010 Gramatika Arabe Sheuki Rroji

6
GRAMATIKA ARABE Sheuki RROJI PERLA – Revistë shkencore – Kulturore tremujore Viti IX 2004 Nr. 4 (35) fq. 115-120 Botuesi: Fondacioni Kulturor “Saadi Shirazi” – Tiranë Midis fitoreve të mëdha të pasqyrimit mbi të folurit në mesjetë një vend të rëndësishëm zë dhe i takon gramatikës arabe. Duhet kuptuar këtu për gramatikë arabe pasqyrimet gjuhësore të popujve që gjatë Mesjetës nën zotërimin e kalifatit. Të gjithë specialistët e kulturës arabe janë të një mendimi për të njohur rëndësinë që i atibuohet gjuhës në qytetërimin arab. “- Urtësia e romakve është në trurin e tyre, urtësia e indianve në fantazinë e tyre, ajo e grekëve, në shpirtin e tyre, ajo e arabve, në gjuhën e tyre”- thotë një proverb arab. Shumë mendimtarë arabë të të gjitha kohërave e kanë ngritur lart vlerën e gjuhës dhe duket mirë që ky ekzaltim duhet kuptuar njëherësh si detyrë” kombëtare dhe si një kërkesë fetare. Libri i shenjtë i islamit, Kur’ani”, është një monument i shkruar i gjuhës që duhet të dihet të deshifrohet dhe të shqiptohet saktësisht për të kuptuar mësimet e tia. Kanë dashur ta interpretojnë gjithënjë teoritë gjuhësore arabe si huazime greke dhe indiane dhe në të vertetë shumë shembuj tregojnë për një sens të tillë. Ne gjejmë te arabët të njëjtat grindje midis partizanëve të karakterit “natyral” dhe partizanëve të karakterit konvencional” të gjuhës dhe të njëjtat kategori logjike, aristoteliane, si ato që ne kemi gjetur tek grekët. Nga ana tjetër ndarja e tingujve në tetë grupe sipas proçedimit të artikullimit fiziologjik- maharing- i përgjigjet tetë” stanave të Paninit. Megjithatë, tash e mbrapa është pranuar që, po qe se ka huazime greke a indiane në teritoret gjuhësore arabe, ata i përkasin në përgjithësi logjikës dhe gramatika është plotësisht e pavarur. Që nga shekulli i dytë i islamit gjenden qendrat e para gjuhësore arabe në Basra dhe pak më vonë në Kufa. Abu- I-

description

Language

Transcript of 010 Gramatika Arabe Sheuki Rroji

Page 1: 010 Gramatika Arabe Sheuki Rroji

GRAMATIKA ARABE

Sheuki RROJI

PERLA – Revistë shkencore – Kulturore tremujoreViti IX 2004 Nr. 4 (35) fq. 115-120Botuesi: Fondacioni Kulturor “Saadi Shirazi” – Tiranë

