...Teksti është strukturuar në tre linja kryesore (“Gjuha dhe komunikimi muzikor”, “Teknika...
Transcript of ...Teksti është strukturuar në tre linja kryesore (“Gjuha dhe komunikimi muzikor”, “Teknika...
KLIKONI KËTU
www.mediaprint.al
042251614
Titulli: Libër mësuesi Muzikë 6
Autor: Sofokli Tole
Drejtuese botimi: Anila BishaRedaktore: Aviola Kristo
Design: Mirela Ndrita Kopertina: VisiDesign
Shtëpia Botuese Mediaprint ISBN: 978-9928-08-202-2Botimi i parë, 2015Shtypi: Shtypshkronja Mediaprint
Libër mësuesi Muzika 6 3
Përmbajtja
1. Si është ndërtuar teksti dhe çfarë synohet të arrihet ................................................... 4
2. Kompetencat e lëndës dhe tematikat e saj ...................................................................11
3. Përmbajtja muzikore e CD‐së ........................................................................................ 18
4. Plani mësimor tremujori i parë ..................................................................................... 19
5. Planifikimi i orës mësimore – 13 tema ......................................................................... 22
6. Modele të veprimtarive praktike .................................................................................. 27
7. Plani mësimor tremujori i dytë ..................................................................................... 42
8. Planifikimi i orës mësimore – 12 tema ......................................................................... 45
9. Modele të veprimtarive praktike .................................................................................. 51
10. Plani mësimor tremujori i tretë ..................................................................................... 63
11. Planifikimi i orës mësimore – 10 tema ......................................................................... 66
12. Nivelet e vlerësimit dhe përshkrimi i tyre .................................................................. 82
Libër mësuesi Muzika 6 4
Në vend të hyrjes
1. Si është ndërtuar teksti dhe çfarë synohet të arrihet
Teksti zbaton në praktikë kurrikulën zyrtare dhe kompetencat në fushën e edukimit muzikor, si dhe realizon konkretisht standardet ndërkombëtare të edukimit muzikor si pjesë e edukimit artistik. Edukimi nëpërmjet muzikës realizohet me anë të studimit të veprës muzikore, marrëdhënies së drejtpërdrejtë me muzikën dhe pjesëmarrjes së fëmijëve në praktikat artistike.
Libri respekton dhe zbaton standardin që edukimi artistik muzikor duhet të jetë një dije që të shoqëron gjithë jetën, duke mbajtur parasysh muzikën dhe krijimtarinë muzikore me gjithë ndryshueshmërinë e saj. Në libër vendoset një balancë për sa i përket hierarkisë së formave të ndryshme të shprehjes artistike që i përkasin kulturave të ndryshme. Teksti ndërthur vlerat e traditës sonë muzikore me ato të artit të kultivuar evropian e botëror. Ndër to, në libër gjejnë zbatim dy drejtimet bazë të “Road map on art education”, aprovuar në vitin 2006 nga Kongresi i UNESCO‐s:
‐mësimin përmes dijeve të muzikës, të artit dhe kulturës;
‐mësimin përmes krijimtarisë muzikore, si në art dhe kulturë.
Në libër evidentohet qartë se mësimi i muzikës nuk është dhe nuk duhet të jetë qëllim në vetvete. Nëse fëmijët dëgjojnë muzikë me vlerë prej ditës që lindin, dhe më pas mësojnë ta interpretojë atë, ata zhvillojnë brenda tyre ndjesinë, disiplinën dhe durimin. Thelbi i edukimit përmes muzikës dhe arteve është formimi i qytetarëve evropianë të Shqipërisë.
2. Teksti ka disa qasje, por dy shtyllat bazë të tij janë
2.1 Teksti si mozaik multikulturor.
2.2 Teksti si brendi dhe ndërthurje ndërdisiplinore
Format e zbatuara në libër të mbështetura në edukimin artistik bashkëkohor, provojnë se luajnë një rol më të rëndësishëm në kultivimin e shijeve artistike duke i bërë fëmijët më kreativë dhe mendjehapur në raport me edukimin tradicional.
Teksti është strukturuar në tre linja kryesore (“Gjuha dhe komunikimi muzikor”, “Teknika dhe Procese”, “Historia, muzika dhe shoqëria”), dhe përmes tyre konkretizon përhapjen e të drejtave muzikore bazë, në të gjitha vendet e botës, të drejta që parashikohen në nenet 22, 26, dhe 27 të “Deklaratës universale të të drejtave të njeriut” si dhe në nenet 29 dhe 31 të konventës “Për të drejtat e fëmijëve”. Këto të drejta përfshijnë:
Libër mësuesi Muzika 6 5
‐ të drejtën që kanë të gjithë fëmijët dhe adoleshentët të shprehen muzikalisht me lirinë e mundshme të shprehjes.
‐ të drejtën që kanë të gjithë fëmijët dhe adoleshentët që të mësojnë gjuhën dhe aftësitë muzikore.
‐ të drejtën që kanë të gjithë fëmijët dhe adoleshentët për të patur akses tek zhvillimet muzikore përmes pjesëmarrjes, dëgjimit, krijimit dhe informimit.
3. Metoda e Kodait, baza e edukimit muzikor bashkëkohor
Teksti i muzikës reflekton përvojën botërore të edukimit përmes muzikës të edukatorëve të shquar të edukimit përmes muzikës, si Schinischi Suzuki apo Zoltan Koday. Ndër këto parime teksti evidenton dhe shkallëzon kompetencat që lidhen me:
- Këndimin, interpretimin në instrumente dhe kërcimin e bazuar në kujtesën muzikore,lojërat tradicionale dhe këngët popullore nga trashëgimia e vendit e më pas, të zgjerohet duke përfshirë muzikë të vendeve dhe kulturave të tjera.
- Dëgjimin dhe analizimin e krijimtarisë muzikore të artit botëror.
- Arritjen e mjeshtërive të aftësive muzikore, si shkrimi dhe leximi muzikor dhe këndimi i pjesëve muzikore.
Në funksion të saj janë përzgjedhur shembujt muzikorë, të cilët të kultivojnë njëkohësisht tek fëmija ndjenjën e melodisë, ritmit, harmonisë dhe të formës. Për këtë janë qëmtuar dhe evidentuar modelet më të mira muzikore që vijnë si nga trashëgimia muzikore popullore e po ashtu nga krijuesit e muzikës sonë kombëtare dhe botërore.
4. Eksplorimi i muzikës në katër dimensione: lexim, dëgjim, këndim dhe shkrim muzikor.
Në tekst janë strukturuar qartazi katër dimensione që kanë të bëjnë me leximin, dëgjimin, këndimin dhe shkrimin muzikor si katër kompetenca që duhen përvetësuar nga fëmijët. Përmes arritjes së këtyre kompetencave, teksti realizon këto objektiva te edukimit artistik që fokusohen tek parimi që mësimi i disiplinave të ndryshme artistike duhet të ecë mbi baza të barabarta me lëndët e tjera të sistemit arsimor, duke pasur parasysh rolin kyç të arteve dhe të krijimtarisë artistike, si dhe përvojën e zhvillimit fizik, emocional dhe ndijor të fëmijëve dhe të rinjve.
Nga ana tjetër, teksti mëson disiplinat artistike duke përdorur mjete të ndryshme të shprehjes artistike dhe e ndërlidh atë me mësimin e lëndëve të tjera.
Libër mësuesi Muzika 6 6
Qëllimet e programit të muzikës
Programi i muzikës, nëpërmjet përmbajtjeve të përcaktuara sipas tematikave, ka si qëllim zhvillimin e mëtejshëm të njohurive dhe koncepteve për plotësimin e formimit muzikor dhe artistik, zhvillimin e aftësive muzikore të të menduarit kritik dhe krijues, zhvillimin personal, intelektual, social dhe kulturor të nxënësve, për të njohur dhe vlerësuar vepra të muzikës shqiptare ku përfaqësohet trashëgimia jonë kombëtare muzikore dhe ajo botërore, nga periudha dhe kontekste të ndryshme kulturore dhe historike. Në programin e muzikës nxënësit përfshihen në veprimtari muzikore tradicionale dhe:
- përvetësojnë vlerat e muzikës kombëtare, si pjesë e pandashme e vlerave të artit shqiptar;
- marrin pjesë në jetën kulturore të klasës, shkollës, komunitetit;
- vënë në shërbim të mjedisit ku jetojnë aftësitë dhe talentin e tyre;
- ndërveprojnë në mënyrë sociale, kulturore dhe intelektuale me grupe të ndryshme kulturore apo etnike;
- zhvillojnë kompetencat muzikore për të krijuar dhe realizuar punë të ndryshme muzikore;
- japin kontributin e tyre në aktivitetet artistike muzikore të ndryshme.
Korniza konceptuale e programit
Hartimi i programit lëndor rrjedh nga: korniza kurrikulare e arsimit parauniversitar, kurrikula bërthamë dhe plani mësimor i arsimit bazë. Si i tillë ky dokument i shërben: Nxënësit, për zhvillimin e kompetencave kyçe të të nxënit gjatë gjithë jetës dhe të kompetencave të lëndës së muzikës, në mënyrë që ata të përballojnë sfidat e jetës dhe të integrohen në shoqëri. Mësuesit, për planifikimin, realizimin dhe vlerësimin e veprimtarisë mësimore dhe arritjet e nxënësve në klasë dhe jashtë saj. Prindit, për njohjen e rezultateve të pritshme të fëmijëve dhe kriteret e vlerësimit në periudha të caktuara. Hartuesit të teksteve mësimore dhe të materialeve ndihmëse për mësuesit dhe nxënësit. Programi i muzikës ka në thelbin e tij krijimin e kushteve për ndërtimin e kompetencave të lëndës si dhe të kompetencave kyçe që lidhen me to. Realizimi i temave ndërkurrikulare nëpërmjet lëndës së muzikës është një komponent i rëndësishëm i programit për kontributin e muzikës dhe të gjitha arteve të tjera që përbëjnë fushën e arteve, në shoqëri dhe në jetën e përditshme. Programi, përmban 3 tematika që janë të përbashkëta në të gjitha disiplinat artistike të fushës së arteve dhe krijojnë kushte që nxënësi të ndërtojë dhe zbatojë njohuritë, shkathtësitë, qëndrimet dhe vlerat, në funksion të kompetencave të lëndës dhe kompetencave kyçe. Në program paraqiten edhe koha mësimore për secilën tematikë, që ndryshon nga klasa në klasë. Në program, gjithashtu, përshkruhet lidhja e muzikës dhe fushave të tjera, në mënyrë që kurrikula e arsimit bazë të shihet si një e tërë për realizimin e qëllimit kryesor të formimit të nxënësve. Përdorimi i metodologjive efikase në mësimdhënie në muzikë është kusht për zbatimin e programit, për arritjen e kompetencave nga ana e nxënësve, duke i dhënë secilit mundësinë të shfaqë dhe të zhvillojë potencialin artistik, që zotëron brenda vetes. Në këtë program, vlerësimi i nxënësve është komponent thelbësor për përmirësimin e arritjeve të nxënësve dhe procesit të të nxënit.
Libër m
ësue
si Muzika 6
7
Dig
ram
a 1:
Kor
niza
kon
cept
uale
e p
rogr
amit
Ars
imi b
azë
syno
n pë
r nx
ënës
it
Kri
jimin
e id
entit
etit
dhe
Kul
tivim
in e
vler
ave
Zhvi
llim
in sh
oqër
or,
inte
lekt
ual e
fizi
kZo
tëri
min
e k
ompe
tenc
ave
për t
ë nx
ënit
gjat
ë gj
ithëj
etës
Përk
ujde
sje
për
shën
detin
Bash
këje
tesa
pa
qëso
re
Ndë
rvar
ësia
Zhvi
llim
i i
qënd
rues
hëm
M
jedi
si V
endi
mm
arrj
a
mor
ale
Të d
rejta
t e
njer
iut
Identitetikombëtar
dhe njohja e kulturave
Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin
Kom
pete
nca e
kom
unik
mit
dhe t
ë
shpr
ehur
it
Kom
pete
nca
e të
men
duar
it K
ompe
tenc
a e
të n
xëni
tK
ompe
tenc
a pe
rson
ale
Kom
pete
nca
qyte
tare
Kompetenca
digjitale
Edukimi Fizik
Shke
ncat
shoq
ëror
e
Gju
hët d
he
kom
unik
imi
Shke
ncat
e
naty
rës
Tekno
logj
i
ARTET
Vle
rësi
mi i
ve
prav
e m
uzik
ore
Kri
jimi
muz
ikor
Perf
orm
imi/
inte
rpre
timi
muz
ikor
MU
ZIK
A
Libër mësuesi Muzika 6 8
Lidhja e kompetencave kyçe me kompetencat e fushës
Ndërtimi dhe zbatimi i kompetencave kyçe nga nxënësit gjatë procesit të mësimdhënies dhe nxënies kërkon që mësuesi të mbajë parasysh lidhjen e kompetencave kyçe me kompetencat e lëndës për secilën shkallë. Për të realizuar në praktikë këtë lidhje, mësuesi duhet të përzgjedhë situatat, veprimtaritë, metodat dhe mjetet e përshtatshme të procesit të të nxënit. Kompetenca përcaktohet si integrim i njohurive, shkathtësive dhe qëndrimeve që një nxënës duhet t’i fitojë gjatë procesit të nxënies. Në zhvillimin e kompetencave muzikore, nxënësi gjithashtu, zhvillon kompetencat kyçe në lidhje me krijimtarinë, interpretimin, vlerësimin e muzikës, përpunimin e informacionit për muzikën, prezantimin e detyrave të zhvilluara.
Për të realizuar lidhjen e kompetencave kyçe me kompetencat e lëndës së muzikës mësuesi ndjek këto hapa:
- përzgjedh rezultatin/et e të nxënit për kompetencat kyçe që synon të arrijë nxënësi në shkallën përkatëse;
- përzgjedh rezultatin/et e të nxënit për shkallë për kompetencat e lëndës së muzikës që synon të arrijë nxënësi;
- zbërthen në rezultate të nxëni për kompetencat e lëndës së muzikës për vit mësimor, rezultatin/et e të nxënit për shkallë;
- përzgjedh përmbajtjen/et mësimore, mjetet didaktike, metodologjinë e mësimdhënies, përmes të cilave realizon rezultatet e të nxënit të kompetencave muzikore, si dhe rezultatet e të nxënit për kompetencat kyçe në një vit mësimor;
- planifikon mësimdhënien duke përfshirë periudhën kohore gjatë së cilës do t’i arrijë rezultatet e të nxënit brenda vitit shkollor;
- kryen analiza dhe vlerësime të ecurisë së nxënësve pas realizimit të orëve mësimore, detyrave, projekteve, për të verifikuar arritjet.
-
Rezultatet kryesore të të nxënit sipas kompetencave kyçe
Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit
Nxënësi:
• krijon personalitetin e vet në veprimtaritë artistike;
• kupton drejt mesazhin artistik;
• demonstron një komunikim të qartë me anë të gjuhës muzikore, simboleve, shenjave dhe formave muzikore;
• shfrytëzon mjetet artistike mundësitë e komunikimit dhe të të shprehurit në muzikë në mënyrë të pavarur.
Libër mësuesi Muzika 6 9
Kompetenca e të menduarit
Nxënësi:
• kërkon dhe gjen njohuritë muzikore në mënyrë të pavarur;
• zgjidh probleme të ndryshme muzikore/artistike;
• zhvillon aftësitë për të menduar në mënyrë krijuese dhe ndërvepruese;
• ndjek udhëzimet për të realizuar një krijim muzikor.
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Nxënësi:
• klasifikon mjetet për të realizuar një krijim muzikor;
• përdor burime të ndryshme informacioni për të realizuar një krijim muzikor;
• krijon në mënyrë të pavarur detyrën e dhënë.
Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin
Nxënësi ndërmerr nisma për të zhvilluar aktivitete muzikore brenda dhe jashtë klasës duke kontribuar në mënyrë krijuese.
Kompetenca personale
Nxënësi:
• zhvillon besimin tek vetja gjatë veprimtarive muzikore;
• përfshihet në mënyrë aktive në jetën artistike shkollore dhe komunitet;
• krijon besim te të tjerët
Kompetenca qytetare
Nxënësi:
• bashkëpunon me të tjerët për çështje të ndryshme kulturore;
• respekton punën e të tjerëve;
Kompetenca dixhitale
Nxënësi:
• krijon informacion, si dhe bashkëpunon në rrjetet informuese në internet;
• njeh mjetet të ndryshme në funksion të informacionit muzikor si: magnetofon, audio, video CD, DVD.
Libër m
ësue
si Muzika 6
10
Lidhja e muzikës me fushat e tjera kurrikulare
Muz
ika është e lid
hur me lënd
ët brend
a fushës së saj, po
r ed
he m
e fusha të tjera të nx
ëni në kurriku
l. Melod
ia, ritm
i, ha
rmon
ia,
dina
mika, te
mpi, forma, struk
tura etj. lidh
en shu
më mirë me disiplinat e tjera artistik
e si : kërcim
in, artin pam
or, teatrin, p
or edh
e me
matem
atikën, g
juhën dh
e ko
mun
ikim
in, shk
encat s
hoqërore etj. Kështu mësue
sit d
uhet t’u japin mun
dësinë nxënësve të kon
solid
ojnë
dhe form
ojnë përvo
jat që ata kan
ë kriju
ar, du
ke i pasurua
r dh
e du
ke u dhënë drejtim të mëtejshëm këtyre pë
rvojave. M
ë po
shtë
paraqiten disa lidh
je ndë
rlëndo
re të m
uzikës m
e lënd
ë të tjera, të para pë
rmes njohu
rive
Dig
ram
a 2:
Lid
hja
ndër
mje
t muz
ikës
dhe
fush
ave
të tj
era.
Libër m
ësue
si Muzika 6
11
Kompetencat e lëndës dhe tematikat e saj
Bazu
ar në këtë kurriku
l, lënd
a e muz
ikës syn
on të pë
rmbu
shë 3 ko
mpe
tencat e lëndë
s, të cila
t lid
hen me ko
mpe
tencat kyçe që një
nxënës duh
et të zotërojë gjatë jetës s
ë tij dhe që arrihen nëpë
rmjet 3 tematikave kryesore.
Dig
ram
a 3
: Kom
pete
ncat
që
form
ohen
për
mes
tem
atik
ave
NXË
NËS
I NË
MU
ZIK
Ë
Gju
ha d
he
kom
unik
imi
muz
ikor
Tekn
ika d
he
proc
ese m
uzik
ore
His
tori
a, m
uzik
a dh
e sh
oqër
ia
Kom
pete
nca
për
jetë
n, s
ipër
mar
rjen
dh
e m
jedi
sin
Kom
pete
nca
e të
sh
preh
urit
Kom
pete
nca
pers
onal
e
Kom
pete
nca
e të
nx
ënit
Kom
pete
nca
e të
m
endu
arit
Kom
pete
nca
e ko
mun
ikim
it dh
e të
shp
rehu
rit
Kom
pete
nca
digj
itale
Kri
jimi m
uzik
or
Vle
rësi
mi i
vep
rave
m
uzik
ore
Perf
orm
imi/
inte
rpre
timi m
uzik
or
Libër mësuesi Muzika 6 12
Kompetencat e lëndës:
Kompetenca 1: Krijimi muzikor.
Kompetenca 2: Përforcimi/interpretimi muzikor.
Kompetenca 3: Vlerësimi i veprave muzikor
Kompetencat e veçanta Përshkrimi i tyre
Krijimi muzikor Nxënësi:
- përdor ide të ndryshme për të organizuar krijimin muzikor;
- përdor elementet muzikore gjatë krijimit;
- zhvillon ide të reja gjatë krijimit muzikor;
- organizon krijimin e vet muzikor, sipas rregullave të strukturës së periudhës muzikore;
- ndan përvojat e veta krijuese me të tjerët.
Përforcimi/interpretimi muzikor
Nxënësi:
- zhvillon teknikat e këndimit, të luajtjes, së dëgjimit, analizimit, improvizimit në nivele të ndryshme;
- perfeksion këndimin duke zbatuar teknikat përforcimit/ interpretimit muzikor;
- respekton rregullat e luajtjes në instrumente;
- ndan përvojat e veta performuese me të tjerë
Vlerësimi i veprave muzikore
Nxënësi:
- analizon veprat muzikore që nga format e vogla e deri tek ato të mëdhatë;
- vlerëson veprat muzikore, duke bërë një gjykim kritik dhe estetik.
Libër mësuesi Muzika 6 13
Tematika e lëndës
Tematika 1: Gjuha dhe komunikimi muzikor.
Tematika 2: Teknikat dhe proceset muzikore.
Tematika 3: Historia, muzika dhe shoqëria.
Tematika: Gjuha dhe komunikimi muzikor
Muzika është një tjetër gjuhë, krahas gjuhës së folur, gjuhës së gjesteve dhe gjuhës pamore. Mësojini të fshehtat dhe komunikoni përmes tingujve dhe simboleve të saj. Gjuha e muzikës është universale dhe sʹka nevojë të përkthehet
PËRSHKRIMI I TEMATIKËS
Melodia dhe ritmi janë pjesë e pandashme e njohurive të domosdoshme që duhet të dijë nxënësi për kuptimin e muzikës. Njohuritë që do të vazhdojnë të merren, janë të shumta dhe kanë të bëjnë me mësimin e shkrimit muzikor si: pentagrami, çelësi i solit, notat muzikore në vija dhe fusha, poshtë dhe sipër pentagramit, masa muzikore, simbole të tjera si lidhja vlerëse dhe shprehëse, shenja e përsëritjes. Gjatësia e vlerave të notave dhe pushimeve, pika e vlerës, njohja me kohët e thjeshta 2/4, 3/4 dhe 4/4, 3/8 dhe kohët e përbëra 6/8, tonalitetin, shkalla muzikore , akordi dhe arpezhi etj. do të zgjerojnë më tej njohuritë muzikore të nxënësit për kuptimin, krijimin ,interpretimin dhe gjykimin e saktë të muzikës që dëgjon apo performon. Gjithashtu ato zgjerojnë më tej panoramën mbi njohuritë muzikore.
Rezultatet e të nxënit për kompetencat e lëndës:
Krijimi muzikor Nxënësi:
• krijon në kohët 2/4,3/4, 4/4, 3/8,6/8;
• krijon duke përdorur kombinime të ndryshme vlera notash dhe pushimesh;
• përdor simbole të ndryshme muzikore të mësuara duke krijuar diversitet në krijimin e vet;
• demonstron kuptimin e tyre gjatë shpjegimit të krijimit të vet.
Performimi/interpretimi muzikor:
Nxënësi:
• demonstron gjatë interpretimit të këngëve simbolet muzikore;
Libër mësuesi Muzika 6 14
• interpreton në kohët të ndryshme, duke demonstruar se i ka kuptuar ato qartë;
• luan apo këndon duke respektuar simbolikat e mësuara;
• këndon ushtrime në kohët e mësuara;
Vlerësimi muzikor: Nxënësi:
• kupton dhe shpjegon ndryshimin e kohëve tek ushtrimet, këngët apo pjesët muzikore;
• zhvillon kuptimin e ritmeve muzikore të mësuara dhe pjesëve muzikore, si p.sh. koha 2/4 ‐ marshi, koha ¾ ‐ valsi etj.;
• shpjegon ndryshueshmërinë e muzikës gjatë respektimit të simboleve;
• demonstron kuptimin e tonaliteteve muzikore;
• gjatë krijimit muzikor:
‐ organizon krijimin e vet muzikor, sipas rregullave të strukturës së periudhës muzikore;
‐ ndan përvojat e veta krijuese me të tjerët.
Shkathtësitë për realizimin e kompetencave të lëndës
Nxënësi:
këndon këngë me tematika të larmishme (himni, atdheu, familja, shoqëria, këngët patriotike dhe festat e ndryshme etj;, po kështu edhe këngë për të rinj apo popullore), në kohë të ndryshme të thjeshta dhe të përbëra, me një regjistër të thjeshtë vokal, me shtrirje brenda oktavës qendrore, nga notat Do – Do2;
‐ respekton rregullat e këndimit gjatë të kënduarit;
‐ respekton gjatë këndimit ritmin, intonacionin, karakterin e këngës;
‐ këndon solo dhe në grup;
‐ interpreton këngët e mësuara me emocion dhe ndjenjë;
‐ luan në instrumentin e fyellit sipas notave muzikore dhe kohëve të mësuara (kohët e thjeshta);
‐ respekton rregullat e luajtjes në instrument;
‐ merr pjesë në aktivitetet e klasës dhe shkollës;
‐ regjistron krijimet e tyre në instrument dhe zë (luajtje në instrument dhe këngë në magnetofonin e klasës, shkollës.
Libër mësuesi Muzika 6 15
Tematika: Teknikat dhe proceset muzikore
PËRSHKRIMI I TEMATIKËS Dëgjimi muzikor, përjetimi dhe të shprehurit emocional ndaj muzikës, është një proces shumë i rëndësishëm. Muzika krijon emocione, që shprehin: dashuri, kënaqësi, keqardhje, gëzim, shpresë, mërzitje e cila si mendim muzikor është zhvilluar në hapësirë dhe në kohë. Muzika shfaqet si një ndërthurrje elementesh që jo gjithmonë janë të shpallura në kuadrin e formës muzikore dhe po ashtu, jo gjithmonë i përkasin thjesht dhe vetëm përmbajtjes. Njohja me ndryshueshmërinë e muzikës monodike dhe polifonike dhe kuptimi i formave muzikore, njohja me instrumentet muzikore në grupet , ku ato bëjnë pjesë, është i domosdoshëm në këtë shkallë.
