Martiret shqiptare

Post on 19-Jul-2015

125 views 9 download

Transcript of Martiret shqiptare

Lindi në Brozzo-Marcheno, Brescia nëItali, më 19 tetor 1899. U shugurua meshtar në Romë, më 9 korrik 1922. U diplomua në filozofi dhe teologji. Në 1928 dërgohet në Shqipëri dhe që nga 1945 ai qe rektor i Seminarit Papnor dhe zëvendës provincial në shoqërinë jezuite. U arrestua më 31 dhjetor 1945.U pushkatua më 4 mars 1946 nëShkodër. Ka qenë gjithmonëkundër fashizmit.Fjalët e tij të fundit ishin: “Rroftë Krishti Mbret, i fal persekutuesit!”.

Lindi në Shkodër, më 27 korrik 1907. Shkollën e mbaroi tek françeskanët (Shkodër). Vazhdoi studimet në Itali për teologji, nëuniversitetin e Lovanios, studioi filozofi në Belgjikë; dhe në Sorbonë të Parisit mori doktoratin.U shugurua meshtar, më 15 mars 1931. Ishte profesor i filozofisë në liceun “Illyricum” të françeskanëve (Shkodër). U arrestua para studentëve të tij gjatëorës së mësimit, në janar të 1946 dhe u pushkatua më 4 mars 1946. Fjalët e tij të fundit ishin: “Rroftë Krishti Mbret, i falim armiqtë tanë!”.

Lindi në Shkodër, më 26 Shkurt 1911. Shkollën e mesme e mbaroi tek françeskanët, teologjinë në Bresha (Itali). U shugurua meshtar më 29 qershor në Pistoia (Itali), dhe Meshën e parë e kremtoi më 30 qershor 1936. U arrestua më 9 tetor 1946, sepse organet e sigurimit donin të dinin se çfarë i kishte thënë në rrëfim një person politik. U torturua, por nuk tha asgjë. U dënua me vdekje, më 18 janar 1947, por pas pak ditësh dënimi iu shndërrua në burgim të përjetshëm. Vdiq nëburgun e Burrelit, më 04 prill 1954.

Lindi në Janjevë (Kosovë), më 20 shkurt 1879. Pas shkollës fillore, erdhi në Shqipëri në familjen rregulltare të Fretërve Minorë, në Kuvendin e Troshanit (Lezhë), ku bëri noviciatin. Vazhdoi studimet filozofike në Parmë(Itali) gjatë viteve 1896-1901. U shugurua meshtar, më 21 shtator 1901. Gjatë viteve 1905-1907 ka qenëfamullitar në Arqipeshkvninë e Shkodrës. Gjatë viteve 1907-1912 u emërua rektor i shenjtërores së shën Antonit të Gjakovës (Kosovë). U martirizua në Janosh afër Gjakovës, më 7 mars 1913, se nuk pranoi të bëhej prift ortodoks.

Lindi në Shkodër, më 2 tetor 1881. Studimet e filozofisë i mbaroi në Schwaz dhe të teologjisë në Graz (Austri). U shugurua meshtarmë 25 mars 1904. Ka qenë provin-cial i françeskanëve në Shqipëri nga viti 1943 deri në vdekje. Më 15 nëntor 1946 u arrestua me akuzën e rreme se kishte fshehur armë nën altarin e Shën Antonit në kishën françeskane të Shkodrës. U pushkatua më 11 mars 1948, tek varrezat e Rrmajit. Fjalët e tij tëfundit: “Rroftë Krishti Mbret! RroftëPapa! Rrofshin Katolikët! RroftëShqipnia! Ua bajmë hallall gjyqit dhe atyne që do të shtijnë mbi trupat tonë tëpafajshëm!”

