1 SHTATOR 2020 BULETINI AVRR - Albania | Mission

4
Programet e IOM kanë për qëllim të parandalojnë migracionin e parregullt, të ndalojnë trafikimin njerëzor, të kontribuojnë në zhvillimin kombëtar dhe të ndihmojnë qeveritë në menaxhimin e aktiviteteve të migracionit. Një program i tillë është programi i kthimit vullnetar të asistuar dhe riintegrimit vullnetar – Assisted Voluntary Return and Reintegration (AVRR). Që nga viti 1979, IOM e ka zbatuar këtë program, duke theksuar vlerën e AVRR si një nga mekanizmat themelorë për menaxhimin e migracionit që siguron mundësinë e kthimit të migrantëve në vendin e tyre të origjinës në një mënyrë vullnetare, të sigurt dhe dinjitoze. Programet e asistuara të kthimit vullnetar të asistuar dhe riintegrimit vullnetar (AVRR) ofrojnë mbështetje administrative, logjistike, financiare për migrantët, përfshirë ndihmën për riintegrim, për ata që nuk mund ose nuk duan të qëndrojnë në vendin pritës/tranzit dhe që vendosin të kthehen në vendin e tyre te origjinës. PROGRAMI I KTHIMIT VULLNETAR TË ASISTUAR DHE RIINTEGRIMI I MIGRANTËVE (AVRR) NË BALLKANIN PERËNDIMOR SHTATOR 2020 1 SI NJË ORGANIZATË UDHËHEQËSE NDËRKOMBËTARE, IOM VEPRON ME PARTNERË NË BASHKËSINË NDËRKOMBËTARE PËR: • Të ndihmuar në përgjigjet ndaj sfidave operative në rritje në menaxhimin e migracionit • Të përmirësuar kuptimin e çështjeve të migracionit • Të inkurajuar zhvillimin shoqëror dhe ekonomik përmes migracioneve • Të mbështetur dinjitetin njerëzor dhe mirëqenien e migrantëve PROGRAMI AVRR NË BOTË Në vitin 2018, programi AVRR siguroi mbështetje për 63.316 migrantë që u kthyen nga 128 vende pritëse ose tranzite në 169 vende ose territore të origjinës. Në vitin 2019, gjithsej 64.958 migrantë nga 136 vende pritëse u kthyen në 164 vende ose territore të origjinës. 169 PERKRAHJA AVRR NE VITIN 2018 VENDET PRITËSE OSE TRANZITE 63.316 MIGRANTË VENDE OSE TERRITORE TË ORIGJINËS VENDET PRITËSE OSE TRANZITE VENDE OSE TERRITORE TË ORIGJINËS 128 164 PERKRAHJA AVRR NE VITIN 2019 64.958 MIGRANTË 136 BULETINI AVRR

Transcript of 1 SHTATOR 2020 BULETINI AVRR - Albania | Mission

BULETINI AVRR

Programet e IOM kanë për qëllim të parandalojnë migracionin e parregullt, të ndalojnë trafikimin njerëzor, të kontribuojnë në zhvillimin kombëtar dhe të ndihmojnë qeveritë në menaxhimin e aktiviteteve të migracionit. Një program i tillë është programi i kthimit vullnetar të asistuar dhe riintegrimit vullnetar – Assisted Voluntary Return and Reintegration (AVRR). Që nga viti 1979, IOM e ka zbatuar këtë program, duke theksuar vlerën e AVRR si një nga mekanizmat themelorë për menaxhimin e migracionit që siguron mundësinë e kthimit të migrantëve në vendin e tyre të origjinës në një mënyrë vullnetare, të sigurt dhe dinjitoze.

Programet e asistuara të kthimit vullnetar të asistuar dhe riintegrimit vullnetar (AVRR) ofrojnë mbështetje administrative, logjistike, financiare për migrantët, përfshirë ndihmën për riintegrim, për ata që nuk mund ose nuk duan të qëndrojnë në vendin pritës/tranzit dhe që vendosin të kthehen në vendin e tyre te origjinës.

