101 çka është integrimi ekonomik

17
1. Çka është Integrimi Ekonomik Adriatik Hoxha Integrimet Ekonomike Europiane Universiteti i Vizionit Europian 02/06/2022 1

Transcript of 101 çka është integrimi ekonomik

Page 1: 101 çka është integrimi ekonomik

04/12/2023 1

1. Çka është Integrimi Ekonomik

Adriatik HoxhaIntegrimet Ekonomike Europiane

Universiteti i Vizionit Europian

Page 2: 101 çka është integrimi ekonomik

04/12/2023 2

Përmbajtja1.1 Definicioni dhe rëndësia1.2 Integrimi ekonomik dhe politik1.3 Integrimi i tregut dhe format e tjera1.4 Fazat e Integrimi Ekonomik1.5 Integrimi Ekonomik dhe WTO1.6 Integrimi Ekonomik dhe Federalizmi

Ekonomik1.7 Përmbledhje

Page 3: 101 çka është integrimi ekonomik

04/12/2023 3

1.1 Definicioni dhe rëndësiaIntegrimi ekonomik definohet si eliminim i barrierave

(pengesave, kufijve) ekonomike ndërmjet dy ose më shumë vendeve.

Barrierat ekonomike janë çfarëdo demarkacioni përmes së cilave zvogëlohet mobiliteti aktual dhe potencial i të mirave, shërbimeve dhe faktorëve të prodhimit, si dhe rrjedhat e komunikacionit.

Në të dy anët e barrierës ekonomike, përcaktimi i çmimit dhe cilësisë së të mirave, shërbimeve dhe faktorëve influencohet vetëm margjinalisht nga rrjedhat përtej frontierit (kufirit).

Page 4: 101 çka është integrimi ekonomik

04/12/2023 4

1.1 Definicioni dhe rëndësiaBarrierat ekonomike nuk janë njësoj sikurse

barrierat territoriale.

Rëndësia fundamentale e integrimit është se ndikon në rritjen e konkurrencës aktuale dhe potenciale Rritet sasia e kërkuar në tregun e integruar Zvogëlohet niveli i çmimeve Rritet mirëqenia për shoqërinë

Në parim procesi i integrimit nxitet nga motivet ekonomike, por nuk mund të përjashtohen edhe ato politike në raste të caktuara

Page 5: 101 çka është integrimi ekonomik

04/12/2023 5

1.2 Integrimi ekonomik dhe politikMarrëdhënia ndërmjet integrimit politik dhe ekonomik

nuk është çdoherë e njëjtë; ajo ndryshon prej rastit në rast.Sun-Belt pas Luftës Civile (1861-65)Mezzogornio në Itali

Procesi i Integrimit Ekonomik dhe Politik në EU ka qenë i lidhur që prej fillimit të themelimit të sajESCS – European Steel and Coal Community (1951)Traktati i Komunitetit Ekonomik Europian EEC (1957)

Ndikimi politik mund ta shpjegojë strukturën e tanishme të situatës ekonomike.

Page 6: 101 çka është integrimi ekonomik

04/12/2023 6

1.3 Integrimi i tregut dhe format e tjeraIntegrimi ekonomik përfshin integrimin e tregut

dhe të politikave ekonomike.

Integrimi i tregut është dhe mbetet esenca e integrimit, siç është e qartë prej definicionit të kësaj të fundit.

Politikat ekonomike ndërlidhen direkt me funksionimin e tregut, ose srtukturën, performancën dhe rezultatet distributive të tregut.

Page 7: 101 çka është integrimi ekonomik

04/12/2023 7

1.3 Integrimi i tregut dhe format e tjeraIntegrimi i tregut

Është një nocion biheviorisitik që tregon se aktivitetet e pjesëmarrëve të tregut në regjionet e ndryshme të vendeve anëtare janë të shtjelluara ndaj kushteve të kërkesës dhe ofertës në tërë unionin (ose hapësirën tjetër relevante).

Zakonisht, kjo gjithashtu do të tregohet nëpërmes lëvizjes signifikante ndër-kufitare të produkteve, shërbimeve dhe faktorëve.

Madje edhe rrjedhat potenciale mund të jenë të rëndësishme në kufizimin e çmimeve të ofertuesve ose në sjelljen e konsumatorëve.