Midis fitoreve të mëdha të pasqyrimit mbi të folurit në mesjetë një vend të rëndësishëm zë dhe i takon gramatikës arabe. Duhet kuptuar këtu për gramatikë arabe pasqyrimet gjuhësore të popujve që gjatë Mesjetës nën zotërimin e kalifatit.Të gjithë specialistët e kulturës arabe janë të një mendimi për të njohur rëndësinë që i atibuohet gjuhës në qytetërimin arab.“- Urtësia e romakve është në trurin e tyre, urtësia e indianve në fantazinë e tyre, ajo e grekëve, në shpirtin e tyre, ajo e arabve, në gjuhën e tyre”- thotë një proverb arab.Shumë mendimtarë arabë të të gjitha kohërave e kanë ngritur lart vlerën e gjuhës dhe duket mirë që ky ekzaltim duhet kuptuar njëherësh si detyrë” kombëtare dhe si një kërkesë fetare. Libri i shenjtë i islamit, Kur’ani”, është një monument i shkruar i gjuhës që duhet të dihet të deshifrohet dhe të shqiptohet saktësisht për të kuptuar mësimet e tia.Kanë dashur ta interpretojnë gjithënjë teoritë gjuhësore arabe si huazime greke dhe indiane dhe në të vertetë shumë shembuj tregojnë për një sens të tillë. Ne gjejmë te arabët të njëjtat grindje midis partizanëve të karakterit “natyral” dhe partizanëve të karakterit konvencional” të gjuhës dhe të njëjtat kategori logjike, aristoteliane, si ato që ne kemi gjetur tek grekët. Nga ana tjetër ndarja e tingujve në tetë grupe sipas proçedimit të artikullimit fiziologjik- maharing- i përgjigjet tetë” stanave të Paninit. Megjithatë, tash e mbrapa është pranuar që, po qe se ka huazime greke a indiane në teritoret gjuhësore arabe, ata i përkasin në përgjithësi logjikës dhe gramatika është plotësisht e pavarur.Që nga shekulli i dytë i islamit gjenden qendrat e para gjuhësore arabe në Basra dhe pak më vonë në Kufa. Abu- I- Asëad al- Du’ali ( vdeke më 688 ose 718) konsiderohet si themelusi i gramatikës arabe.Teoria gjuhësore arabe dallohet për një pasqyrim të gjetur mirë në lidhje me fonetikën e gjuhës. Tingujt ndahen në “sadid” dhe “qalquala”. Kjo teori fonetike ishte e lidhur ngusht me një teori të muzikës. I madhi Halil al- Farahidi (ndoshta 718-791) që jo vetëm një foneticien dhe një gramatikan erudit, por edhe një gramatikan erudit, por edhe një teoricien i shquar i muzikës. Një term si “haraka”lëvizje e përdorur në muzikë vjen nga muzika. Nga ana tjetër si anatomisteë të mëdhenj arabët si Sibaëayhi, kanë qënë të parët që kanë dhënë përshkrime të sakta të aparatit vokal, të cilëve u bashkoheshinpërshkrime fizike të lëvizjes së ajrit. Analiza e sistemit gjuhësor e tyre ishte ishte aq e hollë që tashme ata mund të diferenconin – pa dyshim të parët- elementin” që ka kuptim”, elementin “fonetik”(hart)dhe elementin “grafik” (alama të gjuhës. Duke dalluar kështu zanoret e bashkëtingulloret, ata identifikonin nocionin zanore me atë të rrokjes. Bashkëtingulloret qenë konsideruar si “esenca e gjuhës” zanoret si “rastësi”. Nënklasa të gjetura mirë të tingullit, rregulla midis zanoreve dhe bashtingulloreve, plotësonin klasifikimin fonetik të arabëve, e tillë si klasa “ huruf-al-qualquala ” e tingujve të lehtë.Ky interesim për përbërjen fonike të gjuhës dhe pasojat, ndryshe,shprehja, një interesim shumë të theksuar për sistemin e tij të të shkruarit. Në të vërtetë është një lidhje e veçantë e qytetërimit arab për të pyetur fenë e duke përshkruar tekstet e

Page 2: 010 Gramatika Arabe Sheuki Rroji

shkruara. Kërkesat e Kur’anit, komenti i Kur’anit, tekst i shenjtë i një shkrimi të shenjtë, shoqërohen me një spjegim mistik të vlerës së secilit elemnt grafik: të shkronjës. Është dashur të spjegohet kjo epërsi dhënë shkrimit në qytetrimin arab për nevoja politike e ekonomike në të cilat gjindej perandoria arabe për të imponuar gjuhën e saj, fenë e saj e kulturën e saj popujve të pushtuar. Pa zbritur veçorinë e konceptimit të shkrimit për arsye sociologjike, pa dyshim duhet pranuar dy interpretimet (ekonomik e fetar) dhe për të tërhequr vëmendjen në zhvillimin artistik dhe “ ornamental-zbukurues të sistemit shkrimor arab.Në të vërtetë modelet e shkrimit arab datojnë rreth shekullit IV të erës sonë dhe janë huazime shenjash grafike të popujve fqinj pa asnjë kërkim zbukurues, ata shënojnë vazhdimisht me konfuzion tingujt themelorë të të folurit.Nisma për të zbukuruar shenjat grafike u duk me formimin e Shtetit Omeiad. Ky shkrim i quajtur “çoufique ameyyade”, aq i rregullt e i kujdesshëm, shërbente për të vendosur të gjitha veprat e sovranëve që nga kalifi Abdal- Malik.