PROGRAMI I KTHIMIT VULLNETAR TË ASISTUAR DHE RIINTEGRIMI I MIGRANTËVE (AVRR) NË BALLKANIN PERËNDIMOR

SHTATOR 2020

1SI NJË ORGANIZATË UDHËHEQËSE NDËRKOMBËTARE, IOM VEPRON ME PARTNERË NË BASHKËSINË NDËRKOMBËTARE PËR:

• Të ndihmuar në përgjigjet ndaj sfidave operative në rritje në menaxhimin e migracionit

• Të përmirësuar kuptimin e çështjeve të migracionit

• Të inkurajuar zhvillimin shoqëror dhe ekonomik përmes migracioneve

• Të mbështetur dinjitetin njerëzor dhe mirëqenien e migrantëve

PROGRAMI AVRR NË BOTË

Në vitin 2018, programi AVRR siguroi mbështetje për 63.316 migrantë që u kthyen nga 128 vende pritëse ose tranzite në 169 vende ose territore të origjinës.

Në vitin 2019, gjithsej 64.958 migrantë nga 136 vende pritëse u kthyen në 164 vende ose territore të origjinës.

169PERKRAHJA AVRR NE VITIN 2018

VENDET PRITËSE OSE TRANZITE

63.316MIGRANTË

VENDE OSE TERRITORE TË ORIGJINËS

VENDET PRITËSE OSE TRANZITE

VENDE OSE TERRITORE TË ORIGJINËS

128

164PERKRAHJA AVRR NE VITIN 2019

64.958MIGRANTË136

BULETINI AVRR

BULETINI AVRR

Është e rëndësishme të theksohet se programi i kthimit vullnetar zbatohet përmes bashkëpunimit me institucionet qeveritare dhe komunitetet e migrantëve, duke sjellë shembullin e një një qasjeje multisektoriale për kthimin vullnetar dhe të krijimit të një sistemi gjithëpërfshirës në menaxhimim e migracionit, për të mirën e të gjitha palëve të përfshira.

Për ata që duan të kthehen në shtëpi, projekti AVRR ofron:• Informacion dhe këshillim për kthimin vullnetar në gjuhën e migrantit, si dhe mbështetje logjistike

dhe financiare në planifikimin e udhëtimit;

• Mbështetje në marrjen e një dokumenti udhëtimi dhe bartjen e të gjitha kostove që lidhen me këtë proces;

• Mbështetje në aeroport gjatë nisjes dhe, nëse është e nevojshme, gjatë tranzitit dhe mbërritjes;

• Për kategoritë më të rrezikuara, sigurohet një ndihmë parash për riintegrim për të mbuluar kostot në periudhën fillestare, pas kthimit. Zyra e IOM-it në vendin e origjinës ofron mbështetje që mund të përdoret për qëllime arsimore, fillimin e një biznesi ose investimin në një biznes, nevoja mjekësore, ose, nëse është e nevojshme, pjesërisht për strehim. Për migrantët në nevojë ofrohet mbështetje shtesë.

Si pjesë e qasjes së saj gjithëpërfshirëse për kthimin e migrantëve, IOM njeh se që politikat e kthimit dhe riintegrimit janë më efektive kur ato lidhen me mbrojtjen e të drejtave të migrantëve dhe zhvillimin e mundësive në vendin e origjinës, veçanërisht për ata që ndërmarrin migracione të parregullta dhe të detyruara.