Në një treg me produkte ose shërbime tërësisht homogjene ose një lloj të tregut financiar, integrimi i tregut mund të matet me nivelin e konvergjencës së çmimeve.

Page 8: 101 çka është integrimi ekonomik

04/12/2023 8

1.3 Integrimi i tregut dhe format e tjeraIntegrimi i politikave ekonomike

Është një koncept më pak saktë i definuar.

Mund të përfshijë lloje të ndryshme të politikës ekonomike, që përdorin lloje të ndryshme të instrumente.

Mund të ndryshojnë për nga shkalla e: Detryeshmërisë Përbashkmërisë Aproksimimit (Pwrafrimit)

Disa politika janë specifikisht të rregulluara ndërsa të tjerat lejojnë një shkallë të lartë të diskrescionit.

Page 9: 101 çka është integrimi ekonomik

04/12/2023 9

1.3 Integrimi i tregut dhe format e tjeraIntegrimi sipas Tinbergen (1954)

Integrimi negativ – paraqet heqjen e rregullave ekonomike nacionale diskrimunese dhe politikave nën mbikëqyrjen e përbashkët.

Integrimi Pozitiv – i referohet transferit të disa fuqive në institucionet e përbashkëta ose ushtrimin e përbashkët të atyre fuqive.

Zakonisht kemi të bëjmë me kombinim të integrimit pozitiv dhe negativ së bashku.

Page 10: 101 çka është integrimi ekonomik

04/12/2023 10

1.4 Fazat e integrimit ekonomikQasja më origjinale e ndarjes së fazave të

procesit të integrimit daton nga Balassa (1961)

FTA – Hapësirë e Tregtisë së Lirë (Free Trade Area)

CU – Union Doganor (Customs Union)

CM – Tregu i Përbashkët (Common Market)

Unioni Ekonomik (Economic Union)

Integrimi Ekonomik Total (Total Economic Integration)

Page 11: 101 çka është integrimi ekonomik

04/12/2023 11

1.4 Fazat e integrimit ekonomikTabela 1.1. Fazat e integrimit ekonomik të Balassa

Faza Definicioni Karakteristikat/Komenti

Hapësira e Tregtisë së Lirë (FTA) Tarifat dhe kuotat ablolohen (hiqen) për importet prej hapësirës së vendeve anëtare Anëtarët e hapësirës mbajnë tarifat nacionale (dhe kuotat) kundër vendeve të treta

Esenca e definicioneve të GATT; nuk ka integrim pozitiv

Unioni Doganor (CU) Supresioni i diskriminimit për anëtarët e CU-së në tregun e produkteve Barabarësimi i tarifave (dhe jo tarifa të përbashkëta)

Esenca e definicioneve të GATT; nuk ka integrim pozitiv

Tregu i Përbashkët (CM) Një CU i cili abolon kufizimet në lëvizjen e faktorëve

Është ‘përtej’ GATT; definicioni gjithashtu duhet të përfshijë shërbimet; nuk ka integrim pozitiv

Unioni Ekonomik Një CM me ‘një shkallë të harmonizimit të politikave ekonomike nacionale’ në mënyrë që të shmanget diskriminimi ... për shkak të dispariteteve

Paraqitet integrimi pozitiv; jashtëzakonisht i zbrazët

Integrimi Total Ekonomik Unifikimi i politikave monetare, fiskale, sociale dhe kundër-ciklike Themelimi i një autoriteti supranacional ku vendimet janë të dtyrueshme për ‘vendet anëtare’

Centralist; vizioni i shtetit unitar; suprancaionaliteti paraqitet vetëm këtu

Burimi: Adaptuar nga Balassa, 1961

Page 12: 101 çka është integrimi ekonomik

04/12/2023 12

1.5 Integrimi Ekonomik dhe WTOTabela 1.1 tregon tri forma të integrimit ekonomik:

FTA dhe CU të njohura në ligjin ndërkombëtar ekonomik me shekuj (p.sh. Viner 1950 dhe të kodifikuara në WTO në Nenin 24 të GATT)

WTO –Organizata Botërore e Tregtisë (World Trade Organization) GATT – Marrëveshje e Përgjithshme mbi (General Agreement on Trade and Tariffs)

Tregu i përbashkët dhe unioni ekonomik nuk janë të specifikuara në ligjin ekonomik ndërkombëtar; termet përdoren gjerësisht, por definicioni i unionit ekonomik ndryshon shumë në veçanti.

