RAMAZANIislami.al/wp-content/uploads/2018/05/revista-ramazani...6 Ç’është agjërimi në fenë...

61

Transcript of RAMAZANIislami.al/wp-content/uploads/2018/05/revista-ramazani...6 Ç’është agjërimi në fenë...

Page 1: RAMAZANIislami.al/wp-content/uploads/2018/05/revista-ramazani...6 Ç’është agjërimi në fenë islame? Në gjuhën arabe, agjërimi emërtohet saum dhe do të thotë “largim,

1

Page 2: RAMAZANIislami.al/wp-content/uploads/2018/05/revista-ramazani...6 Ç’është agjërimi në fenë islame? Në gjuhën arabe, agjërimi emërtohet saum dhe do të thotë “largim,

2

© Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ndalohet shumëfishimi, botimi, fotokopjimi dhe depozitimi elektronik, mekanik apo me anë të ndonjë sistemi tjetër regjistrimi i teksteve dhe figurave të krejt librit apo të një pjese të tij, pa leje me shkrim nga islami.al.

Page 3: RAMAZANIislami.al/wp-content/uploads/2018/05/revista-ramazani...6 Ç’është agjërimi në fenë islame? Në gjuhën arabe, agjërimi emërtohet saum dhe do të thotë “largim,

3

Tiranë, 2018

Muaji i duriMit, begatisë dhe vetëdorëziMit tek allahu

RAMAZANI

Page 4: RAMAZANIislami.al/wp-content/uploads/2018/05/revista-ramazani...6 Ç’është agjërimi në fenë islame? Në gjuhën arabe, agjërimi emërtohet saum dhe do të thotë “largim,

4

Ç’ËSHTË AGJËRIMI NË FENË ISLAME?ARGUMENTET E KURANIT PËR FARZIN (DETYRIMIN) E AGJËRIMITARGUMENTET E SUNETIT PËR FARZIN (DETYRIMIN) E AGJËRIMITRËNDËSIA E AGJËRIMIT NË FENË ISLAMEPROFETI YNË I JEPTE NJË RËNDËSI TË VEÇANTËDOBITE E AGJËRIMITDOBITË E AGJËRIMIT PËR INDIVIDINDOBITË E AGJËRIMIT PËR SHOQËRINËAGJËRUESI...KËNDIMI I KURANIT GJATË MUAJIT TË RAMAZANITDISA RREGULLA NË LIDHJE ME AGJËRIMINRASTET QË PRISHIN AGJËRIMINNJË AGJËRUES DUHET TË TREGOJË MJAFT KUJDES PËR...DISA ÇËSHTJE MBI AGJËRIMINRËNDËSIA E NAMAZIT TË TERAVISËNATA E KADRITNAMAZI I BAJRAMITDISA THËNIE TË BUKURA NË LIDHJE ME AGJËRIMIN

përmbajtja

Page 5: RAMAZANIislami.al/wp-content/uploads/2018/05/revista-ramazani...6 Ç’është agjërimi në fenë islame? Në gjuhën arabe, agjërimi emërtohet saum dhe do të thotë “largim,

5

(Hadith)

Page 6: RAMAZANIislami.al/wp-content/uploads/2018/05/revista-ramazani...6 Ç’është agjërimi në fenë islame? Në gjuhën arabe, agjërimi emërtohet saum dhe do të thotë “largim,

6

Ç’është agjërimi në fenë islame?Në gjuhën arabe, agjërimi emërtohet saum dhe do të thotë “largim, pengim, shkëputje, ndërprerje”. Kurse si term do të thotë “ndërprerje e ngrënies, pirjes dhe marrëdhënieve seksuale nga agimi gjer në mbrëmje me një synim të caktuar dhe në mënyrë të vetëdijshme.”

Si shumë konkluzione dhe urdhra, edhe agjërimi është bërë detyrim (farz) jo në

vitet e para të Islamit, por në periudhën e Medines. Si datë, agjërimi është bërë detyrim në muajin shaban të vitit të dytë të hixhretit.

Çdo fe u ka sjellë ndjekësve të saj një sërë urdhrash dhe ndalimesh duke i bërë përgjegjës për respektimin e tyre. Kjo përgjegjësi ekziston pak a shumë në të gjitha fetë, qofshin të vërteta apo bestyte. Personi që përfaqëson një fe dhe mendim, e tregon besnikërinë ndaj saj vetëm me këto veprime, pra duke i zbatuar urdhrat dhe duke iu shmangur akteve dhe veprimeve të ndaluara. Edhe Islami si fe e drejtë dhe e vërtetë, i ka urdhëruar përfaqësuesit e vet të kryejnë disa adhurime duke e vënë këtë si kusht të të qenit musliman. Kur’ani i trajton çështjet në përgjithësi, kurse ai që e ka zbërthyer atë në hollësi, është i Dërguari i Allahut të cilit i është zbritur Kur’ani. Prandaj, komentuesi1 më i madh i Kur’anit është i Dërguari i Allahut, profeti Muhamed.

Argumente për faktin që agjërimi është detyrim (farz), gjenden edhe në Kur’an, edhe në fjalët dhe veprimet e Profetit (Sunet).

1 Në origjinal: mufessir, komentues, shpjegues.

Page 7: RAMAZANIislami.al/wp-content/uploads/2018/05/revista-ramazani...6 Ç’është agjërimi në fenë islame? Në gjuhën arabe, agjërimi emërtohet saum dhe do të thotë “largim,

7

Argumentet e Kuranit për farzin (detyrimin) e agjërimit

Ajetet si më poshtë tregojnë se në fenë islame agjërimi është farz (detyrim). “O ju që keni besuar, ashtu siç u bë mbajtja e agjërimit farz për paraardhësit tuaj, u bë edhe për ju që të ruheni!”1 “Ato ditë të numëruara janë muaji i Ramazanit. Në atë muaj u zbrit Kur’ani që përmban argumentet më të hapura e të shkëlqyera, që është udhëzues për njerëzimin, që i çon njerëzit në rrugë të drejtë dhe e ndan 1 Bakara, 2/183. Të gjitha interpretimet nga Kurani dhe Suneti në këtë tekst janë përkthime të interpretimeve të vetë origjinalit. Përkthyesi.

të drejtën nga e shtrembra. Tani e tutje, kush nga ju e sheh hënën e re të muajit të ramazanit, të agjërojë. Kush është i sëmurë ose udhëtar, t’i agjërojë më pas, aq ditë sa ka lënë pa agjëruar. Allahu kërkon për ju lehtësi, jo vështirësi. Ai kërkon t’i plotësoni ditët e agjërimit dhe ta madhëroni Atë që ju tregon rrugën e drejtë. Allahu ju bën këtë lehtësi që ta falenderoni!”2

2 Bakara, 2/185.

Page 8: RAMAZANIislami.al/wp-content/uploads/2018/05/revista-ramazani...6 Ç’është agjërimi në fenë islame? Në gjuhën arabe, agjërimi emërtohet saum dhe do të thotë “largim,

8

Argumentet e Sunetit për farzin (detyrimin) e agjërimit

“Islami është ngritur mbi pesë shtylla: dëshmimi se nuk ka zot tjetër veç Allahut dhe profeti Muhamed është robi dhe i dërguari i Tij, falja e namazit, dhënia e zeqatit, agjërimi i ramazanit, vizita në Qabe për ata që kanë mundësi.”1

Një transmetim tjetër, që bën të ditur se agjërimi është farz, është ky:

“Te Profeti erdhi një burrë me trup e flokë të çrregullt dhe e pyeti: “O i Dërguari i Allahut! A më tregon se ç’ka bërë të detyrueshme si agjërim Allahu për mua?” Dhe Profeti iu

1 Buhari, Iman, 1; Muslim, Iman, 20; Tirmidhi, Iman, 3.

përgjigj: “E bëri farz muajin (agjërimin) e ramazanit!” Burri e pyeti përsëri: “A ka për mua ndonjë borxh tjetër veç kësaj?” Profeti i tha: “Jo, përveç asaj që mund të bësh vetë si nafile!” Burri e pyeti Profetin përsëri: “Më trego për zeqatin që e bëri Allahu farz!” Profeti i tregoi atij rrugët dhe parimet e Islamit. Më në fund, burri tha kështu: “Betohem në Allahun që të ka dhuruar ty se s’kam për të bërë as më shumë e as më pak se këto që më the!” Atëherë, Profeti tha: “Po qe se thotë drejt, ky njeri ka shpëtuar (ose, sipas një rrëfimi tjetër, do të shkojë në xhennet)!”2

2 Buhari, Iman, 3; Savm, 1; Muslim, Iman, 8, 9; Ebu Davud, Salat, 1; Nesai, Salat, 4.

Page 9: RAMAZANIislami.al/wp-content/uploads/2018/05/revista-ramazani...6 Ç’është agjërimi në fenë islame? Në gjuhën arabe, agjërimi emërtohet saum dhe do të thotë “largim,

9

Rëndësia e agjërimit në fenë islame

Profeti ynë i jepte një Rëndësi të veçantë

Si namazi, zeqati dhe haxhi, edhe agjërimi është njëri prej adhurimeve për të cilat Zoti na ka ngarkuar me përgjegjësinë për t’i kryer. Agjërimi është adhurimi, shpërblimin e të cilit Allahu i Lartë e ka marrë mbi vete, përgjegjësinë e të cilit nuk do ta mbajnë dot kalemat dhe librat e llogarisë, është shenjë e marrëdhënieve të ndërsjellta mes besimtarit me Zotin e vet. Agjërimi është braktisja e përkohshme e aspektit njerëzor-material të njeriut, është ndërprerja e ngrënies, pirjes, e dëshirave dhe e kërkesave epshore, është çlirimi nga lidhjet materiale të kësaj bote, për rrjedhojë është shprehje e afrimit ndaj Allahut.

Agjërimin neve na e ka përshkruar dhe na e ka trajtuar me të gjitha hollësitë i Dërguari i Allahut. Këtu do të përpiqemi të përcjellim nja dy fjalë të bekuara të të Dërguarit të Allahut lidhur me rëndësinë e agjërimit, që na janë transmetuar gjer në ditët tona.

Sipas rrëfimit të Ebu Hurejres (r.a.), i Dërguari i Allahut (s.a.s.) ka thënë: “Allahu ka urdhëruar kështu: “Çdo akt i njeriut është për vetë atë, me përjashtim të agjërimit. Shpërblimin e agjërimit e jap unë, sepse njeriu i braktis

ngrënien dhe dëshirat trupore vetëm për mua. Për agjëruesin ka dy çaste të gëzuara. Njëri, kur çel iftarin, ndërsa i dyti, kur bashkohet me Zotin. Kundërmimi i gojës së agjëruesit për Allahun është më e këndshme dhe më e dashur se aroma e parfumit!”1

Po, me këto ndjenja duhet kryer agjërimi! Kundërmimi i gojës së atij që mban agjërim buron nga uria. Fakti që ditën e kiametit, në

1 Buhari, Savm, 2; Muslim, Sijam, 152; Tirmidhi, Savm, 54; Nesai, Sijam, 41; Ibni Maxhe, Sijam, 1.

Page 10: RAMAZANIislami.al/wp-content/uploads/2018/05/revista-ramazani...6 Ç’është agjërimi në fenë islame? Në gjuhën arabe, agjërimi emërtohet saum dhe do të thotë “largim,

10

lartësinë e Zotit, ky kundërmim do të jetë më i ëmbël, më i këndshëm e më i pastër se ai e qelibarit dhe e parfumit të myshkut, është shprehur nga vetë njeriu më fjalëdrejtë, Profeti ynë. Janë disa aroma të cilat u pëlqejnë engjëjve që janë shpirtra të pastër, ndërsa janë duke kryer detyrën e adhurimit ndaj Allahut. Atyre u pëlqejnë aromat e këndshme, nga aroma e trëndafilit te e luleve të tjera, nga aroma e qelibarit te e myshkut. Në botërat që ne nuk mundemi t’i shohim me sytë e kësaj bote, aromat e mira janë si çelësat që hapin thesaret e fshehta. Edhe kundërmimi i gojës së atij që mban agjërim është njëra nga këto. Kjo është kështu ngaqë agjërimi është një adhurim me përmasa ndërlidhëse mes Allahut dhe robit. Me këtë aspekt të tij, agjërimi duhet trajtuar brenda thellësisë së tij kuptimore, jo thjesht për nga kundërmimi i gojës.

Në një tjetër hadith, të përcjellë nga Ebu Hurejre, Profeti ka thënë: “Çdo gjë ka zeqatin e vet. Zeqati i kurmit është mbajtja e agjërimit. Mbajtja e agjërimit është gjysma e durimit!”2 Kurse në një vend tjetër, Profeti ka thënë: “Agjërimi është gjysma e durimit, kurse pastërtia, gjysma e besimit.”3

Të durosh për ta bartur në shpinë përgjegjësinë e adhurimit që ta ka ngarkuar Allahu, të mos 2 Ibni Maxhe, Sijam, 44.3 Tirmidhi, Daavat, 85; Ibni Maxhe, Sijam, 44; Darimi, Vudu, 2; Ahmed b. Hanbel, 4/260.

lëkundesh përballë gjërave të ardhura prej Tij, të mos largohesh nga porta e Tij, ta mbrosh veten e t’i shtrëngosh dhëmbët, etj. përbëjnë gjysmën e besimit. Kurse agjërimi është gjysma e durimit, sepse gjysma tjetër e durimit është shpërndarë në gjëra të tjera. Te agjërimi, nga një aspekt i tij që është ndërprerja e epsheve frymore (egoistike), ka durim ndaj mëkateve, kurse nga një aspekt tjetër i tij që është përballimi i urisë dhe etjes (veçanërisht në mot të nxehtë), ka durim ndaj adhurimit. Kështu, agjërimi përbën një të katërtën e fesë, pra njërin prej katër adhurimeve: namaz, agjërim, zeqat dhe haxh, që janë katër baza të mëdha e të rëndësishme. Dhe siç e bëmë të ditur më sipër, te agjërimi ka durim edhe në përballimin e adhurimit, edhe në përballimin dhe frenimin e kërkesave dhe dëshirave, ndjenjave epshore dhe tekave njerëzore.

