Post on 31-Aug-2019
G R O U P
Part of
PROFIL KOMPANIE
Rreth Mane TCI
Qendra Tregtare
Komunitete Banimi
Rezidenca Banimi
Projekte Turistike
Qendra Biznesi
Qendra Logjistike
Projekte Agrare
Qendra Argëtimi
Të tjera
...Ne ndërtojmë vlera
Qendra Tregtare
CILËSIA
Cilësia e padiskutueshme e
projekteve që ne ndërmarrim
dëshmohet nga dhjetëra projekte të
konsideruara etalone të standardeve
bashkëkohore. Jemi krenarë që
kemi prezantuar dhe vazhdojmë
të prezantojmë standarde të reja
cilësie në tregun shqiptar.
NJERËZIT
Ne besojmë se punonjësit janë aseti më i
vyer i kompanisë sonë. Sukseset dhe arritjet
e kompanisë i kushtohen ekspertizës,
profesionalizmit dhe përkushtimit të tyre. Ne
ofrojmë një sistem të shkëlqyer promovimi dhe
motivimi, si edhe kujdesemi për trajnimin e
vazhdueshëm të stafit.
INOVACIONI
Ne jemi të përkushtuar për të ndër-
tuar vlera duke prezantuar koncepte
inovative në Shqipëri. Projektet tona
kanë prezantuar në tregun shqip-
tar konceptet e qendrave tregtare,
komuniteteve elitare të banimit,
rezidencave elegante dhe komplek-
seve turistike.
INTEGRITETI
Ne udhëhiqemi nga parimi i integritetit në
mënyrën e të punuarit cilësisht, në afate kohore
të parashikuara dhe konform rregullave e ligjeve.
Klientët, bashkëpunëtorët dhe komuniteti
në tërësi na konsiderojnë si një partner të
besueshëm biznesi, sepse punojmë duke
mbrojtur e respektuar interesat e tyre.
SIGURIA
Ne kujdesemi që të aplikojmë plane
të rrepta sigurie për punonjësit
tanë dhe monitorojmë në mënyrë
të vazhdueshme sigurinë e tyre
ndaj rreziqeve të punës në terren.
Respektojmë procedurat teknike
mbi Shëndetin, Sigurinë dhe
Mjedisin dhe përdorim rigorozisht
veshjet e sigurisë dhe sinjalistikat
në kantier.
RRETH MANE TCI
Kompania ManeTCI, një prej kompanive kryesore në
industrinë e ndërtimit dhe fushën e zhvillimit të pasurive
të patundshme në Shqipëri dhe rajon, u themelua në
vitin 2002. Që prej fillimit të aktivitetit të saj ManeTCI
është përpjekur të sjellë një nocion ndryshe në fushën e
ndërtimeve civile dhe industriale, duke përmirësuar nivelin
e jetesës së shoqërisë.
ManeTCI është e njohur për projekte të tilla si: Qendra
Tregtare Univers, Tirana East Gate, Kompleksi Rolling
Hills Luxury Residences, Green Coast Resort, etj., të cilat
konsiderohen si risi jo vetëm në sektorin e ndërtimit, por
edhe në stilin e jetesës.
Kompania Mane TCI është pjesë e grupit Balfin, grupit më
të madh të investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të
mëdhenjtë në rajon.
Krijimi i një marrëdhënie solide besueshmërie dhe
partneriteti me të gjithë punonjësit, bashkëpunëtorët,
klientët dhe shoqërinë në përgjithësi mbetet gjithmonë në
fokusin kryesor të kompanisë për të ndërtuar vlera.
MISIONI
Të projektojmë dhe ndërtojmë projekte me
vlerë, cilësi të padiskutueshme dhe standarde të larta në
dobi të klientëve, bashkëpunëtorëve dhe komunitetit në
tërësi.
VIZIONI
Të jemi lider në industrinë e ndërtimit dhe investimit të
pronave të paluajtshme, në Shqipëri dhe rajon.