Ndërsa përdorimi i teknologjive të ndryshme ndihmon dhe është në funksion të kërkimit të të dhënave, prezantimit, regjistrimeve.
Rezultatet e të nxënit për kompetencat e lëndës:
Krijimi muzikor • provon të këndojë fragmente të vogla muzikore për të kuptuar ndryshueshmërinë e muzikës;
• krijon një motiv muzikor të personalizuar;
• imiton me zë ose fishkëllimë motive nga vepra të ndryshme muzikore.
Performimi/interpretimi muzikor:
• interpreton me zë ose fishkëllimë motivet nga vepra të ndryshme muzikore;
• performon / interpreton këngë të ndryshme me emocion;
• vlerëson interpretimin dhe performimin e të tjerëve;
• përdor media (DVD, CD, magnetofon) për të reklamuar /prezantuar punën e vet;
• ndan përvojën e vet artistike me të tjerët.
Vlerësimi i veprave muzikore:
• bën lidhje ndërmjet asaj që di mbi format muzikore, instrumentet apo vokalin dhe asaj që dëgjon në një vepër muzikore; bën gjykime kritike ndaj një muzike të caktuar, duke u mbështetur në gjuhën muzikore ndryshueshmërinë e ritmeve muzikore, shpejtësinë muzikore, formën muzikore, karakterin e pjesëve muzikore;
• ndan përvojën/mendimin e vet artistik me të tjerët;
• dëgjon dhe komunikon mendimin e vet rreth veprave muzikore të dëgjuara;
Libër mësuesi Muzika 6 16
• reflekton emocionet që i krijon një vepër muzikore gjatë kohës që interpretohet/luhet;
• shpreh mendimin e vet rreth pjesës muzikore që dëgjon;
• përdor një fjalor të thjeshtë muzikor;
• respekton mendimin e shokëve;
• respekton pjesë muzikore të kulturave të tjera;
• merr pjesë në aktivitete të ndryshme brenda dhe jashtë shkollës.
Shkathtësitë për realizimin e kompetencave të lëndës
Nxënësi:
‐ demonstron kuptimin e motivit, frazës, fjalisë dhe periudhës muzikore;
‐ demonstron kuptimin e ndryshueshmërisë së muzikës instru‐mentale dhe vokale, duke dhënë veçoritë e secilës pjesë muzikore: kanonit, këngës, minuetit shembuj muzikore: kanone të ndryshme, kënga e Solvegut nga Per Gynt – Eduard Grieg, minueti në G maxhor, J.S.Bah;
‐ dëgjon pjesët muzikore, duke shprehur emocionet lidhur me muzikën dhe përcakton formën në të cilën është paraqitur ‐ instrumentale, vokale, orkestrale;
‐ dëgjon dhe argumenton nga dëgjimi muzikor i pjesëve temën muzikore dhe gjendjen emocionale që krijon ajo ( vepra instrumentale);
‐ dëgjon dhe argumenton nga dëgjimi muzikor, temën e një vepre muzikore, si kalon ajo nga instrumenti në instrument dhe si komunikojnë instrumentet me njëri – tjetrin, duke paraqitur mendimin e plotë muzikor (vepër orkestrale);
‐ demonstron ndryshueshmërinë e muzikës që dëgjon, duke përdorur fjalor të thjeshtë muzikor: e shpejtë, e ngadaltë, e qetë, ëmbël, minuet etj.
Materiale dhe burime mësimore
Gjatë mësimit të muzikës për realizimin e kompetencave, mësuesi përdor mjete didaktike dhe burime, të cilat nxënësi i prek, i shikon, i përdor, i dëgjon etj. Ai/ajo përdor mjete vizuale, teknologji të nevojshme, jep ndihma të veçanta, përshtat shembuj të ndryshëm,krijon mjedisin e përshtatshëm për aktivitete. Teknologjia ka një ndikim të madh në muzikë, duke ndihmuar nxënësit të eksplorojnë këngë me tematikë të ndryshme, për të rinj, arie, mjuzikëll, vepra muzikore të ndryshme, duke zhvilluar aftësitë e tyre në njohjen më të plotë të muzikës. Tekstet dhe materialet sigurojnë një qasje përmes përdorimit të tyre të përshtatshëm me moshën dhe nivelin e të mësuarit. Me anë të mediave, detyrave dhe projekteve të ndryshme, u krijohet mundësia nxënësve të demonstrojnë apo prezantojnë punët dhe krijimet e tyre. Muzika studiohet përmes njohjes dhe përdorimit të mjeteve,
Libër mësuesi Muzika 6 17
materialeve, teknikave e procedurave specifike muzikore, p.sh: për dëgjim muzikor, shikim të shfaqjeve, për ndjekjen e pjesëve muzikore dhe këngëve përdoren magnetofoni, TV, CD dhe DVD . Përveç materialeve, shfrytëzohen edhe burime mësimore, si teksti shkollor, interneti etj. Disa nga mjetet më të përdorshme didaktike janë:
Mjetet audiovizive: Tv, magnetofon, video, video‐projektor, kompjuter, internet, CD, DVD.
Mjetet dëgjimore: radio, magnetofon etj.
Mjetet verbale, tekstet: tekstet mësimore (të detyruara), libri i mësuesit, fletoret e punës, katalogë, albume që mund të përdoren në shkollë për të mbështetur punën e nxënësve dhe demonstruar vepra të ndryshme muzikore. Këto burime duhet të diskutohen dhe vlerësohen nga stafi si një pjesë e planit të tyre për muzikën. Ky plan duhet të jetë i rëndësishëm për të përzgjedhur burimet e dyta, të cilat ndihmojnë për të mbështetur nxënësit në punët e tyre krijuese dhe performuese, si dhe në kryerjen e krijimeve të ndryshme. Mjedisi mësimor (klasa, kabinetet e muzikës etj.).
Libri i mësuesit shoqërohet me CD
Libër mësuesi Muzika 6 18
Përmbajtja muzikore e CD‐së: 1.“Ut quant laxis”, himni i Guido D’Arecos i njohur edhe si “Ut‐re‐mi‐fa‐sol”. Mësimi 1. 2. “Minuet” nga Johan Sebastian Bah. Mësimi 2. 3. “Kënga e Marmotës” nga Ludvig Van Beethoven. Mësimi 3. 4. “Kënga e troftës”, nga Franc Shubert. Mësimi 4. 5. “Labe”, pjesë për piano nga albumi “Agoj” për fëmijë nga Vasil S. Tole. Mësimi 5. 6. “Hej ju male”, nga Çesk Zadeja. Mësimi 6. 7. “Kënga e alfabetit”, nga Parashqevi Qirjazi. Mësimi 7. 8. “Marshi i Radeckit” nga Shtraus. Mësimi 7 9. “Happy birthday”, këndon Frenk Sinatra. Mësimi 8. 10. “Valsi i lumturisë” nga Avni Mula. Mësimi 8. 11. “Preludi nr. 1”, për piano nga Bah. Mësimi 9. 12. “Marshi i martesës” nga Wagner. Mësimi 9. 13. “Marsejeza” këndon Mirej Matje. Mësimi 10. 14. “Kur më zbret nga Voskopoja”, popullore. Mësimi 11. 15. “Kënga e luftëtarëve të Krujës”, nga Çesk Zadeja. Mësimi 12. 16. “Shkon djali tërmale” nga Çesk Zadeja. Mësimi 12. 17. “Himni kombëtar”. Mësimi 13. 18. “Himni i Evropës”. Mësimi 14. 19. “Për mëmëdhenë” këngë patriotike nga Mihal Grameno. Këndon grupi “Lira”. Mësimi 15. 20. “Malet me blerim mbuluar”, këngë partizane nga Dhora Leka. Mësimi 16, 21. “Zare trëndafile”, këngë popullore e kënduar nga Tefa Tashko Koço. Mësimi 17. 22. “Cili je ti more burrë”, këngë korale iso‐polifonike për Ismail Qemalin. Mësimi 17. 23. “Fjala nënë”, muzika Feim Ibrahimi. Ork. Kristi Popa. Mësimi 18. 24. “Gjuha jonë barot e trëndelinë”, muzika Limoz Dizdari. Ork. Kristi Popa. Mësimi 19. 25. “Puthja e lirisë”, muzika Nikolla Zoraqi. Ork. Kristi Popa. Mësimi 20. 26. “Ninullë”, muzika Johanes Brahms. Mësimi 21. 27. “Ding‐dong”, muzika Stravinski. Ork. Kristi Popa. Mësimi 23. 28. “I have a little baby”, muzika Stravinski. Ork. Kristi Popa.Mësimi 24. 29. “Melodi me fyell”. Mësimi 25.
Libër m
ësue
si Muzika 6
19
Plan
i mësim
or trem
ujori i parë (1
3 orë)
shtator‐dh
jetor
Nr
Tematika
Temat mësimore
Situata të
parashikuara të të
nxënit
Metodologjia dhe
veprimtaritë e
nxënësve
Vlerësimi
Burimet
1 Te
knika dh
e procese
muz
ikore
Him
ni i fla
murit
Simbo
let ton
a ko
mbëtare
Performim
, interpretim
në grup dh
e solo.
Vlerësim në grup
e.
Teksti i n
xënësit,
materiale
nga interneti;
magnetofon; CD.
2 Gjuha dhe
komun
ikim
i Pe
ntagrami m
uzikor
Simbo
let
dhe kup
timi i
tyre.
Zbatim
e praktik
e në
klasë.
Vlerësim
individu
al
dhe grup
.
Teksti i n
xënësit,
materiale n
ga shk
rimi
muz
ikor.
3 Gjuha dhe
komun
ikim
i Çelësi m
uzikor i
solit
Dëgjim m
uzikor,
J.S.Bah Çelësi,
kuptim
i i tij në
jetën e pë
rditshm
e
Dëgjim m
uzikor,
Zbatim
e dhe vep
rime
praktik
e në klasë.
Vlerësim
individu
al për
veprim
et në situatë
dhe realizim
in e
detyrës.
Teksti i n
xënësit,
magnetofon, CD, tastie
rë
4 Gjuha dhe
komun
ikim
i
Notat: T
ingu
jt muz
ikorë në vija
dhe fusha.
Simbo
let
dhe kup
timi i
tyre.
Zbatim
e praktik
e në
klasë.
Vlerësim
individu
al dhe
në grup. Krijim
in
dhe kënd
imin e
tingu
jve;
identifikim
in e ty
re
Teksti i n
xënësit,
materiale n
ga shk
rimi
muz
ikor.
5 Te
knika dh
e procese
Shprehitë vok
ale
dhe form
at e
kënd
imit.
Dëgjim m
uzikor.
Solo, n
ë ko
r, grup
polifon
ik
Dëgjim
, kënd
im në grup
, solo
dhe në grup.
Vlerësim
individu
al dhe në
grup për
demon
strimin e
shprehive vo
kale
Magnetofon
CD; instrum
ente ORF
.
Libër m
ësue
si Muzika 6
20
6 Gjuha dhe
komun
ikim
i Notat poshtë dh
e sipë
r pentagram
it
Simbo
let
dhe kup
timi i
tyre.
Zbatim
e praktik
e në
klasë. Krijim
, pe
rformim të këngëve
solo ose në grup
Vlerësim
individu
al dhe
në grup, për
krijimin
demon
strimin
identifikim
in e
shkrim
it muz
ikor.
Teksti i n
xënësit,
materiale n
ga shk
rimi
muz
ikor.
7 Gjuha dhe
komun
ikim
i
Piramida e vlerave
të notave dh
e pu
shim
eve
Dëgjim m
uzikor
pjesë ko
rale për
fëmijë, objekte ose
fruta pë
r nda
rje në
njësi të barabarta.
Zbatim
e praktik
e në
klasë
krijim, p
erform
im
këng
ësh në grup dh
e solo
Vlerësimi p
ër
veprim
et në situatë
demon
strimin e
gjatësisë së notave
dhe pu
shim
eve
Teksti i n
xënësit,
Magnetofon, CD
8 Te
knika
dhe procese
Kënga patriotike
Për m
ëmëd
henë
Kinem
aja në klasë
Fragment n
ga
filmi “Ja vde
kje, ja
liri”.
Këngë patriotike
Performim
interpretim
i në grup dh
e solo.
Vlerësimi p
ër
interpretim
in në
grup dhe solo pë
r krijimin e album
it:
CD m
e këng
ë pa
triotik
e.
CD m
ë këng
ë pa
triotik
e magnetofon.
9 Te
knika
dhe procese
muz
ikore
Kënga partiz
ane
“Malet m
e blerim
mbu
luar”
Përje
tim
emociona
l Vështro tablonë
piktorit F. H
axhiu
“Tenda e qyp
it”
Këndime të m
otiveve
melo‐ritm
ike.
Vlerësim
individu
al dhe
grup në
interpretim
in e
këng
ëve. Krijo
albu
m: C
D m
e këng
ë pa
rtizan
e.
Magnetofon, CD, album
këng
ë pa
rtizan
e dh
e pa
triotik
e.
10 Te
knika dh
e procese
muz
ikore
Njohja me
instrumentin e
fyellit, n
dërtim
i dhe
përdorim
i i tij
Nga dallohen
instrumentet
muz
ikore. Si
grup
ohen ato.
Bashkëbisedim
Dem
onstrim.
Performim
.
Vlerësim
individu
al, grup.
Magnetofon
Cd. Fyell. album
instrumente.
Libër m
ësue
si Muzika 6
21
11 Historia,
muz
ika dh
e shoq
ëria
Form
at m
uzikore
Muz
ika dh
e artet e
tjera
Dëgjim m
uzikor
Ana
lizë, vlerësim i
form
ës së veprave të
artit.
Vlerësim
individu
al dhe në
grup i pë
rcaktim
it të fo
rmës dhe
përm
bajtjes
muz
ikore
Magnetofon; CD,album
e me vepra të artit pa
mor
12 Te
knika dh
e procese
Him
ni i Ev
ropë
s
Dëgjim m
uzikor
Simbo
le të
Evropë
s dh
e vend
eve të BE.
Dëgjim m
uzikor
Këndim në grup dhe
solo, krijim
, vizatim
.
Vlerësim
individu
al dhe në
grup për
interpretim të saktë
Teksti i n
xënësit,
CD; m
ateriale të ndryshm
e pë
r historinë e him
nit
europian
.
13 Te
knika dh
e procese
Zbulojmë zërat m
ë të buk
ur
Çfarë dëshirojm
ë të bëjmë në të
ardh
men. Ç
farë
dimë të bëjmë.
Këndim dhe
interpretim solo dh
e në
grup
Vlerësim për zërin
më të buk
ur dhe
interpretim
in m
ë të
mirë.
Magnetofon; CD
Instrumente ritm
ike pë
r shoq
ërim
Libër mësuesi Muzika 6 22
Planifikimi i orës mësimore – 1. Këngë ‐ Himni kombëtar
Fusha: Arte Lënda: Muzikë Shkalla III Klasa VI Tematika: Teknika dhe procese Tema mësimore: Këngë ‐ Himni kombëtar
Situata e të nxënit. Simbolet kombëtare shqiptare. Dëgjimi muzikor i himnit. Çfarë përjetoni.
Rezultatet e te nxënit sipas kompetencave kyçe Kompetenca e të shprehurit dhe komunikimit: Kupton drejt mesazhin artistik të himnit kombëtar. Kompetenca e të mësuarit për të nxënë: Përdor burime të ndryshme për të realizuar temën. Kompetenca qytetare: Bashkëpunon me të tjerët dhe respekton simbolet kombëtare. Kompetenca digjitale: Krijon informacion dhe bashkëpunon në rrjetet informuese në internet.
Rezultatet e te nxënit te kompetencave të fushës sipas temës. Krijimi muzikor: Demonstron zbatimin e njohurive të mësuara, gjatë këndimit. Performimi: Këndon me ndjenjë dhe emocion, duke respektuar teknikën e këndimit përmes rregullave të përcaktuara. Vlerësimi: Shpreh emocionet e veta për këngën, respekton interpretimin dhe performimin e shokëve.
Fjale kyçe: himni kombëtar, simbolet kombëtare. Burimet: teksti i muzikës, magnetofon, CD, postera të ndryshëm. Materiale historike mbi krijimin e Himnit të shtetit shqiptar. Lidhja me fushat e tjera: Gjuhët dhe komunikimi. Shkencat shoqërore dhe mjedisi.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve.
Lidhja e temës me situatën Mësuesi vë të dëgjohet “Himni Kombëtar”. Nxiten nxënësit të shprehen me fjalët e tyre çfarë dallojnë gjatë dëgjimit. Cilat janë emocionet që përjetojnë, ndërsa dëgjojnë himnin. Çfarë dinë rreth krijimit të himnit tonë kombëtar, apo të vendeve të tjera? Kur e këndojmë himnin? A dini të këndoni himnin e një shteti tjetër? Nxënësit prezantojnë dhe komentojnë simbolet kombëtare shqiptare dhe të vendeve të tjera. Vizatojnë flamurin kombëtar dhe komentojnë e shprehin ndjenjat e tyre nëpërmjet vizatimit. Ndërtimi i njohurive të reja Si duhet të qëndrojmë gjatë këndimit të “Himnit Kombëtar”? Mësuesi u kërkon nxënësve të respektojnë shprehitë vokale gjatë këndimit në grup. Punimi i vijës melodike duke respektuar intonacionin e saktë të këngës. Punimi pjesë‐pjesë i melodisë së këngës me ritëm të ngadaltë. Lidhja melodike e harmonike e këngës strofë refren. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. Mësuesi u thotë nxënësve të këndojnë duke respektuar shprehitë vokale. Këndimi i Himnit Kombëtar me ndjenjë dhe emocion në grup dhe solo. Shoqërim ritmik (triangolo, përplasje e duarve). Vlerësimi: Për përgjigje të sakta dhe veprimet në situatë. Për interpretim me ndjenjë dhe emocion të Himnit Kombëtar. Detyrë shtëpie: Të shkruhet dhe të mësohet teksti i këngës. Shprehni përjetimin tuaj emocional, artistik dhe estetik në një ese të shkurtër, kushtuar himnit. (detyrë dosje). Gjeni himnet e disa vendeve dhe krijoni një album me to. (punë në grupe)
Libër mësuesi Muzika 6 23
Planifikimi i orës mësimore – 2. Pentagrami muzikor
Fusha: Arte Lënda: Muzikë Shkalla III Klasa VI Tematika: Gjuha dhe komunikimi. Tema mësimore: Pentagrami muzikor
Situata e të nxënit. Simbole. Pentagrami natyral i zogjve. 5 simbolet e jetës njerëzore. Shkrime te vjetra muzikore.
Rezultatet e te nxënit sipas kompetencave kyçe Kompetenca e komunikimit dhe te shprehurit shfrytëzon simbolet dhe elementet artistike nga natyra dhe jeta. Kompetenca e të mësuarit për të nxënë: përzgjedh të dhëna nga burime te ndryshme, i shfrytëzon për realizimin e temës. Kompetenca qytetare: bashkëpunon dhe respekton punën e te tjerëve. Kompetenca e të menduarit: Zhvillon aftësitë për të menduar në mënyrë krijuese dhe ndërvepruese
Rezultatet e te nxënit te kompetencave të fushës sipas temës. Krijimi muzikor: demonstron kuptimin e simboleve muzikore. Performim/interpretim muzikor: Shpjegon rolin e pentagramit ne shkrimin muzikor. Vlerësimi: shpjegon ndryshueshmërinë e shkrimit muzikor me përdorimin e pentagramit.
Fjale kyçe: pentagram,vija ,fusha, neuma, gjuhë muzikore.
Burimet: teksti i nxënësit, material i krijuar nga mësuesi lidhur me një situatë konkrete.
Lidhja me fushat e tjera: shkenca dhe shoqëria. Tema ndërkurrikulare: mjedisi
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Lidhja e temës me situatën Mësimi fillon me prezantimin e simboleve që kanë kuptime të caktuara krijuar mësuesi, si dhe shembuj konkret simbolesh të sjellë nga nxënësit. Nxënësit do të kryejnë këto veprime: Zhvendosin vëmendjen tek situatat (figurat në libër); Studiojnë dhe analizojnë përmes figurave në libër, duke vizatuar situata nga natyra (të tilla si telat e horizontalë të korrentit bashkë me zogj); Diskutojnë rreth këtyre figurave, duke bërë lidhjen e muzikës me natyrën. Ndërtimi i njohurive të reja Cili është kuptimi i pentagramit? Si janë vendosur zogjtë nëpër tela? Ku është pozicioni më i lartë dhe më i ulët, nga lart poshtë apo poshtë lart? Çfarë simbolizon numri 5? Lexojmë rubrikën “Pak histori mbi fjalën pentagram’’. Cila është radha e numërimit të vijave të pentagramit? Sa fusha krijohen ndërmjet vijave? Si lexohen ato? Prezantimi i rezultateve të arritura Provojmë të shkruajmë në fleta të bardha pentagrame me laps dhe vizore sipas modelit në libër Numëroni dhe rendisni vijat dhe fushat nga poshtë lart nga numri 1‐ ‐ ‐ ‐ ‐ 9. Praktikë muzikore: Përgjigje dhe argumentimi i pyetjeve. Vlerësimi: Për veprimet në situatë, diskutimet, shembujt, argumentet. Detyre: Gjej në internet materiale rreth historisë së shkrimit muzikor dhe personaliteteve të asaj kohe.
Libër mësuesi Muzika 6 24
Planifikimi i orës mësimore – 3. Çelësi muzikor i solit
Fusha: Arte Lënda: Muzikë Shkalla III Klasa VI Tematika: Gjuha dhe komunikimi. Tema mësimore: Çelësi muzikor i solit
Situata e të nxënit. Çelësi dhe kuptimi në jetën tonë. Dëgjim muzikor për violinë nga J.S.Bah.
Rezultatet e te nxënit sipas kompetencave kyçe Kompetenca e të shprehurit dhe komunikimit: Demonstron kuptim të qartë, nëpërmjet shenjave dhe simboleve muzikore. Kompetenca e të menduarit: zhvillon aftësitë për të menduar në mënyrë krijuese dhe ndërvepruese. Kompetenca e të mësuarit për të nxënë: përdor burime të ndryshme për të realizuar temën. Kompetenca qytetare: bashkëpunon me të tjerët dhe respekton punën e tyre. Kompetenca e te menduarit. Kërkon dhe gjen njohuritë muzikore në mënyrë të pavarur.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës. Krijimi muzikor: Demonstron kuptimin e çelësit muzikor. Performimi: Shpjegon funksionin dhe rolin e çelësit muzikor. Vlerësimi: kupton dhe vlerëson ndryshimin e muzikës nëpërmjet përdorimit të çelësave të ndryshëm në muzikë.
Fjale kyçe: Çelës muzikor, çelës soli, basi, fa‐je, diapazon, solfezh, shkrim muzikor.
Burimet: Teksti i muzikës, fletë pentagrami, materiale për dëgjim, DVD, shkrime muzikore, tastierë.
Lidhja me fushat e tjera: Gjuha dhe komunikimi. Shkencat shoqërore dhe mjedisi.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve. Lidhja e temës me situatën Prezantimi i një shkrimi muzikor. Çfarë elementesh dalloni në këtë shkrim (pentagramin,vija fusha) Vështroni ‐ Si i kuptoni fjalët që zbërthejnë shkronjat e fjalës MUZIKE? Ç’kuptim ka çelësi në jetën e përditshme? A jeni ndodhur t’ju ketë humbur etj? Po në muzikë, cili është roli i çelësit? A njihni ndonjë çelës? Cilin? Dëgjim muzikor dhe DVD. Çfarë emocionesh ju krijon pjesa? Elementet që dalloni në të. Ndërtimi i njohurive të reja Mësuesi shkruan ne tabele çelësin e solit dhe shpjegon kuptimin e tij dhe te çelësave të tjerë muzikorë. Pse pentagrami e kufizon përdorimin vetëm të çelësit kryesor, atë të solit. Cili është roli i çelësave në shkrimin muzikor. Ç’kuptim u japin tingujve (përdorimi i tastierës me dy çelësa, dy duar). Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve te arritura. Nxënësit identifikojnë çelësa muzikore. Shkruajnë në pentagrame çelësin e solit. (duke u orientuar sipas shembullit në libër) Praktikë muzikore: Arsyeto dhe përgjigju. Vlerësimi: Për përgjigje të sakta, përcaktimin e saktë të kuptimit dhe rolit te çelësit të solit në shkrimin dhe këndimin muzikor. Detyrë shtëpie: shkruaj në pentagram çelësin e solit dhe shpjego kuptimin e tij.
Libër mësuesi Muzika 6 25
Planifikimi i orës mësimore – 4. Notat – tingujt muzikorë në vija dhe fusha
Fusha: Arte Lënda: Muzikë Shkalla III Klasa VI Tematika: Gjuha dhe komunikimi. Tema mësimore: Notat – tingujt muzikorë në vija dhe fusha.
Situata e të nxënit. Dëgjim muzikor ‐ Dalloni tingujt e ndryshëm muzikor. Si prodhohen tingujt si nota muzikore.