Çdo punë e bërë për hir të Allahut ka, patjetër, mirësinë (sevabin) e vet. As që mund të mendohet se një punë e bërë për hir të Allahut mbetet pa shpërblim! Por kur vjen fjala për agjërimin, shpërblimi i tij është i pakrahasueshëm. Ebu Umame (r.a.) thotë kështu: “I kërkova të Dërguarit të Allahut të më thotë një punë të domosdoshme për ta bërë. Ai më tha: “Mbaj agjërim, sepse ai s’ka të krahasuar!” Ia përsërita kërkesën për të dytën herë të Dërguarit të Allahut. Dhe ai më tha për të dytën herë: “Mbaj agjërim, sepse ai s’ka të krahasuar!” Por unë ia përsërita edhe një herë tjetër kërkesën dhe ai më dha për të tretën herë të njëjtën përgjigje:

Page 11: RAMAZANIislami.al/wp-content/uploads/2018/05/revista-ramazani...6 Ç’është agjërimi në fenë islame? Në gjuhën arabe, agjërimi emërtohet saum dhe do të thotë “largim,

11

“Mbaj agjërim, sepse ai s’ka të krahasuar!”4

Në një hadith tjetër, përsëri mbi agjërimin, Profeti ka thënë kështu: “Te Allahu nuk ka adhurim tjetër që të ketë shpërblim sa agjërimi!”5 Kurse në raste të tjera ka thënë: “Cilin ushqim apo pije që ia dëshiron njeriut vetja, t’ia pengojë agjërimi, Zoti ia shpërblen njeriut në xhennet nga frutat dhe burimet e xhennetit!”6 “Në xhennet është një portë nga hyjnë vetëm ata që mbajnë agjërim!”7 “Po qe se ai që agjëron, e siguron ushqimin e vet nga gjërat hallall, nuk i kërkohet llogari në jetën e pasme (ahiret)!”8 “Gjumi i agjëruesit vlerësohet si adhurim, kurse heshtja, si tesbih (madhërim i Zotit). Mirësive dhe adhurimeve të tij u jepet shpërblim shumëfish. Allahu ia pranon lutjet dhe ia fal mëkatet!”9

Ditën e kiametit, agjërimi do të bëjë shefaat, domethënë, do të ndërhyjë për faljen e agjëruesit duke iu lutur Zotit: “O Zot! Unë e pengova atë ditën nga ushqimi dhe kënaqësitë, prandaj pranoma ndërhyrjen për të!” Dhe Zoti do t’ia pranojë agjërimit këtë lutje dhe do t’i japë leje për të ndërhyrë në të mirë të agjëruesit!”10

4 Nesai, Sijam, 43.5 Po aty.6 Kenzu’l-Ummal, 3/328.7 Ibni Maxhe, Sijam, 1.8 Kenzu’l-Ummal, 3/328.9 Po aty, 3/327.10 et-Tergib, 2/84.

Page 12: RAMAZANIislami.al/wp-content/uploads/2018/05/revista-ramazani...6 Ç’është agjërimi në fenë islame? Në gjuhën arabe, agjërimi emërtohet saum dhe do të thotë “largim,

12

Page 13: RAMAZANIislami.al/wp-content/uploads/2018/05/revista-ramazani...6 Ç’është agjërimi në fenë islame? Në gjuhën arabe, agjërimi emërtohet saum dhe do të thotë “largim,

13

DOBITE E AGJËRIMITAgjërimi është njëri nga kushtet e Islamit. Si për të gjitha adhurimet, edhe agjërimin, muslimanët e mbajnë pa menduar për dobitë e tij. Zoti na e thotë këtë kështu në Kur’an: “Unë i krijova xhindet dhe njerëzit vetëm për të më adhuruar mua!”1 Pra, qëllimi i ekzistencës së njeriut është të bëjë adhurim. Shpërblimi i adhurimeve pritet nga Allahu. Fryti i adhurimeve është shpirtëror, pra dobia e tyre do të shihet në jetën e pasme (ahiret). Dobitë materiale që sjellin me vete disa adhurime, kurrsesi s’mund të jenë shkaqe dhe qëllime të atyre adhurimeve. Ndërkaq, po të mbahet parasysh se veprimet për të cilat ka urdhra hyjnorë që të kryhen, janë gjëra të dobishme për njerëzit, kurse veprimet për të cilat ka urdhra hyjnorë që

1 Dharijat, 51/56.

të mos kryhen ose, e thënë ndryshe, të cilat përbëjnë ndalime hyjnore, janë të dëmshme për njerëzit, pra, po të mbahet parasysh kjo, mund të thuhet se mendimi dhe hulumtimi i urtësive të urdhrave dhe ndalimeve hyjnore është një faktor që e forcon besimin. Fundja, dobitë dhe

interesat që na vijnë pa i menduar fare pasi t’i kemi kryer adhurimet,

janë domosdoshmëri e urtësisë së Allahut që

është Hakim, që vepron përherë me urtësi! Në propozimet e Tij për ne fshihen shumë e shumë urtësi. Ashtu si për namazin, zekatin dhe haxhin, dobitë që i përfton njeriut në këtë botë, edhe për agjërimin duhen

vlerësuar gjithmonë nga kjo perspektivë.

Page 14: RAMAZANIislami.al/wp-content/uploads/2018/05/revista-ramazani...6 Ç’është agjërimi në fenë islame? Në gjuhën arabe, agjërimi emërtohet saum dhe do të thotë “largim,

14

DOBITË E AGJËRIMIT PËR INDIVIDIN

Agjërimi është i dobishëm për trupin e njeriut

Njeriu është një qenie e krijuar si sintezë e shpirtit me kurmin1. Ashtu siç kurmi pa shpirtin nuk shpreh ndonjë gjë, nuk përbën ndonjë vlerë njerëzore, ashtu dhe shpirti pa kurmin nuk përbën ndonjë vlerë njerëzore për propozimet ose mocionet e kësaj bote. Me ato që ha e pi, me qëndrimet dhe veprimet, me adhurimet, përgjithësisht me detyrat dhe ritet fetare që përpiqet t’i kryejë, njeriu ushtron një sërë ndikimesh edhe mbi trupin2, edhe mbi shpirtin e vet. Edhe pse kafshata që fut në gojë njeriu, shkon në stomak (vepron në stomak ose mbi stomakun), në të vërtetë, ushtron një sërë ndikimesh edhe mbi shpirtin. Lëvizjet ose veprimet trupore që bën njeriu, ashtu siç

1 Në origjinal është përdorur fjala ceset (xheset) që do të thotë kurm ose kufomë, kurse pak më sipër në nëntitull është përdorur fjala beden që do të thotë trup. Me fjalën ceset emërtohet kufoma, trupi i të vdekurit ose i vdekuri, domethënë trupi pa shpirt, kurse me fjalën beden emërtohet trupi me shpirt. Përkthyesi.2 ... mbi trupin, domethënë mbi kurmin ku ndodhet edhe shpirti. Përkthyesi.

formojnë disa rrjedhoja materiale mbi trupin, formojnë edhe disa rrjedhoja jomateriale mbi shpirtin. Kufizimet, privimet dhe përkorësitë3 zënë një vend shumë të rëndësishëm në zhvillimin dhe maturimin e jetës individuale të njeriut. Dhe kjo mund të bëhet vetëm me agjërim. Një kuptim i agjërimit është edhe privimi i shpirtit dhe përkorësia dhe kufizimi i trupit. Kur agjërimi të përdoret shpesh, atëherë do të vëzhgohen hapur vlerat dhe virtytet që do të formohen në botën e brendshme, në ndërgjegje. Nuk mund të konsiderohet e mundur që tek njeriu që ia ka kushtuar veten stomakut, që e ka kthyer veten në kufomë, që në çdo vend e në çdo kohë mendon stomakun, të ketë një shpirt të pastër dhe një zemër të kulluar. Puna e vetme që mund të bëjë një person i tillë, është të hajë, të pijë, të kryejë jashtëqitje, të marrë të mira të ndryshme dhe të konsumojë si një mosmirënjohës, pa falenderuar. Ja pra, agjërimi u kujton individëve se s’duhet të ndodhë kështu!

3 Në origjinal: riyazat.

Page 15: RAMAZANIislami.al/wp-content/uploads/2018/05/revista-ramazani...6 Ç’është agjërimi në fenë islame? Në gjuhën arabe, agjërimi emërtohet saum dhe do të thotë “largim,

15

Ai i jep pushim trupit

Eshtë një e vërtetë e pranuar dhe e mbrojtur nga mjediset mjekësore se sistemi i tretjes që fillon të funksionojë sapo të vijë në botë, ka nevojë të pushojë herë pas here. Dobia e agjërimit i cili është pushim i trupit një muaj në vit, me këtë aspekt të tij për trupin e njeriut, nuk mund të mohohet. Stomaku ka shumë “punëtorë”, veç këtyre janë edhe shumë ndjenja njerëzore që kanë lidhje me të. Po qe se stomaku nuk bën pushime ditore një muaj në vit, sjell si rrjedhojë që “punëtorët” dhe ndjenjat njerëzore të harrojnë adhurimet e tyre të posaçme, të merren vetëm me të, t’i marrë ata nën urdhrin e vet, ta tërheqë vazhdimisht nga vetja vëmendjen e tyre, t’i bëjë ata t’i harrojnë detyrat e tyre të larta. Me anë të agjërimit të ramazanit, “punëtorët” e stomakut e kuptojnë se s’janë krijuar vetëm për të. Edhe aparatet dhe organet e tjera, në vend të dëfrimeve të ulta të stomakut, në ramazan kënaqen me dëfrime engjëllore e shpirtërore dhe i ngulin shikimet në ato kënaqësi shpirtërore. Prandaj ndodh që në muajin e ramazanit, besimtarët meritojnë, sipas gradës shpirtërore të secilit, veç e veç bukuri, begati, kënaqësi moralo-shpirtërore. Në atë muaj të bekuar, me anë të agjërimit zhvillohen shumë cilësi delikate të njeriut si shpirti, arsyeja dhe fshehtësia dhe, ndërsa stomaku qan, ato qeshin pafajësisht.1

1 Bediuzzaman, 22. Mektubat; 29. Mektub.

E freskon dhee rigjallëron trupin

Shkencëtari me famë botërore që ka fituar çmimin Nobel në vitin 1940, Alexis Carrel, në librin e tij “Njeriu, ky i panjohur” (L’Homme, Cest Inconnu), thotë: “Gjatë agjërimit ushqimet e depozituara në organizëm harxhohen, më pas zëvendësohen me të reja dhe në këtë mënyrë në të gjithë trupin ndodh një rigjallërim, gjë e cila vërteton se agjërimi është i dobishëm për trupin. Gjatë agjërimit sistemi nervor është në një qetësi absolute. Kënaqësia që na jep kryerja e një adhurimi, i shuan të gjitha tensionet dhe pakënaqësitë tona. Në këtë mënyrë, shmangen streset, të cilat janë ndër problemet më të mëdha të ditëve të sotme.”1

1Halûk Nurbakî, Kur’ân-ı Kerim’den Ayetler ve İlmî Gerçekler, s. 98

Page 16: RAMAZANIislami.al/wp-content/uploads/2018/05/revista-ramazani...6 Ç’është agjërimi në fenë islame? Në gjuhën arabe, agjërimi emërtohet saum dhe do të thotë “largim,

16

Shumë fjalë janë thënë gjer këtë çast mbi dobinë e agjërimit për shëndetin e shpirtit dhe trupit, janë shkruar një numër i madh artikujsh dhe librash me këtë temë. Krahas shumë botimeve që tregojnë se agjërimi nuk është i dëmshëm, agjërimi ka shumë dobi shëndetësore. Profesori gjerman Cehardet, në librin e tij mbi çështjen e mbështetjes dhe të forcimit të vullnetit, duke

e këshilluar agjërimin, tregon se agjërimi është rruga më e efektshme për të siguruar sundimin e shpirtit mbi trupin me qëllim që njeriu të mos bëhet robi i prirjeve materiale, që të bëjë një jetë ku t’i ketë në duar frerët e nefsit (frymës, egos).1

1 Abdulfettah Tabbara, ‹lmin Ifl›€›nda ‹slamiyet, f. 274, ‹st. 1977.

Agjërimi na e mbron trupin prej sëmundjeve

Page 17: RAMAZANIislami.al/wp-content/uploads/2018/05/revista-ramazani...6 Ç’është agjërimi në fenë islame? Në gjuhën arabe, agjërimi emërtohet saum dhe do të thotë “largim,

17

Siç u tha edhe më sipër, njeriu ka një strukturë të përbërë prej shpirtit dhe kurmit. Që të dyja këto përpiqen ta bëjnë njeriun satelit të tyre. Njëra lëndë janë dëshirat epshore dhe shtazore, aspekti i tij i kurmit që Kur’ani na e bën të njohur me këto fjali: “Me të vërtetë, Ne e krijuam njeriun nga një baltë e thatë, nga një argjilë e trajtësuar.”1 “Pyeti ata: “Ata janë më të fuqishëm në krijim, apo gjërat që krijojmë Ne?” Me të vërtetë, ne i krijuam ata nga argjila.”2 “Ai e krijoi njeriun nga një argjilë e thatë (që tingëllon) si bardak.”3

Kurse aspekti tjetër i njeriut është ai shpirtëror që ia kujton njeriut qëllimin e krijimit, që e shtyn njeriun të bëjë gjëra të mëshirshme, që i bëhet njeriut shkak për të soditur botërat shpirtërore, që edhe kur të mbetet i uritur e i etur, i jep mundësi njeriut të shijojë kënaqësi të papërshkrueshme, që ia sugjeron njeriut të mos i shohë të këqijat si të mira, që të mos i pëlqejnë të këqijat dhe që të largohet prej tyre!

1 Hixhr, 15/26.2 Saffat, 37/11.3 Rahman, 55/14.

Agjërimi ka një sërë dobish shpirtërore

Page 18: RAMAZANIislami.al/wp-content/uploads/2018/05/revista-ramazani...6 Ç’është agjërimi në fenë islame? Në gjuhën arabe, agjërimi emërtohet saum dhe do të thotë “largim,

18

Çdo orë, çdo minutë dhe çdo sekondë e atij që agjëron është e çmuar sepse ia kujton atij të mirat dhe dhuntitë e Allahut dhe të mirën më të madhe për nga përfundimi, bashkimin me Allahun. Këtë funksion të tij, agjërimi e kryen në dy mënyra. Këtë mund ta përmbledhim kështu: me perëndimin e kënaqësive (tokësore), dëshirë për kënaqësi që s’do të kenë të perënduar dhe kënaqësi tjetër që vjen me perëndimin e dhimbjeve. Edhe nëse njeriu që rri nga mëngjesi në mbrëmje i uritur e i etur, vuan në dukje, frytet shpirtërore që ka për t’i sjellë adhurimi i agjërimit e bëjnë t’i harrojë dhimbjet dhe vuajtjet në dukje. Gjatë gjithë ditës, agjëruesi mendon bashkimin me Zotin e vet për hir të të cilit ka braktisur epshet, ngrënien e pirjen. Falë të këtij mendimi, të gjitha fakultetet jetësore zhvillohen në kuadrin e orientimit në rrugën e drejtë. Edhe Profeti në ka thënë: “Për atë që agjëron, ka dy kohë qetësuese: e para, koha e iftarit kur çel agjërimin dhe e dyta, koha kur do të takohet me Zotin e vet!”1 1 Buhari, Tevhid, 35; Muslim, Sijam, 164; Tirmidhi, Sijam, 55; Nesai, Sijam, 41; Ibni Maxhe, Sijam, 1; Ahmed b. Hanbel, 1/446; Darimi, Savm, 50.

