Post on 19-Sep-2019
Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani”
Fakulteti i Edukimit
Program Fillor
PUNIM DIPLOME
Planifikimi i punës mësimore sipas kurrikulës së re të Kosovës
shikuar nga perspektiva e mësimdhënësve
MENTORI: STUDENTJA:
Prof.ass.dr. Shemsi Morina Vlera Bellanica
Gjakovë, Korrik 2018
2
Përmbajtja Falenderime................................................................................................................................................... 3
-Abstrakt ....................................................................................................................................................... 4
1.HYRJE ....................................................................................................................................................... 5
2. METODOLOGJIA E HULUMTIMIT ..................................................................................................... 6
2.1 Objekti i hulumtimit ............................................................................................................................ 6
2.2 Qëllimi i hulumtimit ........................................................................................................................... 6
2.3 Detyrat e hulumtimit ........................................................................................................................... 6
2.4 Hipotezat ............................................................................................................................................. 6
2.5 Metodat e hulumtimit shkencor .......................................................................................................... 6
2.5.1 Metoda e analizës teorike: ............................................................................................................ 6
2.5.2 Metoda statistikore sasiore apo kuantitative ................................................................................ 6
2.6 Instrumentet për hulumtim .................................................................................................................. 6
2.7 Grupi reprezentativ ............................................................................................................................. 7
2.8 Organizimi i hulumtimit...................................................................................................................... 7
3. SHQYRTIMI I LITERATURËS ............................................................................................................. 8
3.1 Plani mësimor për klasën përgatitore dhe arsimin fillor ..................................................................... 8
3.2 Plani mësimor ..................................................................................................................................... 8
3.3 Planifikimi sipas shkallës kurrikulare ................................................................................................. 9
3.3.1 Si mund të bëhet planifikimi për shkallë kurrikulare? ................................................................. 9
3.4 Planifikimi vjetor .............................................................................................................................. 10
3.5 Planifikimi dymujor .......................................................................................................................... 12
3.6 Planifikimi javor ............................................................................................................................... 13
3.7 Planifikimi i një ore mësimore ......................................................................................................... 14
3.7.1 Çfarë duhet të përmbajë plani i orës mësimore? ........................................................................ 14
4. ANALIZA DHE INTERPRETIMI I REZULTATEVE ......................................................................... 16
Diskutim i rezultateve ................................................................................................................................. 26
Perfundime dhe rekomandime .................................................................................................................... 27
SHTOJCA ................................................................................................................................................... 28
Bibliografia ................................................................................................................................................. 30
Webliografia ........................................................................................................................................... 30
3
Falenderime
Në rradhë të parë dua të falenderoj familjen time, për mbështetje në çdo hap të shkollimit dhe në
realizimin përfundimtar të këtyre studimeve sa të vështira aq edhe të bukura. Jam shumë
mirënjohëse për gjithë sakrificat që kanë bërë për mua.
Dua të falenderoj profesorin e nderuar, prof.ass.dr.Shemsi Morina, për mbështetjen e çmuar që më
ofroi përgjatë punës sime në finalizimin e këtij punimi të diplomës, me këshillat, konsultimet dhe
rekomandimet e tij.
Së fundi, por sigurisht jo më pak të rëndësishëm, dua të falenderoj miqtë e mi të afërt, për
mbështetjen e tyre të vazhdueshme emocionale dhe këshillat të cilat nuk munguan asnjëherë nga
ata.
Ju faleminderit të gjithëve!
4
-Abstrakt
Objekti i këtij hulumtimi është planifikimi i punës mësimore sipas kurrikulës së re të Kosovës
shikuar nga perspektiva e mësimdhënësve. Planifikimi dhe përgatitja për mësimdhënie është jo
vetëm e nevojshme por edhe kërkesë për arritshmëri të larta. Përmes planifikimit dhe përgatitjes
mësimdhënësi parasheh hollësisht se si do të organizohet, përmbushet të nxënit gjatë një viti
shkollor, gjysmëvjetori, muaji, jave dhe një ore mësimore. Kjo nënkupton përfshirjen e faktorëve
mësimorë, planifikimin e objektivave apo rezultateve, teknikave mësimore, mjeteve apo
teknologjisë mësimore, organizimin e mjedisit të të nxënit, menaxhimin e kohës si dhe njohjen e
stileve të të nxënit. Pasi që planifikimi i punës mësimore është një process që kërkon përpjekje dhe
përgjegjësi, ne u përcaktuam të hulumtojmë këtë proces sidomos tani ku në bazë të kurrikulës së
re hasim në disa ndryshime nga ajo se çfarë jemi mësuar të shohim deri më tani. Gjithashtu do të
diskutohet mbi atë se çfarë mendojnë mësimdhënësit rreth kurrikulës së re, a e kanë të vështirë të
punojnë me të, a ndikon përvoja dhe mosha e tyre si dhe shume faktorë të tjerë.
Fjalë kyçe: planifikim, përgatitje, kurrikula e re, të nxënit, faktorët etj.
-The abstract
The topic of this research is to plan the teaching work according to the new curriculum of Kosovos
Republic viewed from the perspective of our teachers. Planning and preparation for teaching, is
not only necessary but also a request for high achievements. Through planning and preparation the
teacher provides details on how to organize and to fulfill the learning during a school year, a
semester, month, week and only one lesson hour. This means the inclusion of learning factors,
planning objectives or outcomes, teaching technique tools or technology teaching, organizing the
learning environment, time management as well as recognition of learning styles since planning
of the teaching work is a process that requires effort and responsibility. We were determined to
explore this process especially now when we encounter some changes from what we were used to
see till now. It will also be discussed about what teachers think about the new curriculum, is it
difficult for them to work with, does the experience and their age influence in how they feel about
new curriculum and many other factors.
Key words: planning, preparation, new curriculum, learning, factors etc
5
1.HYRJE
Tema në të cilën jam përcaktuar për hulumtim është “Planifikimi i punës mësimore sipas
kurrikulës së re të Kosovës shikuar nga perspektiva e mësimdhënësve”. Pasi që është një temë
aktuale dhe është më pak e hulumtuar më nxiti që të merrem me këtë temë. Ne të gjithë e dijmë
rëndësinë e Kurikulës së re dhe për vetë faktin që ajo mbështet në rradhë të parë nxënësit në
zhvillimin e kompetencave kryesore të nxënies në mënyrë që ata ti përballojnë sa më lehtë sfidat
e jetës. Poashtu mbështet edhe mësimdhënësit në planifikimin dhe realizimin e suksesshëm të
punës me nxënës si dhe prindërve iu mundëson përcjelljen e saktë të nivelit të arritjeve të
kompetencave të fëmijëve të tyre në periudha të caktuara.
