Post on 18-Feb-2016
description
NDALESA E MIQËSIMIT TË
ÇIFUTËVE DHE KRISHTERËVE,
DHE URIMIT TË FESTAVE
TË TYRE
Nga shejh:
HALID EDH-DHAFIRIJ
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Është
kënaqësi për radio “Miraathul Enbija”– t’ju paraqesë inçizimin
e hytbes së xhumasë, të mbajtur nga shejhu dhe doktori i
nderuar, Halid ibën Dahuej edh-Dhafirij, Allahu e ruajtë, e
mbajtur në xhamisë “es-Saidij” në Xhehra, në shtetin e Kuvajtit.
E lusin Allahun subhanehu ue teala që t’i sjellë dobi të gjithëve.
Hytbja e parë:
...vërtetë fjala më e mirë është Fjala e Allahut, dhe udhëzimi më
i mirë është udhëzimi i Muhamedit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.
Punët më të këqija janë ato të shpikura, ku çdo shpikje është
bidat, çdo bidat është humbje dhe çdo humbje është në Zjarr.
Më pas:
Robër të Allahut! Një sure në Librin e Allahut, ka vlerën e 1/3 së
Kuranit megjithëse e shkurtër. Ajo përmban Teuhidin dhe
sinqeritetin, ajo përmban besimin e kthjellët dhe të pastër, se
Allahu tebareke ue teala nuk ka lindur fëmijë, dhe as ka patur
bashkëshorte, sikurse pretendojnë çifutët dhe të krishterët.
Ata kanë thënë se Mesihu është biri i Allahut, dhe kanë thënë se
Uzejri është biri i Allahut; i lartësuar qoftë Allahu nga ajo çfarë
thonë ata!
حد ه أ
ل هو الل
د )1)ق ه الل
د (2) الل
ول
لد ل
حد (3) ل
ا أ وو
ه
ل
(4) ل
“Thuaj: Allahu është Një dhe i Vetëm! Allahu është es-
Samed. Ai as nuk lind, as nuk është i lindur. Askush nuk
është i barabartë (a i krahasueshëm) me Atë!”. [el Ihlas 1-4].
Vërtetë Allahu tebarake ue teala nuk ka nevojë për askënd prej
krijesave të Tija, ndërsa gjitha krijesat kanë nevojë për Atë. Ai
nuk ka nevojë për asgjë (dhe askënd), ndërsa gjitha krijesat kanë
nevojë për Atë.
Ai është es-Samed, pa të cilin jeta nuk normalizohet pa
përkujdesjen e Tij, mbrojtjen dhe butësinë e Tij subhanehu ue
teala. Vërtet surja el Ihlas, pohon një besim themelor, i cili
është obligim të ngulitet tek çdo krijesë e kësaj Gjithësie; ajo
është njëshmëria e Allahut azze ue xhel-le. Ai eshte i Adhuruari
i vetëm me të drejtë, dhe çdo kush tjetër përveç Tij janë robër të
Tij.
ح آ الل
اا لل الص
ا◌ ا عبدو ه عد حل ه عد
د أ
ق
ل
“S’ka krijesë që gjendet në qiej dhe në Tokë e që të mos vijë
si rob para të Gjithëmëshirshmit. Sigurisht që Ai e njeh mirë
gjithsecilin prej tyre dhe i ka numëruar të gjithë saktësisht”.
[Merjem: 93-94].
Nën dritën e besimit të natyrshëm të Teuhidit, të cilin e pohon
surja el Ihlas dhe Kurani, mund të themi me siguri të plotë, me
krenari, dhe mund t’i pohojmë të gjithë njerëzimit të ç’rregulluar
dhe konfuz, se Isai alejhis-selam është rob i Allahut dhe i
Dërguari i Tij tebarake ue teala.
