#1924 16 - 18 SHKURT, 2010 “Jemi gjaku i një zëmre” · cikli për Arbërinë kemi pasur...

Post on 08-Oct-2019

4 views 0 download

Transcript of #1924 16 - 18 SHKURT, 2010 “Jemi gjaku i një zëmre” · cikli për Arbërinë kemi pasur...

Nga Ylli Polovina

Kur para disa vitesh u njoha përherë të parë me kantautorin ar-bëresh Pino Kakoca (Pino Cacozza)idea e parë që ma sundoi mendjenishte një ngjashmëri e tij meJeronim De Radën. Në pamje tëparë një krahasim i tillë mund tëkonsiderohet me të drejtë pavetëpërmbajtjen e duhur. De Radaështë një kolos i madh, tepër gji-gand. Dimensioni i tij ende messhqiptarëve nuk ka fituar përmasatreale, por në këtë temë do të rik-thehemi në shkrimin që do të pa-sojë. Ajo që e bënte të afërt dhe tëngjashëm Pino Kakocën me ar-bëreshin e shquar të më shumë senjë shekulli më parë kishte të bënteme frymën e tyre të përbashkët.

Që të dy janë mbartës të një ide-ali të veçantë kombëtar.

Tekstet e këngëve të Kakocës ikisha lexuar me kohë nëpërmjetinternetit, një nga cd-rom-et e tijdëgjuar po ashtu. Mbresat kantau-tori që më la atëherë qenë shumëtë thella, të ngulitura e të pahe-qshme. Megjithatë informacioniim deri ato çaste, pasojë e veprimittë ciklit të Festivalit Folklorik tëGjirokastrës, ku gjithnjë merrninpjesë edhe grupe muzikore nga ar-bëreshët, për bashkëkombësittanë, po të flitej për këngë e valle,qe tkurrur dhe mbyllur tek gjiniafolklorike. Nuk bëhej fjalë as-njëherë për lloje të tjera të krijim-tarisë muzikore të arbëreshëve,përshëmbëll për këngë të lehta,arie, opereta a sinfoni tëndryshme. Ndërkohë Pino Kakocanë dhjetor të vitit 1992 e kishtebërë një dukje të tij në Festivaline Këngës të RadiotelevizionitShqiptar, tamam me një gjini mod-erne, por për fat të keq nuk e pataruajtur dot ngjarjen në kujtesë.Kështu isha shumë tokë djerrë kurnë Romë, në fund të viteve nën-tëdhjetë, nga cd-rom-i (nuk qe asorigjinal, ishte i kopjuar) dëgjovapër herë të parë në një cikël tëplotë këngët e tij.

U habita dhe u trallisa pothuajsi fëmijë: Në Arbëri ekzistoninedhe kantautorë?!

Por vetëm kur një mbrëmje fil-lim vere të shumë pak viteve mëparë e dëgjova Pinon tek në sallëne madhe të ndërtesës së bashkisësë Shën Mitrit jepte një koncert tëplotë, kuptova se ende nuk i dijapërmasat e vërteta të talentit dhekontributit të tij kombëtar. Ai qenjë fenomen. Me këtë fjalë nuk duatë theksoj dhuntinë e tij artistike,sigurisht të veçantë, por dukurinë.Duke qenë më i miri në llojin e vet,megjithatë në Arbëri jo i vetmi,melodia e kultivuar arbërore nëformën e gjinisë muzikore mod-erne dëshmonte forcën e tyrepërtëritëse, zhvilluese. Jeptegarancinë se nuk do të mpakej enjë ditë të vdiste. Ishte po ashtuprovë se kishte talentin dhe gux-imin të depërtonte në kohë, të për-shtatej me këtë përmasë shumë tëndërlikuar dhe hegjemonizuese, tëecte në krah të saj si e barabartë.

Sepse në garë me kohën dhepërballë saj shumë gjëra nuk jadalin dot, lodhen, mbeten mbrapa.

