Post on 08-Nov-2014
description
Kolegji “FAMA”
Prizren
Lënda:
BIZNESET E VOGLA DHE TË MESME
Tema: Plani i biznesit
Agjencioni për shërbime turistike
“EURO TRIP RINA”
Mentori: Studentet:
Prof. Durim Hoxha Kaltrina Paska
Fortesa Kryeziu
Sara Ahmeti
Prizren, Janar 2012
Plani i biznesit “Euro Trip Rina”
Kaltrina Paska, Fortesa Kryeziu, Sara Ahmeti 2
Përmbledhje
Rezyme .......................................................................................................................................4
1. ANALIZA SITUACIONALE ..............................................................................................5
1.1. Shërbimet turistike ...........................................................................................................5
1.2. Shërbimet .........................................................................................................................5
1.3. Pozita e kompanisë ...........................................................................................................6
1.4. Sistemi Transportues ........................................................................................................6
2. TREGU DHE KONKURRENTËT.......................................................................................7
2.1. Tregu dhe Segmentet e Tregut ..........................................................................................7
2.2. Mjedisi Konkurres dhe Aftësia Konkurruese ....................................................................8
2.3. Nevojat e Konsumatorëve dhe Benefitet ...........................................................................8
3. SWOT ANALIZA ...............................................................................................................9
4. MISIONI DHE OBJEKTIVAT .......................................................................................... 10
4.1. Misioni ........................................................................................................................... 10
4.2. Vizioni ........................................................................................................................... 10
5. STRATEGJIA E MARKETINGUT ................................................................................... 11
5.1. Politika e Çmimeve ........................................................................................................ 11
5.2. Planet Promovouese ....................................................................................................... 11
5.3. Zgjedhja e Lokacionit ..................................................................................................... 12
5.4. Faktorët me ndikim më të gjërë në startegji..................................................................... 13
Plani i biznesit “Euro Trip Rina”
Kaltrina Paska, Fortesa Kryeziu, Sara Ahmeti 3
6. PLANI OPERATIV (IMPLEMENTIMI) ........................................................................... 14
6.1. Shitjet ............................................................................................................................. 14
6.2. Mbledhja e të dhënave .................................................................................................... 14
6.3. Lokalet ........................................................................................................................... 14
6.4. Kapaciteti ....................................................................................................................... 14
7. PROJEKSIONET FINANCIARE ...................................................................................... 15
7.1. Projektimi i Shitjes ......................................................................................................... 15
7.2. Projektimi i Rrjedhë ssë Parasë (Cash Flow) dhe Analiza e Senzitivitetit ........................ 15
7.3. Fitimi dhe Humbja .......................................................................................................... 15
7.4. Bilanci i Gjendjes ........................................................................................................... 16
7.5. Pika Kritike e Rentabilitetit ............................................................................................ 16
8. KONTROLLI I IMPLEMENTIMIT TË PALNIT TË MARKETINGUT ........................... 17
Shtojca ...................................................................................................................................... 18
Plani i biznesit “Euro Trip Rina”
Kaltrina Paska, Fortesa Kryeziu, Sara Ahmeti 4
Rezyme
Edhpse, jo me përvojë direkte në turizëm, pronari i kompanisë “Euro Trip Rina” ka një
përvojë menaxheriale të sukeshme e cila është treguar në menaxhimin e kompanis e cila merret
me shitjen e koleksioneve të këpucëve në Prizren. Kjo kompani vitin e kaluar ka realizuar profit
prej 128 700 € në shitje prej 1 101 000€ e cila ka punesuar 8 punetor. dhe se kjo përvoje do të
jetë e dobishme në menaxhimin e biznesit të ri.
Themelimit të “Euro Trip Rina” i paraprinë nënshkrimi i një marrëveshe me agjencionin
më të madhë dhe më të respektuar në Evropë të quajtur European Adventure Holidays.
Partnershipi me këtë kompani të madhe në sferën e industrisë së turizmit besohet se do të
zvogëlohet rreziku dhe kompania “Euro Trip Rina” do të përfitojë nga reputacioni i saj. Nga
kërkimet e tregut të bërë me 430 klinetë, pronari i këtij biznesi potencial beson se ka një kërkesë
të pambuluar në treg. Shumica e të anketuarëve kanë deklaruar se po të kishin mundësi nuk do të
blenin shërbime nga kompanitë eksiztuese.
