07 Teoria e Prodhimit

28
MIKROEKONOMIA I TEORIA E PRODHIMIT DHE PRODUKTIT MARXHINAL

Transcript of 07 Teoria e Prodhimit

MIKROEKONOMIA I

TEORIA E PRODHIMIT DHE PRODUKTIT MARXHINAL

Përmbajtja e ligjëratës

Funksioni i prodhimit në periudha afatshkurtra

Ligji i të ardhurave zbritëse Të ardhurat e shkallës, koha dhe

ndryshimet në teknologji Funksioni i prodhimit në periudha afatgjata

HYRJE

Ky kapitull ka të bëjë me analizën e transformimit të burimeve prodhuese në mallra e shërbime.

Kategoritë kryesore të prodhimit që do të trajtohen janë: produkti total, mesatar, marxhinal si dhe lidhja mes tyre.

Funksioni i prodhimit në periudha afatshkurtra

SUPOZIMET BAZË: Qëllimi i firmës – maksimizimi i fitimit. Firma përdor vetëm punën dhe kapitalin

(kapitali supozohet i pandryshueshëm). Firma vepron në konkurrencë të plotë. Puna është homogjene kurse paga kosto e

vetme. Firma nuk e ndryshon teknologjinë.

Funksioni i prodhimit në periudha afatshkurtra

Funksioni i prodhimit shpreh lidhjen mes sasisë së inputeve të përdorura dhe produktit të prodhuar.

Q = f (K, L)

Kapitali është madhësi fikse, kurse puna e ndryshueshme.

Produkti total Funksioni i prodhimit të këpucëve

Tabela e funksionit të prodhimit të këpucëve

Puna (L) Produkti total (Q)

a 0 0

b 1 4

c 2 10

d 3 13

e 4 15

f 5 16

Produkti marxhinal Funksioni i prodhimit të këpucëve

MP = ∆TP / ∆LTabela e funksionit të prodhimit të këpucëve

Puna (L) Produkti total (Q) Produkti marxhinal (MP)

a 0 0 0

b 1 4 4

c 2 10 6

d 3 13 3

e 4 15 2

f 5 16 1

Produkti mesatar Funksioni i prodhimit të këpucëve

AP = TP / LTabela e funksionit të prodhimit të këpucëve

Puna (L) Produkti total (Q) Produkti mesatar (AP)

a

b 1 4 4

c 2 10 5

d 3 13 4.33

e 4 15 3.75

f 5 16 3.2

Funksioni i prodhimit në periudha afatshkurtra

Gjeometrikisht, nëse tërheqim një drejtëz nga origjina, në pikën ku ajo është tangjente me kurbën e produktit total, produkti mesatar arrin maksimumin dhe është i barabartë me produktin marxhinal.

Ligji i të ardhurave zbritëse

Nëse ndaj një sasie të dhënë të faktorit të fiksuar (në rastin tonë – kapitalit) shtohen njësi të njëpasnjëshme të një faktori të ndryshueshëm të prodhimit (në rastin tonë – punës), produkti marxhinal dhe ai mesatar i faktorit të ndryshueshëm eventualisht do të bien.

Ligji i të ardhurave zbritëse

Për njësitë e para të punës, kapitali është i fiksuar dhe si rrjedhojë do të kemi nënpërdorim të kapitalit, dhe prodhimi i firmës do të jetë joefiçient.

Duke shtuar numrin e punëtorëve, do të arrihet një moment pas të cilit puna bëhet relativisht e tepërt kundrejt madhësisë së kapitalit të fiksuar, dhe tani puna është faktori i nënpërdorur.

Ligji i të ardhurave zbritëse

Shtimi i njësive të punës bën që produkti marxhinal i saj të bëhet zero kur produkti total është në maksimum dhe më pas negativ duke sjellë si pasojë rënien e produktit total dhe atij mesatar.

Ky ligj vepron vetëm në periudha afatshkurtra ku të paktën njëri faktor është i fiksuar dhe teknologjia supozohet si e pandryshueshme.

Të ardhurat e shkallës, koha dhe ndryshimet në teknologji

Të ardhurat e shkallës pasqyrojnë reagueshmërinë e produktit total kur të gjitha inputet rriten në të njëjtin përpjestim.

Tri raste të mundshme:1. Të ardhurat konstante të shkallës,2. Të ardhurat zbritëse të shkallës,3. Të ardhurat rritëse të shkallës,

Të ardhurat e shkallës, koha dhe ndryshimet në teknologji

1. Të ardhurat konstante të shkallës ndodhin kur ndryshimet përpjestimore në të gjithë inputet çojnë në rritje në të njëjtin përpjestim në prodhim.

P.SH. Nëse inputet e punës, tokës, kapitalit, etj., dyfishohen, edhe produkti total dyfishohet.