NE NDËRTOJMË vlera
6
Stafi i Mane TCI përbëhet nga 154 punonjës prej të cilëve
125 janë staf teknik dhe inxhinierik. Menaxherët e projekteve
dhe drejtuesit e departamenteve civile, inxhinierike dhe
teknike gëzojnë përvojë pune disa vjeçare brenda dhe jashtë
vendit dhe kanë bagazh akademik e profesional të zhvilluar.
Struktura e kompanisë gjithashtu përfshin 29 punonjës të
stafit administrativ të cilët mbajnë pozicione kyçe në depar-
tamentet e financës, blerjeve dhe prokurimeve, burimeve
njerëzore, etj.
Qendra Tregtare
STAFI
Mane TCI mbështetet në punonjës të kualifikuar të cilët
punojnë me përgjegjshmëri dhe përkushtim. Praktika jonë
e punës përfshin dialogun dhe gjithëpërfshirjen në procese
të rëndësishme vendimarrje. Ne kujdesemi që punonjësit
tanë të zhvillohen dhe ecin përpara me hapin e risive
teknologjike dhe profesionale, duke mundësuar rritjen e
tyre profesionale paralelisht me rritjen e kompanisë.
154 125 29
PUNONJËS STAF TEKNIK STAF ADMINISTRATIV
CEO
DEPARTAMENTI I TEKNIKËS
DEPARTAMENTI I BURIMEVE NJERËZORE
DEPARTAMENTI LIGJOR
DEPARTAMENTI I MIRËMBAJTJES
DEPARTAMENTI I FINANCËS
DEPARTAMENTI I PROKURIMEVE
ORGANIGRAMA
Kompania ManeTCI i prezantoi për herë të
parë blerësit shqiptar konceptin e qendrave
tregtare sipas standardeve europiane, duke
projektuar dhe ndërtuar në bashkëpunim me
kompani të huaja qendrën e parë tregtare
në Shqipëri: Qendra Tregtare Univers (QTU).
Gjithashtu, në bashkëpunim me kompani
prestigjoze të huaja, projektoi dhe ndërtoi
qendrën më të madhe tregtare në Ballkan:
Tirana East Gate (TEG).
Qendra Tregtare
10 Qendra Tregtare
Qendra Tregtare UniversQendra Tregtare Univers është e para dhe më e suksesshmja
qendër tregtare në Shqipëri, e përfunduar në Shtator të
vitit 2005. Vetëm pas një viti nga përurimi i qendrës u pa i
nevojshëm një zgjerim i saj dhe në vitin 2006 kapacitetet
tregtare të qendrës u zgjeruan edhe më tej. Me një sipërfaqe
ndërtimi prej 47,000 m2, aty janë vendosur më shumë se
85 dyqane të markave të njohura në mbarë botën. QTU ka
mbi 75,000 vizitorë në javë dhe hapësirë parkimi për 800
automjete.
POZICIONI SIPËRFAQE NDËRTIMI VLERA E INVESTIMIT
Autostrada Tiranë -Durrës,
km 6, Tiranë, Shqipëri
47,000 m2 17,789,305
www.qtu.al
12 Qendra Tregtare
QTU
85DYQANE
Me një sipërfaqe ndërtimi prej
47,000 m2, në QTU gjenden më
shumë se 85 dyqane të markave
të njohura në mbarë botën
75.000VIZITORË
QTU ka mbi 75,000 vizitorë në
javë dhe hapësirë parkimi për
rreth 800 automjete.
14
Tirana East GateTirana East Gate është qendra më e madhe tregtare në
Shqipëri. Me 142 dyqane dhe 2,000 vende parkimi, TEG
është një destinacion tërheqës jo vetëm për Tiranën por
edhe për Elbasanin, pas hapjes së tunelit. Me një sipërfaqe
ndërtimi prej më shumë se 95,700 m2, kjo qendër është
ndërtuar që të dallojë për shumëllojshmërinë e markave dhe
produkteve, prezantimin e markave ekskluzive, hapësirat
për argëtim, restorantet, kafenetë dhe komoditetin maksimal
për klientët.