Analiza e tregut ka treguar se nuk ka ndonjë konkurrencë të mirëfilltë në këtë fushë.
Startegjia të cilën do ta adaptojë “Euro Trip Rina” besohet se do të ketë sukses duke u bazuar në
përvojen e kompanisë partnere dhe në risitë e marketingut që të do ti sjellë siç janë sigurimet
shëndetësore jashtë vendit si dhe pako krejtësiht inovative për konsumatorët Kosovarë. Një ndër
produktet më inovative do të jetë pakot turistike për menaxherë. Këto pako do ti blejnë firmat në
dobi të menaxherëve.
Plani i shitjes i bazuar në kërkime të tregut tregon se në vitn e parë firma do të operojë në
kufirin e pikës së rentabilitetit. Mirëpo në vitin e dytë profit pas pagesës së tatimeve do të duhej
të ishte rreth 180.000€, kurse në vitin e tretë afër 300.000€.
Për të arritur objektivat e parapara kompania duhet të investojë në ueb faqen e saj zyrtare
dhe në aktivitete tjera promovuese si mediume rekalmuese, marketing direkt përmes kontaktimit
të firmave etj.
Pronarja do të investojë rreth 25.000€ në biznes dhe do të përpiqët të gjejë financim nga
jashtë në vlerë prej 60.000€. Në mënyrë alternative pronarja e kompanisë është duke shqyrtuar
mundësinë e financimit përmes kreditimit afatshkurtër në vlerë rreth 25.000€.
Plani i biznesit “Euro Trip Rina”
Kaltrina Paska, Fortesa Kryeziu, Sara Ahmeti 5
1. ANALIZA SITUACIONALE
1.1. Shërbimet turistike
Aktualisht jemi duke i nënshkruar kontratat me agjentët turistik në lidhje me paketin e quajtur
Pushimet Adventureske Evropiane (PAE) i cili aktualisht është lider në ofrimin e shërbimeve të
tilla në Evropë. PAE altualsiht është duke ofruar rreth 40 pakete shërbimesh nëpër të gjithë
Evropën duke përfshirë këtu hapësira dhe vende te ndryshme jo vetëm bregdetare por edhe
pushime në mjedise kodrinore malore që kanë të bëjnë me zhvillimin e sporteve të ndrsyhme si
ngasja e kuajve, skijimi, biçikilizmi etj. Këto vende përfshijnë Francën, Gjermaninë, Italinë,
Austrinë, vende që shtrihen përgjatë maleve Alpe si dhe vendet tjera turistike si Spanja
Portugalia etj. Ne jemi duke bërë përpjkeje që të bëhemi agjencion turistik që operon nën
ombrellën e tri agjencioneve më të mëdha në fushën e shërbimeve turistike në Evropë, me të cilët
aktualisht jemi në negociata. Këto tri kompani të mëdha janë:
Wrigley’s River Travel Centre, i cili oforn shërbime për klinetë që dëshirojnë lundrime në
lumenjtë të shpejtë, pikniqe përreth lumenjëve dhe disa zonave perreth ishujeve në Deti Atriatik,
Deti Baltik, dhe në Turqi.
Executive Adventure Programmes, Europe, e cila ofron paketa turistike vetëm për firma. Firmat
që i shfrytëzojnë këto pakete turistike kanë të bëjnë me shfrytëzimin e tyre për të motivuar
menaxhmentin si pjese e programit për zhvillimin e manaxhimit. Ata janë të fortë sidomos në
Francë Itali dhe Gjermani. Ky do të jetë një shërbim inovativ në Kosovë edhpse fillimisht me
potencial të vogël mirëpo në rritje të vazhdueshme.
Eastern Adventurers, e specialzuar në pushime aventureske në Evropën Lindore duke mbuluar
vendet e ish Bashkimit Sovjetik, Bullgarinë, Rumaninë, Poloninë dhe Latvinë.
1.2. Shërbimet
Ne do të ofrojmë një rang të gjërë të shërbimeve komplmentare për të mbështetur këto pako të
përmendura më lartë, në mënyrë që tu sigurojmë klientëve përvoja të shkëlqyehsme dhe të
sigurta. Këto shërbime përfshijnë; sigurimin shëndetësor (edhe atë të automjeteve ku është e
nevojshme), një direktorium me të dhëna ku përfshihen detajet dhe informatat për vendet në të
Plani i biznesit “Euro Trip Rina”
Kaltrina Paska, Fortesa Kryeziu, Sara Ahmeti 6
cilat udhëtohet, edhe në gjuhë shiqpe që do ti mbulojnë të gjitha vendet dhe të gjitha aktivitetet
aventureske. Për shkak të kontekstit specifik të Kosovës ne kemi negocuar dhe kemi arritur
marrëveshje me një kopmpani vendore për rregullimin e sigurimeve shëndetësore dhe të
automjeteve si dhe kemi një staf mbështetës në ldihje me marrjen e vizave nga ana e klientëve
tanë.