Te njeriu ka dy aspekte: aspekti engjëllor dhe aspekti shtazor. Kur njeriu ecën në kahje të kundërt me ndjenjat shtazore, e ndjen në mënyrë të ndërgjegjshme se aspekti engjëllor i zhvillohet, kurse aspekti shtazor i dobësohet. Njeriu është krijuar nën engjëjt dhe mbi gjallesat e tjera. Ndërkaq, Allahu e ka pajisur njeriun me mundësinë dhe aftësinë për t’iu përshtatur cilësdo pike të një vije që shtrihet nga pozita më e lartë gjer poshtë e më poshtë. Për rrjedhojë, njeriu herë-herë e kapërcen botën e engjëjve duke i lënë pas ata si gradë, kurse herë-herë struket në një vend nën djajtë. “Ne njeriun e krijuam në formën më të bukur. Pastaj e hodhëm atë poshtë e më poshtë. Përveç atyre që besojnë dhe bëjnë punë të mira. për ta ka një shpërblim të pasosur!”1

1 Tin, 95/4-6

Agjërimi na lartëson drejt shkallësh engjëllore

Agjërimi na kujton takimin me Zotin

Page 19: RAMAZANIislami.al/wp-content/uploads/2018/05/revista-ramazani...6 Ç’është agjërimi në fenë islame? Në gjuhën arabe, agjërimi emërtohet saum dhe do të thotë “largim,

19

“Agjërimi është gjysma e durimit.”

Hadith

Page 20: RAMAZANIislami.al/wp-content/uploads/2018/05/revista-ramazani...6 Ç’është agjërimi në fenë islame? Në gjuhën arabe, agjërimi emërtohet saum dhe do të thotë “largim,

20

Zoti e ka pajisur globin tokësor me një mijë e një lloje të mirash dhe e ka vënë atë nën urdhrin e njeriut që është zëvendësi i Tij mbi tokë. Çdo ditë para nesh pothuajse zbret nga qielli një sofër e tjetra ngrihet; dhe sapo ngrihet njëra, zbritet tjetra. Pemët japin fruta pa pushim,

pranverë e verë, vjeshtë e dimër. Qielli na dërgon margaritarë me prehrin plot, nga toka shpërthejnë të mira. “Në qiell është ushqimi juaj dhe ka gjëra që ju janë premtuar!”1

1 Ibrahim, 14/34.

Njeriu është një qenie e përbërë nga dyshja trup-shpirt. Ashtu siç ka trupi një sërë nevoja dhe kërkesa, edhe shpirti ka kërkesat e veta. Për nga ana trupore-materiale, njeriu është një qenie e vogël, por për nga aspekti i aftësive shpirtërore, ai është në garën e bashkimit me përjetësinë. Me prirjet, dëshirat, kërkesat, fantazitë, mendimet dhe idetë e pakufishme që ka, njeriu është si një indeks i vogël i gjithësisë.

Adhurimi i agjërimit në Islam ia mëson njeriut parimin e ekonomisë që është një virtyt i bukur. Agjërimi është si një mësues që ua mëson njerëzve ç’është ekonomia dhe sesi duhet të bëjnë ekonomi. Personi që është mësuar të bëjë pa asnjë kufizim çdo gjë që i vjen ndërmend, kur të jetë i agjëruar, s’do të

veprojë dot kështu. Për shembull, personi që ha sa herë që i bie ndërmend, që u nënshtrohet dëshirave materiale të trupit, kur të jetë i agjëruar, detyrimisht do të presë mbrëmjen, për rrjedhojë, me këtë pritje ai do të mësojë të bëjë ekonomi dhe do të heqë dorë nga jetesa pa përgjegjësi.

Agjërimi na mëson si t’ua njohim vlerën të mirave

Agjërimi na e maturon shpirtin

Agjërimi na mëson si të bëjmë ekonomi

Page 21: RAMAZANIislami.al/wp-content/uploads/2018/05/revista-ramazani...6 Ç’është agjërimi në fenë islame? Në gjuhën arabe, agjërimi emërtohet saum dhe do të thotë “largim,

21

Agjërimi i vë fre egos sonë

Njerëzit e kanë për nevojë të pamënjanueshme t’i mbajnë në duar frerët e vetes, egos, sepse kërkesat dhe veset e egos janë për njeriun si helme vrasëse dhe si pesha të rënda që e tërheqin atë poshtë. Vetja, egoja e urdhëron njeriun përherë për të keq. Profeti Jusuf thoshte: “Me të vërtetë, unë duhet ta nxjerr veten të pafajshëm, sepse veç rasteve kur Zoti ka mëshirë për mua dhe më mbron, vetja më kërkon përherë të keqen, më shtyn për të keq. Me të vërtetë, Zoti im është falës dhe shpërblyes!” Me këto fjalë ai është përpjekur ta përkufizojë sa më mirë veten (nefsin, egon).

Agjërimi është simboli i zbatuar i mbajtjes së nefsit nën kontroll. Prandaj, agjërimi, i cili është detyrim (farz), është bërë një nga shtyllat themelore të besimit dhe është konsideruar si një nga rrugët që e çojnë me të vërtetë njeriun në devocion (takva) që është shprehja praktike e zbatimit të Islamit në veten e njeriut. Allahu i Lartë urdhëron kështu: “O njerëz, ashtu siç qe bërë agjërimi detyrim (farz) për paraardhësit tuaj, u bë detyrim edhe për ju që të ruheni (nga mëkatet)!”1

1 Bakara, 2/183.

Agjërimi na mbron nga mëkatet

Mëkati është një shembje, një prapësi dhe kundërvënie ndaj krijimit dhe natyrës njerëzore. Personi që hyn në mëkat është një fatkeq që ia lë veten vuajtjeve të ndërgjegjes dhe shqetësimeve të zemrës, një viktimë që ia ka dorëzuar djallit të gjitha aftësitë dhe mundësitë shpirtërore. Dhe, nëse vazhdon ta kryejë atë mëkat, e lëshon krejtësisht fillin prej dore dhe s’i mbetet më as vullnet, as qëndresë, as fuqi për ta ripërtëritur veten. Në rrugët ku ecën njeriu gjallojnë mëkate me grumbuj. Në

këto rrugë, mëkatet e vëzhgojnë njeriun si kobra. Edhe sikur të mundet të shpëtojë prej njërës, e ka mjaft të vështirë ta vazhdojë rrugën pa u kapur prej të tjerave. Duhet një vullnet tejet i fortë që njeriu të mund të shpëtojë nga dalja nga rruga ose nga rënia në ndonjë gropë siç ndodh me makinën në kthesat e forta ose në rrugën plot gropa!

Ja pra, përballë këtij rreziku, agjërimi ka vlerën e një dorëzanësi ose garantuesi.

Page 22: RAMAZANIislami.al/wp-content/uploads/2018/05/revista-ramazani...6 Ç’është agjërimi në fenë islame? Në gjuhën arabe, agjërimi emërtohet saum dhe do të thotë “largim,

22

Agjërimi e mëson njeriun ta respektojë gjthmonë amanetin, fshehur, apo hapur, sepse s’ka vëzhgues tjetër veç Allahut që të sigurojë shmangien prej ngrënies e pirjes së gjërave të bëra hallall prej Tij. Personi që agjëron respekton kufijtë e Allahut nga mëngjesi gjer në mbrëmje. Megjithëse i ka gati të gjitha mundësitë,

megjithëse s’e sheh askush, personi e vazhdon agjërimin. Ai është gjer në mbrëmje i mbushur plot me ndjenjat e ruajtjes së amanetit. Ky qëndrim ndaj agjërimit reflektohet në tërë jetën e muslimanit. Prandaj, njeriu që mban agjërim, gjatë gjithë jetës sillet tejet i vëmendshëm ndaj gjërave që i lihen amanet.

Agjërimi është adhurimi më i bukur te i cili shfaqet ndjenja e besnikërisë, sepse agjërimi është një besëlidhje mes Allahut dhe robit. Duke hequr dorë në fragmente kohore të caktuara nga gjëra të caktuara, njeriu tregon se i rri besnik fjalës së dhënë, se e respekton besëlidhjen.

Ndërkaq, me agjërimet e mbajtura, njeriu e zhvillon më tej ndjenjën e besnikërisë, besnikëria bëhet pjesë e pandarë e karakterit të tij. Njeriu që arrin një cilësi të tij të karakterit, kthehet në “përmendore” besnikërie në jetën e vet shoqërore, familjare dhe individuale.

Agjërimi na mëson si të tregojmë respekt ndaj amanetit

Agjërimi na mëson besnikërinë ndaj fjalës së dhënë

Page 23: RAMAZANIislami.al/wp-content/uploads/2018/05/revista-ramazani...6 Ç’është agjërimi në fenë islame? Në gjuhën arabe, agjërimi emërtohet saum dhe do të thotë “largim,

23

Page 24: RAMAZANIislami.al/wp-content/uploads/2018/05/revista-ramazani...6 Ç’është agjërimi në fenë islame? Në gjuhën arabe, agjërimi emërtohet saum dhe do të thotë “largim,

24

Me anë të agjërimit, njeriu vë një pritë para trazimeve djallëzore që nefsi (fryma, egoja) përpiqet t’ia pëshpërisë, i merr në dorë frerët e nefsit duke u përpjekur ta drejtojë atë, sepse njeriu i agjëruar është i privuar nga ngrënia dhe pirja, nga femra dhe nga dëfrimet. Në këtë mënyrë, i çliruar nga presionet e nefsit dhe ndjenjave njerëzore,

ai bën një mënyrë jetese të virtytshme dhe arrin të zotërojë ndjenjën e virtytit, të cilën Zoti e ka bërë të njohur si atribut të besimtarëve. “Virtyti (epërsia) është i posaçëm vetëm për Allahun, të Dërguarin dhe besimtarët!”1

1 Munafikun, 63/8.

AGJËRIMI NA MËSON TË JEMI TË NGOPUR E TË KËNAQUR

Page 25: RAMAZANIislami.al/wp-content/uploads/2018/05/revista-ramazani...6 Ç’është agjërimi në fenë islame? Në gjuhën arabe, agjërimi emërtohet saum dhe do të thotë “largim,

25

Njëra nga dobitë e agjërimit është, pa dyshim, ta mësojë dhe ta stërvisë njeriun për të duruar. Me anë të agjërimit, njeriu merr mësime durimi, sepse po të uritet, nuk ha, po të etet nuk pi ujë, përballë të këqijave që mund t’i bëhen, duron duke thënë, “unë jam me agjërim”! Po qe se njeriut që rreh flatrat drejt Zotit të vet me duart, këmbët, gjuhën, buzët dhe veshët të lidhura, durimi i bëhet kalë fluturues, ai arrin të ketë nderin e fitimit të pëlqimit të Zotit.

AGJËRIMI NA MËSON DURIMIN

Page 26: RAMAZANIislami.al/wp-content/uploads/2018/05/revista-ramazani...6 Ç’është agjërimi në fenë islame? Në gjuhën arabe, agjërimi emërtohet saum dhe do të thotë “largim,

26

Gjendja e njeriut që bën një jetë të qetë mes gjithë të mirave, mund të mos vazhdojë e tillë gjithmonë. Mund të ndodhë që në një kohë krejt befasuese, nga një drejtim krejt i papritur, t’i bjerë mbi krye varfëria. Përballë një gjendjeje të tillë të papritur, duhet qenë i qëndrueshëm,

duhet qenë qysh më parë i përgatitur për të mos u lëkundur, duhet përgatitur qysh më parë trupi për kohë të tilla. Ndërsa është i pasur, njeriu mund të falimentojë dhe të varfërohet, gjatë një fatkeqësie, mund ta humbë çdo gjë, gjatë një lufte, mund të përballet me shqetësime të ndryshme.

Agjërimi na mëson si të përballojmë shqetësimet

Page 27: RAMAZANIislami.al/wp-content/uploads/2018/05/revista-ramazani...6 Ç’është agjërimi në fenë islame? Në gjuhën arabe, agjërimi emërtohet saum dhe do të thotë “largim,

27

Besimtari që agjëron, kryen një vetedukim rregulli dhe rregullsie. Ngrënia-pirja në kohë të caktuara dhe respektimi i ndalimit të ngrënie-pirjes në kohë të tjera të caktuara, kryerja më me vëmendje e namazeve duke qenë i agjëruar në krahasim me kohët e tjera jashtë agjërimit, ngritja në syfyr në të njëjtën kohë bashkë me besimtarët e tjerë, falja e namazit të teravive, etj. të gjitha këto janë shkaqe më vete që e mësojnë dhe e stërvisin njeriun me rregullin dhe rregullsinë. Kështu, duke e vlerësuar dhe përdorur kohën në mënyrën më të mirë, besimtari e disiplinon jetën dhe përfiton prej saj në kuptim të plotë të fjalës.

Agjërimi na mëson me rregullin dhe harmoninë

Page 28: RAMAZANIislami.al/wp-content/uploads/2018/05/revista-ramazani...6 Ç’është agjërimi në fenë islame? Në gjuhën arabe, agjërimi emërtohet saum dhe do të thotë “largim,

28

DOBITË E AGJËRIMIT PËR SHOQËRINË

Agjërimi i siguron shoqërisë bashkimin dhe unitetin

Falë agjërimit (veçanërisht gjatë muajit të Ramazanit), në jetën shoqërore njeriu krijon lidhje të ndryshme me njerëzit e tjerë. Me këtë, ai ndjen një lidhje të fuqishme ndaj tyre. Bashkë me të gjithë besimtarët, fillimi i agjërimit në të njëjtin çast, pritja e iftarit, ngritja në syfyr, falja e teravive me xhemaat, gdhirja e natës së kadrit, hyrja në bajram, etj., bëhen shkak për një vëllazëri shumë të shëndoshë dhe për një dashuri të vërtetë. Kështu, besimtarët bëhen

si gjymtyrët e një trupi të vetëm, ashtu siç shprehet edhe Profeti ynë: “Në dashurinë për njëri-tjetrin, në dhimbjen për njëri-tjetrin dhe në dhembshurinë për njëri-tjetrin, besimtarët janë si një trup i vetëm. Po qe se një organ ankohet, organet e tjera rrinë pa gjumë e rënkojnë!”1 Me këtë mendim të lartë, në shoqëri ngrihen bashkimi dhe uniteti.