Jo çdo çast je gati të kapësh ekuptosh një mesazh të veçantë. Atëmbrëmje koncertin e kantautoritPino Kakoca e ndoqa brenda nësallë, për të qenë më i lirë dhe iqetë ulur në një nga rreshtat e fun-dit. Ndryshe nga emocioni që patapasur kur nga cd-rom i dëgjovazërin, tek e kisha përballë më bëripërshtypje fjala e drejt për drejtëe tekstit të këngëve të tij, fryma esaj tërësisht mobilizuese, si thirrjepër pjesëmarrje. Ngjanin krejtë-sisht si në vargun tek himni ynë iflamurit ku thuhet “Ejani, ejani,mblidhuni këtu, këtu!”

Më sugjestionuan po ashtugjestet e tij të duarve. Qenë tamamsi të një luftëtari të dikurshëm qënë bedenat e një kështjelle jepkushtrimin për t’u mbrojtur nganjë hordhi e madhe e porsashfaqur e një ushtrie të huaj. Pikër-isht atë çast kuptova se në magjinëe tij artistike Pino Kakoca kishtetë shkrirë harmonishëm në një tëtërë melodinë, fjalën dhe gjestin.As më shumë dhe as më pak nëkrijimin e atij imazhi si kantautormë dukej se ai qe kujdesur vetëdi-jshëm të përhapte tek shikuesit

pamjen e një kështjellari arbër tëpesëqind viteve më parë.

Tek e ndiqja interpretimin e tijkur një çast i hapi krahët dhe inderi sipër, i uli dhe më pas sërishi ngriti lehtësisht në ajër, kapaimazhin e shqiponjës. Kishte gjasaqë Kakoca këtë përfytyrim poashtu dëshironte t’ua jepte nëmënyrë të qartë ndjekësve tëkëngës së tij. E kishte gjetje artis-tike dhe regjisoriale të paramend-uar. Mbase, mendova një çasttjetër i ulur në një nga rreshtat efundit të sallës së bashkisë së ShënMitrit, nuk qe fare kështu. Atësiluetë të trupit me duart që ngri-heshin dhe uleshin si të qenë krahëshpendi fluturues Pino ndoshta ebënte në mënyrë të pavullnetshme,thjesht e kishte formë të cilën qe-nia e tij prej shqiptari e merrteinstinktivisht. Prej kësaj mbrese,ndërsa shkruaj këto radhë, mundtë jem i rënë në ndonjë magji edhetani, por në rastin e arbëreshitPino Kakoca pata marrë shumëqartë mesazhin e çuditshëm qësilueta fizike e shqiptarit ka diçkaprej asaj të shqiponjës.

Atë mbrëmje të një fillimi verenga që në sallë kishte shumëshikues dhe nën atë sugjestionimtë njeriut-shqiponjë nuk ndiheshaintim sa për ta shijuar si gjetjeartistike, u shkëputa prej gjindjesnjerëzore dhe dola jashtë. Bëradisa hapa nëpër një korridor meshikues në këmbë dhe për t’i ikur

përfundimisht grumbullimit pashënë të djathtë një shkallare tëpërthyer si urë me harqe, e cila lid-hte godinën kryesore me një anekstë saj, shtëpi karakteristike tëqytezës. Prej andej, si të isha i ven-dosur në një dekor drame epike,nga dritaret e ndriçuara të sallëssë koncertit shihja siluetat epërthyeshme të spektatorëve dhedëgjoja po ashtu vetëm zërin kum-bues të Pinos. Nata e butë e ShënMitrit, e mbushur çuditërisht menjë aromë të largët të një pllaje megrurë në prag të pjekjes, arkitek-tura e çuditshme e urës sëshumëpërthyer të shkallëve, hijete rrëshqitshme të njerëzve dhe zërii këngëtarit pa vetë pamjen e tij,më dhanë përmasën e të qenit nëkozmos.

Pino Kakoca kishte forcënmbinjerëzore të të çonte pesëqindmote të shkuara, të ndiheshe nëdekadën e parë të viteve 2006 dhenë përmasën e të ardhmes.

