Post on 13-Nov-2014
UNIVERSITETI MBRETËROR ILIRIAFakulteti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Diplomacisë
Viti akademik 2007/ 2008
Lënda
Hyrje në Marrëdhëniet Ndërkombëtare
Tema
“NATO si subjekt në Marrëdhëniet Ndërkombëtare”
PUNIM SEMINARIK
Përzgjodhi Studenti Prof. të Lëndës Bahri Gashi Dr. Gjon Boriçi bahrigashi@hotmail.com Mr. Dritëro Arifi Nr.ID 50- 10009
Prishtinë
Dhjetor,2007
PËRMBAJTJA:
1. Hyrje............................................................................................1
2. Vështrim i Përgjithshëm rreth NATO – s....................................3
3. NATO si subjekt i Marrëdhënieve Ndërkombëtare.....................5
4. Roli i NATO-s në krijimin e Marrëdhënieve Politike.................6
5. Roli i NATO-s në planifikimin e emergjencës civile..................7
6. Roli i NATO-s në aspektin shkencor dhe ekologjik ...................8
7. Zgjerimi i NATO -s......................................................................9
8. Vendet anëtare të NATO -s........................................................10
9. Përfundimi...................................................................................10
10. Burimet e literaturës:...................................................................13
1
HYRJE
Aleanca e sotme e Nato-s, nuk u krijua si e tillë sot që nga ideja, përkufizimi dhe
qëllimi i saj. Ajo vie si rezultat i përpjekjeve titanike që nga shekujt e kaluar gjegjësisht
nga shekulli i XVIII - të, sikurse edhe koncepti i Unionit - Bashkimit Evropain (fillimisht
në Federata të Sheteve), për tu pasur në konfederata shtetesh). Në atë periudhë filluan të
mendonin dhe te realizoheshin alencat mes shteteve për veq Francës, ide këto të dala
pikërisht nga Franca.1 Fillimisht mendoheshin si aleanca shtetërore, por për qëllim kishin
aleancat ushtarake, nëpërmjet të cilave disa shtete si gjermania etj të forconin ndikimin e
tyre ushtarak e ekonomik kundrejt shetetit si Franca e cila ishte superfuqi ekonomike dhe
ushtarake e kohës së këtyre shekujve. Drejt këtyre objektivave vazhdimisht pati përpjekje
në historinë e largët dhe të afërt. Edhe “Alenca e Shenjtë” e Skenderbeut mund të
konsiderohet përpjekje në këto konstalacione gjeostrategjike si rrejdhoj e fazave historike.
Fenomenet e sotme shoqërore (si ajo e unifikimit të shteteve dhe aleancat ushtarake) që
ndodhin sot si ajo e Nato-s janë rrejdhojë e procesit të ngadaltë historik në marrëdhëniet
ndërkombëtare.2 Andaj pikërisht në kuadër të këtyre rrethane gjeopolitike dhe
gjeostrategjike në marrëdhëniet ndërkombëtare nga e kaluara e deri te e sotmja e kam
përzgjedhur këtë temë, ndoshta jo sa duhet ekuivalente me leksionet e mbajtura, por si
element të theksuar disa herë në një trajtë teorike me motive shumë pragmatike.
1 Prof. Dr. Gjon Boriçi Hyrje në Marrëdhënie Ndërkombëtare. Ligjerata të autorizuara nga lënda, Leksioni i 14 – të, ora 10:15, pjesë nga ligjërata teorike.
2 Prof. Dr. Gjon Boriçi Hyrje në Marrëdhënie Ndërkombëtare. Ligjerata të autorizuara nga lënda Leksioni i -14-të
shkputur po aty.
