Post on 03-Sep-2019
UNIVERSITETI I GJAKOVËS
“Fehmi Agani”
FAKULTETI I EDUKIMIT – GJAKOVË
Programi: Parashkollor
PUNIM DIPLOME
Tema:
ARSIMI DHE EDUKIMI I FËMIJËVE
Mentor: Kandidatja:
Prof. Asoc. Dr. Ilir Kelmendi Albana Aliu
Gjakovë, 2018
1
Ky punim diplome u mbrojt më para Komisionit
Vlerësues në përbërje:
1. (Kryetar)
2. (Anëtar)
3. (Anëtar)
Komisioni e vlerëson punimin me notën:
Nënshkrimet e anëtarëve të Komisionit vlerësues:
1.
2.
3.
2
Përmbajtja
Abstrakt----------------------------------------------------------------------------- 3
- Falënderime dhe mirënjohje----------------------------------------------------- 4
1. Hyrje ------------------------------------------------------------------------------- 6
2. Roli i prindërve në edukimin intelektual të fëmijës------------------------ 8
2.1. Tiparet që duhet të karakterizojë prindin---------------------------- 10
2.2. Zhvillimi i njohjes ose informimit të fëmija parashkollor--------- 11
2.3. Ndikimi i familjes në zhvillimin intelektual të fëmijës------------- 14
2.4. Roli i prindit intelektual te personaliteti i fëmijës------------------- 15
2.5. Pse duhet të përkrahet zhvillimi intelektual e emocional i fëmijës -17
3. Roli i familjes te socializimi fëmijëve------------------------------------------- 18
3.1. Fëmijët dhe familja----------------------------------------------------------------18
3.2. Marrëdhëniet mes prindërve ----------------------------------------------------20
4. Roli i lojërave në zhvillimin e fëmijëve
4.1. Ndikimet e lojës tek fëmijët
4.2. Ndikimi i lojës në zhvillimin fizik
4.3. Ndikimi i lojës në zhvillimin social-emocional
4.4. Ndikimi i lojës në zhvillimin intelektual dhe gjuhësor
4.5. Llojet e lojërave
4.6. Siguria e fëmijëve nga rreziku i lojërave dhe lodrave
Përfundim -----------------------------------------------------------------------------------------29
Literatura ------------------------------------------------------------------------------------------30
3
Abstrakt
Edukata është tërësia e vetive apo e cilësive shpirtërore, mendore e fizike, e shprehive
kulturore, (botëkuptimi, vetit morale, tiparet e karakterit e të vullnetit, zakonet etj.), që e
fiton njeriu në ndikimin sistematik, të familjes, të shkollës e të shoqërisë dhe duke mësuar
e punuar, pra edukata është formimi i përgjithshëm e i veçantë i njeriut.
Në këtë punim të diplomës trajtohet roli i rëndësishëm i prindërve që kanë edukimin e
fëmijëve, ndikimi i prindërve si model te fëmijët, përfshirja e prindërve në të gjitha
aspektet e jetës së fëmijës. Ky punim ofron njohuri për nocionet bazë, siç janë konceptet
themelore në fushën e pedagogjisë familjare, faktorët e edukimit familjar, parimet dhe
metodat e edukimit në familje, stilet e edukimit, rekomandimet për edukimin e mjedisit
familjar, ndikimi i divorcit, problemet dhe këshillat për të trajtuar fëmijët etj.
Reflektojmë për vlerat e edukimit familjar, gjykojmë për nevojën e tejkalimit të
qasjeve, pikëpamja, praktikave të vjetërsuara edukativo – familjare, si dhe pasojat nga
gabimet e edukimit familjar.
Edukimi si koncept historikisht njihet si një element shumë i rëndësishëm në shoqëri. Në
të gjitha shoqëritë dhe kulturat, prindërit ju dëshirojnë fëmijëve ardhmëri të mirë.
Prindërit duan që fëmijët ti rrisin dhe ti edukojnë si njerëz të denjë e të dobishëm për
familjen, farefisin dhe shoqërinë në përgjithësi.
Fjalë kyçe: prindi, familja, edukimi, loja, shoqëria, etj.
4
Falënderime dhe mirënjohje
Jam e privilegjuar që në këtë hapësirë të vogël do kem rastin dhe mundësin të
falënderoj dhe të shpreh mirënjohjen time, kundrejt atyre personave që më ndihmuan dhe
më përkrahën në realizim e sipër.
Së pari dëshiroj të falënderoj mentorin tim, Prof. Dr. Ilir Kelmendin dhe Prof.
Behxhet Gaxhiqi, për të gjitha këshillat, vërejtjet, sugjerimet dhe kohën që ka shpenzuar
në realizim të këtij punimi shkencor.
Mirënjohje dhe falënderime të sinqerta shkojnë për të gjithë pedagogët e
Universitetit të Edukimit, dega në Gjakovë, në saje të profesionalizmit të tyre dhe
përkushtimit, kam arritur deri në diplomim.
Falënderoj familjen për mbështetjen që më kanë dhënë në çdo qast, së cilës i
detyrohem shumë për fillimin dhe finalizimin me sukses të këtij udhëtimi. Jam thellësisht
e bindur se pa ndihmën dhe përkrahjen e të gjithë këtyre, vështirë se do të kisha arritur
këtë sukses – për çka përzemërsisht i falënderoj dhe u jam mirënjohës
5
Hyrje
Studimet më të përparuara psikologjike e pedagogjike vërtetojnë se gjashtë vitet e
para të jetës së fëmijës kanë ndikim të madh në formësimin e personalitetit të njeriut.
Me synimin që zhvillimi i fëmijës deri në gjashtë vjeç të jetë sa më i suksesshëm,
njerëzit e profesionit e të shkencës bëjnë përpjekje ta ndërgjegjësojnë shoqërinë për
edukimin intelektual të fëmijëve parashkollorë.
Mirëpo, shkencat e ndryshme që studiojnë zhvillimin dhe edukimin e fëmijëve
nuk ofrojnë një të vetmen përgjigje universale në pyetjen se çfarë duhet të jetë edukimi
parashkollor cilësor në aspektin intelektual)
Me qëllim që filozofia e edukimit parashkollor në Kosovë të jetë në hap me të
arriturat shkencore, praktikat e përparuara dhe në përputhje me rrethanat e synimet e
vendit, ajo këto të arritura duhet t`i ngërthejë në një sistem të integruar, në një anë, dhe,
në anën tjetër, t’i harmonizojë përvojat pozitive vendore me ato të vendeve më të
përparuara.
Taban i filozofisë së edukimit parashkollor është qëndrimi se edukimi është
proces që nisë me jetën e fëmijës dhe vazhdon gjatë gjithë moshës parashkollore, duke
vazhduar në periodat pasuese jetësore.
Edukimi i fëmijëve të grup-moshës deri në tri vjeç dhe i grup-moshës deri në
gjashtë vjeç konsiston në zhvillimin intelektual fillojnë të zhvillohen që në fëmijëri të
hershme e vazhdojnë të zhvillohen në periodat pasuese jetësore, mu për këtë nuk
arsyetohet tendenca e anashkalimit të procesit edukativ në grup-moshën deri në tri vjeç
dhe e identifikimit të këtij procesi me kujdesin shëndetësor dhe mirërritjen e fëmijës.1
Një tjetër ide e filozofisë së edukimit parashkollor është respektimi i
karakteristikave të përgjithshme të moshës së fëmijës parashkollor.
1
Afërdita Deva-Zuna, (2003), Edukimi i parashkollorit në familje, Prishtinë, fq 37.
6
Njëkohësisht afirmohet respektimi i dallimeve individuale midis fëmijëve me
potencialin gjenetik të tyre, cilësinë dhe tempon e zhvillimit, specifikave në të nxënit,
nivelit dhe cilësisë së para njohurive, shkathtësive, shprehive etj. Këto karakteristika janë
fare individuale edhe nga arsyeja se i nxisin familja dhe mikro mjediset intelektuale të
ndryshme në të cilat jeton dhe vepron fëmija, specifikat sociale dhe fizike në familje, ato
në institucionet parashkollore shumë të ndryshme, mjedisi shoqëror specifik i fëmijës etj.
Nga kjo rezulton se edukimi parashkollor duhet t`u mundësojë fëmijëve shprehjen
dhe zhvillimin aktiv të nevojave, interesave njohëse dhe të tjera, botës emocionale,
aftësive të tyre, shkathtësive të ndryshme dhe shprehive të shëndosha.
Loja aktive është veprimtaria më qenësore e fëmijëve të moshës parashkollore.
Loja duhet t`u mundësojë fëmijëve t`i zhvillojnë aftësitë motorike e njohëse, pastaj, duke
bashkëvepruar me moshatarët, t`i kultivojnë shprehitë shoqërore dhe aftësitë sociale dhe,
duke i zotëruar sfidat individuale e shoqërore, të zhvillohen edhe në aspektin mendor,
emocional dhe moral. Loja aktive dhe atraktive për fëmijën parashkollor dhe grupin luan
rol edhe në krijimin e atmosferës së përshtatshme për jetë të shëndoshë, bashkëveprimin
social. 2
Filozofia e edukimit parashkollor përshkohet me frymë demokratike dhe humane.
Afirmon zhvillimin e lirë dhe emancipimin socio-kulturor të secilit fëmijë në çdo mjedis
social në të cilin jeton ai. Kjo filozofi është e hapur për analizën, zgjedhjen dhe jetësimin
e strategjive alternative të edukimit parashkollor dhe mundëson fleksibilitet të veprimeve
edukative të të rriturve (prindërve, edukatorëve dhe të tjerëve).
Prandaj, në temën në fjalë roli i prindërve në edukimin intelektual të fëmijës do t’i
gërshetojmë të gjitha aspektet të cilat ndikojnë në këtë zhvillim: përgatitja psiko-fizike,
loja, gjumi, bashkëpunimi me fëmijët e tjerë, zhvillimi i gjuhës dhe i komunikimit,
zhvillimi social dhe emocional i fëmijës.