1 Buhari, Edeb, 27; Muslim, Birr, 66; Ahmed b. Hanbel, 4/270.

“Në dashurinë për njëri-tjetrin, në dhim-bjen për njëri-tjetrin dhe në dhembshurinë për njëri-tjetrin, besimtarët janë si një trup i vetëm. Po qe se një organ ankohet, organet e tjera rrinë pa gjumë e rënkojnë!”

Page 29: RAMAZANIislami.al/wp-content/uploads/2018/05/revista-ramazani...6 Ç’është agjërimi në fenë islame? Në gjuhën arabe, agjërimi emërtohet saum dhe do të thotë “largim,

29

Agjërimi na kujton ta vëmë veten edhe në vend të të varfërit

I pasuri që e kalon jetën me gjellët më të zgjedhura e luksoze, që kurrë në jetë s’ka mbetur i etur e i uritur, që nuk e ndjen aspak shqetësimin e urisë, që mbase nuk e di aspak se ç’është uria, agjërimi ia mëson se ç’do të thotë uri dhe etje duke e lënë të uritur e të etur në kohë të caktuara, pra, duke e detyruar ta mësojë këtë gjë duke e jetuar vetë. Kështu, i pasuri do ta kuptojë gjendjen e të varfërit, do ta njohë se sa e vështirë është për njeriun të

mbetet pa ngrënë e pa pirë dhe do të vrapojë në ndihmë të nevojtarit. Një uri e kësaj forme, pra agjërimi, do të bëhet shkak që të pasurit të cilët kanë çdo lloj mundësie, ta kuptojnë gjendjen e njerëzve të varfër e nevojtarë, për pasojë ta ndryshojnë qëndrimin dhe sjelljen ndaj tyre, që tek të pasurit të marrin vrull ndjenjat qiellore, që të fryhet ndjenja e dhënies së ndihmës. Dhe kur të pasurit t’i shfaqin këto ndjenja, edhe te të varfërit zilia, smira dhe urrejtja ndaj të pasurve shuhen, lufta midis këtyre dy klasave qetësohet, në shoqëri sundon paqja. Për më tepër, disa lloj të varfërish bëhen ruajtës të pasurisë së të pasurve.

Për rrjedhojë, agjërimi na i nxit ndjenjat dhe emocionet edhe në këtë drejtim. Të pasurit gjejnë rastin t’i shohin “të tjerët”, ata që s’janë si ata. Ata kujtojnë këtë fjalë të Profetit: “Ai që është i ngopur, ndërsa fqinjin e ka të uritur, nuk është yni!”1

1 Ahmed b. Hanbel, 1/55.

Page 30: RAMAZANIislami.al/wp-content/uploads/2018/05/revista-ramazani...6 Ç’është agjërimi në fenë islame? Në gjuhën arabe, agjërimi emërtohet saum dhe do të thotë “largim,

30

Agjërimi parandalon lypjen

Njeriu, i cili me anë të agjërimit edukon vetveten (nefsin, egon), përballon shqetësime dhe u vë gjoksin urisë dhe etjes, vjen në gjendjen që të mund të sfidojë materien dhe dukuritë. Tashmë atë s’mund ta pengojnë as uria, as etja. Stomaku nuk i vihet dot në hundë si kanxhë. Pavarësisht se ç’shqetësim mund t’i bjerë në kokë, pavarësisht se mund të mbetet i uritur e i etur për ditë të tëra, nuk i zgjat dorën kujt duke flijuar për këtë nderin, dinjitetin dhe krenarinë. Madje, ndërsa jogit mund të jetojnë

gjashtë muaj pa ngrënë e pa pirë jo për hir të Zotit, besimtarët, duke ndjerë pas vetes, falë agjërimit, mirësinë dhe favorin e Zotit, mund të durojnë edhe më shumë.

Por njeriu që s’di ç’është agjërimi, që nuk agjëron në periudha dhe kohë të ndryshme, për rrjedhojë që nuk e aftëson veten për të mos ngrënë e pirë, përballë një urie dhe varfërie të mundshme, duke e marrë nëpër këmbë tërë nderin dhe dinjitetin e vet, fillon të lypë derë më derë.

Page 31: RAMAZANIislami.al/wp-content/uploads/2018/05/revista-ramazani...6 Ç’është agjërimi në fenë islame? Në gjuhën arabe, agjërimi emërtohet saum dhe do të thotë “largim,

31

AGJËRUESI...Fiton të drejtën e një çmimi të veçantë. Profeti ynë (s.a.s) na transmeton një hadith kudsi në të cilin thuhet: “Agjërimi është për Mua, dhe vetëm Unë e jap shpërblimin për të.” (Buhari, Savm, 9)

Duke qëndruar larg dëshirave edukon vullnetin.

Duke parë vështirësitë e qëndrimit larg mirësive dhe duke përjetuar urinë dhe etjen zgjeron kufijtë e durimit. Profeti ynë (s.a.s) thotë: “Agjërimi është gjysma e durimit.” (Tergib ue Terhib, 11/ 208)

U vë kufi dëshirave dhe kërkesave të pafund dhe pengon të gjitha mosmarrëveshjet që i hapin rrugë pakënaqësisë në mes njerëzve.

Mbron gjuhën nga fjalët e shëmtuara dhe të këqija. Profeti (s.a.s) ka thënë: “Nëse ndonjëri ju shqetëson apo nxehet ndaj jush, atëherë thuajini: “Jam agjërueshëm”. (Muslim, Sijam, 163)

Arrin të jetë i kuptueshëm ndaj atyre të cilët nuk kanë mundësi të njëjta me të dhe përpiqet t’i ndihmojë ata në zgjidhjen e problemeve.

Beson se nëse agjërimi bëhet duke i besuar Allahut dhe duke pritur shpërblim vetëm nga Ai, atëherë i falen të gjitha mëkatet e të shkuarës, hap një faqe të re për të ardhmen, mbron veten nga të këqijat dhe mëkatet.

Gjatë një muaji ndryshon rrjedhën e jetës që bën gjatë njëmbëdhjetë muajve dhe drejton veten drejt të mirës dhe të bukurës.

Page 32: RAMAZANIislami.al/wp-content/uploads/2018/05/revista-ramazani...6 Ç’është agjërimi në fenë islame? Në gjuhën arabe, agjërimi emërtohet saum dhe do të thotë “largim,

32

Kur’ani, burimi i orientimit dhe i rrugës së drejtë për besimtarët, është një libër që gjithmonë duhet lexuar, duhet menduar dhe medituar mbi të. Besimtarët muslimanë kanë nevojë për Kur’anin sa ç’kanë për ajrin, ujin dhe bukën. Profeti ynë (s.a.s.) e ka kaluar gjithë jetën e vet duke ua tërhequr njerëzve vështrimin dhe vëmendjen mbi Kur’anin. E ka kënduar dhe përsëritur vetë, herë-herë i ka vënë edhe sahabet, shokët e tij, ta këndojnë dhe i ka dëgjuar. Në kohët kur ka qenë i agjëruar, veçanërisht në ramazan, ka treguar një përkushtim më të madh ndaj Kur’anit, e ka kënduar shumë atë. Edhe besimtarët muslimanë, si ummeti, bashkësia e profetit Muhamed (s.a.s.), duhet të jenë të lidhur ngushtë me Kur’anin, veçanërisht në ramazan, duhet të ndriçohen nga klima e tij e ndriçuar. Këndimi i Kur’anit ka një vend të posaçëm veçanërisht në ramazan. I Dërguari i Allahut (s.a.s.) në ramazan merrej me

Kur’anin më shumë se zakonisht, e këndonte dhe meditonte mbi të, sepse në këtë muaj ia kishte zbritur Allahu Kur’anin atij! Çdo natë të ramazanit, Profeti (s.a.s.) bashkë me Xhebrail Eminin mësonin së bashku Kur’an. Dhe në çdo ramazan e bënin së bashku Kur’anin mukabele (e këndonin dhe e dëgjonin me radhë) nga kreu në fund. Edhe atë vit që do të vdiste Profeti, kjo mukabele pati ndodhur dy herë. Ibni Abbasi flet për këtë në një hadith që e përcjell:

“I Dërguari i Allahut (s.a.s.) ishte më bujari i njerëzve. Kurse koha kur bujaria e tij arrinte kulmin, ishte koha kur takohej me Xhebrailin në ramazan. Gjatë çdo nate të ramazanit, ai takohej me Xhebrailin dhe e mësonin Kur’anin së bashku. Në të mirë, Profeti ishte më i fuqishëm se era që fryn me vrull!1

1 Buhari, Bed’ul vahy, 5, 6; Savm, 7; Menakib, 23; Muslim, Fedail, 48, 50.

KËNDIMI I KURANIT GJATË MUAJIT TË RAMAZANIT

Page 33: RAMAZANIislami.al/wp-content/uploads/2018/05/revista-ramazani...6 Ç’është agjërimi në fenë islame? Në gjuhën arabe, agjërimi emërtohet saum dhe do të thotë “largim,

33

1. Të vetëdijësohesh për qëllimin e agjërimit (me fjalë të tjera, të bësh nijetin).

2. Largimi nga gjërat që e prishin agjërimin nga agimi deri në perëndimin e diellit. Fillimi i kohës së agjërimit quhet ‘imsak’ dhe mbarimi i saj ‘iftar’.

NIJETI I AGJËRIMIT

Një kusht i rëndësishëm i agjërimit është edhe nijeti. Agjërimi pa nijet nuk është i saktë. Prandaj duhet të dihet koha dhe mënyra e nijetit. Sipas kohës së nijetit, agjërimi ndahet në dy grupe:

Agjërimi ku nijeti mund të bëhet nga akshami deri në mesditë

Në këtë kategori hyjnë agjërimi i Ramazanit, agjërimi i ditëve të premtuara e të caktuara në kohë dhe ato suplementare (nafile). Nijeti në rastet e sipërpërmendura mund të bëhet edhe para agimit por edhe deri në drekë. Nijeti i bërë

DISA RREGULLA NË LIDHJE ME AGJËRIMIN

Farzet e agjërimit

Page 34: RAMAZANIislami.al/wp-content/uploads/2018/05/revista-ramazani...6 Ç’është agjërimi në fenë islame? Në gjuhën arabe, agjërimi emërtohet saum dhe do të thotë “largim,

34

në mbrëmje është më i pëlqyer

Bërja e nijetit për agjërim ditën, lejohet kur pas imsakut nuk ke ngrënë apo nuk ke pirë si dhe nuk ke bërë një veprim që e prish agjërimin. Në qoftë se është vepruar diçka në kundërshtim me agjërimin, nijeti ditën nuk është i lejuar.

Agjërimi, nijeti i të cilit bëhet natën para imsakut

Këta janë: Ditët e prapambetura nga Ramazani, të gjitha llojet e agjërimit kefaret, agjërimi nafile i prishur dhe ai i premtuar (i papërcaktuar në kohë).

Meqë këta agjërime nuk kanë kohë fikse, është e domosdoshme bërja nijet e tyre natën. Nijeti për këto kategori agjërimi nuk mund të bëhet pas agimit. Për agjërimin e Ramazanit, nijeti mund të bëhet nga akshami deri në mesditë. Kjo ndodh kështu:

Nijeti normalisht bëhet pas ngrënies së syfyrit. Por në qoftë se një person nuk arrin të zgjohet në syfyr dhe dita ka zbardhur, atëherë atij i lejohet ta bëjë nijetin deri në kohën e mesditës. Mjafton që të mos kryejë ndonjë veprim që e prish agjërimin.

Një person që nuk dëshiron të ngrihet në syfyr, nijetin e bën në mbrëmje dhe s’është e nevojshme të ngrihet natën për ta bërë atë. Pikërisht para se të flejë, personi me zemër e bën nijet të agjërojë ditën e nesërme dhe nijeti i tij në këtë mënyrë është i vlefshëm. Edhe atij që zgjohet në kohën e syfyrit, i konsiderohet nijeti i saktë. Nijeti i agjërimit me zemër është mëse i mjaftueshëm. Por është më mirë që ky nijet të shoqërohet edhe me gjuhë. Për këtë arsye, agjëruesi duhet ta bëjë nijetin edhe me zemër edhe me gjuhë. Ai duhet të thotë: Bëra nijet agjërimin e ditës së nesërme të Ramazanit. Duhet që nijeti të bëhet për secilën ditë.

Nijeti i agjërimit me zemër është mëse i mjaftueshëm. Por është më mirë që ky nijet të shoqërohet edhe me gjuhë. Për këtë arsye, agjëruesi duhet ta bëjë nije-tin edhe me zemër edhe me gjuhë.

Page 35: RAMAZANIislami.al/wp-content/uploads/2018/05/revista-ramazani...6 Ç’është agjërimi në fenë islame? Në gjuhën arabe, agjërimi emërtohet saum dhe do të thotë “largim,

35

RASTET TË CILAT PRISHIN AGJËRIMIN DHE KËRKOJNË VETËM KAZANË1

RASTET QË PRISHIN AGJËRIMIN

• Ngrënia e diçkaje pa dashur duke e ditur se është duke agjëruar.

• Kalimi në fyt i ujit të marrë nga goja apo hunda.

• Bërja e nijetit pas dreke, pra jo në kohën e duhur.

• Ngrënia e diçkaje me qëllim pasi më parë ka ngrënë diçka pa e ditur se ka qenë agjërueshëm, çka nuk prish agjërimin.

• Të kalosh ujin e shiut apo të borës që hyn nga goja.

• Bërja e gjilpërës.

• Marrja e ilaçit nga hunda.

• Marrja e ilaçit nga veshët.

• Ngrënia e syfyrit duke menduar se ende nuk ka dalë koha.

• Të bësh iftar duke menduar se ka perënduar dielli.

• Kalimi poshtë i të vjellës që vjen deri në gojë.

• Nxjerrja e pështymës, pastaj kalimi i saj poshtë.

• Nëse nga dhëmbi na rrjedh gjak më shumë se masa e pështymës dhe kalimi i tij poshtë.

• Të ndezësh temjan dhe të kalosh në fyt tymin. 1 Zëvendësimin e një agjërimi të bërë nijet për t’u agjëruar, por që për arsye të caktuara mund tw mos jetw mbajtur a të jetë prishur.

Rastet që prishin agjërimin i ndajmë në dy grupe: në rastet të cilat kërkojnë vetëm zëvendësimin dhe në rastet të cilat kërkojnë kefaret*.

* Shlyerja e shkeljes së një detyrimi nëpërmjet një varg të mirash që duhen kryer.

Page 36: RAMAZANIislami.al/wp-content/uploads/2018/05/revista-ramazani...6 Ç’është agjërimi në fenë islame? Në gjuhën arabe, agjërimi emërtohet saum dhe do të thotë “largim,

36

• Ngrënia dhe pirja me qëllim.

• Kryerja e marrëdhënieve seksuale me qëllim.

• Pirja e duhanit me qëllim.