Rezultatet e te nxënit sipas kompetencave kyçe Kompetenca e të shprehurit dhe komunikimit: Demonstron kuptim të qartë, nëpërmjet shenjave dhe simboleve muzikore. Kompetenca e të menduarit: Zhvillon aftësitë për të menduar në mënyrë krijuese dhe ndërvepruese. Kompetenca e të mësuarit për të nxënë: Përdor burime të ndryshme për të realizuar temën. Kompetenca qytetare: Bashkëpunon me të tjerët dhe respekton punën e tyre. Kompetenca personale: Zhvillon besimin tek vetja gjatë veprimtarisë muzikore.
Rezultatet e te nxënit te kompetencave të fushës sipas temës. Krijimi muzikor: Demonstron kuptimin e tingujve dhe notave muzikore. Performimi: Identifikimi, prodhimi, këndimi i tingujve në lartësi dhe timbër të ndryshëm dhe shkrimi i notave në pentagram. Vlerësimi: Kupton dhe vlerëson ndryshimin e muzikës gjatë respektimit të simboleve muzikore.
Fjale kyçe: Tingujt e lartë të ulët, timbër, notat muzikore, herc, oktavë
Burimet: Teksti i muzikës, materiale të ndryshme për krijimin, prodhimin e tingujve. Burime tingujsh të krijuara nga mësuesi dhe nxënësit Shkrime muzikore
Lidhja me fushat e tjera: shkenca dhe shoqëria. Tema ndërkurrikulare: mjedisi
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve. Bashkëbisedim. Lojë didaktike muzikore në grupe dhe individuale.
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme Prezantimi i një shkrimi muzikor. Çfarë elementesh dalloni në këtë shkrim (pentagramin, vija fusha). Mësimi fillon identifikimin e tingujve, magnetofon, CD tek fragmenti filmi i animuar “The Band Concert” (1935) Çfarë dallojnë? A mund të imitojnë ose të shprehen me fjalët e tyre. Mësuesi i orienton nxënësit të ndarë në grupe si të prodhojmë tinguj në klasë nëpërmjet objekteve si: shishe, gota, tastierë, instrumente ORF etj. Shembuj tingujsh nga natyra. Ndërtimi i njohurive të reja Nxënësit dallojnë, prodhojnë dhe argumentojnë llojshmërinë e tingujve. Cilësitë e tingujve: të lartë, të ulët, të gjatë, të shkurtër, timbri etj. Loja në tastierë e tingujve dhe lidhja e tyre me emrat sipas alfabetit muzikor dhe rrokjeve të solmizimit Do, Re, Mi ,Fa, Sol, La, Si. Pak histori mbi shkrimin muzikor.
Libër mësuesi Muzika 6 26
Vendosja e tyre në vija dhe fusha të pentagramit nga nota më e ulët te ajo më e larta. Sa nota shkruajmë në pentagram? Si ndahen? Cili është pozicioni i tyre? Vija‐ fusha. Sa nota shkruajmë në pentagram? Si ndahen? Cili është pozicioni i tyre? Vija‐fusha.Mësuesi shkruan në tabelë emrat e notave sipër alfabetit muzikor (C,D,E,F,G,A,H). Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura; Nxënësit identifikojnë cilësitë dhe timbrin (burimin) e tingujve. Shkruajnë në pentagram nota në vija dhe fusha, i emërtojnë dhe lexojnë sipas alfabetit muzikor dhe rrokjeve të solmizimit. Me ndihmën e mësuesit nxënësit në grup ose solo këndojnë tinguj, imitojnë etj. Praktikë muzikore – Shkruaj dhe lexo Vlerësimi: Për përgjigje të sakta, përcaktimin e saktë të tingujve, identifikimin dhe shkrimin e notave në pentagram. Vlerësimi në grup dhe individual. Detyrë shtëpie: Shpjego lidhjen mes notave dhe emocioneve që ato japin në poezinë “Mandolina” e shkrimtarit Dh. Shuteriqi. Shkruaj në pentagram notat në vija e fusha. Shembuj të tingujve nga burime të ndryshme.
Planifikimi i orës mësimore – 5. Shprehitë vokale dhe format e këndimit
Fusha: Arte Lënda: Muzikë Shkalla III Klasa VI Tematika: Teknika dhe procese Tema mësimore: Shprehitë vokale dhe format e këndimit
Situata e të nxënit. Dëgjim muzikor, korale, grup polifonik, këngë solo.
Rezultatet e te nxënit sipas kompetencave kyçe Kompetenca e të shprehurit dhe komunikimit: Demonstron një kuptim të qartë, me anë të gjuhës muzikore dhe formave muzikore. Kompetenca e të mësuarit: Përdor burime të ndryshme për të realizuar temën. Kompetenca qytetare: Bashkëpunon me të tjerët për çështje të ndryshme kulturore. Kompetenca dixhitale: Krijon informacion si dhe bashkëpunon në rrjetet informuese në internet.
Rezultatet e te nxënit te kompetencave të fushës sipas temës. Krijimi muzikor: Demonstron zbatimin e njohurive të mësuara, gjatë këndimit. Performimi: Këndon duke respektuar teknikën e këndimit përmes rregullave të përcaktuara. Vlerësimi: Kupton dhe shpjegon shprehitë vokale dhe format e këndimit.
Fjale kyçe: Shprehi vokale, këndim solo, këndim në grup, kori, drejtqëndrim, frymëmarrje e rregullt.
Burimet: teksti i muzikës, magnetofon, CD, postera të ndryshëm.
Lidhja me fushat e tjera: Gjuhët dhe komunikimi. Shkencat shoqërore dhe mjedisi. Artet: Trashëgimi kulturore.
Libër mësuesi Muzika 6 27
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme Përshkrimi i situatës Mësuesi vë të dëgjohet muzikë vokale e korale të ndryshme (klasike, iso‐polifonike). Këngëtarë të njohur shqiptarë dhe të huaj, si dhe fëmijë. Nxiten nxënësit të shprehen me fjalët e tyre çfarë dallojnë gjatë dëgjimit. Cilat janë ngjyrat vokale që dallojnë mënyrat e të kënduarit (në grup, solo), etj. Nxënësit imitojnë forma të ndryshme të të kënduarit (solo, duet, në grup). Ndërtimi i njohurive të reja Mësuesi shpjegon rregullat e këndimit bukur. Si duhet të qëndrojmë gjatë këndimit (mësuesi shpjegon rregullat e të kënduarit bukur dhe duke i praktikuar me nxënësit). Drejtqëndrimi dhe frymëmarrja. Diksioni dhe frazimi i rrjedhshëm. Goja ‐ organi i prodhimit të zërit; Veshi ‐ organ i dëgjimit. Mësuesi vazhdon të shpjegojë format dhe mënyrat e të kënduarit. I njeh me të kënduarin në kor, solo, polifonik. Ç’është kori klasik (pak histori) llojet dhe përbërja e koreve. Tradita e të kënduarit koral në Shqipëri (koret ose grupet iso‐polifonike) Punimi me shoqërim melodik i shembullit në libër “Shkon djali termale” (shiko në libër metodën e të mësuarit të këngës në tre grupe fq. 43). Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve te arritura. Mësuesi vë nxënësit të këndojnë në grup dhe solo, duke respektuar shprehitë vokale. Shembulli muzikor nga libri “Shkon djali termale” e kompozitorit Çesk Zadeja. Punimi i këngës me tre zëra. Praktika muzikore: Dëgjoni dhe përcaktoni mënyrat e të kënduarit përmbajtjen e tyre. Vlerësimi: Për përgjigje të sakta dhe veprimet ne situatë. Demonstrimin dhe kuptimin e shprehive vokale të të kënduarit në grup (kor) dhe solo. Detyrë shtëpie: Përcaktoni përbërjen e zërave në korin klasik dhe korin iso‐polifonik.
1. Modele të veprimtarive praktike
Vetëvlerësohu
Plotëso përkufizimet e mëposhtme:
• Fjala kor vjen nga _____________ kupton_____________që këndojnë_____________ në formë_____________.
• Ekzistojnë kore_____________.
• Në muzikën tonë popullore tradita e këndimit lidhet me këndimin_____________ ku zëri i parë quhet_____________zëri i dytë quhet_____________zëri i tretë _____________ zëri i katërt iso.
Libër mësuesi Muzika 6 28
Qarko përgjigjen e vërtetë apo e gabuar V‐G
• Shprehitë vokale përfaqësojnë disa rregulla që na ndihmojnë për një këndim emocional dhe të rregullt solo dhe në grup. V‐G
• Drejtqëndrimi dhe frymëmarrja janë dy shprehi vokale të lidhura ngushtë me njëra‐tjetrën. V ‐ G
• Diksion do të thotë qëndrim i rregullt dhe korrekt gjata të kënduarit. V ‐ G
• Goja është organ i prodhimit të zërit. V ‐ G
• Veshi është organ i dëgjimit të zërit. V ‐ G
• Në Shqipëri ekzistojnë vetëm kore klasike. V‐ G
Planifikimi i orës mësimore – 6. Notat poshtë dhe sipër pentagramit.
Fusha: Arte Lënda: Muzikë Shkalla III Klasa VI Tematika: Gjuha dhe komunikimi. Tema mësimore: Notat poshtë dhe sipër pentagramit.
Situata e të nxënit. Cila është lidhja mes tastierës së pianos dhe “tastierës së kohës” në poezinë e Bardhyl Londos.
Rezultatet e te nxënit sipas kompetencave kyçe Kompetenca e të shprehurit dhe komunikimit: Demonstron kuptim të qartë,nëpërmjet shenjave dhe simboleve muzikore. Kompetenca e të menduarit: Zhvillon aftësitë për të menduar në mënyrë krijuese dhe ndërvepruese. Kompetenca e të mësuarit për të nxënë: Përdor burime të ndryshme për të realizuar temën. Kompetenca qytetare: Bashkëpunon me të tjerët dhe respekton punën e tyre. Kompetenca personale: Zhvillon besimin tek vetja dhe te të tjerët. Rezultatet e te nxënit te kompetencave të fushës sipas temës. Krijimi muzikor: Demonstron kuptimin e tingujve dhe notave muzikore. Performimi: Identifikimi, prodhimi, këndimi i tingujve në lartësi dhe timbër të ndryshëm dhe shkrimi i notave në pentagram. Vlerësimi: kupton dhe vlerëson ndryshimin dhe lidhjen e muzikës me poezinë, ngjyrat e tingujve që ato prodhojnë.
Fjale kyçe: Tingujt e lartë, të ulët, timbër,notat muzikore poshtë dhe sipër pentagramit. Burimet: Teksti i muzikës, tastiera , shkrime muzikore Lidhja me fushat e tjera: Gjuhët dhe komunikimi. shkencat e natyrës.
Libër mësuesi Muzika 6 29
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve. Lidhja e temës me situatën Si shprehet gjuha muzikore dhe gjuha figurative në tablonë e Pikasos kushtuar muzikës? Leximi i poezisë së Bardhyl Londos: “Tastiera e kohës”. Çfarë elementesh të përbashkëta ka mes poezisë dhe tingujve që prodhon tastiera? Kujtojmë si prodhohen tingujt muzikorë? Cilat janë burimet e tingujve, shembuj etj. Si renditen ato sipas alfabetit muzikor, me shkronja dhe rrokje solmizimi. A mund t’i shkruajmë të gjithë tingujt në pentagram? A mund t’i këndojmë të gjithë tingujt që prodhon tastiera? Hajde të provojmë. Këndimi me La –ta. Bëjmë lidhjen mes të folurës dhe këndimit. Ligjërim me gojë. A‐luani notën La, C‐me zë, luani Do në tastierë. Shembuj tingujsh nga natyra. Ndërtimi i njohurive të reja Nxënësit dallojnë ,prodhojnë dhe argumentojnë llojshmërinë e tingujve. Cilësitë e tingujve, lartësia dhe timbri. Loja ne tastierë e tingujve dhe lidhja e tyre me emrat sipas alfabetit muzikor dhe rrokjeve te solmizimit. Duke u ngjitur nga Do‐ja qendrore e lart Do2, Do3 etj dhe duke zbritur në të majtë të tastierës,ne Do v dhe në vazhdim. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura; Nxënësit identifikojnë lartësinë dhe timbrin e tingujve. Arrijnë në përfundimin: a mund t’i shkruajmë të gjithë këto tinguj brenda pentagramit? Si do t’i shkruajmë e do t’i identifikojmë tingujt poshtë dhe sipër pentagramit? Gjeni emrat e notave poshtë dhe sipër pentagramit në libër. Shkruani në pentagram notat poshtë dhe sipër me vija ndihmëse. Vlerësimi: Për përgjigje te sakta, përcaktimin e saktë të tingujve, identifikimin dhe shkrimin e notave poshtë dhe sipër pentagramit. Vlerësim individual. Detyrë shtëpie: shkruaj dhe lexo notat poshtë dhe sipër pentagramit.
2. Modele të veprimtarive praktike
Vetëvlerësojnë njohuritë
1. Plotëso fjalitë e mëposhtme.
• Pentagrami është një__________________________ në fushat dhe vijat e të cilit shkruhen_______________.
• Numërimi i vijave dhe fushave fillon nga _______________.
• Pentagrami shërben për të vendosur _______________. Në pentagram shkruhen_______ nota.
Libër mësuesi Muzika 6 30
• Çelësi kryesor në muzikë është ai i_______, i cili e merr emrin nga_______________ e pentagramit.
• Alfabeti muzikor sipas shkronjave është_______________dhe sipas rrokjeve të solmizimit është‐_______________.
• Notat në vija të pentagramit janë_______________.
• Notat në fusha të pentagramit janë_______________.
• Kur koka e notës vendoset mbi vijën e tretë të pentagramit bishti i notës vendoset_______________.
• Tingulli prodhohet nga një _______________, duke u përhapur në formë_______________.
• Tingujt prodhohen nga lëkundjet e _____________ nga instrumentet dhe nga lëkundjet e _____________ të këngëtarëve.
• Cilësitë e tingujve janë______________________________.
2‐Rretho përgjigjen e saktë:
1. Pentagrami ka gjithsej 5 vija dhe 4 fusha. V – G
2. Në pentagram shkruhen gjithsej 7 nota V – G
3. Nota është simbol gjatësie dhe lartësie. V – G
4. Notat sipër pentagramit shkruhen me bishtat lart V – G
Planifikimi i orës mësimore – 7. Piramida e notave dhe e pushimeve
Fusha: Arte Lënda: Muzikë Shkalla III Klasa VI Tematika: Gjuha dhe komunikimi. Tema mësimore: Piramida e notave dhe e pushimeve
Situata e të nxënit. Dëgjim muzikor pjesë korale nga Moxart. Objekte, fruta për ndarje në njësi të barabarta.
Rezultatet e te nxënit sipas kompetencave kyçe Kompetenca e të shprehurit dhe komunikimit: Demonstron kuptim të qartë,nëpërmjet shenjave dhe simboleve muzikore. Kompetenca e të menduarit: Zhvillon aftësitë për të menduar në mënyrë krijuese dhe ndërvepruese. Kompetenca e të mësuarit për të nxënë: Përdor burime të ndryshme për të realizuar temën. Kompetenca qytetare: Bashkëpunon me të tjerët dhe respekton punën e tyre.
Libër mësuesi Muzika 6 31
Rezultatet e te nxënit te kompetencave të fushës sipas temës. Krijimi muzikor: Demonstron kuptimin e gjatësisë së tingujve dhe notave muzikore. Performimi: identifikimi, këndimi i tingujve në lartësi dhe të ndryshëm dhe shkrimi i notave sipër dhe poshtë pentagramit. Vlerësimi: kupton dhe vlerëson ndryshimin dhe lidhjen e muzikës nëpërmjet respektimit të simboleve të shkrimit muzikor.
Fjale kyçe: Vlera note, pushime, thyese muzikore,notë dhe pushim e plotë gjysmë, 1/4,1/8,1/16.
Burimet: teksti i muzikës, magnetofon, cd. Materiale, shkrime muzikore te pergatitura nga mesuesi. Lidhja me fushat e tjera: matematika, vizatimi.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve.
Lidhja e temës me situatën “Vështro ‐ Cili është kuptimi i shprehur në nota muzikore i emrit të kompozitorit BACH? Dëgjim muzikor Muzikë e interpretuar nga fëmijët. (shiko në libër). Shprehje e gjatësisë së tingujve. Identifikojnë dhe ekzekutojnë tinguj me gjatësi të ndryshme. Nxënësit nxiten të shprehin idetë e tyre në lidhje me muzikën që dëgjojnë. A ju pëlqeu pjesa që dëgjuat? Çfarë emocionesh ju krijoi? Cilët tinguj dalluat? Te gjatë, të shkurtër, të lartë të ulët. Si e vleresojmë gjatësinë? Çfarë njësish matëse përdorim? Si mund të bëni ndarjen e të plotës në pjesë, njësi të barabarta, duke përdorur objekte të ndryshme fruta etj. Mësuesi orienton nxënësit të ndahen në grupe të vogla dhe të punojnë përcaktojnë saktë duke nxjerrë përfundime të sakta matematikore (vlerën me thyesa). Mësuesi i shpërndan fleta dhe ngjyra për të shprehur ndarjen e njësive me laps e ngjyra. Ndërtimi i njohurive të reja Nxënësit shprehin gjatësinë dhe lartësinë e tingujve në një regjistrim grafik të 1‐2 vargje të një kënge që dinë. Pra, përveç lartësisë dhe timbrit, çfarë cilësie tjetër ka tingulli? Sa të gjata janë notat muzikore? Si i shkruajmë ato? Cilat janë pjesët përbërëse të notës? Po pushimet përse shërbejnë? Prezantimi i piramidës së vlerave të notave dhe pushimeve. Prezantimi shoqërohet me ndarjen e masës nga nxënësit, të cilët punojnë në grupe duke përcaktuar dhe emërtuar saktë pjesët e së plotës, gjysmën, çerekun etj. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. Nxënësit demonstrojnë kuptimin e gjatësisë së tingujve, me këndimin e tingujve më të gjatë 4 kohë, të gjatë 2 kohë, të shkurtër 1 kohë kur si njësi numërimi merret numri 1 pra, vlera e notës së shkurtër ¼. Punë praktike: arsyeto dhe përgjigju. Sa nota katërshe ka nota e plotë, nota gjysmë. Sa nota tetëshe duhen për të plotësuar notën gjysmë katërshe, notën e pikëzuar ¾ ? Emërtoni gjatësitë e notave dhe pushimeve nga libri. Vlerësimi: Për përgjigje të sakta, përcaktimin e saktë të gjatësisë, identifikimin dhe shkrimin e notave dhe pushimeve në pentagram. Vlerësimi në grup dhe individual. Detyrë shtëpie: shkruaj në pentagram notat dhe pushime me gjatësi e lartësi të ndryshme. Përgatit një tabelë me vlerat e notave dhe pushimeve me ngjyra (detyrë dosje).
Libër mësuesi Muzika 6 32
3‐Modele të veprimtarive praktike
Vetëvlerësojmë njohuritë
Plotësoni tabelën e mëposhtme
Çfarë note +
Sa kohë +
Zëvendësoni notat me pushimet
Shënoni me X
+ +
Libër mësuesi Muzika 6 33
Planifikimi i orës mësimore – 8. Këngët ‐ Këngët patriotike
Fusha: Arte Lënda: Muzikë Shkalla III Klasa VI Tematika: Teknika dhe procese Tema mësimore: Këngët ‐ Këngët patriotike
Situata e të nxënit. Kinemaja në klasë. Fragment nga filmi “Ja vdekje, ja liri”.
Rezultatet e te nxënit sipas kompetencave kyçe Kompetenca e të shprehurit dhe komunikimit: Kupton drejt mesazhin artistik Kompetenca e të menduarit: Kërkon dhe gjen njohuritë muzikore në mënyrë të pavarur. Kompetenca e të mësuarit: Përdor burime të ndryshme për të realizuar temën. Kompetenca qytetare: Bashkëpunon me të tjerët për çështje të ndryshme kulturore. Kompetenca dixhitale: Njeh dhe përdor mjetet e ndryshme të informacionit në shërbim të temës.
Rezultatet e te nxënit te kompetencave të fushës sipas temës. Krijimi muzikor: Demonstron zbatimin e njohurive të mësuara, gjatë këndimit. Performimi: Këndon me ndjenjë dhe emocion, duke respektuar teknikën e këndimit përmes rregullave të përcaktuara dhe tematiken e këngëve. Vlerësimi: Shpreh emocionet e veta për këngët patriotike, respekton interpretimin dhe performimin e shokëve.
Fjale kyçe: këngë patriotike, rilindje kombëtare.
Burimet: Libri i nxënësit i muzikës, magnetofon CD, postera të ndryshëm. Materiale historike mbi krijimtarinë e këngëve patriotike, periudhën e pavarësisë.
Lidhja me fushat e tjera: Gjuhët dhe komunikimi. Shkencat shoqërore dhe mjedisi.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve. Lidhja e temës me situatën Mësuesi krijon mundësinë që në klasë të shikohet një fragment nga filmi “Ja vdekje ja liri’’ ose të dëgjohet muzika e filmit. Nxiten nxënësit të shprehin me fjalët e tyre se çfarë dallojnë gjatë dëgjimit. Cilat janë emocionet që përjetojnë, ndërsa dëgjojnë dhe shikojnë. Çfarë dini nga historia për periudhën e pavarësisë? A dini të këndoni këngë patriotike? Përse janë emërtuar të tilla? Dëgjim muzikor: Kënga ‘’Për mëmëdhenë’’. Ndërtimi i njohurive të reja Mësuesi u kërkon nxënësve, të ndarë në grupe, të krijojnë një album me tituj apo tekste këngësh patriotike. Cilat nga këto këngë dinë të këndojnë apo kanë dëgjuar? Nga i kanë dëgjuar ato? Nxënësit japin vlerësimet e tyre rreth këngëve patriotike. Punohet kënga në libër kënga ‘’Për mëmëdhenë’’. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. Mësuesi i kërkon nxënësve të këndojnë këngë të njohura nga albumet e tyre. Kërkon respektimin e shprehive vokale, gjatë këndimit në grup dhe solo. Vlerësimi: Për përgjigje të sakta dhe veprimet në situatë. Vlerësimi për interpretim me ndjenë dhe emocion të këngëve patriotike. Vlerësohet albumi i këngës patriotike krijuar nga nxënësit. Detyrë shtëpie: Krijimi i CD me këngë patriotike nga nxënësit (detyrë dosje).
Libër mësuesi Muzika 6 34
Planifikimi i orës mësimore – 9. Këngët partizane
Fusha: Arte Lënda: Muzikë Shkalla III Klasa VI Tematika: Teknika dhe procese Tema mësimore: Këngët partizane
Situata e të nxënit. Vështro dhe komento në libër tablon e piktorit Fatmir Haxhiu. Dëgjim muzikor: Këngë partizane dhe patriotike
Rezultatet e te nxënit sipas kompetencave kyçe Kompetenca e komunikimit dhe te shprehurit: Kupton drejt mesazhin artistik Kompetenca e të mësuarit për të nxënë: Përdor burime të ndryshme për të realizuar temën. Kompetenca e të menduarit: Kërkon dhe gjen njohurit muzikore në mënyrë të pavarur. Kompetenca qytetare: Bashkëpunon me të tjerët për çështje të ndryshme kulturore. Kompetenca digjitale: Njeh dhe përdor mjetet e ndryshme të informacionit në shërbim të temës.
Rezultatet e te nxënit te kompetencave të fushës sipas temës. Krijimi muzikor: Demonstron zbatimin e njohurive të mësuara, gjatë këndimit. Performim/interpretim muzikor: këndon me ndjenjë dhe emocion, duke respektuar teknikën e këndimit përmes rregullave të përcaktuara dhe tematikën e këngëve. Vlerësimi: shpreh emocionet e veta për këngët patriotike, respekton interpretimin dhe performimin e shokëve.
Fjalë kyçe: Këngë partizane, Lufta Antifashiste, Dhora Leka etj.
Burimet: Teksti i muzikës, Magnetofon CD postera të ndryshme. Materiale historike mbi krijimtarinë e këngëve patriotike,periudhën e pavarësisë.
Lidhja me fushat e tjera: Gjuhët dhe komunikimi. Shkencat shoqërore dhe mjedisi; Historia Tema kurrikulare: trashëgimia kulturore
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme Përshkrimi i situatës. Mësuesi i orienton nxënësit/et të vëzhgojnë dhe komentojnë tablonë e piktorit Fatmir Haxhiu “Tenda e qypit”. Cilës periudhe i përket? Cila është simbolika e saj dhe e borizanit në këtë pikturë? Nxiten nxënësit/et të shprehen me fjalët e tyre çfarë dallojnë. Cilat janë emocionet që përjetojnë, ndërsa shikojnë tablonë. Çfarë dinë nga historia për periudhën e Luftës Antifashiste. I orienton tek filmat me tema të Luftës Antifashiste, të shprehen me fjalët e tyre çfarë dinë rreth tyre. Mësuesi vë ndërkohë Cd me këngë. A dini të këndoni këngë partizane? Përse janë emërtuar të tilla? Listoni, ndërsa dëgjoni, disa tituj këngësh partizane. Ndërtimi i njohurive të reja Mësuesi i njeh nxënësit me këngët partizane karakterin dhe tematikat që kanë trajtuar ato. Përse u quajtën këngë masive?