Këto aspekte do të jenë pjesë e shqyrtimit në temën në fjalë.
2 Afërdita Deva-Zuna, (2003), Edukimi i parashkollorit në familje, Prishtinë, fq 56
7
2. Roli i prindërve në edukimin intelektual të fëmijës
Prindërit mund dhe duhet të janë aktivë në përkushtimin e shkollimit te fëmijët e
tyre. Ata duhet të mbajnë kontakte me arsimtarët, në mënyrë që sa më mirë të informohen
me ecurinë e fëmiut të tyre në mësime. Ata prindër, të cilët mbajnë kontakte me arsimtarë
dhe pedagogë, që informohen dhe këshillohen mirë, fëmijët e tyre arrijnë suksese dhe
mundësi më të mira për shkollim dhe profesione më të mira dhe më të kërkuara për
tregun e punës në ketë shtet.
Të gjitha proceset psikike, siç janë: të perceptuarit, të menduarit, të ndjenjave, të
mësuarit, të motivacionit etj. janë të lidhura ngushtë njëra me tjetrën, pra varën njëra nga
tjetra dhe ndikojnë në njëra tjetrën.
Sikurse të gjitha funksionet psikike, edhe personaliteti e ka bazën e vetë
biologjike, sepse çdo njeri lind me karakteristika trashëguese të caktuara. Edhe pse
faktorët biologjik kanë rëndësi të posaçme për zhvillimin e personalitetit, janë vetëm bazë
e nevojshme për zhvillimin e mëtejmë të tij. Rol vendimtar luajnë faktorët e rrethit, e para
se gjithash, faktorët social. Prandaj edhe theksohet se personaliteti është dukuri, jo vetëm
psikologjike, por edhe sociale. Kushtet sociale, e para së gjithash aktivitetet me njerëz,
janë të domosdoshme për t’u zhvilluar individualiteti njerëzorë në qenie humane, pra në
qenie e cila ka karakteristika, që i përfillim si karakteristike njerëzore.3
Numri i faktorëve, si ndikim në bazën e dhënë biologjike për formimin e cilësive
të personalitetit, është mjaft i madh si: ambienti dhe kushtet familjare (në të cilat rritet
fëmija), shkolla, moshatarët, mësuesi, të njohurit, organizatat dhe shoqëria në të cilat ai
është anëtar, dhe roli që ka në to, literatura dhe filmat, bashkëshortësia dhe marrëdhëniet
bashkëshortore, profesioni dhe suksesi në këtë profesion, pozita sociale, kultura në të
cilën rritet dhe jeton, sistemi shoqëror i bashkësisë etj.
Zhvillimi i personalitetit ndahet në katër perioda: mosha e fëmijërisë, e rinisë, e
pjekurisë dhe e pleqërisë.
Shumë ekspertë të psikologjisë mendojnë, se rol vendimtarë për formimin e
cilësive të personalitetit luajnë kushtet e jetës familjare në ditët e para të fëmijërisë.
Studimet kanë treguar, se kushti më i mirë për zhvillimin e personalitetit të pjekur dhetë
3Edmond Dragoti, (1999), Psikologjia sociale, Tiranë, Shblu, fq. 106.
8
shëndosh, është qëndrimi i përzemërt dhe i ngrohët i prindërve, por edhe njëfarë
rigoroziteti në evitimin e pasojave të pakënaqshme të reaksioneve tek fëmijët.4
Zhvillimi i personalitetit intelektual tek fëmijët:
a) Ndihmon në ngritjen dhe largimin lodrave.
b) Zakonisht është miqësor ndaj të tjerëve; shfaq më pak habi dhe frikë ndaj të
panjohurve.
c) Luan vetëm, pa të tjerë, për një kohë te shkurtër.
d) I pëlqen ta mbajnë në prehër dhe t’i lexojnë diçka.
e) Shpesh imiton veprimet e të rriturve gjate lojës.
f) Do që të ndjejë vëmendjen e të rriturve apo praninë e tyre dhe kënaqet kur ata e
nxisin, e puthin dhe përqafojnë.
g) Njeh veten në pasqyre.
h) Fillon të kërkojë pavarësinë, shpesh nuk pranon të bashkëpunojë në veprimet e
përditshme, që më parë i kanë pëlqyer, nuk do të vishet, t’i veshin këpucët, të
hajë, të lahet; dëshiron që t`i bëjë gjërat vetë pandihmë.
i) Është gjithnjë e më shumë kurioz për njerëzit dhe mjedisin/ vendin përreth;
fëmijët kanë nevojë të vëzhgohen me kujdes, për t`i mbrojtur ata nga situatat jo te
sigurta.
j) Tregon shenja afrimi dhe kujdesi; qetëson fëmijët e tjerë që janë dëmtuar, apo
janë të frikësuar; ndonjëherë është tepër i dashur, duke i dhënë përkëdhelje dhe
puthje pa mbarim fëmijëve te vegjël.
k) Vazhdon të jetë agresiv fizikisht (të godet me shpullë, të shkul flokët etj.) nëse
është i zemëruar, i zhgënjyer apo i lodhur (për disa fëmijë, kjo ndodh shumë më
tepër se tek disa të tjerë). Ky agresivitet fizik zakonisht pakësohet me
përmirësimin e te folurit.
l) Shpërthimet e inatit/zemërimit duken se arrijnë kulmin në këtë vit; fëmija ende
nuk mund të arsyetojë dhe këto kriza inati janë të shpeshta në këtë periudhe
moshë.
m) Është si “pronar” me prindërit dhe kujdestarët; i urdhëron ato, ju kërkon gjëra,
pret që të rriturit t’i përgjigjen menjëherë.
4Zenel Orhani, (1999), Psikologjia Kognitive, Tiranë, shblu, fq 85
9
n) Vëzhgon dhe imiton lojën e fëmijëve të tjerë, por rrallë bashkohet me to; i pëlqen
të luajë vetëm.
o) Iu jep lodra fëmijëve të tjerë, por është zakonisht pronar i sendeve; ende provon të
dëmtojë e të shkatërroje lodrat.
p) E ka të vështirë të bëjë zgjedhje; i dëshiron të gjitha.
q) Shpesh është “i pabesë” ndaj të tjerëve (për shembull i puth dhe më pas i godet);
papritmas bërtet “jo” dhe bëhet i prerë, nuk do të bashkëpunojë me te tjerët.
r) Dëshiron gjithçka sipas një rregulli të tij “pikërisht kështu”; kërkon gjithçka
njësoj si më parë; gjithçka duhet të jetë “aty kuishte”.5
2.1. Tiparet që duhet të karakterizoje prindi
Prindërit kanë detyrë me shumë përgjegjësi dhe shumë fisnike. Ato merren me
edukimin e fëmijëve të moshës parashkollore, i përgatisin ata për të mësuar me sukses në
shkollë dhe familjet e tyre në çështjet e edukimit. Figura e tyre morale, karakteri dhe
veçoritë e personalitetit, metoda dhe stili i punës edukuese, e tërë bota e tyre shpirtërore
materializohet në marrëdhëniet me fëmijët.
Prindërit duhen ta kenë të qartë se edukimi është një proces i gjatë, vazhdimisht
në rritje, një proces i vijueshëm dhe ipandërprerë.6
Në të gjitha shoqëritë dhe kulturat prindërit iu dëshirojnë fëmijëve ardhmëri të
mirë. Prindërit duan që fëmijët t’i rrisin dhe edukojnë në njerëz të denjë e të dobishëm
për familjen, farefisin dhe shoqërinë. Në llojllojshmërinë kulturore në botë ekzistojnë
edhe mendime e bindje tjera çfarë është vlerë.
Foshnja nuk rritet vetëm me ushqim. Fëmija duhet të jetë i rrethuar me njerëzit te
cilët e udhëzojnë dhe këshillojnë. Të rriturit duhet të jenë shembull për fëmijën. Prindërit
duhet të jenë rëndësishëm për zhvillimin dhe rritjen e fëmijës. Është në të mirë të fëmijës
të mësoj gjëra të reja.
Të gjithë fëmijët janë kureshtare dhe kanë dëshirë të nxënë gjëra të reja. Foshnja
përcjell lëvizjet e të rriturve dhe mëson nga ato, si lëvizjen e buzëve, shikimet, lëvizjen e
5
Vidovic, V. V. (2001). Zhvillimi normal dhe programet e zakonshme të fëmijëve, Tiranë: Shoqata për
Ndihmë Psikosociale, fq, 233. 6
Fatamir Vadahi, (2002). Pedagogji parashkollore, Camaj-Pipa, Shkodër, fq.77
10
duarve. Fëmijët duhet ta leni ti provon gjërat e reja që i mëson. Fëmija mëson duke i
përcjell të tjerët çfarë bëjnë, gjithashtu mësohet të dëgjoj kur flet me të.
Kur foshnja rritet mëson edhe më tepër. Mund ta mësoni për shumë gjëra duke e
shëtitur dhe shpjeguar për vendet qe shihni, duke i lexuar libra etj. Kështu mëson gjëra
me dobi ku fëmijës i zhvillohet mënyra e të menduarit, gjithashtu i zhvillohet memoria
dhe fjalori i pasurohet. Të gjitha këto mësime janë në dobi të fëmijës sidomos kur të filloj
shkolla.
Për fëmijën e vogël është me rëndësi loja ku mund ti provon kreativitetin e tij.
Loja e zhvillon fëmijën në mënyra të ndryshme. Prindërit përkujdesen që fëmija të këtë
lodra dhe kohë për lojë.7
Që të ketë sukses në punën e saj prindërit duhet të dinë mirë punën e saj. Kjo
nënkupton përvetësimin e bazave të psikologjisë dhe të pedagogjisë, gjithashtu të
shkencave natyrore. Zhvilli i personalitetit të fëmijës zhvillohet nën ndikimin e një sërë
faktorësh të cilat duhet t’i marrë parasysh prindi.