Lindi në Janjevë (Kosovë), më 25 prill 1893. Ishte famullitar në Lezhë, kur u arrestua dhe u torturua pas një takimi, që bënë françeskanët në Lezhë për arsye ekonomike, të cilit organi i sigurimit donte t’i jepte kuptim politik. Vdiq në Lezhë ndër tortura, më 11 maj 1947, pasi ia kishin futur thonjtë në fyt, duke i bërë që t’i dilnin venat nga fyti. Infermierja Marie Ndoja, që e mjekonte në mo-mentet e agonisë, e varrosi fshehtazi nën një ulli të oborrit tëkuvendit, e pas dëshmisë së saj, janëgjetur eshtrat e tij më 16 shtator 1994 dhe sot pushojnë në muret e kishës françeskane të Zojës Nunciatënë Lezhë.

Lindi në Shllak (Shkodër), më 2 tetor 1894. Në fillim studioi tek françeskanët nëShkodër, liceun e kreu në Salisburg dhe studimet filozofike dhe teologjike nëInsbruk (Austri). Ai dha mësim Latinsht, Greqisht në kolegjin “Illyricum” nëShkodër. Ishte një ndër mitologët më tëmirë shqiptarë; ishte shkrimtar dhe pianist. Pati një kulturë të gjerë letrare dhe muzikore. Në 1946 u arrestua nëRubik dhe vdiq ndër tortura, para se tëdënohej, më 2 dhjetor 1946 në Shkodër. E lidhën me tela të ndryshkur, dhe kështu vdiq nga tetanozi. Ka vdekur “in odium fidei”.

Lindi në Shkodër, më 19 korrik 1900. Kreu studimet në fillim te franҫe-skanët në Shkodër, pastaj në Graz (Austri), teologjinë në Pescia (Itali) dhe në Romëku edhe u shugurua meshtar, më 25 korrik 1924. Ka qenë provincial i françeskanëve në periudhën 1938-1941, u bë guardian i kuvendit të Shkodrës nga viti 1944 deri në vdekje. U arrestua me akuzën e rremë se kishte marrëpjesë në vendosjen e armëve nën altarin e kishës së Shën Antonit. Fjalët e tij të fundit: “Rrotë Krishti Mbret! I fal armiqtë e mi! Shqipëria nuk vdes me ne!”. U pushkatua më 11 mars 1948, jashtë mureve të varrezave.

Lindi në Blinisht (Zadrimë), më 2 dhjetor 1906. Hyri në Shoqërinë e Jezusit, kreu nëTorino studimet e filozofisë dhe të teologjisëdhe u shugurua meshtar në Kieri (Itali), më15 korrik 1938. U rikthye në Shqipëri dhe dha mësimin e latinishtes, greqishtes dhe matematikës në Seminarin Papnor, ku në1945 ai u bë Rektor. Meshtar shumë i ndershëm dhe i zellshëm, e mbi të gjitha për formimin e seminaristëve, me të cilët ishte shumë i afërt dhe i gatshëm.U arrestua bashkë me Atë Faustin, u dënua me vdekje dhe u pushkatua më 4 mars 1946.U torturua në mënyrë çnjerëzore.Fjalët e tij të fundit qenë: “Rroftë Krishti Mbret, i fali armiqtë e mi!”.

Lindi në Shkodër, më 22 mars 1897. Shkollën e mesme e kreu te franceskanët, ndërsa teologjinë nëGraz (Austri). U shugurua meshtar në Genova (Itali), më 24 korrik 1921. Shërbeu në zonat më të vështira malore: Theth, Brigje të Hotit dhe Gomsiqe. Pati një shpirt të madh sakrifice.U arrestua në Shkodër në 1947. U dënua me burgim të përjetshëm dhe 20 ditë pas vendimit vdiq nga kanceri në burgun e Shkodrës,më 16 prill 1950. Eshtrat e tij pushojnë në kishën françeskane të Shkodrës.

Lindi në Wrocław (Poloni) më 2 dhjetor 1896. Kreu studimet teologjike në Bosnje dhe u shugurua meshtar në Shkodër, më14 Qershor 1925.U transferua në Shkodër si misionar. Organizoi grupin rinor “Viribus Unitis”. Hapi një shkollë për fëmijët më të më-dhenj se dhjetë vjeç. Luftoi me ngulm gjakmarrjen duke gjetur një zgjidhje tëkrishterë. Ia kushtoi vetveten formi-mit tëklerikëve. U arrestua në Shko-dër më 14 Shkurt 1946. Gjatë gjyqit deklaroi: “nuk më vjen keq aspak se po vdes bashkëme vëllezërit e mi, sepse, për sa kam mundur, kam kon-tribuar edhe unë me ju, për të mirën tuaj dhe të fesë sëKrishtit”.U pushka-tua më 18 korrik 1946 në Shkodër.