Isai alejhis-selam është si Ademi alejhis-selam, i cili nuk ka
baba, mirëpo Isai ka një nënë alejhimes-selam. Për këtë, Allahu
azze ue xhel-le e përkatëson [Isain] nënës së tij, siç ka thënë
tebarake ue teala:
ه
ال
و اا
ل ع يس اا ل ق
“Ky është Isai, i biri i Merjemes. Kjo është fjala e vërtetë,
për të cilën ata dyshojnë dhe diskutojnë”. [Merjem: 34].
Robër të Allahut! Shumë prej të krishterëve janë në dyshim dhe
janë kundërshtuar rreth çështjes së Isait alejhis-selam; a është ai
Allahu? A është ai i biri i Allahut? Apo a është ai një e treta e
trinitetit? Mirëpo, Allahu subhanehu ue teala as ka lindur kënd,
as nuk është i lindur prej kujt dhe nuk ka marrë grua.
و
ه
و ل
ق
ا
ا لو
س أ
ا ق
ه
دد شب ا
ل
ه أ
لل
“Allahu nuk ka mbetur të marrë dikë për bir. Qoftë i
lavdëruar Ai! Kur vendos diçka, Ai vetëm thotë për të
“Bëhu!” dhe ajo bëhet”. [Merjem: 35].
Nëse Pejgamberi ynë, Muhamedi biri Abdullahut alejhis-salatu
ues-selam ka thirrur për në Teuhid, poashtu edhe Isai alejhis-
selam gjithashtu ka thirrur në Teuhid. Thirrja e të gjithë
pejgamberëve është një e vetme, siç ka thënë Allahu subhanehu
ue teala:
ه ص ح اني شلائ ل اعبد ا الل
ال
ص ح اا ل ق
ه هو ال
وا الل
ل
ق
ل ال
د
ق
ل
ي ل
للظ
اه الن
أ
ة
جن
ه اا
ه عل
م الل د حل
ق
ه
لك ا لل
ه يش
ا
ب ب
ال د أ
“Pa dyshim, janë jobesimtarë ata që thonë: “Allahu është
Mesihu, i biri i Merjemes!” sepse vetë Mesihu ka thënë: “O
bijtë e Izraelit, adhuroni Allahun, që është Zoti im dhe Zoti
juaj!” Sigurisht, atij që adhuron tjetër kënd përveç Allahut,
Allahu do t’ia ndalojë Xhenetin dhe strehim i tij do të jetë
Zjarri. Për keqbërësit nuk ka ndihmës”. [el Maideh: 72].
Nëse të krishterët e sotem i kanë mveshur Isait alejhis-selam
fjalën për ta adhuruar atë, apo se ai është biri i Allahut tebareke
ue teala, Ditën e Gjykimit Isai alejhis-selam do t’i
përgënjeshtrojë dhe do t’i poshtërojë para të gjithëve, siç ka
thënë Allahu azze ue xhel-le:
ه ق
هي د الل
ل
ن أ
س ات
للن
ت
ل ق
ات
أه ع يس اا ل أ
الل
ق
ي يس
ا
عل
ه آ
د عل
ق
ه
ل ق
نت
ض ل ا د
و ل
ق
أ
ل أ
و
شب ا
وو
م ال
ع
ات
أ
ص ا
ا
عل
أ
(116)
ني اه أ
لت
أ
ه
ل
ت
ل ق
ق ب الل
ات أ
نت
ني
و
ت
ل يه
ا د ت ه دو
يه ش
عل
نت
ه ب ب
اعبد ا الل
ه د
ي د ش
ل س
ع
ات
يه أ
عل
“Pastaj Allahu do të thotë (në Ditën e Gjykimit): “O Isa, i
biri i Merjemes! Ti ishe ai që u the njerëzve: “Adhuromëni
mua dhe nënën time si të adhuruar përveç Allahut”?! Isai do
të thotë: “Qofsh i lartësuar dhe i lavdëruar! Mua nuk më
takon të them diçka, për të cilën nuk kam aspak të drejtë!