Integrimi Total Ekonomik (p.sh unifikimi i Gjermanisë Perëndimore dhe Lindore në vitin 1990).

Page 13: 101 çka është integrimi ekonomik

04/12/2023 13

1.5 Integrimi Ekonomik dhe WTOGATT – dy elementet më të rëndësishme janë

Parimi i mos-diskriminimit i cili është një obligim legal.

Liberalizimi multilateral tregtar është një synim i deklaruar i udhëhequr nga reciprociteti (një balans i pajtuar ndërmjet palëve kontraktuese) si një princip negociues dhe parimi i ‘kombit më të favorizuar’ (MFN) si një siguri e mos-diskriminimit për çfarëdo koncesion të bërë.

FTA dhe CU janë inkonzistente me parimin e mos-diskriminimit, pasi që sipas definicionit janë preferenciale.

GATT siguron kompatibilitetin ligjor për FTA dhe CU.

Page 14: 101 çka është integrimi ekonomik

04/12/2023 14

1.6 Integrimi Ekonomik dhe Federalizmi EkonomikFederatat Ekonomike dhe Federata Politike

Ndikimi i centralizimit dhe decentralzimit.

Parimi i sovranitetit.

Rasti i SHBA dhe Kanadasë.

Qëllimet e Federalizmit – niveli optimal i unitetit dhe diversitetit

Page 15: 101 çka është integrimi ekonomik

04/12/2023 15

1.7 KonkluzionetIntegrimi Ekonomik është eliminimi i brarrierave ekonomike

ndërmjet dy ose më shumë ekonomive. Rëndësia fundamentale e integrimit ekonomik është rritja e konkurrencës aktuale dhe potenciale, dhe beniftet që rrjedhin nga to.

Integrimi ekonomik në Europë duhet të kuptohet kundrejt prapavijës së historisë të kohëve të fundit, qëllimeve politike dhe aspekteve institucionale, posaçërisht ‘metodës së Komunitetit’. Metoda origjinale e Komunitetit kombinon supra-nacionalitetin dhe bashkimin (grupimin) e sovranitetit. Më vonë, kjo është përzier me ndër-qeveritarizmin dhe bashkëpunimin federalist, zmadhimin e rolit të Vendeve Anëtare në vendim-marrje si dhe në implementimin dhe vënien në efekt.

Page 16: 101 çka është integrimi ekonomik

04/12/2023 16

1.7 KonkluzionetPërveç dallimit ndërmjet integrimit të tregut dhe të

politikave, gjithashtu koncepte të dobishme që të kuptohet procesi i integrimit ekonomik janë edhe integrimi pozitiv dhe negativ.

Fazat e Balasa të integrimit ekonomik mbesin një vegël bazike e studimit. Vështrime të rëndësishme mund të fitohen nga disa amandamente të shkaktuara nga mungesa e integrimit pozitiv në fazat e unionit doganor dhe tregut të përbashkët të Balasa’s. Kjo gjithashtu mund të formësojë diferencën ndërmjet tregut të përbashkët dhe unionit ekonomik. Faza më e lartë e Balasa keq-përceptohet si një model shteti centralist sesa një model federal.

Page 17: 101 çka është integrimi ekonomik

04/12/2023 17

1.7 KonkluzionetRegjionalizmi ekonomik është inkonzistent me parimin e

mos-diskriminimit të GATT-it. Kompatibiliteti ligjor i hapësirave të tregëtisë së lirë dhe unioneve doganore me GATT varet nga kufizimet e caktuara specifike. Përveç kësaj, hapësira e tregtisë së lirë do të kontrollohet nëse prezentohen masa edhe më shumë restriktive (kufizuese), përderisa unioni i nënshtrohet një testi të incidencës ekonomike.

Të kuptuarit e fazave të larta të integrimit ekonomik ndihmohet nga studimi i ekonomiksit të federalizmit. Të dyja kanë të përbashkët idenë se ‘mirëqenia’ më së miri shërbehet me kombinimin optimal të unitetit dhe diversitetit.