rreziqeve që mund të dalin nga ndryshimi i kushteve të biznesit apo inicimi i produkteve ose shërbimeve të reja; saktësia, koha e duhur dhe efikasiteti i sistemeve të informimit të menaxhmentit dhe monitorimit të rreziqeve; Adekuatshmëria dhe pajtueshmëria me politikat dhe kontrollet e brendshme; Adekuatshmëria e auditimit dhe sistemit të kontrolleve të brendshëm; reagimet ndaj rekomandimeve të auditorëve dhe autoriteteve mbikëqyrëse; arsyeshmëria e politikave të kompensimit dhe shmangia nga vetë-marrëveshjet; kuptueshmëria dhe vullneti i treguar për të i shërbyer nevojave legjitime bankare të komunitetit; thellësia e menaxhmentit dhe trashëgimia; shkalla në të cilën menaxhmenti është ndikuar apo prekur nga influencat dominuese apo përqendrimi i autoritetit; Përformanca e përgjithshme e institucionit dhe profili i saj i rrezikut.

Përformanca e menaxhmentit dhe bordit të drejtorëve dhe praktikat e menaxhimit të rrezikut kreditor janë më pak se të kënaqshme (3) Banka vazhdon të tregoj përformancë të mirë të fitimeve dhe të ketë nivele të mjaftueshme të

kapitalit dhe likuiditetit. Menaxhmenti është i pranueshëm në menaxhimin e rrezikut të

likuiditetit, të tregut dhe operacional por është më pak se i kënaqshëm në menaxhimin e rrezikut

kreditor. Kreditë jo-performuese janë rritur nga 6.2% në 8.1% krahasuar me shtator 2009 dhe

mbetet dukshëm më lartë se mesatarja e grupit të njëjtë të bankave prej 5.7%. Qëllimi i

menaxhmentit për përmirësimin e kredive jo-performuese nuk është duke u realizuar.

Menaxhmenti nuk ka siguruar sistem efikas të kontrollit të brendshëm për vlerësimin dhe

provizionimin e kredive dhe politikë të shëndoshe të përllogaritjes së interesit për kreditë jo-

performuese gjëra të cilat kanë ndikuar në mbivlerësim të fitimeve të raportuara në BQK.

Menaxhmenti nuk ka siguruar pajtueshmëri të plotë me rregullat dhe rregulloret e BQK-së, të

cilat janë të listuara në pjesën e shkeljeve të rregullave dhe rregulloreve të BQK-së.

Bordi mbikëqyrës nuk ka siguruar funksion të pavarur të auditorit të brendshëm. Bordi

mbikëqyrës gjithashtu nuk ka siguruar kategorizimin e të gjithë klientëve sipas shkallës së

rrezikshmërisë së pastrimit të parasë dhe financimit të terrorizmit.

Bordi mbikëqyrës nuk ka aprovuar politikat e bankës për menaxhimin e rrezikut të likuiditetit, të

tregut dhe operacional. Këto politika janë aprovuar nga bordi menaxhues.

Page 13: 2011 03 31 RBKO.pdf

Drejtorati i Mbikëqyrjes Bankare 33 Garibaldi, Prishtinë – Republika e Kosovës

http://www.bqk-kos.org 13

MATRICA E RREZIKUT

Llojet e rrezikut

Rreziku i vetvetishëm

Adekuatshmëria e menaxhimit

të rrezikut

Rreziku i përgjithshëm

Trendi

Kreditor I lartë Më pak se i kënaqshëm

Lartë Në rritje

Tregut Mesatar I pranueshëm Mesatar Në rritje

Likuiditetit Mesatar I pranueshëm Mesatar Stabil

Operacional I lartë I pranueshëm I lartë Stabil

Page 14: 2011 03 31 RBKO.pdf

Drejtorati i Mbikëqyrjes Bankare 33 Garibaldi, Prishtinë – Republika e Kosovës

http://www.bqk-kos.org 14

FITIMET

Kualiteti dhe kuantiteti i fitimeve është vlerësuar në raport me mundësinë për të mbështetur funksionet prezent dhe të ardhshme, për të mbuluar humbjet dhe për të siguruar kapital të mjaftueshëm; nivelin dhe drejtimin e fitimit, kualitetin dhe përbërjen e të hyrave themelore; mjaftueshmërinë e marzhës neto të normës së interesit; mjaftueshmërinë e politikave dhe praktikave për monitorimin dhe kontrollimin të përgjithshme të ndjeshmërisë së bilancit të gjendjes ndaj ndryshimeve të normave të interesit. Konsiderata poashtu përfshinë mjaftueshmërinë e provizioneve ndaj rezervave të vlerësimit; mbështetja në të përfitimet ose humbjet e pazakonshme apo që nuk përsëriten; kontributin e zërave të jashtëzakonshëm, transaksionet e letrave me vlerë, dhe efektet e tatimit të të hyrave neto dhe planet për të përmirësuar ndonjë mangësi të fitimeve.