Lindi në Vrnavokollë (Kosovë), më 12 Maj 1921. Shkollën e mesme e kreu në Seminarin Papnor në Shkodër. Në vitin 1938 shkoi në Romë nëKongregatën Propaganda Fide ku kreukursin e filozofisë dhe studioi teologji nëUniversitetin Gregorian. U shuguruameshtar, më 19 mars 1944. Në vitin 1946 u kthye në atdhe. Në vitin1948 u arrestua dhe iu nënshtruashumë torturave: u la për 15 netë e ditëpara një muri, ku e lagnin vazhdimisht. Vdiq në Arqipeshkvinë e Shkodrës, përshkak të torturave, në pranverë të vitit1948.

Lindi në Kthellë (Mirditë),më 26 korrik 1908. Në 1920 filloi shkollën në Seminarin Papnor tëShkodrës, studimet filozofike dhe teologjike i kreu në Travnik (Bosnje) ku u diplomua në vitin 1931. U shu-gurua meshtar më 26 prill 1932.Ka qenë sekretar i Arqipeshkvit tëDurrësit. Më vonë ka qenë famullitar i Durrësit. Iu kërkua të tregontetë fshehtat e rrëfimit, por edhe pse u torturua në mënyrë çnjerëzore, ai nuk e bëri. U arrestua në Durrës, më 18 maj 1947 dhe u pushkatua më 9 mars 1948 në plazhin e Durrësit. Ia mbuluan trupin me pak rërë, por ia zbuluan qentë .

Lindi në Mal të Jushit (Shkodër), më 5 shkurt 1920. Mësimet e para i mbaroi në Seminarin e Shko-drës, ndërsa studimet filozofike dhe teologjike i kreu pranë “Pro-paganda Fide” në Romë ku u shugurua meshtar, më 19 mars 1944. Pasi u kthye në atdhe u emërua zëvendës famullitar i Shkodrës, dhe në 1947 u thirr në shërbimin ushtarak nëPërmet, ku pas disa muajsh, më 10 mars 1947 u arrestua si spiun i Vatika-nit. Pas torturave tëtmerrshme u pushkatua më 28 mars 1947,në Përmet, përpara ushtarëve tëregjimentit dhe i shkelur prej fanatikëve, derisa dha shpirt nën këmbët e tyre të përgjakura.

Lindi në Mali Kolaj (Velipojë), më 16 nëntor 1917. Studioi në Seminarin Papnor në Shkodër dhe më pas studimet filozofike dhe teologjike në“Propaganda Fide” në Romë. U shugurua meshtar në Castel Gandolfo (Romë), më 20 dhjetor 1942. Kremtoi meshën e parë më 21 dhjetor 1942, në Gjenacan. Shërbeu në Pulaj-Velipojë, Dajç të Bregut të Bunës dhe në Mal i Kolajve. Dërgoi jashtë shtetit listën e meshtarëve të pushkatuar e për këtë u arrestua, më 7 nëntor 1958.U dënua me vdekje, më 27 prill 1959. Në gjyq ripërtëriu me guxim shpalljen e tij të fesë katolike dhe paditi padrejtësitë e regjimit komu-nist. U pushkatua, më 12 maj 1959.

Lindi në Shkodër, më 21 janar 1891. Shkollën e mesme e kreu nëSeminarin Papnor të Shkodrës, gjithashtu edhe filozofinë, ndërsa teologjinë në Insbruk (Austri). U shugurua meshtar në Primiz (Austri), më 3 gusht 1919. Duke u rikthyer nëatdhe nga Marsi 1920, shërbeu si famullitar i Gimaj –Shalë, Bogë, Prekal dhe Kir, Shirokë dhe Rrenc, Gurë i Zi. U arrestua në vitin 1945 në Shirokëdhe më pas u lirua. Përsëri u arrestua në Rrenc të Gurit të Zi në tetor të 1947, u burgos në burgun e Shkodrës. Vdiq ndër tortura para se të gjykohej, më 30 prill 1948.