Libër mësuesi Muzika 6 35
Dëgjim muzikor: Kënga ‐ Malet me blerim mbuluar Komenti i tekstit të këngës. Analiza e tekstit notal të melodisë dhe të karakterit të këngës. Punimi i vijës melodike të këngës mësuesi/ja kërkon respektimin e shprehive vokale (qëndrimin drejt gjatë këndimit, intonacion, respektimin e ritmit dhe karakterit të këngës, diksion të qartë unifikim të zërave etj.) Kënga punohet pjesë‐pjesë me një dhe dy zëra. Lidhja melodike dhe harmonike e këngës. Cilët janë disa nga autorët që kanë krijuar këngë të tilla Punohet rubrika : Të njohim kompozitoren Dhora Leka. Prezantimi i rezultateve të arritura Këndimi i këngës nga e gjithë klasa. Kërkon respektimin e shprehive vokale gjatë këndimit në grup dhe solo. Këndimi i këngës në grupe nxënësish me shoqërim ritmik. Mësuesi i kërkon nxënësve të këndojnë këngë të njohura partizane në grup dhe solo. Mësuesi i kërkon nxënësve të këndojnë këngë të njohura. Praktikë muzikore: Rubrika ‐ Arsyeto dhe përgjigju Vlerësimi: Vlerësimi për përgjigje të sakta dhe veprimet në situatë. Vlerësimi për interpretim me ndjenjë dhe emocion të këngëve partizane. Bashkëpunimi dhe këndimi në grup. Vlerësohet detyra për krijimin e një repertori me këngë partizane. Detyrë: Punë në grupe. Krijimi i CD –ve me partizane nga nxënësit (detyrë dosje)
Planifikimi i orës mësimore – 10. Fyelli, rregullat e lojës në instrument
Fusha: Arte Lënda: Muzikë Shkalla III Klasa VI Tematika: Teknika dhe procese Tema mësimore: Fyelli, rregullat e lojës në instrument
Situata e të nxënit. Dëgjim muzikor: Pjesë me fyell dhe instrumente të tjera popullore.
Rezultatet e te nxënit sipas kompetencave kyçe Kompetenca e komunikimit dhe te shprehurit: Krijon personalitetin e vet në veprimtaritë artistike Kompetenca e të mësuarit për të nxënë: Përdor burime të ndryshme për të realizuar temën. Kompetenca e të menduarit: Zhvillon aftësitë për të menduar në mënyrë krijuese dhe ndërvepruese. Kompetenca qytetare: Bashkëpunon me të tjerët dhe respekton punën dhe kulturën e tyre. Kompetenca personale: Zhvillon besimin tek vetja në veprimtaritë muzikore.
Rezultatet e te nxënit te kompetencave të fushës sipas temës. Krijimi muzikor: Demonstron zbatimin e njohurive të mësuara, gjatë lojës në fyell. Komunikon qartë njohuritë muzikore duke
Fjalë kyçe: Fyelli, rregullat e luajtjes në instrument, shkallë muzikore etj. Burimet: Teksti i nxënësit, Magnetofon CD, instrumente fyell, album me instrumente
Libër mësuesi Muzika 6 36
dhënë emocionin dhe mesazhin. Performim/interpretim muzikor: Luan me fyell duke respektuar teknikën dhe rregullat e përdorimit të fyellit. Vlerësimi: Shpreh emocionet e veta për përdorimin e fyellit, respekton interpretimin dhe performimin e shokëve. Ndan përvojën e vet artistike me të tjerët.
popullore. Lidhja me fushat e tjera: Gjuhët dhe komunikimi. Shkencat shoqërore dhe mjedisi. Lidhja me temat ndërkurrikulare: trashëgimia kulturore
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme Përshkrimi i situatës Mësuesi orienton nxënësit/et te figura, fragmenti muzikor instrumentale për fyell dhe instrumente të tjera (jugore) Vazhdon të nxisë nxënësit/et për të shprehur dhe komentuar me fjalët e tyre të dallojnë instrumentet që dëgjojnë. Çfarë dini ju për instrumentet popullore. Prezanton një album me foto me instrumente popullore, fyej të ndryshëm. Nxënësit shprehin me fjalët e tyre karakteristikat e këtyre instrumenteve (ndërtimi, forma, si e nxjerrin tingullin, në cilën krahinë përdoren etj.) Po fyelli ç’lloj instrumenti është? Si e nxjerr tingullin, në cilat zona të vendit përdoret etj. Ndërtimi i njohurive të reja Ç’është fyelli, pak histori për përdorimin e tij në Shqipëri që nga kohët e hershme. Lexohet rubrika ‘’Mëso më shumë’’ Mësuesi/ja prezanton fyellin shpjegon ndërtimin e tij. (luan diçka) Udhëzon dhe u shpjegon nxënësve rregullat e luajtjes në instrumentin e fyellit. Qëndrimin dhe teknika të interpretimit në fyell. Prezantimi i rezultateve të arritura Nxënësit /set me ndihmën e mësuesit pozicionojnë duart në fyell dhe luajnë notat njëra pas tjetrës në ngjitje dhe në zbritje, duke krijuar shkallën muzikore (mësuesi demonstron dhe shpjegon kuptimin e shkallës muzikore). Nxënësit luajnë në grup dhe solo duke respektuar rregullat dhe teknikat e lojës në fyell. Praktikë muzikore: Rubrika ‐ Arsyeto dhe përgjigju. Ajnshtajni dhe muzika. Detyrë: Të ushtrohen me lojën në fyell tek shembujt e librit në kohën 2/4,3/4. Bëni një ese përshkruese të poezisë së poetit Rilindas Naim Frashëri. (detyrë dosje).
Libër mësuesi Muzika 6 37
Planifikimi i orës mësimore – 11. Format muzikore
Fusha: Arte Lënda: Muzikë Shkalla III Klasa VI Tematika: Historia muzika dhe shoqëria Tema mësimore: Format muzikore
Situata e të nxënit. Muzika është arkitekturë e gjallë, arkitektura është muzikë e ngrirë. Gëte
Rezultatet e te nxënit sipas kompetencave kyçe Kompetenca e komunikimit dhe te shprehurit: Shfrytëzon mjetet artistike për tu shprehur në mënyrë të pavarur për format muzikore Kompetenca e të mësuarit për të nxënë: Përdor burime të ndryshme për të realizuar temën. Kompetenca e të menduarit: Kërkon dhe gjen njohuritë muzikore në mënyrë të pavarur. Kompetenca qytetare: Bashkëpunon me të tjerët dhe respekton kulturat dhe format e ndryshme muzikore Kompetenca digjitale: Përdor mjetet informuese për tu njohur më mirë me format e ndryshme artistike. Rezultatet e te nxënit te kompetencave të fushës sipas temës. Krijimi muzikor: demonstron kuptimin e formave muzikore për të kuptuar ndryshueshmërinë ndërmjet tyre (formës dhe përmbajtjes së tyre). Bën dallimin mes muzikës dhe formave të tjera të artit. Performim/interpretim muzikor: Interpreton me zë ose fishkëllimë, motive nga vepra të ndryshme muzikore. Prezanton punën e vet, ndan përvojën e vet artistike me të tjerët. Vlerësimi: Bën lidhjen mes asaj që di mbi format muzikore dhe veprave të tjera të artit (letërsia, arkitektura) bën gjykime kritike mbi ndryshueshmërinë e formës e të përmbajtjes.
Fjalë kyçe: Formë muzikore, përmbajtje, melodi, harmoni, orkestracion, polifoni. Burimet: Teksti i muzikës. Materiale për dëgjim ose materiale historike nga literatura ose interneti mbi zhvillimin e muzikës gjatë historisë së saj. Lidhja me fushat e tjera: Gjuhët dhe komunikimi. Shkencat shoqëria dhe mjedisi, historia.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme Përshkrimi i situatës Mësuesi orienton nxënësit /et drejt thënies së shkrimtarit klasik Gëte. Nxiten nxënësit të shprehen me fjalët e tyre çfarë lidhjeje ka mes muzikës dhe arkitekturës, apo dhe gjinive të tjera të artit. Cila është përmbajtja dhe forma e një vepre arti. Analizë e thjeshtë e një pikture (portret, peizazh) poezi, prozë etj. kënga, opera, muzikë instrumentale. Dëgjim muzikor ‐ muzikë vokale, instrumentale. Çfarë elementesh muzikore dalloni? Ndërtimi i njohurive të reja Mësuesi i kërkon nxënësve të përshkruajnë me fjalë apo vizatime elementet e përmbajtjes dhe të formës së veprës artistike (muzikore, poezi, pikturën, arkitekturën etj.)
Libër mësuesi Muzika 6 38
Përcaktojnë elementet e ndërtimit të këtyre veprave Mësuesi/ja njeh nxënësit/et me elementet e ndërtimit të veprës muzikore. 1‐përmbajtja (melodia, harmonia, orkestracioni, ritmi, dinamika etj). 2‐forma, mënyra e organizimit të veprës muzikore. Njeh nxënësit me veçoritë e ndërtimit të formës muzikore. I orienton ata tek figura në libër, duke bërë lidhjen mes muzikës dhe arkitekturës. Njeh nxënësit me disa të dhëna mbi zhvillimin dhe evoluimin e formave muzikore gjatë historisë. Cilët ishin disa nga kompozitorët më të njohur të këtyre periudhave. Njeh nxënësit/set me etapat e zhvillimit të krijimtarisë së formave muzikore gjatë historisë së saj. Prezantimi i rezultateve të arritura Mësuesi vë nxënësit të prezantojnë elementet e formës dhe të përmbajtjes të një vepre arti që ka përshkruar. Nxënësit/et shprehen me fjalët e tyre mbi kuptimin e formës dhe të përmbajtjes. Bëjnë krahasimin mes muzikës dhe formave të tjera të artit. Mësuesi orienton nxënësit tek leximi muzikor “Marrëdhëniet e muzikës me artet e tjera”, sipas përshkrimit të poetit dhe shkrimtarit Bardhyl Londo. Praktikë muzikore: Rubrika ‐ Arsyeto dhe përgjigju. Ajnshtajni dhe muzika. Vlerësimi: Për përgjigje të sakta dhe veprimet në situatë. Vlerësimi për përcaktimin e ndërtimin e formës dhe elementet e përmbajtjes muzikore Detyrë: Gjej nga interneti dhe përshkruaj një nga etapat e zhvillimit te krijimtarisë muzikore elementet dhe ndryshueshmërinë.
Planifikimi i orës mësimore – 12. Himni i Europës
Fusha: Arte Lënda: Muzikë Shkalla III Klasa VI Tematika: Teknika dhe procese Tema mësimore: Himni i Europës
Situata e të nxënit. Dëgjimi muzikor: Himni Europian Simbolet e Bashkimit Europian. Simbole kombëtare të vendeve të ndryshme europiane.
Rezultatet e te nxënit sipas kompetencave kyçe Kompetenca e komunikimit dhe te shprehurit: Kupton drejt mesazhin artistik të Himnit Europian Kompetenca e të mësuarit për të nxënë: Përdor burime të ndryshme për të realizuar temën. Kompetenca e të menduarit: Kërkon dhe gjen njohuritë muzikore në mënyrë të pavarur. Kompetenca qytetare: Bashkëpunon me të tjerët dhe respekton simbolet kombëtare dhe europiane Kompetenca digjitale: Njeh dhe përdor mjetet digjitale në funksion të informacionit muzikor. Rezultatet e te nxënit te kompetencave të fushës sipas temës. Krijimi muzikor: Demonstron zbatimin e njohurive të mësuara, gjatë këndimit. Performim/interpretim muzikor: Këndon me ndjenjë dhe emocion duke respektuar teknikën
Fjalë kyçe: Himni Europian, simbolet BE, Oda e gëzimit, Bethoven, Shiler. Burimet: Magnetofon, CD, postera të ndryshme. (simbolet e B.E dhe të vendeve të saj)
Libër mësuesi Muzika 6 39
e këndimit përmes rregullave të përcaktuara dhe karakterin e himnit. Vlerësimi: Shpreh emocionet e veta për këngën, respekton interpretimin dhe performimin e shokëve.
Materiale historike mbi B.E dhe krijimin Himnit Europian. Historinë e jetës dhe të krijimtarisë së kompozitorit gjenial L.V.Bethoven. Lidhja me fushat e tjera: Gjuhët dhe komunikimi. Shkencat shoqërore dhe mjedisi, historia, gjeografia. Arte. Vizatimi.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme Përshkrimi i situatës Mësuesi vë të dëgjohet “Himni Europian” Nxiten nxënësit të shprehen me fjalët e tyre se, cilat janë emocionet që përjetojnë, ndërsa dëgjojnë himnin. Bëjnë lidhjen e njohurive të marra për himnin, simbolet kur e këndojmë himnin. A dini të këndoni Himnin e një shteti tjetër? Cili është kuptimi i himnit europian? Përse është marrë pikërisht Oda e gëzimit nga simfonia IX e Bethovenit me tekst të poetit Shiler? Mësuesi u kërkon nxënësve se çfarë dinë për jetën dhe krijimtarinë e kompozitorit L V Bethoven. Nxënësit prezantojnë dhe komentojnë simbolet e BE, të vendeve që bëjnë pjesë në BE. Vizatojnë flamurin europian dhe komentojnë e shprehin ndjenjat e tyre për himnin. Ndërtimi i njohurive të reja Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të dëgjojnë me vëmendje melodinë e himnit europian. I kujton si duhet të qëndrojnë gjatë këndimit të himnit. Mësuesi i kërkon nxënësve të respektojnë shprehitë vokale gjatë këndimit në grup. Punimi i vijës melodike duke respektuar intonacionin e saktë të këngës. Punimi pjesë‐pjesë i melodisë së himnit me ritëm të ngadaltë pa dhe me shoqërim muzikor. (CD) Lidhja melodike e harmonike e këngës strofë refren. Prezantimi i rezultateve të arritura Mësuesi vë nxënësit të këndojnë duke respektuar shprehitë vokale. Këndimi I Himnit Europian me ndjenjë dhe emocion në grup dhe solo Shoqërimi ritmik i melodisë së këngës (triangolo, përplasje e duarve etj.) Vlerësimi: Për përgjigje të sakta dhe veprimet në situatë. Vlerësimi për interpretim me ndjenjë dhe emocion të Himnit Europian Detyrë: Të shkruhet dhe të mësohet teksti i këngës. Të vizatohen simbolet europiane (detyrë dosje) Shprehni ndjenjat tuaja emocionale dhe estetike në një ese të shkurtër kushtuar himnit evropian.
Libër mësuesi Muzika 6 40
Planifikimi i orës mësimore – 13. Zbulojmë zërin më të bukur
Fusha: Arte Lënda: Muzikë Shkalla III Klasa VI Tematika: Teknika dhe procese Tema mësimore: Zbulojmë zërin më të bukur.
Situata e të nxënit. Ç’më pëlqen të bëj në të ardhmen
Rezultatet e te nxënit sipas kompetencave kyçe Kompetenca e komunikimit dhe te shprehurit: Krijon personalitetin e vet në veprimtaritë artistike. Kompetenca e të mësuarit për të nxënë: Përdor burime informacioni të ndryshme për të realizuar krijimin muzikor. Kompetenca e të menduarit: Zhvillon aftësitë për të menduar në mënyrë krijuese dhe ndërvepruese. Kompetenca qytetare: Bashkëpunon me të tjerët dhe respekton punën dhe kulturën e të tjerëve. Kompetenca për sipërmarrjen: Kontribuon në mënyrë krijuese brenda klasës për zhvillimin e aktivitetit mësimor. Kompetenca personale:Zhvillon besimin tek vetja duke marrë pjesë aktive në jetën artistike të klasës, shkollës. Kompetenca digjitale: Njeh mjetet e ndryshme në funksion të informacionit muzikor, si: magnetofon, audio, video, CD, DVD etj. Rezultatet e te nxënit te kompetencave të fushës sipas temës. Krijimi muzikor: Demonstron zbatimin e njohurive të mësuara gjatë këndimit. Ndan përvojat e veta krijuese me të tjerët. Performim/interpretim muzikor: Zhvillon teknikat e këndimit, të dëgjimit analizimit, improvizimit. Ndan përvojat e veta performuese me të tjerët. Vlerësimi: Analizon dhe vlerëson repertorin muzikor duke bërë gjykim kritik dhe estetik. Ndan përvojën e vet artistike me të tjerët.
Fjalë kyçe: Albume muzikore, zëri dhe interpretimi më i bukur, juri etj. Burimet: Magnetofon, CD, instrumente për shoqërim ritmik, materiale muzikore, foto të këngëtarëve të njohur etj. Lidhja me fushat e tjera:
Gjuhët dhe komunikimi. Teknologjia dhe TIK
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Organizimi i situatës Mësuesi/ja i drejtohet nxënësve të shprehin dëshirat e tyre muzikore. Ç’lloj muzike keni dëshirë të dëgjoni? I nxit ata të shprehen me fjalët e tyre rreth muzikës, këngëtarit/es që u pëlqen. Cilin prej tyre do të donin të imitonin. Cilat janë dëshirat e tyre artistike. A kanë mundësi dhe a dinë ta shfaqin talentin e tyre muzikor etj. Ndërtimi i njohurive të reja Mësuesi organizon nxënësit të ndahen në tre grupe për të zhvilluar konkursin e zërave të bukur. Vetë nxënësit sipas grupeve do të përzgjedhin për konkurrim vokalet më të mira. Nxënësit si fillim duhet të përcaktojnë një repertor me 3 ose 4 këngë.
Libër mësuesi Muzika 6 41
Këngët duhet t’i përshtaten vokalit dhe mundësive interpretuese të nxënësve. Njëra këngë duhet të jetë e detyrueshme (mësuesi shkruan në tabelë titullin e këngës së detyrueshme). Nxënësit përcaktojnë jurinë me emrat e tre nxënësve të klasës, të cilët do të gjykojnë dhe shpallin zërat, zërin dhe interpretuesit më të mirë të klasës. Prezantimi i rezultateve të arritura Një përfaqësues i secilit grup prezanton emrat pjesëmarrës, repertorin. Nxënësit interpretojnë këngët shqip ose në gjuhë të huaj, këngën e detyrueshme sipas mënyrës që kanë përcaktuar (solo, duet, në grup). Vlerësimi: Juria vlerëson secilin interpretim të grupeve në bazë të pikëve maksimale dhe minimale që ka përcaktuar. Bën vlerësimin në bazë të pikëve totale që janë mbledhur për secilin grup. Ben vlerësimin për interpretimin më të mirë në grup. Për interpretimin më të mirë duet. Për interpretimin më të mirë solo. Dhe zërin ose zërat më të bukur (në bazë të pikëve mund të ketë më shumë se një zë).
Libër m
ësue
si Muzika 6
42
Plan
i mësim
or trem
ujori i dytë (1
2 orë)
jana
r‐mars
Nr
Tematika
Temat mësimore
Situata të
parashikuara të të
nxënit
Metodologjia dhe
veprimtaritë e
nxënësve
Vlerësimi
Burimet
14 Gjuha dhe
komun
ikim
i Masa muz
ikore
shenjat e përsëritjes
Dëgjim m
uzikor
Lojë didaktik
e,
Nda
rja e fjalëve në
rrok
je m
e lig
jërim
ritm
ik dhe
melod
ik.
Krijim
e lojëra didaktik
eKëndime me shoq
ërim
ritm
ik
Vlerësim
individu
al dhe
grup
. Instrumente ritm
ike ORF
.
15 Gjuha dhe
komun
ikim
i Koh
a 2/4
Dëgjim m
uzikor
“Marshi i
Radeckit”
, J.S
htraus
Dëgjim m
uzikor, lojëra
dida
ktike
Vep
rime ne grup dh
e individu
ale
Vlerësim
individu
al dhe në
grup
Instrumente ritm
ike ORF
.
16 Te
knika dh
e procese
Këngët n
jëzërëshe
dhe ato
shum
ëzërëshe
homofon
ike dh
e iso‐
polifon
ike
Kinem
aja në klasë.
Fragmente nga
festivale të
muz
ikës
popu
llore.
Organ
izim
i i një
feste me veshje
popu
llore dhe
interpretim
e të
nxënësve
Krijim
e artistik
e,
kënd
ime dh
e interpretim
e në grupe
, solo dhe due
te m
e një
dhe disa zëra
Vlerësim
individu
al dhe në
grup
Magnetofon, CD, D
VD
Materiale vizua
le dhe
dëgjim
ore
17 Historia,
muz
ika,
shoq
ëria
Struktura muz
ikore:
motivi, fraza, fjalia.
Përje
tim
emociona
l: Be
thov
eni, veprat
Këndime të m
otiveve
melo‐ritm
ike
Vlerësim
individu
al dhe në
grup
Postera me fig
ura e ob
jekte
të krijuara ng
a nx
ënësit dh
e mësue
si
Libër m
ësue
si Muzika 6
43
e njoh
ura.
Struktura, fo
rma
dhe ku
ptim
i i saj
magnetofon; CD;
teksti i n
xënësit.
18 Gjuha dhe
komun
ikim
i Koh
a 3/4 dh
e pika e
vlerës
Kinem
aja në klase.
“Valsi i
lumturisë”,
“Dan
ubi b
lu”.
Krijim
e de
mon
strim në
grup dhe solo të ritm
it 3/4
Vlerësim
individu
al dhe
grup për krijim dhe
demostrim të
metrit treko
hor.
Magnetofon;
CD; DVD,
instrumente ritm
ike ORF
.
19 Te
knika dh
e procese
muz
ikore
Luajmë në fy
ell
melod
i të thjeshtë
Ushtroh
emi d
he
argëtohemi
Melod
i barito
re
me fyell.
Lojë, interpretim solo
dhe në grup.
Vlerësim
individu
al dhe
grup për
interpretim
in sakte
dhe respektim
in e
tekn
ikave te lo
jës
në in
strument
Fyell
Teksti i n
xënësit.
20 Te
knika dh
e procese
muz
ikore
Gjuha jonë, barot e
trënde
linë
Kinem
aja në klasë:
Fragment n
ga
filmi
“Mëson
jëtorja
”
Shprehje të përjetim
it em
ociona
l Këndim dhe
interpretim në grup
dhe solo
Vlerësim për
veprim
et në situatë
dhe interpretim
in e
këng
ës.
CD, D
VD; m
agnetofon;
teksti i n
xënësit.
21 Te
knika dh
e procese
muz
ikore
Këngë “Fjala Nënë”
Organ
izim
i i një
feste ku
shtuar
nënës, poezi, foto,
thënie të
ndryshme ap
o ed
he vizatim
e ng
a xn
ënësit (m
und të
angazh
ohen edh
e prindë
rit).
Shprehin emocionet
përm
es fo
rmave të tjera
të artit.
Këndim dhe
interpretim në grup
dhe solo
Vlerësimi
individu
al.
CD m
agnetofon; m
ateriale
plotësue
se; p
ostera; foto.
Punime të ndryshm
e të
nxënësve
Libër m
ësue
si Muzika 6
44
22 Gjuha dhe
komun
ikim
i Koh
a 4/4
Këngë në ko
hën
4/4, him
ni
kombëtar
shqiptar, M
oxart
Fjalë me 2, 3, 4
rrok
je
Dëgjim dhe
demon
strim i ku
ptim
it të m
asës katër pjesore
nëpë
rmjet k
rijim
it,
kënd
imit.
Vlerësim
individu
al dhe në
grup
. Instrumente ritm
ike ORF
.
23
Historia,
muz
ika
shoq
ëria
Form
a e pe
riud
hës
muz
ikore
Lojë didaktik
e Krijim
e, lojëra
dida
ktike.
Vlerësim
individu
al dhe
grup
Instrumente ritm
ike ORF
.
24 Te
knika dh
e procese
Kënga e J.Brams,
“Ninullë”
Përje
tim
emociona
l. Ninullat q
ë dinë.
Këndim. K
ëngët a
po
ninu
llat q
ë kanë
dëgjua
r nga nënat e
gjyshet e ty
re. P
ërjetim
i em
ociona
l nëp
ërmjet
vizatim
it.
Vlerësim
individu
al dhe në
grup për
interpretim
in e
këng
ës dhe
vizatim
it.
Magnetofon CD; foto të
fëmijëve; fleta të bardh
a;
ngjyra.
25
Tekn
ika dh
e procese
Shprehim emocionet
për festen e mësue
sit
Kinem
aja në
klase
Fragment film
i pe
r fëm
ijë.
Një von
esë e
vogël
Interpretim
e nëpë
rmjet
form
ave të artit në
grup dhe in
dividu
al.
Vlerësimi i detyrës
në dosje
Magnetofon CD DVD .
Libër mësuesi Muzika 6 45
Planifikimi i orës mësimore – 14. Masa muzikore. Shenjat e përsëritjes.
Fusha: Arte Lënda: Muzikë Shkalla III Klasa VI Tematika: Gjuha dhe komunikimi. Tema mësimore: Masa muzikore. Shenjat e përsëritjes.
Situata e të nxënit. Dëgjim muzikor: Moxart. Tema me variacione
Lojë didaktike. Ndarja e fjalëve në rrokje dhe ligjërim ritmik.
Rezultatet e te nxënit sipas kompetencave kyçe Kompetenca e të shprehurit dhe komunikimit: shfrytëzon mjetet artistike e mundësitë e komunikimit dhe të shprehurit në muzikë në mënyrë të pavarur. Kompetenca e të menduarit: zhvillon aftësitë për të menduar ne mënyrë krijuese dhe ndërvepruese. Kompetenca e të mësuarit për të nxënë: përdor burime te ndryshme për të realizuar temën. Kompetenca qytetare: prezanton përvojat e tjera krijuese me të tjerët.
