Post on 26-Oct-2019
KOMBET EBASHKUARA
Tribunali Ndërkombëtar përNdjekjen Penale të PersonavePërgjegjës për Shkelje të Rëndatë së Drejtës Humanitare Ndërkombëtaretë Kryera në Territorin eish-Jugosllavisë prej Vitit 1991
IT/213/Rev. 36
08 gusht 2005
ORIGJINALI:Anglisht dhe frengjisht
IT/218 08 gusht 2005
RREGULLORJA E PROCEDURËS DHE E PROVAVE
RPErev36.doc./jh/re 08 gusht 20052
RREGULLORJA E PROCEDURËS DHE E PROVAVE
(Miratuar më 11 shkurt 1994)(Ndryshuar më 5 maj 1994)
(Ndryshuar më tej më 4 tetor 1994)(Ripunuar më 30 janar 1995)(Ndryshuar më 3 maj 1995)
(Ndryshuar më tej më 15 qershor 1995)(Ndryshuar më 6 tetor 1995)
(Ndryshuar më tej më 18 janar 1996)(Ndryshuar më 23 prill 1996)
(Ndryshuar më 25 qershor dhe 5 korrik 1996)(Ndryshuar më 3 dhjetor 1996)
(Ndryshuar më tej më 25 korrik 1997)(Ripunuar më 12 nëntor 1997)(Ndryshuar më 10 korrik 1998)(Ndryshuar më 4 dhjetor 1998)(Ndryshuar më 25 shkurt 1999)(Ndryshuar më 2 korrik 1999)
(Ndryshuar më 17 nëntor 1999)(Ndryshuar më 14 korrik 2000)
(Ndryshuar më 1 dhe 13 dhjetor 2000)(Ndryshuar më 12 prill 2001)
(Ndryshuar më 12 korrik 2001)(Ndryshuar më 13 dhjetor 2001)(Përfshihet IT/32/Rev. 22/Corr.1)
(Ndryshuar më 23 prill 2002)(Ndryshuar më 12 korrik 2002)(Ndryshuar më 10 tetor 2002)
(Ndryshuar më 12 dhjetor 2002)(Ndryshuar më 24 qershor 2003)(Ndryshuar më 17 korrik 2003)(Ndryshuar më 12 dhjetor 2003)
(Ndryshuar më 6 prill 2004)(Ndryshuar më 10 qershor 2004)(Ndryshuar më 28 korrik 2004)(Ndryshuar më 8 dhjetor 2004)(Ndryshuar më 11 shkurt 2005)(Ndryshuar më 11 mars 2005)(Ndryshuar më 21 korrik 2005)
RPErev36.doc./jh/re 08 gusht 20053
PËRMBAJTJA
KAPITULL
PJESA E PARË DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Rregulla 1 Hyrja në fuqiRregulla 2 PërkufizimeRregulla 3 GjuhëtRregulla 4 Mbledhjet jashtë Selisë së TribunalitRregulla 5 Mospërfillja e RregulloresRregulla 6 Ndryshimi i RregulloresRregulla 7 Tekstet autentike
PJESA E DYTË PËRPARËSIA E TRIBUNALIT
Rregulla 7 bis Mospërmbushja e detyrimeveRregulla 8 Kërkesë për informacionRregulla 9 Kërkesë e Prokurorit për lënien e kompetencësRregulla 10 Kërkesa zyrtare për lënien e kompetencësRregulla 11 Mospërmbushja e kërkesës për lëniën e kompetencësRregulla 11 bis Pezullim i aktakuzës në rastin e procedurave para gjykatave kombëtareRregulla 12 Vendimet e gjykatave të shteteveRregulla 13 Non bis in idem
PJESA E TRETË ORGANIZIMI I TRIBUNALIT
Seksioni 1 Gjykatësit
Rregulla 14 Deklarata solemneRregulla 15 Përjashtimi i gjykatësveRregulla 15 bis Mungesa e një gjykatësiRregulla 16 DorëheqjaRregulla 17 Përparësia
Seksioni 2 Kryesia
Rregulla 18 Zgjedhja e KryetaritRregulla 19 Funksionet e KryetaritRregulla 20 NënkryetariRregulla 21 Funksionet e NënkryetaritRregulla 22 Zëvendësimet
Seksioni 3 Funksionimi i brendshëm i Tribunalit
Rregulla 23 ByrojaRregulla 23 bis Këshilli BashkërenduesRregulla 23 ter Komiteti QeverisësRregulla 24 Mbledhjet plenare të TribunalitRregulla 25 Datat e seancave plenare
RPErev36.doc./jh/re 08 gusht 20054
Rregulla 26 Kuorumi dhe Votimi
Seksioni 4 Dhomat
Rregulla 27 RotacioniRregulla 28 Gjykatës kujdestarë dhe Gjykatës për shqyrtim të aktakuzaveRregulla 29 Kuvendimi
Seksioni 5 Sekretaria
Rregulla 30 Emërimi i sekretaritRregulla 31 Emërimi i zëvendëssekretarit dhe personelit të SekretarisëRregulla 32 Deklarata solemneRregulla 33 Funksionet e SekretaritRregulla 33 bis Funksionët e zëvendëssekretaritRregulla 34 Seksioni i Viktimave dhe i DëshmitarëveRregulla 35 ProcesverbaletRregulla 36 Libri i Evidencës
Seksioni 6 Prokurori
Rregulla 37 Funksionet e ProkuroritRregulla 38 Zëvendësprokurori
PJESA E KATËRT HETIMET DHE TË DREJTAT E TË TË DYSHUARVE
Seksioni 1 Hetimet
Rregulla 39 Zhvillimi i hetimeveRregulla 40 Masat e PërkohshmeRregulla 40 bis Transferimi dhe ndalimi paraprak i të dyshuarveRregulla 41 Mbajtja e informacionitRregulla 42 Të drejtat e të dyshuarve gjatë hetimitRregulla 43 Incizimi i marrjes në pyetje të të dyshuarve
Seksioni 2 Mbi Avokatin Mbrojtës
Rregulla 44 Emërimi, kualifikimet dhe detyrat e avokatit mbrojtësRregulla 45 Caktimi i avokatëve mbrojtësRregulla 45 bis Personat e ndaluarRregulla 46 Sjellja e pahijshme e avokatit
PJESA E PESTË PROCEDURAT PARAGJYQËSORE
Seksioni 1 Aktakuzat
Rregulla 47 Paraqitja e aktakuzës nga prokuroriRregulla 48 Të bashkakuzuaritRregulla 49 Lidhja e KrimeveRregulla 50 Ndryshimi i aktakuzësRregulla 51 Tërheqja e aktakuzës
RPErev36.doc./jh/re 08 gusht 20055
Rregulla 52 Shpallja publike e aktakuzësRregulla 53 MosnxjerrjaRregulla 53 bis Dorëzimi i aktakuzës
Seksioni 2 Urdhra dhe autorizime
Rregulla 54 Rregull e përgjithshmeRregulla 54 bis Urdhra që u drejtohen shteteve për nxjerrjen e dokumenteveRregulla 55 Përmbarimi i fletarrestimeveRregulla 56 Bashkëpunimi i shteteveRregulla 57 Procedura pas arrestimitRregulla 58 Dispozitat shtetërore për ekstradimRregulla 59 Mospërmbarimi i një fletarrestimi apo urdhri transferimiRregulla 59 bis Dërgimi i fletarrestimeveRregulla 60 Publikimi e aktakuzësRregulla 61 Procedura në rastin e mospërmbarimit të një fletarrestimi
Seksioni 3 ` Procedura paraprake
Rregulla 62 Paraqitja e parë e të akuzuaritRregulla 62 bis Shprehje të fajësisëRregulla 62 ter Procedura për Marrëveshjen e Shprehjes së FajësisëRregulla 63 Marrja në pyetje e të akuzuaritRregulla 64 ParaburgimiRregulla 65 Lirimi i përkohshëmRregulla 65 bis Konferenca të herëpashershme për gjendjenRregulla 65 ter Gjykatësi paragjyqësor
Seksioni 4 Sjellja e provave
Rregulla 66 Publikimi nga prokuroriRregulla 67 Publikimi shtesëRregulla 68 Publikimi i materialit shfajësues dhe materialeve të tjerë përkatësRregulla 68 bis Mospërmbushja e detyrimeve për publikimRregulla 69 Mbrojtja e viktimave dhe e dëshmitarëveRregulla 70 Përjashtime nga detyrimi i publikimit
Seksioni 5 Deponimet
Rregulla 71 DeponimetRregulla 71 bis Dëshmi permes një lidhjeje të konferencës në video
Seksioni 6 Mocionet
Rregulla 72 Mocionet paraprakeRregulla 73 Mocione të tjera
Seksioni 7 Konferenca
Rregulla 73 bis Konferenca paragjyqësoreRregulla 73 ter Konferenca para mbrojtjes
RPErev36.doc./jh/re 08 gusht 20056
PJESA JESA E GJASHTËË PROCEDURROCEDURAT PARA DHOMAVE TË GJYQIT
Seksioni 1 Dispozitat e përgjithshme
Rregulla 74 Amicus CuriaeRregulla 74 bis Ekzaminim mjekësor i të akuzuaritRregulla 75 Masa për mbrojtjen e viktimave dhe të dëshmitarëve
Rregulla 76 Deklarata solemne e përkthyesveRregulla 77 Përbuzja e TribunalitRregulla 77 bis Pagim i gjobaveRregulla 78 Seancat e hapuraRregulla 79 Seancat e mbylluraRregulla 80 Mbikëqyrja e proceduraveRregulla 81 Protokollet e procedurave dhe të provave
Seksioni 2 Paraqitja e çështjes
Rregulla 82 Gjyqet e përbashkëta dhe të ndaraRregulla 83 Mjetet e shtrëngimit
Rregulla 84 Deklarata fillestareRregulla 84 bis Deklarata e të akuzuaritRregulla 85 Paraqitja e provaveRregulla 86 Argumentet përfundimtareRregulla 87 KuvendimeRregulla 88 [e fshirë]
Rregulla 88 bis [e fshirë]
Seksioni 3 Rregullat e provave
Rregulla 89 Dispozita të përgjithshme
Rregulla 90 Dëshmi e dëshmitarëve
Rregulla 90 bis Transferimi i një dëshmitari të ndaluar
Rregulla 91 Dëshmia e rreme pas deklaratës solemneRregulla 92 Pohime të fajësisëRregulla 92 bis Vërtetimi i fakteve përveç me prova gojoreRregulla 93 Prova të një mënyre konsekuente të sjelljesRregulla 94 Shënim juridikRregulla 94 bis Dëshmi e dëshmitarëve ekspertëRregulla 94 ter (e fshirë)
Rregulla 95 Përjashtimi i provave të caktuara
Rregulla 96 Prova në raste të dhunës seksualeRregulla 97 Marrëdhëniet e privilegjuar midis avokatit dhe klientit
RPErev36.doc./jh/re 08 gusht 20057
Rregulla 98 Kompetenca e Dhomave për të urdhëruar paraqitjen e provaveshtesë
Seksioni 4 Aktgjykimi
Rregulla 98 bis Mocion për dhënien e gjykimit të pafajësisë
Rregulla 98 ter AktgjykimiRregulla 99 Statusi i personit të shpallur i pafajshëm
Seksioni 5 Dënime dhe ndëshkime
Rregulla 100 Procedura e dënimit pas një shprehjeje të fajësisëRregulla 101 Ndëshkime
Rregulla 102 Statusi i të gjykuarit
Rregulla 103 Vendi i burgimitRregulla 104 Mbikëqyrje e burgimitRregulla 105 Kthimi i pronësRregulla 106 Dëmshpërblimi i viktimave
PJESA E SHTATJESA E SHTATË PROCEDURAT E APELIT
Rregulla 107 Dispozitat e përgjithshmeRregulla 108 Njoftimi për apelRregulla 108 bis Kërkesë e shtetit për rishqyrtimRregulla 109 Dosje për apelinRregulla 110 Kopjet e dosjes së apelitRregulla 111 Parashtresa e apeluesitRregulla 112 Parashtresa e respondentitRregulla 113 Përgjigje në parashtresën e respondentitRregulla 114 Data e seancësRregulla 115 Prova shtesëRregulla 116 [e fshirë]Rregulla 116 bis Procedura e shpejtuar e apelitRregulla 117 Gjykimi i apelitRregulla 118 Statusi i të akuzuarit pas apelit
PJESA JESA E TETË PROCEDURAT E RISHQYRTIMIROCEDURAT ERISHQYRTIMIT
Rregulla 119 Kërkesë për rishqyrtimRregulla 120 Shqyrtimi paraprakRregulla 121 ApeleRregulla 122 Kthimi i çështjes para Dhomës së Gjyqit
RPErev36.doc./jh/re 08 gusht 20058
PJESA E NËNTËNTË FALJA DHE LEHTËSIMI I DENIMITËNIMIT
Rregulla 123 Njoftim nga shtetetRregulla 124 Vendimi i kryetaritRregulla 125 Standarde të përgjithshme për falje ose lehtësim dënimi
PJESA E DHJETË KOHA
Rregulla 126 Dispozita të përgjithshmeRregulla 126 bis Afati për Dhënien e Përgjigjeve për MocioneRregulla 127 Ndryshimi i afateve
RPErev36.doc./jh/re 08 gusht 20059
PJESA E PARË
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Rregulla 1
Hyrja në fuqi
Kjo Rregullore e Procedurës dhe e Provave, e miratuar në bazë të Nenit 15 të Statutit të
Tribunalit, hyn në fuqi më 14 mars 1994.
Rregulla 2
Përkufizime
(A) Përveç nëse konteksti e kërkon ndryshe, në këtë Rregullore termet e mëposhtme do të kenë
këto kuptime:
Rregullore: Rregullorja e Procedurës dhe e Provave në fuqi;
Statut: Statuti i Tribunalit, miratuar nga Këshilli i Sigurimit me rezolutën 827 të datës
25 maj 1993;
Tribunal: Tribunali Ndërkombëtar për Ndjekjen Penale të Personave Përgjegjës për
Shkelje të Rënda të së Drejtës Humanitare Ndërkombëtare të Kryera në
Territorin e ish-Jugosllavisë prej Vitit 1991, themeluar nga Këshilli i Sigurimit
me rezolutën 827 të datës 25 maj 1993.
***
I akuzuar: personi kundër të cilit një apo më shumë pika të aktakuzës janë konfirmuar në
përputhje me Rregullën 47;
Gjykatës
ad litem: gjykatësi i emëruar në bazë të Nenit 13 ter të Statutit;
RPErev36.doc./jh/re 08 gusht 200510
Gjykatës i
përhershëm: gjykatësi i zgjedhur apo emëruar në bazë të Nenit 13 bis të Statutit;
Arrestim: ndalimi i një të dyshuari apo të akuzuari, në bazë të një fletarrestimi apo sipas
Rregullës 40;
Byro: trup i përbërë nga kryetari, nënkryetari dhe gjykatësit kryesues të Dhomave të
Gjyqit;
Mbrojtje: i akuzuari, dhe/apo përfaqësuesi juridik i të akuzuarit;
Hetim: të gjitha veprimtaritë që i ndërmerr prokurori në pajtim me Statutin dhe
Rregulloren për mbledhjen e informatave dhe të provave, qoftë para apo pasi
aktakuza është konfirmuar;
Palët: prokurori dhe mbrojtja;
Kryetar: kryetari i Tribunalit;
Prokuror: prokurori i emëruar në bazë të Nenit 16 të Statutit;
Rregullime: dispozitat e formuluara nga Prokurori në bazë të nënrregullës 37 (A) me qëllim
të drejtimit të veprimtarisë së Zyrës së Prokurorit;
Shtet: (i) shtet anëtar ose joanëtar i Kombeve të Bashkuara;
(ii) entitet i njohur me kushtetutën e Bosnjës dhe Hercogovinës, dmth.
Federata e Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Republika Srpska; ose
(iii) një entitet i vetëshpallur që de fakto ushtron funksione qeveritare, qoftë i
njohur apo jo si shtet;
I dyshuar: person për të cilin prokurori ka informacion të besueshëm që priret të dëftojë se
personi mund të ketë kryer ndonjë krim që është nën juridiksionin e Tribunalit;
RPErev36.doc./jh/re 08 gusht 200511
Veprim: numër veprimesh apo mosveprimesh që shfaqen si një ndodhi ose një sërë
ndodhish, në të njëjtin vend apo në vende të ndryshme e që bëjnë pjesë në një
skemë, strategjie ose plani të përgjithshëm.
Viktimë: person ndaj të cilit pandehet të jetë kryer një krim, mbi të cilin ka juridiksion
Tribunali.
(B) Në këtë Rregullore gjinia mashkullore do të përfshijë edhe femëroren si dhe njëjësi shumësin,
dhe anasjelltas.
Rregulla 3
Gjuhët
(A) Anglishtja dhe frengjishtja janë gjuhë pune të Tribunalit ndërkombëtar.
(B) I akuzuari ka të drejtë të përdorë gjuhën e vet.
(C) Persona të tjerë që paraqiten përpara Tribunalit, përveç si avokatë, të cilët nuk kanë njohuri të
mjaftueshme të asnjërës prej të dy gjuhëve të punës, mund ta përdorin gjuhën e vet.
(D) Avokati mbrojtës mund të kërkojë nga gjykatësi kryesor i një Dhome leje që të përdorë një
gjuhë tjetër që s’është nga dy gjuhët e punës, apo gjuhën e të akuzuarit. Nëse një leje e tillë
jepet, shpenzimet e përkthimit do të hiqen nga Tribunali deri në masën e përcaktuar nga
kryetari, duke pasur parasysh të drejtat e mbrojtjes dhe interesat e drejtësisë.
(E) Sekretari i bën përgatitjet e nevojshme për përkthim me gojë dhe me shkrim në gjuhët e punës
dhe prej tyre.
(F) Nëse:
(i) kërkohet nga një palë që të ndërmarrë veprim brenda një kohe të caktuar, pas
paraqitjes ose dërgimit të një dokumenti nga pala tjetër; dhe
RPErev36.doc./jh/re 08 gusht 200512
(ii) në bazë të Rregullores, ai dokument është paraqitur në një gjuhë që s’është njëra nga
gjuhët e punës së Tribunalit,
afati do të llogaritet vetëm nga momenti kur pala që duhet të ndërmarrë veprim ka marrë nga sekretari
përkthimin e dokumentit në njërën nga gjuhët e punës të Tribunalit.
Rregulla 4
Mbledhjet jashtë selisë së Tribunalit
Një Dhomë mund të ushtrojë funksionet e saj në ndonjë vend jashtë selisë së Tribunalit, në
qoftë se jep autorizim kryetari në interesin e drejtësisë.
Rregulla 5
Mospërfillja e Rregullores
(A) Kur bëhet kundërshtim në rastin e parë të mundshëm nga një palë me arsyetim se rregullat ose
rregullimet nuk janë përfillur, Dhoma e Gjyqit do të bëjë ndreqje nëse konkludon se kjo gjoja
mospërfillje vërtetohet dhe se ajo i ka shkaktuar dëm të konsiderueshëm asaj pale.
(B) Kur kundërshtim i tillë bëhet jo në rastin e parë por më vonë, Dhoma me vlerësim të vet mund
të bëjë ndreqje në qoftë se konkludon se kjo gjoja mospërfillje vërtetohet dhe se ajo i ka
shkaktuar dëm të konsiderueshëm palës kundërshtuese.
(C) Ndreqja e dhënë nga Dhoma e Gjyqit sipas kësaj Rregulle do të jetë një ndreqje e tillë që e
konsideron Dhoma të përshtatshme për të siguruar respektim të parimeve themelore të
drejtësisë.
Rregulla 6
Ndryshimi i Rregullores
(A) Propozimet për ndryshimet e Rregullores mund t’i bëjnë një gjykatës, prokurori ose sekretari
dhe ato do të miratohen në qoftë se jo më pak se dhjetë gjykatës të përhershëm i pranojnë në
një seancë plenare të Tribunalit të thirrur me një njoftim për propozimin që u dërgohet të
gjithë gjykatësve.
RPErev36.doc./jh/re 08 gusht 200513
(B) Ndryshimi i Rregullores mund të miratohet në një mënyrë tjetër, me kusht që të jetë miratuar
njëzëri nga gjykatësit e përhershëm.
(C) Propozimet për ndryshime të Rregullores mund të bëhen në mënyrë tjetër në përputhje me
Udhëzimin e Praktikës që e lëshon kryetari.
(D) Ndryshimi hyn në fuqi shtatë ditë pas datës së lëshimit të një dokumenti zyrtar nga Tribunali
që përmban ndryshimin, por që nuk do të veprojë për të paragjykuar të drejtat e të akuzuarëve
apo të një personi të gjykuar ose të liruar në çfarëdo çështje që është në vijim e sipër.
Rregulla 7
Tekstet autentike
Tekstet e Rregullores në anglisht dhe frengjisht do të jenë njëlloj autentike. Në rast
mospërputhjeje, përparësi ka versioni që është më në pajtim me frymën e Statutit dhe të Rregullores.
PJESA E DYTË
PËRPARËSIA E TRIBUNALIT
Rregulla 7 bis
Mospërmbushja e detyrimeve
(A) Përveç në raste kur vlen Rregulla 11, Rregulla 13, Rregulla 59 ose Rregulla 61, kur një
Dhomë Gjyqi ose një gjykatës i përhershëm bindet se një shtet nuk ka përmbushur një detyrim
sipas Nenit 29 të Statutit që lidhet me ndonjë procedurë para kësaj Dhome ose këtij gjykatësi,
Dhoma ose gjykatësi mund ta informojë kryetarin, i cili e njofton Këshillin e Sigurimit për
këtë çështje.
(B) Në qoftë se prokurori e bind kryetarin se një shtet nuk e ka përmbushur një detyrim sipas
Nenit 29 të Statutit lidhur me ndonjë kërkesë nga prokurori sipas Rregullës 8, Rregullës 39,
ose Rregullës 40, kryetari do ta njoftojë për këtë Këshillin e Sigurimit.
RPErev36.doc./jh/re 08 gusht 200514
Rregulla 8
Kërkesë për informacion
Kur prokurorit i duket se një krim nën juridiksionin e Tribunalit ka qenë ose është lëndë e
hetimeve ose procedurave penale të nisura në gjykatat e cilitdo shtet, prokurori mund të kërkojë nga
shteti që t’ia dërgojë të gjithë informacionin përkatës në lidhje me të dhe shteti do t’ia përcjellë
menjëherë informacionin e tillë Prokurorit, në pajtim me Nenin 29 të Statutit.
Rregulla 9
Kërkesë e prokurorit për lënien e kompetencës
Kur i duket prokurorit se në hetime ose procedura penale të tilla të nisura në gjykatat e cilitdo
shtet:
(i) vepra që është lëndë e hetimeve ose procedurave penale është cilësuar si krim i
rëndomtë;
(ii) mungon paanshmëria ose pavarësia, ose hetimet apo procedurat kanë qëllim që të
mbrojnë të akuzuarin prej përgjegjësisë penale ndërkombëtare, ose çështja nuk është
ndjekur me këmbëngulje; ose
(iii) çështja në fjalë lidhet ngushtë ose ka të bëjë me çështje të rëndësishme
faktike ose juridike që mund të kenë rrjedhoja për hetimet ose ndjekjet
penale para Tribunalit,
prokurori mund t’i propozojë Dhomës së Gjyqit që e cakton kryetari që të bëhet kërkesë zyrtare që
ajo gjykatë t’ia lërë kompetencën Tribunalit.
Rregulla 10
Kërkesa zyrtare për lënien e kompetencës
(A) Në qoftë se Dhomës së Gjyqit që merret me një propozim për lënien e kompetencës i duket se
kjo lënie është e nevojshme për ndonjë arsye të përmendur në Rregullën 9, Dhoma e Gjyqit
mund t’i bëjë kërkesë zyrtare shtetit përkatës që gjykata e tij t’ia lërë kompetencën Tribunalit.
RPErev36.doc./jh/re 08 gusht 200515
(B) Kërkesa për lënien e kompetencës do të përfshijë kërkesën që rezultatet e hetimit dhe një
kopje e shënimeve të gjykatës dhe të gjykimit, në qoftë se është shpallur, t’i përcillen
Tribunalit.
(C) Kur një Dhomë Gjyqi ka kërkuar lënien e kompetencës Tribunalit, çfarëdo gjyqi i mëtejshëm
do të mbahet para një Dhome tjetër Gjyqi.
Rregulla 11
Mospërmbushja e kërkesës për lënien e kompetencës
Në qoftë se shteti nuk paraqet asnjë përgjigje që e bind Dhomën e Gjyqit se Shteti ka
ndërmarrë ose po ndërmerr hapa adekuatë për të përmbushur kërkesën brenda gjashtëdhjetë ditësh pas
njoftimit të kërkesës per lënien e kompetencës që sekretari i bën shtetit, nën juridiksionin e të cilit
janë nisur hetimet ose procedurat penale, Dhoma e Gjyqit mund të kërkojë nga kryetari të njoftojë
Këshillin e Sigurimit për këtë.
Rregulla 11 bis
Referimi i Aktakuzës një Gjykate Tjetër
(A) Pas konfirmimit të një aktakuze dhe para fillimit të procesit gjyqësor pavarësisht faktit nëse i
akuzuari është ose nuk është në paraburgim të Tribunalit, Kryetari mund të emërojë një trup gjykues
prej tre gjykatësve të përhershëm të zgjedhur nga Dhomat Gjyqësore (më tej përmendet si “Trupi
Gjykues Referues”), që do të vendosë vetëm e vetëm nëse një çështje i duhet përcjellë autoriteteve të
një shteti:
(i) në territorin e të cilit u krye krimi; ose
(ii) në të cilin u arrestua i akuzuari; ose
(iii) që ka juridiksion dhe është i gatshëm dhe i përgatitur mjaftueshmërisht për t’a marrë përsipër
çështjen,
në mënyrë që këto autoritete t’ia përcjellin menjëherë çështjen gjykatës së përshtatshme për gjykim
brenda atij shteti.
RPErev36.doc./jh/re 08 gusht 200516
(B) Trupi Gjykues Referues mund t’a urdhërojë këtë referim proprio motu/me nismën e vetë ose me
kërkesë të Prokurorit, pasi i ka dhënë Prokurorit dhe kur mundet edhe të akuzuarit mundësinë për të
shprehur mendimin dhe pasi të jetë bindur se i akuzuari do të ketë gjyq të drejtë dhe se nuk do të
vendoset ose zbatohet dënimi me vdekje.
(C) Në marrjen e vendimit nëse çështja duhet referuar në përputhje me paragrafin (A) Trupi Gjykues
Referues, në përputhje me Rezolutën 1534 (2004)1 të Këshillit të Sigurimit merr në shqyrtim
rrezikshmërinë e krimeve të akuzuara dhe shkallën e përgjegjësisë së të akuzuarit.