Kjo ishte edhe cilësia e JeronimDe Radës. Në Shën Mitër çdo gjëtë duket redadiane. Ose vetë ShënMitri bën mrekullinë të krijojë brezpas brezi vetëm arbëreshë me sh-pirt të madh militant për kombinshqiptar, të rikrijojë vazhdimishtdhe brez pas brezi De Rada.

* * *Në krijimet e shumta të kan-

tautorit Pino Kakoca mes këngëve“Një fjetë jete”, “Këngët e Ju-

rendines”, “Njeriu çë vizatoi qielline kaltër”, “Cikamika”, “Dheumbrënda”, janë edhe “Jemi njëkulturë çë ngë mënd vdes”, “PërKosovën e lirë” dhe “Rrënjat e Ar-bërisë”. Kakoca ka fituar gjashtëherë çmimin e parë në Arbëri tëFestivalit të Këngës. Më 1985 emori atë trofe pikërisht me “Jeminjë kulturë çë ngë ménd vdes”(“Jemi një kulturë që nuk vdes”).Në njëzetë e shtatë vargjet e sajthuhet:

Na jemi aresha çë pret verensa të zgjohet.

Jemi nusja çë ngé sheh herentë martohet.

Na jemi djali te barku çë ngédi pse lehet.

Jemi burri i humbur çë çonforcen të dehet.

Na jemi i treti çë nëng mëndvdes.

Jemi ajri, suval’e dejtit, jemilumi arbëresh.

Pastaj vijon refreni:

Mirremi për dora,Se jemi vëllezër e motra,Jemi një kulturë çë ngë mënd

vdes.

Marrja e duarve të njëri-tjetrit,shumë e ngjashme me njerëz qënë një shesh proteste duan tëdemonstrojnë bashkim kundër njëtë keqeje që i kërcënon, ngjan poashtu si me heqjen e një valleje,kryerjen e ritit të shenjtë të saj. Nëreportazhet e mëparshme të këtijcikli për Arbërinë kemi pasurrastin të theksojmë se tekbashkëkombësit tanë është ruajturmjaft mirë dhe është aktive jovetëm kënga e tyre, por edheVALLJA. Pa qenë të sigurt se jemitepër të saktë në shifër, por tek ar-bëreshët vallja shqiptare ruhet tëpaktën dhjetë herë më shumë setek ne, në trojet amtare. Atje meemrin Vallja ka grupe të tëramuzikore, me atë emër jepençmime dhe për të bëhen konfer-enca studimore. Në Arbëri mundtë kuptosh se vallja shqiptare, pra

NGA CIKLI I UDHËTIMEVE NË TOKAT E ARBËRESHËVE

“Jemi gjaku i një zëmre”

➤40

26#1924 16 - 18 SHKURT, 2010

• All Immigration Matters• Federal Court• Personal Injury• Real Estate

Avokati që i ka përjetuar të njejtat probleme juridike, tani është në dispozicionin tuaj

RAPHAELSON & LEVINE

14 Penn Plaza, Suite 1718

New York, NY 10122

Tel: 877.731.1346

Direct line: 212.220.8984

Cell: 917.833.2429

Ggjoni@raphaelsonlaw.com

Construction AccidentsMotor VehicleTrip and Fall CasesLead Poisoning & Toxic ExposureTraumatic Brain InjuriesTrain / Subway/Bus Accidents

Gencian Gjoni, esq.Personal Injury attorneySABRI (SAM) GJONI

Attorney at Law

401 Broadway, Suite 1111

New York, NY 10013

Tel: 212.625.8333

Pino Kakoca

ajo harmoni njerëzish të kapurdorë për dore, është në thelbin evet një demonstrim i fuqishëmbashkimi dhe qëndrese për të ru-ajtur nga çdo kanosje identitetinkombëtar.