Fitimet e bankës janë të mjaftueshme për të mbështetur operacionet e tanishme dhe të ardhme të bankës, për të mbuluar humbjet dhe për të siguruar kapital të mjaftueshëm(2). Fitimi neto i raportuar nga banka me datë të ekzaminimit në shumë prej 8,952 mijë Euro është mbivlerësuara për 1,028 mijë Euro apo 11.48% për shkak të nënvlerësimit të shpenzimeve të provizionit për humbje nga kreditë. Praktika e bankës për për-llogaritjen e interesit në kreditë jo-performuese nuk është e shëndoshe dhe ka mbivlerësuar të hyrat nga interesi. Banka njeh të hyra nga interesi në rastin e rritjes së kryegjës për të paguar interesin e kredive të klasifikuara si të dyshimta dhe humbje. Kjo ndodh pasi që interesi i paguar me rritjen e kryegjës konsiderohet të jetë paguar në para të gatshme. Banka nuk ka sistem të automatizuar për korrigjimin e të hyrave nga interesi për kreditë me vonesa mbi 90 ditë. Korrigjimi bëhet në mënyre manuale gjë që rritë mundësinë e gabimeve. Të hyrat nga interesi krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2009 që ishin 41,665 mijë Euro kanë pësuar rënie në 36,370 mijë Euro në tremujorit e tretë 2010 apo për 12.7%. Kjo ka ardhur si rezultat i rënies të kredi dhënies për 4.8% dhe rritjes të kredive jo-performuese për 1.7 pikë përqindje. Fitimi neto prej 7,924 mijë Euro deri me 30 shtator 2010 është përmirësuar në krahasim me periudhën e njëjte të vitit të kaluar ku fitimi neto ishte 2,016 mijë Euro. Fitimi neto është përmirësuar si rezultat i zvogëlimit të shpenzimeve të provizioneve për humbje nga kreditë nga 11,511 mije Euro sa ishin në shtator 2009 në 3,328 mijë Euro. Kthimi në mjetet mesatare i anualizuar (ROA) deri në tremujorin e tretë të vitit 2010 prej 1.6% ka shënuar rritje krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2009 që ishte 0.4%. Gjithashtu kthimi në mesataren e ekuitetit (ROE) i anualizuar për të njëjtën periudhë ka shënuar rritje nga 3.8% gjatë tremujorit të tretë të vitit 2009 në 13.6% në tremujorin e tretë gjatë vitit 2010. Neto margjina e normës së interesit është 5.6%(shtator2010), e cila është zvogëluar në krahasim me vitin e kaluar (6.9%shtator 2009) dhe është me e ultë për 0.7 pikë përqindje se mesatarja e sektorit bankar prej 6.3%. Raporti i shpenzimeve të përgjithshme me të hyrat bruto është rritur nga 41.3% në shtator 2009, në 42.2% me datë të ekzaminimit, që është më e larte se sa mesatarja e sektorit bankar për 1.8 pikë përqindje, ndërsa shpenzimet e provizioneve për kredi në raport me mjete mesatare janë zvogëluar nga 2.5% (shtator 2009) në 0.7 % (shtator 2010). Kualiteti i fitimeve është i kënaqshëm duke pas parasysh se fitimet janë të qëndrueshme pasi që rrjedhin nga aktivitetet kryesore të bankës.

Page 15: 2011 03 31 RBKO.pdf

Drejtorati i Mbikëqyrjes Bankare 33 Garibaldi, Prishtinë – Republika e Kosovës

http://www.bqk-kos.org 15

MENAXHIMI I AKTIVËS DHE PASIVËS

Likuiditeti –menaxhimi i pasurive dhe detyrimeve është vlerësuar në raport me trendin dhe stabilitetin e depozitave; shkallën e mbështetjes ne fondet afatshkurtra, fonde te paqëndrueshme; përfshirë ndonjë mbështetje te tepruar ne huadhënie apo depozita te paqëndrueshme, financimin e mjeteve afatgjate, disponueshmërinë e pasurive qe mund te konvertohen lehte ne para te gatshme pa ndonjë humbje të madhe, qasjen ne tregjet e parasë, dhe burime te tjera të fondeve, mjaftueshmëria e burimeve të likuiditetit dhe mundësia për të plotësuar nevojat e likuiditetit, efektshmëria e politikave dhe praktikave të likuiditetit, strategjitë e menaxhimit të fondeve, sistemet e informimit të menaxhmentit, dhe plani kontingjente për financim, aftësinë e menaxhmentit që te identifikoje ne mënyre te duhur, matë, monitorojë dhe kontrollojë likuiditetin, dhe nivelin e diversifikimit te burimeve të financimit të zërave bilancor dhe jashtëbilancor.

Nivelet e likuiditetit të bankës dhe praktikat e menaxhimit të likuiditetit janë të kënaqshme (2)

Politikat e reja të likuiditetit janë aprovuar në muajin shtator 2010. Këto politika janë aprovuar

nga bordi menaxhues e jo nga bordi mbikëqyrës. Politikat e likuiditetit nuk i specifikojnë burimet

dhe nivelet e përshtatshme të financimit.

Me datë të ekzaminimit raporti i mjeteve likuide2 me totalin e mjeteve është 37.4% që është pak

më e lartë se mesatarja e bankave të grupit të njëjtë prej 36.6%. Paraja e gatshme dhe gjendja me

BQK-në paraqesin 29.8% të mjeteve likuide ndërsa plasmanët dhe letrat me vlerë paraqesin

70.8% të mjeteve likuide. Mjetet likuide të bankës në raport me totalin e depozitave kanë shënuar

rënie krahasuar me periudhën e kaluar nga 47.9% sa ishin me 30 shtator 2009 në 46.8% por që

ende mbetet më e lartë se mesatarja e grupit të njëjtë të bankave prej 42.2%. Mjetet likuide të

bankës kanë pasur rritje në krahasim me vitin e kaluar, si pasojë e zvogëlimit të portofolit

kreditor për 4.8%.

Pjesa më e madhe e obligimeve të bankës përbëhet nga depozitat, të cilat paraqesin 91.6% të

totalit të obligimeve të bankës dhe nuk ka pasur ndonjë ndryshim krahasuar me 30 shtator 2009

ku depozitat përbënin 91.7% të totalit të obligimeve. Totali i depozitave dhe kredive, gjatë kësaj

periudhe, kanë pësuar rënie për 4.9% respektivisht 4.8% përderisa raporti kredi depozita prej

75.1% ka mbetur i njëjtë.

Struktura dhe stabilitetit i depozitave është përmirësuar. Depozitat pa interes përbëjnë 24.2%

ndërsa ato me interes përbëjnë 75.8% të totalit të depozitave. Krahasuar me periudhën e njëjtë të

vitit të kaluar, depozitat me interes kanë pësuar rënie për 15.2%, derisa depozitat pa interes janë

rritur për 53.7%. Depozitat bazë3 janë rritur nga 76.8% në 81.6%.

Pjesa tjetër e obligimeve të bankës përbëhet nga kreditë/linjat kreditore me institucione

financiare ndërkombëtare në shumë prej 25,347 mijë Euro.

2 Paratë në bankë, mjetet në BQK, plasmanët dhe letrat me vlerë

3 Të gjitha depozitat minus depozitat e PTK-së minus depozitat të cilat kalojnë 1% të totalit të depozitave

Page 16: 2011 03 31 RBKO.pdf

Drejtorati i Mbikëqyrjes Bankare 33 Garibaldi, Prishtinë – Republika e Kosovës

http://www.bqk-kos.org 16

MENAXHIMI I AKTIVËS DHE PASIVËS-vazhdim

Zotimet e bankës me 30 shtator 2010 janë në shumë prej 44,991 mijë Euro apo 19.0% të mjeteve

likuide të bankës, nga 37,303 mijë Euro apo 14.6% të mjeteve likuide sa ishin me 30 shtator

2009. Nga totali i zotimeve të bankës, pjesa më e madhe prej 35,713 mijë Euro janë pjesa e

pashfrytëzuar e mbitërheqjeve dhe kartelave kreditore, ndërsa 9,278 mijë Euro janë zotime tjera

të pashfrytëzuara. Zëvendësuesit e kredive janë në shumë prej 31,642 mijë Euro, prej të cilave

30,737 mijë Euro janë garancione, ku 5,019 mijë Euro apo 16.3% të tyre janë të mbuluara me

para të gatshme.