Po ta kisha thënë ndonjëherë, Ti me siguri do ta dije. Ti e di
çfarë ka në veten time, po unë nuk e di çfarë ka në Veten
Tënde. Vetëm Ti i di të gjitha të fshehtat. Unë nuk u kam
thënë asgjë tjetër, përveç asaj që më ke urdhëruar Ti:
“Adhuroni Allahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj!” Kam qenë
dëshmitar, për sa kohë që kam jetuar midis tyre dhe, kur më
more mua, vetëm Ti ishe mbikëqyrës i tyre. Ti je Dëshmitar
për çdo gjë”. [el Maideh: 116-117].
Ata të cilët e bëjnë të adhuruar Isai alejhis-selam, apo ata të cilët
pretendojnë se është i biri i Allahut tebarake ue teala, apo që
thonë se Allahu është pjesë e trinitetit, këta janë mosbesimtarët e
devijuar e të prishur (fuxhxhar), ndaj të cilëve e kemi obligim,
ne ymeti i Teuhidit, që të distancohemi prej tyre dhe prej fjalës
së tyre. Allahu azze ue xhel-le thotë:
نتهوا ع ه احد ل
ل
هد
ةد ل
ث
ث
لث
ه ث
وا الل
ل
ق
ل ال
د
ق
ل
ل او أ
ل ا نه ع
ص ال
ل
و
ول
ه (73) ق
ه الل
ل ا
ه يص
الل
ل
وبو
أ
ح و
(74)
ا
ة
ه صد ق ل
شل أ بله اللل
ق
ت
لد خ
شو ق
ص ح اا ل
ال
و
نل أ
ااظ
ا ث
ه
ل
بي
ا
ل
ع م ااظ
الل
أ
“Pa dyshim, janë jobesimtarë ata që thonë: “Allahu është
njëri prej trinitetit!” Nuk ka të adhruar me të drejtë përveç
Njërit! Nëse nuk heqin dorë nga ato që thonë, patjetër që
jobesimtarët nga mesi i tyre do t’i godasë një dënim i
dhembshëm. Përse ata nuk kthehen me pendesë tek Allahu e
t’i kërkojnë falje Atij?! Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë!
Mesihu, i biri i Merjemes, është vetëm një i dërguar. Edhe
para tij kanë kaluar të dërguar. Nëna e tij përherë ka qenë
besnike. Që të dy, hanin ushqim. Shiko si ua shpjegojmë
atyre shpalljet tona dhe shih si largohen nga e vërteta”. [el
Maideh: 73-75].
Pas sqarimit të mosbesimit (kufrit) të këtyre njerëzve, të cilët i
përkatësohen Isait alejhis-selam me të padrejtë e me gënjeshtër,
dhe pas qartësisë së devijimit të tyre, shtrohet pyetja me çudi: “a
na lejohet ne muslimanëve t’i shoqërojmë jobesimtarët dhe te
krishterët në festat e tyre dhe në rastet e tyre fetare të shirkut dhe
kufrit?!”
Vërtetë festat e krishtere, jane prej simboleve dhe rregullave
fetare që tek ata kanë lidhje me fenë. Çifutët dhe të krishterët
janë mallkuar për ndryshimet dhe shtrembërimet që bënë në fenë
e Allahut dhe Librat e Tij, andaj festat e tyre, janë prej fesë së
tyrë te shtrembëruar. Festat e të krishtereve – o ymet i Teuhidit –
janë të lidhura ngusht me kufrin e madh, të cilin nëse e degjojnë
malet, qiejt dhe toka, gati sa nuk copëtohen e sa nuk plasen.