Lindi në Shkodër, më 22 shkurt 1917. Studimet e para i kreu te françeskanët, pastaj kaloi nëSeminarin Papnor të Shkodrës, ku studioi për teologji. Dhe në fund ka studiuar në Propaganda Fide nëRomë. U shugurua meshtar, më 24 shkurt 1943 në Shkodër. Ka shërbyer si famullitar në Bushat (Shkodër). U arrestua më 12 nëntor 1947 dhe u dënua me 10 vjet burg, sepse ishte antikomunist, ishte prift katolik dhe sepse ishte intelektual. Vdiq, më 12 maj 1948 për shkak të torturave. Trupin e tij ia dorëzuan të vëllait, por pak më vonë policia shkoi dhe e mori trupin e pajetë nga shtëpia e të vëllait.

Lindi në Dajç të Zadrimës (Lezhë), më26 mars 1893. Studimet e para i mbaroi në Seminarin Papnor tëShkodrës. Në 1912 filloi studimet nëRomë, më vonë në Francë dhe Austri. U shugurua meshtar më 4 gusht 1919. Ka qenë kundërshtar i qeverisë sëmbretit Zog e për këtë u arrestua më26 dhjetor 1926. Më 19 shkurt 1927 u dënua me vdekje dhe u var më 5 mars 1927. Fjalët e tij të fundit “Po vdes i pafajshëm. Rroftë Krishti Mbret! RroftëKisha Katolike! Rroftë Papa, Ati ynë! Rroftë Shqipëria dhe shqiptarët e vërtetë!”

Lindi në Shkodër, më 7 korrik 1890. Studimet e para i kreu në kolegjin françeskan, pastaj studioi filozofi dhe teologji në Seminarin Papnor tëShkodrës, ku u shugurua meshtar, më29 maj 1915. Shërbeu në zonën e Mirditës si famullitar, pastaj në Gziq tëMirditës ku ndërtoi një kishë dhe në1936 hapi shkollën e parë. Ishte i respektuar për zellin e tij baritor dhe për dëshminë e tij deri në martirizim. Në1946 u dërgua në Kallmet, ku në vitin 1949 u arrestua. Pas shumë torturash vdiq në burgun e Lezhës, më 12 shtator 1949, para se të gjykohej. Eshtrat e tij pushojnë në varrezat e Rremajt në Shkodër.

Lindi në Worringen (Gjermani), më 2 gusht 1906. Kreu shkollën e mesme nëSt. Wendel, filozofinënë St. Augustin dhe teologjinë nëMölding, Viena. Qe famullitar nëKthellë, nga 1938 shërbeu në Perlat (Mirditë), dhe nga 1943 në Jubë tëDurrësit deri ne arrestimin e tij qëndodhi në Shkurt 1945. U dënua me dy vjet burg në Tiranë: në burgun e veçantë të kriminelëve të luftës. U pushkatua, ndërsa e detyronin t’ia mbathte më 16 nëntor 1946, sepse ishte prift dhe për më tepër ishte gjerman. Fjalët e fundit: “Jam i lumtur që po vdes, sepse shqiptarët do mëkujtojnë gjithmonë si meshtar të besimit në Krishtin.”

Lindi në Shkodër, më 2 shtator 1892. Kreu të gjitha studimet në Seminarin Papnor tëShkodrës dhe dy vitet fundit të teologjisë në Insbruk (Austri). U shugurua meshtar, më 29 maj 1915. Ka qenë kapelan i ushtrisë, zv/famullitar nëShkodër, famullitar në Pulaj (Velipojë) dhe më pas në Sheldi. Ka qenë kancelar dhe sekretar i Arqipeshkvit të Shkodrës. Mëvonë ka shërbyer në Beograd dhe nëZvicër. Ka qenë orator i aftë, shumëi përgatitur në shkencat njerëzore dhe hyjnore. Pasi u kthye në Shqipëri u arrestua në Sheldi në dhjetor të vitit 1944. U dënua me vdekje në Shkodër më 30 janar 1945. Tmerrësisht dhe barbarisht i torturuar, u pushkatua në Tiranë, më 5 mars 1945. Ka qenë prifti i parë që u vra nga komunistët.