POZICIONI SIPËRFAQE NDËRTIMI VLERA E INVESTIMIT
Autostrada Tiranë-Elbasan,
km 4, Tiranë, Shqipëri
95,700 m2 52,561,700
Qendra Tregtare
www.teg.al
16
142DYQANE
dhe 2,000 vende parkimi
TEG është një destinacion
tërheqës për të gjithë shqiptarët
7MilionVIZITORË
Në vit më tepër se kushdo tjetër,
TEG arrin të mbajë gjithashtu
në të njëjtën kohë numrin më
të madh të automjeteve në
Shqipëri
Qendra Tregtare
Kompania Mane TCI i jep ngjyra jetës së
blerësve shqiptarë, duke projektuar dhe
ndërtuar komunitete banimi me standarde
të pakrahasueshme luksi. “Rolling Hills
Luxury Residences” dëshmon risinë e
konceptit të komunitetit elegant, me
ambjente të përbashkëta argëtimi dhe
rekreacioni dhe rregulla të forta sigurie.
Komunitete Banimi
20
Rolling Hills Luxury ResidencesRolling Hills Luxury Residences është një komunitet i rrethuar
luksoz, më i miri si standard ndërtimi dhe i pari i këtij lloji në
Shqipëri. Ky investim përmban 153 vila trekatëshe dhe 5
tipe vilash, të cilat variojnë në madhësi prej 280 m2 - 1,030
m2. Vilat kanë sipërfaqe trualli prej 550 m2 në 2,000 m2.
POZICIONI SIPËRFAQE E KOMPLEKSIT VLERA E INVESTIMIT
Në Juglindje të Tiranës,
Fshati Mullet, Komuna
Petrelë, km 6
212,000 m2 64,151,364
Komunitete Banimi
www.rollinghills.al
22 Komunitete Banimi
153VILA
16.000METRA KATRORË PARK REKREATIV
640METRA KATRORË CLUB HOUSE
Kompania Mane TCI projekton dhe ndërton
për të kënaqur pritshmëritë për një objekt
rezidencial me standarde të larta estetike
dhe komoditeti. Shumëllojshmëri shërbimesh
sigurie e mirëmbajtje 24h, janë disa nga
veçoritë e objekteve tona rezidenciale.
Rezidenca Banimi
26
Ambasador 1Ambasador 1, pozicionuar në qendër të Tiranës, u
përfundua në Mars të vitit 2009 dhe ka një sipërfaqe të
shfrytëzueshme prej 10,000 m2. Në total godina ka 14 kate
mbi tokë dhe 2 kate të nëndheshme për hapësira parkimi.
Kjo godinë multifunksionale është ndër ndërtimet e para me
parametrat më të lartë në ndërtim të aplikuar ndonjëherë
në Shqipëri.
POZICIONI SIPËRFAQE NDËRTIMI VLERA E INVESTIMIT
Rr “Themistokli
Gërmenji”, pranë “Liceut
Artistik”Tiranë, Shqipëri
8516.8 m2 4,206,000
Rezidenca Banimi
28
Ambasador 2Ambasador 2, është pozicionuar pranë parkut të liqenit
artificial të Tiranës dhe ka qasje në të gjithë rrugët kryesore të
kryeqytetit. Kjo godinë u ideua për t’ju përgjigjur kërkesave
të shumta për apartamente luksoze në një zonë të qetë,
por edhe pranë qendrës së Tiranës. Godina përmban dy
kate nëntokë për parkim, ndërsa kati i parë shfrytëzohet
për zhvillimin e aktiviteteve tregtare.
