Post on 14-Jan-2020
Vendimet e Këshillit
Bashkiak
Dhjetor 2014
faqe 5
Miratohet vendimi për ndërtimin e landfillit
Adresa: Bashkia Elbasan, Rruga “Qemal Stafa”, Tel : +35554400160 , e-mail: bashkiaelbasan@elbasani.gov.al , www.elbasani.gov.al
E përmuajshme e Bashkisë Elbasan, 2014 Dhjetor 2014 Viti i botimit 2014, Nr 83
Vendimi i Qeverisë Shqiptare për
ndërtimin e landfillit ishte pa dy-
shim një nga vendimet më të
rëndësishme të ndërmarra
ndonjëherë për këtë qytet.
Landfilli i ri, i cili do të ndërtohet
në Dampë të Tecit, do t’i japë
fund një herë e mirë epokës së
ndotjes së rëndë që shkaktonte
fusha ekzistuese e grumbullimit
të mbetjeve urbane dhe sidomos
djegia e tyre. Ky është një nga
vendimet më të mëdha, por edhe
më të prekshme për të gjithë
qytetarët, pasi do të ndikojë në
mënyrë të menjëhershme në as-
gjësimin e një pjese të mirë të
sëmundjeve të cilat e kishin buri-
min nga gazrat kancerogjene që
emetoheshin ditë e natë nga kjo
fushë. Sipas specialistëve nga
fusha aktuale e grumbullimit të
mbetjeve urbane çlirohen në ajër
në sasi të mëdha Oksid Karboni,
Dioksid Karboni, Okside të
Azotit e Squfurit, grimca bloze
dhe dioksina, këto të fundit kan-
cerogjene. Landfilli i ri është pa-
rashikuar të reduktojë në maksi-
mum lëndët e dëmshme të cilat
do të jenë brenda normave të BE
ndërsa grimcat e blozës dhe di-
oksina, të cilat konsiderohen kan-
cerogjene do të eliminohen.Ky
vendim ishte pa dyshim një
vendim i nxitur nga zërat e va-
zhdueshëm e të pandalur të Bash-
kisë së Elbasanit mbi
emergjencën mjedisore e cila
ishte kryefjala e çdo takimi të
pushtetit lokal. Por zërat e shumtë
dhe alarmet 12 vjeçare të këtij
qyteti e gjetën përgjigjen dhe
bënë që ankthi të marrë fund. ...
Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Z.
Qazim Sejdini uroi për festat e fundvitit
nga Kopshti nr.9 në këtë qytet. Jo pa
qëllim, ishte zgjedhur ky kopësht, nga
ku u vunë në dukje investimet e kryera
nga Bashkia e Elbasanit për mirëqenien
e femijëve.Përveç vendosjes se kamera-
ve të sigurisë të cilat janë të instaluara
në çdo kopësht dhe çerdhe të qytetit, në
këtë kopësht së fundmi janë vendosur
edhe panelet diellore për të siguruar ujë
të ngrohtë pa ndërprerje dhe për të
kursyer energji.Bashkia e Elbasanit syn-
on që një investim të tillë ta zgjerojë në
të gjitha kopshtet dhe çerdhet e qytetit.
Çdo çerdhe dhe kopësht të qytetit,
Bashkia e Elbasanit synon ta bëjë sa më
të bukur, më të ngrohtë dhe më
mikpritës, ashtu siç e meritojnë fëmijët.
Në fund të vizitës së tij në Kopshtin nr.9
Sejdini uroi fëmijët dhe familjet e tyre
për një vit plot shëndet dhe lumturi.
Të nderuar qytetarë!
Të dashur bashkëqytetarë, me
rastin e Festave të Fundvitit
Bashkia Elbasan ju uron begati
dhe lumturi në familjet tuaja.
Viti 2015 le të jetë më i bukur
dhe më i shëndetshëm për të
gjithë ju. Ky vit le të jetë i
mbushur me dashuri në çdo
vatër familjare, por gjithashtu
le të urojmë që ky të jetë një vit
i madh edhe për qytetin tonë.
Vendime të rëndësishme pritet
t’i japin një tjetër pamje qytetit
tonë ashtu si 2014 pati ndry-
shime mjaft të mëdha. Këto
ndryshime do të ndikojnë edhe
në jetën tonë për ta bërë atë më
të bukur dhe më të
shëndetshme.
