INXHINIERIA EKONOMIKE-TEKNOLOGJIA I-Ligjërata 3

Post on 14-Jul-2015

785 views 6 download

Transcript of INXHINIERIA EKONOMIKE-TEKNOLOGJIA I-Ligjërata 3

BAZAT THEMELORE TË PËRPUNIMIT ME

PRERJE

ELEMENTET BAZË (THEMELORE) TË PJESËS SË PUNUAR (DETALIT) DHE VEGLAVE PRERËSE

METODAT E FORMIMIT TË SIPËRFAQEVE LËVIZJET THEMELORE TE MAKINAT

METALPRERËSE ELEMENTET THEMELORE TË REGJIMIT

TË PËRPUNIMIT ME PRERJE

ELEMENTET BAZË (THEMELORE) TË PJESËS SË PUNUAR (DETALIT) DHE

VEGLAVE PRERËSE

-Elementet e pjesës së punuar(detalit)-

Gjatë përpunimit me heqje ashkle (prerje), pavarsisht metodës së përdorur, si rezultat i veprimit të veglës prerëse në pjesën që i nënshtrohet përpunimit (copa nistore-lënda e parë-repromateriali), që në fund të shndërrohet në produkt të gatshëm (detal), krijohen disa sipërfaqe të caktuara, të cilat në esencë e karakterizojnë detalin e prodhuar.

Gjatë përpunimit me prerje, dallohen këto siperfaqe:

-sipërfaqja që përpunohet (punohet), d.m.th., siperfaqja nga e cila hiqet ashkla,

-sipërfaqja e përpunuar (punuar), d.m.th., sipërfaqja që fitohet pasi të hiqet-largohet ashkla (pas prerjes),

-sipërfaqja e prerjes,

d.m.th., sipërfaqja e e cila drejtpërsëdrejti përpunohet nga vegla prerëse. Sipërfaqja e prerjes është sipërfaqja kalimtare ndërmjet sipërfaqes që përpunohet (punohet) dhe sipërfaqes së përpunuar (punuar)

Sipërfaqet gjatë përpunimit me prerje

Sipërfaqja e përpunuar

Siperfaqja e prerjes

Sipërfaqja që

përpunohet

Zdrugimi(zdrukthimi)

Sipërfaqja e prerjes

Gjatë përpunimit me heqje ashkle (prerje) krijohen sipërfaqe të llojllojshme.

Në varësi të pozicionit të vendndodhjes mund të jenë :

-të jashtme,

-të brendshme,

Në varësi të formës mund të jenë :

-të rrafshëta,

-të shkallëzuara,

-te kurbëzuara,

-konike,

-të profiluara (fazonale) etj.

Knurling(godronimi-spërdredhja)-?

Përfitimi i këtyre formave të sipërfaqeve, që janë nga më të ndryshmet mund të realizohet në mënyrë analoge te të gjitha makinat metalprerëse të tipit analog. Natyrisht, në kohë të sodit, respektivisht në kohën e digjitalizimit, mënyrat e krijimit të këtyre sipërfaqeve realizohen me ndihmën e sistemit numerik (në makinat me kontroll numerik-NC ose me kontroll të kompjuterit-CNC duke dhënë koordinata për çdo pikë të profilit dhe kështu rritet dukshëm efikasiteti dhe efektiviteti i procesit prodhues.

-Elementet e veglave prerëse-

Gjatë përpunimit me prerje shfrytëzohen vegla te ndryshme prerëse për realizimin e procesit, por pavarsisht nga konfiguracioni i tyre, për të gjitha veglat prerëse, pjesa elementare prerëse paraqetet me formën e pykës e cila depërton në materialin që përpunohet.

Për realizimin e përpunimit me heqje ashkle (prerje) përdoren vegla të ndryshme prerëse për nga forma, por pavarsisht konfiguracionit, për të gjitha veglat me gjeometri të definuar të pjesës prerëse, pyka merret si rast më karakteristik.