(D) Nëqoftëse në bazë të kësaj rregulle nxirret një urdhër:
(i) I akuzuari, i dorëzohet autoriteteve të shtetit në fjalë në rast se ai është në paraburgimin e
Tribunalit;
(ii) Trupi Gjykues Referues mund të urdhërojë që masat mbrojtëse për dëshmitarë ose viktima të
caktuar të mbeten në fuqi;
(iii) Prokurori u jep autoriteteve të shtetit përkatës të gjithë informacionin lidhur me çështjen që
Prokurori e mendon të përshtatshëm dhe në veçanti materialin përcjellës të aktakuzës;
(iv) Prokurori mund të dërgojë vëzhgues për vëzhgimin e procedurave në gjykatat kombëtare në emër
të vetë;
(E) Trupi Gjykues Referues mund të lëshojë një urdhër për arrestimin e të akuzuarit, që saktëson
shtetin ku ai do të transferohet për gjykim.
(F) Në çdo kohë pasi është lëshuar urdhër në bazë të kësaj Rregulle dhe para se i akuzuari të shpallet
fajtor apo i pafajshëm prej një gjykate kombëtare, Trupi Gjykues Referues, me kërkesë të Prokurorit
dhe pasi u ka dhënë autoriteteve të shtetit përkatës mundësinë të shprehin mendim, mund t’a
shfuqizojë urdhrin dhe të bëjë një kërkesë formale për lënie kompetence sipas kërkesave të Rregullës
10.
(G) Kur një urdhër i lëshuar në bazë të kësaj Rregulle shfuqizohet prej Trupit Gjykues Referues, ky
mund t’i bëjë një kërkesë formale shtetit përkatës për transferimin e të akuzuarit në selinë e Tribunalit
RPErev36.doc./jh/re 08 gusht 200517
dhe shteti e përmbush këtë kërkesë pa vonesë në pajtim me Nenin 29 të Statutit. Trupi Gjykues
Referues ose një Gjykatës gjithashtu mund të lëshojnë një urdhër për arrestimin e të akuzuarit.
(H) Trupi Gjykues Referues ka kompetencat dhe për aq sa mundet zbaton procedurat e përshkruara
për një Dhomë Gjyqësore në Rregullore.
(I) Apelimi prej të akuzuarit ose Prokurorit varet prej vendimit të Trupit Gjykues Referues për ta
përcjellë ose jo çështjen. Njoftimi për apel paraqitet brenda pesëmbëdhjetë ditëve të vendimit
përveçse kur i akuzuari nuk ka qenë i pranishëm ose i përfaqësuar në shpalljen e vendimit në të cilin
rast afati llogaritet prej datës kur i akuzuari njoftohet për vendimin.
Rregulla 12
Vendimet e gjykatave të shteteve
Në pajtim me Nenin 10, paragrafin 2 të Statutit, vendimet e gjykatave të shteteve nuk e
detyrojnë Tribunalin.
Rregulla 13
Non Bis in Idem
Kur kryetari merr informacion të besueshëm që tregon se janë nisur procedurat penale kundër
një personi para një gjykate të një shteti për një krim për të cilin ai person tashmë është gjykuar nga
Tribunali, Dhoma e Gjyqit, duke ndjekur mutatis mutandis procedurën e paraparë në Rregullën 10, do
ta lëshojë një urdhëresë të arsyetuar me të cilën kërkon nga ajo gjykatë që të ndërpresë procedurën
përgjithmonë. Në qoftë se ajo gjykatë nuk e bën këtë, kryetari mund ta njoftojë Këshillin e Sigurimit
për këtë çështje.
1 U.N. Doc.S/RES/1534 (2004)
RPErev36.doc./jh/re 08 gusht 200518
PJESA E TRETË
ORGANIZIMI I TRIBUNALIT
Seksioni 1: Gjykatësit
Rregulla 14
Deklarata solemne
(A) Para së të marrë përsipër detyrat, secili gjykatës do të bëjë deklaratën solemne
si vijon:
“Deklaroj solemnisht se do t’i kryej detyrat e mia dhe do ta ushtroj kompetencën time si
gjykatës i Tribunalit Penal Ndërkombëtar për Ndjekjen Penale të Personave Përgjegjës për
Shkelje të Rënda të së Drejtës Humanitare Ndërkombëtare në Territorin e ish-Jugosllavisë
prej Vitit 1991 në mënyrë të ndershme, besnike, të paanshme dhe të ndërgjegjshme.”
(B) Kjo deklaratë do të nënshkruhet nga gjykatësi në praninë e Sekretarit të Përgjithshëm të
Kombeve të Bashkuara ose përfaqësuesit të tij. Deklarata do të ruhet në arkivat e Tribunalit.
(C) Gjykatësi i cili shërben pa ndërprerje pas mbarimit të mandatit të shërbimit të
mëparshëm nuk do të bëjë deklaratë të re.
Rregulla 15
Përjashtimi i gjykatësve
(A) Gjykatësi nuk mund të marrë pjesë në një gjyq ose apel në cilëndo çështje në të cilën gjykatësi
ka interes personal ose lidhje e cila mund të ndikojë në paanshmërinë e tij. Gjykatësi në këtë
rast tërhiqet, ndërsa kryetari cakton një gjykatës tjetër për këtë çështje.
(B) (i) Çdo palë mund të kërkojë nga Gjykatësi Kryesues i një Dhome përjashtimin ose tërheqjen e
një gjykatësi të asaj Dhome nga gjykimi apo apeli për arsyet e sipërpërmendura. Gjykatësi
Kryesues do të këshillohet me gjykatësin përkatës,dhe do t’i raportojë Kryetarit
(ii) Pas raportit të Gjykatësit Kryesues, në rast se është e nevojshme Kryetari do të emërojë një
trupë prej tre Gjykatësish nga Dhomat e tjera që do t’i raportojnë atij vendimin e tyre mbi
RPErev36.doc./jh/re 08 gusht 200519
meritat e kërkesës. Nëqoftëse vendimi e mbështet kërkesën, Kryetari cakton një Gjykatës
tjetër që të zëvendësojë Gjykatësin në fjalë.
(iii) Vendimi i trupës prej tre Gjykatësish nuk i nënshtrohet apelit të ndërkohshëm.
(iv) Nëqoftëse Gjykatësi në fjalë është Kryetari, përgjegjësia e Kryetarit në pajtim me këtë
paragraf merret përsipër prej Zëvendëskryetarit, ose nëqoftëse ai ose ajo nuk është në gjendje
të veprojë në lidhje me kërkesën, merret prej gjykatësit të përhershëm më të lartë në
pikëpamje të përparësisë, i cili është në gjendje të veprojë.
(C) Gjykatësi i Dhomës Gjyqësore i cili shqyrton një aktakuzë kundër një të akuzuari, në bazë të
Nenit 19 të Statutit dhe Rregullave 47 apo 61, nuk do të përjashtohet nga pjesëmarrja si anëtar
i Dhomës Gjyqësore për gjyqin e atij të akuzuari. Një gjykatës i tillë gjithashtu nuk do të
përjashtohet nga pjesëmarrja si anëtar i Dhomës së Apelit.
(D) (i) Asnjë gjykatës nuk mund të shqyrtojë një apel në një çështje në të cilën gjykatësi ka
marrë pjesë si anëtar i Dhomës Gjyqësore.
(ii) Asnjë gjykatës nuk mund të marrë pjesë në trajtimin e kërkesës së një Shteti për
Shqyrtim sipas Rregullës 108 bis në një çështje në të cilën ai gjykatës ka marrë pjesë si
anëtar i Dhomës Gjyqësore, vendimi i së cilës do të shqyrtohet.
Rregulla 15 bis
Mungesa e gjykatësit
(A) Në qoftë se
(i) një gjykatës, për shkak të sëmundjes ose për arsye të tjera personale të ngutshme, apo
për arsye të punës së ngarkuar në Tribunal, nuk ka mundësi të marrë pjesë në një
çështje që është në vijim për një periudhë e cila me gjasë nuk do të zgjasë shumë, dhe
(ii) gjykatës të tjerë të kësaj Dhome binden se e kërkojnë interesat e drejtësisë, ata gjykatës
të tjerë të Dhomës mund të urdhërojnë që të vazhdojë shqyrtimi i çështjes në mungesë
të atij gjykatësi për jo më shumë se pesë ditë të punës.
(B) Në qoftë se
RPErev36.doc./jh/re 08 gusht 200520
(i) një gjykatës, për shkak të sëmundjes ose për arsye të tjera personale të ngutshme, apo
për arsye të punës së ngarkuar në Tribunal, nuk ka mundësi të marrë pjesë në një
çështje që është në vijim për një periudhë e cila me gjasë nuk do të zgjasë shumë, dhe
(ii) gjykatës të tjerë të kësaj Dhome nuk binden se e kërkojnë interesat e drejtësisë të
urdhërohet vazhdimi i shqyrtimit të çështjes në mungesë të atij gjykatësi, atëherë
(a) ata gjykatës të tjerë të Dhomës megjithatë mund të kryejnë ato punë për të cilat
ata janë të bindur se është në interes të drejtësisë të kryhen me gjithë mungesën
e atij gjykatësi,
(b) gjykatësi kryesor mund ta shtyjë procesin.
(C) Në qoftë se, për shkak të vdekjes, sëmundjes, dorëheqjes nga Tribunali, ose mosrizgjedhjes,
një gjykatës nuk mund të vazhdojë të marrë pjesë në një çështje që është në vijim për një
periudhë e cila me gjasë mund të zgjasë, gjykatësi kryesor e njofton kryetarin i cili mund të
caktojë një Gjykatës tjetër për këtë çështje dhe të urdhërojë përsëritjen ose vazhdimin e
procesit nga ai moment. Mirëpo, pas mbajtjes së fjalëve hyrëse që parashihen me Rregullën
84, apo pasi që ka filluar paraqitja e provave sipas Rregullës 85, mund të urdhërohet vazhdimi
i procesit vetëm me pëlqimin e të akuzuarit, përveç si parashtrohet në paragrafin (D).
(D) Në qoftë se, në rrethanat e përmendura në fjalinë e fundit të paragrafit (C), i akuzuari nuk e
jep pëlqimin, gjykatësit që mbeten mund të vendosin megjithatë të vazhdojnë procedurat para
një Dhome Gjyqi me një gjykatës zëvendës në qoftë se, duke marrë parasysh të gjitha
rrethanat, ata përcaktojnë njëzëri se kjo u shërben interesave të drejtësisë. Ky vendim mund të
apelohet drejtpërsëdrejti prej secilës pale para anëtarësisë së plotë të Dhomës së Apelit. Në
qoftë se nuk bëhet apel ose Dhoma e Apelit e konfirmon vendimin e Dhomës së Gjyqit,
kryetari i cakton Dhomës ekzistuese një gjykatës i cili megjithatë mund t’i anëtarësohet
Dhomës pasi ai ose ajo ka vërtetuar se ai ose ajo është bërë i/e njohur me protokollin e
procedurave. Në bazë të këtij paragrafi mund të bëhet vetëm një zëvendësim.
(E) Apelet e përmendur në paragrafin (D) paraqiten brenda shtatë ditëve pas paraqitjes së
vendimit të kundërshtuar. Në qoftë se një vendim i tillë jepet me gojë, ky afat llogaritet prej
datës së vendimit gojor, përveç në se
RPErev36.doc./jh/re 08 gusht 200521
(i) pala që e kundërshton vendimin nuk ishte e pranishme ose nuk ishte e përfaqësuar kur
është shpallur vendimi, në të cilin rast afati llogaritet prej datës në të cilën pala
kundërshtuese është njoftuar për vendimin gojor; ose
(ii) Dhoma e Gjyqit ka njoftuar se një vendim me shkrim do të jepet më vonë, në të cilin
rast afati do të llogaritet prej paraqitjes së vendimit me shkrim.
RPErev36.doc./jh/re 08 gusht 200522
Rregulla 16
Dorëheqja
Gjykatësi që vendos të japë dorëheqje e njofton me shkrim kryetarin, i cili ia përcjell këtë
dorëheqje Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara.
Rregulla 17
Përparësia
(A) Të gjithë gjykatësit janë të barabartë në ushtrimin e funksioneve të tyre juridike, pavarësisht
nga koha e zgjedhjes ose emërimit, mosha, ose kohëzgjatja e shërbimit.
(B) Gjykatësit kryesorë të Dhomave të Gjyqit do të kenë përparësi sipas moshës pas kryetarit dhe
nënkryetarit.
(C) Gjykatësit e përhershëm, të zgjedhur apo të emëruar në kohë të ndryshme, do të kenë
përparësi sipas datave të zgjedhjes apo emërimit të tyre; gjykatësit e zgjedhur apo të emëruar
në të njëjtën ditë do të kenë përparësi sipas moshës.
(D) Në rast të rizgjedhjes, do të merret parasysh tërë koha e shërbimit si gjykatës i Tribunalit.
(E) Gjykatësit ad litem do të kenë përparësi pas gjykatësve të përhershëm sipas datave të
zgjedhjes së tyre. Gjykatësit ad litem të emëruar në të njëjtën ditë do të kenë përparësi sipas
moshës.
RPErev36.doc./jh/re 08 gusht 200523
Seksioni 2: Kryesia
Rregulla 18
Zgjedhja e kryetarit
(A) Kryetari zgjidhet për një periudhë dyvjeçare, ose për një periudhë më të shkurtër që përputhet
me kohëzgjatjen e mandatit të tij si gjykatës. Kryetari mund të rizgjidhet një herë.
(B) Në qoftë se kryetari pushon së qeni anëtar i Tribunalit ose jep dorëheqje nga detyra para se
t’kalojë mandati, gjykatësit e përhershëm do të zgjedhin nga radhët e veta pasardhësin për
pjesën e mbetur të mandatit.
(C) Kryetari zgjidhet me shumicën e votave të gjykatësve të përhershëm që e përbëjnë Tribunalin.
Në qoftë se asnjë gjykatës nuk e merr një shumicë të tillë, në rrethin e dytë të votimit hyjnë dy
gjykatësit që kanë marrë numrin më të madh të votave në rrethin e parë. Në qoftë se në
rrethin e dytë numri i votave është i barabartë, gjykatësi që ka përparësi në pajtim me
rregullën 17 do të shpallet i zgjedhur.
Rregulla 19
Funksionet e kryetarit
(A) Kryetari i kryeson të gjitha mbledhjet plenare të Tribunalit. Kryetari bashkërendon punën e
Dhomave dhe mbikëqyr veprimtarinë e Sekretarisë, si dhe ushtron të gjitha funksionet e tjera
që i janë besuar kryetarit me Statut dhe Rregullore.
(B) Kryetari mundet kohë pas kohe në konsultim me Byronë, sekretarin dhe prokurorin, të lëshojë
Udhëzime Praktike që janë në përputhje me Statutin dhe Rregulloren, që trajtojnë aspekte të
hollësishme të zhvillimit të procedurave para Tribunalit.
RPErev36.doc./jh/re 08 gusht 200524
Rregulla 20
Nënkryetari
(A) Nënkryetari zgjidhet për një periudhë dyvjeçare, ose për një periudhë më të shkurtër që
përputhet me kohëzgjatjen e mandatit të tij si gjykatës i përhershëm. Nënkryetari mund të
rizgjidhet një herë.
(B) Nënkryetari mund të jetë anëtar i një Dhome Gjyqi ose i Dhomës së Apelit.
(C) Nënrregullat 18 (B) dhe (C) vlejnë mutatis mutandis për nënkryetarin.
Rregulla 21
Funksionet e nënkryetarit
Në varësi nga Nënrregulla 22 (B), nënkryetari ushtron funksionet e kryetarit në rast të
mungesës ose paaftësisë së tij për të vepruar.
Rregulla 22
Zëvendësimet
(A) Në qoftë se as kryetari as nënkryetari nuk mbeten në postë ose nuk mund t’i kryejnë
funksionet e kryetarit, këto funksione i merr gjykatësi i përhershëm që ka përparësi sipas
Rregullës 17 (C).
(B) Në qoftë se kryetari nuk është në gjendje të ushtrojë funksionet e gjykatësit kryesor të Dhomës
së Apelit, ajo Dhomë do të zgjedhë një gjykatës kryesor nga radhët e veta.
(C) Kryetari dhe nënkryetari, në qoftë se ende janë gjykatës të përhershëm, do të vazhdojnë të
kryejnë funksionet e tyre pas kalimit të mandatit të tyre deri në zgjedhjen e kryetarit dhe të
zëvendëskryetarit.
RPErev36.doc./jh/re 08 gusht 200525
Seksion 3: Funksionimi i brendshëm i Tribunalit
Rregulla 23
Byroja
(A) Byroja përbëhet nga kryetari, nënkryetari dhe gjykatësit kryesorë të Dhomave të Gjyqit.
(B) Kryetari konsultohet me anëtarë të tjerë të Byrosë për të gjitha çështjet e rëndësishme që
lidhen me funksionimin e Tribunalit.
(C) Kryetari mund të konsultohet me gjykatësit ad litem për çështjet që do të diskutohen në Byro
dhe mund të ftojë një përfaqësues të gjykatësve ad litem të marrë pjesë në mbledhjet e Byrosë.
(D) Një gjykatës mund t’ia tërheqë vëmendjen cilitdo anëtar të Byrosë për çështjet që gjykatësi
mendon se duhet të shqyrtohen nga Byroja ose të përcillen në një mbledhje plenare të
Tribunalit.
(E) Në qoftë se ndonjë anëtar i Byrosë nuk është në gjendje të kryejë funksionet e Byrosë, këto
funksione do t’i marrë përsipër gjykatësi që ka përparësi sipas Rregullës 17.
Rregulla 23 bis
Këshilli Bashkërendues
(A) Këshilli Bashkërendues përbëhet nga kryetari, prokurori dhe sekretari.
(B) Për ta realizuar misionin e Tribunalit, siç është përkufizuar në Statut, Këshilli Bashkërendues
siguron, duke respektuar përgjegjësitë dhe pavarësinë e çdo anëtari, bashkërendimin e
veprimtarive të tri organeve të Tribunalit.
(C) Këshilli Bashkërendues do të mblidhet një herë në muaj me nismën e kryetarit. Një anëtar
mund të kërkojë në çdo kohë që të mbahen mbledhje të tjera. Kryetari i kryeson mbledhjet.
(D) Nënkryetari, zëvendësprokurori dhe zëvëndëssekretari mund t’i përfaqësojnë ex officio
përkatësisht kryetarin, prokurorin dhe sekretarin.
RPErev36.doc./jh/re 08 gusht 200526
Rregulla 23 ter
Komiteti Qeverisës
(A) Komiteti Qeverisës përbëhet nga kryetari, nënkryetari, një gjykatës i zgjedhur nga gjykatësit
në mbledhje plenare për një mandat njëvjeçar të përtëritshëm, sekretari, zvëndëssekretari dhe
shefi i administratës.
(B) Komiteti Qeverisës i ndihmon kryetarit për sa u përket detyrave që parashtrohen në Rregullat
19 dhe 33 që kanë të bëjnë posaçërisht me të gjitha veprimtaritë e lidhura me ndihmën
administrative dhe juridike që u jepet dhomave dhe gjykatësve. Për këtë qëllim, Komiteti
Qeverisës do të bashkërendojë përgatitjen dhe zbatimin e buxhetit të Tribunalit me përjashtim
të linjave buxhetore të veçanta për veprimtaritë e Zyrës së Prokurorit.
(C) Komiteti Qeverisë do të mblidhet dy herë në muaj me nismë të kryetarit. Dy anëtarë mund të
kërkojnë në çdo kohë që të mbahen mbledhje të tjera. Mbledhjet i kryeson kryetari.
(D) Në kryerjen e detyrave të veta, Komiteti Qeverisës mund të kërkojë shërbimet e një apo disa
këshilltarëve ose eskpertëve.
Rregulla 24
Mbledhjet plenare të Tribunalit
Në varësi nga kufizimet në të drejtat e votës të gjykatësve ad litem që parashtrohen në Nenin
13 quater të Statutit, gjykatësit në mbledhje plenare:
(i) zgjedhin kryetarin dhe nënkryetarin;
(ii) miratojnë dhe ndryshojnë Rregulloren;
(iii) miratojnë Raportin Vjetor të paraparë me Nenin 34 të Statutit.
(iv) vendosin për çështje që lidhen me funksionimin e brendshëm të Dhomave dhe të Tribunalit;
(v) përcaktojnë ose mbikëqyrin kushtet e paraburgimit;
RPErev36.doc./jh/re 08 gusht 200527
(vi) ushtrojnë të gjitha funksionet e tjera të parapara me Statut apo Rregullore.
Rregulla 25
Datat e seancave plenare
(A) Datat e seancave plenare të Tribunalit zakonisht miratohen në korrik të çdo
viti për vitin e ardhshëm kalendarik.
(B) Mbledhjet e tjera plenare do të thirren nga kryetari në qoftë se kjo kërkohet prej së paku nëntë
gjykatësve të përhershëm dhe mund të thirren kurdoherë që e kërkon ushtrimi i funksioneve të
kryetarit sipas Statutit ose Rregullores.
Rregulla 26
Kuorumi dhe votimi
(A) Kuorumin për çdo mbledhje plenare të Tribunalit e përbëjnë dhjetë gjykatës të përhershëm.
(B) Në varësi nga Nënrregullat 6 (A) dhe (B) dhe Nënrregulla 18 (C), vendimet në mbledhjet
plenare të Tribunalit merren me shumicë të gjykatësve të pranishëm. Në rast se numri i
votave është i barabartë, kryetari ose gjykatësi që ushtron detyrën e kryetarit do të ketë votën
vendimtare.
Seksioni 4: Dhomat
Rregulla 27
Rotacioni
(A) Gjykatësit e përhershëm ndërrohen mbi një bazë të rregullt rotacioni prej Dhomave të Gjyqit
në Dhomën e Apelit dhe anasjelltas. Kur bëhet rotacioni mbahet parasysh kryerja efikase e
çështjeve.
(B) Gjykatësit marrin vendet e tyre në Dhomën e re kur ta vlerësojë kryetari si të përshtatshme,
duke marrë parasysh kryerjen e çështjeve që janë në vijim.
(C) Kryetari në çdo kohë mund të caktojë një anëtar të një Dhome Gjyqi ose Dhomës së Apelit në
një Dhomë tjetër.
RPErev36.doc./jh/re 08 gusht 200528
Rregulla 28
Gjykatësit shqyrtues dhe gjykatësit kujdestarë
(A) Pasi marrjes nga Prokurori të një aktakuzë për shqyrtim, Sekretari këshillohet me Kryetarin.
Kryetari ia kalon çështjen Byrosë e cila vendos nëse aktakuza, prima facie përqëndrohet mbi
një apo më shumë udhëheqës të lartë të dyshuar për përgjegjësinë më të madhe për krime
brenda juridiksionit të Tribunalit. Në rast se Byroja vendos se aktakuza e përmbush këtë
kërkesë, Kryetari cakton një gjykatës të përhershëm të Dhomës Gjyqësore për shqyyrtim në
bazë të Rregullës 47. Nëqoftëse Byroja vendos se aktakuza nuk e përmbush këtë kërkesë,
Kryetari ia kthen aktakuzën Sekretarit për t’ia përcjellë këtë vendim Prokurorit.
(B) Kryetari, në këshillim me gjykatësit, harton një listë duke caktuar një gjykatës si gjykatës
kujdestar për një periudhë prej shtatë ditësh. Gjykatësi kujdestar është në dispozicion në çdo
kohë, edhe jashtë orarit të rregullt të punës së Sekretarisë, për t’u marrë me kërkesat sipas
paragrafëve (C) dhe (D), por mund të refuzojë të merret me një kërkesë jashtë orarit të rregullt
të punës së Sekretarisë në qoftë se nuk bindet se kjo është çështje e ngutshme. Sekretari
publikon listën e gjykatësve kujdestarë.
(C) Të gjitha kërkesat në një çështje e cila ende nuk i është caktuar një Dhome, përveç shqyrtimit
të aktakuzave, i përcillen gjykatësit kujdestar. Në qoftë se ngrihet aktakuzë e përbashkët
kundër të akuzuarve, çdo kërkesë që lidhet vetëm me një të akuzuar që nuk është në
paraburgim të Tribunalit, përveç në rastin e një kërkese për të ndryshuar ose për të tërhequr
një pjesë të aktakuzës në bazë të Rregullës 50 ose 51, i përcillet gjykatësit kujdestar, edhe pse
çështja tashmë i është caktuar një Dhome për sa u përket disa ose të gjithë të bashkakuzuarve
me këtë të akuzuar. Gjykatësi kujdestar vepron sipas Rregullës 54 në trajtimin e kërkesave në
bazë të kësaj Rregulle.
(D) Kur çështja tashmë i është caktuar një Dhome:
(i) kur kërkesa bëhet jashtë orarit të rregullt të punës së Sekretarisë, ajo trajtohet nga
gjykatësi kujdestar, në rast se ai bindet se çështja është e ngutshme.
(ii) Kur kërkesa bëhet gjatë orarit të rregullt të punës së Sekretarisë dhe Dhoma Gjyqësore
nuk mund të mblidhet, gjykatësi kujdestar do t’a trajtojë në qoftë se bindet se çështja
RPErev36.doc./jh/re 08 gusht 200529
nuk pret, ose për ndonjë arsye tjetër që e konsideron të përshtatshme që të veprojë
kështu në mungesë të Dhomës Gjyqësore.
Në këtë rast Sekretaria gjithashtu i dorëzon Dhomës, së cilës i është caktuar çështja, kopje të të gjithë
urdhrave ose vendimeve të lëshuara prej gjykatësit kujdestar lidhur me të.
(E) Gjatë periudhave të pushimit të gjykatës, pa marrë parasysh se në cilën Dhomë është caktuar
Gjykatësi kujdestar, përveç kërkesave të bëra në bazë të paragrafit D më sipër, ai mund:
(i) të marrë vendime për paraburgim të përkohshëm në përputhje me Rregullën 40 bis;
(ii) të kryejë paraqitjen e parë të të akuzuarit në përputhje me Rregullën 62.
Sekretaria i dorëzon një kopje të të gjitha urdhrave apo vendimeve të gjykatësit kujdestar në
lidhje me këtë Dhomës që i është caktuar kjo çështje.
(F) Dispozitat e kësaj Rregulle zbatohen mutatis mutandis për kërkesat që bëhen në Dhomën e
Apelit.
Rregulla 29
Kuvendimi
Dhomat kuvendojnë me dyer të mbyllura dhe kuvendimet mbahen në fshehtësi.
Seksioni 5: Sekretaria
Rregulla 30
Emërimi i sekretarit
Kryetari do të kërkojë mendimin e gjykatësve të përhershëm për kandidatët për postin e
sekretarit, para se të konsultohet me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara sipas Nenit
17, paragrafit 3 të Statutit.