Nëse ndonjëri bën një nga rastet e mësipërme duhet të bëjë kaza, pra ta zëvendësojë ag-jërimin si dhe të zbatojë kefaret-in, të agjërojë dy muaj pa ndërprerje.

• Të shijosh diçka pa pasur nevojë.

• Të përtypësh diçka kot.

• Të përtypësh një çamçakëz të cilit nuk i ka mbetur shije.

• Puthja.

• Përqafimi me bashkëshortin/en.

• Të mbledhësh pështymën në gojë dhe ta kalosh poshtë.

• Të dhurosh gjak.

KUR ËSHTË I DOMOSDOSHËM ZËVENDËSIMI DHE KEFARET-i PAS PRISHJES SË AGJËRIMIT?

GJËRAT QË KONSIDEROHEN MEKRUH PËR AGJËRUESIN

Page 37: RAMAZANIislami.al/wp-content/uploads/2018/05/revista-ramazani...6 Ç’është agjërimi në fenë islame? Në gjuhën arabe, agjërimi emërtohet saum dhe do të thotë “largim,

37

• Të ngrënët, të pirët, kryerja e marrëdhënieve seksuale në harresë.

• Ejakulimi i spermës thjesht nga shikimi apo fantazia.

• Ejakulimi i spermës gjatë gjumit.

• Puthjet pa ardhjen e ejakulimit.

• Të zgjohesh nga gjumi me probleme mendore.

• Të kalosh këlbazën që të vjen deri në gojë.

• Të thithurit e sekrecioneve që vijnë nga hunda.

• Kalimi i ujit në vesh.

• Të kalosh poshtë thërrime të mbetura mes dhëmbëve që janë më të vogla se një kokërr misër.

• Të vjellësh pa dëshirë me gojë të plotë.

• Të bësh makijazh.

• Të bësh thashetheme1.

• Të hedhësh ilaç në sy.1 Kjo jepet me domethwnien se pwrfshirja nw njw thashethem nuk e quan agjwrimin tw prishur.

RASTET QË NUK PRISHIN AGJËRIMIN

Page 38: RAMAZANIislami.al/wp-content/uploads/2018/05/revista-ramazani...6 Ç’është agjërimi në fenë islame? Në gjuhën arabe, agjërimi emërtohet saum dhe do të thotë “largim,

38

Si në çdo gjë, edhe te agjërimi janë disa çështje që duhen bërë kujdes. Për të marrë kënaqësinë e këtij adhurimi në kuptimin e vërtetë të fjalës, për të treguar vlerësim për gjërat e duhura gjer në pikat më të imta, u duhet kushtuar kujdes këtyre veçantive.

SYFYRIN

Të ngrihet në syfyr qoftë edhe për një kafshatë

Syfyr quhet ushqimi që hahet në kohën mes mesnatës dhe zbardhjes. I Dërguari i Allahut (s.a.s.) ka këshilluar ngritjen në syfyr dhe ngrënien qoftë edhe të një kafshate dhe ka thënë se në syfyr ka begati dhe se për ata që ngrihen në syfyr, bëjnë lutje engjëjt. Sipas rrëfimit (rivajetit) të Ebu Said el-Hudriut (r.a.), Profeti (s.a.s.) ka thënë kështu: “Në syfyr ka bereqet. Kurrsesi të mos rrini pa u ngritur në syfyr qoftë edhe për të pirë një të gëlltitur ujë, sepse Allahu (xh.xh.) dhe engjëjt bëjnë lutje për ata që ngrihen në syfyr!”1

Syfyr do të thotë ngritje nga gjumi, do të thotë që besimtarët të jenë të zgjuar pa zbardhur. Kjo është koha më prodhimtare dhe më e begatë. Kjo begati mund të jetë në forma dhe aspekte të ndryshme: të veprosh sipas sunetit të Profetit (s.a.s), të fitosh fuqi dhe forcë me anë të syfyrit për agjërimin dhe adhurimet e tjera, të jesh tërë gjallëri, të bëhesh pengesë për sjelljet e

1 Ahmed b. Hanbel, 3/12, 32, 44, 99.

Një agjërues duhet të tregojë mjaft kujdes për...

Fillimin dhe mbarimin e agjërimit

Page 39: RAMAZANIislami.al/wp-content/uploads/2018/05/revista-ramazani...6 Ç’është agjërimi në fenë islame? Në gjuhën arabe, agjërimi emërtohet saum dhe do të thotë “largim,

39

ashpra e të pahijshme që mund të shkaktojë uria e fortë (për shkak të mosngritjes në syfyr dhe mosngrënies), të krijosh mundësi për të bërë lutje dhe për ta përmendur Allahun. Gjithashtu, syfyri është koha kur lutjet e bëra, namazet e falura dhe këndimet e Kur’anit arrijnë te Zoti.

Të mos e vonojë syfyrin

Njëra nga sjelljet që kërkohet të trajtohet me vëmendje nga personi që agjëron, është ta shtyjë syfyrin gjer në kohën e fundit të tij. Në këtë shtyrje është mëshira dhe dhembshuria e Profetit (s.a.s.) për ummetin, bashkësinë e tij. Disa trupa, organizma, mund të vuajnë me të tepërt nga të pangrënët për një kohë të gjatë. Prandaj, shtyrja e syfyrit gjer në kohën më të fundit të tij siguron sadopak shkurtimin e periudhës ditore të agjërimit. Në mënyrë të veçantë, ngritja në syfyr në fillim të natës (në mesnatë) ose pak më vonë, por shumë më herët se koha e syfyrit afër zbardhjes, mund të bëhet shkak për kapërcimin e namazit të agimit, kurse ngritja në syfyr në një kohë afër zbardhjes, jo vetëm përmban të mirat e përmendura më sipër, por edhe e zvogëlon në minimum mundësinë e kapërcimit të namazit të agimit, koha e të cilit fillon me zbardhjen. Në lidhje me këtë temë, Profeti ynë (s.a.s.) ka porositur: “Për sa kohë që do ta shpejtojë iftarin dhe do ta shtyjë syfyrin, ummeti im do të ketë mbarësi!”2

2 Ebu Davud, Savm, 21; Ahmed b. Hanbel, 2/450.

IFTARIN

Të nxitojë për ta çelur iftarin sapo të perëndojë

Eshtë sunet që personi që agjëron ta çelë agjërimin dhe të hajë iftar sapo të hyjë koha e mbrëmjes (e perëndimit të diellit) që është edhe koha e namazit të mbrëmjes. Megjithëse koha e faljes së namazit të mbrëmjes është shumë e kufizuar dhe se duhet falur sapo t’i hyjë koha, Profeti (s.a.s.) në fillim hante iftar, pastaj falte namazin e mbrëmjes. Në shpejtimin e çeljes dhe ngrënies së iftarit ka mëshirë dhe dhembshuri për njerëzit. T’i lësh të detyruar njerëzit që kanë ndenjur të uritur nga mëngjesi gjer në mbrëmje, të mos hanë iftar kur t’i vijë koha, por ta shtyjnë edhe më, kjo gjë është vështirë të pajtohet me dhembshurinë e gjerë të Islamit. Prandaj Profeti e ka nxitur ummetin, bashkësinë, të nxitohet në iftar dhe e ka vënë atë para namazit. Gjithashtu, në një hadith Profeti (s.a.s.) ka thënë: “Për sa kohë që njerëzit të vazhdojnë të nxitohen në iftar, do të kenë mbarësi!”3

Ta çelë iftarin me ujë ose me hurma

Eshtë sunet që iftari të hapet me ujë apo me hurma. I Dërguari i Allahut (s.a.s.), po të kishte hurma, e hapte iftarin me to, përndryshe e hapte me ujë. Pastaj falte namazin e mbrëmjes. 3 Buhari, Savm, 45; Muslim, Sijam, 48; Tirmidhi, Savm, 13; Ibni Maxhe, Sijam, 24; Darimi, Savm, 11.

Page 40: RAMAZANIislami.al/wp-content/uploads/2018/05/revista-ramazani...6 Ç’është agjërimi në fenë islame? Në gjuhën arabe, agjërimi emërtohet saum dhe do të thotë “largim,

40

Page 41: RAMAZANIislami.al/wp-content/uploads/2018/05/revista-ramazani...6 Ç’është agjërimi në fenë islame? Në gjuhën arabe, agjërimi emërtohet saum dhe do të thotë “largim,

41

Siç na përcjell Hz. Enesi (r.a.), “I Dërguari i Allahut, para se të falte namaz, çelte iftar me disa kokrra hurma të njoma; po të mos kishte të njoma, hapte me hurma të thata dhe, po të mos kishte as hurma të thata, pinte disa të gllënjka ujë.”4 Kurse sipas rrëfimit (rivajetit) të Sulejman b. Amrit, i Dërguari i Allahut ka porositur kështu: “Kush nga ju që të jetë i agjëruar, të bëjë iftar me hurma. Po të mos gjejë dot hurma, të bëjë iftar me ujë se uji është shumë pastrues!”5

Ta dijë, se t’i japësh iftar një agjëruesi është tejet e rëndësishme

Ashtu siç është e rëndësishme dhënia iftar një agjëruesi, nuk duhet harruar gjithashtu edhe zakoni i mirë dhe traditat bujare nga e kaluara. Profeti ynë (a.s.), thotë: “Atij që i jep iftar një agjëruesi, i jepen po aq sevape sa ka fituar agjëruesi, duke mos u pakësuar asgjë nga sevapet e agjëruesit.”

Njeriu që e plotëson ditën e agjërimit, ndien një kënaqësi të madhe në kohën e iftarit. Ai sevapet dhe shpërblimet e ditës së agjëruar do t’i marrë në Ditën e Kijametit kur të takojë Allahun Fuqiplotë, ku do të shijojë dhe kënaqësinë më

4 Ebu Davud, Savm, 21; Tirmidhi, Savm, 10; Ahmed b. Hanbel, Musned, 3/164.5 Ebu Davud, Savm, 21; Tirmidhi, Savm, 10; Ibni Maxhe, Sijam, 25; Darimi, Savm, 12.

të madhe.6 Profeti ynë (a.s.), thotë: “Agjëruesi ka dy gëzime: Njëri kur bën iftar dhe tjetri kur të takohet me Allahun.”7

Shpërblimet e dhënies iftar fitohen edhe duke i dhuruar agjëruesit në rrugë hurma apo ullinj. Por t’i japësh iftar atij, është mirësi. Është transmetuar se për sa kohë që mysafiri është në sofër, engjëjt luten për të zotin e shtëpisë.

Në Ditën e Gjykimit, Allahu (xh.sh.) do t’i thotë dikujt: “Pse nuk më dhe ushqim Mua?!” Ndërsa ai do t’ia kthejë: Ti je Zoti i të gjithë botërave. Si mund të të jepja ushqim Ty!. Allahu i Madhëruar do të urdhërojë: “Shokut tënd që ishte i uritur nuk i dhe ushqim. Po ti jepje ushqim atij, do të fitoje sevape si të më jepje Mua.”8

Në xhenet ka saraje shumë të bukura të cilat janë për ata që flasin ëmbël, ushqejnë të tjerët dhe për ata që falen kur të tjerët flenë.

Të ushqesh miqtë është më mirë se të shpërndash sadaka. Aliu (r.a.) për të treguar rëndësinë e mikpritjes, ka thënë: “Një bukë që ua kam servirur miqve, është më e vlefshme se pesë bukë të dhëna për të vobektit. Ushqimi i ngrënë me miq, është më i pranueshëm se lirimi i një skllavi.”6 Mundhirî, et-Tergib ve’t-Terhib, 2/1447 Buhari, Savm 2; Muslim, Sijam 152; Tirmidhi, Savm 54; Nesâi, Sijam 41; Ibni Maxhe, Sijam 18 Muslim, Birr ve Sila, 43

Page 42: RAMAZANIislami.al/wp-content/uploads/2018/05/revista-ramazani...6 Ç’është agjërimi në fenë islame? Në gjuhën arabe, agjërimi emërtohet saum dhe do të thotë “largim,

42

Të lutet sa më shumë në kohën e iftarit

Janë disa njerëz, lutjet e të cilëve marrin përgjigje, u plotësohen, ndaj ata nuk kthehen duarbosh. Ja pra, njëri nga këta është personi i agjëruar i cili në kohën e iftarit i hap duart drejt Zotit dhe i lutet. Profeti ynë (s.a.s.) ka thënë: “Janë tre vetë, lutjet e të cilëve nuk kthehen prapë: lutja e agjëruesit në kohën e iftarit, lutja e imamit të drejtë dhe

lutja e viktimës!”9 Lutja që bënte Profeti (s.a.s.) në iftar ishte kështu: “Allahu im, për pëlqimin tënd agjërova, me atë që më dhe Ti, çela. Etja shkoi, damarët u njomën. Inshaallah edhe shpërblimi dhe mirësia m’u caktuan!”10

9 Tirmidhi, Daavat, 130.10 Ebu Davud, Savm, 22.

SHPËRBLIMIN (FIDJA)Fidja është shpërblimi që japin

personat të cilët nuk mund të agjërojnë për shkak të ndonjë sëmundjeje të vazhdueshme

ose për shkak pleqërie, duke ushqyer për çdo ditë të paagjëruar, një të varfër. Ashtu si te kefareti, me anë

të fidjes edhe personi që nuk agjëron dot çlirohet nga përgjegjësia përkatëse, edhe plotësohet një nevojë shoqërore siç është ushqimi i të varfërve. Lidhur me këtë specifikë, në Kur’an thuhet kështu:

“Agjërimi është në ditë të caktuara. Kush nga ju sëmuret ose udhëton gjatë atyre ditëve, ditët e paagjëruara i zëvendëson më pas. Ata që nuk munden të agjërojnë,

japin fidje që është pagesa sa për ushqimin ditor të një të varfëri. Kush e shton masën e fidjes me

dëshirën e vet, e ka për të mirë të vet. Por po ta dini të vërtetën, agjërimi është

më i dobishëm për ju!”*

Page 43: RAMAZANIislami.al/wp-content/uploads/2018/05/revista-ramazani...6 Ç’është agjërimi në fenë islame? Në gjuhën arabe, agjërimi emërtohet saum dhe do të thotë “largim,

43

Sadakaja e fitrit është një adhurim material i cili realizohet në muajin e Ramazanit nga myslimanët të cilët përveç plotësimit të nevojave të tyre zotërojnë një sasi të caktuar të hollash dhe të cilin e japin për veten dhe për personat që kanë nën përgjegjësi. Dhënia e sadakasë së fitrit është vaxhib. Sadakaja e fitrit mund të jepet dhe në vendin ku jepet zekati.

Sadakaja e fitrit është një shprehje e falënderimit ndaj Allahut përballë mirësive dhe begative që na ka dhuruar neve dhe të afërmve tanë. Për të dhënë sadakanë e fitrit nuk është e detyrueshme (vaxhib) të agjërosh. Dhënia e saj është vaxhib për agjëruesit dhe për ata të cilët nuk kanë mundësi të agjërojnë.