Në këtë hulumtim prioritet kam mendimin e mësimdhënësve mbi atë se çfarë mendojnë për
kurikulën e re. Mësimdhënësit tregojnë se a kanë arritur të përshtaten me këto ndryshime dhe sa
të vështirë e kanë pasur qasjen në të.
6
2. METODOLOGJIA E HULUMTIMIT
2.1 Objekti i hulumtimit
Objekti i hulumtimit është: Planifikimi i punës mësimore sipas kurikulës së re të Kosovës shikuar
nga perspektiva e mësimdhënësve. Do të analizohen perceptimet e çdo mësimdhënësi rreth
kurikulës së re. Sot kurrikula e re është jetësuar në të gjitha shkollat dhe meqenëse mësimdhënësit
janë agjentët kryesorë të zbatimit të filozofisë së kurikulës së re ky hulumtim ka për qëllim të
trajtoj këtë çështje shikuar nga prespektiva e tyre.
2.2 Qëllimi i hulumtimit
Të ndriçohen përceptimet e mësimdhënësve lidhur me planifikimin e punës mësimore në Kurikulën
e re të Kosovës. A i kanë mirëpritur mësimdhënësit këto ndryshime, sa e kanë pasur të vështirë
qasjen në të dhe a mendojnë që këto ndryshime e kanë bërë të nxënit më funksional.
2.3 Detyrat e hulumtimit
Evidentimi i analizës dhe interpretimi i rezultateve të nxjerra nga hulumtimi empirik sa i përket
planifikimit të punës mësimore në kurikulën e re.
2.4 Hipotezat
Hulumtimi bazuar në studimin ka për qëllim të vërtetoi hipotezën themelore:
H1: Mësimdhënësit e arsimit fillor të komunës së Gjakovës përceptojnë më pozitivisht
planifikimin e punës mësimore në Kurikulën e re në krahasim me planifikimin paraprak.
Hipoteza ndihmëse: Mësimdhënësit në shkollat në qytet e shohin më dobiprurëse planifikimin
sipas KKK në krahasim me mësimdhënësit në fshat.
2.5 Metodat e hulumtimit shkencor
2.5.1 Metoda e analizës teorike:
Në formulimin e këtij studimi kam përdorur metodën historike dhe atë krahasuese. Ky studim ka
për qëllim të tregojë disa njohuri lidhur me temën. Disa të dhëna i kam nxjerrë nga libri e disa
edhe nga interneti. Poashtu e kam bërë krahasimin sa i përket mënyrës paraprake të organizimit
dhe planifikimit të punës mësimore dhe atë se si bëhet tani.
2.5.2 Metoda statistikore sasiore apo kuantitative
Analiza e të dhënave të mbledhura nga pyetësorët është bërë në programin Exel. Në fund do të
bëhen edhe diskutimet rreth rezultateve të cilat janë nxjerrë nga përgjigjet e mësimdhënësve.
2.6 Instrumentet për hulumtim
Është bërë përmes pyetësorit i cili përmban 10 pyetje. Ky pyetësor është aplikuar tek të gjithë
mësimdhënësit që punojnë dhe zbatojnë kurikulën e re të Kosovës.
7
2.7 Grupi reprezentativ
Meqenëse temën të cilën do ta hulumtoj është aktuale dhe më pak e hulumtuar, hulumtimi im
përfshin gjithsej katër shkolla, dy prej tyre në fshat e dy tjera në qytet. Gjithsej janë anketuar 50
mësimdhënës ku në bazë të metodës statistikore është bërë ndarja e mendimeve të tyre:
mësimdhënës që punojnë në shkollat e fshatit e atyre që punojnë në qytet, në bazë të gjinisë poashtu
edhe sipas viteve eksperiencë të tyre.
Shkollat në të cilat është kryer hulumtimi janë:
Shkolla e mesme e ulët “Kelmend Rizvanolli” – Gjakovë
Shkolla e mesme e ulët “Zekeria Rexha” – Gjakovë
Shkolla e mesme e ulët “Selman Riza” - Piskotë
Shkolla e mesme e ulët “Ukshin Miftari” – Skivjan
2.8 Organizimi i hulumtimit
Hulumtimi do të organizohet në komunën e Gjakovës, gjithsej në katër shkolla. Pyetësorin që e
kam përgatitur do të plotësohet nga mësimdhënësit të cilët e zbatojnë kurikulën e re. Pastaj do të
analizohen përgjigjet e tyre, të përpunohen dhe të nxirren përqindjet për secilën pyetje.
8
3. SHQYRTIMI I LITERATURËS
3.1 Plani mësimor për klasën përgatitore dhe arsimin fillor
Plani mësimor për fusha kurrikulare dhe lëndë mësimore për klasën përgatitore dhe arsimin fillor
bazohet në planin mësimor të arsimit parauniversitar, përkatësisht në shkallët 1 dhe 2 të kurrikulës.
Në mbështetje të specifikave të mësimdhënies dhe nxënies në klasën përgatitore dhe arsimin fillor
dhe me qëllim që plani mësimor të jetë funksional në zhvillimin e kompetencave të parapara me
KK, gjatë hartimit të planit mësimor për klasën përgatitore dhe klasat 1-5 janë marrë parasysh
kriteret në vijim:
Përqindja totale e dhënë në planin mësimor për secilën fushë kurrikulare për një shkallë
kurrikulare;
Numri i orëve javore për një klasë;
Rezultatet e të nxënit për fushë kurrikulare, që duhet zotëruar nxënësit gjatë një shkalle
kurrikulare;
Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore për shkallë kurrikulare;
Mundësitë psikofizike dhe intelektuale të nxënësve;
Parapërgatitjet dhe përvojat e nxënësve; dhe
Konteksti aktual i përgatitjes së mësimdhënësve për këtë nivel të arsimit.1
3.2 Plani mësimor
Para se të bëhet plani më i detajuar i procesit mësimor për një vit shkollor (plani vjetor dhe
dymujor), së pari duhet përcaktuar saktë plani mësimor për klasën, përkatësisht vitin shkollor
(mësimor). Në Kurrikulën Bërthamë të klasës parafillore dhe arsimit fillor egziston një masë lirie
në organizimin e plant mësimor. Kjo do të thotë se mund të lëvizë numri i orëve brenda fushës së
njëjtë të shkallës kurrikulare nga klasa në klasë apo nga gjysmëvjetori në gjysmëvjetor. Mund të
bëhet ndarja e orëve mësimore në mes të lëndëve të ndryshme mësimore brenda fushës së njëjtë
kurrikulare gjatë një viti shkollor, apo për të gjitha klasat sa ka shkalla kurrikulare. Por, kujdes!,
nuk duhet tejkaluar totali i fondit javor që është caktuar me Kurrikulën Bërthamë për secilën klasë.