Në këngën e tij poezi memetaforë shndritëse, por edhemarrsh luftarak, “Jemi një kulturëçë ngë ménd vdes”, Pino Kakocathotë në vijim të strofë-refrenit tëparë:

Na jemi ata çë fjasën mezëmëren te dora.

Jemi dielli ndë verë, ndë dimerjemi bora.

Na jemi pesëqind vjet storje ekale ndër duar. (kallo nëpër duar-YP)

Jemi shpia e bënë me djers etue kënduar.

Na jemi buka te tryeza, lulja temuri.

Jemi fara çë lulëzon edhe teguri.

Mirremi për dora/Se jemivëllezër e motra/Jemi një kulturëçë ngë mënd vdes.

Kur në dhjetor të vitit 1992 kan-tautori Kakoca pati marrë pjesë nëFestivalin e Këngës Shqiptare nëRadio Televizion zuri vendin e shtatëme “Jemi gjaku i një zëmre”. E kishteshkruar në bashkëpunim me AlqiBoshnjakun dhe Batista Spozaton.Në 1988 në festivalin-binjak tëTiranës, në atë të Arbërisë, i cili edheai bëhet përvit dhe ka si vend orga-nizimi Shën Mitrin, çmimin e parëKakoca e fitoi me këngën “Kjo ështëfesta më e madhe çë ka Arbëria”. Në21 nëntor 2008 me rastin e 100-vje-torit të Kongresit të Manastirit Pinodha në Tetovë një koncert të madhrecital të tij. E quajti “Rrënjat eArbërisë”.

Nuk mund të dyshohet: PinoKakoca është një misionar shumë imadh i arbëreshëve.

* * *Rrija i mbështetur tek parmakët

e shkallares që dukej si urë mes-jetare me shumë harqe e anëvetona dhe përpija çfarë me notamuzikore dhe zërin e tij pesëdhjetëe tre vjeçari bashkëkombëskushtronte. Po interpretonte “Ugjegju e lu lupu”. E kisha dëgjuaredhe më parë tek cd-rom-i ikopjuar dhe më qe fiksuar ideja seishte kryevepra e tij. Atë mbrëmjetë vonë të disa viteve më parë, tekpër herë të parë e dëgjoja “dalvivo”, u bëra më i bindur se nukkisha gabuar. “U gjegju e lu lupu”do të thotë në shqipen e sotme“Shqiptari dhe ujku”. Shekuj mëparë, por edhe kohë të gjata mëpas, mes shumë italianëve, sigur-isht si shprehje përbuzjeje për ar-bëreshët e ardhur si emigrantë,qarkullonte shprehja se “Po tëdolën në rrugë në të njëjtën kohënjë shqiptar dhe një ujk, vrit tëparin shqiptarin, pastaj ujkun”. Ethënë dhe e menduar kështu, kaqshumë fyese, arrogante, raciste dheantinjerëzore, bashkëkombësittanë të vjetër e kanë refuzuar eluftuar pa pushim. Ua cenonterëndë dinjitetin.

Në atë shpirt revolte PinoKakoca me atë këngë që në tëvërtetë është poemë, pesëdhjetë e

dy vargje, mes të tjerash i thotëitalianit:

Bashkë shkuam luftat më tëkeqe

Për shpinë, për dheun e përshencen.

Bashkë vumë ngrah malet erregjevet (veshëm këmishat embretërve-YP)

Të Garibaldit e të Rezistences.

E bëmë bashkë Italinë.E thonë librat e skolles, gurat

e glorjes.E na haruan, jashtë na shlluanMe këpuca qumbi shkeltin his-

torinë.

Dhe shpërthen:

Do të na presin gjuhën! Do tëna xhikararjen, (denoncojnë-YP)

Do të na…globallixarnjen.(globalizojnë)

Jemi minoritet, jemi pjuhurndë botë.

Njo shpirti im! Bënie robot!(Ja shpirti im! Bëheni robot!)