1.3. Pozita e kompanisë
Fillimisht pozita aktuale e ndërmarrjes sonë është e kënaqshme apo në një farë forme e siguruar
në mënyra të ndryshme shikuar nga aspekti i qëndrushmërisë së biznesit.
Së pari kemi një marrëveshje 2 vjeçare (me mundsësi zgjatjeje) me kompanin e njohur European
Adventure Holidays e cila nënkupton qasjen e plotë në të gjitha produktet turistike që disponon
kjo kompani, atyre eksistuese dhe potenciale. Kjo kontratë është e mvarur nga arritje e një
volumi të shitjes prej më së paku 250 pakove turistike në vit. Ne pretendojmë që të negociojmë
në mënyrë të ngjashme edhe më oferuesit e tjerë në treg edhe pse objektivat për relaizimin e
volumit të tillë të shitjes do të jenë më të vogla duke reflektuar kështu pzitën relative të tyre në
treg.
Së dyti ne mendojmë, të mbajmë shërbime të larta dhe kualitative. Në këtë mënyrë ne mendojmë
të arrijmë atë që përshkruan misionin e ndërmarrjes tonë “Njëherë konsumator, gjithherë
konsumator” sepse lojalitetin e konsumatorëve e kosiderojmë të jetë vital për rritjen e
profitabilitetit.
1.4. Sistemi Transportues
Kompania jonë do ti shfrytëzojë të gjitha mjetet transportuese: aeroplanët, transportin
hekurudhor, automobilistik (busët) si dhe sipas nevojës taksi-kompanitë. Ne pretendojmë një
standard të lartë të transportimit të klinetëve i cili është më i lartë se ajo që ofrohet në përgjithësi
nga industria e turizmit.
Plani i biznesit “Euro Trip Rina”
Kaltrina Paska, Fortesa Kryeziu, Sara Ahmeti 7
2. TREGU DHE KONKURRENTËT
2.1. Tregu dhe Segmentet e Tregut
Rritja e kërkesës për shërbime turistike është i ndikuar nga zhvillimi ekonomik. Tregu botëror i
shërbimeve turistike parashikohet të rritet për 2.8% mesatarisht në vit deri në vitin 2015. Sipas,
ekspertëve kjo do të thotë se rritja e kërkesës për shërbime turistike do të jetë më e madhe se sa
rritja ekonomike në përgjithësi e cila parashikohet të jetë diku rreth 2.1% në vit.
Tregu Evropian në fakt është duke u rritur më së shumit, edhe pse jo më i madhi në botë.
Megjithatë, do të jetë një nga desitnacionet më të rëndësihme në të cilin do të përfshihen diku
rreth 65% të destinimeve ndërkombëtare sidomos Franca, Italia dhe Spanja. Në këtë kontekst
edhe klientela Kosovare do të rrit kerkesën për shërbime më kualitative dhe kërkesë më të
llojllojshme për shërbime turistike. Sidomos, ne mendojmë që të targetojmë atë pjesë të
popullësisë me të ardhura me të mëdha dhe me fuqi blerëse më të madhe të këtyre shërbimeve.
Në anën tjetër shërbimet dhe bashkëpunimi ynë me tri agjencionet me të mëdha të përmendura
më lartë do të veprojë në dy kahjet. Ne jo vetëm që do të aranzhojmë vizitat nga Kosova në
vendet kryesisht evropiane mirëpo edhe do të aranzhojmë vizita nga vendet Evropiane në
Kosovë. Kjo e fundit do të jetë e mundshme dhe se kërkesa potenciale do të gjenerohet për këto
arsye:
Së pari Kosova ofron një terren të përshtatshmëm për pushime dimërore sidomos për zhvillimin
e disa aktiviteteve sportive si skijimi dhe pikniqet.
E dyta, një numër i caktuar i klientëve Evropian janë të interesuar që të vizitojnë vende të cilat
kanë gjurmë oietnale nga Perandoria Osmane.