1 http://masht.rks-gov.net/uploads/2017/02/kurrikula-berthame-1-finale-2.pdf
9
Për të arritur deri te një marrëveshje, se me cilat lëndë do të fillohet dhe si do të bëhet ndarja e
orëve, duhet pasur parasysh edhe disa kritere që janë përcaktuar në Kurrikulën Bërthamë të klasës
parafillore dhe arsimit fillor, si: 2
Duhet lexuar me kujdes rezultatet e të nxënit të fushës kurrikulare Gjuhët dhe komunikimi,
se cilës gjuhë i jepet përparësi në shkallën e parë.
Duhet lexuar me kujdes rezultatet e të nxënit për shkallë-kompetenca, e sidomos
kompetencës Komunikues efektiv, se cili duhet të jetë niveli i arritjes së gjuhës amtare.
Duhet pasur parasysh kriterin se mësimi i gjuhës do kontinuitet, jo një vit të mësohet e një
vit të mos mësohet, pastaj prapë të fillohet.
Duhet pasur parasysh përgatitjen e kuadrit arsimor. A është në gjendje mësuesja e klasës
të mbajë vetë mësimin e gjuhës angleze, apo duhet kuadër i ri?
Planin mësimor mësimdhënësit e shkollës fillore mund ta bëjnë në bashkëpunim me kolegët e
klasës së njëjtë, por të paraleleve të ndryshme. Gjithashtu, mund ta bëjnë edhe në mënyrë të
pavarur, sepse një mësimdhënës është përgjegjës vetëm për një paralele. Mirëpo, bashkëpunimi
gjithëherë është më produktiv.
3.3 Planifikimi sipas shkallës kurrikulare
Planifikimi në nivel shkalle kurrikulare ndihmon në përcaktimin orientues të procesit mësimor të
secilës klasë sa ka shkalla kurrikulare. Gjithashtu, sigurohet kontinuitet nga klasa në klasë dhe
bëhet evitimi i përsëritjeve të paplanifikuara.
3.3.1 Si mund të bëhet planifikimi për shkallë kurrikulare?
Në këtë planifikim bëhet identifikimi i rezultateve të të nxënit për shkallë (kompetencave –RNSH)
dhe të fushave kurrikulare (RNF) të shkallës përkatëse, se cilat do të jenë në fokus të arritjes për
secilën klasë, me qëllim që mos të bëhet mbingarkim i njërës nga klasat e shkallës kurrikulare.
Gjithashtu krijohet një pasqyrë e përfshirjes së të gjitha rezultateve të të nxënit për kompetenca
dhe fusha kurrikulare brenda shkallës kurrikulare.
Mësimdhënësit në këtë planifikim, nëse e shohin të arsyeshme, mund të shtojnë edhe elemente të
tjera, p.sh. konceptet e fushës, temat mësimore. Mbi bazën e koncepteve dhe rezultateve të
identifikuara mund të përcaktohen temat mësimore (TM) për secilën klasë. Këto tema mund të
jenë si pika orientuese për planifikim vjetor. Gjithashtu, më pas, kur bëhet planifikimi vjetor, nëse
shihet e arsyeshme, mund të bëhen ndryshime.3
Rezultatet e të nxënit të shkallëve kurrikulare- kompetencave, konceptet dhe rezultatet e fushave
kurrikulare nëpër klasë, vendosen në origjinal, si janë në Kurrikulën Bërthamë. Mund të ndodhë
që rezultatet të barten nga klasa në klasë, por janë temat mësimore që i bëjnë të dallueshme. Për
2 Udhëzues praktik për zbatimin e Kurrikulës(për klasën parafillore dhe arsimin fillor, Prill 2015,fq.25 3 Udhëzues praktik për zbatimin e Kurrikulës(për klasën parafillore dhe arsimin fillor, Prill 2015,fq.27
10
çështjet praktike, rezultatet shkruhen me numra dhe të jenë në një rend me temën e përcaktuar që
është në funksion të tyre.
Sidoqoftë, çfarë lloj planifikimi të bëjë për shkallë kurrikulare mund të vendosë vetë
mësimdhënësi, duke pasur parasysh funksionin e tij të mëvonshëm në planifikimet vjetore për
klasat e shkallës së caktuar kurrikulare.
Fig.1 Plani për shkallë kurrikulare
3.4 Planifikimi vjetor
Planifikimi vjetor është dokument, i cili e orienton zhvillimin e mësimit për një vit shkollor
(mësimor), duke i përmbushur kërkesat e shkallës kurrikulare dhe duke i ndarë apo duke i
thjeshtuar për klasën e caktuar. Ai hartohet për secilën fushë kurrikulare dhe ka për qëllim
identifikimin e rezultateve të të nxënit të kompetencave, të cilat mund të jenë si synim arritjeje
gjatë një viti shkollor, identifikimin e koncepteve dhe rezultateve të të nxënit të fushave kurrikulare
nga të cilat do të përcaktohen përmbajtjet mësimore. Ky planifikim mbështetet në planifikimin për
11
shkallë kurrikulare, por edhe kërkon konsultë të vazhdueshme të KB-së, respektivisht të shkallës
së caktuar kurrikulare.
Përmbajtja mësimore duhet të jetë në funksion të mësimdhënies së integruar brenda fushës
kurrikulare, por edhe të fushave të tjera kurrikulare. Puna me tema të përbashkëta mësimore brenda
fushës kurrikulare dhe lidhshmëria me temat mësimore të fushave të tjera kurrikulare janë në linjë
të mësimdhënies dhe të nxënies së integruar.
