Paraja Kuptimi, Format, Dhe Funksionet

Post on 24-May-2015

18.861 views 18 download

description

Menaxhmenti Financiar

Transcript of Paraja Kuptimi, Format, Dhe Funksionet

Kuptimi i parasë, Format e parasë, Funksionet e parasë, Evolucioni i sistemit të pagesave.

Të japë përkufizimin mbi kuptimin e parasë. Të shpjegojë veç e veç disa nga konceptet

themelore në lidhje me paranë. Të tregojë format themelore të parasë. Të shpjegojë dhe të radhitë funksionet e parasë. Të shpjegojë trendët në procesin e evolucionit të

sistemit të pagesave.

Me para kuptojmMe para kuptojmë gjithçka të shprehur në njësi ë gjithçka të shprehur në njësi monetare që pranohet përgjithësisht si mjet monetare që pranohet përgjithësisht si mjet këmbimi e pagese.këmbimi e pagese.

Si para mund të shërbejë çdo instrument Si para mund të shërbejë çdo instrument financiar që kryen funksionet e parasë si mjet financiar që kryen funksionet e parasë si mjet këmbimi, matës i vlerës dhe ruajtës i vlerës.këmbimi, matës i vlerës dhe ruajtës i vlerës.

NNëpërmjet manipulimit të parasë autoritetet ëpërmjet manipulimit të parasë autoritetet monetare hartojnë e vënë në jetë politikat e tyre monetare hartojnë e vënë në jetë politikat e tyre monetare që synojnë stabilizimin dhe rritjen e monetare që synojnë stabilizimin dhe rritjen e ekonomisë.ekonomisë.

Njihen dy forma kryesore të parasë:• Paraja mall, dhe• Paraja e dekretuar.

Mjet këmbimi, Lehtësia në këmbim, Uniformiteti i paraqitjës, Qëndrueshmëria, Lehtësia në transportim, Siguria nga falsifikimi.

Matëse e vlerës (njësi llogaritje), Ruajtëse e vlerës (rezervë vlere),

Po të shikojmë historinë e evolimit të parasë vëmë re që këtë funksion e kanë kryer objekte të ndryshme.

Është kjo arsyeja që matja e parasë ose e ofertës së parasë, që zakonisht shërben si masë e saj, nuk është një veprim i lehtë.

Duke qenë se aktualisht ekzistojnë disa aktive financiare që realizojnë në mënyrë të qartë funksionin e parasë ose kanë tiparët e saj, është e nevojshme që ajo të matet më tregues të përgjithshëm ose agregatë që ne i quajmë agregatë monetarë.

Njihen dy mënyra teorike kryesore të përcaktimit të agregatëve monetarë: Metoda teorike, dhe Metoda empirike.

Sipas metodës teorike tipari themelor i parasë është funksioni i saj si mjet këmbimi, prandaj si para shërbejnë vetëm ato aktive financiare që veprojnë në mënyrë të qartë si mjet këmbimi.

Këto kushte i plotësojnë aktive të tilla si kartmonedha, çeku, çeku i udhëtarve etj.

Pra, para është vetëm ajo që shërben për realizimin e transaksioneve.

Sipas metodës empirike para quhet ajo që parashikon më mirë lëvizjen e variablave ekonomike që supozohen të shpjegohen me anën e parasë.

Për shembull supozohet që ekziston një lidhje e ngushtë mes levizjes së parasë dhe ifnlacionit apo ciklit të biznesit.

Para ose ofertë monetare do të quajmë atë agregat monetar që i përshtatet kësaj lidhje me lëvizjen e variableve që kushtëzojnë.

Në vende të ndryshme ekzistojnë klasifikime të ndryshme, të cilat ndryshojnë herë pas here edhe brënda të njëjtit vend.

Në vendin tonë, pas krijimit të sistemit bankar me dy nivele, Banka Qendrore e Kosovës si autoriteti monetar kryesor përcaktoi edhe agregatët monetarë që janë M1, M2, dhe M3.

Një klasifikim të përafërt, në tre agregatë monetarë, e gjejmë dhe në vende të tjera të zhvilluara.

M1 përfshin ato aktive likuide që mund të përdoren direkt, menjëherë, dhe pa kufizime për të bërë pagesat.

Një aktiv është likuid në qoftë se mund të përdoret drejtpërdrejt, me lehtësi dhe lirisht për bërjën e pagesave.

M2, përfshin M1, dhe aktivet që nuk janë plotësisht likuide si depozitat me afat që kërkojnë njoftim të institucionit depozitues për t’ i tërhequr, etj.

M3 përfshin M2, dhe aktive që shumica e njerëzve nuk i shikojnë kurrë, si depozitat e mëdha të këmbyeshme dhe marrëveshjet e riblerjës.

Këto mbahen kryesisht nga korporatat, por edhe nga individë të pasur.

Kur kalojmë nga M1 te M3 likuiditeti i aktiveve bie, ndërsa interesi që sjellin ato rritet.

Paraja në dorë sjell një interes të barabartë me zero.

Llogaritë e çekueshme të tipit NOW sjellin një interes më të vogël se depozitat me afat, dhe kështu me radhë.

Pra, kemi të bëjmë me një lidhje inverse tipike ekonomike, një likuiditet më i madh do të thotë interes më i vogël dhe anasjelltas.

Nëpërmjet institucioneve financiare realizohet sistemi i pagesave dhe kalimi i fondeve nga huadhënësi tek huamarrësi në një vend të përcaktuar, që siguron mundësinë e informacionit si për huamarrësin ashtu edhe për huadhënësin.

Nëpërmjet ndërmjetësimit financiar, zotëruesit e kursimeve monetare dhe huamarrësit i optimalizojnë kushtet e transaksioneve financiare, duke u udhëhequr nga volitshmëria e transaksioneve.

Si përkufizohet paraja? Tregoni cili është roli i parasë si mjet i pagesave? Si e ndihmojnë dhe e lehtësojnë parat tregtimin e letrave me vlerë? Cilat janë format kryesore të parasë? Cilat janë funksionet kryesore të parasë? Çfarë kuptoni me konceptin agregatë monetarë? Si klasifikohen agregatët monetarë? Çfarë përfshin agregati monetarë M1? Çfarë përfshin agregati monetarë M2? Çfarë përfshin agregati monetarë M3?

Cila është lidhja midis parasë dhe politikave monetare? Çfarë kuptoni me para mall? Çfarë kuptoni me para të dekretuar? Paraja është mjet këmbimi. Si dhe pse? Paraja është matëse e vlerës. Si dhe pse? Paraja është ruajtëse e vlerës. Si dhe pse? Cilët janë mënyrat e përcaktimit të agregatëve monetarë? Cila është lidhja midis agregatëve monetarë dhe likuiditetit? Radhitni përparësitë që ofron sistemi i ndërmjetësimit financiar për huamarrësit,

huadhënësit, ndërmjetësin financiar, dhe për ekonominë në tërësi. Cilat janë funksionet që kryejnë institucionet financiare ndërmjetëse? Ekziston llojshmëri e institucioneve financiare ndërmjetëse. Cili është një klasifikim i

mundshëm?