Plani kontingjent i likuiditetit nuk është rishikuar që nga viti 2008. Shkallët e likuiditetit në këtë

plan mbështeten në tërheqjet mesatare të depozitave të vitit 2008, dhe që nga ajo kohë banka nuk

i ka llogaritur tërheqjet mesatare të depozitave.

Menaxhimi i likuiditetit ditor bëhet nga departamenti i thesarit. Raportet ditore të likuiditetit të

përgatitura nga ky departament të cilat i dorëzohen bordit menaxhues nuk përfshijnë ndikimin e

mundshëm të zëvendësuesve të kredive dhe zotimeve të bankës në likuiditet.

Komiteti i menaxhimit të aktivës dhe pasivës (ALCO) takohet çdo muaj dhe në mënyrë aktive e

ka monitoruar profilin e rrezikut të likuiditetit dhe ka pasur përfaqësim nga funksionet kryesore

që kanë ndikim në rrezikun e likuiditetit. Raportet mujore të rrezikut të likuiditetit, përgatiten nga

thesari dhe i prezantohen ALCO-së. Procesi i raportimit në ALCO ka siguruar komunikim të

saktë dhe në kohë të informatave lidhur me nivelet dhe rrezikun e likuiditetit. Megjithatë, ALCO

nuk i ka përcaktuar burimet e përshtatshme të financimit dhe limitet në koncentrimin e burimeve

të financimit.

Limitet e tjera, për menaxhimin e likuiditetit të përcaktuara nga banka janë: gap-i i likuiditetit për

periudha të ndryshme kohore duke u bazuar në supozimet e maturitetit të pasurive dhe

detyrimeve; limiti i mbajtjes së mjeteve likuide mbi shumën totale të depozitave që e tejkalojnë

1% të totalit të depozitave; dhe plasmanët e bankës në tregjet e parasë duhet të jenë minimum

75,000 mijë Euro.

Me datë të ekzaminimit banka ka qenë brenda limiteve të mësipërme të likuiditetit.

Rreziku nga normat e interesit

Ndjeshmëria e bankës ndaj rrezikut të normës së interesit monitorohet nga njësia e rrezikut të

tregut, e cila është në kuadër të departamentit të menaxhimit të rrezikut.

Page 17: 2011 03 31 RBKO.pdf

Drejtorati i Mbikëqyrjes Bankare 33 Garibaldi, Prishtinë – Republika e Kosovës

http://www.bqk-kos.org 17

MENAXHIMI I AKTIVËS DHE PASIVËS-vazhdim

Ndjeshmëria e bankës ndaj rrezikut të tregut lidhet kryesisht me rrezikun nga norma e interesit në librat e bankës. Banka me depozita afatshkurta financon kreditë afatmesme dhe afatgjate me normë fikse të interesit. Diferenca kumulative ndërmjet pasurive dhe detyrimeve të ndjeshme ndaj normave të interesit me afat maturimi deri në 365 ditë është negative prej 107,983 mijë Euro që paraqet 17% të totalit të pasurisë së bankës, ndërsa diferenca kumulative e totalit të pasurive dhe detyrimeve të ndjeshme ndaj normave të interesit është pozitive prej 121,064 mijë Euro që paraqet 19.1% të totalit të pasurive të bankës. Politikat dhe procedurat për menaxhimin e rrezikshmërisë ndaj normave të interesit janë aprovuar nga bordi menaxhues me 15 shtator 2010. Për matjen e rrezikut nga normat e interesit banka përdor vlerën në rrezik (VAR) dhe vlerën e pikës bazë (BPV). Vlera e pikës bazë tregon se sa do të jetë vlera e tanishme e pasurive dhe detyrimeve nga lëvizjet prej një pike bazë në normat e interesit. Me politikat e reja, banka ka vendosur që të rris limitin e vlerës në rrezik nga 1,200 mijë Euro në 1,900 mijë Euro, me konfidencë prej 99% për periudhë 10 ditore dhe limitin e vlerës së pikës bazë nga 39 mijë Euro në 55,000 mijë Euro. Për çdo ndryshim të limiteve duhet aprovim prej komitetit për menaxhimin e rrezikut të tregut (MACO) në Vjenë, të cilat paraprakisht duhet të aprovohen nga drejtori menaxhues, udhëheqësi i thesarit dhe zyrtari për menaxhimin e rrezikut të bankës. Në muajin dhjetor, limiti i vlerës në rrezik është rritur në 60,000 mijë Euro. VAR-i llogaritet nga komiteti për menaxhimin e rrezikut të tregut në Vjenë dhe i dërgohet bankës. Departamenti i menaxhimit të rrezikut të tregut është përgjegjës për raportim lidhur me rrezikun e normës së interesit dhe i raporton në baza javore departamentit të thesarit dhe MACO-së në Vjenë si dhe është përgjegjës për monitorimin e limiteve. Me datë ekzaminimi, vlera e pikës bazë është në shumë prej 42,092 mijë Euro apo 76.5% të limitit. Efekti në neto të hyrat të interesit të bankës nga rritja e normës së interesit për 100 pika bazë, me datë ekzaminimi është në shumë prej 1,349 mijë Euro apo 5.3% ,ndërsa efekti nga zvogëlimi i normës së interesit për 100 pika bazë është në shumë prej -298 mijë Euro apo -1.2%. Rreziku ndaj kursit të këmbimit Shuma totale e pasurive e denominuar në valuta tjera është 43,827 mijë Euro apo 6.9% e totalit të pasurive. Limitet e pozicioneve të hapura të bankës janë më të vogla krahasuar me limitin prej 40% të kapitalit të klasit të I-rë, të kërkuar me rregullën e BQK-së. Limitet e aprovuara të bankës për të gjitha pozicionet e hapura brenda natës janë 2,500 mijë Euro, ndërsa brenda ditës janë në shumë prej 6,000 mijë Euro, ndërsa “stop loss limit” mujor dhe vjetor është në shumë prej 30 mijë Euro, respektivisht 80 mijë Euro. Deri në maj 2010, humbja nga këmbimi valutor ishte 53 mijë Euro, ku vetëm gjatë këtij muaji, humbja ishte 44 mijë Euro duke tejkaluar limitin mujor të përcaktuar me politikat e bankës prej 30 mijë Euro. Ekspozimi i bankës nda kursit të këmbimit është i ulët. Me datë ekzaminimi, nga limitet e brendshme, banka ka pasur pozicione të gjata neto në shumë prej 1,755 mijë Euro apo 70.2% të limitit prej 2,500 mijë Euro, prej të cilave pozicione të gjata neto prej 83.8% në USD, pozicione të gjata neto prej 33.1% në SEK, pozicione të gjata neto prej 20.3% në CAD, pozicione të gjata neto prej 15.6% në CHF.