2
Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) vlerësohet si një promotor i
rëndësisë së veçantë e cila njihet si katalizatore e sigurisë për shtetet anëtare të saj, për rajonin
dhe qytetaret. Fillimisht formimi i kësaj aleance dhe domosdoshmëria e bashkimit të shteteve
përreth saj kishin një qëllim në vete. Në njërën anë u formua si forcë për tu përballur nga
kërcënimet që adresoheshin si rrezik drejtë vendeve më të zhvilluara dhe në anën tjetër për të
krijuar një stabilitet dhe siguri në rajon.
Edhe pse në fakt gadishmeria e nivelit të për t’iu kundërpergjigjur çdo sulmi të mundshëm
shifet qartë, ajo paraprakisht aludonte në gjetjen e një rruge paqësore për zgjidhjen e
konflikteve. Ishte kjo koha kur Bashkimi Sovjetik shifej si rrezik i mundshëm për Evropën
Perëndimore dhe mu për këtë i interesimi i shteteve për tu bashkuar në NATO, jo vetëm që
ishte një siguri për vetë shtetet por ishte edhe një mesazh i fortë kundër atyre shteteve që me
ideoligjinë e tyre konzervative pretendonin ta destabilizonin rajonin.
NATO si një organizatë e madhe dhe më e fuqishme politiko-ushtarake në botë, filloi me
parparimin e reformave të procesit të rrugëve demokratike paqësore. Parime këto që
mbështetën në ato të Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe me parimet e demokracive më të
përparuara të botës të zonës euro-atlantike.
Si e tillë NATO mbron paqen, sigurinë, demokracinë dhe zhvillimin e të gjitha vendeve anëtare
të saj nga çdo kërcënim serioz i mundshëm që vijë dhe mund t’i vijnë nga jashtë.
Strategjia e re e NATO-s në vazhdimësi dhe aleatëve të saj për tu përballuar me sfidat e
mijëvjeçarit në fushën e sigurisë, mbrojtjes së paqes dhe stabilitetin në një plan dhe dimension
global ka si synim ndërtimin e stabilitetit në botë.
3
Vështrim i Përgjithshëm rreth NATO - s
Periudha e viteve 1945 -1949 ishte koha kur vendet përendimore së bashku me aleatet
e Amerikës së Veriut pothuajse i shikonin me brengosje zhvillimet politike dhe metodat e
veprimit të Bashkimit Sovjetik. Metoda këto që edhe pse nga jashtë dukeshin të
mbështetura në ideologjinë për „Respektimin e Kartës së Kombëve të Bashkuara“ në thelb
për vendet e zhvilluara demokratike nuk ishin shpresë dhënëse se do të mund të siguronin
sovranitetin kombëtar apo pavarësinë e shteteve. Shif për këtë kulminacioni i krizës arrihet
ndëmjet viteve 1947-1949 kur shtetët si Norvegjia, Turqia, Greqia dhe vendëve tjera të
Evropës nga pikëpamja e sovranitetit kërcënohen seriozisht nga grushteti i qërshorit, viti
1948 dhe Bllokada e paligjshme e Berlinit. Edhe pse negociatat për krijimin e një aleance
siç ishte, Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior, kulminacionin e nënshkrimit e
finalizuan me 04 Prill të vitit 1949. Mund të themi se si e tillë Aleanca kishte filluar së së
krijuari që nga viti 1948. Përiudhë kjo kur Evropës Perëndimore i kërcenohej rreziku për
sulm nga Bashkimi Sovjetik.
Qysh në fillim të negiciatave shtetet e anëtarësuara në NATO detyrë parësore para vetës
vunë koordinimin e forcave të armatosura të vendeve anëtare të saj, për të zmbrapsur çdo
sulm të mundshëm, çoftë ky në formën e një invazioni ushtarak, të shkallëzimit të
konflikteve kufitare apo në formen e revoltave të brendshme të mbeshtetura nga Bashkimi
Sovjetik.