2.2. Zhvillimi i njohjes ose informimit të fëmija parashkollor
Fëmija fillon të njoh botën ose mjedisin që nga ditët e para të paslindjes, për sa i
përket informim dhe njohjes, ai mësohet deri në vdekje. Posaçërisht është vendimtare
periudha e fëmijërisë dhe e rinisë për përvetësimin e njohurive të llojllojshme të mësimit.
Mësimi është qenësisht një pjesë e jetës intelektuale. Po ashtu është edhe themeli
për të kuptuar, për të menduar, siç është vetëdija, dukurit dhe domethënia e tyre. Mësimi
nuk është asgjë tjetër përveç përdorimi dhe shfrytëzimi i simbolikës, që jepen nëpër mjet
shkronjave dhe fjalëve ose termave. Operimi me fjalë është të menduarit e njeriut.
Menduarit drejtë ose arsyeja e mendjes nuk mund, po që se nuk posedohet një depo i
fjalëve të llojllojshme, që ndërlidhen në sistemin e komplikuar të jetës. Detyra e prindërit
dhe e mjedisit është, që t’i mundësohet fëmijës fondi sa më i pasur i fjalëve të
llojllojshmedhenjohurivetërejaetj.Mekëmbënguljeduhetdita-ditësosepërçdoorë
7 MAShT. (2010). Standardet e zhvillimit dhe të nxënit në fëmijërinë e hershme 0-6 vjeç. DRAFT, fq.28.
11
për aktivizimin e mësimit. Siç thotë vepra e Kirbenetikës N. Wieneri: “Të jetosh i
suksesshëm do të thotë të jetosh me mësimin e përshtatshëm - adekuat.”8
Për t’ia arritur suksesit, duhet të ndahet dhe të klasifikohet lënda e mësimit sipas
kriteri adekuat. Një prej tyre është vendbanimi. Sa i përket imagjinatës së fëmijës nuk
është e përpiktë ose precize, si bie fjala ai e shtrinë dorën par ta kapur hënën nga dritarja!
Fëmija fillon ta zotëroj vendin pasi që fillon të ecë. Gjatë ecjes ai konstaton se disa gjëra
janë më afër dhe disa më larg, disa mund t’i marrin me dorë dhe janë të kapshme dhe disa
të tjera nuk janë të kapshme. Ai zotëron edhe relacionin: disa gjëra janë këtu dhe disa të
tjera janë atje, disa janë përpara disa të tjera prapë janë mbrapa, disa janë në këtë anë dhe
disa të tjera në atë anë; po ashtu lartë e poshtë; nën tryeze mbi tryezë, në dysheme, disa
brenda dhe të tjerat jashtë etj. Një zotërim i tillë ia mundëson fëmijës t’i mësojë një mori
fjalë, që i përgjigjen elementeve në vendin ku ai jeton në mënyrë adekuate.
Fëmija parashkollor mund t’i dallojë edhe ngjyrat: siç është ngjyra e kuqe, e
gjelbër, e verdhë, e kaltër, e bardh e zezë. Duhet të themi se fëmija e dallon ngjyrën dhe
di t’i shqiptoi, por ai i thotë ngjyrës me termin e lodrës, kësula e ka ngjyrën e ariut.
Prindërit duhet të kenë më shumë kujdes me fëmijët, ata duhet rregullisht t’i emërtojnë
elementet me emrin e sakët po ashtu edhe ngjyrat t’i emërtojnë ashtu siç janë, si bie fjala,
sot do ta veshësh këmishën e kuqe, këpucët e bardha, dorëzat e jeshiletj.9
Fëmija parashkollor ende nuk i kupton numrat edhe pse i mëson përmendësh dhe
numëron deri në dhjetë, por nuk është i aftë t’i tregojë pesë elemente.
Shumica e fëmijëve e dallon vetëm një element prej elementeve të tjera ose prej
një grumbulli. Duke iu falënderuar dy duarve, fëmija fillon ta zotëroj numrin dysh. Po qe
se ai i mbanë në dy duar nga një element, ai di se ka dy elemente në duart e veta. Po qe se
ai mban në duar nga një element, dhe në tryezë gjendet elementi tjetër, atëherë janë tri
elemente. Ashtu duart e fëmijës janë mjeti i parë për llogaritje.
Po qe se ai dëshiron të numërojë më shumë, atëherë shërbehet me gishtërinjtë. Për
shumicën e fëmijëve parashkollor mjeti për llogaritje janë gishtat e një dore, që janë katër
dhe pesë. Kah fundi parashkollor disa fëmijë dinë të përdorin gishtërinjtë e të dy duarve,
dhe ashtu i zotëron numrat gjashtë deri dhjetë.
8 Necla Koytak, Inkubatori i Shoqërisë, Botim i shoqatës kulturore “Gruaja” 2007, fq. 27.
9 Gëen J. Broude, (1996). Realiteti i Kujdesit Ditor, profesor i psikologjisë dhe shkencës njohëse në Vassar
College, fq. 125.
12
Zotërimi i kohës, i ec te fëmija mjaftë ngadalë në krahasim me perceptimin e
elementeve që gjinden në mjedisin e tij. Ai fillon të dallojë kohën e tashme nga e kaluara
dhe të ardhmen. Ai fillon edhe të flas se çka ka qenë në mëngjes, dhe çka do të jetë në
mbrëmje, ashtu fillon ta kuptoj kohën që shkon për të fjetur dhe kohën që zgjohet nga
shtrati. Po ashtu i ndihmon shumë edhe mësimi i ditëve të javës, që i ndihmon ta kuptoj të
sotmen prej së nesërmes dhe prej djeshmit. Shumë shpejt fëmija e vëren se dita e diel
është më e bukura, sepse në këtë ditë të gjithë anëtarët e familjes janë në shtëpi, më
shumë flihet, dilet në shëtitje, më mirë hahet, çka është më rëndësishme prindërit më
tepër luajnë metë.
Ka fundi parashkollor, fëmija fillon t’i perceptoi edhe stinët e vitit. Stinën e dimrit
e percepton më së shpejti, prej çështjes së borës dhe gëzimin që e sjellë ajo, po ashtu edhe
verën, sepse gjatë kësaj stine shkohet në pushimet verore, si në det ashtu në bjeshkë.
Atëherë percepton pranverën dhe vjeshtën.
Fëmija është vëzhgues i mirë, dhe ai i vëren prindërit që e shikojnë sahatin, dhe ai
interesohet si duhet të lexohen numrat e sahatit.
Po ashtu edhe vlera e monedhës ai fillon t’i perceptoi shumë herët, dhe kupton se
me to tregtohet. Në fillim nuk e dallon nocionin e monedhës si mjet pagimi, por ai kërkon
një para për të blerë ëmbëlsirat ose ndonjë lodër.
Duhet po ashtu të theksohet se fëmija e kësaj periudhe mund të perceptojë për të
kursyer dhe për t’i ruajtur elementet evlefshme.10
Katërvjeçari fillon t’i dalloj elementet dhe peshën e tyre.
Masa gjatësi - metër, fëmija parashkollor e zotëron gjatësinë e vet. Është mirë
prindërit disa herë gjatë vitit t’i masin gjatësinë, dhe rezultatin t’ia regjistrojnë në mur.
Fëmija fillon të jetë krenar, kur e sheh se për çdoherë është më i gjatë.
Fëmija parashkollor di t’i emërtojë katër cilësitë, edhe pse më së shumti dëshiron
ëmbëlsirën, nganjëherë thartësirën dhe i shmanget të hidhëtit dhe të njelmëtit. Fëmija në
këtë moshë e dëshiron edhe aromën, posaçërisht të trëndafilit, parfumet, por nuk është
ende i aftë t’i emërtojë erëzat, që është vështirë edhe për të rriturin.
10 Stanisha Nikoliq, Bota e Psikikës Fëmijërore, Furkan ISM, Shkup 2005, fq. 67
13
Në fund fëmija parashkollor njoftohet edhe me shumë njerëz në mjedisin e tij, me
disa njoftohet dhe lidhet ngushtë me ta, miqësisht sillet me ta, që është mjaft e
rëndësishme për socializmin e tij.
Duhet gjithherë të mundohet që fëmija të përjetojë sa më shumë, që më tepër të
lëviz, si nëpër shtëpi, për rreth shtëpie, duhet të dalë në park, në shëtitje, në vizita të
llojllojshme dhe në udhëtime të shkurtra. Për fëmijët janë mjaft me interes teatri i
kukullave dhe teatri i fëmijëve, dhe filmat e vizatuar ose filmat e fëmijëve, të njoftohet
me kafshë posaçërisht në kopshtin zoologjik, sa më tepër të kalojë në natyrë, në pyll,
pranë lumenjve dhe në brigjet e detit.
2.3. Ndikimi i familjes në zhvillimin intelektual te fëmijës
Fëmijët do të kalojnë shumicën e kohës duke pyetur për çdo gjë që ndodh përreth
tij. Ai ka shumë dëshirë të pyesë “Pse duhet të...?” dhe do t’i dëgjojë me shumë vëmendje
përgjigjet tuaja, kur ato janë të thjeshta dhe kanë të bëjnë tamam me pyetjen e tij. Mos
mendoni se duhet të shpjegoni gjithçka; ai ende nuk mund të kuptojë gjëra si arsyetimi
dhe nuk është i interesuar. Nëse do të provoni të bëni këtë lloj bisedimi “serioz”, shpejt
do ta shikoni të fiksojë shikimin diku, ose do të merret me gjëra më interesante për të, si
një lodër nëpër dhomë ose një makinë që kalon jashtë. Më mirë t’i thoni që të bëjë diçka
“Sepse është e mirë për ty” ose “kështu nuk do të vritesh”, sesa t’i jepni një shpjegim të
detajuar.