Elementet përbërëse të pjesës prerëse-kokës së thikës:

Thika përbëhet nga: koka (pjesa prerëse ose pjesa punuese) trupi

Koka e thikës formohet nga mprehja e skajit të përparmë të trupit të thikës dhe përbehet nga:

sipërfaqja e (faqja) e përparme (faqja mbi të cilën rrëshqet ashkla),

sipërfaqja (faqja) e prapme kryesore, që është sipërfaqja e këthyer (drejtuar) nga sipërfaqja e pjesës që përpunohet, e cila përfundon në tehun kryesor prerës,

sipërfaqja (faqja) e prapme ndihmese, që është sipërfaqja e këthyer (drejtuar) nga sipërfaqja e përpunuar e pjesës, e cila përfundon në tehun ndihmës prerës.

tehu prerës kryesor (punues) formohet në pikëtakimin e sipërfaqes së përparme dhe të prapme kryesore. Tehu prerës kryesor kryen punën kryesore të prerjes.

tehu prerës ndihmës formohet në pikëtakimin e sipërfaqes së përparme dhe të prapme ndihmëse,

maja (kulmi) formohet nga pikëtakimi i tehut prerës kryesor dhe i tehut prerës ndihmës. Mund të jetë e rrumbullaktë, e rrafshtë dhe e mprehtë.

Maja(kulmi) i thikës

Sipërfaqet (faqet) nga të cilat formohet pjesa prerëse e thikës në shumicën e rasteve janë sipërfaqe të rrafshëta (plane) dhe si rrjedhim edhe tehet prerës përfaqësojnë vija të drejta. Në thikat e profiluara këto sipërfaqe (faqe) mund të jenë me forma të ndryshme.

Pozicioni reciprok i faqeve dhe i teheve në hapsirë, përcaktohet nga një seri këndesh të cilët përfaqësojnë gjeometrinë e thikës.

Gjeometria e thikës është një faktor i rëndësishëm i procesit të prerjes nga se ka influencë të madhe në produktivitetin e punës dhe në cilësinë e produkteve të fituara.

Studimi i gjeometrisë së thikës kryhet nëpërmjet shqyrtimit të rrafsheve konvencionale:

rrafshi i prerjes quhet rrafshi tangjent me siperfaqen e prerjes dhe që kalon nëpër tehun prerës kryesor (punues) të thikës,

rrafshi bazë (kryesor) quhet rrafshi që është paralel me çvendosjen (ushqimin-lëvizjen) gjatësore dhe tërthore të thikës. Rrafshi kryesor zakonisht përputhet me rrafshin mbeshtetës të thikës,

rrafshi bazë (kryesor) prerës quhet rrafshi pingul me projeksionin e tehut kryesor prerës në rrafshin kryesor.

Gjeometria e thikës karakterizohet edhe nga këndet e saj nga se kanë influencë shumë të madhe në procesin e prerjes.

Zgjedhja e drejtë e këndeve ka ndikim të konsiderueshëm në jetëgjatësinë (afatshërbimin) e thikës dhe në zgjedhjen e regjimeve të prerjes. Nga zgjedhja e këndeve të thikave varen edhe forcat që krijohen gjatë procesit të prerjes, konsumi i thikës dhe rendimenti i punës.

Pjesa prerëse e veglës përkufizohet me disa kënde të cilët formohen në relacion me pjesën (detalin) që punohet.

Gjeometria e thikave karakterizohet nga:kënde kryesore,kënde në rrafsh (plan),kënde të pjerrësisë së tehut.

Gjeometria e veglave prerëse zakonisht shqyrtohet në gjendje qetësie. Vlen të theksohet se gjatë realizimit të procesit të prerjes pozicioni i planeve koordinative ndryshon nga ai në gjendje qetësie dhe si rezultat ndryshojnë edhe parametrat gjeometrik të veglës dhe këndet e thikave gjatë realizimit të procesit të prerjes quhen kënde në lëvizje.