Të nderuar qytetarë, ju ftojmë të na ndihmoni për ta bërë më
të mirë, më cilësore dhe më të përgjegjshme punën tonë në
shërbimin tuaj. Jepni mendimin tuaj për zgjidhjen e
problemeve të qytetit. Ju ftojmë të na votoni në
www.elbasani.gov.al (e-Pjesëmarrje)
Zhvillohet në Elbasan
Konferenca Ndërk-
ombëtare e Albanalogjisë
faqe 2
Për 14 muaj, landfilli i ri do të jetë gati
Kryetari i Bashkisë ndan dhurata dhe uron
fëmijët për festat e fundvitit nga Kopshti nr.9
Mbyllet fushata sensi-
bilizuese kundër
dhunës në familje
faqe 4
Pjesë nga rregullorja
tip për administrimin e
bashkëpronësisë në
banesa
faqe 3 Vijon ne faqe 2
Dhjetor 2014 Faqja 2
Vijon nga faqe 1
Zhvillohet në Elbasan Konferenca Ndërkombëtare e Albanalogjisë
Konferenca Ndërkombëtare e Albanalogjisë i
zhvilloi punimet në ditën e saj të dytë në bibli-
otekën publike “Qemal Baholli” në Elbasan. Të
pranishëm në këtë eveniment ishin drejtues ndër
vite të institucioneve bibliotekare nga qytete të
ndryshme, përfaqësues të Universitetit të Arteve
dhe dashamirës të fushës së librit dhe bibliotekës.
Në edicionin e 9 të saj Konferenca Shkencore
Shqipëri-Kosovë mbante titullin “ Aftësimi në
Informacion përmes Teknologjive të Reja dhe
Komunikimit”, edicioni i nëntë. Dita e parë e
konferencës u zhvillua në Bibliotekën Kombëtare
në Tiranë dhe dita e dytë u zhvillua në Bibli-
otekën Publike “ Qemal Baholli” e zgjedhur si
biblioteka më e mirë dhe me arritje në Shqipëri.
U caktua Biblioteka e Elbasanit si bibliotekë
model, ku jo vetëm do të zhvillonte punimet kjo
Konferencë Shkencore, por edhe si biblioteka, e
cila kishte hapur e para zyrën e digjitimit të
vlerave të rralla, vlera që rradhisin bibli-
otekën ndër bibliotekat bashkëkohore, bib-
liotekë me sektorë, ku punohet për sistemi-
min e informacionit në shërbim të
komunitetit. Bibliotekat janë kujtesat
kombëtare dhe të komuniteteve dhe si të
tilla mbartin vlerat e të gjithë kombit. Infor-
macioni universal i bibliotekave është
zhvillimi i kulturës, arsimit, mirëqenies dhe
civilizimit të çdo kombi.
Në këtë konference u theksua rëndësia e
librit si vlerë kombëtare, i pakrahasueshëm me
internetin, me informacionin e shpejtë, por që
ikën shumë shpejt nga memoria njerëzore. Libri,
apo çdo material bibliotekar ka vlera shkencore
sepse përpara se të shohë dritën e botimit konku-
ron dhe aprovohet nga njerëz kompetentë, të
afirmuar dhe me vlera.
Kumtuesit dhanë arsye psë nxënësit duhet të
zgjedhin librin, pasi ai është vendi më i artë, është
e ardhmja, zhvillimi, mirëqenia dhe identiteti i
çdo populli që siç dihet ky identitet fillon me
shkrimin e secilit komb.
Konferenca shpalosi praktikat më të mira, ku u
vlerësua për punë shembullore Biblioteka Publike
“Qemal Baholli” duke u ndjekur nga Biblioteka e
Universitetit të Arteve, Tiranë, Biblioteka e Uni-
versitetit “ Aleksandër Mojsiu” Durrës etj
Temat shkencore të mbajtura nga profesionistë
shqiptarë e kosovarë si : Prof. Dr. Shaban Buza,
Dr. Etleva Domi, MSC. Aida Braho, Liridon
Zehaj, MSC. Enilda Kalo, MSC. Brunilda Tahiri,
Dr. Ramazan Vozga, Ramush Zeka, nga Prisht-
ina, MSC. Majlinda Toçi, Nexhmije Kastrati,
Flamur Maloku, në seancën e parë në Tiranë
përfunduan me diskutime.
Mbyllja e veprimtarive në Elbasan me eksperi-
encat më të mira, me vlerësimet shkencore nga:
MSC. Drita H. CANKJA, MSC. Miranda Baki-
asi, Erion Sulaj, MSC. Alketa Tiku, Genc Haxhi-
aj, Venera Alliaj qenë një shkëmbinm shkencor i
përvojave
Vizita në ambientet dhe sektorët e bibliotekës
Publike “Qemal Baholli” prekja me dorë e punës
së kësaj biblioteke bëri që Drejtori i Bibliotekës
Kombëtare të Prishtinës të vlerësojë maksimalisht
punën e shkëlqyer të Bibliotekës sonë të
mbështetur nga Bashkia si dhe nga bashkëjetesa
ndërmjet institucioneve shtetërore.
Vizita në Lagjen Kala duke shkelur rrugën
Egnatia, vizita në Muzeumin Etnografik bënë që
miqtë nga Kosova të largohen nga Elbasani me
përshtypjet më të mira për mikpritjen elbasanase
si dhe të shprehnin simpatinë e veçantë për Bash-
kinë e Qytetit tonë, e cila i ka ndryshuar pamjen
Elbasanit duke nxjerrë në pah vlerat historike dhe
traditat.