Rregulla 31
RPErev36.doc./jh/re 08 gusht 200530
Emërimi i zëvendëssekretarit dhe personelit të Sekretarisë
Sekretari, pas konsultimeve me Byronë, i bën rekomandime Sekretarit të Përgjithshëm të
Kombeve të Bashkuara për emërimin e zëvendëssekretarit dhe personelit tjetër të Sekretarisë.
Rregulla 32
Deklarata solemne
(A) Para se të marrë detyrën, sekretari do të bëjë këtë deklaratë para kryetarit:
“Deklaroj solemnisht se do të kryej detyrat që më takojnë si sekretar i Tribunalit
Ndërkombëtar për Ndjekjen Penale të Personave përgjegjës për Shkelje të Rënda të së Drejtës
Humanitare Ndërkombëtare të Kryera në Territorin e ish-Jugosllavisë prej Vitit 1991 me
besnikëri të plotë, me urtësi dhe ndërgjegje të pastër dhe do t’u përmbahem me besnikëri të
gjitha dispozitave të Statutit dhe Rregullores së Procedurës dhe Provave të Tribunalit.”
(B) Para se të marrë detyrën, zëvendëssekretari do të bëjë një deklaratë të ngjashme para kryetarit.
(C) Çdo anëtar i personelit të Sekretarisë do të bëjë një deklaratë të ngjashme para sekretarit.
Rregulla 33
Funksionet e sekretarit
(A) Sekretari u jep ndihmesën e vet dhomave, mbledhjeve plenare të Tribunalit, gjykatësve dhe
prokurorit në kryerjen e detyrave të tyre. Nën autoritetin e kryetarit, sekretari përgjigjet për
administratën dhe dhënien e shërbimeve Tribunalit dhe shërben si kanal i tij i komunikimit.
(B) Sekretari, gjatë kryerjes se funksioneve të tij, mund t’u drejtohet me gojë ose me shkrim
kryetarit apo dhomave për çdo problem që del në kontekst të një çështjeje të veçantë që ka
ndikim apo mund të ndikojë në kryerjen e këtyre funksioneve, duke përfshirë edhe zbatimin e
vendimeve gjyqësore, duke informuar palët, kur ka nevojë.
(C) Për veprimtaritë e veta, sekretari do t’i njoftojë rregullisht gjykatësit në mbledhje plenare dhe
prokurorin.
RPErev36.doc./jh/re 08 gusht 200531
Rregulla 33 bis
Funksionet e zëvendëssekretarit
(A) Zëvëndëssekretari i ushtron funksionet e sekretarit në rast të mungesës së tij nga detyra apo të
paaftësisë për të vepruar ose me delegim të sekretarit.
(B) Zëvendëssekretari, në konsultim me kryetarin, në veçanti:
(i) do të udhëheqë dhe administrojë Seksionin për Ndihmë Juridike të Dhomave; në
veçanti, bashkë me shërbimet administrative të Sekretarisë, zëvendëssekretari do të
mbikëqyrë dhënien e mjeteve të duhura dhomave për t’ua mundësuar ta kryejnë
misionin e tyre;
(ii) do të ndërmarrë të gjitha masat e duhura në mënyrë që vendimet që i marrin dhomat
dhe gjykatësit të zbatohen, sidomos dënimet dhe ndëshkimet;
(iii) do të bëjë rekomandime në lidhje me detyrat e Sekretarisë që prekin veprimtarinë
gjyqësore të Tribunalit.
Rregulla 34
Seksioni i Viktimave dhe i Dëshmitarëve
(A) Nën autoritetin e sekretarit, do të krijohet një Seksion i Viktimave dhe i Dëshmitarëve me
personel të kualifikuar:
(i) për të rekomanduar masa mbrojtëse për viktima dhe dëshmitarë në përputhje me Nenin
22 të Statutit; dhe
(ii) për t’u dhënë këshilla dhe përkrahje, sidomos në raste të përdhunimit dhe të dhunës
seksuale.
RPErev36.doc./jh/re 08 gusht 200532
(B) Në emërimin e personelit, vëmendje e duhur do t’i kushtohet punësimit të femrave të
kualifikuara.
Rregulla 35
Procesverbalet
Përveç në raste kur mbahet një procesverbal i plotë në pajtim me Rregullën 81, sekretari, apo
personel i Sekretarisë që cakton ai, do të bëjë një procesverbal të përmbledhur të mbledhjeve plenare
të Tribunalit dhe të seancave të Dhomave, përpos kuvendimeve private.
Rregulla 36
Libri i Evidencës
Sekretari mban një Libër të Evidencës në të cilin shënohen hollësitë e çdo çështjeje që sillet
para Tribunalit, në varësi nga Udhëzimet Praktike sipas Rregullës 19 apo urdhërat e një gjykatësi apo
Dhome që udhëzojnë mosnxjerrjen e dokumentav apo të të dhënave. Libri i Evidencës do të jetë i
hapur për publikun.
Seksioni 6: Prokurori
Rregulla 37
Funksionet e prokurorit
(A) Prokurori kryen të gjitha funksionet që përfshihen në Statut në përputhje me Rregulloren dhe
me ato rregullime që mund t’i hartojë prokurori në pajtim me Statutin dhe Rregulloren. Çdo
mospërputhje e supozuar në Rregullime do t’i parashtrohet Byrosë, mendimit të së cilës do t’i
nënshtrohet prokurori.
(B) Kompetencat dhe detyrat e prokurorit sipas Rregullores mund të ushtrohen nga personeli i
Zyrës së Prokurorit i autorizuar nga prokurori, ose nga çdo person i cili vepron nën udhëzimin
e prokurorit.
Rregulla 38
Zëvendësprokurori
RPErev36.doc./jh/re 08 gusht 200533
(A) Prokurori i bën rekomandime Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për
emërimin e një zëvendësprokurori.
(B) Zëvendësprokurori ushtron detyrat e prokurorit në rastin e mungesës prej detyrës së këtij të
fundit, në pamundësinë e tij për të vepruar, apo kur ta udhëzojë shprehimisht prokurori.
RPErev36.doc./jh/re 08 gusht 200534
PJESA E KATËRT
HETIMET DHE TË DREJTAT E TË DYSHUARVE
Seksioni 1: Hetimet
Rregulla 39
Zhvillimi i hetimeve
Kur zhvillon hetime, prokurori mundet:
(i) të thërrasë dhe të marrë në pyetje të dyshuar, viktima dhe dëshmitarë dhe të shënojë
deklarata të tyre, të mbledhë prova dhe të zhvillojë hetime në vendin e ngjarjes;
(ii) të ndërmarrë punë të tjera që mund të duken të nevojshme për të mbaruar hetimin dhe
për përgatitjen dhe zhvillimin e ndjekjes penale në gjyq, duke përfshirë masa të
veçanta për sigurinë e dëshmitarëve dhe të informuesve të mundshëm;
(iii) të kërkojë për këtë qëllim ndihmën e çfarëdo autoriteti shtetëtor, si dhe të çdo
organizmi ndërkombëtar relevant, duke përfshirë Organizatën Policore Kriminale
Ndërkombëtare (INTERPOL); dhe
(iv) të kërkojë prej një Dhome Gjyqi apo një gjykatësi ato urdhra që mund të jenë të
nevojshme.
Rregulla 40
Masat e përkohshme
Në raste të ngutshme, prokurori mund të kërkojë prej çdo shteti:
(i) ta arrestojë përkohësisht një të dyshuar apo të akuzua;
(ii) të marrë prova fizike;
RPErev36.doc./jh/re 08 gusht 200535
(iii) të marrë të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar ikjen e një të dyshuari apo të
akuzuari, lëndimin apo frikësimin e një viktime ose dëshmitari, apo shkatërrimin e
provave.
Shteti përkatës do të bindet menjëherë, në përputhje me Nenin 29 të Statutit.
Rregulla 40 bis
Transferimi dhe ndalimi paraprak i të dyshuarve
(A) Në zhvillimin e një hetimi, prokurori mund t’ia dërgojë sekretarit një kërkesë për për një
urdhër prej një gjykatësi të caktuar në bazë të Rregullës 28, për transferimin dhe ndalimin
paraprak të një të dyshuari në njësinë e ndalimit të Tribunalit. Kjo kërkesë do të tregojë arsyet
për këtë kërkesë dhe, përveç në raste kur prokurori dëshiron vetëm të marrë në pyetje të
dyshuarin, do të përfshijë një akuzë paraprake dhe një përmbledhje të materialit mbi të cilën
mbështetet prokurori.
(B) Gjykatësi do të urdhërojë transferimin dhe ndalimin e përkohshëm të të dyshuarit në qoftë se
plotësohen këto kushte:
(i) prokurori ka kërkuar prej një shteti arrestimin e përkohshëm të të dyshuarit, në
përputhje me Rregullën 40, ose i dyshuari tashmë është ndaluar prej organeve
shtetërore;
(ii) pasi të ketë dëgjuar prokurorin, gjykatësi konsideron se ekziston një masë e besueshme
dhe e qëndrueshme e materialit që priret të tregojë se i dyshuari mund të ketë kryer një
krim që është nën juridiksionit e Tribunalit; dhe
(iii) gjykatësi mendon se ndalimi i përkohshëm është një masë e domosdoshme për të
parandaluar ikjen e të dyshuarit; lëndimin apo frikësimin e një viktime ose dëshmitari,
apo shkatërrimin e provave; ose për arsye të tjera ndalimi është i domosdoshëm për
kryerjen e hetimit.
(C) Urdhri për transferimin dhe ndalimin e përkohshëm të të dyshuarit nënshkruhet nga gjykatësi
dhe mban vulën e Tribunalit. Urdhri paraqet bazën e kërkesës bërë nga Prokurori sipas
Nënrregullës (A), duke përfshirë akuzën paraprake, dhe paraqet arsyet e gjykatësit për këtë
RPErev36.doc./jh/re 08 gusht 200536
urdhër, duke marrë parasysh Nënrregullën (B). Urdhri gjithashtu cakton kohëzgjatjen
fillestare për ndalimin e përkohshëm të të dyshuarit dhe shoqërohet me një shpjegim të të
drejtave të të dyshuarit, siç janë përcaktuar në këtë Rregullë dhe në Rregullat 42 dhe 43.
(D) Ndalimi i përkohshëm i një të dyshuari do të urdhërohet për një periudhë prej jo më shumë se
30 ditësh nga data e transferimit të të dyshuarit në selinë e Tribunalit. Në fund të kësaj
periudhe, me kërkesën e prokurorit, gjykatësi që ka lëshuar këtë urdhër ose një gjykatës tjetër
i përhershëm i të njëjtës Dhomë Gjyqi mund të vendosë, pas një takimi inter partes me
prokurorin dhe të dyshuarin e ndihmuar nga avokati mbrojtës, të zgjasë ndalimin për një
periudhë prej jo më shumë se 30 ditësh, në qoftë se kjo justifikohet me nevojat e hetimit. Në
fund të kësaj zgjatjeje, me kërkesë të prokurorit, gjykatësi që ka lëshuar atë urdhër ose një
gjykatës tjetër i përhershëm i të njëjtës Dhomë Gjyqi mund të vendosë, pas një takimi inter
partes me prokurorin dhe të dyshuarin e ndihmuar nga avokati mbrojtës, të zgjasë ndalimin
edhe për një periudhë që nuk është më shumë se 30 ditë, po qe se justifikohet nga rrethana të
veçanta. Koha e përgjithshme e ndalimit kurrsesi nuk do të shkojë mbi nëntëdhjetë ditë, pas
të cilave, në qoftë se nuk konfirmohet aktakuza dhe nuk nënshkruhet fletarrestimi, i dyshuari
do të lirohet ose, po të duhet, do t’u dorëzohet organeve të shtetit prej të cilit është kërkuar.
(E) Dispozitat në Rregullat 55 (B) deri në 59 bis do të vlejnë mutatis mutandis për kryerjen e
urdhrit të transferimit dhe të urdhrit të ndalimit të përkohshëm të një të dyshuari.
(F) Pas transferimit në selinë e Tribunalit, i dyshuari, i ndihmuar nga avokati mbrojtës, do të sillet
pa vonesë para gjykatësit i cili lëshoi këtë urdhër apo një gjykatësi tjetër të përhershëm të së
njëjtës Dhomë, i cili do të siguroj respektimin e të drejtave të të dyshuarit.
(G) Gjatë ndalimit, prokurori dhe i dyshuari ose avokati i tij mund të parashtrojnë para Dhomës së
Gjyqit, anëtar i së cilës është gjykatësi i cili lëshoi urdhrin, të gjitha kërkesat lidhur me
korrektësinë e ndalimit të përkohshëm ose lirimin e të pandehurit.
(H) Pa cenuar paragrafin (D), rregullat lidhur me paraburgimin e të akuzuarve do të vlejnë mutatis
mutandis për ndalimin e përkohshëm të personave sipas kësaj Rregulle.
RPErev36.doc./jh/re 08 gusht 200537
Rregulla 41
Mbajtja e informacionit
Në varësi nga Rregulla 81, prokurori është përgjegjës për mbajtjen, ruatjen dhe sigurinë e
informacionit dhe të materialit fizik që sigurohen gjatë hetimeve të prokurorit derisa të paraqiten
formalisht në prova.
Rregulla 42
Të drejtat e të dyshuarve gjatë hetimit
(A) Një i dyshuar që do të merret në pyetje nga Prokurori ka këto të drejta për të clat ai informohet
nga Prokurori para marrjes në pyetje në një gjuhë që i dyshuari e kupton;
(i) e drejta për t’u ndihmuar nga një avokat i zgjedhur nga i dyshuari ose për caktimin e
ndihmës juridike pa pagesë po qe se i dyshuari nuk ka mjete të mjaftueshme për të
paguar për të;
(ii) e drejta e ndihmës pa pagesë të një përkthyesi në qoftë se i dyshuari nuk e kupton apo
nuk e flet gjuhën që do të përdoret në marrjen në pyetje; dhe
(iii) e drejta për të heshtur, dhe që t’i tërhiqet vërejtja se çdo gjë që thotë i dyshuari do të
shënohet dhe mund të përdoret si provë.
(B) Marrja në pyetje e të dyshuarit nuk do të fillojë pa praninë e avokatit mbrojtës, përveç nëse i
dyshuari vullnetarisht ka hequr dorë nga e drejta për avokat. Në rast se ai heq dorë nga
avokati, në qoftë se i dyshuari më vonë e shpreh dëshirën për të pasur avokat, marrja në pyetje
do të pushojë dhe do të rifillojë vetëm kur i dyshuari ka siguruar ose i caktohet avokat.
Rregulla 43
Incizimi i marrjes në pyetje të të dyshuarve
Sa herë që prokurori merr në pyetje një të dyshuar, marrja në pyetje do të incizohet në shirit
audio ose video, në përputhje me procedurën e mëposhtme:
RPErev36.doc./jh/re 08 gusht 200538
(i) i dyshuari informohet në një gjuhë që i dyshuari e kupton se marrja në pyetje po
incizohet në shirit audio ose video;
(ii) në rast të ndërprerjes së marrjes në pyetje, fakti i ndërprerjes dhe koha e saj do të
përmenden para se të ndalet incizimi në shirit audio ose video dhe koha e rifillimit të
marrjes në pyetje gjithashtu do të incizohet;
(iii) në fund të marrjes në pyetje, të dyshuarit do t’i jepet mundësia të sqarojë çfarëdo që të
ketë thënë i dyshuari, dhe për të shtuar çfarëdo që dëshiron i dyshuari, dhe koha e
përfundimit të marrjes në pyetje do të incizohet;
(iv) një kopje e shiritit të incizuar do t’i jepet të dyshuarit, ose, në qoftë se janë përdorur
disa aparate incizuese, një kopje të shiriteve origjinale të incizuara; dhe
(v) pasi është bërë një kopje e shiritit të incizuar, në qoftë se është e nevojshme, shiriti
origjinal i incizuar apo një prej shiritave origjinalë do të mbyllet në praninë e të
dyshuarit me nënshkrimet e prokurorit dhe të dyshuarit.
(vi) shiriti do të transkriptohet në qoftë se i dyshuari bëhet i akuzuar.
Seksioni 2: Mbi avokatin mbrojtës
Rregulla 44
Emërimi, kualifikimet dhe detyrat e avokatit mbrojtës
(A) Avokati mbrojtës i angazhuar prej një të dyshuari apo të akuzuari do t’ia paraqesë sa më parë
sekretarit një autorizim të përfaqësimit. Në varësi të vendimit të marrë nga Dhoma në bazë të
rregulles 46 ose 77, avokati do të quhet i kualifikuar për të përfaqësuar të dyshuarin apo të
akuzuarin në qoftë se ai e bind sekretarin se avokati ushtron profesionin e avokatit në një
shtet, ose është profesor universitar i drejtësisë, dhe e flet njërën nga dy gjuhët e punës të
Tribunalit dhe është anëtar i një shoqate avokatësh të angazhuar në Tribunal, të njohur nga
sekretari.
(B) Me kërkesë të të dyshuarit apo të të akuzuarit dhe kur e kërkojnë interesat e drejtësisë,
sekretari mund të pranojë një avokat mbrojtës që nuk e flet asnjërën nga dy gjuhët e punës të
RPErev36.doc./jh/re 08 gusht 200539
Tribunalit, por që e flet gjuhën amtare të të dyshuarit apo të të akuzuarit. Sekretari mund të
imponojë kushtet që i konsideron të përshtatshme. Një i dyshuar apo i akuzuar mund të
apelojë një vendim të sekretarit te kryetari.
(C) Në kryerjen e detyrave, avokati mbrojtës u përmbahet dispozitave përkatëse të Statutit,
Rregullores, Rregullave të Ndalimit dhe të gjitha rregullave ose rregullimeve të tjera të
miratuara nga Tribunali, Marrëveshjes me Vendin Mikpritës, Kodit të Sjelljes Profesionale të
Avokatëve Mbrojtës dhe kodeve të praktikave dhe të etikës që rregullojnë profesionin e tij
dhe, në raste përkatëse, Direktivës për Caktimin e Avokatit Mbrojtës të parashtruar nga
Sekretari dhe të miratuar nga Gjykatësit e përhershëm.
(D) Do të themelohet një Komision Këshilldhënës për t’u ndihmuar kryetarit dhe sekretarit në të
gjitha çështjet në lidhje me avokatët mbrojtës. Anëtarët e Komisionit do të zgjidhen nga
përfaqësues të shoqatave profesionale dhe nga avokatët mbrojtës që janë paraqitur para
Tribunalit. Kërkohet të kenë përvojë të njohur juridike e profesionale. Në përbërjen e
Komisionit Këshilldhënës do të përfaqësohen sistemet e ndryshme juridike. Një Direktivë e
sekretarit do të parashtrojë strukturën dhe fushat e përgjegjësisë së Komisionit Këshilldhënës.
Rregulla 45
Caktimi i avokatëve mbrojtës
(A) Sa herë që e kërkojnë interesat e drejtësisë, avokatë mbrojtës do t’u caktohen të dyshuarve apo
të akuzuarve që nuk kanë mjete të paguajnë avokatët. Kjo do të trajtohet në pajtim me
procedurën e përcaktuar në një Direktivë që e paraqet sekretari dhe e miratojnë gjykatësit e
përhershëm.
(B) Sekretari do të mbajë një listë të avokatëve të cilët, përveç se i përmbushin kërkesat e
Rregullës 44, kanë dëshmuar se kanë përvojë të mjaftueshme në të drejtën penale dhe/apo
ndërkombëtare dhe kanë bërë me dije për gatishmërinë e tyre që Tribunali t’ia caktojë cilitdo
person, të ndaluar simbas autoritetit të Tribunalit, që nuk ka mjete të paguajë avokatët
mbrojtës.
(C) Në rrethana të veçanta, pas kërkesës së një personi që nuk ka mjete t’i paguajë avokatët,
sekretari mund të caktojë një avokat, emri i të cilit nuk figuron në listë, por që përndryshe
përmbush kërkesat e Rregullës 44.
RPErev36.doc./jh/re 08 gusht 200540
(D) Po të hidhet poshtë kërkesa, një i dyshuar apo i akuzuar mund t’i bëjë edhe një
kërkesë sekretarit.
(E) Sekretari, në konsultim me gjykatësit e përhershëm, vendos kriteret për pagimin e honorareve
avokatit të caktuar.
(F) Në qoftë se një personi i caktohet avokati mbrojtës dhe më vonë del se nuk është pa mjete për
të paguar avokatin, Dhoma mund të lëshojë një urdhër kontributi për të kthyer shpenzimet e
avokatit.
(G) Një i dyshuar apo i akuzuar i cili vendos të mbrojë vetveten do ta informojë sa
më parë sekretarin me shkrim.
Rregulla 45 bis
Personat e ndaluar
Rregullat 44 dhe 45 do të vlejnë për çdo person të ndaluar nën autoritetin e Tribunalit.
Rregulla 46
Sjellja e pahijshme e avokatit
(A) (i) Pas një vërejtjeje, Dhoma mund t’ia marrë fjalën një avokati në
qoftëse, sipas mendimit të Dhomës, sjellja e këtij avokati është fyese,
sharëse, apo në ndonjë mënyrë tjetër pengon zhvillimin e rregullt të
procedurave.
(ii) Dhoma gjithashtu mund të vendosë kur avokati nuk është më i pranueshëm për të
përfaqësuar një të pandehur ose një të akuzuar para Tribunalit në bazë të Rregullave
44 dhe 45.
(B) Gjykatësi ose Dhoma gjithashtu, me miratimin e kryetarit, mund ta njoftojë shoqatën
profesionale në shtetin ku avokati e ushtron profesionin për çdo sjellje të pahijshme të
avokatit, ose, në qoftë së është profesor i cili përndryshe nuk është regjistruar në profesion,
autoritetet përkatëse të universitetit.
RPErev36.doc./jh/re 08 gusht 200541
(C) Përveç sanksioneve të parashikuar në Rregullën 46, Dhoma mund të vendosë sanksione
kundër avokatit në qoftë se avokati paraqet një mocione duke përfshirë edhe një mocion
paraprak që, sipas mendimit të Dhomës, është joserioz ose që e keqpërdor procesin.
Sanksionet e tilla mund të përfshijnë mospagesën, tëresisht ose pjesërisht, të honorarëve
dhe/ose të shpënzimeve që lidhen me mocionin.
(D) Nën mbikëqyrjen e kryetarit, sekretari do të botojë dhe mbikëqyrë zbatimin e një Kodi të
Sjelljes Profesionale për avokatët mbrojtës.
RPErev36.doc./jh/re 08 gusht 200542
PJESA E PESTË
PROCEDURAT PARAGJYQËSORE
Seksioni 1: Aktakuzat
Rregulla 47
Paraqitja e aktakuzës nga prokurori
(A) Aktakuza, e paraqitur në përputhje me procedurën e mëposhtme, do të shqyrtohet nga një
gjykatës i caktuar për këtë qëllim në përputhje me Rregullën 28.
(B) Në qoftë se bindet gjatë hetimit se ekzistojnë prova të mjaftueshme që japin arsye për të
besuar se një i dyshuar ka kryer një krim nën juridiksionin Tribunalit, prokurori përgatit një
aktakuzë dhe ia dorëzon sekretarit, bashkë me materialin përcjellës, për konfirmim nga një
gjykatës.
(C) Aktakuza shpalos emrin dhe të dhënat personale të të dyshuarit, me një përshkrim të shkurtër
të fakteve të çështjes me të cilën ngarkohet i dyshuari.
(D) Sekretari ia përcjell aktakuzën dhe materialin shoqërues gjykatësit të caktuar, i cili e informon
prokurorin për datën e caktuar për shqyrtimin e aktakuzës.
(E) Gjykatësi i caktuar për këtë do të shqyrtojë secilën akuzë në aktakuzë dhe çdo material
përcjellës që mund të ketë sjellë prokurori, për të vendosur, duke zbatuar kriterin e paraqitur
në Nenin 19, paragrafin 1 të Statutit, nëse ka arsye për të ngritur një çështje kundër të
dyshuarit.
(F) Gjykatësi i caktuar mund:
(i) të kërkojë nga prokurori të paraqesë materiale plotësuese për të mbështetur ndonjërën
ose të gjitha pikat e aktakuzës;
(ii) të konfirmojë secilën pikë të aktakuzës;
RPErev36.doc./jh/re 08 gusht 200543
(iii) të hedhë poshtë secilën pikë të aktakuzës;
(iv) të shtyjë shqyrtimin për t’ia dhënë prokurorit mundësinë ta ndryshojë aktakuzën.
(G) Aktakuza e konfirmuar nga gjykatësi ruhet nga sekretari, i cili përgatit kopje të verifikuara me
vulën e Tribunalit. Në qoftë se i akuzuari nuk kupton asnjërën prej gjuhëve zyrtare të
Tribunalit dhe në qoftë se gjuha që e kupton i është e ditur sekretarit, përgatitet përkthimi i
aktakuzës në këtë gjuhë dhe ky përkthim i bashkëngjitet çdo kopjeje të vërtetuar të aktakuzës.
(H) Me konfirmimin e ndonjërës apo të gjitha pikave të aktakuzës,
(i) gjykatësi do të lëshojë një fletarrestim në përputhje me Nënrregullën
55 (A) dhe me çdo urdhër sipas Nenit 19 të Statutit, dhe
(ii) i dyshuari merr statusin e të akuzuarit.
(I) Hedhja poshtë e një pike të aktakuzës nuk e pengon prokurorin që të paraqesë më vonë një
aktakuzë të ndryshuar për veprimet që përbënin bazën e asaj pike, në qoftë se mbështetet nga
provat shtesë.
Rregulla 48
Të bashkakuzuarit
Personat e akuzuar për të njëjtin krim apo për krime të ndryshme të kryera gjatë të njëjtit
veprim mund të akuzohen dhe të gjykohen bashkërisht.
Rregulla 49
Lidhja e krimeve
Dy ose më shumë krime mund të bashkohen në një aktakuzë në qoftë se një sërë veprash të
kryera bashkë përbëjnë një veprim, dhe këto krime janë kryer prej të akuzuarit të njëjtë.
RPErev36.doc./jh/re 08 gusht 200544
Rregulla 50
Ndryshimi i aktakuzës
(A) (i) Prokurori mund ta ndryshojë aktakuzën:
(a) në çdo kohë para se të konfirmohet, pa leje;
(b) ndërmjet konfirmimit të saj dhe caktimit të çështjes një Dhome Gjyqi, me lejen
e gjykatësit i cili konfirmoi aktakuzën, apo të një gjykatësi të caktuar nga
kryetari;
(c) pasi t’i jetë caktuar çështja një Dhome Gjyqi, me lejen e asaj Dhome Gjyqi ose
të një gjykatësi të asaj Dhome, pasi që ka dëgjuar palët.