-këndi i prapmë (α) quhet këndi që formohet ndërmjet faqes së prapme kryesore të thikës dhe rrafshit të prerjes. Ky kënd formohet për të zvogëluar fërkimin ndërmjet thikës dhe sipërfaqes që përpunohet. Në varësi të fortësisë së materialit që përpunohet, materialit të thikës dhe regjimeve të përpunimit, caktohen edhe vlerat e këtij këndi, që kryesisht merren nga 6-12o (me shpesh merret 8o),-këndi i mprehjes (pykës)-ß quhet këndi që formohet ndërmjet faqes së përparme dhe faqes së prapme kryesore të thikës. Ky kënd del si rezultat i mprehjes së këndit të përparmë dhe të prapmë dhe varet nga vlerat e tyre,

-këndi i përparmë (γ) quhet këndi që formohet ndërmjet faqes së përparme të thikës dhe rrafshit pingul me rrafshin e prerjes, nëpërmjet tehut kryesor prerës. Ky kënd formohet që thika të bëhet një pykë e mprehtë dhe të lehtësojë procesin e prerjes, të zvogëlojë fërkimin kontaktit dhe të lehtësojë heqjen-largimin e ashkles. Në varësi të fortësisë së materialit që punohet dhe të materialit të pjesës prerëse të thikes, ky kënd mund të jetë pozitiv (+), negativ (-) dhe zero (0). Vlerat e këtij kendi merren prej -10o deri ne 20o.

Vlen të theksohet se:

α+ß+γ=90o

Positive Rake Neutral Rake Negative Rake

WorkpieceNormal

++

CutterVelocity

WorkpieceNormal

0

CutterVelocity

-

CutterVelocity

WorkpieceNormal

-këndi i prerjes (δ) quhet këndi që formohet ndërmjet faqes së përparme të thikës dhe rrafshit të prerjes (δ=α+ß)-këndi sulmues ose këndi kryesor në rrafsh (φ) quhet këndi i formuar ndërmjet projeksionit të tehut kryesor prerës në rrafshin kryesor dhe drejtimit të hapit - ushqimit (lëvizjes).-këndi ndihmës në rrafsh (φ1) quhet këndi që formohet ndërmjet projeksionit të tehut ndihmës prerës në rrafshin kryesor dhe drejtimit të ushqimit,-këndi i majës (kulmit) në rrafsh (ε) quhet këndi që formohet ndërmjet projeksioneve të teheve prerëse në rrafshin kryesor.

-këndi i pjerrësisë së tehut prerës kryesor (λ) quhet këndi që përfshihet ndërmjet tehut kryesor prerës dhe një vije të hequr paralel me rrafshin kryesor nga kulmi I thikës.Ky kënd matet në rrafshin që kalon ndërmjet tehut kryesor prerës pingul me rrafshin kryesor. Meqense tehu prerës kryesor mund të jetë horizontal, ngritës ose zbritës, edhe këndi i pjerrësisë së këtijë tehu mund të jetë zero, pozitiv dhe negativ. Ky kënd gjithashtu ka ndikim edhe në heqjen e ashklës dhe në ngarkimin e thikës ose pjesës që përpunohet.-lartësia e thikës (h)-gjerësia e thikës (b)

Vlerat optimale të këndeve të thikave zgjidhen në funksion të shumë parametrave influencues, si p.sh.:lloji i thikës,materiali i thikës,materiali i pjesës që i nënshtrohet përpunimit,shpejtësia e prerjes,thellësia e prerjes, etj.

METODAT E FORMIMIT TË SIPËRFAQEVE GJATË PËRPUNIMIT TË DETALEVE ME

PRERJE

Elementi bazë i nyjeve, mekanizmave dhe makinave është detali i cili përfaqëson në vetvete një bashkësi sipërfaqesh elementare të vendosura sipas një rregulli të caktuar, i cili përcakton konstruksionin e tij.

Sipërfaqet elementare që hyjnë në përbërjen e detaleve përcaktohen në rrugë të ndryshme.

Gjeometria analitike e përcakton sipërfaqen si vend gjeometrik të pikave, koordinatat e të cilave kënaqin një shprehje të caktuar matematikore.