Page 18: 2011 03 31 RBKO.pdf

Drejtorati i Mbikëqyrjes Bankare 33 Garibaldi, Prishtinë – Republika e Kosovës

http://www.bqk-kos.org 18

AUDITIMI DHE KONTROLLET E BRENDSHME Vlerësimi i funksioneve të auditimit përfshinë auditorët e jashtëm dhe të brendshëm. Janë vlerësuar si në vijim: pavarësia e funksioneve të revizionit; qasja në informacionet e bankës nga personeli i auditimit; mjaftueshmëria e shqyrtimit të qëllimeve të programit të auditimit; shpejtësia e përcjelljes së gjetjeve të auditorëve, mjaftueshmëria e letrave të punës së auditorit, dhe mjaftueshmëria e politikave të procedurave të auditimit. Kontrollet e brendshme janë vlerësuar sipas metodave të koordinimit dhe sistemeve të rregulluara për të mbrojtur pasuritë; që të sigurojnë shënime të sakta dhe të besueshme të kontabilitetit dhe raporteve rregullatorë; të rritet efikasiteti operativ; dhe të sigurohet pajtueshmëria me politikat, rregulloret dhe statuset e zbatueshme.

Sistemi i kontrolleve të brendshme nuk ka siguruar pajtueshmëri të plote me rregullat dhe rregulloret e BQK-së. Sistemi i kontrollit të brendshëm nuk ka siguruar sistem efikas të vlerësimit dhe provizionimit të

kredive gjë që ka ndikuar edhe në mbivlerësimin e fitimit të raportuar në BQK . Nga mostra e

ekzaminimit janë evidentuar 28 kredi të cilat nuk janë klasifikuar sipas standardeve të BQK-së të

përshkruara në rregullën IX. Gjithashtu sistemi i kontrollit të brendshëm nuk ka siguruar politike

të shëndoshe të përllogaritjes së interesit për kreditë jo-performuese gjë qe ka ndikuar edhe në

mbivlerësim të fitimeve të raportuara në BQK.

Sistemi i kontrollit të brendshëm nuk ka siguruar pajtueshmëri të plotë me rregullën e X-të të

BQK-së mbi pastrimin e parasë dhe financimin e terrorizmit duke mos profilizuar të gjithë

klientët sipas shkallës se rrezikshmërisë.

Auditimi i brendshëm Funksioni i auditimit të brendshëm nuk është në pajtueshmëri me rregullën XXX mbi Sistemin e

Kontrollit të Brendshëm të BQK-së. Funksioni i auditimit të brendshëm nuk është i pavarur nga

menaxhmenti. Sipas statutit mbi auditimin e brendshëm të RBKO-së të aprovuar në qershor

2009, auditimi i brendshëm është përgjegjës nga ana organizative dhe disiplinore ndaj

menaxhmentit. Kompensimi i udhëheqësit te auditimit te brendshëm dhe plani i auditimit janë

aprovuar nga bordi menaxhues gjë që cenon pavarësinë e tij dhe është në kundërshtim me

rregullën XXX mbi Sistemin e Kontrollit të Brendshëm neni 7.3 dhe 7.7. Gjithashtu bordi

menaxhues i ka aprovuar raportet e auditorit të brendshëm.

Plani i auditimit në vitin 2010 është përmbushur mjaftueshëm duke pasur parasysh auditimet e

jashtëzakonshme dhe specifike. Plani i auditimit bëhet duke marre parasysh këta faktorë: kohën

kur është bërë auditimi i fundit, rezultati i auditimit të fundit, efikasiteti i sistemit të kontrollit të

brendshëm, ankesat dhe kontributin në qëllimet strategjike.

Auditimi i brendshëm ka kompetencë të mjaftueshme profesionale, stafi i departamentit të

auditimit është duke ndjekur shkollim profesional në lëmin e auditimit. Buxheti për pjesëmarrje

në trajnime për vitin 2011është aprovuar nga bordi menaxhues.

Page 19: 2011 03 31 RBKO.pdf

Drejtorati i Mbikëqyrjes Bankare 33 Garibaldi, Prishtinë – Republika e Kosovës

http://www.bqk-kos.org 19

AUDITIMI DHE KONTROLLET E BRENDSHME-vazhdim

Përkundër auditimeve të jashtëzakonshme dhe specifike me kërkesë të menaxhmentit plani vjetor

i auditimit për vitin 2010 është përmbushur.

Në takimet e Bordit Mbikëqyrës diskutohen dhe aprovohen raportet e auditimit të brendshëm.

Komiteti i auditimit përbehet nga tre anëtare dhe takohen në baza tremujore. Bordi mbikëqyrës i

RBKO në nëntor 2010 ka aprovuar dy anëtare të rijnë të komitetit të auditimit të cilët janë edhe

anëtar të bordit mbikëqyrës.

Auditimi i Jashtëm

Bazuar në Rregulloren 1999/21 mbi licencimin, mbikëqyrjen dhe rregullimin e bankave, si dhe

rregullës mbi Auditimin e Jashtëm dhe Auditorët e Jashtëm, Kompania e Auditimit “Deloitte

Kosova sh.p.k” ka bërë auditimin e pasqyrave financiare të RBKO-së, për vitin 2009. Auditori i

jashtëm i ka audituar dy sete të pasqyrave financiare: ato të përgatitura në pajtueshmëri me

Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar dhe ato të përgatitura ne pajtim me rregullat

e BQK-së. Për të dy parët është dhënë opinion i pastër.