Sadakaja e fitrit mund të jepet që në fillim të

SADAKANË E FITRIT

muajit të Ramazanit. Por dhënia e saj dy ose tre ditë para Bajramit është diçka më e bukur sepse plotëson nevojat e të varfërve.

Nuk duhet të lihet të jepet pas ditës së parë të Bajramit.

Nëse nuk keni pasur mundësi ta jepni para

Bajramit atëherë duhet ta jepni menjëherë pas tij.

Kriteri më i saktë i përllogaritjes së fitrit është sigurimi i ushqimit të nevojshëm

njëditor normal për një person. Kjo është

sasia limit. Gjithsesi, këtu vlen të shtojmë se

çdokush duhet të japë fitër aq sa të jetë edhe shpenzimi i tij

ditor në ushqime.

Sadakaja e fitrit është një adhurim. Dhe në adhurime qëllimi është kusht kryesor. Prandaj duhet të bëjmë nijetin kur japim

Page 44: RAMAZANIislami.al/wp-content/uploads/2018/05/revista-ramazani...6 Ç’është agjërimi në fenë islame? Në gjuhën arabe, agjërimi emërtohet saum dhe do të thotë “largim,

44

fitrat. Nijeti mund të bëhet kur japim fitren ose kur e ndajmë, e bëjmë gati për t’ia dhënë. Qëllimi bazohet në dhënien me zemër për hir të Allahut. Kur japim fitren nuk është e nevojshme të thuhet se ‘kjo është sadakataja e fitrit’.

Kur jepet sadakaja e fitrit?

Sadakaja e fitrit mund të jepet që me hyrjen e muajit të ramazanit. Në përputhje me qëllimin e plotësimit të nevojave të të varfërve, të

shprehur në hadithet e Profetit (s.a.s.), dijetarët kanë nxitur dhënien e sadakasë së fitrit një a dy ditë para bajramit. Nuk është e përshtatshme që dhënia e sadakasë së fitrit të lihet pas ditës së parë të bajramit. Megjithëkëtë, edhe në qoftë se mbetet për t’u dhënë pas bajramit, përgjegjësia e dhënies së fitrit vazhdon dhe duhet kryer në rastin më të parë.

Sipas shkollës shafiite, vonimi pa justifikim i dhënies së sadakasë së fitrit pas ditës së bajramit është haram.

“Agjërimi është një amanet. Për këtë arsye

çdokush duhet ta mbrojë dhe ta ruajë amanetin që Allahu (xh.sh.) ia

dorëzoi atij, dhe të mos e dëmtojë atë.”

(Hadith)

Page 45: RAMAZANIislami.al/wp-content/uploads/2018/05/revista-ramazani...6 Ç’është agjërimi në fenë islame? Në gjuhën arabe, agjërimi emërtohet saum dhe do të thotë “largim,

45

Itikaf do të thotë tërheqje në vetmi ose mbyllje në një vend të veçantë në xhami ose në një mjedis adhurimi gjatë dhjetë ditëve të fundit të muajit të ramazanit për t’u marrë vazhdimisht me adhurim ose me veprime që ia kujtojnë njeriut se është rob i Zotit.

Kur’ani e përmend adhurimin e formës së itikafit duke u shprehur kështu: “Dhe kur të tërhiqeni në itikaf nëpër faltore, mos iu afroni grave!” Në burimet bibliografike të hadithit ka informacione mbi faktin se pasi bëri hixhret (pasi emigroi) në Medine, i Dërguari i Allahut, çdo vit, në dhjetë ditët e fundit të ramazanit, është tërhequr në itikaf dhe për këtë i ka nxitur edhe gratë e veta. Njëri prej këtyre haditheve është kështu: “Kur hynin dhjetë ditët e fundit të ramazanit, i Dërguari i Allahut i kalonte netët me adhurim. Ai e zgjonte edhe familjen që të bënin adhurim. Ai tregonte zell më të madh se herët e tjera për adhurim!”1

Mes preokupimeve të përditshme, shpesh herë njeriu e harron qëllimin e vërtetë të dërgimit të tij në këtë botë. Në fakt, çdo besimtar ka nevojë për të medituar mbi kuptimin dhe qëllimin e jetës. Itikafi që bëhet në dhjetë ditët e fundit të

1 Buhari, Itikaf, 1, 6; Muslim, Itikaf, 2, 7; Tirmidhi, Savm, 71.

ramazanit i cili është muaj mëshire dhe faljeje (amnistie), është një rast i mirë për këtë meditim. Veçanërisht, edhe fakti që Nata e Kadrit e cila, sipas shprehjes së Kur’anit, është më e dobishme se dhjetë muaj, ndodhet e fshehur brenda dhjetë netëve të fundit të ramazanit, e shton edhe më tepër rëndësinë e itikafit. Sado që ky zakon i bukur vitet e fundit ka filluar të harrohet, është praktikuar qysh në krye të herës nga besimtarët dhe, në çdo qendër banimi, patjetër disa vetë janë tërhequr në itikaf nëpër xhami.

Njëri nga burrat e mëdhenj të Islamit, Atá, e portretizon kështu personin që bën itikaf: “Ai që bën itikaf, i përngjan njeriut i cili, pasi është ulur nga nevojtaria në portën e një personaliteti të madh por nuk e ka marrë gjënë e lypur, lutet duke thënë se nuk largohet prej aty, pra është futur në një faltore të Allahut dhe thotë: “Unë nuk largohem prej këtej pa më falur!”

Itikafi ka etikën e vet. Itikafi duhet bërë gjatë dhjetë ditëve të fundit të ramazanit dhe në xhaminë më të shquar të vendbanimit përkatës. Gjatë itikafit s’duhet thënë gjë tjetër veç fjalëve të mira, të mbara e të dobishme. Por nuk ka ndonjë të keqe nëse bisedohen edhe gjëra që nuk përbëjnë mëkat. Ndërsa heshtja me një bindje

TERHEQJEN NË ADHURIM (ITIKAF)

Page 46: RAMAZANIislami.al/wp-content/uploads/2018/05/revista-ramazani...6 Ç’është agjërimi në fenë islame? Në gjuhën arabe, agjërimi emërtohet saum dhe do të thotë “largim,

46

adhurimi është mekruh, mbajtja e gojës nga gjërat e konsideruara mëkat është një nga adhurimet e larta. Gjatë itikafit duhet kënduar Kur’an, duhet vazhduar mësimi i haditheve profetike, i jetës së lartë të Profetit (s.a.s.) dhe i çështjeve fetare. Personi që bën itikaf, duhet të veshë rroba të pastra dhe duhet të lyhet me erëra të mira. Mund t’i lyejë edhe flokët (ose kokën e rruar). Personi që e bën itikafin vaxhib (domosdoshmëri) për veten, domethënë që ia ngarkon vetes detyrën e itikafit, nuk duhet të mjaftohet duke e ndjerë këtë me zemër, por duhet ta shprehë edhe me gojë.

Ç’dhunti e madhe është për një besimtar që, duke përfituar nga ditët e jetës që pakësohet çdo ditë që kalon, të drejtohet me të gjithë qenien e vet nga Krijuesi i tij I Përjetshëm (i

pafillim e i pafund) gjatë një kohe të caktuar në një vend të shenjtë për ta adhuruar Atë me zemër të kulluar dhe me gjuhë të pastër, për t’u kredhur në kënaqësi shpirtërore!

Personi që bën itikaf, do të thotë se ia ka kushtuar gjithë kohën namazit dhe formave të tjera të adhurimit. Edhe në kohët kur në xhami (ose në faltoren e përdorur si xhami) nuk falet namaz, ai ndodhet i gatshëm për namaz dhe kjo gjendje pritjeje ka vlerën e namazit.

Në sajë të itikafit, njeriut i lartësohen vlerat moralo-shpirtërore, zemra i ndriçohet i zbukurohet, në fytyrë i shkëlqejnë shenjat e të qenit rob i Allahut dhe adhurimit, arrin begati hyjnore. Çfarë çastesh jete të bukur e të bekuar!

Page 47: RAMAZANIislami.al/wp-content/uploads/2018/05/revista-ramazani...6 Ç’është agjërimi në fenë islame? Në gjuhën arabe, agjërimi emërtohet saum dhe do të thotë “largim,

47

A ndalohet agjërimi i ditëve kaza në ditë më të shkurtra?

Agjërimi i mbetur kaza mund të kompensohet më vonë në ditë të shkurtra apo të gjata; e rëndësishme është realizimi i obligimit. Por nëse agjërimi lihet qëllimisht për t’u kompensuar më vonë në ditë më të shkurtra, do të thotë se personi kërkon të shpëtojë nga obligimi. Megjithatë më e rëndësishmja e adhurimeve është qëllimi i pastër, i sinqertë dhe vendosmëria.

A lejohet përdorimi i misvakut kur je duke agjëruar?

Dijetarët myslimanë kanë folur shumë rreth qëndrimit larg rasteve të cilat mund të prishin agjërimin. Misvaku nga struktura e tij nuk është i ndaluar, por për shkak të pështymës e cila mund të kalojë poshtë gjatë përdorimit, është më mirë të mos përdoret. Disa kanë thënë të përdoret në periudha të caktuara para ose pas drekës, misvak i thatë apo i lagësht, e kanë lejuar të përdoret para drekës ndërsa pas drekës e kanë ndaluar, kanë lejuar përdorimin e misvakut të thatë e jo atij të lagësht. Edhe pse elementët të cilët mund të prishin agjërimin janë të njëjtë në të katër rastet.

A e prish agjërimin heqja e dhëmbit?

Heqja e dhëmbit nuk e prish agjërimin. Nëse bëhet gjilpërë gjatë heqjes së dhëmbit atëherë agjërimi prishet. Agjërimi gjithashtu prishet edhe nëse kalohet poshtë gjaku i dalë nga heqja e dhëmbit. Person që gjatë agjërimit të Ramazanit heq një dhëmb dhe për shkaka të gjilpërës apo të gjakut prish agjërimin, e kompenson atë më vonë dhe nuk ka nevojë për kefaret.

A e prishin agjërimin gënjeshtra, thashethemet apo shikimi i të ndaluarës?

Edhe pse në një hadith të Profetit (s.a.s) thuhet: “Agjërimi prishet nga gënjeshtra, thashethemet, premtimi i rrejshëm dhe nga shikimi me epsh i të ndaluarës”, Ebu Hanife e shpjegon këtë hadith kështu: “Këto mëkate prishin sevapin e agjërimit, nuk prishin korrektësinë, gjithsesi agjërimi bëhet mekruh.” Kjo do të thotë se ai person mund të kryejë agjërimin si obligim, por nuk mund të arrijë sevapin e madh të tij. Nuk duhet të harrojmë se çfarë thotë Profeti (s.a.s) në një hadith: “Ka aq shumë agjërues të cilët nuk përfitojnë asgjë nga agjërimi përveç urisë dhe etjes.”

DISA ÇËSHTJE MBI AGJËRIMIN

Page 48: RAMAZANIislami.al/wp-content/uploads/2018/05/revista-ramazani...6 Ç’është agjërimi në fenë islame? Në gjuhën arabe, agjërimi emërtohet saum dhe do të thotë “largim,

48

Page 49: RAMAZANIislami.al/wp-content/uploads/2018/05/revista-ramazani...6 Ç’është agjërimi në fenë islame? Në gjuhën arabe, agjërimi emërtohet saum dhe do të thotë “largim,

49

Mënjanimi i shikimit të harameve është një parim që duhet ta shoqërojë gjithnjë besimtarin. Sepse Profeti (s.a.s) thotë: “Shikimi i të ndaluarës është një shigjetë e helmuar e shejtanit. Ai i cili nuk e bën këtë nga frika për Allahun, Allahu i jep një besim, ëmbëlsinë e të cilit e ndjen brenda në zemër.”

Përveç kësaj, agjëruesi duhet të ruajë dhe gjuhën. “Agjërimi e shuan zjarrin, është mburojë ndaj tij. E ruan nga thashethemet. Agjëruesi mos të gabojë duke thënë fjalë të shëmtuara. Nëse ndonjëri e ngacmon, le t’i thotë jam agjërueshëm”, thotë Profeti duke na tërhequr vëmendjen në këtë çështje. Fjala nuk e prish agjërimin.

Ashtu siç ruajmë syrin dhe gjuhën nga mëkatet, ashtu duhet të ruajmë dhe veshin. Është i ndaluar dëgjimi i fjalëve apo bisedave të ndaluara. Edhe duart, këmbët e pjesë të tjera të trupit duhet t’i ruajmë nga e ndaluara. Ata që bëjnë mëkate gjatë agjërimit është njësoj si të pijnë helm në vend të ilaçit. Sepse mëkati është helm. Zhduk të gjitha sevapet e adhurimeve. Prandaj le të mos ia heqim sevapet veprave tona duke vepruar në mënyrë të gabuar.

A prishet agjërimi nga përdorimi i produkteve kozmetike dhe

nga përtypja e çamçakëzit?

Një ilaç i ngurtë i vendosur në hundë nuk e prish agjërimin, ndërsa ilaçi i lëngshëm e prish atë. Edhe kremrat, deodorantët nuk e prishin

agjërimin. Gjaku i cili mund të rrjedhë për shkak të rruajtjes nuk e prish agjërimin.

Edhe buzëkuqi nuk e prish agjërimin por nëse hahet, atëherë prishet. Duhet të kompensohet më vonë.

Përdorimi i ndonjë kremi për trupin nuk e prish agjërimin. Nxjerrja e gazit të tabletës së azmës e prish agjërimin ashtu si tymi i duhanit.

Për agjëruesin nuk është e lejuar ngrënia e sheqerkave të vogla. Edhe pse ka prej atyre që e konsiderojnë mekruh, nuk duhet ta mbajmë në gojë. Është e lejuar marrja e hapave për të vonuar ardhjen e menstruacioneve për të mos lënë agjërimin, por nuk është e nevojshme.

Nuk është mekruh marrja erë e aromave të mira apo trëndafilit. Agjërimi nuk prishet as nga marrja erë deodorantëve apo esencave të tjera, madje nuk është as mekruh.

A e prish agjërimin pasta e dhëmbëve?

Përdorimi i furçës së dhëmbëve gjatë kohës së agjërimit është mekruh. Nuk ka ndonjë pengesë në fërkimin e dhëmbëve pa pastë dhëmbësh. Megjithatë duhet patur kujdes në moskalimin e ujit poshtë. Edhe nëse përdorim pastën e dhëmbëve agjërimi nuk prishet, por është mekruh. Por nëse kalohet poshtë pasta e dhëmbëve apo uji, atëherë agjërimin quhet i prishur dhe duhet të kompensohet më vonë.