4
Një kontibut të çmuar e japin Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke shprehur
gadishmerinë për të përdorur armet e tyre berthamore (në atë kohë ishin akoma monopol i
SHBA-ve) për ti mbrojtur aleatet e tyre evropian. Ndërsa aleatet si, Norvegjia, Greqia,
Franca, Turqia etj nga ana e tyre ishin zotuar se do të venin në dispozicion një pjesë e mirë
të trupave dhe të armëve konvencionale, si dhe baza dhe lehtësira territoriale, për mbrojtje
të përbashket nën drejtimin e një komande të përbashket. 3 Në të njejten kohë NATO
formuloi kuadrin politik dhe ligjor për riarmatimin e Gjermanisë Përendimore. Kah fundi i
vitëve të 50-ta, Republika Federale e Gjermanisë duhej të furnizonte elementin me të madh
të „mburojes” të forcave konvencionale të NATO-s, që ishin trupat e armatosura të
këmbsorisë. Vlenë te cekes se një kontribut më të vogel por të rendesishëm këtu e jep edhe
Britania duke ofruar trupat e saja në dispozicion si “shpatës, ashtu dhe “mburojës”.
Në kohen kur NATO me aletatret e sajë planifikonin mobilizimin e forcave në një komandë
të vetme, Raporti Francë-NATO filloj të zbehej.
Ishte ky viti, 1966 kur Franca gradualisht i terhoqi trupat e saja nga NATO (këto ishin trupa
të armatosura të këmbsorisë).
Por vlenë të ceket se edhe përkundër kësaj Franca vazhdoj të jetë anëtare e Atlantikut
Verior dhe të marrë pjesë në aktivitetet e planifikuara dhe të koordinuara nga NATO-ja.
’’Nga mesi i viteve 80-ta bashkëpunimi NATO-Francë u përmirësua përseri“4.
NATO tanimë është një Aleancë që i përkushtohet unitetit, bashkëpunimit, mbrojtjes
kolektive të vendeve të saj anëtare dhe më gjërë, si bazë për ruajtjen e paqes dhe garancisë
së sigurisë në të ardhmen.
3 Karl W Deutsch: Analiza e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Botimi i tretë, faqe:171.4 Po aty.
5
NATO si subjekt i Marrëdhënieve Ndërkombëtare
NATO si subjekt i marrëdhënieve ndërkombëtare tërë potencialin dhe veprimtarinë e
sajë e vënë mbi bazat e krijimit të një uniteti duke kontribuar në mënyra të ndryshme në
zhvillimin e marrëdhënieve ndërkombëtare paqësore dhe miqësore. Duke përfshirë kështu
forcimin e institucioneve të tyre të lira dhe avancimin e kushteve të stabilitetit dhe të
mirëqenies. Përpjekjet për eliminimin e konflikteve në të gjitha pikëpamjet si; politike, ndaj
politikës ekonomike ndërkombëtare të vendeve anëtare, dhe për inkurajimin e bashkëpunimit
ndërmjet tyre. NATO në këtë pikëpamje është dhe simbol i unitetit përmes së cilës sigurohet
rruga për paqë dhe stabilitet. Duke ndjekur ndryshimet thelbësore që ndodhën në Evropë në
vitet e 90-ta, mund të konkludojmë se NATO është kthyer në një katalizator të zgjerimit të
sigurisë dhe stabilitetit në mbarë Evropën. Transformimi i NATO-s pas mbarimit të luftës së
ftohtë dhe ndarjes së Evropës ka për qëllim të krijojë një nivel më të lartë bashkëpunimi dhe
mirëbesimi reciprok në krijimin e marrëdhënieve ndërkombëtare nga i cili do të përfitojë mbarë
rajoni. Mbi bazat e një bindjeje se përbashkët se stabiliteti dhe siguria në rajonin Euro-Atlantik
mund te arrihet vetëm përmes bashkëpunimit dhe veprimeve te përbashkëta, NATO në janar të