Page 20: 2011 03 31 RBKO.pdf

Drejtorati i Mbikëqyrjes Bankare 33 Garibaldi, Prishtinë – Republika e Kosovës

http://www.bqk-kos.org 20

RREZIKU OPERACIONAL

Rreziku i vetvetishëm operacional është i lartë ndërsa menaxhimi i rrezikut është i kënaqshëm.

Rreziku i përgjithshëm operacional është mesatar.

Gjatë viteve 2009 dhe 2010 humbjet e bankës nga rreziku operacional ishin në shumë totale prej

356 mijë Euro të cilat kanë rrjedhur nga ngjarjet në vijim:

Lloji i ngjarjeve Numri i ngjarjeve

Pjesëmarrja në total

Humbjet neto Pjesëmarrja në

total

2009 2010 2009 2010 2009 2010 2009 2010

Mashtrimet e brendshme 1 0 1% 0% € 50,000 € 0 49% 0%

Mashtrimet e jashtme 13 12 19% 32% € 18,663 € 88,853 18% 35%

Praktikat e punësimit dhe siguria në punë

1 0 1% 0% € 0 € 0 0% 0%

Produktet për klientë dhe praktikat afariste

19 9 28% 24% € 26,955 € 115,720 26% 46%

Dëmtimi i mjeteve fizike 1 1 1% 3% € 420 € 1,515 0% 1%

Sistemet 14 7 21% 18% € 0 € 0 0% 0%

Menaxhimi i Ekzekutimit, Dërgesave dhe proceseve

19 9 28% 24% € 6,252 € 47,289 6% 19%

Total: 68 38 100% 100% € 102,290 € 253,377 100% 100%

Proceset si pjesë e rrezikut operacional – gjatë vitit 2009 dhe 2010 janë identifikuar raste të

dështimit të proceseve në bankë si: 13 gabime në transaksione, 4 diferenca të parave të gatshme

dhe 3 raste të humbjeve nga këmbimet valutore.

Njerëzit si pjesë e rrezikut operacional - në vitin 2009 banka ka pasur një rast të mashtrimit të

brendshëm, i cili ka shkaktuar humbje neto në shumë prej 50 mijë Euro. Gjatë vitit 2009, lëvizja

e punëtorëve ishte në nivel prej 6.6% derisa deri në shtator 2010 ky nivel ka rënë dukshëm në

4%. Lëvizjet e punëtorëve kanë qenë kryesisht në nivele të ulëta.

Sistemet si pjesë e rrezikut operacional - gjatë viteve 2009 dhe 2010 banka ka pasur një rast të

dështimit të serverit, një rast i prishjes së tre serverëve, 5 raste të problemeve me serverë, 2 raste

të problemeve me telekomunikimin, 3 raste të ndryshme të problemeve me POS.

Rreziku i jashtëm si pjesë e rrezikut operacional - gjatë viteve 2009 dhe 2010 në bankë kanë

ndodhur 29 raste të mashtrimeve (vjedhjeve) nga jashtë, të cilat kanë shkaktuar humbje neto prej

108 mijë Euro, duke filluar nga grabitjet e armatosura, mashtrimet me çeqe dhe klonimi i

kartelave kreditore. Gjithashtu, në qendrën e kthimit nga fatkeqësitë aparatet kundër zjarrit, gjatë

vizitës së BQK-së, të gjithë kanë qenë me afat të skaduar.

Page 21: 2011 03 31 RBKO.pdf

Drejtorati i Mbikëqyrjes Bankare 33 Garibaldi, Prishtinë – Republika e Kosovës

http://www.bqk-kos.org 21

RREZIKU OPERACIONAL-vazhdim

Bordi mbikëqyrës i bankës nuk ka mbikëqyrur dhe nuk ka aprovuar politikat për menaxhimin e

rrezikut operacional. Politikat e rrezikut operacional janë rifreskuar dhe aprovuar në vitin 2009

nga bordi menaxhues. Politikat përcaktojnë nivele të qarta të menaxhimit, llogaridhënies dhe

raportimit për rrezikun operacional. Politikat përmbajnë definicione të qarta së çka paraqet

rreziku operacional dhe vendosin një proces të vlerësimit të rrezikut operacional.

Rreziku operacional menaxhohet nga Komiteti i menaxhimit të rrezikut operacional. Ky komitet

nuk ka statut të shkruar në të cilin definohen mënyrat e emërimit të anëtarëve, numri i anëtareve,

intervalin kohor të takimeve të komitetit të menaxhimit të rrezikut operacional. Ky komitet

takohet çdo tre muaj. Pjesëmarrës në mbledhjet e komitetit të rrezikut operacional janë gjithsej

trembëdhjetë anëtarë përfshirë dy anëtarë të bordit menaxhues, udhëheqësi i menaxhimit të

rrezikut dhe kredive, menaxheri i rrezikut operacional dhe udhëheqës të departamenteve të

ndryshme. Në këtë komitet raportojnë udhëheqës të departamenteve të ndryshme. Menaxheri i

rrezikut operacional i raporton në baza tremujore komitetit për menaxhimin e rrezikut

operacional. Minutat e mbledhjeve (prezantimet) të komitetit të menaxhimit të rrezikut

operacional janë të mangëta në mungesë të diskutimeve dhe detajeve tjera në atë se kush është

përgjegjës për implementimin e rekomandimeve të komitetit, afatet kohore për implementim,

dhe masat që duhet të ndërmerren në implementimin e këtyre rekomandimeve.

Banka ka vendosur sisteme për identifikimin, vlerësimin, monitorimin dhe kontrollin e rrezikut

operacional. Në mbledhjet e komitetit kryesisht diskutohen rreziqet që konsiderohen të jenë më

ndjeshme dhe që mund të kenë efekt negativ për bankën në të ardhmen, si dhe tejkalimet e

treguesve kryesor të rreziqeve (KRI-Key Risk Indicator).