Lindi më 1 mars 1891, në Gurëz.Studimet e para edhe ato filozofike i kreu në Seminarin Papnor tëShkodrës, ndërsa teologjinë nëInsbruk (Austri). U shugurua meshtar, më 24 prill1916. Ka qenë famullitar i Bogës, Shkrelit dhe Mazrekut. U arrestua në Bogë dhe u burgos nëKoplik, më 7 korrik 1948. Policia e detyroi të sillej përreth famullisë së tijsi trofe. E vranë pa gjyq duke e futurtë gjallë në gropën e ujrave të zeza tëburgut të Koplikut , më 26 dhjetor1948 bashkë me Dom Pjetër Çunin.

Lindi në Shkodër, më 24 janar 1896. Prej shkollës fillore deri në meshtari studioi në seminare të ndryshme tëPiemontes, në kolegjet Skarnafixhi dhe Sarkana. U shugurua meshtar më 12 mars 1921 në Saluco, Itali. U kthye në Shqipëri dhe filloi tëshërbejë në ipeshkëvinë e Sapës, si famullitar në Dardhë, Shllak, Koman, Dush dhe në Naraç, ku u akuzua dhe u arrestua si spiun i Vatikanit, më 8 dhjetor 1946. Për të terrorizuar popullin, u pushkatua në Shelqet (Shkodër) në praninë e fshatarëve, më 24 janar 1947.

Lindi në Samrish - Shkodër,më 1 tetor 1933. Shkollën fillore e kreu në Dajç të Bregut të Bunës, kurse studimet e tjera tek famulli-tari Pjetër Gruda. U shugurua meshtar nëkatedralen e Shkodrës, më 8 dhjetor 1961. Ka qenë famullitar i Stajkës deri në 1967. Pas mbylljes së Kishave, ka zhvilluar fshehtazi shërbesën e tij nëfshatra e qytete. Kërkoi strehim nëish-Jugosllavi, por u tradhëtua dhe iu dorëzua, në nëntor 1968, komunistëve shqiptarë, të cilët e burgosën në Shkodër. Iu bë gjyqi nëDajç dhe u pushkatua në prill të 1969.

Lindi në Shën Gjergj (Pulaj), më 10 korrik 1909. Shkollën e mesme e kreu në Seminarin e Shkodrës, kurse teologjinë në Bobbio (Geno-va), ku edhe u shugurua meshtar më 21 mars 1942. Ka qenë famullitar i Oroshit dhe Kalivarit, edhe sekretar i Imzot Frano Gjinit. U arrestua në vitin 1947 nëKalivar (Shën Pal), Mirditë. U burgos në Shën Pal. E torturonin dhe i kër-konin të mallkonte Jezu Krishtin dhe ai bërtiste: “Rroftë Jezu Krishti!”. Ata vazhduan disa ditë me torturat derisa ai vdiq në Shën Pal të Mirditës në vitin 1947. Trupi i tij u hodh në një kanal dhe u shqye nga qentë.

Lindi në Beltojë, më 9 maj 1935. U përgatit në filozofi dhe në teologji privatisht nga Ipeshkvi i Shkodrës, Imzot Ernest Çoba, prej të cilit nëShkodër u shugurua meshtar më 8 dhjetor 1961. Ka qenë famullitar i Dajçtë Bregut të Bunës dhe i Barbullushit. Pas mbylljes së kisha-ve në mars 1967, pa marrë para-sysh ndalesat e regjimit, shkonte nga një fshat nëtjetrin, duke ofruar me guxim shërbimin e tij baritor. U arrestua në Beltojë, më 19 prill 1973. U torturua në mënyrë shtaza-rake, por rezistoi me heroizëm.U dënua me 7 vjet, por gjatë gjyqit foli kundër diktatorit Enver Hoxha, e për këtë u dënua me pushkatim, më 10 shkurt 1974.