vitit 1994 krijoi edhe Partneritetin për paqe më anë të së cilës konsideruan se mbrojtja dhe
përkrahja e lirive themelore e të drejtave te njeriut si dhe ruajtja e sigurisë, drejtësisë, paqes
dhe demokracisë do të jenë vlera thelbësore. Shtetet e nënshkruese të dokumentit të
partneritetit për paqe; Shqipëria, Armenia, Austria, Azerbajxhani, Bellarusia, Kroacia,
Finlanda, Gjeorgjia, Irlanda, Kazekestani, kyrgystani, Moldavia, Rusia, Suedia, Zvicra,
Maqedonia, Turkemistani, Ukraina, Tadijkistani, Uzbekistani fillimisht u zotuan së do të
përkushtohen ne
6
ruajtjen e shoqërive demokratike, lirive te tyre nga forcat dëtyruese dhe kërcënuese dhe
zbatimin e parimeve të së Drejtës Ndërkombëtare.5
Para së gjithash këto shtete riafirmojnë përkushtimin e tyre për përmbushjen e
obligimeve te Kartës se Kombeve te Bashkuara dhe parimeve te Deklaratës Universale për të
Drejtat e Njeriut; veçanërisht, ti shmangen kërcënimeve ose përdorimit te forcës kundër
integritetit territorial dhe pavarësisë politike te cilit do Shtet, te respektojnë kufijtë ekzistues
dhe ti zgjidhin problemet kontestuese ne mënyrë paqësore. Përkushtimi, përmbushja e detyrave
dhe obligimeve ne fushën e çarmatimit dhe kontrollit te armeve është një mision që pretendon
fundin e faktorëve destabilizues në rajon dhe vurjen e stabilitetit mbi vlerat humane
demokratike dhe të qëndrueshme.
Roli i NATO-s në krijimin e Marrëdhënieve Politike
NATO si subjekt i Marrëdhënieve Politike Ndërkombëtare ka luajtur një rol të
rëndësishme fillimisht duke krijuar lidhjen e dhjetë shteteve të pavarura Evropiane dhe dy
Shteteve të Amerikës Veriore të përkushtuar për mbrojtjen e njëra-tjetrës. Duke vazhduar
kështu misionin e sajë si një aleancë më e fuqishme në Botë e cila do të mbisundonte paqen
dhe sigurinë në gjithë rajonin.
Presioni i NATO-s për ndikimin e një qëndrueshmërie rajonale e cila do ta gjente mesin e
bashkëpunimit për ti ulur tensionet ndër shtetërore çoftë me mjete politike, diplomatike apo
edhe ushtarake, në theks të veçantë për shtetet anëtare, por edhe për vendet tjera të rajonit ka
5 William R. Slomanson “Fundamental Prespective on International Law”, Fifth Edition” , page; 162
ndikuar në shtrirjen e civilizimit global duke lënë hapësirë që fillimisht acarimi i
marrëdhënieve në mes të shteteve të zgjidhet dukë vënë në dispozicion harmonizimin politik
7
dhe diplomatik. Por pa lënë anash edhe mundësinë e ndërhyrjes ushtarake si një zgjedhje e
fundit dhe e pashmangshme.6
Roli i NATO-s në planifikimin e emergjencës civile
Përveç aspektit të sigurisë NATO aludon për një bashkëpunim aktiv ndërmjet vendeve anëtare
dhe atyre partnere në fusha siç është planifikimi i urgjencës civile. Ky planifikim është dhe
vazhdoin të jetë një program më i gjerë joushtarak e cila thellon partneritetin ndërmjet shteteve
duke mbrojtur dhe dalë në ndihmë popullatës apo vendëve të vërshuara nga katastrofat,
termetet dhe vërshimet e mëdha.
Megjithëse çdo shtet mbart përgjegjësinë kryesore për planifikimin e urgjencave civile7. Ajo
punon për të siguruar që rezervat civile të Aleancës që në rast të paraqitjes së ndonjë nevoje të
mund të përdoren në mënyrën më efektive. Roli i NATO-s në këtë rast është shpesh një rol
koordinues.