Gjeometria diferenciale e përcakton sipërfaqen si bashkësi pikash dypërmasore (dydimenzionale).

Gjeometria diskriptive sipërfaqe quan bashkësinë e pozicioneve të njëpasnjëshme të një vije që lëviz në hapsirë sipas nje ligji të caktuar.

Teknologjia mekanike sipërfaqen e përkufizon si element të detalit që realizohet me një veprim të makinës.Në detalet e makinave format e sipërfaqeve zgjidhen nga konstruktori dhe përmbushin një kërkesë të caktuar që varet nga destinacioni i detalit, mjedisi ku punon, materiali prej të cilit përbëhet, përmasat etj.Në detalet e makinave sipërfaqet e elementeve që hyjnë në përberjen e tyre mund të jenë:

sipërfaqe algjebrike,-sipërfaqe numerike,-sipërfaqe konstruktive.

Sipërfaqet algjebrike janë ato sipërfaqe që përshkruhen nga ekuacione algjebrike. Forma dhe pozicioni i këtyre sipërfaqeve është plotësisht i përcaktuar në hapsirë. Rrafshi (plani) është shembulli me i thjeshte i sipërfaqes.

Sipërfaqet numerike janë ato sipërfaqe, forma e të cilave jepet në varësi të kushteve fizike në të cilat duhet të punojë. Këto sipërfaqe jepen zakonisht me anën e vlerave numerike të koordinatave të çdo pike të saj. Në këtë grup hyjnë sipërfaqet e lopatave të turbinave, të helikave të anijeve, të fletëve të aeroplanëve, të raketave, etj.

Sipërfaqet nga të cilat formohet detali makinerik (sipërfaqet e përpunuara-punuara) formohen si tërësi e njëpasnjeshme e pozicioneve gjeometrike (gjurmëve) të lëvizjes së një vije prodhuese

e cila quhet përftuese (gjeneratrisa-generatrix) ndaj një vije tjetër prodhuese e cila quhet vijë udhëzuese (directrix). Vija përftuese mund të jetë e lakuar, drejtëz ose të dyja së bashku ( e kombinuar).

Formimi, respektivisht krijimi i sipërfaqeve të detaleve që përpunohen me prerje, bëhet duke larguar shtesën e përpunimit nga pjesa, me ndihmen e veglave prerëse.

Gjatë procesit të formimit të sipërfaqeve, problemet themelore që duhet zgjidhur janë:

-formimi i përftueses (gjeneratrisës)

-lëvizja e përftueses sipas udhëzueses (direktrisës).

Në qoftë se tehut të veglës prerëse ose gurit retifikues i japim formën e përftueses dhe e lëvizim sipas udhëzueses në thellësi të pjesës që përpunohet, atëhere fitohet sipërfaqja e kërkuar.

Gjatë procesit të formimit të sipërfaqes, pjesës dhe veglës prerëse u jepen lëvizje plotësisht të përcaktuara:

- në drejtim të caktuar,

-me madhësi të caktuar,

-sipas trajektores saktësisht të përcaktuar.

Përftueset e sipërfaqeve zakonisht formohen nga tehet e veglave prerëse të cilat mund të jenë:

-reale dhe

-imagjinare.

Tehu prerës real mund të jetë një drejtzë ose lakore, te thikat në forme lopate ose te profiluara, frezat cilindrike ose te profiluara, tërheqesit etj.

Në të gjitha rastet e formimit të sipërfaqeve me teh prerës real, ai kopjohet në pjesën e cila i nënshtrohet përpunimit me prerje.

Tehu prerës imagjinar, që formon përftuesen, mund të merret si bashkësia e gjurmëve të lëvizjes së pikës materiale (kulmit të veglës prerëse) ose si përmbledhës i një serie të njëpasnjëshme gjurmësh të një tehu prerës real, forma e të cilit dallon nga forma e përftueses. Në këtë rast makina metalprerëse duhet të realizojë lëvizje të tilla që ta detyrojnë pikën materiale (kulmin e veglës prerëse) ose tehun preres real të lëvizjes sipas përftueses. Si rezultat i kombinimit ti këtyre dy lëvizjeve realizohet qëllimi i parashtruar.