Rezultatet e te nxënit te kompetencave të fushës sipas temës. Krijimi muzikor: Demonstron kuptimin e masës gjatë shpjegimit të krijimit të vet. Performimi: Shpjegon funksionin dhe rolin e masës dhe shenjave të përsëritjes në interpretimin ritmik dhe melodik. Vlerësimi: kupton dhe vlerëson ndryshimin dhe lidhjen e muzikës me artet e tjera dhe ndryshimin në përdorimin e simboleve muzikore.
Fjale kyçe: Mase muzikore, shenja përsëritje, abreviatura, Kufiri ndarës i masës.
Burimet: Teksti i muzikës , shkrime muzikore, magnetofon, CD, instrumente ritmike ORF.
Lidhja me fushat e tjera: Gjuhët dhe komunikimi.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve.
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme Mësuesi pyet nxënësit si e kuptojnë lidhjen e muzikës me artet e tjera (Leonardo da Vinçi) Dëgjim muzikor: Moxart. Tema me variacione Mësuesja u kërkon nxënësve të përqendrohen tek dëgjimi muzikor, të shprehen me fjalët e tyre çfarë vënë re gjate dëgjimit. (përsëritjen e fragmenteve muzikore). Pra, një fragment muzikor i cili përsëritet a duhet të shkruhet gjithmonë apo të përdorim disa shenja përsëritëse. Organizohet loja me fjale 2‐3‐4 rrokëshe (nxënësit të ndarë në 3 grupe). Zëvendësimi i fjalëve me numra (1‐2‐,1‐2‐3, 1‐2‐3‐4.) dhe shoqërimi me goditje për numër (instrument ritmik) Nxënësve u kërkohet të përsërisin fjalët, të gjitha ose pjesërisht dhe të vendosen shenja identifikuese gjatë përsëritjes. Ndërtimi i njohurive të reja Mësuesi u thotë nxënësve të shkruajnë të gjitha fjalët poshtë pentagramit në rrokje dhe të ndajnë hapësirën e pentagramit me vija pingule; sipër hapësirës vendosen numra sipas rrokjeve. Mësuesi vazhdon të drejtoje nxënësit për përsëritjen e fjalëve me ligjërim, duke dhënë idenë e përsëritjes së plotë apo të pjesshme. Mësuesi bën lidhjen e praktikes së nxënësve me termat në libër, duke pyetur nxënësit për kuptimin e tyre.
Libër mësuesi Muzika 6 46
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura; Nxënësit identifikojnë në libër masën, shenjat e përsëritjes, lexojnë dhe shpjegojnë kuptimin e tyre. Arrijnë në përfundim se cili është roli në muzikë i masës dhe shenjave të përsëritjes. Mësuesi luan në instrument variacione “Moxart”, shembull nga libri, e këndon bashkë me nxënësit. Lexim – “Të njohim jetën dhe krijimtarinë e kompozitorëve tanë. Çesk Zadeja. Vlerësimi: Për përgjigje të sakta, për krijimin, ekzekutimin, argumentimin e masës, llojit të saj, shenjave të përsëritjes, dhe rolit te tyre në shkrimin dhe interpretimin muzikor. Detyrë shtëpie: Arsyeto dhe përgjigju, libri i nxënësit fq 21. Me cilën njësi matëse mund ta krahasosh masën muzikore: metrin, kilogramin, voltin? Identifiko në libër masën, shenja të përsëritjes dhe emërtoji ato.
Planifikimi i orës mësimore – 15. Koha 2/4, shembuj muzikorë
Fusha: Arte Lënda: Muzikë Shkalla III Klasa VI Tematika: Gjuha dhe komunikimi. Tema mësimore: Koha 2/4, shembuj muzikorë
Situata e të nxënit. Dëgjim muzikor. Johan Shtraus “Marshi i Radeckit”
Rezultatet e te nxënit sipas kompetencave kyçe Kompetenca e të shprehurit dhe komunikimit: Demonstron një kuptim të qartë me anë të gjuhës muzikore, simboleve shenjave dhe formave muzikore. Kompetenca e të menduarit: Zhvillon aftësitë për të menduar në mënyrë krijuese dhe ndërvepruese. Kompetenca e të mësuarit përdor burime te ndryshme për të realizuar temën. Kompetenca qytetare: prezanton përvojat e tjera krijuese me të tjerët. Rezultatet e te nxënit te kompetencave të fushës sipas temës. Krijimi muzikor: Krijon në kohen 2/4 duke përdorur kombinime të ndryshme vlerash notash dhe pushimesh. Performimi: Interpreton këngë dhe ushtrime duke demonstruar se ka kuptuar qartë kohën 2/4. Vlerësimi: Kupton dhe shpjegon kuptimin e kohëve tek praktika muzikore, bën lidhjen e kohës 2/4 me marshin.
Fjale kyçe: Metër muzikor, kohë muzikore, lëvizje dypjesëtuese, goditje, metronome, temp muzikor, marsh.
Burimet: Teksti i muzikës, magnetofon, CD, instrumente ritmike ORF dhe matës metronom.
Lidhja me fushat e tjera: Gjuhët dhe komunikimi. Matematika.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve.
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme Përshkrimi i situatës Mësuesi ve të dëgjohet Marshi i Radeckit. Pyet nxënësit rreth materialit muzikor, çfarë emocionesh ju krijon? Provojmë ta shoqërojmë me: 1 – goditje (përplasje duarsh); 2 – lëvizje (ecje
Libër mësuesi Muzika 6 47
me ligjërim 1‐2) Jep një shembull muzikor 3/4 në mënyrë që nxënësit të bëjnë dallimin ndërmjet marshit dhe valsit, si dhe shembuj të tjerë ritmikë. (Ritmi që ndiejmë brenda vetes, ritmi në kohë, në natyrë etj. ‐ të rregullt, të çrregullt. Fjalë me dy rrokje kosa, bie, arë, derë. Si e matim ritmin? Cilat janë njësitë që përdorim. Ç’kuptim ka metri? Ndërtimi i njohurive të reja Lojëra didaktike: Fjalë me dy rrokje (kosa, bie, arë, derë etj) Cila është rrokja qe theksohet më shumë. Shoqërojini rrokjet me dy lëvizje dore. Nxënësve ju kërkohet që fjalët me dy rrokje të shkruhen në masa, përcaktohet theksi i fjalës të zëvendësohen me nota 1/4 në pentagram dhe shoqërohen me lëvizje dhe goditje me shpejtësi të ndryshme, në mënyrë që nxënësit të bëjnë dallimin mes metrit dhe kohës 2/4. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura Nxënësit krijojnë në fletoren e pentagramit masa dykohore duke përdorur vlerat e notave dhe pushimeve të mësuara. Punimi i shembujve muzikorë nga libri i nxënësit, të shoqëruar me instrumente ritmike dhe shembuj të tjerë të kohës dypjesëtuese; këngë patriotike, partizane. Vlerësimi: Për përgjigje të sakta dhe veprimet në situatë. Demonstrimin dhe kuptimin e kohës dypjesëtuese. Detyrë shtëpie:
1. Krijo në fletoren e pentagramit 8 masa në kohën 2/4. Shkruaj një ese të shkurtër me temë: “Muzika është jetë’’.
Planifikimi i orës mësimore – 16. Kënga njëzërëshe dhe shumëzërëshe
Fusha: Arte Lënda: Muzikë Shkalla III Klasa VI Tematika: Teknika dhe procese Tema mësimore: Kënga njëzërëshe dhe shumëzërëshe
Situata e të nxënit. Kinemaja në klasë: fragmente nga festivale të muzikës popullore, organizimi i një feste me veshje
popullore, interpretime të nxënësve.
Rezultatet e te nxënit sipas kompetencave kyçe Kompetenca e të shprehurit dhe komunikimit: Kupton drejt mesazhin artistik. Kompetenca e të menduarit: Kërkon dhe gjen njohuritë muzikore në mënyrë të pavarur. Kompetenca e të mësuarit: Përdor burime të ndryshme për të realizuar temën. Kompetenca qytetare: Bashkëpunon me të tjerët për çështje të ndryshme kulturore. Kompetenca dixhitale: Njeh dhe përdor mjetet e ndryshme të informacionit në shërbim të temës.
Libër mësuesi Muzika 6 48
Rezultatet e te nxënit te kompetencave të fushës sipas temës. Krijimi muzikor: Demonstron zbatimin e njohurive të mësuara, gjatë këndimit. Performimi: Këndon me një dhe me shumë zëra, duke respektuar teknikën e këndimit, sipas rregullave të përcaktuara, dhe tematikën e këngëve. Vlerësimi: Shpreh emocionet e veta për këngët popullore, respekton interpretimin dhe performimin e shokëve.
Fjale kyçe: Këngë patriotike, rilindje kombëtare.
Burimet: Teksti i muzikës, magnetofon, CD, postera të ndryshëm. Materiale vizuale dhe dëgjimore (CD, DVD) nga festivalet e muzikës popullore.
Lidhja me fushat e tjera: Gjuhët dhe komunikimi. Shkencat shoqërore dhe mjedisi. Festivalet e muzikës popullore
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve.
Lidhja e temës me situatën Mësuesi krijon mundësinë të dëgjohen dhe të shikohen në klasë fragmente nga festivale të muzikës popullore. Nxiten nxënësit të shprehen me fjalët e tyre çfarë dinë mbi muzikën popullore, mënyrën e të kënduarit me një ose disa zëra, instrumentet që përdoren (si emërtohen ato), cilat janë emocionet që përjetojnë nga festat, gëzimet, dasmat nëpër familjet e tyre. Në klasë nxënësit të veshur me veshje popullore (kush e ka mundësi, përgatitet një orë më parë) interpretojnë këngë të krahinës së tyre ose të krahinave të tjera, në grup dhe solo. Ndërtimi i njohurive të reja A mund të dallohet të kënduarit me një zë? Çfarë kuptoni me polifoni? Po me iso‐polifoni? Në cilat krahina të Shqipërisë këndohet kënga polifonike? Mësuesi njeh nxënësit me vlerat dhe vendin që zë iso‐polifonia shqiptare në trashëgiminë kulturore botërore (të mbrojtur nga UNESKO). Punohen shembujt nga libri, kënga popullore me një zë ‘’O llokumja me sheqer’’ dhe kënga iso polifonike “O bilbil, bilbil more’’, “Këndon zogu i verës”. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura Mësuesi u kërkon nxënësve të shprehin emocionet e tyre nëpërmjet interpretimit emocional të këngëve, nëpërmjet një eseje ose nëpërmjet formave të tjera të artit (vizatim, veshje, instrumente popullore). Vlerësimi: Për përgjigje të sakta dhe veprimet në situatë. Vlerësimi për interpretim me ndjenjë dhe emocion të këngës shumëzërëshe. Interpretim i këngëve në grup dhe solo. Praktika muzikore. Arsyeto dhe përgjigju. Detyrë shtëpie: Krijimi i CD‐je me këngë dhe instrumente popullore (detyrë në dosje).
Libër mësuesi Muzika 6 49
Planifikimi i orës mësimore – 17. Struktura muzikore (motivi, fraza, fjalia)
Fusha: Arte Lënda: Muzikë Shkalla III Klasa VI Tematika: Teknika dhe procese Tema mësimore: Struktura muzikore (motivi, fraza, fjalia)
Situata e të nxënit. Struktura, forma, kuptimi i saj.
Rezultatet e te nxënit sipas kompetencave kyçe Kompetenca e të shprehurit dhe komunikimit: Shfrytëzon mjetet artistike, mundësitë e komunikimit dhe të të shprehurit në muzikë në mënyrë të pavarur. Kompetenca e të menduarit: Zhvillon aftësitë për të menduar në mënyrë krijuese dhe ndërvepruese. Kompetenca e të mësuarit: Përdor burime të ndryshme për të realizuar temën. Kompetenca qytetare: Bashkëpunon me të tjerët për çështje të ndryshme kulturore. Kompetenca dixhitale: Njeh dhe përdor mjetet e ndryshme të informacionit në shërbim të temës.
Rezultatet e te nxënit te kompetencave të fushës sipas temës. Krijimi muzikor: Krijon dhe demonstron kuptimin e strukturës muzikore (motivin, frazën, fjalinë). Performimi: Këndon, imiton motive, fjali muzikore të njohura. Vlerësimi: Dëgjon dhe argumenton ndërtimin e strukturës muzikore, bën lidhje mes muzikës dhe formave të tjera jomuzikore.
Fjale kyçe: ndërtim muzikor, melodi muzikore, motivi, fraza, fjalia
Burimet: Teksti i muzikës, magnetofon, CD, postera dhe objekte të llojeve dhe formave të ndryshme. Të krijuara nga mësuesi dhe nxënësit.
Lidhja me fushat e tjera: Gjuhët dhe komunikimi. Shkencat shoqërore dhe mjedisi. Lidhja brenda fushës: Vizatimi
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve.
Lidhja e temës me situatën Përshkrimi i situatës Dëgjim muzikor Bethoven simfonia nr 5. (motivi ) Mësuesi u tërheq vëmendjen nxënësve të dëgjojnë e të shprehen me fjalët e tyre çfarë vënë re. Komentojnë bashkë me mësuesin këtë fragment muzikor. Mësuesi shpërndan nxënësve nga një fletë dhe u thotë të krijojnë fjali të shkurtra, të vizatojnë objekte të ndryshme (lule, peme, fruta, instrumente të ndryshme etj). Njëkohësisht prezanton postera, objekte, dhe i pyet nxënësit për formën dhe elementet përbërëse të tyre. Gjatë kësaj kohe nxënësit analizojnë strukturën e krijimit të tyre. Ndërtimi i njohurive të reja Mësuesi u kërkon nxënësve të dëgjojnë motivin e simfonisë së V‐të të Bethoven‐it dhe të imitojnë e përshkruajnë ndërtimin ritmik e melodik të këtij motivi. (Nga sa nota përbëhet ky motiv? Sa herë përsëritet?) Nxënësit dalin në përfundimin se cili është motivi dhe fraza me kë krahasohen në fjalinë letrare? Mësuesi jep shembuj të tjerë nga libri (luan në tastierë) fjali muzikore pyetëse dhe fjali muzikore përgjigje?
Libër mësuesi Muzika 6 50
Nxit nxënësit të dallojnë dhe përcaktojnë strukturën e fjalisë muzikore. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. Nxënësit shpjegojnë e argumentojnë motivin, frazën, fjalinë muzikore dhe lidhjen e saj me struktura të tjera. Mësuesi i kërkon nxënësve të krijojnë duke plotësuar në libër motivin, frazën, fjalinë muzikore, në kohë të ndryshme. Vlerësimi: Për përgjigje të sakta dhe veprimet në situatë. Për krijimin dhe demonstrimin e motivit, frazës, fjalisë muzikore. Detyrë shtëpie: Të krijojnë një fjali muzikore. Të demonstrojnë motive, fraza, fjali muzikore. Të gjejnë në tekst, nota dhe elemente të fjalisë muzikore.
Planifikimi i orës mësimore – 18. Koha 3/4
Fusha: Arte Lënda: Muzikë Shkalla III Klasa VI Tematika: Gjuha dhe komunikimi. Tema mësimore: Koha 3/4
Situata e të nxënit. Dëgjim muzikor. Dëgjo (dhe shiko) pjesët “Valsi i lumturisë”, “Danubi blu”.
Rezultatet e te nxënit sipas kompetencave kyçe Kompetenca e të shprehurit dhe komunikimit: Demonstron një kuptim të qartë me anë të gjuhës muzikore, simboleve shenjave dhe formave muzikore. Kompetenca e të menduarit: Zhvillon aftësitë për të menduar në mënyrë krijuese dhe ndërvepruese. Kompetenca e të mësuarit përdor burime te ndryshme për të realizuar temën. Kompetenca qytetare: prezanton përvojat e tjera krijuese me të tjerët.
Rezultatet e te nxënit te kompetencave të fushës sipas temës. Krijimi muzikor: krijon në kohen3/4, duke përdorur kombinime të ndryshme vlerash notash dhe pushimesh. Performimi: interpreton këngë dhe ushtrime, duke demonstruar se e ka kuptuar qartë kohën ¾ dhe pikën e vlerës. Vlerësimi: kupton dhe shpjegon kuptimin e kohëve tek praktika muzikore, bën lidhjen e kohës 2/4 me marshin.
Fjale kyçe: metër tripjesëtues vals, pika e vlerës, gjysma e vlerës, ternare, Shtraus
Burimet: libri i nxënësit, magnetofon, CD, instrumente ritmike ORF
Lidhja me fushat e tjera: Gjuhët dhe komunikimi. Matematika.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve.
Lidhja e temës me situatën Mësuesi vendos një CD që nxënësit të dëgjojnë pjesët “Valsi i lumturisë”, “Danubi Blu”. Nxiten nxënësit të shprehen me fjalët e tyre se çfarë emocionesh iu krijojnë këto dy pjesë, duke ju
Libër mësuesi Muzika 6 51
referuar ushtrimit nr. 3 “Arsyeto dhe përgjigju”; Shoqërojnë valsin ritmikisht dhe me kërcim. Nga ndryshon ritmi dykohor me atë trikohor? Ndërtimi i njohurive të reja Nxënësve iu kërkohet të shkruajnë poshtë pentagramit fjalë me dy rrokje dhe fjalë me tre rrokje, të ndara në masa; të përcaktohet theksi i fjalës, të zëvendësohen me nota ¼ në pentagram dhe të shoqërohen me lëvizje dhe goditje, në mënyrë që të bëjnë dallimin mes metrit 2/4 dhe ¾. Argumentohet ndërtimi i masës ¾, duke përdorur vlera notash dhe pushimesh të njohura nga nxënësit. Cila notë plotëson metrin 2/4? Po ¾? Si formohet nota ¾? Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura Nxënësit krijojnë në fletoren e pentagramit masën trikohore, duke përdorur vlerat e notave dhe pushimeve të mësuara dhe notën( 2/4+1/4). Punimi i shembujve muzikorë nga libri, të shoqëruar me ligjërim me gojë, 1,2,3, lëvizje me dorë, instrumente ritmike. Vlerësimi: Për përgjigje të sakta dhe veprimet në situatë. Për demonstrimin dhe kuptimin e kohës tripjesëtuese. Detyrë shtëpie:
1. Krijoni në fletoren e pentagramit 8 masa në kohën 3/4. 2. Dëgjoni disa valse të njohura 3. Shkruaj një ese për emocionet estetike që ju krijojnë këto pjesë muzikore.
4‐Modele të veprimtarive praktike
Vetëvlerësojmë njohuritë
Qarko saktësinë:V‐G Masa është hapësira ndërmjet dy vijave pingule. V – G Metri –koha, skemë ritmike që përbëhet nga grupimi i njësive kohore bazë (rrahje, goditje)
V – G Metronomi është aparat që përcakton saktësisht lartësinë e tingullit V – G Llojet e metrave muzikorë janë: 2/2, 2/4, 3/4/, 3/8, 4/4, 4/8 etj. V – G Plotëso fjalitë: Metri dypjesëtues ka __________ lëvizje, njëra prej të cilave, lëvizja e _________, është e ______________, dhe lëvizja e ____________ është e ____________. Në kohët dypjesëtuese ndërtohen këngët __________. Koha‐metri ¾ përbëhet nga __________ lëvizje, ku lëvizje e __________ është e __________ dhe dy lëvizjet e tjera janë __________. Quhet ndryshe lëvizje __________ (një,dy,tre). Gjinia më e njohur e muzikës në lëvizjen tripjesëtuese është __________.
Libër mësuesi Muzika 6 52
Shëno me X sipas shembullit
Planifikimi i orës mësimore – 19. Ushtrime në fyell
Fusha: Arte Lënda: Muzikë Shkalla III Klasa VI Tematika: Teknika dhe procese Tema mësimore: Ushtrime në fyell
Situata e të nxënit. Ushtrohemi dhe argëtohemi në fyell
Rezultatet e te nxënit sipas kompetencave kyçe Kompetenca e të shprehurit: Krijon personalitetin e vet në veprimtaritë artistike Kompetenca e të menduarit: Zhvillon aftësitë për të menduar në mënyrë krijuese dhe ndërvepruese. Kompetenca qytetare: Bashkëpunon me të tjerët dhe respekton punën e dhe kulturën e të tjerëve. Kompetenca e personale: Zhvillon besimin tek vetja në veprimtaritë muzikore. Zhvillon besimin tek vetja gjatë aktivitetit në klasë.
Rezultatet e te nxënit te kompetencave të fushës sipas temës. Krijimi muzikor: Demonstron zbatimin e njohurive të mësuara, gjatë lojës në fyell. Komunikon qartë njohuritë muzikore duke dhënë emocionin dhe mesazhin. Performimi: luan me duke respektuar teknikën dhe rregullat e përdorimit të fyellit. Vlerësimi: Shpreh emocionet e veta për përdorimin e fyellit, respekton interpretimin dhe performimin e shokëve. Ndan përvojën e vet artistike me të tjerët.
Fjale kyçe: fyelli, rregullat e luajtjes në instrument, shkallë muzikore etj.
Burimet: teksti i nxënësit, magnetofon CD, instrumente, fyell (bllokflaut) album me instrumente popullore.
Lidhja me fushat e tjera: Gjuhët dhe komunikimi. Shkencat shoqërore dhe mjedisi. Lidhja me temat ndërkurrikulare: trashëgimia kulturore.
Libër mësuesi Muzika 6 53
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve.
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme Përshkrimi i situatës. Lidhja e njohurive të marra mbi përdorimin e fyellit. Nxënësit kujtojnë rregullat e luajtjes në instrument, qëndrimin dhe teknikat e përdorimit të fyellit.Lexohet rubrika “Rregulla për mësimin e një vegle muzikore”. Luajnë shkallën muzikore nga nota Do‐do2. Njohuri të reja Mësuesi orienton nxënësit tek ushtrimet që do të luajnë në fyell. I nxit ata të analizojnë tekstin notal, pra të përcaktojnë elementet e mësuara të shkrimit muzikor (koha, vlerat e notave). Mësuesi/ja demonstron lojën në fyell para nxënësve. Nxënësit ndjekin udhëzimet e mësuesit dhe luajnë bashkë me të me ritëm të ngadaltë. Melodia punohet pjesë‐pjesë duke u ndalur tek ato nota ku nxënësit kanë vështirësi. Mësuesi/ja e rrit shkallën e shpejtësisë në momentin kur nxënësit kanë siguri. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve Nxënësit luajnë të gjithë bashkë me ritëm të ngadaltë. Luajnë në grup me ritëm më të shpejtë (grupe nxënësish që kanë me siguri në lojë). Luajnë në mënyrë individuale. Vlerësimi: Për respektimin e rregullave të luajtjes në instrument dhe teknikat e përdorimit të tij. Për respektimin e demonstrimin e njohurive të mara dhe të simboleve muzikore. Për lojë të saktë në grup dhe solo. Detyrë: Të ushtrohen me lojën në fyell tek shembujt e librit në kohën 2/4, 3/4.
Planifikimi i orës mësimore – 20. Gjuha jonë, barot e trëndelinë
Fusha: Arte Lënda: Muzikë Shkalla III Klasa VI Tematika: Teknika dhe procese Tema mësimore: Gjuha jonë, barot e trëndelinë.
Situata e të nxënit. Kinemaja në klasë fragment nga filmi: “Mësonjëtorja”. Shkruani fjalë të urta dhe shprehje për gjuhën shqipe. Rezultatet e te nxënit sipas kompetencave kyçe
Kompetenca e të shprehurit: Kupton drejt mesazhin artistik këngës. Krijon personalitetin e vet në veprimtarinë artistike. Kompetenca e të menduarit: Zhvillon aftësitë për të menduar në mënyrë krijuese dhe ndërvepruese. Kompetenca qytetare: Bashkëpunon me të tjerët dhe respekton punën e të tjerëve. Kompetenca për sipërmarrjen: Zhvillon aktivitet artistik brenda klase duke kontribuar në mënyrë krijuese. Kompetenca digjitale: Njeh mjetet e ndryshme në funksion të informacionit muzikor si: CD/ DVD.
Libër mësuesi Muzika 6 54
Rezultatet e te nxënit te kompetencave të fushës sipas temës. Krijimi muzikor: Demonstron zbatimin e njohurive të mësuara, gjatë këndimit. Komunikon qartë njohuritë muzikore duke dhënë emocionin dhe mesazhin e këngës. Performimi: Këndon me ndjenjë dhe emocion duke respektuar teknikën e këndimit përmes rregullave të përcaktuara. Vlerësimi: Shpreh emocionet e veta për këngën, respekton interpretimin dhe performimin e shokëve. Ndan përvojën e vet artistike me të tjerët.
Fjale kyçe: Gjuha jonë barot e trëndelinë, Limoz Dizdari, Betim Muço.
Burimet: Magnetofon CD, DVD, foto, punime të nxënësve të viteve të kaluara.
Lidhja me fushat e tjera: Gjuhët dhe komunikimi. Shkencat shoqërore dhe mjedisi, historia.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve.