Shih për ketë kemi vitin, 1999 kur Aleanca hapi një Qendër koordinimi Euro-Atlantike për
Asistence ne raste te fatkeqësive të mëdha, nëpërmjet së cilës koordinojë operacione te
emergjencës dhe te ndihmës ne raste katastrofash si natyrore-materiale ashtu edhe ato
njerëzore. NATO u angazhua fuqimisht edhe në koordinimin e dërgimit te ndihmave në
Kosovë. Ishte kjo përiudha e vitit 1999 kur popullata civile për shkak të agresionit, gjenocidit
dhe luftimeve të ashpërta nga ana e forcave serbe, qe duke vënë në dispozicion gjithë
6 Doracak i NATO-s, 2001 Office of Information and Press “NATO-1110 Bruxells - Belgium”, faqe:156.7 Doracak i NATO-s, Office of Information and Press “NATO-1110 Bruxells - Belgium”, 2001, faqe:195.
potencialin ushtarak, policor dhe paramilitar të forcave detyroi popullaten civile që të largohej
nga vatrat e tyre.
8
NATO vlerësohet edhe për bashkëpunim dhe kontribut të veçantë duke ndihmuar viktimat nga
përmbytjet dhe tërmetet në një serë vendesh përfshi këtu edhe Evropën Qendrore. Në vitin
2003 ka ndihmuar edhe Turqinë qe te përgatiste masat për emergjencën civile për ta mbrojtur
popullsinë nga mundësia e një sulmi me armët e shkatërrimit në masë gjatë luftës së Irakut.
Roli i NATO-s në aspektin shkencor dhe ekologjik
NATO gjithashtu mbart me vete edhe një numër programesh të niveleve ndër më të
sotisfikuara. Duke bashkëpunuar që përmes shkembimeve nderkombëtare të identifikoj
problemet shkencore dhe ekologjike që shqetësojnë atë dhe vendet partnere. Këto programe
sigurojnë mbështetje për kërkimet shkencore të niveleve të larta. Inkurajojnë zhvillimin e
pasurive kombëtare, shkencore dhe teknologjike, e që mundësojnë të arrihen kursime të kostos
nëpërmjet bashkëpunimit ndërkombëtar.
Në programin shkencor ajo mbështet bashkëpunimin në shkencën civile mes shkencëtarëve
nga vende anëtare të NATO-s apo vende partnere.
Çdo vit rreth “dhjetë mijë (10. 000 )”8 shkencëtarë marrin pjesë në mënyra të ndryshme, në
evenimente apo projekte të mbështetura nëpërmjet programit, përfshi këtu iniciativat për të
përmirësuar rrjetet kompjuterikë dhe për të zgjeruar qasjen e internetit për komunitetin e
interesuar për studime dhe kërkime në Kaukaz dhe Azinë Qendrore.
Qysh nga sulmet terroriste të 11 shtatorit, 2001 NATO ka itensifikuar si një nder prioritetet e
sajë programin drejtë mbështetjes për bashkëpunim mbi projekte kërkimore lidhur me
8 Doracak i NATO-s, Office of Information and Press “NATO-1110 Bruxells - Belgium”, 2001”, faqe:200.
mbrojtjen kundër terrorizmit dhe përballimit të kërcënimeve të tjera të mundshme për
shoqërinë moderne.
9
Zgjerimi i NATO -s
Në fillim të viteve 90-ta, një numër vendesh të Evropës shprehen interesim për
anëtarësimin në NATO duke parë se interesat e tyre të sigurisë në të ardhmen mund të
mbroheshin në mënyrën më të mirë.
Vendet e para nënshkruese - Me 4 Prill 1949 Pakti i Organizatës se Atlantikut Verior në
Uashington nënshkruhet nga; Belgjika, Kanadaja, Danimarka, Franca, Islanda, Italia,
Luksemburgu, Netherlanda, Norvegjia, Portugalia, Mbretëria e Bashkuar (Britania e Madhe)
dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).