POZICIONI SIPËRFAQE NDËRTIMI VLERA E INVESTIMIT
Rr. “Dervish Hima”, pranë
Kodrave të Liqenit
dhe stadiumit “Qemal
Stafa”Tiranë, Shqipëri
9,431 m2 4,493,711
Rezidenca Banimi
30
Ambasador 3Ambasador 3 është një objekt rezidencial si asnjë
tjetër në Shqipëri. I pozicionuar njëkohësisht shumë
afër qendrës së Tiranës dhe Parkut të madh të liqenit,
është projektuar për të ofruar shumë lehtësira në
mënyrën e të jetuarit. Përfshihen katër kate parkimi
nëntokë, një kat hapësirë për aktivitete tregtare, dy
kate për zyra dhe 20 kate ambiente banimi. Projekti
është financuar nga shoqëria “RFZ Building” shpk.
POZICIONI SIPËRFAQE NDËRTIMI VLERA E INVESTIMIT
Rr. Dervish Hima, pranë
Kodrave të Liqenit dhe
stadiumit Qemal Stafa
Tiranë, Shqipëri
32,300 m2 17,390,832
Rezidenca Banimi
Kompania Mane TCI projekton dhe ndërton
komplekse vilash e apartamentesh në bregdet.
Sipërmarrjet e reja: Vala Mar Residences në
Gjirin e Lalzit dhe Green Coast Resort në zonën
e mrekullueshme të Palasës, e ilustrojnë më
së miri magjinë e ndërtimit cilësor ndërthurur
me shumëllojshmërinë e shërbimeve bazike e
rekreative dhe lehtësirave.
Projekte Turistike
34 Projekte Turistike
Vala Mar ResidencesVala Mar Residences është një kompleks rezidencial
e turistik, me vila e apartamente në natyrën e
mrekullueshme të Gjirit të Lalzit. Me një shtrirje prej
2 km në bregdetin e Adriatikut, ky kompleks do
të shndërrohet në destinacionin kryesor turistik të
individëve dhe familjeve që dëshirojnë të shijojnë
natyrën që edhe kërkojnë siguri, cilësi ndërtimi dhe
infrastrukturë.
POZICIONI SIPËRFAQE NDËRTIMI VLERA E INVESTIMIT
Gjiri i Lalzit, Hamallaj 33,221 m2 18,300,000
www.valamarresidences.al
3636 Projekte Turistike
38
Green Coast ResortGreen Coast Resort, me një vendndodhje
strategjike në plazhin e bukur të Palasës, është një
nga projektet më të mëdha dhe më të mira jo vetëm në
Shqipëri por edhe në rajon. Zhvillimi i Green Coast, i cili
po sjell një standard të lartë në strukturat akomoduese
në turizmin bregdetar në Shqipëri, do të ndikojë në
shndërrimin e zonës së Palasës dhe jo vetëm, nga
një destinacion turistik veror në një destinacion të
frekuentuar gjatë gjithë vitit. Green Coast Resort
është i përbërë nga tre seksione: resorti (me vila të
tipologjive të ndryshme në shitje), shëtitorja buzë detit
e cila do funksionon si qendër argëtimi e biznesi dhe
një hotel me 5 yje, i cili do të jetë një nga markat më të
njohura botërore.
POZICIONI SIPËRFAQE NDËRTIMI VLERA E INVESTIMIT
Palasë, Vlorë 82.583 m2 100,000,000
Projekte Turistike
www.greencoast.al
4040 Projekte Turistike
Kompania Mane TCI projekton dhe
ndërton qendra biznesi me nivele sigurie
dhe standarde cilësie të larta. Bizneset
shqiptare mund të mbështeten në objekte
shumë-funksionale, moderne e të sigurta.
$
Qendra Biznesi
44 Qendra Biznesi
Godinë zyrashKjo godinë zyrash është projektuar dhe
ndërtuar sipas standardeve bashkëkohore nga Mane
TCI. Projekti i përfunduar në muajin Maj të vitit 2011,
është financuar nga shoqëria “Skënderbej”.
