Post on 16-Nov-2021
Njëri prej objektivave të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë është ta mbështesë sundimin e ligjit në mbarë veriun e Kosovës. Kjo përfshin monitorimin, mentorimin dhe këshillimin (MMK) e Policisë së Kosovës dhe të Shërbimit Korrektues të Kosovës, kryerjen e funksioneve të kufizuara ekzekutive dhe mbështetjen e zbatimit të marrëveshjeve përkatëse të arritura në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit të lehtësuar nga BE-ja.
Në veçanti, Misioni ofron mbështetje të strukturuar MMK për Komandën Rajonale të Policisë së Kosovës Veri lidhur me menaxhimin dhe zhvillimin e nivelit strategjik dhe për zbatimin e politikave në mënyrë që të merren me kriminalitetin.
Për më tepër, Misioni i ndihmon institucionet e Kosovës për ta parandaluar lëvizjen e paligjshme të njerëzve dhe të mallrave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe i promovon praktikat më të mira në procedurat e policisë kufitare dhe të doganës. Vëmendje e posaçme i kushtohet mbështetjes së policisë kufitare dhe doganës në dy pikë kalimet veriore MIK në Rudnicë/Jarinjë dhe Bërnjak/Tabalije. Misioni po ashtu mbështet Policinë Kufitare të Kosovës në vendosjen e strukturave të nevojshme dhe të personelit për kontrollin e kufirit të gjelbër në veri të Kosovës.
EULEX-i ofron mbështetje strategjike për Qendrën e Paraburgimit të Mitrovicës duke trajtuar dobësitë strukturore, duke ofruar ekspertizë të specializuar dhe duke i promovuar praktikat më të mira evropiane në menaxhimin e përgjithshëm të qendrës së paraburgimit, si edhe lidhur me çështjet e prokurimit dhe të trajnimit. Misioni po ashtu mbështet integrimin e personelit gjyqësor serbë dhe të mbrojtjes civile në institucionet e
Përfshirja e EULEX-it në veri të Kosovës
www.eulex-kosovo.eu
Përfs
hirja
në v
eri të
Ko
sovë
sEU
LEX
FAKTE DHE SHIFRA
Kosovës, ashtu siç parashihet me marrëveshjet përkatëse të dialogut.
Policia Ekzekutive e EULEX-it mban një njësi policore të përhershme, të ashtuquajtur Njësia Speciale e Policisë (NJSP), që merret me incidentet që prishin rendin publik, si intervenues të dytë pas Policisë së Kosovës. Misioni po ashtu pozicionon një Njësi Policore Plotësuese (NJPP) për operacionet e sundimit të ligjit siç janë bastisjet, arrestimet, siguria statike, patrullimi dhe intervenimi. Përveç kësaj, Policia e EULEX-it mbështet zhvillimin e Ekipeve për Reagim të Shpejtë (ERSH) me aftësi për Kontrollimin e Turmave dhe të Trazirave (KTT). Numri i përhershëm i personelit të ERSH në Komandën Rajonale të Policisë së Kosovës Veri mund të rritet në çdo kohë me pjesëtarë nga stacionet policore, të cilët e kanë kryer trajnimin për KTT. Prej qershorit 2015, EULEX-i ka lehtësuar trajnimet e përbashkëta për Ekipet e Reagimit të Shpejtë të Komandës Rajonale Veri dhe të Komandës Rajonale të Mitrovicës Jug.
Gjyqtarët dhe prokurorët e EULEX-it vazhdojnë t’i kryejnë funksionet e tyre ekzekutive në Gjykatën Themelore të Mitrovicës, e cila merret me krime të rënda, siç janë krimet e luftës, korrupsioni, krimi i organizuar dhe vrasjet e rënda. Hetimet dhe gjykimet aktualisht janë duke u zhvilluar për lëndët, që janë në shqyrtim e sipër dhe për një numër të kufizuar të lëndëve të reja në pajtim me ligjin për Juridiksionin, Përzgjedhjen e Lëndëve dhe Caktimin e Lëndëve për Gjyqtarët dhe Prokurorët e EULEX-it në Kosovë.
• Mandati aktual i Misionit: deri më 14 qershor 2016
• Selia: Prishtinë, Kosovë
• Kapaciteti i autorizuar:
1.600 të punësuar
• Buxheti: Buxheti vjetor është rreth 111 milionë euro
www.eulex-kosovo.eu
Përfs
hirja
në v
eri të
Ko
sovë
sEU
LEX