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme Përshkrimi i situatës. Mësuesi orienton nxënësit të shohin fragment nga filmi “Mësonjëtorja” (ose një tjetër film) në mungesë të DVD. Komentohet historia e filmit dhe personazhit që i dedikohet ky film bashkë me mesazhin që përcjell. Një tjetër situatë është dhe organizimi i nxënësve që të shprehin emocionet e tyre për gjuhën shqipe. Mësuesi orienton nxënësit të ndahen në tre grupe. Mësuesi shkruan në tabelë detyrat për secilin grup Grupi i parë gjen poezi për gjuhën shqipe. Grupi i dytë gjen thënie ose fjalë të urta për gjuhën shqipe. Grupi i tretë gjen këngë të ndryshme kushtuar gjuhës shqipe Secili grup prezanton/performon pjesën e vet në mënyra të ndryshme. (individuale, grup). Njohuri të reja Mësuesi i kërkon nxënësve të dëgjojnë me vëmendje melodinë e këngës “Gjuha jonë barot e trëndelinë’’. Prezantohen autorët e këngës Nxënësit njohin jetën dhe krijimtarinë e kompozitorit Limoz Dizdari. Bëhet një koment i shkurtër i tekstit duke u ndalur tek mesazhi artistik. (secili grup shkruan dhe prezanton një mesazh sipas tekstit të kësaj kënge.) Analizë e përmbajtjes dhe formës muzikore (ndërtimi melodik ritmi, karakteri, diapazoni vokal, teksti notale etj). I kujton nxënësve të respektojnë rregullat dhe shprehitë vokale të kënduarit bukur (ritmi, intonacioni, diksioni, karakterin ngjyrimin dhe unifikimin e zërave) në grup. Punimi pjesë‐pjesë i melodisë pa dhe me shoqërim muzikor. (CD) Lidhja melodike e harmonike e këngës strofë refren Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve Mësuesi vë nxënësit të këndojnë duke respektuar shprehitë vokale. Këndimi me ndjenjë dhe emocion në grup dhe solo Shoqërimi ritmik i melodisë së këngës (triangolo, përplasje e duarve etj.) Punohet rubrika Arsyeto dhe përgjigju.
Libër mësuesi Muzika 6 55
Vlerësimi: Për organizimin dhe veprimet në situatë në grup dhe individuale. Vlerësimi për interpretim me ndjenjë dhe emocion të këngës për gjuhën shqipe. Detyrë: (detyrë dosje) Shprehni emocionet tuaja dhe dashurinë për gjuhën nëpërmjet formave të tjera të artit.
Planifikimi i orës mësimore – 21. Këndojmë këngë për nënën
Fusha: Arte Lënda: Muzikë Shkalla III Klasa VI Tematika: Teknika dhe procese Tema mësimore: Këndojmë këngë për nënën
Situata e të nxënit. Organizimi i një feste kushtuar nenës. Foto, poezi, thënie, vizatime, të ndryshme nga nxënësit,
ku shprehin dashurinë për nënat e tyre (mund të angazhohen edhe prindërit). Rezultatet e te nxënit sipas kompetencave kyçe
Kompetenca e të shprehurit: Kupton drejt mesazhin artistik këngës. Krijon personalitetin e vet në veprimtarinë artistike. Kompetenca e të menduarit: Zhvillon aftësitë për të menduar në mënyrë krijuese dhe ndërvepruese. Kompetenca qytetare: Bashkëpunon me të tjerët dhe respekton punën e të tjerëve. Kompetenca për sipërmarrjen: Zhvillon aktivitet muzikor brenda klase, duke kontribuar në mënyrë krijuese. Kompetenca e personale: Zhvillon besimin tek vetja gjatë veprimtarive muzikore. Rezultatet e te nxënit te kompetencave të fushës sipas temës. Krijimi muzikor: Demonstron zbatimin e njohurive të mësuara, gjatë këndimit. Performimi: Këndon me ndjenjë dhe emocion duke respektuar teknikën e këndimit përmes rregullave të përcaktuara dhe karakterin festiv te këngës. Vlerësimi: Shpreh emocionet e veta për këngën, respekton interpretimin dhe performimin e shokëve. Ndan përvojën e vet artistike me të tjerët.
Fjale kyçe: Nënë, Feim Ibrahimi, RexhepHoxha
Burimet: Magnetofon CD, postera të ndryshëm, vizatime dhe punime të ndryshme të nxënësve, poezi, thënie kushtuar nenës.
Lidhja me fushat e tjera: Gjuhët dhe komunikimi. Shkencat shoqërore dhe mjedisi arti pamor.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve.
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme Përshkrimi i situatës. Organizimi i një feste kushtuar nënës (mund te ketë dhe pjesëmarrje të prindërve). Mësuesi orienton nxënësit te ndahen ne tre grupe. Mësuesi shkruan në tabelë detyrat për secilin grup. Grupi i parë gjen poezi për nënën.
Libër mësuesi Muzika 6 56
Grupi i dytë gjen thënie ose mesazhe të shkurtra urimi për nënën. Grupi i tretë gjen këngë të ndryshme për nënën. Secili grup prezanton/performon pjesën e vet në mënyra te ndryshme ( individuale, grup). Njohuritë e reja Mësuesi i kërkon nxënësve të dëgjojnë me vëmendje melodinë e këngës “Fjala nënë”. Bëhet një koment i shkurtër i tekstit duke u ndalur tek mesazhi artistik (secili grup shkruan dhe prezanton një mesazh sipas tekstit të kësaj kënge). Analizë e përmbajtjes dhe formës muzikore (ndërtimi melodik ritmik, karakteri, diapazoni vokal, teksti notal etj I kujton nxënësve të respektojnë rregullat dhe shprehitë vokale të kënduarit bukur (ritmi, intonacioni, diksioni, karakterin, ngjyrimin dhe unifikimin e zërave) në grup. Punimi pjesë‐ pjesë i melodisë me shoqërim muzikor dhe pa shoqërim muzikor. (CD) Lidhja melodike e harmonike e këngës, strofë, refren. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve te arritura. Mësuesi u kërkon nxënësve të këndojnë duke respektuar shprehitë vokale. Këndimi me ndjenjë dhe emocion ne grup dhe solo. Shoqërimi ritmik i melodisë së këngës (triangolo, përplasje e duarve etj). Vlerësimi: Për organizimin dhe performimin artistik te veprimtarisë festive në grup dhe individualisht. Vlerësimi për interpretim me ndjenë dhe emocion të këngës për nënën. Detyrë: (detyre dosje) Shprehni emocionet tuaja dhe dashurinë për nënën nëpërmjet formave të tjera të artit.
Planifikimi i orës mësimore – 22. Koha 4/4
Fusha: Arte Lënda: Muzikë Shkalla III Klasa VI Tematika: Gjuha dhe komunikimi Tema mësimore: Koha 4/4
Situata e të nxënit. Fragmente muzikore nga himni kombëtar. Moxart, simfonia g‐moll. Fjalë me 2, 3, 4, rrokje.
Rezultatet e te nxënit sipas kompetencave kyçe Kompetenca e të shprehurit dhe komunikimit: Demonstron një kuptim te qartë me anë të gjuhës muzikore, simboleve shenjave dhe formave muzikore. Kompetenca e të menduarit: Zhvillon aftësitë për të menduar në mënyrë krijuese dhe ndërvepruese. Kompetenca e të mësuarit për të nxënë: Përdor burime te ndryshme për të realizuar temën, krijon në mënyrë të pavarur. Kompetenca qytetare: prezanton përvojat e tjera krijuese me të tjerët.
Libër mësuesi Muzika 6 57
Rezultatet e te nxënit te kompetencave të fushës sipas temës. Krijimi muzikor: Krijon në kohën4/4 duke përdorur kombinime të ndryshme vlerash notash dhe pushimesh. Performimi: Interpreton këngë dhe ushtrime, duke demonstruar se ka kuptuar qartë kohën 4/4. Vlerësimi: kupton dhe shpjegon ndryshueshmërinë e muzikës duke përdorur të gjitha vlerat e notave dhe pushimeve.
Fjale kyçe: Metër katërpjesëtues, theksi i forte, i butë, gjysmë i fortë
Burimet: Teksti i muzikës, magnetofon CD, instrumente ritmike ORF dhe matës metronom.
Lidhja me fushat e tjera: Gjuhët dhe komunikimi. Matematika.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve.
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme Përshkrimi i situatës. Nxënësit orientohen tek rubrika “vështro ku qëndron gabimi”? I vë nxënësit të shkruajnë fjalë me 2, 3, 4 rrokje duke përcaktuar theksin e fjalës. Dëgjohet fragmentet muzikore HIMNI kombëtar dhe SIMFONIA MOXART g‐moll. Mësuesi orienton nxënësit të shprehen me fjalët e tyre rreth karakterit të muzikës, dinamikës, ritmit, duke bërë shoqërimin ritmik me goditje me goditje. Njohuritë e reja Nxënësve iu kërkohet që fjalët me 2, 3, 4 rrokje të shkruhen në masa. Përcaktohet theksi i fjalës, të zëvendësohen me nota ¼ në pentagram dhe shoqërohen me lëvizje dhe goditje me shpejtësi të ndryshme, në mënyrë që nxënësit te bëjnë dallimin mes metrit dhe kohës 4/4. Mësuesi shpjegon njohuritë e reja mbindërtimin e metrit katërpjesëtues, lëvizjet, theksin e fortë, të butë e gjysmë të fortë, shpjegon ndryshueshmërinë e kohëve të mësuara dhe ndërtimin e tyre. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve te arritura Nxënësit orientohen ne ushtrimet e leximit ne libër. Nxënësit krijojnë në fletoren e pentagramit masa katërkohore duke përdorur vlerat e notave dhe pushimeve të mësuara. Punimi i shembujve muzikor nga libri të shoqëruar me instrumente ritmike dhe shembuj të tjerë të kohës katërpjesëtuese. Praktika muzikore. Arsyeto dhe përgjigju. Pune e pavarur. Plotësimi i ushtrimeve në libër. Vlerësimi: Për përgjigje të sakta dhe veprimet në situatë. Demonstrimin dhe kuptimin e kohës katërpjesëtuese. Detyrë: Dëgjoni muzikën e “Eine kleine Nachtmusik”, Moxart, dhe “Ave Maria, Shubert. Krijo në fletoren e pentagramit 8 masa ne kohën 4/4.
Libër mësuesi Muzika 6 58
Planifikimi i orës mësimore – 23. Forma e periudhës muzikore
Fusha: Arte Lënda: Muzikë Shkalla III Klasa VI Tematika: Historia, muzika dhe shoqëria Tema mësimore: Forma e periudhës muzikore
Situata e të nxënit. Bashkëbisedim rreth jetës dhe krijimtarisë së kompozitorit klasik Moxart. Përse? Kompozimi
është i vetmi gëzim i jetës? Rezultatet e te nxënit sipas kompetencave kyçe
Kompetenca e të shprehurit dhe komunikimit: Demonstron kuptim të qartë artistik nëpërmjet gjuhës muzikore, simboleve të shenjave dhe formës muzikore. Shfrytëzon mjetet artistike për t’u shprehur në mënyrë të pavarur për format muzikore. Kompetenca e të menduarit: Kërkon dhe gjen njohuritë muzikore në mënyrë të pavarur. Kompetenca e të mësuarit: Përdor burime të ndryshme për të realizuar temën. Kompetenca qytetare: Bashkëpunon me të tjerët dhe respekton kulturat dhe format e ndryshme muzikore. Kompetenca digjitale: Përdor mjetet informuese për t’u njohur më mirë me format e ndryshme artistike. Rezultatet e te nxënit te kompetencave të fushës sipas temës. Krijimi muzikor: Demonstron kuptimin e formave muzikore për të kuptuar ndryshueshmërinë ndërmjet tyre (formës dhe përmbajtjes se tyre) Bën dallimin mes muzikës dhe formave të tjera të artit. Performimi: interpreton me zë ose fishkëllimë, motive nga vepra të ndryshme muzikore. Prezanton punën e vet ndan përvojën e vet artistike me të tjerët. Vlerësimi: Bën lidhjen mes asaj që di mbi format muzikore dhe veprave të tjera të artit (letërsia, arkitektura ) bën gjykime kritike mbi ndryshueshmërinë e formës e të përmbajtjes.
Fjale kyçe: Formë muzikore, periudhë muzikore, fjali pyetëse, fjali përgjigje, kadencë.
Burimet: teksti i muzikës, materiale për dëgjim dhe historike nga interneti mbi zhvillimin e muzikës gjatë historisë së saj. Jeta dhe krijimtaria e kompozitorit V.A. Moxart.
Lidhja me fushat e tjera: gjuhët dhe komunikimi, shkencat shoqëria dhe mjedisi,historia.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve.
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme Përshkrimi i situatës. Mësuesi i ka përgatitur nxënësit të gjejnë materiale nga interneti ose burime të tjera mbi jetën dhe krijimtarinë e kompozitorit V. A. Moxart (një orë më parë). Mësuesi orienton nxënësit te bashkëbisedojnë mes tyre duke u shprehur me fjalët dhe qëndrimet e tyre për atë ç’ka ata dinë për jetën dhe krijimtarinë e kompozitorit Moxart kuriozitete,foto etj. Mësuesi kujdeset që bashkëbisedimi të marrë formën e pyetjeve –përgjigjeve ndërmjet nxënësve dhe mësuesit.
Libër mësuesi Muzika 6 59
Bashkëbisedimi mund te ndërtohet edhe në bazë të komunikimit të lirë të nxënësve ( duke krijuar një situatë të përditësuar). Shkruan në tabelë (nxënësit në fletoret e tyre) dy‐ tre pyetje, përgjigje. Pra, cila është lidhja mes muzikës dhe letërsisë? Mësuesi vë të dëgjohen fragmente muzikore nga krijimtaria e Moxartit, Bethovenit etj. Njohuritë e reja Mësuesi i kërkon nxënësve të kujtojnë njohuritë mbi fjalinë muzikore (motivi,fraza) duke e lidhur me shembujt në libër ose shembuj që mësuesi i shkruan në tabelë . Mësuesi njeh nxënësit me ndërtimin e periudhës dhe elementet e saj. Cili është kuptimi i fjalisë pyetëse dhe fjalisë përgjigje në muzike? Ku qëndron lidhja dhe ndryshimi mes tyre? Çdo të thotë kadencë, përse shërben ajo? Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve te arritura Nxënësit me ndihmën e mësuesit orientohen në libër në ndërtimin e periudhës dhe përcaktojnë elementet e saj ( motivin, frazën ,fjalinë). Vënë re ngjashmërinë ritmike, melodike dhe ndryshimin mes dy fjalive. Mësuesi vazhdon të orientoje nxënësit në demonstrimin e formës së periudhës në këngët e njohura (këngët e thjeshta me një periudhë ose strofë) . Këndojnë 2‐3 shembuj . Praktika muzikore:punimi i rubrikës “Arsyeto dhe përgjigju”. Vlerësimi Vlerësimi: Për përgjigje të sakta dhe veprimet në situatë. Për krijimin e demonstrimin e shembujve të periudhës. Vlerësimi për përcaktimin e ndërtimin e formës dhe elementet e periudhës. Detyrë Krijojnë në fletoret e tyre nga një periudhë (melodike ose ritmike). Dallo fjalinë muzikore në “Summer Time”.
Planifikimi i orës mësimore – 24. Këngë “Ninullë” Johanes Brams
Fusha: Arte Lënda: Muzikë Shkalla III Klasa VI Tematika: Teknika dhe procese Tema mësimore: Këngë “Ninullë” Johanes Brams
Situata e të nxënit. A keni dëgjuar për këngët e djepit. Ç’janë ninullat. Kujtime të fëmijërisë së nxënësve.
Rezultatet e te nxënit sipas kompetencave kyçe Kompetenca e të shprehurit: Kupton drejt mesazhin artistik këngës. Demonstron komunikim të qartë me anë të gjuhës muzikore, simboleve. Kompetenca e të menduarit: Zhvillon aftësitë për të menduar në mënyrë krijuese dhe ndërvepruese. Kompetenca e të mësuarit: Përdor burime informacioni të ndryshme për të realizuar krijimin muzikor. Kompetenca qytetare: Bashkëpunon me të tjerët dhe respekton punën e dhe kulturën e të tjerëve. Kompetenca për sipërmarrjen: Kontribuon në mënyrë krijuese brenda klasës për zhvillimin e aktivitetit mësimor.
Libër mësuesi Muzika 6 60
Rezultatet e te nxënit te kompetencave të fushës sipas temës. Krijimi muzikor: Demonstron gjatë këndimit zbatimin e njohurive të mësuara. Komunikon qartë njohuritë muzikore, duke dhënë emocionin dhe mesazhin e këngës. Performimi: Këndon me ndjenjë dhe emocion duke respektuar teknikën e këndimit përmes rregullave të përcaktuara. Vlerësimi: Shpreh emocionet e veta për këngën,respekton interpretimin dhe performimin e shokëve. Ndan përvojën e vet artistike me të tjerët.
Fjale kyçe: Ninullë, Johanes Brams, 3/4 etj.
Burimet: magnetofon, CD, foto, kujtime nga fëmijëria, instrumente ritmike, triangolo, shkopinj etj, këngë, fragmente të ndryshme të sjella nga nxënësit.
Lidhja me fushat e tjera: Gjuhët dhe komunikimi. Shkencat shoqërore dhe mjedisi.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve.
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme Përshkrimi i situatës. Mësuesi orienton nxënësit/set të tregojnë histori të që kanë lidhje fëmijërinë e tyre. Tregojnë foto, veshje, lodra e orendi të tyre që i ruajnë nga fëmijëria. (prezantojnë, luajnë) Tekste dhe fragmente këngësh që mbajnë mend nga fëmijëria. ( këndojnë në grup ose solo) Udhëzohen nxënësit të dëgjojnë, respektojnë dhe bashkëpunojnë me njëri tjetrin. Njohuritë e reja Mësuesi u kërkon nxënësve të dëgjojnë me vëmendje melodinë e këngës “Ninullë”,’J .Brams. Prezantohet autori i këngës, Johanes Brams. Mësuesi nxit nxënësit të shprehin njohurit e tyre ne lidhje me kompozitorin dhe krijimtarinë e tij. Mësuesi plotëson njohuritë e nxënësve. Përse kompozitori ka zgjedhur ritmin 3/4.? Analizë e përmbajtjes dhe formës muzikore (ndërtimi melodik, ritmi, karakteri, diapazoni vokal,teksti, nota etj) I kujton nxënësve të respektojnë rregullat dhe shprehitë vokale të kënduarit bukur (ritmi, intonacioni, diksioni, karakterin, ngjyrimin dhe unifikimin e zërave) në grup. Punimi pjesë i melodisë pa dhe me shoqërim muzikor.(CD) Lidhja melodike e harmonike e këngës në strofë e refren. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve te arritura Mësuesi u thotë nxënësve të këndojnë duke respektuar intonacionin ritmin dhe karakterin e këngës. Këndimi me ndjenjë dhe emocion në grup me unifikimin e zërave dhe solo. Shoqërimi ritmik i melodisë së këngës. Punohet rubrika “Arsyeto dhe përgjigju”. Krahasoni një ninullë shqiptare me Ninullën e Bramsit. Vlerësimi Vlerësimi: Për organizimin dhe veprimet në situatë në grup dhe individualë. Vlerësimi për interpretim me ndjenë dhe emocion të këngës në grup dhe solo. Detyrë: Gjej në internet informacione për kompozitorin Brams. Krijoni një album tuajin me ninulla dhe kujtime nga fëmijëria juaj, me ndihmën e prindërve (punim për dosje).
Libër mësuesi Muzika 6 61
Planifikimi i orës mësimore – 25. Shprehim emocionet për festën e mësuesit
Fusha: Arte Lënda: Muzikë Shkalla III Klasa VI Tematika: Teknika dhe procese Tema mësimore: Shprehim emocionet përmes muzikës
Situata e të nxënit. Fragment ngas filmi ‘’Një vonesë e vogël’
Rezultatet e te nxënit sipas kompetencave kyçe Kompetenca e të shprehurit: Kupton drejt mesazhin artistik Krijon personalitetin e vet në veprimtarit artistike Kompetenca e të menduarit: Zhvillon aftësitë për të menduar në mënyrë krijuese dhe ndërvepruese. Kompetenca qytetare: Bashkëpunon me të tjerët dhe respekton punën e dhe kulturën e të tjerëve. Kompetenca personale: Zhvillon besimin tek vetja në veprimtaritë muzikore. Kompetenca për sipërmarrjen: Kontribuon në mënyrë krijuese brenda klasës për zhvillimin e aktivitetit mësimor. Rezultatet e te nxënit te kompetencave të fushës sipas temës. Krijimi muzikor: Demonstron zbatimin e njohurive të mësuara, gjatë dëgjimit e këndimit. Komunikon qartë njohuritë muzikore duke dhënë emocionin dhe mesazhin artistik. Performimi: Interpreton me ndjenjë dhe emocion duke respektuar teknikën e këndimit dhe interpretimit përmes rregullave të përcaktuara. Vlerësimi: Shpreh emocionet e veta për këngën,respekton interpretimin dhe performimin e shokëve. Ndan përvojën e vet artistike me të tjerët.
Fjale kyçe: Filmi “Një vonesë e vogël”, Festa e 7 Marsit
Burimet: magnetofon, CD, foto, kujtime nga fëmijëria, instrumente ritmike, triangolo, shkopinj etj, këngë, fragmente të ndryshme të sjella nga nxënësit.
Lidhja me fushat e tjera: Gjuhët dhe komunikimi. Shkencat shoqërore dhe mjedisi.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve.
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme Përshkrimi i situatës. Mësuesi orienton nxënësit të shohin fragmente nga filmi “Një vonesë e vogël”. Mësuesi vazhdon t’i nxisë ata të dëgjojnë me vëmendje muzikën e filmit dhe tekstin e këngës (të cilin mësuesi e shkruan në tabelë). Mësuesi i nxit nxënësit për të shprehur dhe komentuar me fjalët e tyre se përse bën fjalë ky film. Për cilën festë bëhet fjalë në film? Nxënësit komentojnë me fjalët e tyre ngjarjet në film. Japin mendimet e tyre për festen e mësuesit dhe emocionet që u jep kjo festë. Mësuesi i pyet nxënësit se si e festojnë ata 7 Marsin. Çfarë i urojnë mësuesit dhe si e shprehin dashurinë për mësuesin? Nxënësit shkruajnë në fletoret e tyre mesazhin e filmit.
Libër mësuesi Muzika 6 62
Njohuritë e reja Mësimi i tekstit dhe melodisë së këngës. Mësuesi vë të dëgjojnë këngë të tjera për të krijuar një atmosferë festive. Ndërkohë nxit nxënësit të shprehin emocionet e tyre dhe dashurinë për mësuesin nëpërmjet krijimeve më të bukura nëpërmjet Mesazheve të thjeshta me forma te ndryshme të artit: Poezi. Ese. Vizatim Këndim Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve. Nxënësit ne grup dhe në mënyrë individuale performojnë mesazhet e tyre (vizatime ese). Të gjithë së bashku këndojnë këngën e mësuar nga filmi “Një vonesë e vogël” dhe një tjetër këngë për mësuesin. Të gjitha krijimet e nxënësve do të ruhen në dosje.
Teksti i këngës
Kënga që na rri në zemër Lulet vet i mblodhëm ne , Kënge e lule ne shpërndajmë Është për ty moj fjalë ëmbël ca këtu, e ca atje. Gjithë qytetit anembanë. Drita që na rri në sy, Lule mbushur plot aroma, Libri krahët hap si flutur, Dhe këto lule janë për ty. Mbushur plot me këngët tona. gjithë qyteti është i lumtur. Lala la la Lala lala Lala lala lala
Libër m
ësue
si Muzika 6
63
Plan
i mësim
or trem
ujori i tretë (1
0 orë)
prill‐qershor
Nr
Tematika
Tema mësimore
Situata e
parashikuar e të
nxënit
Metodologjia dhe
veprimtaritë e
nxënësve/eve.
Vlerësimi
Burimet
26 Historia,
muz
ika,
shoq
ëria
Ndë
rtim
i muz
ikor
polifon
ik: kan
oni,
fuga.
Dëgjim m
uzikor:
këng
ë po
lifon
ike
Bah, tema e fugës,
klaviri i tempe
ruar
mire
Dëgjim
, vlerësim i
form
ave muz
ikore
Dem
onstrimi i
kënd
imit po
lifon
ik në
grup
.
Vlerësim
individu
al dhe në
grup për dallim
in e
ndërtim
in e
form
ave vo
kale
instrumentale
polifon
ike
Magnetofon CD, m
ateriale
muz
ikore, klasike dhe
isop
olifo
nike
27 Gjuha dhe
komun
ikim
i
Lidh
ja e vlerës,
lidhja shprehëse,
korona
Shem
buj p
raktikë
Telat n
ë shtylla
t elektrike
Era që fryn
, da
llgët etj.
Shem
buj m
uzikorë
Krijim
e, ndë
rtim
e masash në ko
hët e
mësua
ra. Interpretim
e,
demon
strime të
shenjave dhe sim
boleve
muz
ikore.
Vlerësim
individu
al dhe në
grup në
interpretim
in e
shem
bujve
muz
ikorë në libër
Magnetofon, m
ateriale
muz
ikore, teksti i n
xënësit
28 Te
knika dh
e procese
Kënga “Pu
thja e
lirisë”
A njih
ni histori
apo ng
jarje të tjera
që ju kan
ë tregua
r gjyshërit a
po keni
parë në TV në
lidhje me
tematikën e lirisë?