ودا
ح ل الل
وا ات
ل
(88) ق
و دا
و ئ
ش
د جئ
ق
ه (89)ل
ن
ل
ل
اا د الص
ك
ت
وجب هدا
لل اا
ت
ل
نش
(90) ت
ودا
ح ل دعوا للل
(91)أ
ح أ نبغ للل
ودا
ل
“Ata thonë: “I Gjithëmëshirshmi ka një bir”. Keni thënë
diçka vërtet të tmerrshme! Qiejt gati sa nuk copëtohen prej
kësaj; Toka gati sa s’çahet e malet sa s’rrëzohen të
thërrmuar, ngaqë ata i veshin një bir të Gjithëmëshirshmit.
Kurrë nuk i shkon (madhërisë së) të Gjithëmëshirshmit të
ketë një bir”. [Merjem: 88-92]
Nëse qiejt, malet dhe toka reagojnë me këtë reagim të frikshëm,
me ata që i pershkruajnë Allahut bir, po si do të jetë puna me
Zotin tuaj o muslimanë?! Ju që i shoqëroni të krishterët në festat
e tyre, në rastet e tyre, dhe i uroni ata në kotësinë dhe ne fene e
tyre, për simbolin fetar të besimit se tyre jobesimtar e të
devijuar. A nuk eshte ky një pohim nga ana juaj e fesë së kotë të
tyre?!
Abdullah ibën Amër radijAllahu anhuma, transmetohet se ka
thënë:
ه صنع ي ز
هو ل ا
ه به حت وا ه ، آشب
، حشل عه ل تب هلج ن
وم الق ة
“Kush vepron Nevruzin dhe Mehraxhanin e tyre, dhe i
përngjason (mosbesimtarëve) derisa t’i vijë vdekja në atë
gjëndje pa u penduar, do të ringjallet bashkë me ta Ditën e
Gjykimit”.
Kjo fjalë e tij, nënkupton se kjo vepër është prej gjynaheve të
mëdha, dhe e pakta prej saj të dërgon tek e shumta, dhe se
çështja mund të shkojë deri tek bërja kufër Allahut azze ue xhel-
le.
Muslimani e ka obligim që ta mbyllë këtë derë fillim e mbarim.
Ai nuk i shoqëron ata në festat e tyre në asnjë lloj forme. Nuk
lejohet të blesh gjërat e veçanta të festës se tyre, as urimi i tyre
për të, as t’i bësh atyre dhuratë, pasi kush i përngjason një
populli, ai eshte prej tyre.
Allahu azze ue xhel-le thotë:
و لل ا لا و
ا لل ا ا لل
الزل
هد
يش
ال
“(Kështu janë) edhe ata që nuk dëshmojnë të kotën, e kur
kalojnë pranë kotësive, kalojnë me dinjitet”. [el Furkan: 72].
Ka thënë Muxhahidi dhe të tjerë: “të kotat janë festat e
idhujtareve”.
Hafiz edh-Dhehebiu Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “A ka të
keqe më të madhe, sesa t’i shoqerosh çifutët dhe të krishterët në
festat dhe ditët e tyre të shenuara, ndërsa ata janë të nënshtruar
nën pushtetin tonë, dhe ata nuk na shoqërojnë dhe as nuk na
përngjasohen në festat tona, dhe as që bëjnë siç bëjmë ne. Me
çfarë fytyre do ta takosh Zotin tënd dhe Pejgamberin tënd pas
kësaj nesër në Ditën e Gjykimit, duke qënë se ke kundërshtuar
Sunetin e tij, dhe ke bërë veprat e popullit mosbesimtar, të
humbur dhe armik të fesë?!” Këtu mbaron fjala e tij Allahu e
mëshiroftë.
Robër të Allahut! Prej bazave dhe parimeve mbi të cilat ngrihet
feja e Teuhidit, është miqësimi dhe distancimi për hir të Allahut.