Në të gjitha këto raste lëvizjet duhet të jenë të tilla që si pika materiale, ashtu dhe tehu prerës real, ku formojne tehun prerës imagjinar (përftuesen e sipërfaqes) të jenë gjithmonë tangjentë me përftuesen.

a-Tehu prerës real

b, c-tehu prerës imagjinar

Ekzistojnë tri metoda të formimit (krijimit) të vijes përftuese:

-metoda e kopjimit,

-metode e lëvizjes relative rrotulluese,

-metoda e gjurmës

Sipas metodës së kopjimit, tehu prerës i veglës e formon (krijon) vijën përftuese, ndërsa vija udhëzuese formohet (krijohet) me lëvizje shtesë të pjesës që përpunohet.

Sipas metodës së lëvizjes relative rrotulluese, vija udhëzuese formohet me lëvizje të ndryshme dhe të njëpasnjeshme të majës së veglës prerëse.

Sipas metodës së gjurmës krijimi i vijës përftuese konsiston në lënien e gjurmes nga lëvizja e një ose disa pikave të majës së veglës prerëse.

LËVIZJET THEMELORE TE MAKINAT METALPRERËSE

Për përftimin e sipërfaqeve sipas kushteve teknike, lënda e parë (copa nistore-pjesa që përpunohet) dhe vegla prerëse fiksohen në makinat metalprerëse, organet punuese të të cilave u transmetojnë atyre lëvizje. Për realizimin e suksesshëm të procesit të prerjes, lëvizjet duhet të jenë plotësisht të përcaktuara.

Këto lëvizje mund të jenë:lëvizje themelore (bazë) dhelëvizje ndihmëse.

Lëvizjet themelore(bazë) janë të lidhura drejtpërdrejtë me procesin e heqjes së ashklës nga sipërfaqja e lëndës së parë që përpunohet (pjesës-copës) dhe ndahen nëe:

lëvizje kryesore dhe lëvizje të hapit (ushqimit-avancimit).

Lëvizja kryesore realizon procesin e prerjes dhe shpesh emërtohet edhe si lëvizje e prerjes.

Lëvizja e hapit (ushqimit-avancimit) siguron vazhdimësinë e procesit të prerjes në të gjithë gjatësinë e sipërfaqes që përpunohet (punohet).

Drejtimi i lëvizjes së hapit mund të jetë: gjatësor-longitudinal-aksial tërthor-transverzal-radial pjerrët (kithtë)

Gjatësor Tërthor I pjerrët

Lëvizjet ndihmëse siç tregon edhe emërtimi, ndihmojnë në realizimin e procesit të përpunimit (punimit) me heqje ashkle. Ndër lëvizjet ndihmëse mund të përmenden:

lëvizjet për vendosjen dhe heqjen e detalit,lëvizjet për afrimin dhe largimin e veglës

prerëse,lëvizjet për ndryshimin e regjimeve të

punimit,lëvizjet për matjen e përmasave të punimit,

etj.

Lëvizjet ndihmëse, në varësi të shkallës së automatizimit të procesit mund të kryhen nga:punëtori,makina,punëtori dhe makina së bashku.

Vlen të theksohet se parimisht lëvizja kryesore realizohet gjithmonë me shpëjtesi më të madhe se lëvizja e hapit-ushqimit.

Lëvizjet themelore dhe ato ndihmëse u transmetohen organeve të punës të makinave metalprerëse nga punëtori ose me ndihmën e mekanizmave përkatës. Këto mekanizma transmetojnë lëvizjet nga burimi i energjisë (elektromotorit) deri tek organet e punës.

ElektromotoriRregullimi shpetësisë

Përforcimi i pjesës

PjesaKundërmaja

Në përgjithësi:

Gjatë tornimit lëvizja kryesore është rrotulluese, të cilën e bën pjesa që i nënshtrohet përpunimit, kurse lëvizja e hapit-ushqimit është translatore (drejtvizore) dhe e bën vegla prerëse (thika).

