Efektiviteti i politikave sociale rehabilitimin dhe ... · Efektiviteti i politikave sociale...

Post on 07-Sep-2019

3 views 0 download

Transcript of Efektiviteti i politikave sociale rehabilitimin dhe ... · Efektiviteti i politikave sociale...

Efektiviteti i politikave sociale për rehabilitimin dhe riintegrimin e viktimave të trafikimit

në Shqipëri

SUELA HANA

Autori i Programit Aktivitetet kryesore të Programit

Grupi i synuar

Burimet ku mund të gjendet

Informacion Shtesë për Programin

Metodat dhe dhe Rezultatet Kryesore

të Programit

Vlerësimi i Efektivitetit

Qëllimet e Programit

Suela Hana (Doktorante në degën “Shkenca Politike”)

Departamenti i Shkencave Politike

Fakulteti i Shkencave Sociale

Universiteti i Tiranës

Fëmijë, vajza dhe gra të shfrytë zuara për qëllime përfitimi, kryesisht për

prostitucion brenda dhe jashtë Shqipërisë

Ky artikull përqendohet mbi përpjekjet e Shqipërisë për të themeluar

një sferë publike evropiane, në mënyrë që të rrisë nivelin e mbështetjes

dhe integrimit të viktimave të trafikimit nëpërmjet emokratizimit të

politikave të saj, për një ndërveprim optimal midis shërbimit publik dhe

aktorëve ndkombëtarë, që ushtrojnë aktivitetin e tyre në këtë fushë.

Punimi mbështetet në kontekstin teorik dhe praktik, duke bërë një

analizë të dyfishtë mbi karakteristikat kryesore të politikave sociale në

Shqipëri, të cilat kanë sjellë në vëmendje jo vetëm çështje të reja por

edhe stile alternative në skemën e mbështetjes sociale për këtë grup të

margjinalizuar të shoqërisë shqiptare.Analiza e punimit konsiston në një ndërthurje të studimit cilësor

dhe sasior të studimit të politikave sociale nga viti 2010-2016, si

edhe rasteve konkrete të viktimave të trafikimit, të cilat kanë

përfituar shërbime gjatë kësaj periudhe. Arsyeja kryesore e

përzgjedhjes së kësaj periudhe është jo vetëm sepse studimet mbi

këtë kategori mungojnë por edhe për të lejuar krahasimin brenda

periudhës së përcaktuar.

Baza teorike ose Modeli

i Programit të Parandalimit

Cilësia e shërbimeve të mbështetjes dhe rehabilitimit për

viktimat e trafikimit duhet të përmirësohet duke:

-vendosur dhe respektuar standardet (standardet mjedisore;

standardet e cilësisë së jetës; standardet e rezultateve,

profesionalizmit dhe angazhimit).

-mbikqyrur cilësinë e shërbimeve (licensimin, akreditimin

dhe certifikimin, inspektimin periodic dhe matjen e

treguesve, Avokatin e Popullit).

-duke përmirësuar kushtet dhe proceset e punës (përmirësuar

motivimin, siguruar trajnimin, zhvilluar një Kod Sjelljeje,

ngritur sistemin dhe formën e menaxhimit dhe siguruar

përfshirjen e përdoruesve dhe ofruesve të shërbimeve).

Rezultatet Kryesore të Studimit Bazë

Detajet e kontaktit të Autorit

Suela Hana; suelahana@gmail.com

Fakulteti i Shkencave Sociale, Blv. “Gjergj Fishta “, Tiranë

Analiza e politikave publike mund të përkufizohet si një formë

këshillimi por jo të gjitha këshillat mund të vlerësohen si analizë

politikash. Përgatitjet paraprake, të nevojshme për të realizuar

analizën e politikave përqendrohen në 5 fusha kryesore:

-Të dijë se si të mbledhë, organizojë dhe komunikojë

informacionin në mënyrën e relevante dhe të dobishme.

-Të ketë ekspertizën e nevojshme, në mënyrë që problemet e

perceptuara t`i vendosë në kontekstin e duhur.

-Të zotërojë aftësi teknike për të parashikuar efektivisht

perspektivën e një politike.

-Të zotërojë informacionin e nevojshëm të organizatës, partisë,

klientit etj., në mënyrë që të parashikojë dhe ndikojë në miratimin

dhe zbatimin e një politike.

-Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe

Lirive Themelore të Njeriut, Fletore Zyrtare 20, gusht

1996.

-Child Trafficking - the People Involved, 2012 .

-International Organization for Migration, shtator 2000.

-VKM Nr. 796, datë 8.09.2010 “Për disa Shtesa dhe

Ndryshime në Vendimin Nr. 787 datë 14.12.2005 të

Këshillit të Ministrave “Për Caktimin e Kritereve, të

Procedurave dhe të Masës së Ndihmës Ekonomike”, të

ndryshuar.

Punimi mbështetet në kontekstin teorik dhe praktik, duke

bërë një analizë të dyfishtë mbi karakteristikat kryesore të

politikave sociale në Shqipëri, të cilat kanë sjellë në

vëmendje jo vetëm çështje të reja por edhe stile alternative

në skemën e mbështetjes sociale për këtë grup të

margjinalizuar të shoqërisë shqiptare.