Si e kon
cepton
i ju
lirinë.
Këndime me nd
jenjë e
emocion solo dhe në
grup
. Shp
rehje dh
e krijime nëpë
rmjet
gjinive të tjera të artit.
Vlerësim
individu
al dhe në
grup për
interpretim
in e
këng
ës.
Magnetofon; m
aterial
muz
ikor.
teksti i n
xënësit
Libër m
ësue
si Muzika 6
64
29 Gjuha dhe
komun
ikim
i Nota 1/8 dh
e pu
shim
i i saj
Dëgjim m
uzikor.
Si ndë
rthu
ren
simbo
let m
uzikore
me fjalët
Lojëra didaktik
e muz
ikore
Dëgjim dhe dallim i
gjatësisë së ting
ujve.
Vep
rime praktik
e pë
r pë
rcaktim
in e gjatësisë
së ting
ujve, n
otës së
pushim
it 1/8.
Vlerësim
individu
al dhe në
grup për krijim
in,
demon
strimin e
vlerës dhe të
pushim
it tetësh e
shem
bujve
muz
ikorë në libër
Magnetofon; m
ateriale
muz
ikore; objekte të
ndryshme; in
strumente
ORF
. Tabela e vlerës së
notave e pushimeve
përgatitu
r nga m
ësue
si dhe
nxënësit tabelën e tyre.
30 Historia,
muz
ika,
shoq
ëria
Ndë
rtim
i muz
ikor
homofon
ik, forma 1,
2, 3‐pjesëshe.
Dëgjim m
uzikor.
Marshi trium
fal,
sona
t, Be
thov
en
etj. Këngë dy dh
e tri p
jesëshe
Dem
onstrimi i kup
timit
te fo
rmave ho
mofon
ike
2dhe 3 pjesëshe
nëpë
rmjet ide
ntifikimit
interpretim
it individu
al dhe grup.
Vlerësim
individu
al dhe në
grup për
identifikim
in dhe
vlerësim
in e
form
ave muz
ikore.
Magnetofon; C
D m
ateriale
dëgjim
ore skema të
form
ave të përgatitura ng
a mësue
si.
Teksti i n
xënësit.
31 Te
knika dh
e procese
Këngë Loje‐melod
i A keni d
ëgjuar
për k
ëngët‐loje.
Cili nga ju di n
jë të
tillë?
Këndime dh
e interpretim
e me lëvizje,
kërcim
e në grupe
, du
ete, solo.
Vlerësim
individu
al dhe
grup për këndim të
intonu
ar saktë.
Teksti i n
xënësit
Magnetofon CD
Instrumente ritm
ik dhe
tastjerë për sh
oqërim
.
32 Te
knika dh
e procese
Repe
rtor i zgjedh
ur i
fyellit
Ushtroh
emi d
he
argëtohemi n
ë lojën me fyell
Loja në fyell n
ga
nxënësit solo dhe në
grup
.
Vlerësim
individu
al dhe në
grup
. Instrumente ritm
ike
33 Historia,
muz
ika,
shoq
ëria.
Kënga dhe m
inue
ti Dëgjim
e muz
ikore.
Këndime të sh
embu
jve
nga lib
ri solo dh
e në
grup
.
Vlerësime pë
r interpretim
in e
shem
bujve solo dhe
në grup.
Magnetofon CD
Libër m
ësue
si Muzika 6
65
34 Te
knika dh
e procese
Pyetësor m
uzikor
Portreti im
muz
ikor
Shprehje e aftë
sive,
vlerave dh
e qënd
rimeve nëpë
rmjet
performim
it dh
e interpretim
it solo dhe
në grup.
Vetëvlerësim nga
nxënësit.
CD; m
agnetofon; ta
stierë;
instrument ritm
ik m
uzikor
albu
me.
35 Te
knika dh
e procese
Kon
cert në klasë
Zbatojmë
njoh
uritë dhe
aftësitë to
na
Shprehje e aftë
sive,
vlerave, qëndrim
eve
nëpë
rmjet p
erform
imit
dhe interpretim
it artistik solo dh
e në
grup
.
Vetëvlerësim nga
nxënësit.
CD; m
agnetofon; ta
stjerë,
instrumente
Libër mësuesi Muzika 6 66
Planifikimi i orës mësimore – 26. Ndërtimi muzikor polifonik. Kanon fugato dhe fugë
Fusha: Arte Lënda: Muzikë Shkalla III Klasa VI Tematika: Historia, muzika dhe shoqëria Tema mësimore: Ndërtimi muzikor polifonik. Kanon fugato dhe fugë
Situata e të nxënit. Dëgjim muzikor. Këngë polifonike, Bah. Tema e fugës. Klaviri i temperuar mirë. Provojmë të
imitojmë njëri tjetrin. Rezultatet e te nxënit sipas kompetencave kyçe
Kompetenca e të shprehurit dhe komunikimit: Demonstron kuptim të qartë artistik nëpërmjet gjuhës muzikore simboleve të shenjave dhe formës muzikore. Shfrytëzon mjetet artistike për t’u shprehur në mënyrë të pavarur për format muzikore. Kompetenca e të menduarit: Kërkon dhe gjen njohuritë muzikore në mënyrë të pavarur. Kompetenca e të mësuarit për të nxënë: Përdor burime të ndryshme për të realizuar temën. Kompetenca qytetare: Bashkëpunon me të tjerët dhe respekton kulturat dhe format e ndryshme muzikore. Kompetenca digjitale: Përdor mjetet informuese për t’u njohur më mirë me format e ndryshme muzikore. Rezultatet e te nxënit te kompetencave të fushës sipas temës. Krijimi muzikor: Demonstron kuptimin e formave muzikore për të kuptuar ndryshueshmërinë ndërmjet tyre. Bën dallimin mes ndërtimit të formave polifonike. Performimi: Interpreton me zë ose fishkëllimë, motive nga melodi e shembuj të njohur muzikorë. Prezanton punën e vet, ndan përvojën e vet artistike me të tjerët. Vlerësimi: Bën lidhjen mes asaj që di mbi format muzikore polifonike dhe asaj që dëgjon. Bën gjykime kritike mbi ndryshueshmërinë e formës e të përmbajtjes.
Fjale kyçe: Ndërtim muzikor polifonik, kanon fugato fugë, Bah.
Burimet: Teksti i muzikës, Magnetofon, CD, postera të ndryshëm. Materiale historike mbi krijimtarinë e kompozitorit J. S. Bah.
Lidhja me fushat e tjera: Shkencat shoqërore dhe mjedisi. Historia
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve.
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme Përshkrimi i situatës. Mësuesi/sja i ka përgatitur nxënësit/set të gjejnë materiale nga interneti ose burime të tjera mbi jetën dhe krijimtarinë e kompozitorit J. S. Bah (një orë më parë). Mësuesi vë të dëgjohet një këngë polifonike. Nxit nxënësit të shprehen për këngën polifonike. Ndërtimin e saj. Cilës krahinë të vendit tonë i përket polifonia? Kush nga ju di ta këndojë këngën polifonike? Mësuesi vë të dëgjohet tema e fugës nga “Klaviri i temperuar mirë”, Bah. Nxiten nxënësit/set të shprehen me fjalët e tyre çfarë dallojnë gjatë dëgjimit. Çfarë dinë për kompozitorin J. S. Bah. Ç’kuptojnë me ‘imitacion’? Mësuesi vë të dëgjohet një kanon me dy zëra, në mënyrë që nxënësit të dallojnë përsëritjen e
Libër mësuesi Muzika 6 67
zërave (imitimin). Provojmë të imitojmë njeri‐tjetrin me forma të ndryshme komunikimi. Njohuritë e reja. Mësuesi nxit dhe orienton nxënësit/set të shprehen dhe përcaktojnë ato që dinë mbi elementet e ndërtimit të të kënduarit polifonik. Mësuesi shpjegon ndërtimin muzikor polifonik dhe format e kanonit fugato, fuga. Orienton nxënësit/set tek shembujt muzikor në libër. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Mësuesi vë nxënësit të demonstrojnë atë çka mësuan mbi ndërtimin muzikor polifonik, kanoni fuga, fugato. Punimi vokal, instrumental. Shembuj të thjeshtë në libër (këndim, fyell, tastierë ). Praktika muzikore, intervista me Bahun. Vlerësimi: Për përgjigje të sakta dhe veprimet në situatë. Demonstrimi i shembujve nga libri. Detyrë: Shpjego të përbashkëtat mes kanonit dhe fugës.
Planifikimi i orës mësimore – 27. Lidhja vlerëse dhe shprehëse
Fusha: Arte Lënda: Muzikë Shkalla III Klasa VI Tematika: Gjuha dhe komunikimi Tema mësimore: Lidhja vlerëse dhe shprehëse
Situata e të nxënit. Telat në shtyllat elektrike. Shembuj praktikë (era që fryn, dallgët, etj.). Shembuj muzikorë.
Rezultatet e te nxënit sipas kompetencave kyçe Kompetenca e të shprehurit dhe komunikimit: Demonstron një kuptim të qartë me anë të gjuhës muzikore, simboleve, shenjave dhe të shprehurit në mënyrë të pavarur. Kompetenca e të menduarit: Zhvillon aftësitë për të menduar në mënyrë krijuese dhe ndërvepruese. Kompetenca e të mësuarit për të nxënë: Përdor burime të ndryshme për të realizuar temën dhe krijon në mënyrë të pavarur. Kompetenca qytetare: Prezanton përvojat e tjera krijuese me të tjerët.
Rezultatet e te nxënit te kompetencave të fushës sipas temës. Krijimi muzikor: Demonstron kuptimin e lidhjes së vlerës shprehëse gjatë shpjegimit të krijimit të vet. Performimi: Shpjegon funksionin dhe rolin e lidhjes së vlerës dhe shprehëse në pjesët muzikore që interpreton. Vlerësimi: Shpjegon ndryshueshmërinë e muzikës në respektimin e lidhjes së vlerës dhe shprehëse.
Fjale kyçe: Lidhja e vlerës, lidhja shprehëse, legato, legatisimo.
Burimet: Teksti i muzikës, shkrime muzikore, Magnetofon, CD, instrumente ritmike, ORF.
Lidhja me fushat e tjera: Gjuhët dhe komunikimi. Matematika, shkencat shoqërore.
Libër mësuesi Muzika 6 68
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve.
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme Përshkrimi i situatës. Mësuesi orienton nxënësit në situatën konkrete në libër për diskutim. Lidhja ndërmjet “lidhjes së vlerës” me telat e korrentit nëpër shtylla elektrike. Në natyrë, në shembuj konkretë dukuritë natyrore (era që fryn, dallgët e detit, etj.) Shembuj muzikor me tinguj të gjatë, të njëjtë e të ndryshëm (këndime në grup dhe solo, ekzekutime në instrument). Mësuesi u thotë nxënësve të krijojnë në fletore të pentagramit masa në kohët e mësuara, duke përdorur nota të njëjta, të ndryshme brenda masave dhe në kufi të dy masave. Njohuritë e reja. Mësuesi orienton nxënësit/set të përdorin lapsat me ngjyrë të kuqe për të lidhur notat e njëjta, me ngjyrë blu notat me lartësi të ndryshme. Mësuesi u shpjegon nxënësve rolin e lidhjes së vlerës dhe të lidhjes shprehëse. Nxënësit përdorin vijat e lakuara për nota të njëjta e të ndryshme, duke argumentuar përdorimin e tyre, pra rolin që ka lidhja e vlerës dhe ajo shprehëse. Mësuesi bën lidhjen e praktikës së nxënësve me shembujt praktikë në libër, duke pyetur nxënësit për kuptimin e tyre. Shpjegon dhe bën lidhjen praktike mes legatës, legatisimos dhe lidhjes shprehëse. Jep shembuj melodikë, shembujt muzikorë në libër dhe dëgjimor në mënyrë që nxënësit të dallojnë dhe të kuptojnë ndryshueshmërinë e përdorimit ose jo të lidhjes së vlerës dhe shprehëse Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Nxënësit identifikojnë në libër lidhjen e vlerës dhe shprehëse. Dëgjim muzikor “preludi nr. 1” për piano J S Bahut. Nxënësve ju kërkohet të dallojnë lidhjen e vlerës dhe shprehëse, si dhe ndikimin e tyre në emocionin që përcjell. Nxënësit arsyetojnë dhe u përgjigjen pyetjeve tek Praktika mësimore. Vlerësimi: Për përgjigje të sakta, për krijimin, ekzekutimin, argumentimin e lidhjes së vlerës dhe shprehëse. Demonstrimin e lidhjes së vlerës dhe shprehëse (legato, legatisimo) në grup dhe solo. Detyrë: 1 ‐ Krijo një ushtrim me lidhjen e vlerës dhe shprehëse në kohët e mësuara. 2 ‐ Dalloni dhe rrumbullakosni me laps me dy ngjyra lidhjen vlerëse dhe atë shprehëse, në partiturën e “Marshit të Martesës” nga opera Lohengrin e Wagnerit.
Dëgjoni “preludin nr. 1” për piano të J. S. Bahut dalloni lidhjen e vlerës dhe shprehëse, krahasoni opinionin tuaj me përshkrimin që i ka bërë shkrimtari Faik Konica.
Libër mësuesi Muzika 6 69
Planifikimi i orës mësimore – 28. Këndojmë këngë: Puthja e lirisë
Fusha: Arte Lënda: Muzikë Shkalla III Klasa VI Tematika: Teknika dhe procese Tema mësimore: Këndojmë këngë: Puthja e lirisë
Situata e të nxënit. A dini të tregoni histori dhe ngjarje që ju kanë treguar gjyshërit që bëjnë fjalë për këtë temë ‘liria’?
Sa e çmuar është liria? Si e konceptoni ju lirinë? Rezultatet e te nxënit sipas kompetencave kyçe
Kompetenca e të shprehurit: Kupton drejt mesazhin artistik këngës. Krijon personalitetin e vet në veprimtarinë artistike. Kompetenca e të menduarit: Zhvillon aftësitë për të menduar në mënyrë krijuese dhe ndërvepruese. Kompetenca qytetare: Bashkëpunon me të tjerët dhe respekton punën e të tjerëve. Kompetenca për sipërmarrjen: Zhvillon aktivitet artistik brenda klase, duke kontribuar në mënyrë krijuese. Kompetenca për sipërmarrjen: Kontribuon në mënyrë krijuese brenda kiases për zhvillimin e aktivitetit mësimor Rezultatet e te nxënit te kompetencave të fushës sipas temës. Krijimi muzikor. Demonstron zbatimin e njohurive të mësuara, gjatë këndimit. Komunikon qartë njohuritë muzikore duke dhënë emocionin dhe mesazhin e këngës. Performimi: Këndon me ndjenjë dhe emocion duke respektuar teknikën e këndimit përmes rregullave të përcaktuara. Vlerësimi: Shpreh emocionet e veta për këngën, respekton interpretimin dhe performimin e shokëve. Ndan përvojën e vet artistike me të tjerët.
Fjale kyçe: Puthja e lirisë, Nikolla Zoraqi, Fatos Arapi.
Burimet: Magnetofon CD, Instrumente ritmik triangolo, shkopinj, etj.
Lidhja me fushat e tjera: Gjuhët dhe komunikimi. Shkencat shoqërore dhe mjedisi. Historia.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve.
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme Përshkrimi i situatës. Mësuesi orienton nxënësit/set të tregojnë histori që kanë lidhje me luftën antifashiste, çlirimin e vendit që i kanë dëgjuar nga gjyshërit e tyre. (Nëse është mundësia, të ftohet një veteran ose person për të treguar një histori). Udhëzohen nxënësit/set të dëgjojnë dhe respektojnë njëri‐tjetrin. Mësuesi u drejton pyetjen nxënësve: Ç’do të thotë për ju koncepti “Liri”? A jeni ju të lirë? Mësuesi i lë nxënësit të shprehin në mënyra të ndryshme, me shprehje, fjalë, vizatim dhe ngjyra të ndryshme, lirinë tyre. Njohuritë e reja Mësuesi/sja u kërkon nxënësve të dëgjojnë me vëmendje melodinë e këngës “Puthja e lirisë”. Prezantohen autorët e këngës. Nxënësit/set njihen me jetën dhe krijimtarinë e kompozitorit Nikolla Zoraqi.
Libër mësuesi Muzika 6 70
Bëhet një koment i shkurtër i tekstit duke u ndalur tek mesazhi artistik (secili prezanton një mesazh sipas tekstit të kësaj kënge). Analizë e përmbajtjes dhe formës muzikore (ndërtimi melodik, ritmi, karakteri, diapazoni vokal, teksti, notat, etj.). U kujton nxënësve të respektojnë rregullat dhe shprehitë vokale të të kënduarit bukur (ritmi, intonacioni, diksioni, karakteri, ngjyrimi dhe unifikimi i zërave) në grup. Punimi pjesë‐pjesë i melodisë pa dhe me shoqërim muzikor. (CD) Lidhja melodike e harmonike e këngës strofë‐refren. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. Mësuesi i vë nxënësit të këndojnë, duke respektuar intonacionin, ritmin dhe karakterin e këngës. Këndimi me ndjenjë dhe emocion në grup dhe solo. Shoqërimi ritmik i melodisë së këngës (triangolo, përplasje e duarve, etj.) Punohet rubrika: Arsyeto dhe përgjigju. Vlerësimi: Për organizimin dhe veprimet në situatë në grup dhe individuale. Vlerësimi për interpretim me ndjenjë dhe emocion të këngës. Detyrë: Shkruani një ese përshkruese mbi tekstin e kësaj kënge ose për lirinë tuaj.
Planifikimi i orës mësimore – 29. Nota dhe pushimi 1/8
Fusha: Arte Lënda: Muzikë Shkalla III Klasa VI Tematika: Gjuha dhe komunikimi Tema mësimore: Nota dhe pushimi 1/8
Situata e të nxënit. Si ndërthuren simbolet muzikore me fjalët. Lojëra muzikore didaktike.
Rezultatet e te nxënit sipas kompetencave kyçe Kompetenca e të shprehurit dhe komunikimit: Demonstron një kuptim të qartë me anë të gjuhës muzikore, simboleve, shfrytëzon mjetet e komunikimit dhe të shprehurit në mënyrë të pavarur. Kompetenca e të menduarit: Zhvillon aftësitë për të menduar në mënyrë krijuese dhe ndërvepruese. Kompetenca e të mësuarit për të nxënë: Përdor burime të ndryshme për të realizuar temën dhe krijon në mënyrë të pavarur. Kompetenca qytetare: Prezanton përvojat e tjera krijuese me të tjerët. Rezultatet e te nxënit te kompetencave të fushës sipas temës. Krijimi muzikor: Përdor kombinime të ndryshme të elementeve të shkrimit muzikor shpjegon dhe demonstron kuptimin e tyre në krijimin e vet. Performimi: Shpjegon funksionin dhe përdorimin e notës dhe pushimit 1/8 në pjesët muzikore që interpreton. Vlerësimi: Shpjegon ndryshueshmërinë e muzikës në respektimin e notës dhe pushimit 1/8
Fjale kyçe: Nota 1/8, pushimi 1/8, lëvizja 2/8 dhe 3/8 etj.
Burimet: Teksti i muzikës, tabela e piramidës se notave e pushimeve, magnetofon, CD, instrumente ritmike ORF.
Lidhja me fushat e tjera: gjuhët dhe komunikimi, matematika
Libër mësuesi Muzika 6 71
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve.
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme Përshkrimi i situatës. Lidhja e njohurive të mara me temën, mbi vlerat e notave dhe pushimeve. Prezantimi i tabelës përmbledhëse. Pse themi nota është simbol gjatësie? Si shkruhen notat? Si ndërthuren simbolet muzikore me fjalët? Nxënësit shpjegojnë kuptimin e tyre në tekstin në figurën në libër. Mësuesi orienton nxënësit në situatën konkretë në libër për diskutim. Lidhja ndërmjet tingullit dhe fjalës (lojë muzikore Roza rozina etj). Zëvendësimi i notes ¼ me notën tetëshe. Mësuesi shkruan në tabelë gjatësinë ritmike të fjalëve të këngës me nota katërshe, dhe zëvendësimi me nota tetëshe. Shembuj muzikorë me tinguj të gjatë të ndryshëm (këndime në grup dhe solo, ekzekutime në instrument). Njohuritë e reja Mësuesi u kërkon nxënësve të argumentojnë gjatësinë e tingujve dhe raportin mes tyre. Mësuesi bën lidhjen me shembujt praktikë në libër, duke pyetur nxënësit për kuptimin e tyre. Luan (këndon) në tastierë melodinë e shembujve muzikorë dhe ritmike nga libri. Ndan nxënësit në grupe: grupi i parë lexon, këndon, shembujt në libër (11. 4, 11. 5); grupi i dytë shoqëron me goditje ritmike (përplasje duarsh, triangolo kërcitje gishtash etj. Sa nota e pushime 1/8 ka në notat 4/4, 3/4, 2/4, 1/4? Kur nota 1/4 merret si njësi numërimi, sa nota 1/8 janë të barabarta me një njësi (lëvizje)? Kur nota 1/8 merret si njësi numërimi, ç’kuptim kanë masat 2/8, 3/8? Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura; Nxënësit identifikojnë dhe përshkruajnë notën dhe pushimin tetësh. Nxënësve interpretojnë shembujt muzikorë melodikë në libër, në grupe dhe solo. Krijojnë masa të ndryshme duke përdorur të gjitha elementet e mësuara të shkrimit muzikor. Përcaktojnë raportin e notës tetëshe me vlerat baze të notave. Bëjnë dallimin ndërmjet notes tetëshe dhe notes katërshe etj Punohet rubrika praktika muzikore “arsyeto dhe përgjigju”. Vlerësimi:Për përgjigje të sakta, për krijimin, ekzekutimin (melodik dhe ritmik), demonstrimin e shembujve praktikë në libër. Detyre 1‐ Krijo një ushtrim me 8 masa me përdorimin e notes dhe pushimit 1/8. 2 ‐ Shikoni videon e ilustruar me kartonë të Moris Ravelit; shpjegojeni atë me fjalët tuaja.
Libër mësuesi Muzika 6 72
Planifikimi i orës mësimore – 30. Ndërtimi muzikor homofonik. Forma dy dhe trepjesëshe
Fusha: Arte Lënda: Muzikë Shkalla III Klasa VI Tematika: Historia muzika, shoqëria Tema mësimore: Ndërtimi muzikor homofonik. Forma dy dhe trepjesëshe
Situata e të nxënit. Dëgjim muzikor: Marshi triumfal nga Xh. Verdi. Këngë dy dhe trepjesëshe.
Rezultatet e te nxënit sipas kompetencave kyçe Kompetenca e të shprehurit: Shfrytëzon mjetet artistike mundësitë e komunikimit dhe të të shprehurit në muzikë në mënyrë të pavarur. Demonstron një komunikim të qartë përmes gjuhës, simboleve dhe formave muzikore. Kompetenca e të menduarit: Zhvillon aftësitë për të menduar në mënyrë krijuese dhe ndërvepruese. Kompetenca e të mësuarit për të nxënë: përdor burime të ndryshme për të realizuar temën. Kompetenca qytetare: Bashkëpunon me të tjerët për çështje të ndryshme kulturore. Kompetenca digjitale: Njeh dhe përdor mjetet e ndryshme të informacionit në shërbim të temës.
Rezultatet e te nxënit te kompetencave të fushës sipas temës. Krijimi muzikor: Krijon dhe demonstron ndërtimin muzikor homofonik formën dy dhe trepjesëshe Performimi: Këndon, imiton motive, fjali muzikore të njohura. Vlerësimi: Dëgjon dhe argumenton ndërtimin muzikor homofonik dy dhe trepjesësh. Bën lidhjen ndërmjet asaj që di mbi format muzikore dhe asaj që dëgjon
Fjale kyçe: Ndërtim muzikor, Homofonik forma dy dhe trepjesëshe forma ciklike.
Burimet: Teksti i muzikës, magnetofon, CD, postera, materiale për dëgjim të formave të ndryshme.
Lidhja me fushat e tjera: Gjuhët dhe komunikimi. Shkencat shoqërore dhe mjedisi. Lidhja brenda fushës: Vizatimi.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve.
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme Përshkrimi i situatës. Mësuesi tërheq vëmendjen e nxënësve në dëgjimin muzikor “Marshi i triumfit”, Xh. Verdi, ndërtuar sipas formës homofonike. Fragmente e këngë të formës dy dhe trepjesëshe. Mësuesi u kërkon nxënësve të përshkruajnë karakteristikat e tyre për elementet e ndërtimit të formës dhe përmbajtjes, duke u fokusuar të pjesët e përsëritura (melodia, ritmi dinamika) etj. Bëjnë lidhjen e formave të tjera të artit me muzikën (nxënësit shprehen me fjalët e tyre ). Nxënësit bëjnë lidhjen e njohurive qe kanë mbi formën njëpjesëshe, pra formën e periudhës dhe ndërtimin e saj me shembuj muzikorë, duke dalë tek: Njohuritë e reja Mësuesi drejton nxënësit tek ndërtimi homofonik (me një linjë muzikore ) dypjesësh, d.m.th. dy periudha dhe trepjesësh, nëpërmjet shembujve muzikorë këndim/dëgjim argumentimi i shembujve nga libri etj.