Për secilën temë mësimore duhet caktuar edhe rezultatet e të nxënit për shkallë kurrikulare, që
synohen të arrihen nga tema në fjalë. Rezultatet e të nxënit për shkallë kurrikulare mund të
shënohen me numra rendorë, ashtu siç janë në KB- për shkallën përkatëse. Për çështjet praktike
dhe rezultateve të të nxënit të fushës kurrikulare, po ashtu edhe të temës mësimore, mund t’u
vendoset nga një numër rendor. Numrat rendorë të jenë të njëjtë për rezultatet e të nxënit të fushës
kurrikulare dhe temës mësimore që korrespondojnë me njëri tjetrin.
Me rastin e planifikimit vjetor mund të shfrytëzojmë burime të ndryshme që na ndihmojnë në
identifikimin e nivelit shkencor të temave mësimore të përzgjedhura, por edhe të nivelit pedagogjik
në raport me moshën e nxënësve. Temat mësimore pas përzgjedhjes shpërndahen në ciklet
dymujore të planifikimit vjetor. Preferohet që në tabelën e planifikimit vjetor të vendosen të gjitha
fushat kurrikulare, në mënyrë që lidhshmëria ndërfushore të jetë sa më e pranishme dhe gjithashtu
kontrollimi i përfshirjes së rezultateve të të nxënit për shkallë kurrikulare. Kjo na mundëson të
kemi një pasqyrë të saktë të rezultateve të të nxënit të shkallëve kurrikulare. 4
Fig.2 Plani vjetor
4 Udhëzues praktik për zbatimin e Kurrikulës(për klasën parafillore dhe arsimin fillor, Prill 2015,fq.29-33
12
3.5 Planifikimi dymujor
Plani dymujor është vazhdimësi e planit vjetor të procesit mësimor dhe si terësi e këtyre
planifikimeve ka formatin e një programi mësimor. Gjatë një viti shkollor bëhen pesë planifikime
dymujore. Ky planifikim bëhet për dy muaj dhe vetëm për një temë mësimore. Kjo do të thotë nëse
në planifikimin vjetor është paraparë që brenda dy muajve të trajtohen dy tema mësimore, atëherë
duhet bërë dy planifikime dymujore për muajt e njëjtë. Planifikimi mund të bëhet në të njëjtin
formular –tabelë, vetëm me vazhdime.
Plani dymujor ka për qëllim zbërthimin e temave mësimore të fushës së përbashkët kurrikulare në
njësi mësimore nga lëndët mësimore. Njësitë mësimore bashkërisht duhet të kenë për synim
arritjen e rezultateve të identifikuara të të nxënit të shkallës kurrikulare dhe të fushës kurrikulare
të synuara të arrihen nga tema e caktuara mësimore. Gjithashtu, planifikimi dymujor ka për qëllim
identifikimin e rrugëve (metodologjisë), mjeteve dhe burimeve për arritjen dhe vlerësimin e nivelit
të arritjes së këtyre rezultateve.
Tema mësimore e përzgjedhur mund të ketë lidhshmëri edhe me temat mësimore të fushave të
tjera kurrikulare. Këtë lidhshmëri duhet shikuar në planifikimin e përbashkët vjetor me fushat e
tjera kurrikulare, me qëllim që të bëhet pjesë e planifikimit dymujor dhe kështu të mundësohet
mësimdhënia dhe të nxënit e integruar.
Përzgjedhja e njësive mësimore dhe temat mësimore duhet të jenë në pajtim me përvojat,
mundësitë, interesat e nxënësve, të ndërlidhura me jetën dhe të jenë aktuale.5
Fig.3 Plani dymujor
5 Udhëzues praktik për zbatimin e Kurrikulës(për klasën parafillore dhe arsimin fillor, Prill 2015,fq.34-38
13
3.6 Planifikimi javor
Meqenëse plani dymujor nuk është i ndarë në javë, plani javor mundëson përcaktimin e njësive
mësimore, të cilat do të realizohen gjatë javës për secilën lëndë mësimore (fushë kurrikulare) në
klasën e caktuar. Njësitë mësimore merren nga planifikimi dymujor. 6
Planifikimi javor ka për qëllim lidhshmëritë e njësive mësimore të lëndëve të ndryshme mësimore
në kontekst të kuptimit të situatave, problemeve, dukurive dhe ngjarjeve, si çështje të ndërlidhura
e jo të ndara. Mësuesit e klasës parafillore dhe arsimit fillor planifikimin javor mund ta bëjnë në
formë tabelare, ngjashëm si faqja e ditarit (librit të klasës) që e ka secila klasë, ku shënohen orët
mësimore për çdo ditë, sipas orarit. Tabela nuk ka nevojë të ngarkohet me elemente të tjera, sepse
këto veç janë përgatitur në planin dymujor dhe më pas zbërthehen në planin e orës mësimore. 7
Fig.4 Plani javor
6 http://masht.rks-gov.net/korniza-e-kurrikules-e-arsimit-parauniversitar 7 Udhëzues praktik për zbatimin e Kurrikulës(për klasën parafillore dhe arsimin fillor, Prill 2015,fq.39-40
14
3.7 Planifikimi i një ore mësimore
Plani i orës mësimore ka për qëllim që të gjitha planifikimet e procesit mësimor t’i bëjë të
zbatueshme në punën e drejtpërdrejtë me nxënësit në klasë, por edhe jashtë saj brenda një ore
mësimore.
3.7.1 Çfarë duhet të përmbajë plani i orës mësimore?
Në këtë planifikim mësimdhënësi përcakton:
Njësinë mësimore, të cilën do ta realizojë (njësia mësimore merret nga planifikimi
dymujor, përkatësisht planifikimin javor);
Rezultatet e të nxënit të synuara për shkallë- kompetenca (të cilat i ka përcaktuar në
planifikimin dymujor të temës mësimore);
Rezultatet e të nxënit të synuara të fushës kurrikulare (mund të vendosen vetëm rezultatet
e lëndës mësimore që korrespondojnë me rezultatet e të nxënit të fushës kurrikulare –edhe
këto merren nga planifikimi dymujor);
Kriteret e suksesit, të cilat duhet të caktohen në bashkëpunim me nxënësit në fillim të orës
.8
Të gjitha rezultatet e kompetencave, të fushave kurrikulare dhe të lëndëve mësimore duhet të
shënohen me numra rendorë të njëjtë, si janë në planifikimin vjetor, e më pas në planifikimin
dymujor, në mënyrë që të kemi një pasqyrë të saktë të realizimit, përkatësisht arritshmërisë së tyre.
