Krijimi i Web Faqes i Web Faqes.pdf · Krijimi i Web Faqes Krijimi i web faqes së zbrazët Gjatë...

Post on 29-Jul-2020

5 views 0 download

Transcript of Krijimi i Web Faqes i Web Faqes.pdf · Krijimi i Web Faqes Krijimi i web faqes së zbrazët Gjatë...

Krijimi i Web Faqes

Krijimi i web faqes së zbrazët

Gjatë startimit të Front Page do të fitojmë një web faqe të zbrazët e cila emërtohet new_page_1.html.

Krijimi i web faqes së zbrazët bëhet në disa mënyra:

1. File,New dhe në panelin e punëve zgjedhim Blank page. 2. Kombinimi i tasteve Ctrl+N 3. Vegla New që gjendet në shiritin Standard.

Krijimi i Web faqes prej shablloneve (Templates) Për krijimin e web faqes përmes shablloneve duhet të zgjedhim opsionon File dhe

nënopsionin New pastaj në panelin e punëve zgjedhim More page templates…

Pastaj hapet dritarja Page templates ku kemi mundësi që të zgjedhim llojin e shabllonit

Pasi të zgjedhim llojin e shabllonit shtypim pullën OK dhe do të hapet ajo web faqe.

Krijimi i Web faqeve përmes magjistarit (Wizard) Krijimi i web faqes përmes magjistarit bëhet duke zgjedhur opsionin File, New pastaj në panelin e punëve zgjedhim More page templates…

Pastaj hapet dritarja Page templates ku zgjedhim Form Page Wizard

Pasi të shtypim pullën OK atëherë aktivizohet magjistari ku duhet të ndjekim disa hapa

Faqja e parë e magjistarit ku jepet një sqarim. Shtypim pullën Next dhe kalojmë në hapin tjetër.

Në këtë hap duhet të definojmë pyetjen. Futja e pyetjeve bëhet me tastin Add.

Këtu zgjedhen të dhënat hyrëse. Pra, zgjedhet pyetja që do të paraqitet Dhe mund të shënohet teksti i pyetjes. Shtypim Next dhe kalojmë në hapin tjetër

Ketu na jepet mundësia që të vertetojmë katrorin para të dhënave që dëshirojmë të na ëaraqiten në web faqe. Shtypim Next dhe kalojmë në hapin tjetër

Në këtë hap prap mund të shtojmë ndonjë pyetje përmes të njejtës procedur që e ndjekëm më herët. Shtypim Next dhe kalojmë në hapin tjetër

Në këtë hap kemi mënyrën e prezentimit të pyetjes: Paraqitja në formë të paragrafit, Si liste e numëruar, Si listë e panumruar dhe Si listë e definicioneve. Shtypim Next dhe kalojmë në hapin tjetër

Wizardiofron mundësinë e ruajtjes në web faqes, në tekst fajll ose si GCI script. Po ashtu duhet plotësuar dhe emrin e fajllit Shtypim Next dhe kalojmë në hapin tjetër

Në fund duke shtypur tastin Finish në faqen e ardhshme e urdhërojmë Front Page-in ta krijojë faqen.