Së treti, një numër i madh i stafit ndërkombëtar do të ketë nevojë që kohë pas kohe ta vizitojnë
Kosovën, pasi ta përfundojnë misionin e tyre në këtë vend.
Disa kërkime të trregut të organizuara (Biseda me Firma) kanë treguar se pakoja e shërbimeve
turistike për menaxherë e që paguhet nga kompanitë me qellim të rritjes së motivit ose si
kompensim (bonus) për punën e bërë të menaxherëve është një treg i cili do të rrit në masë të
madhe në të ardhmen.
Dhe së fundi, në asnjë nga agjencitë nuk ka shfytëzuar pako për menaxher dhe disa lloje të
shërbimeve si pikniqet, ngjtija në lartësi të mëdha malore etj,
Plani i biznesit “Euro Trip Rina”
Kaltrina Paska, Fortesa Kryeziu, Sara Ahmeti 8
2.2. Mjedisi Konkurres dhe Aftësia Konkurruese
Edhpse ka disa agjencione turistike në Kosovë, të cilat kryesisht janë të koncenturara në
Prishtinë, niveli i shërbimeve të tyre mbetet i ultë. Podhuajese mungon një kompani e
specializuar dhe që ofron shërbime të specializuara turistike të nivelit evropian. Edhe përkundër
fuqisë më të ultë blerëse për këto shërbime prapë se prap analizat e tregut dhe ato fiannciare kanë
treguar se ky biznes ka mundësi të shndërrohet në një biznes profitabil. Këta zakonisht janë
agjent tueristik të përgjithsëm të cilët më shumë janë të specializuar për aranzhimin e udhëtimeve
të cilët në kuadër të shërbimeve të tyre kanë shtuar edhe aranzhmane turistike. Në veçanti, këta
agjentë pak ose aspak nuk kan njohuri lidhur me aranzhmanet avanturiske turistike dhe
shërbimet e tjera të kualitetit më të lartë. Faktikisht ata ofojnë një këshillim, informim, dhe
mbështetje të limituar. Sipas studimit të tregut që kemi bërë shumica e (mbi 1/3) e aranzhimeve
që shfrytëzojnë klinetet i kanë realizuar këto aranzhmane përmes këtyre agjentëve turistikë.
Mirëpo, reth 40% e këtyre klinetëve kanë deklaruar se po të kanë mundësi zgjedhjeje nuk to të
kishin shfrytëzuar përsëri shërbimet e këyre agjentëve. Ndërsa vetëm 20 % e tyre kanë deklaruar
se do të kishin shfrytëzuar ato shërbime përsëri. Shumica prej këtyre agjencionve rekalomojnë
ofertat e tyre nëpërmjet shtypit ditor dhe TV. Megjithatë eksiston një numër i kufizuar i tyre që
po përdorin edhe faqen e internetitit. Ne mendojmë që kompania jonë do të shftyzojë të gjitha
format marketingut.
Hulumtimet e tregut kanë sygjeruar që eksizton një informim joadekuat i klintelës edhe
përkundër numrit të limituar të pakove turistike (kryesisht pushime verore në bregdet). Kjo ka
rezultuar në zvogëlimin e satisfaksionit të konsumatorëve.
2.3. Nevojat e Konsumatorëve dhe Benefitet
Ne besojmë që duke u koncentruar në tregun Evropian dhe atë Kosovar dhe duke ofruar një
gamë të gjërë të tipeve të shërbimeve turistike dhe duke u përqëndruar në profesionalitet, ne do
të arrijmë ti knaqim nevojat e kosumatorëve në mënyrën që nuk ka qenë e realizuar nga
konkurrentët tanë. Sipas hulumtimeve tona është treguar se grupi që ka nevoja specifike dhe që
aktualsisht nuk janë të përmbushur nga tregu, janë 40 për qind e atyre që kanë shfyrytëzuar
shërbime të tilla mirëpo nuk do të kishin blerë përsëri nga i njejti burim. Në veçanti, ajo që i
mungon konkurrentëve tanë, sipas opinoneve të klienteve është se u mungojnë njohurit lidhur me
destinimet (78 %) dhe mungesa e shërbimeve shtesë.
Plani i biznesit “Euro Trip Rina”
Kaltrina Paska, Fortesa Kryeziu, Sara Ahmeti 9
3. SWOT ANALIZA
Fuqia e aftë punëtore
Lokacioni i mire
Shpërndarja e gjerë gjeografike
brenda dhe jashtë vendit.