Lindi në Nënshat, më 31 korrik 1887. Studimet filozofike dhe dy vite teologjike i kreu në seminarin Papnor të Shkodrës. Në Insbruk (Austri), bëri edhe dy vite të tjera teologjie. U shugurua meshtar më 21 shtator 1911 në Shkodër. Ka qenë famullitar nëKoman, Nënshat, Laç i Vaut të Dejës, Pistull dhe Plezhë. U arrestua më 8 dhjetor 1946 ndërsa kremtonte Meshën e She-njtë. U dënua me 30 vjet burg, por u paralizua në vitin 1953 dhe u lirua në 1954. U kthye në Pistull dhe banoi në njëkantinë të qelës. Vdiq më 22 prill 1958.

Lindi në Shkodër, më 3 nëntor 1892. Studioi në Seminar Papnor tëShkodrës, kurse teologjinënë Insbruk (Austri). U shugurua meshtar në Shkodër, më 24 prill 1916. Shkroi shumë drama. Ka qenë sekretar i Arqipeshkvit tëShkodrës, zv/famullitar i katedrales nëShkodër, famullitar në Mal tëBarbullushit, në Bogë, në Shkrel dhe në Sheldi. U arrestua në Sheldi, sepse kishte ndihmuar fshehtazi Dom Lazër Shanton dhe u burgos në Shkodër, më 4 shkurt 1945. Ka qenë i pari meshtar që u pushkatua nga komunistët në Shkodër, më 25 mars 1945.

Lindi në Shkodër, më 9 korrik 1914. Shkollën fillore dhe liceun i kreu nëSeminarin Papnor të Shkodrës, kurse teologjinë në Kongregatën Propaganda Fide (Romë), ku edhe u shugurua meshtar, më 23 mars 1940. Shërbeu si famullitar më parë në Shkrel, Rrjoll dhe Reç-Lohe. U arrestua në Rrjoll, u burgos nëKoplik, më 27 korrik 1948. U akuzua pse kishte përkthyer enciklikën “Rerum Novarum” të Papa Leone XIII. Egërsisht i torturuar, u fut për së gjalli në gropën e ujrave të zeza të burgut, ku vdiq më 26 dhjetor 1948. Ka qenëgjithmonë i paluhatshëm kundër diktaturës.

Lindi në Ferizaj (Kosovë), më 24 dhjetor 1898. Studioi në fillim në Shkodër, pastaj në Graz, dhe në Insbruk të Austrisë dhe më vonë në Romë, ku u shugurua meshtar, më 13 maj 1921. Në Kosovë ka qenëfamulliar i Ferizaj dhe Novosellë. NëShqipëri shërbeu në Zhejë, në Gurëz dhe në Tiranë.U arrestua në Tiranë, më 28 tetor 1946 dhe u dënua me 20 vjet burg, por ai kreu vetëm 17 i mbyllur në burgun e Burrelit. U lirua më 2 Maj 1963. Pas mbylljes sëkishave u dërgua në Gurëz, ku u arrestua përsëri më 11 Qershor 1970 dhe u dënua me vdekje, sepse kishte pagëzuar njëfëmijë. U pushkatua më 29 shtator 1971, dhe eshtrat e tij nuk janë gjetur akoma sot.

Lindi në Shkodër , më 20 shkurt 1886. NëShkodër kreu shkollën e mesme dhe studimet filozofike i kreu në Seminarine Shkodrës, kurse teologjinë në “Propa-ganda Fide” (Romë). U shugurua meshtar në Durrës, më 28 qershor 1908. Ka qenësekretar dhe zëvendësi i Ipeshkëvit tëDurrësit. Më 28 tetor 1930 u shugurua Ipeshkëv i Durrës-Mirditës dhe më vonë u bë delagat Apostolik i Shqipërisë dhe më 4 janar 1946 u transferua në Alesio (Lezha e sotme). U arrestua më 15 nëntor 1946 si “spiun i Vatikanit”. Edhe ndër tortura nuk pranoi formimin e një kishe të ndarë nga Selia e Shenjtë dhe për këtë u pushkatua,më 11 mars 1948. Fjalët e tij të fundit qenë: “Rroftë Krishti Mbret! Shqipëria do të jetojëedhe nëse ne vdesim”.