Libër mësuesi Muzika 6 73
Skema e formës dypjesëshe
Periudha e pare me reprize Periudha e dyte Fjalia e parë Fjalia e dytë Fjalia e parë‐midisi Fjalia e dytë
A A C a 1 A B C b1 A B C a1 A B a1 b1
Skema e formës tripjesëshe
Pjesa e parë Pjesa e dytë e mesit Pjesa e tretë A B a1
Periudhë Ndërtime të vogla të karakterit të paqëndrueshëm
Rikthim
Këto skema duhet të shoqërohen me dëgjim muzikor me CD. Shembujt muzikorë nga libri. Këngë të formës dypjesëshe (strofe refren) A‐B. Këngë të formës trepjesëshe (strofë, refren strofë, ose refren strofe, refren) A‐B‐a. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura; Nxënësit demonstrojnë në grupe kuptimin e formës dy dhe trepjesëshe, duke shpjeguar e argumentuar skemën e një kënge dhe të materialeve që dëgjuan. Këndim e interpretim të shembujve të ndryshëm muzikor. Plotësojnë tabelën sipas skemës së përcaktuar. Praktika muzikore: arsyeto dhe përgjigju duke dëgjuar fragmente muzikore shembujt në libër. Vlerësimi: Për përgjigje të sakta dhe veprimet në situatë, këndim i shembujve muzikorë. Për caktimin e formës dy dhe trepjesëshe plotësimin e tabelës me shembuj konkretë. Detyrë: Të gjejnë shembuj muzikorë, këngë të formës dy dhe trepjesëshe dhe të demonstrojnë kuptimin e tyre.
Libër mësuesi Muzika 6 74
Planifikimi i orës mësimore – 31. Këngë –lojë melodi
Fusha: Arte Lënda: Muzikë Shkalla III Klasa VI Tematika: Teknika dhe procese Tema mësimore: Këngë –lojë melodi
Situata e të nxënit. A keni dëgjuar për këngët‐lojë? Cili nga ju di një të tillë?
Rezultatet e te nxënit sipas kompetencave kyçe Kompetenca e të shprehurit: Kupton drejt mesazhin artistik këngës. Krijon personalitetin e vet në veprimtarit artistike. Kompetenca e të menduarit: Zhvillon aftësitë për të menduar në mënyrë krijuese dhe ndërvepruese. Kompetenca qytetare: Bashkëpunon me të tjerët dhe respekton punën e dhe kulturën e të tjerëve. Kompetenca personale: Zhvillon besimin tek vetja në veprimtaritë muzikore. Kompetenca për sipërmarrjen: Kontribuon në mënyrë krijuese brenda klasës për zhvillimin e aktivitetit mësimor. Rezultatet e te nxënit te kompetencave të fushës sipas temës. Krijimi muzikor. Demonstron zbatimin e njohurive të mësuara, gjatë këndimit. Komunikon qartë njohuritë muzikore duke dhënë emocionin dhe mesazhin e këngës. Performimi: Këndon me ndjenje dhe emocion duke respektuar teknikën e këndimit përmes rregullave të përcaktuara. Vlerësimi: Shpreh emocionet e veta për këngën, respekton interpretimin dhe performimin e shokëve. Ndan përvojën e vet artistike me të tjerët.
Fjale kyçe: Ding‐dong, Igor stravinsky, Petrushka, Kam një bebe të vogël etj.
Burimet: magnetofon, CD, instrumente ORF, tastierë (fyell)
Lidhja me fushat e tjera: Gjuhet dhe komunikimi, shkencat shoqërore dhe mjedisi, artet, kërcimi.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve.
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme Përshkrimi i situatës. Mësuesi orienton nxënësit tek figura në libër (skena nga baleti ‘’Petrushka” I. Stravinski). Vazhdon të nxisë nxënësit për të shprehur dhe komentuar me fjalët e tyre këtë foto. Ç’farë ju kujton ky kërcim ‐ lojë muzikore? A keni dëgjuar për këngët‐lojë (nxënësit kujtojnë disa prej tyre)? Nxënësve u kërkohet të interpretojnë (luajnë) në grupe një loje muzikore, p. sh. Roza‐rozina, Çova një letër në postë etj. Njohuritë e reja Si të mësojmë këngën ‘’Ding‐dong’’ dhe ‘’Kam një bebe të vogël’’ Mësuesja u kërkon nxënësve të dëgjojnë me vëmendje melodinë e këngëve. Bëhet një prezantim i autorit të këngës, I. Stravinsky, dhe krijimtarisë së tij. Mësuesi plotëson njohuritë e nxënësve me jetën, krijimtarinë, kryesisht balete, dhe karakteristika
Libër mësuesi Muzika 6 75
të krijimtarisë së tij. Analizë e përmbajtjes dhe formës muzikore (ndërtimi melodik ritmi, karakteri, diapazoni vokal, teksti, nota etj). Mësuesja luan në instrument melodinë, deri sa nxënësit të mësojnë ta këndojnë. Për ta kuptuar me thjesht, nxënësve iu kërkohet të dallojnë tingujt gjatësinë dhe lartësinë e tyre. Mësuesja u kujton nxënësve të respektojnë rregullat dhe shprehitë vokale të kënduarit bukur (ritmi, intonacioni, diksioni, karakterin, ngjyrimin dhe unifikimin e zërave në grup. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve Nxënësit ndahen në dy grupe, njëri grup këndon tingujt e ulët “la”, grupi i dytë notat e larta. U kërkohet të theksohet fjala ding‐dong, shoqërimi ritmik i këngës “Kam nje bebe të vogël”. Duke nxjerrë në pah lëvizjet dypjesëtuese të dy këngëve. Mësuesi u kërkon nxënësve të respektojnë rregullat e të kënduarit (intonacioni, ritmin unifikimin e zërave në grup etj). Këngët duhet të shoqërohen me instrumente ritmike (triangolo, përplasje e duarve, këmbëve etj) për të dalë në pah karakteri i melodisë, si dhe me lëvizje e kërcime. Vlerësimi: Për veprimet në situatë Për interpretimin saktë, si nga ana intonative ritmike, dhe loja (kërcimi) i këngëve. Për krijimin e albumit (në grup) të këngës lojë – me melodi. Për aktivizimin në grup solo dhe respektimin e të tjerëve. Detyrë:Të gjejnë materiale mbi jetën dhe krijimtarinë e kompozitorit Igor Stravinski. Te gjejnë nëpërmjet prindërve e të sjellin në klasë këngë‐lojë me melodi të ndryshme popullore shqiptare ose të huaja të (regjistruara ose të mësuara), për të krijuar një album të tillë në klasë.
Planifikimi i orës mësimore – 32. Ushtrime në fyell
Fusha: Arte Lënda: Muzikë Shkalla III Klasa VI Tematika: Teknika dhe procese Tema mësimore: Ushtrime në fyell
Situata e të nxënit. Ushtrohemi dhe argëtohemi
Rezultatet e te nxënit sipas kompetencave kyçe Kompetenca e të shprehurit: Krijon personalitetin e vet në veprimtaritë artistike. Kompetenca e të menduarit: Zhvillon aftësitë për të menduar në mënyrë krijuese dhe ndërvepruese. Kompetenca qytetare: Bashkëpunon me të tjerët dhe respekton punën e dhe kulturën e të tjerëve. Kompetenca personale: Zhvillon besimin tek vetja në veprimtaritë muzikore. Kompetenca personale: Zhvillon besimin tek vetja gjatë aktivitetit në klasë.
Libër mësuesi Muzika 6 76
Rezultatet e te nxënit te kompetencave të fushës sipas temës. Krijimi muzikor. Demonstron zbatimin e njohurive të mësuara, gjatë lojës në fyell. Komunikon qartë njohuritë muzikore duke dhënë emocionin dhe mesazhin. Performimi: luan me duke respektuar teknikën dhe rregullat e përdorimit të fyellit. Vlerësimi: Shpreh emocionet e veta për përdorimin e fyellit, respekton interpretimin dhe performimin e shokëve. Ndan përvojën e vet artistike me të tjerët.
Fjale kyçe: Fyelli rregullat e luajtjes në instrument, shkallë muzikore etj.
Burimet: Teksti i nxënësit, Magnetofon CD, instrumente fyell (bllokflaut), album me instrumente popullore.
Lidhja me fushat e tjera: Gjuhet dhe komunikimi, shkencat shoqërore dhe mjedisi. Lidhja me temat ndërkurrikulare: trashëgimia kulturore.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve.
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme Përshkrimi i situatës. Lidhja e njohurive të marra mbi përdorimin e fyellit. Nxënësit kujtojnë rregullat e luajtjes në instrument, qëndrimin dhe teknikat e përdorimit të fyellit. Lexohet rubrika “rregulla për mësimin e një vegle muzikore”. Luajnë shkallën muzikore nga nota Do‐ do2. Njohuri të reja Mësuesi orienton nxënësit tek ushtrimet që do të luajnë në fyell. I nxit ata të analizojnë tekstin notal, pra të përcaktojnë elementet e mësuara të shkrimit muzikor (koha, vlerat e notave). Mësuesi demonstron lojën në fyell para nxënësve. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve Nxënësit luajnë të gjithë bashke me ritëm të ngadaltë. Luajnë në grup me ritëm me të shpejtë (grupe nxënësish që kanë me siguri në lojë). Luajnë në mënyrë individuale. Vlerësimi: Për respektimin e rregullave të luajtjes në instrument dhe teknikat e përdorimit të tij. Për respektimin e demonstrimin e njohurive të mara dhe të simboleve muzikore. Për lojë të saktë në grup dhe solo. Detyrë: Të ushtrohen me lojën në fyell tek shembujt e librit në kohën 2/4, ¾, 4/4.
Udhëzim: Për këtë temë mësuesi mund të përdorë materiale të tjera (ushtrime, melodi të ndryshme në libër ose jashtë librit), duke ia përshtatur nivelit të nxënësve shkallën e vështirësisë.
Libër mësuesi Muzika 6 77
Planifikimi i orës mësimore – 33. Kënga dhe minueti
Fusha: Arte Lënda: Muzikë Shkalla III Klasa VI Tematika: Historia muzika dhe shoqëria Tema mësimore: Kënga dhe minueti
Situata e të nxënit. Kënga “Flutura dhe bleta”, L.V. Bethoven. Dëgjo Minuet Moxart. Vështro dhe analizo kërcimin e
minuetit në Francën e shek XVI. Rezultatet e te nxënit sipas kompetencave kyçe
Kompetenca e të shprehurit dhe komunikimit: demonstron kuptim të qartë artistik nëpërmjet gjuhës muzikore simboleve të shenjave dhe formës muzikore. Shfrytëzon mjetet artistike për t’u shprehur në mënyrë të pavarur për format muzikore. Kompetenca e të menduarit: kërkon dhe gjen njohuritë muzikore në mënyrë të pavarur. Kompetenca e të mësuarit për të nxënë: përdor burime të ndryshme për të realizuar temën. Kompetenca qytetare: Bashkëpunon me të tjerët dhe respekton kulturat dhe format e ndryshme muzikore. Kompetenca digjitale: Përdor mjetet informuese për tu njohur më mirë me format e ndryshme muzikore. Rezultatet e te nxënit te kompetencave të fushës sipas temës. Krijimi muzikor: demonstron kuptimin e formave muzikore për të kuptuar ndryshueshmërinë ndërmjet tyre. Bën dallimin mes këngës dhe minuetit Performimi: interpreton me zë ose fishkëllimë motive nga vepra të ndryshme muzikore. Prezanton punën e vet ndan përvojën e vet artistike me të tjerët. Vlerësimi: Bën lidhjen mes asaj që di mbi format muzikore dhe asaj që dëgjon. Bën gjykime kritike mbi ndryshueshmërinë e formës e të përmbajtjes.
Fjale kyçe: këngë, kuplet, strofë, refren
Burimet: teksti i muzikës, magnetofon, CD, postera të ndryshëm. Materiale historike mbi krijimtarinë.
Lidhja me fushat e tjera: gjuhet dhe komunikimi, shkencat shoqërore dhe mjedisi, historia
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve.
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme Përshkrimi i situatës. Mësuesi vë të dëgjohet Kënga e Marmotës, Bethoven. Diskutohet rreth karakterit të këngës dhe ndërtimit të saj (pra rreth formës dhe përmbajtjes). Nxiten nxënësit të shprehen me fjalët e tyre se çfarë dallojnë gjatë dëgjimit. E shoqërojnë me këndim. Çfarë dinë për autorin e këngës L.V. Bethoven? Ç’kuptim ka thënia e këngëtarit të xhazit Joe Elliot? Mësuesi vazhdon të orientojë dhe të nxisë nxënësit për të zbuluar karakterin e këngës, minuetin Mozart, dhe nëse munden ata të shoqërojnë këngën dhe minuetin me kërcim ose shoqërim ritmik. Të bëjnë lidhjen e minuetit me figurat e kërcimit në libër.
Libër mësuesi Muzika 6 78
Njohuritë e reja Njohuritë e reja Mësuesi nxit dhe orienton nxënësit të shprehin dhe përcaktojnë ato që dinë mbi elementet e ndërtimit të këngës dhe minuetit, si nga ndërtimi (forma), ashtu dhe nga përmbajtja e karakteri i tyre. Analiza e teksteve notale me ndihmën e mësuesit. Mësuesi sqaron në detaje ndërtimin e këngës dhe të minuetit. Pak histori mbi krijimin e këngës dhe minuetit. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura Mësuesi u kërkon nxënësve të demonstrojnë atë çka mësuan mbi ndërtimin e këngës dhe të minuetit. Këndojnë këngën në grup shoqërojnë ritmikisht atë. Shoqërojnë me kërcim minuetin gjatë dëgjimit në CD. Punohet rubrika “mëso më shumë”, fq 87, në libër. Praktikë muzikore. Arsyeto dhe përgjigju. Vlerësimi: Për përgjigje të sakta dhe veprimet në situatë. Detyrë: Të shkruhet dhe të mësohet teksti i këngës i shqipëruar. Shprehni emocionet tuaja për këngën nëpërmjet formave të tjera (ese, vizatim, detyrë, dosje).
Flutura dhe bleta Një here një flutur me krahë të lehtë Dhe rrahu ajrin me zemërim Me lulet lozte krenare Me krahët e saj si ylberi. E heshtur vjen aty dhe një bletë Dhe lulet thanë ti jo nuk e di, Kërkoj ajo nektar Perse kjo bletë ka vlerë
Kur lëshoi çdo lule ngjyre dhe ere Ti me krahë të lehtë vallen hedh Kjo flutur u ndal nga habia. Me lule me flladin çdo ditë Dhe e pyeti lulen përse ky nder Por e vogla bletë nektarin mbledh Për bletën që s’ka bukuri. Dhe mjaltin e fal për fëmijët
Planifikimi i orës mësimore – 34. Pyetësor muzikor
Fusha: Arte Lënda: Muzikë Shkalla III Klasa VI Tematika: Teknika dhe procese Tema mësimore: Pyetësor muzikor
Situata e të nxënit. Portreti im muzikor
Rezultatet e te nxënit sipas kompetencave kyçe Kompetenca e të shprehurit: Kupton drejt mesazhin artistik këngës. Demonstron komunikim të qarte me anë të gjuhës muzikore, simboleve. Kompetenca e të menduarit: Zhvillon aftësitë për të menduar në mënyrë krijuese dhe ndërvepruese. Kompetenca qytetare: Bashkëpunon me të tjerët dhe respekton punën e dhe kulturën e të tjerëve. Kompetenca e të menduarit: Përdor burime informacioni të ndryshme për të realizuar krijimin muzikor. Kompetenca personale: Zhvillon besimin tek vetja duke marrë pjesë aktive në jetën artistike të klasës, shkollës.
Libër mësuesi Muzika 6 79
Kompetenca për sipërmarrjen: Kontribuon në mënyrë krijuese brenda klasës për zhvillimin e aktivitetit mësimor. Kompetenca digjitale: Njeh mjetet e ndryshme në funksion të informacionit muzikor, si magnetofon, audio, video, CD, DVD etj
Rezultatet e te nxënit te kompetencave të fushës sipas temës. Krijimi muzikor. Demonstron gjatë këndimit zbatimin e njohurive të mësuara. Komunikon qartë njohuritë muzikore Ndan përvojat e veta krijuese me të tjerët. Performimi: Zhvillon teknikat e këndimit të luajtjes, të dëgjimit analizimit, improvizimit. Ndan përvojat e veta performuese me të tjerët. Vlerësimi: Analizon dhe vlerëson repertorin muzikor duke bërë gjykim kritik dhe estetik. Ndan përvojën e vet artistike me të tjerët.
Fjale kyçe: Pyetësor muzikor
Burimet: teksti i nxënësit, magnetofon, CD
Lidhja me fushat e tjera: gjuhët dhe komunikimi, shkencat shoqërore dhe mjedisi
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve.
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme Përshkrimi i situatës. Mësuesi i njeh nxënësit me përmbajtjen e orës së mësimit. Bën sqarimet dhe udhëzon nxënësit për të kuptuar me mirë të gjitha pyetjet e pyetësorit. I orienton ata drejt për të vlerësuar njohuritë dhe kompetencat që kanë fituar. Perse dhe si ju shërbejnë ato nxënësve. Nëpërmjet njohurive dhe aftësive, qëndrimeve, vlerave të fituara, nxënësit vlerësojnë veten dhe të tjerët. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. Pasi secili nxënës në mënyrë të pavarur ka dhënë përgjigje për secilën pyetje, duke mbledhur të gjitha të dhënat, përshkruan portretin e vet në lidhje me shijet, dhe njohuritë muzikore. Gjate portretizimit të vetes nxënësi shpreh qëndrim kritik dhe estetik individual. Respekton kulturën njohuritë dhe kompetencat (arritjet) e të tjerëve. Rezultatet e këtij pyetësori dhe përshkrimi i portretit muzikor do të ruhet si detyre në dosjen e secilit nxënës.
Libër mësuesi Muzika 6 80
Planifikimi i orës mësimore – 35. Projekt kurrikular. Koncerti në klase
Fusha: Arte Lënda: Muzikë Shkalla III Klasa VI Tematika: Teknika dhe procese Tema mësimore: Projekt kurrikular. Koncerti në klase
Situata e të nxënit. Zbatojmë njohuritë dhe aftësitë tona.
Rezultatet e te nxënit sipas kompetencave kyçe Kompetenca e të shprehurit: Demonstron një kuptim të qartë nëpërmjet gjuhës muzikore, simboleve shenjave dhe formave muzikore. Krijon personalitetin e vet në veprimtarit artistike Kompetenca e të menduarit: Zhvillon aftësitë për të menduar në mënyrë krijuese dhe ndërvepruese. Kompetenca qytetare: Bashkëpunon me të tjerët dhe respekton punën dhe kulturën e të tjerëve. Kompetenca personale: Zhvillon besimin tek vetja në veprimtaritë muzikore. Kompetenca për sipërmarrjen: Kontribuon në mënyrë krijuese brenda klasës për zhvillimin e aktivitetit mësimor. Kompetenca digjitale: Njeh, përdor mjete të ndryshme, në funksion të informacionit muzikor. magnetofon audio, video, CD, DVD Rezultatet e te nxënit te kompetencave të fushës sipas temës. Krijimi muzikor. Demonstron zbatimin e njohurive të mësuara, gjatë këndimit. Komunikon qarte njohuritë muzikore duke dhënë emocionin dhe mesazhe artistike. Performimi: Këndon dhe performon në instrument, kërcim, me ndjenjë dhe emocion, duke respektuar teknikat e interpretimit përmes rregullave të përcaktuara. Vlerësimi: Shpreh emocionet e veta për veprimtarinë artistike, respekton interpretimin dhe performimin e shokëve. Ndan përvojën e vet artistike me të tjerët.
Fjale kyçe: Koncert, program artistik, interpretues.
Burimet: magnetofon, CD, instrumente ORF, tastierë (fyell)
Lidhja me fushat e tjera: gjuhët dhe komunikimi, shkencat shoqërore dhe mjedisi, arte, kërcimi.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve.
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme Përshkrimi i situatës. Mësuesi njeh nxënësit me temën, bën përsëritjen e shprehive vokale dhe format e këndimit që do të përdorin. Drejtqëndrimi, frymëmarrja, diksioni etj. Pyet nxënësit nëse iu pëlqejnë koncertet dhe për pjesëmarrjen e tyre në koncerte festa etj. Si organizohet një koncert? A munden ata, me njohuritë, aftësitë dhe vlerat e tyre artistike në këndim, kërcim interpretim në instrumente (fyell dhe instrumente të tjerë që nxënës të ndryshëm mund të përdorin) të organizojnë një koncert?
Libër mësuesi Muzika 6 81
Çfarë duhet të kemi parasysh për përgatitjen e një koncerti? Çfarë elementesh do të përdorim? Njohuritë e reja Çfarë duhet të kemi parasysh për përgatitjen e një koncerti? Çfarë elementesh do të përdorim? Mësuesi njeh nxënësit me domosdoshmërinë e një ose dy personave, të cilët do të bëjnë organizimin e veprimtarisë artistike dhe rregullat qe do të vendosin për këtë qellim. U shpjegon atyre se ç’është regjisori roli dhe detyrat e tij. Ndan nxënësit në grupe sipas aftësive dhe talentit të tyre. Grupi i këngëtarëve, solistëve. Grupi i instrumentistëve. Grupi i kërcimit. Me orientimin e “regjisorit” përcaktohet koha për secilin grup interpretuesish. Secili grup bën një program dhe ia paraqet “regjisorit”. Koncerti: Nxënësit prezantojnë interpretimet e tyre në bazë të programit, i cili ndiqet nga “regjisori”. Nxënësit këndojnë në grup dhe solo repertorin i përcaktuar (këngët e mësuara gjatë vitit) me shoqërim ritmik bazë muzikore. Grupi i instrumentistëve interpreton në grup solo në fyell dhe instrumente të tjera (tastierë, violinë, kitarë). Grup i kërcimit kërcen valle popullore dhe moderne në mënyrë individualë ose në grup. Vlerësimi: Dy nxënës të cilët bënë “regjisorin” bashkë me grupet interpretuese bëjnë vlerësimin për: Interpretimin vokal në grup dhe solo, duke përcaktuar me të mirin. Interpretimin instrumental në grup dhe solistik, duke përcaktuar interpretuesin me të mirë. Kërcimin popullor dhe modern duke përcaktuar në përgjithësi dhe veçanti me të mirin. Shpallet interpretuesi me i/e mire e koncertit.
Libër mësuesi Muzika 6 82
NIVELET E VLERËSIMIT DHE PËRSHKRIMI I TYRE
Vlerësimi bëhet sipas 5 niveleve.
Niveli 1 ‐Dëshmon një shkallë të pamjaftueshme të përmbushjes së rezultateve të të nxënit dhe
përkon me vlerësimin Pamjaftueshëm.
Niveli 2‐ Dëshmon një zotërim minimal dhe të mjaftueshëm të rezultateve të të nxënit, por që
janë bazë për veprimtarinë e nivelit pasardhës dhe përkon me vlerësimin Mjaftueshëm.
Niveli 3 ‐ Përfaqëson disa arritje të pjesshme të të nxënit dhe kompetenca për të kapërcyer sfidat
e të nxënit dhe përkon me vlerësimin Mirë.
Niveli 4 ‐ Përfaqëson arritje të larta e solide në përmbushjen e rezultateve të të nxënit dhe përkon
me vlerësimin Shumë mirë.
I. Niveli 5 ‐ Përfaqëson arritjet më të larta e të qëndrueshme në përmbushjen e rezultateve
të të nxënit dhe përkon me vlerësimin Shkëlqyeshëm
II. . Vlerësimi periodik 3 mujor: realizohet me nota dhe ka të bëjë me vlerësimin e të nxënit,
pra arritjet e nxënësit. Ky vlerësim përmban:
− Vlerësimin e vazhdueshëm që del nga evidencat e vlerësimit të vazhduar (shënohet
notë, p.sh. 7) NVV
− Vlerësimet me teste ose detyra përmbledhëse (shënohet notë, p.sh. 8) NVP
− Vlerësimin e dosjes (portofolit) së nxënësit (shënohet notë, p.sh. 9) NVT
Këto vlerësime shënohen në regjistër në përfundim të çdo tremujori.
Portofoli i nxënësit(dosja)
1. Punë që zhvillon në klasë.
2. Projekte/pune praktike
3. Detyrë përmbledhëse për çdo tremujor.
4. Kolazhe CD, DVD
5. Detyra shtëpie ose kërkime individuale
Llogaritja e notës
Hapat për njehsimin e notës vjetore përfundimtare janë:
• Përcaktohet nota vjetore e vlerësimit të vazhdueshëm (NVV)
• Përcaktohet nota vjetore e testit ose detyrës përmbledhëse (NVT)
Përcaktohet nota vjetore e portofolit të nxënësit (NVP)
Libër mësuesi Muzika 6 83
Tremujori I Tremujori II Tremujori III Nota vjetore Nota vjetore përfundimtare
NVV NVT NVP NVV NVT NVP NVV NVT NVP NVV NVT NVP
8 9 10 9 10 10 8 10 10 8 10 10
9
( ) ( ) ( ) 2.92.0104.0104.08 =×+×+× Nota vjetore përfundimtare