Broaching machine

Broaching tools

Complex hole shapes cut by broaching

Broaching machine

Broaching tools

Complex hole shapes cut by broaching

ELEMENTET THEMELORE TË REGJIMIT TË PËRPUNIMIT ME PRERJE

.

Regjimi: Ecuria e procesit të përpunimit (punimit) me prerje, mënyra dhe rregullat e realizimit të procesit të përpunimit me prerje.

Përpunimi (punimi) i metaleve në makinat metalprerëse përfshin heqjen me radhe të shtresave të caktuara të metalit nga lënda e parë (copa-pjesa) që punohet, deri në përftimin e detalit me:formë të specifikuar, përmasa të specifikuara dhe vrazhdësi (ashpërsi) të specifikuar.

Për tu realizuar kjo punë, nevojitet që të caktohen drejt elementet e regjimit të prerjes.

Vlen të theksohet se për përcaktimin e elementeve kryesore të regjimit të përpunimit me prerje, mund të shfrytëzohen dy varianta:

1-llogaritja e përafërt e elemeneteve përkatëse të procesit, duke tentuar gjithmonë në përcaktimin e vlerave optimale,

2-shfrytëzimi i të dhënave të standardizuara, të dhëna në tabela dhe grafikone nëpër doracakë (manuale) të ndryshëm.

Elementet themelore të regjimit të përpunimit me prerje janë:

shpejtësia e prerjes-(v-N),

hapi (ushqimi)-(S-f),

thellësia e prerjes-(δ-d).

Përveç këtyre elementeve themolore, në grupin e elementeve të prerjes mund të merren edhe elementet e shtresës së prerë: trashësia e shtresës së prerë-(a), gjerësia e shtresës se prerë-(b), sipërfaqja e seksionit tërthorë të prerjes-(f), vëllimi i ashklës-(Q)

Në elementet e regjimit të prerjes bën pjesë edhe koha (t ose T).

Shpejtësia e prerjes paraqet raportin e rrugës së kaluar në njësinë e kohës të një pikë të sipërfaqes së përpunuar të pjesës (detalit) ose të tehut të veglës prerëse, varësisht nga ajo se kush e kryen rolin e lëvizjes kryesore.

Shpejtësia e prerjes matet në metra në minut (m/min) ose m/s, për makinat retifikuese.

Për makinat metalprerëse me lëvizje kryesore rrethore, shpejtësia e prerjes përcaktohet me anën e barazimit:

ku:

v-shpejtësia e prerjes, në (m/min ose m/s),

D-diametri i pjesës që përpunohet (punohet) tornimit ose diametri i veglës prerëse gjatë frezimit, shpimit dhe retifikimit, në (mm),

n-numri i rrotullimeve të elementit (boshtit të punës ose veglës) që rrotullohet, në (rr/min).

)min(

1000

mDnv

π= )(601000 s

m

x

Dnv

π=

Për makinat metalprerëse me lëvizje kryesore drejtvizore, shpejtësia e prerjes përcaktohet me barazimin:

ku:L-gjatësia e hapit të pjesës-elementit që kryen

lëvizjen kryesore drejtvizore, në (mm),t,

0-kohëzgjatje e një hapi, në (min).

min)/(10000

'm

xt

Lv =

Te këto makina metalprerëse me hap vajtje-ardhje, përveç lëvizjes kryesore punuese kemi edhe lëvizje këthyese-boshe. Nëse me t’’

0- shënohet kohëzgjatja e hapit këthyes-bosh, atëhere ciklet e lëvizjes që quhen hapa të dyfishtë të makinës (n l) shprehen nëpërmjet barazimit:

min)/..(1

0''

0'

dhtt

nl +=

Te mekanizmat te të cilët transmetohen hapa të dyfishtë është i rëndësishëm raporti në mes të hapit të punës dhe hapit bosh:

dhe gjithmonë K>1

Nëse :

K

tt

0'

0'' =

0''