Shkronja të zbukuruara të shkrimit arab.Nga lart poshtë:Shkrimi “cuifique” duke u zhvilluar mbinjë dekor me lule i pavarur.

Shkrimi “çuifique” me bordura- anësoregjeometrikeShkrimi zbukurues antropomorf- me formanjerëzore mbi një objekt bakri

Sipas Janine Soudel- Thominë”Shkrimi dhe psikologjia e popujve”(Qendra ndërkombëtare e Sintezës, botuar nga Armand Colin)

Në shoqëritë e pushtuara nga perondaria arabe, fillon të mësohet gjuha dhe mësimi arab bashkë me Kur’anin bëhet objekt i një shënjtërimi. Nuk shkruhet më për të vendosur një fjalë: shkrimi është një ushtrim i lidhur me praktikën e fes, ai është një art dhe çdo vë stilin zbukurues të vetin në zbatimin e grafive të veta. Kështu krahas tipave të rafive të dobishme, është një lulëzim i “shkrimit- dekorativ- zbukurues”.Krahas kaligrafisë –bukurshkrimit të mirfilltë vërehen edhe shtesa e zgjatime gjeometrike, zhvillimi, ky shkrim dekorativ (duke u nisur nga shekulli XII ) fillon të bëhet më i kursyer për t’u zhdukur në fundin e Mesjetës ku merr fund dhe shtrirja e islamit si fe.Megjithatë tendencat dekorative vazhdojnë deri në shkrimin modern arab, dhe roli i tij mbetet i rëndësishëm në një botë ku është shkriùi që materializon bashkimin etnik të popujve, kur flasin dialekte të ndryshme.Por të kthehemi tek teoria gjuhësore arabe.Leksikologjia që një degë parësore. Njiheshin studimet e Isa-as Sagafi ( vdekë më 766), lektor- lexues i madh i kur’anit dhe autore i shtatëdhjetë veprave në fushën e gramatikës. Tek Halili studimet fonetike, leksikologjike e semantike marrin një formë të rregullt e të përkryer. Ai qe shpikësi i metrikës arabe dhe i rregullave të saja, ne na mbesin vetëm vargjet që na shoqërojnë këto rregulla. Halili bën fjalorët e parë arabë “Libri Ayana”në të cilin fjalët janë renditur jo sipas rregullit alfabetik, por sipas një parimi fonetiko- psikologjik duke vënë rregullin në të cillin gramatikanët indianë rendisin tingujt: gutiral-grykore, palatal- qiellzore e të tjerë. Klasifikimi i lëndës