POZICIONI SIPËRFAQE NDËRTIMI VLERA E INVESTIMIT
“Rr. e Kavajës”,
ish “Misto Mame”
2,252 m2 1,848,783
Kompania Mane TCI ka prezantuar për
herë të parë në Shqipëri konceptin e ri të
qendrave logjistike. E para qendër logjistike
në Shqipëri, Tirana Logistic Park (TLP) ofron
hapësira të mëdha dhe ambjente të posaçme
për bizneset shqiptare.
Qendra Logjistike
48
Tirana Logistic ParkTirana Logistic Park është parku i parë logjistik në
Shqipëri me akses në arteriet kryesore të transportit
rrugor dhe hekurudhor, në afërsi me portin e Durrësit
dhe pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës. Me
sipërfaqe prej 200,000 m2, në të ofrohen 5 ambiente
magazinimi me sipërfaqe 80,000 m3. Tirana Logistic
Park ofron të gjitha shërbimet e një parku teknologjik,
si edhe hapësirat më cilësore për magazinim,
përpunim, prodhim dhe zyra për zhvillimin e biznesit.
Projekti është zhvilluar dhe financuar nga “Tirana
Logistic Park”. Mane TCI ka supervizuar procesin e
ndërtimit të këtij objekti.
POZICIONI SIPËRFAQE NË ZHVILLIM VLERA E INVESTIMIT
Autostrada Tiranë-Durrës,
km 6, afër aeroportit të
Rinasit
208,000 m2 62,000,000
Qendra Logjistike
50
Kompania Mane TCI ofron ekspertizën e
saj edhe në zhvillimin e projekteve të
agrokulturës, duke respektuar standardet
përkatëse teknike.
Projekte Agrare
52 Projekte Agrare
AgroCon Albaniawww.agroconalbania.al
AgroCon Albania sh.p.k zhvillon aktivitetin në fushën e
bujqësisë, prej Shtator 2015. Aktiviteti i AgroCon konsiston
në ndërtimin e ambjenteve të mbrojtura për prodhimin
dhe shitjen e produkteve agrokulturore në Shqipëri dhe
jashtë vendit. Kompania synon penetrimin e shpejtë dhe
të sigurt në tregun e shitjes së produkteve agrikulturore
me qëllim eksportimin e tyre drejt blerësve të jashtëm.
AgroCon Albania sh.p.k ka investuar në ndërtimin e një
ferme moderne në Lushnjë, një ndër zonat me prodhimtari
më të lartë në Shqipëri. Mane TCI kryen ndërtimin dhe
supervizionimin e këtij projekti.
POZICIONI SIPËRFAQE NË ZHVILLIM VLERA E INVESTIMIT
Lushnje, Shqipëri 28,420m2 3,700,000
54 Projekte Agrare
2,700m2 MAGAZINË
në funksion të perimeve tëkultivuara nga fermerët e zonës
10,000m2 SERA BUJQËSORE
të tipit Gotik, për mbjelljen ekulturave bazë si: domate, tranguj,
pjepër, speca, sallata, e të tjera sipaskërkesës së tregut
5,000m2TUNELE
për prodhimin e luleshtrydheve
13,000m2FUSHË
e hapur për prodhimin ebostanorëve, lakër, lulelakër,
spinaq dhe fasule
Produktet janë të çertifikuara prejGlobal GAP, ndaj konsiderohen siproduktet më të sigurta në tregun
vendas dhe të huaj.
Kompania Mane TCI ofron ndërtime
të qendrave të argëtimit sipas standardeve
të projekteve të përcaktuara.
SHOW
Qendra Argëtimi
58 Qendra Argëtimi
CineplexxSalla kinemaje
Përfunduar ndërtimi në Dhjetor 2013
7 salla kinemaje me standarde të larta
Vendndodhja: Autostrada Tiranë-Elbasan, km 4
Sipërfaqe totale ndërtimi: 2 913 m2
Investitor: Cineplexx
Bar Restorant Veranda TEG
Bar e Restorant me arkitekturë të veçantë, pozicionuar në TEG.
Përfunduar ndërtimi në Maj 2015.
Vendndodhja: Autostrada Tiranë-Elbasan, km 4.