Lindi në Shkodër, më 24 maj 1874. Nëfillim studioi në kolegjin saverian tëShkodrës. Në vitin 1891 hyri nëShoqërinë e Jezusit, në Portoré di Fiume, ku vazhdoi studimet e tij.U shugurua meshtar në Goricia (Itali), më 8 prill 1906. Njihte disa gjuhë tëhuaja. Ka përkthyer në italisht librin e famshëm të Atë Gjergj Fishtës “Lahu-ta e Malcisë”. Pati shumë detyra në Itali. Shkoi si kapelan i shqiptarëve nëKostandinopoli. U kthye në atdhe dhe shërbeu si famullitar i Durrësit dhe i Vlorës. U arrestua në Durrës , më 25 mars 1946 dhe u torturua çnjerëzisht. Për ta torturuar edhe më shumë, e futën në çmendinën e Durrësit, ku vdiq pas njëmartirizimi të ngadalshëm, më 5 nëntor 1951.

Lindi në Shkodër, më 4 shtator 1885. Kreu të gjitha studimet pranë etërve minorë në Shkodër, ndërsa teologjinënë Salisburg (Austri), ku u shugurua meshtar, më 19 mars 1908. Ka qenëdrejtor i shtypshkronjës dhe i kolegjit, si dhe Guardian i Kuvendit tëShkodrës dhe epror provincial. Më 19 mars 1936 u shugurua Ipeshkëv i Sapës e më 26 qershor 1940 u emërua Arqipeshkëv i Durrësit. Refuzoi të themelonte një kishë tëndarë nga Roma. U arrestua më 19 maj 1947 dhe më 24 dhjetor u dënua me 20 vjet burg, ku vdiq nga infrakti i shkaktur nga torturat, më 19 mars 1949.

Lindi në Ndërfushaz (Rrëshen-Mirditë), më 12 mars 1928. Shkollën e mesme e kreu tek Motrat Stigmatine në Shkodër. Lutej shumë dhe ishte shumë guximtare dhe e vendosur, shumë e bukur dhe e ditur, kishte be-sim të madh. Ajo ishte mësuese dhe përfitonte në shkollë tëshpjegonte doktrinën e krishterë. U akuzua se kishte komplotuar kundër sekretarit të partisë komuniste. U arrestua dhe u torturua në Shkodër, më11 gusht 1949. Kriminelët komunistë, u munduan në të gjitha mënyrat për ta korruptuar, por ajo rezistoi heroikisht. Përdorën një dhunë barbare: e futën nënjë thes, lakuriq, bashkë me një mace. Vdiq në spitalin e burgut në Shkodër, më24 tetor 1950.

Lindi në Rranxa të Bushatit (Shko-dër), më 30 shtator 1919. Shkollën e mesme e kreu në Shkodër dhe pastaj vazhdoi studimet në Semi-narin tëShkodrës. Ishte seminarist dhe frekuentonte vitin e tretë të teologjisë, kur themeloi organizatën klandestine “Bashkimi Shqiptar” që kishte si qëllim të reagonte kundër diktaturës, e cila donte të shkatë-rronte besimin dhe kishën. Eprorët e tij nuk dinin asgjë. Kur u zbulua nga regjimi në 1945, u arrestuan dhe u dënuan me vdekje ai dhe eprorët e tij. U pushkatua, më 4 mars 1946, duke thënë: “Rroftë Krishti Mbret dhe i fal armiqtë”. E ëma kur mori vesh lajmin e vdekjes tha: “Tani, Marku im, u bë prift”.