Ndërsa me vonë me 1952, Greqia dhe Turqia iu bashkohen dymbdhejtë vendeve antare të
Aaleances. Ne vitin 1955 Gjermania pranohet anëtare e NATO-s. Ndersa me 1982 Spanja.
Në vitin, 1999 për herë të parë tri shtete ish pro- sovjetike (dhe gjithashtu ish pjestare të
Traktatit te Varshavës) bashkohen me NATO-n. Këto ishin Republika Çeke, Polonia dhe
Hungaria, duke quar kështu numrin e përgjithshëm në 19-të. Ndërsa me 23 Nentor, 2002
Bulgaria, Estonia, Latvia, Lituania, Rumania, Slovakia dhe Slovenia u ftuan që në fillimin e
bisedimeve për anëtarësim në NATO brenda vitit 2007. Shtetet e lartë cekura u bënë
formalisht anëtare të Aleancës në fund të marsit 20049. Ndërsa për shumë arsye (politike,
ushtarake, ekonomike) tri shtetet e tjera qe pretendonin për tu antarësuar në familjen e madhe,
në NATO: Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia nuk u pranuan si antare. Por edhe përkundër
përjashtimeve, zgjerimi i NATO-s për shtetet nuk mund të shihet si një proces i mbyllur.
9 http://www.nato.int/docu/other/al/facts/acronym_alb.htm / data dhe ora e referimit: 30.11.2007, 22:30 min .
Misioni i NATO-s për antarësim shifet si një proces i hapur, progresiv, profesional, efikas dhe
efektiv në vazhdimësi.
10
Vendet anëtare të NATO-s
Anëtarësimi i shteteve dhe pranimi i anëtarëve të ri në NATO është në përputhje me Nenin 10-të
Nder parimet themelore të njezet e gjashtë vendeve anëtare të NATO-s në vijim janë; siguria,
respektimin i të Drejtave të Njeriut, bashkëpunimi, uniteti etj.
Traktatit ka theksuar se vendet e tjera Evropiane që përkrahin parimet e Traktatit dhe
kontribuojnë në ruajtjen e sigurisë së Atlantikut Verior, mund të ftohen për aderim.
Udhëheqësit e Aleancës kanë theksuar se dyert rrinë hapur për vende të tjera në të ardhmen.
Përfundimi
Duke vlerësuar fillimisht qëllimin, rolin interesimin e shteteve për anëtarësim në NATO,
nuk mund të mohojmë faktin se në fillim politika dhe diplomacia e shteteve për krijimin e një
aleance të tillë ishte në harmoni më interesat vetanake të shteteve anëtare. Këto shtete jo
rastësisht vunë themelet në miratimin e Deklaratës së Kombeve të Bashkuara të nenit 5.
Por, analizuar funksionin e NATO-s që nga formimi e deri me sot, si dhe zgjerimin dhe
shtrirjen në të gjitha fushat e spektrit si; gjeografik, politik, diplomatik, shkencor, humanitar e
ushtarak, mund të vijmë deri të një përfundim së, NATO përveç interesave vetanake qëndron
edhe në ruajtjen e paqes globale duke u identifikuar kështu si një forcë paqeruajtëse për
paqedashësit, demokratike për ata që e punonjë dhe pretendojnë në ndertimin dhe respektimin
e vlerave demokratike, humane për respektuesit e të drejtave të njerëzimit, ligjore dhe
ligjshme për njohesit dhe respektuesit e ligjit të ndertuara mbi parimin „Askush mbi ligjin“.