Mbi bazën e rezultateve të kompetencave dhe të fushës kurrikulare, mësimdhënësi e elaboron orën
mësimore, duke përcaktuar edhe elemente të tjera, të cilat i sheh të nevojshme. Mënyra
organizative e orës mësimore – metodologjia e mësimdhënies dhe e vlerësimit, metodat, teknikat,
mjetet dhe burimet që shfrytëzohen për realizim të njësisë mësimore duhet të jenë në funksion të
rezultateve të të nxënit, të planifikuara për arritje. Mësimdhënësi mund të përdorë formate të
ndryshme të planifikimit të orës mësimore, por çdoherë duhet pasur parasysh rezultatet e të nxënit
të kompetencave dhe të fushave kurrikulare.
8 Udhëzues praktik për zbatimin e Kurrikulës(për klasën parafillore dhe arsimin fillor, Prill 2015,fq.40-43
16
4. ANALIZA DHE INTERPRETIMI I REZULTATEVE
PYETJA 1. Sa e vështirë është për ju hartimi i planit mësimor sipas Kurrikulës së re?
Graf.1
Nga përqindja e paraqitur në grafikonin 1 shihet se hartimi i planit mësimor sipas Kurikulës së re
është pak më e vështirë tek mësimdhënësit që punojnë në shkollat e qytetit me 48% përkundër
atyre që punojnë në shkollat e fshatit me 40%. Sa i përket krahasimit të të dhënave për femra dhe
meshkuj, nga përqindja shihet se hartimi i planit mësimor është pak më e vështirë nga gjinia
mashkullore me 50% përkundër asaj femërore me 43%.
Graf.2
Në këtë grafikon është paraqitur përvoja apo vitet eksperiencë të mësimdhënësve ku në bazë të
përqindjeve të nxjerra shihet se hartimi i planit mësimor sipas Kurikulës së re është më e vështirë
nga mësimdhënësit që kanë mbi 40 vite eksperiencë me 100%
QYTET FSHAT FEMRA MESHKUJ
ASPAK 16% 20% 20% 10%
PAK 48% 40% 43% 50%
MESATARISHT 24% 24% 25% 20%
MIRË 12% 12% 10% 20%
SHUMË 0% 4% 3% 0%
TOTALI 100% 100% 100% 100%
0%10%20%30%40%50%60%70%80%90%
100%
0-10 VITEEKSPERIENCË
10-20 VITEEKSPERIENCË
20-30 VITEEKSPERIENCË
30-40 VITEEKSPERIENCË
MBI 40 VITEEKSPERIENCË
ASPAK 9% 21% 13% 50% 0%
PAK 36% 43% 44% 33% 100%
MESATARISHT 45% 29% 19% 0% 0%
MIRË 9% 7% 19% 17% 0%
SHUMË 0% 0% 6% 0% 0%
TOTALI 100% 100% 100% 100% 100%
0%10%20%30%40%50%60%70%80%90%
100%
17
PYETJA 2. Sa jeni të kënaqur me organizimin dhe format e avancuara të mësimdhënies?
Graf.3
Nga përqindjet e paraqitura në grafikun 3, vërehet qartë se mësimdhënësit që punojnë në shkollat
e fshatit janë më kënaqur me organizimin dhe format e avancuara të mësimdhënies me 68%, ndërsa
ata në shkolla të qytetit janë përgjigjur me 56% në këtë pyetje. Ndërsa nga ana gjinore shihet që
gjinia mashkullore janë më të kënaqur me organizimin dhe format e avancuara të mësimdhënies
me 70%, ndërsa gjinia femërore më pak me 63%.
Graf.4
Sa i përket përvojës së punës shihet se mësimdhënësit me 10-20 vite eksperiencë janë shumë të
kënaqur me organizimin dhe format e avancuara të mësimdhënies me 79%.
QYTET FSHAT FEMRA MESHKUJ
ASPAK 0% 0% 0% 0%
PAK 8% 0% 5% 0%
MESATARISHT 28% 16% 25% 10%
MIRË 56% 68% 63% 70%
SHUMË 8% 16% 8% 20%
TOTALI 100% 100% 100% 100%
0%10%20%30%40%50%60%70%80%90%
100%
0-10 VITEEKSPERIENCË
10-20 VITEEKSPERIENCË
20-30 VITEEKSPERIENCË
30-40 VITEEKSPERIENCË
MBI 40 VITEEKSPERIENCË
ASPAK 0% 0% 0% 0% 0%
PAK 9% 0% 0% 17% 0%
MESATARISHT 18% 14% 31% 33% 0%
MIRË 73% 7% 56% 17% 100%
SHUMË 0% 79% 13% 33% 0%
TOTALI 100% 100% 100% 100% 100%
0%10%20%30%40%50%60%70%80%90%
100%
18
PYETJA 3. Kurikula e re e Kosovës e bazuar në kompetenca e bën të nxënit më funksional
duke i përgatitur nxënësit për të zgjidhur situata të jetës së përditshme.
Graf.5
Në pohimin se Kurikula e re e bën të nxënit më funksional duke i përgatitur nxënësit për të zgjidhur
problemet e tyre janë pajtuar më shumë mësimdhënësit të cilët punojnë në fshat me 68% ndërsa
ata të qytetit 40% prej tyre janë pajtuar. Ndërsa kur është fjala për gjini vërejmë se gjinia femërore
është pajtuar me këtë pohim më shumë se gjinia mashkullore me 58%.
Graf.6
Nga përqindjet e fituara në grafikun 6, kuptojmë se mësimdhënësit me 0-10 vite eksperiencë pune
e mbështesin më tepër këtë fakt me 82%.