Pyetjet “Pse?” të fëmijës tuaj mund të jenë më të vështira, sepse mund të ketë
qindra çdo ditë dhe sepse disa nga to nuk kanë përgjigje, ose ju nuk e dini. Nëse pyetja
është: “Pse ndriçon dielli?” ju mund të përgjigjeni që nuk e dini, ose ta ftoni atë ta
mendojë edhe një herë pyetjen, duke gjetur një libër mbi diellin. Kujdesuni që t’i merrni
këto pyetje seriozisht. Kështu ju ndihmoni fëmijën tuaj të rrisë njohuritë e tij, shuani
kuriozitetin e tij dhe e mësoni atë të mendojë më qartë. Kur fëmija juaj trevjeçar përballet
me sfida të veçanta mësimi, ju do të shikoni që ai arsyeton ende në mënyrë të njëanshme.
Ai ende nuk mund të shohë një çështje nga të dy anët e saj, as mund të zgjidhë problemet
që kërkojnë që ai të shikojë më shumë se një faktor në një moment. Për shembull, nëse ju
merrni dy gota të njëjta uji dhe hidhni njërën në një gotë tjetër të shkurtër dhe tjetrën në
një të gjatë por më të hollë, ai do të thotë që gota më e gjatë ka më shumë ujë se ajo e
14
shkurtra. Edhe nëse ai sheh dy gotat e njëjta në fillim dhe ju ndjek duke e hedhur ujin, ai
do t’ju japë të njëjtën përgjigje. Sipas mendjes së tij gota më e gjatë është “më e madhe”
dhe prandaj duhet të mbajë më shumë. Rreth moshës shtatë vjeç, fëmijët do të kuptojnë
më në fund që duhet t’i shikojnë të gjitha anët e një problemi, përpara se të japin një
përgjigje.
Në moshën tre vjeç fëmijës i rritet sensi i kohës. Ai do të dijë rutinën e ditës së tij
dhe do të përpiqet të kuptojë rutinën e të tjerëve. Për shembull, ai do të presë me padurim
tetën që sjell qumështin çdo ditë.
Ai do të kuptojë që disa ngjarje të veçanta si festat apo ditëlindjet, ndodhin në ditë
të caktuara, por edhe nëse mund t’ju thotë se sa vjeç është, ende nuk e kupton dot sa i
gjatë është një vit. Megjithëse për çdo prind është normale të përpiqet të masë zhvillimin
mendor të fëmijës, kini kujdes, mos nënvlerësoni apo mbivlerësoni zgjuarsinë e tij, pa një
testim të rregullt nga specialistët. është e lehtë të bindni veten tuaj që një fëmijë miqësor,
i lumtur, që flet shumë është “madhështor”, ndërsa një më i qetë, më i tërhequr, që luan
vetë, nuk është shumë i “shkëlqyer”. Kjo mund të jetë dhe mund të mos jetë e vërtetë, por
mënyra e vetme për ta ditur me siguri është t’i bëhet një testim i rregullt nga specialisti.
Të gjithë pediatrët i njohin mirë këto vlerësime zhvillimi dhe disa prej tyre i bëjnë vetë
këto teste. Shumë pediatër të tjerë preferojnë t’i testojnë fëmijët pranë specialistëve. Pra,
nëse ju besoni se fëmija juaj është shumë i aftë apo ka probleme, pyesni mjekun tuaj për
këtë lloj testi. Nëse dyshimet tuaja vërtetohen, ju mund ta fusni atë në një program
special sipas gjendjes, nevojave dhe aftësive të tijpersonale.11
2.4. Roli i prindit intelektual te personaliteti i fëmijës
Është vënë re se prindërit aktivë transmetojnë siguri në periudhën e foshnjërisë te
fëmijët e tyre. Kështu, kur këta fëmijë përballen me situata të reja ose fenomene të
panjohura, janë të predisponuar të përshtaten më me lehtësi, i kalojnë qetësisht situatat e
tensionuara dhe janë më kuriozë për të zbuluar gjëra të panjohura. Prezenca e prindërve
përmirëson dukshëm gjendjen shpirtërore të fëmijës. Depresioni, sjelljet problematike,
stresi, gjendjet e luhatshme nervore janë gjithmonë në një gradë më të ulët. Në periudhën
11 MAShT., (2010). Standardet e zhvillimit dhe të nxënit në fëmijërinë e hershme 0-6 vjeç. DRAFT.
15
e adoleshencës shihen qartë frytet e një fëmijërie të shëndetshme, kur adoleshenti merr
kontrollin e gjërave më butë, tregohet me tolerant, është më i suksesshëm, ka iniciativë
dhe i zgjidh më lehtë situatat. Vajzat e baballarëve aktivë janë më të lumtura, ndihen të
përkrahura dhe rrjedhimisht kanë më shumë besim në vetvete.
Zhvillim emocional ka të bëjë me aspektin si ndjehet fëmija për vetveten dhe për
botën që e rrethon, si i shpreh ndjenjat, emocionet ndaj vetes dhe të tjerëve. Po ashtu
përmes zhvillimit emocional të fëmijës bëhet rritja dhe edukimi i ndjenjës së besimit,
miqësisë dhe bashkëpunimit. Zhvillimi i emocioneve ndikohet nga mjedisi shoqëror dhe
mënyra se si njerëzit i përgjigjen atyre.
Ndërveprimi i mirëfilltë i këtyre dy aspekteve të zhvillimit rezulton me
kompetencën sociale dhe emocionale të fëmijës që manifestohet përmes aftësisë për të
krijuar relacione të afërta dhe të sigurta me moshatarët e të rriturit duke i përjetuar,
njohur, kuptuar, shprehur dhe kontrolluar emocionet e veta dhe të të tjerëve përreth tyre.
Meqë këto dy aspekte apo nënfusha - zhvillimi social dhe zhvillimi emocional janë
shumë ngushtë të lidhura dhe të ndërvarura nga njëra-tjetra, në këtë dokument janë
paraqitur si një fushë e integruar, e ndarë në dy nënfusha: nënfusha sociale dhe nënfusha
emocionale. Integrimi përmbajtjesorë dhe praktik i kësaj fushe bëhet edhe përmes
standardeve më të përgjithësuara, përmes indikatorëve dhe aktiviteteve që e
konkretizojnë këtë ndërvarësi.
Stereotipet gjinore ndikojnë në masë të madhe në zhvillim emocional e social të
fëmijës (djalë dhe vajzë) prandaj për një realizim të plotë e përmbajtjesor të përmbajtjes
së kësaj fushe duhet kushtuar vëmendje të veçantë gjithëpërfshirëse të fëmijëve.
Aktivitetet në vijim do të duhej të realizohen me një ndjeshmëri të madhe ndaj dallimeve
gjinore në harmoni me moshën e fëmijës. Duhet pasur parasysh se kompetenca sociale e
fëmijës ndikohet në radhë të parë nga temperamenti individual i fëmijës, por edhe nga
përjetimet jetësore të tij/saj dhe nga interaksioni i fëmijës me moshatarët, prindërit dhe të
afërmit e tjerë.12
12 Pettijon,Terry F. (1996): Psikologjia /Një hyrje koncize/ ( botimi i dytë). Fondacioni Soros “Programi për
mbështetjen e Arsimit të Lartë në Shqipëri”, “Lilo” , fq. 82.
16
2.5. Përkrahja e zhvillimit intelektual e emocional tek fëmijët
Kur fëmijët ndjehen mirë për veten dhe zhvillojnë relacione pozitive me të tjerët
përreth, ata do të jenë në gjendje të përjetojnë, kuptojnë, njohin dhe shprehin emocionet
duke qenë të aftë edhe t’i kontrollojnë ato. Përmes një zhvillimi të duhur social e
emocional fëmijët kanë gjasa që:
1. Të jenë më të suksesshëm në situata grupore, në shkollë dhe në komunitet
2. Të jenë më të koncentruar ne mësim
3. Të komunikojnë ndjenjat e tyre në mënyrë me efektive
4. Të ndihen mirë dhe lirshëm, pavarësisht gjinisë
5. Të kenë vetëbesim dhe ta çmojnë veten
6. Të jenë të aftë për të krijuar lidhje të forta emocionale me te tjerët
Është me rëndësi të theksohet e lidhja e fortë emocionale e fëmijës me personin
kryesor të rëndësishëm në jetën e tij/saj, zakonisht prindin (nënën) ose kujdestarin
kryesor. Kjo lidhje speciale i mundëson fëmijës të ndjehet i sigurt, të zhvillojë ndjenjën
për besim, por fëmija gradualisht zhvillon edhe aftësinë për t’u ndier dhe për të vepruar si
i pavarur. Kujdesi maksimal i prindit/familjes që ta menaxhojë mirë këtë lidhje duke e
inkurajuar fëmijën për interaksione edhe me të afërmit e tjerë, e sidomos me moshatarët,
përbëjnë bazën e një zhvillimi social dhe emocional të shëndoshë të fëmijës.
Vetë rregullimi (kontrollimi) i emocioneve nënkupton aftësinë e fëmijës që t’i
kontrollojë emocionet dhe impulset e tij/ saj e sidomos kur ndër vepron me të tjerët. Kjo
aftësi ndikohet nga cilësia e edukimit intelektual e atashimit dhe nga niveli i përgjithshëm
i zhvillimit të tij/saj. Fëmijët në fazën e foshnjërisë kanë më shumë nevojë për të rriturit
që t’u ndihmojnë atyre për të përballuar emocionet e fuqishme, kurse në moshë më të
rritur ata mësojnë të kontrollojnë veten. Në moshën parashkollore ata arrijnë të
vetëdijesohen për emocionet e tyre dhe i kuptojnë edhe emocionet e të tjerëve përreth
tyre.13
13
Theodhori Karaj (2005): Psikologjia e zhvillimit të fëmijës, Progres, Tiranë, fq. 57.