Matja e rrezikut operacional bëhet nga menaxheri i rrezikut operacional. Disa departamente, në

baza mujore e disa departamente në baza tremujore, raportojnë format standarde në

departamentin e rrezikut operacional, mbi KRI-të nëpër departamentet përkatëse. Limitet e

rrezikut operacional nuk pasqyrohen në politikat dhe procedurat e bankës, mirëpo këto limite

caktohen nga menaxheri i departamentit të rrezikut operacional në marrëveshje me udhëheqësit e

departamenteve përkatëse dhe aprovohen nga ana e bordit menaxhues të bankës. Sipas

udhëzimit mbi menaxhimin e rrezikut operacional nga RZB, të gjitha incidentet e rrezikut

operacional, në shumë prej 500 Euro e më tepër ruhen në bazën e të dhënave të rrezikut

operacional (ROCO). Të gjitha incidentet mbi 20 mijë Euro duhet të regjistrohen në ROCO

brenda tri ditësh, derisa incidentet nën këtë shumë, brenda 10 ditësh. Limiti i incidenteve, që

kanë si pasojë humbje apo humbjet e mundshme të cilat ruhen në këtë bazë të të dhënave, nga

menaxhmenti i bankës është vendosur që të jetë 1 mijë Euro.

Page 22: 2011 03 31 RBKO.pdf

Drejtorati i Mbikëqyrjes Bankare 33 Garibaldi, Prishtinë – Republika e Kosovës

http://www.bqk-kos.org 22

TEKNOLOGJIA INFORMATIVE

Politikat dhe procedurat e teknologjisë informative (TI) janë të aprovuara nga bordi menaxhues

dhe janë sipas standardeve të grupit. Në bankë përdoret standardi COBIT (Control Objectives

for Information and related Technology) si standard kryesor i grupit dhe ITIL.v3 (Information

Technology Infrastructure Library) si standard ndihmës të serisë së ISO20000 (International

Standard Organization). Në këtë politikë janë të adresuara edhe parandalimi i shkeljeve të sigurisë

së teknologjisë informative dhe siguria e informatave.

Komitetit i teknologjisë informative takohet për të shqyrtuar problemet e ndryshme të TI por

minutat e mbledhjeve nuk i pasqyrojnë vendimet e marra.

Banka përdor softuerin GLOBUS i cili përmbushë nevojat e tanishme të bankës për të zhvilluar aktivitetin e saj. Softueri gjeneron në detaje transaksionet e regjistruara si dhe gjurmët e auditimit të transaksioneve. Komunikimi me aplikacionin kryesore nuk bёhet në mënyrë tё enkriptuar.

Hardueri i bankës mundëson përkrahjen e softuerit, sistemit operativ dhe sistemeve tjera të

përdorura në bankë.

Banka përdorë aplikacionin Raiffeisen Connect për e-banking. Për qasje në këtë aplikacion

përdorë certifikatë digjitale nga Verisign dhe ka të gjitha vetitë e sigurisë të një standardi të lartë

ndërkombëtar. Procedurat dhe format për këtë aplikacion janë aprovuar dhe implementuar. Për

qasje të shfrytëzuesve në e-banking kërkohet vetëm emri i shfrytëzuesit dhe fjalëkalimi.

Auditimi i brendshëm ka audituar funksionet e teknologjisë informative. Banka ka angazhuar

auditor të jashtëm (grupit) për të audituar sigurinë e teknologjisë informative. Auditimi i

brendshëm ka ekspertizë të mjaftueshme për të kryer auditime të TI-së. Auditori i brendshëm

për TI ka evidentuar vonesa të komunikimit nga resurset humane për përfundimin e kontratës

apo ndërrimit të pozitës së shfrytëzuesve gjë që nuk ka mundësuar rifreskimin me kohë të të

drejtave të këtyre përdoruesve. Gjithashtu, Auditorit i brendshëm për TI (IT Systems) ka

evidentuar 16 vende testuese për softuerin GLOBUS dhe në shumicën prej tyre bëhen teste në

shënime reale.

Në kuadër të departamentit të TI-së banka ka njësinë për zhvillimin e aplikacioneve ku të gjitha

kërkesat për ndryshime në aplikacione kalojnë nga kjo njësi. Në rast të ndryshimeve ato bëhen

drejtpërdrejt në bazë duke mos lënë mundësi që ndryshimet të gjurmohen. Testimet e bëra në

aplikacione nuk janë të dokumentuara.

Banka ka plan të detajuar për reagim emergjent në të cilin janë përfshirë personat kyç që do të

marrin pjesë në këtë plan dhe procedurat që do të aplikohen. Serverët kryesor gjenden në

Prishtinë e në dhomën kryesore të serverëve është një sistem i sofistikuar për detektimin e zjarrit,

Page 23: 2011 03 31 RBKO.pdf

Drejtorati i Mbikëqyrjes Bankare 33 Garibaldi, Prishtinë – Republika e Kosovës

http://www.bqk-kos.org 23

TEKNOLOGJIA INFORMATIVE-vazhdim ndërsa lokacioni për ruajtjen e shënimeve dhe për kthim nga fatkeqësitë është në Fushë Kosovë

ku bartja e shënimeve bëhet çdo ditë. Në lokacionin për ruajtjen e shënimeve janë instaluar

pajisje të thjeshta të klimatizimit të cilat nuk janë të mjaftueshme për ftohjen e dhomave ku janë

serverët. Gjithashtu, pajisjet kundër zjarrit në këtë lokacion kanë qenë me afat të skaduar. Gjate

vitit 2010 në këtë lokacion janë bërë testime dokumentimi i të cilave nuk është detajuar. Plani për

kthim nga fatkeqësitë është në fazë të implementimit. Janë përcaktuar ekipet për koordinim dhe

ekzekutim të këtij plani.

Banka i menaxhon të gjitha projektet për TI nëpërmes aplikacionit për menaxhim të projekteve

nga Microsoft. Aktualisht një numër i madh i projekteve është në fazën e implementimit.

Këto janë çështjet që komiteti i TI duhet t’i marrë në konsideratë:

- Evidentimin në minutat e mbledhjeve te gjitha vendimet e marra.

- Përdorimin e shënimeve testuese në vendet testuese, për shkak se këto aplikacione

përdoren edhe për personelin e rekrutuar në periudhë provuese.

- Të siguroj se ndryshimet në aplikacione bëhen në bazën reale të të dhënave dhe të siguroj

dokumentimin e tyre.

- Të siguroj testim duke angazhuar edhe personelin jashtë departamentit të teknologjisë

informative së paku dy herë në vit të planit për kthim nga fatkeqësitë pas implementimit

të plotë të tij.

- Të siguroj komunikim në mënyrë të enkriptuar me aplikacionin kryesor.

- Të siguroj pajisje adekuate të klimatizimit dhe kundër zjarrit në vendin për kthimin nga

fatkeqësitë.