(ii) Pasi t’i jetë caktuar çështja një Dhome Gjyqi, nuk do të jetë e nevojshme të
konfirmohet aktakuza e ndryshuar.
(iii) Rregulla 47 (G) dhe Rregulla 53 bis vlejnë mutatis mutandis për
aktakuzën e ndryshuar.
(B) Në qoftë se aktakuza e ndryshuar përfshin akuza të reja dhe i akuzuari tashmë është paraqitur
para një Dhome Gjyqi në përputhje me Rregullën 62, një paraqitje tjetër do të organizohet sa
më parë që të jetë praktike që t’i mundësojë të akuzuarit të deklarohet se a është apo nuk është
fajtor rreth akuzave të reja.
(C) I akuzuari do të ketë edhe një periudhë prej tridhjetë ditëve për të parashtruar mocione në
bazë të Rregullës 72 lidhur me akuzat e reja dhe, kur të jetë e nevojshme, data për gjyqin
mund të shtyhet për të siguruar kohë të mjaftueshme për përgatitjen e mbrojtjes.
Rregulla 51
Tërheqja e aktakuzës
(A) Prokurori mund ta tërheqë një aktakuzë:
(i) në çdo kohë para konfirmimit, pa leje;
RPErev36.doc./jh/re 08 gusht 200545
(ii) pas konfirmimit të saj dhe para se çështja i caktohet një Dhome Gjyqi, me lejen e
gjykatësit i cili e konfirmoi aktakuzën, ose të një gjykatësi të caktuar nga kryetari; dhe
(iii) pasi çështja i është caktuar një Dhome Gjyqi, me anë të një mocioni para kësaj Dhome
Gjyqi, në bazë të Rregullës.73.
(B) Për tërheqjen e aktakuzës do të njoftohet me kohë i dyshuari ose i akuzuari si dhe avokati i të
dyshuarit ose të të akuzuarit.
Rregulla 52
Shpallja publike e aktakuzës
Në varësi nga Rregulla 53, aktakuza do të shpallet publikisht pas konfirmimit të saj prej një
gjykatësi të një Dhome Gjyqi.
Rregulla 53
Mosnxjerrja
(A) Në rrethana të jashtëzakonshme, një gjykatës apo Dhomë Gjyqi, në interesat e drejtësisë,
mund të urdhërojë mosnxjerrjen për opinion të çfarëdo dokumenti ose të dhëne, deri në një
urdhër tjetër.
(B) Kur konfirmon një aktakuzë, gjykatësi, në konsultim me prokurorin, mund të urdhërojë që
aktakuza të mos nxirret për opinion deri sa nuk i është dorëzuar të akuzuarit ose, në rast të të
bashkakuzuarve, të gjithë të të akuzuarve.
(C) Një gjykatës ose Dhomë Gjyqi, në konsultim me prokurorin, mund të urdhërojë të mos nxirret
një aktakuzë apo një pjesë e saj, ose një dokument apo informacion në terësi apo pjesërisht, në
qoftë se bindet se është e domosdoshme të lëshojë një urdhër të tillë për të zbatuar një
dispozitë të Rregullores, për të ruajtur fshehtësinë e informacionit të siguruar nga prokurori,
ose është përndryshe në interesat e drejtësisë.
(D) Me gjithë nënrregullat (A), (B) dhe (C), prokurori mund t’ua nxjerrë në dritë një aktakuzë apo
një pjesë të saj autoriteteve të një shteti, një autoriteti përkatës, ose një organizmi
RPErev36.doc./jh/re 08 gusht 200546
ndërkombëtar kur prokurori konsideron se është e domosdoshme për të mos humbur një rast
për të siguruar arrestimin e mundshëm të një të akuzuari.
Rregulla 53 bis
Dorëzimi i aktakuzës
(A) Aktakuza do t’i dorëzohet të akuzuarit personalisht në kohën e ndalimit të të akuzuarit ose sa
më herët që të jetë e realizueshme pas ndalimit të tij.
(B) Aktakuza i dorëzohet të akuzuarit personalisht duke ia dhënë atij një kopje të aktakuzës të
vërtetuar në përputhje me Rregullën 47 (G).
RPErev36.doc./jh/re 08 gusht 200547
Seksioni 2: Urdhra dhe autorizime
Rregulla 54
Rregull e përgjithshme
Më kërkesën e ndonjërës palë ose proprio motu, një gjykatës ose Dhomë Gjyqi mund të
lëshojë urdhra, thirrje, fletëthirrje, autorizime dhe urdhra transferimi që mund të jenë të nevojshme
për qëllimet e hetimeve ose për përgatitjen apo zhvillimin e gjyqit.
Rregulla 54 bis
Urdhra që u drejtohen shteteve për nxjerrjen e dokumenteve
(A) Pala e cila kërkon një urdhër sipas Rregullës 54 për nxjerrjen e dokumentave apo të
informacionit nga ana e një shteti do t’i bëjë kërkesë me shkrim gjykatësit apo Dhomës
përkatëse të Gjyqit dhe:
(i) do të caktojë për sa të jetë e mundur dokumentet apo informacionin që kërkohen;
(ii) do të tregojë lidhjen e tyre me një çështje të kontestuar para gjykatësit apo Dhomës së
Gjyqit dhe domosdoshmërinë e tyre për një gjykim të drejtë të kësaj çështjeje; dhe
(iii) do të shpjegojë hapat që ka marrë kërkuesi për të siguruar ndihmën e shtetit.
(B) Gjykatësi apo Dhoma e Gjyqit mund të hedhë poshtë një kërkesë në bazë të Nënrregullës (A)
in limine në qoftë se bindet se:
(i) dokumentet apo informacioni nuk kanë të bëjnë me asnjë çështje që lidhet me
procedurat para tyre ose nuk janë të nevojshme për një gjykim të drejtë të një çështjeje
të tillë; ose
(ii) kërkuesi nuk ka marrë hapa të arsyeshëm për të siguruar dokumentet
apo informacionin nga shteti.
(C) (i) Vendimi i një gjykatësi apo një Dhome Gjyqësore sipas paragrafit (B) ose
(E)
RPErev36.doc./jh/re 08 gusht 200548
(a) mund të shqyrtohet sipas Rregullës 108 bis; ose
(b) mund të apelohet
(ii) Apeli sipas paragrafit (i) paraqitet brenda shtatë ditëve pas paraqitjes së vendimit të
kundërshtuar. Në qoftë se një vendim i tillë jepet me gojë, ky afat llogaritet prej datës
së vendimit gojor, përveç nëse
(a) pala që e kundërshton vendimin nuk ishte e pranishme ose nuk ishte e
përfaqësuar kur u shpall vendimi, në të cilin rast afati llogaritet prej datës kur
pala kundërshtuese është njoftuar për vendimin gojor; ose
(b) Dhoma Gjyqësore ka bërë të ditur se një vendim me shkrim do të jepet më
vonë, në të cilin rast afati do të llogaritet prej paraqitjes së vendimit me shkrim.
(D) (i) Në varësi të urdhrit të Gjykatësit apo të Dhomës, Sekretari mund t’ia
transmetojë një kopje të verifikuar të fletarrestimit personit ose autoriteteve të cilëve u
adresohet, duke përfshirë autoritetet kombëtarëtë një shteti, brenda territorit të të cilit
ose nën juridiksionin e të cilit i akuzuari jeton, ose në të cilin dihet të ketë qenë së
fundi, ose k Sekretari beson së ka shumë të ngjarë të gjendet ai.
(ii) Përveç rasteve kur Gjykatësi ose Dhoma e Gjyqit vendos ndryshe, vetëm pala
kërkuese dhe shteti përkatës kanë të drejtën për t’u dëgjuar.
(E) Në qoftë se, duke marrë parasysh të gjitha rrethanat, gjykatësi apo Dhoma e Gjyqit ka arsye të
mira për një hap të tillë, gjykatësi apo Dhoma e Gjyqit mund të lëshojë një urdhër, për të cilën
do të vlejë kjo Rregullë, pa paralajmëruar shtetin përkatës dhe pa i dhënë mundësi për t’u
shprehur sipas Nënrregullës (D); dhe dispozitat e mëposhtme do të vlejnë për një urdhër të
tillë:
(i) urdhri do t’i dorëzohet shtetit përkatës;
(ii) në varësi nga paragrafi (iv), urdhri nuk do të hyjë në fuqi deri në 15 ditë pas dorëzimit
të tij;
(iii) një shtet, brenda 15 ditëve pas dorëzimit të urdhrit, mund të kërkojë anulimin e urdhrit,
duke njoftuar gjykatësin apo Dhomën e Gjyqit, me arsyetim se nxjerrja do t’i vinte në
RPErev36.doc./jh/re 08 gusht 200549
rrezik interesat e sigurisë shtetërore. Nënrregulla (F) do të vlejë për një njoftim të tillë,
siç vlen për një njoftim kundërshtimi;
(iv) kur njoftimi bëhet sipas paragrafit (iii), urdhri pastaj pezullohet deri në vendimin për
kërkesën;
(v) Nënrregullat (F) dhe (G) do të vlejnë për gjykimin e një kërkese të bërë sipas
paragrafit (iii); si për gjykimin e një kërkese për të cilën njoftohet në bazë të
Nënrregullës (D);
(vi) Shteti dhe pala e cila ka kërkuar urdhrin, duke marrë parasysh masat e veçanta që
mund të merren lidhur me një kërkesë sipas Nënrregullave (F) ose (G), do të kenë
mundësi të shprehen në dëgjimin e kërkesës së bërë sipas paragrafit (iii) të kësaj
Nënrregulle.
(F) Shteti, në qoftë se ngre një kundërshtim në bazë të Nënrregullës (D), duke u arsyetuar se
nxjerrja do të vinte në rrezik interesat e sigurisë shtetërore, do të paraqesë një njoftim
kundërshtimi jo më pak se pesë ditë para datës së caktuar për seancën, duke saktësuar arsyet
për kundërshtimin. Në këtë njoftim kundërshtimi, shteti:
(i) do të saktësojë, sa të jetë e mundur, bazën mbi të cilën ai pretendon se interesat e
sigurisë shtetërore do të vihen në rrezik; dhe
(ii) mund të kërkojë nga gjykatësi apo Dhoma e Gjyqit urdhërimin e masave mbrojtëse
përkatëse për dëgjimin e kundërshtimit, duke përfshirë në veçanti:
(a) dëgjimin e kundërshtimit në një seancë të mbyllur dhe ex parte;
(b) leje që dokumentet të paraqiten në një version të redaktuar, të shoqëruara me
një vërtetim nënshkruar nga një zyrtar i lartë shtetëror që shpjegon arsyet për
redaktim;
(c) urdhrin që të mos bëhet asnjë transkriptim i seancës dhe që dokumentet për të
cilat Tribunali nuk ka më nevojë t’i kthehen menjëherë shtetit pa u arkivuar
nga Sekretaria dhe pa u mbajtur në ndonjë mënyrë tjetër.
(G) Për procedurën sipas Nënrregullës (F) më sipër, gjykatësi apo Dhoma e Gjyqit
mund të urdhërojë masat mbrojtëse për dëgjimin e kundërshtimit si më poshtë:
RPErev36.doc./jh/re 08 gusht 200550
(i) caktimi i një gjykatësi të vetëm prej një Dhome për të shqyrtuar dokumentet apo për të
dëgjuar paraqitjet; dhe/ose
(ii) leja që shteti të sjellë përkthyes të vet për seancën si dhe përkthime të veta të
dokumenteve të ndieshme.
(H) Hedhja poshtë e një kërkese të bërë sipas kësaj Rregulle nuk do të
përjashtojë një kërkesë të mëvonshme nga pala kërkuese lidhur me të
njëjtat dokumente, në qoftë rrethanat ndryshojnë.
(I) Një urdhër sipas kësaj Rregulle mund ta lejojë shtetin t’i nxjerrë dokumentet apo
informacionin përkatës me masa të përshtatshme për të ruajtur interesat e tij, të cilat mund t’i
përfshijnë masat e caktuara në Nënrregullat (F) (ii) ose (G).
Rregulla 55
Përmbarimi i fletarrestimeve
(A) Fletarrestimi do të nënshkruhet nga një gjykatës i përhershëm. Do të përfshijë një urdhër për
transferimin e të akuzuarit në Tribunal pa vonesë pas arrestimit të tij.
(B) Fletarrestimi origjinal do të ruhet nga sekretari, i cili do të përgatisë kopje të vërtetuara me
vulën e Tribunalit.
(C) Çdo kopje e vërtetuar do të shoqërohet me një kopje të aktakuzës së vërtetuar në përputhje me
Rregullën 47 (G) dhe një parashtresë të të drejtave të të akuzuarve të përmendura në Nenin 21
të Statutit dhe në Rregullat 42 dhe 43 mutatis mutandis. Në qoftë se i akuzuari nuk kupton
asnjërën nga gjuhët zyrtare të Tribunalit dhe në qoftë se gjuha që e kupton i akuzuari i është e
ditur sekretarit, çdo kopje e vërtetuar e fletarrestimit do të shoqërohet me një përkthim të
parashtresës së të drejtave të të akuzuarit në atë gjuhë.
(D) Duke përfillur urdhrat e një gjykatësi apo Dhome, sekretari mund t’u çojë një kopje të
vërtetuar të fletarrestimit personit apo autoriteteve të cilave fletarrestimi u drejtohet, duke
përfshirë autoritetet shtetërore të një shteti në territorin e të cilit ose nën juridiksionin e të cilit
RPErev36.doc./jh/re 08 gusht 200551
banon i akuzuari, apo ku dihet se ka qenë së fundi, ose ku sekretari mendon se sipas gjasave
mund të gjindet.
(E) Sekretari do të udhëzojë personin ose autoritetet të cilave u është çuar fletarrestimi që në
çastin e arrestimit aktakuza dhe parashtresa e të drejtave të të akuzuarve t’i lexohet të
akuzuarit në një gjuhë që ai e kupton dhe të akuzuarit do t’i hiqet vërejtje në po atë gjuhë se ai
ka të drejtë të heshtë dhe se çdo gjë që ai thotë do të shënohet dhe mund të përdoret si provë.
(F) Me gjithë Nënrregullën (E), në qoftë se, në çastin e arrestimit, të akuzuarit i janë dorëzuar
aktakuza dhe parashtresa e të drejtave të të akuzuarit, apo një përkthim i tyre në një gjuhë që i
akuzuari e kupton dhe mund ta lexojë, nuk ka nevojë t’i lexohen këto të akuzuarit në çastin e
arrestimit.
(G) Kur një fletarrestim i lëshuar nga Tribunali përmbarohet nga autoritetet e një shteti apo nga
një autoritet kompetent ose subjekt ndërkombëtar, një anëtar i Zyrës së Prokurorit mund të
jetë i pranishëm që nga çasti i arrestimit.
Rregulla 56
Bashkëpunimi i shteteve
Shtetit të cilit i çohet një fletarrestim ose urdhër transferimi për një dëshmitar do të veprojë
me kohë dhe me këmbënguljen e nevojshme për të siguruar zbatimin e duhur dhe të efektshëm të tij
në përputhje me Nenin 29 të Statutit.
Rregulla 57
Procedura pas arrestimit
Pas arrestimit, i akuzuari do të ndalet prej shtetit përkatës, i cili do ta njoftojë sekretarin me
kohë. Transferimi i të akuzuarit në selinë e Tribunalit do të organizohet nga autoritetet e shtetit
përkatës, autoritetet e vendit mikpritës dhe sekretari.
Rregulla 58
RPErev36.doc./jh/re 08 gusht 200552
Dispozitat shtetërore për ekstradim
Detyrimet e përcaktuara në Nenin 29 të Statutit do të dalin mbi çdo pengesë ligjore që mund
të ngrejnë ligji shtetëror ose traktatet e ekstradimit të shtetit përkatës para dorëzimit apo transferimit
të të akuzuarit ose një dëshmitari në Tribunal.
Rregulla 59
Mospërmbarimi i një fletarrestimi apo urdhri transferimi
(A) Në qoftë se shteti, të cilit i është çuar një fletarrestim apo urdhër transferimi, nuk ka mundur të
përmbarojë fletarrestimin, ai do ta njoftojë sekretarin për këtë pamundësi menjëherë, duke
dhënë arsye.
(B) Në qoftë se, pas një kohe të mjaftueshme pasi që i është çuar shtetit fletarrestimi ose urdhri i
transferimit, asnjë veprim nuk është ndërmarrë dhe asnjë raport nuk është bërë, kjo do të quhet
mospërmbarim i fletarrestimit apo urdhrit të transferimit, dhe Tribunali, përmes kryetarit, do
ta njoftojë Këshillin e Sigurimit për këtë.
Rregulla 59 bis
Dërgimi i fletarrestimeve
(A) Me gjithë Rregullat 55 deri në 59, pas urdhrit të një gjykatësi të përhershëm, sekretari do t’ia
dërgojë një autoriteti kompetent, subjekti ndërkombëtar, ose prokurorit një kopje të
fletarrestimit për një të akuzuar, me kushte që mund të caktojë gjykatësi, bashkë me urdhrin
për transferimin me kohë të të akuzuarit në Tribunal në qoftë se i akuzuari ndalet nga ai
autoritet, subjekt ndërkombëtar ose prokuror.
(B) Në çastin e ndalimit, i akuzuari do të informohet menjëherë në një gjuhë që ai e kupton për
akuzat kundër tij dhe për faktin se ai po transferohet në Tribunal. Me t’u kryer transferimi,
aktakuza ose parashtresa e të drejtave të të akuzuarit do t’i lexohet të akuzuarit dhe këtij to t’i
hiqet vërejtje në një gjuhë të tillë.
(C) Me gjithë Nënrregullën (B), aktakuza dhe parashtresa e të drejtave të të akuzuarve nuk është
nevoja t’i lexohet të akuzuarit në qoftë se atij i dorëzohen ato dokumente ose një përkthim i
tyre në një gjuhë që ai e kupton dhe mund ta lexojë.
RPErev36.doc./jh/re 08 gusht 200553
Rregulla 60
Publikimi e aktakuzës
Me kërkesën e Prokurorit, sekretari do t’ua çojë autoriteteve shtetërore të një shteti ose
shteteve, një shpallje për botim nëpër gazeta ose për emitim në radio dhe televizion, duke publikuar
ekzistimin e një aktakuze, duke thirrur të akuzuarin që t’i dorëzohet Tribunalit dhe duke ftuar çdo
person me informacion për vendndodhjen e të akuzuarit që t’ia japë këtë informacion Tribunalit.
Rregulla 61
Procedura në rastin e mospërmbarimit të një fletarrestimi
(A) Në qoftë se, brenda një kohe të arsyeshme, fletarrestimi nuk përmbarohet dhe aktakuza për
rrjedhojë nuk është dorëzuar personalisht, gjykatësi i cili ka konfirmuar aktakuzën do ta
thërrasë prokurorin për të dhënë raport për masat e marra. Kur të bindet gjykatësi se:
(i) sekretari dhe prokurori kanë marrë të gjithë hapat e nevojshëm për të siguruar
arrestimin e të akuzuarit, duke përfshirë adresim te autoritetet kompetente të shtetit në
territorin e të cilit ose nën juridiksionin dhe kontrollin e të cilit banon, ose dihet të ketë
banuar së fundi, personi të cilit do t’i dorëzohet aktakuza; dhe
(ii) në qoftë se vendndodhja e të akuzuarit nuk dihet dhe prokurori dhe sekretari kanë
marrë të gjithë hapat e arsyeshëm për të përcaktuar këtë vendndodhje, duke përfshirë
kërkimin e botimit të shpalljeve në bazë të Rregullës 60,
gjykatësi do të urdhërojë që prokurori t’ia dorëzojë aktakuzën Dhomës së Gjyqit anëtar i së cilës
është gjykatësi.
(B) Pasi që ka marrë një urdhër të tillë, prokurori do t’ia dorëzojë aktakuzën Dhomës së Gjyqit në
një seancë të hapur, bashkë me të gjitha provat të cilat ishin para gjykatësit i cili konfirmoi
aktakuzën në fillim. Prokurori gjithashtu mund të thërrasë para Dhomës së Gjyqit dhe të
marrë në pyetje çdo dëshmitar, deklarata e të cilit i është dorëzuar gjykatësit konfirmues.
Përveç kësaj, Dhoma e Gjyqit mund të kërkojë nga prokurori që të thirret çdo dëshmitar tjetër,
deklarata e të cilit i është dorëzuar gjykatësit konfirmues.
RPErev36.doc./jh/re 08 gusht 200554
(C) Në qoftë se Dhoma e Gjyqit bindet në bazë të këtyre provave, bashkë me prova të tjera të cilat
mund t’i sjellë prokurori, se ka arsye të mjaftueshme për të besuar se i akuzuari ka kryer të
gjitha krimet e përfshira në aktakuzë, ose disa prej këtyre krimeve, do të vendosë në këtë
kuptim. Dhoma e Gjyqit do të kërkojë që Prokurori t’i lexojë me zë pjesët relevante të
aktakuzës bashkë me një raport për përpjekjet për ta dorëzuar aktakuzën, të përmendur në
Nënrregullën (A) sipër.
(D) Dhoma e Gjyqit gjithashtu do të lëshojë një fletarrestim ndërkombëtar lidhur me të akuzuarin,
që do t’u dërgohet të gjitha shteteve. Me kërkesën e prokurorit ose proprio motu, pasi që ka
dëgjuar prokurorin, Dhoma e Gjyqit mund të u
rdhërojë një shtet apo shtete të marrin masa të përkohshme për të ngrirë pasurinë e të akuzuarit, pa
paragjykuar të drejtat e palëve të treta.
(E) Në qoftë se prokurori e bind Dhomën e Gjyqit se mospërmbarimi i dorëzimit personal të
fletarrestimit ishte pasojë terësisht ose pjesërisht e refuzimit të një shteti që të bashkëpunojë
me Tribunalin në përputhje me Nenin 29 të Statutit, këtë do ta vërtetojë Dhoma e Gjyqit. Pas
konsultimit me gjykatësit kryesues të Dhomave, kryetari do ta njoftojë Këshillin e Sigurimit
për këtë në një mënyrë që ai vetë e sheh të përshtatshme.
Seksioni 3: Procedura paraprake
Rregulla 62
Paraqitja e parë e të akuzuarit
Me transferimin e një të akuzuari në selinë e Tribunalit, kryetari do t’ia caktojë menjëherë
çështjen një Dhome Gjyqi. I akuzuari do të sillet para kësaj Dhome Gjyqi ose një gjykatësi të
Dhomës pa vonesë dhe do të akuzohet zyrtarisht. Dhoma e Gjyqit apo gjykatësi:
(i) do të bindet se e drejta e të akuzuarit për të pasur një avokat mbrojtës po respektohet;
RPErev36.doc./jh/re 08 gusht 200555
(ii) do të lexojë aktakuzën ose do të urdhërojë që të lexohet në një gjuhë që i akuzuari e
flet dhe e kupton, duke u bindur se i akuzuari e kupton aktakuzën.
(iii) do ta informojë të akuzuarin se, brenda tridhjetë ditëve pas paraqitjes së parë, prej tij
do të kërkohet të shprehet si i fajshëm ose i pafajshëm për secilën pikë të aktakuzës;
përndryshe, po të kërkojë i akuzuari, ai mund të shprehet menjëherë si i fajshëm ose i
pafajshëm për një ose më shumë pika.
(iv) në qoftë se i akuzuari nuk shprehet në paraqitjen e parë ose në ndonjë paraqitje të
mëvonshme, do të shënojë shprehjen e pafajshmërisë në emrin e të akuzuarit.
(v) në rastin e një shprehjeje të pafajshmërisë, do ta udhëzojë sekretarin që
të caktojë datën e gjyqit;
(vi) në rast shprehjeje të fajshmërisë:
(a) në qoftë se paraqitja është para Dhomës së Gjyqit, do të veprojë
në përputhje me Rregullën 62 bis, ose
(b) në qoftë se paraqitja është para gjykatësit, do t’ia përcjellë shprehjen Dhomës
së Gjyqit, që kjo të mund të veprojë në përputhje me Rregullën 62 bis;
(vii) do ta udhëzojë sekretarin të caktojë data të tjera sipas nevojës.
Rregulla 62 bis
Shprehje të fajësisë
Në qoftë se i akuzuari shprehet i fajshëm në përputhje me Rregullën 62 (vi), ose kërkon të
ndryshojë shprehjen e tij në atë të fajësisë, dhe në qoftë se Dhoma e Gjyqit bindet se:
(i) shprehja e fajësisë është bërë me vullnet të lirë;
(ii) shprehja e fajësisë është bërë në bazë të informimit të drejtë;
(iii) shprehja e fajësisë nuk është e dykuptimshme; dhe
RPErev36.doc./jh/re 08 gusht 200556
(iv) ka bazë të mjaftueshme në fakte për krimin dhe për përfshirjen e të akuzuarit në të; ose
në bazë të të dhënave të pavarura ose të mungesës së ndonjë mospajtimi thelbësor
midis palëve për faktet e çështjes,
Dhoma e Gjyqit mund të konstatojë fajësinë dhe të udhëzojë sekretarin që të
caktojë një datë për seancën për shpalljen e dënimit.
Rregulla 62 ter
Procedura për Marrëveshjen e Shprehjes së Fajësisë
(A) Prokurori dhe Mbrojtja mund të merren vesh se, pasi i akuzuari shprehet i fajshëm për
aktakuzën ose një ose më shumë pika të aktakuzës, Prokurori do të bëjë një ose më shumë prej
këtyre gjërave para Dhomës së Gjyqit:
(i) ë kërkojë ta ndryshojë aktakuzën përkatësisht;
(ii) ë parashtrojë se një dënim i caktuar ose një dënim brenda kufijve të caktuar është i
përshtatshëm.
(iii) të mos kundërshtojë kërkesën e të akuzuarit për një dënim të caktuar ose një dënim
brenda kufijve të caktuar.
(B) Dhoma e Gjyqit nuk detyrohet nga asnjë marrëveshje që përcaktohet në Paragrafin (A).
(C) Në qoftë se palët arrijnë një marrëveshje për shprehjen e fajësisë, Dhoma e Gjyqit do t’u
detyrojë ata të bëjnë publike këtë marrëveshje në një seancë të hapur ose, kur ka arsye të
bindshme, në një seancë të mbyllur, në kohën kur i akuzuari deklarohet i fajshëm në pajtim
me Rregullën 62 (vi), ose kur kërkon ta ndryshojë shprehjen e tij ose e saj të mëparshëm dhe
të shprehet i fajshëm.