18
3. Roli i familjes te socializmi i fëmijës
Zhvillimi social ka dy drejtime: nga njëra anë fëmijët bëhen pjesë e
grupit/komunitetit dhe nga ana tjetër e dallojnë veten e tyre si individë të veçantë. Njëra
anë e zhvillimit social në këtë moshë është socializimi, procesi nga i cili fëmijët
përfitojnë rregullat, vlerat dhe njohuritë e shoqërisë së tyre, ndërsa ana tjetër është
formimi i personalitetit. Në këtë proces, fëmijët duhet të kenë mënyra të ndryshme të të
ndjerit dhe sjelljes në situata të ndryshme. Procesi i identifikimit të vetes kalon nëpër
katër faza kryesore:
- Dallimi i vetes nga te tjerët;
- Lidhja, bashkimi me te tjerët;
- Identifikimi i vetes, duke vëzhguar dhe imituar njerëzit që e rrethojnë dhe nga
“shpërblimet” që i bëhen sipas sjelljes se tij;
- Identifikimi që vjen si pasojë e aftësisë njohëse për të kuptuar veten e tij si
pjesëtar i një grupi shoqëror dhe dëshirës për të qenë si anëtarët e tjerë të këtij grupi.
Fëmija në këtë moshë:
- Flet për familjen etj.;
- Dinë emrin e vendit ku jeton;
- Krijon lojëra dhe dinë të tregojë se si luhen ato;
- Merr pjesë në lojërat e zhvilluara në grup, duke zbatuar rregullat elojës.14
3.1. Fëmijët dhe familja
Në moshën 5 vjeç, fëmija krijon identitetin e tij brenda familjes. Kryesore për ta
është që të kuptojnë qartë rolin që kanë në familje. Prindërit janë të kënaqur kur fëmijët
fillojnë bëjnë miqësira jashtë shtëpisë. Ndërkohë, këto marrëdhënie mund të ndikojnë për
mirë ose për keq në sjelljen e fëmijës.
Nxitja e individualitetit të fëmijës ndihmon në të njëjtën kohë për të përcaktuar
kufijtë e sigurt, brenda të cilëve zhvillohet kjo lëvizje e re e fëmijës jashtë shtëpisë. Në
kohën kur fëmijët kërkojnë të dalin jashtë rrethit familjar, duhen nxitur të merren me
gjimnastikë, not, kërcim, mësim të muzikës dhe veglave muzikore. Shpeshherë jui
14 Gordana Lucijak, (2001), Polazak dijetata u prvi razrijed, Danas, Zagreb, fq. 23.
19
drejtoni fëmijët në gjërat që ju pëlqejnë vetë, si sporti për baballarët, koncertet për
mamatë. Por duhet të jeni të gatshëm edhe të pranoni që fëmijët tuaj mund të mos të
pëlqejnë të njëjtat gjëra që pëlqeni ju. Atëherë duhet të përpiqeni të zbuloni së bashku
interesat e fëmijës. E rëndësishme është që ju të mbeteni shoqërues në aktivitetet e
fëmijës jashtë familjes. Marrëdhëniet në familje janë leksione të vërteta për jetën, në sytë
e fëmijës. Ju mund të kujtoni fëmijërinë tuaj, kur nga prindërit ju është kërkuar të
kujdeseni për fëmijët më të vegjël ose kur mbaheshit me hatër, se ishit fëmija i parë apo
djali i vetëm i shtëpisë. Fëmijët e trajtuar gjithmonë si të vegjël mund të kenë përfitime
brenda shtëpisë, por shpesh janë edhe të fyer.
Fëmija i parë ka një marrëdhënie të veçantë me familjen. Ai zë një vend të
rëndësishëm në jetën tuaj. Por ndërkohë, në moshën 5 vjeç, kur ai del jashtë shtëpisë,
gjen diçka të panjohur. Kjo është e bukur, por edhe e frikshme për fëmijën. Një 5-vjeçar
mund të fillojë të ketë zili fëmijët më të vegjël që vazhdojnë të rrinë në shtëpi me nënën,
të sigurt dhe pa qenë nevoja të vihen përpara vështirësive. Edhe ju mund të mos të dini
ç’të bëni: të rrini me të voglin, apo të shoqëroni më të madhin. Situata bëhet edhe më e
komplikuar, sepse edhe fëmija më i vogël në shtëpi sikur ndihet fajtor pasi bëhet pjesëtar
“sekret” me nënën e tij kundrejt fëmijës së madh. E vetmja mënyrë për ta trajtuar këtë
situatë është të njohim vështirësitë e një fëmije 5-6 vjeç jashtë dhe ndjenjat e tij, të
njohim xhelozinë dhe trishtimin e tij, ndonjëherë edhe agresivitetin. Në të njëjtën kohë,
t’i tregojmë atij, dashuri dhe interes si dhe të vlerësojmë aktivitetet që ai bën. Ju mund të
gjendeni përballë situatës së vështirë me një 5 vjeçar, kur ai bëhet xheloz për vëllain ose
motrën më të madhe që ka më shumë liri, më shumë argëtim dhe më shumë privilegje.
Ata janë ziliqarë dhe kuriozë për jetën e më të madhit. 15
Grupi i moshatarëve përmes lojërave e bën 5 vjeçarin të kuptojë aftësitë, por edhe
paaftësitë e tij. Tani ai duhet të përballojë moshatarët, sepse edhe ata mund të jenë më të
zotë se ai dhe mund të argëtohen më shumë se ai. Në këto kushte, mund të ndodhë që një
fëmijë 5-6 vjeç bëhet i ndrojtur në grupin e moshatarëve jashtë mjaft i ashpër, agresiv dhe
i pasjellshëm me fëmijët më të vegjël brenda shtëpisë.
Jashtë ai është i trembur, brenda ka një rol kryesor. Edhe në këtë rast ju duhet të
ndërhyni, jo vetëm për ta qortuar për sjelljet brenda shtëpisë, por edhe për ta mbështetur
_____________________________
15 Po aty, fq. 63.
20
në aktivitetet me shokët ose në kopsht. Fëmija i dytë i familjes, në moshën 5-6 vjeçare, në
botën e jashtme ka më shumë lehtësira, pasi ka një mbështetje, vëllain ose motrën më të
madhe. Por nga ana tjetër, ata ndihen keq që duhet të luftojnë shumë për t’u barazuar me
të madhin. Mund të humbin një pjesë të besimit në vetvete dhe në aftësitë e tyre. Ju
duhet:
- T’i ndihmoni fëmijët t’i kalojnë mirë këto ndjenja, që ata të rriten më të qetë.
- T’i ndihmoni fëmijët të kuptojnë se aftësitë dhe talentet e tyre do të jenë
vazhdimisht krahas aftësive të vëllezërve dhe shokëve te tjerë.
- T’u tregoni fëmijëve se nuk është e nevojshme të jesh madhështor me çdokush.
- Shumë nga situatat e vështira për fëmijët mund të ndihmohen duke treguar për
veten tuaj në moshë te vogël.
- Të tregoni interes për aktivitetet e fëmijës jashtë shtëpisë.
- T’i tregoni atij se vëllai apo motra më e vogël ka nevojë për kujdes, ashtu siç jeni
kujdesur për të kur ai ishte i vogël. Nga një 5 - 6 vjeçar ju shiheni edhe si prindër, por
edhe si persona të rritur. Në fillim ai ju ka imituar që të komunikonte me ju. Por tani ju
shikon me adhurim, si të përsosur dhe madhështorë, dhe ka ndjenja të ngatërruara për
nënën dhe babain. Shumë nga sjelljet e fëmijëve lidhen me këto ndjenja. Vajzat bëjnë
“vogëlushen” e babait dhe i bëjnë qejfin atij dhe djemtë bëhen Supermenë dhe fillojnë të
bëhen “mbrojtës” të nënës sëtyre.16
3.2. Marrëdhëniet mes prindërve
Studimet shkencore tregojnë qartë se marrëdhëniet e mira mes prindërve ndikojnë
drejtpërsëdrejti në zhvillimin e fëmijës. Në rastet kur atmosfera mes prindërve është e
tensionuar, me debate të shumta, dhe jo e lumtur bëhet një faktor ndikues në sjelljen
agresive të fëmijës. Nëse meshkujt sillen pa kujdes dhe ashpër me bashkëshortet e tyre,
fëmija gjithashtu ka një tendencë të jetë i mbyllur dhe në shumë raste i pandjeshëm. Në
vazhdimësi edhe suksesi në mësime lidhet ngushtë me këtë ecuri. Në rastet kur jetohet në
nje harmoni familjare dhe marrëdhëniet mes prindërve shkojnë mirë, kjo atmosferë
ndikon pozitivisht në karakterin e fëmijës.
16 www.psikologjia.com ( 27.06.2018, 16:30 )
23
Një nder arsyet kryesore se pse baballarët nuk mund te përkujdesen shume për
fëmijët është se jetojnë ne një strese midis përgjegjësive familjare dhe atyre te punës. Një
problem tjetër mbetet orari i tej zgjatur i punës. Ky orar bën qe baballarët ta ndiejnë
veten nen presion intensiv te ditës duke i detyruar ata nga pikëpamja psikologjike te
mos i pranojnë fëmijët si individ dialogues dhe rrjedhimisht bëhen te pa afte t`i kuptojnë
ata.
Vihet re që oraret e zgjatura dhe të çrregullta të prindërve që punojnë, stresojnë
dhe keqësojnë jetën familjare, si dhe bëjnë që influenca prindërore te fëmijët të humbasë
efikasitetin e saj.