Investimet e Ndërmarrjes së Ujësjellësit që synojnë përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve.
Për të rritur shërbimin ndaj qytetarëve, Ndërmarrja e Ujësjellës Kanaliz-
imeve ka nisur inves-
timet në disa zona të
qytetit të cilësuara si më
problematike. Gjatë
muajit Shtator kjo
ndërmarrje u përball me
defekte të linjave të ujit
të pijshëm nga firmat e
kontraktuara për ndërti-
min e rrugës “Qemal
Stafa”. Shqetësimi i kri-
juar solli nevojën e investimit të menjëhershëm në linjat e ujit të pijshëm për
të parandaluar çdo ndotje të mundshme apo për të mos lejuar humbjet e ujit
në rrjet. Ky investim përfshiu linjat e ujit të pijshëm në rrugën “Qemal Sta-
fa”, nga stadiumi “Elbasan Arena” e deri tek shkolla “Jorgji Dilo” me një
gjatësi prej 1800 metra. Ky investim me vlerë rreth 17 milionë lekë ka rritur
dukshëm presionin, cilësinë dhe menaxhimin e furnizimit me ujë. Krahas
veprimtarisë bazë të prodhimit, shpërndarjes dhe mirëmbajtjes së rrjetit të
ujit të pijshëm, Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve i ka dhënë prioritet
investimeve. Në një kohë rekord u përgatit projekti për rikonstruksionin e
linjës DN 400 e furnizimit 24 orësh, e cila bën furnizimin e stacionit të
ndihmës të Haxhiasit dhe objekteve civile të rëndësisë së veçantë me tuba
plastikë. Ky investim me vlerë prej 88 milionë lekë pritet të ketë një impakt
pozitiv në uljen e humbjeve dhe kontrollin e manaxhimit të ujit në zonat ku
ai kalon. Ky investim pritet të përfundojë në mesin e muajit Janar
2015.Ndërkohë Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Elbasan ka filluar
punën për zëvendësimin e matësave ekzistues dhe vendosjen e 28 mijë
matësave inteligjentë me një fond prej 470 milionë lekë. Puna specifike për-
sa i përket anës sociale dhe implementimit parashikohet të përfundojë në
fund të vitit 2016. Në të njëjtën kohë ka filluar puna për sallën e kontrollit,
instalimin e sistemit të menaxhimit dhe sistemin e Billingut me fondin e
vënë në dispozicion. Këto të fundit pritet të përfundojnë në Janar të 2015.
Në të njëjtën kohë Ndërmarrja UK sh.a do të vazhdojë investimin në rikon-
struksionin e Pompave të Menglit, për instalimin e pompave të reja me kur-
sim energjie. Një investim i tillë do të bëjë të mundur rritjen e sistemit të
menaxhimit të matjeve në prodhim.Të gjitha investimet e sipërpërmendura
synojnë një gjë të vetme, përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve.
Miratohet vendimi për ndërtimin e landfillit
Revolucioni ambientalist sapo ka nisur në qytetin
tonë. Landfilli i ri që do të ndërtohet në Elbasan
do të vejë në zbatim fjalën e fundit të
teknologjisë, e cila për herë të parë përdoret në
Shqipëri. Impianti, jo vetëm që nuk do të emetojë
gazra të dëmshëm, por nga djegia e mbeturinave
do të prodhohet energji. Të gjithë qytetarët e
Elbasanit janë falenderues për një vendim të tillë
që më në fund do ta bëjë Elbasanin një qytet të
shëndetshëm.
Për 14 muaj, landfilli i ri do të jetë gati
Dhjetor 2014 Faqe 3
Të nderuar qytetarë, ju ftojmë të na ndihmoni për ta bërë më të
mirë, më cilësore dhe më të përgjegjshme punën tonë në
shërbimin tuaj. Jepni mendimin tuaj për zgjidhjen e problemeve
të qytetit. Ju ftojmë të na votoni në
www.elbasani.gov.al (e-Pjesëmarrje)
Denonco veprimet korruptive
në Bashkinë e Elbasanit dhe
institucionet në varësi të saj
Pjesë nga rregullorja tip për administrimin e
bashkëpronësisë në banesa 1.Cilat janë pjesët e ndërtesës në bash-
këpronësi?
Prona e përbashkët përfshin të gjitha
pjesët e ndërtesës, territorin, pajisjet,
mjedisin dhe objektet në shërbim të saj që
nuk janë dest inuar për përdorim individual
dhe nuk janë pronë publike, si truallin mbi
të cilin është ngritur ndërtesa, oborret e
rrethuara, parkimet, pishinat, gjelbërimin,
themelet, muret mbajtëse, çat inë, tarracën,
shkallët, sheshpushimet, ashensorët, ka-
limet, bodrumet, puset, pusetat, depozitat
e ujit dhe kaldajat.