Kjo arrihet duke dashur Allahun, pejgamberët e Tij dhe evlijatë
e Tij prej besimtarëve, dhe të distancohesh nga kufri, shirku,
pjestarët dhe simbolet te tyre. Allahu azze ue xhel-le thotë:
وا ا ه أ
ا
و
ه ل
ه شول
ح د الل
وم خل وادل
ه ال
ا لل
و
ن
و و
جد ق
ت
ه ه دخل
ن ده ال حد
أ
وبه إلا
لب ق
ئ
ل
عشي ته أ
ه أ
وان
خ
ه أ
ان
أ
ه أ
ئ حزو الل
ل
ه أ
ه عنه ضوا عن
ي الل لد يه ضس
نه خ
ته
جل ت
اد ت
جن
و
ه ه ال
حزو الل
“Nuk gjen njerëz, që besojnë në Allahun dhe në Ditën e
Fundit, që të ushqejnë dashuri ndaj atyre, të cilët
kundërshtojnë Allahun dhe të Dërguarin e tij, edhe në
qofshin ata etërit e tyre ose bijtë e tyre, ose vëllezërit e tyre,
ose farefisi i tyre. Allahu ka skalitur besimin në zemrat e
tyre dhe i ka fuqizuar ata me shpalljen e Vet. Ai do t’i
shpjerë ata në kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj e ku
do të qëndrojnë përgjithmonë. Allahu është i kënaqur me
ata, por edhe ata do të jenë të kënaqur me Të. Ata janë Pala
e Allahut dhe, vërtet që Pala e Allahut do të jetë fituese”. [el
Muxhedeleh: 22].
Në hadithin e Ibën Abbasit radijAllahu anhuma, se [Pejgamberi
sal-lAllahu alejhi ue sel-lem] ka thënë:
، اا بل ، الب غ إلا عل أ ث
ع داالا
، ال
و الا
ال
“Lidhja më e fortë e besimit është miqesimi për hir të
Allahut, armiqësimi për hir të Allahut, dashuria për hir të
Allahut dhe urrejtja për hir të Allahut”.
Robër të Allahut! Jini krenarë dhe mos u bëni të nënçmuar.
Allahut i takon krenaria, të dërguarit të Tij dhe besimtarëve,
mirëpo hipokritët nuk e dinë.
Them këto fjalë që i dëgjuat, i kërkoj falje Allahut të Madheruar
për mua dhe për ju nga çdo gjynah, andaj edhe ju kërkojini falje
Atij, vërtetë Ai është Falësi i Madh dhe Mëshiruesi.
Hytbja e dytë:
Lavdia i takon Allahut, salavatet dhe selamet qofshin mbi
Pejgamberin, familjen e tij, shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që e
ndjekin udhezimin e tij. Më pas:
Robër të Allahut! Frikësohuni Allahut azze ue xhel-le. Dijeni se
nuk lejohet urimi i të krishterëve për festat e tyre.
Si i uroni të krishterët?! Si i thotë muslimani mosbesimtarit:
“gëzuar festën”, ndërkohë që Allahu azze ue xhel-le e ka
kërcënuar këtë mosbesimtar ta hedhë në Zjarr, ku do të qëndrojë
përgjithmonë nëse vdes në mosbesim.
Imam Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, thotë në librin e tij
madhështor “Ahkamu ehli edh-dhimmeh”: “Sa i përket urimit të
tyre për simbolet që janë të veçanta për ta, kjo është haram në
mënyrë unanime, si psh ta urojë për festat e tyre, ku i thote:
“Gëzuar festën”, apo “e gëzofsh festën”, apo shprehjet që i
dëgjojme tani. Edhe nëse ai që i thotë këto shpeton nga kufri –
Allahu na mbroftë –, ato bëjnë pjesë tek të ndaluarat (haramet),
dhe janë në rangun e urimit të atij që i bën sexhde kryqit. Bile
kjo konsiderohet gjynah më i madh tek Allahu, dhe më i rëndë
sesa urimi i atij që pin alkool, apo që vret njerëz, apo që bën
imoralitet apo të ngjashme prej gjynaheve. Kush e uron një
person për një gjynah, për një bidat apo kufër, vetëm se e ka
shfaqur veten e tij hidhërimit të Allahut”. [Mbaroi fjala e Ibën
Kajimit].