Rregulla 63
Marrja në pyetje e të akuzuarit
RPErev36.doc./jh/re 08 gusht 200557
(A) Prokurori nuk do të marrë në pyetje të akuzuarin, as pas paraqitjes së parë, pa praninë e
avokatit mbrojtës, përveç nëse i akuzuari pranon vullnetarisht dhe shprehimisht të vazhdojë pa
praninë e avokatit mbrojtës. Në qoftë se i akuzuari më vonë e shpreh dëshirën për të pasur një
avokat mbrojtës, marrja në pyetje do të pushojë menjëherë dhe do të rifillojë vetëm kur
avokati i të akuzuarit të jetë i pranishëm.
(B) Marrja në pyetje, duke përfshirë heqjen dorë eventuale nga e drejta për një avokat mbrojtës,
do të incizohen me audio ose me video në përputhje me procedurën e përshkruar në Rregullën
43. Prokurori në fillim të pyetjeve do t’ia tërheqë vërejtjen të akuzuarit në përputhje me
Rregullën 42 (A) (iii).
Rregulla 64
Paraburgimi
Pas transferimit në selinë e Tribunalit, i akuzuari do të mbahet në një objekt të vënë në
dispozicion nga vendi mikpritës ose një vend tjetër. Në rrethana të jashtëzakonshme, i akuzuari mund
të mbahet në një objekt jashtë vendit mikpritës. Kryetari, pas kërkesës së një pale, mund të kërkojë
ndryshimin e kushteve të paraburgimit të të akuzuarit.
Rregulla 65
Lirimi i përkohshëm
(A) Pas ndalimit, i akuzuari nuk mund të lirohet përveç me urdhrin e një Dhome.
(B) Dhoma e Gjyqit mund të urdhërojë lirimin vetëm pasi jep mundësinë për t’u dëgjuar vendit
mikpritës dhe shtetit në të cilin i akuzuari kërkon te lirohet, dhe vetëm në qoftë se bindet se i
akuzuari do të paraqitet në gjyq dhe se, po të lirohet, nuk do të përbëjë rrezik për asnjë
viktimë, dëshmitar, ose person tjetër.
(C) Dhoma e Gjyqit mund të vendosë kushte për lirim siç i sheh të nevojshme, duke përfshirë
përmbushjen e një garancie dhe respektimin e kushteve të nevojshme për të siguruar praninë e
të akuzuarit në gjyq si edhe mbrojtjen e të tjerëve.
(D) Çdo vendim që jepet prej një Dhome Gjyqësore sipas kësaj Rregulle mund të apelohet.
Përveç rasteve të parapara nga paragrafi (F) më poshtë, apeli paraqitet brenda shtatë ditëve të
dorëzimit të vendimit të kundërshtuar. Kur një vendim i tillë jepet gojarisht, apeli paraqitet
brenda shtatë ditëve pas vendimit gojor, përveç në rastet kur:
RPErev36.doc./jh/re 08 gusht 200558
(i) pala e cila kundërshton vendimin nuk ishte e pranishme ose nuk ishte e përfaqësuar
kur u shpall vendimi, në të cilin rast afati llogaritet prej ditës në të cilën pala
kundërshtuese është njoftuar për vendimin gojor; ose
(ii) Dhoma Gjyqësore ka bërë të ditur se më vonë do nxirret një vendim me shkrim, në të
cilin rast afati do të llogaritet prej paraqitjes së vendimit me shkrim.
(E) Prokurori mund të kërkojë pezullimin e një vendimi nga Dhoma e Gjyqit për të liruar një të
akuzuar, me arsyetim se prokurori ka ndërmend të apelojë kundër vendimit dhe do të bëjë një
kërkesë të tillë bashkë me përgjigjen e tij kërkesës fillestare për lirim të përkohshëm të bërë
nga i akuzuari.
(F) Kur Dhoma e Gjyqit miraton pezullimin e vendimit të saj për të liruar të akuzuarin, prokurori
do të paraqesë apelin e tij jo më vonë se një ditë pas shpalljes së vendimit.
(G) Kur Dhoma e Gjyqit urdhëron pezullimin e vendimit të saj për lirimin e të akuzuarit, në pritje
të apelimit nga Prokurori, i akuzuari nuk do të lirohet para se:
(i) të mbarojë afati për paraqitjen e apelit nga Prokurori, dhe të mos paraqitet asnjë apel i
tillë;
(ii) Dhoma e Apelit e hedh poshtë apelin; ose
(iiii) Dhoma e Apelit urdhëron ndryshe.
(H) Në rast nevoje, Dhoma e Gjyqit mund të lëshojë fletarrestim për të siguruar praninë e një të
akuzuari i cili është liruar, ose për ndonjë arsye tjetër është në liri. Dispozitat e Seksionit 2 të
Pjesës së Pestë do të vlejnë mutatis mutandis.
(I) Pa paragjykuar dispozitat e Rregullës 107, Dhoma e Apelit mund t’i lirojë përkohësisht
personat e gjykuar që janë në pritje të apelit apo për një periudhë të caktuar në qoftë se është e
bindur se:
(i) apeluesi, po qe se lirohet, ose do të paraqitet në seancë të apelit ose do të dorëzohet në
burg në përfundim të periudhës së caktuar, sido që të jetë rasti;
(ii) apeluesi, po qe se lirohet, nuk do të paraqesë rrezik për ndonjë viktimë, dëshmitar apo
person tjetër, dhe
RPErev36.doc./jh/re 08 gusht 200559
(iii) ekzistojnë rrethana të veçanta që e justifikojnë një lirim të tillë.
Dispozitat e paragrafëve (C) dhe (H) do të vlejnë mutatis mutandis.
Rregulla 65 bis
Konferenca të herëpashershme për gjendjen
(A) Një Dhomë Gjyqi apo një gjykatës i një Dhome Gjyqi do të thërrasë një konferencë për
gjendjen brenda njëqind e njëzet ditëve pas paraqitjes së parë të të akuzuarit dhe pastaj brenda
njëqind e njëzet ditëve pas konferencës së fundit për gjendjen, me qëllim:
(i) që të organizohen shkëmbime midis palëve për të siguruar përgatitje me kohë për
gjyqin;
(ii) që të shqyrtohet gjendja e çështjes dhe për t’ia dhënë të akuzuarit mundësinë për të
ngritur probleme lidhur me çështjen e tij, duke përfshirë gjendjen shpirtërore dhe
fizike të të akuzuarit.
(B) Dhoma e Apelit ose një gjykatës i Dhomës së Apelit do të thërrasë një konferencë për
gjendjen brenda njëqind e njëzet ditëve pas paraqitjes së njoftimit për apel dhe pastaj brenda
njëqind e njëzet ditëve pas konferencës së fundit për gjendjen, për të lejuar çdo person në
paraburgim në pritje të një apeli mundësinë për të ngritur probleme lidhur me këtë apel, duke
përfshirë gjendjen shpirtërore dhe fizike të këtij personi.
(C) Me pëlqimin me shkrim të të akuzuarit, të dhënë pasi është këshilluar prej avokatit të vet, një
konferencë për gjendjen sipas kësaj Rregulle mund të mbahet
(i) me praninë e tij, por me pjesëmarrjen e avokatit të vet nëpërmjet telekonferencës ose
videokonferencës; ose
(ii) në Dhomat, pa praninë e tij, por me pjesëmarrjen e tij nëpërmjet telekonferencës në
qoftë se dëshiron dhe/ose pjesëmarrjen e avokatit të vet nëpërmjet telekonferencës ose
videokonferencës.
Rregulla 65 ter
RPErev36.doc./jh/re 08 gusht 200560
Gjykatësi paragjyqësor
(A) Gjykatësi kryesues i Dhomës së Gjyqit, jo më vonë se shtatë ditë pas paraqitjes së parë të të
akuzuarit, do të caktojë prej anëtarëve të Dhomës një gjykatës përgjegjës për procedurat
paragjyqësore (tutje: “gjykatës paragjyqësor”).
(B) Nën autoritetin dhe mbikëqyrjen e Dhomës së Gjyqit të ngarkuar me çështjen, gjykatësi
paragjyqësor do të bashkërendojë komunikimin midis palëve gjatë periudhës paragjyqësore.
Gjykatësi paragjyqësor do të sigurojë që të mos vonohen procedurat pa arsye dhe do të marrë
çdo masë të nevojshme për të përgatitur çështjen për një gjykim të drejtë dhe pa vonesë.
(C) Gjykatësit paragjyqësor do t’i besohen të gjitha detyrat paragjyqësore që parashtrohen në
Rregullën 66, Rregullën 67, Rregullën 73 bis dhe në Rregullën 73 ter, si dhe të gjitha ose një
pjesë e detyrave që parashtrohen në Rregullën 73.
(D) (i) Gjykatësit paragjyqësor mund t’i ndihmojë në kryerjen e detyrave të tij njëri nga
zyrtarët e lartë juridikë që u janë caktuar Dhomave.
(ii) Gjykatësi paragjyqësor do të bëjë një plan pune në të cilin do të paraqesë, në vija të
përgjithshme, obligimet që duhet t’i përmbushin palët në bazë të kësaj Rregulle si dhe
datat deri kur duhet të përmbushen patjetër këto obligime.
(iii) Duke vepruar nën drejtimin e gjykatësit paragjyqësor, zyrtari i lartë juridik mbikëqyr
zbatimin e planit të punës dhe informon gjykatësin paragjyqësor për ecurinë e
diskutimeve ndërmjet palëve dhe me to dhe, në veçanti, për ndonjë vështirësi
potenciale. Ai i paraqet raporte gjykatësit paragjyqësor sipas nevojës dhe u komunikon
palëve, pa vonesë, venerimet që i bën apo vendimet që i merr gjykatësi paragjyqësor.
(iv) Gjykatësi paragjyqësor i urdhëron palët të takohen për të diskutuar probleme që lidhen
me përgatitjen e çështjes, në veçanti, në mënyrë që prokurori të mund t’i përmbushë
obligimet në bazë të paragrafëve (E) (i) deri (iii) të kësaj Rregulloreje, ndërsa mbrojtja
t’i përmbushë obligimet e veta në bazë të paragrafit (G) të kësaj Rregulloreje dhe të
Rregullës 73 ter.
(v) Takimet e tilla mbahen inter partes ose, me kërkesë të tij, me zyrtarin e lartë juridik
dhe një a më shumë palë. Zyrtari i lartë juridik siguron që obligimet e parashtruara në
RPErev36.doc./jh/re 08 gusht 200561
paragrafët (E) (i) deri (iii) të kësaj Rregulle, dhe në kohën e duhur që obligimet sipas
paragrafit (G) dhe Rregullës 73 ter, të përmbushen në pajtim me planin e punës që ka
përcaktuar gjykatësi paragjyqësor.
(vi) Prania e të akuzuarit nuk është e domosdoshme për takimet që i thërret zyrtari i lartë
juridik.
(vii) Zyrtarit të lartë juridik mund t’i ndihmojë një përfaqësues i Sekretarisë në kryerjen e
detyrave të tij në bazë të kësaj Rregulle dhe mund të kërkojë që të bëhet një transkript.
(E) Pas sheshimit të të gjitha mocioneve paraprake të paraqitura brenda afatit të dhënë në
Rregullën 72, gjykatësi paragjyqësor do ta urdhërojë prokurorin, pas raportit të zyrtarit të lartë
juridik, brenda një afati të caktuar nga gjykatësi paragjyqësor dhe jo më pak se gjashtë javë
para konferencës paragjyqësore të kërkuar nga Rregulla 73 bis, që të dorëzojë këto:
(i) versionin përfundimtar të dosjes paragjyqësore të prokurorit duke përfshirë, për secilën
pikë të akuzës, një përmbledhje të provave që prokurori ka ndërmend të paraqesë në
lidhje me kryerjen e krimit të pandehur dhe formën e përgjegjësisë që ka pasur i
akuzuari; kjo dosje do të përfshijë çdo pohim nga palët dhe një deklaratë për ato
çështje që nuk kontestohen; si dhe një deklaratë për çështje faktike dhe juridike të
kontestuara;
(ii) listën me dëshmitarë të cilët prokurori ka ndërmend t’i thërrasë, duke
përfshirë:
(a) emrin ose pseudonimin e secilit dëshmitar;
(b) një përmbledhje të fakteve për të cilat çdo dëshmitar do të dëshmojë;
(c) pikat në aktakuzë për të cilat çdo dëshmitar do të dëshmojë, duke përmendur
pika të veçanta dhe paragrafe përkatëse në aktakuzë; dhe
(d) numrin e përgjithshëm të dëshmitarëve dhe numrin e dëshmitarëve që do të
dëshmojnë kundër secilit të akuzuar dhe për secilën pikë të akuzës;
(e) një indikacion nëse dëshmitari do të dëshmojë personalisht apo në bazë të
Rregullës 92 bis përmes një deklarate me shkrim apo përdorimit të një
transkripti të dëshmisë nga procedurat e tjera para Tribunalit; dhe
RPErev36.doc./jh/re 08 gusht 200562
(f) një vlerësim të kohës së nevojshme për çdo dëshmitar dhe vlerësimin për
kohën e përgjithshme që duhet për paraqitjen e çështjes nga ana e prokurorit.
(iii) listën e eksponateve të cilat prokurori ka ndërmend t’i sjellë, me një deklarim, kur të
jetë e mundur, nëse mbrojtja konteston autenticitetin e tyre. Prokurori gjithashtu do t’i
paraqesë avokatit mbrojtës kopje të eksponateve që gjenden në listë.
(F) Pas parashtrimit nga prokurori i të dhënave të përmendura në paragrafin (E), gjykatësi
paragjyqësor do ta udhëzojë mbrojtjen, brenda një afati të caktuar nga gjykatësi paragjyqësor
dhe jo më vonë se tri javë para konferencës paragjyqësore, ta paraqesë një dosje paragjyqësore
që parashtron:
(i) në vija të përgjithshme, bazën për mbrojtjen e të akuzuarit;
(ii) çështje në dosjen paraqjyqësore të prokurorit të cilat i akuzuari i konteston; dhe
(iii) për çdo çështje të tillë, arsyen pse i akuzuari e konteston.
(G) Pas mbarimit të pretencës së prokurorit dhe para fillimit të pretencës së mbrojtjes, gjykatësi
paragjyqësor do ta udhërojë mbrojtjen t’i parashtrojë këto:
(i) një listë të dëshmitarëve të cilët mbrojtja ka ndërmend t’i thërrasë, me:
(a) emrin apo pseudonimin e çdo dëshmitari;
(b) përmbledhjen e fakteve për të cilat çdo dëshmitar do të dëshmojë;
(c) pikat në aktakuzë për të cilat çdo dëshmitar do të dëshmojë.
(f) numrin e përgjithshëm të dëshmitarëve dhe numrin e dëshmitarëve që do të
dëshmojnë kundër secilit të akuzuar dhe për secilën pikë të akuzës;
(g) një indikacion nëse dëshmitari do të dëshmojë personalisht apo në bazë të
Rregullës 92 bis përmes një deklarate me shkrim apo përdorimit të një
transkripti të dëshmisë nga procedurat e tjera para Tribunalit; dhe
(f) një vlerësim të kohës së nevojshme për çdo dëshmitar dhe vlerësimin për
kohën e përgjithshme që duhet për paraqitjen e çështjes nga ana e mbrojtjes;
dhe
RPErev36.doc./jh/re 08 gusht 200563
(ii) një listë të eksponateve të cilat mbrojtja ka ndërmend t’i sjellë, me një deklarim, kur të
jetë e mundur, nëse prokurori konteston autenticitetin e tyre. Prokurori gjithashtu do t’i
paraqesë avokatit mbrojtës kopje të eksponateve që gjenden në listë.
(H) Gjykatësi paragjyqësor do të shënojë pikat e pajtimit dhe të mospajtimit për çështjet juridike
dhe faktike. Lidhur me këtë, ai mund t’i urdhërojë palët të paraqesin parashtresa me shkrim te
gjykatësi paragjyqësor ose Dhoma e Gjyqit.
(I) Për të kryer detyrat e tij, gjykatësi paragjyqësor mund t’i dëgjojë palët proprio motu, kur është
e nevojshme, pa praninë e të akuzuarit/ve. Gjykatësi paragjyqësor mund t’i dëgjojë palët në
kabinetin e tij privat, në të cilin rast protokolli i mbledhjes do të mbahet prej një përfaqësuesi
të Sekretarisë.
(J) Gjykatësi paragjyqësor do ta informojë Dhomën e Gjyqit rregullisht, veçanërisht në qoftë se
pikat kontestohen, dhe mund t’i referojë Dhomës së Gjyqit çështje të tilla të kontestuara.
(K) Gjykatësi paragjyqësor mund të caktojë një kohë për paraqitjen e mocioneve paragjyqësore
dhe, nëse kërkohet, ndonjë seancë dëgjimi për to. Për mocionin e paraqitur para gjyqit do të
vendoset para se të bëhet gjyqi, përveç nëse gjykatësi, me arsye, urdhëron që vendimi për të të
merret në gjyq. Nëse pala nuk bën vërejtje ose kërkesa që mund të bëhen para gjyqit në kohën
e përcaktuar nga gjykatësi, kjo do të përbëjë heqje dorë nga këto, mirëpo gjykatësi me arsye
mund të japë përjashtim nga heqja dorë nga këto.
(L) (i) Pas paraqitjes së shkresave nga prokurori në bazë të Nënrregullës (E), gjykatësi
paragjyqësor do t’i parashtrojë Dhomës së Gjyqit një dosje të kompletuar të përbërë nga
shkresat e palëve, transkriptimet e konferencave për gjendjen dhe protokollet e mbledhjeve të
mbajtura në kryerjen e detyrave të tij në bazë të kësaj Rregulle.
(ii) Gjykatësi paragjyqësor do t’i parashtrojë një dosje të dytë Dhomës së Gjyqit pas
paraqitjes së shkresave të mbrojtjes në bazë të Nënrregullës (G).
(M) Dhoma e Gjyqit mund të kryejë çdo detyrë të gjykatësit paragjyqësor proprio motu.
(N) Pas një raporti të gjykatësit paragjyqësor, Dhoma e Gjyqit do të vendosë, nëse vjen puna deri
aty, për sanksionet që do t’i vihen palës që nuk i kryen obligimet e veta në bazë të kësaj
RPErev36.doc./jh/re 08 gusht 200564
Rregulle. Sanksionet e tilla mund të përfshijnë përjashtimin e provave dokumentare ose nga
dëshmitë.
RPErev36.doc./jh/re 08 gusht 200565
\
RPErev36.doc./jh/re 08 gusht 200566
Seksioni 4: Sjellja e provave
Rregulla 66
Publikimi nga prokurori
(A) Përveç në rastet kur zbatohen dispozitat e Rregullave 53 dhe 69, prokurori do të vërë në
dispozicion të avokatit mbrojtës, në një gjuhë që e kupton i akuzuari:
(i) brenda tridhjetë ditëve të paraqitjes së parë të të akuzuarit, kopjet e materialeve
mbështetëse të cilat e shoqëruan aktakuzën kur është kërkuar konfirmimi, si edhe të
gjitha deklaratat e mëparshme të siguruara nga prokurori prej të akuzuarit; dhe
(ii) brenda afatit të caktuar nga Dhoma e Gjyqit ose nga gjykatësi paragjyqësor i emëruar
në bazë të Rregullës 65 ter, kopjet e deklaratave të të gjithë dëshmitarëve të cilët
prokurori ka ndërmend t’i thërrasë për të dëshmuar para gjyqit, dhe kopjet e të gjitha
deklaratave me shkrim që janë marrë në pajtim me Rregullën 92 bis. Kopjet e
deklaratave të dëshmitarëve të tjerë për prokurorin do të vihen në dispozicion të
mbrojtjes kur merret vendimi për të thirrë këta dëshmitarë.
(B) Pas një kërkese, prokurori mund ta lejojë mbrojtjen që të këqyrë të gjitha librat, dokumentet,
fotografitë, ose sendet e prekshme të ruajtura nga prokurori ose në kontrollin e tij, të cilat janë
me rëndësi për përgatitjen e mbrojtjes, apo të cilat prokurori ka ndërmend t’i përdorë si prova
në gjyq, ose që janë siguruar prej të akuzuarit ose i përkisnin atij.
(C) Kur prokurori posedon informacion, publikimi i të cilit mund të cenojë hetime të tjera ose
hetime që janë në kryerje e sipër, ose për ndonjë arsye tjetër mund të jetë kundër interesave
publike ose të cenojë interesat e sigurisë të ndonjë shteti, prokurori mund të kërkojë nga
Dhoma e Gjyqit në një seancë të mbyllur të lirohet prej detyrimit sipas Rregullave të publikojë
këtë informacion. Duke bërë një kërkesë të tillë, prokurori do ta furnizojë Dhomën e Gjyqit
(por vetëm Dhomën e Gjyqit) me informacionin, fshehtësia e të cilit kërkohet.
Rregulla 67
Publikimi shtesë
RPErev36.doc./jh/re 08 gusht 200567
(A) Brenda afatit të caktuar nga Dhoma e Gjyqit ose nga Gjykatësi Paragjyqësor i caktuar në bazë
të Rregullës 65 ter
(i) mbrojtja do ta njoftojë Prokurorin për qëllimin e saj të parashtrojë:
(a) mbrojtjen e alibisë; në rastin e së cilës njoftimi do të saktësojë vendin ose
vendet në të cilat i akuzuari pohon të ketë qenë në kohën e krimit të kallëzuar,
emrat e adresat e dëshmitarëve, dhe prova të tjera mbi të cilat i akuzuari ka
ndërmend të mbështetet për të vërtetuar alibinë; dhe
(b) çdo mbrojtje të veçantë, duke përfshirë përgjegjësinë mendore të pakësuar ose
mungesën e saj; në të cilin rast njoftimi do t’i saktësojë emrat dhe adresat e
dëshmitarëve dhe prova të tjera mbi të cilat i akuzuari ka ndër mend të
mbështetet për ta vërtetuar mbrojtjen e veçante; dhe
(ii) prokurori do ta njoftojë mbrojtjen për emrat e dëshmitarëve të cilët prokurori ka
ndërmend të thërrasë për të hedhur poshtë çdo argument të mbrojtjes, për të cilën
prokurori është njoftuar në përputhje me Nënrregullën (i) më sipër;
(B) Mosnjoftimi i mbrojtjes sipas kësaj Rregulle nuk do ta kufizojë të drejtën e të akuzuarit për të
dëshmuar në bazë të këtyre mbrojtjeve.
(C) Në qoftë se njëra nga palët zbulon prova ose materiale shtesë që duhet të ishin publikuar më
herët në bazë të Rregullores, kjo palë do t’ia publikojë menjëherë këto prova ose materiale
palës tjetër dhe Dhomës së Gjyqit.
.
Rregulla 68
Publikimi i materialit shfajësues dhe materialeve të tjerë përkatës
(A) Prokurori do t’i publikojë Mbrojtjes sa më herët çdo material i cili, më sa është në dijeni
Prokurori, mund të çojë drejt sugjerimit të pafajësisë ose pakësimit të fajësisë së të akuzuarit,
ose mund të ndikojë në besueshmërinë e provave të prokurorit.
(B) Pa paragjykuar paragrafin (A), Prokurori do të vërë në disponim të mbrojtjes, në formë
elektronike, koleksione të materialeve përkatës të ruajtura nga Prokurori, bashkë me
RPErev36.doc./jh/re 08 gusht 200568
software-in e përshtatshëm kompjuterik me të cilën mbrojtja mund të bëjë kërkime
elektronike në këto koleksione.
(C) Në qoftë Prokurorit i jepet në mirëbesim informacion prej një personi ose institucioni
sipas Rregullës 70(B) dhe përmban materiale të përmendura në paragrafin (A) më sipër,
Prokurori do të ndërmarrë hapa të arsyeshëm për të marrë pëlqimin e dhënësit të informacionit
për publikimin e atij materiali të akuzuarit, ose faktin e ekzistencës së tij.
(D) Prokurori do t’i bëjë kërkesë Dhomës në një sesion in camera për t’u liruar nga detyrimi sipas
Rregullores për të publikuar informacion që ka Prokurori, në qoftë se publikimi i tij do të
paragjykonte hetime në vazhdim ose të mëtejshme, ose për ndonje arsye tjetër mund të jetë
kundër interesit publik ose mund të ndikojë në interesat e sigurisë të ndonjë shteti, dhe, duke
bërë një kërkesë të tillë, Prokurori do t’ia paraqesë Dhomës së Gjyqit (por vetëm Dhomës së
Gjyqit) informacionin i cili kërkohet të ruhet në mirëbesim.
(E) Me gjithë përfundimin e gjyqit dhe çdo apel të mëvonshëm, Prokurori do t’i publikojë palës
tjetër çdo material të përmendur në paragrafin (A) më sipër.
Rregulla 68 bis
Mospërmbushja e detyrimeve për Publikim
Gjykatësi paragjyqësor ose Dhoma e Gjyqit mund të vendosë propriu motu ose me kërkesën e
sëcilës palë për sanksionet që do t’i vendosen palës që nuk i përmbush detyrimet për publikim në
bazë të Rregullores.
Rregulla 69
Mbrojtja e viktimave dhe e dëshmitarëve
(A) Në rrethanat e jashtëzakonshme, prokurori mund t’i bëjë kërkesë një Gjykatësi ose një Dhome
Gjyqi për të urdhëruar moszbulimin e identitetit të një viktime ose dëshmitari i cili mund të
jetë në rrezik deri sa nuk vihet nën mbrojtjen e Tribunalit.
(B) Duke caktuar masat mbrojtëse për viktima dhe dëshmitarë, Gjykatësi ose Dhoma e Gjyqit
mund të këshillohet me Seksionin për Viktimat dhe Dëshmitarët.
RPErev36.doc./jh/re 08 gusht 200569
(C) Përveç në raste të parapara nga Rregulla 75, identiteti i viktimës ose i dëshmitarit do të
publikohet para gjyqit, duke lënë kohë të mjaftueshme për përgatitjen e mbrojtjes.
Rregulla 70
Përjashtime nga detyrimi i publikimit
(A) Me gjithë dispozitat e Rregullave 66 dhe 67, raportet, memorandumet ose dokumentet e tjera
të brendshme të përgatitura nga një palë, ndihmësit ose përfaqësuesit e saj lidhur me hetimin
ose përgatitjen e çështjes përjashtohen nga detyrimi i publikimit ose i njoftimit sipas këtyre
rregullave.
(B) Në qoftë se prokurori posedon informacion i cili i është dhënë prokurorit në besim dhe që
është përdorur vetëm për të përftuar prova të reja, ky informacion fillestar dhe burimi i tij nuk
do të publikohen nga prokurori pa pëlqimin e personit ose subjektit i cili e dha informacionin
fillestar dhe në çdo rast nuk do të përdoret si provë pa ia bërë të ditur më parë të akuzuarit.