0'

t

tK =

Nëse t’0 zëvendësohet në barazimin për

shpejtësinë e prerjes, atëhere fitohet:

)1(

1

0'

0'

0' +

=+

=Kt

K

K

tt

nl

)1(0'

+=

Kn

Kt

l

min)/(1000

)1(m

K

xnKLv l+=

Sasia e ashklës së prerë

Cilësia e sipërfaqes

Jetëgjatësia e veglësJetëgjatësia e veglës

Rezistenca e prerjesRezistenca e prerjes

Spjetësia e prerjesSpjetësia e prerjes

K a

r a

k t

e r

i s

t i

k a

tK

a r

a k

t e

r i

s t

i k

a t

Faktorët ndikues në shpejtësine e prerjes:

-lloji i materialit që i nënshtrohet përpunimit,

-lloji i materialit të veglave prerëse,

-përmasat e pjesës,

-vrazhdësia e specifikuar e sipërfaqes së punuar,

-thellësia e prerjes,

-shtangësia e makinës, etj.

Hapi (ushqimi-avancimi)-S paraqet vlerën e çvendosjes së tehut prerës (thikës) në drejtim të sipërfaqes që përpunohet (punohet) për një rrotullim të pjesës (detalit). Hapi-S matet me mm/rrot, mm/h.d., mm/min.Gjatë tornimit kemi hap-ushqim gjatësor (Sgj), që kryhet në drejtim të aksit gjatësor të pjesës; hap-ushqim tërthor (St), që kryhet në drejtim pingul me aksin e pjess; hap-ushqim të pjerrët (Sp), që kryhet nën një kënd të caktuar kundrejt aksit të pjesës që përpunohet (punohet). Hapi-ushqimi i pjerrët u dedikohet sipërfaqeve konike.

Llojet e hapit (ushqimit) gjatë tornimit

Tabela-shpejtësia e prerjes-tornimit

Tabela-Shpejtësia e hapit

Hapi (ushqimi) gjatë zdrugthimit

Në varësi të vazhdimësisë së realizimit, hapi-ushqimi mund të jetë:

-kontinual (i pandërprerë)-diskontinual (i ndërprerë-periodik)

Nëse me L(mm) shënohet rruga e veglës prerëse nëpër material te makinat metalprerëse me lëvizje rrethore, me tk(min) koha e kaluar për rrugën L dhe me n (rr/min) numri i rrotullimeve të boshtit të punës, atehëre për madhësinë e hapit (ushqimit) S, ftohet shprehja:

)/( rrmmxnt

LS

k

=

Në mënyrë analoge për makinat metalprerëse me lëvizje drejtvizore fitohet shprehja:

ku:

B-gjerësia e sipërfaqes që përpunohet, në (mm),

tk-koha e makinës (koha kryesore), në (min),

nl-numri i hapave të dyfishtë për (min).

.)./( dhmmxnt

BS

lk

=

Nëse zëvëndesohet vlera e nl , atëhere fitohet relacioni:

përkatësisht:

)/(( )0

''0'

rrmmt

ttBS

k

+=

)./()1( 0'

dhmmKxt

tKBS

k

+=

Thellësia e prerjes-(t,δ) është distanca ndërmjet sipërfaqes që përpunohet (punohet) dhe sipërfaqes së përpunuar (punuar), e matur në drejtim pingul me sipërfaqen e përpunuar (punuar).

Në qoftë se një copë cilindrike me diameter (D) tornohet me një kalim të thikës deri në diametrin (d), thellësia e prerjes do të jetë:

)(,2

mmdD

t−== δ

Thellësia e prerjes

Elementet e shtresës së prerë-ashklës trashësia e shtresës së prerë-(a), gjerësia e shtresës së prerë-(b), sipërfaqja e seksionit tërthorë të prerjes-(f), vëllimi i ashklës-(V)

Trashësia e shtresës së prerë-(a) është distanca ndërmjet dy pozicioneve të njëpasnjëshme të sipërfaqes së prerjes për një rrotullim të copës që punohet, e matur në drejtim pingul me tehun kryesor prerës në rrafshin kryesor.