Robër të Allahut! Vërtetë prej gjërave që dijetarët tanë
bashkëkohorë pohojnë, është edhe ajo që thotë shejh Ibën
Uthejmini, Allahu e mëshiroftë: “Për sa i përket urimit të festave
– dmth festave të krishterëve dhe mosbesimtareve – kjo pa
dyshim është haram, dhe ndoshta njeriu nuk i shpëton kufrit,
pasi urimi i tyre për festat e kufrit është kënaqje me të, dhe
kënaqja me kufrin eshte kufër. Këtu bën pjesë edhe e
ashtuquajtura “festa e krishtlindjeve” apo “festa e pashkëve” apo
të tjera festa të ngjashme prej festave të tyre. Këto nuk lejohen
kategorikisht, edhe nëse ata na urojnë për festat tona, ne nuk i
urojmë për festat e tyre. Dallimi është se urimi i tyre për festat
tona është urim i vërtetë, ndërsa urimi ynë për festat e tyre është
urim i kotë”. Këtu mbaron fjala e tij, Allahu e mëshiroftë.
Prej formave të festimit të festave të tyre o robër të Allahut,
është ajo që bëjnë shumë prej muslimanëve, siç janë blerjet për
këto festa dhe për vitin e ri, si bredhi, fotografitë apo ngjyrat që
janë treguese për festat e tyre. Këtu bën pjesë edhe ajo që bëjnë
disa prej tyre, si hedhja e fishekzjarreve në fund të vitit, në
mesin e natës. Është vërtetë për të ardhur keq kur shikon këto
vepra që i bëjnë muslimanët në këto ditë, dhe kjo tregon
dobësinë e fetarisë dhe dobësinë e Teuhidit.
Dijeni o robër të Allahut, se vetë të krishterët janë në mospajtim
të madh mes tyre se kur ka lindur Isai.
Kurani i kundërshton ata për kohën e lindjes. Ata thonë se është
në fund të vitit, ndërsa Allahu azze ue xhel-le thotë:
بو جن ط
عل
ص قط
ة آ
ل
ع الن
اج
هز ل
“Shkunde trungun e palmës, që të bien mbi ty hurma të
freskëta!” [Merjem: 25].
Pra, lindja e Mesihut alejhis-selam ka ndodhur në ditët e pjekjes
se hurmave, e kjo ndodh në ditët e nxehta të vitit kur ato janë
bërë plotësisht, pra në mes të vitit dhe jo në fundin e tij, siç e ka
përmendur shejhul Islam Ibën Tejmije dhe të tjerë.
Robër të Allahut! Frikësohuni Allahut azze ue xhel-le dhe
përmbushni miqësimin dhe distancimin që të jeni prej të
udhëzuarve.
O Zot, krenoje Islamin dhe muslimanët! O Zot, krenoje Islamin
dhe muslimanët, nënçmoje shirkun dhe idhujtarët!
O Zot, na i fal gjynahet dhe neglizhencën tonë në fe, na bëj të
qëndrueshëm dhe na ndihmo ndaj popullit mosbesimtar!
Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, dhe të mira në botën tjetër,
dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit!
O Zot, na fal neve dhe prindërit tanë! O Zot, na fal neve dhe
prindërit tanë! O Zot, na fal neve dhe prindërit tanë, besimtarët
dhe besimtaret, ata që janë gjallë prej tyre ata që kanë ndërruar
jetë. Salavatet dhe selamet qofshin mbi të Pejgamberin tonë
Muhamed...
Mbajtur më: 24 Safer 1435 h
Burimi: http://ar.miraath.net/audio/7364
Përktheu: Besmir Cacani