(C) Në qoftë se, pasi të ketë marrë pëlqimin e personit ose subjektit që e jep informacionin sipas
kësaj Rregulle, prokurori vendos të paraqesë si provë çfarëdo dëshmie, dokumenti, ose
materiali tjetër të siguruar në këtë mënyrë, Dhoma e Gjyqit, me gjithë Rregullën 98, nuk
mund të urdhërojë asnjë palë të sjellë më shumë prova të marra nga personi ose subjekti që
dha informacionin fillestar; as nuk mund të thërrasë Dhoma e Gjyqit këtë person ose një
përfaqësues të këtij subjekti si dëshmitar ose të urdhërojë praninë e tij me qëllim që të sigurojë
prova të tilla. Një Dhomë Gjyqi nuk mund ta përdorë fuqinë e saj për të urdhëruar praninë e
dëshmitarëve ose për të detyruar nxjerrjen e dokumenteve me qëllim që të sigurohen prova të
tilla.
(D) Në qoftë se Prokurori thërret një dëshmitar për të sjellë si provë çfarëdo informacioni të
siguruar sipas kësaj rregulle, Dhoma e Gjyqit nuk mund ta detyrojë këtë dëshmitar t’i
përgjigjet asnjë pyetjeje lidhur me informacionin ose burimin e tij, në qoftë se dëshmitari
refuzon të përgjigjet për shkak të ruajtjes së besueshmërisë.
(E) E drejta e të akuzuarit për të kontestuar provat e paraqitura nga ana e prokurorit nuk do të
cenohet, përveç në raste të kufizimeve që përfshihen në Nënrregullat (C) dhe (D).
RPErev36.doc./jh/re 08 gusht 200570
(F) Dhoma e Gjyqit mund të urdhërojë, pas një kërkese nga i akuzuari ose avokati i mbrojtjes, se,
në interesa të drejtësisë, dispozitat e kësaj Rregulle do të vlejnë mutatis mutandis për
informacion të veçantë të cilin e posedon i akuzuari.
(G) Asgjë në Nënrregullën (C) ose (D) më sipër nuk do të cenojë fuqinë e Dhomës së Gjyqit sipas
Rregullës 89 (D) të përjashtojë prova në qoftë se detyrimi për të siguruar një gjykim të drejtë
ia kapërcen vlerës së tyre si provë.
RPErev36.doc./jh/re 08 gusht 200571
Seksioni 5: Deponimet
Rregulla 71
Deponimet
(A) Kur të jetë në interesat e drejtësisë, një Dhomë Gjyqi mund të urdhërojë, proprio motu ose me
kërkesën e një pale, që të merret një deponim për përdorim në gjyq, pa marrë parasysh se a
është në gjendje apo jo personi, deponimi i të cilit kërkohet, të paraqitet personalisht para
Tribunalit për të dhënë dëshmi. Dhoma e Gjyqit do të emërojë një zyrtar kryesues për këtë
qëllim.
(B) Mocioni për marrjen e një deponimi do të tregojë emrin dhe vendndodhjen e personit,
deponimi i të cilit kërkohet; datën dhe vendin ku merret deponimi, një deklarim për çështjet
mbi të cilat do të ekzaminohet personi, dhe rrethanat që arsyetojnë marrjen e deponimit.
(C) Në qoftë se mocioni miratohet, pala me kërkesën e së cilës merret deponimi do ta njoftojë me
kohë palën tjetër; e cila do të ketë të drejtë që të jetë e pranishme në marrjen e deponimit dhe
të marrë në pyetje personin, deponimi i të cilit merret.
(D) Provat përmes deponimeve mund të merren ose në selinë e Tribunalit ose jashtë saj, dhe mund
të merren gjithashtu përmes konferencave në video.
(E) Zyrtari kryesues do të sigurojë se deponimi merret në përputhje me Rregulloren dhe se
mbahet një protokoll i deponimit, duke përfshirë marrjen në pyetje dhe kundërshtimet e
ngritura nga cilado palë, për vendimin e Dhomës së Gjyqit. Zyrtari kryesues do t’ia çojë
protokollin Dhomës së Gjyqit.
Rregulla 71 bis
Dëshmi përmes një lidhjeje të konferencës në video
Me kërkesën e një pale, një Dhomë Gjyqi, në interesat e drejtësisë, mund të urdhërojë që të
merret dëshmia përmes një lidhjeje të konferencës në video.
RPErev36.doc./jh/re 08 gusht 200572
Seksioni 6: Mocionet
Rregulla 72
Mocionet paraprake
(A) Mocionet paraprake, do të thotë mocione të cilat:
(i) kontestojnë juridiksionin;
(ii) akuzojnë për të meta në formën e aktakuzës;
(iii) kërkojnë veçimin e akuzave të cilat janë të lidhura në një aktakuzë sipas Rregullës 49
ose kërkojnë gjyqe të veçanta sipas Rregullës 82 (B); ose
(iv) ngrejnë kundërshtime në bazë të refuzimit të një kërkese për caktimin e avokatit
mbrojtës sipas Rregullës 45 (C),
do të bëhen me shkrim dhe do të paraqiten jo më vonë se 30 ditë pasiqë prokurori ia ka
publikuar avokatit të mbrojtjes të gjitha materialet dhe deklaratat e përmendura në Rregullën
66 (A) (i) dhe do të marrin përgjigje jo më vonë se gjashtëdhjetë ditë pas dorëzimit të tyre dhe
para fillimit të deklaratave fillestare të parashikuara në Rregullën 84.
(B) Vendime për mocione paraprake janë pa apel të ndërkohshëm, përveç
(i) në raste të mocioneve që kontestojnë juridiksionin, kur çdo palë ka të drejtën e apelit;
(ii) në raste të tjera kur vërtetimi jepet nga Dhoma e Gjyqit, e cila mund të japë këtë
vërtetim më qoftë se vendimi lidhet me një çështje që do të ndikonte në mënyrë të
dukshme mbarëvajtjën e drejtë dhe të shpejtë të procedurave ose rezultatin e gjyqit dhe
për të cilën, sipas mendimit të Dhomës së Gjyqit, një vendim i menjëhershëm nga ana
e Dhomës së Apelit mund të çojë përpara procedurat në mënyrë të dukshme.
(C) Apelet sipas paragrafit (B)(i) do të paraqiten brenda pesëmbëdhjetë ditëve dhe kërkesat për
vërtetim sipas paragrafit (B)(ii) do të paraqiten brenda shtatë ditëve pas dorëzimit të vendimit
RPErev36.doc./jh/re 08 gusht 200573
të kontestuar. Kur një vendim i tillë jepet gojarisht, ky afat do të llogaritet prej ditës së
vendimit gojor, përveç në raste kur:
(i) pala e cila konteston vendimin nuk ishte e pranishme ose e përfaqësuar kur u shpall
vendimi, në të cilin rast afati do të llogaritet prej ditës kur pala kontestuese është
njoftuar për vendimin gojor; ose
(ii) Dhoma e Gjyqit ka bërë të ditur se do të lëshohet më vonë një vendim me shkrim, në
të cilin rast afati do të llogaritet prej dorëzimit të vendimit me shkrim.
Në qoftë se jepet vërtetimi, pala do t’i bëjë apel Dhomës së Apelit brenda shtatë ditëve pas paraqitjes
së vendimit për vërtetim.
(D) Për qëllim të paragrafëve (A)(i) dhe (B)(i), mocioni që konteston juridiksionin i referohet
ekskluzivisht mocionit që konteston aktakuzën me arsyetim se nuk lidhet me:
(i) ndonjë nga personat për të cilët bëhet fjalë në Nenet 1, 6, 7 dhe 9 të Statutit;
(ii) territoret për të cilat bëhet fjalë në Nenet 1, 8 dhe 9 të Statutit;
(iii) periudha për të cilën bëhet fjalë në Nenet 1, 8 dhe 9 të Statutit;
(iv) ndonjë nga shkeljet për të cilat bëhet fjalë në Nenet 2, 3, 4, 5 dhe 7 të Statutit.
Rregulla 73
Mocione të tjera
(A) Pasi një çështje i caktohet një Dhome Gjyqësore, çdo palë mund të parashtrojë në çdo kohë
para Dhomës mocione për gjykime ose lehtësime përkatëse, që nuk janë mocione paraprake.
Mocionet e tilla mund të jenë me shkrim ose me gojë, sipas mendimit të Dhomës së Gjyqit.
(B) Vendimet për të gjitha mocionet janë pa apel të ndërkohshëm, përveç kur vërtetimi jepet nga
Dhoma e Gjyqit, e cila mund të japë këtë vërtetim më qoftë se vendimi lidhet me një çështje
që do të ndikonte në mënyrë të dukshme ecurinë e drejtë dhe të shpejtë të procedurave ose
rezultatin e gjyqit dhe për të cilën, sipas mendimit të Dhomës së Gjyqit, një vendim i
RPErev36.doc./jh/re 08 gusht 200574
menjëhershëm nga ana e Dhomës së Apelit mund të çojë përpara procedurat në mënyrë të
dukshme.
(C) Kërkesat për vërtetim paraqiten brenda shtatë ditëve pas dorëzimit të vendimit të
kundërshtuar. Kur një vendim i tillë jepet gojarisht, ky afat do të llogaritet prej ditës së
vendimit gojor, përveç në rastet kur:
(i) pala e cila e kundërshton vendimin nuk ishte e pranishme ose e përfaqësuar kur u
shpall vendimi, në të cilin rast afati do të llogaritet prej ditës kur pala kundërshtuese
është njoftuar për vendimin gojor; ose
(ii) Dhoma e Gjyqit ka bërë të ditur se do të lëshohet më vonë një vendim me shkrim, në
të cilin rast afati do të llogaritet prej dorëzimit të vendimit me shkrim.
Në qoftë se jepet vërtetimi, pala do të apelojë pranë Dhomës së Apelit brenda shtatë ditëve pas
paraqitjes së vendimit për vërtetim.
(D) Megjithë sanksionet që mund të vendosen sipas Rregullës 46 (A), kur Dhoma gjykon se një
mocion është i pavlerë ose keqpërdor procesin, Sekretari nuk e autorizon pagesën e
honorarëve për përgatitjen e këtij mocioni dhe/ose shpenzimeve përkatëse.
RPErev36.doc./jh/re 08 gusht 200575
Seksioni 7: Konferencat
Rregulla 73 bis
Konferenca paragjyqësore
(A) Para fillimit të gjyqit, Dhoma e Gjyqit do të mbajë një konferencë paragjyqësore.
(B) Duke marrë parasysh dosjen që i është paraqitur Dhomës së Gjyqit nga gjykatësi paraqjyqësor
në bazë të Rregullës 65 ter (L) (i), Dhoma e Gjyqit mund të kërkojë nga prokurori të shkurtojë
kohën e parashikuar për ekzaminimin kryesor të disa dëshmitarëve.
(C) Duke marrë parasysh dosjen që i është paraqitur Dhomës së Gjyqit nga gjykatësi paraqjyqësor
në bazë të Rregullës 65 ter (L) (i), Dhoma e Gjyqit, pasi të ketë dëgjuar prokurorin, do të
caktojë
(i) numrin e dëshmitarëve që mund t’i thërrasë prokurori.
(ii) Kohën në dispozicion të prokurorit per paraqitjen e provave.
(D) Pasi të ketë dëgjuar prokurorin, Dhoma e Gjyqit mund të caktojë një numër vende krimesh
ose ngjarjesh të përfshira në një akuzë ose më shumë akuza lidhur me të cilat prova mund të
paraqiten prej prokurorit të cilat, duke marrë parasysh të gjitha rrethanat përkatëse, duke
përfshirë krimet e akuzuara në aktakuzën, klasifikimi dhe natyrra e tyre, vendet ku akuzohen
të jenë kryer, shkallën dhe viktimat e krimeve, janë në përgjithësi tipike për krimet e
akuzuara.
(E) Pas fillimit të gjyqit, prokurori, mund të paraqesë një mocion për të ndryshojë vendimin për
numrin e vendeve krimesh ose ngjarjesh lidhur me të cilat mund të paraqiten prova ose
numrin e dëshmitarëve që do të thirren ose për kohë shtesë për të paraqitur prova, dhe Dhoma
e Gjyqit mund ta përmbushë kërkesën e prokurorit në qoftë se bindet se kështu shërbehen
interesat e drejtësisë.
RPErev36.doc./jh/re 08 gusht 200576
Rregulla 73 ter
Konferenca para mbrojtjes
(A) Para se të fillojë mbrojtja prezentimin e saj, Dhoma e Gjyqit mund të mbajë një konferencë.
(B) Duke marrë parasysh dosjen që i është paraqitur Dhomës së Gjyqit nga gjykatësi paraqjyqësor
në bazë të Rregullës 65 ter (L) (ii), Dhoma e Gjyqit mund të kërkojë nga mbrojtja të shkurtojë
kohën e parashikuar për ekzaminimin kryesor të disa dëshmitarëve.
(ii) Duke marrë parasysh dosjen që i është paraqitur Dhomës së Gjyqit nga
gjykatësi paraqjyqësor në bazë të Rregullës 65 ter (L) (ii), Dhoma e Gjyqit,
pasi të ketë dëgjuar mbrojtjen, do të caktojë numrin e dëshmitarëve që mund të
thërrasë mbrojtja.
(D) Pas fillimit të prezentimit të mbrojtjes, mbrojtja, në qoftë se mendon se kështu shërbehen
interesat e drejtësisë, mund të paraqesë një mocion për t’u kthyer te lista e parë e dëshmitarëve
ose të ndryshojë vendimin për atë se cilët dëshmitarë do të thirren.
(h) Pasi ta ketë dëgjuar mbrojtjen, Dhoma e Gjyqit do të përcaktojë kohën që do të
ketë në dispozicion mbrojtja për të paraqitur provat.
(i) Gjatë gjyqit, Dhoma e Gjyqit mund të plotësojë kërkesën e mbrojtjes që t’i
jepet kohë shtesë për të paraqitur provat, në qoftë se kjo është në interesa të
drejtësisë.
RPErev36.doc./jh/re 08 gusht 200577
PJESAJESA E GJASHTËË
PROCEDURAT PAARA DHOMAVE TË GJYQIT
Seksioni 1: Dispozitat e përgjithshme
Rregulla 74
Amicus Curiae
Në qoftë se e quan të dëshirueshëm për gjykimin e rregullt të çështjes, një Dhomë mund të
ftojë ose të lejojë një shtet, organizatë, ose person të paraqitet para saj dhe të bëjë parashtrime për
çfarëdo çështje që e cakton Dhoma.
Rregulla 74 bis
Ekzaminim mjekësor i të akuzuarit
Një Dhomë Gjyqi mundet, proprio motu ose me kërkesë të një pale, të urdhërojë ekzaminimin
mjekësor, psikiatrik, ose psikologjik të të akuzuarit. Në një rast të tillë, përveç nëse Dhoma e Gjyqit
urdhëron ndryshe, sekretari do t’ua besojë këtë detyrë një ose disa ekspertëve, emrat e të cilëve
figurojnë në një listë të hartuar që më parë nga Sekretaria dhe të miratuar nga Byroja.
Rregulla 75
Masa për mbrojtjen e viktimave dhe të dëshmitarëve
(A) Një gjykatës ose Dhomë, proprio motu ose me kërkesë të cilësdo palë, apo të viktimës ose
dëshmitarit në fjalë, ose të Seksionit të Viktimave dhe të Dëshmitarëve, mund të urdhërojë
masa përkatëse për jetën private dhe mbrojtjen e viktimave dhe të dëshmitarëve, me kusht që
masat të jenë në pajtim me të drejtat e të akuzuarit.
(B) Një Dhomë mund të mbajë një seancë të mbyllur për të vendosur nëse do të urdhërojë:
(i) masa për të parandaluar publikimin para opinionit ose mjeteve të informimit identitetin
ose vendndodhjen e viktimës ose dëshmitarit, ose të personave të lidhur familiarisht
ose në një mënyrë tjerër me viktimën ose dëshmitarin me masa të tilla si janë:
RPErev36.doc./jh/re 08 gusht 200578
(a) fshirja e emrave dhe të dhënave identifikuese nga protokollet publike të
Tribunalit;
(b) mosnxjerrja para opinionit të protokolleve që e identifikojnë viktimën;
(c) dhënia e dëshmisë përmes pajisjeve që ndryshojnë pamjen ose zërin ose
përmes televizionit me qark të mbyllur;
(d) caktimi i një pseudonimi;
(ii) seanca të mbyllura, në përputhje me Rregullën 79;
(iii) masa të përshtatshme për të ndihmuar dëshminë e viktimave dhe dëshmitarëve të
ndieshëm, si televizion me qark të mbyllur njëdrejtimësh.
(C) Njësia për Viktimat dhe Dëshmitarët do të sigurojë se dëshmitari është njoftuar para se të
dëshmojë se dëshmia e tij dhe identiteti i tij mund të zbulohen më vonë në një çështje tjetër,
në bazë të Rregullës 75 (F).
(D) Dhoma, sa herë të jetë e nevojshme, do ta mbikëqyrë mënyrën e bërjes së pyetjeve për të
shmangur çdo lloj ngacmimi ose frikësimi.
(E) Një gjykatës ose Dhomë Gjyqi, kur lëshon një urdhër në bazë të paragrafit (A) sipër, në qoftë
se është e përshtatshme, deklaron në se transkripti i procedurave lidhur me provat e
dëshmitarit për të cilin janë marrë ato masa do të vihet në disponim për procedura të tjera para
Tribunalit.
(F) Kur urdhërohen masa mbrojtëse lidhur me një viktimë ose dëshmitar në çfarëdo procedurash
para Tribunalit (“procedurat e para”). Këto masa mbrojtëse:
(i) do të vazhdojnë të jenë në fuqi mutatis mutandis në çfarëdo procedurash para
Tribunalit (“procedurat e dyta”) në qoftë se dhe derisa nuk hiqen, ndryshohen, ose
shtohen ne pajtim me procedurën e parashtruar në këtë rregull; por
(ii) nuk do ta ndalojnë Prokurorin që të kryejë çfarëdo detyrimi për publikim sipas
Rregullores në procedura të dyta, në se Prokurori e informon palën mbrojtëse, së cilës
po i bëhet publikimi, për llojin e masave mbrojtëse të urdhëruar në procedurat e para.
RPErev36.doc./jh/re 08 gusht 200579
(G) Një palë në procedurat e dyta e cila kërkon t’i heqë, ndryshojë ose shtojë masat mbrojtëse të
urdhëruara në procedurat e para duhet t’i bëjë kërkesë:
(i) çfarëdo Dhome Gjyqi, të çfardo përbërjeje, e cila ende merret me procedura të para;
ose
(ii) në qoftë se asnjë Dhome Gjyqi nuk merret më me procedurata e para, Dhomës së
Gjyqit e cila merret me procedurat e dyta.
(H) Para se të vendoset për një kërkesë në bazë të Paragrafit (F) (ii) sipër, Dhoma e Gjyqit e cila
merret me procedurat e dyta do të sigurojë të gjithë informacionin e nevojshëm prej
procedurave të para, dhe do të këshillohet me gjykatësin i cili urdhëroi masat mbrojtëse në
procedurat e para, në qoftë se ai gjykatës vazhdon të jetë gjykatës i Tribunalit.
(I) Një kërkesë që i bëhet Dhomës së Gjyqit që të heqë, ndryshojë, ose shtojë masat mbrojtëse
lidhur me një viktimë ose dëshmitar mund të shqyrtohet ose prej Dhomës së Gjyqit ose prej
një gjykatësi të kësaj Dhome, dhe sa herë qe të përmendet një “Dhomë Gjyqi” në këtë
Rregull, do të kuptohet edhe “një gjykatës i asaj Dhome.”
Rregulla 76
Deklarata solemne e përkthyesve
Para kryerjes së çfarëdo detyre, përkthyesi do të deklarojë solemnisht se do të përkthejë në
mënyrë besnike, të pavarur, të paanshme dhe me respektim të plotë për detyrën e mbajtjes së
fshehtësisë.
Rregulla 77
Përbuzja e Tribunalit
(A) Në ushtrimin e kompetencave të veta të vetvetishme, Tribunali mund të dënojë ata që në
mënyrë të vetëdijshme dhe të vullnetshme, ndërhyjnë në dhënien e tij të drejtësisë, duke përfshirë çdo
person i cili:
RPErev36.doc./jh/re 08 gusht 200580
(i) duke qenë dëshmitar para Dhomës, në mënyrë të mbrapshtë refuzon ose i bën bisht
përgjigjes së në një pyetje.
(ii) zbulon informacion lidhur me ato procedura, duke thyer me vetëdije një urdhër të
Dhomës, ose
(iii) pa pasur justifikim bindës nuk përfill urdhrin për të qenë i pranishëm ose për të
dorëzuar dokumente para Dhomës,
(iv) kërcënon, frikëson, lëndon, ofron ryshfet, ose në ndryshe ndërhyn një dëshmitari i cili
jep, ka dhënë, ose do të japë dëshmi gjatë procedurave para Dhomës, ose një
dëshmitari potencial; ose
(v) kërcënon, frikëson, i ofron ryshfet ose ndryshe përpiqet ta shtrëngojë një përson tjetër,
me qëllim që ta pengojë këtë person të përmbush një detyrim sipas urdhrit të gjykatësit
ose të Dhomës.
(B) Nxitja për të kryer dhe përpjekja për të kryer një akt të ndëshkueshëm sipas Paragrafit (A)
janë të ndëshkueshme si përbuzje të Tribunalit, me të njëjtat ndëshkime.
(C) Kur Dhoma ka arsye të besojë se një person vepron duke përbuzur Tribunalin:
(i) Ajo mund të udhëzojë Prokurorin që të hetojë çështjen me synim që të përgatis dhe të
paraqes një aktakuzë për përbuzje;
(ii) në qoftë se, sipas mendimit të Dhomës, prokurori ka një konflikt interesash lidhur me
sjelljen përkatëse, ajo mund të udhëzojë Sekretarin të caktojë një amicus curiae për ta
hetuar çështjen dhe t’i raportojë Dhomës në se ka shkaqe të mjaftueshme për të nisur
procedura për përbuzje; ose
(iii) a jo mund të nisë vetë procedura.
(D) Në qoftë se Dhoma mendon se ka shkaqe të mjaftueshme për të nisur procedura kundër një
personi për përbuzje të saj, ajo mund:
RPErev36.doc./jh/re 08 gusht 200581
(i) në rrethanat a përshkruara në Paragrafin (C) (i), të udhëzojë Prokurorin që ta ndjekë
çështjen penalisht; ose
(ii) në rrethanat a përshkruara në Paragrafin (C) (ii) ose (iii), të japë urdhër, në vend të një
aktakuze, dhe ose ta udhëzojë amicus curiae-in për ta ndjekur çështjen ose ta ndjekë
vetë çështjen penalisht.
(E) Rregullat e procedurës dhe e provave në Pjesët Katër deri në Tetë do të zbatohen mutatis
mutandis për procedurat e parashikuara në këtë Rregull.
(F) Çdo personi të akuzuar në këtë mënyrë, në qoftë se personi i përmbush kriteret e varfërisë të
përcaktuara nga sekretari, do t’i caktohet një avokat në përputhje me Rregullën 45.
(G) Ndëshkimi më i madh që mund t’i caktohet një personi i cili vërtetohet të ketë vepruar duke
përbuzur Tribunalin është dënimi me burg prej jo më shumë se katër vjetësh, ose gjobë prej jo
më shumë se 100,000 Eurosh ose të dyja se bashku.
(H) Gjoba do t’i paguhet sekretarit dhe do të mbahet në një llogari të veçantë.
(I) Në qoftë gjykohet se një avokat ka vepruar duke përbuzur këtë rregull, Dhoma që vendos
kështu mund të vendosë edhe se avokati nuk ka më të drejtë të përfaqësojë një të pandehur ose
një të akuzuar para Tribunalit ose se sjellja e tillë konsiderohet e pahijshme sipas Rregulles
46, ose të dyja se bashku.
(J) Për çdo vendim të dhënë prej një Dhome Gjyqi sipas kësaj Rregulle do të ketë mundësi apeli.
Njoftimi për apelin do të bëhet brenda pesëmbëdhjetë ditëve prej dorëzimit të vendimit të
kontestuar. Kur një vendim i tillë jepet gojarisht, njoftimi do të bëhet brenda pesëmbëdhjetë
ditëve pas vendimit me gojë, përveç në raste
(i) kur pala e cila konteston vendimin nuk ishte e pranishme ose e përfaqësuar kur u
shpall vendimi, në të cilin rast afati do të llogaritet prej ditës kur pala kontestuese është
njoftuar për vendimin gojor; ose
(ii) kur Dhoma e Gjyqit ka bërë të ditur se do të lëshohet një vendim me shkrim më vonë,
në të cilin rast afati do të llogaritet prej dorëzimit të vendimit me shkrim.
RPErev36.doc./jh/re 08 gusht 200582
(K) Në rastin e vendimeve sipas kësaj Rregulle nga Dhoma e Apelit e cila vepron si Dhoma e
parë, Kryetarit mund t’i bëhet një apel me shkrim brenda 15 ditëve pas dorëzimit të vendimit
të kontestuar. Një apel i tillë do të vendoset prej pesë gjykatësve të ndryshëm të caktuar nga
Kryetari. Kur vendimi i kundërshtuar jepet me gojë, apeli do të dorëzohet brenda 15 ditëve
pas vendimit me gojë, me përjashtim të rasteve
(i) kur pala e cila kundërshton vendimin nuk ishte e pranishme ose e përfaqësuar kur u
shpall vendimi, në të cilin rast afati do të llogaritet prej datës kur pala kundërshtuese u
informua për vendimin me gojë; ose
(ii) Kur Dhoma e Apelit ka paralajmëruar se një vendim me shkrim do të jepet me vonë,
në të cilin rast afati do të llogaritet prej dorëzimit të vendimit me shkrim.
Rregull 77 bis
Pagim i gjobave
(A) Duke vënë një gjobë sipas Rregullës 77 ose Rregullës 91, Dhoma do ta përcaktojë afatin për
pagimin e saj.
(B) Kur një gjobë e vënë sipas Rregullës 77 ose Rregullës 91 nuk paguhet brenda afatit të caktuar,
gjykatësi ose Dhoma që vë gjobën mund të lëshojë një urdhër që detyron personin të cilit i
vihet gjoba të paraqitet para Tribunalit ose t’i përgjigjet me shkrim për të shpjeguar pse nuk
është paguar gjoba.
(C) Pasi t’i këtë dhënë personit të cilit i është vënë gjoba një mundësi për t’u dëgjuar, gjykatësi
ose Dhoma mund të vendosë që të merren masat e duhura, duke përfshirë:
(i) vazhdimin e afatit për pagimin e gjobës;
(ii) detyrimin që pagimi i gjobës të bëhet me këste;
(iii) në konsultim me sekretarin, duke kërkuar qe paratë borxh të zbriten nga ndonjë
honorar i papaguar personit nga Tribunali, kur ai person është avokat i angazhuar nga
Tribunali në bazë të Udhëzimit për Caktimin e Avokatëve Mbrojtës.