Partnerët strategjik.
Segmentimi i tregut
Njohja e konkurrencës
Shkathtësitë e pamjaftueshme
menaxheriale.
Mungesa e përvojës
Motivimi i dobët.
Konfliktet e brendëshme të
punëtorëve
Përparësitë Dobësitë
Mundësitë Rreziqet
Rritje e nivelit te konsumit
Ndertimi i infrastruktures.
Marrëveshjet me kompanite e
medha lemin e turizmit.
Rritja e taksave
Inflacioni
Pasiguria
Kriza energjetike
Infrastruktura e dobet
Zbatimi i dobët i ligjeve.
Konkurenc joreale
Plani i biznesit “Euro Trip Rina”
Kaltrina Paska, Fortesa Kryeziu, Sara Ahmeti 10
4. MISIONI DHE OBJEKTIVAT
4.1. Misioni
“Euro Trip Rina” ka misionin e saj që të jetë lider në ofrimin e shërbimeve të specializuar
turistike që targeton popullaten kryesisht të moshës së re: njerëz profesionist dhe me të ardhura
më të larta. Theks i veçantë do ti kushtohet ofrimit të aranzhmaneve specifike dhe me informim
të plotë të klinetit lidhur me destinimin dhe aktivitetet, sprotet aventureske shetesë. Sikurse, që
tregojnë analizat e tregut një nga kritikat kryesore të klinentëve që shfrytëzojnë këtë llojë të
shërbimeve tursitike bazohet kryesisht në mosnjohjen e asaj që ofrohet nga vetë agjencionet
turistike. Njëri nga klinetët e zhgënjyer thotë “nuk dinë asgjë për produktet e tyre, ata e hapin
katalogun dhe lexojnë” . Kompania jonë do të shfrytëzojë përvojen paraprake të pronares dhe do
të jetë e gatshme t’i këshillojë dhe drejtojë klinetët kah tipi i transportit dhe shërbimit për të
arritur atë që më së mirë mund ta arrijnë klinetët në përvojën e tyre si tursitë. Foksuimi te
konsumatori do to jetë primare për të ndërtuar përparësi konkurese dhe për të arritur lojalitetin e
konsumatorëve. Misoni i “Euro Trip Rina” e dëshmon këtë përmes sintagmës: “Njherë
Konumator, Gjithherë Konsumator”
4.2. Vizioni
Plani financiar i kompanisë sonë është të operojë në ose përafërsisht në zonën e pikës kritike të
renatbilitetit në vitin e parë të biznesit. Objektivat kryesore janë:
Ne kemi për objektiv që të jemi ndërmarrje profitable nga viti i parë e tutje.
Pas viti të parë ne planifkojmë të realizojmë profit së paku €180,000 në vitin e dytë, dhe
afër 300,000€ në vitin e tretë.
Margjina e profiti në shitjet e realizuara në vitin e tretë të operimit do të jetë 7 për qind.
Poashtu medojmë që biznesi duhet të jetë njëkohësiht edhe argëtim. Stafi i ri që do të
punëshet dhe që janë intervistuar janë të pasionuar pas vizitave turistike advendtureske,
dhe për të mbajtur entuziazmin e tyre për punë ne planifkojmë ti trajnojmë çdo vit dhe të
rekrutojmë staf të ri që ndanë vizonin me kompaninë tonë.
Plani i biznesit “Euro Trip Rina”
Kaltrina Paska, Fortesa Kryeziu, Sara Ahmeti 11
5. STRATEGJIA E MARKETINGUT
5.1. Politika e Çmimeve
Provizioni ose komisioni i zakonshëm i cili i paguhet agjentëve turistik për këto lloje të
shërbimeve është në rang prej 10 deri në 15%. Megjithatë European Adventure Holidays,
agjencioni i parë me të cilin kemi arritur marrëveshje i paguan firmës sonë normën prej 10%, për
vizitorët kosovar në Evropë dhe 15% për vizitorët Evropian në Kosovë. Edhe përkundër çmimit
më të ultë, startegjia e marketingut është që firma jonë të arrinë rritje të reputacionit përmes
represektimit të firmës në fjalë për arsye të reputacionit që e ka kjo firmënë tërë tregun evropian.