Lindi në Elbasan, më 23 shtator 1912. Studimet e parë i kreu në seminarin “Benedikti XV”, në Grotaferrata (Itali). Studimet e filozofisë dhe teologjisë i kreu në universitetin ‘Angelicum’ nëRomë, ku u shugurua meshtar, më 1 dhjetor 1935. Erdhi në Shqipëri në1936, dhe qe famullitar në Elbasan, Korçë dhe Berat. Në 1944 ka qenëpërgjegjës i kishës greko-katolike nëShqipëri. U arrestua në 1946 në Korçë, sepse ishte prift katolik, dhe në 1947 u dënua me 5 vjet burg dhe me punë tëdetyruar në Korçë dhe në Maliq. Vdiq në Maliq i varrosur i gjallë në kënetën ku kishte rënë, i lodhur nga puna, më26 tetor 1948.

Lindi në Prizren (Kosovë), më 2 qershor 1887, ishte i afërm me Nënë Terezën. Erdhi në Shqipëri në vitin 1906, për tëjetuar si një regulltar jezuit i thjeshtë. Ka studiuar në Itali. Ka qenë katekist, mësues në shkollën fillore, drejtor i korit, teatrit dhe shtypshkronjës, gjithashtu administrator i revistave “Lajmëtari” dhe “Leka”. Njihte pesëgjuhë të huaja. Pas arrestimit të atëFaustit dhe Dajanit bëhet udhëheqja shpir-tërore e jezuitëve. U arrestua nëvitin 1946 në Gjuhadol, në Kuvendin e Fretërve, që të tregonte sekretet e jezuitëve. Pësoi tortura të tmerrshme dhe vdiq më 31 tetor 1947.

Lindi në Iballë (Pukë), më 13 gusht 1916. Ka kryer vetëm katër klasat e fillores. Ishte i martuar dhe punonte si blegtor dhe shitës. Ai i ndihmonte shumë të varfërit. Kundërshtoi që nga fillimi regjimin komunist që ishte kundër besimit të krishterë duke marrëpjesë në organizatën “Bashkimi shqiptar”. U arrestua në Shkodër, më24 dhjetor 1945, ku u dënua me vdekje, më 22 shkurt 1946. Në emër të Krishtit që ndryshoi jetën e tij, ai luftoi dhe vdiq mes torturave çnjerëzore, duke e ditur se linte gruan, tre vajza dhe një motër. U pushkatua në moshën 30 vjeçare, në shtator tëvitit 1946.

Lindi në Shosh (Dukagjin), më 2 shtator 1925. Në fillim studioi me françeskanët, më vonë në Semi-narin e Shkodrës. Ka qenë oficer ushtarak në Spitalin e Shkodrës dhe anëtar i organizatës politike “Bashkimi Shqiptar”. U arrestua në Shkodër, më4 dhjetor 1945. U dë-nua me 25 vjet burg që iu kthyen në dënim me vdekje, më 22 shkurt 1946. U torturua në mënyrë çnjerë-zore dhe u pushkatua në Shkodër më 4 mars 1946. Fjalët e tij të fundit: “Thuani babait tim: të më falë për të gjithëdhimbjen që i shkaktova familjes sime! I fal të gjithëata që më dënuan padrej-tësisht. Rroftë Shqipëria! Rroftë Krishti Mbret! Poshtë komunizmi!

Lindi në Vuthaj (Shkodër), më 2 shkurt 1919. Në fillim ka studiuar te françe-skanët dhe më vonë në Seminarin e Shkodrës. Ka punuar si sekretar i spitalit ushtarak të Shkodrës dhe ndërlidhës mes qytetit dhe malit.Ka qenë anëtar i organizatës politike “Bashkimi Shqiptar”. U arrestua më 3 dhjetor 1945, sepse ishte kundër komunizmit dhe ishte thellësisht fetar.I duroi torturat me një guxim të madh. U dënua me vdekje dhe u pushkatua bashkëme Atë Gjon Shllakun, Atë Giovanni Fausti dhe Atë Daniel Dajani, më 4 mars 1946. Fjalët e tij të fundit: “. I fali ata që kanëmundur të më bëjnë keq, më kanë dënuar me vdekje, e ata që do të mëpushkatojnë”. Lavdi Krishtit Mbret! RroftëShqipëria!