Trashësia e shtresës së prerë mund të shenjohet me shenja të ndryshme (në rastin tonë është shenjuar me (a).

Vlen të theksohet se për të njejtën madhësi të hapit (ushqimit), me ndryshimin e këndit kryesor në plan (φ), trashësia e shtresës së prerë ndryshon. Me rritjen e këndit (φ), trashësia e shtresës rritet dhe e kundërta.

Gjerësia e shtresës së prerë(ashklës)-b është distanca ndërmjet sipërfaqes që përpunohet (punohet) dhe sipërfaqes së përpunuar(punuar) që matet gjatë tehut kryesor prerës në sipërfaqen e prerjes.

Vlen të theksohet se gjerësia e shtresës së prerë është në varësi të drejpërdrejtë nga këndi kryesor në plan (φ).

Sipërfaqja e seksionit tërthore të prerjes-f të ashklës është produkti i thellësisë së prerjes (t) dhe hapit (ushqimit-S) ose produkti i gjerësisë së prerjes (b) dhe i trashësisë së prerjes (a).

f= t x S (mm2) ose f= b x a (mm2)Sipërfaqja e seksionit tërthorë të prerjes

së ashklës që përcaktohet me anë të kësaj formule ka vetëm karakter njehësues (llogaritës), sepse vlera reale e saj ndryshon për një përqindje të caktuar (afro3%).

Sipërfaqja e seksionit tërthorë të ashklës shërben për llogaritjen e forcave të prerjes, që krijohen gjatë procesit të prerjes.

Vëllimi i ashkles-V që pritet për njësi të kohës (minut) përcaktohet me formulën:

V= t x S x v= f x v (m3/min) ndërsaPesha (masa) e ashklës përcaktohet me

formulën:

ku:γ-pesha (masa) specifike (dendësia) e

materialit (kg/m3)

min)/(81,9100081,91000kg

x

fxvx

x

VxG

γγ ==

Ndër faktorët tjerë që e formojnë procesin teknologjik hyn edhe koha që harxhohet për heqjen e ashklës, respektivisht koha për përpunimin e detalit të gatshëm. Koha e nevojshme për përpunimin (punimin ) e një detali në kushte tekniko-organizative ose ndryshe norma teknike e kohës përbëhet:

koha kryesore e makinës (koha makinë)-tkkoha ndihmëse-tnkoha e shërbimit të vendit të punës-tshkoha për nevoja fizike dhe çlodhje-tfç

Koha e tërsishme për përgatitjen e një pjese (detali) përcaktohet me formulën:

tp=tk+tn+tsh+tfç (min)

Koha kryesore e makines (tk) harxhohet drejtpërsëdrejti për heqjen e ashklës.

Koha ndihmëse (tn) që harxhohet për vendosjen dhe heqjen e pjesës (copës), për afrimin dhe largimin e veglës prerëse, për kyçjen dhe çkyçjen e makinës, për ruajtjen e përmasave, etj.

Koha e shërbimit në vendin e punës (tsh) që harxhohet për vendosjen dhe regjistrimin e veglës prerëse, për vajosjen dhe pastrimin e makinës, etj.

Koha për nevoja fizike dhe çlodhje (tfç) i dedikohet personalisht punëtorit për kryerjen e procesit të përpunimit.

Koha kryesore e makinës (tk) dhe koha ndihmëse (tn) kryesisht e determinojnë kohën e tërsishme për përgatitjen e një detali nga pjesa që i nënshtrohet përpunimit, prandaj edhe zvogëlimi i tyre e rrit dukshem rendimentin e punës (afro 90% e tp) .

Vlen të theksohet se për caktimin e kohës së punës për çdo lloj të përpunimit me prerje ekzistojnë manualet përkatëse .

Normatimi i punës është një fushë e veçantë e përpunimit me prerje dhe i kushtohet poashtu kujdes i veçantë nga se ka ndikim të konsiderueshëm në rendiment.

Reduktimi i kohës në makinë