QYTET FSHAT FEMRA MESHKUJ
NUK PAJTOHEM FARE 0% 0% 0% 0%
NUK PAJTOHEM 0% 0% 0% 0%
DISI PAJTOHEM 44% 12% 28% 30%
PAJTOHEM 40% 68% 58% 40%
PAJTOHEM PLOTËSISHT 16% 20% 15% 30%
TOTALI 100% 100% 100% 100%
0%10%20%30%40%50%60%70%80%90%
100%
0-10 VITEEKSPERIENCË
10-20 VITEEKSPERIENCË
20-30 VITEEKSPERIENCË
30-40 VITEEKSPERIENCË
MBI 40 VITEEKSPERIENCË
NUK PAJTOHEM FARE 0% 0% 0% 0% 0%
NUK PAJTOHEM 0% 0% 0% 0% 0%
DISI PAJTOHEM 0% 29% 38% 33% 67%
PAJTOHEM 82% 57% 31% 67% 33%
PAJTOHEM PLOTËSISHT 18% 14% 31% 0% 0%
TOTALI 100% 100% 100% 100% 100%
0%10%20%30%40%50%60%70%80%90%
100%
19
PYETJA 4. A keni mbajtur trajnime lidhur me Kurikulen e re?
Graf.7
Sa i përket pyetjes se a kanë mbajtur trajnime lidhur me Kurikulën e re, vërejmë se shumica e
mësimdhënësve qoftë ata të cilët punojnë në fshat, qytet dhe pavarësisht gjinisë së tyre e kanë
ndjekur trajnimin pasi që si çdo gjë e re duhet mësuar dhe përshtatur.
Graf.8
Poashtu edhe sa i përket mësimdhënësve në bazë të përvojës së punës e kanë ndjekur trajnimin
lidhur me Kurikulën e re. Një përqindje e konsiderushme e atyre mësimdhënësve me mbi 40 vite
eksperiencë pune nuk e kanë ndjekur këtë trajnim ku dhe tregon përqindja e nxjerrur 67%.
QYTET FSHAT FEMRA MESHKUJ
PO 64% 88% 78% 70%
JO 36% 12% 23% 30%
TOTALI 100% 100% 100% 100%
0%10%20%30%40%50%60%70%80%90%
100%
0-10 VITEEKSPERIENCË
10-20 VITEEKSPERIENCË
20-30 VITEEKSPERIENCË
30-40 VITEEKSPERIENCË
MBI 40 VITEEKSPERIENCË
PO 73% 79% 75% 100% 33%
JO 27% 21% 25% 0% 67%
TOTALI 100% 100% 100% 100% 100%
0%10%20%30%40%50%60%70%80%90%
100%
20
PYETJA 5. Sa jeni bashkëpunues në planifikimin e planit vjetor?
Graf.9
Në pyetjen se sa janë bashkëpunues mësimdhënësit mes veti për planifikimin e planit vjetor, nga
grafiku vërehet se mësimdhënësit që punojnë në shkollat në qytet janë më bashkëpunues në këtë
aspekt me 52% se shkollat në fshat me 44%. Ndërsa sa i përket bashkëpunimit gjinia mashkullore
ka arritur 70% ndërsa gjinia femërore 43%.
Graf.10
Grupi i mësimdhënësve me mbi 40 vite eksperiencë, sipas rezultateve janë treguar shumë
bashkëpunues sa i përket planifikimit të planit vjetor.
QYTET FSHAT FEMRA MESHKUJ
ASPAK 0% 0% 0% 0%
PAK 0% 4% 3% 0%
MESATARISHT 12% 8% 13% 0%
MIRË 36% 44% 43% 30%
SHUMË 52% 44% 43% 70%
TOTALI 100% 100% 100% 100%
0%10%20%30%40%50%60%70%80%90%
100%
0-10 VITEEKSPERIENCË
10-20 VITEESKPERIENCË
20-30 VITEEKSPERIENCË
30-40 VITEEKSPERIENCË
MBI 40 VITEEKSPERIENCË
ASPAK 0% 0% 0% 0% 0%
PAK 0% 7% 0% 0% 0%
MESATARISHT 27% 0% 13% 0% 0%
MIRË 64% 36% 38% 33% 0%
SHUMË 9% 57% 50% 67% 100%
TOTALI 100% 100% 100% 100% 100%
0%10%20%30%40%50%60%70%80%90%
100%
21
PYETJA 6. Sa mendoni që arrihen rezultatet e kompetencave sipas Kurikulës së re?
Graf.11
Sa i përket pyetjes se sa mendoni që arrihen rezultatet e kompetencave sipas Kurikulës së re, qyteti
ka dhënë përgjigje më pozitive në krahasim me fshatin. Ndërsa në krahasimin e meshkujve dhe
femrave, janë femrat që me një përqindje pak më të madhe se meshkujt janë përgjigjur se rezultatet
e kompetencave arrihen në masë më të madhe.
Graf.12
Se sa mendojnë që arrihen rezultatet e kompetencave të Kurikulës së re, mësimdhënësit me mbi
40 vite eksperiencë pune janë përgjigjur me 100%.
QYTET FSHAT FEMRA MESHKUJ
ASPAK 4% 0% 3% 0%
PAK 0% 0% 0% 0%
MESATARISHT 32% 40% 35% 40%
MIRË 64% 52% 60% 50%
SHUMË 0% 8% 3% 10%
TOTALI 100% 100% 100% 100%
0%10%20%30%40%50%60%70%80%90%
100%
0-10 VITEEKSPERIENCË
10-20 VITEEKSPERIENCË
20-30 VITEEKSPERIENCË
30-40 VITEEKSPERIENCË
MBI 4O VITEEKSPERIENCË
ASPAK 0% 0% 0% 17% 0%
PAK 0% 0% 0% 0% 0%
MESATARISHT 45% 64% 44% 17% 0%
MIRË 55% 29% 56% 50% 100%
SHUMË 0% 7% 0% 17% 0%
TOTALI 100% 100% 100% 100% 100%
0%10%20%30%40%50%60%70%80%90%
100%
22
PYETJA 7. A ju merr shumë kohë hartimi i një plani ditor?
Graf.13
Si duket nga përqindjet e fituara të grafikut 13, hartimi i planit ditor ju merr kohë më shumë
mësimdhënësve sipas Kurikulës së re.
Graf.14
Në përgjithësi pothuajse të gjithë mësimdhënësit kanë thënë që hartimi i planit ditor merr më
shumë kohë , sipas grafikut 14 janë ata mësimdhënës me 0-10 vite eksperiencë pune të cilëve iu
merr kohë më së shumti kjo gjë. Shihet edhe përqindja e konsiderueshme e tyre- 82%.