RPErev36.doc./jh/re 08 gusht 200583
(iv) këmbimi i tërë gjobës ose një pjese të saj në dënim me burg për jo më shumë se
dymbëdhjetë muaj.
(D) Përpos vendimit sipas Nënrregullës (C), gjykatësi ose Dhoma mund të vendosë se personi
është duke vepruar në përbuzje të Tribunalit dhe t’i vëjë një ndëshkim të ri duke zbatuar
Rregullën 77 (H) (i), në qoftë se ky person ishte në gjendje të paguajë gjobën brenda afatit të
caktuar dhe me qëllim nuk e ka paguar. Ky ndëshkim për përbuzjen e Tribunalit do t’i shtohet
gjobës së parë që i është vënë.
(E) Gjyqi ose Dhoma, në rast nevoje, mund të lëshojë një fletarrestim për të siguruar praninë e
personit, kur ai nuk paraqitet ose nuk përgjigjet me shkrim në përputhje me një urdhër sipas
Nënrregullës (B). Një shtet ose autoritet, të cilit i drejtohet një fletarrestim i tillë, në përputhje
me Nenin 29 të Statutit, do të veprojë me kohë dhe me këmbënguljen e duhur për të siguruar
përmbarimin e rregullt dhe efektiv të tij. Kur të lëshohet një fletarrestim sipas kësaj
Nënrregulle, dispozitat e Rregullave 45, 57, 58, 59, 59 bis dhe 60 do të vlejnë mutatis
mutandis. Pas transferimit në Tribunal të personit në fjalë, dispozitat e Rregullave 64, 65 dhe
99 do të vlejnë mutatis mutandis.
(F) Kur të vihet ndëshkimi i dënimit me burg sipas kësaj Rregulle, ose një gjobë këmbehet me
një periudhë burgimi, dispozitat e Rregullave 102, 103 dhe 104 dhe Pjesa e Nëntë do të vlejnë
mutatis mutandis.
(G) Çdo vendim për përbuzje ose ndëshkim i vënë sipas kësaj Rregulle do të ketë mundësi apeli,
si e parashikuar në Rregullën 77 (J).
Rregulla 78
Seancat e hapura
Të gjitha seancat para një Dhome Gjyqi, përveç kuvendimeve të Dhomës, do të jenë publike,
përveç kur vendoset ndryshe.
Rregulla 79
RPErev36.doc./jh/re 08 gusht 200584
Seancat e mbyllura
(A) Dhoma e Gjyqit mund të urdhërojë përjashtimin e shtypit dhe të publikut nga tërë seanca ose
një pjesë e saj për arsye:
(i) të rendit publik ose të moralit;
(ii) të sigurisë ose të mospublikimit të identitetit të një viktime ose dëshmitari si e
parashikuar në Rregullën 75; ose
(iii) të mbrojtjes së interesave të drejtësisë.
(B) Dhoma e Gjyqit do t’i publikojë arsyet për urdhrin e vet.
Rregulla 80
Mbikëqyrja e procedurave
(A) Dhoma e Gjyqit mund të përjashtojë një person nga salla e gjyqit për të mbrojtur të drejtën e
të akuzuarit për një gjyq të drejtë dhe publik ose për të ruajtur dinjitetin dhe hijesinë e
seancës.
(B) Dhoma e Gjyqit mund të urdhërojë largimin e të akuzuarit nga salla e gjyqit dhe vazhdimin e
seancës në mungesë të të akuzuarit, në qoftë se i akuzuari ka këmbëngulur në sjellje
rendprishëse pas tërheqjes së vërejtjes se sjellja e tillë mund të arsyetojë largimin e të
akuzuarit nga dhoma e gjyqit.
Rregulla 81
Protokollet e procedurave dhe të provave
(A) Sekretari do të udhëzojë krijimin dhe ruajtjen e një protokolli të plotë dhe të saktë të tërë
procedurës, duke përfshirë incizime të zërit, transkriptime, dhe, kur e quan të nevojshme
Dhoma e Gjyqit, incizime filmike.
RPErev36.doc./jh/re 08 gusht 200585
(B) Dhoma e Gjyqit, pasi të ketë shqyrtuar me kujdes çështjet që lidhen me mbrojtjen e
dëshmitarëve, mund të urdhërojë publikimin e protokolleve të seancave të mbyllura në tërësi
ose pjesërisht kur arsyet për urdhrin e mospublikimit pushojnë së ekzistuari.
(C) Sekretari do të mbajë dhe do të ruajë të gjitha provat fizike të paraqitura gjatë procedurës, në
varësi nga çdo Udhëzim i Praktikës ose çdo urdhër të cilin një Dhomë mund të lëshojë në çdo
kohë lidhur me mbikëqyrjen ose dispozicionin e provave fizike të sjellë para kësaj dhome
gjatë procedurës.
(D) Fotografimi, incizimet e zërit ose filmike të gjyqit, përveç atyre të sekretarit, mund të lejohen
sipas mendimit të Dhomës së Gjyqit.
RPErev36.doc./jh/re 08 gusht 200586
Seksioni 2: Paraqitja e çështjes
Rregulla 82
Gjyqet e përbashkëta dhe të ndara
(A) Në gjyqe të përbashkëta, secilit të akuzuar do t’i sigurohen të drejtat e njëjta sikur këta të
akuzuar të gjykoheshin veç e veç.
(B) Dhoma e Gjyqit mund të urdhërojë që personat e akuzuar bashkërisht sipas Rregullës 48 të
gjykohen veç e veç në qoftë se e quan të domosdoshme për të shmangur një konflikt të
interesave që mund të çojë në paragjykim të rëndë ndaj të akuzuarit, ose për të mbrojtur
interesat e drejtësisë.
Rregulla 83
Mjetet e shtrëngimit
Mjetet e shtrëngimit, si prangat, do të përdoren vetëm me urdhrin e sekretarit si masë
parandaluese kundër arratisjes gjatë transferimit ose për të ruajtur një të akuzuar nga vetëlëndimi,
lëndimi i të tjerëve, ose për të parandaluar dëmtimin e rëndë të pronës. Mjetet e shtrëngimit do të
hiqen kur i akuzuari paraqitet para një Dhome ose një gjykatësi.
Rregulla 84
Deklarata fillestare
Para paraqitjes së provave nga prokurori, secila palë mund të bëjë një deklaratë fillestare.
Megjithatë, mbrojtja mund të vendosë të bëjë deklaratën e saj pas përfundimit të paraqitjes së provave
nga prokurori dhe para paraqitjes së provave nga mbrojtja.
Rregulla 84 bis
Deklarata e të akuzuarit
(A) Pas deklaratave fillestare të palëve ose, në qoftë se mbrojtja vendos ta shtyjë deklaratën
fillestare të saj sipas Rregullës 84, pas deklaratës fillestare eventuale të prokurorit, i akuzuari,
në qoftë se dëshiron dhe Dhoma e Gjyqit kështu vendos, mund të bëjë një deklaratë nën
RPErev36.doc./jh/re 08 gusht 200587
mbikëqyrjen e Dhomës së Gjyqit. I akuzuari nuk do të jetë i detyruar të bëjë një deklaratë
solemne dhe nuk do të pyetet për përmbajtjen e deklaratës.
(B) Dhoma e Gjyqit do të vendosë për vlerën eventuale të deklaratës si provë.
Rregulla 85
Paraqitja e provave
(A) Secila palë ka të drejtë të thërrasë dëshmitarë dhe të paraqesë prova. Nëse nuk udhëzohet
ndryshe nga Dhoma e Gjyqit në interesat e drejtësisë, provat në gjyq do të paraqiten në këtë
renditje:
(i) provat e prokurorit;
(ii) provat e mbrojtjes;
(iii) provat prapësuese të prokurorit;
(iv) prova të mbrojtjes në kundërpërgjigje;
(v) prova të kërkuara nga Dhoma e Gjyqit sipas Rregullës 98; dhe
(vi) çdo informacion relevant që mund ta ndihmojë Dhomën e Gjyqit për të caktuar një
dënim të përshtatshëm në qoftë se i akuzuari shpallet fajtor për një ose më shumë
akuza në aktakuzë.
(B) Seanca kryesore e pyetjes, seanca e ripyetjes dhe seanca e pyetjeve shtesë do të lejohen në çdo
çështje. Pala e cila thërret dëshmitarin do t’i prijë seancës kryesore të pyetjes, por një
gjykatës mund t’i bëjë çfarëdo pyetje dëshmitarit në çdo kohë.
(C) Në qoftë se i akuzuari dëshiron, i akuzuari mund të paraqitet si dëshmitar në mbrojtjen e vet.
Rregulla 86
Argumentet përfundimtare
RPErev36.doc./jh/re 08 gusht 200588
(A) Pas paraqitjes së të gjitha provave, prokurori mund të paraqesë një argument përfundimtar; pa
marrë parasysh nëse e bën këtë prokurori, mbrojtja mund të paraqesë një argument
përfundimtar. Prokurori mund të paraqesë një argument prapësues, të cilit mbrojtja mund t’i
paraqesë një kundërpërgjigje.
(B) Jo më shumë se pesë ditë para paraqitjes së një argumenti përfundimtar, pala do të dorëzojë
një dosje përfundimtare të gjyqit.
(C) Palët gjithashtu do të merren me çështje të dënimit në argumentet përfundimtare.
Rregulla 87
Kuvendime
(A) Kur të dyja palët kanë mbaruar paraqitjen e çështjes, gjykatësi kryesues do ta shpallë seancën
të mbyllur dhe Dhoma e Gjyqit do të kuvendojë veças. Përfundimi i fajësisë mund të arritet
vetëm kur shumica e Dhomës së Gjyqit bindet se është vërtetuar fajësia jashtë çdo dyshimi të
arsyeshëm.
(B) Dhoma e Gjyqit do të votojë veç e veç për secilin akuzë të përfshirë në aktakuzë. Në qoftë se
dy ose më shumë të akuzuar gjykohen bashkë sipas Rregullës 48, përfundime të veçanta do të
arrihen për secilin të akuzuar.
(C) Në qoftë se Dhoma e Gjyqit e shpall të akuzuarin fajtor për një ose më shumë akuza të
përfshira në aktakuzë, ajo do të japë dënim për secilin përfundim të fajësisë dhe do të bëjë me
dije nëse ato dënime do të kryen njëri pas tjetrit apo përnjëherësh, përveç nëse vendos të
ushtrojë kompetencën e vet për të dhënë një vendim të vetëm që pasqyron tërësinë e sjelljes
penale të të akuzuarit.
Rregulla 88
(e fshirë)
Rregulla 88 bis
(e fshirë)
RPErev36.doc./jh/re 08 gusht 200589
Seksioni 3: Rregullat e provave
Rregulla 89
Dispozitat e përgjithshme
(A) Një Dhomë do të zbatojë rregullat e provave që parashtrohen në këtë Seksion dhe nuk u
nënshtrohet rregullave shtetërore të provave.
(B) Në rastet që nuk parashihen në këtë Seksion, një Dhomë do të zbatojë rregullat e provave të
cilat i shkojnë më së miri për shtat një vendimi të drejtë për çështjen para saj dhe përputhen
me frymën e Statutit dhe parimet e përgjithshme të së drejtës.
(C) Një Dhomë mund të pranojë çfarëdo prove të përshtatshme të cilën e quan me vlerë si provë.
(D) Një Dhomë mund të përjashtojë prova në qoftë se detyrimi për të siguruar një gjykim të drejtë
ia kapërcen vlerës së tyre si provë.
(E) Një Dhomë mund të kërkojë verifikimin e autenticitetit të provave të marra jashtë gjyqit.
(F) Një dhomë mund të marrë provat e dëshmitarit me gojë ose, kur e lejojnë interesat e
drejtësisë, me shkrim.
Rregulla 90
Dëshmia e dëshmitarëve
(A) Çdo dëshmitar, para se të dëshmojë, do të bëjë këtë deklaratë solemne: “Deklaroj solemnisht
se do ta them të vërtetën, të vërtetën e plotë dhe asgjë pos së vërtetës.”
(B) Një fëmijë i cili, në mendimin e Dhomës, nuk kupton domethënien e një deklarate solemne,
do të lejohet të dëshmojë pa këtë formalitet, në qoftë se Dhoma është e mendimit se fëmija
është mjaft i pjekur për të qenë në gjendje të raportojë fakte për të cilat fëmija është në dijeni
dhe se e kupton obligimin për të thënë të vërtetën. Megjithatë, gjykimi nuk mund të bazohet
vetëm në dëshmi të tillë.
RPErev36.doc./jh/re 08 gusht 200590
(C) Një dëshmitar, përveç nëse është ekspert, i cili ende nuk ka dëshmuar, nuk do të jetë i
pranishëm kur një dëshmitar tjetër jep dëshmi. Mirëpo, një dëshmitar i cili ka dëgjuar
dëshminë e një dëshmitari tjetër nuk do të përjashtohet si dëshmitar vetëm për këtë arsye.
(D) Me gjithë paragrafin (C), pas urdhrit të Dhomës, hetuesit që ka në dorë hetimin e një pale nuk
do t’i pamundësohet të thirret si dëshmitar për arsye se ai ka qenë në sallën e gjyqit gjatë
seancës.
(E) Dëshmitari mund të refuzojë të bëjë çfarëdo deklarate e cila ka prirjen të fajësojë atë vetë.
Megjithatë, Dhoma mund ta detyrojë dëshmitarin që të përgjigjet në pyetje. Dëshmia e
nxjerrë në këtë mënyrë nuk do të përdoret si provë në asnjë ndjekje penale të mëvonshme të
dëshmitarit për asnjë kundërvajtje përveç dëshmisë së rreme.
(F) Dhoma e Gjyqit do të ushtrojë kontroll mbi mënyrën dhe renditjen e pyetjeve që u bëhen
dëshmitarëve dhe paraqitjen e provave me qëllim që:
(i) marrja në pyetje dhe paraqitja të bëhet efektive për të gjetur të vërtetën; dhe
(ii) të mos harxhohet koha pa nevojë.
(E) Dhoma e Gjyqit mund të refuzojë të dëgjojë dëshmitarin, emri i të cilit nuk figuron në listën e
dëshmitarëve të përpiluar në bazë të Rregullës 73 bis (C) dhe 73 ter (C).
(H) (i) Seanca e ripyetjes do të kufizohet në lëndën e seancës kryesore të
pyejtes dhe në çështje që ndikojnë në besueshmërinë e dëshmitarit dhe, kur dëshmitari
mund të japë prova që lidhen me çështjen për palën që bën ripyetjet, në lëndën e asaj
çështjeje.
(ii) Në seancën e ripyetjes së një dëshmitari i cili mund të japë prova lidhur me çështjen
për palën që bën ripyetjet, avokati do t’ia paraqesë dëshmitarit natyrën e çështjes së
palës së përfaqësuar prej këtij avokati, e cila është në kontradiktë me provat e dhëna
nga dëshmitari.
(iii) Dhoma e Gjyqit, sipas mendimit të vet, mund të lejojë pyetje për çështje të tjera.
RPErev36.doc./jh/re 08 gusht 200591
Rregulla 90 bis
Transferimi i një dëshmitari të ndaluar
(A) Cilido person i ndaluar, paraqitja personale e të cilit është kërkuar nga Tribunali, do të
transferohet përkohësisht në njësinë e paraburgimit të Tribunalit, me kusht që personi të
kthehet brenda periudhës së caktuar nga Tribunali.
(B) Urdhri i transferimit do të lëshohet nga një gjykatës i përhershëm ose Dhomë Gjyqi vetëm pas
njoftimit paraprak se janë përmbushur këto kushte:
(i) Prania e dëshmitarit të ndaluar nuk nevojitet për procedura penale që janë në kryerje e
sipër në territorin e shtetit të cilit i është bërë kërkesa gjatë periudhës në të cilën
dëshmitari i nevojitet Tribunalit.
(ii) Transferimi i dëshmitarit nuk e zgjat periudhën e ndalimit të paraparë nga shteti të cilit
i është bërë kërkesa.
(C) Sekretari do t’ua përcjellë urdhrin e transferimit organeve shtetërore të shtetit në territorin e të
cilit, ose nën juridiksionin ose kontrollin e të cilit, është ndaluar dëshmitari. Transferimi do të
kryhet nga ato organe shtetërore në bashkërendim me vendin mikpritës dhe sekretarin.
(D) Sekretari do të sigurojë kryerjen e rregullt të transferimit, duke përfshirë mbikëqyrjen e
dëshmitarit në njësinë e paraburgimit të Tribunalit; sekretari do të informohet me kohë për të
gjitha ndryshimet që mund të bëhen në kushtet e ndalimit të parashikuar nga shteti të cilit i
është bërë kërkesa dhe që mund të ndikojnë në kohëzgjatjen e ndalimit të dëshmitarit në
njësinë e paraburgimit dhe sa më herët do ta njoftojë gjykatësin ose Dhomën përkatëse.
(E) Me kalimin e afatit të periudhës së caktuar nga Tribunali për transferimin e përkohshëm,
dëshmitari i ndaluar do t’i dorëzohet organeve të shtetit të cilit i është bërë kërkesa, përveç
nëse shteti, brenda kësaj periudhe, ka përcjellë një urdhër për lirimin e dëshmitarit, i cili do të
hyjë në fuqi menjëherë.
(F) Në qoftë se, me kalimin e afatit të caktuar nga Tribunali, prania e dëshmitarit të ndaluar
vazhdon të jetë e nevojshme, një gjykatës i përhershëm ose Dhomë mund ta zgjasë periudhën
në kushte të njëjta si ato që përmenden në paragrafin (B).
RPErev36.doc./jh/re 08 gusht 200592
Rregulla 91
Dëshmia e rreme pas deklaratës solemne
(A) Një Dhomë, proprio motu ose me kërkesën e një pale, mund t’ia tërheqë vërejtjen një
dëshmitari për obligimin që të thotë të vërtetën dhe për pasojat që mund të rrjedhin nga ndonjë
mospërmbushje e tij.
(B) Në qoftë se një Dhomë ka arsye të forta për të besuar se një dëshmitar ka dhënë dëshmi të
rreme me vetëdije dhe qëllimisht, ajo mund:
(i) t’i kërkojë prokurorin ta hetojë çështjen me synim për të përgatitur dhe për të ngritur
një aktakuze për dëshmi të rreme.
(ii) në qoftë se Prokurori, sipas mendimit të Dhomës, ka një konflikt interesash lidhur me
sjelljen përkatëse, ajo mund të udhëzojë Sekretarin që të caktojë një amicus curiae që
ta hetojë çështjen dhe për t’i raportuar Dhomës në sa ka shkaqe të mjaftueshme për të
nisur procedura për dëshmi të rreme.
(C) Në qoftë se Dhoma konsideron se ka shkaqe të mjaftueshme për të nisur procedura kundër një
personi i cili ka dhënë dëshmi të rreme, ajo mund:
(i) në rrethanat e përshkruara në Paragrafin (B) (i), ta udhëzojë Prokurorin për ta ndjekur
çështjen penalisht; ose
(ii) në rrethanat e përshkruara në Paragrafin (B) (ii), t’i lëshojë një urdhër në vend të një
aktakuze dhe ta udhëzojë amicus curiae-in ta ndjekë çështjen penalisht.
(D) Rregullat e procedurës dhe provave në Pjesën e Katërt deri në Tetën do të vlejnë mutatis
mutandis për procedurat sipas kësaj Rregulle.
(E) Çdo personi të akuzuar për dëshmi të rreme, në qoftë se personi i përmbush kriteret e varfërisë
të përcaktuara nga sekretari, do t’i caktohet një avokat në përputhje me Rregullën 45.
RPErev36.doc./jh/re 08 gusht 200593
(F) Gjykatësi i cili ka qenë anëtar i Dhomës së Gjyqit para së cilës u paraqit dëshmitari nuk do të
jetë anëtar i trupit gjykues për gjyqin e dëshmitarit për dëshmi të rreme.
(G) Ndëshkimi më i madh për dëshmi të rreme pas deklaratës solemne do të jetë një gjobë prej
100,000 Euro ose dënim me burg prej shtatë vjetësh, ose të dyja bashkë. Gjoba e caktuar do
t’i paguhet sekretarit dhe do të mbahet në llogarinë që përmendet në Rregullën 77 (H).
(H) Paragrafët (B) deri në (G) vlejnë mutatis mutandis për personin i cili me vetëdije dhe
qëllimisht bën deklarim të rremë në një deklaratë me shkrim, të marrë në përputhje me
Rregullën 92 bis, për të cilën personi e di ose ka arsye të dijë se mund të përdoret si provë në
procedura para Tribunalit.
(I) Për çdo vendim të dhënë prej një Dhome Gjyqi sipas kësaj Rregulle do të ketë mundësi apeli.
Njoftimi për apelin do të bëhet brenda pesëmbëdhjetë ditëve prej dorëzimit të vendimit të
kontestuar. Kur një vendim i tillë jepet gojarisht, njoftimi do të bëhet brenda pesëmbëdhjetë
ditëve pas vendimit me gojë, përveç në raste
(i) kur pala e cila konteston vendimin nuk ishte e pranishme ose e përfaqësuar kur u
shpall vendimi, në të cilin rast afati do të llogaritet prej ditës kur pala kontestuese është
njoftuar për vendimin gojor; ose
(ii) kur Dhoma e Gjyqit ka bërë të ditur se do të lëshohet një vendim me shkrim më vonë,
në të cilin rast afati do të llogaritet prej dorëzimit të vendimit me shkrim.
Rregulla 92
Pohime të fajësisë
Një pohim fajësie prej të akuzuarit që bëhet gjatë pyetjeve të prokurorit, në qoftë se kërkesat e
Rregullës 63 përmbushen rreptësisht, do të supozohet të jetë bërë lirisht dhe vullnetarisht, në qoftë se
nuk vërtetohet e kundërta.
Rregulla 92 bis
Vërtetimi i fakteve përveç me prova gojore
RPErev36.doc./jh/re 08 gusht 200594
(A) Një Dhomë Gjyqi mund të pranojë, në tërësi apo pjesërisht, provat e një dëshmitari në formë
të deklaratës me shkrim në vend të një dëshmie me gojë që shërben për të vërtetuar një çështje
përveç veprimeve dhe sjelljes së të akuzuarit siç është paditur në aktakuzë.
(i) Faktorët në të mirë të pranimit të provave në formë të deklaratës me shkrim përfshijnë,
por nuk kufizohen në, rrethanat në të cilat provat në fjalë:
(a) janë të natyrës kumulative, meqenëse se dëshmitarë të tjerë do të japin apo
kanë dhënë dëshmi me gojë për fakte të ngjashme;
(b) lidhen me sfond përkatës historik, politik apo ushtarak;
(c) përbëjnë një analizë të përgjithshme apo statistikore të përbërjes etnike të
popullsisë në vendet me të cilat lidhet aktakuza;
(d) ka të bëjë me ndikimin e fuqishëm të krimeve në viktima;
(e) lidhet me çështje të karakterit të të akuzuarit; ose
(f) lidhen me faktorë që do të merren parasysh në përcaktimin e dënimit.
(ii) Në faktorët kundër pranimit të provave në formë të deklaratës me shkrim hyjnë çështje
si:
(a) a ka interes thelbësor publik që provat në fjalë të paraqiten me gojë;
(b) a mundet pala kundërshtuese të demonstrojë se natyra dhe burimi i bëjnë ato
prova të pabesueshme, apo se efektet paragjykuese të tyre janë më të mëdha se
vlera e tyre dëshmuese; apo
(c) a ka faktorë të tjerë që e bëjnë të përshtatshme pjesëmarrjen e dëshmitarit në
ripyetje.
(B) Deklarata me shkrim sipas kësaj Rregulle do të pranohet në qoftë se asaj i bashkëngjitet një
deklarim i personit që e jep deklaratën me shkrim se përmbajtja e deklaratës është e vërtetë
dhe e saktë me sa di dhe beson ai person dhe
(i) dëshmitarë të deklarimit janë:
(a) një person i autorizuar të jetë dëshmitar i një deklarimi të tillë në pajtim me
ligjin dhe procedurën e një shteti; apo
(b) një nëpunës kryesues që e emëron sekretari i Tribunalit për atë qëllim; dhe
RPErev36.doc./jh/re 08 gusht 200595
(ii) personi që bëhet dëshmitar i deklarimit verifikon me shkrim:
(a) se personi që jep deklaratë është personi i identifikuar në deklaratën në fjalë;
(b) se personi që jep deklaratë ka pohuar se përmbajtja e deklaratës me shkrim
është, me sa di dhe beson ai, e vërtetë dhe e saktë;
(c) se personi që jep deklaratën është informuar se në qoftë se përmbajtja e
deklaratës me shkrim nuk është e vërtetë, atëherë ai mund t’u nënshtrohet
procedurave për dhënie të dëshmisë së rreme; dhe
(d) datën dhe vendin e deklarimit.
Deklarimi do t’i bashkëngjitet deklaratës me shkrim që i apraqitet Dhomës së Gjyqit.
(C) Një deklaratë me shkrim që nuk është në formën të cilën e kërkon paragrafi (B) mundet,
megjithatë, të pranohet nëse është bërë nga një person që më vonë ka vdekur, apo nga një
person që me përpjekje të arsyeshme nuk mund të gjindet, apo nga një person që për arsye të
gjendjes fizike ose mendore nuk mund të dëshmojë me gojë, në qoftë se Dhoma e Gjyqit:
(i) bindet për këtë pas vlerësimit të gjasave; dhe
(ii) konstaton nga rrethana në të cilat është bërë dhe shënuar deklarata se ka indicie të
kënaqshme për besueshmërinë e saj.
(D) Një Dhomë mund të pranojë një transkript të provave të dhëna nga dëshmitari në procedura
para Tribunalit që vërtetojnë një çështje përveç veprimeve dhe sjelljes së të akuzuarit.
(E) Në varësi nga Rregulla 127 apo çdo urdhër të kundërt, pala që kërkon të parashtrojë deklaratë
me shkrim apo transkript do t’i japë njoftim paraprak prej 14 ditësh palës kundërshtare, e cila
mund të kundërshtojë brenda shtatë ditësh. Dhoma e Gjyqit do të vendosë, pasi t’i ketë
dëgjuar palët, se a do të pranojë deklaratën apo transkriptin në tërësi apo pjesërisht dhe nëse
do të kërkojë që dëshmitari të paraqitet për ripyetje.
Rregulla 93
Prova të një mënyre konsekuente të sjelljes
RPErev36.doc./jh/re 08 gusht 200596
(A) Provat e një mënyre konsekuente të sjelljes lidhur me shkelje të rënda të së drejtës humanitare
ndërkombëtare sipas Statutit mund të pranohen në interesat e drejtësisë.
