Post on 19-Mar-2018
SUPERVIZOR NDËRKOMBËTAR I PERSONELIT TË SALDIMIT SIPAS NORMËS EN ISO 14731RISI NË INDUSTRINË E PËRPUNIMIT TË METALIT NË GJUHËN SHQIPE
www.wi�-al.al WIFI Albania
Nivelet e Supervizorëve të Saldimit sipas direktivave të IIW (International Institute of Welding)
Trajnimet e personelit mbikëqyrës të saldimit
Njohuritë Kuali�kimi sipas EN ISO 14731
Njohuri bazë teknikeIWS
360 Njësi Mësimore
Njohuri speci�ke teknikeIWT
440 Njësi Mësimore
Njohuri gjithëpërfshirëse teknikeIWE
480 Njësi Mësimore
IWS Specialist Ndërkombëtar saldimi
IWS DiplomaInternational Welding Specialist
IWT Teknolog Ndërkombëtar saldimi
IWT DiplomaInternational Welding Technolog
IWE Inxhinier Ndërkombëtar saldimi
IWE DiplomaInternational Welding Engineer
Kriteret: 3 vite eksperiencë në përpunimin e metalit, përfundim me sukses i modulit IWS 0
Kriteret: 2 vite eksperiencë në përpunimin e metalit, përfundim me sukses i modulit IWS
Kriteret: 3 vite eksperiencë në përpunimin e metalit, titull inxhinier, përfundim me sukses i modulit IWE 1
www.wi�-al.al
Supervizorë saldimi sipas normës ndërkombëtare EN ISO 14731
Specialist Ndërkombëtar Saldimi – IWS
Teknolog Ndërkombëtar Saldimi – IWT
Inxhinier Ndërkombëtar Saldimi – IWE
Personeli teknik i saldimit, në varësi të llojit dhe kompleksitetit të punës, klasi�kohet sipas grupit përkatës.
• Specialist Ndërkombëtar Saldimi – IWS sipas EN ISO 14731 me njohuri teknike bazë, të cilat nevojiten për plani�kimin, zbatimin, supervizimin dhe kontrollin e punimeve me saldim brënda një fushë të caktuar teknike, që përfshin konstruksione të thjeshta saldimi (kriteret elementare të cilësisë, sipas EN ISO 3834-4):
Specialistët e saldimit mbështesin inxhinierin ndërkombëtar të saldimit, përkatësisht teknologun gjatë përmbushjes së detyrave të tyre – dhe janë përgjegjës për supervizimin e saldimit në të gjitha fushat, ku kryhen saldime të thjeshta dhe të standardizuara.
• Teknolog Ndërkombëtar Saldimi – IWT sipas EN ISO 14731 me njohuri teknike speci�ke, të cilat nevojiten për plani�kimin, zbatimin, mbikqyrjen dhe kontrollin e detyrave dhe përgjegjësive brenda një fushe speci�ke të caktuar (kriteret standarde të cilësisë, sipas EN ISO 3834-3):
Teknologët e saldimit mbështesin inxhinierin ndërkombëtar të saldimit, gjatë përmbushjes së detyrave të tij dhe janë përgjegjës për mbikqyrjen e saldimit në të gjitha fushat, ku duhet të përmbushen kriteret e cilësive të standardizuara në saldim.
• Inxhinier Ndërkombëtar Saldimi – IWE sipas EN ISO 14731 me njohuri teknike gjithëpërfshirëse, të cilat janë të domosdoshme për plani�kim, zbatimin, mbikqyrjen dhe testimin e të gjithë detyrave dhe përgjegjësive për metodën teknike të përdorur në saldim (të gjitha kriteret e cilësisë, sipas EN ISO 3834-2):
Inxhinierët e saldimit mbulojnë spektrin e gjerë të detyrave të saldimit teknik, duke �lluar që nga parashtrimi i ofertës, gjatë konstruksionit e deri te përfundimi i produktit. Duke pasur njohuri të gjera teknike përmbushin detyrat në konstruksionet e enëve nën presion, të urave, të automjeteve, të makiner-ive, në sistemet me tubacione dhe të mjeteve lëvizëse mbi shina.
www.wi�-al.al WIFI Albania
Programi i Kuali�kimit për Specialist Ndërkombëtar Saldimi: Diplomë – IWS sipas EN ISO 14731
Supervizimi i saldimit• Me njohuritë teknike bazë sipas EN ISO 14731• Për përmbushjen e “kritereve elementare të cilësisë” për saldimin me shkrirje të materialeve metalike (EN ISO 3834-4)
Kushtet paraprake per pjesemarrjen ne IWS• Praktikë 3-vjecare në një kompani metalpërpunuese • Perfundim me sukses i modulit IWS - 0
IWS – Moduli 0 92 njësi mësimore
• Bazat e konstruksionit dhe përllogaritja; Përllogaritja teknike, vizatim teknik, njësitë ndërkom-bëtare (SI), aspektet mekanike.
• Bazat e materialeve; Bazat e materialeve, bazat e kimisë, bazat e elek-troteknikës, produktet metalike, përpunimi i metalit.
• Bazat e procesit të saldimit; Pasqyra e proceseve te saldimit.
Provimi IWS-0 4 njësi mësimore
• Provim me shkrim dhe me gojë mbi IWS-0
Pas përfundimit me sukses të IWS-0 �llohet direkt me programin IWS.
Kursi IWS ca. 220 njësi mësimore
• Teknikat e zbatimit; Testimi i materialit të punës, testimi i saldatorit dhe procesit te saldimit, tensioni dhe tkurrja, aspekti ekono-mik, siguria e cilësise, siguria në punë, paisja e vendit të punës, shembuj të ndryshëm.
• Konstruksione dhe përllogaritje; Metoda mbi ngurtësimin, përllogaritja e tegelit të saldimit, mekanika e thyerjes, konstruksioni dhe reaksioni i pjesëve të salduara me ngarkesa të ndryshme.
• Materialet dhe raporti i tyre gjatë saldimit; Prodhimi i çelikut, diagrami i hekur-karbonit, përzierjet, metalogra�a, trajtimi me nxehtësi, krijimi i çarjeve, korrozioni, materialet jometalike.
• Procesi i saldimit dhe aparatura; Saldimi me oksigjen, saldimi me hark elektrik, saldimi me gaz mbrojtes dhe inert, procese të tjera saldimi.
Praktikë 40 njësi mësimore
Saldim me oksigjen, saldim MIG/MAG, saldim TIG, saldim me Hark Elektrik-Elektrodë.
• Demostrim 20 njësi mësimoreSaldim me buraço, saldim me rrotullim, teknologjia e lazerit, teknologjia e robotëve dhe proceset e tjera.
Provimi i IWS 14 njësi mësimore
• Provim me shkrim i ndërmjetëm
• Provim përfundimtar me komision për Specialist Ndërkombëtar Saldimi – IWS
Kohëzgjatja gjithsej IWS ca. 390 njësi mësimore
www.wi�-al.al
www.wi�-al.al
KONTAKT - WIFI ALBANIA
Austrian Training CenterDegë e WIFI AlbaniaRr. Hajdar Dushi 9, Nr.5, H.I, K.III, 10000 Prishtinë, KosovëMob.: 00 0386 (0) 49 343 400E-mail: kosova@wi�-al.al