Page 50: RAMAZANIislami.al/wp-content/uploads/2018/05/revista-ramazani...6 Ç’është agjërimi në fenë islame? Në gjuhën arabe, agjërimi emërtohet saum dhe do të thotë “largim,

50

Fjala Teravih është shumësi i fjalës arabe “terviha” dhe ka kuptim “të pushosh, apo të qetësohesh”. Gjatë muajit të Ramazanit, pas namazit të jacisë, ulja në teshehud pas çdo katër rekateve është quajtur terviha, ku më vonë shumësi i kësaj fjale i njohur me emrin Teravih, ka marrë emrin e namazit shtesë që falet në netët e Ramazanit.

Teravitë janë synet muekkede (të forta). Është synet për muajin e Ramazanit, për meshkujt dhe për femrat, dhe nuk ka të bëjë me agjërimin. Namazi i teravive ka 20 rekate, që falen pas namazit të jacisë dhe para namazit të vitrit. Falja e teravive me xhemat është kifai sunet. Teravitë falen me 10 selame dhe ndërmjet tyre bëhen 5 pushime të shkurtra. Pra, jepet selam në çdo dy rekatë dhe pushohet në çdo katër rekate, por mund të falen edhe me katër rekate. Pas pushimit të pestë plotësohet edhe falja e vitrit me xhemat. Profeti (a.s.) përveç disa netëve, teravitë i ka falur vetëm dhe për t’i motivuar sahabët në faljen e tyre, ka thënë: “Kush e fal namazin e Ramazanit (teravisë) duke shpresuar tek Allahu, atij do t’i falen të

gjitha gjynahet e bëra më parë.”1

Transmetimi që flet për praktikën e teravive nga Profeti (a.s.), është i tillë: Profeti ynë në muajin e Ramazanit kishte përgatitur një dhomë të shtruar me rrogozë për të bërë itikaf në xhaminë e tij. Disa netë në 10 ditët e fundit të Ramazanit, është bashkuar me xhematin duke dalë për të falur namazin e jacisë dhe të teravisë. Një natë kur pa interesimin e madh të njerëzve, fali vetëm namazin e jacisë dhe u fut në dhomën e tij, duke mos e plotësuar teravinë me ta. Me shpresë se do të dalë sërish, njerëzit e pritën aty, madje disa prej tyre duke menduar se ai po flinte kishin filluar të kolliteshin me qëllim që ai të zgjohej. Profeti (a.s.) kishte dalë nga dhoma dhe u kishte thënë këto fjalë: “Unë e di dëshirën tuaj për të falur teravitë. Dhe nuk kam asnjë pengesë për ta falur këtë namaz bashkë me ju. Por, nga frika se mos teravitë do të bëhen farz për ju, nuk dola t’i fal ato. Po qe se ju bëhet farz, ju nuk do të mund ta zbatoni. Tani shpërndahuni! Përveç farzeve, namazet më me vlerë janë ato të

1 Buhari, Salatu’t-teravih, 1; Muslim, Salatu’l-musafirin, 174.

RËNDËSIA E NAMAZIT TË TERAVISË

Page 51: RAMAZANIislami.al/wp-content/uploads/2018/05/revista-ramazani...6 Ç’është agjërimi në fenë islame? Në gjuhën arabe, agjërimi emërtohet saum dhe do të thotë “largim,

51

Page 52: RAMAZANIislami.al/wp-content/uploads/2018/05/revista-ramazani...6 Ç’është agjërimi në fenë islame? Në gjuhën arabe, agjërimi emërtohet saum dhe do të thotë “largim,

52

falura në shtëpitë tuaja”.2

Po ashtu, Profeti (a.s.) për rëndësinë e faljes së teravive dhe të qenurit sunet të tyre, është shprehur: “Allahu jua ka bërë farz agjërimin në muajin e Ramazanit. Ndërsa unë ju motivova që netëve të Ramazanit të falni namazin e teravive si synetin tim. Kush agjëron me sinqeritet dhe duke besuar e pritur sevapet e Allahut si dhe duke falur namazin e teravisë, pastrohet nga mëkatet si të kishte lindur sot nga nëna e tij.”3

Sipas Hanefive4, Shafive5 dhe Hanbelive6 namazi i teravive është me 20 rekate.7 Ndërsa Malikitë kanë mendimin se teravitë janë me 20 ose 36 rekate. Por sipas disa librave të këtij medhhebi teravitë pranohen me 20 rekate.8 2 Buhari, Salatu’t-teravih 2; Muslim, Salatu’l-musafirin, 178.3 Nesai, Sijam, 40, Ibn Maxhe, Ikame, 173; Ahmed b. Hanbel, Musned, 1/1914 Serahsi, Mebsut, 2/144; Ibn Abidin, Reddu’l-Muhtar, 2/45; el-Mevsuatu’l-Fikhije, 27/141.5 Shihabuddin er-Remli, Nihajetu’l-Muhtaxh, 2/1266 Buhuti, Keshafu’l-Gina, 1/425; Ibn Kudame, Mugni, 1/8347 Ibn Abdi’l-Berr, et-Temhid, VIII/113.8 Desûki, Hashije ale-Sherhil-Kebir, 1/503. shih:Hafidh Ibn Rushd, Bidajetu’l-Muxhtehid, 1/166.

Imami më i rëndësishëm i medhhebit Shafi, Imam Neveviu, ka thënë se namazi i teravisë mbështetur në konsensusin e dijetarëve islamë, është me 20 rekate dhe është synet.9

Siç u theksua edhe më lart në një transmetim nga Aishja (r.a.), Profeti ynë (a.s.) në muajin e Ramazanit disa netë i kishte prirë xhematit duke falur së bashku me ta namazin e teravive, por më vonë nga frika se mos ai bëhet farz, e kishte braktisur faljen me xhemat, duke i motivuar shokët e tij që ta falin individualisht atë.

Omeri (r.a.), nën drejtimin e Ubej bin Ka’bit10, i kishte grumbulluar sahabët duke falur me ta 20 rekate teravi dhe askush prej tyre s’e kishte kundërshtuar një praktikë të tillë. Kjo gjendje tregon se ata dinin diçka në lidhje me këtë çështje.

Si rrjedhojë, edhe Ebu Hanife, duke tërhequr vëmendjen në këtë ngjarje thekson se Omeri (r.a.) nuk e nxori nga mendja e tij këtë ide dhe nuk mund të ketë sjellë ndonjë risi, por është bazuar në të dhënat dhe mësimet e të Dërguarit të Allahut (a.s.).11 Edhe sahabët, duke parë këtë vendim me vend të Omerit 9 Nevevi, Mexhmû, IV/37 10 Hz. Omeri zgjodhi Ubey b. Ka’b’in sepse edhe në kohën e Profetit ai dilte imam në teravih.11 Mevsili, el-Ihtijar, 1/68.

Page 53: RAMAZANIislami.al/wp-content/uploads/2018/05/revista-ramazani...6 Ç’është agjërimi në fenë islame? Në gjuhën arabe, agjërimi emërtohet saum dhe do të thotë “largim,

53

(r.a.) e kanë mbështetur atë duke unifikuar mendimet e tyre. Baza mbështetëse e këtij konsensusi është praktika e Profetit (a.s.). Konsensusi i tyre në këtë çështje është si argument i fesë.12 Në këtë mënyrë ka filluar të falet namazi i teravive me 20 rekate, duke u bazuar në konsensusin dhe praktikën e tyre nëpër xhami, e cila vazhdoi më vonë edhe në kohën e Osmanit (r.a.) dhe të Aliut (r.a.), për të ardhur deri në ditët e sotme në të njëjtën mënyrë.13

Si rrjedhojë, edhe Ibni Abidin-i e thekson një gjë të tillë duke përmendur se kjo praktikë ndiqet si në Lindje ashtu edhe në Perëndim.14

Omeri (r.a.) urdhëroi faljen e teravive me 20 rekate në xhami, për të parandaluar rrëmujën. Sepse teravitë në fillim faleshin në xhami vetëm apo edhe me xhemat, në mënyrë të shpërndarë.

Ekzistojnë transmetime të tjera që mbështesin faljen e teravive me 20 rekate nga sahabët. Ja disa prej tyre:

1- Nga Ibni Abas-i (r.a.) transmetohet se 12 Kâsânî, Bedâius-Sanâi’, 2/275; Ibn Kudame, Mugni, 1/834-835; Mevsuatu’l-Fikhije, Ibn Abidin, Reddu’l-Muhtar, 2/43-4413 Mevsûatu’l-Fikhije, 27/141; Ajni, el-Binâje, 2/66014 Ibn Abidin, Reddu’l-Muhtar, 2/45; el-Mevsuatu’l-Fikhije, 27/141

Profeti (a.s.) gjatë Ramazanit ka falur 20 rekate dhe vitrin.15 Ky transmetim është i përforcuar me konsensusin në praktikë të sahabëve.16 Sepse transmetimi i Aishes (r.a.) se Profeti (a.s.) gjatë Ramazanit falte shumë namaz, konsensusi i sahabëve duke falur 20 rekate dhe unifikimi i mendimit nga ana e dijetarëve në lidhje me faljen e 20 rekateve të teravive, e përforcon transmetimin e Ibni Abasit në lidhje me këtë çëshje. Të sipërpërmendurit janë argument për saktësinë e hadithit të mësipërm.17

2- Transmetohet nga Said bin Jezidi (r.a.) se ne në kohën e Omerit (r.a.) falnin 20 rekate dhe vitrin.18

Si përfundim, namazi i teravive është synet dhe është nga simbolet e Islamit. Ai ka 20 rekate.19

15 Abd b. Humejd, Musned, I/218; Taberani, Muxhemu’l- Evsat, V/324; Muxhemu’l-Kebir, XI/393 Ibn Ebi Sheybe, Musannef, II/164;16 Kandehlevi Evxhezu’l-Mesalik ila Muvatta Malik, 2/29817 Kandehlevi, Evxhezu’l-Mesalik ila Muvatta Malik, 2/28618 Bejhaki, Sunenu’l-Kubra, 2/496; Zejlai, Nasbu’r-Raje, 2/175; Tehanevi, I’lau’s-Sunen, 7/6019 Harta e një Muslimani (Ilmihal), Grupi Kërkimor Akademik, Işık Yayınları, İstanbul, 2005

Page 54: RAMAZANIislami.al/wp-content/uploads/2018/05/revista-ramazani...6 Ç’është agjërimi në fenë islame? Në gjuhën arabe, agjërimi emërtohet saum dhe do të thotë “largim,

54

NATA E KADRITNata e Kadrit është këshilluar nga Profeti (s.a.s) të kërkohet në dhjetë ditëshin e fundit të muajit të Ramazanit, ndërkohë që është pranuar dhe festuar në natën e 27 të këtij muaji.

Le t’i hedhim një sy porosisë së Profetit mbi ato çfarë ka thënë mbi këtë çështje.

“ Disa personave prej jush Nata e Kadrit u është treguar në shtatë ditët e para të muajit, ndërsa disa të tjerëve u është treguar në shtatë ditët e fundit. Ju kërkojeni atë në dhjetë ditët e fundit.”1

“ …Ju kërkojeni atë në netët teke të dhjetë ditëve të fundit.”2

Një ndër rrëfimet më të zgjeruara rreth kësaj teme na e përcjell sahabi i nderuar Ebu Said el-Hudri (r.a). Ai tregon:

- Hz. Muhamedi (s.a.s) bëri itikaf në dhjetë ditët e para të Ramazanit. Më pas në dhjetë ditëshin e mesëm të muajit bëri itikaf nën një çadër të bërë me lëkurë dhie. Në vend të derës së çadrës ndodhej një hasër. I Dërguari i Zotit (s.a.s) e mori hasrën dhe e vendosi në një cep 1 Muslim, Sijam ,2082 Muslim, Sijam, 212

të çadrës. Më psa nxorri kokën dhe iu drejtua njerëzve që ndodheshin në Xhami. Populli u afrua nga ai. Ai i tha: “ Unë, duke kërkuar natën e Kadrit bëra itikaf në dhjetë ditëshin e parë. Më pas e vazhdova itkafin edhe në dhjetë ditët e mesme të muajit. Më erdhi engjëlli dhe më njoftoi se Nata e Kadrit ndodhet në dhjetë ditëshin e fundit. Ata që kanë qenë në itikaf me mua deri tani, nëse duan, le ta vazhdojnë itikafin edhe këto dhjetë të fundit.” 3

Nga sahabet e nderuar, Ubej bin Ka’b (r.a), tregon se vëllai i tij e ka rastisur Natën e Kadrit në natën e njëzet e shtatë të muajit, dhe e ka vërtetuar këtë duke u nisur nga shenjat që kishte dhënë Profeti (s.a.s) rreth asaj nate.4

Ashtu siç u vërejt edhe në hadithet e transmetuara, ka më shumë gjasa që Nata e Kadrit të jetë në netët teke të dhjetë ditëve të fundit të Ramazanit. Profeti (s.a.s) duke iu dedikuar më shumë adhurimit këto dhjetë ditë të fundit, duke porositur njerëzit drejt një adhurimi më të thellë si dhe duke bërë personalisht itikaf në këto dhjetë ditët, e tregon më së miri këtë.

3 Muslim, Sijam, 2154 Muslim, Sijam, 220

Page 55: RAMAZANIislami.al/wp-content/uploads/2018/05/revista-ramazani...6 Ç’është agjërimi në fenë islame? Në gjuhën arabe, agjërimi emërtohet saum dhe do të thotë “largim,

55

Sipas informacioneve që bëjnë pjesë në librat fetarë, thuhet se bashkë me Natën e Kadrit janë të fshehura (mister) “ Ora e pranueshme (të lutjeve) ditën e xhuma, namazi i mesëm brenda pesë vakteve, Ismi Adham (emri Më i Lartë ) në Emrat Hyjnorë, kënaqësia e Allahut brenda gjithë adhurimeve, kiajmeti në kohë dhe vdekja në jetë.” Kjo është për shkak që t’i mbajë muslimanët gjithmonë brenda një përgjegjësie para Allahut.

DOMETHËNIA E SURES KADR

“ Ne e zbritëm atë (Kur’anin) Natën e Kadrit. E ku di ti ç’është Nata e Kadrit. Nata e Kadrit është më e vlefshme se njëmijë muaj. Atë natë zbresin melekët dhe shpirti (Xhebralili) me lejen e Zotit të tyre për çdo çështje. Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit.”(Surja Kadr, 1-5)

Një natë më e vlefshme se njëmijë muaj

Ashtu siç thuhet edhe në përkthimin e sures Kadr, njoftohet se është “ Më e vlefshme se një mijë muaj pa natën e Kadrit brenda tyre”. Ky përgëzim hyjnor është aq i qartë dhe i fortë sa nuk lë vend për asnjë koment tjetër. Si rrjedhojë, kjo është edhe një argument për vlerën e lartë të kësaj nate.