Page 3: 010 Gramatika Arabe Sheuki Rroji

vazhdon me parimet greke të dallimit midis “teorisë”dhe “praktikës”. Në klasën “teori” janë renditur: shkencat e natyrës (alkimia e mjekësia), shkencat matematike dhe shkenca e Zotit. Gramatika është vendosur pas teologjisë mysliùane dhe përpara drejtësisë, poezisë e historisë.Nxënsi i Halilit, Sibaëayhi e ngriti shumë lart gramatikën arabe saqë vepra e tij “Al- Kitab” i pari sistemim i madh.Është vërejtur mungesa e një teorie gramatikore e frazës tek gramatikat arabe. Në qoftë se ata dallojnë një frazë nominale nga një frazë verbale ata nuk e kanë konceptin e “kryefjalës e të kallëzuesit”. Në frazën nominale me termin “mubtada” ata tregojnë atë që për ne është një subjekt, prej të cilit fillohet” dhe në frazën verbale me termin “fa-il”, vepruesi”. Shënojmë që edhe sot termi i “subjektit” mungon në terminologjinë gramatikore arabe. Është njëri prej shumë simptomave që vërehen në veçoritë e gramatikës arabe e cila ka mbzutur e ndarë nga logjika aristetoliane, nuk ka dashur ti nënshtrojë analizën e gjuhës kategorive të saja dhe mbetet e lidhur ngusht me teoritë e vet islamit. Koncepti i “qiyas”-analogji, u ka bërë të mundur gramatikanëve organizimin e gjuhës arabe në një sistem të harmonishëm ku gjithshka është e motivuar. Megjithatë, specialistët nuk mund të mos bëjnë vërejtjen që gramatika arabe është më empirike se gramatika greke dhe më e lidhur me arsye ontologjike-fetare. Halil Sibayëaihi dhe e gjithë gjrnerata në vazhdim e gramatikanëve arabë, nuk kanë punuar si filozofë, por si lexues të Kur’anit dhe në gjuhë si mundte t’i përgjigjej mësimeve të tia.Qendra Kufas, pas asj Basras u qe kushtuar pikrisht leximeve kuranike. Gramatikani i madh kufas qe Al-Farra shpikësi i një terminologjie të re ku metoda origjinale konsiston në organizimin e arsyetimit gramatikor duke cituar vargjet.Shkolla Basrras do të ketë një zhvillim të shkëlqyer në gjeneratën që do të vijë pas Sibaëayhi. Bagdati është vendi ku do të vendosen këto filologë të ri.Andaj nga shekulli XI shkolla e Bagdatitparaqet një lulëzim të vërtetë teoricienësh e gramatikanësh, që shënojnë një progres të konsiderushëm në studimin e të folurit.Ne mund të citojmë veçse ndonjërin prej emrave të tyre: Al Mubarrad ka bërë “Kitab”të Sibaëayhi një libër bazë për të gjitha studimet e gjuhës, leksikografi Ta’lab që asmiruesi i të gjitha kundërshtimeve gramatikore e tjerë. Një punë e rëndësishme në rrugën për “Sirr sina at al-i’ rab,-Sekreti i artit (të gjuhës)ku ai përcakton esencën dhe funksionin e shkronjave më vete ato dhe në raport me shkronja të tjera të fjalës, ashtu qe për Hasa- is(Veçoritë) ku ai ekspozon parimet e gramatikës. Nga fundi i kësaj peridhudhe daton libri vepra e Ibn Malik (lindur në Spanjë më 1206, vdekë në Damask më 1274, autor i “Alfiya” (botuar në frëngjisht prej Sylvestre de Saci”, Alfiay ou la Quinessnce de la grammaire arabe” më 1883, poem didaktike në njëmijë vargje mbi gramatikën.Maliku ekspozon aty një teori morfologjike duke dalluar tri pjesë të ligjëratës:Emër, folje, pjesëz, por vëmendja e tij kryesore orientuar kah studimimi i lakimeve, “Israb” që përbën një hyrje në sintaksë.Ndërkohë dhe me gramatikanë e ndryshëm, Spanja bëhet njëra prej skenave të rëndësishme të përpunimit gramatikor arab. . Por pas Ibn Ginni, kërkimit i mungon origjinaliteti dhe kënaqet me përsëritjen dhe rregullimin e burimeve. Shënojmë që objekti i vetëm i këtyre kërkimeve ka qënë gjithnjë gjuha arabe dhe “autentike” ose e shkretëtores, e tillë ashtu siç është regjistruar në poezinë beduine dhe në Kur’an, por kurrë poezia e proza e mëvonshme.Gramatikanët evropianë, me raymend Lulle (1235-1309) por gjithashtu edhe J.C.Scaliger do të interesohen përvojave të gramatikanëve arabë. Sot çmohet

Page 4: 010 Gramatika Arabe Sheuki Rroji

eksperienca e tyre dhe se nocionet “rrënjë” dhe “lakim” janë huazuar prej gramatikanëve arabë.