Prona e përbashkët përfshin, gjithashtu,
pjesë të ndërtesës për përdorim të përbash-
kët, të cilat janë vendosur gjatë ndërt imit
ose më vonë, si kanalizime, kolona
shkarkimi, oxhakë, sisteme elektrike, hid-
raulike, gazi ose ngrohjeje që mund të ka-
lojnë nëpër pronën e përbashkët deri në
pikat e shpërndarjes në njësitë individuale.
2.Cilat janë organet që administrojnë
bashkëpronësinë në ndërtesat e banimit?
- Asambleja e bashkëpronarëve zakonisht
formohet nga pronarët e njësive të banimit
që përdorin një hyrje/shkallë/ashensor të
përbashkët. Anëtarësia në asamble
përbëhet nga pronarët e të gjitha njësive,
përfshirë krijuesin e bashkëpronësisë për
sa kohë ka në pronësi një apo më shumë
njësi.
- Kryesia zgjidhet nga votimi i gjithë
bashkëpronarëve në mbledhjen e parë dhe
përbëhet nga 1, 3 ose 5 anëtarë për ndërte-
sat deri në 50 njësi dhe 3, 5, ose 7 anëtarë
për ndërtesat mbi 50 njësi.
Kryesia ngarkohet të kryejë në emër e për
llogari të asamblesë të gjitha veprimet e
nevojshme për administrimin dhe
mirëmbajt jen e zakonshme të objekteve të
përbashkëta, përveç atyre që janë në kom-
petencë vetëm të asamblesë së bash-
këpronarëve.
Kryesia është përfaqësuese dhe mbrojtëse
e interesave të asamblesë përpara çdo pale
të tretë, përpara çdo instance të gjyqësorit
e çdo organi t jetër shtetëror.
- Asambleja mund të emërojë një kujdestar
për ndërtesën i cili mund të jetë njëri prej
bashkëpronarëve ose një person i jashtëm.
-Kujdestari mban kontaktet ndërmjet
shoqërisë administruese -administratorit
dhe asamblesë së bashkëpronarëve dhe
kryen shërbime të tilla si:
a) mbledhja e tarifës së administrimit,
b) njoft imi i defekteve në pjesët e për-
bashkëta,
c) evident imi i ankesave, shqetësimeve
dhe sinjalizimeve nga banorët dhe ia
përcjell ato, sipas rast it, asamblesë së
bashkëpronarëve ose administratorit,
d) si dhe detyra të tjera të caktuara rast
pas rast i nga asambleja.
Paga e kujdestarit caktohet nga asambleja
në përputhje me numrin e banorëve të
ndërtesës dhe volumin e punës që do të
kryejë.
Kontributet e bashkëpronarëve:
Të gjithë anëtarët e bashkëpronësisë janë
të detyruar të kontribuojnë në përpjesët im
me kuotën e pjesëmarrjes së tyre në bash-
këpronësi, me shpenzimet e nevojshme për
ruajt jen dhe shfrytëzimin e pjesëve të për-
bashkëta në një godinë banimi, për realiz-
imin e shërbimeve në interes të përbashkët
dhe për përmirësime të vazhdueshme sipas
vendimeve të asamblesë së bash-
këpronarëve, në interes të gjithësecilit dhe
sipas rregullave që vijojnë.
Asnjë nga bashkëpronarët, nëpërmjet
refuzimit të së drejtës për sendet e për-
bashkëta, nuk mund të refuzojë pagesën e
detyrimeve të tij.
Me qëllim përcakt imin e ndarjeve të
shpenzimeve për mirëmbajt je të
përditshme dhe të jashtëzakonshme, apo
rikonstruksionin e pjesëve të veçanta të
bashkëpronësisë, fakt i që njësia e banimit
është e pabanuar nuk përbën arsye për për-
jasht imin e pronarit të njësisë nga detyrimi
për të kontribuar.
Asambleja e bashkëpronarëve vendos
masën e kontribut it për familjet që nuk
banojnë për një kohë me të gjatë se 6
muaj, duke hequr, si rregull, ato shpen-
zime të cilat i përkasin shfrytëzimit të ob-
jekteve të përbashkëta si: furnizimi i kal-
dajës apo gjeneratorit me lëndë djegëse, a
të ngjashme si këto.
Njësitë që nuk janë të dest inuara për ba-
nim mund të jenë subjekt i një vendimi të
asamblesë për rrit jen e kontribut it për
shpenzimet lidhur me shërbimin e ash-
ensorit, pastrimit, ndriçimit të shkallëve
dhe pjesëve të tjera të përbashkëta të cilat
shfrytëzohen prej tyre.
-Mirëmbajtja e tarracës së përbashkët:
Të gjithë bashkëpronarët kontribuojnë për
mirëmbajt jen e tarracës së përbashkët.
Vendosja e depozitave të ujit në tarracën e
përbashkët lejohet vetëm nëse kon-
struksioni mbajtës i tarracës e lejon një
gjë të tillë dhe vetëm me mirat im të shu-
micës së asamblesë së bashkëpronarëve,
pas shqyrt imit të raportit që përgatitet nga
specialistë të licencuar në fushën e
ndërtimit.