Ky transmetim nga Profeti (s.a.s) është gjithashtu i rëndësishëm përsa i përket kuptimit

të vlerës së Natës së Kadrit:

Profetit tonë të nderuar iu tregua mosha e njerëzve të popujve të ardhur para tij. I Dëruari i Zotit e pa mjaft të shkurtër jetën e popullit të tij në krahasim me të tjerëve. Ai mendoi se populli i tij nuk mund të kryente punë të mira sa popujt e tjerë për shkak të jetës së shkurtër. Më pas Allahu i Madhëruar i dhuroi atij Natën e Kadrit që është më e vlefshme se një mijë muaj.5

Nata kur zbriti Kurani

Nata e shenjtë e Kadrit është gjithashtu një burim që mbart vlera të pallogaritshme. Pikërisht këtë natë, Profetit tonë (s.a.s) ka nisur t’i zbresë Kur’ani Famëlarë i cili është një mrekulli e përjetshme dhënë Profetit (s.a.s) prej Zotit të botërave. Mrekullia, dhe drita e Kur’anit do vazhdojë deri në kijamet.

Zemra e njeriut ndriçohet me Kur’an dhe i përforcohet me kuptimet e larta e të thella të tij, i shkathtësohet mendja. Zemra e një personi e cila nuk ka përfituar nga Kur’ani i përngjet një shtëpie të rrënuar. Atëherë le ta duam Kur’anin, ta lexojmë, ta mësojmë e t’ia mësojmë atë të tjerëve; të nxisim mësimin dhe leximin e tij. Gjithashtu të përpiqemi të mësojmë kuptimet e thella të ajete të Kur’anit si dhe të dëgjojmë prej atyre që e kanë kuptuar më së miri kët libër hyjnor.

5 Taxh, II, 135

Page 56: RAMAZANIislami.al/wp-content/uploads/2018/05/revista-ramazani...6 Ç’është agjërimi në fenë islame? Në gjuhën arabe, agjërimi emërtohet saum dhe do të thotë “largim,

56

SI TA VLERËSOJMË KËTË NATË?

Profeti (s.a.s) në një hadith të tijin ka thënë: “ Ai që e kalon Natën e Kadrit me adhurim duke besuar me zemër për vlerën e saj i falen të gjitha gjynahet e mëparshme.”1

Le të përmendim disa gjëra të cilat duhet të kryejnë besimtarët gjatë kësaj nate për ta vlerësuar sa më mirë atë:

Këtë natë duhet kryer adhurim për hir të Allahut, duhet falur namaz dhe përforcuar ndjenja e adhurimit.

Duhet lexuar sa më shumë Kur’an, të dëgjohet ai që e lexon atë si dhe të meditohet mbi ato ç’ka thotë Kur’ani.

Duhet të biem në salavat mbi Profetin tonë (s.a.s), të shpresojmë në shefaatin e tij, të forcojmë vetëdijen e të qenit nga umeti i tij dhe të rinovojmë besnikërinë ndaj tij.

Duhet të kërkojmë falje e mëshirë nga Allahu, të bëjmë autokritikë ndaj nefsit tonë dhe të bindim veten të kthehemi drejt rrugës së drejtë.

Të bëjmë sa më shumë dhikër (përkujtim) e të meditojmë. Vetëm me përkujtimin e Allahut gjejnë prehje e shpëtim zemrat.

Të lutemi sa më shumë, sepse duaja është mjeti që e afron më shumë robin me Zotin e tij. Transmetohet se Profeti Nderuar (s.a.s) këtë natë ka bërë këtë dua: “ Allahumme inneke afuvvun, tuhibbu’l-afue fa’fuanni.” ( Zoti im! Ti je Falës, të pëlqen të falësh, më fal dhe mua!)

Këtë natë të shenjtë duhet të kërkojmë prej Allahut të falë të gjithë besimtarët. Të lutemi që kjo natë të bëhet të bëhet shkak për forcimin e dashurisë dhe vëllazërisë, për bashkimin e botës Islame dhe për ruajtjen e gjithë njerëzimit nga fatkeqësitë.

1 Rijadus-Salihin, II, 464

Page 57: RAMAZANIislami.al/wp-content/uploads/2018/05/revista-ramazani...6 Ç’është agjërimi në fenë islame? Në gjuhën arabe, agjërimi emërtohet saum dhe do të thotë “largim,

57

NAMAZI I BAJRAMITNamazi i bajramit është një namaz me dy reqate që falet dy herë në vit, në bajramin e ramazanit dhe në bajramin e kurbanit.

Kushtet e vlefshmërisë së namazit të bajramit, sipas hanefitëve, janë të njëjta me kushtet e vlefshmërisë së namazit të xhumasë duke përjashtuar hutben, sepse mes këtyre dy namazeve ka ndryshim vetëm për sa i përket konkluzionit mbi hutben. Ndërsa në namazin e xhumasë, hutbeja është kusht vlefshmërie, në namazin e bajramit është sunet. Gjithashtu, ndërsa në namazin e xhumasë, hutbeja mbahet para namazit, në namazin e bajramit mbahet pas namazit.

Ndryshimi i namazit të bajramit nga namazet e tjera janë tre tekbiret e tepërta në çdo reqat. Këto quhen tekbire shtesë. Tekbiret shtesë që janë vaxhib, në reqatin e parë bëhen para kiraatit (këndimit të Kur'anit), kurse në reqatin e dytë, pas kiraatit. Në thënien e tekbirit, duart ngrihen lart, pastaj ulen poshtë duke i lënë të lira anash. Në reqatin e parë, pas tekbirit të fillimit (iftitah), duart lidhen dhe këndohet Subhaneke. Pas kësaj, bashkë me imamin, bëhen tekbiret shtesë. Si në tekbiret e tjera, tekbiri i imamit bëhet me zë të lartë, kurse tekbiret e xhemaatit, me zë të ulët. Duke thënë "Allahu Ekber", duart ngrihen lart, pastaj lëshohen anash të lira dhe pritet në heshtje pak sa për të thënë tri

herë "Subhanallah". Pastaj bëhet tekbiri i dytë si i pari dhe sërish pritet pak. Pastaj bëhet tekbiri i tretë (i fundit) dhe duart lidhen. Xhemaati qëndron në heshtje, ndërsa imami, me zë të lartë, pasi fillon me Eudhubesmele, kalon në këndimin e Kur'anit duke kënduar Fatihanë dhe një sure tjetër. Pastaj bëhet rukuja dhe dy sexhdet dhe ngrihet për në reqatin e dytë. Në reqatin e dytë, pasi imami të këndojë Fatihanë dhe një sure tjetër, bëhen tre tekbire duke i lëshuar duart anash. Në tekbirin e katërt që është tekbiri i kalimit në ruku, bëhet kalimi në ruku, pastaj bëhen edhe dy sexhdet dhe namazi plotësohet.

Pas namazit, imami ngjitet në minber dhe pa u ulur fare, mban hutben. Në vend të lavdërimit të Allahut që bëhet në namazin e xhumasë, këtu imami thotë "Allahu Ekber, Allahu Ekber, la ilahe il'lallahu v'Allahu Ekber ve lil'lahilhamd", kurse xhemaati e shoqëron. Si në namazin e xhumasë, imami e ndan hutben në dy pjesë dhe në mes të pjesëve ulet pak.

Në namazin e bajramit shkohet në rrugë me tekbir. Këto tekbire, në bajramin e ramazanit bëhen pa zë, kurse në bajramin e kurbanit, me zë. Pas arritjes në xhami, në të dy bajramet bëhen tekbire të përbashkëta gjer në kohën e namazit. Por nëse në xhami mbahet vaaz (predikim), ulet e dëgjohet në heshtje. Koha e namazit të bajramit është pas daljes së kohës kerahet të lindjes së diellit.

Page 58: RAMAZANIislami.al/wp-content/uploads/2018/05/revista-ramazani...6 Ç’është agjërimi në fenë islame? Në gjuhën arabe, agjërimi emërtohet saum dhe do të thotë “largim,

58

DISA THËNIE TË BUKURA NË LIDHJE ME AGJËRIMIN

“Kush ka mundësi le të martohet. Sepse martesa i mbron sytë më shumë nga harami dhe të mbron më shumë nga zinaja. Kush s’ka mundësi të martohet, le të agjërojë. Sepse agjërimi ka një të veçantë që e thyen epshin.”

(Hadith)

“Tri lutje nuk kthehen asnjëherë mbrapsht. Duaja e agjëruesit, duaja e mysafirit dhe duaja e atij që i është bërë padrejtësi.”

(Hadith)

“Gjëja më e lartë se agjërimi, namazi dhe sadakaja është pajtimi ndërmjet të zënëve (të ngatërresave).”

(Hadith)

“Agjërim nuk është vetëm braktisja e ushqimit. Ai është largimi nga fjalët e këqija, nga kontaktet e këqija, shpëtimi nga urdhëresat e nefsit (unit) dhe largimi nga punët e këqija.”

(Hadith)

“Në qoftë se adhurimi do të ishte një zog, padyshim që krahët e tij do të ishin agjërimi dhe namazi.”

Jahja bin Muadh

“Namazi të çon deri në mes të rrugës, ndërsa agjërimi të çon deri tek porta e Sulltanit. Ndërsa sadakaja të nxjerr përpara Sulltanit.”

Omer bin Abdulaziz

Page 59: RAMAZANIislami.al/wp-content/uploads/2018/05/revista-ramazani...6 Ç’është agjërimi në fenë islame? Në gjuhën arabe, agjërimi emërtohet saum dhe do të thotë “largim,

59

“Në shtatë gjëra nuk ka mirësi: Në namazin që nuk ndjen kënaqësi, në agjërimin ku nuk largohesh nga punët e kota, në leximin shpejt dhe të parregullt të Kur’anit, në adhurimet që nuk të parandalojnë prej mëkateve, në pasurinë ku nuk ka bujari, në miqësinë ku nuk ka sinqeritet, ngrohtësi si dhe në lutjen pa sinqeritet.”

Ali bin Ebi Talib“Shembulli i atij që nuk han dhe nuk pin, por nga ana tjetër zhytet në mëkate, është si shembulli i atij që gjatë marrjes abdes bën mes’h; gjë e cila duket e rregullt por që e ka braktisur më kryesoren, larjen nga tre herë të organeve përkatëse.

Imam Gazaliu

“Agjërues pa agjërim është ai që han, pin, por i ruan organet e tij nga mëkatet. Ndërsa i paagjëruar me agjërim është ai që nuk ha, nuk pi por, nuk i mbron organet e tij nga mëkatet.”

Imam Gazaliu

“Sikur të gjithë jetën të agjërojë, të gjitha netët t’i kalojë pa fjetur fare duke bërë në adhurim, gjitha mallin ta harxhojë në rrugë të Allahut (xh.sh.), nga të gjitha këto nuk mund të përfitoj asgjë, në qoftë se nuk ndiej një dashuri ndaj njerëzve që i binden Allahut dhe një urrejtje karshi atyre që e kundërshtojnë Atë (xh.sh.).”

Abdullah bin Omer

“Njëri nga parimet e agjërimit është edhe mosfjetja gjatë ditës për të ndjerë urinë, etjen dhe dobësinë.”

Imam Gazaliu

“Agjërimi, në shumë mënyra merr formën e çelësit falënderues, i cili është detyra themelore e njeriut.”

Bediuzaman Said Nursi

Page 60: RAMAZANIislami.al/wp-content/uploads/2018/05/revista-ramazani...6 Ç’është agjërimi në fenë islame? Në gjuhën arabe, agjërimi emërtohet saum dhe do të thotë “largim,

60

“Në Ramazan, çdokush që nga i varfëri e deri tek më i pasuri e kupton që nuk është pronar, por është rob; nuk është i lirë, por është rob (shërbëtor). Në qoftë se nuk urdhërohet, nuk mund ta bëjë vetë as punën më të vogël apo më të lehtë. I thyhet hyjnia false e tij duke mos arritur të zgjasë as dorën deri në ujë; lidhet pas robërisë së vërtetë të tij, dhe hyn në detyrën e vërtetë të tij që është falenderimi.”

Bediuzaman Said Nursi

“Agjërimi është një ndër ilaçet më të rëndësishëm fizik dhe shpirtërorë. Ai është një dietë shpirtërore dhe fizike.”

Bediuzaman Said Nursi

“Agjërimi në muajin e Ramazanit i jep një goditje direkte pjesës prej faraoni të nefsit, dhe e thyen atë. I tregon dobësinë dhe mjerimin. I tregon njeriut robërinë e tij.”

Bediuzaman Said Nursi

“Agjërimi është ilaçi i padurimit i cili ia dyfishon faktkeqësitë njerëzimit.”

Bediuzaman Said Nursi

“Ata që nuk agjërojnë, ngelen nën zgjedhën e trupave të tyre dhe nuk arrijnë kurrë përsosjen shpirtërore e ideale të tyre.”

Fethullah Gylen

“Agjërimi të mëson ruajtjen me efikasitet të amanetit në çdo kohë, haptazi dhe fshehurazi.”

Fethullah Gylen

“Agjërimi është adhurimi më i bukur ku pasqyrohet qartë ndjenja e falenderimit të sinqertë.”

Fethullah Gylen

Page 61: RAMAZANIislami.al/wp-content/uploads/2018/05/revista-ramazani...6 Ç’është agjërimi në fenë islame? Në gjuhën arabe, agjërimi emërtohet saum dhe do të thotë “largim,

61

“Vjen dita dhe miku ynë

njëmujor ikën, e ikën dhe muaji i Ramazanit të ardhur me njëmijë e një

të mira... ikën, por shpirtrat e ndriçuar dhe ringjallur prej dritës së prurë prej tij, zemrat që

vazhdimisht veç kanë menduar dhe janë përpëlitur prej madhështisë hyjnore, ndërgjegjjet e djegura që

shkumëzojnë nga malli i ritakimit me Allahun (xh.sh.) kësaj here rrokin njëra-tjetrën kapluar prej gëzimit të ditëve të ngrohta të Bajramit. Po, njësoj siç e ndiejnë veten njerëzit që zhyten në ujërat e detit, që pas një çasti e gjithë lëkura iu mbështillet prej freskisë së ujit, edhe ne pas “tre mua-jve” e gjejmë veten të zhytur në një atmosferë ku buluron

qetësia dhe paqtësia shpirtërore... e gjejmë veten dhe përpiqemi ta perceptojmë këtë ndjesi me të gjithë

thellësinë e ndjenjave tona, ta jetojmë me gjithë veten tonë, duke e shpërndarë në të gjithë

përbërësit e natyrës sonë njerëzore.”