Duke i pasur në protfolio kompani të tilla do të na mundësojë ne që të negociojmë norma më të
mëdha të komisionit me kompani tjera me të cilat synojmë të arrijm marrëveshje të reja lidhur
me pako të reja të shërbimeve tursitike. Sipas, parashikimeve ne planifikojmë që mesatarja e
provizionit që realizon kompania jonë të rritet nga 12% në 19% deri në fund të viti të tretë.
5.2. Planet Promovouese
Hulumtimet tona të tregut kanë treguar se format më të shpeshta të promovimit të pakove
turistike kanë qenë kontaktimi dirket që kanë bërë konsumatorët në agjencionet turistike,
mediumet reklamuese, reklamimet në vitrinat e agjencioneve turistike, si dhe informimi i
konsumatorëve nga njeri tjetri që p.sh. nga shokët, miqët dhe familja. Kjo nënkupton një qasje jo
të qëndryshme të promovimit. Këtu vërehet një mangësi që don të thotë se mungon qasja e
orejntuar kah konsumatori. Prandaj planet tona të promovimit janë më sa vijon:
- Marrëdhëniet me Publikun (MP). Ne do të bëjmë shumë përpjekje në përgatitjen e
reklamave të rregullta në mediume qoftë elktronike ose të shkurara. Këto do të jenë të
bazuara në rrëfime lidhur me destinimet, aktivitetet, klinetët firma ose menaxherë, si dhe
stafin tonë.
- Në Lokalin e Ajgencionit. Ne mendojmë të kemi një dritare ose vitrinë informative dhe
nagzëllyese e cila do të menaxhohet në mënyrë aktive. Disa nga destinacionet mund të
selektohen edhe nga vetë klinetët jashtë ajgencionit (një ekran interaktiv), përndryshe
ekrani kryesor do të menaxhohet përmes dirigjimit nga stafi profesional.
Plani i biznesit “Euro Trip Rina”
Kaltrina Paska, Fortesa Kryeziu, Sara Ahmeti 12
- Web faqja. Ne do të kemi një websajt të menaxhuar mirë. Ky në fakt është bërë një kanal
promovues kryesor dhe ne besojmë që kjo mënyrë e informimit të klinetëve të të
vazhdojë edhe në të ardhmen. Edhpse një numër i konsidereshëm i klinetelës në Kosovë
nuk shfytëzon një mënyrë të tillë të informimit meqenëse ne i targetojmë kryesisht
profesinistëtë (pakoja e firmave për zhvillim të menaxhmentit) dhe meqenëse shumica e
poullësisë është e re dhe dhe perodimi i internetit është në rritje e sipër. Ndërsa, sa i
përket visitorëve të huaj që dëshirojnë të informoven për këto pako në Kosovë kjo nuk
paraqet ndonjë problem.
- Reklama. Ne do të ndërmarrim një specialist i cili do të kujdeset për reklamën e firmës
sonë me qëllim të përforcimit të aktivitetve që kanë të bëjnë me marrëdhëniet me
publikun. Ne bazohemi në parimin se sa më shpesh që konsumatorët potencialë dëgjojnë
për ty, aq më e mundshme është që ata të qasen më rastin e nevojës për shërbime të tilla.
- Baza e të dhënave. Baza jonë e të dhënave do të mbetet me informata komplete të
klinetëve tanë, llojet e pakove turistike që kanë shfrytëzuar dhe poashtu me informata që
kanë të bëjnë me përshtypjet e klinetëve lidhur me shërbimet e shfrytëzuara. Këto të
dhëna do të shfrytëzohen me qëllim që ti ofrojmë mundësi klinetëve tanë që shërbimet e
tilla tu rekomandojnë shokëve, kolegëve, punëdhënësve, dhe të tjerëve.
- Kontaktimi Dirket përmes Postës Elktronike. Ne do ta shfrytëzojmë edhe komumikimim
përmes emelit si mënyrë efektive për promovim. Të gjithë shfrytëzuesve të shërbimeve
turistike do tu ofrohet mundësia që të marrin porosi të rregullta lidhur me oferta të
ndryshme.
5.3. Zgjedhja e Lokacionit
Ne mendojmë që agjencionin tonë ta dislokojmë në qendër të Prishtinës, më skatësisht në
Pallatin e Rinisë dhe Sporteve. Ky është një lokacion që ka një frekuentim të madh të njerëzve si
dhe një numër të madh të bizneseve tjera. Njerëzit do të kanë mundësi të shohin dhe lexojnë
ofertat e ndryshme pa pasur nevojë të hyjnë fare në objekt.