Duke thirrur Pino Kakoca u tre-gon gjoksin e hapur:

Eni! Xa, eni! Njo stamaqi!Unëng iki, jo

Shkrehmni këtu, se jam ar-bëresh e jam lëtir…

(Qëlloni në gjoksin tim, thotëkënga, por dijeni se unë jam edhearbëresh edhe latin, italian). Pastajkantautori Kakoca kushtron:

Shkrehni! Shkrehni! E pertjeter pesqind vjet

Ju rri te trutë si driza ndër sy.

* * *Kur në gusht 2003 ishte 100 vje-

tori i vdekjes së Jeronim De Radëskantautori Pino Kakoca, njëkohësishtedhe i diplomuar në Universitetin eKalabrisë për gjuhë dhe letërsi tëhuaja, folës i përsosur i frëngjishtesdhe i anglishtes, përdorues i gjuhësmoderne shqipe dhe për këtë i vlerë-suar në Tiranë, mbajti një kumtesëtë veçantë. Po ashtu i ngarkuar ngaUniversiteti krijoi dhe interpretoirecitalin “De Rada e Milosao”. Nëveprimtarinë jubilare që u bë në obor-rin e shtëpisë së De Radës recitoi dynga poezitë kushtuar tij.

Pino Kakoca ka një vjershë mirë-filli deradiane, të cilën si shumica epoezive të tij, edhe e këndon. Ajo tit-

ullohet “Dallanishe çë vjen ka dejti”.Nëpërmjet kësaj dallëndysheje qëvjen nga brigjet e Shqipërisë kantau-tori thotë “Oj dallanishe çë vjen kadejti/E na sillen eren e lindjes.../Ojfjalë e ëmbel çë vjen ka mëma/E nadritëson udhen e re, More/Arbëri t’ethonë, Arbëria jonë/E bukur si hënzandër qiell/Si ylez tek nata më e thel-lë..../E bukur si lumi ndë mal/Kufjalët fjasen me gura/E vajzat vishenme ngjyra”.

Pastaj për Arbërinë si hapësirëvirtuale e shtrirë kudo në të gjithëItalinë, në krahinat e Kalabrisë, Bazi-likatës, Siçilisë, Molises, i gurgullonvargjet si ujë kroi: o vend i vogël, aq imadh, aq i fort, vend i dobët si pikëzloti, vendi im aq i lidhur me retë,vendi im aq i puthur me lulet...

Atë mbrëmje të ngrohtë vere nëShën Mitër, ndërsa në ajër ndihejaroma e kallzave të grurit nëpjekje, nuk e dija që studiuesit ven-das patën zbuluar se mbiemri Ca-cozza (Kakoca) qe në Shën Mitërqë nga viti 1932 dhe pati mbërrituraty prej qytezës Montgrassano.Pesëqind vite të shkuara ai men-dohej të vinte ose nga “Kakoz”,fshat në Gjirokastër ose “Kokos”,fshat në Skrapar.

Me këngën e tij mëmëdhetare,kaq shumë fort i lidhur me çdo gjëshqiptare, Pino Kakoca mbetet nëllojin e vet kantautori më i madh.Ajo lloj kënge nuk është relike ko-hësh të vjetra apo frymëzimmarshesh nacionaliste. Kakocaështë poet e këngëtar i shpirtit tëri dhe modern të arbëreshëve. Psejo edhe i të gjithë shqiptarëve. Njëvit më parë ai mori në NapoliÇmimin Mesdhetar për Arte dheKrijimtari. Është shumë i njohurdhe konsiderohet “Nobeli i Mesd-heut”.

Mëkat që për shkak të njëlargësie hapësirash dhe thellimëssë një distance që duke mos qenëndarje e qëllimshme shpirtërorevepron po aq dëmshëm sa ajo, nukkanë rast ta dëgjojnë atë zë e shpirttë ndezur arbëreshi të gjithë shqip-tarët kudo ndodhen në botë.

“Jemi gjaku i një zëmre”

➤26

40#1924 16 - 18 SHKURT, 2010

Shën MitriHyrja në Shën Mitër

Pino Kakoca