RRJEDHA E MIGRACIONIT DHE PRANIA E MIGRANTËVE NË RAJONIN E BALLKANIT PERËNDIMOR

Ardhjet e regjistruara në periudhën 2018 – 2020

Burim: DTM IOM

Numri i përgjithshëm i migrantëve të informuar në periudhën 2019 – 2020 sipas vendeve të origjinës

Burim: IOM outreach database

2018

2019

2020

Janar

680 1.169 1.982 2.800

4.243 4.579 4.137 5.330 5.747 7.436 4.327

2.238

2.096 3.131

5.694 6.188 6.981 5.845 9.329 7.485

5.039 8.640 4.511474 1.457

8.804 5.865310

9.994 1.0142 8.166 5.272

Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nëntor Dhjetor

Pakistani

11.3

42

7.57

9

7.09

8

4.88

9

4.55

4

2.24

1

1.44

1

1.18

8

1.02

5

Algjeri Maroku Bangladeshi Iraku Irani Siria EgjiptiAfganistani

BULETINI AVRR

Numri i kthimeve të realizuara në vendet e origjinës nga viti 2018 deri më sot

Grafikoni paraqet të dhënat për

periudhën 2018-2020, duke

përjashutar vendet që kishin

më pak se 20 kthime.

Burim: MiMOSA DATABASE IOM

Mesazhet dhe ilustrimet e fushatës përkthehen në gjuhët e migrantëve të pranishëm në

rajonin e Ballkanit Perëndimor, përkatësisht arabisht, bengalisht,

persisht, pashtu dhe urdu.

FUSHATA INFORMUESE PËR PROGRAMIN AVRR DHE PËRGJIGJA NDAJ COVID-19Si pjesë e programit të AVRR-së po zhvillohet një fushatë informuese që fuqizon më tej praninë e programit të kthimit vullnetar të asistuar dhe riintegrimit në territoret e Ballkanit Perëndimor. Mesazhet dërgohen kryesisht përmes kanaleve dixhitale të komunikimit dhe u drejtohen migrantëve të pranishëm në Ballkanin Perëndimor.

Fushata ka për qëllim t’u sigurojë migrantëve një qasje më të mirë në programin AVRR, si dhe të sigurojë mbështetje dhe informacion të përgjithshëm për migrantët në nevojë, të cilët po udhëtojnë ose qëndrojnë aktualisht në Ballkanin Perëndimor.

BALLKANI PERËNDIMOR -1448 TË KTHYER242632469599116120239519

Irani

Iraku

Prej të cilëve:

Algjeria Tunizia Maroku

Pakistani Turqia Afganistani

India Kuba

BULETINI AVRR

BULETINI AVRR

Paralelisht me fushatën informuese AVRR, u zhvillua një fushatë shtesë informuese e dobishme në përgjigje të Covid-19, me mesazhe mbi parandalimin, mbrojtjen, masat e sigurisë dhe mbështetjen psikosociale.

Strategjia e komunikimit bazuar kryesisht në një fushatë dixhitale, përdor platforma të shumta në internet për të informuar migrantët, të tilla si aplikacioni Support for Migrants www.supportformigrants.com dhe faqja e internetit AVRR për Ballkanin Perëndimor www.avrr-wb.com duke u reklamuar përmes Facebook, Instagram dhe Google.

Mbi kthimin dhe riintegrimin - takimi virtual për Ballkanin Perëndimor Takimi virtual i AVRR u mbajt më 1 korrik 2020 dhe iu referua gjendjes aktuale të kthimit vullnetar të asistuar dhe riintegrimit në Ballkanin Perëndimor.

Takimi paraqiti mundësitë dhe sfidat kryesore në të ardhmen, të cilat lidhen me rritjen e efikasitetit të procesit të kthimit dhe forcimin e lidhjeve me vendet e origjinës, integrimin e qasjes së AVRR në strukturat administrative të vendeve përfituese, forcimin e spektrit të riintegrimit si në nivelin individual ashtu edhe në atë komunitar. Për të forcuar menaxhimin e kthimit, është e nevojshme të sigurohet disponueshmëria e kthimit vullnetar të asistuar dhe të sigurohet ndihma e riintegrimit në BE dhe ndihma e riintegrimit në vendet e origjinës.

BULETINI AVRR