QYTET FSHAT FEMRA MESHKUJ
PO 60% 68% 73% 40%
JO 40% 32% 28% 60%
TOTALI 100% 100% 100% 100%
0%
10%
20%
30%
40%
50%
60%
70%
80%
90%
100%
0-10 VITEEKSPERIENCË
10-20 VITEEKSPERIENCË
20-30 VITEEKSPERIENCË
30-40 VITEEKSPERIENCË
MBI 40 VITEEKSPERIENCË
PO 82% 64% 56% 83% 33%
JO 18% 36% 44% 17% 67%
TOTALI 100% 100% 100% 100% 100%
0%10%20%30%40%50%60%70%80%90%
100%
23
PYETJA 8. A mendoni që Kurikula e re ka sjell lehtësim të ngarkesës mësimore të nxënësve?
Graf.15
Nga përqindja e paraqitur në grafikun 15, vërejmë një situatë mjaft shqetësuese për faktin se
shumica prej mësimdhënësve në qytet janë përgjigjur se Kurikula e re nuk ka sjell lehtësim të
ngarkesës mësimore të nxënësve.
Graf.16
Grupi i mësimdhënësve me 0-10 vite eksperiencë pune janë përgjigjur pozitivisht sa i përket
lehtësimit të ngarkesës mësimore të nxënësve me 73%. Ndërsa me një përqindje të
konsiderueshme prej 75% janë mësimdhënësit me 20-30 vite eskperiencë pune që mendojnë se
Kurikula e re nuk ka sjell kurrfarë lehtësimi të ngarkesës mësimore të nxënësve.
QYTET FSHAT FEMRA MESHKUJ
PO 16% 76% 45% 50%
JO 84% 24% 55% 50%
TOTALI 100% 100% 100% 100%
0%10%20%30%40%50%60%70%80%90%
100%
0-10 VITEEKSPERIENCË
10-20 VITEEKSPERIENCË
20-30 VITEEKSPERIENCË
30-40 VITEEKSPERIENCË
MBI 40 VITEEKSPERIENCË
PO 73% 50% 25% 50% 33%
JO 27% 50% 75% 50% 67%
TOTALI 100% 100% 100% 100% 100%
0%10%20%30%40%50%60%70%80%90%
100%
24
PYETJA 9. Ndryshimet e bëra në arsim e kanë bërë shkollën më gjithëpërfshirëse.
Graf.17
Ndryshimet e bëra së fundi në arsim e kanë bërë shkollën më gjithëpërfshirëse, e kanë dëshmuar
edhe mësimdhënësit me përgjigjet e tyre. Shumica prej tyre janë pajtuar me këtë pohim, por ka
pasur edhe të tillë që nuk janë pajtuar.
Graf.18
Te mësimdhënësit me mbi 40 vite eksperiencë pune është vërejtur një përqindje më e madhe e
pajtimit prej 67% të këtij pohimi se këto ndryshime në arsim e kanë bërë shkollën më
gjithëpërfshirëse.
QYTET FSHAT FEMRA MESHKUJ
NUK PAJTOHEM FARE 0% 0% 0% 0%
NUK PAJTOHEM 4% 8% 5% 10%
DISI PAJTOHEM 44% 16% 35% 10%
PAJTOHEM 32% 48% 43% 30%
PAJTOHEM PLOTËSISHT 20% 28% 18% 50%
TOTALI 100% 100% 100% 100%
0%10%20%30%40%50%60%70%80%90%
100%
0-10 VITEEKSPERIENCË
10-20 VITEEKSPERIENCË
20-30 VITEEKSPERIENCË
30-40 VITEEKSPERIENCË
MBI 40 VITEEKSPERIENCË
NUK PAJTOHEM FARE 0% 0% 0% 0% 0%
NUK PAJTOHEM 9% 0% 0% 17% 0%
DISI PAJTOHEM 9% 36% 25% 17% 0%
PAJTOHEM 73% 36% 38% 33% 33%
PAJTOHEM PLOTËSISHT 9% 29% 38% 33% 67%
TOTALI 100% 100% 100% 100% 100%
0%10%20%30%40%50%60%70%80%90%
100%
25
PYETJA 10. Nxitja e integrimit të TIK-ut në mësimdhënie dhe nxënie ka rritur cilësinë e
procesit mësimor.
Graf.19
Sa i përket integrimit të TIK-ut në mësimdhënie dhe nxënie pothuajse të gjithë mësimdhënësit
pajtohen me këtë pohim dhe kanë treguar se me të vërtetë është një përparësi dhe lehtësim për
fëmijët.
Graf.20
Sa i përket integrimit të TIK-ut në mësimdhënie dhe nxënie pothuajse të gjithë mësimdhënësit
pajtohen me këtë pohim dhe kanë treguar se me të vërtetë është një përparësi dhe lehtësim për
fëmijët
QYTET FSHAT FEMRA MESHKUJ
NUK PAJTOHEM FARE 0% 0% 0% 0%
NUK PAJTOHEM 0% 0% 0% 0%
PAJTOHEM DISI 20% 16% 20% 10%
PAJTOHEM 44% 56% 58% 20%
PAJTOHEM PLOTËSISHT 36% 28% 23% 70%
TOTALI 100% 100% 100% 100%
0%10%20%30%40%50%60%70%80%90%
100%
0-10 VITEEKSPERIENCË
10-20 VITEEKSPERIENCË
20-30 VITEEKSPERIENCË
30-40 VITEEKSPERIENCË
MBI 40 VITEEKSPERIENCË
NUK PAJTOHEM FARE 0% 0% 0% 0% 0%
NUK PAJTOHEM 0% 0% 0% 0% 0%
PAJTOHEM DISI 0% 36% 25% 0% 0%
PAJTOHEM 18% 36% 38% 67% 33%
PAJTOHEM PLOTËSISHT 82% 29% 38% 33% 67%
TOTALI 100% 100% 100% 100% 100%
0%10%20%30%40%50%60%70%80%90%
100%
26
Diskutim i rezultateve
Zbatueshmëria e kurikulës së re në mësim paraqet diçka komplekse dhe po gjen zbatim të vështirë
në praktikë për disa mësimdhënës në shkollat fillore. Gjatë nxjerrjes dhe përpunimit të të dhënave,
kam bërë një ndarje apo krahasim të përceptimeve të mësimdhënësve të cilët punojnë në shkollat
në qytet dhe atyre në fshat, krahasimin në bazë të gjinisë së mësimdhënësve si dhe nga përvoja e
tyre e punës.