Plani i biznesit “Euro Trip Rina”
Kaltrina Paska, Fortesa Kryeziu, Sara Ahmeti 13
5.4. Faktorët me ndikim më të gjërë në startegji
Prishtina është kryeqytet dhe ka një popullësinë më të madhe në Kosovë. Numri i përgjithshëm i
bizneseve është në rritje. Në veçanti numri i menaxherëve dhe ndërmarrësve të ri është i madh,
që nënkupton potencial për gjenrimin e kërkesës për këto shërbime tursitike që ofron kompania
jonë. Në anën tjetër gjendja e përgjithshme politike dhe e sigurisë është përmirësuar dukshëm
dhe është duke u përmirësuar në vazhdimësi. Kjo do të ndikon pozitivisht në rritjen e kërkesës
për shërbime turistike të klientëve evropian për të vizituar Kosovën. Së fundi, zhvillimi i kulturës
turistike në përgjithësi në Kosovë është inkurajuese dhe me ndikim pozitiv në zhvillimin e
industrisë së turizimit.
Plani i biznesit “Euro Trip Rina”
Kaltrina Paska, Fortesa Kryeziu, Sara Ahmeti 14
6. PLANI OPERATIV (IMPLEMENTIMI)
6.1. Shitjet
Aftësitë e stafit të shitjes janë vitale për tipin tonë të biznesit. Prandaj, secili person nga stafi i
shitjes do të trajnohet. Çdo muaj ne do të auditojmë njëri-tjetërin duke e përcjellur mënyrën e
shtijes ditore dhe përformancën, duke i dhënë këshillime të dyanshme lidhur me përmirësimin e
mundshëm mbi bazë të përparësive dhe dobësive që dalin nga observimet e shitësve për njëri-
tjetrin.
6.2. Mbledhja e të dhënave
Ne do të regjsitrojmë të gjitha të dhënat nga shitjet dhe informatat mbi blerësit. Informatat mbi
blerësit mund të jenë: nevojat e klinetëve, pushimet paraprake, lloji i punës, të ardhurat, statusi
etj, Duke pasur informata superiore mbi klinetët dhe prospektet ne aludojmë të ofrojmë shërbime
vërtetë personale.
6.3. Lokalet
Është vitale që bizneset në industrinë e turizmit të kenë lokacion në qendër të qytetit, zakonisht
në rrugë kryesore dhe hyrje të dukshme dhe të ndarë. Ne do ti marrim me qira rreth 55 m2
hapësirë me shpenzime prej 14.000€ në vit. Firmës sonë i nevojiten ti shpenzojë edhe 9.000 € në
rregullimin e inetrierit të brendshëm. Ku planifikojmë që disa punë ti kryejm vetë. Poashtu, diku
rreth 2.500 €do të nevojiten në paisjen e zyrës.
6.4. Kapaciteti
Zyret tona mund të pranojnë 5 tavolina të shitjes. Çdo tavolinë e shitjes ka kapacitet që t’i
servisojë 4 klinetë për një orë, që do të thotë se ne do të kemi kapacitet për rreth 40,000 klinetë
në vit.
Plani i biznesit “Euro Trip Rina”
Kaltrina Paska, Fortesa Kryeziu, Sara Ahmeti 15
7. PROJEKSIONET FINANCIARE
7.1. Projektimi i Shitjes
Bazuar në projektimet financiare të prezentuara në shtojcë, ne kemi projektuar shitjen e 660
arnzhmaneve turistike me një çmim mesatar prej 2.125€. Kur kësaj ti shtohet edhe shitjet nga
shërbimet e sigurimit dhe shërbimeve tjera ne presim të gjenrojmë të ardhura prej 160.948€ për
12 muajt e vitit të parë (shih Shtojcen). Në vitin e dytë ne projektojmë të arrijmë një komision
prej 373.843€, dhe në vitin e tretë palnifikojmë të arrijmë 590.926€.