Kushtet e tilla në familje bëjnë që te fëmijët të dallohen probleme sociale dhe
emocionale më të mëdha. Mos përkimi i orareve të punës së prindërve me oraret e
shkollës së fëmijës ndikon edhe te prindi duke shkaktuar probleme psikologjike.
Prind të përkushtuar janë ata prind të cilët kanë një dialog të përhershëm dhe
shpenzojnë kohë me fëmijët e tyre (hanë së bashku, e shfrytëzojnë kohën e lirë së bashku ,
si për shembull: lexojnë libra, luajnë etj.) dhe kur fëmijët kanë nevojë për ta, ju gjenden
gjithmonë pranë.
Prindërit e përkushtuar jetojnë bashkë me fëmijën e tyre
Prindërit e përkushtuar kanë një sjellje të ndjeshme ndaj fëmijëve, janë të
kujdesshëm, tolerantë, mbrojtës, e mbështesin fëmijën e tyre si dhe e qetësojnë atë në
situata të caktuara. Ata formojnë një marrëdhënie të fortë dhe të besueshme me fëmijët e
tyre.
24
4. Ndikimi i lojës në zhvillimin intelektual të fëmijës
Në këtë moshë fëmijët luajnë në grup, por ende jo në një skuadër. Këtë aftësi ata e
fitojnë pak më vonë. Kërkojnë të marrin role brenda grupit, shpeshherë duke imituar
personazhe të njohura nga librat, filmat, përrallat, televizori ose mjedisi. Roli më i
rëndësishëm që ata pëlqejnë të luajnë, është roli i nënës dhe i babait. Kjo lloj loje është
një pasqyrim i shqetësimit që kanë të vegjlit me një nga çështjet kryesore të zhvillimit:
me zbulimin që ata bëjnë mbi raportet midis njerëzve në situata të ndryshme. Rreth
moshës 6 vjeç duken shenjat e para të pjesëmarrjes së tyre në një aktivitet, ku për herë të
parë ata pranojnë të heqin dorë nga disa dëshira personale, si një kompromis për t’u bërë
pjesë e grupit. Janë çastet e para të “sakrificës”. Gjatë lojërave ata zhvillojnë ende aftësitë
lëvizore dhe kërkojnë të pushtojnë një territor dhe mjetet që ju duhen për t’u kacavjerrë,
lëkundur, hedhur apo rrëshqitur. Deri në moshën 7-vjeçare aftësitë e tyre të pjekura fizike
bëhen kryesore dhe më të rëndësishme se imagjinata. Vajzat kanë më shumë interes për
lëvizjet e gishtave, duarve, hedhjen në litar, lidhjen e fjongove, hedhjen e topit,
përdorimin e gjilpërës, shpesh të shoqëruara me këngë fëmijërore. Ritmika e përdorur
gjatë lojërave shoqëron pothuajse të gjitha aktivitetet e kësaj periudhe. është shumë
interesante se si vetë fëmijët krijojnë hapësirën e lojës, një hapësirë boshe në të cilën
futen shumë fëmijë. Menjëherë ata vendosin rregulla. Secili prej tyre e di se është vetëm
një anëtar i grupit. Fëmijët kërkojnë t’i japin vetes mundësinë të dallohen si individë,
duke mbetur në grup. Hapësira boshe kthehet në një hapësirë të drejtuar, mbrojtëse dhe të
rehatshme. Por, mbi të gjitha, kjo është një hapësirë krijuese. Një fëmijë në mes të kësaj
hapësire mund edhe të trembet, por me-njëherë hapësira e lojës në të folur, në të kënduar
dhe me rregulla të përcaktuara bëhet qetësuese. Ju kujtohet rrethi i fëmijëve që luan
“Hodha një letër mu në postë”? është shumë e rehatshme të ulesh si pjesë e rrethit. Nuk
ka asnjë siklet dhe ka shumë mundësi që papritur të të rastisë të jesh në qendër të rrethit
sipas lojës, duke u bërë “mbret” ose “mbretëreshë” në mes të grupit. Kjo është arsyeja që
brez pas brezi disa lojëra të thjeshta, të shpikura nga vetë fëmijët, rrojnë kaq gjatë dhe
trashëgohen nga mosha në moshë, nga kultura nëkulturë.16
25
Dihet se mosha 2-3 vjeç është mosha e fjalës. Gjithashtu 5 – 7 vjeç është mosha e
mendimit. Deri në këtë moshë fëmijët flenë natën, por edhe ditën. Ndodh shpesh që
fëmijët të ndërrojnë oraret e gjumit, të kërkojnë të flenë për një kohë të gjatë ditën. Kur
ndodh kjo, gjë do të thotë se ka ndodhur diçka. Nuk duhet gabuar dhe t’i thuhet një
katërvjeçari: “ç ‘bën gjithë ditën në gjumë! çohu, luaj me shokët!” Ndonjëherë fëmijët, të
cilët mund të jenë të mërzitur për ndonjë arsye, shërojnë vetveten duke fjetur ditën. Kjo
mund të ndodhë për shembull kur lind një fëmijë tjetër në shtëpi. “Fle edhe unë si i vogël,
se imitoj të voglin” dhe kështu ulet rivaliteti. Ndodh që fëmijë të kësaj moshe të kërkojnë
të kthehen te gjiri nga xhelozia dhe dëmtohen rëndë kur u thuhet: “Jo. Ti je i madh!”
është njëlloj si t’iu thuash: “Ti je i madh. Nuk ke nevojë për nënë.” Fëmija mund të
sikletoset edhe kur i thuhet: “Fli me zor!”. është shumë e rëndësishme që fëmija të flejë
kur i flihet dhe jo kur i thoni ju. Për këtë ndihmohet duke u krijuar rutina para gjumit, si:
puthjet, përshëndetjet, përkëdheljet, të cilat mund të jenë dhe të përsëritura. Një kukull
me vete ose një ari për të fjetur bashkë, imiton situatën nënë-fëmijë dhe e ndihmon
fëmijën. Veçanërisht nëse fle dhe i rrituri, fëmija e vlerëson gjumin si një gjë të mirë dhe
jo si dënim. Nuk i duhet thënë fëmijës: “Mbylli sytë!” kur shkon në shtrat. Nëse fëmijët
kanë kërkesa për të mbajtur dritën ose derën hapur, ato duhen plotësuar patjetër. Ka
fëmijë që kanë frikëra të natës ose zgjime nga ëndrra dhe imazhe, si gogoli. Për këtë
psikologët mendojnë se është e vlefshme që gjatë ditës të luajë me ju symbyllazi në
mjediset e shtëpisë. Kështu ai do të mësojë të rrijë pa shikuar, duke e kaluar këtë sprovë
gëzueshëm, në lojë me prindin. Gjithashtu, për fëmijë më të rritur, mund të mbahet te
koka e krevatit letër dhe lapsavizatimi.17
17 Bardhyl Musai, (1999), Studio gjithçka..., Tiranë, AEDP, fq. 146
26
4.1. Ndikimi i lojës në zhvillimin intelektual dhe gjuhësor
Ekziston një marrëdhënie e fortë në mes të lojës dhe zhvillimit kognitiv, si dhe në mes të
lojës dhe mësimit. Në lojën intelektuale zë një vend të rëndësishëm të menduarit dhe
arsyetimi. Nëpërmjet lojës fëmijët mësojnë të numërojnë, të flasin, të lexojnë, të shijojnë, të
prekin dhe të shohin.
Aktivitete e ndryshme si dhe lojërat e ndryshme i përfshijnë fëmijët në zhvillimin e
kapaciteteve të tyre intelektuale dhe gjuhësore, ku përfshihen aftësitë për t’u koncentruar,
vëzhguar, parashikuar, menduar, për të marr vendime, etj.
Kur fëmijët aktrojnë dhe luajnë role sipas zgjedhjes së tyre, ata zhvillojnë gjuhën, të folurit
dhe të shprehurit. Imagjinatën dhe fantazinë e fëmijëve e zhvillojnë lojërat me rërë, me ujë,
ngjyrosjet me bojëra uji dhe lapustila etj. Aftësinë e të menduarit dhe të krijuarit, e zhvillon
më së shumti loja-fjala p.sh. ORA,DORA ,DIELLI, që zëvendësohen duke i vizatuar figurat
ne vend të shkronjës.
Mendimet, ilustrimet dhe gjetjet e fëmijëve janë të paparashikueshme dhe janë rrjedhojë e
fantazisë dhe krijueshmerisë së tyre, çdo fëmijë do dëgjuar dhe respektuar për mendimin dhe
idetë që shfaq. Mësuesit gjithmonë e kanë vlerësuar shumë aftësinë e fëmijëve për të mësuar
përmes lojës, pjesërisht ky është reflektim i rëndësisë së saj që ata e cilësojnë mësim përmes
“përvojave të drejtpërdrejta”. Loja shihet si komponent thelbësor i zhvillimit
normal të fëmijës, ajo është PUNA e fëmijës, mjeti me anë të cilit rritet e zhvillohet. Mungesa
e lojës është një pengesë në zhvillimin e individëve të shëndoshë dhe kreativë.16 Sipas Suzan
Issac (1929), loja aktive mund të shihet si shenjë e shëndetit mendor dhe mungesa e saj mund
të shihet, ose si disa defekte të lindura, ose si sëmundje mendore.
Nga e gjithë ajo që u potencua lidhur me rëndësinë dhe qëllimet e lojrave, shohim se
lëvizjet që fëmija i bënë përderisa luan, ndikojnë në zhvillimin e aftësive fizike të tij, pastaj,
loja ndikon edhe në zhvillimin e aftësive psikosociale të fëmijës, gjithashtu loja e përfshin
fëmijën në zhvillimin e kapacitetit intelektual të tij, pra LOJA i mundëson fëmijës unitetin e
zhvillimit FIZIK, SOCIAL dhe INTELEKTUAL.