Sa i përket vështirësisë së hartimit të planit mësimor sipas kurikulës së re, mësimdhënësit të cilët
punojnë në qytet nuk e kanë aq të vështirë në krahasim me mësimdhënësit në fshat. Ndërsa
mësimdhënësit mbi 40 vite eksperiencë pune hasin më shumë vështirësi gjatë hartimit të planit.
Kam vërejtur që mësimdhënësit në përgjithësi janë shumë të kënaqur me organizimin dhe format
e avancuara të mësimdhënies në veqanti mësimdhënësit me 10-20 vite përvojë pune.
Pasi që të gjithë mësimdhënësit kanë mbajtur trajnime lidhur me kurikulën e re, ata janë shumë
bashkëpunues në planifikimin e planit vjetor. Këtu vërehet një bashkëpunim efektiv dhe
mirëkuptim reciprok mes tyre. Mirëpo hartimi i planit ditor thonë që iu merr kohë më shumë dhe
në këtë aspekt nuk janë edhe aq të kënaqur sidomos mësimdhënësit me 0-10 vite përvojë.
Ndryshimet e bëra së fundi në arsim e kanë bërë shkollën më gjithëpërfshirëse, këtë e kanë
dëshmuar edhe mësimdhënësit me përgjigjet e tyre. Shumica prej tyre janë pajtuar me këtë pohim.
Sa i përket integrimit të TIK-ut në mësimdhënie dhe nxënie, mësimdhënësit janë shumë të kënaqur
dhe kanë pohuar se me të vërtetë është një përparësi dhe lehtësim për nxënësit.
27
Perfundime dhe rekomandime
Pas përfundimit të hulumtimit përmes pyetësorëve për mësimdhënës dhe bisedës së shkurtër që
bëra me ta, u informova dhe kuptova që ndryshimet e bëra në arsim nuk kanë qenë aq të mirëpritura
nga mësimdhënësit. Në bazë të hulumtimit kuptova që mësimdhënësit janë adaptuar sado pak me
frymën e re, falë kjo organizimit të trajnime që kanë mbajtur, mirëpo iu nevojitet më shumë kohë,
përkushtim dhe angazhim maksimal që të arrijnë sukseset e pritura.
Në bazë të rezultateve mund të themi se hipoteza themelore e ngritur është e saktë:
H1: Mësimdhënësit e arsimit fillor të komunës së Gjakovës përceptojnë më pozitivisht
planifikimin e punës mësimore në Kurikulën e re në krahasim me planifikimin paraprak. Pra siç e
thamë në fillim kanë hasur në shumë vështirësi mirëpo dita ditës me punë dhe angazhim po arrijnë
suksese.
Ndërsa ngritja e hipotezës ndihmëse mund të themi që nuk ka arritur të jetë e saktë pasi që të gjithë
mësimdhënësit pavarësisht ata që punojnë në qytet e të tjerët në fshat, e shohin dobiprurëse
planifikimin e mësimit sipas kurikulës së re. Kjo pasi që ajo mbështet në rradhë të parë nxënësit
në zhvillimin e kompetencave kryesore të nxënies në mënyrë që ata ti përballojnë sa më lehtë sfidat
e jetës. Poashtu mbështet edhe mësimdhënësit në planifikimin dhe realizimin e suksesshëm të
punës me nxënës si dhe prindërve iu mundëson përcjelljen e saktë të nivelit të arritjeve të
kompetencave të fëmijëve të tyre në periudha të caktuara.
28
SHTOJCA
Pyetësor për mësimdhënës
Shkolla:______________________
Gjinia: Mashkull Femër
Vitet eksperiencë të punës:________
1. Sa e veshtirë është per ju hartimi i planit mësimor sipas Kurikulës së re?
Aspak Pak Mesatarisht Mirë Shumë
2. Sa jeni të kënaqur me organizimin dhe format e avancuara të mësimdhënies?
Aspak Pak Mesatarisht Mirë Shumë
3. Kurikula e re e Kosovës e bazuar në kompetenca e bën të nxënit më funksional duke i përgatitur
nxënësit për të zgjidhur situata të jetës së përditshme.
Nuk pajtohem fare Nuk pajtohem Disi pajtohem
Pajtohem Pajtohem plotësisht
4. A keni mbajtur trajnime lidhur me Kurikulen e re?
PO JO
5. Sa jeni bashkëpunues në planifikimin e planit vjetor?
Aspak Pak Mesatarisht Mirë Shumë
29
6. Sa mendoni që arrihen rezultatet e kompetencave sipas Kurikulës së re?
Aspak Pak Mesatarisht Mirë Shumë
7. A ju merr shumë kohë hartimi i një plani ditor?
PO JO
8. A mendoni qe Kurikula e re ka sjell lehtësim të ngarkesës mësimore të nxënësve?
PO JO
9. Ndryshimet e bëra në arsim e kanë bërë shkollën më gjithëpërfshirëse.
Nuk pajtohem fare Nuk pajtohem Disi pajtohem
Pajtohem Pajtohem plotësisht
10. Nxitja e integrimit të TIK-ut në mësimdhënie dhe nxënie ka rritur cilësinë e procesit mësimor.
Nuk pajtohem fare Nuk pajtohem Disi pajtohem
Pajtohem Pajtohem plotësisht
Ju falenderojmë për bashkëpunimin, të dhënat e grumbulluara do të shërbejnë vetëm për arsye studimi
dhe asnjëherë nuk do të përdoren për të penguar mbarëvajtjen tuaj në këtë shkollë.
30
Bibliografia
1. Udhëzues praktik për zbatimin e Kurrikulës (për klasën parafillore dhe arsimin fillor) Prill
2015. Përgatitur nga:
Shqipe Gashi, zyrtare për kurrikula në MASHT
Diana Qarkaxhija, mësimdhënëse- bashkëpunëtore për kurrikula
Edi Puka, mësimdhënëse- bashkëpunëtore për kurrikula
Indira Huruglica, mësimdhënëse- bashkëpunëtore për kurrikula
2. Instituti pedagogjik i Kosovës, Udhëzues për udhëheqjen e zbatimit të Kurrikulës në
shkollë.
Webliografia
http://masht.rks-gov.net/uploads/2017/02/kurrikula-berthame-1-finale-2.pdf
http://masht.rks-gov.net/korniza-e-kurrikules-e-arsimit-parauniversitar