Të ardhurat e shkallës, koha dhe ndryshimet në teknologji

2. Të ardhurat zbritëse të shkallës ndodhin kur një rritje përpjestimore në të gjitha inputet çon në një rritje në përpjestim më të vogël në produktin total.

P.SH. Kur fermeri rrit me 50% sasinë e farës, të punës dhe makinerive, kurse produkti total rritem vetëm 40%.

Të ardhurat e shkallës, koha dhe ndryshimet në teknologji

3. Të ardhurat rritëse të shkallës ndodhin kur një rritje përpjestimore në të gjitha inputet çon në një rritje në përpjestim më të madh në produktin total.

P.SH. Kur fermeri rrit me 50% sasinë e farës, të punës dhe makinerive, kurse produkti total rritem vetëm 60%.

Të ardhurat e shkallës, koha dhe ndryshimet në teknologji

Në funksionin e prodhimit, rëndësi të veçantë ka edhe faktori kohë. Për të kuptuar efektin e faktorit kohë në dinamikën e prodhimit dallojmë tre periudha:

Të ardhurat e shkallës, koha dhe ndryshimet në teknologji

Periudha momentale: të gjithë faktorët e prodhimit janë të fiksuar.

Periudha afatshkurtër: së paku një faktor i prodhimit është konstant (fiks).

Periudha afatgjatë: të gjithë faktorët e prodhimit bëhen të ndryshueshëm.

Të ardhurat e shkallës, koha dhe ndryshimet në teknologji

Në periudha shumëafatgjata ndryshon edhe teknologjia e prodhimit.

Si rezultat i ndryshimeve progresive në teknologji bëhet e mundur që me të njëjtat inpute të sigurohet më shumë produkt, ose e njëjta sasi prodhimi të sigurohet me më pak inpute.

Funksioni i prodhimit në periudha afatgjata

Funksioni i prodhimit në periudha afatgjata shpreh lidhjen mes kombinimeve të ndryshme të inputeve dhe madhësisë maksimale të produktit që mund të realizohet me këto kombinime, me një gjendje të dhënë të teknologjisë.

Koncepte me rëndësi janë: Izokuantet (vijat barazsasi), dhe Izokosto (vijat barazkosto).

Funksioni i prodhimit në periudha afatgjata

Izokuanti përfaqëson tërësinë e kombinimeve të ndryshme të punës dhe të kapitalit që japin sasi të barabarta produkti.

Norma e zëvendësimit të faktorëve të prodhimit për të dhënë sasinë e njëjtë të produktit, quhet norma teknike e zëvendësimit (TRS).

Funksioni i prodhimit në periudha afatgjata

Lidhur me Izokuantet vlejnë disa supozime:

Izokuantet kanë pjerrësi negative. Izokuantet janë konvekse ndaj origjinës. Izokuantet që shprehin nivele të ndryshme të

prodhimit nuk priten me njëri tjetrin. Izokuantet që ndodhen më larg origjinës

përfaqësojnë nivele më të larta prodhimi.

Funksioni i prodhimit në periudha afatgjata

Izokostot shprehin vijën barazkosto ose vijën përgjatë të cilës kombinimet e faktorëve të prodhimit mund të blihen me vlerë të njëjtë të parave.

Vija barazkosto (Izokosto) ka të njëjtën metodologji të ndërtimit si vija e buxhetit.

Funksioni i prodhimit në periudha afatgjata

Zgjedhja kostominimizuese

Për të gjetur kombinimin e inputeve që jep nivelin më të ulët të kostove për prodhimin, për shembull të 24 njësive produkt, duhet t’u referohemi njëkohësisht izokuanteve dhe izokostove.

Funksioni i prodhimit në periudha afatgjata

Zgjedhja kostominimizuese

Supozojmë se çmimi i punës është 20 euro për njësi dhe çmimi i kapitalit është 30 euro për njësi.

Firma planifikon që të shpenzojë 120 euro për të blerë këto dy inpute.

Funksioni i prodhimit në periudha afatgjata

Zgjedhja kostominimizuese Tabela në vijim paraqet funksionin e prodhimit në periudhë afatgjatë (kombiminet që na japin barazsasi - izokuante).

Njësitë 6 24 35 42 47 51 54

e kapitalit 5 23 32 39 44 48 51

(K) 4 20 28 35 40 44 47

3 17 24 30 35 39 42

2 14 19 24 28 32 35

1 5 12 18 21 23 24

1 2 3 4 5 6

Njësitë e punës (L)

Funksioni i prodhimit në periudha afatgjata

Zgjedhja kostominimizuese

Zgjedhja kostominimizuese bëhet në pikën tangjenciale të izokuantit me izokoston më të ulët të arritshëm.

Në këtë pikë, pjerrësia e izokuantit barazohet me pjerrësinë e izokostos. MPL / MPK = PL / PK

Pyetje dhe Diskutim!