Post on 26-Jun-2015
GRUPI:3
INSTITUCIONET
E
BE-SË
INSTITUCIONET E BE-SË JANË: Këshilli evropian
-Këshilli I ministrave Parlamenti evropian
Këshilli I BE-së
Komisioni evropian
Gjykata evropiane e drejtësisë
Banka qendrore evropiane
KËSHILLI EVROPIAN Këshilli Evropian nënkupton takimet e rregullta të krerëve të shteteve ose qeverisë së Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian.
Këshilli Evropian u mblodh për herë të parë në vitin 1975 (në Dublin 10-11 mars).
Mbledhjet e Këshillit të Europës janë të drejtuara nga kryetarët e shteteve ose të qeverive, vendi i të cilëve mban presidencen e radhës së BE-së.
Këshilli I Europës mblidhet 4 herë në vit në Bruksel dhe këto janë takime zyrtare.
KËSHILLI I MINISTRAVE TË BE-SË Këshilli I ministrave është organizëm
ligjvënës. Përbëhet nga përfaqësuesit e
vendeve anëtare në nivelin ministror. Ai udhëhiqet nga ministri I vendit
anëtar I cili e mban Presidencën e Radhës.
Përbëhet nga 730 deputetë.
PARLAMENTI EVROPIAN Parlamenti Evropian është asambleja e
përfaqësuesve e qytetarëve të Bashkimit Evropian.
Që prej vitit 1979 zgjedhjet parlamentare janë bërë me votim të drejtpërdrejtë, të shpërndarë ndërmjet Shteteve Anëtare sipas popullsisë së tyre.
PARLAMENTI EVROPIAN USHTRON KËTO FUNKSIONE :
Merr në konsideratë propozimet e Komisionit dhe bashkë me Këshillin merr pjesë në procesin ligjvënës në disa raste si bashkë-ligjvënës me anë të procedurave të ndryshme.
Kontrollon veprimtaritë e Bashkimit Evropian gjatë aprovimit të emërimit të Komisionit
Ndan kompetencat me Këshillin në votimin e buxhetit vjetor, duke e miratuar ose rrëzuar buxhetin në tërësi dhe mbikëqyrur zbatimin e tij;
Emëron Avokatin e Popullit (Ombudsmanin) i cili është i autorizuar për të marrë ankesa nga qytetarët e Bashkimit Evropian në lidhje me keqadministrimin në veprimtaritë e institucioneve dhe organeve komunitare.
KËSHILLI I BASHKIMIT EVROPIAN
Këshilli i Bashkimit Evropian është institucioni kryesor vendimmarrës i Bashkimit.
Përbëhet nga ministrat e 27 Shteteve Anëtare.
Çdo Shtet Anëtar mban drejtimin e Këshillit për një periudhë 6 mujore.
Secili prej ministrave në Këshill ka plotfuqishmëri.
KËSHILLI USHTRON KËTO FUNKSIONE THEMELORE: Miraton normat komunitare në
bashkëpunim me Parlamentin Evropian.
Koordinon politikat e përgjithshme ekonomike të shteteve anëtare.
Lidh marrëveshje ndërkombëtare, në emër të Bashkimit Evropian, me shtete ose organizata ndërkombëtare.
Aprovon buxhetin e Bashkimit së bashku me Parlamentin Evropian.
Zhvillon Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë, në baze të direktivave të Këshillit Evropian.
Koordinon bashkëpunimin në midis gjykatave dhe forcave policore të shteteve anëtare çështjet penale.
GJITHSEJ EKZISTOJNË NËNTE KONFIGURIME TË NDRYSHME TË KËSHILLIT : Çështjet e Përgjithshme dhe Marrëdhëniet
me Jashtë Çështjet Ekonomike dhe Financiare Drejtësia dhe Punët e Brendshme Punësimi, Politikat Sociale, Shëndeti dhe Çështjet e Konsumatorit
Konkurrenca (Tregu i Brendshëm, Industria dhe Kërkimet)
Transporti, Telekomunikacionet Energjia Bujqësia dhe Peshkimi Mjedisi Edukimi, Rinia dhe Kultura
KOMISIONI EVROPIAN KOMISIONI EVROPIAN Komisioni Evropian Komisioni Evropian
është organi me kompetencën e iniciativës, zbatimit, administrimit dhe kontrollit.
Komisioni përbëhet nga 27 anëtarë ku
përfshihet Presidenti dhe Zv/presidentët Anëtarët e Komisionit emërohen për mandat 5 vjeçar nga Këshilli.
Komisioni është një organ i pavarur politikisht.
FUNKSIONET E KOMISIONIT EVROPIAN: Propozon aktet normative në Parlament
dhe në Këshill Administron dhe zbaton politikat e BE-se si dhe buxhetin
Luan rolin e “gardianit” të Traktateve (se bashku me Gjykaten e Drejtësisë)
Përfaqëson Bashkimin Evropian në arenën ndërkombëtare.
GJYKATA E EVROPIANE DREJTËSISË Gjykata e Drejtësisë siguron që e drejta
Evropiane të interpretohet dhe të zbatohet në mënyre uniforme në të gjitha shtetet anëtare.
Gjykata gëzon edhe pushtetin e zgjidhjes se mosmarrëveshjeve gjyqësore ndërmjet shteteve anëtare, institucioneve të Bashkimit, personave fizike dhe juridike.
ÇËSHTJET KRYESORE QË SHTROHEN PËR ZGJIDHJE PËRPARA GJYKATËS :
kërkesa për gjykim paraprak ;
procedimi për shkelje të detyrimeve që rrjedhin nga traktatet ;
procedimi për anullim të një vendimi ;
procedimi për mosveprim.
BANKA QENDRORE EVROPIANE
Banka Qendrore Europiane çon përpara politikën monetare të Bashkimit Europian, kryen veprimet e këmbimit dhe garanton funksionimin korrekt të sistemit të pagesave.
Selia e saj ndodhet në Frankfurt.
PUNOI:ALTEA RECI
MIGENA ABDYLI