(B) Veprimet me prirje të dëshmojnë një mënyrë sjelljeje të tillë do t’i publikohen palës mbrojtëse
nga prokurori në bazë të Rregullës 66.
Rregulla 94
Shënimi juridik
(A) Dhoma e Gjyqit nuk do të kërkojë vërtetimin e fakteve të njohura botërisht por do t’i marrë në
shënim juridik.
(B) Me kërkesën e një pale ose proprio motu, Dhoma e Gjyqit, pasi të ketë dëgjuar palët, mund të
vendosë të marrë në shënim juridik fakte të gjykuara ose prova materiale nga procedura të
tjera të Tribunalit lidhur me çështje të kontestuara në procedurat në vijim.
Rregulla 94 bis
Dëshmia e dëshmitarëve ekspertë
(A) Deklarata e plotë e çdo dëshmitari ekspert që do të thirret prej një pale do të publikohet brenda
afatit të caktuar nga Dhoma e Gjyqit ose nga Gjykatësi paragjyqësor.
(B) Brenda tridhjetë ditëve pas nxjerrjes së deklaratës së dëshmitarit ekspert, ose brenda çdo afati
tjetër të caktuar nga Dhoma e Gjyqit ose Gjykatësi paragjyqësor, pala kundërshtare do të
dorëzojë një njoftim me të cilin deklaron:
(i) nëse pranon deklaratën e dëshmitarit ekspert; ose
(ii) nëse dëshiron të marrë në pyetje dëshmitarin ekspert.
(iii) Në se konteston kualifikimet e dëshmitarit si ekspert ose lidhja e tërë raportit ose
pjesëve të tij me çështjen, duke caktuar cilat pjesë.
(C) Në qoftë se pala kundërshtare pranon deklaratën e dëshmitarit ekspert, Dhoma e Gjyqit do ta
pranojë deklaratën si provë pa thirrur dëshmitarin për të dëshmuar personalisht.
RPErev36.doc./jh/re 08 gusht 200597
Rregulla 94 ter
Vërtetimet e përdorura si provë
[e fshirë]
Rregulla 95
Përjashtimi i provave të caktuara
Asnjë provë nuk do të pranohet në qoftë se sigurohet me anë të metodave që hedhin dyshim
real mbi besueshmërinë e saj ose në qoftë se pranimi i saj do të mohonte ose do të cenonte seriozisht
integritetin e procedurës.
Rregulla 96
Prova në raste të dhunës seksuale
Në raste të dhunës seksuale
(i) nuk do të nevojitet konfirmim i dëshmisë së viktimës;
(ii) pajtimi i viktimës nuk do të lejohet si mbrojtje në qoftë se
(a) viktima u është nënshtruar dhunës, shtrëngimit, ndalimit, ose shtypjes
psikologjike, është kërcënuar me këto, ka arsye që të ketë frikë nga ato, ose
(b) viktima besonte me arsye se në qoftë se nuk dorëzohej, një tjetër mund t’u
nënshtrohej këtyre, mund të kërcënohej me këto, ose mund të vihej në frikë nga
ato.
(iii) para se të pranohen provat e pajtimit të viktimës, i akuzuari do ta bindë Dhomën e Gjyqit in
camera se provat janë relevante dhe të besueshme.
(iv) Sjellja seksuale e mëhershme e viktimës nuk do të pranohet si provë.
RPErev36.doc./jh/re 08 gusht 200598
Rregulla 97
Marrëdhëniet e privilegjuara midis avokatit dhe klientit
Të gjitha komunikimet midis avokatit dhe klientit do të konsiderohen si të privilegjuara dhe si
rrjedhojë nuk do të mund të nxirren në gjyq, përveç nëse:
(i) klienti pajtohet që këto të nxirren, ose
(ii) klienti e ka nxjerrë përmbajtjen e komunikimit vullnetarisht para një pale të tretë; dhe
kjo palë e tretë pastaj dëshmon për këtë fakt.
Rregulla 98
Kompetenca e Dhomave për të urdhëruar paraqitjen e provave shtesë
Dhoma e Gjyqit mund të urdhërojë cilëndo palë të paraqesë prova shtesë. Mund të thërrasë
dëshmitarë propriu motu dhe të urdhërojë praninë e tyre.
RPErev36.doc./jh/re 08 gusht 200599
Seksioni 4: Aktgjykimi
Rregulla 98 bis
Dhënia e Pafajësisë
Në mbyllje të shtjellimit të aktakuzës prej Prokurorisë, Dhoma Gjyqësore, pasi ka dëgjuar
parashtrimet gojore të palëve jep gojarisht vendimin e pafajësisë për çdo akuzë në rast se nuk ka
prova që vërtetojnë fajësinë.
Rregulla 98 ter
Aktgjykimi
(A) Aktgjykimi do të shpallet publikisht në një datë për të cilën do të njoftohen palët dhe avokatët
dhe në të cilën ata do të kenë të drejtë të jenë të pranishëm, në varësi nga dispozitat e
Nënrregullës 102 (B).
(B) Në qoftë se Dhoma e Gjyqit e shpall të akuzuarin fajtor për një krim dhe e nxjerr përfundimin
nga provat se ndonjë përvetësim i paligjshëm i pronës nga ana e të akuzuarit gjithashtu lidhet
me këtë krim, Dhoma do ta shënojë një përfundim të veçantë për këtë në aktgjykimin. Dhoma
e Gjyqit mund të urdhërojë dëmshpërblim sipas Rregullës 105.
(C) Gjykimi vendoset nga një shumicë e gjykatësve. Do të shoqërohet ose të pasohet sa më parë
me një vlerësim të arsyetuar me shkrim, të cilit mund t’ia bashkëngjiten mendime të veçanta
ose kundërshtuese.
(D) Një kopje e aktgykimit dhe e mendimeve të gjykatësve, në një gjuhë të cilën i akuzuari e flet
dhe e kupton, do t’i jepet të akuzuarit në qoftë se ai mbahet në paraburgim. Gjithashtu, kopjet
në këtë gjuhë dhe në gjuhën në të cilën janë dhënë vendimet do t’i jepen avokatit të të
akuzuarit.
Rregulla 99
Statusi i personit të shpallur i pafajshëm
RPErev36.doc./jh/re 08 gusht 2005100
(A) Në varësi nga Nënrregulla (B), në qoftë se shpallet i pafajshëm ose është pranuar kontestimi i
juridiksionit, i akuzuari do të lirohet menjëherë.
(B) Në qoftë se, kur shpallet aktgjykimi, prokurori njofton Dhomën e Gjyqit në seancë të hapur se
prokurori e ka ndërmend të bëjë njoftim për apel në bazë të Rregullës 108, Dhoma e Gjyqit,
pas kërkesës së duhur nga ana e prokurorit dhe pasi të ketë dëgjuar të dyja palët, mundet, sipas
vlerësimit të vet, të lëshojë një urdhër për ndalimin e mëtejshëm të të akuzuarit, në pritje të
vendimit për apelin.
RPErev36.doc./jh/re 08 gusht 2005101
Seksioni 5: Dënime dhe ndëshkime
Rregulla 100
Procedura e dënimit pas një shprehjeje të fajësisë
(A) Në qoftë se Dhoma e Gjyqit dënon të akuzuarin pas një shprehjeje të fajësisë nga ana e tij,
prokurori dhe pala mbrojtëse mund të paraqesin çfarëdo informacioni relevant që mund ta
ndihmojë Dhomën e Gjyqit në caktimin e dënimit të përshtatshëm.
(B) Dënimi do të shpallet në një aktgjykim publik dhe në praninë e të gjykuarit, në varësi nga
Nënrregulla 102 (B).
Rregulla 101
Ndëshkime
(A) I gjykuari mund të dënohet me burg për një periudhë deri në burgim të përjetshëm.
(B) Duke caktuar dënimin, Dhoma e Gjyqit do të marrë parasysh faktorët e përmendur në Nenin
24, paragrafin 2 të Statutit dhe faktorë të tillë siç janë:
(i) çdo faktor rëndues;
(ii) çdo faktor lehtësues duke përfshirë bashkëpunimin e konsiderueshëm
të të gjykuarit me prokurorin para ose pas gjykimit;
(iii) praktikën e përgjithshme të dënimeve në gjykatat e ish-Jugosllavisë;
(iv) masën deri në të cilën është kryer një ndëshkim që i është dhënë të gjykuarit nga
gjykata e ndonjë shteti për të njëjtën vepër, siç përmendet në Nenin 10, paragrafin 3 të
Statutit.
(C) Çdo periudhë gjatë së cilës i gjykuari ishte ndaluar duke pritur dorëzimin Tribunalit ose duke
pritur gjykim apo apel do të merret në konsideratë në favor të të gjykuarit.
RPErev36.doc./jh/re 08 gusht 2005102
Rregulla 102
Statusi i të gjykuarit
(A) Dënimi do të llogaritet nga dita në të cilën është shpallur. Mirëpo, kur të njoftohet kërkesa për
apel, zbatimi i gjykimit do të pezullohet deri në shpalljen e vendimit të apelit, teksa i gjykuari
vazhdon të mbahet në paraburgim, sipas Rregullës 64.
(B) Në qoftë se, pas një vendimi të mëhershëm të Dhomës së Gjyqit, i gjykuari është liruar, ose
për ndonjë arsye tjetër gjindet në liri dhe nuk është i pranishëm kur të shpallet gjykimi,
Dhoma e Gjyqit do të lëshojë një urdhër për arrestimin e të gjykuarit. Me arrestimin e tij, i
gjykuari do të njoftohet për gjykimin dhe dënimin e tij dhe do të ndiqet procedura e
përshkruar në Rregullën 103.
Rregulla 103
Vendi i burgimit
(A) Dënimi do të mbahet në një shtet të caktuar nga kryetari i Tribunalit prej një liste shtetesh që
kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të pranuar personat e gjykuar.
(B) I gjykuari do të transferohet në këtë shtet sa më parë pas mbarimit të afatit për apel.
(C) Duke pritur kryerjen e përgatitjeve për transferimin e tij në shtetin ku do ta mbajë dënimin, i
gjykuari do të mbetet në paraburgimin e Tribunalit.
Rregulla 104
Mbikëqyrja e burgimit
Të gjitha dënimet me burg do të mbikëqyren nga Tribunali ose një organ i caktuar prej tij.
RPErev36.doc./jh/re 08 gusht 2005103
Rregulla 105
Kthimi i pronës
(A) Pas shpalljes së një gjykimi të fajësisë i cili përmban një përfundim të veçantë të paraparë në
Nënrregullën 98 ter (B), Dhoma e Gjyqit, me kërkesën e prokurorit do të mbajë një seancë të
veçantë për të vendosur çështjen e kthimit të pasurisë ose të përfitimeve prej saj. Dhoma e
Gjyqit mund të mbajë një seancë të tillë edhe proprio motu. Ndërkohë, do të urdhërojë masa
të përkohshme për mirëmbajtjen dhe ruajtjen e pasurisë ose të përfitimeve që ajo i konsideron
të përshtatshme.
(B) Ky vendim mund të përfshijë edhe pasurinë ose përfitimet që janë në duar të palëve të treta që
ndryshe nuk janë lidhur me krimin për të cilin i gjykuari është shpallur fajtor.
(C) Palët e tilla të treta do të thirren para Dhomës së Gjyqit dhe do t’u jepet mundësi për të
justifikuar pretendimet e tyre për pasurinë ose përfitimet prej saj.
(D) Në qoftë se Dhoma e Gjyqit është në gjendje të përcaktojë pronarin e ligjshëm në bazë të
gjasave më të mëdha, ajo do të urdhërojë kthimin ose të pasurisë ose të përfitimeve dhe do të
lëshojë urdhra të tjera që ajo vlerëson të jenë të përshtatshme.
(E) Në qoftë se Dhoma e Gjyqit nuk mund të përcaktojë pronarin, do t’i njoftojë autoritetet
shtetërore përkatëse dhe do të kërkojë prej tyre që ta përckatojnë këtë.
(F) Pas njoftimit prej autoriteteve shtetërore se është arritur një vendim pozitiv, Dhoma e Gjyqit
do ta urdhërojë ose kthimin e pasurisë ose të përfitimeve ose do të lëshojë urdhra të tjera që
ajo i vlerëson të përshtatshme.
(G) Sekretari do t’ua përcjellë autoriteteve shtetërore kompetente të gjitha thirrjet, urdhrat dhe
kërkesat e lëshuara nga Dhoma e Gjyqit në bazë të Nënrregullave (C), (D), (E) dhe (F).
Rregulla 106
Dëmshpërblimi i viktimave
RPErev36.doc./jh/re 08 gusht 2005104
(A) Sekretari do t’ua përcjellë autoriteteve kompetente të shteteve përkatëse gjykimin që shpall
fajësinë e të akuzuarit për një krim që i ka shkaktuar dëm një viktime.
(B) Në bazë të ligjeve shtetërore përkatëse, viktima ose njerëzit që bëjnë kërkesë nëpërmjet
viktimës mund të ngrejnë padi në një gjykatë shtetërore ose organ tjetër kompetent për të
marrë dëmshpërblim.
(C) Në kuadrin e një kërkese së bërë sipas Nënrregullës (B), gjykimi i Tribunalit lidhur me
përgjegjësinë kriminale të të gjykuarit për këtë dëm do të jetë përfundimtar dhe detyrues.
RPErev36.doc./jh/re 08 gusht 2005105
PJESA E SHTATJESA E SHTATË
PROCEDURA E APELITROCEDURA E APELIT
Rregulla 107
Dispozitat e përgjithshme
Rregullorja e procedurës dhe e provave që rregullon procedurat në Dhomat e Gjyqit do të
vlejë mutatis mutandis për procedurat në Dhomën e Apelit.
Rregulla 108
Njoftimi për apelin
Pala që mendon të bëjë apel kundër një aktgjykimi do të bëjë njoftim për apelin jo më shumë
se tridhjetë ditë pas shpalljes së aktgjykimit, duke parashtruar arsyet për këtë. Apeluesi duhet
gjithashtu ta përcaktojë urdhrin ose vendimin e kontestuar, duke iu referuar shprehimisht datës së
marrjes së tij dhe/ose faqes së protokollit të transkriptuar, dhe duke treguar thelbin e gabimeve të
pretenduara dhe korrigjimin që kërkohet. Pasi të jenë parashtruar shkaqet e mjaftueshme në
mocion, Dhoma e Gjyqit mund ta autorizojë ndryshimin e arsyeve për apel.
Rregulla 108 bis
Kërkesa e shtetit për rishqyrtim
(A) Shteti i prekur në mënyrë të drejtëpërdrejtë nga një vendim i ndërkohshëm i Dhomës së Gjyqit
mund të paraqesë kërkesë për rishqyrtimin e vendimit nga Dhoma e Apelit brenda
pesëmbëdhjetë ditëve pas datës së vendimit në qoftë se ky vendim ka të bëjë me çështje të
rëndësisë së përgjithshme lidhur me kompetencat e Tribunalit.
(B) Dhoma e Apelit do ta dëgjojë palën, pas mocionit të së cilës Dhoma e Gjyqit ka lëshuar
vendimin e kontestuar. Pala tjetër mund të dëgjohet në qoftë se Dhoma e Apelit mendon se
këtë e kërkojnë interesat e drejtësisë.
(C) Dhoma e Apelit mund të pezullojë në çdo kohë zbatimin e vendimit të kontestuar.
(D) Rregulla 116 bis do të vlejë mutatis mutandis.
RPErev36.doc./jh/re 08 gusht 2005106
Rregulla 109
Dosja për apelin
Dosja për apelin do të përbëhet nga dosja e gjyqit, e vërtetuar nga sekretari.
Rregulla 110
Kopjet e dosjes së apelit
Sekretari do të bëjë një numër të mjaftueshëm kopjesh të dosjes për apelin për nevojat e
gjykatësve të Dhomës së Gjyqit dhe të palëve.
Rregulla 111
Parashtresa e apeluesit
Parashtresa e apeluesit, që paraqet të gjitha argumentet dhe autoritetet përkatëse do të
dorëzohet brenda shtatëdhjetë e pesë ditëve pas paraqitjes së njoftimit të apelit sipas Rregullës 108.
Rregulla 112
Parashtresa e respondentit
Parashtresa e respondentit, që përmbledh argumentet dhe autoriteter, do të dorëzohet brenda
dyzet ditëve pas dorëzimit të parashtresës së Apeluesit.
Rregulla 113
Përgjigje në parashtresën e respondentit
Apeluesi mund të dorëzojë një përgjigje në parashtresën e respondentit brenda pesëmbëdhjetë
ditëve pas dorëzimit të parashtresës së respondentit.
RPErev36.doc./jh/re 08 gusht 2005107
Rregulla 114
Data e seancës
Pas mbarimit të afateve për dorëzimin e parashtresave sipas dispozitave të Rregullave 111,
112 dhe 113, Dhoma e Apelit do ta caktojë datën për seancën dhe sekretari do t’i njoftojë palët për
këtë.
Rregulla 115
Prova shtesë
(A) Pala mund të kërkojë përmes një mocioni të parashtrojë para Dhomës së Apelit prova shtesë.
Një mocion i tillë i duhet dorëzuar edhe palës tjetër dhe t’i dërgohet sekretarit jo më vonë se
75 ditë prej datës së gjykimit, po të mos tregohet një arësye e mirë për shtyrje të më tejshme.
Çdo palë e cila preket nga mocioni mund të paraqesë material kundërshtues.
(B) Në qoftë se Dhoma e Apelit gjykon se provat shtesë nuk ishin në dispozicion në gjyq, lidhen
me çështjen, dhe janë të besueshme dhe kanë lidhje me çështjen, ajo do të vendosë në se ato
mund të kishin qenë faktor vendimtar në arritjen e vendimit në gjyq. Në qoftë se mund të
kishin qenë një faktor i tillë, Dhoma e Apelit do t’i marrë në konsideratë provat shtesë dhe
materialin kundërshtues, në qoftë se ka, bashkë ne provat ekzistuese, për të arritur një gjykim
përfundimtar në pajtim me Rregullën 117.
(C) Dhoma e Apelit mund të vendosë për mocionin para apelit gjatë seancës së apelit. Mund të
vendosë për mocionin me ose pa një seance gojore.
(D) Në qoftë se disa të pandehur bëjnë apel bashkë, provat shtesë që pranohen për ndonjërin prej
tyre do të merren në konsideratë për të gjithë bashkë, për aq sa kanë lidhje me të gjithë të
pandehurit.
Rregulla 116
[e fshirë]
RPErev36.doc./jh/re 08 gusht 2005108
Rregulla 116 bis
Procedura e shpejtuar e apelit
(A) Apeli sipas Rregullës 72 apo Rregullës 73 ose apeli lidhur me një vendim të dhënë sipas
Rregullës 54 bis, Rregullës 65, Rregullës 77, ose Rregullës 91 do të shqyrtohet në mënyrë të
shpejtuar në bazë të dosjes origjinale të Dhomës së Gjyqit. Apelet mund të vendosen
krejtësisht në bazë të parashtresave me shkrim.
(B) Rregullat 109 deri në 114 nuk vlejnë për apele të tilla.
(C) Gjykatësi kryesues, pas konsultimit me anëtarët e Dhomës së Apelit, mund të
vendosë të mos zbatohet Rregulla 117 (D).
Rregulla 117
Gjykimi i apelit
(A) Dhoma e Apelit do ta shpallë gjykimin në bazë të dosjes së apelit bashkë me ato prova shtesë
të cilat i janë paraqitur.
(B) Gjykimi do të arrihet me shumicë votash të gjykatësve. Do të shoqërohet ose të pasohet sa më
parë me një vlerësim të arsyetuar me shkrim, të cilit mund t’i bashkëngjiten mendime të
veçanta ose kundërshtuese.
(C) Në rrethana të përshtatshme, Dhoma e Apelit mund të urdhërojë që i akuzuari të rigjykohet
sipas ligjit.
(D) Gjykimi do të shpallet publikisht, në një datë e cila do t’u njoftohet palëve dhe avokatëve dhe
në të cilën ata do të kenë të drejtë të jenë të pranishëm.
Rregulla 118
Statusi i të akuzuarit pas apelit
(A) Dënimi i shpallur nga Dhoma e Apelit do të zbatohet menjëherë.
RPErev36.doc./jh/re 08 gusht 2005109
(B) Në qoftë se i akuzuari nuk është i pranishëm kur të shpallet gjykimi, qoftë për shkak se është
shpallur i pafajshëm për të gjitha akuzat, ose pas një urdhri të lëshuar në bazë të Rregullës 65,
ose për ndonjë arsye tjetër, Dhoma e Apelit mund të shpallë gjykimin në mungesën e të
akuzuarit dhe, përveç kur shpall pafajësinë e tij, do të urdhërojë që i akuzuari të arrestohet ose
t’u dorëzohet Tribunalit.
RPErev36.doc./jh/re 08 gusht 2005110
PJESA JESA E TETËË
PROCEDURAT E RISHQYRTIMITROCEDURAT E RISHQYRTIMIT
Rregulla 119
Kërkesa për rishqyrtim
(A) Në qoftë se zbulohet një fakt i ri, i cili nuk i ishte ditur palës nismëtare në kohën e
procedurave para Dhomës së Gjyqit ose Dhomës së Apelit, dhe nuk mund të zbulohej me anë
të përpjekjeve këmbëngulëse, pala mbrojtëse ose, brenda një viti pas shpalljes së gjykimit
përfundimtar, edhe prokurori, mund të parashtrojë një mocion para asaj Dhome për
rishqyrtimin e gjykimit. Në qoftë se, në kohën e kërkesës për rishqyrtim, ndonjëri prej
gjykatësve të cilët ishin anëtarë të Dhomës origjinale të Gjyqit nuk është më gjykatës i
Tribunalit, kryetari do të emërojë një gjykatës për ta zëvendësuar.
(B) Çdo dosje që i përgjigjet një kërkesë për rishqyrtim do të dorëzohet brenda 40 ditëve pas
dorëzimit të kërkesës.
(C) Çdo dosje në kundërpërgjigje do të dorëzohet brenda pesëmbëdhjetë ditëve pas dorëzimit të
përgjigjës.
Rregulla 120
Shqyrtimi paraprak
Në qoftë se shumica e gjykatësve të Dhomës së formuar në bazë të Rregullës 119 pajtohen se
fakti i ri, po të ishte i vërtetuar, mund të kishte qenë faktor vendimtar në arritjen e vendimit, Dhoma
do ta rishqyrtojë gjykimin dhe do të shpallë një gjykim tjetër pasi të ketë dëgjuar palët.
RPErev36.doc./jh/re 08 gusht 2005111
Rregulla 121
Apelet
Gjykimi i rishqyrtuar nga një Dhomë Gjyqi mund të apelohet në përputhje me dispozitat e
Pjesës së Shtatë.
Rregulla 122
Kthimi i çështjes para Dhomës së Gjyqit
Në qoftë se gjykimi i cili do të rishqyrtohet është në procedurë apeli në kohën kur mocioni për
rishqyrtim është dorëzuar, Dhoma e Apelit mund t’ia kthejë çështjen Dhomës së Gjyqit për të
vendosur për këtë mocion.
RPErev36.doc./jh/re 08 gusht 2005112
PJESA E NËNTË
FALJA DHE LEHTËSIMI I DËNIMIT
Rregulla 123
Njoftim nga shtetet
Në qoftë se, sipas ligjit të shtetit ku i gjykuari mban burgun, i gjykuari plotëson kushtet për
faljen ose lehtësimin e dënimit, shteti, në përputhje me Nenin 28 të Statutit, do ta njoftojë Tribunalin
për këtë plotësim të kushteve.
Rregulla 124
Vendimi i kryetarit
Pas këtij njoftimi, kryetari, në këshillim me anëtarët e Byrosë dhe cilindo gjykatës të
përhershëm Dhomës që jep dënimin, që mbeten gjykatës të Tribunalit, vendos nëse është e
përshtatshme falja ose lehtësimi i dënimit.
Rregulla 125
Standardet e përgjithshme për falje ose lehtësim dënimi
Duke vendosur nëse falja ose lehtësimi i dënimit janë të përshtatshëm, kryetari do të marrë
parasysh, inter alia, peshën e krimit apo të krimeve për të cilat është gjykuar i burgosuri, trajtimi i të
burgosurve në një pozitë të ngjashme, shenjat e rehabilitimit nga ana e të burgosurit, si dhe ndonjë
bashkëpunim të konsiderueshëm të të burgosurit me prokurorin.
RPErev36.doc./jh/re 08 gusht 2005113
PJESA E DHJETË
KOHA
Rregulla 126
Dispozita të përgjithshme
(A) Kur afati i përcaktuar sipas kësaj Rregullorjeje për kryerjen e një vepre llogaritet nga koha kur
ka ndodhur ngjarja, ai afat do të llogaritet prej datës së ngjarjes.
(B) Në qoftë se dita e fundit të një afati të caktuar prej një Rregulle ose të urdhëruar prej një
Dhome Gjyqi bie në një ditë kur Sekretari i Tribunalit nuk pranon dokument për dorëzim,
afati do të shtyhet deri në ditën e parë të mëpasme kur Sekretari pranon dokumente për
dorëzim.
Rregulla 126 bis
Afati për Dhënien e Përgjigjeve për Mocione
Me përjashtim të rasteve kur urdhërohet ndryshe nga Dhoma, qoftë në përgjithësi qoftë në një
rast të veçantë, përgjigja e një mocioni të parashtruar prej një pale, në qoftë se ka një të tillë, do të
jepet brenda katërmbëdhjetë ditësh që nga dorëzimi i mocionit. Kundërpërgjigja ndaj kësaj përgjigje,
në qoftë se ka një të tillë, do të jepet brenda shtatë ditëve nga dorëzimi i përgjigjes, me lejën e
Dhomës përkatëse.
Rregulla 127
Ndryshimi i afateve
(A) Përveç në raste të parashikuara në paragrafin (C), Dhoma e Gjyqit, në qoftë se i jepen arsye të
mira me anë të një mocioni, mundet,
(i) të zgjasë ose të shkurtojë çdo afat të përcaktuar sipas kësaj Rregulloreje;
RPErev36.doc./jh/re 08 gusht 2005114
(ii) ta njohë si të kryer në mënyrë të rregullt çdo vepër të kryer pas mbarimit të afatit të
përcaktuar në këtë mënyrë, si menvlerësohet të jetë e drejtë, pa marrë parasysh nëse ky
afat ka mbaruar apo jo.
(B) Sa i përket çfarëdo veprimi që mund të ndërmerret në lidhj me një apel, Dhoma e Apelit mund
të ushtrojë kompetenca të njëjta, të cilat autorizohen në paragrafin (A), në të njëjtën mënyrë
dhe me të njëjtat kushte siç janë përshkruar në këtë paragraf.
(C) Kjo Rregullë nuk do të vlejë për afatet e përcaktuara në Rregullat 40 bis dhe 90 bis.