27
4.2. Llojet e lojërave
Ekzistojnë disa lloje të lojërave të cilat kontribuojnë në mënyra të ndryshme në zhvillimin e
aftësive të të mësuarit dhe zhvillimit të gjithmbarshëm të fëmijëve.
Lojërat eksplorative/shqisore – fëmijët mjaft të vegjël arrijnë të eksplorojnë ambientin
dhe objektet e ndryshme përmes – prekjes, duke i futur në gojë duke i goditur, shtrënguar
etj. Kur të rriten materialit sikurse plastelina, ngjyrat, pikturimi shërbejnë si përvoja të lojës
shqisore. Në përgjithësi kjo lojë mundëson për fëmijët përdorimin e shkathtësive fizike dhe
shqisore në të mësuarin e materialeve të lodrave të tyre, si duken ato dhe se çfarë mund të
shërbejnë.
Loja funksionale – ndryshe njihet edhe si loja praktike. Është një nder lojërat me te
zakonshme për foshnjat dhe fëmijët e vegjël.. Veprimet gjate kësaj loje janë te karakterit
përsëritës dhe kontribuojnë ne arritjen e vetëbesimit dhe aftësive fizike. Një shembull i lojës
funksionale mund te jetë kur foshnja fut objektet ne një kuti dhe pastaj e zbraz kutinë. Pastaj
e përsërit veprimin e njëjtë disa herë.
Loja fizike – i referohen aktiviteteve që përfshijnë të gjitha llojet e lëvizjeve fizike. Gjatë
këtyre lojërave një ser shkathtësish motorike ushtrohen dhe zotërohen.
Në moshën parashkollore lojërat fizike përfshijnë vrapimin, kukafshehthi, lojërat e ndryshme
me top etj. Aktivitete të tjera ku fëmijët mund të përfshihen sidomos për të treguar
shkathtësitë dhe forcën e tyre janë vrapimi, ngjitja, kërcimi etj.
Lojërat manipulative – Fëmijët zhvillojnë dhe kontrollojnë forcën në gishtërinjtë dhe
duart e tyre përmes lojës manipulative. Lojërat manipulative përfshijnë lojërat puzzle, prerja
me gërshërë, veshja e kukullave, lojërat e tjera ndërtuese, blloqet etj. Këto lloje të lojërave i
ndihmojnë fëmijëve të zhvillojnë aftësitë precize motorike sidomos duke përdorur kontrollin
gjatë manipulimit të objekteve, vizualizimin e objekteve, si dhe përdorimin e shqisave të të
parit dhe të shikuarit.
Loja simbolike – I referohen llojeve të lojërave spontane dhe zakonisht përfshin
përdorimin e lojërave apo objekteve të tjera të cilat përfaqësojnë diçka ndonjë objekt tjetër.
P.sh. fëmijët e përdorin brushën e flokëve si telefon apo në një rast tjetër mund ta përdorin si
veture nëse me të ecin në dysheme. Loja simbolike më tej përfshin dy kategori të tjera: lojën
konstruktive dhe lojën imagjinative apo dramatike. Kjo lojë mund të shihet tek fëmijët
28
dyvjeçare dhe vazhdon deri në mosha më të rritura.
Loja konstruktive - ka të bëje me shfrytëzimin e materialeve nga ana e fëmijës për të
krijuar diçka. Kjo ndihmon ne zhvillimin e te menduarit kreativ dhe aftësive baze te
zhvillimit. Shembull mund të jetë përdorimi i kutive nga fëmija për te krijuar një fortese. Loja
konstruktive është e ngjashme me lojën funksionale mirëpo përmban me tepër detaje. Loja
Konstruktive fillon në foshnjëri dhe bëhet më e ndërlikuar me rritjen e fëmijëve. Në foshnjëri
kjo lojë fillon kur fëmijët fusin në gojë objekte të ndryshme për të parë si duken dhe si
shijojnë ato. Gjatë fëmijërisë fëmijët fillojnë të ndërtojnë me blloqe, të luajnë me rërë dhe të
vizatojnë. Loja konstruktive u lejon fëmijëve të eksplorojnë objektet dhe të zbulojnë se çfarë
mund të bëhet dhe çfarë nuk mund të bëhet. Fëmijët të cilët fitojnë vetëbesim gjatë
manipulimit të objekteve bëhen të zotë në krijimin e ideve dhe janë njohës më të mirë të
koncepteve matematikore. Fëmijët e moshave më të mëdha punojnë edhe në grupe gjatë
lojërave konstruktive.
Lojërat imagjinative: i referohen kryesisht lojërave të karakterit dramatik. Këtu hyjnë loja
dramatike, loja e pretenduar, loja bëje dhe beso si dhe loja socio-dramatike. Këtu mund të
përfshihen loja me shtëpi apo lojërat e tjera bëje dhe beso. Gjatë këtyre lojërave fëmijët
përdorin imagjinatën e tyre në pretendimin e roleve, objekteve dhe situatave. Me rritjen e
fëmijëve dhe krahas zhvillimit të imagjinatës së tyre lojërat imagjinative bëhen më
komplekse . Ata përdorin dhe aftësitë e tyre gjuhësore dhe në këtë mënyrë ata sajojnë tregime
dhe skenarë të ndryshme.
Loja dramatike - ndodh kur fëmija pretendon te jete dikush tjetër apo te luan një rol.
Shembull i kësaj loje mund te jete momenti kur fëmija vesh një pelerine dhe pretendon te jete
një superhero. Loja dramatike ndihmon zhvillimin e gjuhës dhe fjalorit, rrit aftësitë e
kujtesës, zhvillon të menduarin fleksibil dhe zbulues, etj.
Lojërat socio-dramatike – konsiderohen atëherë kur në lojë marrin pjesë dy apo më tepër
fëmijë. Shembull mund të jetë kur fëmijët luajnë shkollash ku njëri bëhet mësuesi e tjetri
nxënësi. Kjo loje i mundëson fëmijëve të eksperimentojnë me aftësitë sociale dhe përdorimin
e tyre në situata reale jetësore ne te ardhmen. Sipas Piazhesë lojërat socio- dramatike
zhvillojnë të menduarin abstrakt, rafinojnë të kuptuarit e fëmijëve për botën si dhe mësojnë t’i
zgjidhin problemet në një ambient të sigurt.18
Lojërat e bazuar në rregulla – janë mjaft te zakonshme për fëmijët shkollore. Ato njihen
si lojëra te cilat i krijojnë fëmijët dhe përfshijnë te menduarit e tyre logjik dhe aftësitë e tyre
29
sociale. P.sh kur një grup i fëmijëve luan kukafshehthi.
Lojërat gjuhësore ose lojërat me fjalë: I referohen aktiviteteve vetë ushtruese gjatë të
cilave manipulohet me tingujt dhe me fjalë. Me rritjen e fëmijëve këto lloje të lojërave
zakonisht përfshijnë rimën, lojërat me fjalë apo humoret.
Shumë studiues i kanë observuar fëmijët gjatë lojës dhe kanë ardhur në disa përfundime sa i
përket sjelljeve të cilat i manifestojnë fëmijët gjatë luajtjes së lojërave te ndryshme.
Lojërat Pasive
Sjelljet e fëmijëve gjatë lojës pasive karakterizohen:
• jo i përfshirë – atëherë kur fëmija lëviz mirëpo nuk merr pjesë në asnjë aktivitet tëlojës
• shikues – atëherë kur fëmija mund të vëzhgojë apo flas me lojtarët por nuk inkuadrohet
në lojë.
Sjelljet e manifestuara gjatë lojës së involvuar janë:
a) i vetmuar – atëherë kur fëmija luan në vetmi
b) paralel- atëherë kur fëmija luan vetëm kur gjendet afër fëmiut
c) i shoqëruar- ndodh atëherë kur fëmija luan dhe flet me lojtarët e tjerë por qëllimet dhe
aktivitetet e lojës janë të ndryshme
d) bashkëpunuese- kur fëmija ndan dhe negocion lojën me të tjerët nëpërmjet të marrjes
së radhës etj.
__________________________
18 Smilansky, S., & Shefatya, L. (1990). Facilitating play: A medium for promoting cognitive, socio-emotional
and academic development in young children. Gaithersburg, MD: Psychosocial and Educational Publications.
(As cited in Isenberg & Quisenberry, 2002).
28
Lojërat në natyrë
Lojërat në natyrë dhe ajër të pastër janë pa fund, sepse duke lozur në natyrë fëmija rritet në mënyrë
harmonike duke mbështetur aktivizimin e tij dhe në të njëjtën kohë duke zhvilluar anën intelektuale,
emocionale, shpirtërore, shëndetësorë dhe fizike, në përgjithësi lojërat në natyrë ndihmojnë në
mirëqenien e fëmijës. Shkencërisht është vërtetuar se lojërat në natyrë ndihmojnë në:
- rritjen dhe zhvillimin e krijimtarisë së fëmijës,
- përmirëson përqendrimin e vëmendjes,
- përmirëson kuptueshmërinë,
- garanton një ekuilibër në zhvillimin fizik,
- ndihmon në lidhjen shoqërore dhe në aktivitetet ne grup,
- rritë disiplinën ndaj vetes dhe rregullimin e tij dhe
- ulë nivelin e stresit.
Kur një fëmijë është jashtë në natyrë, të gjitha shqisat e tij aktivizohen. Ai përfshihet në diçka që është
shumë më e madhe se vetë fëmija. Fëmija në natyrë dëgjon, shikon, prek, nuhatë, madje edhe shijon.
Të gjitha lojërat që organizohen kanë si qëllim zhvillimin e fëmijës në disa aspekte si në atë të zhvillimit
emocional, psikologjik dhe moral te tyre.