DEPARTAMENTI I MIRËMBAJTJES
Departamenti i Mirëmbajtjes ofron një shërbim
mirëmbajtje të plotë, të besueshëm dhe profesional në
qendra tregtare, objekte rezidenciale, ambiente të biznesit
të të gjitha llojeve dhe madhësive, përkundrejt një kostoje
të monitoruar.
SHËRBIME
Departamenti i Mirëmbajtjes ofron
zgjidhje të avancuara teknologjikisht dhe
të përshtatura për çdo nevojë, për të
mirëmbajtur dhe kontrolluar efikasitetin për:
• Sisteme hidraulike dhe elektrike
• Sisteme të ngrohjes qendrore
• Sisteme të ajrit të kondicionuar
• Sisteme të njësive të trajtimit te ajrit
• Sisteme të sigurisë CCTV, Intrusion,
Akses
• Shërbime civile ndërtimore
• Shërbime mirëmbajtje, gjelbërimi dhe
vaditje
• Shërbime mirëmbajte pishina dhe
trajtime te ujit
Vëmendje e madhe i është kushtuar
efikasitetit të energjisë elektrike duke kryer
zëvendësime, përshtatje dhe transformime
te sistemeve ekzistuese. Gjithashtu
monitorimi, mirëmbajtja konstante e
sistemeve të ajrit të kondicionuar, përshtatja
me gazra ekologjike dhe mirëmbajtja e
tyre në mënyrë eficiente, sjellin kursime të
mëdha në terma finaciare.
PORTOFOLI
Kompanitë që tashmë marrin shërbime të
specializuara nga ky departament janë:
1. Qendra Tregtare TEG
2. Qendra Tregtare QTU
3. Dyqane të ndryshme në Qendra
Tregtare
4. Rrjeti i marketeve, hipermarketeve
Carrefour
5. Kompleksi Rolling Hills Luxury
Residences dhe Vila individuale
6. Ambasador 2
7. Ambasador 3
8. Tirana Logistic Park
9. Yamato
10. Albchrome
11. Fashion Group
12. Neptun
13. Inditex
14. Jumbo
15. Veranda TEG
62
FinancimMane TCI I konsideron
klientët dhe blerësit si
partnerë dhe u vjen në
ndihmë kërkesave të tyre
për Financim të projekteve
të ndryshme. Ne ofrojmë
Financim deri në 70% të
vlerës së pronës tuaj.
Investim i sigurtÇdo blerje e kryer në
projektet tona është
një investim i sigurt!
Vlera e pronave që ne
ndërtojmë rritet nga viti
në vit falë cilësisë së
ndërtimit e shërbimeve,
falë arkitekturës moderne
dhe falë vendndodhjeve
fantastike nëpër zona kyçe.
Mane TCI është çertifikuar nga Rrjeti
Ndërkombëtar i Çertifikimit, IQNet,
dhe partneri i tij CISQ/RINA për
implementimin dhe mirëmbajtjen e
Sistemit të Menaxhimit të Cilësisë
sipas standardit ISO 9001-2008.
Mane TCI është çertifikuar nga Rrjeti
Ndërkombëtar i Çertifikimit, IQNet,
dhe partneri i tij CISQ/RINA për
implementimin dhe mirëmbajtjen e
Sistemit të Menaxhimit të Mjedisit
sipas standartit ISO 14001:2004.
Mane TCI është çertifikuar nga Rrjeti
Ndërkombëtar i Çertifikimit, IQNet,
dhe partneri i tij CISQ/RINA për
implementimin dhe mirëmbajtjen e
Sistemit të Menaxhimit të Sigurisë
sipas standardit OHSAS 18001-2007.
Çertifikime ISONe jemi të përkushtuar ndaj komunitetit dhe mjedisit.
Të Tjera
Autostrada Tiranë - Durrës / km 6 , Tiranë - Shqipëri
Tel: +355 42 380 124 Fax: +355 42 380 170
info@manetci.al | www.manetci.al
G R O U P
Part of