7.2. Projektimi i Rrjedhë ssë Parasë (Cash Flow) dhe Analiza e
Senzitivitetit
Projektimet e rrjedhës së parës për vitin e parë janë dhënë në Shtojcën 1. Ato tregojnë se pasi që
pronari i kompanisë ka financuar 25.000€ biznesit do t’i nevojitet edhe një kredi afatshkurtër
shtesë në vlerë prej 50.000€. Për dy muajt e fundit të viti është projektuar një kesh pzozitiv i
akumuluar, me një suficit të keshit prej 11.937€. Ne poashtu kemi bërë edhe anlizën e
sensitivitetit (shih Shtojca 2) për të vlerësuar ndikimin në rrjedhën e parasë, nese shitjet do të
ishin zvogëluar 10% më pak nga ajo që kemi porjektuar ne. Ne nuk mendojmë që kjo nuk do të
ndodhë. Mirëpo, edhe nese ndodhë, nevojat e kompanisë për financim afatshkurtër prap se prap
nuk do të tejkalojnë vlerën prej 50.000€ në çfardo muaji qoftë. Megjithatë, kjo skenario do ta
zhvendoste kompaninë me një pozitë të deficitit të keshit (1.450€) në fund të vitit. Në
projektimet e rrjedhës së parasë ne supozojmë që e gjithë shuma prej 50.000€ shtesë do të
financohej nga kredia bankare. Ne në fakt kemi llogaritur edhe kamatën mujore për të gjithë
periudhën. Në praktikë, ne shpresojmë që ta financojmë një pjesë të kësaj shume 50.000€ më së
paku nga një mbitërheqje që do të ishte e barbartë me shumën e kërkuar. Në këtë mënyrë ne
mendojmë që kemi realizuar një provizion të mjaftueshëm dhe të realizueshëm.
7.3. Fitimi dhe Humbja
Ne presim që të realizojmë një profit të vogël pas taksave në vitin e parë prej 21.898€ (shih
Shtojca 2 dhe Tabela më poshtë). Kjo është llogaritur para se pronari të ketë tërhequr para. Çdo
tërheqje e parave nga ana e pronarit do të ketë ndikim në performancën kompanisë dhe projketimet e bërë.
Plani i biznesit “Euro Trip Rina”
Kaltrina Paska, Fortesa Kryeziu, Sara Ahmeti 16
7.4. Bilanci i Gjendjes
Bilanci i gjendjes në vitin e parë (shih Shtojca 1, Tabela 4) tregon një suficit të aseteve vijuese
ndaj obligimeve vijuese. Ne kemi pasqyruar një pozitë konservative të fiancimit e cila nuk
përfshinë asnjë kapital që mendojmë që të sigurojmë.
7.5. Pika Kritike e Rentabilitetit
Për të arritur pikën kritike të rentabilitetit nevojitet që kompania të shet prej 2-3 vizita turistike
në ditë.
Plani i biznesit “Euro Trip Rina”
Kaltrina Paska, Fortesa Kryeziu, Sara Ahmeti 17
8. KONTROLLI I IMPLEMENTIMIT TË PALNIT TË MARKETINGUT
Ne do të shfyrtëzojmë një sistem të menaxhmentit të bazuar në përdorimin e kompjuterëve. Kjo
do të na mundëson që të anlizojmë ndaras sipas secilit operator shitjet dhe profitabilitetin. Në
këtë mënyrë ne mund të rishikojmë shitjet dhe aktivitetet e marketingut rregullisht. Poashtu kjo
do të na mundëson që të shpërblejmë/kompensojmë stafin në bazë të profitit e jo në bazë të
shitjeve. Poashtu kompania do të shfytëzon sistemin e kontakt-menaxhmnetit i cili do të na
mundësojë të monitorojmë efektivitetitn e strategjive të ndryshme promovouese dhe mesazhet e
ndryshme të marketingut.
Plani i biznesit “Euro Trip Rina”
Kaltrina Paska, Fortesa Kryeziu, Sara Ahmeti 18
Shtojca
1. Analiza e rrjedhës së parasë së gatshme për vitin 1
Plani i biznesit “Euro Trip Rina”
Kaltrina Paska, Fortesa Kryeziu, Sara Ahmeti 19
2. Analiza e rrjedhës së parasë së gatshme për vitin 1
Plani i biznesit “Euro Trip Rina”
Kaltrina Paska, Fortesa Kryeziu, Sara Ahmeti 20
3. Analiza e Senzitivitetit të Rrjedhës së Parasë së Gatshme për Vitin 1
Plani i biznesit “Euro Trip Rina”
Kaltrina Paska, Fortesa Kryeziu, Sara Ahmeti 21
4. Fitimi dhe humbja
Plani i biznesit “Euro Trip Rina”
Kaltrina Paska, Fortesa Kryeziu, Sara Ahmeti 22
5. Bilanci i gjendjes