Lojërat edukative si mjet i mësimit nuk janë kreacion i shekullit XX. Pra, siç u përmend edhe më
lartë, qysh në kohët e lashta Platoni kishte thënë se edukimi duhet të bëhet përmes argëtimit. Pas Luftës
së Dytë Botërore, me garancinë e psikologëve, prodhuesit preferojnë lodra të cilat u përshtaten të gjitha
stadeve zhvillimore të fëmijëve. Shpejt nën emërtimin e “lodrave edukative” paraqitet gjithçka. Njëri
ndër prodhuesit më të mëdhenj të të ashtuquajturave lojëra edukative në Evropë, francezi Zhan Zhak
Natan ka theksuar se është gabim që të llogaritet se lodrat janë edukative për stimulimin e koncentrimit
të fëmijës. Ato lodra nuk e kanë atë efekt e as që kanë qëllim që të jenë. Por, në kohën kur prindërit
punojnë dhe nuk arrijnë që t’u kushtojnë mjaft kohë fëmijëve, kontributi i atyre lodrave do të ishte që të
zhvillojnë komunikimin dhe relacionin ndërmjet prindërve dhe fëmijëve.
29
Lodrat më të thjeshta, shpesh kanë qenë më atraktive dhe më të kërkuara, sepse fëmija mund t’i
shfrytëzojë dhe ndryshojë rregullat e tyre sipas dëshirës së vetë. Këto janë lodra figurative të cilat
kompletohen dhe rregullohen në çifte, mund të ngjyrosen, të gdhenden, etj.
Gjithashtu ekzistojnë lodra edukative të dedikuara për shkolla të cilat kanë karakter pedagogjik, me
qëllim që ta orientojnë fëmijën në matematikën moderne ose në orientimin hapësinor, kreacionin e
brendësisë sipas progresionit logjik në tre dimensione, etj. Ndër lodrat edukative më moderne janë video
lojërat të cilat në SHBA dhe Evropë e përjetuan ekspansionin e vrullshëm. Ato mund të kyçen në
televizor dhe të reprodukojnë çfarëdo teme të karakterit edukativ. Ato me një numër te madh kanë arritur
edhe në vendin tonë.
Nga ajo që u tha më lartë, mund të themi se loja dhe lodrat janë mjete të rëndësishme në zhvillimin e
fëmijës. Ajo është pjesë përbërëse e botës së tij dhe është e nevojshme për zhvillim fizik, psiqik,
emocional dhe kognitiv të fëmijës. Sipas kësaj, loja ndikon që fëmija të piqet fizikisht, por edhe të
mësojë raportet sociale. Ajo çka është edhe më e rëndësishme, është se loja atij i mundëson të formojë
gjithashtu procese më të larta psikike. Edhe pse, siç thotë Prof. Nikoliq, se nuk duhet tentuar që lodrave
t’u jepet rol magjik dhe të gjithëfuqishme, shumica e atyre që merren me fëmijë pajtohen se loja dhe
lodrat kanë rol themelor në zhvillimin e fëmijës. Loja është puna e fëmijës, mjeti me anë të cilit ai rritet e
zhvillohet. Në bazë të asaj që u tha më lartë mund të përfundohet se loja përveç që është një aktivitet që
zakonisht ndërmerret për argëtim, ajo përdoret edhe si mjet edukues.
Duke pasur parasysh faktin që ajo është mënyra më e mirë për mësimin e fëmijës, është shumë me
rëndësi që lodrat, librat dhe aktivitetet që ua dedikojmë fëmijëve, t’i zgjedhim me kujdes. Gjithashtu loja
e pasuron personalitetin e fëmijës duke i mundësuar atij një progres në zhvillimin e mëtutjeshëm. Për
këtë arsye, është mirë që qysh herët në fëmijëri, duhet që fëmijës t’i krijohen kushte të luaj, të lexojë, të
prekë, të lëvizë, e të flasë. Po ashtu fëmijës duhet t’i mundësohet të krijoj, të zbuloj dhe të kundërshtojë.
Lodrat duhet të mundësojnë zhvillimin e fëmijës në drejtim të personalitetit të lirë dhe autentik, i cili
përmes lojës do të zhvillojë iniciativë, krijimtari dhe ndjenjë të përgjegjësisë, këta faktorë të cilët
argumentohen se zhvillohen përmes lojës, janë faktorë jashtëzakonisht të nevojshëm për krijimin e
relacioneve ndaj të tjerëve dhe ndaj shoqërisë.
Me gjithë përparësitë e saj, lojërat dhe lodrat mund të kenë edhe ndikime negative, ka shumë raste kur
lojërat dhe lodrat provokojnë sjellje të dhunshme nga ana e fëmijëve, fjala është për lojërat e dhunshme
30
të cilat po rezultojnë me lëndime nga më të rëndat. Fatkeqësisht, këto gjithnjë e më shumë po depërtojnë
nëpër tregjet e lodrave dhe video lojërave.
Për mbrojtjen e fëmijëve nga lojërat dhe lodrat e rrezikshme është e nevojshme që së pari, lodrat armë
dhe programet televizive që përmbajnë skena agresive, veçanërisht filmat, si
dhe video lojërat agresive, të mbahen larg fëmijëve. Do të ishte mirë, që institucionet tona në mënyrë
ligjore të rregullojnë prodhimin dhe shitjen e lodrave. Me ligj, duhet të përcaktohen qartë kriteret për
shitjen e lodrave, bazuar në moshën e fëmijëve. Gjithashtu, prodhuesit e lodrave duhet që lodrat e
dhunshme t’i zëvendësojnë me lloje të tjera të lodrave, përmes të cilave fëmijët do të mësojnë që
problemet t’i zgjidhin në mënyrë konstruktive dhe në bashkëpunim me te tjerët. Lodrat e tilla do të
ndikonin pozitivisht në zhvillimin e fëmijës.
Lirisht mund të themi se rol shumë të rëndësishëm këtu kanë edhe prindërit. Psikologët kanë zbuluar
se kur prindërit ia kufizojnë fëmijëve të tyre kohën dhe tipin e lojërave që ata luajnë, atëherë është më
pak e mundur që ata të shfaqin sjellje agresive. Pra, reduktimi i kohës në lojërat e dhunshme, diskutimi
me fëmijën nga ana e prindërve, duke iu ofruar atij zgjidhje jo të dhunshme të problemeve të ndryshme,
mund të reduktojnë ndikim negativ të mediave tek fëmijët dhe të rinjtë.
31
Përfundim
Në fund, mund të themi se prindër të vlefshëm janë ata, që jo vetëm
bashkëpunojnë dhe e ndërtojnë jetën e tyre në harmoni me rendin shoqëror, por tek të
cilët mund të kesh besim, se do të dinë t’i interpretojnë ndryshimet e situatave me kalimin
e kohës dhe do të marrin vendime të mençura sesi duhet të sillen në këto rrethana, në
përputhje me të mirën e përbashkët. Për më tepër, ata duhet të jenë të gatshëm t’u
përmbahen vendimeve, që kanë marrë për mënyrën sesi jetojnë në bashkësitë e tyre.
Studiuesit thonë se, për t’u bërë qytetarë të vlefshëm, nxënësit duhet të zhvillojnë këto
tipare:
- ndjenjën e vënies së vetes në vendin e tjetrit, që në thelb ka të bëjë me
këndvështrimet: të kuptosh sesi mund t’i përjetojë dikush tjetër ngjarjet dhe, me kalimin e
kohës, të jesh në gjendje të përcaktosh disa synime të përbashkëta me të tjerët si dhe të
punosh me ta për përmbushjen etyre;
- ndjenjën e efikasitetit, ndjenjën se pjesëmarrja në punët e bashkësisë (klasës,
qytetit, kombit) është e vlefshme, sepse veprimet tona do të sjellin diçka tëvlefshme;
- ndjenjën e lidhjes së jetës vetjake me një tërësi më të madhe: pra ndërgjegjësimi
për vlerat dhe qëllimet e veprimeve tona në një kontekst më të madh se vetja jonë, qoftë
kjo lufta për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit, puna për begatinë dhe të mirën reciproke
në bashkësi ose futjen në këtë apo atë kozmologji fetare;
- ndjenjën e integritetit midis bindjeve dhe veprimeve tona: për shembull, në qoftë
se dikush ka bindje të forta, se izolimi i të moshuarve është diçka mizore dhe e gabuar,
atëherë ky person duhet të jetë i gatshëm t’ia kushtojë një pjesë të kohës së vet
shoqërizimit me të moshuarit.
32
Literatura:
1. Afërdita Deva-Zuna, (2003), Edukimi i parashkollorit në familje,Prishtinë.
2. Ajdukovic, M. Familja si një sistem mbështetës për fëmijën, Tiranë 2001, Shoqata
për NdihmëPsikosociale.
3. Dragoti, Edmond, Adoloshenti, shblu, Tiranë1994.
4. Dragoti, Edmond, Psikologjia sociale, Shblu,Tiranë1999,
5. Kincher, Johni. Psikologji për fëmijët, Logos, Shkup 2005.
6. Pettijohn, Terry F. Psikologjia- një hyrje koncize, Dukagjini, Pejë1997.
7. Smilansky, S., & Shefatya, L. (1990). Facilitating play: A medium for promoting
cognitive, socio-emotional and academic development in young children. Gaithersburg,
MD: Psychosocial and Educational Publications. (As cited in Isenberg &
Quisenberry,2002)
8. Vadahi, Fatmir. Pedagogjia Parashkollor, Camak-Pipa, Shkoder2002.
9. Väestöliitto, Kotipuu. Roli i prindërve në edukimin e fëmijëve, Helsinki2003.
Burimet nga Interneti
10. www.psikologjia.com.
11. http://www.bu.edu/learninglab/childes/
12. https://www.google.com/search?hl=en&tbm=isch&source=hp&bië=1366&bih=66
2&ei=hXsEËozyKMyTkëX-