Në objektet ekzistuese, në tarracat e të
cilave janë vendosur depozita uji, asam-
bleja e bashkëpronarëve mund të kërkojë
mendimin e ekspertëve të fushës mbi
qëndrueshmërinë e tarracës.
Pronarët e njësive të banimit që kanë ven-
dosur depozitat e ujit, antena apo pajisje të
tjera individuale, në tarracat e përbash-
këta, detyrohen të riparojnë dëmtimet e
tarracës, të shkaktuara nga lëvizjet e tyre,
punimet e kryera, rrjedhja e ujit, apo
shkaqe të tjera.
Dalja në tarracë kontrollohet vetëm nga
administratori.
Dhjetor 2014 Faqe 4
Mbyllet fushata sensibilizuese kundër dhunës në familje
Në kuadër të mbylljes së fushatës 2 javore kundër
dhunës në familje në qytetin e Elbasanit u
mblodh Komiteti Drejtues për të evidentuar
problematikat e këtij fenomeni shqetësues për
shoqërinë shqiptare.
Në këtë takim morën pjesë drejtues të njësive
vendore, përfaqësues të policisë, prokurorisë
dhe shoqatave që kanë në fokus çështjet
gjinore.
Risi gjatë këtij viti është konsideruar fakti se
fushata ka ardhur nën emërtimin “Djemtë dhe
burrat pjesë e zgjidhjes“ duke e fokusuar
vëmendjen tek meshkujt meqenëse në shu-
micën e rasteve janë ata që demonstrojnë dhunë.
Në këtë linjë është punuar për ndërgjegjësimin e
tyre në lidhje me këtë fenomen të dëmshëm për
familjen dhe të gjithë shoqërinë.
Komiteti Drejtues Kundër Dhunës në Familje
kërkoi gjithëpërfshirjen e organeve dhe mekaniz-
mave për të vepruar si një trup i vetëm për paran-
dalimin e këtij fenomeni, pasi në këtë mënyrë
lufta ndaj tij dhe mundësitë e parandalimit do të
jenë më të mëdha.
Barazia në shoqëri nuk mund të qëndrojë vetëm
në fjalë, por në veprime konkrete dhe e gjithë
shoqëria së bashku mund ta përballojë këtë sfidë.
Të pranishmit bënë përgjegjëse për këtë fenomen
shoqërinë patriarkale, e cila sipas tyre vazhdon të
jetë prezente edhe në ditët e sotme.
Një sërë investimesh të rëndësishme të kryera
gjatë këtij viti i kanë dhënë një
tjetër pamje qytetit të Elbasanit.
Elbasani pësoi një ndryshim
rrënjësor të infrastrukturës së tij.
Miliona dollarë investime të
akorduara nga qeveria shqiptare
për Elbasanin i kanë dhënë një
tjetër pamje qytetit duke e
lehtësuar gjithashtu edhe jetën e
qytetarëve. Pamja e jashtme e
qytetit, ajo që e bën më të bukur
dhe më mikpritës ishte e
pakuruar për vite me radhë.
Kështu u vendos që fasadat e
pallateve në Bulevard dhe rrugët
kryesore të suvatohen dhe lyhen. Aktualisht janë
riparuar fasadat e pallateve në pothuajse të gjitha
rrugët e qytetit duke i dhënë një pamje më të
bukur ambientit që ne frekuentojmë çdo ditë.
Janë më shumë se 29 mijë banorë që kanë
përfituar nga ky investim. Dhe nëse do të shohim
shifrat, janë lyer rreth 71 mijë m2 fasada dhe
banesa kolektive dhe janë suvatuar rreth 7 mijë
m2 sipërfaqe.
Por investimet me të rëndësishme dhe që prekin
direkt jetën e qytetarit janë ndërhyrjet për
zgjerimin, sistemin e kanalizimeve, ndriçimin
dhe shtrimin e akseve rrugore.
Në këtë kuadër u investua në "Qemal Stafa",
segmeti nga shkolla "Jorgji Dilo" deri tek rotonda
e postës. Në këtë aks është asfaltuar një sipërfaqe
prej 5600 m2 rrugë dhe 7060 m2 trotuar me
pllaka. Por rrugës "Qemal Stafa", ashtu si edhe
pjesëve të tjera të qytetit nuk do t'i mungojnë
edhe hapësirat e gjelbëra. Në të gjitha rrugët ku
është investuar nuk është lënë pas dore në asnjë
rast gjelbërimi.
Konkretisht në këtë aks ka 1995 m2 siperfaqe të
gjelbër. Nga ky investim përfitojnë 12 144 banorë
dhe 973 nxënës.