11
Mirëpo përveq kësaj nuk do përjashtuar edhe faktin se edhe në ditët e sotme nga zëra të
ndryshem, subjekte apo qarqe të caktuara, NATO identifikohet si një forcë nënshtruese,
kërcënuese për Botën. Në veshtrim të pare do të dukeshin të pakapshme këto terma
„nënshtruese- kërcënuese për Botën“.
Por në fakt, NATO për dike edhe mund të identifikohet si e tillë. E këtu hynë vetëm ato
subjekte të çfarëdo fushe qofshin, të cilat punojnë apo aludojnë të veprojnë jashtë kufijve të
parimeve ligjore. Qe për njohës të vlerave demokratike dhe respektimit të te drejt humane kanë
diktaturen, diskriminimin dhe cenimin e të drejtave të njeriut. Zanafillat e rendit demokratik i
kanë të drejtuara kah diktatura, sigurinë, rendin, zhvillimin socio-ekonomik kah lulëzimi i
terrorizmit. NATO mund të konsederohet si e tillë mu për ato subjekte qe me veprimet dhe
ideologjitë tyre, sigurinë gjeografike-territoriale aludojnë që me çfardo menyre ta zgjerojnë
përtej kufijve të tyre njohes.
Çështjet e fundit të shtruara dhe të elaburuara si me lartë sado pak mund të sqarojnë atë
konfuzionin se pse NATO mund të përkufizohet në dy aspekte.
Ndersa kur jemi të diplomacia, politika dhe strategjia e shteteve nënshkruese për antarësim e që
ne fillim ishte në harmoni më interesat vetanake „neni 5- Deklarata e Kombeve të Bashkuara“,
këtu medoemos duhet ndalemi të dy çështje me rendësi, e të cilat dëshmojë se misioni i
NATO-s nuk është vetëm siguria e vetëvetës, por edhe e të tjerëve sipas nevojës, siç shifet në
vijim;
Si çshtje e parë – është e qartë së në botën e njërëzimit NATO identifikohet për intervenime
ushtarake në ato vende ku është vlerësuar se shkelja e të drejtave të njeriut, terrorizmi,
gjenocidi janë të pranishme dhe të pa përballueshme për qytetaret.
12
Ndërsa si çështje e dytë dhe përfundimtare nuk mund të mohohet edhe fakti së në opinion
NATO identifikohet si një forcë “intervenuese”, por pa anashkaluar dhe vlerësuar momentet e
intervenimit. Për arsye së gjatë gjihë punës së sajë të bujshme forcën për intervenim NATO e
ka vënë në shprehje si zgjedhje të fundit, pra atëhere kur ka vlerësuar dhe konsederuar së të
gjitha burimet politike, diplomatike në mes të shteteve që qojnë nga një zgjedhje paqësore
çoftë kjo në formë të një kompromisi apo edhe marrëveshje të pranueshme në mës të shteteve
janë shterrur.
Shembullin konkret e kemi intervenimin e NATO-s në në disa vende të ballkanit siç ishte
Bosna në një interval kohor të vonuar dhe Kosova si reagim i shpejtë për të frenuar gjenocidin
e skajshëm të Millosheviqit kudër popullsisë civile shqiptare të Kosovës.
13
Burimet e literaturës:
Doracak i NATO-s, Office of Information and Press “NATO-1110 Bruxells -
Belgium”, 2001.
Karl W. Deutsch “Analiza e Marrëdhënieve Ndërkombëtare”, Botimi i tretë Shtëpia
Botuese “Libri Universitar”, SHBLU, 1994 ( Botimi është bërë nën kujdesin dhe me
ndihemën e Qendrës Amerikane të Kulturës në Tiranë).
Peter van Ham and Richard L. Kugler “Western Unity and the Tranatlanitic Security
Challenge“, George C. Marshall Center – Europian Center for Security Studies/
Designed and produced by VIB June, 2002.
William R. Slomanson “Fundamental Perspectives on International Law” Fifth Edition
“Sand Diego, California”
http://www.nato.int/docu/other/al/facts/acronym_alb.htm /