Page 24: 2011 03 31 RBKO.pdf

Drejtorati i Mbikëqyrjes Bankare 33 Garibaldi, Prishtinë – Republika e Kosovës

http://www.bqk-kos.org 24

PARANDALIMI I PASTRIMIT TË PARASË DHE KUNDËR FINANCIMI I TERRORRIZMIT (PPP/KFT)

Banka i ka rifreskuar politikat dhe procedurat të cilat janë aprovuar nga bordi menaxhues në prill 2010, por nuk ka siguruar implementimin e plotë të tyre pasi që nuk i ka kategorizuar të gjithë klientët sipas shkallës së rrezikshmërisë nga pastrimi i parasë dhe financimit të terrorizmit. Departamenti i pajtueshmërisë ka monitoruar implementimin e politikave dhe procedurave, ka përcaktuar kriteret e marrëdhënieve me klientët të cilët paraqesin shkallë të larte të rrezikut dhe ka raportuar në çdo të tretën mbledhje të bordit menaxhues. Banka nuk i ka kategorizuar të gjithë klientët sipas shkallës së rrezikshmërisë së pastrimit të parasë dhe financimit të terrorizmit. Është bërë vetëm kategorizimi i ndërmarrjeve të mëdha, ndërsa kategorizimi i personave fizik dhe ndërmarrjeve tjera nuk është bërë. Janë identifikuar personat e ekspozuar politikisht të cilët janë klientë të bankës. Funksioni i auditimit të brendshëm ka audituar implementimin e politikave dhe procedurave të PPP/KFT ne vitin 2009 dhe ka përcjellur implementimin e rekomandimeve në bashkëpunim me auditorin e Grupit RZB. Rekomandimet që nuk janë implementuar deri në këtë përcjellje të rekomandimeve pritet që të përmbushen në pjesën e parë të vitit 2011. Prej ekzaminimit të kaluar e deri më date te ekzaminimit në Qendrën e Inteligjencës Financiare (QIF) janë raportuar 17 raste të transaksioneve të dyshimta (STR). Departamenti i pajtueshmërisë mban në monitorim edhe rastet të cilat sipas tyre duhet të monitorohen me kujdes të shtuar para se të raportohen në QIF. Ekzistojnë procedura adekuate të raportimit të transaksioneve dhe veprimtarive të dyshimta nga stafi i bankës dhe zyrtarët e pajtueshmërisë në QIF. Banka ka ushtruar kujdes të duhur ndaj konsumatorëve duke i identifikuar dhe duke mbledhur dhe mirëmbajtur informatat për ta, por nuk ka krijuar profilin për te gjithë konsumatorët. Gjate testimit të të dhënave të mbledhura në degën e Gjilanit dhe te Ferizajt është evidentuar se të dhënat e mbledhura ofrojnë dëshmi të mjaftueshme për të lejuar ri-konstruimin e transaksioneve individuale dhe përmbajnë komponentët domosdoshme të kërkuara me rregullën X mbi PPP. Udhëheqësi i departamentit të pajtueshmërisë nuk i ka shqyrtuar të gjitha ekspozimet e mëdha kreditore të mbuluara me para të gatshme të cilat paraqesin rrezik të pastrimit të parasë dhe financimit të terrorizmit. . Departamenti i pajtueshmërisë organizon trajnime për PPP/KFT dhe pajtueshmërinë për të gjithë personelin e RBKO. Stafi i ri ka ndjekur trajnime bazike mbi PPP ndërsa për stafin ekzistues janë organizuar trajnime më të avancuara. Stafit të bankës gjithashtu i është komunikuar përgjegjësia personale nëse dështojnë që të raportojnë informatat në pajtueshmëri me politikat dhe procedurat e brendshme. Departamenti i pajtueshmërisë duhet të profilizoj të gjithë klientët dhe të kategorizoj sipas shkallës se rrezikshmërisë dhe të shqyrtoj të gjitha kreditë e mbuluara me kesh të cilat paraqesin rrezik të pastrimit të parasë dhe financimit të terrorizmit.

Page 25: 2011 03 31 RBKO.pdf

Drejtorati i Mbikëqyrjes Bankare 33 Garibaldi, Prishtinë – Republika e Kosovës

http://www.bqk-kos.org 25

.

SHTOJCAT

Page 26: 2011 03 31 RBKO.pdf

Drejtorati i Mbikëqyrjes Bankare 33 Garibaldi, Prishtinë – Republika e Kosovës

http://www.bqk-kos.org 26

Bilanci i Gjendjes Me datën: 30 Shtator 2010

( 000 euro )

Përshkrimi Shuma

AKTIVI

Paraja e gatshme dhe gjendja me BQK-në 70,647

Kërkesat ndaj bankave(plasmanët) 164,120

Letrat me vlerë 39,674

Kreditë neto dhe lizingjet 344,743

Mjetet themelore-vlera neto 6,103

Mjetet e paprekshme 2,054

Mjetet tjera 6,657

Gjithsej aktivi 633,998

PASIVI

Depozitat pa interes 122,732

Depozitat me interes 384,400

Huamarrjet afatshkurtra 14,190

Detyrimet tjera 15,245

Borxhet afatgjata 17,158

Borxhet e varura 0

Gjithsej pasivi 553,724

EKUITETI

Kapitali aksionar 58,000

Aksionet e thesarit 0

Fitimi(humbja) nga vitet paraprake 14,042

Fitimi(humbja) i vitit aktual 7,924

Rezerva e përgjithshme 0

Përbërësit tjerë të kapitalit 308

Gjithsej Ekuiteti i Aksionarëve 80,274

Gjithsej Pasivi dhe Ekuiteti 633,998

Zërat jashtë-bilancor Shuma

Zotimet e pashfrytëzuara 44,991

Zëvendësuesit e kredive 31,642

Të tjera 14,700

Gjithsej zërat jashtë-bilancor 91,333

Page 27: 2011 03 31 RBKO.pdf

Drejtorati i Mbikëqyrjes Bankare 33 Garibaldi, Prishtinë – Republika e Kosovës

http://www.bqk-kos.org 27

Pasqyra e të ardhurave

Nga 01.01.2010 deri 30.09.2010

Përshkrimi Shuma

Të hyrat nga interesi 36,370

Shpenzimet e interesit (11,164)

Neto të hyrat nga interesi 25,206

Provizioni për humbje nga kreditë (3,328)

Provizioni për humbje nga mjetet tjera (4)