Gjithashtu një tjetër projekt
është asfaltimi dhe sistemimi
i rrugës "Qemal Stafa", nga
kryqëzimi tek Posta deri tek
kryqëzimi me rrugën
"Rinia". Po në këtë rrugë
vijoi puna nga kryqëzimi i
rrugës "Rinia" me rrugën
"Kasem Sejdini" si dhe i
rrugëve lidhëse ndërmjet
bulevardit "Aqif Pasha" dhe
rrugës "Qemal Stafa".Një
tjetër pamje mori edhe rruga
e "Re", nga kryqëzimi i
rrugës "28 Nëntori" deri në kryqëzimin me
rrugën "Rinia".Po ashtu një komunitet prej
rreth 20 mijë banorësh prek investimin në
rrugën "Lef Nosi", vazhdimi deri në unazën
veriore. Në këtë aks rrugor u mbollën më
shumë se 60 pemë që jo vetëm i shtojnë
bukurinë kësaj zone, por do t'i japin edhe
frymëmarrje.Por edhe periferia e qytetit ka
pasur zhvillimet e saj të rëndësishme në
drejtim të investimeve të këtij viti. Kështu,
vijoi puna me projektin e Unazës Veriore,
segmeti A-B, ku përveç ndërtimit të
rrugëve dhe trotuareve u investua edhe në
sistemin e ndriçimit. Në lagjen "Emin
Matraxhiu" u punua për rikonstruksionin
dhe sistemim asfaltimin e rrugëve "Hysen
Bakalli" dhe "Ali Zyma".Një tjetër risi e gjetur
nga Bashkia e Elbasanit është vendosja e
ndriçimit Led në rrugët "Aqif Pasha", "Qemal
Stafa" dhe "Thoma Kalefi". Nga ky investim
përfitojnë rreth 56 mijë banorë. Një ndriçim i tillë
kursen energjinë, çka do të thotë më pak para për
ndriçim, më shumë investime për qytetarët.Nisur
nga shqetësimi i banorëve, Bashkia e Elbasanit,
gjatë këtij viti investoi në sistemimin e
kanalizimeve të ujërave të zeza në lagjen
"Maji".Një investim mjaft i madh për Elbasanin
qe edhe ndërtimi i stadiumit kombëtar "Elbasan
Arena" i cili bëri që qyteti i Elbasanit të dëgjohet
dhe lobohet në të gjithë botën. Një gjë e tillë
pritet t'i sjellë Elbasanit jo vetëm më shumë
turistë, por edhe më tëpër sipërmarrës që do të
investojnë dhe shumë më tepër punë për biznesin,
sidomos restorante dhe hoteleri.Por të tjera
investime dhe punë të rëndësishme për
shndërrimin e qytetit na presin vitin e ardhshëm.
Tashmë specialistët e Bashkisë kanë përgatitur
projektet për të cilat do të kërkohen
financime.Për investimet e ardhshme Bashkia e
Elbasanit është kujdesur të prekë zonat që kanë
nevoja më emergjente, por edhe ato pjesë të cilat
japin impakt pozitiv të shpejtë në jetën e
qytetarëve.
Viti 2014 për qytetin e Elbasanit u mbyll me investime të mëdha
Dhjetor 2014 Faqe 5
Mbledhja e Këshillit Bashkiak për muajin Dhjetor 2014
1.Dhënia e ndihmës ekonomike për muajin Dhjetor 2014.
2.Dhënia e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë dhe fondi i kush-
tëzuar.
3.Dhënia e pagesës për aftësinë e kufizuar.
4.Miratimi i bursave të studentëve që ndjekin vitin e parë Akademik shkollor
2014 – 2015.
5.Miratimi i rregullores së brendshme të Q.E.A.
6.Informacion për nxjerrjen jashtë përdorimit të aseteve të Q.E A.
7.Informacion mbi zbatimin e projektit " Pilot" në qytetin e Elbasa-
nit , realizimi dhe pengesat që keni patur.
8.Dhënie ambienti në përdorim pa pagesë UKE – sh.a.
9.Miratimi i paketës fiskale për vitin 2015.
10.Dhënien me qira të një ambienti në konviktin e shkollës së mesme "Ymer
Tola ".
11.Mbyllje proçedure privatizimi për banesat shtetërore.
Mbledhja e Këshillit Bashkiak për muajin Dhjetor u karakterizua nga debate
të cilat lindën për shkak të miratimit jo të drejtë, siç e cilësuan të gjithë
këshilltarët, të bursave për studentët e vitit të parë, të cilët do të ndjekin stu-
dimet në universitetet publike.
Mbështetur në VKM 710 datë 29.10.2014, Drejtoria Arsimore Rajonale i
akordoi Bashkisë së Elbasanit vetëm 5 bursa nga 40 të cilat ishin të përcak-
tuara për të gjithë rrethin. Por ky vendim ndeshi në kundërshtimin e
këshilltarëve sipas të cilëve një numër kaq i vogël bursash nuk mund t’i jepet
Bashkisë e cila ka 53 % të popullësisë së të gjithë rrethit dhe 50% të
gjimnazeve.