Neto të hyrat nga interesi pas provizionit 21,882

Të hyrat nga provizionet 7,557

Shpenzimet e provizioneve (2,123)

Të hyrat tjera jo nga interesi 381

Shpenzimet tjera jo nga interesi (18,703)

Fitimi Neto para Tatimit 8,995

Tatimi në Fitim (1,072)

Fitimi Neto pas Tatimit 7,924

Page 28: 2011 03 31 RBKO.pdf

Drejtorati i Mbikëqyrjes Bankare 33 Garibaldi, Prishtinë – Republika e Kosovës

http://www.bqk-kos.org 28

Klasifikimi i mjeteve dhe Rezervat e Kërkuara

Me datën: 30 shtator 2010

( 000 Euro )

Përshkrimi Klasifikimi

Total Standard Vrojtuese Nënstandard Dyshimt Humbje

Aktivi i Bilancit të Gjendjes

Kreditë dhe lizingjet 304,440 22,278 17,819 15,688 20,486 380,711

Plasmanët në banka 0

Interesi akrual 1,361 41 37 1,440

Letrat me vlerë 0

Mjetet tjera 939 939

Zërat Jashtë-Bilancor

Zotimet e pashfrytëzuara 44,991 44,991

Zëvendësuesit e kredive 31,642 31,642

Të tjera 14,700 14,700

Gjithsej Aktivi i Bilancit të Gjendjes dhe Zërat Jashtë-Bilancor

400,024 20452 22,073 11,643 20,232 474,423

Rezervat e raportuara sipas librave 2,557 1,539 4,791 5,821 20,323 34,940

Rezervat e kërkuara shtese nga BQK-ja 0 0 139 529 360 1,028

Page 29: 2011 03 31 RBKO.pdf

Drejtorati i Mbikëqyrjes Bankare 33 Garibaldi, Prishtinë – Republika e Kosovës

http://www.bqk-kos.org 29

VLERËSIMI I PERFORMANCËS Me datën: 30 Shtator 2010

FITIMET(zërat mujore në bazë vjetore) Raiffeisen

Bank Kosovë

Mesatarja e sektorit bankar

në Kosovë

Kthimi në mesataren e mjeteve(ROA)4 1.6% 1.6%

Kthimi në mesataren e ekuitetit (ROE)5 13.5% 15.7%

Neto margjina e normës se interesit 5.6% 6.3%

Shpenzimet e përgjithshme/ mjetet mesatare 3.8% 4.0%

Shpenzimet e përgjithshme/ totali i të hyrave 42.2.% 40.4%

Të hyrat jo nga interesi/ mjetet mesatare 1.6% 1.8%

Provizioni për humbje nga kreditë / mjetet mesatare 0.7% 1.1%

Likuiditeti dhe kapitali % %

Kreditë / Mjetet 60.0 64.1

Kreditë / Depozita 75.1 77.7

Totali i mjeteve / Totali i Detyrimeve 114.7 111.5

Mjetet likuide / Totali i mjeteve 37.4 34.8

Mjetet likuide / Kapitali i klasit të I-rë 291.9 338.6

Kualiteti i mjeteve % %

Kreditë jo-performuese / Totali i kredive 8.1 4.6

Kreditë me vonesa/ Totali i kredive 19.3 10.5 Rezerva për humbje nga kreditë / Totali i kredive 9.2 6.3 Rezerva për humbje nga kreditë / Kreditë jo-performuese 112.9 137.4

4 E anualizuar

5 E anualizuar

Page 30: 2011 03 31 RBKO.pdf

Drejtorati i Mbikëqyrjes Bankare 33 Garibaldi, Prishtinë – Republika e Kosovës

http://www.bqk-kos.org 30

RAPORTI I MATURITETIT-BILANCI I GJENDJES

Me datën: 30 shtator 2010

Përshkrimi 1-30 ditë 31-90 ditë 91-365 ditë Mbi 1 vit Totali

Aktivi

Paratë e gatshme dhe gjendja në BQK 70,674 0 0 0 70,647

Llogaritë rrjedhëse në bankat tjera 12,446 0 0 0 12,446

Plasmanët në bankat tjera 126,337 25,000 0 337 151,674

Letrat me vlerë 0 0 2,875 36,799 39,674

Kreditë dhe të arkëtueshmet tjera 41,269 33,679 100,685 170,139 345,771

Mjetet themelore 0 0 0 8,157 8,157

Mjetet tjera 4 10 4,986 1,658 6,657

Gjithsej Aktivi 250,702 58,688 108,546 217,089 635,026

Detyrimet

Depozitat pa interes 122,732 0 0 0 122,732

Depozitat me interes 287,928 16,046 70,326 10,100 384,400

Huamarrjet afatshkurta 0 2,291 11,899 0 14,190

Detyrimet tjera 343 307 14,050 546 15,245

Borxhet afatgjata 0 0 0 17,158 17,158

Ekuiteti 0 0 0 81,301 81,301

Gjithsej Detyrimet/Ekuiteti 411,003 18,643 96,274 109,106 635,026

Gapi i likuiditetit -160,301 40,045 12,272 107,983 0

Page 31: 2011 03 31 RBKO.pdf

Drejtorati i Mbikëqyrjes Bankare 33 Garibaldi, Prishtinë – Republika e Kosovës

http://www.bqk-kos.org 31

NËNSHKRIMI I ANTARËVE TË BORDIT MBIKËQYRËS

Ne drejtorët e poshtëshënuar të Raiffeisen Bank Kosovë, personalisht e kemi shqyrtuar përmbajtjen e Raportit të Ekzaminimit të datës 30 shtator 2010.

Nënshkrimet e drejtorëve Data

Heinz Hoedl __________________________________________________

Helmut Breit ___________________________________________________

David Schick ___________________________________________________

Andrea Vlasek ___________________________________________________

Oliver Whittle ___________________________________________________

Andreas Engels ___________________________________________________

Robert Wright ____________________________________________________

_______________________________________________________________________ SHËNIM: Kjo formë duhet të mbetet e ngjitur me Raportin e Ekzaminimit dhe të jetë e ruajtur në dosjet e institucionit për shqyrtim gjatë ekzaminimeve pasuese. Nënshkrimet e anëtarëve të komitetit do të mjaftojnë vetëm nëse komiteti përfshinë drejtorët e jashtëm dhe vendimi është pranuar nga i tërë bordi të delegojë shqyrtimin e komitetit të tillë.