Pa asnjë përjashtim, këshilltarët bashkiakë kërkuan rishikimin e këtij vendi-
mi, duke vënë në dyshim edhe mënyrën e shpërndarjes së bursave. Ata
kërkuan nga DAR Elbasan këshillim me njësitë vendore, gjë që është e
përcaktuar edhe në ligj. Këshilltarët arsyetuan se DAR e vetme mund të
përcaktojë vetëm ekselencën e nxënësve, por nevojitet këshillimi me njësitë
vendore për kriteret e tjera siç janë gjendja ekonomike, statusi i tyre familjar
apo largësia e shkollës nga vendbanimi.
Këshilltarët vendosën t’i drejtohen me një shkresë edhe Ministrisë së Arsimit
në lidhje me këtë çështje, në mënyrë që çdo maturant i cili plotëson kriteret
të mos përjashtohet nga e drejta e përfitimit të bursës.
Të nderuar qytetarë, ju ftojmë të na
ndihmoni për ta bërë më të mirë,
më cilësore dhe më të përgjegjshme
punën tonë në shërbimin tuaj.
Jepni mendimin tuaj për zgjidhjen e
problemeve të qytetit. Ju ftojmë të
na votoni në
www.elbasani.gov.al (e-Pjesëmarrje)
Për t'i dhënë zgjidhje problemeve që kanë të bëjnë me përcaktimin e
kujdestarisë dhe të vendosjes në institucionet rezidenciale të personave që
kanë nevojë për kujdes familjar apo rezidencial, Bashkia Elbasanit mblodhi
për herë të parë Komisionin e Vlerësimit të Nevojave dhe Vendosjes në
Institucionet Rezidenciale të Shërbimeve Sociale dhe të kujdestarisë.Ky
komision do të shqyrtojë rastet e evidentuara nga Drejtoria e Kujdesit
Social apo edhe të referuara pranë kësaj drejtorie nga institucione dhe
aktorë të tjerë lokalë apo në nivel qendror.Komisioni i cili është pa kosto
financiare ka për qëllim t'i japë zgjidhje problemeve që kanë të bëjnë me
përcaktimin e kujdestarisë dhe të vendosjes në institucionet rezidenciale
duke i rekomanduar Drejtorisë së Kujdesit Social në Bashkine Elbasan
proçedurat që duhen ndjekur për çdo rast.Bashkia e Elbasanit ka qenë
gjithmonë e ndjeshme ndaj problemeve sociale, sidomos ato që kanë të
bëjnë me individë në nevojë, ndaj dhe ky vendim erdhi si domosdoshmëri
për t'i ndihmuar këta persona.
Atmosfera e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri ka
disa ditë që është ndjerë në qytetin e Elbasanit.
Kjo duket në dekorin e qytetit, i cili është
zbukuruar me pemë dhe simbolet tradicionale që
paralajmërojnë ardhjen e festave të fundvitit.
Ndriçimi i qytetit si dhe trafiku i rënduar nga
ardhja e emigrantëve në ditët e fundit të vitit, dhe
shumë këmbësorë të cilët rendin në tregjet dhe
supermarketet e qytetit për blerjet e fundit,
mjaftojnë për të kuptuar se të gjithë do të festojnë
këtë traditë që ka lënë gjurmë të thella edhe në
kulturën tonë shqiptare. Bashkia e Elbasanit ka
vendosur pemën e Vitit të Ri në qendër të
qytetit, por jo vetëm kaq, muret e lashtë të
Kalasë nisin të ndriçojnë sapo errësira mbulon
qytetin. E gjithë qendra e qytetit është zbukuruar
me drita dekorative dhe shumë ngjyrëshe, që
paralajmërojnë ardhjen e festave. Në mbrëmje
rreth pemës së Vitit të Ri mblidhen me dhjetra
fëmijë të shoqëruar me prindër, për të bërë fotot
të cilat i ruajnë si kujtim të albumet e tyre.Një
shtëpisë e babagjyshit të Vitit të Ri si edhe një
tortë me drita, ide e specialistëve të bashkisë, të
fton të qëndrosh dhe të shijosh këtë bukuri që
ndodh vetëm dhjetë ditët e fundvitit. Në këtë
fund viti, është bërë traditë që qytetarët të
shpenzojnë shuma parash për konsum, por nuk
mungojnë edhe dhurata e shumta që i
shkëmbejnë me njëri tjetrin, në veçanti fëmijëve.
Mblidhet për herë të parë Komisioni i Vlerësimit të nevojave
Magjia e atmosferës së ndërrimit të viteve
Për informacione , sugjerime dhe letrat tuaja drejtohuni në Drejtorinë e Politikave të Zhvillimit Ekonomik.
Bashkia Elbasan : E-mail :bashkiaelbasan@elbasani.gov.al, bashkiaelbasan@yahoo.com
December 2014 Page 6
The decision of the Albanian government for the
construction of a new land field is with no doubts
one of the most important decisions taken any-
time for this city. The new land field will be con-
structed in Dampë of Tec, and it will give an ev-
erlasting end to the area of the heavy pollution
that was caused by the existing land field and
mainly from the burning of the garbage.
This is one of the biggest decisions, but also one
of the most touchable for all the citizens, because
it will impact directly in the disappearing of a
good part of sicknesses that had their source in
the cancer gases that were produced by this land
field. According to the specialists from the actual
land field are delivered in air great quantities of
carbon monoxide, carbon dioxide, nitrogen and
sulfur oxides, soot particles and dioxins, last ones
carcinogenic. The new land field is predicted to
be within the EU norms, mean while the particle
of soot and dioxins which are considered carcino-
genic will be eliminated.
This decision without any doubt is a decision
pushed by the continuous voices of the munici-
pality of Elbasan about the environmental emer-
gency, which was the subject of every local gov-
ernment meeting. Finally the voices and the
twelve years alarms got the answer and made
possible for the anxiety to come to an end. The
environmental revolution just started in our city.
The new land field that will be constructed in the
city of Elbasan, it will put in the implementation
the last word of technology, which is being used
for the first time in Albania. The plant not only
will not produce harmful gases, but also from the
burning of garbage, energy will be produced. All
the citizens of Elbasan are thankful for such deci-
sion that will make Elbasan a healthy city.
It starts a new area for Elbasan without pollution. It is approved the decision of constructing of a new land field.
The mayor of Elbasan Mr. Qazim Sejdini made his wishes for the end of the
year holidays from the kinder garden no 9 in the city. The choice of this
kinder garden was done purposely, on order to be shown the investments
done by the municipality of Elbasan for the well being of the children. Apart
of putting high security cameras that are installed in every kinder garden
and nursing home in the city, in this kinder garden lately are put solar panels
in order to offer warm water all the time and saving energy also. The munic-
ipality of Elbasan aims to expand such investment in all the kinder garden
and nursing homes of the city. The municipality of Elbasan aims that every
nursing home and kinder garden to be more beautiful, warmer and more
welcoming, as the children deserve. At the end of his visit in the kinder gar-
den no 9 Sejdini wished the children and their families a year full of health
and happiness
The mayor gives presents and wishes the children for the end of the year holidays from the kinder garden no 9
The second day of international conference of
Albanology was organized in the public library
“Qemal Baholli” in Elbasan. Present in this event
were library leaders through the years from dif-
ferent cities, representatives of arts University
and fans of the field of books and libraries.In its
9th edition the scientific conference Albania –
Kosovo was named “Training in information
through new technologies and communication”,
ninth edition. The first day of the conference
took place in the national library in Tirana and
the second day took place in the public library
“Qemal Baholli”, selected as the best library with
achievement in Albania. It was signed the library
of Elbasan as a model library, where not only
where would take place the scientific conference,
as well as the library that had opened the first
office of digitalization of rare values, values that
list the library of Elbasan through the most con-
temporary libraries, library with sectors, where
work is being done to put the information in or-
der in the service of the community.The libraries
are national and community memories and as
such they keep the values of the entire nation.
The universal information of the libraries is the
development of culture, education, well being
and civilization of every nation. In this confer-
ence it was emphasized the importance of the
book as a national value, incomparable with in-
ternet, the fast information, but that leaves fast
the human memory. The book as well as every
library material has scientific values, because
before it gets published, it competes and ap-
proves from component, affirmed and valuable
people.The speakers gave the reason why the stu-
dents should select the book, because is the gold-
en place, the future the development, the well
being and the identity of every people and as it is
known this identity starts with the writing of eve-
ry nation.The conference showed the best prac-
tices, where the public library “Qemal Baholli”
was evaluated for its good work, followed by the
library of Arts University in Tirana, the library of
“Aleksandër Mojsiu” University in Durrës etc.
The scientific topics studied by Albanian and
Kosovo professionals like Prof. Dr. Shaban
Buza, Dr. Etleva Domi, MSC. Aida Braho, Liri-
don Zehaj, MSC. Enilda Kalo, MSC. Brunilda
Tahiri, Dr. Ramazan Vozga, Ramush Zeka from
Prishtina, MSC. Majlinda Toçi, Nexhmije Kas-
trati, Flamur Maloku,in the first session were
closed with discussions.The closing of the activi-
ties in Elbasan with the best experiences, scien-
tific evaluation from MSC. Drita H. CANKJA,
MSC. Miranda Bakiasi, Erion Sulaj, MSC. Al-
keta Tiku, Genc Haxhiaj, Venera Alliaj were a
scientific exchange experience. The visit made in
the environments and sectors of “Qemal
Baholli” public library, touching the work done
by this library made that the director of the na-
tional library of Prishtina gave his highest appre-
ciation for the great work of our library support-
ed by the municipality as well as from the coex-
istence through the state institutions.The visit in
Kala neighborhood, walking in via Egnatia, the
visit in ethnographic museum made possible that
the guest from Kosovo left Elbasan with best im-
pressions for the Elbasan welcoming as well as
to express their special sympathy for our munici-
pality that has changed the view of Elbasan by
showing the historical and traditional values.
It takes place the international conference of Albanology